ish-kryebashkiakja dhe ish-deputetja zhvillimet … · e shtunë, 4 korrik 2020 3 një formë e re,...

16
GAZETË E PËRDITSHME E SHTUNË 4 KORRIK 2020 Nr: 4714, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” JAVOR ZHVILLIMET CMYK f. 6-7>>> POLITIKË POLITIKË AKTUALITET POLITIKË ME AMBASADORËT E VISHEGRADIT Presidenti Meta: Të plotësohen pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave PETRIT VASILI Çdo vonesë në miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, është sabotim i zgjedhjeve të ardhshme “VETËFLIJIMI” NË KOMBINAT Detaje shokuese, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar! HISTORIANIA RUSE PËR VITET ‘70 E panjohur nga Todi Lubonja: “Kam frikë, se pas kësaj do të më kërkojnë kokën” NË VELIPOJË Basha: Dy “viruse” që duhen larguar urgjent, çmimi i naftës dhe taska e Rrugës së Kombit fq 8>>> fq 16>>> fq 4>>> fq 4>>> fq 4>>> KOMUNIZMI E KOOPERATIVIZOI SHQIPNINË Rrëfimi i Primo Shllakut: Sot nuk kemi ma as Shkodër e Korçë, madje as Tiranë s’ka ma! f. 12-14>>> fq. 2-3>>> ISH-KRYEBASHKIAKJA DHE ISH-DEPUTETJA MIRANDA RIRA: MODELI I TIRANISË QË RAMA DO TË INSTALONTE U ZHBË NGA “VENECIA”. PRESIDENTI, ROJTARI MË BESNIK I KUSHTETUTËS Preteksti i listave nga “opozita-patericë” fsheh synimin e kryeministrit për të penguar koalicionet parazgjedhore DËSHTIMI TOTAL I SHTETIT RILINDAS Ekspertët “kryqëzojnë” strategjinë e Komitetit. Bllokimi i vendit nga BE po na falimenton! SHIFRAT REKORD TË COVID-19 SHIFRAT REKORD TË COVID-19

Upload: others

Post on 30-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • GAZETË E PËRDITSHMEE SHTUNË 4 KORRIK 2020

    Nr: 4714, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

    DHE GREQI 1 EURO

    KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIUwww.standard.al

    e-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”JA

    VO

    RZ

    HV

    ILL

    IME

    T

    CMYK

    f. 6-7>>>

    PO

    LIT

    IKË

    PO

    LIT

    IKË

    AK

    TU

    AL

    ITE

    TP

    OL

    ITIK

    Ë

    ME AMBASADORËT E VISHEGRADITPresidenti Meta: Të plotësohen pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave

    PETRIT VASILIÇdo vonesë në miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, është sabotim i zgjedhjeve të ardhshme

    “VETËFLIJIMI” NË KOMBINATDetaje shokuese, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar!

    HISTORIANIA RUSE PËR VITET ‘70E panjohur nga Todi Lubonja: “Kam frikë, se pas kësaj do të më kërkojnë kokën”

    NË VELIPOJË Basha: Dy “viruse” që duhen larguar urgjent, çmimi i naftës dhe taska e Rrugës së Kombit

    fq 8>>>

    fq 16>>>

    fq 4>>>

    fq 4>>>

    fq 4>>>

    KOMUNIZMI E KOOPERATIVIZOI SHQIPNINËRrëfimi i Primo Shllakut: Sot nuk

    kemi ma as Shkodër e Korçë, madje as Tiranë s’ka ma!

    f. 12-14>>>

    fq. 2-3>>>

    ISH-KRYEBASHKIAKJA DHE ISH-DEPUTETJAMIRANDA RIRA: MODELI I TIRANISË QË RAMA DO TË INSTALONTE U ZHBË NGA “VENECIA”. PRESIDENTI, ROJTARI MË BESNIK I KUSHTETUTËSPreteksti i listave nga “opozita-patericë” fsheh synimin e kryeministrit për të penguar koalicionet parazgjedhore

    DËSHTIMI TOTAL I SHTETIT RILINDAS

    Ekspertët “kryqëzojnë” strategjinë e Komitetit.

    Bllokimi i vendit nga BE po na falimenton!

    SHIFRAT REKORD TË COVID-19SHIFRAT REKORD TË COVID-19

  • E shtunë, 4 korrik 20202

    Rritja e të prekurve dhe viktimave ishte e pritshme për autoritetet shëndetësore që kur u mor vendi-mi për t’u hapur, por sipas Skënder Bratajt, shifrat janë më të larta se parashikimet. Për këtë ai rendit disa arsye . “Ne e thamë që para se të fillonim hapjen e masave që do të kishte një rritje të numrit të të infe-ktuarve dhe të të sëmurëve për ar-

    sye fiziologjike, sepse do të shto-heshin kontaktet, do të shtoheshin numrat. Veçse jo në këtë farë mase, në këtë mosrespektim masash nga ana e të gjithëve”. Brataj thotë se vi-rusi ka ndryshuar dhe ky është shka-ku që jo të gjithë kontakteve me të prekurit nuk u bëhet tamponi. Sipas tij duhet pritur njëherë shfaqja e shen-jave. “Rrethi i njerëzve që kanë pas-

    ur kontakte apo që kanë qenë në kon-takt me këta njerëz që janë pozitiv, që kërkojnë tamponin edhe pa pasur shenja dhe simptoma, është e vështirë që të kapen dhe të dali pozitiv, për arsye të ndryshimit të formës së vi-rusit, të virulencës, që do të thotë që edhe nëse je i infektuar pa shenja dhe pa simptoma nuk është e thënë që të dalësh pozitiv”.

    Foshnja 2 muajshe me Covid-19, mjekja pediatre: Momentalisht është mirë

    Kreu i Urgjencës: Nuk e prisnim rritjen e numrit të të infektuarve në këto shifra

    Një dështim total shtetëror me pandeminë. Bllokimi nga BE po falimenton vendin!Shifrat rekord të të prekurve dhe viktimave në vend pasqyrojnë qartësisht një dështim total të shtet-it me përballjen me pandeminë. Për muaj qeveria solli strategjinë e frikës e të terrorit. Tanke në rrugë ishin treguesit më të trishtë të këtij realiteti. Karantina zgjati e ndërsa sot po përjetojmë shifra rekord të të prekurve që as nuk kanë të kra-hasuar me muajin Mars e Prill, kur u fol për pikun e pandemisë.

    Ekspertët e fushës flasin për gabime të rënda me strategjinë e hapjes pas karantinës, e cila si-pas tyre u bë e pa menduar dhe e përnjëhershme. Shteti pas hapjes së vendit humbi tërësisht sensin e kontrollit të pandemisë. Hapja e barave, restoranteve, hoteleve nuk

    u shoqërua me kontrolle të rrep-ta nga përfaqësuesit e shtetit. Ma-dje në shumë vende u tolerua dhe marrja e masave anti-covid u la ë dorën e pronarëve.

    Më tej, fakt deçiziv në këtë dështim luajti QSUT-ja. Përhapja e koronavirusit nga vendi i cili presupohet shërimin e qytetarëve krijoi një efekt të menjëhers-hëm. Pothuajse 70 e të sëmurëve në rang vendi, kur kanë proble-me me shëndetin, injorojnë spita-let vendore dhe nisen drejt QSUT-së. Tani mendoni se si ky spital i kryeqytetit ku masat e regullat e Covid nuk u respektuan aspak, sa ka ndikuar në përhapjen e virusit në vend.

    Qeveria e Ramës do të hyjë ne rekordet Guiness për keqadmini-

    strimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mun-gesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve.

    Kjo situatë solli edhe mbylljen e vendit nga Bashkimi Evropian, mbyllje që po sjell pasoja tepër të rënda. Turizmi ndodhet në një si-tuatë vërtetë të vështirë, dhjetëra mijëra turistë të huaj që priteshin në këtë muaj, me shpenzimet që do ishin pjesë e arkës së përbas-hkët të vendit, nuk do jenë!

    Nëse Qeveria nuk merr masat e duhura, duke përfshirë këtu rri-tjen e testimeve, kontrolleve për respektimin e masave si edhe bu-xhetin e duhur për sektorin në këtë kohë pandemie, vendi do të shkojë drejt një situate falimenti. Koha është për të ndërhyrë urgjent!

    Koronavirusi infekton përsëri bluzat e bardha. Mësohet se një mjek ka rezultuar pozi-tiv me Covid-19. Ai ndod-het i shtruar në spitalin infe-ktiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. In-stitucionet shëndetësore, kryesisht QSUT, është kthy-er në një vatër infeksioni të Covid-19. Pak ditë më parë mjeku i hematologjisë Ar-jan Pushi, humbi jetën pasi u infektua nga ky virus. Pushi ishte viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koro-navirusit.

    110 fëmijë janë prekur nga koronavi-rusi që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Aktualisht 25% e këtyre rasteve janë aktive. Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë thotë për Ora Neës se ka pasur pak raste të rënda por asnjëherë nuk mund të fli-tet me siguri të plotë që fëmijët e ka-lojnë lehtë sëmundjen. Ajo foli edhe për gjendjen e foshnjes 2 muajshe me Covid që po merr trajtim spitalor ba-shkë me nënën. ‘Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët.Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lejhtë. Ka edhe fëm-ijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj viru-

    sit mund ta kalojnë më rëndë sëmund-jen dhe mund të paraqesin komplika-cione. Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjes që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri

    tani fëmija është mirë, ruan parame-trat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shënja të vës-htirësisë në frymëmarrje.Uroj të mbe-tet deri në fund kështu.”

    Kuli thekson se shifrat e ditëve të fundit na kanë vënë në një gjendje sh-qetësuese që duhet të ndërgjegjësojë gjithësecilin për mbrojtjen persona-le dhe respektimin e masave kun-dër Covidit. “Supozimet ishin që ky virus do të kishte më pak fuqi tran-smetimi dhe do të ishte më i dobët në stinën e nxehtë dhe temperaturat e larta por siç e shohim pikërisht në këtë stinë ne kemi shifra më të lartë dhe shifra shqetësuese.”.

    Mjeku rezulton pozitiv me Covid-19, në gjendje të rëndë te spitali infektiv

    Aktualitet

    Skënder Bratajt

  • E shtunë, 4 korrik 2020 3

    Një formë e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Eu-ropa për në Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës. Konfirmimi vjen nga një studim global që tregon prova të for-ta për këtë pretendim. Mutacioni i ri i Cov-id-19 përhapet më shpejt, por nuk i sëmurë rëndë personat sa variacio-net e mëparshme të virusit. “Është më dominuesi, sa i përket infektim-it të personave”, shprehet Erica Oll-man Saphire, e cila ishte pjesë e ek-ipit ndërkombëtar kërkimor. Studimi është publikuar në revistën mjekësore “Cell” dhe ndan informacione për se-

    kuencat gjenetike që kanë treguar një lloj mutacioni të version-it fillestar të virusit që po bëhet më dominant. Tani shkencëtarët jo vetëm që kanë kontroll-uar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer ek-sperimente që përfshi-

    jnë njerëz, kafshë dhe qeliza. Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit. Ndryshimi prek cipën e pro-teinës, thënë ndryshe strukturën që virusi përdorë për të hyrë në qeliza për t’i infektuar. Kërkuesit po veri-fikojnë nëse ky zhvillim mund të bëjë që version i ri i koronavirusit të kon-trollohet nga një vaksinë.

    Vendimi i Bashkimit Europian për të izoluar Shqipërinë, duke mos e përfshirë në listën që lejon qytet-arët që të lëvizin lirshëm dhe që i lejohet që të hapin kufijtë, ka nxitur një debat të madh në vend. Gaze-tari Enkel Demi ka kritikuar ash-

    për ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj për të ci-lin thotë se duhet të mos lëvizte nga Brukseli derisa kjo situatë të zgjid-hej. “Duhet ta ngrejë by*hën e të shkojë aty në Bruksel. Revoltën e kam me atë idiot. Nuk ka asnjë lloj

    pune në Shqipëri , është një kala-ma që e kanë vendosur aty, ai duhet të ikë atje. Kështu është kur e merr në moshën e pubertetit dhe e bën ministër. E ka fajin ai që e vuri”, u shpreh Demi në studion e “Abc e mëngjesit”.

    Konfirmimi nga një studim: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

    Aktualitet

    Mjeku Erion Dasho deklar-oi se shifrat e rasteve ditore që po raportohen javët e fundit nuk janë shqetësuese. Sipas tij, shqetësues është fakti se QSUT-ja është kthyer në vatër infektimi. “Shifrat nuk më shqetësojnë, të kesh 80-90 raste në ditë nuk përbën shqetësim sepse ne e kemi kapacitetin trajtues për të pritur pacientët. Dihet që 85% e të prekurve nuk kanë nevo-jë për shtrim në spital. Pra, ndonëse konstatojmë rritje të theksuar të ras-teve, personat në terapi intensive janë pak”, tha Dasho. “Shqetësim për mua përbën mënyra se si janë infektuar këta persona. Ajo që ndikoi në përhapje ishte QSUT, një vend ku shkojmë për t’u shëruar. Shohim që edhe në biznese me shu-më persona ka patur vatra”, tha ai , në një lidhje direkte me studion e “Ditari” a2neës.

    Mjeku Erion Dasho deklaroi se: “Bashkimi Evropian na ka mbyl-lur kufijtë për faj të strukturave tona që janë përgjegjëse për kontrol-lin e epidemisë. BE-ja ka kriteret e saj dhe ne nuk i plotësojmë kriteret. Qytetarët e kanë gjithë të drejtën

    që të ndihen të tradhtuar, pasi ata iu përgjigjën thirrjes për izolim, por më vonë e gjetën veten të pam-brojtur përballë virusit. Është situa-të skandaloze”.

    Dasho e konsideroi papërgjeg-jshmëri faktin që Shqipëria pra-non turistë nga vende si Bjelloru-sia pa u testuar më parë në hyrje. “Kemi lejuar që turistët e huaj të vi-jnë te ne, por të vetmit që po vijnë janë nga Ukraina dhe Bjellorusia, që janë vende më keq se ne. Është papërgjegjshmëri të pranohen turi-stë nga këto vende pa u testuar në

    hyrje. Edhe Kamboxhia, shumë më e varfër se ne, i teston turistët në kufi”, tha Dasho.

    Në fund, mjeku theksoi se në Shqipëri po bëhet një gafë e ma-dhe sa i përket masave mbrojtëse: “Dorezat janë gafa më e madhe që bëhet në Shqipëri. Kjo ka qenë një masë rudimentare, e janarit apo shkurtit. Sot, në asnjë vend të botës nuk rekomandohen dorezat. Dikujt, në atë Komitet Ekspertësh i ka nge-lur ora në janar. Doreza jo vetëm që nuk ndihmon, por dëmton. Kur unë shkoj nëpër lokale dhe shikoj kamarierët që shërbejnë me dore-zat që mund të kenë ditë të tëra pa u ndërruar, unë ndihem i ekspozuar ndaj virusit”.

    “Kur ky komitet na rekomandoi të izoloheshim, u izoluam. Por, ka-rantina u tejzgjat dhe ajo periudhë nuk u përdor për të ndërtuar strate-gji efikase. Kur shikon se si spita-li bëhet vatër infeksioni, publiku e merr si mesazh “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Kur spi-tali dhe administrata nuk marrin masa, publiku merr mesazhin e ga-buar”, tha Dasho.

    Problemi te QSUT-ja

    Mjeku Dasho: Bashkimi Evropian na ka mbyllur kufijtë për faj të strukturave tona

    Nga Kastriot Islami

    Qeveria Rama e paaftë dhe e papërgjegjshme, vetëm duke lëshuar me mesazhe nga facebooku i Surre-lit, ka dështuar në këtë fazë të menax-himit të krizës sanitare… Ajo rezu-lton tërësisht jashtë loje sepse nuk ka asnjë plan veprimi për të menax-huar situatën në këtë fazë të lehtësim-

    it të masave drastike që mori në peri-udhën mars-prill 2020 kur gjithçka e menaxhonte me urdhra absurdë nga bunkeri i Surrelit, penalitete e vep-rime policore…

    “Kompetenti i Surrelit” nuk të bëjë gjë tjetër dhe për këtë lloj me-naxhimi idiotesk policor e karakte-rial me të cilin mburrej se ishte më “i suksesshmi në Europë” u klasi-fikua “më i dobëti në Europë” e nga më të dobëtit në botë… Dështak dhe i paaftë, në fazën e hapjes së vendit drejt normalitetit, nuk u mor fare me krizën sanitare dhe e la atë të rridhte pa pasur asnjë strategji, plan apo ka-lendar veprimi…

    Ka 6 javë që gjendja po përkeq-ësohet në mënyrë të frikshme dhe ‘kompetenti i Surrelit” nuk ka asnjë ide se çfarë mund të bëjë… Numri ja-vor i vdekjeve është rritur gjatë 6 ja-vëve të fundit me rreth 20 herë…nga vlera 1 që kishte në javën 23-30 maj

    në vlerën 19 që ka arritur në javën 27 qershor – 3 korrik????

    Gjendja duket jashtë kontrollit…nga pa aaftësia e papërgjegjshmëria e qeverisë… Mjekët që po punojnë si heronj janë tërësisht të pambrojtur, jeta e tyre është në rrezik…

    Një qeveri që ka dështuar në kohë normale sigurisht që në kohë krize do të shfaqet katastrofike…. Mesa duket Rama pret/nxit, që gjendja të përkeq-ësohet, dhe të rivendosë përsëri izo-limin/karantinimin dhe të fusë në ve-prim gjendjen e jashtëzakonshme, policinë e madje edhe ushtrinë… thjesht për të mbrojtur pushtetin e tij personal…Një ide e tillë idiotekse do ta zhyste vendin në rrënim të shpejtë ekonomik ndërkohë që kriza e thellë ekonomike e ka kapur ekonominë e vendit për fyti… Ky duhet te jetë mo-ment i veprimeve të forta masive për ta penguar dështakun të realizojë këtë katastrofë njerëzore…

    Qeveria Rama e paaftë dhe e papërgjegjshme, rritet me 20 herë numri javor i vdekjeve

    Vendimi i BE për të izoluar Shqipërinë, Enkel Demi: Cakaj duhej të ishte në Bruksel për të hapur kufjtë

    Erion Dasho

    Enkel Demi Gent Cakaj

  • E shtunë, 4 korrik 20204

    Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statu-si në Facebook tha se ka pranuar ftesën e Ambas-adorëve të vendeve të Vishegra-dit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit for-mal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. Ai ndër të tjera pohoi se, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e nego-ciatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

    “Me shumë kënaqësi e prano-va ftesën e Ambasadorëve të ven-deve të Vishegradit, për të mar-rë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Po-lonia. Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prio-ritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerës-ova prioritetet dhe objektivat am-bicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kon-

    taktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4. Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevar-din e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train!

    Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen se nën Presiden-

    cën Gjermane të Bashkimit Eu-ropian, me mbështetjen e të gji-tha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë ku-shtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përp-ara dhe të sigurt në proceset inte-gruese.”, theksoi Presidenti.

    Meta me ambasadorët e Vishegradit: Të plotësohen pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi dje Velipojën ku u njoh me gjendjen e rëndë të biz-nesit, rënien e madhe të blerjeve nga qytetarët dhe numrin shumë të ulët të pushuesve. Kreu i opozitës u shpreh se çështja e turizmit, heqja e peng-esave për të do të jetë një nga tem-at kryesore në takimin e pritshëm me kryeministrin e Kosovës, Abdul-lah Hoti. “Natyrisht, pengesat më të mëdha janë në këtë anë, po, në çdo rast, të bëjmë të mundur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë”,- tha Basha, i cili theksoi 2 të këqi-jat më të mëdha për turizmin tani, përveç frikës nga koronavirusi. “Ka viruse të tjera që duhen larguar. Për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri ka dy pengesa të mëdha, çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë dhe taksa e Rrugës së Kombit. Këto janë dy çeshtjet që sot, ndoshta, nuk zgjidhen dot, po nesër, në qeverisjen tonë do të zg-jidhen. 240 lekë taksa që është ven-dosur mbi karburantin gjatë kë-tyre 7 viteve do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet, siç e kam premtuar. Kjo, pa diskutim, që do ta ulë dhe koston për turistët nga

    Kosova, do të bëjë të mundur që më shumë qytetarë të Kosovës t’i drejto-hen bukurive të plazheve të Velipojës, plazheve të Shëngjinit dhe plazheve të tjera të Shqipërisë, në Sarandë, Dhermi e kudo”,- tha zoti Basha.

    Kreu i opozitës vizitoi edhe zonën e shkatërruar nga fadromat pak ditë më parë, kryesisht biznese të vogla që punonin në kohën e sezonit tu-ristik. Qytetarët u shprehen të revol-tuar për trajtimin diskriminues nga qeveria, e cila godet ata që nuk kanë mbështetje dhe mbron biznese me të ardhura të dyshimta. “Padiskutim që këtu prapë ka interesa korruptive, in-teresa korruptive, sepse edhe goditja është bërë selektive, është bërë sele-

    ktive për të favorizuar një grup njerë-zish. Dihet që Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organi-zuar, njerëz që vendosin se kush merr lejet e ndërtimit, kujt duhet t’i prish-et prona që të lirohet toka, që t’i mar-rin ata prapë lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Po-licinë Shqiptare që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë poli-tikë të pushtetarëve, të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europo-lin edhe për Interpolin”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

    Basha u shpreh se qeveria që ai do të drejtojë pas zgjedhjeve do të ketë fokus kryesor goditjen e krimit dhe të oligarkëve që kanë përfituar nga lidh-jet me pushtetin. “Çdo vendim mer-ret për të ndihmuar oligarkët dhe ban-ditët. Pronat e tyre nuk preken, pasi aty pastrohen paratë e drogës, ata hanë e punë me pushtetin dhe ndajnë paratë, tenderat dhe koncesionet me pushtetin. Si kryeministër, me ndar-jen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të ven-dosim është ligji dhe rendi njësoj për të gjithë. Krimi nuk do të diktojë më qeverinë”,– u shpreh kreu i PD-së.

    Basha në Velipojë: Dy “viruse” që duhen larguar urgjent, çmimi i naftës dhe taska e Rrugës së Kombit

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasi-li kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet nga Parlamenti brenda dy javëve të para të muajit korrik. Çdo vonesë, sipas tij, është sabotim nga maxhoranca i zgjedhjeve të ard-hshme parlamentare. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, nismë e marrë nga opozita parlamentare, Vasili tha se opozita e bashkuar, ka arritur një dakordësi me PS, së cilës duhet t’i qëndrojnë. Aq më tepër se mbetet dhe një nga 15 kushtet e BE për negociatat.Në marrëveshjen finale të nënsh-kruar në Ambasadën e SHBA të tri-ja partitë: PS, PD dhe LSI kanë rënë dakord që pakti politik të votohet

    në Kuvend pa ndryshime. Në lidh-je me çështjet e ndryshimeve kus-htetuese, nismë e ndërmarrë kjo nga opozita parlamentare, për Vasi-lin nuk kanë asnjë lloj rëndësie, pasi janë diskutime mes të njëjtës max-horancë. Ai thotë se PS ka një mar-rëveshje me opozitën e bashkuar, së cilës duhet t’i qëndrojnë. Edi Rama e tha këtë të enjte në parlament se do t’i qëndrojë marrëveshjes, por si me dinakëri nxori opozitën parlamenta-re sikur po kundërshton, ndërkohë që po kjo opozitë të enjte dha 108 vota bashkë me ato të PS-së për kryetar-in e KLSH-së. Nëse nuk kap 84 vota Kodi Zgjedhor, është vetëm mos-dashje e Edi Ramës.

    Vasili: Çdo vonesë në miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, është sabotim i zgjedhjeve të ardhshme

    Politikë

    Basha në Velipojë

    Petrit Vasili

  • E shtunë, 4 korrik 2020 5

    Nr e f

    aqeve

    Politikë

    V izitën e tij të parë zyr-tare si kryeministër i Kosovës, Avdul-lah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama pas takimit në Palla-tin e Brigadave me Hotin, zhvil-loi një konferencë me homologun e Kosovës, ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord. Kreu i qever-isë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se në shtator do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeve-rive, ku do të ndahen praktikat dhe sfidat e përbashkëta në adres-imin e problemeve komunitare. “Jemi dakorëdësuar për të për-caktuar një afat të ri për mbajt-jen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situ-ata jo e lehtë lidhur me Covid-19,

    të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësu-ar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillo-het për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qe-veritë të sponsorizojnë kongres-in e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë prak-tikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komu-niktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”.

    Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat me Ko-sovën. Kreu I qeverisë shqipta-

    re tha se arsyeja gjendet tek po-litika e brendshme e vendeve të BE-së. “Ne nuk marrim vendi-me për Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Koso-vën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontitentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të mar-rë liberalizimin e vizave. E dimë shu-më mirë arsyen, nuk gjendet në Ko-sovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në poli-tikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shu-më kur marrin vendime për ne. Turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë”.

    Rama pret Hotin: Dy qeveritë do sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore

    Rama me Hotin

    Presidenti pret Kryeministrin e Kosovës: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, domosdoshmëri

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur de-taje nga takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Basha thekson se i ka premtuar Hotit heqjen e taksës së Ru-gës së Kombit, duke e cilësuar si një ndër vendiet e para të qeverisë së ardhshme. Po ashtu Basha thotë se ka kërkuar mbështetje nga autoritetet e Kosovës për turizmin në Shqipëri. “I shpreha kreut të qeverisë së Kosovës mbështetjen e plotë timen, të Par-tisë Demokratike dhe të opozitës në proce-sin e dialogut, me qëllim njohjen reciproke dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ç’ka do t’i shërbejë jo vetëm dy vendeve, por gjithë rajonit dhe integrimit evropian”, shkruan Basha ndër të tjera.

    Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

    Pata kënaqësi të mirëprisja sot në Se-linë e Partisë Demokratike, Kryeministrin e Kosovës, dr. Avdullah Hoti, me të ci-lin diskutuam mbi një numër çështjesh të rëndësishme, që nga situata e shkaktuar nga pandemia, rinisja e dialogut me Ser-binë dhe fushat ku duhet intensifikuar ba-shkëpunimi mes dy vendeve tona për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe punës-im për qytetarët tanë.

    I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e ditëve të para të qeve-risë së ardhshme, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, sikundër kërkova mbështetjen e autoriteteve të Kosovës për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushue-sish nga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë të nxehtë.

    Jam i bindur dhe plot me besim se kla-sa politike dhe populli i Kosovës do të ecin përpara me vendosmëri dhe maturi drejt konsolidimit të një shteti të fortë, demokra-tik dhe sovran në kufijtë e njohur ndërk-ombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashki-mit Europian.

    I shpreha kreut të qeverisë së Kosovës mbështetjen e plotë timen, të Partisë De-mokratike dhe të opozitës në procesin e dialogut, me qëllim njohjen reciproke dhe ndërtimin e urave të bashkëpunim-it mes Republikës së Kosovës dhe Repu-blikës së Serbisë, ç’ka do t’i shërbejë jo vetëm dy vendeve, por gjithë rajonit dhe integrimit europian.

    Përshëndeta vendimin e Kryemini-strit Hoti për ngritjen e Këshillit të Eksper-tëve, si një shenjë e qartë e vullnetit poli-tik të qeverisë së re për gjithëpërfshirje dhe kohezion të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë, jo vetëm në funksion të stabi-litetit të vendit, por edhe të përparimit në procese të rëndësishme, siç është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. E falenderova Kryeministrin Hoti për ftesën për një vizitë në Kosovë së shpejti.

    Basha-Hotit: Mbështetjen e plotë e opozitës në dialogun me Serbinë, me qëllim njohjen reciproke

    Basha me Hotin

    Meta me Hotin

    Gjatë vizitës në Tiranë, kryem-inistri i Kosovës Avdullah Hoti, është pritur në zyrë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. La-jmin e ka bërë të ditur Berisha në një postim në rrjetet sociale, ku deklaron se e uroi për detyrën dhe misionin që ka ndërmarrë. Në këtë takim pata rastin t’i uroj di-rekt zotit Hoti suksese në detyrën e lartë dhe misionin tejet të rëndë-sishëm të Kryeministrit të Repub-likës së Kosovës që i besoi koa-licioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkruan ai. Më tej, ish-krye-tari i demokratëve thotë se i për-

    colli një mesazh kreut të LDK-së Isa Mustafa, me të cilin thotë se ka pasur bashkëpunim që në themelimin e PD-së. “Gjatë ta-kimit diskutuam gjerësisht mbi rëndësinë jetike të bashkëpun-

    imit midis dy vendeve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat, në kuadrin e këtij bashkëpunimi bi-lateral por edhe rajonal. Zoti Hoti më përcolli urimet dhe përshënde-tjet e kryetarit të LDK zoti Isa Mu-stafa dhe unë përfitova nga ky rast për t’i dërguar zotit Mustafa urimet e mia më të mira dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin miqës-or e të frytshëm që kemi patur njëri me tjetrin dhe midis dy partive tona që në themelimim e PD e në vazh-dim. Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë”, thekson Berisha.

    Berisha pret Hotin në zyrë: Rëndësi jetike bashkëpunimi midis dy vendeve

    Berisha me Hotin

    I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Repub-likës së Kosovës, Avdullah Hoti. E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bash-kimit Europian. Është e rëndë-sishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një do-mosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. I premtova Kryeminis-

    trit Hoti se edhe kësaj vere do të pro-movoj me kënaqësi bukuritë naty-rore të Kosovës sonë të dashur, i bindur se edhe shumë qytetarë nga Kosova do ta kalojnë sezonin turis-tik në perlat e bregdetit dhe malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë

  • E shtunë, 4 korrik 20206

    Ish-kryebashkiakja

    Rira: Modeli i tiranisë u zhbë nga “Venecia”. Presidenti, rojtari më besnik i Kushtetutës Preteksti i listave nga “opozita-patericë” fsheh

    synimin e Ramës për të penguar koalicionet parazgjedhore

    Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit dhe ish-deputetja e LSI-së Miran-da Rira flet në një intervistë për “Standard” mbi zhvillimet e fun-dit politiko-sociale në vend. Ajo komen-ton vendimin e Komisionit të Venecias mbi çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku thekson se: “me mung-esën e Gjykatës Kushtetuese, vendi për-jetoi një nga etapat me konfliktuale dhe anarshiste ne historinë e vet post-moniste 30- vjeçare. Rasti me flagrant dhe premisa me e besueshme për të dale ne silogjizmin se po, patëm një kapje te shtetit, janë zgjedhjet lokale te 30 Qer-shorit, 2019.” Po ashtu Rira flet edhe mbi debatin për reformën zgjehdore, ku thekson se pasi mazhorancës situa-ta i doli nga kontrolli, po kërkon me çdo kusht tani të komprometojë këtë mar-rëveshje duke përdorur opoziten par-lamentare, patericën që e mbajti në pushtet, si justifikim për mosmiratimin e saj ne parlament. Më tej ish-krye-bashkiakja analizon edhe situatën e borxhit publik, duke nënvizuar se përg-jatë 2 momenteve më të vështira so-cial- ekonomike të vendit, pas tërmetit të 2019 dhe përgjatë pandemisë 2020, u rrit borxhi publik dhe u shtuan kontra-tat koncesionare, disa miliona euroshe me subjekte të veçanta.

    Intervistoi: Gëzim Saliu

    Cili është vlerësimi juaj mbi opinionet përfundimtare të Komisionit të Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese? A mendoni se tashmë reforma në drejtësi po merr drejtimin e duhur?

    Prej me shume se një viti, klasa poli-tike shqiptare, është përfshirë ne një konflikt ndërinstitucional, qe gjenezën e vet e ka tek emërimet ne gjykaten

    kushtetuese dhe me pak në Gjykaten e Larte. Dihet qe procesi i Vettingut, nxo-ri nga sistemi i drejtësisë disa gjyqtare, duke e çuar ne kolaps, drejtësinë dhe çështjet fondamentale në vend. Unë nuk do të bëj një analize juridike, sepse nuk jam as e fushës dhe kjo është ezauru-ar tashmë, por më shumë dua të ndaj opinionin tim lidhur me një çësht-je kaq delikate dhe kaq vitale për ko-hezionin shoqeror dhe politik te vendit. Ajo që vume re, është se me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, vendi përjetoi një nga etapat me konfliktuale dhe anar-shiste ne historinë e vet postmoniste 30- vjeçare. Rasti me flagrant dhe premisa me e besueshme për të dale ne silog-jizmin se po, patëm një kapje te shtet-it, janë zgjedhjet lokale te 30 Qershorit, 2019.

    Mazhoranca qeveritare, duke pa-

    tur një pushtet pothuajse absolut mbi administratën publike, duke shfry-tëzuar mungesën e opozitës reale e leg-jitime në parlament, duke shtypur çdo zë kritik brenda PS, duke kapur medi-at dhe duke kthyer edhe zërat me kritikë ne altoparlante të propagandës qeveri-tare, dhe mbi te gjitha duke shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, zh-villoi zgjedhjet lokale me numrin e pjesëmarrjes më të ulët në historinë e pushtetit vendor. Përfundimi ishte rrënues për demokracinë e vendit. Zg-jedhje moniste që prodhuan 60 bash-ki me kryetare kukulla, te komanduar nga lart dhe jo te zgjedhur nominalisht dhe 60 këshilla bashkiake monopartike, ku nuk ekziston fryma opozitariste, di-aloguese dhe mendimi kritik. Një mod-el i tillë tiranik, tregoi jo vetëm se çfarë është kapja e shtetit, rriti jo vetëm autor-

    itarizmin dhe arrogancën e Kryemini-trit Rama por edhe tregoi sesa e rëndë-sishme është Gjykata Kushtetuese si organi kryesor i mbrojtes se shtetit nga lidera autoritarë dhe sisteme anarshiste.

    Në gjithë suazën e vet konfliktule, qe erdhi si pasojë e mungeses se Gjykatës Kushtetuese, roli i Presidentit Meta ka qenë tepër pozitiv dhe konstruktiv, gjë e cila u citua edhe së fundmi në rapor-tin e Komisionit të Venecias, i cili ka një autoritet juridik të veçantë. Rapor-ti i Komisonit të Venecias, nga fq 6 deri në fq.11, përshkruan gjithë procedurën legjitime të emërimeve dhe zëvende-simeve të gjyqtarve të bëra nga Pres-identi dhe nga asambleja parlamenta-re apo parlamenti. Po ashtu në raport citohet se, veprimet e Presidentit rua-jtën kushtetushmërinë e të gjithë pro-cesit te emerimeve dhe se shkaktar i incidentit proceduarial në procesin e emerimeve, ishte vetë kreu i KED. Me rënien e tij, unë mendoj se është kalu-ar tashme ngërçi institucional, ka për-funduar loja “e ka kush e ka”, dhe siç është shprehur edhe President Meta, implementimi i rekomandimeve te Komisionit te Venecias, është e vetm-ja rrugë për te ecur përpara. Vetë rapor-ti, ne paragrafin e fundit përshkruan se është me rendësi vitale, restaurimi i Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, sa me shpejt te jete e mundur. Kjo është në dobi te te gjitha paleve, te gjithë shqiptareve, dhe për te riperterire demokracinë e brishte ne vend, qe është kapur per fyti nga politika dhe qën-drime dashakeqese.

    Palët mundën të arrinin më në fund konsensusin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Por ndërkohë marrëveshja ende mbetet e rrezikuar për shkak të qëndrimit të opozitës parlamentare që kërkon ndryshim sistemi dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Si e komentoni këtë çështje?

    Marrëveshja e arritur mes palëve për reformën zgjedhore (edhe pse për t’u quajtur reformë duhet të prekte as-pekte te tjera bazike dhe jo vetëm de-taje sipërfaqësore) deri diku arriti qël-limin e saj duke i hequr mazhorancës mundësinë e kontrollit 100 % të admin-istratës zgjedhore. Depolitizimi i saj u tentua të keqpërdorej nga mazhoranca pasi u kërkua qe ky depolitizim te reali-zohej duke e zëvendësuar administratën zgjedhore “politike” me një adminis-trate publike “jo-politike”. Ndërkohë qe ne rekomandimet e OSBE - ODHIR kërkohet fillimisht depolitizimi i ad-ministratës publike, si problemi me i madh ne vend, gjë qe u konfirmua dhe nga përfshirja e administratës ne zg-jedhjet e Dibrës dhe te Shijakut, kon-firmuar nga dosjet me nunmer 184 dhe 339. Garantimi i votës është sfida krye-sore për momentin, garanci qe duhet të fillojë me garantimin e lirisë se votës, me mundësimin e marrjes pjese ne vo-time dhe jo siç ndodhi ne zgjedhjet e fundit lokale ku shumica e popullsisë shqiptare nuk zgjodhi, dhe me tej me administrimin e saj.

    Por, mesa duket, duke qenë që mazhorancës situata i doli nga kontrolli, po kërkon me çdo kusht tani të kompro-metojë këtë marrëveshje duke përdorur opoziten parlamentare, patericën që e mbajti në pushtet, si justifikim për mos-miratimin e saj ne parlament. Preteks-

    Intervista

    Presidenti Meta

  • E shtunë, 4 korrik 2020 7

    ti i listave te hapura fsheh dëshirën për të penguar koalicionet parazgjedhore me Kushtetutë. Koalicionet parazg-jedhore janë e drejtë e çdo force poli-tike dhe nuk mund te ndalohen me ligj. Mazhoranca, tani e mbetur pa asn-jë aleat, është e vetëdijshme qe ky sis-tem e favorizon vetëm nëse forcat poli-tike paraqisin lista individuale, duke qene se ka një përqindje te lartë votue-sish dhe me një prag te larte hyrjeje, përfiton nga votat e partive të vogla që mbeten jashtë (në zgjedhjet e fundit sis-temi i dhuroi rreth 7 deputetë ndërkohë që p.sh LIBRA mund te merrte deri ne 3 deputete nëse vendi do te kishte një sistem proporcional kombëtar, ndër-kohë qe me sistemin aktual, pa koali-cione parazgjedhore nuk mori asnjë ul-ëse ne kuvend).

    Tjetër çështje e ngritur dhe shqetësuese për patericën e mazhoranc-es është “lista e hapur”. Lista e hapur është gjëja e fundit që mund t’u in-teresoje këtyre individëve. Lista e hapur nuk i shërben asnjërit prej tyre, një pjese e mirë e te cilëve, edhe pse janë aktualisht kryetare partie (anonime), nuk njihen as në lagjet e tyre. Ontolog-jia e parlamentarizmit shqiptar nuk njeh deputete me te dobët dhe me qesharake, nga formimi apo profili i tyre profesion-al. Te krahasosh deputetët e opozitës së sotme parlamentare me deputete te tille si: Faik Konica, Dritero Agolli, Rex-

    hep Meidani, dhe figura të tjera, është si të krahasosh natën me ditën. Por kjo es-htë një çështje tjetër. Lista e hapur nxit garën dhe demokracinë brenda një force politike, pasi detyron te zbresin ne ter-ren edhe “vendet e sigurta” dhe kjo do të përkthehet ne rritje te numrit te votave për subjektet, pjese e listës se te cilëve ata janë. Duhet te jetë e qartë, që e hapur apo e mbyllur, bëhet gjithmonë fjalë për një liste. Kjo listë do të harto-het përsëri nga te njëjtët persona dhe nëse dikush pretendon se është i vlef-shëm ne popull por nuk ka raport me Kryetarin, përsëri nuk ka asnjë shans te jete pjese tek kjo liste, pa pëlqimin e Kryetarit, qofte kjo liste e hapur. Edhe për atë qe pretendon se lista e hapur pastron listën nga individë problema-tike, është pikërisht lista e hapur qe el-ementëve të tillë u hap rrugën drejt Ku-

    vendit, gjë qe një liste e mbyllur ua bën gati te pamundur edhe nëse ndon-jë kryetar tenton e fut në liste por që mjafton të mos jenë te vendet fituese.

    Problemi ne Shqipëri nuk është as sis-temi e as kodi zgjedhor. Ne Danimarkë votohet me laps, në Belgjike votohet nga shtëpia, në Holande në zgjedhjet lokale, kuti votimi gjen edhe në urban, pa asnjë komisioner politik apo të depolitizuar etj, pra procesi zgjedhor, me shumë se shkak është një pasqyrë e realitetit shtetëror dhe shoqëror ne vend. Aspekti me i rëndë-sishëm është raporti midis institucion-eve ne vend, një raport kontrolli reciprok dhe bashkëpunimi dhe për aq kohe sa ky lloj raporti të mos ekzistoje dhe te gjitha pushtetet te jene te përqendruara ne një dore, sistemi zgjedhor do te jete kryefja-la e çdo diskutimi dhe “armiku” krye-sor në vend dhe shkaku i problemeve te panumërta qe e shqetësojnë atë.

    Shifrat e borxhit publik, sipas të dhënave nga institucionet ndërkombëtare, kanë arritur majat. Ndërkohë vendi pas pandemisë po vuan pasoja të rënda, kryesisht te bizneset që po falimentojnë në masë. Ku po gabon ekzekutivi sipas jush dhe cilat duhet të jenë hapat që duhen ndjekur për të dalë nga situata e krizës?

    E parë ne lentet e një analize mak-rosociologjike, ekonomia shqiptare

    po vuan pasojat e disa krizave so-cio-ekonomike. Së pari, pandem-ia globale, që unë e quaj një faktor te jashtëm, e cila si çdo vend në bote, ka prekur edhe vendin dhe ekonominë shqiptare. Të gjendur perballë një sit-uate të tillë, totalisht te papregatitur, dhjetëra dhe qindra biznese te vogla mbyllën qepenat dhe falimentuan, edhe për shkak të mungesës së likuiditetit. Paga e luftës ishte pak ose asgjë, sido-mos për sektorin e bujqesise, qe perg-jate kesaj kohe, ka perjetuar një nga kri-zat me te thella. Së dyti, tërmeti i 26 Nentorit të vitit të kaluar, qe përveç humbjeve tragjike në njerëz, shkak-toi qindra dhe mijëra të pastrehë, sido-mos ne qarkun e Durrësit dhe te Ti-ranës, e që fatkeqesisht edhe ne këtë moment që flasim janë akoma në çadra. Si kategoria e pare, ashtu edhe e dyta, nuk u favorizuan nga politikat financi-are qeveritare. Edhe pse koha e gjend-jes se jashtëzakonshme natyrore përkoi me kohen e miratimit te buxhetit për vi-tin 2020, ndaj të dëmtuarve nga tërmeti, nuk u hoq asnjë fashë për të ndihmuar ata. Madje nuk u prek, asnjë nga konce-sionet e debatueshme të miratuara përg-jatë 7 viteve të qeverisjes Rama.

    Pra, e thënë me shkoqur, përg-jatë 2 momenteve më të vështira so-cial- ekonomike të vendit, pas teërmet-it të 2019 dhe përgjatë pandemisë 2020, u rrit borxhi publik dhe u shtuan kon-tratat koncesionare, disa miliona euro-she me subjekte të veçanta. Në të dyja rastet, qeveria mund të zbuste ndik-imin e fortë negativ sidomos tek shtre-sat në nevojë, tek ata qe janë ne fund të stratifikimit social, tek me të dëmtuar-it nga termeti, tek më të varfrit, por kjo gjë nuk ndodhi. Pra, nuk u preken kon-cesionet ne ASNJË rast, duke varfëru-ar me shume të varfrit dhe duke pasuru-ar me shume pakicen e pasur, ose ata eunuke apo oligarke përqark pushtetit kryeministror. Kompanite koncension-are, perfitojne miliona euro ne vit, nga parate publike, pra nga buxheti i shtet-it. Shpeshhere, ato janë tendera publike, me fitues te paracaktuar, të paraven-dosur, të parakontraktuar, midis qever-isë dhe subjekteve të veçanta, te përzg-jedhur nga kjo e fundit, për shërbime publike te cilat gjoja shteti nuk i ofron dot. Sot kontratat koncesionare, të mar-ra së bashku shkojnë në vlerën e 2.2 miliarde eurove. Ndërsa borxhi pub-lik, është me i madhi që pas rënies së komunizmit, rreth 10 miliardë euro, borxh faktik i shkruar. Asnjë kryemi-nister dhe asnjë qeveri e mëparshme,-nuk ka marrë kaq shume borxh sa Z. Rama. Sot çdo shqiptar, duhet te pagua-jë rreth 3000 euro, për te lare borxhin publik. Edhe vajza ime e vogël qe është 1 vjec, duhet te lajë 3000 euro borxh, që ka marre Z. Rama, për të ndërtuar gjo-ja rruge apo aeroporte. Është e qarte, se shumica e këtyre parave, merren borxh, shkojne ne arken e shtetit qe andej ne xhepat e pak njerëzve, sidomos te atyre qe arrijnë te lidhin kontrata koncension-are me qeverine. Kjo është një mënyrë e thjeshte, qe pasuron miqte dhe eunuket e pushtetit, qe pasuron qeveritaret por ama qe varfëron popullsinë ma-sive. Prandaj shqiptaret sot ndihen me te varfër se dje, si pasoje e një hendeku shume te madh qe është krijuar ndërm-

    jet një grupi shume te vogël qe pasu-rohet padrejtësisht, dhe një shumice qe i duhet te mbijetoje për buken e gojes. Ne Nentor te 2019-es, borxhi publik ishte 9.15 miliarde euro, ose e shprehur ne raport me prodhimin e brendshëm bruto, rreth 67.2 % e PBB. Me borx-hin e marrë se fundmi nga qeveria, pra 650 milion euro, kuptohet që gjithnjë e me tepër ky borxh është thelluar dhe ata qe do vendosin te mbeten dhe jetojnë ne Shqipëri, brezave te ardhshem, do tju duhen disa vjet për te shlyer borx-hin publik aktual. Ajo që vlen të thekso-het është edhe përqindja e ulët qe merr qeverisja vendore, nga buxheti i shtetit.

    Në 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria. Por duket se ky fenomen nuk ka të ndalur edhe sot pas 30 vitesh, ku sërish shqiptarët janë me sytë nga ambasadat perëndimore. Si e komentoni këtë?

    Një fenomen tepër shqetësues, vi-het re ne shoqërinë tone, sidomos vitet e fundit. Një nga barometrat evropi-ane , siç është EUROSTAT, raporton se nga viti 2014 deri ne 2019, janë rreth 173.785 shqiptare te cilët kane kërkuar azil ne Bashkimin Europian. Shpop-ullimi i vendit, dhe largimi masiv i

    shqiptareve është një çështje qe duhet te na zgjoje, te gjithëve. Pas viteve 90-te, kishim një migrim të brendshëm nga fshati në qytet, nga veriu drejt qendrave urbane, kryesisht drejt rrethinave të Tiranës. Me gjithë problemet e shumta që ky fenomen krijoi, serish sot pas 2-3 dekave nuk duket aq i rrezikshëm sac është emigrimi jashtë vendit. Unë gjykoj se është shumë shqetesuese emigrimi i te rinjve nga Shqipëria, si edhe imigrimi i sirianeve ne vendin tone, edhe pse shume prej tyre e shohin Shqipërinë si nje vend tranzit. Eshte e trishte, qe edhe pas 3 dekadave, shqiptaret i kthehen ëndrrës për ta bere Shqipërinë si gjithë Europa, ëndrrës për nje jete me te mire te cilën nuk e kane këtu ne Shqipëri, ëndrrës për te jetuar ne një vend ku ka barazi dhe drejtesi sociale. Shqiptaret që ikin sot nuk janë te papunët apo te varfrit, por ata qe kerkojne një te ardhme me te mire për fëmijët e tyre, janë intelektualet dhe elita e se nesërmes. Politika jone konfliktuale e ka dëmtuar shume mirëqenien ekonomike dhe sociale. Ne duhet të kthehemi kah disa vlerave siç është familja, kombi, atdhedashuria. Shpopullimi i vendit duhet të jetë në fokus të veçantë tek ekonomistet, sociologët, poltikebërësit, gazetarët, për ta frenuar sa me shume, këtë fenomen të shekullit 21.

    Intervista

    Miranda Rira

    Komisioni i Venecias

  • E shtunë, 4 korrik 20208

    CMyK

    PRINTo ME NGjyRA CMyK

    Një ngjarje në kufijtë e imag-jinatës që nuk mund të lërë in-diferent të madh e të vogël. Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë këtë. Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zb-uluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi është mumi-fikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë. Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaru-ar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë. “Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha poli-cisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritar-ja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kang-jella hekuri. Brenda njerës prej dhomave të shtëpisë ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura, ndërsa policia arriti të mbërrijë në kohë duke shpëtuar Blerta Jo-sifin.Në mur duken fotot e familjes Josi-fi, ku në krah të djathtë është ajo e Llukë Josifit, i cili ka ndërruar jetë duke u hed-hur nga lartësia disa vitë më parë, ndërsa në të majtë Zhaneta me njerën nga vajzat në krah.Policia e gjeti trupin e Anisa Josi-fit të dekompozuar dhe të mbuluar me bat-anije dhe jorganë, ndërsa në ambientet e shtëpisë kishte mjaft fletëpalosje me përm-bajtje fetare si edhe Bibla. Dyshohet se gratë janë indoktrinuar nga një sekt fetar i krishterë duke mbërritur në gjendje depre-sive, gjë e cila duket se ka sjellë edhe trag-jedinë. Paraprakisht mendohet se Anisa Josifi ka vdekur prej më shumë se një viti dhe mbahej në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj ulliri dhe uthull, ndërsa Zhaneta mendohet të ketë ndërruar jetë 2-3 ditë më parë. Pikërisht ky fakt ka alarmuar edhe vëllain e saj, i cili njoftoi policinë kur e motra nuk i përgjigjej në telefon.

    Flet vajza e mbijetuar e tragjedisë në Tiranë

    Blerta është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur trag-jeditë që prej vendit të origjinës, Përmeti.

    Fillimisht vrau veten babai duke u hed-hur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të fur-nizuar familjen me para sepse ishte inva-lid. Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por këtu janë indoktrinuar nga një organizatë fe-tare. Burime nga policia bëjnë me dije se

    Blerta Josifi është në gjendje të stabili-zuar shëndetësore dhe gjendet e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndër-sa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

    “Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

    Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda

    shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.Anisa është gjetur në krevatin e saj në shtëpi, kurse trupi i Zhaneta Josifit u gjet e shtrirë në dy-sheme. E shtrirë në dysheme u gjet edhe Blerta Josifi, por për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën.

    Kronikë

    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tjetër padi në SPAK: U kryen veprime kriminaleAleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi sot në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak.Juristja Adriana Kalaja tha për mediat se të paditur janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiaku i Tiranës Eri-on Veliaj etj.Kalaja tha se me Teatrin u kryen veprime kriminale por se kanë shpresë se gjërat do lëvizin pasi kanë nisur hetimet.“U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryemi-nistri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj kanë bërë veprime kriminale.I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim doku-mentesh dhe korrupsion pasiv. Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi të gjithë dëshmitarë të reagimit të Par-lamentit Europian. Fakti që vijmë pranë SPAK besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt gjërat do lëvizin dhe kemi marrë një informacion që SPAK ka nisur hetimet”, deklaroi Kalaja.

    Pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës dhe autor i të shtënave me armë zjarri, shqiptari arrestohet në BariKarabinierët e Barit kanë arrestuar në Fasano, një qytezë pranë Barit, një shqiptar, që ishte pjesë e grupit krimi-nal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.Shqiptari kishte qenë pjesë e grupimit kriminal, ku kishin mar-rë pjesë 37 persona, shqiptarë e ital-ianë, në operacionin e koduar “Kul-mi”, raportojnë mediat e vendit fqinj. I arrestuari është V D 32 vjeç. Ai u iden-tifikua gjatë hetimeve se ka dyshime se ka qenë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës. Daci ka qëllu-ar me armë në ajër, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo më keq akoma, viktima.Vullnet Daci, pasi procedurave të kryera nga policia, është dërguar pranë stacionit policor së Barit, në dispozicion të gjykatës.

    Shkëndijë elektrike, merr flakë në ecje e digjet pjesërisht makina në TiranëNjë automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mesditën e sotme në Tiranë.Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rre-thanave të ngjarjes.

    Detaje shokuese nga ngjarja në Kombinat, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar!

    Mediat greke kanë shkruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat të Tiranës, që tronditi opinionin publik shqiptar . Media helene “Zougla” raporton se tre gra, një nënë dhe dy vajzat e saj ven-dosën që të sakrifikojnë jetën e tyre, duke shpresuar në “ringjallje”, sipas udhëzi-meve të një sekti fetar. “Shtetasja Zhan-eta Josifi dhe vajzat e saj, Anisa e Bler-ta vendosën që t’i japin fund jetës, duke shpresuar në ‘ringjallje’. Nëna e njëra va-jzë ndërroi jetë, ndërsa Blerta është në gjendje të rëndë në spital”, shkruan me-

    dia në fjalë. Sipas të dhënave policore, Anisa duhet të ketë ndërruar jetë shumë muaj më herët, kurse ajo ishte mbajtur në banesë për shumë muaj, ashtu e vdekur. Të afërmit përdornin barna dhe të tjera bimë mjekësore, për të larë trupin. Fin-jët zbuluan ngjarjen e rëndë, pasi në pal-lat po vinte erë e rëndë”, raportohet në media. Më herët, nga kjo familje, kishte ndërruar jetë kryefamiljari. Nuk dihen shkaqet se përse në atë kohë ka vdekur burri i familjes. Policia po heton këtë ng-jarje të rëndë.

    ‘Familja sakrifikohet për “ringjalljen”’, mediat greke shkruajnë për ngjarjen e rëndë në Kombinat

    Vendi i ngjarjes

  • E shtunë, 4 korrik 2020 9

    CMyK

    Vendi po shënon ditë pas dite shifra rekord infek-timesh dhe vdekjesh nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 3 vikti-ma një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi duke e çuar në 21 numrin e të vdekurve në javën e fundit (nga 72 gjithsej).

    Edhe numri i të prekurve po rri-tet dita ditës duke arritur sot në 90. E çuditshme është se këta 90 janë konstatura vetëm pas zhvillimit të 362 testimeve çka lë të mendohet se shifra është shumëfish më e lartë. Nga informacionet e Lapsi.al, tam-ponët vazhdojnë të bëhen me kursim dhe në disa raste nuk i bëhen as ba-shkëjetuesve të personave që kanë rezultuar më parë si pozitivë.

    Një lloj alarmi është krijuar edhe midis mjekëve të spitalit infektiv në Tiranë ku vendet e shtrateve po shkojnë drejt ezaurimit.

    Aty aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në tera-pi intensive, ndërsa 1 është i intu-buar. Ndërsa po merr trajtim spi-talor edhe një fëmijë dy muajsh, rasi i parë i hospitalizuar, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën. Si-pas ministrisë së shëndetësisë mo-sha e të prekurve është ulur nd-jeshëm dhe ajo ka arritur në 45 vjeç.

    Ministrja e Shëndetësisë Oger-ta Manastirliu tha gjatë një interv-iste në emisionin “Opinion” se ka pacientë të moshës 30-45 vjeç, që

    po shfaqin simptoma të rënda nga COVID.

    “Sëmundja ka prekur në masën më të madhe moshat mbi 67 vjeç, por me simptoma të rënda ka edhe raste të reja nga 30 deri në 45 vjeç”, tha Manastirliu.

    Pikërisht për këtë Ministria e Shëndetësisë ka bërë bën apel për më shumë kujdes.

    “Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse, dezinfektoni ob-jektet dhe ajrosni ambientet ku qën-droni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izo-lohuni. Në rast se keni shenja të

    sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Tele-fononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshill-im psikologjik apo çdo informacion për Covid19” mbyllet apeli.

    Megjithëatë ajo që nuk kuptohet është fakti se përse kur gjendja është më keq se në mars kur u mbyllëm dhe kur u izoluam, kur kryemini-stri dilte përditë në Facebook, kërc-ënonte me gjoba dhe burg, pra tani që kemi më shumë raste dhe vdekje, masat janë ulur krejtësisht, loka-let dhe baret nuk i zbatojnë ato dhe shteti është dorëzuar nga mbrojtja e qytetarëve. Edhe gazeta Tema që mbështet politikat qeveritare vërente

    sot në editorialin e saj se: “Të ka-luarit nga ekstremi i mbylljes to-tale, në hapje totale me papërgjeg-jësi, është krim ndaj sakricës tre mujore që kemi bërë dhe një rre-zik i shumëshuar për të ardhmen. E njëjta gjë duhet të vlejë dhe për zyrat e shtetit apo etikën e sjelljes në publik, të zyrtarëve të shtetit”

    shkruante Mero Baze.Ndërsa në Facebookun e Ramës,

    prej nga na kallej data disa javë më parë, tani nuk gjen më asnjë fjalë për koronavirusin. Me sa duket qeveria ka kaluar nga izolimi maksimal në politikat e diskutueshme të “imuni-tetit të grupit”, sipas të vilave kush e ka për risk të vdesi le të vdesi.

    Shteti i dorëzuar / Covid 19 shifra rekord, 21 të vdekur për një javë

    Sociale

    Mjeku Vargu: E gjithë stratetegjia gabim, hapja duhej bërë e planifikuarMjeku i njohur Petrit Vargu, shpre-het se Shqipëria ndodhet në situatë alarmante ndërsa shton se gjithç-ka është në dorën e 7 grave dhe të tjerët e deklaratat e tyre në studiot televizive janë përgënjeshtruar.

    Sipas Vargut, i cili foli për Fax Neës, nëse hapja do të ndodhte në bazë të një planifikimi dhe mirëstrukturimi e jo në bazë të urdhrave nga lart, ndërsa mund të përfitohej sipas tij pasi agresiviteti i koronavirusit është ulur.

    “Hapja e karantinës nuk u bë në një plan të strukturuar por me një urdhër. Do të hapeshin restoran-tet, mjetet publike, aktivitetet prod-

    huese, kush do hapeshin me herët e kush më vonë. U caktuan disa data me një buzëqeshje të shtirur e atyre që drejtojnë. Njerëzit që dre-jtojnë shëndetësinë janë inkope-tentë, Shqipëria me gjithë respek-tin e madh për gratë, është në dorën 7 grave zonjës Bino që është shumë e respektuar prej të gjithëve, dhe 6 punonjësve të tjerë, të tjerët da-lin në studiot e televizioneve. Nuk ka në nxjerrë asgjë përveç kollituni tek brryli dhe lani duart. Ato që kanë thënë nëpër televizione janë përgënjeshtruar nga faktet. Jemi në pragun ku agresiviteti është ulur por jo në masë që të stopojë pan-

    deminë. Do na ndihmonte shumë nëse hapjen do ta bënim të planifi-kuar, të studiuar në bazë të projek-sioneve dhe jo urdhrave që vijnë nga lart”, tha Vargu.

    “Kurrë mos thuaj kurrë me pan-deminë, është si puna e fizarmon-ikës njëherë tkurret njëherë lësho-het, nuk ka një kurbë. Natyrisht duheshin marrë shembuj nga vendet e zhvilluara. Ne nuk po marrim dot specialistë të huaj, kjo mënyrë her-metike që e kemi mbajtur të mbyl-lur këtë situatë pandemike, ne e kemi mbajtur të mbyllur ndaj ko-legëve shqiptarë jo më të huajve”, shtoi Vargu.

    Përfaqësuesja e ministrisë

  • E shtunë, 4 korrik 202010

    Zyrat e këmbimit valutor në rritje, potencial për pastrim parashPavarësisht, se Banka e Shqipërisë i forcoi rreg-ulloret e licencimit për zyrat e këmbimit valutor, sërish vitin e kaluar u shtuan edhe 50 operatorë të rinj në treg, teksa 11 prej tyre humbën licencën. Në total, tregu i këmbimeve valutore u zgjerua me 8,6 % në numër ope-ratorësh.

    Banka e Shqipërisë, në rapor-tin vjetor të Mbikëqyrjes për vi-tin 2019, pohon se tregu i këmb-imeve ka qenë mjaft dinamik, por nga një kontroll i thelluar në 97 agjenci, 31 prej tyre kanë rezultuar problematike në drejtim të Paran-dalimit të Pastrimit të Parave. Për shkak të kësaj problematike për 31 prej tyre u morën masa mbikëq-yrëse dhe administrative për man-gësitë e konstatuara dhe për 7 prej tyre, u revokua licenca për parre-

    gullsi, ndërsa 4 të tjerë e mbyllen vetë aktivitetin, njoftoi Banka.

    Gjatë kontrolleve në ketë seg-ment të tregut financiar Ban-ka e Shqipërisë gjeti mosrespek-tim të procedurave identifikuese të klientëve, dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore.

    Agjencitë problematike të këmbimit nuk i kishin rapor-tuar transaksionet mbi limi-tin 1 milionë lekë në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalim-it të Pastrimit të Parave. Gjithash-tu agjencitë nuk kishin njohuri të mjaftueshme mbi detyrimet lig-jore/rregullatore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financi-min e terrorizimit dhe kishin njo-huri jo të mjaftueshme për detyr-imet ligjore.

    Numri i madhi agjencive të

    këmbimit po nxitet nga kërke-sa e lartë për shkëmbim valute. Të dhënat konfidenciale nga Banka e Shqipërisë tregojnë se volumet e këmbimit valutës janë përshpejtu-ar vitet e fundit.

    Për të vënë kontroll mbi zgjer-imin e hovshëm të agjencive të këmbimit banka e Shqipërisë vitin e kaluar ndryshoi rregulloren e li-cencimit. Niveli i kapitalit fillestar minimal të kërkuar u rrit për sub-jektet që do të aplikojnë nga 1.5 milionë lekë që parashikohej në kriteret e mëparshme rregullative, në 2.5 milionë lekë.

    Gjithashtu u shtuan kriteret të tilla si zotërimi i një diplome uni-versitare, për administratorin e subjektit, u shtuan kërkesat rapor-tuese lidhur me dokumentac-ionin që duhet të riparaqesin zyrat në Bankën e Shqipërisë (pas li-

    cencimit), mbi baza vjetore, të tilla si vërtetimet për integritetin e aksionerit/ortakut/administratorit dhe për lidhje të mundshme të tyre me persona të dënuar për kryerjen

    e veprave penale, por edhe të dhë-na financiare mbi ecurinë e vep-rimtarisë së subjektit gjatë vitit të fundit dhe për shlyerjen e rregullt të detyrimeve fiskal.

    BE-ja i ka dhuruar Kosovës 6.000 teste, 67.000 maska, 90 shtretër dhe 350 pajisje për matjen e pulsit, të gji-tha këto në vlerë prej 800 mijë eurosh. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, të mbajtur të enjten, të pranishëm ish-in ministri i Shëndetësisë, Armend Ze-maj, dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë sot ka ndarë një donacion në vlerë prej 800 mijë eurosh, për Ministrinë e Shën-detësisë.

    Ky donacion i cili përfshin 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 mas-ka të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor, është ndarë në kuadër të pakos 5 milionëshe të BE-së për Kosovën për luftimin e pandemisë.

    Shefja e Zyrës së BE-së, Nataly-ia Apostolova, ka thënë se COVID-19 është pandemi që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku.

    “Ajo çfarë po bëjmë për momen-tin është se jemi duke i ndihmuar Kosovës në tejkalimin e kësaj krize të tmerrshme. Pandemia nuk është vetëm krizë për Kosovën dhe Ballka-nin Perëndimor, jeni duke e parë se çfarë po ndodh në Europë dhe pastaj përtej oqeanit, kjo është pandemi që duhet ta luftojmë të gjithë së bash-ku. Jam krenare që e para që ka dalë me një pako emergjente për Kosovën është BE-ja dhe vendet tona anëtare, që tregon se ne i shohim kosovarët si vëllezërit tani, nuk jeni anëtarët tonë por do të jeni”, tha Apostolova.

    Apostolova bëri të ditur se javën tjetër do t’i dorëzojnë MSH-së edhe ventilatorë.

    “Javën tjetër do të dorëzojmë edhe ventilatorë që janë shumë të nevo-jshëm për sistemin shëndetësor të Kosovës”, tha shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova.

    Ajo kërkoi nga qytetarët që të re-spektojnë kufizimet që janë shumë të

    rëndësishme në luftimin e pandemisë.“Ju lutem qytetarë respektoni ku-

    fizimet shumë të rëndësishme për të luftuar këtë pandemi. Gjithandej qyte-tarët po dalin dhe nuk po respektojnë distancimin shoqëror, nuk vendosin maska dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin. Ju kërkoj juve mediave që ky mesazh të përcillet te të gjithë qytetarët. Sis-temi i juaj shëndetësor nuk është i për-

    gatitur që të përballet me sfidat që mund të ndodhin nëse pandemia mund të përhapet edhe më shumë. Na ndih-moni që t’ju ndihmojmë”, tha në fund Apostolova.

    Kurse, ministri i Shëndetësisë, Ar-mend Zemaj ka thënë me këtë rast se shëndeti është më i rëndësishëm sesa qëndrimet politike.

    Ai, teksa e ka përsëritur thirrjen për respektimin e masave, ka folur për

    “thirrjet për padëgjueshmëri për vendi-met e Qeverisë”.

    “Respektoni masat, zbatoni ato, mos i dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e Qever-isë… më i rëndësishëm është shën-deti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, ka thënë ai.

    Zemaj ka treguar se me donatorët është në koordinim të vazhdueshëm.

    “Ministria e Shëndetësisë është duke u koordinuar me donatorë. Ky ës-htë një ndër pjesët e kontingjentit, të ardhur më parë. Këto na kanë ndih-muar shumë në pandemi”.

    Ky donacion i cili përfshinë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor, është ndarë në kuadër të pakos 5 milionëshe që ka ndarë BE-ja për Kosovën për luftimin e pan-demisë.

    BE i jep Kosovës 800 mijë euro për luftimin e pandemisë

    Ekonomi

  • E shtunë, 4 korrik 2020 11

    Përmbaruesi Gjyqësor Altin Vako, shpall Ankandin e Dytë për pasurinë:

    Lloji i pronës: Trual dhe Godinë me sip. 800 m², nga kjo Ndërtesë me sip 717 m2.

    Vendi i ndodhjes: Jergucat, Gjirokastër.

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Gjirokastër, Zona Kadastrale: 2004, Numri i Pasurisë: 30/20, Volumi 5, Faqe 50.

    Në pronësi të Z. Ahilea Mihal Buka

    Vendosur Hipotekë Ligjore në favor të Banka e Tiranës Sh.a.

    Çmimi me të cilin fillon ankandi është: 56,000 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) EURO.

    Ankandi do të qëndrojë i hapur për afatin kohor 30 - ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 31.07.2020 duke u mbyllur ne oren 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

    Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Personit Fizik Altin Vako prane “Banka e Tiranës” Sh.a., në Nr. e Llogarisë: 0120-319924-101 dhe IBAN: IBAN: AL70 2061 1028 0000 1203 1992 4101.

    SHPALLJE ANKANDI

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËDHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE

    GJYQËSORË PRIVATË

    Kompania publike e nxjerrjes dhe pro-dhimit të naftës Albpetrol ka shpallur një ankand të ri për shitjen e 48 mijë tonëve naftë duke bërë që kjo të jetë procedura e katërt për këtë vit. Situata me koronavi-rusin që ka shkaktuar një rënie drastike të çmimit në tregjet globale si dhe paralizoi ekonomitë e thuajse të gjithë vendeve kanë bërë që interesi për naftën të jetë në min-imum dhe ankandet edhe në vendin tonë të mos kenë interes. Formula e llogaritjes së çmimit në këtë procedurë është e njëjta me ankandin parardhës. “Çmimi minimal fillestar për njësi është: 73.3 % e Çmimit Brent – 2.71 USD/bbl + K – 73.3 % është koefiçenti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, acid-iteti i naftës, % e squfurit). – Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i pub-likuar në Buletinin e Prokurimit Pub-lik. – 2.71 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim). – K- është vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin

    minimal të shitjes të përllogaritur nga for-mula (K≥0)” thuhet në dokument. Ofertat do të mund të paraqiten deri në datë 10 korrik. Vendndodhja e naftës sipas dokumentit është në Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacio-ni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zhar-rëz, Stacioni Kuçovë. Në rast të shpalljes së një fituesi lëvrimi duhet të bëhet brenda 5 muajsh çka do të thotë që ky është afa-ti që ka operatori fitues potencial në dis-pozicion për tërheqjen e naftës. Ky është ankandi i katërt që hap për këtë vit Albpe-trol për sasi naftë bruto pas atij të janarit me 31 mijë ton, atij të marsit me 117 mijë ton dhe qershorit me 48 mijë ton të cilët dështuan për mungesë të interesit nga ana e operatorëve. Për herë të fundit, Albpetrol shiti naftë në një ankand në fund të majit 2019 kur u nx-orën në shitje 75 mijë tonë naftë. Në atë kohë, blerja e naftës bruto u bë nga kom-pania “Al Global Oil” për një vlerë rreth 30 milionë dollarë.

    Albpetrol hap ankandin e katërt, në shitje 48 mijë ton naftë

    Perspektiva për tregun global të punës në gjysmën e dytë të vitit 2020 është “shu-më e pasigurt” dhe parashikimi i rikuperi-mit nuk do të jetë i mjaftueshëm që punës-imi të kthehet në nivelet parapandemike këtë vit, tha Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

    Në raportin e saj të fundit, agjensia e Kombeve të Bashkuara tha se rënia e orëve globale të punës ishte “dukshëm më e keqe sesa pritej” në gjysmën e parë të vitit. Ame-rika ishte vendi më i goditur, duke humbur 18.3 për qind të orëve të punës.

    Në të gjithë botën, rreth 14 për qind e orëve të punës humbën në tremujorin e dytë, i barasvlershëm me 400 milionë vende punë me kohë të plotë, për shkak të pandemisë, tha ILO.

    ILO vlerëson se humbjet e orarit të punës pritet të mbeten në nivelin e 4.9 për qind në tremujorin e katërt, i barasvlershëm me 140 milionë punë me kohë të plotë. Sipas një ske-nari pesimist, me një valë të dytë të pandemi-së, kjo shifër mund të rritet në 11,9 për qind ose 340 milionë punë, tha ajo.

    “Nuk do të ketë një rikuperim të thje-shtë ose të shpejtë”, tha Guy Ryder, drejto-ri i përgjithshëm i ILO. Rreth 93 për qind e punëtorëve ende jetojnë në vendet me një lloj mbylljeje të vendeve të punës.

    Pandemia ka pasur një “efekt dispropor-cional dhe dëmtues” për gratë punëtore, të ci-lat shpesh janë të punësuar në sektorët më të goditur, siç janë ushqimi apo akomodimi, tha Ryder.

    “Ishtë e pashmangshme … që bota do të fillojë të dalë nga kjo pandemi me nivele më të larta papunësie, nivele më të larta të var-fërisë, nivele më të larta të pabarazisë, nive-le më të larta të zhgënjimit midis qytetarëve, por edhe nivele më të larta të borxhit”.

    Thellimi i krizës globale të punësimit, 400 mln vende të humbura në tremujorin e dytë

    Ekonomi

  • JAVOR E SHTUNË, 4 KORRIK 202012 INTERVISTË

    Intervista/Poet dhe përkthyes, shkrimtari Primo Shllaku tregon jetën, familjen dhe qytetin e lindjes, Shkodrën, pse tradita është e rëndësishme për kulturën e një vendi, e mbi të gjithë për krijuesin

    Komunizmi e kooperativizoi Shqipninë. Sot nuk kemi ma as Shkodër dhe Korçë, madje as Tiranë nuk ka maIntervistoi: Violeta MURATI

    Z. Shllaku, po përpiqemi të përfytyro-jmë si u rritët – një fëmijë në një mjedis kulturor si qyteti i Shkodrës dhe brenda një familjeje thellësisht kulturore… Jo shumëkush ndiqet nga i njëjti fat dhe ja ku jeni sot, një poet dëshmues, shkrimtar, përkthyes. Keni një rrëfim për këtë besoj?

    Rritja e njeriut, pra tranzicioni i periudhës së fëmijënisë, asht periudha ma e heshtun e jetës së tij. Por mbrenda saj faktorizohen forca dhe energji, interesa dhe prirje të cilat kontri-buojnë për formimin e njeriut të ardhshëm, qytetarit, krijuesit, mesatarit, mikroborgjezit ose edhe indiferentit. Për hir të së vërtetës, duhet të them se, mjerisht, vendlindja ime nuk ka qenë edhe djepi ku jam rritë. Në Shkodër kam le e jam ba 15 vjeç. Pastaj kam shkue në Elbasan dhe atje kam ndejtë derisa kam marrë maturën më 1965. Pesëvjeçari tjetër ka qenë në Tiranë, ku mbarova fakultetin për gjuhë-letërsi shqipe në qershor 1970. Pastaj kam shërbye në Shkodër deri në vitin 1990, kur edhe ika në Greqi si emigrant. Në shtëpinë time kam pa vetëm libra, kam ndigjue vetëm biseda letrare të cilat më zgjonin kureshtje dhe për shkak të tyne kapërceheshin edhe oraret e gjumit që në familjet tona kanë qenë shum të rrepta. Jam rritë pranë babës tim në Teatrin Migjeni të asaj kohe, që ishte godina e teatrit të shkollës së jezuitëve dhe ma vonë, më 1958, tek Teatri Migjeni i ri, që e dimë të gjithë se cili asht. Jam rritë mes anktheve dhe drithërimave që shkakton jeta në ndërtimin e shfaqjeve të njimbasnjishme, tue ia nisë nga repertorët, veshjet, rekuizita dhe tue mbarue me zgjed-hjen e gabueme të aktorëve dhe vështirësinë për t’ua hjekë rolet. Por kam jetue si fëmijë edhe me gjestet memece të prindëve të mi dhe të familjes ma të gjanë që ankoheshin pa fjalë për absurdin e madh të ndërhymjes së shtetit në tekste dhe skena, zgjidhje dhe finale shfaqjesh. Në pjesën time të jetës mbas 1957-58 kam asistue në afërsi frymëmarrjeje me përkthimin e Iliadës nga axha im Gjon Shllaku. Unë isha mprehësi i nja dhjetë lapsave kop-

    jativë që ai i kishte futë në nji filxhan të madh e të thellë dhe që unë i mprehja me kujdes tue përdorë nji brisk rroje që e kishte krye mis-ionin e tij mbi faqen e ndonjenit prej burrave të shtëpisë. Mbaj mend se sa e randësishme ishte për mue detyra e mprehjes së lapsit me të cilën dora e axhës dhe mësuesit tim privat bashkonte në nji vijë të hollë e të pakëputun atë që para shum shekujsh kishte dalë nga goja e Homerit me nji letër të thjeshtë fletorje me vija që përkthyesi përdorte si keqeshkrojë. Me zellin tim prej kalamani dhe kureshtari që e do perfeksionin – qoftë kjo edhe tue mprehë lap-sa kopjativë – fati më qiti në rrugën e ngushtë e të hollë që lidhte shekujt, kulturat, dritat dhe vazhdimësinë e poetikës së fjalës. Asokohe axha im më përziente edhe në punë të mëdha të tekstit, kur më mësonte me durim e rreptësi vargje e fragmente të tana nga origjinali i Ili-adës, gjithnji në shqiptimin erazmian.

    Por nuk asht pa rol edhe axha im i vogël, Luigji, i cili nuk kishte pasë prirje për shkollë dhe ishte ba mekanik. Në kohën kur baba im vinte në skenë Tiranin e Padovës dhe axha im po i mësonte Homerit shqipen e dalë nga mitra e përbashkët e pellazgëve misteriozë, axha im i vogël ishte traktorist dhe shpyllëzonte mija hektarë në zonën e Kastratit. Ai më donte shum se nuk kishte fëmijë. Shpesh, gjatë pushimeve të verës, më merrte me vete në katundet ku punonte, flenim në shtëpi lëvizëse dhe hanim reçel fiku mjes, drekë, darkë. Unë isha i mah-nitun nga liria që më ofronte natyra e egër, njihja zogj e kafshë të vogla me gëzof të kuqr-remtë ngjyrë duhani dhe galdoja nga pamja e vezëve të shpendve brenda nji çerdhje rrethore punue mjeshtrisht me fije të imta organike. Në ato hapësina të pamata, ai shpesh ma lëshonte drejtimin e traktorit dhe unë mahnitesha fort kur vetëm tërheqja e nji leve relativisht të lehtë e bante atë kafshë prej çeliku 25 tonësh të sillej si manare nën dorën e njomë të nji fëmije. Kaq shum dashunohesha me natyrën dhe mekanikën e randë në mesin e natyrës së pamatë, sa doja të rrija në katunde me axhën tim edhe mbas mbarimit të pushimeve. Axha im i shkretë, i entuziazmuem nga shoqnia dhe urtësia ime, më thoshte në vesh: Kur të pyesin

    në Shkodër se çfarë don me u ba kur të rri-teshm, thueju: traktorist. Bana e e thashë nja dy herë dhe nuk pata pikë suksesi.

    Kur u pyeta prej vetë axhës tim në nji tryezë gostie se çfarë do të bahesha, thashë me en-tuziazëm: traktorist. Ndesha përballë sytë e mbledhun kular të tim eti dhe, prej asaj dite, as nuk e përmenda ma atë fjalë, por as sytë e tij nuk i pashë ma të mbledhun asisoj ku-lar. Por mbeta mik i madh me natyrën dhe hapësinat e jashtme. Fati i inicimit të njeriut ka shum lidhje me traditën, si për mirë si për keq. Tradita asht nji pistë e sigurt për nordin e saj që të ofron, sepse në pistën e traditës nje-riu gjen caqet e të tjerëve. Tradita asht nji pistë uljesh. Risitë kanë pistë tjetër, atë të ngritjeve. Fluturimet kanë teknologji të veçantë.

    Vendi, Shkodra, si do na e përshkruan-it, sa i është përgjigjur njeriut, kulturës nëpër kohëra? Ju përse jeni larguar, pse nuk ju mban më qyteti i lindjes?

    Në kohën që flasim, e gjithë bota asht ba nji katund. Pyetja ka karakter historik. Brezat e sotëm të cilëve ne duhet t’u drejtohemi me shkrimet tona nuk e mbajnë mend kohën kur Shqipnia kulturore ishte me reliev ashtu si-kurse Shqipnia gjeografike. Komunizmi e koo-perativizoi Shqipninë, globalizmi po i jep dorën e dytë e të fundit. Nuk ka ma as Shkodër as Korçë. Madje nuk ka as Tiranë ma. Pra na jemi pa kryeqytete dhe pa kryeqytet. Tirana asht puzzle i krahinave që prej gati njiqind vjetësh ende nuk kanë mujtë me krijue nji frymë met-ropolitane në kryeqytet. Nuk jemi largue. Nuk mendoj se jemi largue. Por ashtu sikurse pik-tori që, mbasi ka vu disa penelata mbi telajon e tij, ul penelin dhe shtyhet përmbrapa për ta pa me nji sy të picërruem atë që sapo ka hjedhë në pëlhurë, edhe unë nuk jam largue si njeri që kthen shpinën, jam largue me marrë dis-tancën e nevojshme për nji akomodim të saktë të synit tim për nji vëzhgim ma të imët e ma studiues. Në fakt, Shkodra nuk ka qenë për mue vetëm biovendi i aktivitetit tim jetësor. Ajo ka qenë pasqyra e madhe mbrenda së cilës e mbi të cilën unë kolaudoj misterin e traditës me joshjet e risive. Kur konstatojmë se vend-lindja jonë për çfarëdo arsyeje nuk na mban

    dot, atëherë na si pjesë organike e saj duhet ta mbajmë atë. Në Shkodër ka shum mendje-madhësi të tipit të matjes me hijen e mëngjesit. Ka shum renegatizëm në kuptimin e lëshimit pa kushte dhe pa shpërblim të mjeteve të sig-urta të shprehjes, ka nji humbje totale të ren-dit të foljes në kuvend, çka për paradoks nuk ka shkaktue ndonji zhurmë ose kakofoni, por mjerisht heshtje, heshtje prej vorri she shter-pëzim në kulm. Kam frikë se Shkodra mund të kthehet në nji cung të lavdishëm. Ky ka qenë projekti komunist për të: djep që nuk rritet dhe cung që nuk lëshon llastarë.

    Edhe pse shpreheni për qytetin, kri-jimtaria juaj është më e abstraguar, më brendi, shpesh e anuar nga metonimia… Çfarë ju ka “detyruar” në këto shmangie, apo është diçka nga rezistimi yt letrar?

    Fjala qytet asht nji metaforë ma e madhe se vetë qyteti, qoftë ai Nju-Jorku apo Tokioja, apo edhe ndonji tjetër qytet shumëmilioner. Pikë ma së pari qyteti asht vendbanimi i mendimit si forcë e madhe propulsore, kazani i madh ku sajohen e shestohen fermentet e ardhmënisë. Fshati prodhon bukë, qyteti mendim. Në nji çast të historisë zgjedhja mes bukës dhe mendimit e zmadhon ose e zvogëlon qyte-tin. Oreksi ynë i drejtuem drejt bukës dhe jo mendimit e zvogëloi qytetin, por fshati mbeti ai që ishte, prodhuesi i bukës sonë të

  • E SHTUNË, 4 KORRIK 2020 13JAVOR INTERVISTË

    përditshme në kuptimin literal të lutjes së fam-shme. Rritja e peshës analogjike të fshatit ishte trade mark-u i epokës sonë nën diktaturë. Buka ishte miell, ujë e krypë. Trinia e epokës në nji hyjneshë të vetme: Bukën. Ardhja e ndryshi-meve dhe lëvizja demografike e frenueme prej nji gjysëm shekulli qe nji cunam mbi qytetet. Emigracioni i ethshëm e skremoi shoqninë qyte-tare dhe në pedana u ulën gjunj të rij. Kultura e bukës si literalitet e spostoi edhe ma mendimin, por këtë herë pa autor përgjegjës. Pra, shoqnia shqiptare duhet të presë që buka të transferohet nga literalitet në metaforë. Ndërkaq tallavatë e të gjitha mitrave janë ulë në vendet e nalta ku duhet të rrinte arti i rigjetun.

    Artistat bajnë zgjedhje të vështira dhe afat-gjata. Disa e kanë të kjartë se harku i tyne bi-ologjik nuk do t’ua sjellë njohjen, as vëmend-jen. Në epokën tonë që e shpotit me breshni zgërdhimjesh heroizmin, ky i ktyne artistëve ka diçka heroike mbi të cilën zgërdhimja ban rikoshet. Kaq u duhet atyne. Të mos i kuptojë brezi i së tashmes. Zgërdhimësit e së tashmes pa dashjen e tyne u kanë sigurue nji audiencë futuriste me brezat që do të vijnë. Kjo quhet në metafizikë edhe transcendenca e historisë. Si ajo që e detyroi komunizmin mbas gjithë asaj ploje që shkaktoi, të thoshte me hipokri-zi se “eksperimenti gjysëmshekullor kishte dështue me sukses”.

    Poezia juaj është një vend ku një mo-ment mund të nënkuptojë shumë gjëra menjëherë. Çfarë ju ka tërhequr në mënyrë të pandryshueshme?

    Ajo që na tërheq asht vetëm liria. Kurse ajo që na plotëson asht vetëm dashunia. Liria në poezinë time nuk shfaqet askund si qëllim ose si destinacion që mungon dhe duhet fitue. Liria në poezitë e mia asht një aktor i fshehun mbas kuintash që organizon dhe autorizon shfaqjen, nuk merr pjesë në vetën e parë, por asht fryma që e lejon, e inkurajon dhe e mbron shkrimin. Mendja njerëzore zhvillon njilloj “teknologjie” për mbijetesën shpirtnore. Kur njeriu kapër-cen tundimet e frikës, ajo që gërthet nuk asht liria, por dashunia, erotizmi, vertikaliteti i sho-qnuem me rrahje flatrash drejt “ajrit të kulluet të naltësive”, sikurse e thekson Nietzsche-ja. Në këto sfera liria vjen si dimension gjanësie dhe konsumohet si frymëmarrje e thellë që i provokon mushkënitë.

    Mbase ma kollaj do ta kishte nji kritik të thoshte nëse tek unë ka shum nënkuptime ose shum sugjerime në të njajtën rrahje të baketës. Por tue dashtë me kërkue ndjesë për tundimin e çastit për nji vetspjegim, në ato të paka raste kur bahem lexues i vetes e ndiej se nji dorë që ka ma shum se pesë gishta prek njëkohësisht të gjithë telat ngapak dhe krijon një akord. Ideja e nji dore me ma shum se pesë gishta

    më tmerron, por ngushëllohem me akordin që sajohet si tingull koncertal ose simfonik.

    Keni thënë: Më ka ardh dëshira e mallkuar me i djeg shkrimet… Çfarë ka ndodhur, ç’ishte kjo psikozë? Si keni besuar që këto do botoheshin një ditë, çfarë e prin një shkrimtar?

    Kur shkrimet bahen grumbull dhe përmba-jtja e tyne nxjerr gjemba për t’u mbrojtë nga shkretina, shkrimet në diktaturë e kërcënojnë të zotin me asgjasim. Pra, liria e që merr autori me thanë atë që mendon, shkakton afrimin e vdekjes si shpërblim. Në kushtet e vetmisë kuptohet që ideja e vdekjes asht e përfillshme, sepse vetmia nuk inspiron heroizëm. E si mund të çlirohesh nga ideja e vdekjes ndryshe vetëm tue e asgjasue objektin që e ndjell atë. Ishte ide e mallkueme, sepse bashkë me shpëtimin tim prej kërcënimit të landës që kisha prodhue vetë si shprehje jete, do të vdiste ndoshta pjesa ma e mirë që kishte realizue ekzistenca ime. Pra, jo mes dy zjarresh, por mes dy vdekjesh.

    Në librin “Muzikantët” duket zotërim i botës mashkullore, ku personazhet kanë një formë të ngurtë, pse? Ç’janë këto struktura maskuliniste?

    Po befasohem disi nga ideja se dikush dashamirësisht mund ta shifte librin tim ose, konkretisht, prozën e parë Muzikantët me nji sy ku theksohen kriteret gjinore. Kemi një keqkuptim na shqiptarët që, me sa duket, vjen sepse ndodhemi në vazhdim të nji revolucioni gjinor. Po e shof të shqetësueme pyetjen për-katëse të këtij spjegimi. Ndiej njëlloj amazoniz-mi në këtë pyetje.

    Amazonat i shqetësonte fakti se burrat vazh-donin të mbeteshin gjuetarë në të gjitha vep-rimtaritë e tyne. Mos harroni se në mitologjinë greke sektorin e gjuetisë si veprimtari e randë-sishme jetësore e mbulonte një perëndeshë dhe jo një perëndi, pra Artemisa ose Diana e romakëve. Pra, gjuetaret e forta janë gra dhe paganizmi e dinte mirë këtë kult. Te Muzi-kantët orkestra e kafes asht paraqitë si tanë-sisht mashkullore. Kjo ka ndodhë për hir të atij pak realizmi që autori ka dashtë me respektue, sepse ashtu ishte përbamja faktike e orkestrave që dëfrenin me muzikë live lokalet e atëher-shme të ushqimit social.

    Në këto tregime ju keni shkruar mbi atë që “nuk ndodh”, çfarë ka qenë kjo jetë, ç’janë këto “ngjarje” për ju që nuk ndodhin? Jemi në aspektin letrar. Çfarë keni pasur parasysh?

    Letërsia ka pasë e ka nji lidhje intime e të fshehtë me realitetin, me gjendjen, me atë që ndodh, nuk ndodh, por mund të ndodhë ose edhe duhet të ndodhë. Letërsia lëviz me të gji-tha probabilitetet dhe krijon identitetin e saj të papërsëritshëm. Kur letërsia kopjon realitetin ose bahet përçuese e një ideje jashtaestetike, ajo fishket sikurse nji bimë që dikush e uri-non. Diktaturat e anulojnë ekzistencën në funksionet e saj sociale promocionale. Në diktaturë asht e pamundun të ndërtohesh pa nji mbështetje politike. Kjo flamë e çon në minimum dhe bradikardi jetën intelek-tuale të vetvetishme dhe të lirë. Por diktatura simulon lëvizjen me anë të propagandës dhe artit të saj propagandistik. Punon me fjalë të mëdha, si kantiere, uzina, aksione, doktrina, dëshmorë, heroizma etj. Në fakt, nën peshën e këtyne fjalëve qenia shoqnore lëngon, asfikso-het, rrëgjohet dhe nga thatësina nxjerr gjemba si kaktuset që mbrohen nga dehidratimi në kushte ekstreme mbijetese. “Njeriu i ri”, kjo shpikje e kohës nuk ishte vetëm projekt, por edhe realizim i kohës së gjatë të inkubacionit. Kur erdhi demokracia na trashiguem planta-cione të tana “gjëmbaçësh” të pariparueshëm genetikisht. Tregimi i gjatë Muzikantët dhe të tjerë në vëllimin me të njajtin emën fokusohen te lëvizja kapilare e shoqnisë, te përditshmënia liliputiane e saj dhe zbulohen atje embrione veprimesh që nuk mund të zhvillohen ma tutje

    në sferën e jetës së përditshme. Pra, embrionet janë dhe ndihet gjallësia e tyne, por ata mbeten ashtu dhe përthahen si atrofikë pa gjetë terren me u rritë. Gjama e madhe ndodh në nivele “molekulare” dhe jo kantiere. Kantieret nuk kanë shpirt edhe kur rriten, edhe kur përfun-dohen. Njeriu ka shpirt dhe ai shpirt rrafshohet dhe homegjenizohet si në kohën e piramidave.

    Si mund të jetojë, mbijetojë një per-sonazh, në skuta aq të errëta të sub-koshiencës, pa ngjarje, e për më tepër në një mjedis pa lexues?

    Ta ndajmë personazhin nga shkrimtari. Kjo ka shum randësi. Problemi i madh asht mbijetesa e autorit, sepse për kohën që na po flasim autori dhe vepra ishin të lidhuna keq qafë në qafë dhe gijotina priste me nji të rame të dyja qafat. Në llogarinë historike humbja e qafës asht ma e vogël se humbja e veprës. Jetesa nuk ka qenë në subkoshiencë, por ka qenë në hapësinat e vetdijes dhe ka qenë plotë-sisht me dashje, zgjedhje dhe projekt afatgjatë me arsenal të potencuem durimi dhe pritjeje edhe mbas brezave. Unë e kam ditë se ajo kohë ishte pa kohë në aksin e Kohës Universale. Pra, ishte nji aksident. Të tjerët mendonin mend-jelehtësisht se po punojmë sot në kushtet e kësaj kohe dhe po gëzojmë ato pak privilegje sa “mos ta marrim veten me të keq. Nesër po ndryshoi, e ndryshojmë edhe ne. Dimë na si rinusërojmë”. Por kjo nuk funksionon kështu. Arti ka “zaman”. Dhe zamanet nuk përsëriten zakonisht. Mjerë ai që e humb.

    Arti ka vetinë se konservohet, ruhet derisa t’i vijnë lexuesit, derisa të “hapet koha”. Arte-fakte të randësishme janë zbulue mbas 2000 vjetësh që kanë ndejtë nën dhe e janë po aq të ndriçme sa të ishin prodhue sot ose të mos kishin humbë kurr. Pra, duhet me ditë me pritë. Me pritë do me thanë me i ditë ligjet e botës dhe “mos me u marrë me shejtanin, sepse ai ikën vetë”. Ka edhe disa ndër ne që i dinë mirë ligjet e botës dhe i kanë rishkrue veprat e tyne. Atyne, në kushtet e mu