kapitalizimi i përvojave : Çfarë kemi mësuar? cila është...

11
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) RAPORT MBI PUNËTORINË Shpalosja e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it Kapitalizimi i Përvojave: Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme? 9 mars 2016 Punëtoria e Kapitalizimit të Përvojave: foto e përbashkët, Prishtinë, 9.3.2016 Zbatuar nga: Financuar nga: SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION

Upload: tranquynh

Post on 31-Jan-2018

237 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)

RAPORT MBI PUNËTORINË

Shpalosja e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it

Kapitalizimi i Përvojave: Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?

9 mars 2016

Punëtoria e Kapitalizimit të Përvojave: foto e përbashkët, Prishtinë, 9.3.2016

Zbatuar nga:

Financuar nga: SWEDISH DEVELOPMENT

COOPERATION

Page 2: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

Parathënje

Me qëllim të ndarjes së përvojës dhe praktikave 10 vjeçare të MuSPP-it në mbështetjen e Institucioneve të Kosovës në planifikim hapësinor dhe fushat e ndërlidhura, Ekipi i Programit përgatiti më 2014 Përmbledhjen e Udhëzuesve të MuSPP-it “Shoqëruesi im Drejt Vetë-Qëndrueshmërisë”. Përmbledhja në fjalë e MuSPP-it më tej ishte zhvilluar në 4 module praktike trajnimi, respektivisht Menaxhimi i Projekteve të Investimit Kapital, Qasjet Pjesëmarrëse dhe Gjithëpërfshirëse në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore. Këto module trajnimi u mbajtën nga trajnerët e MuSPP-it të cilët vinin nga komuna të ndryshme partnere, institucione qendrore si dhe organizata të shoqërisë civile; dhe të cilët së bashku kaluan Trajnimin e Trajnerëve. Trajnerët, me mbështetjen e stafit të MuSPP-it, mbajtën 20 trajnime regjionale në tërë Kosovën duke mbledhur afërsisht 400 pjesëmarrës përgjatë periudhës qershor-nëntor 2015. Për të ndarë dhe diskutuar këtë përvojë të përbashkët gjatë shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it në fjalë, Programi, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, më 9 mars në Prishtinë, organizoi dhe mbajti Punëtorinë e Kapitalizimit të Përvojave. Punëtoria gjithashtu kishte për qëllim të japë një platformë të rëndësishme për shqyrtimin e ndikimit të trajnimit dhe eksplorimin e shtigjeve të mëtejshme. Evenimenti mblodhi së bashku zyrtarë të qeverisë lokale dhe qendrore; dhe përfaqësues nga universitetet dhe shoqëria civile. Pjesëmarrësit ishin në kapacitete të trajnerëve të MuSPP-it, trajnerëve të përzgjedhur për evenimentin dhe institucione/partnerë relevantë të Kosovës. Ishin gjithsejtë 73 pjesëmarrës nga të cilët 39 meshkuj dhe 24 femra.

Prezantim i shkurtë i Punëtorisë

Sesioni 1: Fjala hapëse

Punëtoria u hap nga Krye-Këshilltarja Teknike e MuSPP-it Gwendoline Mennetrier. Ajo e dha një pasqyrë të procesit përmes theksimit të rëndësisë së shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it i cili rezultoi me një grup të 30 trajnerëve që trajnuan 400 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova. Ajo vuri në pah vlerën e këtyre trajnimeve në mbështetje të qasjeve planifikuese “në shtëpi” dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit to kontribuojnë në mënyrë aktive në kapitalizimin e përvojave të fituara gjatë rrugëtimit të mbajtjes së trajnimeve të MuSPP-it.

Prezantimi: “Një vështrim mbi procesin e shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it: Arritjet dhe mundësitë e mëtejme”

Prezantimi i mbajtur nga anëtarja e MuSPP-it Sadije Kelmendi, vuri në pah procesin, arritjet dhe mundësitë e hapura me rastin e shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it, me theks të veçantë në rezultatet konkrete dhe vlerësimin e trajnimeve të mbajtura në 3 cikle, respektivisht Andragogjisë, Trajnimit të Trajnerëve (TiT) dhe Trajnimit të Grupeve të Synuara (TiGS). Prezantimi gjithashtu vuri në pah mbajtjen e trajnimeve simultane brenda një periudhe të shkurtë duke ofruar mundësi

Page 3: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

që kandidatët e interesuar nga një regjion i caktuar të marrin pjesë në të gjitha modulet trajnuese. Përkthimi shqip dhe serbisht i materialeve trajnuese dhe përkthimi simultan gjithashtu dygjuhësor përgjatë mbajtjes së trajnimeve për të mundësuar shkëmbimin dhe barazinë etnike u nënvizuan gjithashtu.

Ndarje e kujtimeve përmes tregimit të fotove dhe videos: “Momente nga shpalosja e Udhëzuesve të MuSPP-it”

Prezantimi përmes fotove dhe videos ilustroi atmosferën dinamike dhe interaktive e cila dominoi gjatë trajnimeve, ngjalli mjaftueshëm memoriet individuale dhe kolektive të gjithë rrugëtimit të kaluar së bashku dhe e ri-solli atmosferën diskutuese dhe shkëmbyese në mes të pjesëmarrësve. Videoja ishte filmuar gjatë trajnimit të Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor i mbajtur në Mitrovicë në shtator 2015.

Në mënyrë që të vazhdohej me shpirtin bashkëveprues që dominoi gjatë shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it, 8 trajnerëve dhe të trajnuarve të përzgjedhur iu dha rol më aktiv dhe ata udhëhoqën secilin nga sesionet vijuese të punëtorisë.

Reflektimi i përvojave në mes të trajnerëve dhe të trajnuarve (Andragogji, TiT, TiGS)

• Trajnerët (Jelena Milenkoviq dhe Fisnik Minci) dhe të trajnuarit (Natasha Aksentijeviq, Ardi Ukshini dhe Egzona Shala) përmes prezantimi interaktiv diskutuan dhe ndanë reflektimet, përvojat, praktikat më të mira dhe sfidat e Andragogjisë, TiT-it dhe TiGS-it.

• Trajnerët ri-sollën kënaqshëm përshtypjet mbi procesin nga të qenit i trajnuar duke kaluar në trajnerë përmes sesionit simulues gjatë trajnimeve tematike dhe më tej gjatë TiGS-it.

• Trajnimi Andragogjik u kishte lënë mbresa edhe pse ata u pajtuan bashkërisht se në fillim u ishte dukur si lojë.

• Të trajnuarit gjithashtu shprehën qëndrimet e tyre se trajnimet u mbajtën me një qasje unike e cila mundësoi shkëmbim njohurie përmes një atmosfere pjesëmarrëse dhe demokratike, dhe se

Page 4: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

Sesioni 2:

ushtrimet luajtën rol vendimtar në kuptimin e përmbajtjes së prezantuar më parë.

• Të trajnuarit gjithashtu theksuan se trajnerët tejkaluan në mënyrë shumë profesionale diskutimet sfiduese interaktive në mes të zyrtarëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë përgjatë trajnimeve.

• Udhëhqësit gjithashtu nxitën edhe përfshirjen e trajnerëve dhe të trajnuarve tjerë prezent në diskutimet interaktive.

Mësimet e nxjerra dhe vlerësimi i ndikimit

Trajnerët Jelena Spasojeviq dhe Modest Gashi udhëhoqën këtë sesion së pari duke treguar storjen e tyre të shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it dhe pastaj duke udhëzuar për punën grupore.

Pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre në 5 grupe respektive bazuar në atë se kujt sfond i takonin (trajnerë, të trajnuar qeveritarë dhe të trajnuar OJQ). Gjetjet kryesore janë si më poshtë:

Mësimet e nxjerra dhe sfidat:

• Pjesa sfiduese për trajnerët ishte ballafaqimi me të trajnuarit, çfarë qëndrimi dhe sjellje të mbahej si dhe mbajtja e vëmendjes së të trajnuarve për të mos e lënë trajnimin.

• Që opinioni i secilit është i rëndësishëm dhe duhet marrë parasysh.

Përfitimet dhe ndikimi i trajnimeve në punët e përditshme:

• Përfitimi profesional për shumicën ishte aftësia e tyre e ngritur në: -hartimin e dokumenteve planifikuese hapësinore dhe mjedisore me mbështetje të lehtë,

Page 5: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

-menaxhimin më të lehtë të projekteve duke aplikuar qasje pjesëmarrëse nga fillimi deri në fund, -dhënien e mbështetjes formale dhe jo-formale kolegëve të tyre në komunë për zgjidhje direkte, -pjesëmarrjen dhe/ose udhëheqjen e më shumë projekteve.

Rekomandimet:

• Në lidhje me modulet, përshtatjet e propozuara janë: përmbledhja e tyre, avancimi me praktika të mira, përditësimi i moduleve bazuar në kornizën e re ligjore, etj.

• Ata gjithashtu rekomanduan se trajnimet duhet të mbahen edhe për Këshilltarët e Asamblesë Komunale, posaçërisht për Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Zyrën Ligjore në njërën anë, por dhe për grupet e margjinalizuara, të komunitetit, të biznesit, këshillat e qytetarëve, etj.; në anën tjetër.

• Të gjendet një mënyrë për të institucionalizuar praktikat dhe qasjet e mësuara si p.sh. gjatë hartimit të planit të ndiqen hapa të caktuar në formë të udhëzuesve, rregulloreve, etj.; dhe të zhvillohet një sistem i monitorimit të këtij procesi.

Nevojat për më shumë trajnime të ndërlidhura:

• Modulet e reja trajnuese të propozuara janë për: Transport, Banim Social, Mjedis, Ekonomi / Infrastrukturë, Qasje në Fonde Ndërkombëtare, dhe Rregulloret dhe Interpretimi Ligjor pasi që të gjitha u konsideruan tema të ndërlidhura.

Vlerësimet dhe sugjerimet e përbashkëta ishin:

• Trajnerët dhe të trajnuarit u shprehën se kanë përfituar shumë dhe se kjo ishte një njohuri dhe përvojë e re për disa fusha punuese dhe segmente të tyre, edhe pse disa nga kishin përvojë të mëparshme me këtë qasje dhe në këto fusha.

• Ata gjithashtu thanë se qëndrimi dhe qasja e tyre ndaj çështjeve të caktuara ka ndryshuar dhe se tani i përmbushin detyrat e tyre ditore me kualitet më të lartë dhe me më shumë vetëbesim.

• U shpreh aprovim pozitiv rreth relevancës së trajnimeve por gjithashtu u shpreh edhe nevoja për trajnime përcjellëse kryesisht rreth çështjeve të zhvillimit urban.

Page 6: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

• Mendim i përgjithshëm ishte se Grupet e synuara duhej të zgjeroheshin gjithashtu.

Eksplorimi i shtigjeve të mëtejme

Në sesionin e udhëhequr nga trajneri Afrim Demiri dhe Arijeta Himaduna (MuSPP) rëndësi e madhe iu dha:

• Nevojës për institucionalizim vendor të moduleve trajnuese,

• Zgjerimit të audiencës së synuar (sektori privat, universitete; por gjithashtu edhe zyrtarë të ndërtimit, legalizimit të ndërtimeve, mjedisit, etj.),

• Masave për përditësimin e materialeve trajnuese sipas ndryshimeve të fundit në legjislacion dhe dokumente tjera relevante,

• Përgatitjes së moduleve trajnuese të reja/shtesë (posaçërisht për hartimin e Hartës Zonale Komunale) në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e trajnimit dhe të farkohen aleancat për bashkëpunim ndër-komunal,

• Mbajtjes së kontakteve. Gjithashtu u propozua që formohet Asociacioni i Trajnerëve.

Sesioni 3:

Rekomandimet dhe hapat e mëtejmë

Në bazë të diskutimeve, rezultateve të punës grupore dhe rekomandimeve të dhëna nga institucionet partnere si MAPL, MMPH, AKK, dhe KIPA, Krye-Këshilltarja Teknike e MuSPP-it, Gwendoline Mennetrier bëri një përmbledhje të gjetjeve më të rëndësishme:

• “Mënyra jo e zakonshme e bashkëveprimit në mes të pjesëmarrësve që kishin prapavijë profesionale dhe etni të ndryshme u vlerësua lart,

• Afrim Demiri, njëri nga trajnerët e MuSPP-it, tha se të mësuarit nuk ka moshë por gjithashtu nuk ka as kufij, kështu që janë disa modele shumë-sektorialë nga të cilët mundë të punohet më tutje,

• Metodologjitë ndërvepruese me skenarë dhe role të ndryshme ishin shumë efektive. Ato ndihmuan në kuptimin e çështjeve prej këndeve të tjera dhe si rezultat ndihmuan trajnerët dhe të trajnuarit ti kuptojnë të tjerët gjatë punës

Page 7: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

së tyre.

• Është e rëndësishme të sigurohet një vazhdimësi por edhe të sigurohet se trajnimet janë rifreskuar dhe avancuar,

• Përveç institucionalizimit, u propozua që aktivitetet e pjesëmarrjes publike të futen në plan-programet e arsimit.

• Gjatë Informimit dhe komunikimit mundë të ishin përdorur kanale informative tjera me qëllim të zgjerimit të grupeve të synuara dhe shtimit të pjesëmarrjes.

Rekomandimet kryesore/Hapat tjerë?

• Është e nevojshme që të: o Integrohen më tej trajnimet në kurikula reale, por edhe zgjerohen dhe avancohen modulet e

trajnimit, o Zgjerohet grupi i trajnimit me më shumë OJQ dhe biznese që gjithashtu edhe ato të mundë të luajnë

rolin e tyre në këtë proces dhe qasje, o Vazhdohet bashkëpunimi ndër-komunal pasi që nuk ka ndonjë mekanizëm funksional që do të

mundësonte mbajtjen e kontakteve dhe shkëmbimin e informacionit/përvojës”.

U bë e ditur se: për të siguruar qëndrueshmërinë e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it, ishte një vlerësim i përgjithshëm për MuSPP-in së në ç ‘mënyrë më të mirë të ankorohet Përmbledhja e Udhëzuesve në institucionet dhe proceset vendore. Kështu që diskutime, plane dhe përpjekje tashmë janë duke u bërë së bashku me MMPH-në rreth ankorimit të Përmbledhjes së Udhëzuesve dhe Moduleve Trajnuese në IKAP. Është një iniciativë që të zgjerohet grupi i synuar në mënyrë që të shkohet përtej shërbyesve civil dhe shoqërisë civile. Pasi që ky ankorim është ende në fazën ideore, pjesëmarrësve iu premtua se MuSSP-i do ti informojë ata rreth çështjes në kohën e duhur.

Në fund të gjithë pjesëmarrësit, fasilituesit (trajnerët dhe të trajnuarit) si dhe Ekipi i MuSP-it u falënderuan për kontributin e tyre në bërjen e punëtorisë sa më të frytshme.

Page 8: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

ANEKSI I. Përmbledhje e vlerësimit të punëtorisë nga pjesëmarrësit

Sipas vlerësimit, struktura gjinore e pjesëmarrësve ishte 57.1% meshkuj dhe 42.9% femra. Struktura institucionale ishte si në vijim: 14.3% nga niveli qendror, 71.4% nga niveli lokal, 11.4%, nga institucionet e shoqërisë civile dhe 2.9% të tjerë. Ata shprehën nivel të lartë të kënaqshmërisë me çështjet organizative dhe përmbajtjesore si dhe me rrjedhjen e punëtorisë dhe me dozën e jo-formalitetit. Në atë se çka pëlqyen më së shumti, ata theksuan organizimin dhe koordinimin e punëtorisë, diskutimet interaktive në çështjet konkrete dhe të ardhshme; trajnerët, fasilituesit, prezantimet, dinamikat, gjithëpërfshirja; shkëmbimi i përvojës dhe ideve me trajnerë dhe qeverinë qendrore; idetë e reja dhe synimin që të vazhdohet me trajnime. Shumica e pjesëmarrësve u shprehën se prezantimet dhe temat e trajtuara ishin të vlefshme dhe me interes për ta. Ata konstatuan se ishin të kënaqur plotësisht (57.1%) dhe kryesisht (34.3%) me shkëmbimin e njohurive në mes të trajnerëve dhe të trajnuarve. Shumica nga ta deklaruan se kishin mundësi të mjaftueshme të shprehnin opinionin e tyre dhe se punëtoria e arriti pritshmërinë e tyre në lidhje me rëndësinë e shkëmbimit të njohurive, të krijimit të lidhjeve dhe të shfrytëzimit të potencialeve të së ardhmes. Çështjet e ngritura dhe zgjidhjet të mundshme të propozuara të cilat u përmendën gjatë punëtorisë dhe me të cilat ata ballafaqohen në punët e përditshme, janë si në vijim: marrëdhëniet me nivelin qendror për trajnime (IKAP), qasja direkte në çështje/probleme, ngritja e kapaciteteve komunale për hartim të PZHK-së, zhvillimi i mëtejmë i moduleve, zgjerimi i grupeve të synuara, mbajtja e kontakteve dhe shkëmbimi i praktikave të mira me komunat e Kosovës, mundësitë për organizimin e trajnimeve shtesë rreth gjithëpërfshirjes në planifikim hapësinor, etj.

Në përgjithësi pjesëmarrësit e vlerësuan punëtorinë si të shkëlqyeshme (65.7%) dhe shumë të mirë (34.3%).

Në pjesën e komenteve, stafi i MuSPP-it u komplimentua për punën e kryer dhe u falënderua për mundësinë që u ofrua për pjesëmarrje në trajnimet e MuSPP-it si dhe në punëtorinë e kapitalizimit. Kjo punëtori u vlerësua nga disa si një nga punëtoritë më të mira që kishin marrë pjesë deri tani. Shumica e pjesëmarrësve shprehën pritshmërinë për vazhdimësinë e trajnimeve, shtimin e moduleve të trajnimeve si dhe vazhdimësinë në krijimin/mbajtjen e kontakteve në mes të komunave nga regjionet e ndryshme.

Page 9: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

ANEKSI II. Agjenda e Punëtorisë

PUNËTORIA E KAPITALIZIMIT TË PËRVOJAVE: Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?

Data: 9 mars 2016, Vendi: Emerald

AGJENDA

09:30-09:45 Kafe mirëseardhjeje

09:45-09:55 Fjala hyrëse: Gwendoline Mennetrier

09:55-10:15 Procesi i shpalosjes së përmbledhjes së udhëzuesve të MuSPP–it:

Arritjet dhe mundësitë e mëtutjeshme – MuSPP

10:15-10:30 Ndarje e kujtimeve përmes prezantimit të fotove dhe videos:

“Fragment nga shpalosjen e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it”

10:30-12:00 Reflektim mbi përvojat në mes trajnerëve dhe të trajnuarve

(Andragogji, Trajnim i Trajnerëve dhe Trajnim i Grupeve të Synuara):

prezantim interaktiv: Jelena Milenkoviq/ Komuna e Mitrovicës Veriore,

Fisnik Minci/ OJQ “Ec Ma Ndryshe”, Natasha Aksentijeviq/ Komuna e

Zveçanit, Egzona Shala/ OJQ OPNM, Ardi Ukshini/ Komuna e Vushtrrisë.

12:00-13:00 Dreka

13:00-14:15 Mësimet e nxjerra dhe vlerësimi i ndikimit të shpalosjes së Përmbledhjes

së Udhëzuesve të MuSPP-it: Punë grupore dhe diskutim

interaktiv_Fasilitues: Modest Gashi/ Komuna e Pejës dhe Jelena

Spasojeviq/Komuna e Mitrovicës Veriore

14:15-14:30 Pauza e kafes

14:30-15:00 Eksplorimi i shtigjeve për të ardhmen: Diskutime të përbashkëta

interaktive_ Fasilitues: Afrim Demiri/ OJQ INPO

15:00-15:30 Rekomandimet dhe hapat e mëtutjeshëm

Moderatore e përgjithshme: Arijeta Himaduna

Page 10: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

ANEKSI III. Lista e pjesëmarrësve

Nr. Emri Mbiemri Organizata / Pozita e punës

1 Sekibe Hoxha K. e Pejës / D. e Punëve Komunale dhe Shërbimeve Publike 2 Dardan Bashota K. e Klinës / Njësia e Mjedisir / Zyrtar 3 Besim Shala K. e Mitrovicës/ D. e Urbanizmit dhe Pl. Hapësinor/ Shef 4 Jehona Arifaj K. e Istogut / D. e Administratës Publike / Qendra për Shërbim

të Qytetarëve/ Udhëheqës 5 Fazli Pervetica K. e Obiliçit / D. e menaxhimit Mjedisor/ Zyrtar 6 Hasim Vishesella K. e Lipjanit / D. e Planifikimit / Shef 7 Shqipe Rexhaj K. e Shtimes 8 Mehdi Salihu K. e Shtimes / D. e Planifikimit / Drejtor 9 Nadica Hristov K. e Zveçanit / D. e Urbanizmit

10 Zorica Timotijevic K. e Leposaviçit / Inspektor i Mjedisit

11 Nexhmi Hasani K. e Mitrovicës / D. e Urbanizmit dhe Pl. Hapësinor/ Shef i Planifikimit Hapësinor

12 Afërdita Bibaj K. e Ferizajt / D. e Urbanizmit / Zyrtar për Leje Ndërtimore

13 Ejup Ademi K. e Shtërpcës / Njësia e Inspekcionit Sanitar / Zyrtar

14 Alban Sokoli K. e Vitisë / D. e Urbanizmit / Udhëheqës i Sektorit të Mjedisit

15 Goran Kostic K. e Novo Bërdës / D. e Shërbimeve Publike/ Zyrtar

16 Miroslav Vasic K. e Parteshit

17 Goran Kostic K. e Parteshit / D. e Shërbimeve Publike/ Udhëheqës

18 Agron Beka OJQ "Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, Prishtinë

19 Merita Dalipi MMPH / Drejtoria për Planifikim, Banim dhe Ndërtim / Udhëheqës i Sektorit për Banim Social

20 Suzana Goranci MMPH / Drejtoria për Planifikim, Banim dhe Ndërtim / Udhëheqës i Divizionit për Planifikim Hapësinor

21 Ilirjana Perteshoni MMPH / Këshilltar Politik i Ministrit

22 Avni Sahiti MAPL / Departamenti i Performancës dhe Transparencës së Komunave / Drejtor

23 Bujar Thaqi IKAP / Departamenti i Administratës / Udhëheqës

24 Valon Xhabali OJQ "Ec Ma Ndryshe" / Koordinator i Programit

25 Jelena Milenkoviq Zyra Administrative/ Mitrovica e Veriut 26 Binasa Syla Zyra Administrative/ Mitrovica e Veriut 27 Natasa Aksentijevic K. e Zveçanit / D. e Urbanizmit

28 Fisnik Minci OJQ "Ec Ma Ndryshe" / Drejtor

29 Egzona Shala OJQ "OPNM"/ Koordinator

30 Ardi Ukshini K. e Vushtrrisë / D. e Urbanizmit / Arkitekt

31 Modest Gashi K. e Pejës / D. e Urbanizmit / Zyrtar për Planifikim

32 Afrim Demiri OJQ "INPO" / Anëtar

33 Jelena Spasojeviq K. e Mitrovicës së Veriut 34 Natasha Trifunoviq K. e Zubin Potokut / Kuvendi Komunal / Anëtar

35 Florim Krasniqi K. e Prishtinës / D. e Shërbimeve Publike/ Zyrtar

36 Linda Spahiu K. e Prishtinës / Zyra për Rigjenerim Urban / Udhëheqës

Page 11: Kapitalizimi i Përvojave : Çfarë kemi mësuar? Cila është ...unhabitat-kosovo.org/repository/docs/2016_documents/Raporti_i... · që kandidatët e interesuar nga një regjion

37 Fadil Sherifi K. e Gjilanit / D. e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit/ Udhëheqës i Njësisë së Planifikimit

38 Mirjana Stanojeviq K. e Graçanicës / D. e Urbanizmit / Planifikues

39 Mustafë Zariqi K. e Ferizajt / D. e Urbanizmit / Udhëheqës i Njësisë së Planifikimit

40 Shpejtim Mustafa K. e Rahovecit / D. e Urbanizmit / Zyrtar për Urbanizëm

41 Sylejman Daka K. e Rahovecit / D. e Shërbimeve Publike / Zyrtar

42 Durim Dernjani K. e Hanit të Elezit / D. e Urbanizmit / menaxher i Projekteve dhe Udhëheqës i Planifikimit

43 Hatixhe Përzhella K. e Prizrenit / D. e Shërbimeve Publike / Koordinator

44 Zoran Nikoliq K. e Parteshit / D. e Administratës / Drejtor

45 Agim Radoniqi MMPH / Zyra e Projekteve / Koordinator

46 Ramë Hamzaj MMPH / Drejtoria për Planifikim, Banim dhe Ndërtim / Udhëheqës i Divizionit të Banimit

47 Gwendoline Mennetrier UN-Habitat / Krye-Këshilltare Teknike 48 Artan Rexhepi UN-Habitat / Njësia për Menaxhim të Programit/Kryesues 49 Miredita Kosova UN-Habitat / Njësia për Menaxhim të Programit/Asistent për

Financa 50 Arijeta Himaduna UN-Habitat / Zyrtar për Çështje Gjinore, Ndërlidhje dhe

Shoqëri Civile 51 Vigan Perani UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 52 Genc Demiraj UN-Habitat / Zyrtar për Minecraft 53 Sadije Kelmendi UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 54 Visar Salihu UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 55 Sami Stagova UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 56 Dafina Karahoda UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 57 Klodeta Krasniqi UN-Habitat / Planifikues Hapësinor/Urban 58 Adem Llabjani UN-Habitat / Asistent për Operacione dhe Logjistikë