java 2 - 3 - kontratat

23
Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004 - Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed. KONTRATAT Java e Dytë I. HYRJE Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit të dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë, shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve. II. KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR LIDHJEN E KONTRATËS Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që të plotësohen këto kushte të përgjithshme: 1. pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese 2. aftësia punuese e palëve 3. objekti i kontratës 4. baza (kauza ose arsyeja) e kontratës 5. forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që e kanë formën e caktuar të parashikuar me ligj) Pajtimi i vullnetit Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i 1

Upload: asllanbeqa

Post on 18-Nov-2014

5.891 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Shume Mire

TRANSCRIPT

Page 1: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

KONTRATAT

Java e Dytë

I. HYRJE

Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit të dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë, shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve.

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve.

II. KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR LIDHJEN E KONTRATËS

Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që të plotësohen këto kushte të përgjithshme:

1. pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese2. aftësia punuese e palëve 3. objekti i kontratës4. baza (kauza ose arsyeja) e kontratës5. forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që e

kanë formën e caktuar të parashikuar me ligj)

Pajtimi i vullnetit

Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i kontratës së dyanshme, te e cila paraqiten dy vullnete me pajtimin e të cilave mund të lindin të drejta dhe detyrime. Cdo kontratë supozon koekzistencën e dy vullneteve: njëra ka veti të iniciativës, dhe quhet ofertë, ndërsa tjetra ka veti të pranimit të asaj iniciative, dhe quhet pranim i ofertës.

Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës. Elementet thelbësore janë të ndryshme, varësisht nga lloji i kontratës, p.sh: te kontrata e shitblerjes,

1

Page 2: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

elementet thelbësore janë dorëzimi i sendit/mallit dhe pagesa e çmimit. Në praktikën e gjykatave konsiderohet se elemente thelbësore të kontratave janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë.

Për lidhjen e kontratës kërkohet që vullneti i palëve të shprehet lirisht, pa asnjë presion. Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në shprehjen e ullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet. Kemi të bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nën ndikimin e kërcënimit, lajthimit apo të mashtrimit.

1. Kërcënimi ekziston kur njëra palë kontraktuese ose ndonjë person i tretë, me kërcënim të palejueshëm, ka shkaktuar frikë të arsyeshme te pala tjetër për shkak të së cilës ajo ka lidhur kontratën. Që kërcënimi të ketë ndikim në shprehjen e lirë të vullnetit, frika duhet të jetë e arsyeshme, përdnryshe anulimi i kontratës nuk mund të kërkohet për cdo lloj kërcënimi.

2. Lajthimi është përfytyrim i gabuar për ndonjë rrethanë. Pra nëse njëra palë ka një mendon se është duke lidhur kontratë për një arsye, por më vonë del se ai përfytyrim apo vlerësim ka qenë i gabuar, sepse kontrata po lidhet për arsye apo bazë tjetër, atëher kemi lajthim. Që të mund të ketë ndikim në vlefshëmrinë e kontratës, lajthimi duhet të jetë thelbësor, pra të ketë lidhje me cilësinë e objektit apo mallit, me personin me të cilin lidhet kontrata, etj.

3. Mashtrimi ekziston atëher kur njëra palë me qëllim e vë në lajthim palën tjetër, me qëllim që ta lidhë një kontratë të cilën ajo palë nuk do ta kishte lidhur sikur ta dinte për këtë lajthim. Pala që është mashtruar mund ta kërkojë anulimin e kontratës.

Aftësia punuese/vepruese e palëve

Aftësia punuese/vepruese nënkupton se secili person që lidh kontratën duhet të ketë aso cilësi që me veprimet e veta dhe deklarimin e vullnetit të vetë, të mund të krijojë të drejta dhe detyrime. Lidhur me këtë, është me rëndësi që në rradhë të parë të spjegohet dallimi në mes të personit fizik dhe personit juridik. Personat fizikë janë njerëzit apo individët, ndërsa personat juridik janë ndërmarrjet, kompanitë apo bizneset.

Personat fizik aftësinë për të vepruar e fiton me arritjen e moshës madhore. Në Kosovë, mosha madhore arrihet në moshën 18

2

Page 3: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

vjeq, megjithatë, një aftësi të tillë mund ta fitojë edhe personi i mitur në rastet kur me vendim të gjykatës kompetente i lejohet lidhja e martesës. I mituri i moshës 15 vjet, nësë është i punësuar, mund të lidhë kontratë në mënyrë të pavarur, në kuadër të të ardhurave të fituara nga vendi i tij i punës. I mituri deri në moshën 14 vjeq nuk posedon aftësi kontraktuese dhe kontrata e lidhur nga një person deri në këtë moshë është nule (e pavlefshme). Megjithatë, kontrata me anë të të cilës një i mitur fiton vetëm të drejta (p.sh kontrata e faljes apo e dhuratës, ose kontrata me vlerë të vogël, sic janë blerja e gazetës apo e gjërave ushqimore) prodhon efekte juridike dhe është e vlefshme.

Personat juridik e fitojnë aftësinë e veprimit në momentin e regjistrimit në organet kompetente për regjistrimin e bizneseve. Praktika e gjykatave e ka mbështetur këtë qëndrim, sepse në momentin e regjistrimit, një person juridik e vertëton se është themeluar sipas ligjit. Personat juridik mund të lidhin kontrata vetëm në suaza të aftësisë së tyre vepruese, pra vetëm për ato veprimtari që janë reegjistruar dhe themeluar sipas ligjit. Çdo kontratë që lidhet jashtë kufijve të aftësisë vepruese është e pavlefshme.

Objekti i kontratës

Objekti i kontratës është kusht që duhet të plotësohet në mënyrë që kontrata të jetë e vlefshme. Objekt i kontratës është ajo për çka palët janë marrë vesh. Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, objekti i kontratës ka të bëjë me dhënie, bërje, mosbërje ose pësim. Për të qenë objekti i kontratës juridikisht i vlefshëm, duhet të jetë: e mundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar.

Baza (kauza) e kontratës

Baza ose kauza paraqet shkasin, arsyen apo qëllimin e drejtpërdrejt për marrjen përsipër të detyrimit të kontraktuar. Pra është arsyeja pse palët kanë lidhur kontratë. Te kontratat e shitblerjes, kauza e detyrimit të blerësit për pagimin e cmimit është arsyeja që shitësi, me dorëzimin e mallit, ia kalon të drejtën e pronënsisë atij; ndërsa, kauza e detyrimit të shitësit për dorëzimin e mallit është pagimi i cmimit të mallit nga ana e blerësit. Këto spjegime mund të vlejnë edhe për llojet e tjera të kontratave, p.sh kontratën mbi qiranë, huanë, sipërmarrjes, etj. Në anën tjetër, nëse kemi një kontratë të njëanshme (pra që krijon detyrime vetëm për njërën palë), sic është

3

Page 4: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

kontrata e dhurimit, atëherë si kauzë apo bazë e kontratës paraqitet qëllimi i bëmirësisë së dhuratdhënësit.

Nëse nuk ekziston baza, kontrata është e pavlevshme (nule). Cdo bazë e kontratës duhet medoemos të jetë e lejueshme, pra të mos jetë në kundërshtim me dispozitat juridike, me rendin publik dhe me moralin shoqëror.

Forma e kontratës

Forma e kontratës është kusht thelbësor për lidhjen e disa kontratave për të cilat me ligj është parashikuar forma e caktuar me shkrim. Edhe pse ligji i aplikueshëm në Kosovë nuk kërkon ndonjë formë të vecantë për lidhjen e kontratës (pra ato mund të lidhen në forma të ndryshme, qoftë gojarisht, me shkrim, me shprehje apo shenja të zakonshme), megjithatë ekziston një kategori kontratash të cilat duhet të jenë të shkruara. Të tilla janë kontratat për shitjen e pronës së paluajtshme, kontrata e kredisë, kontrata e qirasë, etj.

Përvec rasteve kur me ligj është parashikuar se një kontratë duhet të jetë e lidhur me shkrim, edhe palët kontraktuese mund të merren vesh që lidhja e kontratës së tyre të bëhet me shkrim dhe që ko formë të jetë kusht për vlefshmërinë juridike të asaj kontrate. Forma e kontratës është me rëndësi në mënyrë që në rast të mosmarrëveshjeve të dëshmohet ekzistimi i saj.

III. LIDHJA E KONTRATËS

A. PËRBËRJA E KONTRATËS

Zakonisht, kontratat kan një përbërje të dyfishtë: marrëveshjen dhe konsideratën. Nganjëherë thonë se egziston një element i tretë, saktesisht, qëllimi që të lidhet kontrata. Mirëpo, elementi i tretë rrallë që është problem, prandaj edhe nuk permended rregullisht.

I. MARRËVESHJA

Marrëveshja është përfundimi i negociatave me një konkludim. D.m.th. marrëveshja tregon se kur përfundojnë negociatat për ta arritur një qëllim dhe kur bëhet ujdi për një pikpamje komerciale. Pyetjes se a është formuar kontrata, zakonisht i gjindet përgjegjja duke

4

Page 5: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

i shiquar rregullat e OFERTES dhe PRANIMIT. Pra, marrëveshja arrihet kur ofertës së formuluar në mënyrë adekuate i përgjegjet dikush tjetër me pranim. Marrëveshja arrihet po në atë moment kur pranohet oferta.

II. KONSIDERATA

Konsiderata është një nocion interesant sepse ka te bëj me shkëmbim. Pra, kur të arrihet kontrata, si rezultat i saj, palët e kontratës duhet që të humbin diçka dhe të fitojn diçka tjetër. Në Kosovë nuk kërkohet që të ketë konsideratë, mirëpo në disa vende tjera të botës konsiderata është pjesë e formimit të kontratës. Për atë arsye, duhet të keni kujdes rreth hyrjes në kontratë në arenën ndërkombëtare dhe ti hulumtoni ligjet aplikuese me qëllim që ti dini elementet e kontratës në vendin ku formohet kontrata.

B. FORMIMI I KONTRATËS

Kontrata lidhet me pajtimin e vullnetit të palëve për elementet thelbësore të saj. Për t’u arritur pajtimi i vullnetit të palëve, njëra palë duhet të marrë nismën dhe t’i propozojë palës tjetër lidhjen e kontratës. Personi që i bënë propozim personit tjetër për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues dhe propozimi i tillë quhet ofertë. Ndërkaq personi të cilit i drejtohet propozimi për tu lidhur kontrata quhet pranues i propozimit ose i ofertuari.

i. Oferta

Oferta është propozim për t’u lidhur kontrata. Ajo është shprehje e njëanshme e vullnetit me të cilin e thërret personin tjetër për ta lidhur kontratën në kushtet e caktuara në ofertë.

Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:1. të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë (ose

përfaqësuesi i tij);2. të përmbajë elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me

pranimin e saj të mund të lidhet kontrata;3. të përmbajë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë se ofertuesi

dëshiron të lidhë kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë, dhe

5

Page 6: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

4. t’i jetë drejtuar personit/personave të caktuar.

Oferta është akt joformal, me përjashtim të rasteve kur për lidhjen e ndonjë lloji të kontratës është parashikuar forma e caktuar me ligj. Pra oferta mund të bëhet me gojë, me shkrim, me shenja të rëndomta, me anë të ekspozimit të mallit me çmim të caktuar, me veprime konkludente, etj.

Efekti i ofertësOferta ka efektin e vet juridik sepse propozuesi (ofertuesi) është i

detyruar t’i përmbahet asaj dhe është i lidhur për ofertën nga momenti i bërjes së saj derisa të skadojë afati i përcaktuar në ofertë me shkrim apo në formë tjetër.

Shpjegimi i termit “ofertë” ka një rëndësi të veqantë sepse posa bëhet oferta, ofertuesi e hap vehten ndaj shansit që ai të jetë i obliguar nga kontrata për shkak të veprimit të dikujt tjetër. D.m.th. duke bërë një ofertë, ofertuesi ia jep fuqinë e formimit të kontratës dikujt tjetër, përkatësisht, pranuesit të ofertës. Ofertuesi, nëpermes ofertës ia jep fuqinë pranuesit që ta formon kontratën nëpërmes pranimit.

Përveq që e hap ofertuesin ndaj mundësisë së formimit të kontratës nga pranimi i dikujt tjetër, oferta gjithashtu tregon edhe përbërjen (klauzat) e kontratës. Varësisht nga serioziteti i transakcionit për të cilin bëhet oferta, oferta mund të jetë e thjeshtë (të ketë vetëm qmimin dhe thelbin/subjektin e ofertës) apo e ndërlikuar (të ketë klauzat kryesore dhe përcjellëse).

Si shembuj mund ti marrim dy transakcione: 1) oferta për ta shitur një këmishë; 2) oferta për ta shitur një truall. Në rastin e parë, oferta me siguri do të jetë: “Ta shes këtë këmishë për €40.” Në rastin e dytë, oferta do të jetë më e ndërlikuar dhe do ti ketë së paku këto komponente: “Ta shes parcelën numër 1234, në komunën e Prishtinës, që përfshin 4 ari, me qmim €8000 për ari.”

Kujt mund t’i bëhet oferta?Oferta mund ti bëhet vetëm një personi apo një grupi personash,

e jo tërë njerëzimit. Oferta mund t’i bëhet personit të pranishëm ose personit jo të pranishëm. Konsiderohet se oferta i është bërë personit të pranishëm jo vetëm kur palët gjinden në të njëjtin lokacion, por edhe kur kanë qenë në lidhje të drejtpërdrejt përmes mjeteve teknike të informimit, si telefoni apo interneti. Ndërkaq, oferta konsiderohet se

6

Page 7: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

i është bërë personit jo të pranishëm kur ajo dërgohet përmes postës apo në ndonjë mënyrë tjetër që rezulton me arritjen e ofertës pas një kohe të caktuar e jo aty për aty.

Revokimi (anulimi) i ofertësOfertuesi është i lidhur për ofertën e bërë deri sa ai e revokon

atë. Me se lehti eshte kur ofertuesi revokon ofertën dhe revokimi i ka arritur të ofertuarit para se t’i mbërrijë oferta, ose njëkohësisht me ofertën. Mirëpo, në përgjithësi, revokimi i ofertës mund të ndodh deri në qastin kur pranuesi e pranon ofertën, në të cilin moment ofruesit i humbet drejta juridike që ta revokon ofertën.

Pra natyrisht, edhe ofertuesi mban kontroll ndaj kësaj fuqie kontraktuese sepse ofertuesi mund ta tërhjek ofertën nëse ende nuk është pranuar ajo nga pranuesi. Mirëpo, përderisa ofertuesi e len ofertën e hapur, tjetri vetem duhet që ta pranon ofertën për të formuar një marrëdhënje ligjore të plotfuqishme.

Shpeshherë, pranuesi bën kontratë me ofertuesin që ta mbajë ofertën e hapur për një kohë të caktuar – d.m.th. të lidhin një Kontratë të Opcionit. Në këto raste, pranuesi paguan konsideratë me qëllim që ofertuesi ta mban ofertën e hapur për një periudhë të caktuar kohore dhe gjatë asaj periudhe kohore pranuesi ta ketë opcionin e pranimit të kontratës.

Shembuj ofertash

Ti shiqojmë disa shembuj që na tregojnë se si bëhet dhe si nuk bëhet oferta:

Shebulli 1 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Nëse pranon, unë ta shes klyshin tim për €100.”

Shembulli 2 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Për €100, ja pafsh hajrin klyshit tem”

Shembulli 3 – Nuk është Ofertë:

A i thotë B-së: “Ndoshta kisha konsideruar ta shes klyshin tim për €100.”

7

Page 8: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Shembulli 4 – Nuk është Ofertë:

A i thotë B-së: “Unë po ta bëj një ofertë me ta shite klyshin tim për €100, mirëpo nuk pranoj të jem i obliguar juridikisht nëse ti ma pranon ofertën.”

Pra, njeriu duhet ta analizon të shprehurit e dikujt për ta ditur se a është bërë një ofertë. Testi elementar është: A është e mjaftueshme që të thuash “unë pranoj” për ta formuar kontratën? Për shkak se njerezit nuk bëjnë komunikime sikur të ishin avokatë, shpeshherë ka edhe probleme rreth faktit se a eshte bërë ndoj ofertë. Për këtë arsye, gjygjet kompetente zakonisht e analizojnë situatën duke aplikuar standardin se a e kupton një njeri i arsyeshëm atë shprehje sikur të ishte një ofertë?

Ti shohim edhe disa raste tjera specifike ku gjygjet u detyruan të vendosin nëse një shprehje është ofertë. P.sh. nëse e sheh një orë Rolex (origjinal) në dyqan me qmimin e shkruar €100. Dihet se ky është qmim shumë i lirë për një orë aq luksoze. A mundesh me thënë “Unë pranoj ofertën tënde dhe do ta marr Rolex-in. Ja €100 e mia.?” Apo, çka mund të thuhet për reklamat? A janë ato oferta? Ti shohim disa shembuj specifik!

Paraqitja apo shfaqja e mallit në dyqan – Zakonisht, shfaqja e mallit në dollapet e dyqanit nuk është ofertë. Arsya është se çdo marrje e mallit nga konsumatori nga dollapi për inspektim do të rezultonte në kontratë. Për atë arsye, oferta dhe pranimi i saj bëhet vetëm tek arka e pagesës dhe aty konkludohet kontrata për shitblerjen e mallit.

Reklamat – Sikur edhe shfaqja e mallit në dyqan, reklamat nuk janë oferta sepse vetëm tregojnë për mallin e shfaqur në dyqan. Mirëpo, vëni re se këtu duhet patur kujdes të veqantë sepse disa reklama mund të konsiderohen oferta. P.sh. oferta e shitësit që “Dhjetë konsumatorët e parë që blejnë dymbëdhjetë pitalka e kanë të trembëdhjetën gratis“ mund të konsiderohet ofertë dhe konsumatori mund ta pranon atë duke kërkuar dymbëdhjetë pitalka me pagesë dhe të trembëdhjetën falas, natyrisht nëse është një ndër dhjetë konsumatorët e parë.

8

Page 9: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Negociatat – Ofertat e bëra gjatë negociatave, nëse pranohen, mund të formojnë kontrata. Nëse deshiron që asgjë gjatë negociatave të konsiderohet sikur ofertë, atëhere çdo komunikim duhet të ketë fjalinë “Kjo nuk është ofertë“ ose “Çdo marrëveshje mvaret nga nënshkrimi I kontratës përfundimtare.”

Ankandet Publike – Këtu oferta bëhet nga ai anëtarë i publikut që propozon një qmim për blerjen e produktit që eksponohet. Pra, kur rrihet qekani aty formohet kontrata.

Ofertat Qëndruese – Edhe një aspekt i kontratave që është tepër

i rëndësishëm për blerësit e mëdhenj (qeveritë, fabrikat, etj) janë ofertat qëndruese. Shpeshherë, blerësit e mëdhenj dëshirojn të blejnë mallëra të zakonshme, si p.sh., lapsa, kapce, goma fshirëse, etj. Është e pavolitshme për blerësit e mëdhenj të negocijojnë kontrata çdo herë që kanë nevojë për ti rimbushur këto paisje. Prandaj, ata bëjnë marrëveshje për oferta qëndruese ku furnizuesit i bëjnë blerësit të madh oferta qëndruese që do ta furnizojnë atë sipas nevojës. P.sh. “Ne do t’ju shesim lapsa me qmimin €2 për kuti, sipas porosisë tuaj kur keni nevojë.”

9

Page 10: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Java e Tretë

ii. Pranimi i Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehja e vullnetit të pranuesit, me të cilën e njofton ofertuesin se e ka pranuar propozimin për lidhjen e kontratës sipas kushteve të caktuara në ofertë. Kontrata quhet e lidhur në atë moment kur pranimi i ofertës i arrinë ofertuesit. Për të krijuar efekt juridik, pranimi i ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. të përmbajë deklaratën e të ofertuarit ose përfaqësuesit të tij, se e pranon ofertën;

2. të përmbajë së paku elementet thelbësore të kontratës, në përputhje me ofertën e propozuesit;

3. të përmbajë vullnetin e shprehur qartë për dëshirën që të lidhet kontrata sipas kushteve të caktuara në ofertë;

4. t’i arrijë ofertuesit brenda afatit të caktuar në ofertë, dhe nëse ky afat nuk është caktuar në ofertë, brenda kohës së përcaktuar me ligj ose brenda afatit të arsyeshëm.

1. Shprehja e vullnetit për pranim të ofertës

Pranimi i ofertës mund të realizohet në dy mënyra: me shprehjen e vullnetit në mënyrë të drejtpërdrejtë (shprehimisht) dhe në mënyrë të tërthortë (heshtazi). Në mënyrë të drejtpërdrejtë ajo mund të bëhet me shkrim, me gojë, përmes mjeteve të komunikimit, me veprime konkludente, si p.sh, me lëvizje të kokës duke pohuar, me zgjatje të dorës, dhënie të kaparit, etj. Gjithashtu, oferta mund te pranohet nepermes veprimit, p.sh. ofertuesi ofron te paguaj €100 per prashitjen e oborrit, ndersa pranuesi e pranon oferten duke e prashitur oborrin.

Heshtja e të ofertuarit nuk ka domethënie të pranimit të ofertës. Megjithatë, nga kjo rregull ka edhe përjashtime dhe ekzistojnë raste kur heshtja mund të konsiderohet si pranim i ofertës. Një rast i tillë mund të jetë ai kur palët janë marrë vesh që heshtja e nëjrës palë mund të jetë e mjaftueshme për ta quajtur kontratën të lidhur. Një marrëveshje e tillë mund të arrihet me rastin e negociatave për lidhjen e kontratës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj, nëse palët ndodhen në lidhje të përhershme të afarizimit për sa i përket ndonjë malli të caktuar, dhe është krijuar një praktikë apo zakon në mes tyre që heshtja të konsiderohet pranim. Si shembull, te kontratat e shitjes, neës i ofertuari hesht por e pranon mallin kur i dorëzohet ai,

10

Page 11: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

konsiderohet se kontrata është lidhur, përveç rasteve kur ai e refuzon mallin brenda një kohe të shkurtër; ose të kontrata për kryerjen e shërbimeve, nëse personi që do ta kryen punën hesht dhe nuk jep përgjigje pasi ta merrë ofertën, por menjëherë fillon punët, ashtu sic është kërkuar në ofertë, konsiderohet se ky veprim paraqet pranim të ofertës, dhe si rezultat kontrata është lidhur mes palëve.

2. Pranimi Duhet te Jete ne Reagim ndaj Ofertes

Sa i perket pranimit te kontrates, njeriu mund ta pranon oferten e dikujt vetem nese eshte i vetdijshem se oferta eksiston. Prandaj, nuk ka kontrate nese pranon nje oferte per te cilen nuk e din. Shembulli konkret i kesaj situate eshte siq vijon:

Shembulli: Dy te burgosur (Hasani dhe Hyseni) ikin nga burgu dhe policia ofron €1.000 per informata qe sjellin deri te gjetja dhe arrestimi i tyre. Nje i pandehur tjeter (Ibishi) i tregon policise lokacionin e te dy te arratisurve (Hasanit dhe Hysenit) per t’ia zbutur denimin gjykata (d.m.th. bashkpunon me policine me qellim qe te fiton denim me te ulte nga gjykata per krimin e vet). Pasi qe arrestohen kriminelet (Hasani dhe Hyseni), te pandehurit (Ibishit) i tregon nje shok per dhuraten e ofruar nga policia ne shumen €1.000. Ibishi kerkon nga policia dhuraten sepse iu ka dhene informata qe ia mundesuan policise gjetjen dhe arrestimin e Hasanit dhe Hysenit. Policia kur ndalet se qeshuri, i pergjigjet Ibishit “n’hamom”. Pse nuk i takojn Ibishit €1.000? Sepse, ai nuk ka qene i vetdijshem se oferta ekziston kur e ka pranuar ate me dhenjen e informatave. Perveq asaj, ai nuk i ka dhene informatat per arsye te pranimit te ofertes, mirepo per arsye te zbutjes se denimit te tij per krimin qe e ka kryer. Prandaj nuk ka as pranim, dhe as kontrate. Ibishi mbet pa €1.000!

3. Pranimi Duhet te Jete Reflektim i Ofertes

Pranimi duhet te jete reflektim i ofertes, qe do te thote se pranimi duhet te jete identik me oferten. Pra, oferta dhe pranimi duhen me qene sikur reflektime te njera tjetres ne pasqyre. Nese oferta nuk eshte reflektim pasqyror i ofertes, atehere nuk eshte pranim mirepo kunderoferte. P.sh. nese ofertuesi thot se ti shet 100 tulla per €75, dhe njeriu tjeter thot po pranoj, dhe dergomi tullat ne shtepi, atehere kontrata nuk eshte formuar sepse pranimi nuk ka qene pasqyrim i ofertes sepse ia ka shtuar edhe nje element ofertes.

11

Page 12: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Lufta e Formave: Ka raste kur kompanite bejne oferta dhe pranime me forma standarde te percaktuara me pare, te cilat forma kane shume elemente shtese. P.sh. nje kompani porosite nje sasi malli ndersa tjetra konfirmon porosine me forme standarde. Nese e rrespektojme rregullin qe pranimi duhet te jete pasqyrim i ofertes, atehere keto pranime me forma standarde ku ka terme shtese nuk do te ishin as pranime e as kontrata. Kjo dukuri do te shkaktonte probleme te medha ne treg prandaj shume vende ne bote kane hartuar ligje te cilat predikojne qe pranimet e tilla jane te pranueshme dhe formojne kontrata. Mirepo, edhe pse pranimet e tilla te ofertave jane valide, format standarde nuk jane pranim valid nese i nderrojne termet materiale te ofertave, si p.sh. qmimin, sasine, kohen e dorezimit te mallit, etj.

4. Menyra e Pranimit e Caktuar nga Ofertuesi

Ofertuesi ka mundesine qe ta kontrollon metoden e pranimit te ofertes se tij. Pra, p.sh. ofertuesi mund te thote se oferta ime mund te pranohet vetem me shkrim dhe ata qe jane te interesuar ta pranojne oferten mund ta pranojne oferten vetem me shkrim. Cdo metode tjeter e pranimit do te ishte jo valide.

5. Kundëroferta

Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që pranimi i ofertës të jetë efektiv, është që ky pranim të ketë elementet thelbësore të përputhshme me ato të ofertës. Si shembull, nëse oferta parasheh se çmimi i mallit do të jetë 10.000 euro, ndërsa letra apo dokumenti me anë të të cilit pranohet oferta parasheh çmimin prej 5000 euro, atëherë nuk kemi pranim të ofertës origjinale, por kemi një kundërofertë. Në rastet kur ka kundërofertë, kontrata nuk konsiderohet e lidhur, sepse me vetë faktin se oferta dhe pranimi nuk i kanë elementet e njëjta, do të thotë se nuk ka pajtim të vullnetit të palëve, pra nuk ka marrëveshje. Nëse ka kundërofertë, kontrata mund të lidhet vetëm nëse ofertuesi original (i parë) e pranon ndryshimin që është bërë dhe pajtohet që kontrata të lidhet me atë ndryshim. Te shembulli i cekur më lartë, nëse pala që ka bërë ofertën me çmim prej 10000 euro pranon që të ulet çmimi në 5000 euro, atëherë kemi kontratën e lidhur dhe çmimi i mallit do të jetë 5000 euro.

12

Page 13: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

6. Revokimi i pranimit

Njëjtë sikur oferta, edhe pranimi i ofertës mund të revokohet në kushte të caktuara. Ky revokim apo anulim, megjithatë duhet t’i arrijë ofertuesit para se të arrije pranimi, apo në të njëjtën kohë me pranimin. Nese revokohet pas arritjes se pranimit, atehere konsiderohet sikur thyerje e kontrates. Nese revokimi i pranimit arrine para pranimit, atehere eshte revokim valid dhe nuk ka as pranim dhe as kontrate.

7. Vdekja

Shtrohet pyetja, cka ndodhe nese ofertuesi e ben oferten dhe pastaj vdes. Ne shumicen e rasteve, nese ofertuesi vdes atehere edhe oferta anulohet. Pra, ne pranues nuk mund ta pranon oferten e ofertuesit I cili ka vdekur ne nder kohe. Mirepo, oferta e ofertuesit qe tashme ka vdekur mund te pranohet nga pranuesi nese pranuesi nuk eshte i vetdijshem per vdekjen e ofertuesit. Ne ate rast, kontrata e realizuar duhet te permbushet nga trashigimtaret e prones se ofertuesit te vdekur.

IV. INTERPRETIMI I KONTRATËS

A. SI INTERPRETOHET KONTRATA

Pas arritjes së pajtimit mes palëve dhe lidhjes së kontratës, të dyja palët kanë për obligim të përmbushin detyrimet e tyre që dalin nga kontrata. Megjithatë, shpesh ndodh që njëra nga palët të mos përmbushë obligimin e vet dhe vjen deri te mosmarrëveshja. Këto mosmarrëveshje, mund të zgjidhen para gjykavave, arbitrazhit, negociatave apo duke angazhuar ndërmjetësues. Me këtë rast, lind nevoja për interpretimin e tekstit të kontratës nesë palët nuk pajtohen lidhur me përmbajtjen e ndonjë pjese të caktuar. P.sh, ndodh që kontrata të mos ketë përcaktuar në mënyrë të qartë çmimin, por thjeshtë parasheh që çmimi që duhet të paguhet do të jetë “çmimi i tregut”. Palët mund të kenë mospajtime lidhur me atë se çfarë nënkupton çmimi i tregut: a është çmimi i tregut në momentin e lidhjes së kontratës apo në momentin kur është bërë mospërmbushja; a është çmimi i tregut në shtetin e shitësit apo çmimi në shtetin e blerësit?

13

Page 14: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Raste të tilla të mospajtimeve ka shumë në botën e biznesit, prandaj duhet të bëhet interpretimi i kontratës. Për t’u bërë kjo, praktika e gjykatave tregon se ekzistojnë dy teori:

1. teoria objektive – sipas së cilës duhet gjithmonë të shiqohet teksti i kontratës dhe zbatohet ashtu siç është theksuar në kontratë

2. teoria subjektive – e cila vjen në shprehje vetëm nëse ka tekst kontestues dhe të paqartë. Atëherë, sipas kësaj teorie, shiqohet qëllimi i përbashkët i palëve: pra çfarë kanë dashur të thonë palët me atë tekst, çfarë kanë pasur në mendje.

Përveç këtyre teorive, me rastin e interpretimit të kontratës, gjykatat (apo dikush tjetër që bënë interpretimin), gjithnjë kanë parasysh disa parime të përgjithshme, siç janë parimi i ndershmërisë, arsyeshmërisë, etj.

Rregull tjetër e interpretimit është edhe interpretimi në disfavor të palës që ka hartuar kontratën. Te kontratat e përpiluara me shkrim, shpesh ndodh që njëra palë të hartojë pjesë të vacanta, dhe pastaj pikërisht ato pjesë dalin kontestuese, apo të paqarta. Në rastë të tilla, interpretimi bëhet në dëm të asaj pale që e ka hartuar pjesën e paqartë.

Palët mund të parashikojnë që, në rast mospajtimi lidhur me domethënien e dispozitave kontraktuese, ato t’i interpretojë ndonjë palë e tretë. Me atë rast, nëse me kontratë nuk është parashikuar diçka tjetër, palët nuk mund t’i drejtohen gjykatës sepse në radhë të parë duhet ta sigurojnë interpretimin nga pala e tretë, për cka janë pajtuar.

B. REGULLI I FAKTEVE JASHT KORNIZAVE TE KONTRATES

Siq u cek me larte, zakonisht, nese teksti i kontrates eshte i mjaftueshem atehere kontrata interpretohet vetem duke konsideruar tekstin Brenda kornizave te kontrates. P.sh. nese nje term ne kontrate eshte i definuar, atehere, definicionet tjera nuk perdoren per ate term. Te vetmet raste kur pranohen faktet nga jashte jane kur termet e kontrates (apo ndoj klauze/paragraph) eshte i pakuptimshem. Mirepo, duhet pas kujdes ne perpilimin e kontratave sepse per te qene efektive, te gjitha termet e kontrates duhen te inkuadrohen ne dokumentin e shkruar. Kur mbyllet (nenshkruhet) kontrata, ato terme

14

Page 15: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

mbesin perfundimtare, edhe nese jane bere premtime tjera qe kan mbetur jasht dokumentit te shkruar.

V. MOSPËRMBUSHJA E KONTRATËS

Në momentin kur lidhet kontrata, krijohen të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese. Varësisht se si janë marrë vesh në kontratë, të dyja palët janë të detyruara të kryejne detyrimet njëkohësisht, apo në kohë të ndryshme (p.sh, një herë të bëhet dorëzimi i mallit e pasta pagesa e çmimit). Në qoftë se njëra palë nuk e kryen detyrimin e vet, apo e kryen me vonesë, pala tjetër ka të drejtë ta bëjë shkëputjen e kontratës.

1. Shkëputja për shkeljet fundamentale të kontratës

Shkëputja e kontratës lejohet zakonisht vetëm nëse mospërmbushja ka karakter të shkeljes fundamentale të kontratës. P.sh, nësë palët janë marrë vesh për shitblerjen e një makine e cila bënë paketimin e 20 llojeve të artikujve ushqimor, dhe pas të dorëzohet malli, blerësi vëren si ajo makinë mund të përdoret vetëm për paketim të 19 artikujve ushqimor, në atë rast nuk mund të bëhet shkëputja sepse nuk kemi shkelje fundamentale të kontratës. Shkelja fundamentale do të ekzistonte nëse malli nuk do të dorëzohej fare ose kur kualiteti i mallit aspak nuk përmbushë kërkesat e blerësit, pra është i papërdorshëm.

2. Shkëputja për mospërmbushje të detyrimit brenda afatit

Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar paraqet element thelbësor të kontratës, ndërsa pala nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata shkëputet vetë sipas ligjit dhe për këtë nuk është e nevojshme ndonjë deklaratë e veçantë për shkëputje. Afati i caktuar për përmbushje është element thelbësor kur shprehimisht është thënë se detyrimi ka për tu përmbushur “në afatin e caktuar”, “më së largu deri”, ose në ndonjë mënyrë tjetër nga e cila mund të kuptohet qartë afati brenda të cilit duhet të kryhet detyrimi.

3. Shkëputja për mospërmbushjen e parashikuar

15

Page 16: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Njëra palë mund ta shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit për përmbushjen e detyrimit, nëse është e qartë nga sjellja e palës tjetër se ajo nuk do ta përmbushë detyrimin. P.sh, nëse para datës kur duhet të dorëzohet malli, shitësi e telefonon blerësin dhe thotë se nuk do ta dërgojë mallin fare, atëherë është shumë e qartë se shitësi nuk e ka ndërmend ta përmbushë detyrimin dhe në këtë rast blerësi mund ta shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit të përcaktuar në kontratë.

4. Shkëputja për shkak të rrethanave të ndryshuara

Palët hyjnë në kontratë duke pasur parasysh një sërë rrethanash të caktuara. Por, në praktikë ndodh që, pas lidhjes së kontratës, të lindin rrethana të cilat njërës palë ia vështirësojnë përmbushjen e detyrimeve. Pra, vështirësimi i përmbushjes bëhet në atë masë saqë qartazi duket se kontrata më nuk i përgjigjet asaj që palët kanë pritur, dhe do të ishte e padrejtë që në kontratë e tillë të mbetet në fuqi ashtu siç është lidhur. P.sh, nëse kompania “A” lidhë kontratë për blerjen e naftës nga kompania “B”, sepse ka për qëllim të hapë një pompë benzine, por në ndërkohë i ndalohet që ta ndërtojë pompën në vendin e caktuar, atëherë mund të kërkojë shkëputjen e kontratës, sepse për shkak të ndryshimit të rrethanave, është pamundësuar përmbushja e kontratës.

5. Efektet e shkëputjes së kontratës

Kur kontrata shkëputet, konsiderohet sikur të mos ishte lidhur fare. Palët kontraktuese lirohen nga detyrimet e veta, përveç nga detyrimi për shpërblim eventual të dëmit. Pas shkëputjes së kontratës, secila palë mund të kërkojë kthimin në gjendje të mëparshme, pra në gjendjen që ka ekzistuar para lidhjes së kontratës.

Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga njëra palë, pala tjetër mund të paraqesë padi para gjykatës me të cilën kërkon që të detyrohet pala tjetër që ta përmbushë detyrimin kontraktues ose të bëjë dëmshpërblimin në para.

6. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit

16

Page 17: Java 2 - 3 - Kontratat

Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Përmbushja e detyrimit mund të bëhet e pamundur edhe për shkak të akteve të natyrës që në gjuhën juridike njihen si vis major (forca madhore). Kjo ndodh kur për shkak të fatkeqësive natyrore, luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, embargove që i vënë shtetet, dhe arsye të tjera të ngjashme, e bëjnë të pamundur përmbushjen e detyrimit kontraktues.

Si shembull, nëse një palë lidhë kontratë me një kompani për renoviminin e shtëpisë së vetë, por në ndërkohë shtëpia digjet, atëherë mund të kërkojë që të lirohet nga detyrimi për shkak se është pamundësuar kryerja e detyrimit që lindë nga kontrata.

Është me rëndësi që rrethanat e shkaktuara të mos ndodhin me fajin e ndonjërës palë, por të jenë plotësisht jashtë kontrollit të palëve. Nëse diçka e tillë ndodhë, dhe pamundësohet përmbushja e kontratës, atëherë, shuhen detyrimet e palëve kontraktuese.

7. Dëmtimi i pamasë

Dëmtimi i pamasë ekziston kur ekziston një shpërpjestim i madh në mes të detyrimeve të palëve, zakonisht kur detyrimi i njërës palë është dyfish më i mash se ç’do të duhet të ishte. P.sh, nëse nje person ia shet një personi tjetër në veturë me çmim dyfish më të madh se çmimin që e ka vetura e llojit të njëjtë në treg, dhe pala tjetër pajtohet me atë çmim të dyfishtë, duke mos qenë i informuar për çmimin e vërtetë, atëherë kemi dëmtim të pamasë.

Pra, që të mund të ekzistojë dëmtimi i pamasë, duhet të plotësohen këto kushte:

1. të ekzistojë kontrata e dyanshmë, pra që krijon detyrime për të dyja palët;

2. të ekzistojë shpërpjesëtimi i qartë mes detyrimeve të palëve;3. pala e dëmtuar, në momentin e lidhjes së kontratës, most ë ketë

ditur për vlerën e vërtetë të mallit ose shërbimit.

Në rast se ekziston dëmtimi i pamasë, pala e dëmtuar mund të kërkojë anulimin e kontratës. Mirëpo, kjo e drejtë për të kërkuar anulimin, shuhet pasi të ketë kaluar 1 vit nga dita e lidhjes së kontratës. Pra, pala e dëmtuar ka vetëm 1 vit kohë, nëse dëshiron ta anulojë kontratës si rezultat i dëmtimit të pamasë që i është shkaktuar.

17