kodheli-demolli firmoset bashkëpunimi dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · dhe ne nuk...

16
Kodheli: “Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët” Më datën 14 shkurt 2017, Qendra e Bashkuar Operacionale mbushi 15 vjet nga dita e kri- jimit të saj. Akti i parë për krijimin e QBO-së është urdhri Nr.75 datë 14.02.2002 i Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, akt i cili shënon dhe ditën e krijimit të QBO-së. Nga kjo ditë QBO ka pësuar ndryshime të herëpasherëshme 15 vjet Qendër e Bashkuar Operacionale Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 7 (82705) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 17 shkurt 2017 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 7 » 14 shkurt ‘02 – 14 shkurt ‘17 Rekrutimi Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armato- sura, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kod- heli zhvilloi më 14 shkurt 2917, një takim me studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës. Në bisedën që pati me ta, ministrja Kodheli radhiti përparësitë që ka një i ri që arrin të Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura Ura “bailey” për 3200 banorë në Stojan të Matit “Kursi i Liderit Luftarak” Çertifikohen 50 ushtarakë faqe 8 faqe 12 KOMANDA MBËSHTETËSE FSK BRUKSEL: MINISTERIALI I MBROJTJES Të NATO-S, 15-16 SHKURT 2017 KODHELI NË BRUKSEL: NATO TË MBETET E ANGAZHUAR NË BALLKANIN PERËNDIMOR faqe 2-3 » Kohë vendimtare për sigurinë transatlantike faqe 4-5 » Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli mori pjkesë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO, që u zhvillua në selinë e NATO, Bruksel, në datat 15 dhe 16 shkurt 2017. Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolek- tive të Aleancës. Në sesionet e para, ministrat patën një shkëmbim mendimesh QBO, standard i ri vlerësimi, menaxhimi dhe koordinimi faqe 3 » në nivel politik dhe strategjik mbi prioritetet që Aleanca duhet të avancojë. Në këtë kuptim, aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and De- fense), veçanërisht duke trajtuar situatën kom- plekse në kufijtë jugorë të NATO. Gjithashtu, diskutime pati dhe mbi burimet e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve që i nevojiten faqe 3 » Intervistë me komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale kolonel Tonin Marku faqe 5 »

Upload: others

Post on 09-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 1

Kodheli: “Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët”

Më datën 14 shkurt 2017, Qendra e Bashkuar Operacionale mbushi 15 vjet nga dita e kri-jimit të saj. Akti i parë për krijimin e QBO-së është urdhri Nr.75 datë 14.02.2002 i Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, akt i cili shënon dhe ditën e krijimit të QBO-së. Nga kjo ditë QBO ka pësuar ndryshime të herëpasherëshme

15 vjet Qendër e Bashkuar Operacionale

Kodheli-DemolliFirmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017

ushtriaViti i 70-të i botimit Nr. 7 (82705) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 17 shkurt 2017

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

14 shkurt ‘02 – 14 shkurt ‘17

rekrutimi

Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armato-sura, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kod-heli zhvilloi më 14 shkurt 2917, një takim me studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës.Në bisedën që pati me ta, ministrja Kodheli radhiti përparësitë që ka një i ri që arrin të

Bëhu pjesë e Forcave të ArmatosuraUra “bailey” për 3200

banorë në Stojan të Matit

“Kursi i Liderit Luftarak”Çertifikohen 50 ushtarakë

faqe 8

faqe 12

Komanda mbështetëse

fsK

Bruksel: MinisteriAli i MBrOjtjes të nAtO-s, 15-16 shkurt 2017

KoDhEli Në BruKsEl: Nato të MBEtEt E aNgazhuar Në BallKaNiN PErëNDiMor

faqe 2-3»

Kohë vendimtare për sigurinë transatlantike

faqe 4-5»

Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli mori pjkesë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO, që u zhvillua në selinë e NATO, Bruksel, në datat 15 dhe 16 shkurt 2017. Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolek-tive të Aleancës. Në sesionet e para, ministrat patën një shkëmbim mendimesh

QBO, standard i ri vlerësimi, menaxhimi

dhe koordinimi

faqe 3»

në nivel politik dhe strategjik mbi prioritetet që Aleanca duhet të avancojë. Në këtë kuptim, aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and De-fense), veçanërisht duke trajtuar situatën kom-plekse në kufijtë jugorë të NATO. Gjithashtu, diskutime pati dhe mbi burimet e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve që i nevojiten

faqe 3»

Intervistë me komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale kolonel Tonin Marku

faqe 5»

Page 2: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 20172

Kohë vendimtare për sigurinë

transatlantikeSekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis: “Ata që

përfitojnë nga mbrojtja më e mirë në botë, të mbajnë pjesën e tyre proporcionale të kostos së nevojshme për të mbrojtur lirinë”

zyrtare

stafiDeD KoLa

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADresA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySaj

Redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoLiKja

Albert ZHoLi

Gazetarë:saimir aLija

Ilir LaMe

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, zhvilluan takimin e tyre në dy ditë bisedimesh në Bruksel më 15 dhe 16

shkurt 2017, duke u fokusuar në sigurim-in e forcës dhe fleksibilitetin e NATO-s përballë sfidave në zhvillim. “Kjo është një kohë vendimtare për sigurinë transat-lantike, ky takim i ministrave të Mbrojtjes është i rëndësishëm dhe në kohë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”, para fillimit të takimit ministror.

Në ditën e parë të takimit, ata shqyr-tuan progresin në vendosjen e forcave parandaluese të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe vlerësuan se çfarë NATO mund të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit. “Ne kemi qenë të angazhuar në këtë përpjekje për shumë vite, dhe sot puna jonë vazhdon. Nga Afganistani në Irak dhe Tunizi. Me mbështetje për Koalicionin Kundër ISIS dhe me përmirësimin e ndarjes së inteligjencës”. Gjithashtu ministrat ranë dakord për një qendër të re rajonale për Jugun, bazuar në Komandën Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, që do të ndihmojë aleatët të koordinojnë informacion mbi vendet në krizë dhe adresimin e sfidave të tjera në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Ndërsa në ditën e dytë të takimit, ministrat diskutuan hapat e ardhshëm për të modernizuar strukturën ko-manduese të NATO-s. Ata gjithashtu adresuan se si NATO mund të përgjigjet më mirë kundër cyber sulmeve të cilat po bëhen më të shpeshta dhe komplekse dhe miratuan një plan të përditësuar të Cyber-Mbrojtjes. Vitin e kaluar, NATO përjetoi një mesatare prej 500 incidentesh kibernetike në muaj, që ishte një rritje prej 60% më shumë se në vitin 2015 dhe “që kërkonte ekspertët tanë për t’u përgjigjur”.

Po gjatë ditës së dytë ministrat patën takim me ministrin e Mbrojtjes të Gjeorgjisë, Levan Izoria për të vlerësuar situatën e sigurisë në Gje-orgji, si dhe shqyrtimin e reformave të qeverisë. NATO mbetet e përkushtuar fuqishëm për të ndihmuar Gjeorgjinë në aftësitë e saj të mbrojtjes dhe në rrugën e saj përpara, drejt anëtarësim-it në NATO.

NATO vazhdon të përshtatetSekretari amerikan i Mbrojtjes,

Jim Mattis ishte i pranishëm në takimin ministror të mbrojtjes. Duke vlerësuar angazhimin e SHBA në NATO, Stolten-berg theksoi se Aleanca vazhdimisht do të përshtatet me sfidat që evoluojnë, si terrorizmi, si dhe me ndarjen më të drejtë të barrës mes aleatëve.

Sekretari e Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

“Folëm në telefon në ditën e parë kur ju kishit marrë pozicionin tuaj si Sekretar i Mbrojtjes, por është kënaqësi e madhe për t’ju mirëpritur këtu në Shtabin e NATO-s”, tha Sekretari e Përgjithshëm i NATO-s, duke e përgëzuar për emërimin në detyrë, si dhe shprehu kënaqësinë për të punuar së bashku. “Ju keni shërbyer si Komandant Suprem i Aleancës tonë për Transformim, dhe ju u siguruat që NATO përshtatet në një mjedis të ri dhe më të kërkuar të sigurisë. Por NATO do të vazhdojë për tu përshtatur dhe kjo është pikërisht ajo që ne jemi duke shkuar për të adresuar në takimin tonë sot, se si NATO vazhdon të përshtatet me një mjedis të ri sigurie. Kjo është një kohë vendimtare për Aleancën tonë transatlantike. Sfidat

me të cilat përballemi janë më komplekse dhe kërkuese për një brez. As Evropa dhe as Amerika e Veriut nuk mund t’i trajtojnë ato vetëm. Një NATO e fortë është e mirë për Evropën, një Evropë e fortë është e mirë për Amerikën e Veriut. Dhe prandaj, unë mirëpres angazhimin e SHBA-së ndaj lidhjes transatlantike. Ky është një angazhim, që ne mund ta shohim jo vetëm me fjalë, por me vepra të do-bishme. Trupat amerikane dhe pajisjet tani po vijnë në Poloni dhe vendet baltike. Ky është demonstrim i qartë i vendosmërisë amerikane për të dalë me tezën e Evropës në kohë të trazuara. Në të njëjtën kohë SHBA ka qenë e qartë se ne kemi nevojë më shumë shpenzime të mbrojtjes, dhe ndarjen më të drejtë të barrës. Ky ka qenë prioriteti im i lartë që kur kam ardhur në detyrë në vitin 2014”. Pas shumë vitesh të shkurtimeve, është bërë kthesë. “Shifrat tona më të fundit, të cilat ne publikuam dje, tregojnë se shpenzimet e mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë dhe Kanadasë janë rritur me 3.8% në terma realë në vitin 2016. Kjo është rreth 10 miliardë dollarë amerikanë, kjo është e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme. Ne duhet vazh-dimisht të rrisim shpenzimet e mbrojtjes në Evropë dhe Kanada. Pra, ne kemi nevojë për të ecur me këtë vrull”, tha

Stoltenberg. “Në takimin tonë, ne do të vlerësojmë se çfarë mund të bëjë NATO më shumë në luftën kundër terrorizmit. Ky është një shqetësim për njerëzit tanë në të dy anët e Atlantikut dhe NATO, ne, duhet të luajmë pjesën tonë të plotë. Ne kemi ndihmuar për të luftuar terrorizmin në Afganistan për gati 15 vjet. Ne kemi trajnuar oficerët e Irakut dhe mbështetur Koalicionin Kundër-ISIL me avionë AWACS të mbikëqyrjes.

Sot, ne do të vendosim për të ngritur një qendër të re për në jug në Komandën tonë Forcës së Bashkuar në Napoli. Kjo do të na ndihmojë të vlerësojmë dhe të adresojmë kërcënimet nga rajoni. Dhe kjo do të plotësojë punën e Divizionit tonë të ri të Inteligjencës këtu në Shtabin e NATO-s”, përfundoi Sekretari i përgjith-shëm i NATO-s, “Ne kemi shumë punë përpara”.

Ndërsa në deklaratën për shtypin, Jim Mattis, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, pasi falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për pritjen e ngrohtë, “përsëri në shtëpinë time të dytë”, tha se ky është një takim i rëndësishëm, “siç ju e nxorrët në pah dhe unë mendoj, se ne jemi këtu siç dhe ju e dini, të hartojmë kursin e aleancës në të ardhmen. Ngjarjet e vitit 2014 filluan duke u kthjelluar dhe

ne duhet vazhdimisht të përshtatemi me atë çka na është shfaqur për ne në kushtet e sfidave tona të sigurisë.

Aleanca vazhdon të mbetet themel thelbësor për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë komunitetin transatlantik që ne jemi lidhura së bashku”. Ndërkohë Presidenti Trump ka deklaruar “mbështetje të fuq-ishme për NATO-n, NATO është në mes të transformimit; Ajo ka qenë gjithmonë duke u përshtatur me sfidat e sigurisë. Kjo nuk është asgjë e re. Ndoshta ritmi i ndryshimit sigurisht është ngritur, por kjo është diçka me të cilën ne mund të merremi”, tha Sekretari Mattis, “dhe kjo është absolutisht përshtatshmëri ashtu siç e tha edhe një ministër evropian i mbrojtjes javën e kaluar: kjo është një kërkesë e drejtë, që të gjithë ata që përfitojnë nga mbrojtëja më e mirë në botë, të mbajnë pjesën e tyre proporcionale të kostos të nevojshme për të mbrojtur lirinë. Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në NATO. Dhe unë kam besim se ne do të provojmë edhe një herë që ne mund të reagojmë ndaj ndryshimit të rrethanave; Ne e kemi bërë këtë edhe në të kaluarën, ka çdo arsye për besimin që ne do të lëvizim përsëri së bashku. Unë jam këtu për të dëgjuar kolegët e mi ministra për të pasur një bisedë të hapur mes shokësh dhe aleatësh në lidhje me ku po shkojmë dhe nivelin e përkushtimit që ndajmë së bashku”.

Jemi të gjithë të sigurt, kur qëndrojmë së bashku

“Aleatët e NATO-s ranë dakord mbi rëndësinë e lidhjes transatlantike në për-ballimin e sfidave kryesore të sigurisë”, duke iu drejtuar mediave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se ministrat diskutuan përshtatjen e vazhdueshme të Aleancës si dhe diskutuan për të mbështetur dhe për të përshpejtuar ritmin pozitiv në shpenzimet e mbrojtjes. Në konferencën e shtypit që ai dha pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e ministrave të Mbrojtjes tha se, “Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan se NATO është e përshtatur për një mjedis më të kërkuar të sigurisë. Në asnjë kohë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë nuk jemi ballafaquar me sfida më të mëdha ndaj sigurisë sonë” dhe se Evropa dhe Amerika e Veriut në mënyrë efektive mund të merren me këto sfida. “Aleanca jonë është e nevojshme si kurrë më parë. NATO është e mirë për Evropën dhe kjo

BRuKSel: Ministeriali i Mbrojtjes të NATO-s, 15-16 shkurt 2017 BRuKSel: Ministeriali i Mbrojtjes të NATO-s, 15-16 shkurt 2017

msc. mimoza GoLiKJa

Page 3: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 3

NATO të mbetet e angazhuar në

Ballkanin Perëndimor Kodheli: KFOR, si një histori suksesi, të vijojë të mbetet

shtylla e sigurisë për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës

zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli mori pjkesë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO, që u zhvillua në selinë e NATO, Bruk-sel, në datat 15 dhe 16 shkurt 2017. Në ditën

e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Në sesionet e para, ministrat patën një shkëmbim mendimesh në nivel politik dhe strategjik mbi prioritetet që Aleanca duhet të avancojë. Në këtë kuptim, aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense), veçanërisht duke trajtuar situatën komplekse në kufijtë jugorë të NATO. Gjithashtu, diskutime pati dhe mbi burimet e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve që i nevojiten Aleancës në mjedisin e krijuar të sigurisë.

Në ndërhyrjet e saj, znj.Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë angazhimet e marra, për një përqasje gjithëpërfshirëse të NATO mbi mbrojtjen e aleatëve. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Shqipëria i jep një rëndësi të veçantë dhe mirëpret diskutimin mbi rreziqet dhe sfidat që burojnë nga jugu i Aleancës.

Duke vijuar, ajo u ndal në rajonin e Ballkanit Perëndi-mor. Znj. Kodheli kërkoi që Aleanca mos ta harrojë këtë rajon, i cili ka nevojë për mbështetje në vijimin e reformave të gjithanshme, duke përfshirë dhe ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, janë një tregues i brishtësisë së rajonit. Gjithashtu, sipas saj, kjo gjendje po krijohet dhe nga lëvizjet dhe retorika pro-

është e mirë për Amerikën e Veriut. Ne jemi të gjithë të sigurt, kur ne qëndrojmë së bashku. Ministrat sot të gjithë ranë dakord për rëndësinë e marrëdhënieve trans-atlantike për përmbushjen e sfidave kryesore për sigurinë tonë. Unë i mirëpres mesazhet e qartë nga Sekretari Mattis, për rëndësinë e partneritetit trans-atlantik”.

Që nga viti 2014, NATO është për-shtatur në mënyrë të konsiderueshme, duke trefishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s në 40.000 dhe kri-juar Gatishmërinë Shumë të Lartë të Task Forcës së përbashkët, “Të gatshëm për të lëvizur në një çështje ditësh. Kemi ngritur tetë seli të vogla në pjesën lindore të Aleancës, kemi rritur policimin tonë ajror, trajnimin tonë dhe ushtrimet, kemi forcuar praninë tonë detare, përforcuar mbrojtjen tonë kibernetike. Ndërsa flasim, ne kemi dërguar katër grupe shumëkombëshe luftarake në vendet baltike dhe Poloni. Ne gjithashtu kemi rritur praninë tonë në jug lindje të Aleancës. Pra, sjellja e paran-dalimit dhe mbrojtja jonë është e fortë”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha mbrojtja është shumë e lidhur me atë që ndodh përtej kufijve tanë. “Ne kemi rënë dakord për kontributet tona në projektimin e stabilitetit. Për tu mundësuar forcave lokale për të mbrojtur vendet e tyre dhe për të luftuar terrorizmin. Ne kemi lëvizur nga operacioni i madh luftarak në trajnimin, këshillimin dhe ndihmën në misionin në Afganistan. Ne kemi filluar të mbështesim Koalicionin kundër ISIS

nëpërmjet vëzhgimit ajror AWACS. Ne kemi krijuar trajnimin dhe programin e ndërtimit të kapaciteteve në Irak, rritjen e mbështetjes për partnerët tanë në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Hapëm një qendër rajonale në Kuvajt, së bashku me partnerët tanë në Gji”, gjithashtu tha ai “ndihma në frenimin e fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve në Detin, krijimi i paketave të plota në mbështetje të Gjeorgjisë dhe Ukrainës si dhe prania e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që siguron stabilitetin në rajon, si dhe puna shumë e ngushtë me Bashkimin Evropian se kurrë më parë.

Por ne jemi dakord, se NATO ka potencial të pashfrytëzuar kur është fjala për trajnimin e forcave lokale dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale. Ne kemi përvojë, aftësi të provuar dhe të testuar, fuqi të qëndrueshme dhe një rrjet prej 41 partnerësh nga e gjithë bota të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar dhe për të punuar me ne”. Por e gjithë kjo tha ai “duhet të mbështetet në burime të mjaftueshme dhe ndarjen e drejtë barrës” dhe gradualisht në vitin 2014 “lëvizëm në drejtim të shpenzimeve 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes brenda një dekade. Progresi ynë deri tani ka qenë i mirë. Në vitin 2015, ne ndaluam shkurtimet. Në vitin 2016, 22 aleatë rritën buxhetet e tyre të mbrojtjes” kurse disa aleatë gjithashtu kanë filluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, e disa aleatë të tjerë “janë ende duke luftuar me çdo rritje të buxheteve të tyre të mbrojtjes”,

tha Stoltenberg. Ai tha se diskutim do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen, “ky është një diskutim që ne jemi duke filluar sot dhe presin që diskutimi të jetë i vazhdueshëm dhe i dobishëm një çështje që do të adresohet nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive që do të takohen në Bruksel në maj. Qëllimi ynë është që të japim ambicien tonë për ndarjen më të drejtë të barrës, një nxitje të fortë, kur të takohemi në Bruksel në maj”.

Krijohet qendra rajonale për jugun

Qendra rajonale për Jugun është pjesë e reagimit të Aleancës ndaj kërcënimeve që rrjedhin nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord në ditën e parë të takimit të tyre ministror, për të krijuar një qendër të re rajonale për jugun, në Komandën e Forcës të bashkuar në Napoli, dhe diskutuan gjithashtu Inteligjencën e për-bashkët të NATO-s, aftësinë e Zbulimit dhe Mbikëqyrjen dhe ranë dakord për

të zhvilluar një aftësi për aeroplanët AWACS të NATO-s.

NATO përballet me sfida të cilat janë më komplekse se në çdo kohë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe Aleanca është përgjigjur. Luftimin e kërcënimeve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut është pjesë thelbësore e kësaj përgjigje. “Ne kemi diskutuar vetëm atë që mund të bëjë më shumë NATO, të projektojmë stabilitet përtej kufijve tanë dhe për të luftuar terrorizmin. Ne kemi rënë dakord për të krijuar një qendër për Jugun në Komandën tonë të Forcës së Bashkuar në Napoli. Kjo do të jetë një pikë qendrore për të rritur të kuptuarit tonë të sfidave që rrjedhin nga rajoni dhe aftësinë tonë për të trajtuar ato. Ne presim që rreth 100 personel do të punojnë në këtë qendër, duke vlerësuar kërcënimet e mundshme dhe angazhimin me kombet dhe organizatat partnere. Por qendra është vetëm një pjesë e Kornizës së NATO-s për Jugun”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në konferencën për shtyp në

lidhje me këtë arritje të takimit të datës 15 shkurt. “Ne kemi përmirësuar gjithashtu planifikimit tonë përpara dhe kemi rritur trajnimet dhe ushtrimet, në mënyrë që ne mund të kryejmë më mirë operacionet në rajon nëse është e nevojshme, përfshirë me Forcën e Reagimit të NATO-s. Ne gjithashtu diskutuam Inteligjencën tonë të përbashkët, Mbikëqyrjen dhe aftësinë e zbulimit. Ky është çelësi për aftësinë tonë për të parashikuar dhe për parandalimin e krizave. Ai sjell së bashku të dhëna nga bu-rime si nga aeroplanët AWACS të NATO-s, si dhe pasuritë kombëtare në tokë, në ajër, në det dhe në hapësirë”. Ai tha se së shpejti, dronet e survejimit të NATO-s me seli në Sicili do të kontribuojnë gjithashtu në foton e madhe, duke na ndihmuar të marrim vendime të shpejta dhe të informuara”. Min-istrat ranë gjithashtu dakord për të zhvilluar një aftësi për aeroplanët tanë AWACS që do të ndihmojë në përballimin e sfidat “në rajonin tonë jugor, dhe që të mbështesin mbrojtjen tonë dhe parandalimin kundër çdo kërcënimi”.

BRuKSel: Ministeriali i Mbrojtjes të NATO-s, 15-16 shkurt 2017 BRuKSel: Ministeriali i Mbrojtjes të NATO-s, 15-16 shkurt 2017

vokuese e Serbisë, si dhe roli destruktiv i aktorëve të tjerë të jashtëm në rajon. Në këtë prizëm, ajo kërkoi që NATO të vijojë të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke dërguar mesazhe të qarta dhe siguruese për mbajtjen e paqes dhe sigurisë. Misioni KFOR, si një histori suksesi, nuk mund dhe duhet të vendoset në udhëkryq, si rrjedhojë e kësaj situate. Ndaj nevojitet një fokus i dedikuar që ky mision të vijojë të mbetet shtylla e sigurisë për stabilitetin dhe sovran-itetin e Kosovës. Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes kërkoi më shumë mesazhe të qarta për Serbinë, si vend partner i NATO dhe inkurajoi më shumë bashkëpunim të Aleancës me BE, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve.Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes mori pjesë dhe në takimin e organizuar nga Kanadaja, me vendet pjesëmarrëse në Forcën e Përparuar të NATO, në Letoni, ku vendi ynë do marrë pjesë me personel ushtarak. Ky takim kishte në fokus planëzimin për materializimin e këtij angazhimi të përbashkët dhe çështje që kërkojnë vëmendje për të ardhmen. Nga ana e saj, znj. Kodheli mirëpriti mbajtjen e këtij takimi koordinues dhe bëri me dije masat e marra deri tani dhe ato të pritshme, të palës tonë. Kështu, ajo theksoi se vendi ynë i qëndron fort këtij bashkëpunimi dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur për dislokimin e forcave, duke iu përmbajtur afateve kohore të rakorduar midis vendeve.

Në ditën e dytë të Ministerialit të NATO, ministrat e Mbrojtjes kanë diskutuar mbi disa elementë të tjerë, në përmbushje të mbrojtjes dhe frenimit të rreziqeve, siç është rishikimi i strukturës komanduese të NATO, implementimi i masave në kuadër të Planit të Gatishmërisë për Veprim, Forcës së Përparuar të NATO, Mbrojtja Kibernetike, etj.

Page 4: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 20174 kosova

Në seancën plenare të Kuven-dit të Kosovës që u mbajt ditën e martë, 14 shkurt 2917, u zhvillua debati

parlamentar lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Kuvendi i Kosovës me 68 vota pro dhe asnjë kundër ka miratuar një projekt rezolutë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Në pamundësi të ndryshimeve kushtetuese, për shkak të mospajtimeve të Listës Serbe që Kosova të ketë Forcat e Armatosura, Kuvendi ka diskutuar për format e mundshme të trans-formimit të FSK-së dhe më pas ka votuar një projekt rezolutën.

Projekt rezoluta përmban dy pika. Në pikën e parë Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë në Kuvendin e Kosovës për mira-tim strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Derisa në pikën e dytë të projekt rezolutës thuhet që Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe mekanizmat tjera institucional, të bashkërendojnë angazhimin për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvil-limin e kapaciteteve operacionale, konform mandatit të ri të Forcave të armatosura të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në seancën plenare, theksoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të bërë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Megjithatë, ai ka theksuar se alter-nativa që “ne ta bëjmë transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur përmes ndryshimit të Ligjit nuk është alterna-tivë që mund të hidhet poshtë”, por që deri më tani ky opsion nuk ka pasur mbështetjen e partnerëve strategjik të Kosovës “sepse insistohet që kjo të bëhet me Kushtetutë dhe të bëhet në

pajtim më të gjerë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar kryeministri.

“Por, nga kontaktet e deri tanishme kemi kuptuar se NATO dhe partnerët tanë strategjik mbesin të përkushtuar që FSK mund të transformohet në çdo kohë në Forcë të Armatosur, përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i ruajtur të arriturat e deritanishme në konsolidimin e vendit, dhe integrimin e komuniteteve. Kjo na është thënë qartë në të gjitha takimet që i

kemi pasur me faktorin ndërkombëtar”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Deputeti Haradinaj, tha se nuk është qëllimi që Kosova të formojë forca një etnike, por as nuk mund të vazhdohet në pafundësi që Kosova të mos e ketë ushtrinë e saj.

“Nuk mund të shkojmë në pafundësi pa ushtri dhe nuk është improvizim, por pikërisht ato mekanizmat NATO-s, forcave të sigurisë i që i kemi aty, pikër-isht i njëjti mekanizëm e ka bërë gati lëndën në versionin në B. Askush nuk po tenton të bëjë forca etnike, askush

nuk po tenton të rrezikojë asnjë element serb, qëllimi final është anëtarësimi në NATO”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se çdo vendim që ndërlidhet më transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura do të jetë i koordinuar me NATO-n.

“Ne si ministri jemi të gatshëm, respektivisht Forca e Sigurisë së Ko-sovës është e gatshme për të filluar procesion e transformimit në Forca të Armatosura, kurse vet fillimi i procesit varet nga vendimi që do të merr ky Kuvend”.

“Por, konsiderojmë se çfarëdo vendimi që merr ky Kuvend, ai nuk duhet të jetë i njëanshëm, por duhet të jetë i koordinuar dhe në konsultim me NATO-n dhe partnerët tanë strat-egjik”, ka theksuar ministri Demolli.

Ministri, Demolli ka theksuar se pavarësisht ftesave të shumta që i janë dërguar Listës Serbe, nuk iu ka përgjigjur ftesave të ministrisë për të diskutuar lidhur me këtë transformim të FSK në Forcë të Arma-tosur. Forcat e Armatosura të Kosovës ka sqaruar min-istri Demolli, do të jetë

një forcë bashkëkohore, jo voluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezerve. Do të ketë kapacitete mbrojtëse dhe do të ndihmojë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe gjithnjë në përputhje me standardet më të avancuara të NATO-s. Forcat e Armatosura të Kosovës, si pasardhëse të Forcave të Sigurisë, janë paralajmëruar të krijohen prej më shumë se dy vitesh, pas hapjes së dritës së gjelbër nga Aleanca e NATO-s me përmbushjen e kapaciteteve operative.

Kuvendi i Kosovës:

Miratohet rezoluta për transformimin e FSK-sëMinistri Demolli: “Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një forcë

bashkëkohore, jo voluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezerve”Tillerson: SHBa mbetet e përkushtuar ndaj KosovësSekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Donald Trump, uroi qytetarët e Kosovës për përvje-torin e nëntë të pavarësisë. “Shtetet e Bashkuara vlerë-sojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët tanë”, tha Tillerson në deklaratën për media, të postuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit. “Përshëndesim për-parimin që ka bërë populli i Kosovës në zhvillimin e in-stitucioneve demokratike dhe multietnike gjatë nëntë vjetëve pavarësi”, tha Tillerson. Ai po ashtu përmendi med-aljen e parë olimpike që ka fituar Kosova në vitin 2016 dhe ndeshjen e parë të ekipit futbollistik të Kosovës në FIFA, duke thënë se SHBA “ka qenë e lumtur” t’i shohë këto zhvillime. “Presim ar-ritje të vazhdueshme të Ko-sovës derisa ajo punon në forcimin e sundimit të ligjit, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërton raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me gjithë botën”, tha Tillerson. Ai theksoi se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses. “Do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe njerëzit e saj në ndjekje të paqes dhe begatisë”, tha Tillerson. Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Atë e kanë njohur 113 vende të botës, në mesin e tyre SHBA-ja dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.

Drejtori për çështje të Evropës Qëndrore dhje Jugore, Matthew Palmer, më datë 14 shkurt 2017, ka vizituar Ministrinë e FSK-së. Në takim Palmer u prit nga ministri Haki Demolli. Në takimin e përbashkët u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë. Palmer shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës. Demolli e njoftoi diplomatin Palmer mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e

Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatish-mërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj.) dhe hapat e mëtejmë të rrumbullakimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm të shtet ndërtimit të Kosovës. Z. Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

Ministri Demolli shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it. Ai po ashtu tha se aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Palmer: FsK të mbështetet nga të gjitha palët

Page 5: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 5zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli priti ditën e hënë, më 13 shkurt 2017, në një

takim zyrtar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli dhe delegacionin që e shoqëronte. Të dy homologët diskutuan çështje të interesit të përbashkët dhe Planin e Bashkëpunimit Dypalësh, i cili, siç u shpreh ministrja Kodheli pas takimit, “është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga procedurat burokra-tike”. Nga ana e tij ministri Demolli theksoi realizimin dhe përmbushjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara për vitin 2016.

Dy ministrat folën mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në veçanti për situ-atën e krijuar në kufijtë veriorë të saj. “Konsolidimi i shtetit të Kos-ovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët.” - theksoi ministrja Kodheli.

Në takim u fol gjithashtu edhe për dyfishimin e numrit të ush-tarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO në Kosovë, KFOR. Gjithashtu ministrja Kod-heli përfitoi nga rasti të urojë 9 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas takimit mes palëve u firmos edhe Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017, i cili fokusohet në stër-vitjet dhe trajnimet e përbashkëta. Në përfundim, dy ministrat mbajtën para mediave deklaratat respektive të cilat po i botojmë të plota.

Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017

Kodheli-demolli

Kodheli: “Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët “

Deklarata e ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli

Me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli, zhvilluam një bisedë intensive lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht me

gjithë problematikën e këtyre ditëve të fundit që lidhen ngushtësisht me të ardhmen tonë të përbashkët, me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, padyshim me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, me forcimin e mar-rëdhënieve përsa i përket sigurisë së kufijve, sigurisht qytetarëve, qofshin këta të Shqipërisë apo Kosovës. Shqipëria në fakt, ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe padyshim në mënyrë të veçantë, situatën e krijuar në kufijtë veriorë të saj.

Historia e Kosovës ka qenë dhe mbetet një histori suksesi e botës demokratike dhe në mënyrë të veçantë e Aleancës së Veriut. Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët dhe ishte, le të themi, ajo çka në mënyrë eksplicite u bisedua midis nesh, dy delegacioneve. Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste, do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët, të palëkundur për të vazhduar ëndrrën tonë të madhe dhe të popujve, atë të integrimit euroatlantik në të gjithë rajonit që jetojmë.

Ne vlerësojmë maksimalisht punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë NATO, KFOR, bën në Kosovë. Prezenca e ushtarakëve shqiptarë, në fakt, atje do të dyfishohet, është një lajm që ne e kemi dhënë edhe më parë dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli. Më lejoni gjithashtu i nderuar koleg, që t’ju rikonfirmoj se ne, na keni në krah, të pakursyer në ndihmë për çdo hap që do të hidhni drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Biseduam me ministrin Demolli edhe për bashkëpunimin dypalësh, i cili tashmë është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga çdo procedurë bu-rokratike. Kemi firmosur, sapo e bëmë këtë gjë, Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim që aktivitetet e përbashkëta të fokusohen sidomos në stërvitje e trajnime të përbashkëta. Programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë plotësisht të hapura për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhënia në këtë fushë ka qenë absolutisht frytdhënëse dhe e shkëlqyer.

Gjithashtu, gjej rastin që shumë përzemërsisht t’ju uroj të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, për 17 Shkurtin, 9-vjetorin e Pavarësisë së shtetit me demokracinë më të re në botë.

ushtarakët tanë në Kosovë do dyfishohen

Pata nderin që së bashku me del-egacionin nga Ministria e Forcës

dhe Sigurisë së Kosovës, sot të kemi një takim të përbashkët me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, zonjën Kodheli. Kuptohet në spektrin e saj për çka e falënderova përzemërsisht, patëm takim me ministren e Republikës së Shqipërisë, ky shtet tanimë e disa vite është anëtar i NATO, me ministren e Republikës së Shqipërisë shtet, i cili në vazhdimësi është duke përkrahur paqen dhe sigurinë në Kosovë si edhe është duke përkrahur zhvillimin dhe avancimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi kryesor i vizitës sonë respek-tivisht edhe i këtij takimi ishte analizimi dhe vlerësimi i bashkëpunimit të deri-tanishëm dhe sidomos ishte mundësia e identifikimit të këtij bashkëpunimi për çka të dy palët u dakorduan që edhe në vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2017 e tutje këtë bashkëpunim ta zhvillojmë në të gjitha segmentet e mundshme. Gjatë takimit erdhëm deri në një konstatim të përbashkët që grupet bashkëpunuese të të dy ministrive edhe gjatë vitit 2016 kanë realizuar dhe përmbushur të gjitha aktiv-itetet e planifikuara në planin e veprimit të vitit 2016. Pas takimit u dakorduam dhe e nënshkruam planin e veprimit për vitin 2017, ku me detaje parashtrohen aktivitetet ndërmjet dy ministrive.

Përveç çështjeve të bashkëpunimit, në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në rajon me një theks të posaçëm për zhvillimet në Kosovë dhe sidomos në Mitrovicë dhe në rrethin e Mitrovicës si dhe u bisedua lidhur me ndalimin e ish - kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve franceze në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga ana e Re-publikës së Serbisë dhe njëherësh kërkon që autoritetet franceze sa më parë që të

NATO dhe FSK bashkëpunim për paqen dhe sigurinëDeklarata e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Haki Demolli

jetë e mundur të lirojnë z.Haradinaj në mënyrë që të kthehet në Kosovë, t’i rikthehet punëve dhe angazhimeve të tij të përditshme, si në jetën private ashtu dhe në atë politike.

Çështje tjerët e diskutimit është edhe procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ky proces, tashmë është e ditur që për shkak të mos gatishmërisë së deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës që të votojnë në Ku-vendin e Kosovës amendamentin, i cili hap rrugën për transformim, ka një kohë të gjatë që ka stopuar. Andaj kërkesa e shoqërisë kosovare është në vazhdimësi që ky proces të ndodhë dhe dita ditës të kemi një presion nga të gjithë segmen-tet e mundshme kosovare. Kurse ne si ministri e FSK, por edhe si qeveri, kemi obligim që të angazhohemi në procesin e transformimit, gjë që e kemi bërë, por gjithsesi dëshirojmë që ky proces i transformimit të zhvillohet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, pikërisht me

partnerët strategjikë, të cilët ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të z.Stoltenberg, respektivisht sekretarit të NATO që i bëri Kosovës ditët e kaluara ku u thek-sua nga ana e z.Stoltenberg përkrahja e vazhdueshme, të cilën po jep NATO në sigurimin e paqes në Kosovë dhe u theksua se edhe në të ardhmen trupat e KFOR do të qëndrojnë dhe do t’i ofrojnë një siguri të plotë Republikës së Kosovës. Gjithashtu u theksua se pas përgjigjes që z.Stoltenberg i ka kthyer kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Mustafa, janë krijuar kushtet për një identifikim të bashkëpunimit ndërmjet NATO dhe FSK në programe të caktuara gjithsesi në programet kryesore ku do të ketë një fillim bashkëpunimi midis FSK-së dhe NATO do të jenë kërkim-shpëtimi, luftimi i krimit kibernetik, shkenca e paqes dhe sigurisë.

Page 6: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 20176 intervista

Kolonel Tonin Marku është komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale e cila më datën 14 shkurt

2017, mbushi 15 vjet që nga dita e krijimit të saj. Akti i parë për krijimin e QBO-së është urdhri Nr.75 datë 14.02.2002 i Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, akt i cili shënon dhe ditën e krijimit të QBO-së. Nga kjo ditë QBO ka pësuar ndryshime të here pas herëshme në raport me reformimin e Forcave të Armatosura, në interes të konsoli-dimit të saj. Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr.1166, datë 24.11.2016 “Për organizimin e Qendrës së Bash-kuar Operacionale”, QBO u riorga-nizua dhe kaloi në një strukturë të re organizative. Ky riorganizim u bë pas një studimi dhe analize të thellë të strukturës aktuale, problemeve të dala gjatë implementimit të saj dhe disa detyrimeve nga aktet ligjore e nënligjore të dala mbas miratimit të strukturës së QBO-së në vitin 2014. Ne shkuam në këtë qendër dhe i morëm kolonel Tonin Marku, këtë intervistë për shtypin ushtarak.

Zoti komandant, Ju jeni i njohur për personelin e Forcave të Armatosura, por donim të dinim diçka më shumë nga karriera Juaj për gazetën “Ushtria”.

Fillimisht ju faleminderit për organizimin e kësaj interviste me mua.

Kam lindur në Lezhë më 19 nën-tor1964. Pas përfundimit të arsimimit të mesëm, Shkollës së Mesme Pro-fesionale “Gjergj Fishta” në Lezhë (1979-1983) vazhdova Akademinë Ushtarake në Tiranë, Dega e Ndër-lidhjes (1983-1986 ).

Në vitin 1998 kreva Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë dhe në vitet 2000-2002 Kursin e Lartë të Oficerit,( KLO, K-6) në Akademinë e SHPFA-së. Në vitin 2015 përfun-dova Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, (KLSM,K-7)

Krahas arsimimit e kualifikimit institucional kam kryer edhe kurse e kualifikime të tjera si, Kursin e Orientimit mbi Sistemet e Ndërlid-

hjes dhe Informacionit në Shkollën e NATO-s , Latina,Itali (2005), Kursin e Vëzhguesit Ushtarak të Kombeve të Bashkuara,Tiranë (2007), Akademinë e Diplomacisë (International Relation and Diplomacy), Tiranë, (2009), Kursin e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes (Defence Resources Management Course), në Shkollën e Marinës (NPS), Monterey, Californi, USA. 2010 etj.

Kam dhënë mjaft provime pa-suniveritare dhe jam pajisur me dëshmi e certifikata si Certifikate në “Psikologji” në studime Pas Universi-tare në Universitetin e Tiranes (1988), Dëshmi mbi provimin Pasuniversitar në lenden “Taktikë Ndërlidhje” në Akademinë e Mbrojtjes (1989), Master i Nivelit II, për Strategjinë e Sigurisë në Universitetin, UFO, Tiranë, (2011) etj. Jam në proces të Mbrojtjes së Doktoraturës në AM mbi “Cyber Defence”, Mbrojtjen Kiber-netike. Gjatë karrierës time ushtarake kam kryer detyra të ndryshme si, komandant Kompanie Ndërlidhje në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” (1986-1989 ), pedagog për Ndër-lidhjen në Akademinë Ushtarake” “Skënderbej” (1989-1994), Koman-dant i Batalionit të Ndërlidhjes për Këshillin e Mbrojtjes (1994-1998), shef Oprativ-Stërvitje në Brigadën e Ndërlidhjes (1998-2000), komandant i Regjimentit të Ndërlidhjes (2003-2004), komandant i Repartit 6611, Ndërlidhje (2004-2007), Komandant i Repartit 4402, Ndërlidhje (2007-2008), Drejtor i J-1 në SHPFA-së (2008-2010), Përfaqësues Koor-dinator Kombëtarë në Komandën e Transformimit të NATO-s, Norfolk, US(2010-2014), shef Shtabi në Forcat Tokësore (2014-2015), zv/komandant i Komandës Mbështetëse (2016), “Këshilltar në fushën e planifikimit Operacional dhe strategjik në zyrën e NATO-s” në Tbilisi, Gjeorgji,( Shkurt- Gusht 2016), Gusht 2016 e në vijim, komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale në SHP/MM.

Njoh shumë mirë gjuhën an-gleze dhe jam i pajisur me certi-fikatë për gjuhën ruse e italiane. Jam i martuar me zonjën Bora Marku, me tre fëmijë (Klementina, Ana, Kleanti). Doja të nënvizoja se vij nga një familja me përbërje ush-tarakësh, ku jam i pesti ushtarak në familjen time, pra nga tetë vëllezër,

pesë kemi qenë ushtarak.

Nga sa dëgjuam ju jeni një drej-tues i kompletuar, i kualifikuar dhe me një eksperiencë të madhe pune. Si e ndjeni veten si komandant i QBO-së?

Siç e thash edhe më lart,unë kam kryer shume detyra, por detyra e Komandantit të QBO-së është me të vërtetë një detyrë ku unë ndjehem tepër i vlerësuar, është një detyrë me mjaft përgjegjësi, detyrë që kërkon impenjim në çdo kohë, por edhe de-tyrë që të jep kënaqësi kur shikon se falë veprimit e koordinimit të shpejtë dhe në kohë ke shpëtuar jetë njerëz-ish apo ke kontribuar për përballimin e situatës së krijuar nga fatkeqësitë natyrore.

Qendra e Bashkuar Operacio-nale, sapo ka kaluar në strukturën e re organizative. Përse u bë ky riorganizim?

Po është e vërtetë. Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr 1166, datë 24.11.2016 “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale”, Qendra e Bashkuar Operacionale u riorganizua dhe kaloi në një strukturë të re organizative. Ky riorganizim u bë pas një studimi dhe analize të thellë të strukturës aktuale, prob-lemeve të dala gjatë implementimit të saj dhe disa detyrimeve nga aktet ligjore e nënligjore të dala mbas miratimit të strukturës së QBO-së në vitin 2014.

Për riorganizimin e strukturës

së QBO-së u bënë disa takime me drejtorët në SHPFA duke u fokusuar në ndryshimet e domosdoshme që duheshin bërë me synim përmirësimin e punës për realizimin e misionit të saj.

Ndryshimet strukturore në QBO u diktuan nga disa probleme të dala gjatë implementimit të strukturës së mëparshme dhe analizës së bërë gjatë procesit të menaxhimit të situatave dhe operacioneve nga kjo strukturë gjatë një periudhe dy vjeçare.

Kemi berë riformulimin e emer-timeve të sektorëve dhe të disa funk-sioneve. Në sektorin e vlerësimit e planëzimit kemi përfshirë gjithë el-ementët e vlerësimit e planëzimit. Në sektorin e Drejtimit të Operacioneve, personeli i shërbimit 24 orësh u bë edhe me funksione drejtimi si PGD. U konsolidua sektori i Mbështetjes së Vendit Pritës (HNS), ku brenda kësaj strukture, do të jetë edhe elementi i kontrollit të lëvizjes, pasi realizimi i misionit të tyre lidhet me njëri tjetrin. Në interes të mbajtjes në gatishmëri (24/7) të rrjeteve kompjuterike të klasifikuara dhe të paklasifikuara dhe të pajisjeve të tjera të komunikimit, me qëllim monitorimin dhe mirmba-jtjen e tyre, është shtuar një pozicion

i ri për specialist IT. Në strukturën e re, janë bërë rregullime në grada sipas pozicioneve përkatëse, pasi për të njëjtin pozicion pune dhe për të njëjtat përgjegjësi e detyra kishte diferenca në grada. Qendra Kom-bëtare e Kërkim Shpëtimit shkëputet nga struktura organike e QBO-së dhe organizohet si strukturë me vete në vartësi të Ministrit të Mbrojtjes.

Cilat janë avantazhet e struk-turës së re?

Ndryshimet e bëra në strukturën e re të QBO-së sjellin disa avantazhe në krahasim me atë ekzistuese. QBO me ndryshimet e bëra në strukturë është e aftë të vlerësojë, menaxhojë dhe koordinojë një situatë (operacion) në rast EC apo krize, duke u konfigu-ruar brenda saj me elementët shtesë (crisis action team) mbështet më mirë procesin e C2 (komandim kontrollit) të SHPFA në nivelin Operativo Strat-egjik, përcaktohen qartë përgjegjësitë dhe detyrat themelore të misionit, duke shmangur çdo keqinterpretim në realizimin e tyre, sigurohet bash-këpunimi e koordinimi ndërinstitu-cional me entet e tjera shtetërore, pushtetin vendor, subjektet private dhe organizatat joqeveritare.

QBO-ja realizon më së miri rolin si struktura përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes për me-naxhimin e emergjencave civile e krizave dhe përdorimin e kapac-iteteve njerëzore dhe logjistike të strukturave ushtarake për këtë qël-lim si dhe sigurohet bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional me entet e tjera shtetërore, pushtetin vendor, subjektet private dhe organizatat joqeveritare.

Sigurohet unifikimi i gradave për funksione të njëjta, për per-sonelin ushtarak dhe pozicionet e punës për specialistët civil. Sig-urohet mbajtja nën kontroll dhe në gatishmëri të vazhdueshme e pajisjeve kompjuterike, në rrje-tin e klasifikuar dhe të paklas-ifikuar, të cilat janë vazhdimisht në punë.

intervistoi: mimoza GoLiKJa

Intervistë me komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale kolonel Tonin Marku

QBO, standard i ri vlerësimi,

menaxhimi dhe koordinimi

Kolonel Tonin Marku, i pesti ushtarak në familjen Marku

Page 7: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 7intrvista

Po me personnelin e QBO-së a pati probleme me kalimin në struk-turën e re?

Me miratimin e TOP nga Ministri i Mbrojtjes u bënë dhe propozimet për emërimin e personelit. Për propozimet tona për emërimin e personelit u fokusuam në disa lëvizje të nevojshme të cilat do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e disiplinës, operacionalitetit dhe shkallës së profesionalizmit si sigurimi i vazhdimësisë së punës dhe transmetimi i eksperiencës, lëvizja e personelit me kohë të gjatë shërbimi në QBO, përputhja gradë funksion etj. Dua të falënderoj Drejtorinë e Personelit në SHPFA, komandantët e forcave për mirëkuptimin për vënien në dispozicion të QBO-së të personelit me eksperiencë nga strukturat e tyre si dhe Drejtorinë e Burimeve Njerë-zore për dakortësinë në miratimin e propozimeve tona.

Megjithëse është folur shpesh për të, cili është vendi dhe roli i QBO-së në strukturën e Forcave të Armatosura?

Qendra e Bashkuar Operacionale është strukturë e veçantë, permanente e Shtabit të Përgjithshëm të FA, në vartësi të Shefit të Shtabit të Përgjith-shëm në mbështetje të detyrave të ko-mandim-kontrollit për administrimin e operacioneve në kohë paqe, krize e lufte, me veprimtari të pandërprerë në 24 orë, (Plani Afatgjatë i Zhvillimit, 2016-2025).

Ajo është strukturë operacio-nale për monitorimin dhe mbajtjen e gjendjes së gatishmërisë dhe në të njëjtën kohë strukturë administrative për ndjekjen e veprimtarive të përdit-shme gjatë dhe pas orarit të punës.

Pas kompletimit me përfaqësues të drejtorive të SHPFA, QBO koor-dinon planëzimin, organizimin dhe koordinimin e operacioneve të FA, për rastet e emergjencave e situatave kritike humanitare në të gjitha format që shfaqen dhe fazat e zhvillimit të tyre, si dhe ndjek zbatimin e detyrave të planëzuara dhe të miratuara për njësitë e repartet e FA.

Cili është misioni i QBO-së dhe cilat janë përgjegjësitë kryesore të saj?

Misioni i QBO është mbështetja e procesit të komandim-kontrollit në nivelin operativo-strategjik të Forcave të Armatosura, si dhe koordinimi për përdorimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike ushtarake të caktuara për përballimin e EC, krizave dhe operacioneve SAR.

Përgjegjësitë dhe detyrat janë të shumta por më kryesoret janë grum-bullimi, vlerësimi e përpunimi i infor-macionit të përditshëm që merret nga grupet e informacionit të komandave të forcave, të njësive mbështetëse dhe të reparteve në varësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe nga burime të tjera si dhe të mbajë lid-hje të vazhdueshme dhe të ndjek vep-rimtarinë e kontingjenteve që kryejnë misione paqeruajtëse dhe stërvitje të ndryshme jashtë vendit. Të drej-tojë njësitë e repartet e Forcave të Armatosura, sipas planit/urdhrit të miratuar dhe urdhrave e udhëzimeve shtesë të autoriteteve vendimmar-rëse për përballimin e situatave në rast krize e konflikti, si dhe për ti ardhur në ndihmë popullatës civile në rast fatkeqësish natyrore dhe emergjencash të tjera.

Sapo është mbyllur opera-cioni për përballimin e situatës së krijuar nga bora dhe ngricat. Kush ishte roli i QBO-së në këtë operacion?

Më datë 4 janar 2017 reshjet e dëborës mbuluan rreth 1/3 e ter-ritorit, kryesisht në Shqipërinë veriore, verilindore dhe juglindore të cilat në ditët në vijim zbritën në lartësinë deri në 200 metra. Trashësia e dëborës varioi nga 15 deri në 120 centimetra, duke shkak-tuar bllokim të rrugëve nacionale e vendore dhe izolimin e disa njësive administrative.

Dëbora u shoqërua edhe me tem-peratura mjaft të ulta (temperaturat minimale arritën në – 29 gradë dhe - 27 gradë në ekstrem, kryesisht në Vermosh dhe në fshatin Shtyllë të Librazhdit, si dhe temperatura më maksimale -14 e -18 gradë në Peshkopi, Kukës dhe Pukë), gjë që shkaktoi vështirësi në qarkullim në disa qarqe të Shqipërisë, si në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Korçë etj

Që prej fillimit të përkeqësimit të situatës, Forcat e Armatosura u gjendën në terren për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e borës dhe moti i ftohtë kryesisht në Tiranë, Malësinë e Madhe, Shkodër, Tropojë, Kukës, Dibër, Gjirokastër etj.

Forcat e Armatosura treguan përgjegjshmëri maksimale dhe efikasitet të lartë në ndërhyrjet e rrezikshme për shpëtimin e jetës së njerëzve, hapjen e rrugëve, shpërn-darjen e ushqimeve etj.

Nga data 4.1.2017 deri më datën 31.1.2017 janë angazhuar mesatar-isht 15 forca e 10 mjete në ditë (në kulmin e emergjencës 31 forca dhe 17 mjete në ditë) duke realizuar 386 ditë pune me forca dhe 260 ditë pune me mjete

Bazuar në aktet ligjore e nën-ligjore drejtimi i strukturave ush-tarake pjesëmarrëse në operacion u bë nga komandantët e tyre, ndërsa koordinimi dhe drejtimi u realizua nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Op-eracionale, e cila kaloi në një nivel angazhimi më të lartë.

Qendra e Bashkuar Operacionale (QBO), në këtë operacion, bazuar në VKM nr. 965, datë 2.12.2015, “Për bashkëpunimin ndërinstitu-cional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave” dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, nr 12, datë 08.01.2016 “Për delegim të autoritetit të ko-mandimit e kontrollit në rastet e emergjencave civile dhe krizave” funksionoi si strukturë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave civile dhe krizave si dhe përdorimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjis-tike të strukturave ushtarake të deklaruara për këtë qëllim.

Nga QBO janë vlerësuar rreth 18 kërkesa nga Drejtoria e Përgjith-shme e Emergjencave Civile, dhe janë koordinuar të gjitha veprimet e forcave e mjeteve në operacion. Është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me QKEC dhe me pikat e kontaktit në zonat e operacionit çdo ditë dhe (dy herë në ditë), është përgatitur raporti i angazhimit të strukturave të forcave të Armatosura për Zyrën Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Duke përfunduar, cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?

Personalisht do të punoj me të njëjtin përkushtim si deri tani kudo që të punoj. Prioritet për QBO për vitin 2017 do të jetë implementimi i strukturës së re, hartimi e miratimi i rregullores së brendshme të QBO-së, hartimi e miratimi i procedurave standarde të veprimit, modernizimi i pajisjeve dhe trajnimi i personelit për të qenë gjithmonë në gatishmëri.

Më datën 14 shkurt 2017, Qendra e Bashkuar Opera-cionale mbushi 15 vjet nga dita e krijimit të saj. Akti i parë për krijimin e QBO-së është urdhri Nr.75 datë 14.02.2002 i Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe

“Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, akt i cili shënon dhe ditën e krijimit të QBO-së. Nga kjo ditë QBO ka pësuar ndryshime të herëpash-erëshme në raport me reformimin e Forcave të Armatosura, në interes të konsolidimit të saj.

QBO zanafillat e saj i ka që mbas çlirimit të vendit ku për ndjekjen e pa ndërprerë të situatës tokësore, ajrore, detare dhe të gjithë veprimtarisë së Forcave të Armatosura, në Ministrinë e Mbrojtjes tradicionalisht ka funksionuar Shërbimi i Grupit të Drejtimit. Ky shërbim përbëhej nga Përgjegjësi i Grupit të Drejtimit (PGD) dhe ndihmësi i tij. Shërbime të veçanta si ai i zbulimit, ndërlidhjes, për forcat ushtarake detare e ajrore mbulo-heshin nga strukturat përkatëse.

Deri në prill të vitit 1994 shërbimi i drejtimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm kryhej nga drejtorët e drejtorive dhe instruktorët sipas grafikut. Drejtorët e drejtorive kry-enin shërbimin si Përgjegjës të Grupit të Drejtimit (PGD), ndërsa instruktorët si ndihmës përgjegjës të Grupit të Drejtimit.

Në prill të vitit 1994 Shër-bimi i Drejtimit u disiplinua në TOP “Përgjegjës Grupi Drejtimi” dhe “Ndihmës Përgjegjës Grupi Drejtimi”. Shërbimi për situatën detare dhe situatën ajrore kryej nga Komanda e Mbrojtjes Detare, Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore dhe Komanda e Aviacionit.

Ndryshimet strukturore të Forcave të Armatosura pas viteve 90, por edhe nevoja për përshtatje me strukturat homologe të vendeve partnere, solli domosdoshmërinë e riorganizimit të shërbimit të Drejtimit në Forcat e Armatosura dhe krijimin të Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjith-shëm (QBO).

Aktet e para për krijimin e kësaj strukture të re, në përputhje me studimet e bëra për kalimin në strukturën e re të Forcave të Armatosura, janë urdhri nr.4 datë 08.04.2000 i Komandantit të Përgjithshëm të FA “Për kalimin në strukturën e re organizative të FA të RSH”, e në zbatim të tij, urdhri nr.75 datë 14.02.2002 i ministrit të Mbrojtjes dhe udhëzimi nr.1235, datë 18.02.2002 i SHSHPFA “Për organizimin e Qen-drës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA”. Misioni i QBO-së ishte sigurimi e përpunimi i informacionit të Komandave të Forcave, njësive e reparteve të vartësisë së drejt-përdrejt të SHP të FA, për aktivitetin e FA në kohë paqe, krize e lufte. QBO varej nga Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Krijimi i Qendrës së Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA si strukturë e veçantë, mundësoi shkrirjen të gjitha strukturave të shërbimit të përmendura më lart dhe në vartësi të saj u përcaktua struktura e reja si: Drejtimi, Zyra e Zbulimit, Zyra Operacionale, Zyra e Kushtrim-Lajmërimit dhe Zyra e Ndërlidhjes. Zyra e Kushtrim Lajmërimit në përbërje të Qendrës së Bashkuar Operacionale lindi si domosdoshmëri nga nevoja për bashkëpunimin, komunikimin dhe kordinimin efektiv me Qendrat Operacionale homologe, si dhe komunikimi në vijimësi me trupat tona paqëruajtëse jashtë vendit si, Irak, Afgani-stan, Bosnjë-Hercegovinë etj. Kjo strukturë ka funksionuar deri në Maj të vitit 2005. Organizimi dhe funksionimi i saj pa dyshim ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara pasi u krijua mundë-sia e veprimit të përbashkët të ish zyrave të ndara dhe në varësi të ndryshme. Lidhur me disa probleme e shqetësime që kishin lindur për mbulimin e koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe sigurimin e komandim kontrollit pa ndërmjetësim, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes nr. 448 datë 20.07.2004 “Për krijimin e grupit të punës për riorganizimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR) në Forcat e Armatosura” u ngrit një grup pune për këtë qëllim i cili pasi shqyrtoi dhe analizoi të gjitha të dhënat e veprimtaritë e strukturave të kërkim-shpëtimit, propozoi që në Qendrën e Bashkuar Operacionale, të ngrihet sektori (qendra) i koordinim-shpëtimit (RCC), propozim i cili u miratua.

Në këtë kuadër pësoi ndryshime edhe struktura e QBO-së u krijuan pesë sektor operacional dhe një sektor (qendër) i kërkim-shpëtimit. Me krijimin e sektorit operacional u shkrinë zyrat operacionale, zbulimit, ndërlidhjes dhe kushtrim-lajmërimit .Në Qershor të vitit 2005 u bë çvendosja e RCC nga Rinasi në ambientet e QBO dhe mori drejtimin nga venddisllokimi i ri me datë 27.6.2005.

Mbështetur në Dekretin Nr 5110, datë 13.11.2006 të

Presidentit të Republikës “Struktura Organizative e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr 26, datë 17.01.2007 krijohet Qendra Operacionale e Mbrojtjes me strukturë organizative : Drejtimi, Sektori i Forcës së Bashkuar dhe Strukturave Homologe, Sektori i Strukturës Mbështetëse, Sektori i Strukturës Civile dhe Sektori (qendra) i Kërkim Shpëtimit. Aktivizimi i kësaj strukture u bë 1 shtator të vitit 2007.Qendra Operacionale e Mbrojtjes u ngrit si strukturë në vartësi operacionale nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me veprimtari të pandërprerë në 24 orë. Ajo shër-bente si pikë grumbullimi e të dhënave të situatës për strukturat e Forcave të Armatosura, emergjencat civile dhe operacionet e kërkim shpëtimit, staf fillestar për koordinimin e veprimtarive të strukturave të Forcave të Armatosura në rastet e situatave kritike, qendër e bashkërendimit të informacionit të strukturave të FA dhe Institucioneve Qendrore Shtetërore.

Qendra Operacionale e Mbrojtjes u vendos në godinën e Shtabit të Përgjithshëm në ambiente komode me kushte mjaft të mira për punë, me ndërlidhje të vazhdueshme dhe kushte të larta sigurie.

Në vitin 2010, në zbatim të Dekretit e presidentit të Repub-likës nr 6357, datë 9.12.2019

“Struktura Organizative e FA të RSH-së dhe urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr 151/5, datë 24.12.2009 “Për kalimin në strukturën e re të FA të RSH” me urdhër të SHSHPFA nr 24, datë 24.02.2010 suprimohet Qen-dra Operacionale e Mbrojtjes dhe organizohet Qendra e Bashkuar Operacionale në ko-mandim të plotë të SHPFA me këtë përbërje: Drejtimi, Sek-tori i Operacioneve Tokësore, Sektori i Operacioneve Deta-tre, seksioni i Operacioneve Ajrore, Sektori i Strukturave Mbështetëse dhe Autonom-eve, Sektori i Emergjencave Civile, Sektori i Koordinim Shpëtimit, Sektori i Vendit Pritës dhe Seksioni i Oper-accioneve të Mbështetjes së

Paqes. Nr. i repartit 6655. Në vitin 2012, në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr 7458, datë 11.05.2012 “Struktura Organizative e forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr 434, datë 06.06.2012, u miratua Tabela e re e Organizimit dhe pajisjeve të Qendrës së Bashkuar Operacionale” me këtë përbërje: Adminis-trata, Sektori i Planëzimit Vlerësimit dhe Mbështetjes, Sektori i Operacioneve Tokësore, Sektori i Operacioneve Ajrore, Sektori i Operacioneve Detare, Seksioni i Kontrollit të Lëvizjes, Seksioni i Kërkim Shpëtimit dhe Seksioni i Vendit Pritës. Numri i repartit 6602.Ristrukturimi i Aleancës, në maj 2012 dhe sidomos krijimi i CCOMC (Comprehensive Crisis and Operations Management Centre), përcaktoi domosdoshmërinë e një qasje të re doktrinare e ligjore në mbështetjen e komandim kontrollit (C2) të FA në nivelin operacional dhe strategjik. Kështu, u krye studimi për riorganiz-imin e QBO-së dhe pas Dekretit të Presidentit, me urdhër të MM, Nr 610, datë 23.07.2014 “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale” dhe urdhër të MM, Nr 720, datë 18.08.2014 “Për miratimin e TOP të QBO të FA, u bë riorganizimi i Qendrës së Bashkuar Operacionele me këtë përbërje: Drejtimi, Sektori i Planëzimit & Vlerësimit të Rrezikut, Sektori i Operacioneve të Bashkuara, Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit dhe Sektori i Kontrollit të Lëvizjes. Numri i repartit 6602.

Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr 1166, datë 24.11.2016 “Për organizimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale”, QBO u riorganizua dhe kaloi në një strukturë të re organizative. Ky riorganizim u bë pas një studimi dhe analize të thellë të strukturës aktuale, problemeve të dala gjatë implementimit të saj dhe disa detyrimeve nga aktet ligjore e nënligjore të dala mbas miratimit të strukturës së QBO-së në vitin 2014. Sipas këtij riorganizimi QBO-ja përbëhet nga Drejtimi, Sektori i Vlerësimit dhe Planëzimit, Sektori i Drejtimit të Operacioneve dhe Sektori i Mbështetjes së Vendit Pritës. Numri i repartit 6602.

Komandantët e QBO-së në vite, kanë qenë, Kolonel Vladi-mir Ndreaj (25.7.2002-21. 5.2003), Kolonel Petrit Tetova (21.5.2003-7.7.2003), Kolonel Zef Lleshi (16.8.2003-25.7.2007), Kolonel Vait Golikja (1.12.2008-1.5.2010), Kolonel Hysen Ceko-dhima (3.5.2010-6.9.2010), Kolonel Rruzhdi Kuçi (1.2.2011-31.5.2012), Kolonel Xhevdet Zeneli (1.6.2012-1.10.2013), Kolonel Shkëlqim Çela (14.1.2014-1.10.2014), Kolonel Ahmet Leka (1.10.2014-08.07.2016), Kolonel Tonin Marku nga 1.8.2016 e në vazhdim.

14 shkurt 2002 – 14 shkurt 2017

15 vjet Qendër e Bashkuar Operacionale

Page 8: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 20178 zyrtare

Xhenierët e Komandës Mbështetësevazhdojnë të jenë të angazhuar në ndërtimin e urave “bai-

ley” kudo ku komuniteti ka nevoje. Ura u ndertua në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz në Bash-kinë e Matit,

Në përfundimin e punimeve për ndërtimin e kësaj ure, ishte e pran-ishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali dhe përfaqësues të pushtetit vendor si dhe banore të shumtë të zonës.

Banorët e Njësisë Administrative Ulëz kanë falënderuar Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për punën e bërë. Ndertimi i kësaj ure ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e këtyre banorëve në nevojë,

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli falënderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura për përkushtimin e tyre gjatë ndërtimit të kësaj ure, ajo i siguroi banorët për cilësinë e lartë të urave “bailey”. Ajo gjithashtu theksoi mungesën prej 25 viteve të investimeve në infrastrukturën e kësaj zone dhe foli për impaktin që pritet të jap kjo urë për këto fshatra. “Fshatrat që lidhen, Stojanin ku jemi, Bushkashin, Ulzën, rrugën nacionale, lidhjen që krijohet me qendrën shëndetësore, lidhjen që do të krijohet me shkollën, fëmijë që nuk do të ecin më në ujë, pleqtë dhe plakat që do të keni mundësi më tepër për të pasur siguri në lëvizjet e tyre. Më lejoni ta ritheksoj se,

FA bëjnë atë që shumëkush në këtë vend e bën me vështirësi ose nuk e bën fare. Ta gëzoni urën të gjithë banorët edhe shpresoj shumë shpejt të mundësojmë vepra të tjera, që jo vetëm i rezistojnë kohës, por që janë

të bëra me dashuri dhe me përkushtim ndaj njerëzve në uniformë.”- u shpreh ministrja Kodheli. Ura mbi përroin Hotaj në fshatin Stojan është e gjatë 18 m dhe ka një peshëmbajtje prej rreth 20 ton. Ajo i shërben rreth 3200

UraT “BaIley” ndIhMOjnë KOMUnITeTIn

Ura “bailey” për 3200 banorë në Stojan të Matit

banorëve të disa fshatrave në Njësinë Administrative Ulëz. Efektivët e Komandës Mbështetëse do të jenë gjithmon të gatshem për të ndihmuar komunitetin në nevojë.

Kapiten Ervis Hysenaj

Ministrja Kodheli: “FA bëjnë atë që shumëkush në këtë vend e bën me vështirësi ose nuk e bën fare. Ta gëzoni urën të gjithë ban-orët edhe shpresoj shumë shpejt të mundësojmë vepra të tjera, që jo vetëm i rezistojnë kohës, por që janë të bëra me dashuri dhe me përkushtim ndaj njerëzve në uni-formë.”

KONFeReNcA e SiGuRiSë Në MyNih, 17-19 ShKuRT 2017 A ka filluar rendi i ri botëror?!Në Konferencën e Sigurisë në Mynih do të

trajtohen shumë sfida aktuale në botë. Përgjigje deri tani nuk ka, ndërsa organizoatorët presin debate shumë të hapura. Kriza e demokracisë liberale, terrori i grupeve xhihadiste, çështjet e pazgjidhura territoriale në Paqësor dhe vakuumi i pushtetit që do të linte pas vete tërheqja e SHBA-së nga arkitektura e tanishme e sigurisë – janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që prezantohen edhe në “Munich Security Report 2017 (MSR)”. Konferenca e Sigurisë fillon sot, më më 17 shkurt dhe vazhdon deri më 19 shkurt, e cila konsiderohet si takimi më i rëndësishëm i vitit, kushtuar gjendjes së sigurisë. Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger, shkruan në fjalën hyrëse, se siguria ndërkombëtare aktualisht është në gjendjen më të rëndë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kjo ka të bëjë ndoshta me tezën kryesore se ka përfunduar era perëndimore në dominimin e rendit liberal botëror. Kthesa?

Drejtori i Konferencës së Mynihut, Wolfgang Ischinger i sheh në ofensivë kundërshtarët e shoqërisë së hapur. Njerëzit në Perëndim po e humbasin besimin tek modeli liberal i shoqërisë dhe vlerat elementare. Kështu thuhet në një prej studimeve për këtë Konferencë. Në shumë vende-ndër to edhe në SHBA, Spanjë dhe Gejrmani-njerëzit sot në dallim nga koha para 15 vitesh e konsiderojnë sundimin autoritar si një sistem më të mirë se sa demokracinë. Një rol të rëndësishëm këtu luan përhapja e lajmeve të gabuara. Fake news paraqesin një sfidë të madhe për debatin e hapur – në veçanti ato në mediat sociale. Kjo është vënë re në fushatën paraelektorale në SHBA dhe po shihet edhe në luftën e Ukrainës. “Rreziku më i madh është humbja e besimit të qytetarëve tek mediat dhe politika”, thuhet në këtë dokument. Problemi është që edhe qeveritë e kanë shumë të vështirë të reagojnë, sespe ndalimi

i këtyre burimeve të lajmeve do të ishte cënim i vlerave liberale.Siria

Rreziqet për shoqërinë e hapur shihen edhe tek konfliktet e shumta, si për shembull në Siri. Prej vitit 2011, sipas OKB-së, kanë humbur jetën mbi 300.000 vetë atje. Ndërsa gjysma e popullit të Sirisë është në arrati. Lufta e Sirisë kaherë është shndërruar në një konf-likt ndërkombëtar, thuhet në dokumentet e Konferencës së Sigurisë. Në këtë konflikt janë përzier edhe shumë vende të tjera të rajonit, ndërsa Perëndimi kryesisht po bën sehir. Epoka post-perëndimore duket se ka filluar.Sfidat e tjera

Sfida më e madhe vjen nga grupi xhi-hadist “Shteti Islamik”. Mbështetësit e tij po i shkelin me këmbë vlerat perëndimore. Disa atentate dhe sulme terroriste të kryera në Evropë dëshmojnë për përzierjen e tyre edhe këtu. Vedet e Evropës po reagojnë

në forma të ndryshme. Franca ka shpallur gjendje të jashtëza-konshme. Ndërsa Gjermania mjaftohet me aksione policore dhe bastisje. Në shtigje afatgjata, Evropa duhet të ketë një reagim të përbashkët dhe unik, thuhet në këtë dokument. Shkaku kryesor i shtimit të sfidave ëshë rekrutimi i luftëtarëve brenda Evropës. Pro-paganduesit e xhihadizmit i kanë shtuar aktivitetet, ndërkohë që ka dhe një ndërlidhje mes kriminalitetit klasik dhe terrorizmit.Përgjigjet e Konferencës

Në 90 faqet e Munich Security Report, të përpiluar nga shumë think-tank, flitet për sfidat e shumta aktuale në botë, të cilat mund t’i japin fund rendit të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në Raport flitet për mospajtimet brenda aleancave të vjetra dhe konfliktet me pjesëmarrje ndërkombëtare si dhe zhvillimet në vende të ndryshme. Autorët nuk kanë formuluar ndonjë përgjigje, të cilat do të formulohen në fund të kësaj jave në Konferencën e Sigurisë. Ambasadori Ishinger shpreson se në Konferencë “do të flitet hapur dhe sinqerisht për dallimet në mendime, interesat dhe vlerat e përbashkëta.”

Page 9: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 9zyrtare

Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura, ministrja e

Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvil-loi më 14 shkurt 2917, një takim me studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës.

Në bisedën që pati me ta, ministrja Kodheli radhiti përparësitë që ka një i ri që arrin të bëhet pjesë e Forcave të Ar-matosura, duke përmendur mundësinë për karrierë bazuar në meritokraci, të ardhura të sigurta dhe kujdes shëndetë-sor falas për ta dhe familjet e tyre.

Ajo gjithashtu theksoi në mënyrë të veçantë mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura për të rinjtë që zotërojnë një diplomë universitare, duke nënvizuar se në FA ka mundësi karriere thuajse për të gjithë profesionet.

Sa i përket mundësive për trajnime e studime jashtë vendit, e cila ngjalli interes të veçantë te studentët, minis-trja Kodheli u tregoi atyre se Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes kanë aktualisht rreth 300 përfaqësues në misione apo komanda jashtë Shqipërisë, duke konkurruar me Ministrinë e Pu-nëve të Jashtme.

Në vijim, ministrja Kodheli iu përgjigj pyetjeve që kishin të bënin drejtpërdrejt me procesin e rekrutimeve, karrierën në Forcat e Armatosura, por edhe atyre kureshtare për funksionimin e FA në përgjithësi.

Fushata e aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura mbyllet më datë 17 mars 2017. Si-pas njoftimit të cilin po e botojmë në këtë faqe gazete, mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç dhe në mo-mentin e titullimit ushtar-detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç deri më datë 30 qershor 2017. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do

të titullohen ushtar-detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titul-limit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç deri më datë 30 qershor 2017. Aplikantët plotësojnë formularin e ap-

likimit dhe pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura

Rekrutimi, Kodheli takim me studentë të fakulteteve të Tiranës

N J O F T i M

Fillon rekrutimi i ushtarëve/detarë aktiv në FAQendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes

ka filluar procedurën e rekrutimit ushtar/detar aktiv për periudhën deri më 17 Mars 2017.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve /detarëve aktiv

a). Për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura si ushtar/detar aktiv shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

• Të jetë shtetas shqiptar. • Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale. • Të mos jetë në ndjekje penale. • Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profe-

sionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.

• Të mos jetë në proces gjykimi penal nga Gjykata • Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momen-

tin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç deri më datë 30.06.2017. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç deri më datë 30.06.2017.

• Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.

• Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Universitar i Traumës (Njësia Ushtarake).

• Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual dhe psikologjik.

• Kandidatët për ushtar/detarë aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për fem-rat.

• Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kom-

pletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femra.

b). Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar aktiv.a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Arma-

tosura si ushtar/detarë aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejtë në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

b) Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit dhe pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për doku-mentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Pers-onel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit bëhen publike në faqen e internetit të Forcave të Armatosura.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëma) Kandidatët për ushtar/detar aktiv, paraqesin në Qendrën

e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme: • Kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i

aplikantit, deklarimi që nuk ka qënë i dënuar më parë brenda ose jashtë vendit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara.

• Fotokopjen e kartës së identitetit• Certifikatë familjare. • Dy fotografi të përmasave 4 x 6cm dhe dy fotografi të

përmasave 9x12 cm• Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të

arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria

Arsimore Rajonale/Rrethit. • Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale

(nëse ka), të noterizuar. • Dëshmi penaliteti.• Vërtetim nga prokuroria. • Vërtetim nga gjykata.

Dokumentacioni mjeksor, duhet të merret në qendrat shëndetësore publike si më poshtë,

1. Raportin mjekësor të lëshuar nga Komisioni mjeko – ligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit.

2. Një raport ose vërtetim nga mjeku i familje s ku dekla-rohet se kandidati është i shëndetshëm dhe nuk ka sëmundje infektive.

3. Fletë ekzaminimet për agjentët infektivë (Hepatit B, Hep-atit C, HIV/AIDS), dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bangat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.

Periudha e regjistrimit të kandidatëve deri më 17 Mars 2017.

Shënim: Shtetasve me arsim të lartë të cilët zotërojnë nivel të mirë të gjuhës angleze do t’u jepet mundësia për konkurim për të ndjekur arsimim/kurs ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendeve të tjera të NATO-s.

Adresa:Qendra e Personel Rekrutimit, Rruga e “Dibrës”

(Ish-Shkolla e Bashkuar), Tiranë.Kontakt:

++ 355 42 34 85 88

Page 10: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 201710 nato

NATO ndihmon Ukrainën për institucionet e mbrojtjes

Kryeministri i Ukrainës, Volodimir Groysman, vizitë në Shtabin e NATO-s

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, u takua me Presidentin e Republikës së Moldavisë, H.E. M. Igor

Dodon, në Shtabin e NATO-s më 7 shkurt 2017, për bisedime mbi part-neritetin midis Aleancës dhe Republikës së Moldavisë. Gottemoeller falënderoi Moldavinë për kontributin e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s të KFOR-it, që gjithashtu i jep trupave moldave përvojë të vlefshme praktike. Ajo shpjegoi se partneriteti midis NATO-s dhe Republikës së Moldavisë ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve, “për shembull me trajnime për gati të 2.000 moldavëve në fusha të tilla si lufta kundër korrupsionit në sektorin e mbrojtjes, sigurisë së kufijve dhe planifikimin e emergjencave civile”.

Aleanca ka shpenzuar 4.5 milionë euro për shkatërrimin e pesti-cideve, minave anti-njerëzore, municioneve të tepërta dhe karburantit të raketave. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se do të hapet një zyrë të re ndërlidhëse civile në Kishinau këtë vit për të ndihmuar mbështetjen e NATO-s për reformat e vendit, siç kërkohet nga qeveria moldave. Ajo theksoi se NATO respekton plotësisht neutralitetin kushtetues të Moldavisë, e njohur në Planin e Veprimit të Partneritetit Individual.

Në konferencën e përbashkët për shtyp që Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller dhe Presidenti i Repub-likës së Moldavisë, Igor Dodon, dhanë pas takimit, Rose Gottemoeller, përcolli mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se NATO në lidhje me Moldavinë, është shumë e qartë. “NATO respekton sovranitetin e të gjitha kombeve. Ne fuqimisht besojmë se çdo komb ka të drejtë për të vendosur kursin e vet. Për të zgjedhur aleancat e veta. Ose për të zgjedhur të lidhet ose jo me askënd”. NATO respekton plotësisht neutralitetin kushtetues të Moldavisë. “Partneritetit ynë Plani i Veprimit Individual, pranon se Moldavia është neutrale kushtetuese dhe nuk dëshiron të bashkohet me Aleancën e NATO-s. Ky dokument është në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme moldave, kështu që bashkëpunimi ynë është transparent për të gjithë”. Por ajo tha se neutraliteti nuk është i njëjtë me izolimin dhe se NATO punon ngushtë me vendet e tjera neutrale, të tilla si Zvicra dhe Austria. “Moldavia është një partner i afërt me NATO-n dhe unë vlerësoj kontributin e Moldavisë në misionin tonë të KFOR-it në Kosovë. Kjo mbështet paqen në Ballkanin Perëndimor, ajo i jep trupat moldave përvojë të vlefshme praktike, dhe kjo tregon se Moldavia është një kontribues i përgjegjës për sigurinë ndërkombëtare. Neutraliteti është ndërtuar

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, priti në Shtabin e NATO-s më 9 shkurt 2017, Kryeministrin

e Ukrainës, Volodimir Groysman, në një vizitë zyrtare, për të diskutuar për situatën e rëndë në Ukrainën lindore dhe mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.

Që kur veprimet agresive të Rusisë kanë filluar tre vjet më parë, NATO ka qëndruar me Ukrainën, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, në konferencën e përbash-kët për shtyp me kryeministrin e Ukrai-nës, Volodimir Groysman. “Kjo nuk do të ndryshojë”, theksoi ajo. Ajo tha se në kryesimin e takimit të veçantë të Komi-sionit NATO-Ukrainë, diskutuan faktet e fundit në terren dhe se çdo aleat shprehu mbështetje të fuqishme për sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial. NATO nuk ka njohur dhe nuk do të njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe “ne dënojmë destabilizimin e vazh-dueshëm të Rusisë të Ukrainës lindore”. NATO është e shqetësuar thellësisht nga dhuna, “Armëpushimi është shkelur pothuajse çdo ditë për dy vitet e fundit. Por javën e kaluar, OSBE-ja, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, regjistroi mbi 10.000 shkelje të armë-pushimit në një ditë të vetme. Përfshirë pajisjet e rënda, ndaluar në bazë të Mar-rëveshjeve Minsk. Ne kemi parë luftimet rënda në dy vitet e fundit. Ne nuk duhet të pranojmë këtë si një normalitet të ri”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller. “Është thelbësore që vëzhguesve të OSBE-së u është dhënë qasje e lirë në të gjithë Ukrai-nën. Deri në kufi me Rusinë, siç kërkohet nga marrëveshjet Minsk. I bëj thirrje të gjitha palëve që të respektojnë angazhimet e tyre”, tha ajo. “Rusia ka një përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim. Ukraina është duke vazhduar në rrugën e reformave anti-korrupsion, pavarësisht nga këto rrethana të vështira”. Zëvendës Sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s, përgëzoi Kryeministrin në lidhje me vazhdimin e procesit të reformave në Ukrainë. “Ju përgëzoj për përpjekjet tuaja. Inkurajoj Ukrainën të vazhdojë të shkojë përpara

me reformat e tilla. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike në Ukrainë. Nëpërmjet Paketës tonë Gjithëpërfshirës të Asistencës, dhe përmes Fondit të Mirëbesimit”.

NATO po mbështet një program të sigurisë rajonale të hapësirës ajrore, për të ndihmuar Ukrainën që të mirë trajtojë in-cidentet e sigurisë së ajrit. “Programi ynë i Rehabilitatimit mjekësor ka ndihmuar mbi 150 ushtarakë dhe gra të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, si dhe Programi i Arsimit të Mbrojtjes ka trajnuar rreth 800 personel ushtarak ukrainas të vitit të

kaluar. “Ne kemi ofruar trajnime anti-korrupsion dhe këshilla të ministrive të Ukrainës dhe Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe jemi duke ndihmuar Ukrainën që të krijojë një qendër për të monitoruar dhe hetuar incidentet kiberne-tike të sigurisë”. NATO në përgjithësi po ndihmon Ukrainën të reformojë institucio-net e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes, “Për të mundësuar Ukrainën për të mbrojtur më mirë veten dhe t’i rezistojë kërcënimit të luftës hibride”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Got-temoeller.

NaTo siguron mbrojtjen e fëmijëveKonferencë Ndërkombëtare për Fëmijët dhe konfliktet e armatosura

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, u takua me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (PSSP)

për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, Leila Zerrougui në Palais d’Egmont më 10 shkurt 2017. Ato së bashku moren pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për fëmijët dhe konfliktet e armatosura organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës në Palais d’Egmont me praninë Mbretërore të Madhërisë së saj Mbretëresha Mathilde të Belgjikës.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme për mbajtjen e kësaj konference dhe theksoi se NATO është plotësisht e angazhuar për zbatimin e Rezolutës 1612, së bashku me rezolutat të ndërlidhura për mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur. “Ne përgëzojmë Kombet e Bashkuara dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për udhëheqjen e tyre të fortë për këtë çështje. Tragjikisht, kërcënime serioze për fëmijët në zonat e luftës janë shumë më tepër të shumta sot, shumë shpesh janë nënshtruar më të pafajshëmit dhe më të pambrojturit në mesin tonë ndaj sulmeve pa dallim, dhunës seksuale dhe rekrutimit si ushtarë. Ne duhet të kujtojmë: Këta janë fëmijë. Ata që janë më në nevojë për mbrojtje”. Ajo tha se konferenca si këto ndihmojnë për të tërhequr vëmendjen “për një problem që ende shumë shpesh neglizhohet”, si dhe kjo vëmendje vë presion mbi shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të bërë më shumë, “Është e domosdoshme që ne të gjithë bëjmë më shumë. NATO ka bërë shumë për të trajtuar mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga konfliktet e armatosura dhe ne jemi të angazhuar për të bërë edhe më shumë”. Mbrojtja e fëmijëve në operacionet dhe misionet e drejtuara nga NATO u drejtua për herë të parë në Samitin e Çikagos të NATO-s në vitin 2012, pikërisht kur Krerët e Shteteve dhe Qeverive të NATO-s vendosën të zhvillojnë praktikisht, masa në

terren të orientuara për të përgatitur më mirë trupat të udhëhequra nga NATO, kur ato ndeshen me shkelje ndaj fëmijëve.

NATO ka miratuar “Udhëzimet ushtarake ndaj fëmijëve dhe konflikteve të armatosura”, ku komandantët pajisin forcat e dislokuara me më shumë trajnime për çështjen. Në vitin 2013, NATO zhvilloi në bashkëpunim me Kombet e Bash-kuara nje modul për mbrojtjen e fëmijëve, për të ofruar një pasqyrë të gjashtë shkeljeve të rënda ndaj fëmijëve të identifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së. Rose Gottemoeller, vërejti se “Ne morëm hapa shtesë në Samitin e Uellsit në vitin 2014 për të siguruar që ne jemi të përgatitur, kurdo dhe kudo që fëmijët janë të prekur nga konflikti i armatosur”, duke përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, një dokument politikash për mbrojtjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura dhe pas konfliktit. Kjo politikë u miratua nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në mars 2015. “Ajo jep udhëzime shtesë për integrimin e Rezolutës 1612 dhe rezolutat e lidhura në doktrinës ushtarake, edukimin, trajnimin dhe ushtrimet e Aleancës, si dhe operacionet dhe misionet e drejtuara nga NATO. Në trajnimin e forcave lokale, NATO siguron se mbrojtjes të fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur i është dhënë vëmendje e nevojshme që meriton”. Operacionet e drejtuara nga NATO, duke përfshirë edhe në Afganistan, “janë duke marrë një rol aktiv në parandalimin, ndjekjen dhe duke iu përgjigjur shkeljeve ndaj fëmijëve. Pika kryesore kontakti për fëmijët dhe konfliktet e armatosura janë emëruar në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s, që mbështesin integrimin e Udhëzimeve Ushtarake për fëmijët dhe konfliktet e armatosura në mundësitë e trajnimit, ushtrimet dhe planifikimit të misionit. Zyrtarët e NATO-s vazhdojnë të ngrejnë çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në angazhimet e tyre politike dhe ushtarake me zyrtarë të lartë afganë,ashtu siç kemi bërë në fusha të tjera të konfliktit”.

Gjatë viteve, NATO dhe partnerët e saj operative kanë nxjerrë mësime të rëndësishme rreth se si të mbrojnë viktimat civile dhe në mënyrë specifike se si për të zbutur rreziqet e paraqitura për fëmijët në zonat e konfliktit. “Ne vazhdojmë për të mësuar dhe për të përshtaturdhe ne mbetemi të angazhuar për të bërë edhe më shumë. Komuniteti global duhet të bëjë gjithshka të mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe në të vërtetë të gjithë civilët, nga të qenit viktimë në zonat e konfliktit, qoftë pa dashje apo ndryshe”.

Përgatiti: Mimoza GOLIKJA

NATO respekton kushtetutën e Moldavisë

Presidenti i Republikës së Moldavisë, H.E. M. Igor Dodon, vizitë në Shtabin e NATO-smbi një themel të institucioneve të forta dhe të qeverisjes së mirë. NATO po ndihmon Moldavinë në të dy fushat. Ne i ofrojmë civilëve moldavë dhe personelit ushtarak trajnimin dhe edukimin për të ndihmuar për të luftuar korrupsionin në sektorin e mbrojtjes”.

NATO ndihmon Moldavinë për të ndërtuar një sistem të fortë pro-fesional të arsimit ushtarak, me Bachelor dhe në gradën e magjistraturës, si dhe në kurse të tjera profesionale. Deri më tani, 350 moldavë kanë mbaruar këto kurse, dhe 275 moldavë janë aktualisht të regjistruar në studime. “NATO është e angazhuar për të përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm moldavë. NATO ka shpenzuar 4.5 milionë euro për shkatërrimin e pesticideve të rrezikshme, e minave kundër personit, municioneve të tepërta dhe karburantit ruajtur në raketat e rrezikshme. Pothuajse 1.300 moldavë kanë ndjekur kurse të NATO-s në tema, përfshirë logjistikën, sigurisë së kufijve dhe planifikimin e emergjencës. Vitin e kaluar, NATO pagoi për një laborator të ri të mbrojtjes kiber-netike në Universitetin Teknik të Moldavisë, për të ofruar trajnime në mbrojtjen kibernetike. Shumë prej këtyre programeve janë civile dhe jo në natyrë ushtarake. Të gjitha këto ndihmojnë për të bërë Moldovinë më të mbrojtur dhe më të sigurt. Çdo gjë që ka bërë NATO është kërkuar nga qeveria e Moldavisë”.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller tha se këtë vit, do të hapet në Kishinau, një Zyrë e re ndërlidhëse NATO-s, e përbërë vetëm nga civilë. “Kjo nuk është një bazë ushtarake, por një mision i vogël diplomatik që përbëhet vetëm nga civilët. Nuk do të ketë trupa të NATO-s në Moldavi. NATO ka pasur me kohë oficerët e ndër-lidhjes të këtij lloji në vende të tjera partnere, të tilla si Rusia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Siç kërkohet nga qeveria moldave, Zyra do të lehtësojë mbështetjen tonë për reformat e vazhdueshme të Moldavisë”. Kjo zyrë gjithashtu do të rrisë transparencën në lidhje me atë se çfarë është ajo që NATO bën me Moldavinë, “të cilat ne mendojmë se do të jenë shumë interesante dhe ne shpresojmë gjithashtu të jenë të dobishme për publikun moldav”. NATO mbështet plotësisht një Moldavi stabile, të sigurt dhe neutrale, “Është e rëndësishme që Moldavia vazhdon reformat e saj demokratike, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e gjyqësorit. Dhe është e rëndësishme që Moldavia mbetet e përkushtuar në vlerat e përbashkëta nga të gjitha demokracitë europiane”, përfundoi Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, duke falënderuar presidentin për vizitën në Shtabin e NATO-s. “Moldavia mund të mbështetet në miqësinë e NATO-s”.

Page 11: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 11nato

SHBA nuk e braktis AzinëSekretari i Mbrojtjes James

Mattis përfundoi udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në fil-lim të shkurtit 2017. Sipas një

njoftimi për shtyp të Departamentit të Mbrojtjes në lidhje me vizitën e tij në Korenë e Jugut dhe në Japoni, qëllimi i Sekretarit Mattis ishte për të “dëgjuar shqetësimet e udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe Japonisë”. Të dy vendet janë aleate të rëndësishme të SHBA-së në Azi, dhe që të dy përballen me kërcënime serioze në afërsi të vendit të tyre.

Megjithatë, qëllimi kryesor i vizitës së Mattis, sipas analistëve të gjeopoli-tikës, George Friedman dhe Jacob L. Shapiro, “nuk ishte diskutimi i kërcëni-meve të sigurisë, qëllimi ishte për të siguruar të dy vendet se administrata e presidentit Donald Trump nuk do ta braktisë strukturën e aleancës ameri-kane në Paqësor”. Në dritën e vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Mattis ata dhanë një analizë të zgjeruar për “Mauldin Ekonomi, LLC”, që mund të jetë e dobishme për të shqyrtuar investimet ushtarake dhe pozicionet aktuale ameri-kane në rajonin e Azi-Paqësorit.

Angazhimet ushtarake të ShBA në azi-Paqësor

Shtetet e Bashkuara përdorën kontrollin si strategji të tyre krye-sore në bllokimin e Bashkimit Sovjetik. Duke parë hartën e mësipërme, ne mund të shohim se SHBA-të po ndjekin një strategji të ngjashme me Kinën. Asetet ushtarake amer-ikane të vendosura në vendet e Azi-Paqësorit kanë dy qëllime. Së pari, ato i sigurojnë SHBA projeksionin detar të energjisë në Oqeanin Paqësor. Së dyti, ato ndihmojnë të përmbajnë nga extensioni ambiciet kineze.

Përveç Guam (i cili është terri-tor amerikan), SHBA-ja nuk ka tokë sovrane në Oqeanin Paqësor perën-dimor. Prandaj, Shtetet e Bashkuara duhet të kenë marrëdhënie të mira me vendet e vendosura strategjike në Paqësor, ku ato mund të bazojnë anijet dhe ushtarët. Japonia, Korea e Jugut dhe Australia janë aleatët më të rëndë-sishme amerikane në rajon, por SHBA gjithashtu mban shkallë të ndryshme të bashkëpunimit me vende Filipine, si Tajlanda dhe Singapori.

Filipinet janë një pjesë e rëndë-sishme e kësaj strategjie. Por atyre gjithashtu është duke u ardhur rrotull Kina, me gjeopolitikën afatmesme dhe afatgjatë e të saj në të ardhmen. Megjithatë aktualisht, Kina është eko-nomia e dytë më e madhe në botë. Ajo është duke derdhur para në zhvillimin e saj ushtarak dhe duke u përpjekur për të tërhequr bashkëpunim nga vendet e tjera. Filipinet janë tërheqëse tani dhe për Manilën është Uashingtoni, Pekini, Tokio, dhe të tjerët që e ndjekin atë me premtimet rreth investimeve dhe mbrojtjes në këmbim të garancive të sigurisë.

Traktati i ndërsjellë i Mbrojtjes midis SHBA dhe Filipineve ka mbetur në vend, por të dy palët ranë dakord vetëm kohët e fundit sipas të cilit Shtetet e Bashkuara mund të përdorin

msc. mimoza GoLiKJa

aeroplanmbajtësja ruse kthehet

Aeroplanmbajtësja ruse Admiral Kuznetsov e cila ndodhej në Mesdhe për të marrë pjesë në operacionet në Siri kthehet në Rusi. Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, të datës 8 shkurt 2016, theksohet se aeroplan-mbajtësja “Admiral Kuznetsov” është ankoruar në gjirin Kolsk, në afërsi të qytetit Severemorsk. Ndërsa ditën tjeter për aeroplanmbajtësen e vetme të Rusisë u mbajt një ceremoni pritjeje. Aeroplanmbajtësja ruse ishte nisur nga Rusia drejt brigjeve të Sirisë me 15 tetor. Dy avionë luftarakë të cilët ndodheshin në “Admiral Kuznetsov” gjatë detyrës në Mesdhe ishin rrëzuar, njëri më 14 nëntor dhe tjetri më 5 dhjetor. Rusia në kuadër të vendimit të datës 6 janar për “pakësimin e forcave ushtarake në Siri” kishte njoftuar se aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” do të largohej nga rajoni, gjë që u realizua në fillim të muajit shkurt.

Një vështrim i investimeve dhe pozicioneve ushtarake të SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit

bazat në Filipine. SHBA ende nuk u është dhënë leje të kthehen në bazën detare të shumë lakmuar të Subic Bay. Por Presidenti i Filipineve gjithashtu kohët e fundit është plot me retorika anti-amerikane.

SHBA kërkon kontrollin detar të oqeaneve. Ajo ka një flotë detare të fortë, por një flotë në vetvete nuk është e mjaftueshme. Frenimi i Kinës është një pjesë kryesore e strategjisë së saj të Paqësorit. Edhe në qoftë se Kina mund të përfshihet me mjete të tjera përveç fuqisë amerikane, SHBA-ve ende do ti duen partnerët e Paqësorit për të ndihmuar të projektojë fuqinë e saj detare.

Nën gjithë zhurmën është fakti i thjeshtë se SHBA mban një prani mbresëlënëse ushtarake në Paqësor. Mattis do tu kujtojë aleatëve amerikanë sa të rëndësishme janë për interesat amerikane dhe se qëllimet e SHBA mund të maten në angazhime, jo me titujt.

FDi të ShBA të Azi-PaqësoritPërveç strategjisë së saj ushtarake,

SHBA ka një strategji ekonomike. Ajo dëshiron që vendet të shohin përfitimet ekonomike të bashkëpunimit me SHBA-në. Shtetet e Bashkuara janë ekonomia më e madhe në botë. Ajo e ka përdorur këtë fuqi ekonomike në mënyrë shumë efektive në të kaluarën.

Gjëja e parë që të vihet në dukje nga harta e mësipërme, është se destinacioni

më i madh për investimet e huaja direkte (FDI) të SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit, nuk është një aleat amerikan, por Kina. Ekonomia e Kinës është në mes të një tranzicioni të madh. Mar-rëdhëniet ekonomike amerikano-kineze janë të rëndësishme për të dyja palët, por sidomos për Kinën. SHBA është tregu më i madh i eksportit të Kinës.

Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak se kompanitë amerikane do të mund të përfitonin duke lëvizur prodhimin në Kinë. Tani, Pekini duhet të shkojë deri në masën e vlerës nga tërheqjen e investimeve të huaja dhe teknologjia (nga të cilat SHBA është një burim i madh). Nëse Kina sfidon seriozisht SHBA-në, ajo rrezikon këto përfitime

ekonomike.Pesë Përfituesit e ar-

dhshëm më të mëdhenj të FDI-ve të SHBA në rajon janë aleatët e rëndë-sishëm amerikanë dhe partnerët. Japonia, Ko-rea e Jugut dhe Australia janë në krye të listës. Singapori, i vendosur në ngushticën me rëndësi strategjike të Malacca, është tjetër. Strategjia ushtarake kontrollin e shfaq me hartën e parë, ku fokusohet kryesisht në bllokimin e aksesit kinez në Paqësor. Në të

kundërt, kjo hartë e shpërndarjes së FDI-ve të SHBA tregon një strategji jo të kontrollit, por të ndikimit të gjerë ekonomike të SHBA-së nëpër Azi-Paqësorin.

Duhet gjithashtu të theksohet se disa FDI të SHBA janë drejtuar në vendet e vogla, të tilla si Ishujt Mar-shall. Shuma e FDI-ve është më e ulët për shkak se këto janë ekonomi më të vogla, por investimet janë ndoshta më të rëndësishme për zhvillimin ekono-mik të këtyre vendeve. Duke qenë një aleat i SHBA-së, apo edhe një partner i SHBA, do të thotë qasje në inves-time amerikane. Çmimi për të qenë një aleat i SHBA mund të jetë i lartë, por ai gjithashtu vjen me përfitime kryesore.

udhëtimi i Sekretarit MattisKëto dy harta janë një fotografi e

shpejtë e fuqisë amerikane. Ato janë gjithashtu snapshots-i që SHBA ka nevojë. Imperativi i SHBA është për të ruajtur dominimin e saj në oqeanet e botës. Anijet kanë nevojë për portet. Avionët kanë nevojë për bazat. Për këto nevojat themelore, Shtetet e Bashkuara duhet të kenë marrëdhënie të mira me vendet e vendosura strategjikisht në Paqësor. Këto vende, nga ana tjetër, mbështeten në SHBA për mbrojtjen dhe ruajtjen e status quo-së. Administrata Trump kërkon më shumë nga aleatët e saj, jo më pak. Puna e Sekretarit Mattis do të jetë për të komunikuar besueshmërinë e garancive të sigurisë amerikane, si dhe për t’i kujtuar këtyre vendeve që ekzistojnë për shkak të inte-resave të përbashkëta të marrëdhënieve. Që SHBA kërkon më shumë nga këto vende nuk do të thotë se prania e SHBA do të ulet. Por duke lejuar praninë, SHBA nuk do të zgjidhë të gjitha prob-lemet e tyre.

Page 12: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 201712 bullgaria

“Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, megjithë deficitin sistematik në vitet e fundit në drejtim të sigurisë së tyre financiare, janë në gjendje, në sajë të përpjekjeve të komandantëve dhe të gjithë personelit ushtarak për të kryer detyrën e saj kryesore - duke sigu-ruar sovranitetin e Republikës së Bullgarisë”.

Ministri i Mbrojtjes Ste-fan Yanev po bën çdo përpjekje për të rritur statusin social të ush-

tarakëve. “Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, megjithë deficitin sistematik në vitet e fundit në drejtim të sigurisë së tyre financiare, janë në gjendje, në sajë të përpjekjeve të komandantëve dhe të gjithë personelit ushtarak për të kryer detyrën e saj krye-sore - duke siguruar sovranitetin e Re-publikës së Bullgarisë”. Këtë deklaroi ministri i Mbrojtjes, Stefan Yanev pas prezantimit të analizës së përgatitjes, rendit ushtarak dhe disiplinës në ushtri bullgare dhe strukturave në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes, për vitin 2016, në konferencën vjetore të Shefit të Mbrojtjes.

Yanev Ministri theksoi rëndësinë e profesionalizmit të njerëzve në ushtrinë bullgare, dhe vuri në dukje se pavarë-sisht mandatit të kufizuar të qeverisë së përkohshme do të bënte çdo përpjekje për të rritur statusin e tyre social. Ai shpjegoi se mundësitë do të kërkohet për të rritur shpërblimet në varësi të gradës së ushtrisë, rritja është më e rëndësishme për radhët më të ulëta.

“Përgatitja e ushtrisë dhe struk-turave bullgare direkt në varësi të Ministrit të Mbrojtjes në vitin 2016 kishte për qëllim ruajtjen e nivelin e nevojshëm të gatishmërisë për zbatimin e misioneve të forcave të armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evro-pian”, ka thënë në ekspozojnë tij shef i Mbrojtjes admiralit Emil Evtimov.

Ai shpjegoi se vitin e kaluar janë bërë mbi 250 ushtrime në njësitë ushtarake që sigurojnë mirëmbajtjen e nivelit të arritur të përgatitjes dhe një bazë të mirë për përmirësimin e tyre. U certifikuan 7 njësi të ushtrisë bullgare, në përputhje me standardet e Forcave Aleate për Operacionet e Komandës NATO. Përfunduan mbi 153 detyra në ndihmë të popullsinë me pjesëmarrjen e më shumë se 1300 personel ushtarak dhe civil me 130 njësi të pajisjeve.

Admiral Eftimov theksoi se funk-sionimi i veprimit të përbashkët per sigurinë e kufirit shtetëror u përfshinë më shumë se 6.000 trupa. Ai theksoi se në vitin 2017 në territorin e Bullgarisë do të zhvillohen një sërë ushtrimesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, më e madhe e të cilit është “Saber Guardian-2017”, e cila do të përfshijë

“Saber Guardian-2017”, 30,000

trupa nga 21 vende

Ministri i Mbrojtjes I Bullgarisë, Stefan Yanev viziton Brukselin për të marrë pjesë në takimin dy-ditor të ministrave të mbrojtjes

të vendeve anëtare të NATO-s, e cila u zhvillua në, 15 dhe 16 shkurt në Bruksel, Belgjikë.

Gjatë takimit të parë të punës të ministrave të mbrojtjes u diskutua për gjendjen e përgjithshme të Aleancës, prioritetet dhe zhvillimin e ardhshëm të Unionit. Diskutimi ka trajtuar gjithashtu progresin e bërë në ndërtimin e pengesë moderne dhe potencialit mbrojtës të NATO-s, sidomos afrimin e Aleancës ndaj sfidave të Jugut. Takimi i Brukselit i ministrave të mbrojtjes ju përkushtua gjithashtu çështjeve që lidhen me forcimin e marrëdhënieve transatlantike, të politikës për ndarjen e përgjegjësive dhe ngarkesave midis Shteteve Anëtare dhe përkushtimin për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Gjatë ditës së dytë, 16 shkurt, u diskutuan çështje që lidhen me zbatimin e vendimeve të takimit të nivelit të lartë të NATO-s dhe Varshavës dhe u një takim i Komisionit NATO-Gjeorgji. Aty u diskutuan reformat në fushën e mbrojtjes në vend dhe zbatimi i përmbajtjes dal NATO-Gjeorgji.

Yanev në takimin e ministrave të NATO-s

rreth 30,000 trupa nga 21 vende. Nga forcat bullgare do të përfshijë rreth 4,000 ushtarë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ministri i Mbrojtjes, tha se deri tani ka përfunduar kontrolli për statusin e prokurimit publik. Raporti është dorëzuar me rezultatet pranë zyrës së kryeministrit dhe me reko-

mandimin e autoriteteve kontrolli i dërgohet prokurorisë dhe Agjencisë për Inspektimin Financiar Shtetëror. Në kushtet e projekteve të moderniz-imit për Forcave Tokësore Ministri Janev tha se puna vazhdon dhe brenda mandatit të qeverisë teknike që ai të jetë i gatshëm për dorëzim në parla-ment.

Stefan Janev prezanton ekipin punues

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, Stefan Janev ka prezantuar

ekipin e tij “Unë llogarisë mbështetjen tuaj dhe drejtimin profesional për të gjitha çështjet do të zgjidhim së bashku”, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, Stefan Janev, më 13 shkurt, në prezantimin e ekipit që do të punojë në këtë qeveri teknike. Ekipi i tij përbëhet Stefan Petrov, Lyubomir Peev dhe Mihail Mihailov. Stefan Petrov ka mbajtur pozicione të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë Bull-gare. Në karrierën e tij ushtarake ai shërbeu

si zëvendës shef i Shtabit dhe Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Ajrore të NATO-s në Izmir-Turqi dhe deri në mars 2015 ishte shefi i Shtabit të Komandës së Forcës së Bashkuar. Kolonel Ljubomir Peev ka mbajtur detyra në Komandën e Forcave Tokësore dhe nga prilli 2016 Zëvendës Shefi i Shtabit të SCS. Mihail Mihailov ka përvojë në karrierë diplomatike, ai ka punuar si ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme, konsull në ambasadën e vendit e Bullgarisë në Athinë dhe konsulent në çështjet ndërkombëtare të biznesit dhe në sektorin privat.

“MiG”: Ka marrëveshje për remont të gjuajtësveDrejtori i Përgjithshëm i Korporatës Ruse ndër-

tuese të avionëve “MiG” Ilja Tarasenko deklaroi se në fund të vitit të kaluar ka firmosur me korporatën ndërtuese të avionëve PCK “MiG” marrëveshje për remont të gjuajtësve të vet nga marka “MiG”. Ri-kujtojnë se në fund të vitit 2015, parlamenti bullgar ratifikoi marrëveshje me Poloninë për remont dhe mirëmbajtje të gjuajtësve MiG-29. Pavarësisht nga protestat e korporatës ndërtuese të avionëve PCK “MiG”, pala polake u bëri remont 6 motorët për MiG-29 për 6,138 milionë euro. Gjatë muajit nën-tor vjet prokuroria ushtarake e Bullgarisë e akuzoi ministrin e mbrojtjes Nikollaj Nënçev, se ka evituar lidhjen e marrëveshjes për remont të avionëve bullgar me PCK “MiG”. Sipas të dhënave të prokurorisë, Nençev ka mbajtur marrëveshjet me PCK “MiG” në arkën e tij dhe nuk ka ndërmarrë asnjë lloj veprimesh për kryerjen e tyre.

Page 13: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 13kosova

“Kursi i Liderit Luftarak” është përqendruar në tri fusha krye-sore të mësimit dhe në bllokun e ushtrimit fushor. Fushat krye-sore të ligjërimit janë: Moduli i Lidershipit, Moduli i Trajnimeve dhe Moduli i Luftimeve. Ky kurs i cili ka zgjatur katër javë iu ka mundësuar pjesëmarrësve ngritjen e tyre profesionale dhe po ashtu do t’ju shërbejë edhe në ngritje e karrierës së tyre ushtarake.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) çdo ditë e më tepër është duke i zhvilluar kapac-

itetet e saj të stërvitjes. Kësisoj më 13 shkurt u certifikuan edhe 50 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të cilët përfun-duan me sukses “Kursin e Liderit Luftarak”.

Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi në fjalën e tij, nder të tjera tha: Ne jemi të gatshëm të punojmë në drejtim të përmbushjes së misionit tonë. Pjesëtarët, të cilët morën pjesë në këtë kursi, me angazhimin e tyre e bënë kursin edhe më të rëndësishëm, ndërsa instruktorët amerikanë nga Bondsteeli, të cilët ndihmuan në realizimin e kursit, bënë që ky kurs të jetë i kompletuar në të gjitha aspektet si në planifi-kim, ekzekutim dhe vlerësim”. Ai më tej theksoi se, 50 pjesëtarët që mbaruan këtë kurs do të lehtësojnë kryerjen e detyrave nëpër njësitë e tyre në FSK.

Nënkolonel Adem Haxhosaj komandant i Qendrës për Zhvillim Profesional të Udhëheqësve foli për rolin dhe rëndësinë e kursit duke shtuar se, “ne e organizojmë këtë lloj kursi që nga viti 2012 dhe është një program mësimor i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga ushtria e SHBA-së, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive

e karrierës së tyre ushtarake.Rreshter majori komandues i

Bondsteel, Jeffrey Schuster tha se, gjatë kësaj periudhe kam parë një angazhim të lartë të pjesëtarëve të FSK-së dhe po ashtu një përkushtim të jashtëzakonshëm të instruktorëve për të dhënë më të mirën e tyre gjatë përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së. Ai më tej theksoi se, ne do të jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe në stërvitjet e ardhshme, qoftë të llojit të njëjtë apo çfarëdolloj stërvitjesh tjera për të cilat FSK-ja ka nevojë për mbështetje. Pas përfundimit të ceremonisë së certifikimit të pjesëtarëve të FSK, rreshter majori i komandës i FSK-së Genc Metaj me rreshterët e parë të njësive të FSK dhe rreshter majorin komandues të Bondsteel-it Jeffrey A Schuster dhe nënoficerët e Bondstillit, zh-villuan një takim të përbashkët ku diskutuan për rolin dhe rëndësinë e zhvillimit të nënoficerëve, si dhe koordinimin e aktiviteteve në mes FSK-së dhe Bondsteel-it edhe në të ardhmen.

profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”.

“Kursi i Liderit Luftarak” është përqendruar në tri fusha kryesore të

mësimit dhe në bllokun e ushtrimit fushor. Fushat kryesore të ligjërimit janë: Moduli i Lidershipit, Moduli i Trajnimeve dhe Moduli i Luftimeve.

Ky kurs i cili ka zgjatur katër javë iu ka mundësuar pjesëmarrësve ngritjen e tyre profesionale dhe po ashtu do t’ju shërbejë edhe në ngritje

Instruktorët e Marinës amerikane pranë FSK-së

Në datën 10.2,2017 në ambientet e kazer-mës “Adem Jashari” në Prishtinë u certifikuan 10 pjesëtarë në trajnimin fizik për instruktorë në lëmin e arteve marciale, i cili trajnim u realizua nga një ekip mobil i instruktorëve të Marinës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Të pranishëm në ceremoninë e certifikimit ishin edhe zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Me këtë rast gjeneral Hazrolli iu drejtua gjithë të pranishmëve me një fjalë rasti:“ Ky trajnim është një vlerë e re, një aftësi e re dhe një mundësi e re. Në kontekst të kësaj dua t’ju siguroj që do t’i përdorim këto vlera dhe aftësi të reja, duke i futur si kurs në plan- programin e

zhvillimit të nënoficerëve, dhe pa diskutim se kjo do të shërbejë si një mundësi e mirë për aftësimin e secilit pjesëtarë të FSK-së. ”

Më pas, gjeneral Hazrolli në emër të KOMFSK-së i uroi pjesëtarët që u certifikuan dhe njëherazi falënderoi Ambasadën amerikane

për mbështetjen e dhënë në fushën e arteve mar-ciale. Me ketë rast pesë nga pjesëtarët të cilët u certifikuan u licencuan për instruktorë të arteve marciale, të cilët në të ardhmen do të realizojnë trajnime për pjesëtarët e të gjitha njësive të FSK-së. Qëllimi i këtij trajnimi është që krahas

ngritjes profesionale në fushat tjera, pjesëtarët e FSK-së të jenë të përgatitur edhe fizikisht në përballimin e çdo lloj sfide, qoftë fizike apo psikike.

MFSK në ndihmë të komunitetitMinistria për Forcën e Sigurisë së Kos-

ovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novo Bërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjanë të kësaj komune. Në cer-emoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i Ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, si dhe atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së major Murillo. Ky donacioni nga Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës kishte për qël-lim lehtësimin e nevojave të qytetarëve të Artanës, për t’iu mundësuar atyre kryejnë e disa shërbimeve stomatologjike në Am-

bulancën e fshatit. Në emër të komandantit të FSK-së, gjener-

allejtënant Rrahman Ramës, nënkoloneli Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoj kryetarit të Artanës, z. Ivanoviq, duke theksuar se MFSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës

dhe komuniteteve pa dallim. Ai premtoi se edhe në të ardh-men FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare. Ndërsa kryetari i Komunës së Arta-nës, z. Sevetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve

të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Kërriga stoma-tologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha në fund z. Ivanoviq.

Çertifikohen 50 ushtarakë

“Kursi i liderit luftaraK”

“Ne e organizojmë këtë lloj kursi që nga viti 2012 dhe është një program mësimor i bazuar

në modelin e sistemit të edukimit të nënofi-cerëve nga ushtria e ShBA-së, që ka për qëllim

zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”

Page 14: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 201714 maqedoni

Ambasadori Bailey: “Nëpërmjet këtyre stërvitjeve ne bashkërisht do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve. Ky aktivitet stërvitës, që është i pari për këtë viti zbatohet në bazë të programeve të përbash-këta për trajnimin e pjesëtarëve të Armatës dhe është rezultat i ak-tiviteteve disa vjetore midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes”.

Ministri i mbrojtjes së Re-publikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, me rastin e Ditës për Mysafirë të

Shquar ishte i pranishëm në kazermën në Gjorçe Petrov ku u mbajt përmbyllja e stërvitjes së përbashkët të pjesëtarëve të Regjimentit për Operacione Speciale të ARM-së, nësive speciale të Min-istrisë së Punëve të Brendshme dhe njësive speciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, ministri Jolevski fil-limisht shprehu urimet për mbajtjen e suksesshme të stërvitjes dhe theksoi se me përmbajtjen e partnerëve strategjik, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme janë garancë edhe për sigurinë e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë.

“Shpreh mirënjohje ndaj SHBA-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni për mbështetjen që e japin për zhvillimin e Armatës së Maqe-donisë. Pas vizitës time në Ko-mandën për Operacione Speciale në SHBA, saktë dy vite më parë, në vitin 2015 kemi forcuar bash-këpunimin midis forcave speciale të SHBA-së dhe Regjimentit për Operacione Speciale. Kjo është e para prej stërvitjeve që janë para-pararë këtë vit me përfaqësuesit e SHBA-së ku janë ngërthyer stër-vitje nga segmente të ndryshme, krahas atyre nga fusha e operacioneve speciale. Theksoj se është vendosur bashkëpunim i mirë me Komandën për Operacione Speciale të NATO-s dhe Komandën e Forcave Speciale të SHBA-së në Evropë” – tha ministri Jolevski. Ne vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe këto stërvitje janë rezul-tat i Deklaratës së Partneritetit tonë strategjik me SHBA, ku bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes ka një vend të lartë. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë kapacitetin e Armatës, me trajnime për pjesëtarët, si dhe me pajisimin e regjimentit për operacione speciale dhe të gjitha njësitë e tjera të ushtrisë, shtoi ministri.

Ambasadori amerikan në Maqe-doni, Jess Bailey theksoi se janë krenarë të dëshmojnë bashkëpunimin e forcave speciale dhe aftësive të tyre të demonstruara. “Sot patëm mundësi për të parë kulmin e trajnimit tre-javor të kryer nga forcat speciale të Ko-mandës së SHBA-së për Evropë. Kjo është pjesë e përpjekjeve të përbash-këta të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara për t’u përballuar me ter-rorizmin dhe kjo është arsyeja pse të gjitha njësitë tona duhet të jenë të për-gatitura. Ky është vetëm një shembull i bashkëpunimit tonë shumë të ngushtë gjatë viteve të fundit së bashku me Policinë dhe Armatën. Kjo paraqet një shenjë për vazhdimin e partneritetit tonë. Nëpërmjet këtyre stërvitjeve ne bashkërisht do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve,” – tha ambasa-

dori Bailey. Ky aktivitet stërvitës, që është i pari për këtë viti zbatohet në bazë të programeve të përbashkëta për trajnimin e pjesëtarëve të Armatës dhe është rezultat i aktiviteteve disa vjetore midis Republikës së Maqe-donisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Në stërvitjen e sotme u demonstruan disa

nga aktivitetet që ditëve të fundit i kanë praktikuar këto njësi. Stërvitja e njëjtë mbahet për të dytin vit rradhazi dhe bashkë me policinë. Qëllimi i stërvitjes është të përmirësojë ndërveprimin mes forcave speciale të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avancojë kapacitetet e forcave speciale në Maqedoni.

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot morri pjesë në mbledhjen e përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brend-

shme të vendeve nga Bashkëpunimi Mbrojtës në Evropën Qendrore dhe nga vendet e Forumit të Salzburgut, që mbahet në Vjenë, Austri. Në këtë takim, përkushtuar menaxhimit të përbashkët të sfidave të migracionit, Jolevski tha se Maqedonia ka dhënë një kontribut të madh në mbylljen rrugës ballkanike të refugjatëve dhe sugjeroi që institucionet shtetërore në Maqedoni kanë reaguar përkatësisht, në mënyrë efektive dhe të koordinuar.

Në këtë kuptim ai theksoi edhe ndihmën solidarizuese që Maqedonia e ka marrë nga Austria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Sërbia, si vende që dërguan oficerët e tyre të policisë bë kufirin verior dhe atë jugor si mbështetje për policinë e Maqedonisë.

Ministri Jolevski në fjalën e tij u ndal edhe në hapat e ardhshëm të cilat nevojitet të ndërmerren me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon

maqedonia ka kontribut për krizën e refugjatëve

JOlevSKi-DOSKOcil

Maqedoni-austri Bashkëpunim i shkëlqyeshëm

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në Vjenë pati një takim pune me homologun e tij austriak Ministrin Hans Peter Doskocil. Në takim u shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Evropë dhe Evropën Juglindore, si dhe krizën e emigrantëve. Në takim u konfirmua mbështetja e pakushtëzuar e përbashkët në përballjen me krizën e emigrantëve.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm është vlerësuar si i shkëlqyer, dhe ministrat ranë dakord të monitorojnë nga afër zhvillimet lidhur me emigrantët dhe të koordinojnë veprimet që duhet të ndërmerren nga të dyja vendet

Ministri Jolevski falënderoi udhëheqjen e Austrisë për bashkëpunim rajonal në përballjen me sfidën e sigurisë. Të dy ministrat u pajtuan se Deklarata e miratuar në takimin ministror të Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore është shumë e dobishme. Vendet u angazhuan të bëjnë një plan të përbashkët veprimi që do të përcaktojë burimet e tyre njerëzore dhe teknike në rast të situatave të parashikuara në skenarët e mundshëm për zhvillimin e mundshëm të krizës së emigrantëve. Koor-dinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve luan një rol të rëndësishëm në përballjen me këto sfida. Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të brendshme politike në të dy vendet, Evropën Juglindore dhe Evropën në tërësi.

dhe më gjerë. „Ne presim që të gjitha masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian, Aleanca e NATO-s dhe shtetet në këtë format, do të japin rezultate të mira. Në

këtë kontekst, nga Bashkimi Evropian presim angazhim intensiv dhe lidership.” Ministroi shtoi se marrëveshja BE-Turqi duhet patjetër të respektohet, se ekziston nevoja për avancimin e koordinimit dhe shkëmbimit të informatave dhe të dhë-nave ndërmjet shteteve të të ashtuquaj-turës „Rruga Ballkanike,” ndërsa po ashtu edhe atë se duhet të përshpejtohen proceset e integrimit të vendeve nga rajoni në BE dhe NATO.

„Sfidat e krizës migrante aktuale na tregojnë se takimet e këtij lloji duhet të bëhen praktikë e regullt, me pritjet që të njëjtat të japin një shtysë të re për

forcimin e bashkëpunimit“, tha ministri para ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme nga 14 vende të Evropës, përfshirë edhe ministrin e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu. Në margjinat e takimit, ministri Jolevski realizoi edhe takim dypalësh me ministrin austriak të mbrojtjes, Hans Peter Doskozil.

Stërvitje e përbashkët me forcat amerikane

Page 15: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 2017 15histori

Komandant i njësiteve guerile të Tiranës

Beqir Balluku vinte nga një familje të ndershme me origjinë punëtore. Ai lindi në lagjen Abdulla Bej në Tiranë me 14 Shkurt 1917. Kreu shkollën fillore, si dhe vazhdoi studimet në shkollën teknike, por si rezultat i gjendjes ekonomike të familjes, largohet nga shkolla për të ndihmuar familjen. Fil-limish hyri në profesionin e hidraulikut dhe më pas të hekurpunuesit, ku punoi deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë. U përfshi në demostratat antifashiste. Bashkë me të rinj të tjerë kërkuan armë, hodhën parulla antifashiste dhe i shkruan ato në mure, bulevarde dhe në oborret e shkollave etj. Thërritet ushtar në repartin e fanterisë, ku shërben deri në fillim të vitit 1942, me mbarimin e shër-bimit ushtarak.

Koha e shërbimit ushtarak për Beqir Ballukun në repartet e Shkodrës u bë një shkollë e dytë për të. Ai mbajti lidhje të ngushta me antifashistin revolucionar, Perlat Rexhepi. Reshteri i fanterisë Beqir Balluku në ushtri zhvillon një veprimtari antifashiste, duke nxitur e organizuar pakënaqësi e revolta në veprimtari të ndry-shme gjatë stërvitjeve, shpërndante trakte etj. Ai u transferua shumë herë në reparte të ndryshme, por kudo vazhdoi aktivitete antifashiste. Oficerët fashistë në kartelën e tij shënonin “i pabesueshëm, rebel dhe të mbahet nën vërejtje”. Pas përfundimit të ushtrisë kthehet në Tiranë dhe aktivizohet me njësitet guerrile në Tiranë, ku caktohet komandant njësiti.

Beqir Balluku ishte në krye të të gjithë aksionet të njësiteve guerrile të Tiranës dhe në rrethinat e saj. Ai mori pjesë në aksionet si në aeroport, në minierën e Krrabës, në Vorë, në kazermat e ushtrisë në Kamëz, në Yzberisht, etj. Pas rënies heroike të Vojo Kushit, ngarkohet nga qarkori drejtuesi kryesor i qarkut të Tiranës për të koman-duar të gjitha njësitet guerrile të Tiranës. Nën drejtimin e tij udhëhiqen aksionet e rëndësishme kundër okupatorit dhe bash-këpunëtorëve të tij, si në depot e xhenio, në centralin elektrik, në furrat e bukës, në bur-gun e ri, në rrëmbimin e arkivit të Ministrisë së Brendshme, rrëmbimin e materialeve të rëndësishme për luftën në Ministrinë e Arsimit, asgjësimin e spiunëve fashistë dhe eksponentëve tradhëtarë etj. Për drejtimin e matur dhe të guximshëm në prill 1942 pra-nohet në PKSH dhe në mars 1943 zgjidhet anëtar i KQ të PKSH për Tiranën.

Në pranverën e vitit 1943 arrestohet, por për mungesë provash lirohet nga burgu. Tani merret me organizimin e çetave parti-zane të Dajtit dhe Krujës. Përsëri vazhdon të drejtojë dhe të luftonte brenda në Tiranë që ishte ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm edhe i domosdoshëm. Spiunët e SIMI-t ju vu në ndjekje, ndaj qëndrimi i mëtejshëm i komandantit të njësive guerrile të kryeqytetit u bë i pamundur, prandaj detyrohet të largohet nga Tirana. Komiteti Qarkor e ngarkon me krijimin e batalioneve partizane në prefekturën e Tiranës.

Komandant çete, batalioni dhe brigade sulnuese

Me largimin nga Tirana, Beqir Bal-luku u emërua komandant i çetës partizane Krujë-Ishëm dhe me formimin e batalionit partizan me të njëjtin emër më 20 maj 1943, emërohet komandant. Në krye të këtij for-macioni u dallua për maturi dhe guxim. Ai e udhëhoqi me sukses në të gjitha luftimet që zhvilloi në Krujë, Tiranë, Prezë, Ishëm e sidomos në luftën e Krujës 1943, në fushën e aeroportit të Rinasit, në Çermenikë kundër forcave balliste, në aksion e kantjerit Bellotti etj.

Me formimin e Br. III S, më 18 shta-tor 1943, Beqir Ballukun caktohet komisar

për të drejtuar këtë formacion, së bashku me luftëtarin antifashist të Spanjës Hulusi Spahiu, komandant. Në luftimet e kësaj brigade luftuan dhe treguar trimëri, në Luftën e Arbanës kundër forcave gjermane dhe në goditjen e Asamblesë tradhëtare me top nga Kodrat e Saukut.

Me formimin e Br. II S, Beqir Balluku nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH cakto-het komandant dhe Vasil Konomi, komisar. Flamurin luftarak brigadës ia dorëzon në Shëngjergj të Tiranës, komandanti i UNÇSH dhe i Shtabit të Përgjith-shëm, Spiro Moisiu. Në të gjitha luftimet e brigadës këta drejtues udhëheqën me shembullin e tyre si luftëtarë e organizatorë të përgatitur.

Në Operacionin gjer-mano-ballist të Dimrit brigada përballoi situata mjaft të vështira dhe doli nga rrethimet e shumta të ngritura armiku. Në bashkëveprim me forcat e Br. III S dhe batalionet e Grupit partizan të El-basanit luftoi dhe ruajti zonën e saj të veprimeve luftarake. Në këto kushte shtabi i brigadës qëndroi në krye të forcave dhe mundi të bënte kalimin në Jugë dhe në Qarkun e Korçës, ku u riorganizua përsëri. Pas këtyre momenteve Br. II S zhvilloi luftime të ashpra në rrethet e Kor-çës, Leskovikut, Qafë Thanës, Librazhdit, Devollit etj.

Shtabi Operativ i krijuar për çlirimin e Korçës u organizua mbi bazën e Br. II, IX, XX S. Komanda ju ngarkua major Beqir Ballukut, i graduar në Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944. Korça u çlirua dhe më pasë qytetet e prefekturës Bilishti, Erseka, Leskoviku e Pogradeci e më pas Librazhdi.

Personaliteti i Beqir Ballukut u formua dhe u kalit në këtë luftë të historisë së shoqërisë shqiptare siç ishte LANÇ-i.

Detyra të reja pas çlirimit...Me çlirimin e vendit Beqir Balluku, i

graduar nënkolonel më datën 28.11.1944 emërohet zëvendëskomandant i Kor-parmatës së Parë dhe më pas komisar i Korparmatës së Tretë. Në vijim emërohet komisar i Komandës së Prapavijave të Ush-

trisë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Komandohet komandant i Div. VIII K në Korçë dhe gradohet kolonel. Në janar të vitit 1948 emërohet Kryetar i Shtatmadhërisë së Ushtrisë Kombëtare dhe i jepet grada ushtarake gjeneralmajor.

Me përfundimin e punimeve të Kon-gresit të I të PKSH, Beqir Balluku u zgjodh anëtar i KQ të PKSH dhe i Byrosë Politike, ku për kohën ishte vlerësimi më i lartë që mund ti bëhej një personaliteti ushtarak.

Ndërkohë ai përfundoi me sukses studi-met e larta ushtarake në Akademinë e larë të Shtabit të Përgjithshëm të FA “Voroshiliov”

në Moskë. Në këtë Akademi Beqir Bal-luku mori një kulturë të gjerë të niveleve operativo-strategjike për drejtimin e njësive të mëdha; korpuseve, armatave, gruparmat-ave, fronteve e grup fronteve në luftimet bashkëkohore gjithëarmëshe në kushtet e përdorimit të armëve bërthamore etj.

Në vitin 1953 u gradua Gjeneralle-jtënant dhe më 10 Korrik 1953 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u gradua Gjeneralkolonel. Kështu Gjeneral Beqir Balluku nga viti 1953 deri në ditën kur u internua në vitin 1974, qëndroi më gjatë ministër i Mbrojtjes Popullore. Për aftësi dhe trimëri të treguar gjatë LANÇ-it u zgjodh delegat në Kongresin e Përmetit dhe në të gjitha kongreset e partisë u zgjodh anëtar i KQ të saj. Beqir Balluku ka qenë zgjedhur deputet në Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. Ai mbante 16 urdhra e medalje të akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, si dhe urdhërin me shpata “9 shtatori” të Bullgarisë.

Kontribut të shquar në modemizimin e FA

Gjeneral Beqir Balluku në detyrat e She-fit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të ministit të Mbrojtjes ka dhënë një ndihmesë të shquar për modemizimin e Ushtrisë, FLD, aviacionit, mjeteve të blinduara, MKA etj. Në të gjithë veprimtarinë e tij në këto detyra u tregua i matur, serioz, i përkushtuar, i ekuilibruar dhe dha gjithë energjitë dhe dijet në interes të rritjes së aftësive luftarake të FA. Duke ushtruar detyrën e ministrit të Mbrojtjes për më shumë se 20 vjet, gjeneral Beqir Balluku organizoi, udhëhoqi dhe drej-toi mjaft programe, si dy-tre riorganizime të Ushtrisë, pajisjen me armatime të reja të armëve të këmbësorisë, mitrolozat KA, sistemet e artilerisë, raketave, topave reak-tive pazbrapsje, tankeve, avionëve, anijeve, municioneve etj. Gjeneral Beqir Balluku udhëhoqi dhjetra delegacione ushtarake e qeveritare si ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave në interes të zhvillimit të Forcave të Armato-sura të Shqipërisë.

Në postin e ministrit të Mbrojtjes dhe anëtarit të Këshillit të Mbrojtjes, Beqir Bal-lukut, pranë ju gjendën koleg si shefi Shtabi të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Petrit Dume, si dhe mjaft gjeneral profesionist të zotë dhe me përvojë si Mehmet Shehu, Gjin Marku, Shefqet Peçi, Tuk Jakova, Islam Radovicka, Nexhip Vinçani, Spiro Miosiu, Dali Ndreu etj.

Beqir Balluku drejtoi mjaft stërvitje të mëdha me trupa të zhvilluara në të gjithë

territorin e vendit si “Vjosa”, “Semani”, “Shqiponja”, “Tomorri”, “Bodeja”, “Drini”, “Kaptina” etj., apo stërvitjet ko-mando shtabi dy-anëshe, dy-gradëshe me pjesëmarrjen masive të shtabeve, mjeteve të ndërlidhjes etj. Në këto stërvitje u pro-vuan dhe u eksperimentuan thuajse të gjitha drejtimet operative-strategjike. U vërtetuan kapacitetet e kalueshmërisë në këto territore, në pengesat ujore, në vijat e hapjes për kundragoditjet e njësive të bashkuara dhe njësive rezervë. U eksperimentua në kushte të përafërta luftarake përdorimi i tankeve, aviacionit dhe artilerisë për mbështetjen e njësive gjithëarmëshe gjatë dhënies së kundërgoditjeve apo zhvillimit të luftimit mësymës, ditën, natën dhe në kushte të vështira të motit dhe terrenit.

Nën drejtimin e tij dhe kuadrove kryesore të ushtrisë shqiptare u hartuan rregulloret bazë të ushtrisë dhe cikli i plotë i rregulloreve të luftimit të nënreparteve, reparteve dhe njësive të ushtrisë në përputhje me rregullat klasike të pranuara botërisht nga shkenca botërore e drejtimit të luftës. Me prishjen e marrdhënieve me BS dhe daljen nga Traktati i Varshavës ju imponua marrja e masave të reja organizative ushtar-ake. Në këto kushte të reja u bë rishikimin rrënjësor i reformës ushtarake dhe filloi hartimi i projekt Tezave të Këshillit të Mbrojtjes. Këto teza nuk u ngritën në nivelin e një doktrine ushtarake sepse në bazën e tyre nuk u vendosën normat shkencore të artit ushtarak të luftuarit dhe të drejtuarit të veprimeve luftarake në mbrojtje, mësymje, në rrethim, luftim ndeshje, etj.

Në këto kushte ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe kuadrot kryesore të ushtrisë shqiptar u goditën dhe u asgjësuan me të ashtuquajturin “puç ush-tarak” të kryesuar prej tyre.

Në këtë valë goditjesh të ushtarakëve u pushkatuan gjeneralët dhe kuadrot Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, si dhe u burgosën me burgime të rënda gjeneralë si Vaskë Gjino, Rrahman Parllaku, Sadik Bekteshi, Abaz Fejzo, Muhamet Prodani, Arif Hasko, Halim Ramohito, etj., u in-temuan gjeneralët dhe kuadrot e lartë Spiro Shalësi, Dilaver Poçi, Emest Jakova, Adnan Qatipi, Nikollaq Sallabanda, Faik Take, Sulo Kozeli, Skënder Malindi, etj. Apo u denigruan gjeneralë e kuadro të tillë si Abdi Mati, Muharem Kokomani, Ziqiri Mero, Mendu Backa, Qazim Kapisyzi, Et’hem Gjinushi, Thoma Xhixho, Bako Dervishaj, Vehbi Hoxha, etj.

Kujtojnë dhe nderojnëKështu u mbyll jeta dhe vepra e ushtara-

kut të lartë shqiptar, ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku. Në këtë 100 vjetor të lindjes së Tij, FA kujtojnë dhe nderojnë një prej gjeneralëve që bëri zë dhe dinjitet qënies dhe vetëdijes së ushtarakut shqiptar.

FA shqiptare gjithmonë kanë përbal-luan me kurajo, burrëri dhe mënçuri goditjet si e viteve 1974-1975, 1981-1982, ndërsa në vitet 1990-1991 mundën të përballojnë situatën e përmbysjes së diktaturës, kur shteti shqiptar kaloi nga regjimi monist në regjim pluralist demokratik. FA shqiptare përballuan me kurajo edhe ngjarjet tragjike të vitit 1997. Këto fakte janë aq të vërteta sa në asnjë rast nuk u vërejt kundërvënia e FA ndaj popullit të vet të zemëruar e të revoltuar që po realizonte përmbysje të mëdha sociale, cilësisht të reja. FA ishin dhe janë ushtri e dalë nga populli dhe me prejardhje popullore. Në kontributin e saj është dhe vepra e ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku, i cili meriton të vlerësohet dhe të përkujtohet denjësisht.

Prof. asoc. dr. bernard zotaJ

Komandanti i Brigadave Sulmuse

Beqir Balluku, më jetëgjati ministër i Mbrojtjes

Page 16: Kodheli-Demolli Firmoset Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017 … · 2017-02-17 · Dhe ne nuk duhet të harrojmë në fund të fundit se është liria që ne mbrojmë këtu në

ushtriaE prEmtE, 17 shkurt 201716

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura

Rekrutimi, Kodheli takim me studentë të fakulteteve të TiranësMë 17 mars mbyllen aplikimet