kapitulli viii kontabiliteti i ndËrmarrËsisË dhe … · pyetje themelore: kur do të fillojë...

19
Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU Prof. Ass. Dr. Halit Shabani MSc. Fisnik Morina PhD (c) Pejë, 2017

Upload: others

Post on 22-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

Kapitulli VIII

KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU

Prof. Ass. Dr. Halit Shabani

MSc. Fisnik Morina PhD (c)

Pejë, 2017

Page 2: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• LLOJET E KONTABILITETIT

• SISTEMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT

• ORGANIZIMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT

• KONTABILITETI DHE KONTROLLINGU

T E M A T:

Page 3: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para, përkatësisht arkëtimin e kërkesave monetare.

• Përbën një tërësi të instrumenteve, veprimeve dhe sistemeve ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara.

• Po ashtu, mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet.

HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

Page 4: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Vendi dhe roli i kontabilitetit të ndërmarrësit më së miri mund të pasqyrohen nëpërmjet përkufizimit të tij.

• Janë dhënë shumë përkufizime për kontabilitetin e ndërmarrësit, ngase kemi të bëjmë me një disiplinë tjetër e cila pandërprerë përcjell zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të shoqërisë.

• Krahas zhvillimit të ndërmarrësisë, kontabiliteti u është përshtatur kërkesave të saj.

Hyrje

Page 5: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Ekzistojnë edhe përkufizime të tjera të kuptimit të kontabilitetit të ndërmarrësit që, po ashtu, e përkufizojnë rolin e tij në ndërmarrësi.

• Për shembull, kontabiliteti është shkathtësi e shënimit, kategorizimit dhe pasqyrimit të shkurtër me shprehje monetare të punëve të kryera dhe ngjarjeve që, së paku pjesërisht janë të natyrës financiare, si dhe interpretim i rezultateve që dalin prej tyre (Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Autorizuarë).

Hyrje

Page 6: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Sipas llojeve, Ligji mbi kontabilitetin e përcakton veçmas përmbajtjen e raporteve financiare të ndërmarrësit, me përjashtim të bankave dhe të organizatave financiare si dhe të shoqërive të sigurimeve dhe risigurimeve, e veçmas përmbajtjen e raporteve financiare të këtyre ndërmarrësve.

• Në pajtim me këtë, dallojmë kontabilitetin e ndërmarrësit në kuptim të ngushtë dhe kontabilitetin e bankave e të organizatave financiare ose të shoqërive të sigurimeve dhe të risigurimeve.

LLOJET E KONTABILITETIT

Page 7: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Këtu do të bëhet fjalë pikërisht për kontabilitetin financiar të ndërmarrësit në kuptimin e ngushtë, që është bazë e kontabilitetit për të gjithë ata ndërmarrës që veprojnë si shoqëri tregtare dhe që janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, ndërkaq nuk janë banka dhe organizata financiare ose shoqëri të sigurimeve dhe risigurimeve.

• Mirëpo, për ndërmarrësin paraqet problem ndërmarrësia zejtare, që sot ka rol të rëndësishëm në strukturën e ndërmarrësisë së përgjithshme.

LLOJET E KONTABILITETIT

Page 8: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit të organizuar si shoqëri është rregulluar me një sërë dispozitash ligjore, aktesh nënligjore, rregulloresh etj.

• Mirëpo, akti themelor me të cilin rregullohet korniza institucionale e kontabilitetit financiar të ndërmarrësit është Ligji mbi kontabilitetin.

• Po ashtu, veçmas janë të rëndësishme parimet dhe standardet e kontabilitetit të caktuara me Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe vetë politikat e kontabilitetit.

SISTEMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT

Page 9: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

Korniza institucionale

Page 10: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

Parimet e kontabilitetit

Page 11: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

Parimet e kontabilitetit

Page 12: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Standardet e kontabilitetit mundësojnë unifikimin dhe krahasimin e të dhënave të prezantuara në raportet financiare të ndërmarrësit.

• Në mënyrë që, përveç atyre nacionale, të sigurohet unifikimi i dispozitave dhe i standardeve të kontabilitetit në nivelin ndërkombëtar, janë zhvilluar edhe Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

• Ato janë norma dhe standarde të kontabilitetit që janë rezultat i të kuptuarit të teorisë dhe të praktikës së kontabilitetit si dhe i përvojave shumëvjeçare të ekspertëve të kontabilitetit.

Standardet e kontabilitetit

Page 13: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

Ndarja e kontabilitetit

Page 14: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Raportet financiare me destinim të përgjithshëm kanë për qëllim publikimin e saktë të informatave për pozitën dhe gjendjen financiare në ditën e caktuar dhe lidhur me punën e suksesshme të ndërmarrësit brenda një periudhe të caktuar llogaritare që i shërben një rrethi më të gjerë të shfrytëzuesve me rastin e vendimmarrjes.

• Për realizimin e këtyre qëllimeve, raportet financiare të ndërmarrësit ofrojnë informata për pasurinë, detyrimet, kryegjënë, të hyrat dhe të dalat, përfshirë fitimin dhe humbjet si dhe rrjedhën e parasë.

Raportet financiare të ndërmarrësit

Page 15: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit të institucionalizuar si shoqëri tregtare ose si zejtar kërkon përgjigje në së paku tri pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë organizimi i kontabilitetit?

• Me institucionalizimin e shoqërisë ose të zejtarit, kontabiliteti është shërbimi i parë që fillon të veprojë.

• Ky shërbim përgatit regjistrimin me të cilin përcaktohen pasuria dhe kapitali në bilancin fillestar të ndërmarrësit, ose pasuria në Regjistrimin e pasurisë afatgjate.

ORGANIZIMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT

Page 16: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Kontrollingu si disiplinë ekonomike nuk ka një kuptim universal, por varësisht nga shkalla e zhvillimit dhe e aplikimit në mjedise të caktuara, definohet në disa mënyra.

• Sipas disave, kontrollingu, për shkak të lidhshmërisë me kontabilitetin edhe më tutje identifikohet me kontrollin e afarizmit apo, për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me procesin e planifikimit, identifikohet me këtë funksion afarist.

KONTABILITETI DHE KONTROLLINGU

Page 17: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit.

• Ai ka për detyrë të sigurojë informata të natyrës financiare me qëllim të marrjes së vendimeve menaxheriale, veçmas në sferën e planifikimit, përgatitjes së bilancit dhe kontrollit të shpenzimeve, të të hyrave dhe të fitimit, si dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra.

• Këto informata u ofrohen shfrytëzuesve të ndryshëm në forma të ndryshme, në vende të ndryshme të vendimmarrjes dhe në kohë të ndryshme.

Raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit

Page 18: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Planifikimi dhe kontrolli janë funksionet themelore menaxheriale.

• Planifikimi është i orientuar drejtë së ardhmes dhe përfshin parashikimin e qëllimeve dhe përcaktimin e mënyrave, procedurave dhe të aktiviteteve për realizimin e tyre.

• Sipas kriterit kohor, dallojmë:

• a) planifikimin afatshkurtër,

• b) planifikimin afatgjatë dhe

• c) planifikimin strategjik,

Planifikimi dhe kontrolli i aktiviteteve afariste

Page 19: Kapitulli VIII KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE … · pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë

• Me anën e kontrollingut duhet të realizohen rezultate optimale të afarizmit brenda kufijve të planifikuar.

• Prandaj, për zbatimin praktik të funksionit të kontrollingut është e nevojshme të bëhet zbatimi i politikës në plane (buxhet) nga njëra anë, si dhe instituimi i sistemit të masave, standardeve e veprimeve të kontrollit dhe të kontrollit buxhetor nga ana tjetër.

• Kërkesat që shmangen nga standardet e parashtruara duhet të harmonizohen me to, ose duhet të korrigjohen qëllimet e parashtruara, kurse menaxhmenti ka për detyrë të kontrollojë dhe orientojë qëllimet e parashtruara.

Kontrollingu dhe vlerësimi i efektivitetit menaxherial