instituti i kontabilisteve te miratuar date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a)...

14
1 INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 Kryetari i Komisionit te Organizimit Prof. Dr. Sotiraq Dhamo Koha: 3.5 ore Totali i pikeve 100 TEZE per “Konsulent Tatimor & Doganor” A. Pyetje me Alternativa (zgjidhni njeren nga alternativat). Alternativa e sakte 1 pike. 1. Për një profesionist kontabël të pavarur, cila nga alternativat e meposhtme eshte nje shembull i rrethanave qё mund të krijojë kërcënimin e egoizmit: a) favorizimi i aksioneve të një shoqërie të listuar kur kjo është një klient të cilit profesionisti kontabël i auditon pasqyrat financiare. b) zbulimi i një gabimi të rëndësishëm kur ai rivlerësion punën qe me pare ka qene kryer prej vetem atij. c) varësia e tepruar nga shuma e honorareve të pagesave qe ai merr nga një klient. d) përfaqësimi në rolin e avokatit, në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, ose të mosmarrëveshjeve me palët e treta, në emër të një klienti, ku profesionisti kontabël kryen një angazhim të dhënies së sigurisë. e) Asnjera 2. Në tatimet indirekte përfshihet: a) Taksa doganore b) Taksa e qarkullimit c) Taksa mbi ndërtesën d) Tatimi mbi qeranë 3. Politika fiskale zgjeruese aktive synon: a) uljen e kërkesës dhe ofertës b) rritjen e kërkesës dhe ofertës c) uljen e inflacionit d) ndryshimin e kursit të këmbimit 1. Paraqitja e kërkesës ankimore duhet të plotësojë këto kushte paraprake në mënyrë që ketë një shqyrtim administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni; b) është zbatuar afati 30 ditor i ankimit nga momenti kur tatimpaguesi është vënë në dijeni apo vlerësohet të jëtë vënë në dijeni; c) është paguar apo është vënë garanci për detyrimin tatimor të përcaktuar në aktin administrativ, objekt ankimi; d) a+b+c e) asnjëra prej tyre 2. Deklarata vjetore individuale e te ardhurave eshte kusht per tu plotesuar nga:

Upload: others

Post on 10-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

1

INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR

Date, 15/12/2018 Kryetari i Komisionit te Organizimit

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

Koha: 3.5 ore Totali i pikeve 100

TEZE

per

“Konsulent Tatimor & Doganor”

A. Pyetje me Alternativa (zgjidhni njeren nga alternativat). Alternativa e sakte 1 pike.

1. Për një profesionist kontabël të pavarur, cila nga alternativat e meposhtme eshte nje shembull i rrethanave

qё mund të krijojë kërcënimin e egoizmit:

a) favorizimi i aksioneve të një shoqërie të listuar kur kjo është një klient të cilit profesionisti kontabël i

auditon pasqyrat financiare.

b) zbulimi i një gabimi të rëndësishëm kur ai rivlerësion punën qe me pare ka qene kryer prej vetem

atij.

c) varësia e tepruar nga shuma e honorareve të pagesave qe ai merr nga një klient.

d) përfaqësimi në rolin e avokatit, në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, ose të mosmarrëveshjeve me palët

e treta, në emër të një klienti, ku profesionisti kontabël kryen një angazhim të dhënies së sigurisë.

e) Asnjera

2. Në tatimet indirekte përfshihet:

a) Taksa doganore

b) Taksa e qarkullimit

c) Taksa mbi ndërtesën

d) Tatimi mbi qeranë

3. Politika fiskale zgjeruese aktive synon:

a) uljen e kërkesës dhe ofertës

b) rritjen e kërkesës dhe ofertës

c) uljen e inflacionit

d) ndryshimin e kursit të këmbimit

1. Paraqitja e kërkesës ankimore duhet të plotësojë këto kushte paraprake në mënyrë që ketë një shqyrtim

administrativ:

a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

b) është zbatuar afati 30 ditor i ankimit nga momenti kur tatimpaguesi është vënë në dijeni apo

vlerësohet të jëtë vënë në dijeni;

c) është paguar apo është vënë garanci për detyrimin tatimor të përcaktuar në aktin administrativ,

objekt ankimi;

d) a+b+c

e) asnjëra prej tyre

2. Deklarata vjetore individuale e te ardhurave eshte kusht per tu plotesuar nga:

Page 2: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

2

a) individet qe kane total vjetor te ardhurash mbi 2,000,000 lek

b) kryefamiljarët që kanë shpenzime për shkollim e shëndetësi deri në 150,000 lek në vit;

c) individet qe kane total vjetor te ardhurash nën 105,000 lek

d) tatimpaguesit e vetpunesuar qe kane qarkullim vjetor deri ne 2,000,000 lek.

e) tatimpaguesit qe realizojne te ardhura vjetore vetem nga paga

3. Nuk amortizohen:

a) aktivet e patrupëzuara;

b) pajisjet kompjuterike;

c) toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar,

d) aktivet me afat përdorimi 7 vjecar;

e) asnjëra prej tyre

4. Apelimi i nje gjobe dogane duhet te behet brenda:

a) 5 ditesh

b) 30 ditesh

c) 15 ditesh

d) 20 ditesh

e) Asnjë nga më sipër

5. Cila nga alternativat më poshtë është e saktë

a) Dega e shoqërisë së huaj do të taksohet për të gjithë të ardhurat e realizuara nga aktivetet e saj në të

gjithë botën (worldwide)

b) Dega e shoqërisë së huaj gëzon personalitet juridik

c) Të ardhurat binesore tatohen në vendin e burimit

d) Dega e shoqërisë së huaj taksohet bazuar në parimin e territorialitetit

e) Asnjëra nga më të mësipërmet

6. Një raport konsulence nuk duhet të përmbajë

a) Referencë tek kontrata e nënshkruar mes palëve

b) Analize të fakteve dhe te dhenave

c) Opinion mbi vërtetësinë e të dhënave financiare

d) Konkluzionet

e) Asnjërën

7. Tregoni cila nga të ardhurat e mëposhtme nuk përjashtohet për efekt të tatimit mbi të ardhurat personale:

a) Kontributet nga punëdhenesi per sigurimet shoqërore dhe shëndetsore të punonjësve

b) Të ardhurat e përfituara nga pronarët si shpërblim i shpronësimeve

c) Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të

pensioneve

d) Shpërblimet në rast fatkeqsish ose sëmundjesh.

e) Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera në kuota kapitali

8. Nuk eshte furnizim i perjashtuara nga TVSH:

a) Reklama ne median e shkruar dhe elektronike

b) Shitja e nderteses

c) Sherbimet shendetesore

Page 3: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

3

d) Transporti nderkombetar i pasagjereve

e) Asnjera nga alternativat e mesiperme

9. Cilat nga alternative e meposhteme nuk perben nje takse kombetare

a) taksa portuale;

b) taksa e rentes minerale;

c) taksa e amballazheve;

d) taksa e akteve dhe pulles;

e) asnje prej alternativave te mesiperme;

B. Pyetje me Alternativa me Llogaritje (zgjidhni njeren nga alternativat). Alternativa e sakte 3 pike.

1. Individi A ka dhënë me qira një ambient për ekspozitë te tatimpaguesi “LK” shpk për muajin qershor

2016 në shumën prej 200.000 lekë. Tatimpaguesi “LK” shpk ka likujduar shumën 170.000 lekë te

individi A në datën 10 qershor 2016. Rezulton që me deklaratën e muajit qershor 2016 të tatimit në

burim tatimpaguesi “LK” shpk e ka deklaruar shumën 30.000 dhe deri më sot nuk ka paguar tatimin

në burim. Për tatimpaguesin “LK” shpk administrata tatimore përvec kamatvonesës vendos:

a. gjobë në shumën 6.570 lekë

b. gjobë në shumën 50.000 lekë

c. gjobë në shumën 100.000 lekë

d. nuk vendos gjobë

e. asnjëra prej tyre

2. Një punonjës punon në dy kompani, në të cilat paguhet me 110,000 lek në muaj secila. Sa është

shuma totale e kontributeve shëndetësore që paguan ky person dhe të dyja kompanitë për të, sw

bashku?

a) 4,070 lek;

b) 1,870 lek;

c) 8,140 lek;

d) 3,740 lek;

e) asnjë nga të mësipërmet

3. Shoqëria “E-Soft” e cila merret me prodhimin e software-ve në vitin 2018 ka realizuar një qarkullim

prej 45.000.000 lekë, si dhe do të realizoje fitim neto para tatimit në shumën 3.600.000 lekë. Tatim

fitimi që do të deklarojë në deklaratën e tatim fitimit për vitin 2018 është në shumën:

a. 500.000 lekë

b. 350.000 lekë

c. 0 lekë

d. 200.000 lekë

e. asnjëra prej tyre

4. Kompania AD ka blerë 2,950,000 kg klinker nga Italia, me 0.03 Euro/kg në datën 20 gusht 2018, në

të cilin kursi i këmbimit i publikuar nga Administrata doganore ishte 1 lek =128.47 euro. Në datën

20 shtator 2018, ngarkesa vjen në degën e doganës së Lezhës, dhe në këtë ditë kursi i këmbimit i

publikuar nga administrata doganore për këtë muaj ishte 130.1 euro.

Sa është tvsh që duhet paguar për këtë ngarkesë në doganë?

a) 2,273,919 lek;

Page 4: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

4

b) 2,302,770 lek;

c) 2,533,047 lek;

d) 2,501,311 lek;

e) Asnjë nga shumat e mësipërme nuk është e saktë

5. Shoqëria A shpk ka realizuar një fitim para tatimit në Shqipëri prej 300.000 lekë? Gjithashtu ka

realizuar një fitim prej 100.000 lekë para tatimit në Itali, për të cilin është mbajtur tatim në burim në

masën 20%. Sa është detyrimi i tatimit vjetor mbi fitimin i shoqërisë A shpk?

a) 0

b) 45.000

c) 60.000

d) 20.000

e) Asnjëra nga më të mësipërmet

6. Cili nga këto situata shkakton konflikt interesi për një shërbim konsulence fiskale

a) Vlera e shërbimit të konsulencës që I ofroni klientit është e barabartë me 10% të totalit të tarifimit

tuaj

b) Ju keni marrë dhuratë nga kienti një shishe verë me rastin e vitit të ri

c) Ju nuk keni audituar pasqyrat financiare të klientit

d) Të gjitha

e) Asnjëra

7. Shitësi AA, me banim në qytetin e Beratit, ka në pronësi të tij një ndërtesës me sipërfaqe 100 m2,

brenda të njëjtës sipërfaqe trualli (100 m2), të cilën ia shet blerësit BB me kontratën e shitjes së datës

25.1.2018, me vlerën 8.000.000 lekë. Ai paraqitet në sportel, për të aplikuar për kalimin e të drejtës

së pronësisë më datën 6.2.2018. Pasurinë e tij që kërkon të shesë, shitësi e ka blerë në vitin 2003 me

vlerën 4.000.000 lekë. Cmimi i truallit sipas hartës është 10,000 lek/m2. Cmimi i referencës në shitje

është 56,000 lekë/m2. (8,000,000 -1,000,000-4,000,000)*15% Vlera e truallit (100m2*10,000)

Detyrimi tatimor që duhet të paguajë shitësi AA është:

a) 600,000 b) 240,000 c) 450,000 d) 360,000 e) asnjëra

8. Nje depo farmaceutike shet nje pajisje mjeksore (skaner) dhe disa barna per nje spital. Vlera totale e

furnizimit (perfshire TVSH) qe ishte shenuar ne fature ishte 12.000.000 leke, ku vlera totale e

pajisjes mjeksore ishte 8.000.000 leke dhe barnat 4.000.000 leke.

Sa eshte shuma e shenuar ne fature, bazuar ne percaktimet e ligjit te TVSH-se ne fuqi? Argumento

pse?

a. 1.333.333 leke

b. 1.600.000 leke

c. 2.000.000 leke

d. 2.400.000 leke

e. Asnjera nga alternativat e mesiperme.

Page 5: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

5

Pergjigje: Alternativa a). Sepse shitja e pajisjes mjeksore eshte furnizimim i tatueshem me tvsh 20% ndersa

furnizimi I barnave eshte furnizim i perjashtuar nga TVSH.

9. Arbeni zoteron nje apartament ne qytetin e Tiranes me nje siperfaqe prej 80 m2, te cilin e ka blere 12

milion leke. Cmimi i references se zones se apartamentit eshte 100,000 leke/m2. Taksa mbi ndertesen

qe do te duhet te paguaje Arbeni eshte:

a. 24,000 leke ne vit;

b. 4,000 leke ne vit;

c. 6,000 leke ne vit;

d. 16,000 leke ne vit;

e. asnje prej alternativave te mesiperme;

Shenim. Hapesira ne vijim do perdoret per llogaritjet e seksionit B.

Page 6: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

6

C- USHTRIME

Ushtrimi 1 (4 pike)

Një klient ka pyetjen e mëposhtme:

- Për efekte të llogaritjes së tatimit mbi fitimin a lejohet që njësia ekonomike të njohë një amortizim në

limite më të vogla se sa amortizimi I kërkuar nga ligjet tatimore në fuqi? Hartoni një raport

konsulence.

BAZA LIGJORE

Dispozitat e legjislacionit ne fuqi si meposhte:

a) Ligjit 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar

b) Udhëzimi Nr. 5, datë 30.01.2006

Pergjigje

Neni 22 I ligjit te tatimi mbi te ardhurat percakton masen e amortizimit

Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, amortizimi për aktivet e veprimtarisë llogariten nga: a)

pronari i aktiveve të veprimtarisë, në të gjithë rastet, përveç atyre të përmendura në shkronjën “b”

të këtij neni; b) në rastet e aktiveve të dhëna me qira, me huapërdorje ose në një formë tjetër, të

parashikuar me dispozita ligjore, nga personi që mbart riskun për humbjen apo shkatërrimin e

aktivit.

Toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nuk

amortizohen;

Kostot e blerjes ose të ndërtimit, kostot e përmirësimit, të rinovimit e të rikonstruksionit të

ndërtesave, të konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat të gjatë shërbimi, amortizohen

veçmas, me vlerën e mbetur, me 5 për qind.

Amortizimi për kostot e blerjes së aktiveve të patrupëzuara, llogaritet veç për secilin aktiv, sipas

metodës lineare, në masën 15 për qind;

Dy kategoritë e mëposhtme të aktiveve amortizohen me metodën e vlerës së mbetur, në bazë

të një sistemi grupimi, me përqindje si më poshtë: a) Kompjuterë, sisteme informacioni,

produkte “softëare” dhe pajisje të ruajtjes së të dhënave me 25 për qind.

Të gjitha aktivet e tjera të veprimtarisë me 20 për qind.

Pika 3.6. SHPENZIME TË PANJOHURA e udhezimit te ligjit per TA sakteson si me poshte

Shpenzimet që kalojnë kufijtë e përcaktuar në ligje apo akte nënligjore, siç janë: · shumat e

amortizimit të aktiveve të biznesit, të cilat tejkalojnë normat e përcaktuara në nenin 22 të këtij

Ligji;

KONKLUZIONE

Me logjike ekonomike amortizimi nen normat fiskale duhet te jete I lejuar. Terhiqet vemendja tek fakti

qe rastet e shoqerive qe veprojne me humbje fiskale mund te kene probabilitet rivleresimi si pasoje e

llogaritjes se amortizimit ne vlera me te vogla sesa ato te lejuara nga ligji

Page 7: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

7

Ushtrimi 2 (5 pike)

Punonjësi AD I cili ka 12 vjet punë në kompaninë “ABC”e ka pagën bruto mujore 250.000 lekë. Gjatë

muajit gusht 2018, punonjësi nuk është paraqitur në punë për 16 ditë pune dhe ka paraqitur raport mjeksor.

Muaji gusht 2018 ka 23 ditë pune. Llogarisni detyrimin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore të

kompanisë për këtë punonjës për muajin Gusht 2018, përfshirë pjesën e punëmarrësit dhe atë të

punëdhënësit.

Përgjigje: Detyrimi për sigurime shoqërore dhe shëndetësore tek kompania “ABC” për punonjësin AD është 32,660 lekë. Llogaritja behet si vijon: Fillimisht llogaritet paga bruto për muajin Maj:

◦ Paga ditore e punonjësit =250.000 lekë/23 ditë=10,840 lekë;

◦ Ditë me raport të mbuluar nga punëdhësi 14 ditë=14 x 80% x 10,840 lekë=121,739 lekë;

◦ Ditë me raport të mbuluara nga Instituti i Sigurime Shoqërore 2 ditë.

◦ Ditë të punuara gjatë muajit Gusht 7 ditë=7 x 10,840 lekë=76,087 lekë.

◦ Paga Bruto për muajin Gusht 2018=76,087+121,739 = 197,826 leke. Llogaritja e kontributeve për sigurime shoqërore dhe shëndetësore që do të paguhen nga kompania “ABC” për këtë punonjës:

◦ Kontribute për sigurime shoqerore punedhenesi (15% mbi pagen maksimale) =105.850 x 15%=15.878 lekë.

◦ Kontribute per sigurime shoqerore punemarrësi (9.5% mbi pagen maksimale) = 105.8509.5%=10.056 lekë.

◦ Kontribute per sigurime shendetesore punedhenesi dhe punedhemarrësi (3.4% pa kufi page)= 197,826 lekë x 3.4%=6,726 lekë.

◦ Gjithsej kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetesore = 15.878 + 10.056 + 6,726 = 32,660 lekë.

Page 8: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

8

Ushtrimi 3 (5 pike)

Vikena, person fizik i regjistruar në organet tatimore shqiptare si mjeke e vetpunësuar, ka një kontratë

bashkëpunimi me spitalin amerikan dhe punon atje për më shumë se 8 muaj në vit. Vikena është shtetase me

pasaportë shqiptare, por ajo është e pajisur gjithashtu me një pasaportë greke, falë origjinës dhe pasurive të

paluajtëshme të trashëguara nga prindërit e saj dhe ka një vendbanim të qendrueshëm gjithashtu në Itali, falë

një shtëpie të fituar pas divorcit me ish bashkëshortin Italian. Vikena nuk ka patur familje nga martesa me

bashkëshortin Italian dhe jeton e vetme në një apartament me qera në qytetin e Tiranës. Administrata

tatimore greke pretendon se ka të drejtë taksimi për të gjithë të ardhurat e realuazra nga Vikena në të gjithë

botën, pasi Vikena ka shtetësi greke dhe është titullare e disa pasurive të paluajtëshme të fituara me

trashgimi. Cili vend ka të drejtën e taksimit në këtë rast?

Pergjigje:

Referuar të dhënave më sipër, dhe nenit 4 të marrëveshjeve tatimore me Greqinë dhe Italinë, e drejta e

taksimi mbarëbotëror (worldwide) I takon vendit të rezidencës. Për të përcaktuar se cili shtet ka të

drejtën e taksimit sipas rezidencës fiskale duhen verifikuar se ku janë interest jetikë të Vikenës. Interesat

jetikë janë të lidhur kryesisht me familjen, për të cilën mund të themi se Vikena jeton e vetme dhe nuk ka

familje, pasi rezulton e divorcuar sipas të dhënave të ushtrimit. Në lidhje me interest jetikë është e

vështirë të përcaktohet se ku është rezidenca e Vikenës. Në këtë rast duhen vlerësuar nëse Vikena ka një

banim të përhershëm në dispozicion të saj dhe ky kusht plotësohet në të tre vendet në fjalë, pasi ajo

zotëron një shtëpi në Itali, pasuri të paluajtëshme të trasheguara nga prindërit në Greqi dhe ka një

aprtament të marrë me qera në Tiranë. As në këtë rast nuk mund të përcaktohet vendi i rezidencës.

Mbetet si I vetmi kriter vlerësimi, periudha e qendrimit Brenda një viti. Nga të dhënat e rastit përcaktohet

se Vikena kalon më shumë se 183 ditë gjatë një viti kalendarik në Shqipëri dhe e ndodhur në të tilla

kushte, vendi në të cilën do të konsiderohet rezidente VIkena është Shqipëria.

Ushtrimi 4 (5 pike)

Prodhuesi i konfeksioneve “Konf” regjistruar ne Vlore merr nepermjet E-Mail nje kerkese nga firma italiane

“Albertini”, qe ushtron veprimtarine e vet ne Itali, per te skicuar disa modele te kepuceve qe tregtohen dhe

pelqehen ne Shqiperi, dhe i faturon kesaj te fundit per sherbimin e kryer shumen prej 5.000 euro.

- Çfare furnizimi kemi ne kete rast?

- Cili eshte vendi i furnizimit?

- Si faturohet dhe regjistrohet per qellime te TVSH-se transaksioni i kryer per kete furnizim sherbimi nga

prodhuesi Konf ?

Pergjigje.

Shoqeria « Konf » i faturon shoqerise italiane nje sherbim prej 5.000 euro te konvertuar me kursin e dites

por pa llogaritur tvsh.

Vendi i furnizimit te ketij sherbimi eshte ne Itali ne vendim e perfituesit, marresit te sherbimit dhe shoqeria

shqiptare duhet te dokumentoje qe shoqeria italiane eshte nje person i tatueshem i regjistruar per tvsh ne

Itali.

Kjo fature do te regjistrohet ne librat e shitjes dhe ne FDP si shitje pa tvsh.

Page 9: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

9

Ushtrimi 5 (3 pike)

Shoqeria X sh.a., eshte nje shoqeri sigurimi. Gjate muajit Nentor 2018, vlera e primeve neto te shitura pa

perfshire tatime dhe taksa jane si meposhte:

a- primet e sigurimit per produktet e jetes: 1,000,000 leke;

b- primet e sigurimit per automjetet: 2,000,000 leke;

c- primet e sigurimit per shendetin ne udhetim; 500,000 leke:

d- primet e sigurimit per kartonin jeshil; 800,000 leke;

Referuar Ligjit Nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, te percaktohen llojet e taksave

qe duhet te paguaje shoqeria per shitjen e primeve te sigurimit, vleren e takses qe duhet te paguaje per

muajin Nentor dhe afatin e pageses.

Pergjigje:

Referuar Ligjit Nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, shoqeria ka pergjegjesine e

llogaritjes dhe pageses se takses mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet

e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil.

Taksa llogaritet si me poshte:

primet e sigurimit per produktet e jetes, 1,000,000 leke, jane te perjashtuara nga taksa.

primet e sigurimit per automjetet: 2,000,000 leke jane subjekt I takses ne nivelin prej 10%.

primet e sigurimit per shendetin ne udhetim; 500,000 leke, jane te perjashtuara nga taksa.

primet e sigurimit per kartonin jeshil; 800,000 leke, jane te perjashtuara nga taksa.

Pra shoqeria ka patur detyrim te aplikonte taksen prej 10% mbi primin per primet e sigurimit per automjetet.

Vlera e takses se aplikuar dhe te mbledhur nga shoqeria, ka qne 2,000,000 leke *10%= 200,000 leke.

Taksa e primit evidentohet veçmas nga primi i shkruar. Në rolin e agjentit të taksës mbi primet e shkruara,

shoqëria e sigurimeve është përgjegjëse për llogaritjen, deklarimin, mbledhjen dhe pagesën e taksës së primit

të shkruar për llogari të organit tatimor. Shuma totale e primeve të shkruara të faturuara gjatë muajit, si dhe

taksa prej 10% e tyre deklarohet dhe paguhet nga shoqëria e sigurimeve deri në datën 15 të muajit pasardhës

të muajit, për të cilin janë faturuar primet e sigurimit, në deklaratën mujore të taksave kombëtare.

Page 10: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

10

Ushtrimi 6 (5 pike)

Shoqëria “X” nuk dorëzon deklaratën e tatimit mbi fitimin e vitit 2017. Pas dërgimit të letërkujtesës nga

administrata tatimore, shoqëria sërish nuk dorëzon deklaratën e tatimit mbi fitimin. Administrata tatimore

lëshon një njoftim vlerësimi automatik nga zyra për tatimpaguesin.Cilat janë procedurat që duhet të ndjekë

tatimpaguesi që nuk është dakord me këtë vlerësim? A mundet t’a ankimojë pranë Drejtorisë së Apelimit

Tatimor?

Pergjigje

Në këtë rast Njoftim vlerësimi nuk mund të apelohet nga tatimpaguesi. Tatimpaguesi, i cili nuk është dakord

me këtë njoftim vlerësimi, mund të paraqesë deklaratën e tij tatimore, e cila anulon tërësisht vlerësimin

tatimor nga zyra.

Page 11: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

11

RASTE STUDIMORE

Raste Studimore 1 (6 pike)

Ne nje kompani gjate dhenies se konsulences fiskale, keni zbuluar se disa punonjës janë duke u paguar me

para në dorë dhe jo nëpërmjet listë pagesёs. Ju gjithashtu keni dyshime se disa nga këta njerëz janë të

punësuar në mënyrë të paligjshme dhe ju nuk keni të dhënat e dokumenteve të tyre zyrtare të punësimit ose

kontratat.

Çfarë do të bëni? Plotesoni tabelen e meposhtme duke treguar se cilat parimet themelore tё etikёs

profesionale janë të prekur dhe si.

Integriteti Duke mos deklaruar përfitimet e kundërligjshme të taksave,

integriteti juaj është komprometuar në mënyrë të qartë.

Konfidencialiteti Në këtë rast ekziston e drejta dhe detyra ligjore dhe profesionale për

të zbuluar. Çështja nuk do të largohet dhe ju do të shihni si

bashkëpunëtorë kur çështja të shpaloset

Objektiviteti Së pari, ju duhet të kuptoni faktet. Objektiviteti juaj kërcënohet nga

kërcënimi i perceptuar i humbjes së vendeve të punës. Veprimet

afatshkurtra dhe të paligjshme për të rritur marzhet nuk do të

ndihmojnë modelin e biznesit në planin afatgjatë

Kompetenca profesionale

dhe kujdesi i duhur

Duke mos deklaruar se ju jeni duke minuar kompetencën tuaj

profesionale si dhe duke mos vepruar me kujdesin dhe zellin e duhur

si kontabilist profesionist.

Sjellja profesionale Ekziston nevoja për të respektuar ligjin dhe rregulloret përkatëse për

këtë çështje. Duke dështuar për të deklaruar veprimet tuaja

diskrediton profesionin dhe ju vë në diskutim

Së pari duhet të jeni të qartë se ka një çështje dhe të zbuloni faktet. Duhet të gjesh që përfitimet e karburantit

janë deklaruar në mënyrë të paligjshme, duhet të ndërmerrni veprime. Në këtë situatë, duhet të mendoni për

efektet afatgjata të veprimeve tuaja. Duke mos deklaruar faturën mashtruese tatimore, organizata mund të

mbajë gjallë për momentin - por nuk do ta bëjë çështjen të largohet dhe nuk do të ruajë domosdoshmërisht

vendet e punës në rrezik në afat të gjatë. Të bësh këtë do të dëmtonte rëndë integritetin dhe kompetencën tuaj

profesionale, dhe rrezikonte reputacionin dhe karrierën e ardhshme.

Ju kërkohet ligjërisht të zbuloni të gjitha informacionet. Kjo është qartë një vendim i vështirë për t'u bërë,

pasi vendet e punës janë në rrezik, por duke iu përmbajtur raportimit ju vetëm do ta përkeqësoni situatën dhe

vetëdeklarimi mund të ketë mënyra për të negociuar një rezolutë me autoritetet. Çështja duhet ngritur

urgjentisht me menaxhimin e linjës dhe, nëse është e nevojshme, të përshkallëzohet me opsionet në

dispozicion të tyre.

Page 12: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

12

Rasti nr.2 (6 pike)

Një tatimpagues person juridik ka aplikuar për cregjistrim në muajin Maj 2017 dhe në të njëjtën kohë

ndërpret deklarimin e deklaratave tatimore. Tatimpaguesi vazhdon procedurat e likujdimit dhe në muajin

mars 2018 dorëzon raportin përfundimtar të likuidimit ne Qendrën Kombëtare të Biznesit. Për periudhën

qershor 2017 e në vazhdim tatimpaguesit i janë llogaritur gjobat për mosdeklarim deklaratash tatimore në

kohë. A duhet ti llogariten gjobat për mosdorëzim deklaratash tatimpaguesit në një rast të tillë?

Pergjigje:

Llogaritja e gjobave për mosdeklarim deklaratash në këtë rast është e saktë pasi kemi të bëjmë më një

tatimpagues person juridik të cilit i ndërpritet detyrimi për dorëzimin e deklaratave tatimore vetëm në

momentin e dorëzimit të raportit përfundimtar të likuidimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Rasti nr.3 (6 pike)

Shoqëria “X” nuk dorëzon deklaratën e tatimit mbi fitimin e vitit 2017. Pas dërgimit të letërkujtesës nga

administrata tatimore, shoqëria sërish nuk dorëzon deklaratën e tatimit mbi fitimin. Administrata tatimore

lëshon një njoftim vlerësimi automatik nga zyra për tatimpaguesin.Cilat janë procedurat që duhet të ndjekë

tatimpaguesi që nuk është dakord me këtë vlerësim? A mundet t’a ankimojë pranë Drejtorisë së Apelimit

Tatimor?

Pergjigje

Në këtë rast Njoftim vlerësimi nuk mund të apelohet nga tatimpaguesi. Tatimpaguesi, i cili nuk është dakord

me këtë njoftim vlerësimi, mund të paraqesë deklaratën e tij tatimore, e cila anulon tërësisht vlerësimin

tatimor nga zyra.

Page 13: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

13

Rasti nr. 4 (6 pike)

Tatimpaguesi “XG” shpk rezulton me humbje 10.000.000 lekë për vitin 2013. Ndërkohë rezultati i fitimeve

të viteve në vazhdim është si më poshtë:

Fitimi i tatueshëm

Viti 2014 2.000.000

Viti 2015 4.500.000

Viti 2016 2.000.000

Viti 2017 2.700.000

Sa është tatimi mbi fitimin për secilën periudhë?

Zgjidhje:

Viti Fitimi i

tatueshëm

Mbartja e

humbjes

Fitimi para

tatimit

Tatim fitimi

15%

2014 2.000.000 2.000.000 0 0

2015 4.500.000 4.500.000 0 0

2016 2.000.000 2.000.000 0 0

2017 2.700.000 0 2.700.000 405.000

8.500.000

Diferenca 10.000.000 – 8.500.000 =1. 500.000 e humbjeve nuk mund të mbartet në vitin 2017, pasi mbartja

e humbjeve lejohet vetëm për 3 periudha tatimore vijuese (2014, 2015, 2016).

Rasti nr. 5 (6 pike)

Kompania AD ka bere dy importe gjate muajit Shtator 2018. Ne doganen e Tiranes ka mberritur kamioni me

targa Tr…. dhe Dr…., vlera e mallit ne kamionin e pare 20,000 Euro ndersa e kamionit te dyte 17,000 Euro.

Vlera e references per mallin ne kamionin e pare eshte 21,200 Euro, gjithashtu dihet qe tarifa e transportit te

ketij malli 800 Euro, eshte paguar parkim 5000 leke dhe shpenzime dogane 3’000 leke. Ky mall është më

origjinë nga Danimarka .

Per mallin ne kamionin e dyte vlera e references eshte 16,200 Euro, gjithashtu dihet qe tarifa e trannsportit te

ketij malli 500 Euro, eshte paguar parkim 2’000 leke dhe shpenzime dogane 1’200 leke. Ky mall është me

origjinë nga India. Malli ka tarifë doganore MFN në masën 10% është me tarifë doganore 0 përqind mnë

kuadër të MTL Shqipëria-BE. Te llogariten të gjitha detyrimet qe do paguhen ne dogane.

Përgjigja:

Page 14: INSTITUTI I KONTABILISTEVE TE MIRATUAR Date, 15/12/2018 … · 2018. 12. 19. · administrativ: a) akti administrativ është objekt ankimi administrativ pranë kësaj drejtorie/komisioni;

14

Lidhur me mallin që ndodhet në kamionin e parë së pari llogaritet vlera doganore e mallit që është vlera e transaksionit, në rastin tonë vlera e referncës plus kostot e transportit. Vlera e parkimit dhe shpenzimet për doganën, përkatësisht në shumat 5000 dhe 3000 lekë nuk përfshin në vlerën e mallit.

Vlera doganore = 21,200+800 = 22,000 Eur Taksa doganore eshte zero përqind TVSH= 22,000 x 20% = 4,400 Eur Detyrimet doganore paguhen në monedhën LEK kështu që të dhënat e mësipërme konvertohen në lek me kursin e këmbimit të ditës së publikuar tek faqja zyrtare e administratës doganore. (Gjate provimit eshte dhene kursi 1 Euro = 130 Lek, pra vlera mund te konvertohet ne: 4’400 x 130 = 572’000 Lek. Per mallin ne kamionin e dyte vlera e references eshte 16,200 Euro, ndërsa vlera e faturës është 17,000 euro, pra më e larta së vlera e referencës. Kështu që përcaktimi i vlerës doganore do të bëhet bazuar në vlerën e faturës. Vlera doganore është = 17,000 (vlera e faturës)+500 (sh transporti) = 17,500 Eur

Vlera e parkimit dhe shpenzimet për doganën, përkatësisht në shumat 2,000 dhe 1,200 lekë nuk përfshin në vlernë e mallit.

Taksa doganore = 17,500*10% =1,750 EUR TVSH = (17,500+1,750)*20% = 3,850 EUR Detyrimet doganore paguhen në monedhën LEK kështu që të dhënat e mësipërme konvertohen në lek me kursin e këmbimit të ditës së publikuar tek faqja zyrtare e administratës doganore. (Gjate provimit eshte dhene kursi 1 Euro = 130 Lek, pra vlera mund te konvertohet ne: (1750+3850) x 130 = 728’000Lek.

Rasti nr. 6 (6 pike)

B, person i tatueshem per tvsh-ne në Shqipëri, ne Shtator 2016 merr nje sherbim te konsulences juridike ne

France me vlere 5000 euro (kursi 130). B eshte nje shoqeri qe ofron furnizime sherbimi ne fushen e

sigurimeve te perjashtuar nga TVSH dhe gjate muajit Shtator ka realizuar furnizime te perjashtuara nga

TVSH 2.5 milion leke si dhe blerje me fatura tvsh me vlere 1 milion leke dhe TVSH 200.000 leke.

Llogarisni TVSH-ne e pagueshme per mujain Shtator . Se bashku me veprimet jepni eshte arsyetimin?

Pergjigje:

Deklaron ne shitje ne rubriken shitje te perjashtuara 2.5 milion leke

Deklaron si autongarkese ne shitje faturen nga jashte prej 5.000 euro ose 650.000 leke dhe tvsh 20% ne

shumen prej 130.000 leke

Deklaron ne blerje te perjashtuara faturat prej 780.000 leke dhe faturen prej 1.200.000 leke . shoqeria kryen

vperimtari te perjashtuar dhe nuk ka te drejte te zbrese tvsh.

Keshtu tvsh e paguesme e shoqerise ne shttaor 2016 eshte 130.000 leke.