ilir rexhep hoxha, u lind më 07.05.1954, në mitrovicë...

11
ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, Mitrovicë Kosovës, shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prishnë, Fakulten e Inxhinjerisë Kimike e kreu më 1977, pranë Universitet Prishnës, Fakulten Xehtaro-Metalurgjik. vin 1985, magjistroj në lëminë e inxhinjerisë Kimike, në Fakulten e Teknologjisë pranë Universitet të Zagrebit. Punoj si asistent dhe ligjërues pranë Fakultet Xehtaro-Metalurgjik të Universitet të Prishnës. Brenda kësaj kohe publikoj punime shkencore nga lëmia e inxhinjerisë kimike. Në vin 1986 publikoj teksin universitar për studentët e vit të tretë të Fakultet të Teknologjisë, me tull: Përmbledhje detyrash nga Operacionet Mekanike. Në ndërkohë publikoj dhe mjaſt punime nga lëmia e ekologjisë. Gjatë viteve të nëntëdhjeta ka qenë kryetar i Lëvizjes të të Gjelbërve të Kosovës. Gjatë luſtës së Kosovës, më 1999, migroj me familje për në Zelandën e Re, ku dhe këtë novelë, ”Odisea e foshnjës së vjedhur” e shkruaj, në vin 2009. Novela ”Odisea e foshnjës së vjedhur” është një dramë që i ndodh një çiſti shqiptar nga Kosova. Gjatë lindjes të zonjës së këj çiſti në spital, ia ndërrojnë foshnjën e saj me një foshnje tjetër që brenda dy ditësh vdes. Ndërsa foshnjën e saj, me ndihmën e një motre medicinale të këj spitali, ia japin një çiſti tjetër që nuk kishin fëmijë. Ky çiſt kërkonte të merr një foshnje për adapm. Drama gërshetohet me ngjarje mjaſt interesante, gjerë sa foshnja e këj çiſti nga Kosova, bëhet djalosh i moshës njëzet e pesë vjeqare. Në këtë moshë ky djalosh gjenë nënën dhe babën e vërtetë. Kjo ngjarje është e vërtetë dhe më ka inspiruar të shkruajë këtë novelë. Kjo ngjarje ka ndodhur, por me fantazinë me e kam mishëruar dhe slizuar njashtu që çdo gjë të jetë anonime. Secili emër është sajuar nga imagjinata e ime, në të vërtetë me dashje që kjo novelë të tregoj një ngjarje që ka ndodhur.

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

24 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë të Kosovës, shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prishtinë, Fakultetin e Inxhinjerisë Kimike e kreu më 1977, pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik. Në vitin

1985, magjistroj në lëminë e inxhinjerisë Kimike, në Fakultetin e Teknologjisë pranë Universitetit të Zagrebit. Punoj si asistent dhe ligjërues pranë Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik të Universitetit të Prishtinës. Brenda kësaj kohe publikoj punime shkencore nga lëmia e inxhinjerisë kimike. Në vitin 1986 publikoj teksin universitar për studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Teknologjisë, me titull: Përmbledhje detyrash nga Operacionet Mekanike. Në ndërkohë publikoj dhe mjaft punime nga lëmia e ekologjisë. Gjatë viteve të nëntëdhjeta ka qenë kryetar i Lëvizjes të të Gjelbërve të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës, më 1999, migroj me familje për në Zelandën e Re, ku dhe këtë novelë, ”Odisea e foshnjës së vjedhur” e shkruajti, në vitin 2009.Novela ”Odisea e foshnjës së vjedhur” është një dramë që i ndodh një çifti shqiptar nga Kosova. Gjatë lindjes të zonjës së këtij çifti në spital, ia ndërrojnë foshnjën e saj me një foshnje tjetër që brenda dy ditësh vdes. Ndërsa foshnjën e saj, me ndihmën e një motre medicinale të këtij spitali, ia japin një çifti tjetër që nuk kishin fëmijë. Ky çift kërkonte të merr një foshnje për adaptim. Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa foshnja e këtij çifti nga Kosova, bëhet djalosh i moshës njëzet e pesë vjeqare. Në këtë moshë ky djalosh gjenë nënën dhe babën e vërtetë. Kjo ngjarje është e vërtetë dhe më ka inspiruar të shkruajë këtë novelë. Kjo ngjarje ka ndodhur, por me fantazinë time e kam mishëruar dhe stilizuar njashtu që çdo gjë të jetë anonime. Secili emër është sajuar nga imagjinata e ime, në të vërtetë me dashje që kjo novelë të tregoj një ngjarje që ka ndodhur.

Page 2: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa
Page 3: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

Ilir HoxhaOdisea e foshnjës së vjedhur

Dizajni grafik:Korab HoxhaShkëlzen HoxhaTeuta Hoxha

Korrektor:Sabit Abdyli

Shtëpia botuese:Iliricum, Prishtinë

Botuar:2009, Auckland, Zelanda e Re

Tirazhi:100 copë

Botimin sponzoroi:Red Elephant Restaurant LtdAbdullah Bashota

Page 4: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

Ilir Hoxha

Odisea e foshnjës së vjedhur

Auckland2009

Page 5: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa
Page 6: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

Këtë novelë ia kushtoj nënës time, Zehras dhe babës tim, Rexhepit!

- Autori

Page 7: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa
Page 8: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

1

Kaptina I

Dielli sa kishte filluar të tregojë hijet e bjeshkëve të Gërmisë, fillojë të fryejë një puhizë e lehtë pranverore mbi faqet e mija të prekura nga ëndrrallat e mbrëmjës së kaluar. Me të vërtetë në këtë mëngjes në këtë panoramë të agut të Diellit emocionet e njeriut të thjeshtë janë shumë impresive. Gërmia për mua është një Pantenon i Zotërave të hapsirës sime ku jetoj, është një bjeshkë në të cilën janë mbledhur të gjithë Zotërat e fantazisë sime dhe e mbajnë shpirtin e shoqërisë me të gjitha të mirat. Nuk është e rastit që Gërmija ime të jetë një Pantenon i shpirtit tim. Në atë bjeshkë kam kujtimet e mija prej fëmijrisë së hershme, bile më kujtohet një mbrëmje kur në Radio Prishtinë lajmëruan se Gërminë e ka kapluar zjarri. Unë me shokët e lagjes u organizuam dhe vullnetarisht u t’filluam dhe në këmbë vajtëm të japim një krah për të ndihmuar shuarjen e zjarrit. Aty gjetëm edhe ekipet zjarrëfikse të cilët n’a dhanë këshilla elementare dhe ca rekuizita për shuarjen e zjarrit. Për gjithë qytetarët e Prishtinës bjeshka e Gërmisë është një pjesë e shpirtit të tyre, është një pjesë e jetës së tyre, është një prehje e shpirtit të tyre. Thjesht Gërmia është bjeshka e ëndrrave të tyre. Në Gërmi të gjithë qytetarët e Prishtinës së paku disa herë në vit, shkojnë dhe pushojnë dhe freskojnë mushkërit e veta me ajrë eleksir, me ajrë që me të vërtetë secili e ndien vehten të kënaqur.Mëngjesi tani kishte kapluar thuaja se të gjitha lagjet kodrinore

Page 9: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

2

të qytetit. Aty këtu varësisht prej kodrës edhe hijet e shtëpiave dhe pemëve ndryshonin. Por hijet më të rënda mund t’i dallojë njeriu në lagjet ku ndërtesat janë të larta, sikur që është rasti me lagjën e Dardanisë. Ngrohtësia e Diellit mëngjesor ngulfatet nga betoni i trashë i banesave. Ai beton me të vërtetë ndikon që atë ngrohtësi të mos e shijojsh menjëherë. Por, vetë njeriu këto betone i ka ndërtuar dhe pasojat duhet t’i ndjejë.

Në hyrjen shtatë, lamella tre, kati i katërt, jetonte një çift i ri. Fatmiri dhe Zana. Ishin një çift me përvojë të shkurtër martesore. Fatmiri ishte një njeri i arsimuar dhe punonte në bankë si udhëheqës në sektorin e devizave. Zana gjithashtu ishte një femër e arsimuar dhe punonte në gjimnazin e qytetit. Fatmiri këtë banesë e kishte fituar si, kuadër deficitar, nga organizata punuese e bankës. Ky çift me të vërtetë kishin një jetë mjaft të organizuar dhe solide, si çdo familje qytetare e Kosovës. Fatmiri kishte krijuar një bibliotekë, me të vërtetë të pasur. Gadi të gjitha veprat e shkrimtarëve shqiptarë i kishte, besa edhe letërsisë së huaj, duke filluar, nga Hemingueji, Shekspiri, Hygo, e tjerë. Zana, kishte kryer fakultetin e inxhinjerisë kimike dhe mbante lëndën e kimisë për nxënësit e vitit të tretë të gjimnazit. Ishte një pedagoge e vërtetë, që kishte fituar një simpati nga vetë nxënësit e saj. Gjithashtu edhe Fatmiri ishte një ekspert i mirë i lëmive ekonomike dhe kishte fituar një simpati të dukshme në organizatën e vet.Të vetmin probleme që këtë çift e mundonte nga ana e konforit ishte lifti i ndërtesës i cili shumë shpesh ishte në defekt. Mirëmbajtja nuk ishte në nivel të duhur, kështu që gadi të gjithë banorët e asaj ndërtese kishin ankesa në këtë drejtim. Është me të vërtetë interesant, Prishtina si qytet është i ri, ndërsa banesat që i ka ndërtuar kanë krijuar një dendësi të madhe të banorëve. Kështu nevojat dhe kërkesat e qytetarëve janë tepër të shumta, me këtë shpejtësi të ndërtimit qyteti i Prishtinës nuk ka muajt të ngopë kërkesat e qytetarëve dhe vjenë gjerë tek kolapsi i vërtetë i infrastukturës urbane. Mbaj në mend si fëmijë, Prishtina ka

Page 10: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

3

qenë një hapësirë e këndshme për jetesë. Atëherë secili, secilin e ka njohur, brenda ditës apo javës secili secilin e ka parë një herë. Njerëzitë e kanë ndjerë vetën si një familje. Por sot ngjarjet kanë shkuar disi, mbi mundësitë që ka mundur qyteti i Prishtinës t’u ofrojë qytetarëve të vetë. Qyteti u shtua në banorë, në lagje, në kërkesa. Qyteti i Prishtinës u bë një problem për ngopjen e kërkesave të qytetarëve të vet. Do të jetë një problem i madh në të ardhmen për qytetarët e Prishtinës që të rregullojnë nivelin e standardit të jetës së vetë.

Është me të vërtetë interesant të jesh prishtinas, të rritesh në Prishtinë dhe të përshkruash shpirtin dhe ngrohtësinë e Prishtinës. Duhet njeriu të jetë vërtet artist të bëjë një përshkrim të tillë. Unë përshembull e mbaj në mend se gjatë vitit, dy lumenj të vegjël, lumi i Prishtinës dhe lumi i Velanisë, çdo vit kanë bërë vërshime dhe kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha për qytetarë. Unë mbaj në mend një pjesë bukur të madhe të qytetit si një çarshi atraktive e stilit të orijentit, por fatkeqësisht atë çarshi në emër të zhvillimit të socializmit, po e them këtë, ishte marrë vendimi të rrënohet. Mbaj në mend se në atë hapësirë ku ka qenë çarshia, në emër të socializmit është ndërtuar një përmendore e kinse Vllazërim Bashkimit. Nuk di si ka ndodhur një gjë e tillë, por ka ndodhur. Mbajë në mend Prishtinën me shumë kroje qyteti, por nuk di se çka ka ndodhur dhe sot ekziston vetëm një. Suma sumarum në Prishtinë kanë ndodhur aq shumë ndodhi dhe aq shumë ngjarje sa që Prishtina me tërë ata banorë shumë vështirë ka mundur t’i përballojë. Me këtë dëshiroj të tregojë një gjë, që me të vërtetë është e vërtetë se Prishtina si qytet ka më së paku faj. Prishtinasit duhet të kërkojnë fajtorin diku tjetër.

Është interesant për qytetn e Prishtinës, banorët e saj në çdo muzg dalin në një rreth, ecin, e quajnë korzo, kjo është karakteristike për të gjitha qytetet e Ballkanit. Korzo me të vërtetë është një prehje shpirtërore dhe fizike e qytetarëvë të

Page 11: ILIR Rexhep HOXHA, u lind më 07.05.1954, në Mitrovicë tëilirhoxha.com/librat-pdf/Odisea-e-foshnjes-se-vjedhur.pdf · Drama gërshetohet me ngjarje mjaft interesante, gjerë sa

Nëse ju pëlqen të lexoni më shumë,

ju lutemi kontaktoni autorin këtu.