investime të reja për vitin 2015 në qytetin e...

6
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Shkurt 2015 Viti i botimit 2015, Nr 85 Bashkia e Elbasanit për vitin 2015 ka përgatitur një sërë projektesh të cilat presin financim nga Fondi i Zhvillimit Rajoneve. përcaktimin e përparësive për investime Bashkia është kujdesur të dëgjojë zërin e qytetarëve në komunikimet e va- zhdueshme me ta. Ndërkohë Fondi i Zhvillimit Rajoneve i është përgjigjur Bashkisë Elbasan me fi- nancimin e tre projekteve. Cilat janë investimet që do të nisin së shpejti? Së shpejti do të nisë puna për lyerjen dhe suvatimin e pallateve në lagjet “Partizani”, “Vullnetari”, ”Emin Mat- raxhiu”, “Kongresi i Elbasanit”, “Beqir Dardha”, “Shënkoll”, “28 Nëntori” dhe “Luigj Gurakuqi”. Gjithashtu do të suvatohen dhe lyhen pallatet në rrugët kryesore si: “Thoma Kalefi”, “28 Nëntori”, “25 Nëntori”, rruga “Rinia”. Pra janë rreth 200 pal- late 3-6 kate të ndërtuara në vitet 1958 -1980 të cilat ndodhen në gjendje tejet të amortizuar të cilat do të përfitojnë nga ky investim. Janë mijëra familje të cilat do të kenë tashmë një banesë më të bukur, një pamje më të këndshme, por edhe më të sigurtë dhe më të ngrohtë. Është parashikuar që su- vatimet e mureve të bëhen në mënyrë të tillë që të forcojnë sipërfaqet e mu- raturës. Lyerja e fasadave do të bëhet me bojë hidro plastike me bazë akrilik e cila siguron cilësi izoluese dhe mbrojtje kohore nga fenomenet ekstreme të kohës si nxehtësia e madhe apo ngricat. Fjala e Redaktorit 14 Marsi, dita e festës më popullore dhe e mbarësisë në çdo vatër familjare e kthen çdo vit qytetin tonë Elbasanin në Kryeqendrën e vendit. Elbasa- nasit në këtë ditë hapin dyert për miqtë e tyre anekënd ku ata jetojnë, për të kremtuar së bashku ardhjen e stinës së pranverës simbolizon ripërtëritjen e natyrës e gjallëri- min e jetës. Le të fillojmë edhe këtë vit përgatitjet për të celeb- ruar këtë ditë simbol për qytetin tonë! Është festa më e bukur dhe më domethënëse ku të gjithë ne do të mirëpresim me bujarinë dhe miqësinë tonë mijëra e mijëra vizitorë. Le të tregojmë vlerat tona. Mirësevjen Pranverë! Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Prezantohet projekti “Ndihmë për fëmijët dhe familjet në situ- atë rruge” faqe 4 Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shkurt 2015 faqe 5 Vijon ne faqe 3 Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanit Bashkia Elbasan është përcaktuar si “bashki model” që do të marrë mbështetje dhe asistencë të mëtejsh- me nga projekti i USAID për Pla- nifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP). Ky projekt i paraqiti USAID-it një propozim për rritjen e fondeve dhe kohëzgjatjen e projek- tit me gjashtë muaj. Këto ndryshime do të mundësojnë intensifikimin e asistencës dhe mbështetjes për njësitë vendore me vënien në zba- tim reformës administrativo- territoriale dhe ecurinë e reformave të decentralizimit. Bashkia e Elbas- anit dhe bashkitë e tjera model u zgjodhën në bazë të kritereve, ndër të cilat përfshihen vullneti politik dhe interesi për asistencën e ofruar nga Projekti PLGP, përvoja e der- itanishme me projektin, kapaciteti dhe ekspertiza e bashkisë dhe niveli i angazhimit civil. Si një “bashki model”, Bashkia e Elbasanit do të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira me 60 bashkitë e tjera të reja që do të krijohen së shpejti në Shqipëri. Projekti PLGP do të nisë menjëherë nga puna duke ofruar ndihmën e mëtejshme për Bashkinë e Elbasanit. Aktivitetet e reja që do të organi- zohen për Bashkinë Elbasan në kuadër të Projektit PLGP. Ajo që është më e rëndësishme është asistenca që do t’i ofrohet Bashkisë së Elbasanit për planif- ikimin më të mirë dhe për adminis- trimin e rritjes dhe zhvillimit. . Bashkia Elbasan përcak- tohet “bashki model” nga projekti i USAID, PLGP Programi për Festimet e Ditës së Verës faqe 2 Vijon ne faqe 5

Upload: others

Post on 04-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Shkurt 2015 Viti i botimit 2015, Nr 85

Bashkia e Elbasanit për vitin 2015 ka

përgatitur një sërë projektesh të cilat

presin financim nga Fondi i Zhvillimit

të Rajoneve. Në përcaktimin e

përparësive për investime Bashkia

është kujdesur të dëgjojë zërin e

qytetarëve në komunikimet e va-

zhdueshme me ta. Ndërkohë Fondi i

Zhvillimit të Rajoneve i është

përgjigjur Bashkisë Elbasan me fi-

nancimin e tre projekteve.

Cilat janë investimet që do të nisin

së shpejti?

Së shpejti do të nisë puna për lyerjen

dhe suvatimin e pallateve në lagjet

“Partizani”, “Vullnetari”, ”Emin Mat-

raxhiu”, “Kongresi i Elbasanit”,

“Beqir Dardha”, “Shënkoll”, “28

Nëntori” dhe “Luigj Gurakuqi”.

Gjithashtu do të suvatohen dhe lyhen

pallatet në rrugët kryesore si: “Thoma

Kalefi”, “28 Nëntori”, “25 Nëntori”,

rruga “Rinia”. Pra janë rreth 200 pal-

late 3-6 kate të ndërtuara në vitet 1958

-1980 të cilat ndodhen në gjendje tejet

të amortizuar të cilat do të përfitojnë

nga ky investim. Janë mijëra familje të

cilat do të kenë tashmë një banesë më

të bukur, një pamje më të këndshme,

por edhe më të sigurtë dhe më të

ngrohtë. Është parashikuar që su-

vatimet e mureve të bëhen në mënyrë

të tillë që të forcojnë sipërfaqet e mu-

raturës. Lyerja e fasadave do të bëhet

me bojë hidro plastike me bazë akrilik

e cila siguron cilësi izoluese dhe

mbrojtje kohore nga fenomenet

ekstreme të kohës si nxehtësia e

madhe apo ngricat.

Fjala e Redaktorit

14 Marsi, dita e festës më

popullore dhe e mbarësisë në

çdo vatër familjare e kthen çdo

vit qytetin tonë Elbasanin në

Kryeqendrën e vendit. Elbasa-

nasit në këtë ditë hapin dyert

për miqtë e tyre anekënd ku ata

jetojnë, për të kremtuar së

bashku ardhjen e stinës së

pranverës që simbolizon

ripërtëritjen e natyrës e gjallëri-

min e jetës. Le të fillojmë edhe

këtë vit përgatitjet për të celeb-

ruar këtë ditë simbol për

qytetin tonë!

Është festa më e bukur dhe më

domethënëse ku të gjithë ne do

të mirëpresim me bujarinë dhe

miqësinë tonë mijëra e mijëra

vizitorë. Le të tregojmë vlerat

tona.

Mirësevjen Pranverë!

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Prezantohet projekti

“Ndihmë për fëmijët

dhe familjet në situ-

atë rruge” faqe 4

Zhvillohet mbledhja

e Këshillit Bashkiak

për muajin Shkurt

2015

faqe 5 Vijon ne faqe 3

Investime të reja për vitin 2015 në

qytetin e Elbasanit

Bashkia Elbasan është përcaktuar si

“bashki model” që do të marrë

mbështetje dhe asistencë të mëtejsh-

me nga projekti i USAID për Pla-

nifikimin dhe Qeverisjen Vendore

(PLGP). Ky projekt i paraqiti

USAID-it një propozim për rritjen e

fondeve dhe kohëzgjatjen e projek-

tit me gjashtë muaj. Këto ndryshime

do të mundësojnë intensifikimin e

asistencës dhe mbështetjes për

njësitë vendore me vënien në zba-

tim të reformës administrativo-

territoriale dhe ecurinë e reformave

të decentralizimit. Bashkia e Elbas-

anit dhe bashkitë e tjera model u

zgjodhën në bazë të kritereve, ndër

të cilat përfshihen vullneti politik

dhe interesi për asistencën e ofruar

nga Projekti PLGP, përvoja e der-

itanishme me projektin, kapaciteti

dhe ekspertiza e bashkisë dhe niveli

i angazhimit civil. Si një “bashki

model”, Bashkia e Elbasanit do të

ndajë përvojat dhe praktikat më të

mira me 60 bashkitë e tjera të reja

që do të krijohen së shpejti në

Shqipëri. Projekti PLGP do të nisë

menjëherë nga puna duke ofruar

ndihmën e mëtejshme për Bashkinë

e Elbasanit.

Aktivitetet e reja që do të organi-

zohen për Bashkinë Elbasan në

kuadër të Projektit PLGP.

Ajo që është më e rëndësishme

është asistenca që do t’i ofrohet

Bashkisë së Elbasanit për planif-

ikimin më të mirë dhe për adminis-

trimin e rritjes dhe zhvillimit.

.

Bashkia Elbasan përcak-

tohet “bashki model” nga

projekti i USAID, PLGP

Programi për

Festimet e Ditës së

Verës

faqe 2

Vijon ne faqe 5

Page 2: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Shkurt 2015 Faqja 2

Programi për Festimet e Ditës së Verës Ashtu si çdo vit, Bashkia e Elbasanit ka organi-

zuar një program të pasur artistik dhe kulturor për

të gjallëruar qytetin në këtë ditë feste. Për të

gjithë qytetarët, por edhe vizitorët që ashtu si çdo

vit do të zgjedhin Elbasanin për këtë festë tradi-

cionale po ju japim detaje të festimeve që do të

keni kënaqësi të shijoni.

Në datën 12 Mars ora 10.00 hapet Panairi tregtar

në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”. Bizneset

paraqesin produktet e tyre, ndërsa qytetarët njihen

me tregun dhe risitë e tij.

Datë 13 Mars 2015

Ora 17.00 Koncerti festiv “Dita e Verës - Festë”,

nga “Art Revolucion Dance” në teatrin

“Skampa”.

Ora 19.00 Koncert i Madh Festiv në Sheshin

“Gensher” i cili do të zgjasë deri në orët e para të

mëngjesit.

Ora 18:30-19:00 Krijimi i atmosferës para Kon-

certit. Në sfond do të vendoset Voice Over

Në koncertin e madh festiv të “Ditës së Verës” do

të marrin pjesë këngëtarët:

1. Vox Palace

2. Valbona Halili

3. Valbona Mema

4. Irma Libohova

5. Xhavid Dedej

6. Hajredin Gjeta

7. Sinan Hoxha

8. Silva Gunbardhi

9. Dafi

10. Bes Kallaku (“Portokalli”)

11. Erjoni (“Portokalli”)

12. Xhensila Myrtezai

13. Grupi i Valleve

14. Cirku

15. Vëllezërit Zena

Por skenës nuk do t’i mungojnë edhe humoristët,

vallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut

me qëllimin e vetëm për t’i shtuar sa më shumë

ngjyra Koncertit.

Fjalimi i kryetarit të Bashkisë, Z. Qazim Sejdini.

Ndezja e Fishekzjarreve

Datë 14 Mars 2015

Ora 09.00-10.00 Parakalimi tradicional i Karna-

valeve të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Ora 10.00-12.00 Koncerti në Sheshin “Gensher”

Koncerti i Datës 14 Mars 2015 ku do të marrin

pjesë këngëtarët finalistë të “The Voice of Alba-

nia 2014 & Revoltklan”

1. Semi Jaupaj

2. Olsa Ballguri

3. Alsaidon Zaimaj

4. RevoltKlan

5. Grupi i korit

Ora 12:00 – Mbyllja e koncertit.

Në traditën e “Ditës së Verës” Muaji mars për çdo qytetar elbasanas mbart brenda tij traditën e veçantë dhe

unike të “Ditës së Verës”.

E quajtur edhe “Festa e Luleve” ajo ka marrë tashmë përmasa kombëtare, si

festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe

dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 mar-

sit, për të vijuar të gjithë ditën e datës 14 deri sa dielli të perëndojë.

Etnologët thonë se kjo është një festë me origjinë pagane, një festë ku nuk

ndërhyn feja. “Ditën e Verës” e festojnë të gjithë, është kënaqësia e stinës së

ngrohtë. Që në vitet 1920-1940, thonë etnologët, festimet nisnin në datën 13

mars. Amvisat nisnin gatimet që në mëngjes, piqej gjeli i detit, më pas me

lëngun e tij gatuhej dollma (përshesh me gjel deti), dhe më pas niste ceremo-

nia e hiseve. Në çdo sahan kishte nga një copë gjel deti, pala fiku, tre–katër

kokrra arra, ballakume ose revani, vezë të ziera, gështenja etj.

Po ndërsa nata e verës festohej në shtëpi, ku mblidheshin tok të afërmit dhe

darkonin së bashku, amvisat në një shportë, vendosnin rroba të reja për

fëmijët e tyre. Djemtë zakonisht kishin pantallona të shkurtra ndërsa vajzat

rroba të kuqe dhe verore shumëngjyrëshe, që bashkoheshin nga fije pambu-

ku. Në këtë natë nuk mungonin as këngët, valet dhe lojrat. Çast ëmbëlsie

dhe shijimi të veçantë ishte edhe ngrënia e ballakumes, që shoqërohej me

fjalë të përzemërta nga amvisat, të cilat për qesëndi merrnin vallen popullore

“Bahce Bahce me Zymbyla”, të shoqëruara nga duartrokitjet e familjarëve.

Mëngjesin e 14 marsit, pa lindur ende dielli, Elbasani zgjohet më shpejt se

zakonisht. Të moshuarit sipas zakonit hapin derën e rrugës për të hyrë “e

mira” në konak, e për të dalë së andejmi e keqja. Ky zakon, sipas etnologëve

kishte edhe një kuptim tjetër, bujari dhe mirësi për mikun që vinte nga larg.

Amvisat që në mëngjes lanin hajatin dhe këpusnin nga një tufë bar të cilën e

vendosnin atë në derë, tek guri i zallit përbri derës, ç’ka sinjifikonte mbarësi

dhe gjelbërim në oborrin e shtëpisë së tyre.

Tradita vijon mëngjesin e 14 Marsit, kur nënat u lajnë fytyrën fëmijëve me

ujin e vezëve të ziera që në atë kohë sinjifikonte higjenë, pastërti duke par-

alelizuar me lëvoren e bardhë të vezëve. Më pas, kryhej rituali “kama e

Ditës së Verës”. Fëmijët e veshur me rrobat më të mira merrnin kanistra dhe

dilnim për vizita ku bëshin “ kamë” (të parët që hynim në derën e vizitorit)

dhe me një sahan në dorë shkëmbenim dhurata e “Ditës së Verës”. Më e mi-

ra ishte që kamë të bënin djemtë, pasi thuhej se viti do të ishte i mbarë.

Brenda në sahane nënat fusnin një ballakume, një vezë të zier, arra, gështen-

ja edhe fruta dhe i shkëmbenim këto me dhurata që jepnin të afërmit që vi-

zitonin fëmijët.

Por veç traditës së përgjithshme “Dita e Verës” kishte edhe të veçantat e

veta. Kur vinte dreka të gjithë elbasanasit me torba të mbushura i drejtohesh-

in pikave turistike si tek “Ulliri i Qejfit”, tek “ Rrapi i Vojvodës”, “ Krasta e

Madhe”, lëndinat në Krrabë dhe tek “ Kodrina rreth Teqes”. Këtë ditë vajzat

shikoheshin nga djemtë të cilët ishin në moshë për t’u martuar dhe mbas

“Ditës së Verës” kryheshin shumë fejesa në qytet.

I gjithë vakti i drekës në natyrë shoqërohej me grupe ahengu nga amatorë të

ndryshëm, ashtu si Isuf Myzyri dikur që këndonte me grupin e tij, ashtu edhe

tradita vazhdonte dhe vazhdon edhe në ditët e sotme.

Etnologët kujtojnë se në vitet e komunizmit festa pati një “ndrydhje”, pasi

nuk festohej si dikur, por përsëri elbasanasit gatuanin ballakumet, bënin

kamë dhe drekonin në lëndina.

Në vitet pas demokracisë aktivitetet janë shtuar, karnavalet për fëmijët,

krosi në mëngjes, si edhe Dita Poetike shtojnë larminë e aktiviteteve, duke

bërë që festa të përfundojë para se dielli të perëndojë dhe të gjithë elbasa-

nasit përcjellin miqtë e tyre nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe mbyl-

lin kështu një ditë të paharruar për një vit të tërë.

Çdo vit Bashkia Elbasan kujdeset t’i shtojë bukurinë kësaj feste tradicionale

duke organizuar aktivitete nga më të larmishmet. “Dita e Verës” edhe pse

tashmë festohet në të

gjithë Shqipërinë,

mijëra vizitorë dhe

turistë tërheq vetëm në

Elbasan.

Edhe për këtë vit

dhjetëra aktivitete do

të rizgjojnë qytetin e

Elbasanit për t’i dhënë

mbarësi fillimit të

stinës së re.

Page 3: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Shkurt 2015 Faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të

mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve

të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive

në Bashkinë e Elbasanit dhe

institucionet në varësi të saj

Vijon nga faqe 1

Ambasadori Gjerman Helmut Hoffman viziton Bashkinë e Elbasanit

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ka zhvilluar një vi-

zitë në Bashkinë e Elbasanit ku është pritur nga kryetari Qazim Sejdini. Gja-

të bisedës, Sejdini dhe Hoffmann diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit të

Bashkisë Elbasan dhe zhvillimin strategjik të bashkisë së madhe pas ndarjes

së re territoriale. Gjithashtu Sejdini vuri theksin në përgatitjen e admin-

istratës aktuale të bashkisë për t’ju përgjigjur shpejt dhe në kohë kësaj ndarje

të re territoriale dhe mënyrën sesi do t’u vihen në ndihmë më mirë dhe më

shpejt qytetarit duke i plotësuar të gjithë shërbimet e nevojshme dhe të do-

mosdoshme. Njëkohësisht ata shkëmbyen mendime për zonën industriale të

ish Kombinatit Metalurgjik dhe mënyrën e zhvillimit të saj.

Z. Sejdini u njoh nga Ambasadori me kushtet e reja që paraqit qeveria

gjermane për mënyrën e punësimit të punonjësve të kualifikuar, rreth së

cilës Bashkia e Elbasanit do të ndërmarrë një iniciativë të re për t’u ardhur

në ndihmë qytetarëve të Elbasanit që paraqesin interes për këtë mënyrë

punësimi. Nga ana e tij Ambasadori Gjerman e cilësoi mjaft të rëndësishme

vizitën e tij në qytetin e Elbasanit. “Nuk dua të mbetem në kufinjtë e Tira-

nës, tha Hoffmann, por të shoh nga afër jetën e shqiptarëve, gjendjen

ekonomike dhe historinë e tyre”. Sipas Ambasadorit, Elbasani, i parë në

këndvështrimin ekonomik dhe historik është një nga qytetet më të rëndësish-

me të Shqipërisë. Hoffmann u shpreh i kënaqur kur mësoi investimet e

rëndësishme të kryera në Elbasan gjatë vitit të kaluar.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Ambasadori Gjerman vizitoi qytetin e

Elbasanit për t’u njohur me historinë e tij. Ai u ndal tek Muzeu, Bazilika e

Bezistanit, më pas vizitoi Kishën dhe Xhaminë që ndodhen në Kala, Kullën

e Sahatit dhe të tjera pjesë të historisë së qytetit tonë.

Bashkia Elbasan përcaktohet “bashki model” nga projekti

i USAID, PLGP

Zgjatet asistenca e Projektit për Planifikimin

dhe Qeverisjen Vendore, për Bashkinë e Elbas-

anit

…Konkretisht, Bashkia Elbasan do të marrë

asistencë për përgatitjen e Planit të Përgjitshëm

Vendor të Territorit (PPVT) për të gjithë sipërfa-

qen e njësisë vendore, të zgjeruar tashmë pas

miratimit dhe zbatimit të reformës administrativo

-territoriale. Asistenca për Bashkinë Elbasan do

të nisë menjëherë me mbledhjen dhe analizimin e

të dhënave. Ky proces do të nisë pasi kryetarët e

zgjedhur të fillojnë të ushtrojnë zyrtarisht man-

datin e tyre pas

zgjedhjeve vendore të

muajit Qershor. Duke

u mbështetur në

përvojën me Bashkinë

e Elbasanit dhe bash-

kitë e tjera model do të

hartohet një

“instrument për planif-

ikimin”. Ky instrument

do të jetë tepër praktik

dhe do të ofrojë

udhëzime për zyrtarët

vendorë në lidhje me

procesin dhe metod-

ologjinë e përgatitjes së

një plani të përgjithshëm të zhvillimit të territorit.

Cilat do të jenë fushat e tjera të asistencës nga

Projekti PLGP për “Bashkitë Model”?

-Instalimi i sistemeve të administrimit të infor-

macionit tatimor dhe atij financiar në bashkinë

qendër dhe shtrirja e sistemeve IT në njësitë ad-

ministrative në territoret që i kanë kaluar Bash-

kisë Elbasan.

-Rritja e mbështetjes në përgatitjen dhe zbatimin

e një Plani Veprimi për Taksën e Pasurisë.

-Asistencë për planifikimin e ofrimit të shërbimit

ujësjellës kanalizime dhe shërbimeve të tjera për

bashkinë e konsoliduar.

-Mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për

menaxhimin e partneritetit publik-privat.

-Asistencë për përmirësimin e buxhetimit dhe

menaxhimit financiar publik, krijimi i një plat-

forme IT për botimin e informacionit financiar

vendor, mbështetje për vlerësimin e Menaxhimit

Financiar Publik në Bashkinë Elbasan.

-Mbështetje për përgatitjen e Vlerësimit të

Komunitetit për Qeverisjen Vendore me qëllim

që t’u vijë në ndihmë këshilltarëve vendorë të

kuptojnë më mirë nevojat dhe përparësitë e

qytetarëve të tyre.

-Asistencë për përmirësimin e portalit të shërbi-

meve elektronike dhe shtimi i një platforme për

administrimin e dokumentacionit me qëllim au-

tomatizimin e disa shërbimeve të rëndësishme

për qytetarët nga bashkia qendër dhe zyrat ad-

ministrative.

-Mbështetje për zgjerimin e komisioneve këshil-

limore qytetare vendore për të reflektuar zgjeri-

min e sipërfaqes së bashkisë.

-Mbështetje për forcimin e bashkëpunimit të

Bashkisë Elbasan me vullnetarët e Korpusit të

Paqes.

Page 4: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Shkurt 2015 Faqe 4

Prezantohet projekti “Ndihmë për fëmijët dhe familjet në situatë rruge”

Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Ministrinë e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencinë

Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme,

organizuan takimin për prezantimin e projektit

“Ndihmë për fëmijët dhe familjet në situatë

rruge” Në këtë takim u diskutua mbi zbatimin e

planit të veprimit dhe Marrëveshjen e

Bashkëpunimit ndërministror “Për identifikimin

dhe mbrojtjen e fëmijëve në situate rruge”.

Në Bashkinë e Elbasanit prej 7 vitesh funksionon

“Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve” e cila ka

bërë një punë për tu lavdëruar në drejtim të uljes

së numrit të fëmijëve në situatë rruge. Por sfida

në këtë drejtim vazhdon të jetë aktuale ndaj dhe

Kryetari i Bashkisë, Z. Qazim Sejdini theksoi se

puna duhet të fillojë me parandalimin e fenomenit

e deri në zhdukjen e tij. Është për t’u vlerësuar

bashkëpunimi që Bashkia Elbasan ke pasur me

OJF, Drejtorinë e Policisë dhe me aktorë të tjerë

të përfshirë. Ka qenë ky bashkëpunim që ka

ndihmuar në arritjen e rezultateve që numërohen

sot. I rëndësishëm, në këtë takim, është

konsideruar fuqizimi ekonomik i familjeve në

mënyrë që fëmijët e tyre të mos shfrytëzohen për

punë. Bashkia e Elbasanit ka bërë të mundur

rikthimin e mjaft fëmijëve, që shfrytëzoheshin për

punë, në bankat e shkollës, duke ndihmuar

familjet e tyre. Gjithashtu, janë organizuar shumë

aktivitete për integrimin e këtyre fëmijëve dhe

familjeve të tyre.

Duke e konsideruar mbrojtjen e fëmijëve një

proces të vështirë dhe mjaft të ndjeshëm, Kryetari

i Bashkisë kërkoi edhe bashkëpunimin e

familjeve. Nga ana tjetër, Kryetarja e Agjensisë

Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale,

Ina Verzivolli vlerësoi punën e Bashkisë së

Elbasanit në këtë drejtim. Ajo tha se kjo bashki

është cilësuar një “bashki model” në drejtim të

punës jo vetëm për mbrojtjen e fëmijëve, por për

të gjitha çështjet me karakter social. Znj.

Verzivolli theksoi se Plani Kombëtar për

Mbrojtjen e Fëmijëve, i nënshkruar një vit më

parë mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe

Ministrisë së Brendshme, i zbatuar në Tiranë,

tashmë do të përqëndrohet në tre bashki të vendit,

në Elbasan, Fier dhe Durrës. Sipas Znj. Verzivolli

mbrojtja e fëmijëve është detyrë e të gjithëve.

Ky takim pritet t’i shërbejë sfidave dhe

bashkëpunimit shumëpalësh, pushtet qendror-

vendor, donatorë dhe shoqerisë civile si një hap i

rëndësishëm në përpjekjet praktike dhe të

vazhdueshme për të garantuar respektimin dhe

mbrojtjen e të drejtave të çdo fëmije.

Komisioni Qytetar u mblodh për të diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2015

Kjo traditë e Bashkisë së Elbasanit bëhet me synimin e një transparence sa

më të madhe për qytetarin, por edhe për të parë nevojat më emergjente për

investime. Përfaqësuesit e Komisionit qytetar u interesuan për ecurinë e in-

vestimeve të vitit të kaluar dhe projektet për të ardhmen. Sejdini njohu

Komisionin Qytetar dhe përmes tyre, të gjithë qytetarët se tashmë ka nisur

puna për ndërtimin e Landfillit të ri, një nga investimet më të rëndësishme

dhe më të shumëpritura për qytetin e Elbasanit. Brenda 14 muajve gjithçka

do të jetë gati dhe qyteti nuk do të mbulohet më nga retë e tymit kancerogjen

që çlironte fusha ekzistuese e grumbullimit të mbetjeve urbane. Më tej krye-

tari i Bashkisë njoftoi edhe për përfitimin e financimeve për dy projekte të

tjera të paraqitura pranë FZHR. Këto projekte konsistojnë në rikonstruksion-

in e 100 fasadave të pallateve dhe në disa akse rrugore. Përfaqësuesit e këtij

Organi Këshillues parashtruan edhe nevoja të tjera të qytetit dhe morën nga

kryetari i Bashkisë premtimin e angazhimit maksimal për çdo kërkesë të

qytetarit. Në fjalën e tij, Z. Sejdini parashtroi si prioritet edhe mbledhjen

taksave të ndriçimit, pastrimit, taksa e banesës etj. Në këtë kuadër u kërkua

një sensibilizim më i madh tek qytetarët për të paguar këto detyrime të cilat

përdoren drejtpërdrejt në shërbime ndaj tyre

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, aksion për përmirësimin e shërbimit

Për t’i siguruar

qytetarëve një

shërbim sa më

cilësor dhe

korrekt,

Ndërmarrja e

Ujësjellës Kan-

alizimeve është

duke punuar në disa drejtime.

Shtrimi i një tubacioni, 3.4 km që nis nga Depo

Krasta e Madhe duke furnizuar direkt Spitalin

Qëndror dhe pjesën verilindore të qytetit të Elbas-

anit synon përmirësimin e furnizimit me ujë duke

ndikuar direkt ne rritjen e cilësisë së ujit të

pijshëm dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Tubacionet e mëparshme që furnizonin këtë zonë

ishin tejet të amortizuara dhe kjo shkaktonte

ndotje të herë pas herëshme të ujit që shkonte në

rubinetat e qytetarëve. Gjithashtu edhe ndërhyrjet

në rrjet të bëra pa kriter kanë ndikuar në uljen e

furnizimit normal me ujë të pijshëm, por edhe në

ndotjen e tij. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanaliz-

imeve synon t’i japë fund këtij fenomeni në

mënyrë që të sigurojë një furnizimin cilësor të

qytetarëve.

Gjithashtu vazhdon instalimi i matësave el-

ektronikë të ujit, të cilët sigurojnë konsumatorët

për një matje të saktë të konsumit.

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Elbasan ashtu si

simotrat e saj në të gjithë vendin ka nisur një

aksion për grumbullimin e debive nga konsuma-

torët. Në lidhje me këtë po bëhet një punë e

madhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve se uji i

pijshëm është një shërbim që duhet paguar.

Drejtues të kësaj ndërmarrje u bëjnë thirrje kon-

sumatorëve të tregojnë korrektësi në pagesën e

detyrimeve pasi një bashkëpunim dhe një

korrektësi reciproke do të rrisë nivelin e shërbimit

ndaj qytetarit.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan ka

një debi për të grumbulluar që arrin në rreth 4

miliardë lekë të vjetra. Nëse këto para do të ishin

grumbulluar, sot qytetarët do të kishin furnizim

me ujë në orare më të zgjatura, cilësi dhe

korrektësi maksimale. Çdo detyrim i paguar i

rikthehet qytetarit në investime ndaj dhe aksionet

që po ndërmerren synojnë të disiplinojnë këtë

shërbim.

Page 5: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Shkurt 2015 Faqe 5

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na

ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme

punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të

na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Vijon nga faqe 1

Është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit

Bashkiak me këtë rend dite:

1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin

SHKURT 2015.

2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e

Bashkisë dhe fondi i kushtëzuar.

3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.

4.Dhënie ambientesh me qira (Rinovim kontrata

bodrumesh dhe një mjet).

5.Rinovim kontrate dhënie në përdorim i

mjediseve, fondacioni E.C.E.

6.Miratimi në parim i binjakëzimit me Bashkinë

e OSIJEKUT.

Të ndryshme.

Bashkia e Elbasanit Binjakëzohet me Bash-

kinë e Osijek, Kroaci.

Këshilli Bashkiak miratoi propozimin e Bashkisë

së Elbasanit për binjakëzim me Bashkinë e Osi-

jek, Kroaci.

Marrëveshja mes Elbasanit dhe Osijekut konsis-

ton kryesisht në zhvillimin e marrëdhënieve

ekonomike, investimet, shkëmbimet kulturore

dhe njerëzore.

Komunikimi për këtë binjakëzim ka filluar në

fund të vitit 2014.

Aktualisht nga ana e Bashkisë së Osijekut është

përfunduar drafti i marrëveshjes së miqësisë dhe

bashkëpunimit ndërmjet dy bashkive.

Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Osijekut angazho-

hen për vendosjen dhe ndërtimin e bashkëpunim-

it në marrëdhëniet miqësore, kulturore, shken-

core, arsimore, ekonomike, sportive etj.

Kujdes të posaçëm, dy institucionet, do t’i kush-

tojnë mbrojtjes së lirive njerëzore dhe qytetare,

do të nxisin dhe zhvillojnë marrëdhëniet mi-

qësore, bashkëpunimin në të gjitha drejtimet me

interes të përbashkët.

Po ashtu, Bashkitë e Elbasanit dhe Osijekut do

t’i kushtojnë rëndësi zhvillimit të vetëqeverisjes

lokale, bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ur-

ban të qytetit dhe nxitjen e çështjeve me interes

dhe rëndësi për vetëqeverisjen lokale, problemet

dhe çështjet e të rinjve duke i ikurajuar takimet e

tyre të ndërsjellta, me qëllim që këto baza të mi-

qësisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Të dyja bashkitë janë angazhuar që në

marrëdhëniet e ndërsjellta do të respektojnë dal-

limet mes tyre, duke forcuar besimin e

ndërsjelltë, tolerancën dhe miqësinë, si dhe

vlerat themelore të Evropës së bashkuar.

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë nderuar kryetarin e Bashkisë së Elbasanit me titullin e Mirënjohjes

Organizatat e Shoqërisë Civile në qytetin e Elbasanit kanë nderuar kryetarin

e Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini me titullin e Mirënjohjes.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave u shprehën se me kryebashkiakun

Sejdini kanë pasur gjithmonë një bashkëpunim të shkëlqyer, ç’ka ka ndikuar

drejtpërdrejt në punën e tyre. Sipas Organizatave të Shoqërisë Civile, Bash-

kia e Elbasanit i ka ndihmuar dhe lehtësuar në punën e tyre. Ata u shprehën

se ndihen të privilegjuar nga një bashkëpunim i tillë. Duke i konsideruar

Organizatat e Shoqërisë Civile, “miq për të arritur një qëllim të përbash-

kët”,kryetari i Bashkisë Z. Sejdini u shpreh se ka bërë thjesht detyrën në

shërbim të komunitetit. Fokusi i punës tonë të përbashkët, tha Sejdini, është

t’i shërbejmë komunitetit dhe mbi të gjitha atyre që kanë më shumë nevojë.

Kjo na ka bërë më të fortë dhe më të bashkuar dhe vetëm duke bash-

këpunuar do të arrijmë rezultate më të mira në qëllimin tonë.

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shkurt 2015

Kjo lloj lyerje i reziston në mënyrë të veçantë

lagështisë, shiut si dhe ndryshimeve të mëdha e

të menjëhershme të temperaturës.

Vëmendje të veçantë përsa i përket suvatimeve

do t’i kushtohet fasadave të pasuvatuara

asnjëherë apo atyre në gjendje shumë të amorti-

zuar.

Sistemim Asfaltin i bllokut të banimit (tek

kinezët), sheshet e pallateve

60.61.62.63/1,64,64/2,64/3.

Rruga “Nusret Kokobobo” fillon nga kryqëzimi

me rrugën “Qemal Stafa” në veri dhe në

perëndim me rrugën “Borodin Mitarja”.

Aktualisht gjendja e kësaj rruge paraqitet mjaft e

dëmtuar në të gjitha aspektet, shtresa e asfaltit,

bordurat, pusetat etj.

Projekti për sistemimin e këtij aksi rrugor ka pa-

rashikuar edhe linjat e ujit të pijshëm dhe linjat

elektrike që kalojnë aty. Përpara fillimit të puni-

meve do të tregohet një kujdes i veçantë për të

mos dëmtuar rrjetin e dendur inxhinierik.

Sipërfaqja totale që do të trajtohet është 11 519

m2 prej të cilave me asfalt 6280 m2, me pllaka

3758 m2 dhe siperfaqe e gjelbër 371 m2.

Një pjesë e rëndësishme në punën e Bashkisë

Elbasan është edhe gjelbërimi që i jep jetë

qytetit. Në të gjitha investimet e vitit të kaluar ka

pasur qindra m2 sipërfaqe të gjelbëruara. Aktu-

alisht në këtë rrugë, përveç 371 m2 e mbjellë me

bar do të mbillen edhe 88 pemë.

Sistemim - Asfaltimin e rrugës "Marie Dha-

mo", lagja “5 Maji”.

Edhe ky aks rrugor nuk paraqitet në gjendje opti-

male ndaj dhe është vendosur ndërhyrja në të.

Gjithësej do trajtohen 5491 m2 prej të cilave me

asfalt 3040 m2, me pllaka 677 m2, lulishte me

bar 480m2 dhe e mbjellë me lule 57m2.

Kjo rrugë do të ketë një gjerësi 7.3 m dhe 5 m.

Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanit

Page 6: Investime të reja për vitin 2015 në qytetin e Elbasanitelbasani.gov.al/Documents/gazeta_shkurt_2015_.pdfvallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

February 2015 Page 6

Like every year, Elbasan Municipality has orga-

nized an event that shows the rich artistic and vi-

brant cultural of the city on this day of celebra-

tion. For all citizens, but also visitors who come

every year will choose from celebrations that they

will have the pleasure to enjoy during this tradi-

tional holiday.

On 12 March 10:00 the trade fair will be opened

at the Sport Palace Tomorri Sinani. Business will

display their products, while the citizens are fa-

miliar with the market and its innovations.

13 MARCH 2015

17:00 festive concert "Summer Day - Feast"

from "Art Dance Revolution" in theater Skampa.

19.00 great festive concert at "Genscher" which

will last until the early hours of the morning.

18:30-19:00 creating the atmosphere before the

concert. A voice over will be in the background.

At the festive concert for Summer Day, the fol-

lowing singers will participate:

1. VoxPalace

2. Valbona Halili

3. Valbona Mema

4. Irma Libohova

5. Xhavid Dedej

6. Hajredin Gjeta

7. Sinan Hoxha

8. Silva Gunbardhi

9. Dafi

10. Bes Kallaku (“Portokalli”)

11. Erjoni (“Portokalli”)

12. Xhensila Myrtezai

13. Grupi i Valleve

14. Cirku

15. Vëllezërit Zena

But the scene will not lack humor, traditional

dances of the area as well as circus group will be

there with the sole purpose to add as many colors

to the concert.

The mayor's speech

Ignition of fireworks

DATE 14 MARS 2015

14 MARCH 2015

09.00-10.00 PM the traditional Carnival Parade

of 9-year schools will take place in the city.

10.00-12.00 Concert in the Square Genscher

The concert on 14th March 2015 where the final-

ists from the singing contest will participate from

"The Voice of Albania in 2014 & Revoltklan"

1. Semi Jaupaj

2. Olsa Ballguri

3. Alsaidon Zaimaj

4. RevoltKlan

5. Grupi i korit

12:00 - Closing of the concert.

Plan for the Summer Day Celebrations

March in Elbasan carries within it the special and

unique tradition of Summer Day in Elbasan for

every citizen. It is called the "Festival of

Flowers" it has already received national

attention, as the feast for the recovery of nature

and spirit, peace and harmony, joy and human

love. The vibrant holiday launches in the evening

of the 13th of March, and continues all day

through the 14th until the sun goes sets.

Ethnologists say that this is originally a pagan

holiday, a holiday where religion does not

interfere. Summer Day is celebrated by all. From

1920 to 1940, ethnologists say, the festivities

begin on March 13. Housewives started cooking

in the morning, baking the turkey, then used the

juices to brew the dolmas (stuffed with turkey),

and then started the mid ceremony. In each bowl

was a piece of turkey, a side of fig, nuts,

ballakume or wafers, boiled eggs, chestnuts, etc.

The night was celebrated at home, where

relatives gathered together and dined together,

the host put new clothes for their children in a

basket.

Boys usually had shorts and girls in red cloth and

colorful summer joined by cotton yarn. On this

night, there were even songs, dancing and games.

A was a special moment of tenderness and taste

while eating ballakume, which was accompanied

by heartfelt words from homemakers, and they

danced the folk dance Bahce Bahce me zymbyla,

accompanied by the applause of the family.

On the morning of 14 March, before the sun

rises, Elbasan wakes up earlier than usual. The

elderly according to custom opens the door to let

the "good" into the guest house, and the evil will

go out. This practice, according to ethnologists

had a different understanding, generosity and

kindness of friends coming from afar. The

housewife in the morning would wash the porch

and cut a clutch of grass which they place at the

door, on the sand stone beside the gate, it meant

prosperity and growth in their backyard. The

tradition continues on in the morning of 14

March, when mothers wash their children face

with the water of boiled eggs which at that time

meant hygiene. The white of the egg shell is was

associated with hygiene. Later there was a ritual

“kama e Ditës së Verës”. Children dressed in

their best clothes took their baskets and went for

visits to make "kame" (the first that entered to the

door of the visitor) and with a bowl in hand

exchanging gifts for Summer Day. It was better

for the boys to enter the house, so that the year

would be abundant. Inside the bowls mothers put

in it ballakume, a boiled egg, walnuts, chestnuts

and fruit and they exchanged these gifts with

relatives when they visited the children. Besides

the general traditions of Summer Day, it also had

its own peculiarities. When it was lunch time all

the citizens with their packed lunches were

directed to tourist spots like “Ulliri i Qejfit”, to

"Plane Tree of Voivode", "Great Krasta" lawns in

Krrabë and to "rolling around Tekke". This day

the girls were regarded by boys who were of age

to marry and after Summer Day performed many

engagements in the city. The outdoor lunch meal

is accompanied by amateur groups from different

groups, just as Isuf Myzyri used to sing with his

band, the tradition continued and continues

today. Ethnologists recall that in the years of

communism this feast had a "sprain", it was not

celebrated as used to, but again the Elbasan

citizens still cooked ballakumet just as before and

ate their lunch on the lawn. In the years after

democracy came to Albania activities have been

added, carnivals for children, crossing in the

morning, as well as enhance the diversity Poetry

Day activities, making it a holidays to finish

before the sun sets and all Elbasan citizens bring

their friends from different parts of Albania and

end a memorable day for an entire year. Each

year the Municipality of Elbasan takes care to

add beauty to this traditional celebration by

organizing the most diverse activities. Summer

Day although already celebrated in the entire

country, attracts thousands of visitors and tourists

to Elbasan. Even for this year several activities

will reawaken Elbasan to give a prosper starting

to the new season.

In the tradition of "Summer Day"