ilir meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.besa...

24
Qeveria po intensifikon lëvizjet për të bërë sa më të thjeshtë luftën kundër krimit të organizuar dhe gjurmimin e parave që pushtetarët shqiptarë kanë fshehur jashtë vendit. Për të ardhur në ndi- hmë në këtë drejtim, Komisioni... Propozimet e qeverisë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë kanë ndezur debatet brenda mazhorancës. Dje u mbajt mbledh- ja e grupit e PS, ku në fokus ishin buxheti 2019 dhe vendet vakante të krijuara... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Martë 27 Nëntor 2018 Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për KED dhe sulmon reformën në drejtësi, zbardhet letra për Ruçin & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Mbi tradhtarin, gomarin dhe shqiptarin! Konsakrimi i pavarësisë, një akt triumfal mbi anarkinë dhe tradhtinë Nga Besi BEKTESHI Nga Kastriot ALIAJ Nga Bardhyl BEJKO Opozita me seli të re, “Astir-Unaza e Madhe” Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 10 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njof- ton të gjithë qytetarët dhe bizneset se në datën 2 Dhjetor 2018, hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018“Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike... Partia Demokratike është shndërruar në pengesë për hetimin e lidhjeve të eksponentëve të LSI me Klement Balilin. Me ngritjen e komisionit hetimor për Saimir Tahirin, opozita kërkoi hetim të lidhjeve të qeverisë me drogën... Më 2 dhjetor hyn në fuqi ndalimi i importit të makinave të prodhuara para vitit 2008, Doganat: Ja cilat kategori mjetesh do lejohen dhe cilat jo PD bllokon hetimin e lidhjeve të LSI me Klement Balilin, dështon për të dytën herë komisioni hetimor për drogën Thjeshtohen procedurat për të zbuluar paratë e pushtetarëve, nuk do ketë më letër-porosi, Kuvendi miraton paktin me policinë e BE Gara në Bankën e Shqipërisë ndez debatet në PS, deputetët kundër bashkë- shortes së Vangjel Tavos, ja diskutimet në mbledhje grupi Faqe 4 Faqe 8 Faqe 7 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Faqe 3 Edi Rama fut në ngasje Serbinë dhe Greqinë, paralajmëron bashkimin Kosovë-Shqipëri, hiqet roaming dhe unifikohen doganat Kryeministri Edi Rama ka vënë në alarm Serbinë dhe Greqinë. Dje Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në Pejë mbledhjen e 5-të e përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje bashkimin mes dy vendeve, ndërsa sinjalet u dhanë përmes vendimeve të marra. Dje u vulos heqja e shërbimit roaming, ndërsa u vendos unifikimi doganor. Nga ana tjetër, Rama tha se dy venet duhet... Artistët dhe pedagogët e arteve janë bërë bashkë në ekspozitën “Proçes”, që është e shpërndarë në tre galeri arti, FAB,“Zenit”dhe“Kalo”. Kuruar nga Ilir Kaso, ekspozita ndërthur procesin krijues me atë peda- gogjik dhe shkencor, duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë. Nga 26 nëntor... Fakulteti i Arteve të Bukura promovon Bienalen e Universitetit të Arteve me ekspozitën “Proçes” Raporti i CIA, ja si funksiononte drejtoria e agjitacion-propagandës në Shqipëri, në vitin 1952 shumë zyrtarë refuzuan të kthehen në spiunë të Sigurimit Faqe 18 Fq. 12,13 Faqe 6 Nisin lëvizjet për të zbuluar ata që ndihmuan Gruevskin, Komisioni i Sigurisë i kërkon informacione prokurorisë, angazhohet Shkupi Faqe 5 Shkon në 30 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, ikin Luan Dervishi dhe Artur Selmani, ja problemet që zbuloi KPK Faqe 2

Upload: others

Post on 01-Sep-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Qeveria po intensifikon lëvizjet për të bërë sa më të thjeshtë luftën kundër krimit të organizuar dhe gjurmimin e parave që pushtetarët shqiptarë kanë fshehur jashtë vendit. Për të ardhur në ndi-hmë në këtë drejtim, Komisioni...

Propozimet e qeverisë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë kanë ndezur debatet brenda mazhorancës. Dje u mbajt mbledh-ja e grupit e PS, ku në fokus ishin buxheti 2019 dhe vendet vakante të krijuara...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Martë 27 Nëntor 2018

Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin

për KED dhe sulmon reformën në drejtësi, zbardhet letra për Ruçin

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Mbi tradhtarin, gomarin dhe shqiptarin!

Konsakrimi i pavarësisë, një akt triumfal mbi

anarkinë dhe tradhtinë

Nga Besi BEKTESHI

Nga Kastriot ALIAJ

Nga Bardhyl BEJKO

Opozita me seli të re, “Astir-Unaza e Madhe”

Çmimi 20 lekë

Faqe 10

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njof-ton të gjithë qytetarët dhe bizneset se në datën 2 Dhjetor 2018, hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike...

Partia Demokratike është shndërruar në pengesë për hetimin e lidhjeve të eksponentëve të LSI me Klement Balilin. Me ngritjen e komisionit hetimor për Saimir Tahirin, opozita kërkoi hetim të lidhjeve të qeverisë me drogën...

Më 2 dhjetor hyn në fuqi ndalimi i importit të makinave të prodhuara para vitit 2008, Doganat: Ja cilat kategori

mjetesh do lejohen dhe cilat jo

PD bllokon hetimin e lidhjeve të LSI me Klement Balilin, dështon për të dytën herë

komisioni hetimor për drogën

Thjeshtohen procedurat për të zbuluar paratë e

pushtetarëve, nuk do ketë më letër-porosi, Kuvendi miraton

paktin me policinë e BE

Gara në Bankën e Shqipërisë ndez debatet në PS,

deputetët kundër bashkë-shortes së Vangjel Tavos, ja diskutimet në mbledhje grupi

Faqe 4

Faqe 8

Faqe 7

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Faqe 3

Edi Rama fut në ngasje Serbinë dhe Greqinë, paralajmëron bashkimin Kosovë-Shqipëri,

hiqet roaming dhe unifikohen doganatKryeministri Edi Rama ka vënë në alarm

Serbinë dhe Greqinë. Dje Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në Pejë mbledhjen e 5-të e përbashkët

ndërmjet dy qeverive. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje bashkimin mes dy vendeve, ndërsa sinjalet u dhanë përmes vendimeve të

marra. Dje u vulos heqja e shërbimit roaming, ndërsa u vendos unifikimi doganor. Nga ana tjetër, Rama tha se dy venet duhet...

Artistët dhe pedagogët e arteve janë bërë bashkë në ekspozitën “Proçes”, që është e shpërndarë në tre galeri arti, FAB, “Zenit” dhe “Kalo”. Kuruar nga Ilir Kaso, ekspozita ndërthur procesin krijues me atë peda-gogjik dhe shkencor, duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë. Nga 26 nëntor...

Fakulteti i Arteve të Bukura promovon Bienalen e Universitetit të Arteve me ekspozitën “Proçes”

Raporti i CIA, ja si funksiononte drejtoria e agjitacion-propagandës në Shqipëri, në vitin 1952 shumë

zyrtarë refuzuan të kthehen në spiunë të Sigurimit Faqe 18F

q. 1

2,1

3

Faqe 6

Nisin lëvizjet për të zbuluar ata që ndihmuan Gruevskin, Komisioni i Sigurisë i kërkon informacione prokurorisë, angazhohet Shkupi

Faqe 5

Shkon në 30 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, ikin Luan Dervishi dhe

Artur Selmani, ja problemet që zbuloi KPK Fa

qe

2

Page 2: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT2 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rikonfirmohet në detyrë kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, KPK zbardh vendimin për Arnisa KëlliçinKëshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese,

Fiona Papajorgji, e cila ka aplikuar për tu bërë anëtare e kësaj gjykate, u rikonfirmua ditën e djeshme në detyrë. Ajo u përball me sukses me procesin e vetingut, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dje që ajo të vijonte de-tyrën sepse nuk iu gjetën probleme me pasurinë, aftësitë profesionale apo integritetin e figurës. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.11.2018 për

subjektin e rivlerësimit, znj. Fiona Papajorgji, ba-zuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.11.2018 vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Fiona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Roland Ilia relator, z.Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të

Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Po dje, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi edhe vendimin e plotë për rikonfirmimin në detyrë të kandidates për magjistrate pranë Shkollës së Magjistraturës, Arnisa Këlliçi. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat

e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, si dhe pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën dëgjimore publike, konstaton se: subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasur-isë; subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës; subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel minimal kual-ifikues në vlerësimin e aftësive profesionale; në përputhje me nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet midis të tjerash në vendimin e KPK.

Shkon në 30 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, ikin Luan Dervishi

dhe Artur Selmani, ja problemet që zbuloi KPK

Për 8 muaj KPK kalon në sitë 66 emra, 35 prej tyre janë rikonfirmuar në detyrë

Mimoza IBRA

Procesi i vetingut ka lënë jashtë sistemit të drejtësisë plot 31 gjyqtarë dhe prokurorë. Në tetë muaj punë të Komisionit

të Pavarur të Kualifikimit, kanë kalu-ar në sitë më shumë se 60 gjyqtarë e prokurorë, gjysma e të cilëve janë “ndëshkuar” duke u shkarkuar nga detyra për shkak të probleme të kon-statuara nga trupa gjykuese. Vetëm ditën e djeshme u shkarkuan dy emra të tjerë, gjyqtari në Gjykatën e Apelit Shkodër, Luan Dervishi dhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani. Që të dy ata rezultuan me probleme gjatë seancës dëgjimore, Selmani nuk justifikonte dot pasuritë, ndërsa Dervishit iu gjetën lidhje me krimin e organizuar. Për Artur Selma-nin, KPK konstatoi në seancë dëgji-more se zotëron një apartament 119m2 të blerë në vitin 1999 për 4 milionë lekë me kredi për trajtimin me stre-him, i cili është në bashkëpronësi me bashkëshorten, por ka mospërputhje deklarimesh për sipërfaqen. Ai ka një depozitë bankare 2.5 milionë lekë për të cilën ka deklaruar se e ka krijuar nga kursimet, shumat e fituara nga lotot dhe dhurimet e nënës e të motrës, por nuk i justifikon me dokumentacion ligjor. Ai ka përfituar 900 mijë lekë nga angazhimi në përgatitjen e një reviste,

Ditën e sotme pritet që Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit të marrë vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani. Seanca dëgjimore për të u zhvillua pak ditë më parë, ndërsa trupi gjykues ngriti dyshime për pasurinë e prokurorit dhe aftësitë e tij profesionale. KPK dyshoi se prokurori i Elbasanit ka përfituar kredi të butë në Fier edhe pse nuk e meriton, ndërsa pretendoi se ka favori-

zuar në hetime kryebashkiakun e Fierit. Por në përfundim KPK tha se gjatë hetimeve nuk është provuar që Cani të kishte ushtruar ndikim për të favorizuar ish-kryebashki-akun në hetime. Besnik Cani është kandidati i fundit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa para disa ditësh u shkarkuar nga detyra edhe prokurori i Prokurorisë së Ti-ranës, Shpëtim Kurti. Edhe ky i fundit kandidonte për KLP.

SOT VENDIMI PËR BESNIK CANIN

por nuk ka dokumentacion ta provojë. Midis të tjerash spikati edhe deklarata e tij se ka fituar 10 mijë dollarë nga lo-taritë sportive për 3 vite. Artur Selman-it, i cili gjatë vitit të shkuar garonte për

kryeprokuror të përkohshëm, iu gjetën probleme edhe me aftësitë profesion-ale dhe me integritetin e figurës. Për figurën, DSIK kishte sjellë një raport negativ, duke e konsideruar prokuror-

in si të papërshtatshëm për të vijuar detyrën për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar. Ndër-sa sa iu takon aftësive profesionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se nuk është treguar i drejtë gjatë shqyrtimit të çështjes së masakrës së Çoles në Vlorë. “Në datën 06.07.2017 është regjistruar kallëzim penal për korrupsion pasiv i regjistruar mbi bazën e dy shtetasve që kanë pretenduar se prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë përkrahur shqyrtimin e Prokurorisë së Vlorës, por kanë kërkuar pushimin e çështjes. Duket sikur prokurori, me anë të qëndrimit të mbajtur për këtë çështje, nuk ka respektuar të drejtat e viktimave në këtë proces”, relatoi trupi gjykues.

Problemet e Luan DervishitVendimi për shkarkimin e gjyqta-

rit të Shkodrës, Luan Dervishi u mor për shkak të lidhjeve të këtij të fundit

JA TË GJITHË TË SHKARKUARIT DHE TË RIKONFIRMUARIT NGA KPKTË SHKARKUARIT

1.Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese 2.Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese3.Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit në Durrës4. Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë 7.Luan Kaloçi, Prokuroria e Apelit Tiranë 8.Gentian Trenova, Prokuroria e Apelit Tiranë9. Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës10.Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese11.Admir Thanza, Gjykata e Lartë12.Artan Zeneli, Gjykata e Lartë13. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 14.Rovena Gashi, Prokuroria e Përg-jithshme

15.Elsion Sadiku, Prokuroria Korçë16.Arben Nela, Prokuroria e Tiranës17.Ervin Metalla, Gjykata e Apelit Tiranë18.Bledar Abdullai, Gjykata e Tiranës19.Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë20.Artan Broci, Gjykata e Lartë21.Dritan Rreshka, Prokuroria e Tiranës22.Bujar Hoti, Prokuroria e Apelit Durrës23.Entela Prifti, Gjykata e Apelit Korçë24.Ahmet Jangulli, Gjykata Adminis-trative Shkodër25.Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë26.Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative 27.Ramadan Troci, Prokuroria e Përg-jithshme 28.Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë

29.Shpëtim Kurti, Prokuroria e Tiranës30.Artur Selmani, Prokuroria e Tiranës31.Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër

TË RIKONFIRMUARIT1.Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese2.Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë3.Alma Brati, Gjykata e Tiranës, kandi-date për KLGJ4.Astrit Faqolli, Gjykata e Tiranës, KLGJ5.Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës6.Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda7.Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë8.Manjola Xhaxho, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë9.Marçela Shehu, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin10.Medi Bici, Gjykata e Lartë11.Nertina Kosova, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda

12.Anila Leka, Prokuroria e Përg-jithshme13.Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës14.Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Shkodër15.Arta Marku, Prokuroria e Shkodrës16.Besnik Muçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda17.Dritan Prençi, Prokuroria Kukës18.Gentian Osmani, Prokuroria e Kri-meve të Rënda19.Kostaq Beluri, Prokuroria e Përg-jithshme20.Vate Staka, Prokuroria e Shkodrës 21.Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë22.Fatjona Memçaj, Prokuroria e Apelit Tiranë23.Gentjan Medja, Gjykata Administra-tive e Shkallës së Parë Tiranë

24.Ardian Dvorani, Gjykata e Lartë25.Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë26.Artur Malaj, Gjykata Administrative e Apelit27.Adnan Xholi, Prokuroria e Përg-jithshme28.Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese29.Sokol Stojani, Prokuroria e Përg-jithshme30.Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda31.Arnisa Këlliçi, kandidate për mag-jistrate32.Miranda Nakaj, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit33.Arta Vorpsi, kandidate për Gjykatën Kushtetuese34.Fjona Papajorgji, kandidate për Gjykatën Kushtetuese35.Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër

me krimin e organizuar dhe prob-lemeve me justifikimin e pasurisë. Në raportin e DSIK për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Der-vishi thuhej se subjekti ka kontakte të papërshtatshme me persona të inkrim-inuar. Ai dyshohet për veprime korrup-tive gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa për deklarimin e pasurisë, ILDKPI ka konstatuar pasaktësi dhe mungesë të dokumentacionit justifikues. Sipas KPK për blerjen një trualli prej 365 m katrorë, Dervishi ka bërë dy deklarata të ndryshme, ku në formularin e 2003 thuhet se e ka blerë 2400 dollarë, ndër-sa në formularin e vetingut deklaron se ky truall i është dhururar. Dervishi nuk ka burime financiare të mjaftueshme as për të justifikuar pagesën e shkol-limit të vajzës së saj prej 15 mijë euro. Gjyqtari i Shkodrës kandidonte edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por shkarkimi i tij, sikurse e kemi thek-suar edhe më herët, nuk përbën asnjë pengesë për ngritjen e këtij organi. Ai po ashtu kishte shprehur interes të ishte pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa listës së të shkarkuarve po iu shtohen dita-ditës emra të rinj, mes 66 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar deri tani në sitë, 35 janë rikonfirmuar. Kjo do të thotë se vetingu deri tani ka një bilanc pozitiv sepse janë më shumë të rikonfirmuar në detyrë sesa të shkarkuar.

Page 3: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Aleksandër Arvizu rikthehet në Shqipëri: Opozita e ka vendin në Parlament, qytetarëve u nevojiten alternativa

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi dje një takim shumë të ngrohtë e miqësor me ish ambasadorin e ShBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ndodhet në Shqipëri për ceremon-inë e dekorimit nga Presidenti i Republikës “Për merita të veçanta civile”. Kryetari Ruçi e falën-deroi ambasadorin Arvizu për misionin e tij të suksesshëm në Tiranë, si ambasadori i trembëdh-jetë në historinë e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve, prej korrikut të vitit 1922, dhe ambasadori i tetë pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve, prej marsit të vitit 1991. “Ju jeni jo thjesht ambasadori më jetëgjatë i ShBA në Tiranë, por një ambasador shumë i suksesshëm.

Më e rëndësishme se jetëgjatësia e misionit, është legacia juaj në fuqizimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të miqësisë midis ShBA dhe Shqipërisë. Ne, shqiptarët, e duam të gjithë Amerikën, por ju shumëfishuat simpatinë tonë për këtë komb të madh paqësor, demokratik e liridashës. Ju kini qenë konsistent dhe konstant në qëndrimet Tuaja, si me shumicën qeverisëse, ashtu edhe me opozitën. Unë, personalisht, kam konstatuar dashamirësinë, korrektësinë, principialitetin dhe paanësinë tuaj, si gjatë shër-bimit ndaj vendit në opozitë, ashtu edhe pas vitit 2013, kur Partia Socialiste u bë partia qeverisëse e vendit”, vuri në dukje kryetari i Kuvendit

Gramoz Ruçi. Ambasadori Arvizu falënderoi kryeparlamentarin dhe u shpreh se e njeh luftën e ashpër politike në Shqipëri. Ashtu si dikur, ai sërish lëshoi kritika ndaj opozitës. “Por vendi i opozitës është në Kuvend dhe me prezencën dhe betejat e saj politike e parlamentare ajo duhet tu japë shqiptarëve dhe mbështetësve të saj arsye dhe motive për ta votuar. Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin te vetja e tyre se Shqipëria mund të bëhet. Ata vetë du-het të kontribuojnë për ndryshimin si edhe për përballimin e problemeve që ka vendi, si kor-rupsioni, lufta kundër krimit të organizuar etj. Vetë Shqipëria është një vend dhe një partner i

besueshëm”, tha ai. Ambasadori Arvizu vlerësoi edhe progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Shqipëria meriton më shumë nga BE, edhe pse në disa raste ka qenë “viktimë” e standardeve të dyfishta dhe nuk ka marrë atë që meriton. Shqipëria është e qartë që për të nuk ka alternativë tjetër përveç marshimit drejt BE-së dhe fuqizimit të marrëdhënieve me ShBA”, vijoi ai. Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe ambasadori Arvizu biseduan edhe mbi çështje të zhvillimeve rajonale, të kontributit të Shqipërisë në stabi-litetin dhe paqen në rajon si edhe nevojën për politika më të qarta e vizionare të BE-së ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për KED dhe sulmon reformën në drejtësi, zbardhet letra për Gramoz Ruçin

Kuvendi do të hedhë shortin mes datave 5 dhe 10 dhjetor

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta vijon të thellojë përplasjet me mazhorancën. Dekretimi i Sandër Lleshit kaloi, por tani

molla e sherrit është kthyer reforma në drejtësi. Në fillim të dhjetorit du-het të hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe dje kanë nisur përplasjet mes Presidencës dhe Kuvendit. Gazeta e paralajmëroi që pak ditë më parë, pasi sinjalet u dhanë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky i fundit drejtohet nga Ilir Meta dhe nuk dorëzoi fillimisht kandidatë për KED, me argumentin se tani duhet të jenë KLGJ dhe KLP organet që do të propozojnë kandidatët. Por dje Meta i është drejtuar me një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku refuzon të hedhë shortin, ndërsa po ashtu shpre-het se ka vakum ligjor dhe nuk mund të zgjedhë ai tani anëtarët e KED. Gazeta ka mësuar se dhe Meta, ashtu si KLD ka përdorur të njëjtat argumente. Sipas tij, dispozitat tranzitore kanë skaduar dhe nuk mund të hidhet shorti pa u ngritur më parë KLGJ e KLP, të cilat duhet të propozojnë kandidatët. Madje Meta ka deklaruar se duhet të bëhen ndryshime në ligj me qëllim që të mundësohet hedhja e shortit dhe që KED të jetë funksionale. Por me këtë lëvizje, e drejta për të hedhur shortin i kalon Kuvendit. Ky i fundit pritet që mes datave 5 dhe 10 dhjetor të hedhë shortin. Burime në Komisionin parla-mentar të Ligjeve thanë për gazetën se ata kanë në dorë një raport nga Komi-sioni i Koordinimit dhe Monitorimit të reformës në drejtësi, i cili deklaron se pavarësisht se kanë skaduar aktet nënligjore, në mungesë të KLGJ dhe të KLP, i takon prokurorisë dhe KLD të propozojnë emrat. Mbi bazë të këtij raporti Kuvendi do të hedhë shortin, ndërsa nuk do të ketë asnjë lëvizje për të ndryshuar ligjin. Ligji kërkon 84 vota dhe mazhoranca nuk ka ndër-mend të marrë një tjetër iniciativë, ku kërkohen votat e opozitës, pasi mund të ndodhë si me ligjin për magjistratët.

Letra e MetësNë letrën drejtuar Ruçit, Meta e

sheh imediate ndryshimin e ligjit për organet e reja të drejtësisë. Po ashtu, ai i ka dërguar disa mesazhe Kuven-

DETYRAT KRYESORE TË KËSHILLIT TË

EMËRIMEVE NË DREJTËSI 1. Këshilli i Emërimeve në Dre-

jtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me për-jashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.

2. Këshilli i Emërimeve në Drejtë-si mblidhet sa herë është e nevojshme.

3. Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Avokati i

Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

4. Kryetar i Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi.

5. Kritere të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short parashikohen me ligj. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rregullohet me ligj.

dit. “Presidenti i Republikës, vlerëson gjithashtu se, Kuvendi duhet të ana-lizojë në mënyrë të kujdesshme këtë

proces, për të siguruar njëkohësisht jo vetëm përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së së re, por duhet të sigurojë njëkohësisht dhe vazhdimësinë dhe funksionalitetin e këtij organi përg-jatë gjithë vitit 2019. Mbi këtë çështje, Presidenti i Republikës me shkresë nr.1464/1 prot, dt 16 korrik 2018, i ka rekomanduar Kuvendit marrjen e masave që nëpërmjet procesit legjisla-tiv te zgjidhë çdo situate problematike. Kuvendi i ka të gjitha mundësitë për të ndërmarrë nismën për ndërhyrje legjislative me qëllim rregullimin e dispozitave që kanë shfaqur prob-lematikë gjatë zbatimit në praktikë”, thuhet në letër, ku Meta kërkon ndry-shime ligjore. Nga ana tjetër, Meta ka kritikuar reformën në drejtësi. Ai e sheh si mjaft shqetësuese situatën e krijuar. “Institucioni i Presidentit të Republikës po ndjek me shqetësim

të madh ecurinë e të gjitha proceseve të krijimit të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Ndryshimet kushtetutese u miratuan më 22 korrik 2016, duke parashikuar një periudhë tranzitore 8-mujore, brenda së cilës parashikohej të ngriheshin institucio-net e reja, por tranzicioni ende nuk ka përfunduar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet e 4 muaj nga mira-timi i këtyre ndryshimeve. Aktualisht, prej disa muajsh vendi është në një situatë tepër shqetësuese për shkak të mosfunksionimit të institucioneve më të larta të dhënies së drejtësisë, si dhe të mos krijimit ende të institucioneve të reja të parashikuara nga legjislacioni i miratuar për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë”, thuhet në letër. Më tej ai përmend situatën në Kus-htetuese ku e sheh shqetësues faktin që ka vetëm dy anëtarë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë si më poshtë:a) dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;b) një gjyqtar i Gjykatës së Lartë;c) një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme;ç) dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit;d) dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit;dh) një gjyqtar nga gjykatat administrative

PËRBËRJA E KEDa) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjetdhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;b) nuk ka një masë disiplinore në fuqi;c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studi-meve në drejtësi;d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

kushtet për kandidatët8

Page 4: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

4 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Në këto shkresa nuk ka vend për të diskutuar. Çdo kërkesë nuk mund të vihet në diskutim sipas rregullores. Duhet të keni parasysh që prezenca jonë siguron bërjen e mbledhjes. Le t’i shkojmë deri në fund kësaj. Juve ju tremb historia se çfarë ka ndodhur me fenomenin e drogës

në vend, ndërkohë që ky komision për këtë punë u ngrit. Ne i vumë në dispozicion kërkesat tona, por ato nuk janë firmosur. Ju na akuzoni se po vonojmë punën e komisionit, por një gjë të tillë po e bëni ju vetë”, deklaroi dje gjatë mbledhjes së komi-sionit socialistja Ermonela Felaj.

Felaj: Opozita e trembur nga historia

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër­sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord­ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith­shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Dashamir Shehi: Shqipëria s’ka nevojë për nacionalizma boshe, procesi i integrimit po ecën ngadalë, negociatat nuk hapen në qershor

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi komentoi dje mbledhjen e pestë të përbashkët mes qever-isë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Gjatë një interviste televizive, ai e cilësoi këtë mbledhje si një lloj zhurme politike, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të bëjë gjëra konkrete për popullin shqiptar dhe për lehtësimin e mar-rëdhënieve Shqipëri-Kosovë. “Kjo ishte një lloj zhurme e panevojshme për realitetin shqiptar, ka patur shumë mbledhje të përbashkëta qev-erie dhe nuk është bërë asgjë. Unë uroj që këtë radhë me të vërtetë të bëhet diçka. Shpresoj

që këto marrëdhënie këtë radhë, këto gjëra që u firmosën të realizohen. Shkëmbimet me Kosovën i kemi të ulëta dhe nuk kemi patur asnjë tendencë rritjeje. Kemi 20 vjet që kemi doganë mes dy vendeve. Më shumë se nacion-alizma boshe, Shqipërinë dhe Kosovën i puq një ekonomi më e hapur, shërbime financiare të përbashkëta, a ka mundësi të shtrihemi deri tek niveli i pensioneve dhe kontributeve. Shumë gjëra që duhet të ishin bërë, kanë mbetur prapa. Unë nuk dua ta ngarkoj këtë situatë, por palët duhet të reflektojnë dhe të bëjnë punën që kanë

për të bërë dhe fjalimet patetike, koti t’i lënë”, tha aleati i Partisë Demokratike. Në vijim të intervistës, Shehi paralajmëroi se negociatat nuk do të hapen qershorin e ardhshëm. Sipas tij, qeveria duhet të bëjë punë konkrete dhe jo të mos merret me deklarata boshe. Ai komen-toi edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët. “E para e punës, në kishim marrëdhënie pak a shumë normale me Greqinë dhe u nisëm t’i rregullojmë ato, por përfunduam në një situatë shumë të rëndë, nuk qemë të zotë të mbronim dinjitetin tonë. Nuk u bë asgjë as për kufijtë, u

shty edhe çështja e marrëveshjes së detit. Ky është realiteti, sa është kjo qeveri ne nuk kemi as marrëdhënie në Ballkan, as me Greqinë, as me Evropën dhe madje edhe Kosova sikur është stopuar në një farë mënyre. Procesi i integrimit po shkon shumë ngadalë, Serbia dhe Mali i Zi janë një hap përpara nesh.. As në qershor nuk do të hapen negociatat sepse Ev-ropa ka hallet e veta. Unë uroj që në dhjetorin e vitit të ardhshëm të hapen negociatat. Nuk duam të dëgjojmë përralla nga mëngjesi deri në darkë”, tha Dashamir Shehi.

Mimoza IBRA

Partia Demokratike është shndërruar në pengesë për hetimin e lidhjeve të ekspo-nentëve të LSI me Klement

Balilin. Me ngritjen e komisionit he-timor për Saimir Tahirin, opozita kërkoi hetim të lidhjeve të qeverisë me drogën nga viti 2013 e mbrapa, ndërsa mazhoranca hetim për lidhjet e LSI me Balilin, lidhjet e Shkëlzen Berishës me drogën dhe çështjen e Lazaratit dhe mos-ndërhyrjen në këtë zonë nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha. Por fokusi kryesor i hetimeve të mazhorancës ishte pikërisht tek marrëdhëniet e Balilit me LSI. Një gjë të tillë e faktoi pak kohë më parë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se Edmond Panariti ka firmosur kontrata qiraje toke për Balilët, ndërsa kërkoi anulimin e tyre. Për këtë kauzë, mazhoranca i qe dre-jtuar me shkresa institucioneve për të kërkuar informacione. Kujtojmë që për dërgimin e këtyre shkresave opozita u bë pengesë, duke mos firmosur, por mazhoranca vuri në lëvizje Konfer-encën e Kryetarëve. Më pas, që kur PS zotëroi informacionet nga institucionet për lidhjet e Klement Balilit me LSI, opozita hezitoi të mblidhte komisionin hetimor. Ky komision nuk zhvilloi më asnjë mbledhje deri në skadim afati, ndërsa më pas kryetari i komisionit, Edi Paloka kërkoi shtyrje afati me 3 muaj. Por duket se komisioni hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe fenomenin e drogës dështoi për të dytën herë sepse deri tani kur jemi në prag skadimi të afateve, Paloka nuk ka thirrur asnjë mbledhje.

Dështimi i komisionitMe nisjen e sesionit të ri parlam-

entar në shtator, Kuvendi vendosi të zgjaste afatet e këtij komisioni edhe me 3 muaj, pas kërkesës së kryetarit demokrat të komisionit, Edi Paloka. Ky komision u ngrit në datën 5 mars me kërkesë të Partisë Demokratike, e cila asokohe mori indicie nga hetimet e nisura për Saimir Tahirin. Përmes ngrit-je së këtij komisioni, opozita preten-donte të nxirrte në shesh lidhjet e funk-sionarëve të qeverisë me fenomenin e drogës nga viti 2013 e mbrapa. Afati i një komisioni hetimor për të vepruar është gjashtë muaj, por deri në shtator

Drejt përfundimit afati shtesë 3-mujor për komision hetimor “Tahiri”, asnjë mbledhje

PD bllokon hetimin e lidhjeve të LSI me Klement Balilin, dështon për të dytën

herë komisioni hetimor për drogënVasili sulmon Ramën: Është pazarxhi dhe antishqiptar

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shpërtheu në akuza ditën e djeshme kundër kryeminis-tri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili e etiketoi Ramën si pazarxhi. Duke iu referuar mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që u mbajt dje, Petrit Vasili u shpreh se Rama bën kot si nacionalist sepse në të vërtetë është antishqiptar. “Pazarxhi dhe kaq. Thonë disa që kryeministri po bën si nacionalist, ca të tjerë thonë po bën si serbomadh, ca të tjerë akoma se është i gatshëm të ndahet Kosova copa-copa, ca edhe me tjerë sikur ju hapen brinjët për Kosovën. Jo mor jo s’është asnjëra. Është vetëm pazarxhi dhe bën paza-rin e radhës. Menyja e pazarit nëse është sorosiste apo është nga lindja e errët s’ka asnjë rëndësi. Është thjesht pazarxhi.....uh se harrova....dhe gjithmonë është antishqiptar”, deklaroi deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Gjonaj: SPAK e BKH, standard të ri në luftën

antikorrupsionMinistrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj deklaroi dje se përmes or-ganeve të reja të drejtësisë lufta antikorrupsion në Shqipëri do të marrë një drejtim tjetër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj bëri me dije se dje është zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë takimin e 28-të të Komitetit Drejtues të Inicia-tivës Rajonale për Antikorrupsionin (RAI), me pjesëmarrës nga vende të Evropës Juglindore. “Prezantova modelin antikorrupsion që po ndjek Shqipëria, duke u ndalur veçanërisht në rezultatet konkrete të arritura nga Task Forca Antikorrupsion, që lidhen me evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive në institucionet publike. Jetësimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e strukturave të posaçme SPAK dhe BKH që do të hetojnë dhe ndjekin veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të krijojnë një standard të ri në luftën kundër korrupsionit”, tha Etilda Gjonaj.

se nuk ka mundësi për opozitën të thërrasë komisionin hetimor për Ta-hirin. Mundësitë e vetme të saj për të zhvilluar mbledhjen e katërt të këtij komisioni janë vetëm datat 4 dhe 5 dhjetor, por gjasat janë të pakta që diçka e tillë të ndodhë. Kohët e fundit opozita duket sikur është fokusuar në kauza të tjera, siç është protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, ndërsa kauza për hetimin e Tahirit duket

sikur ka dështuar. Në këto kushte, mund të themi se komisioni i cili u ngrit me shumë bujë për të hetuar Ta-hirin dhe lidhjet e qeverisë me drogën, dështoi për të dytën herë: hera e parë kur përfundoi afati zyrtar 6-mujor me vetëm 3 mbledhje dhe hera e dytë tani kur po përfundon afati shtesë 3-mujor, pa zhvilluar asnjë mbledhje. Përmes kësaj lëvizjeje, PD pengoi edhe hetimet e mazhorancës për Klement Balilin.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar. Mandati i Komisionit Hetimor përfundoi sot

pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria. Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit. PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”, thuhej në kërkesën e kryetarit të komisionit hetimor, Edi Paloka për zgjatje afatesh.

KËRKESA E PALOKËS PËR ZGJATJE AFATESH

komisioni për Tahirin u mblodh vetëm 3 herë dhe nuk mori asnjë vendim, përveç debateve mazhorancë-opozitë. Pas përfundimit të afatit 6-mujor, Palo-ka kërkoi zgjatje afatesh me 3 muaj të tjerë. Vendimi për të zgjatur afatet u mor në datën 6 shtator dhe sipas përllogaritjeve, PD ka kohë ta mbledhë komisionin deri në datën 6 dhjetor. Por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Fillimisht, mbledhja e komisionit është e pamundur për shkak të vendimit të opozitës për të bojkotuar Parlamentin. Por edhe nëse ata vendosin ta prishin këtë vendim, sërish nuk e mbledhin dot komisionin gjatë këtyre ditëve. Kjo për vetë faktin se nga dita e mërkurë deri të dielën, administrata është pushim për shkak të festave të nëntorit. Ndërsa ditën e hënë në datë 3, kur edhe kthe-hen në punë, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, çka do të thotë

Page 5: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, qeverisi vendin nga periudha 2006-2016. Ai u dënua në Apel në muajin tetor për blerjen për përdorim personal të një mjeti ”Mercedes” me vlerë 600.000 euro, të paguar nga fondet publike. Arrestimi i i tij u kërkua nga një gjykatë e Shkupit pas skadimit të afatit të caktuar për politikanin, sot deputet, për tu paraqitur në burg pas përfundimit të

shqyrtimit të të gjitha rekurseve. “Ministria ka marrë urdhër nga gjykata kryesore e Shkupit për arrestimin e Gruevskit”, deklaroi Toni An-gelovsvki, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Mediat lokale, raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit. Efektive të policisë kanë bastisur edhe banesën e ish-shefit të qeverisë maqedonase, por deri më tani, nuk është raportuar arrestimi i tij.

Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshime se pas largimit të ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski në Hungari fshihet Rusia. Po ashtu kanë dalë në dritë dhe disa informacione mbi itinerarin që mund të ketë ndjekur ai për të përfunduar në Hungari. Dyshimet janë se Gruevski ka hyrë në territorin shqiptar përmes doganës së Bllatës dhe më pas është paraqitur në ambasadën hungareze në vendin tonë. Por për Gabor Dori, nga Instituti

për Zgjidhje Politike në Budapest, Hungaria pranoi azilin e Gruevskit për shkak të presionit rus. “Arsyeja e vendimit për të lejuar hyrjen e Gruevskit në Hungari nuk korrespondon me politikën dhe ligjet zyrtare të refugjatëve në Hungari. Ata kanë qëndrime hipokrite dhe e zbatojnë këtë politikë vetëm në rastet kur qever-ia vlerëson ashtu dhe në bazë të marrëdhënieve personale të kryeministrit me personin në fjalë”, tha analisti për Radio Nacionale Bullgare.

JA DËNIMI I NIKOLA GRUEVSKIT

ROLI I RUSISË

Spartak Ngjela: Arrestimet në Maqedoni do të vijnë edhe në Tiranë, Sali Berisha dhe njerëzit e tij më të frikësuarit

“Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”.Kalimi në territorin shqiptar

Mediat serbe ishin ato që zbuluan se Gruevski kishte kaluar në territorin shqiptar gjatë arratisjes. Më pas ishte policia shqiptare ajo që e konfirmoi. “Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të

Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Inter-pol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, tha policia.

Kliti TOPALLI

Autoritetet shqiptare kanë nisur verifikimet për të zbuluar të gjithë itinerarin që ndoqi Nikola Gruevski gjatë arratisjes përmes

vendit tonë, si dhe nëse u ndihmua nga di-kush dhe roli që pati ambasada hungareze. Një gjë e tillë është bërë e ditur dje në Komi-sionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të prokurorisë raportuan në komision për marrëveshjen me Eurojust, ku ndër të tjera u prek dhe çështja e Nikola Gruevski. Ishte deputeti Spartak Braho i cili ka kërkuar të dijë nëse po kryhen hetime apo verifi-kime për këtë çështje, pasi sipas tij, është mjaft e rëndë dhe sensitive. Përfaqësuesit e prokurorisë kanë konfirmuar se janë duke u kryer hetime shumë të thella. Ata kanë bërë me dije se Shkupi ka dërguar në Tiranë dy letër-porosi për të kërkuar informacion mbi rrugën që ndoqi Gruevski dhe rolin që pati ambasada apo persona të tjerë. Nga ana tjetër, prokuroria ka konfirmuar se po bëhen hetime të thella dhe detajet janë tepër sekrete. Gazeta pak kohë më parë e deklar-oi se Gruevski mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë të tij në vendin tonë. Ai ka miq shumë politikanë të njohur dhe dyshimet janë se ata kanë ndërhyrë. Por dje është bërë e ditur se kalimi i tij nuk po kalon në heshtje, pasi përveç policisë, edhe prokuroria është vënë në lëvizje duke bashkëpunuar dhe me autoritetet maqedonase. Duhet theksuar se dhe ndërkombëtarët janë të angazhuar dhe po ndjekin me shumë vëmendje këtë proces.

Mandati i GruevskitPërveç informacioneve të dhëna dje nga

prokuroria, ka pasur lëvizje dhe në Maqedoni për arratisjen e Gruevskit. Mediat maqe-donase kanë raportuar dje se pesë kërkesa i janë parashtruar Kuvendit të Maqedonisë për heqjen e imunitetit të deputetit Nikola Gruevski, i cili tashmë ka fituar azil politik në Hungari. Mediat maqedonase raportojnë se kërkesat në fjalë do të shqyrtohen në se-ancën e sotme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Kujtojmë se Gruevski u dënua me dy vite burg për rastin “Tank”, për blerjen e një mercedezi luksoz. Gruevski akuzohet edhe në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, të gjitha këto gjithashtu raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë. Përveç kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të hapura të PSP-së, midis të cilave

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar dje se furtuna e luftës ndaj korrupsionit është afër. Përmes një postimi në rrjetet sociale për mbledhjen e përbashkët të qeverisë Shqipëri-Kosovë, ai tha se Haradinaj tregoi se është me shqiptarët. Por sipas avokatit, politikanët shqiptarë e kanë mendjen si t’i shpëtojnë heti-meve. “Kosova më në fund e gjeti liderin e saj, Ramush Haradinaj, që është me shqiptarët dhe jo me fqinjët aneksues historike territoresh shqiptare. Po Shqipëria? Shqipëria ende po noton në marrëzinë e liderëve të blerë nga fqinjët, aneksues dhe genocidialë antishqiptarë,

të cilët duan që me çdo mjet të ndalojnë ngrit-jen e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Edhe Athina zyrtare dhe Beogradi zyrtar kanë tmerr nga reforma antikorrupsion në Prishtinë dhe në Tiranë. Janë në mbrojtje të korrupsionit që drejton Shqipërinë. Janë të dështuar. Lodhen kot. Antikorrupsioni iu ka marrë Kushtetutën”, tha ai. Avokati ka treguar precedentët në rajon. Sipas tij, ajo që ndodhi me Gruevskin, do ndodhë dhe këtu. “Është Prokuroria dhe Gjykata Speciale në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni që pritet të eliminojë korrupsionin e lartë politik të tre

shteteve. Është Prokuroria Speciale në Shkup që procedoi ish Kryeministrin Gruevski, por është gjykata Speciale në Prishtinë që “tërboi” të korruptuarit e mëdhenj të Prishtinës që shkuan deri në paturpësinë historike për të shpërbërë Kosovën territoriale. Po nuk janë të parët. Kështu ka qenë në 120 vjet rresht. Por këta, në Tiranë dhe në Prishtinë, sot, janë të fundit. Është e rëndë kur e mendon si histori, por është e vërtetë”, tha ai. Avokat Ngjela deklaroi se më të frikësuarit nga reforma në drejtësi janë Sali Berisha dhe njerëzit e tij. “Prokuroria e Posaçme, edhe Gjykata e Posaçme janë dy institucionet

ligjzbatuese dhe goditësit më kryesorë, të cilat, opinioni i shëndoshë shqiptar, po i pret me pa-durim dhe gjithë shpresë. Ligji për Prokurorinë e Posaçme, dhe për Gjykatën e Posaçme është miratuar që në tetor të vitit 2016, por që deri tani është penguar nga Gjykata Kushtetuese e degraduar shqiptare, e cila aktualisht është jashtë funksionit. Vonesa ka ardhur edhe nga sorrollatja ligjore e korrupsionit kryeministror shqiptar, të të dy krahëve të politikës. Por më e trembur duket se është aradha korruptive e Sali Berishës, e cila sot po shihet se është hedhur në sulm antishqiptar me çdo mjet”, tha ai.

Prokuroria konfirmon nisjen e verifikimeve për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas

Nisin lëvizjet për të zbuluar personat që ndihmuan Nikola Gruevskin, Komisioni i Sigurisë i kërkon

informacione prokurorisë, angazhohet dhe ShkupiJa sa pagoi Gruevski

për arratisjen Profesori dhe analisti Nano Ruzhin

dyshon se Nikola Gruevski ka paguar shuma të majme për ta marrë azilin dhe leje-qëndrimin afatgjatë në Hungari. “Nuk jam i sigurt nëse kriminelët vendor nga Maqedonia, Ballkani dhe më gjerë janë të njoftuar se me 300 mijë euro mund të fitojnë qëndrim afatgjatë në Hungari. Përparësi kanë ata që janë të specializuar në krim të organizuar dhe pastrim parash dhe që kanë ndërtuar një reputacion ndërkombëtar”, thekson Ruzhin në një shkrim autorial. Ai thekson se një ligj i miratuar në vitin 2013, i quajtur viza e artë, u ka mundësuar shumë kriminelëve qëndrim në këtë shtet. Nano Ruzhin nuk përjashton mundësinë që këtë skemë ta ketë përdorur edhe ish-kryemi-nistri i vendit, Nikola Gruevski. Ky i fundit hyri në Mal të Zi nga pika kufitare Bozaj. Ai shoqërohej nga dy diplomatët hungarezë të stacionuar në Tiranë, Antal Kulcsar dhe Csaba Varfalvai. Pasi ndërroi makinën në Podgoricë, kishte vazhduar nëpër Mal të Zi në drejtim të pikës kufitare me Serbinë, Dobrakovo, i shoqëruar nga diplomatët hungarezë të stacionuar në Mal të Zi, Zoltan Csaszar dhe Csaba Falegyhazi.

Zaev: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Gruevskin

Kryeministri Zoran Zaev mohon kon-taktin me ish-kryeministrin në arrati Nikola Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev thotë se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje. “Me Gruevskin prej kur jam kryeministër, nuk kam kurrfarë kon-takti. Kontaktet e fundit ishin kur Kuvendi ishte robëruar, bllokuar në atë diskutimin e pafund para se të ndodhnin ngjarjet e padëshirueshme më 27 prill. Ajo ndodhi aty, në Kuvend, kur biseduam ta zhbllokonim pro-cesin, se ishte e qartë që ekzistonte shumica dhe të mos e keqtrajtonim Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ndodhën bisedat e fundit”, tha Zoran Zaev. Zaev tha se Prokuroria dhe Ministria e Brendshme po bëjnë hetime serioze rreth arratisjes së Gruevskit në Hungari. Zaev shton se situata e re e krijuar dhe paraburgimi i funksionarëve të VMRO DPMNE-së, Janakieski, Bozhi-novski dhe Mijallkov nuk do ta vendosë në pikëpyetje mbështetjen që tetë deputetët e kësaj partie i dhanë ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Page 6: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

6 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

9 marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë në Pejë

1. Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrje-tet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, në mes të Minis-trisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë.

3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bash-këpunimin në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkom-bëtare.

4. Nënshkrimi i memorandumit të Mirëkup-timit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.

5. Nënshkrimi i protokollit ndërmjet Minis-trisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngark-esat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Nënshkrimi i marrëveshjeve për bash-këpunim në fushën e rinisë.

7. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim, nxitjen e bizne-sit dhe të informimit të diasporës.

8. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve

9. Nënshkrimi i projekt-marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj: 9 marrëveshjet e nënshkruara hapin perspektivën e rrugëtimit Shqipëri-Kosovë, do jemi krah njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoi ditën e djeshme mbledhjen e përbash-kët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ndërsa bëri me dije se takimi në fjalë finalizoi 9 mar-rëveshje të përbashkëta. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas përmbylljen e takimit të pestë të dy qeverive, Haradinaj theksoi se takimi ka rezul-tuar i suksesshëm. “Kemi arritur dakordësi për 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta. Kemi objektiva përpara nesh. Një studim ana-litik për shqiptarët deri në vitin 2025. Këto mar-rëveshje do të japin perspektivë nga këtu e tutje

mes dy vendeve. Ajo çfarë ka ndodh në takimin e qeverisë mund t’u them se jemi në rrugë të mirë, Kosovë dhe Shqipëri për unifikim për një treg ekonomik, por jo vetëm kaq, dhe rrugëtimi ynë më tej ka qartësi nga takimi i sotëm”, deklar-oi ai. Më tej, Haradinaj garantoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë të mira dhe se sipas tij, dy popujt do të jenë gjithmonë krah njëri-tjetrit. “E di që populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë presin më shumë nga ne dhe nga këtu do të vazhdojmë pandalshëm me punët që na presin, që janë të shumta dhe sfiduese. Me punë dhe zhvillim, ne e nderojmë sakrificën

për liri të të gjithë brezave dhe vetëm me punë e zhvillim do të marrim respektin e të gjithëve. Shqipëria, çdoherë ka mundur të llogarisë në Kosovën dhe çdoherë ka të drejtë të llogarisë në të, por edhe Kosova çdoherë ka llogarit në Shqipërinë, e kjo është dëshmuar vitin ’99, në ditët më të vështira të jetës sonë si komb. Koso-va është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh ai. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shfrytëzoi konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama për ti përsëritur kërk-

esën që të përmbyllë Rrugën e Kombit. Qytetarët e Kosovës, theksoi Haradinaj, janë të gatshëm të paguajnë tarifën 5 euro për rrugën, por duhet që ajo të përfundojë pasi nuk mund të zgjatet pambarimisht. “Është folur shumë për taksën në rrugë 5 euro që e paguajmë ne, por unë kam një shqetësim më të madh dhe i kam kërkuar kryeministrit Rama, mundësinë që të përmbyl-let, të kryhet rruga. Më kujtohet kur e ka nisur kryeministri Nano që shpërthente ata gurët me ushtri, më pas kryeministri Majko, pastaj erdhi kryeministri Berisha”, nënvizoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

helin në një formë të papranueshme”, deklaroi ai.Taksa doganore

Kryeministri Edi Rama e quajti vendim normal në kushtet irracionale kur Serbia vijon qëndrimin e dyfytyrësisë, vendosjen e taksës 100% ndaj mall-rave serbe nga Kosova. Sipas Ramës, ai ishte një vendim 100% politik dhe një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme pas shpine që Serbia i ka dhënë Kosovës. “0% tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcënim të ulet dhe t‘ia shpjegojmë. Tarifa e vendosur nga

qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekono-mik, por një reagim i qartë politik. Të vendosim një fond për Ministrinë e Jashtme për të bërë një dokument analitik dhe strategjik. Një dokument demografik, social etj., e di çfarë do të thonë në Beograd por unë kam parasysh vetëm bashkimin e shqiptarëve. I duhet thënë fund qasjes së dyfy-tyrtë. Ne kemi një fytyrë ajo është kuqezi dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë transitin e vet në Durrës”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka vënë në alarm Serbinë dhe Greqinë. Dje Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në Pejë mbledhjen e 5-të të përbashkët ndërmjet dy qeverive.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bashkimin mes dy vendeve, ndërsa sinjalet u dhanë përmes vendimeve të marra. Dje u vulos heqja e shërbimit roaming, ndërsa u vendos unifikimi doganor. Nga ana tjetër, Rama tha se dy vendet duhet të bashko-hen brenda vitit 2025. Kryeministri kritikoi ashpër Brukselin, duke thënë se nuk po trajton si duhet shqiptarët, ndërsa paralajmëroi se dy vendet mund të bëhen bashkë. Dje të dyja qeveritë hodhën hapin e parë të platformës për bashkimin e shqiptarëve. “Unë ftoj Kryeministrin Haradinaj që të bashkohet me mua në nevojën që të vendosim një fond për dy Ministritë e Jashtme dhe dy Ministritë e Jashtme të fillojnë punën për të bërë një dokument analitik dhe strategjik; Shqipëria, Kosova dhe rruga e bash-kimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025. Një dokument demografik, ekonomik, social i sistemeve politike dhe të gjitha këto sëbashku. Natyrisht, e di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd, apo kudo qoftë tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si një domosdoshmëri në rrugën e bash-kimit europian dhe Bashkimi Europian duhet t’i japi fund qasjes së dyfytyrtë. Një fytyrë për Shqipërinë, një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, do hapim negociatat nesër. Kosovës i thotë do liberalizohemi sot, do liberalizohemi nesër dhe ndërkohë, ajo që ndodh, është që Serbia vazhdon hap kapituj dhe po ia del duke përdorur tre fytyra, ndërkohë ne kemi një fytyrë”, tha Rama duke dërguar një mesazh për serbët e grekët.

Rama akuza BEPas mbledhjes së dy qeverive, dy kryeminis-

trat ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë dolën në një konferencë të përbashkët shtypi. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak deklaratat e forta dhe akuzat ndaj Serbisë si dhe Bashkimit Europian, teksa i kërkoi BE që të mos tregonte përralla, ndërsa Serbisë i kërkoi të mos bëjë viktimën. “E papranueshme që shqiptarët e Kosovës mbahen peng nga BE. Qëndrimi i BE për vizat i papranueshëm. Por ne jemi gjallë, nuk kemi vdekur akoma. Do çojmë përpara projektin “shqiptarët për shqiptarët”. Do vazhdojmë të ecim në rrugën e bashkimit të shqiptarëve dhe e duam këtë bashkim nën ombrellën e BE dhe askush nuk do të na pengojë. Shqipëria synon partneritet me Serbinë, por nuk mund të kenë një fytyre me Shqipërinë, një fytyrë më Kosovën. Metohijen ta mbajnë për vetën, kjo është republika e Kosovës dhe kjo nuk negociohet më. Serbia të mos bëjë viktimën para Kosovës. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Është koha të shohim përpa-ra. Miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëd-

Kryeministri: Shqiptarët të bashkohen deri në vitin 2025

Rama fut në ngasje Serbinë dhe Greqinë, paralajmëron bashkimin Kosovë-Shqipëri,

hiqet roaming dhe unifikohen doganatKryeministri Edi Rama është përgjigjur dje

me tone të ashpra kur është pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me homo-logun Ramush Haradinaj. I pyetur për debatin e kufijve, Rama u përgjigj prerë se kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar. “Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti

i UÇK, kush ngre dorën ndaj tij duke e quajtur tradhtar, është një gomar, kaq di të them unë, të tjerat janë debate për një vizion strategjik për të ar-dhmen, çështja është që të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, me men-talitet, që shqiponjë të jetë një dhe vendet të jenë një në çdo drejtim dhe aspekt”, deklaroi Rama.

Rama: Kush thotë se Thaçi është tradhtar, është gomar

“Është shumë e rëndësishme të mbarojmë Rrugën e Kombit. Është një rrugë e papërfun-duar, me rreziqe, një rrugë që pa kontributin e të gjithëve nuk mundet të përfundojë. Mundësitë financiare janë ato që janë, do bëjmë çmos të përfundojmë Rrugën e Kombit. Një gjë kam për të gjithë ata që në Kosovë ankohen për tarifën.

Patriotizmi në luftë është gati të japësh dhe jetën, patriotizmi në paqe është të mos diskutosh kontributet nga xhepi për qëllimet dhe të mirën e përbashkët. Çdokush që vjen në Shqipëri për turizëm është i gatshëm të kontribuojë që ajo rrugë të përfundojë një orë e më parë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri flet për tarifën tek Rruga e Kombit

Page 7: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dje u mbajt mbledhja e grupit e PS, ku në fokus ishin buxheti 2019 dhe vendet vakante të krijuara në

Bankën e Shqipërisë. Në mungesë të kryem­inistrit Edi Rama, i cili ishte në Kosovë, mble­dhja u drejtua nga kreu i grupit Taulant Balla, i cili u la një sërë porosish deputetëve...

4

Kliti TOPALLI

Propozimet e qeverisë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë kanë ndezur debatet brenda

mazhorancës. Dje u mbajt mbledhja e grupit e PS, ku në fokus ishin buxheti 2019 dhe vendet vakante të krijuara në Bankën e Shqipërisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama ndodhet në Kosovë, mbledhja u drejtua nga kreu i grupit Taulant Balla, i cili u la një sërë porosish deputetëve. Por gazeta ka mësuar se ka pasur debate sa i takon emrave të propozuar nga qeveria për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH. Rama i ka dërguar Kuvendit 3 emra: Ridvan Boden, ish-ministër Financash i PD; Suela Popën, ish-drejtoreshë e AZHBER, bashkëshortja e deputetit Vangjel Tavo dhe Edlira Luçin, shefe e Departamentit të Financës, Fakulteti i Ekonomisë Tiranë. Propozimi i Bodes ishte surprizë për të gjithë, por në mbledhjen e grupit të PS janë dhënë sinjale se socialistët do e pranojnë emrin e tij. Por kandidatura që ka ngjallur debate është ajo e zonjës Suela Popa. Socialistë kanë dalë kundër saj, me argumentin se sa kohë që ishte në krye të AZHBR, ky institucion kishte performancë të dobët. Sipas tyre, nuk mundet që ajo të marrë atë post. Popa është bashkëshorte e Vangjel Tavos dhe marrëdhëniet PS-LSI nuk janë aspak të mira këto kohë. Socialistët dje kanë dhënë sinjale se emri i saj mund të s’kual-ifikohet nga Komisioni i Ekonomisë ose nga seanca plenare. Një pjesë e madhe e deputetëve janë rreshtuar kategorikë kundër emrit të saj. Por surpriza ka qenë Bodja, pasi duket se socialistë kanë rënë dakord deri diku që ai të miratohet.

Reagon BraçePër garën në Bankën e Shqipërisë ka

reaguar dhe kreu i Komisionit të Ekono-misë, Erion Braçe. Ai ka deklaruar se të gjithë kandidaturat do të verifikohet me imtësi nga Kuvendi. “Gjithsecili që vjen në komision është kandidat. Në qoftë se jeni mësuar me faktin që ai që propozohet u bë e keni gabim. Në këtë komision ka ndod-hur që janë rrëzuar edhe 20 kandidatë për institucione të rëndësishme. Vlerësim për asnjë individ unë nuk kam. Vlerësimin e bën komisioni dhe më pas deputetët me votë në parlament. Mos më kërkoni të shprehem për njerëz që do dëgjohen në komision ekonomie”, deklaroi Braçe. Por

Kuvendi konsultohet me biznesin për buxhetin e ri, kërkohet ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe ujit

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat, në kuadër të shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit të vitit 2019 zhvilloi dje një dëgjesë me përfaqësues shoqatash biznesi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dho-ma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Dhoma e Tregtisë Italiane dhe “Biznes Albania” ishin shoqatat pjesëmarrëse në takim. Në sektorin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit, “Biznes Albania” propozoi uljen e çmimit të energjisë në masën 20-25%, uljen e çmimit të furnizimit me ujë, shmangien e kërkesave për parapag-

esë akcizash dhe përjashtimin e qelqit nga mallrat me akcizë. Në sektorin e ndërtimtarisë, “Biznes Albania” propozoi uljen e taksës së infrastrukturës, rishikimin e 3%-it të strehimit social, heqjen e taksës së dheut, heqjen e taksës së pronës për apartamentet e pashitura nga ndërtuesi dhe rishikim të ligjit të prokurimit publik në kapitullin e dispozitave dhe shpall-jen e subjektit fitues. Në sektorin e bujqësisë, shqetësim për “Biznes Albania” përbën ulja me 28% e buxhetit në drejtim të sigurisë ushqimore. Heqja e TVSH-së së shërbimit veterinar, shtimi i fondeve për të nxitur përpunimin e mbetjeve

organike në vend dhe rikthimi i fondeve për të formalizuar regjistrin e fermës, që vështirëson disbursimet, ishin tre propozimet e “Biznes Al-bania-s”. Ndërsa Silvia Minoti, përfaqësuesja e Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri, ngriti shqetësimin e hartimit dhe miratimit të disa ligjeve pa konsultimin e duhur publik. Këto pro-jektligje, sipas znj. Minoti, përfaqësojnë një tak-sim të fshehur për ndërmarrjet. Përfaqësuesja italiane solli shembullin e projektligjit për masat shtesë të sigurisë publike, të cilin e konsideroi si taksë të fshehtë për sipërmarrjen, që kërkon futjen e telekamerave dhe pajtimin e shërbimit

të policisë private. Përfaqësuesja e Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri kërkoi rishikim të këtij ligji. Dhoma Amerikane e Tregtisë e kon-sideroi ende të lartë taksën e dividentit, madje edhe të dyfishtë. Ajo kërkoi rishikimin e akcizës për zhavorin bituminoz, një reformë të taksës personale dhe një sqarim mbi taksën e fitimit të kapitalit në rastet e transaksioneve jashtë vendit. Dhoma Amerikane e Tregtisë njohu komisionin me një mosdakordësi të sajën me dispozitën tranzitive, që lidhet me paracaktimin e periud-hës kohore të shpërndarjes dhe llogaritjes së uljes së tatimit të dividentit.

Ridvan Bode drejt miratimit për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në BSH

Gara në Bankën e Shqipërisë ndez debatet në PS, deputetët kundër bashkëshortes së

Vangjel Tavos, ja diskutimet në mbledhje grupiPlatforma e

bashkëqeverisjes, 22 842 ankesa të përfunduaraPlatforma e bashkëqeverisjes

“shqiperiaqeduam.al” është një meka-nizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre. Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gji-tha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jep-en për qytetarët. Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 22842 nga 23793 të numrit total të ankesave të regjistruara. Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3351 nga 3860 numri total i ankesave të regjistruara. Gjatë kësaj jave 12 raste të spikatura suksesi; 4 raste ministria e Drejtësisë, 3 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë, 1 rast ministria e Infra-strukturës dhe Energjisë, 1 rast Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe 3 raste nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbro-jtjes Sociale. Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 68 537 dhe numri total i regjistrimeve të reja 12.434.

Integrimi, Kodheli pret ambasadorin e Lituanisë

Kryetarja e komisionit parlam-entar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, priti dje në Selinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Lituanisë në Shqipëri (rezident në Athinë), Sh. T. Dr. Rolandas Kacinskas, me kërkesë të këtij të fundit. Ambasadori lituanez u shpreh se vendi i tij vlerëson zhvillimet demokratike në Shqipëri, si edhe orientimin e saj të palëkundur e të padiskutueshëm pro-perëndimor. "Për ne Shqipëria është një partnere e denjë edhe në kuadrin e NATO-s. Pjesëmarrja juaj në forcat e përbashkëta të NATO-s, që ndodhen në Letoni, është një shprehje e qartë e solidaritetit të Shqipërisë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë së vendeve tona balltike. Lituania është mbështetëse e proceseve integruese të Ballkanit Perën-dimor, por mendon se Shqipëria është vendi që politikisht qëndron më pranë Evropës, që luan një rol konstruktiv në rajon e më gjerë dhe që ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm", - u shpreh ambasadori.

Erion Brace thotë se ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e komisionit, demokraten Jorida Tabaku, por ende nuk kanë dalë emra konkretë. “Po është e vërtet unë dhe Znj.Tabaku si drejtues të këtij komisioni jemi takuar por në asnjë rast as nga ajo as nga unë nuk kemi folur për emra qofshin të së majtës qoftë dhe për emrat që vijnë nga deputetë të djathtë. Janë deputetët që nga lista e madhe e të vetëpropozuarëve duhet të propozojnë

me 28 firma kandidatët e mundshëm për 3 vendet vakante në BSH, ky proces nuk ka ndodhur”, tha deputeti i PS. Në muajin nëntor Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u bllokua, pasi 6 anëtarëve ju mbaroi mandati. Më konkretisht u mbaroi mandati: Dhori Kules, Arben Ma-lajt, Ela Golemit, Elisabeta Gjonit, Petraq Milos dhe Denada Priftit. 3 të parët ishin propozime të qeverisë, ndërsa të tjerët propozime të Kuvendit.

a) të kenë përfunduar arsimin e lartë ekonomik ose juridik;

b) të kenë përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;

c) të kenë kualifikime profesionale të profilit;ç) të kenë përvojë pune mbi pesë vjet në administratën

publike ose në institucionet financiare dhe bankare;d) të mos kenë pengesa të parashikuar në nenin 47.

Kushtet që duhet të plotësojnë anëtarët

që të plotësohen 6 vendet e mbetura në këshill duhet që deputetët e kuvendit qof-shin të majtë apo të djathtë të propozojnë edhe 3 kandidatë. Kryetari i Ekonomisë

3anëtarët e propozuar

nga qeveria1- Ridvan Bode, ish-ministër

Financash i PD2- Suela Popa, ish-drejtoresh ë

e AZHBER, bashkëshortja e deputetit Vangjel Tavo

3- Edlira Luçi, shefe e Departa-mentit të Financës, Fakulteti i Ekonomisë Tiranë

Page 8: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT8 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Jorida Tabaku akuza qeverisë: Moneyval vendos Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave, ja detajet

Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e djeshme me akuzat e saj në adresë të qeverisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputetja e PD, Jorida Tabaku bëri me dije se institucioni më i rëndësishëm në fushën e luftës ndaj pastrimit të parave, Moneyval, ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e par-ave. “Moneyval vendos Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave! Një institucion tejet i rëndësishëm si Moneyval që ka bërë studime edhe

mbi Shqipërinë duke i bërë publike pak muaj më parë, konfirmon pohimet tona. Jo më larg se pak ditë më parë, siç mediat e bënë publike, institucioni më i rëndësishëm në fushën e luftës ndaj Pastrimit të Parave ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave. Ka kohë që si opozitë paraqesim fakte të pamohueshme që Shqipëria është kthyer në një vend ku pastrohen paratë e drogës. Por propagan-da dhe makineria e pastrimit të imazhit të qeverisë

ka baltosur argumentet e qarta duke gënjyer dhe mohuar”, deklaroi ai. Më tej, Tabaku shprehet se vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik. “Si zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave kam ngritur disa herë shqetësimin se politikat në hoteleri turizëm për ulje taksash selektive, ndërtimi në Tiranë dhe sidomos Lojërat e Fatit janë fusha ku pastrohen para dhe se qeveria po mbyll sytë. Kam pasur komunikime

dhe me Bankën e Shqipërisë dhe me institucione të tjera për të siguruar që të merren masa maksimale që këto para të mos depërtojnë në sektorin bankar, e ne ekonomi. Rënia e pashpjegueshme e kursit të euros prej një viti, rritja e numrit të pikave të baste-ve, rënia e kredisë bankare dhe rritja e ndërtimit në Tiranë duhet të kishin qenë kambana alarmi për qeverinë. Por asnjë nga paralajmërimet tona nuk u dëgjuan dhe jemi në situatën kur Shqipëria vihet në monitorim të rreptë deri në marrjen e masave në vitin 2019”, nënvizoi Tabaku.

Thjeshtohen procedurat për të zbuluar paratë e pushtetarëve, nuk do të ketë më letër-porosi,

Kuvendi miraton paktin me policinë e BE

Mbrojtja e informacioneve, do të implementohet sistem i veçantë

Mimoza IBRA

Qeveria po intensifikon lëvizjet për të bërë sa më të thjeshtë luftën kundër krimit të organizuar dhe

gjurmimin e parave që pushtetarët shqiptarë kanë fshehur jashtë ven-dit. Për të ardhur në ndihmë në këtë drejtim, Komisioni i Sigurisë miratoi dje një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Eurojust. Të pranishëm në mbledhje ishin për-faqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përg-jithshme, të cilët dhanë sqarimet përkatëse për paktin me policinë e Bashkimit Evropian. Midis të tjerash, ra në sy se marrëveshja përcakton që tanimë nuk do të ketë më shkëmbim letër-porosish për të dhënë apo marrë informacione për një çështje të caktuar mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Shkëmbimi i informacioneve tani do të bëhet përmes emaileve të enkriptuara. “Tani ne do të bëhemi vend anëtar me të drejta të plota dhe kjo do të thotë se një prokuror shqiptar mund të komunikojë me një të huaj për informacione në lidh-je me një çështje hetimore. Mund të ketë shkëmbime informacioni midis tyre. Secili nga vendet anëtare ka përfaqësuesin e vet. Tani nëse një prokuror kërkon një informacion, di ku të drejtohet. Nuk do të ndiqet më rruga e letër-porosisë. Komunikimi do të jetë elektronik, përveç rasteve të veçanta, emailet do të jetë të en-kriptuara”, sqaruan përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Siç dihet, shumë prej pushtetarëve shqiptarë kanë para të fshehura jashtë vendit dhe përmes miratimit të kësaj marrëveshjeje, gjetja e tyre bëhet edhe më e lehtë për shkak se autoritetet shqiptare nuk duhet të presin më afatet e letër-porosive për të marrë një informacion nga vendet e BE, por mund të kenë kontakt dhe informacione përmes emaileve. Një marrëveshje e tillë po miratohet në një kohë kur për pak kohë pritet të ngrihen SPAK dhe BKH, të cilët do të kenë prioritet luftën antikorrup-sion në nivele të larta dhe “skanimin” e pushtetarëve të lartë. Shkëmbimi i informacioneve do të vlejë edhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Shehaj: Rama do transferojë 20 mln euro

në llogarinë sekreteDeputeti i Partisë Demokratike,

Agron Shehaj akuzoi dje kryeministri Edi Rama se 20 milion euro për Unazën e Re do t’i dërgojë për një kompani të regjistruar në parajsat fiskale, e cila sipas tij nuk ka asnjë aktivitet dhe asnjë punonjës. Përmes një deklarate për mediat, Shehaj deklaroi arsyeja se pse Rama nuk tregon për pronarët e kompanisë është se pas saj qëndron vet. “Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kom-panie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindëse për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë. Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”. “, deklaroi Shehaj.

“Unaza e Re”, Edi Paloka paralajmëron RamënNënkryetari i Partisë Demokratike

Edi Paloka ka paralajmëruar ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Paloka i kujtoi Ramës se do të ketë fund të tmerrshëm dhe se do të ikë nga pushteti. Duke marrë shkas nga ngjar-jet e fundit në vend, Paloka thekson se ndoshta Rama jeton në 3D e fantazisë së tij. Demokrati po ashtu shton se çdo ditë e më shumë shqiptarët po e urrejnë. “Edvin, ti ose jeton vërtetë në 3D e fantazisë tënde dhe nuk e sheh urrejtjen me të cilën po të rrethojnë çdo ditë e më shumë shqiptaret ose je kthyer papritur në trim të cartun e nuk po don me dit… Fund të tmerrshëm do kesh”, shkruan Paloka. Po dje, akuza për Unazën e Re bëri edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka sulmuar ashpër kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ndërsa e akuzoi atë se fshihet pas mashtrimeve. Teksa ka publikuar një mesazh në faqen e saj të ‘Facebook’, Zhupa e cilësoi kryebashkiakun si ‘Erion Betoni’.

Për të lehtësuar bashkëpunimin e përcaktuar në marrëveshje, Shqipëria mund të emërojë një prokuror ndërlidhës tek Eurojusti. Prokurori ndërlidhës mund të asistohet nga një person. Nëse është e nevojshme, asistenti mund ta zëvendësojë atë. Shqipëria për-cakton kompetencën e prokurorit ndërlidhës për të

vepruar në lidhje me autoritetet gjyqësore të huaja. Prokurori ndërlidhës ka akses në informacionin që gjendet në regjistrat penalë kombëtarë ose në çdo regjistër tjetër të Republikës së Shqipërisë. Proku-rori ndërlidhës mund të kontaktojë drejtpërdrejt me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

PROKURORI NDËRLIDHËS PRANË EUROJUST

“Eurojust do t’iu japë një shtysë heti-meve. Do të forcohet bashkëpunimi i prokurorëve shqiptarë dhe shkëm-bimi i informacionit gjyqësor. Kjo do të ndikojë në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të kryhen hetime të përbashkëta me BE”, thanë përfaqësuesit e Min-istrisë së Drejtësisë.

Mbrojtja e informacionitMarrëveshja e bashkëpunimit

mes Shqipërisë dhe Eurojust e miratuar dje në Komisionin e Sig-urisë do të ketë si prioritet edhe mbrojtjen e informacionit. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Dre-

jtësisë dhe Prokurorisë së Përg-jithshme, nëse vendi ynë mendon se një informacion i caktuar nuk duhet transmetuar tek vendi që kërkon të dhëna apo edhe anasjelltas, atëherë ka të drejtë të mos e japë. “Pas ratifi-kimit të marrëveshjes, do të mbërrijë në Shqipëri edhe një grup i Eurojust për të inspektuar mbajtjen, mbrojt-jen dhe regjistrimin e të dhënave”, u shprehën përfaqësuesit e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas organit të akuzës, do të krijohet një sistem i veçantë për mbrojtjen e informacioneve. “Për ruajtjen e të

dhënave personale, asnjëherë nuk duhet të japësh më shumë sesa të kërkojnë. Eurojust është shumë strikt në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dosjes. Për infor-macionet që do të shkëmbehen, do të ketë edhe një databazë të veçantë dhe një sekretari të veçantë. Po ash-tu, do të bëjmë një vizitë studimore në Kroaci për të parë si kryhet e gjithë procedura. Pas ratifikimit, ndoshta do të krijojmë një grup të përbashkët për të ndjekur imple-mentimin e sistemit të veçantë për informacionet”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme.

a)Fuqizimi i bashkëpunimit në luftën kundër kri-meve të rënda, veçanërisht krimit të organizuar dhe terrorizmit;

b)Bashkërendimi dhe financimi i veprimeve heti-more të përbashkëta, njëkohësisht me financim të BE-së, nëpërmjet skuadrave hetimore të përbashkëta;

c)Garantimi i një niveli mbrojtjeje për të dhënat personale të ofruara nga pala tjetër, në respektim të Konventës së Këshillit të Evropës, të 28 janarit 1981, “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, dhe të parimeve të përcaktuara në vendimin e Eurojust-it.

OBJEKTIVAT E MARRËVESHJES ME EUROJUST3

Page 9: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Projekti i Unazës së Re prek 424 objekte, ZRPP: Gati të ndihmojmë çdo banor, ja si do veprohet

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka ngritur një grup pune prej 11 juristësh e hartografësh për trajtimin e praktikave dhe kërkesave që kanë banorët që preken nga projekti i Unazës së Re, po ashtu i është përgjigjur në kohë të gjitha kërkesave të banorëve të prekur dhe ARRSH e ALUIZNI-t lidhur me pronësinë e zonave ku kalon gjurma e projektit. Kështu deklaroi ditën e djeshme, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri në një deklaratë për mediat, teksa sqaroi se është verifikuar

gjurma e këtij projekti e cila prek 4 zona kadas-trale dhe 424 pasuri. “Nga projekti preken dy zona rurale: Zona Kadastrale 3866 (Yzberisht) dhe Zona Kadastrale 2679 (Mëzez) si dhe dy zona qyteti: Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi Shqiponja deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punës ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti”, deklaroi ai. Më tej,

Pjetri sqaroi gjithashtu ditën e djeshme se në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Palua-jtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi, të ardhura nga ALUIZNI, të cilat do të pajisen me kartele pasurie brenda ditës së sotme. “Në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi, të ardhura nga ALUIZNI, të cilat do të pajisen me kartele pasurie brenda ditës së sotme. Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Ven-

dore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë. Tashmë ne kemi hapur nje sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re, të cilët do të marrin shërbim brenda ditës. Grupi i Punës i ngritur në Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane do të punoje edhe me orare të zgjatura me qël-limin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së re, të cilët preken nga projekti”, nënvizoi kryeregjistruesi Valdrin Pjetri.

Vijon protesta për Unazën e Re, banorët përplasen me përfaqësuesit e ARRSH,

gjykata lë në burg të riun që sulmoi Ina Nukën

Banesat sociale në Shkozë gati për të pritur familjet që preken nga ndërtimi i Unazës

Rigels SELIMAN

Banorët e “Astirit” vijuan edhe ditën e djeshme duke pro-testuar, sa i takon prishjes së banesave të tyre, pasi

përfshihen nga projekti i qeverisë për ndërtimin e Unazës së Re. Ata dolën në protestë si paraditen e djeshme, ashtu edhe pasdite, duke u mbështetur nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por ndryshe nga herët e tjera, dje banorët janë përplasur me përfaqësuesit e ARRSH dhe Policinë Bashkiake. Këta të fundit kishin shkuar tek zona e “Astirit” për të hequr shtyllat e ndriçimit me urdhër të ARRSh-së. Ndërkohë që punëtorët e ALUIZN-it ishin në terren për të kryer matjet në objektet e banorëve që kanë depozit-uar pranë këtij institucioni dokument-acionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit. Mirëpo, banorët nuk kanë lejuar këto grupe pune që të kryejnë matjet, duke ush-truar dhunë. Lajmi u bë i ditur edhe nga vetë ARRSH, e cila përmes një deklarate të shpërndarë për mediat deklaroi se këta banorë që refuzojnë, sipas saj, nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen. “Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndrys-hme të unazës duke penguar inxhini-erët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronareve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre”, thuhet në deklaratën e ARRSH. Mirëpo, tek-sa banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe vijonin protestat, kryetari i bashkisë Veliaj ka apeluar dje që të përfitojnë nga banesat sociale në Shkozë. Ai bëri me dije se 15 familjet e para tashmë kanë aplikuar dhe ato do të zhvendosen në apartamentet që of-rojnë kushte komode për këto familje. Ndërsa për pjesën tjetër, që nuk bien

Reagon avokati mbrojtës i 18-vjeçarit që sulmoi efektiven

Pas vendimit të Gjykatës së Ti-ranës për të lënë në burg Daniel Drobajn, që akuzohet për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë, ka reaguar dje avokati i tij, Alfred Duka. Gjatë një prononcimi për mediat, Duka deklaroi se prokuroria nuk ka prova për akuzat që ka ngritur dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte gjatë momentit që u transportua në komis-ariat. “Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë policë. Nuk kemi konfirmim për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit. Protesta është në natyrën e saj, qëndre-sa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj. Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla, por nuk ka pasur qëllim që ti plagosë”, deklaroi Duka.

Noka: Rama po fsheh dhunën e

ushtruar ndaj DanielitPartia Demokratike dhe Lëvizja

Socialiste për Integrim ishin ditën e djeshme në gjykatë për të mbështetur Danjel Drobaj, 18-vjeçarin i cili aku-zohet se gjymtoi efektiven e policisë. Pas vendosjes së masës së sigurisë arrest me burg, deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se ndaj të riut është ushtruar dhunë. “Ajo që ne sëbashku me ju sot është që Edi Rama po përpiqet të fshehë dhunën që ka ushtruar ndaj një qytetari. Çizmja e pushtetit të Ramës, çizmja e policit ka thyer dy gishtat. Ky është veprim cubash të veshur me kapele dhe me çizme polici. Ky është veprimi i cu-bave të pushtetit që po jep shpirt të Edi Ramës”, deklaroi Noka. Ndërkohë që reagoi edhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari. “Rama urdhëroi që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura. Është tipi gjyq politik që bëhej në kohën e diktaturës. E urdhëroi për një arsye, që opinioni publik mos njihet me realitetin e ushtrimit të dhunës ndaj Danielit”, deklaroi Braimllri.

dakord, Veliaj tha se do të përfitojnë bonus qiraje për tre vite. Madje, për të inspektuar kushtet që ofrojnë këto apartamente, në zonën e Shkozës ishte vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili apeloi familjet që të aplikojnë pranë njësive administrative për të përfituar.

Gjykata lë në burg të riun që sulmoi Ina Nukën

Gjykata e Tiranës pranoi dje

kërkesën e prokurorëve për ta mbaj-tur në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës. Daniel Drobaj u prangos tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi nga pamjet filmike ai është identifikuar si personi që qëlloi tre kapsolla drejt efektivëve të policisë para parlamentit të enjten e pro-testës. Vetë Drobaj e pranon faktin

“Në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte sot në terren për vlerësimin real dhe korrekt të banesave të atyre që kanë depozituar tanimë dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni. Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre

që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH. U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin”, deklaroi dje ARRSH.

ARRSH: KEMI VERIFIKUAR 17 OBJEKTE

se ka qenë në protestë dhe ka hedhur tre kapsolla, por sipas tij i ka hedhur drejt llamarinave të murit rrethues të xhamisë së re dhe jo në drejtim të policëve. Nga kafazi i qelqtë, Drobaj u shpreh se është dhunuar nga policia dhe për të faktuar këtë ai hoqi fashon në dorë duke nxjerrë para kamerave gishtërinjtë e tij, për të cilët u shpreh se dy nuk i lëviz dot. Ndërkohë që për të ndjekur seancën e 18 vjeçarit, të pranishëm ishin dhe deputetët e opozitës, por ata u lejuan pak çaste njësoj edhe si media, pasi prokurorët Ndini Tavani e Kreshnik Ajazi kërkuan një seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit heti-mor. Por, deputetët refuzuan të dilnin nga salla duke detyruar gjyqtarin Besnik Hoxha të ndërrojë sallën, duke e transferuar masën nga salla numër tetë në sallën numër 10.

Banorët e “Astrit” protestuan edhe dje pasdite, duke kundërshtuar projek-tin për ndërtimin e Unazës së Madhe, madje bllokuan edhe rrugën. Por gaze-ta mësoi se dje banorët që preken nga projekti i qeverisë bën me dije se i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehin shqetësimin dhe kërko-jnë ndërprerjen e punimeve. Po ashtu, mësohet se banorët në peticionin e tyre

kanë kërkuar lirimin e dy të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuven-dit. Kësaj here përveç thirrjeve për të mbrojtur pronat, pjesë e brohorimave ishin edhe dy të arrestuarit me burg pas protestës së parlamentit. Ndërsa deputeti i PD, Klevis Balliu ishte dje në mbështetje të këtyre banorëve, teksa deklaroi se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre dhe se nuk do të dorëzohen kurrë.

Banorët e “Astirit” peticion Metës e Markut

Page 10: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

10 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Qëllimi vendimit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga shkarkimet e ndotësve të gaztë prej mjeteve motorike

Më 2 dhjetor hyn në fuqi ndalimi i importit të makinave të prodhuara para vitit 2008, Doganat: Ja cilat kategori mjetesh do lejohen dhe cilat jo

Raporti, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit të jashtëm

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset se në datën 2

Dhjetor 2018, hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 “Për ma-sat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz naty-ror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”, i cili ndalon importin e automjeteve të përdorura që janë prodhuar para vitit 2008. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave risjell në vëmendje kategoritë për të cilat do të zbatohet dhe nuk do të zba-tohet ky vendim. Ky vendim do të zbatohet për mjetet motorike të kat-egorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash. Ndërkohë, ky vendim nuk do të zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezan-tuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit

Huamarrja e jashtme nga ekonomitë me të ardhu-ra të ulëta dhe të mesme u rrit në nivelin më të lartë në katër vjet, sipas Statistikave Ndërkombëtare të Borxhit 2019 të publikuar nga Banka Botërore. Borxhi i jashtëm i përgjithshëm i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit 10 për qind në 2017 në 7.1 trilion dollarë, një ritëm më të shpejtë të akumulimit të borxhit se rritja prej 4 për qind në 2016. Sipas shifrave, borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit me 9.28 % në 2017. Flukset hyrëse financiare (huamarrja dhe kapitali) në vendet me të ardhura të ulë-ta dhe të mesme u rritën me 61 për qind në vitin 2017 në nivelin më të lartë në tre vjet, të nxitura nga një rikthim i flukseve hyrëse të borxhit neto. Flukset neto financiare u rritën në 1.1 trilionë dollarë në 2017, një nivel që u pa më parë në vitin 2013. Ritmi i flukseve neto të të ardhurave neto u nxit nga huamarrja neto që u rrit në 607 miliardë dollarë në 2017, nga 181 mil-iardë dollarë në vitin 2016, duke tejkaluar hyrjet neto të kapitalit për herë të parë që nga viti 2013. Një rritje e ndjeshme në të dy hyrjet e borxhit afatgjatë dhe afatsh-kurtër kontribuuan në rritjen. Flukset hyrëse të investimeve

aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat pa-raqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale. Ky vendim nuk do të zbatohet as për importin e mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kom-bëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare. Në përputhje me këtë vendim, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me kar-akteristikat funksionale të siste-meve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara si më poshtë. Këto kushte përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportet.

Cilat mjete do të lejohen Me hyrjen në fuqi të këtij vendi-

mi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme: autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë

për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian; mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për

qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian; autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbush-

in normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Qëllimi i VKMQëllimi i këtij vendimi është

mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga shkarkimet e ndotësve të gaztë prej mjeteve motorike dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion, që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete, nëpërmjet përcaktimit të kushteve të importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe kushteve për mjetet ekzistuese në qarkullim. Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dokument-acionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë vendim.

Employer: Ministry of Agriculture and Rural Development (MoARD)Project: Water Resources and Irrigation Project (WRIP)Contract title: Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lush-nja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branchCountry: AlbaniaLoan No. /Credit No. / Grant No.: No. 8817-AL RFB No: WRIP/1/W/001 Issued on: November 23, 2018

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Specific Procurement NoticeTemplate

Request for BidsWorks

(Without Prequalification)

1. The Government of Albania (hereinafter called “Borrower”) has financing from the International Bank for Reconstruc-tion and Development (IBRD) (the “Bank”) toward the cost of the Water Resources Irrigation Project, and intends to apply part of the proceeds toward payments under the contract for Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branch.

2. The Ministry of Agriculture and Rural Development (MoARD) now invites sealed Bids from eligible Bidders for Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branch. Location is in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja, in Albania. Construction Period is 8 months plus 12 months DLP.

3. Bidding will be conducted through international com-petitive procurement using Request for Bids (RFB) as specified in the World Bank’s “Procurement Regulations for IPF Borrowers- Procurement in Investment Projects Financing” July 2016 (“Procurement Regulations”), and is open to all eligible Bidders as defined in the Procurement Regulations.

4. Interested eligible Bidders may obtain further information from Water Resources and Irrigation Project (WRIP) in the MoARD, to Mr. Altin Skëndo Project Manager with e-m address [email protected] and inspect

the bidding document during office hours 09:00 to 16:00 hours at the address given below.

5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon pay-ment of a nonrefundable fee of 5,000 Albanian Lek or in a convertible currency (i.e. Euro). The method of payment will be direct deposit to Credins Bank, account no. IBAN AL14 2121 1016 0000 0000 0055 8388, name of account: Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, currency of account Albanian Lek (ALL). The document will be sent by the delivery procedure is usually airmail for overseas delivery and surface mail or courier for local delivery.

6. Bids must be delivered to the address below on or before January 18, 2019 at 10:00 local time. Electronic Bidding will not be permitted. Late Bids will be rejected. Bids will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend at the address below on January 18, 2019 at 10:30 local time.

7. All Bids must be accompanied by a Bid Security by an amount of 280,000 Euro.

8. The address (es) referred to above is:Water Resources and Irrigation Project (WRIP) office

Altin Skëndo – Project Manager Ministry of Agriculture and Rural Development –

MoARD Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural

Blvd. Deshmoret e Kombit, No.2Tirana, Albania

të huaja direkte (FDI), të kon-sideruara prej kohësh si kom-ponenti më i qëndrueshëm dhe elastik i flukseve të tjera financiare të paqëndrueshme, u tkurrën për të dytin vit rad-hazi, duke rënë edhe 3 për qind më 2017. Në të kundërt, hyrjet e kapitalit të portofolit u rritën në 57 miliardë dol-larë rritje prej 29 për qind gjatë vitit 2016. Tendencat e nivelit rajonal në borxhin e jashtëm në akumulimin e vitit 2017 ndryshonin. Vendet në Afrikën Sub-Sahariane akumuluan borxh të jashtëm me një ritëm më të shpejtë se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në rajone të tjera në 2017: stoku i borxhit të jashtëm të kombinuar u rrit 15.5 përqind nga viti i kaluar

në 535 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ishte nxitur nga një rritje e huamarrjes nga dy ekonomitë më të mëdha të rajonit, Nige-ria dhe Afrika e Jugut, ku sto-ku i borxhit të jashtëm u rrit 29 për qind dhe 21 për qind respektivisht. Ekonomitë e Azisë Jugore kanë zgjeruar normat e borxhit të jashtëm me 13.3 për qind mesatarisht, të udhëhequr nga Bangla-deshi (23 për qind) dhe Paki-stani (17 për qind). Rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrika e Veriut rezerva të borxhit të jashtëm u rriten me 11.7 për qind, pasi një rritje prej 23 për qind në stokun e borxhit të jashtëm të Egjiptit në 2017 u kompensua me një rritje prej 5 për qind në Liban.

Page 11: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRusia qëllon dhe kap anijet ukrainase në ngushticën e Krimesë

Andi LAMKO

NATO i kërkoi dje Rusisë të lirojë menjëherë anijet dhe marinarët ukrainas që ka kapur në ngushticën e Kerçit

të gadishullit të Krimesë, dhe të garan-tojë akses të pandërprerë për Ukrainën në portet e Detin Azov. Për incidentin e rëndë ku u plagosën disa nga marinarët ukrainas, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se përdorimi i forcës është i pajustifi-kueshëm. “Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër anijeve ukrainase dhe personelit detar. I kërkojmë Rusisë të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet që ka kapur dje, si dhe bëjmë thirrje për qetë-si dhe përmbajtje”, tha Stoltenberg. Ndërkohë në Kiev presidenti Peter Poroshenko shpalli për 60 ditë gjendjen e luftës, dhe nisi telefonatat me liderët perëndimorë për mbështetje kundër Ru-sisë. Poroshenko argumentoi vendimin e tij me “kërcënimin serioz të një pushtimi tokësor” duke cituar për këtë raporte të inteligjencës, por mediat ruse thonin se kjo i lejon atij të shtyjë zgjedhjet parlam-entare në vend, për të ruajtur pushtetin. Masa duhet të miratohet nga parlamenti vendas Verkhovna Rada por ushtria ka nisur tashmë mobilizimin.

Kapja e anijeve Luftanijet e kapura ukrainase po

lundronin mes dy porteve të vendit, nga Odessa në detin e Zi drejt Mariupol në detin Azov. Rruga e vetme mes dy porteve është ngushtica Kerch mes Krimesë dhe tokës kontinentale ruse në të cilën është inauguruar së fundmi një urë gjigante nga Rusia. Incidenti solli një mbledhje emergjente të Këshillit të

Kufiri i SHBA, patrullat lëshojnë gaz lotsjellës ndaj emigrantëve

Macron: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e Francës

Pas arritjes së karvanit të emigrantëve nga Amerika qen-drore në kufirin jugor të SHBA, patrullat amerikane kishin lësh-uar dje sasi të mëdha me gaz lotsjellës duke bërë që familjet me fëmijë të largoheshin të tmerruar. Erërat e forta e shtynë shtëllungën e madhe të gazit thellë në territorin meksikan he emigrantët vrapuan qindra metra për t’i shpëtuar. Zyrtarët amerikanë thanë se kanë ar-restuar 42 imigrantë që kanë ar-ritur të dalin në territorin ameri-kan dhe shtuan se kanë hedhur

gaz lotsjellës vetëm pasi filluan të sulmoheshin me gurë nga imigrantët. Ai iu përgjigj edhe kritikave për përdorim të gazit ndaj grave dhe fëmijëve, duke thënë se imigrantët qëllimisht i vendosën ata në ballë të grupit. Rodney Scott, shef i agjentëve të San Diegos, tha se shumica e të arrestuarve janë meshkuj të rritur. Ai tha se në mesin e të arrestuarve janë vetëm tetë gra dhe pak fëmijë. “Grupi i imigrantëve filloi menjëherë t’i sulmojë me gurë agjentët tanë, duke i provokuar”, tha Scott.

Presidenti francez Emma-nuel Macron paralajmëroi dje kabinetin e tij se skenat e protes-tave të dhunshme kundër rritjes së çmimi të naftës në Francë rrezikojnë të prishin imazhin e vendit për të huajt, prandaj instruktoi qeverinë të reagojë. Të shtunën policia lëshoi gaz lotsjellës dhe goditi me pompa uji protestuesit e sindikatave, të cilët nga ana e tyre shkatër-ruan dyqane e restorante në bulevardet kryesore në Paris, që janë dhe atraksioni krye-sor i turistëve. "Ne nuk duhet

të nënvlerësojmë imazhin që këto ngjarje mund të kenë për Champs-Elysees ... me skena betejash të transmetuara nga të gjitha mediat", tha zëdhënësi i qeverisë Benjamin Griveaux, duke përsëritur porositë e pres-identit. Demonstratat e “jelekëve të verdhë” janë tashmë në javën e tyre të dytë. "Përtej zemërimit me siguri ka diçka më të thellë që ne duhet të zgjidhin, sepse ky zemërim ka ekzistuar prej kohësh", tha Griveaux, pa dhënë detaje mbi mundësinë e kom-promisin me grevistët.

May kërkon shpëtimin e akordit të Brexit, refuzon parlamenti

Kryeministrja britanike Theresa May u kritikua nga të gjitha palët e politikës në parla-ment, teksa përpiqej të mbronte marrëveshjen e saj të Brexit me BE, duke u thënë deputetëve të mos hidhnin poshtë të gjithë punën e arritur. Megjithëse duket se do të dështojë në votën parlamentare të marrëveshjes muajin që vjen, May u tha de-putetëve se e kishin për detyrë të dëgjonin zgjedhësit e tyre dhe të bënin atë që është në interes të kombit. Por ajo u përball me një rrjedhë sulmesh duke përfshirë

dhe ato nga vetë konservatorët anti-BE si Boris Johnson, David Davis e Iain Duncan Smith. De-putetët i thanë kryeministres se marrëveshja e saj është 'e vdekur sa dhe një dodo' dhe se nuk ka shanse të kalojë në votën e 11 dhjetorit. Marrëveshja u dënua nga aleatët e koalicionit me konservatorët DUP, si dhe nga lideri i opozitës laburiste Jere-my Corbyn, i cili tha se paketa nuk kënaq askënd. Vetëm disa deputetë konservatorë mbrojtën marrëveshjen, por zërat e tyre humbën në detin e kritikave.

Mali i Zi i kërkon shpjegime Serbisë për të dyshuarën e puçitMali i Zi thirri dje për shpjegime

ambasadorin e Serbisë pasi një e dy-shuar për grushtin pro-rus të shtetit në 2016 është larguar nga ambasada serbe për t’i shpëtuar arrestimit. Branka Milic doli nga seanca e gjyqit të premten duke u ankuar se të drejtat e saj ishin shkelur. Gjykata urdhëroi ndalimin e saj por më vonë ajo u shfaq në ambasadën serbe. Milic ka qytetari serbe dhe është mes 14 të dyshuarve për tentativën e tetorit 2016. Dy rusë janë gjithashtu të akuzuar por Moska ka mohuar çdo përfshirje.

Gruevski në arrati, kërkohet heqja

e mandatit të deputetitPesë kërkesa i janë parashtruar dje

Kuvendit të Maqedonisë për heqjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevski, i cili tashmë ka fituar azil politik në Hun-gari. Mediat maqedonase raportojnë se kërkesat në fjalë do të shqyrtohen në seancën e sotme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Imunitetit. Gruevski u dënua me dy vite burg për rastin “Tank”, për blerjen e një merce-dezi luksoz, dhe akuzohet gjithashtu në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”.

Organizatat e George Soros mbyllin operacionet në TurqiFondacionet Shoqëri e Hapur të

financuara nga George Soros, njoftu-an dje se po largohen nga Turqia, disa ditë pasi presidenti Reçep Tajip Erdo-gan akuzoi filantropistin miliarder se po përpiqet të destabilizoje vendin. Fondacionet në disa projekte për ar-simin, të drejtat e grave dhe reformat demokratike, thanë se mbi to janë bërë akuza të pabaza të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e operacioneve. Kreu turk i fondacioneve ishte mes 13 të ndaluarve në Turqi këtë muaj.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Serbi kanë dënuar dje bllokadën e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, duke e cilësuar si të dëmshme dhe nxitëse të tensioneve. Ambasa-dorja në detyrë në Prishtinë Colleen Hyland tha se taksa dëmton reputacionin e Kosovës dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-s, do të thotë rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës”, tha Hyland. Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, tha se taksa 100% që u ka vënë Kosova importeve nga Serbia dhe Bosnje e Herce-govina, është diskriminuese pasi prek si popullsinë shqiptare në Kosovë, ashtu dhe serbët.

Autoritetet e Kosovës kanë thirrur për të marrë në pyetje e më pas kanë arrestuar Silvana Arsovic, ish administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç, e dyshuar për prishje të provave të ngjarjes me manipulime në regjistrimet e kamerave të sigurisë. “Silvana Arsoviç punonte si administratore në zyrën e Oliver Ivanovic, dhe ne dyshojmë se ajo ka manipuluar me kamerat e sigurisë” tha prokurori Syle Hoxha. Arsoviç bëhet kështu personi i katërt i arrestuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviç, pas tre të tjerëve që u arrestuan mëngjesin e të premtes, dy prej të cilëve anëtarë të policisë së Mitrovicës, dhe krye-të-dyshuarit Milan Radoiçiç që është në arrati në Serbi. Radoiçiç ka mohuar lidhje me vrasjen.

Ambasada SHBA: Taksa tregtare ndaj Serbisë rrit tensionet Ivanoviç, Kosova arreston ish-kolegen e politikanit të vrarë

NATO: Rusia të lirojë marinarët dhe anijet ukrainase të sekuestruara

Sigurimit të OKB, ku ambasadorët rusë akuzuan qeveritë e njëri-tjetrit se po përpiqen të hapin një konflikt, për të larguar vëmendjen nga humbja e mbështetjes së brendshme ambasadori ukrainas Volodymyr Yelchenko, tha se autoritetet detare ruse ishin njoftuar për tre mjetet detare ukrainase që do të kalonin në ngushtice, kur papritur u sulmuan. “Papritur erdhi tmerri. Luftani-ja e rojës bregdetare ruse përplasi me trup anijen ndihmëse ukrainase dhe dy luftanijet e tjera u ndaluan që t’i vinin në ndihmë. Gjatë gjithë kohës anijet ruse po provokonin marinarët ukrainas për të hapur zjarr”, tha Yelchenko, duke shtuar se helikopterë ruse po fluturonin rreth

50 metra mbi kokat e detarëve ukrai-nas, duke treguar raketat e tyre. Sipas tij anijet ishin kthyer mbrapsht në detin e Zi por luftanijet ruse i kishin ndjekur dhe rreth orës 8.30 të mëngjesit të së dielës kishin hapur zjarr. Më pas forcat speciale ruse kishin sekuestruar mjetet.

Rusia: Anijet hynë në ujërat tona territoriale

Ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se luftanijet ukrainase kishin hyrë në ujërat territoriale ruse dhe se incidenti ishte një provokim i planifikuar kohë më parë nga presidenti Petro Poroshenko dhe mbështetësit e tij perëndimorë, për të larguar vëmendjen nga humbja e popullaritetit në shtëpi për

zgjedhjet e marsit. “Shpallja e ligjit të luftës prej është një mundësi për të an-uluar zgjedhjet. Anijet ukrainase kishin kaluar ilegalisht kufijtë e Rusisë dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë dhënë urdhrin”, tha Polyanskiy. Që prej përfundimit të urës lidhëse në ngushticën e Kerch, Moska ka kërkuar që anijet ukrainase të njoftojnë dhe të kërkojnë leje për kalimet, gjë që Kievi e ka refuzuar. As Donald Trump dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar mbi incident, por ambasadorja në OKB, Nikki Haley, tha se ishte konsultuar me presidentin dhe sekretarin e shtetit Mike Pompeo. “Një vend i ligjshëm dhe i civili-zuar nuk vepron në këtë mënyrë. Ndali-mi i kalimeve të ligjshme të Ukrainës në ngushticën e Kerch është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ky është një akt arrogant që komuniteti ndërkombëtar e dënon dhe nuk do të pranojë”.

Një vend i ligjshëm dhe i civilizuar nuk ve-pron në këtë mënyrë. Ndalimi i kalimeve të ligjshme të Ukrainës në ngushticën e Kerch është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ky është një akt arrogant që komu-niteti ndërkombëtar e dënon...

Page 12: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

12 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018 GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh detajet, ja si funksiononte drejtoria e agjitacion-propagandës në Shqipëri, më 1952 shumë zyrtarë refuzuan të kthehen në spiunë të Sigurimit

Amerikanët kanë nxjerrë në dritë detaje se si reg-jimi komunist përmes propagandës dhe Sig-

urimit të Shteti ushtronte terror ndaj qytetarëve. CIA përmes disa dokumenteve të deklasifikuar tre-gon se si funksiononte drejtoria e propagandës.

Shtator 1955Organet e propagandës

komuniste të shtypitDrejtoria e agjitacion-prop-

agandës në Shqipëri boton disa organe propagandistike komuniste në mbrojtje të linjës së partisë komu-niste. Gazetat “Puna” dhe “Zëri i Rin-isë” botohen dy herë në javë, me një tirazh prej 5-7 mijë kopje. Gjithashtu gazetat rinore “Pionieri” dhe “Fatosi” menaxhohen nga kolegji i “Zërit të Rinisë”. Pionieri publikohet dy herë në javë dhe kushton pesë lek. Revista Shqipëri-Bashkimi Sovjetik publi-kohet një herë në muaj nga shtëpia botuese Mihal Duri. Ajo kushton 10 lekë dhe ka një tirazh prej rreth 4000 kopje. Kryeredaktori ka qenë Xhovalin Luka që prej themelimit të revistës në vitet 1948-1949. Një nga konsulentët është Adem Rada, sekretari i sindikatës shqiptare të mi-qësisë me BRSS. Revista “Shqiptarja e Re” publikohet një herë në muaj dhe kushton 10 lek, tirazhi jo më shumë se 5000 kopje. Sekretarja e kolegjit të revistës është Vera Malo, guraja e Haier Malos, kryeredaktorit i sektorit kulturor të “Zërit të Popul-lit”. Ministria e Mbrojtjes Popullore ka publikuar dhe ajo revistën e saj të përmuajshme “10 korriku” si dhe gazetën “Luftëtari”, e cila del dy herë në javë me tirazh 500 kopje. Gazetat prodhohen në shtypshkronjën e ush-trisë. “Luftëtari” kushton 3 lek dhe ka tirazh deri në 6000 kopje. Ministria e Drejtësisë boton gazetën “Drejtësia Popullore”, ku është kryeredaktor Isuf Alibali. Ministria e Bujqësisë boton gazetën “Bujqësia”, Minis-tria e Arsimit dhe Kulturës boton gazetën “Arsimi Popullor”, Ministria e Shëndetësisë boton gazetën “Shën-detësia”, Ministria e Ndërtimit dhe Industrisë boton organet “Ndërtimi” dhe “Industria”, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Komunikimeve boton gazetën “Tregtia Popullore”. Min-istria e Punëve të Jashtme boton në disa gjuhë të huaja revistën e përmuajshme “Shqipëria e Re”, por jo në gjuhën shqipe. Kryeredaktori i saj është Dhimitër Lamani, kreu i zyrës së shtypit në ministrinë e jashtme. Një nga gazetaret e saj është Milka Frashëri, bashkëshortja e Agron Frashërit, drejtues i edicionit të jashtëm të “Zërit të Popullit”. Re-vista “Rruga e Partisë” publikohet një herë në muaj, me kryeredaktor Misto Treska.

Mars 1950Shfrytëzimi i burimeve të Shqipërisë nga sovjetikët

Sipas statistikave të fundit pop-ullsia e Shqipërisë është rreth 1100 000 njerëz, nga të cilët 14 për qind janë të moshuar mbi 60 vjeç, dhe 10.3 për qind janë të rinj të moshave 15 deri në 19 vjeç. Këto shifra përdoresh shpesh nga sovjetikët për të hedhur poshtë pretendimet e Shqipërisë për industrializim, gjë për të cilën ata nuk kanë interes, përveç shfrytëzimit të burimeve natyrore të vendit. Në lidhje me këtë të fundit, pesë miniera kromi në Shqipëri, me një prodhim total prej rreth 77 000 ton në vit në vitin 1949, eksportuan gjatë tetorit, nëntorit e dhjetorit 1949, 9.700 ton krom, ndërsa në janar 1950 ato ek-sportuan 7.100 ton. Të paktën 60 për

Amerikanët tregojnë presionin dhe propagandën që bëhej nga regjimi komunist

qind e minierave të bakrit të Rubikut raportohet se shkon në Bashkimin Sovjetik. Eksportet e mineraleve nga Rubiku drejt Bashkimit Sovjetik gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit 1949, arrinin në 5000 ton. BRSS ka marrë gjithashtu 65 për qind të ferro-magnezit, kromit e aluminit në janar 1950, 50 për qind të miner-aleve pirite dhe bituminoze, dhe 70 për qind të prodhimit të fabrikave shqiptare të duhanit. Konsulentët ekonomik sovjetikë raportohet se kërkojnë një kredi për nisjen e shpi-meve të reja të naftës në thellësi më të mëdha. Rreth gjysma e prodhimit drusor në vitin 1949 u eksportua në BRSS dhe autoritete sovjetike po

interesohen për një zonë pyjore më shumë se 1 milionë hektarë. Fabrikat shqiptare të drurit dhe departamenti përkatës i ministrisë së bujqësisë do të vihen nën drejtimin e inspektorit të përgjithshëm sovjetik Andrei Emi-lienko. Ardhja e Emilienkos në Tiranë ( e pritur në mars 1959) thuhet se vjen pas diskutimeve të atasheut komer-cial në Moskë Thokar Fundo, për rritjen e masës drusore në Shqipëri në 3.5 milionë metër kub në vit.

Maj 1950Spastrimet, zbulimi i grupit armiqësor

Ministri shqiptar i transporteve Niazi Islami raportohet se ka kryer vetëvrasje në mars 1950. Po në këtë muaj ministri Abedin Shehu u për-jashtua nga partia dhe disa anëtarë të tjerë të lartë të regjimit u spastru-an. Rreth 500 persona raportohet të jenë arrestuar me akuza pjesëmar-rjeje në një grup armiqësor kundër udhëheqësit Enver Hoxha. Mes të arrestuarve ka oficerë, intelektualë, si dhe zëvendës-komandanti i poli-cisë së Sarandës. Më 13 mars është raportuar fillimisht për përjashtimin të Niazi Islamit, Abedin Shehut dhe disa të tjerëve nga komiteti qendror ri partisë. Ndërsa në shtypin jugosllav është raportuar më 6 mars 1950 lajmi për vetëvrasjen e Niazi Islamit.

Operacionet e CIA 1950Politika aktuale e SHBA në lidh-

je me Shqipërinë ka si objektiv riv-endosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i

Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bash-kimit Sovietik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e poli-tikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t’i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet

duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë te kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia është e mundshme.

Marrja e masaveShtetet e Bashkuara dhe aleatët

duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të redukto-het nëse merren masa kundër krijim-it të vakumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval me zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së

Sipas statistikave të fundit popullsia e Shqipërisë është rreth 1100 000 njerëz, nga të cilët 14 për qind janë të moshuar mbi 60 vjeç, dhe 10.3 për qind janë të rinj të moshave 15 deri në 19 vjeç. Këto shifra përdoresh shpesh nga sovje-tikët për të hedhur poshtë pretendimet e Shqipërisë për industrializim, gjë për të cilën ata nuk kanë interes, përveç shfrytëzimit të buri-meve natyrore të vendit. Në lidhje me këtë të fundit, pesë miniera kromi në Shqipëri, me një prodhim total prej rreth 77 000 ton në vit në vitin 1949...

Page 13: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

12 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018 GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh detajet, ja si funksiononte drejtoria e agjitacion-propagandës në Shqipëri, më 1952 shumë zyrtarë refuzuan të kthehen në spiunë të Sigurimit

Amerikanët tregojnë presionin dhe propagandën që bëhej nga regjimi komunist

pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes së planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjener-alin Van Fleet.

Maj 1951Kongresi i oficerëve të Sigurimit

Më 25 shkurt 1950 deri më 1 mars, u zhvillua një takim i oficerëve të Sigurimit, në Tiranë, në një ndërtesë rreth 200 metra larg ish-pallatit të mbretit Zog. Takimi ishte i pari që prej ekzekutimit të ish-ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe dhe ardhjes në post të Mehmet Shehut. I pari që mori fjalën ishte Mihallaq Zilishti, zëvendësmin-istri i Brendshëm, i cili sapo ishte kthyer nga një turne inspektimi në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Ai numëroi përparimet dhe pengesat e disa organeve dhe shpjegoi se përse mendonte se nuk po funksiononin. Më 26 shkurt, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu foli gjatë mbi temat e mëposhtme: Keqmenaxhimi dhe padrejtësitë e bëra ndaj popullit nga regjimi para ardhjes në pushtet të Shehut. Mangësitë e Sigurimit në ndjekjen e linjës politike të partisë, dhe devijimet drejt linjës Trotskiste. Përkeqësimi i moralit të agjentëve të Sigurimit dhe përpjekjet aktuale për përmirësimin e tij. Armatosja e mundshme e fshatarëve që mbësh-tesin regjimin. Pas Mehmet Shehut, fjalën e mori Kadri Hasbiu i cili parashtroi funksionet e seksioneve të ndryshme të organizatës, duke bërë krahasimet e rezultateve. Më 27 shkurt 1950, gjatë kohës që Mehmet Shehu ishte në takim, erdhi një oficer dhe i dha një shënim. Pas leximit të shënimit, Shehu u ngrit dhe u kthye vetëm pas një ore. Kur u kthye Shehu deklaroi se Niazi Islami, ministri i Tregtisë, kishte kryer vetëvrasje. Is-lami u varros më vonë nga familja e tij, pa nderime shtetërore. Më 1 mars 1950, një grup prej 400 oficerësh (250 agjentë të Sigurimit, dhe rreth 150 krerë të policisë) shkuan në shkollën e policisë për të zgjuar fjalimin mbyllës të kongresit të Sigurimit nga udhëheqësi Enver Hoxha. Hoxha ngriti lart punën e Sigurimit dhe i tërhoqi vërejtjen oficerëve që nuk kishin kuptuar frymën e regjimit. Ai ngriti lart gjithashtu Stalinin “e madh” dhe premtoi një të ardhme të shkëlqyer për Shqipërinë.

15 qershor 1952Botuar nga “Shqipëria”, Romë

Rezistenca masive mes zyrtarëve komunistë

Prej disa kohësh puna e zyr-tarëve të vegjël të administratës komuniste nuk i ka kënaqur rrethet e larta të partisë. Shefat e mëdhenj janë të shqetësuar se po bie dita

ditës numri i zyrtarëve që pranojnë të spiunojnë për anëtarët e partisë. Kjo mund të vijë si rezultat i humbjes së besimit në stabilitetin e regjimit aktual, dhe rrjedhimisht i tremben kompromentimin në sytë e popullit ose të një qeverie pasardhëse. Ata kërkojnë që gabimet e të shkuarës të harrohen. Organizatat e partisë, veçanërisht në qendra larg Tiranës nuk kanë kryer detyrat e tyre; ata nuk janë paraqitur rregullisht në takime, dhe kur paraqiten nuk disku-tojnë hapur për problemet. Zyrtarët e organizatave vendore nuk përdorin kritikën dhe vetë-kritikën pasi as nuk duan që të vihen në lojë nga shokët e tyre dhe as nuk duan të prishen me ta. Por vetëm i tremben vetëm atyre që japin urdhrat nga Tirana, sipas direktivave të shefave sovjetikë. Mësuesit e partisë nuk kanë mbajtur lart standardet profesionale apo ato marksiste-leniniste, dhe drejtuesit e partisë ankohen për mungesë rapor-timesh të aktiviteteve të komunistëve dhe jo-komunistëve. Shumica e zyr-

tarëve nuk dëshirojnë të marrin përg-jegjësitë e punës së tyre dhe tregohen tepër tolernatë me anëtarët e tjerë të partisë. Hierarkia e partisë i akuzon instruktorët për sentimentalizëm dhe mungese të frymës revolucionare në marrëdhëniet e tyre me vartësit dhe superiorët. Shumica e zyrtarëve që kanë qenë aktivë në Luftën Nacion-al-Çlirimtare ishin të rinj dhe pa ek-speriencë ndërsa tani ata po joshen vetëm nga premtimi i karrierës. Këto sjellje që mund të përkufizohen si sabotazh, vijnë gjithashtu nga frika e komprometimit në sytë e masave, dhe i kanë bërë ata eksponentë të rezistencës pasive. Këto faktorë së bashku me përçmimin që populli ka për zyrtarët e partisë, kanë ndihmuar në krijimin e një marrëveshjeje të heshtur bashkëjetese mes njerëzve dhe zyrtarëve të ulët të organizat-ave komuniste, në shumë fshatra e lokaliteti, kryesisht malore. Qeveria komuniste vazhdon të trumpetojë arritjet e mëdha për mirëqenien e popullit, veçanërisht të punëtorëve. Ata pretendojnë se kushtet e krijuara nga diktatura e proletariatit janë më të përshtatshmet për zhvillimin ko-munist. Javën e kaluar në një fjalim për partinë Mehmet Shehu theksoi “rolin udhëheqës të klasës punëtore”, por e vërteta është se kushtet e mje-rueshme të punëtorëve janë akuza më e rëndë e mashtrimit dhe paturpë-sisë për partinë komuniste. Mjafton të vizitosh shtëpitë e punëtorëve të fabrikës së orizit në Vlorë, ku dhjetë punëtorë jetojnë në një dhomë, në një shtëpi pranë fabrikë. Aty mungojnë dhe kushtet më minimale ndërsa gjendja sanitare është e mjerueshme. Në darkë dhomat ndriçohen me fenerë ndërsa dhoma e ngrënies nuk ka dritare. Çdo mbrëmja pas punës, punëtorët duhet të të presin

45 minuta për të marrë racionin e ushqimit, dhe më pas të kthehen në dhomën e ngrënies, ku shpeshherë derën e gjejnë mbyllur. Deri tani bu-rokracia shtetërore, veçanërisht grup i agjitacion-propagandës ka bërë çdo lloj premtimi për të qetësuar njerëzit, duke u thënë se jo fazë do të marrë fund së shpejti dhe se ata duhet të kenë durim, pasi me sakrificat e tyre po ndërtohet socializmi. Por punëtorët janë të lodhur nga premtimet e kota dhe e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me protesta që nuk do të gux-onin t’i bënin më parë. Ata që nuk i pranojnë urdhrat për sakrifica nuk e kuptojnë se përse liderët jetojnë në luks në kurriz të punëtorëve.

Shqiptarët në Jugosllavi 1953Pas prishjes së Shqipërisë me

Jugosllavinë, autoritetet jugosllave nisën politikën e mirësjelljes ndaj refugjatëve që vinin nga Shqipëria, dhe të bindjes së tyre për të qëndruar në Jugosllavi. Ata u ofronin të mira materiale refugjatëve në këmbim të nënshkrimit të një deklarate kundër qeverisë së Shqipërisë dhe pas nën-shkrimit, emrat e tyre publikoheshin në gazetat dhe transmetoheshin në radio, gjë eliminonte mundësinë e tyre për t’u kthyer ndonjëherë në Shqipëri. Por premtimet e qeverisë jugosllave harroheshin shpejt dhe refugjatët nuk merrnin paratë e premtuara, ose akuzoheshin për keqinformim të kosovarëve dhe burgoseshin apo transferoheshin në lokalitete të tjera ku mbaheshin nën survejim. Të tilla janë rastet e profe-sor Serafin Mazreku, shtatëdhjetë vjeçar me shumë bij, që kishte ardhur nga Shkodra, Muharrem Imeraj nga Tepelena, apo Hysni Selmani dhe familja e tij, të cilat u akuzuan se punonin për llogari të qeverisë së Hoxhës, edhe pse prej saj kishin mar-

rë arratinë nga Shqipëria. Mes viteve 1945-1947 u zhdukën shumë figura të tjera nacionaliste antikomuniste në Jugosllavi, si Ymer Berisha, Gjon Sereqi apo Kapiten Rudi. Këta njerëz kishin dhënë një shembull të lartë patriotizmi duke zgjedhur të mos lar-goheshin nga vendi, edhe pse i kishin mundësitë. I tillë është dhe rasti i Ibrahim Luftit, myftiu i Sarajevës, që më vonë u bë prefekt në Kosovë. Ai zgjodhi të vriste veten sesa të binte në dorë të komunistëve jugosllavë. Sulë Hoti gjithashtu do të kujtohet si lider i vullnetarëve shqiptarë që luftuan kundër brigadave partizane në Kamenicë në 1944. Mulla Idrizi nga Gjilani është një tjetër hero që pasi u tradhtua u kap e u torturua për vdekje nga komunistët. Ndue Përlleshi dhe Ndoc Mirakaj gjithash-tu gjanë jetën heroikisht në luftë kundër komunistëve nga Shqipëria. Sali Rushiti dhe Sahit Shabani, mësues dhe revolucionarë nacion-alistë nga Gjilani, vranë dy oficerë të UDB në korrik 1950 dhe më pas u larguan në mal. Pas një vit aktiviteti gueril, ata u kapën dhe të dy bashkë me disa anëtarë të familjes, u vranë pranë Prizrenit në 25 gusht 1951. Vëllezërit Vucoli nga Vuçiterna janë njohur për aktivitetin nacionalist në vitet e fundit.

Organizata sekreteGjatë ndërtimit të rrugës

Brcko-Banoviç, u krijua një organi-zatë sekrete e njohur si “Muslimanët e rinj” me të rinj kryesisht nga Bos-nje-Heregovina por dhe shqiptarë. Qëllimi i saj ishte bashkimi i të gjithë myslimanëve jugosllavë në luftën kundër komunizmit dhe titizmit. Pas zbulimit të organizatës nga UDB në Pec, ajo u prezantua nga autoritetet si një organizatë shqiptare. Anëtarëve të kapur boshnjakë iu dhanë dënime të lehta kurse shqiptarëve iu dhanë ose dënim me vdekje ose burgim prej 10 vjet e më shumë. Ka pasur disa raste njerëzish të guximshëm që kanë shkuar në Beograd për të kërkuar njerëz të humbur apo për t’u ankuar ndaj krimeve kundër kosovarëve. Autoritetet thoshin se për këtë kujdeset paneli i qeverisë për Kosovën, i cili përbëhej nga Gjoko Pakoviç, Pvle Joviçeviç, Cedo Topaloviç, Ismet Shaqiri, Kol Shiroka, vëllezërit Nimani dhe Mehmet Hoxha. Por ky bord nuk dëshironte të krijohej shumë zhurmë për pakënaqësitë në Kosovë dhe në përgjigjet e tyre ata lavdëronin “socializmin në Serbi, besnikërinë ndaj Titos dhe situatën e mrekullueshme në Kosovë”. Qëllimi i politikave jugosllave në Kosovë ishte dominimi total i skenës shoqërore e politike. Oficerë të shumtë të sig-urisë jugosllave ishin stacionuar në njësitë e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Prishtinës e Ferizajt, të cilët studionin gjuhën shqipe. Ndërsa shqiptarët që aplikonin për shkollat ushtarake apo të policisë, refuzoheshin. Ndër-kohë në Kosovë gjendja ekonomike ishte e mjerueshme deh qytetarët asnjëherë nuk ishin të sigurt se do të gjenin ushqime në dyqane. Veshjet dhe këpucët ishin më të vështira për t’u gjetur. Prishtina ishte një qytet e rreth 27.000 banorë dhe kishte vetëm tre dyqane tekstilesh që hapeshin një herë në javë, atëherë kur vinte mall. Por në vitrina dyqanet gjithmonë mbanin mallra të shkëlqyeshme për qëllime propagande. Pas akordimit të ndihmës perëndimore për Ju-gosllavinë, gjendja u përmirësua dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë. Por gjithsesi gjendja e papunësisë ishte e rëndë. Ata që nuk mund të punonin, si të gjymtuarit në miniera apo të aksidentuar të tjerë, liheshin në harresë të vdisnin.

Gjithashtu gaze-tat rinore “Pion-ieri” dhe “Fatosi” menaxhohen nga kolegji i “Zërit të Rinisë”. Pionieri publikohet dy herë në javë dhe kushton pesë lek. Revista Shqipëri-Bashki-mi Sovjetik publi-kohet një herë në muaj nga shtëpia botuese Mihal Duri. Ajo kushton 10 lekë dhe ka një tirazh prej rreth 4000 kop-je. Kryeredaktori ka qenë Xhovalin Luka që prej themelimit të revistës në vitet 1948-1949...

Page 14: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT14 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Tentuan të kalonin ilegalisht, gjobiten 3 persona, pranga shoferit

Në vijim të thellimit të kontrolleve, në portin e Durrësit janë kapur tre persona të fshehur në kamion në tentativë për të dalë jashtë vendit, dy të tjerë me dokumente false si dhe është sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash. Policia ndaloi shtetasit me inicialet A. Z., 23 vjeç, banues në Lezhë; M. Gj., 27 vjeç, banues në Mirditë dhe B. T.. 23 vjeç, banues në Mirditë. Këta persona u ndëshkuan me nga 20 mijë lekë gjobë. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, me inicialet T. M., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma mone-tare prej 1000 euro dhe 4 aparate telefoni celular. Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy persona, shtetasit me inicialet L. K., 22 vjeçe dhe A. A., 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. 22-vjeçares iu gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa 56-vjeçarit një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Vodhën makinën dhe e shitën për skrap, arrestohen 3 të rinjTre të rinj, janë vënë në prangat e policisë së Berati,

pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një makine. Në prangat e uniformave blu të qytetit të Beratit, përfunduan shtetasit me inicialet A. L., 24 vjeç; S. H., 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë dhe e shtetasit me inicialet L. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Çlir-im”, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit me inicialet A. S., 22 vjeç, banues në Çorovodë. Pasi kanë vjedhur makinën ata e kanë shitur atë në një pikë skrapi. Uniformat blu e gjetën në automjetin të shtunën në këtë pikë skrapi në lagjen “Uznovë” dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë. Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Grabiste automjete të tipit “Benz”, pranga 33-vjeçarit në Vlorë

Një i ri i dyshuar për së paku katër vjedhje makinash është vënë në prangat e policisë së Vlorës. Ksandros Kapllani, 33 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, u arrestua dje nga blutë e Vlorës. Kapllani u arrestua pasi policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat i riu dyshohet se është au-tori. I riu akuzohet se më 22 shtator, ka vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit me indianet H. H.; Më datë 23 tetor, dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit me indianet N. K.; Më 18 korrik, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit me indianet A. D., dhe më 9 maj, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet N. A.. 33-vjeçari, pasi i përdorte automjetet e vjedhura disa ditë i braktiste ato në të njëjtën zonë ku i vidhte.

Atentati ndaj biznesmenit të gurores, shoqërohen dhe 4 persona Policia e Vorës vazhdon punën për

zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i plagosur pas një shpërthimi me tritol të automjetit të tij, biznesmeni Agron Alushaj. Policia e qyteti bregdetar ka shoqëruar ditën e djeshme 4 persona për tu marrë në pyetje mbi këtë ngjarje kriminale. Burime nga grupi hetimor thonë se përveç 12 personave të shoqëruar një ditë pas ngjarjes, dje janë shoqëruar 4 persona të tjerë ku njëri prej tyre dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Nuk jepet identitetit i këtyre personave për arsye hetimore por burime thonë se janë marrë të dhëna të nevojshme që mund të çojnë në zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të

kësaj ngjarjeje kriminale. Burimet thonë se grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është përqendruar tek konfliktet për shkak të konkurrencës në biznes, pasi 48 vjeçari është pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë, ndërsa në qytet sapo kishte nisur ndërtimin e një pallati. Por, grupi prej tre prokurorëve që ka marrë në dorë dosjen nuk përjashton as motive të tjera. Për këtë prokurorët trego-hen shumë të rezervuar për shkak edhe të provave të pakta që kanë në dorë. Shpërthi-mi i të premtes ka qenë i telekomanduar dhe mendohet se Agron Alushaj ishte nën vëzhgim nga personat që i bënë atentatin.

Por ekspertiza në vendngjarje duket se nuk ka siguruar prova të mjaftueshme, pasi shpërthimet me eksploziv fshijnë gjurmët, ndërsa edhe mjeti i është nënshtruar larjes. Grupi hetimor pritet të ketë më shumë prova në dorë pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë pranë lokalit, por edhe në zona të tjera ku Agron Alushaj ka qën-druar në 24 orët e fundit. Marrja e dësh-misë së biznesmenit ka qenë e pamundur pasi ai është në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu prokurorët e kësaj çështjeje nuk kanë mundur të marrin as dëshminë e familjarëve të 48-vjeçarit, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike që ata ndod-

hen. Ndërsa nga dëshmitë e punonjësve të lavazhit dhe lokalit ku ndodhi ngjarja nuk ka detaje. Makina e biznesmeni shpërtheu ndërsa po dilte nga lavazhi, rreth orës 16:35 të pasdites së të premtes, 23 nëntor 2018, në rrugën Transballkanike. 48-vjeçari mbeti i dëmtuar rëndë në të dy këmbët dhe pas ndihmës së parë në Vlorë është sjellë në Tiranë për mjekim të specializuar. Ai është vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj, ndërsa rezulton se është person pa precedentë penalë. Agron Alushi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në kryeqytet, në gjendje kritike për jetën.

Atentati ndaj Edison Harizajt, viktima mori telefonatë misterioze 20 sekonda përpara ekzekutimit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet, Harizaj ka shkëmbyer sms me dy persona pak para atentatit

Elvis Myrta

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekze-kutimin mafioz të

të fortit të Vlorës, Edison Harizaj dhe mikut të tij Gen-tian Caci. Grupi hetimor po punon intensivisht për atenta-tin mafioz, ku Harizaj u ekze-kutua në qytetin e Durrësit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se 39-vjeçari, vetëm pak sekonda para atenta-tit ka marrë një telefonatë. Nga këqyrja e tabulateve telefonike rezulton se vetëm 25-30 sekonda përpara se të ekzekutohej është telefonuar nga një person ende i paid-entifikuar. Po punohet për zbardhjen e kësaj bisede, ku dyshohet se pas kësaj tele-fonate fshihej vetë porositësi i vrasjes së dyfishtë. Burime nga grupi hetimor thonë se po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj bisede, e cila pritet të japë detaje të reja dhe të vlefshme për të zbu-luar dhe për të shkuar drejt personave që janë të lidhur me këtë ngjarje kriminale. Gjithashtu gjatë zbërthimit të celularit të 39-vjeçarit është zbuluar se para atentatit ai ka shkëmbyer mesazhe dhe me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve një emër i njohur në botën e krimit. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë krimi-nale nuk jepen shumë detaje dhe nuk bëhet me dije përm-bajtja e tyre, pasi hetimet janë në vijim. Sipas grupit hetimor dyshohet se lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora në Tiranë, dhe më pas kthimi nga Durrësi nuk ka qenë i rastësishëm. Po-rositësit e atentatit apo vetë autorët, kanë ndikuar në lëvizjen e viktimave, duke krijuar mundësinë e ekzekuti-mit. 39-vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritet në vend, pasi që në vitin 1999, ka qenë i dënuar për vrasje nga Gjykata e Vlorës. Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe për një sërë ngjarjesh të tjera krim-inale. Ai prej 4 muajsh ishte vënë nën hetim nga proku-

roria e Vlorës për zhdukjen e Albano Xhaferrit. Gjithash-tu viktima e atentatit të së martës është hetuar dhe për atentatin me eksploziv ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili gjeti vdekjen pasi makina e tij u hodh në erë në mes të Vlorës, në 9 shtator të vitit 2011. Ndërsa në qershor të vitit 2012, tek rrethrrotullimi i Shëngjinit, ai u arrestua në një makinë të blinduar me Emiljano Shullazin. Pas verifikimit në polici, i riu nga Vlora u la i lirë por gjatë gjithë kësaj periudhe deri në verën e këtij viti, ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë. Policia e Durrësit, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë shtrirë hetimet në tre qytete, Durrës, Vlorë dhe Tiranë.

NgjarjaNgjarja e rëndë ndodhi

në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit, rreth orës 22:50 të datës 7 të këtij muaj. Au-tomjeti tip "Audi", me shofer Gentian Cacin dhe pasagjer Edison Harizajn, ishte duke udhëtuar në drejtim të Ka-vajës, kur para i ka zënë rrugën një makinë dhe nga një makinë tjetër është qëllu-ar me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur në vend Harizajn dhe mikun e tij.

Në këtë atentat sipas grupit hetimor kanë marrë pjesë dy automjete ku njëri i ka prerë rrugën “Audit”, me të cilin po udhëtonin dy viktimat ndër-sa nga një automjet tjetër është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur 39-vjeçarin, Edison Harizaj dhe plagosur rëndë mikun e tij Genci Caci, i cili do ndërronte jetë në spitalin e traumës pa u mbushur 24 orë nga ngjarja. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia gjeti të djegur një automjet tip "Mercedes-Benz", me të cilin dyshohet se është kryer aten-tati që i mori jetën Harizajt. Referuar burimeve, dyshohet se autorët, të cilën dyshohet se janë të paktën tre per-sona, e kanë djegur mjetin, në mënyrë që të humbnin gjurmët dhe janë larguar prej andej me një mjet tjetër. Konkretisht, makina është gjetur në Shën Vlash të Dur-rësit, ndërsa nuk dihet dre-jtimi nga i cili janë larguar autorët, pasi zona nuk ka as kamera sigurie. Kujtojmë se pothuajse në të gjitha vras-jet e fundit në vend, autorët përdorin mjete të grabitura dhe pas vrasjes, i djegin ato në mënyrë që të humbasin gjurmët dhe çdo provë shken-

core. Ende nuk dihen motivet konkrete të krimit dhe as se kush qëndron pas tij, por ajo që dihet se autorët i kanë nd-jekur viktima që do të vrisnin. Kjo do të thotë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Burime nga gru-pi hetimor thonë se po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj bisede, e cila pritet të japë detaje të reja dhe të vlefshme për të zbuluar dhe për të shkuar drejt personave që janë të lidhur me këtë ngjarje kriminale...

Page 15: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Ajaks Boshnjaku ka mohuar të ketë qenë pjesë e këtij konflikti, duke deklaruar përpara hetuesve se sapo kishte nisur konflikti ishte larguar nga lokali “Monop-ol”. Boshnjaku, i cili njihet si miku i Ervin Matës, ka thënë se ka qenë në lokal në fillim të sherrit...

Elvis MYRTA

Pa kaluar 24 orë nga vetëdorëzimi i Ajaks Boshnjakut, 45-vjeçari ka dhënë dëshminë e

tij përpara uniformave blu të kryeqytetit. Boshnjaku i shpallur në kërkim nga blutë e Tiranës për masakrën në bllok, mbrëmjen e 4 tetorit me një të vdekur dhe dy të plagosur, ka mohuar të ketë qenë pjesë e këtij konflikti, duke deklaruar përpara hetuesve se sapo kishte nisur konflikti ishte larguar nga lokali “Monopol”. Boshnjaku, i cili njihet si miku i Ervin Matës, ka thënë se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali. Gjithashtu ai ka shtuar përpara grupit hetimor se ka njohjen dhe me Elvis Martinajn. “U largova me shpejtësi nga lokali sapo nisi konflikti mes dy grupeve. Nuk kam asnjë lidhje, përveçse i njoh si Ervin Matën, po ashtu edhe Ervis Martinajt. U largova në fillim pasi u tremba se mund të ndodhte diçka tjetër. Unë nuk kam sulmuar askënd, as kam dijeni që aty do ndodhte një përplasje. U dorëzova pasi mora vesh që isha në kërkim. Kam qenë në dijeni të kësaj por kam qenë dhe i frikësuar, por nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë përpara grupit hetimor Ajaks Boshnjaku. Ajaks Boshnjaku ka hyrë në lokal sëbashku me grupin e Ervin Matës, gjithashtu në pam-jet e publikuara dhe në media 45-vjeçari, ka dal nga lokali ku ndodhi krimi vetëm disa sekonda, pasi nisi konflikti. Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elion Hato. 45-vjeçari, u vetëdorëzua mbrëmjen e së dielës në polici i shoqëruar nga avokati i tij mbro-jtës, pasi gati prej një muaj ishte shpallur në kërkim nga policia. Urdhër arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi ka dyshime

Drogë nga Shqipëria, policia italiane arreston 41 persona

Një operacion paralel antidrogë është duke u zhvilluar në Pulja, në provincat e Leçes, Brindizit dhe Barit. Mediat italiane raportojnë se policia ka kryer ekzekutimin e 41 urdhër-arrest-eve. Mësohet se 30 nga këto urdhër-arreste janë me burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie. Personat e mësipërm dyshohet se janë pjesë e një organizate që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria. Operacion i koduar “Mesazhi i Shkurtër” mori nën hetim gjithsej 55 persona. Ai u mundësua nga Stacioni policor në Speçhia me mbështetjen e Njësisë Operative ne Tricase dhe u shtri nga tetori 2015 deri në dhjetor 2017, duke lejuar të dokumentonte veprimtaritë kriminale të dy grupeve të ndryshme që synojnë trafikimin e drogave si kokainë, heroinë dhe hashash, te cilat i kishin të ndara mirë detyrat dhe zonat ku vepronin. Emrat e personave që janë ndaluar nuk bëhen ende të ditur për arsye hetimore. Në orët në vijim, autoritetet italiane pritet të japin më shumë detaje rreth operacionit.

Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së dielës

Zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut për masakrën në ish Bllok: S'kam lidhje me

ngjarjen, sapo nisi konflikti dola nga lokali

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vrarë shqiptari në Greqi

Një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në Greqinë fqinje. Sipas mediave greke, viktima është një 63-vjeçar, i cili jetonte në Korfuz. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e së hënës në një kanal anës rrugës, në perëndim të ishullit. 63-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet nga një drejtues mjeti që udhëtonte nga Dragotina drejt fshatit Spartera. Shqiptari rezultonte i zhdukur që prej të dielës dhe jetonte në këtë zonë. Sipas rezultateve të autopsisë, viktima është qëlluar nga një distancë e vogël me shotgun. Duke qenë se pranë tij autoritetet policore nuk gjetën armë, dyshimet janë se shqiptari është vrarë. Policia në Lefkimi ka nisur hetimet për vrasjen e 63-vjeçarit, ndërsa kanë marrë në pyetje familjarë e të njohur të viktimës. Që prej datë 19 Nëntor, 5 shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin helen. Altin Mulla u vra gjatë shkëm-bimit të zjarrit me policinë në Janinë, dy të tjerë humbën jetën në aksidente rrugore, ndërsa të dielën, një 35-vjeçar i cili vuante dënimin në një burg në Trikala u gjet i pajetë në qeli.

Rrëmbejnë 16-vjeçarin në Greqi, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë arrestuar për pengmarrje në Selanik të Greqisë. Mediat greke raportojnë se të arrestuarit kishin rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez dhe kanë kërkuar familjarëve të të miturit para në këmbim të lirimit te tij. Emrat e shqiptarëve të cilët tashmë kanë rënë në prangat e uniformave blu të shtetit helen nuk janë bërë të ditur, por thuhet se janë 49 dhe 30 vjeç. Mësohet se i mituri ka mundur të arratiset në kohën që ata ishin duke e çuar në një kasolle ku dhe do ta mbanin të izoluar deri në arritjen e qëllimit. Pas kësaj, i mituri i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin. Ai ka thënë se dy burrat shqiptarë e morën me forcë kur ai ishte i pashoqëruar dhe e hipën në një makinë. Më pas ata janë larguar drejt vendit ku do të izolonin pakistanezin. Pas marrjes së denoncimit, policia nisi kërkimet për identifikimin dhe më pas arrestimin e dy shqiptarëve. Mbi ta rëndon akuza e pengmarrjes me qëllim përfitimi të të ardhurave monetare.

fundit ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë. Nga hetimet ka rezultuar se ka qenë efektivi i forcave komando, Merviol Bilo, ai i cili ka qëlluar në dre-jtim të tre të rinjve, duke lënë të vdekur në vend një prej tyre dhe plagosur dy të tjerët. Bilo ka qenë zyrtarisht i punësuar si badigard i këngëtares Elva-na Gjata, të dashurës së Ervin Matës. Për këtë ka qenë në dijeni edhe reparti komando ku ai bën pjesë. Por hetimet janë duke vazhduar, deri në zbard-hjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 tetorit.

Personat të cilët janë implikuar në ngjarje akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Sipas burimeve nga prokuroria e Tiranës, thonë se përcaktimi i roleve ka qenë i vështirë, për shkak se në ambientet e brendshme të lokalit, nuk ka pasur kamera sigurie. Në këto kushte, hetuesit kanë vëzhguar nëpërmjet kamerave në bizne-set e tjera, hyrjet dhe daljet në orarin kur ka ndodhur ngjarja.

të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin. Pritet që ditën e sotme Boshnjaku të dalë përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti. 36-vjeçari Martinaj akuzo-het për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo.

NgjarjaNgjarja e rëndë ndodhi

rreth orës 21:40, ku sipas policisë grupet janë përplasur fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, dhe më pas kanë përdorur armët. Fillimisht palët janë konfliktuar verbalist. Më pas mes tyre ka shpërthyer një konflikt fizik që në pak sekonda ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në rrugën “Ibrahim Rugova”, në lokalin “Metropolitan”. Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim janë konfliktuar në ambientet e brendshme të këtij lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, dhe Eljon Hato, ky i

Pa kaluar dy javë nga vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke shpallur fajtor Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, ditën e djeshme avokatët të të pandehurve kanë ankimuar ditën e djeshme vendimin e shkallës së parë. Mëngjesin e djeshëm në godinën e qelqtë të krimeve të rënda, 5 avokatët mbrojtës të Shullazit dhe pjestarëve të grupit të tij, kanë depozituar në apel animimin ndaj klientëve të tyre duke kërkuar pafajësi për klientët e tyre. Sipas tyre gjykata dënoi Shullazin dhe antarët e tjerë të grupit si pasojë e një presioni të madh të jashtëm që kanë pasur nga politika dhe ndërkombëtarët. Gjithashtu në kërkesën e tyre drejtuar apelit

ata shprehen se organi i akuzës ka ngritur ndaj të pandehurve akuza pa prova, të cilat gjykata i ka provuar. Sipas avokatëve ata kërkojnë rrëzimin e kërkesës për grup të strukturuar kriminal, pasi sipas tyre në asnjë moment kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe nuk është pranuar nga gjykata. Kujtojmë se më 13 nëntorë pas gati 50 seancash gjyqësore ndaj këtij grupi të dyshuar kriminal, togat e zeza të krimeve të rënda, të kryesuara nga Fran Prendi, dënuan këtë grup me 55 vite burg. Krimet e Rënda dënuan me 14 vite burg Emiljanon Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal. Shullazi u dënua për akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të

grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit së Adriatik Kërçyku. Ndërkohë mbështetësi kryesor i Shullazit, Gilmando Dani u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 vite burg. Gjykata dënoi me nga 10 vite burg dy antarët e tjerë të bandës, Endri Qyqa dhe En-drit Zela, ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 10 vite burg. Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfito-jnë nga e drejta e lirimit me kusht, dhe dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

U dënuan me 55 vite burg, avokatët e grupit “Shullazi” ankimojnë vendimin

Page 16: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

16 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018

Nga Besi BEKTESHI

Po t i n u m ë r o s h tradhtarët që kanë nx-jerrë shqiptarët, janë akoma më shumë se

të vrarët për atdhe! Po pra të vrarët për komb, liri, pa-varësi etj., etj. Në gjullurdinë filozofike që na karakterizon që nga mesjeta, pothuaj janë më shumë "tradhtarë" se sa njerëz atdhetarë! Mund ti rreshtojmë që në atë kohë në fakt! Brenda një misioni, brenda një ide-ali, brenda një fisi dhe brenda një familjeje! Ishte Kastrioti, por ishte dhe nipi i tij po Kastriot dhe Moisi Golemi etj., etj! Në fakt e kemi të mbushur historinë tonë gati më shumë me tradhtarë se me atdhetarë! Gjatë kohës së pavarësimit tonë, një nga figurat më të mëdha konsiderohet një nga tradhtarët më të mëdhenj si Esad Pasha! E pra ishte njeriu që mblidhte më shumë ushtri dhe kishte më shumë para dhe pushtet! Një nga figurat "tradhtare par exelance" e shqiptarëve! I kudondodhur që nga 1908 me Kongresin e Manastirit, historia e rrethimit të Shkodrës, dorëzimit të saj të malazezët, shtetit të Vidit dhe deri në 1920-tën! Pastaj figura të shumta bashkë, të krijimit të shtetit shqiptar që "gjysma ishin atdhetarë dhe gjysma tradhtarë" me njëri tjetrin në kohë pushteti! Viti 1924-tër po ashtu! E gjithë Monarkia dhe pastaj "Lufta e Dytë Botërore" ose pushtimi fashist italian dhe ai gjerman! Në njërën anë "tradhtarë dhe në tjetrën atdhetarë"

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Konsakrimi i pavarësisë, një akt triumfal mbi anarkinë dhe tradhtinë

Mbi tradhtarin, gomarin dhe shqiptarin!

Nga Kastriot ALIAJ

Jo me kot, muaji nëntor për shqiptarët konsid-erohet si muaji i shen-jtë, për vetë rëndësinë

historike që mban brenda tij, atë të shpalljes së pavarësisë. Në fund të tij, shqiptarët kudo që janë, festojnë me krenari të ligjshme një nga aktet më kulmore, atë të hedhjes së themeleve të shtetit të parë shqiptar. Për këtë akt të etnicitetit kombëtar, poeti dhe atdhetari i madh At'Gjergj Fishta apo "Triteu i Shqipërisë" siç do ta quante elita franceze e kohës, do të shkruante; "Ne nuk e bëmë Shqipërinë që ta gëzojmë, por gëzojmë që Shqipëria u bë". Ky akt i 28 Nëntorit të vitit 1912, bëri realitet ëndrrën e rilindasve me platformën e tyre, të përfshirë në lëvizjen kombëtare shqiptare në fund të shek.XIX. Kjo platformë u bë moto përpos shpalljes së pavarësisë, si një domosdoshmëri imperative për të evituar orekset e mbretërive fqinje, që ishin produkt i nacionalizmave dhe zgjerimeve të njëpasnjëshme. Ajo kishte si objektiv tre obsione kryesore siç ishin:

1- Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha otomane.2- Mbrojtja e tërësisë territoriale të atdheut.3- Formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Por në një situatë të mbarsur nga anarkia

dhe tradhtia, shpallja e pavarësisë kërkonte një angazhim mbarë kombëtar. Ajo kërkon-te mbrojtjen e saj jo vetëm nga kërcënimi i jashtëm, por edhe nga ai brendshëm, si rezultat i mungesës së sigurisë në të gjithë hapësirën mbarë shqiptare. Për këtë ngjarje madhore me përmasa kombëtare kanë folur dhe shkruar mjaft historianë studiues e hulumtues, të cilët kanë mbërritur në të njëjtin përfundim, se Is-mail Bej Vlora e pati të vështirë shpalljen e pa-varësisë. Ky vlerësim rridhte nga kundërshtitë dhe urrejtja e një numri të madh zotëruesish të mëdhenj të çifligjeve, që nuk e pranonin atë për egon dhe interesat e tyre, për të cilët

plaku i urtë i Vlorës ishte shprehur ashpërsisht duke thënë; "Pa u vra tradhtia nuk mund të bashkohet Shqipëria". Kjo kategori njerëzish që përbëhej nga pashallarë e bejlerë, të cilët kishin në zëmër sistemin feudal turk, nuk ishin dakord me konsakrimin e këtij eventi me rëndësi kombëtare. Ata çmonin dhe preferonin mos ndryshimin e sistemit feudal turk, sepse shpallja e pavarësisë i bënte ata të kumbisnin pushtetin, privilegjet, pasurinë dhe sundimin.

Në rrethanat kur u shpall pavarësia, jo vetëm në qytetin e Vlorës por në të gjithë hapë-sirën e etnicitetit kombëtar, sundonte kaosi dhe anarkia. Vendi ishte i copëtuar dhe sundohej nga "paria" e çifligjeve, që jo vetëm nuk e pranonin mëvetësinë nga Turqia, por shumica e tyre ishin të lidhur me mbretëritë fqinje. Në këto kushte, qeveria e sapo formëzuar dhe e pambështetur si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, nuk ishte në gjendje të ushtronte autoritetin e saj në të gjithë viset dhe trojet etnike shqiptare. Eksponentët e kundërshtimit dhe mospajtimit me aktin e shpalljes së pavarësisë ishin të shumtë, por nga ata me emër dhe influencë, ku ushtronin pushtetin e tyre, do të veçonim; Preng Bibë Doda në Orosh të Mirditës, Dedë Coku e Vath Marashi në Lezhë, Breg-Mat e Shëngjin, në Myzeqe Azis Pashë Vrioni, ndërsa Shkodra ishte nën pushtimin e një detashmenti të ushtrive ndërkombëtare që komandohej nga koloneli anglez Filips, por që kontrollohej nga Admirali Berni. Treva e bregut të Himarës qeverisej nga agjenti grek Spiro Milo, ndërsa Gjirokastra nga qeveria e vetëshpallur e Zografos. Mati sundohej nga familja e Xhelal dhe Ahmet Zogu, kurse më në veri të vendit, në kufijtë verilindorë në Dibër, ushtronin pushtetin e tyre Arif Hyqmeti e Jusuf Bej Dohocishti. Ajo që vlen të theksohet nga kjo rezyme e shkurtër, është se këta ekspo-nentë të këtyre trevave, nuk interesoheshin për çështjen kombëtare ngaqë ishin vënë plotësisht në shërbim të mbretërive fqinje. Kështu mund të përmendim Arif Hyqmetin në Dibër që me 2 mijë ushtarë të veshur me uniformë ushtarake, ishin në dispozicion të mbretërisë Serbe. Në

më pas, kur në gjurmët e Esatit vijoi edhe Ah-met Zogu. Veprimtaria e tij në dëm të etnicitetit kombëtar fillon me traktatin famëkeq me 16 pika, të nënshkruar prej tij dhe ish kryeministrit serb Pashiq në vitin 1924. Ky traktat i zi e vinte Shqipërinë nën kontrollin e mbretërisë serbe. Por kjo veprimtari nuk mbeti me kaq, sepse ajo u pasua nga dhurimi i Manastirit të Shën Naumit, kthimi i Bankës Kombëtare Shqiptare në Bankë Italiane, duke bërë edhe ndryshimin e monedhave dhe kartëmonedhave. Ky akt i krimit ekonomik që u pasua edhe me akte të tjera, e veshi Ahmet Zogun me mantelin e tradhtisë. Kjo u vërtetua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtria fashiste e Benito Musolinit, i cili nuk e mbajti premtimin që u kishte dhënë shqiptarëve, se do vishte opingat dhe do të dilte në mal për të luftuar fashizmin. Kjo nuk ndodhi, sepse mbreti i vetëshpallur u arratis jashtë Shqipërisë, duke marrë me vete edhe një pjesë të thesarit të shtetit.

Por harta e bëmave të tij dhe pinjollëve në shërbim të fashizmit, u shtri edhe më tej me dhënien e kurorës së mbretit Viktor Emanuelit, i cili u kurorëzua si mbret i shqiptarëve nga Shefqet Vërlaci, Xhaferr Ypi, Sami e Qemal Vrioni, Dervish Biçaku si dhe Kolë Bibë Miraka.

Këto e të tjera histori të këtyre natyrave profetike, që kanë hedhur baltë mbi dinjitetin tonë kombëtar, nuk mund t’i mbeten barrë së ardhmes, por le ti kujtojmë si një ëndërr e keqe e hedhur pas. Shqiptarët sot dhe në çdo përvjetor të aktit të shpalljes së pavarësisë, ndihen krenarë e dinjtozë në vendin e tyre të lirë e të pavarur, sado të mundohen fqinjët tanë veri-jug, duke provokuar me akte e shantazhe të natyrës terroriste. Shqiptarët përkulen me respekt përpara veprës së rilindasve, arkitek-teve të shtetit të parë shqiptar, që nuk kursyen asgjë për interesat dhe groteskun e etnicitetit kombëtar. Ata i bëjnë apel politikës, që me çështjet kapitale të sovranitetit, të lirisë dhe parimeve demokratike, nuk bëhen pazare. Ato konsiderohen të shenjta dhe do të mbeten të tilla brez pas brezi, në të gjithë hapësirën shqiptare etnike, ku valëvitet flamuri kuq e zi.

këto kushte kaosi e anarki totale, nuk mbeteshin pas edhe përfaqësues të religjioneve fetare, të cilët mbanin të njëjtën qëndrim ashtu sikundër dhe sunduesit lokalë. Ndër këta drejtues të komuniteteve fetare do të veçonim Myftiun e Tiranës, Musa Qazimi, në Elbasan Dervish Beu, në Korçë dhespoti grek Germano, në Durrës dhespoti Jakov etj. Por ajo që e ndërlikonte situatën përpos shpalljes së pavarësisë ishte tradhtia, si një nga fatkeqësitë më të mëdha që mund të ketë brenda lëkurës së tij një komb. Ajo ka qenë dhe mbetur gjithnjë e pranishme, bren-da qeverisjeve të njëpasnjëshme, duke mbërritur edhe në qëndrimet e politikës së ditëve të sotme. Brenda qeverisë së atëhershme të Vlorës, ishin të atashuar kasnecë që pretendonin se punonin për bashkim kombëtar, kur në fakt merreshin me detyrat që u kishin ngarkuar armiqtë e Shqipërisë etnike.

Një nga feudalët tipikë të kësaj fatkeqësie kombëtare, ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij Esat Pashë Toptani. Për veprimtarinë e tij anti-kombëtare është shprehur edhe hulumtuesja dhe vlerësuesja e drejtë e çështjes sonë kom-bëtare, znj. Edith Durham, e cila e ka quajtur atë; "Sëpata e zezë e Abdyl Hamitit". Si një feudal an-ti-shqiptar i dhënë pas orgjive dhe i karakterizuar nga shthurjet morale, ai përshkohej nga mungesa e patriotizmit dhe ndjenjave kombëtare. Këto nd-jenja anti-kombëtare i ka demostruar gjatë gjithë karrierës së tij në shërbim të qeverive të huaja, nga të cilat edhe shpërblehej. Që në vitin 1908, ai subvencionohej nga qeveria italiane me 60 mijë lira në vit, ndërsa nga ajo serbe, ai paguhej me 50 mijë dinarë në muaj, deri në fund të jetës së tij. Këtë anti-shqiptarizëm ai e ka deklaruar në një nga intervistat e tij, dhënë shtypit të kohës në maj të viti 1913, kur u pyet nga një gazetar i huaj se ç’mendim kishte për qeverinë e Vlorës, ai me shpërfillje i dha këtë përgjigje: "Unë jam turk, ç’lidhje kam unë me qeverinë e Ismail Qemalit? Si mundem unë, një gjeneral turk të kem mar-rëdhënie me të"?

Personazhe të këtij kallëpi me tipologji të ndryshme anti-shqiptare, janë ndeshur edhe

respektivisht sipas ndarjes së shqiptarëve me njëri tjetrin! Në grindje dhe përplasje të ashpër deri me armë me njëri tjetrin! Në një gati luftë civile të pa shpallur zyrtarisht, pro zbatuar fizik-isht! Politikisht dhe filozofikisht me ashpërsi me njëri tjetrin si një "domosdoshmëri historike" e një vendi që prodhon në çdo situatë dhe kohë, gati më shumë tradhtarë se sa atdhetarë! Dik-tatura pastaj nxori "tradhtarë" si nga krahu tjetër i parimit të luftës së klasave dhe në gjirin e vet, brenda ideologjisë, duke burgosur intern-uar dhe vrarë vetëm - tradhtarë! Pra shqiptarët edhe ideologjikisht dhe politikisht shpalleshin dhe rishpalleshin tradhtarë! Sot vazhdojmë të ndahemi me "tradhtarë dhe patriotë" politikisht dhe kombëtarisht! Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë! Idea kundër apo idea jote, është - tradhtare! Idea ime dhe e miqve të mi pro meje, është - atdhetare! Kaq di shqiptari! Pothuaj jo më tepër se sa kaq! Në fakt " e duan atdheun të gjithë"?! Kaq shumë "e duan", sa ikin përditë si nga Shqipëria dhe Kosova, dhe shpallin përditë tradhtarë! Sigurisht që e them me ironi dhe sarkazëm, por një shoqëri që nuk ka mbaruar së prodhuari filozofikisht tradhtarë: është e des-tinuar të humbasë jo vetëm trenin e Europës, por dhe demokracinë në zbatim! KM-ja i Shqipërisë për rastin e Presidentit të Kosovës, thotë se ai që i thotë tradhtar është një gomar! Në të vërtetë ka të drejtë, por ka një problem të madh me referencën te kafsha e jashtëzakonshme e cila është padrejtësisht etalon mase e injorancës dhe kokëfortësisë njëkohësisht! Në stilin e tyre të "organizimit" gomarët nuk kanë tradhtarë

dhe as atdhetarë në fakt! Kanë një gjë, se nuk kanë shansin të shkojnë në shkollë si njeriu për të kuptuar dhe "pse i duhet një vendi sasia impresionante e tradhtarëve"?! Gomari në fund të fundit, ka kualitetin e vet jetësor dhe ai është i persekutuari i madh i shoqërive akoma folklorike si kjo jona! Në Europën ku ne pretendojmë të shkojmë "gomarin e kanë të mbrojtur me ligje" dhe askush nuk guxon ta ngarkojë apo ta përdori për punë dhe ka dhe vende, që po shave në tel-evizion "gomar" të bëjnë një kritikë dhe diku-diku të vendosin edhe gjobë! Për efektin e rënies në qafë - gomarit! Mirëpo në raport me shqiptarin akoma si referencë kjo shoqëri ka gomarin! Nuk mund të shkojmë menjëherë filozofikuisht dhe moralisht në Gjermani, por unë e përmenda si fakt europian! E sigurisht që duke qenë shumë europian edhe unë, së pari me vjen keq për go-marin dhe turp për shqiptarin që akoma nuk ka respekt si Europa për gomarin! E kam fjalën në trajtimin e tij fizik dhe etiko-moral mbi figurën e ngritur gabimisht për të! Po gabimisht, sepse veset e njeriut i bëjnë si " të importuara nga gomari" me të cilën raca njerëzore, në fakt nuk ka lidhje! Sjellja e gomarit është një raport i asaj race dhe specie dhe nuk mund të jetë kurrsesi një diçka që në përdorim tonin si ngarkesë dhe punë, pikërisht gomari na e demostron! Jemi ne në faj dhe akuzojmë gomarin! Besoj se po kuptohemi! Por në fakt unë e kam në shpikjen dhe jetën tonë të mbushur me - tradhtarë! E dini pse!? Sepse me tradhtarë pastaj ne akoma nënkuptojmë një njeri që duhet në mos vrarë, burgosur dhe linçuar! Pikërisht gjëra që nuk ndodhin në familjen e

madhe të gomarëve apo specien e tij të nderuar në botë! Gomarët as nuk burgosin, as nuk vrasin, ato vetëm pëllasin dhe nganjëherë nuk duan të ngarkohen edhe kur ne ju biem me kamzhik! Dakord - të tilla gjëra nuk i bëjnë gomarët, pra që të marrin vendim për pushkatim, se një gjykatë, apo një ligj, apo dhe një shoqëri merr vendim se "ky apo ai është tradhtar"?! Kurse shqiptari ka bërë shumë kundra shqiptarit! Shumë më tepër se sa kombe të tjerë edhe të mëdhenj! Duke qenë fare të vegjël, kemi prodhuar tradhtarë dhe të burgosur e vrarë, për këtë cilësi më shumë se sa Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, të marra sëbashku! Po po, për frymë të popullsisë! Duket për të qeshur, por nuk është kështu! Aspak për të qeshur, por vetëm një tragjizëm që tenton të ndodhë edhe në ditët e sotme!

Sidomos në kohët e sotme është një turp i madh ky "tradhëtarizim" filozofikisht mesjetar dhe folklorizëm i turpshëm shqiptar! Si Shqipërisë dhe Kosovës, nuk i duhet më "prodhimi i tradhtarëve" mediatikisht dhe politikisht! Nuk vlen më! Mjaft, se e kemi tepruar shumë deri tani! Nuk bashkohet Shqipëria me Kosovën, duke prodhuar tradhtarë! Një shtet i madh, por dhe një bashkim politik i mundshëm nesër qoftë dhe në gjirin e BE-së, bëhet jo me marrëzi historike plot me tradhtarë! Një komb që prodhon edhe në shekullin e 21 tradhtarë, tregon se nuk ka dalë nga shekulli i 19-të! Për më tepër, politika duhet të shpërlahet nga "tradhtitë" dhe marrëzitë me tradhti! Tradhtar është (mund) vetëm ai, që e kap kushtetuta nëqoftëse ka një nen të tillë! Të tjerat janë pastaj histori me tradhtarë, gomarë dhe shqiptarë!

Page 17: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 17

“Astiri” prej ditësh është shndërruar në “Mekën” opozitare. Këtu bëjnë ecejake pelegrinët opozitarë. Prej andej lind e perëndon dielli i opozitës. Atje zgjohen mëngjeseve. Prej andej pritet shpresa e madhe. Në “Astir” shpresohet të nisë revolucioni. Atje po lind “Republika e Re” si-metrike me atë të 2017-ës te “Çadra e lirisë”. Prej andej bëhen llog-aritë për të nesërmen. Atje kërkojnë të evi-dentohen udhëheqësit e së ardhmes. Ndaj në radhët e protestuesve më shumë janë figurat qendrore të opozitës se vetë familjarët, të cilët humbasin në grumbullin e të ardhurve nga ska-je të vendit, protestues profesionistë që nga Dibra e Shkodra, nga Korça e Durrësi, pa folur për Mamurrasin, Vorën e Kamzën, pasi ata janë ushtarë të përhershëm që u japin zjarr dhe jetë revoltave. Në logjik-ën opozitare, “Astiri” vlerësohet si fillimi i madh. Si revolucioni i ri...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Opozita me seli të re, “Astir-Unaza e Madhe”

Nga Bardhy BEJKO

Opozita shqiptare PD-LSI, prej 24 ditësh i ka braktisur selitë e veta zyrtare. Selia e

re e kryetarëve Basha-Monika është transferuar në Astir, atje ku banorët që kanë ndërtuar brenda “Unazës së Madhe” dalin përditë në protesta dhe kërkojnë dëmshpërblim të banesave me vlerën e tregut. Si në tërë këto vite, “menuja” opozitare është pikërisht kjo revoltë. Tre vakte është e njejta gjellë me “Astir”! Me një ndryshim esencial. Ata janë atje, jo për hallin e qytetarëve, kjo është vetëm dhimbja e tyre, po të kauzës së pushtetit të opozitës. Si kurdoherë, ku ka një protestë, opozita e kaparos atë, duke i dhënë një drejtim ndryshe në interes në kahjen e kundërt të qëllimit të qytetarëve. Nëse familjet në “Astir” janë në të drejtën e tyre se kështu e gjykojnë dhe kërkojnë zgjidhje e sqarime shteruese, deputetët e opozitës duan doemos ta shtrydhin deri në pikën e fundit zemërimin e kësaj proteste. E duan atë si tharm për një protestë mbarëkombëtare. Ky është interesi i tyre. Për Bashën e Monikën, kjo ishte bingo e vitit. Familjarët janë vetëm ca numra. Banesat e tyre thjeshtë ca njolla në hartë. Për ta është kauza qyl, rënë nga qielli e rrëmbyer përd-hunshëm pa pyetur për hallin e banorëve. Është në interes të qëllimeve të veta për t iu kundërvënë me të gjithë fuqinë qeverisë. Vetëm duke shfrytëzuar energjitë dhe pezmin e hallexhinjve. Opozita, prej muajsh lutej pa pushim për t i zbritur nga zoti, një “As” i tillë, i cili erdhi si një peshqesh për opozi-tarët që nuk lënë minutë pa nxitur, pa aktivizuar nevojtarët, gjoja në emër të tyre që iu kërcënohet shembja e shtëpive. Deri sot shumë pak kanë dëgjuar banorët në hall, sqarimet e zyrtarëve dhe përfitimet që marrin nga kjo ndërhyrje për një projekt që qëndron në sirtar prej vitesh.

Të manipuluar tërësisht dhe të bombardu-ar nga sloganet e liderëve të opozitës që bëjnë të dhimbsurin e madh, protestat dy herë kanë kapërcyer vijat e kuqe, që aq shpesh i citon Krye-tari i Madh, Lulzim Basha. Ai, i entuziazmuar nga e “mira e madhe” që i mbërriti në derë, arriti deri në shpallje lufte, në beteja si ato që pamë para Kuvendit të Shqipërisë, ku vetëm armët munguan, po edhe ato u zëvendësuan nga lëndët plasëse, dinamit e kapsolla vdekjeprurëse. Të gjitha këto mjete luftarake u përdorën kundër Policisë së Shtetit, u sulmuan egërsisht policët që bënin veç detyrën. Në sheshin para Kuvendit, ku u luajt skena më e frikshme me dirigjent dhe regjisor krerët e opozitës nuk ishte një përplasje trup më trup, po një betejë e egër që kishte si bërthamë grupin e deputetëve të opozitës. Ishte dita që braktisën bojkotin dhe u rreshtuan me banorët në një përleshje sikur përballë të ishin jo bijtë e nënave shqiptare, po pushtues të shteteve që e duan Shqipërinë në greminë. U plagosën 15 policë. U dëmtuan edhe tre protestues. Bilanc lufte. U gjymtua një police e re, vetëm 24 vjeç. Humbi gishtat, Ina Muka. Iu pre deri gishti i pushkës. Iu dëmtua dora që e ka për ta përdorur vetëm kundër kriminelëve në ruajtje të jetës. Po kaq ishte e pamjaftueshme për Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin, për Sali Berishën e Tit Vasilin, këtë politikan që ka për ushqim vetëm urrejtjen dhe armë fyerjen dhe sharjet ekstreme. Vasili, për të bërë paralelizma iu drejtua arkivave kur ishte vetë në pushtet dhe shfaqi kasetën e janarit të largët po “harroi” sekuencat e fillimit të revoltës, bllokun se në atë bulevardin e videos së tij u vranë katër protestues. Dhe pamjet që u shfaqën para Kuvendit, ku beteja kishte qëllim të pushtonte sallën e Kuvendit dhe legjislativi të mbetej në duart e militantëve dhe opozitës. Pra, ku u kërkua rënia e shtetit me dhunë, objektiv që përmendet përditë nga liderët opozitarë. Meg-jithatë, ndërhyrja e policisë ishte shproporcionale

dhe të gjithë verifikuam se turma e drejtuar nga deputetët e PD-LSI, bëri luftë me djemtë e vajzat që janë sa të qeverisë, aq edhe të opozitës. U gjakosën policët që ishin atje, vetëm në roje të qetësisë dhe sigurisë. Dhe këtu është rasti të ku-jtojmë sa u nxeh ish kryeministri Berisha, kur i shkelën gardhin e Kryeministrisë dhe si justifikoi katër vrasje, vetëm në emër të ruajtjes së rendit kushtetues. Po para Kuvendit, a nuk u shkelën e u kapërcyen tërë gardhet? A nuk u synua të pushto-hej Parlamenti? Nuk është edhe Parlamenti i mbrojtur nga Kushtetuta? Po për këtë duhet dëgjuar Berisha. -Na tha se në radhët e policisë ishin ca “ndrikulla”, siç e pagëzoi ai vajzën e re, pjesë e strukturave elitare të policisë shqiptare. Në arsyetimet e etiketimet e opozitës, u shpreh fare qartë se kur në qeveri është e majta, policia është armike. Kur është e djathta, populli është armiku më i madh dhe policia garante e rendit.

“Astiri” prej ditësh është shndërruar në “Me-kën” opozitare. Këtu bëjnë ecejake pelegrinët opozitarë. Prej andej lind e perëndon dielli i opozitës. Atje zgjohen mëngjeseve. Prej andej pritet shpresa e madhe. Në “Astir” shpresohet të nisë revolucioni. Atje po lind “Republika e Re” simetrike me atë të 2017-ës te “Çadra e lirisë”. Prej andej bëhen llogaritë për të nesërmen. Atje kërkojnë të evidentohen udhëheqësit e së ardhmes. Ndaj në radhët e protestuesve më shumë janë figurat qendrore të opozitës se vetë familjarët, të cilët humbasin në grumbullin e të ardhurve nga skaje të vendit, protestues pro-fesionistë që nga Dibra e Shkodra, nga Korça e Durrësi, pa folur për Mamurrasin, Vorën e Kamzën, pasi ata janë ushtarë të përhershëm që u japin zjarr dhe jetë revoltave. Në logjikën opozitare, “Astiri” vlerësohet si fillimi i madh. Si revolucioni i ri. Një 1990 e re. Si ditën kur lindi pluralizmi. Dhe vini re disa figura minore që sapo janë futur në politikë, kërkojnë të ndërtojnë karrierën e tyre mbi dhimbjen e qytetarëve. Si luajnë protagonistin për të shënuar emrin në memorien e partisë, për vitet që vijnë. Shumë shpresa janë varur në “Astir”. Atje është zemra e opozitës. Është shtëpia e saj. Atje janë drejtuar shpirti dhe sytë e opozitës. Atje kanë mbërritur oratorët. Aktorët. Muskëtierët. Hipokritët. U janë bashkuar gladiatorët. Kanë shpërthyer në go-jëtari oratorët. Mbahen fjalimet e ditës. Prej andej jepen ultimatumet për luftë dhe vendosen vijat e kuqe. Merren vendime. Kërkohet të përfitohet maksimumi i aksioneve të politikës. Të marrë fizionomi portreti opozitar. Të mprehet guximi dhe të lartësohet trimëria. Të burrërohen disa zëçjerrë. Të bëhet trimi dhe trimëresha.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë lënë mënjanë “shtëpitë” e tyre zyrtare, selitë qen-drore të luksit dhe kanë ngritur “çadrat” atje në atë rryp të ngushtë toke, i cili është shndërruar në tokën e premtuar. Zhurma që bëjnë e shpresat që ushqejnë lakmitë, iu duket se atje fillon dhe mbar-on Shqipëria. Gjykojnë se prej atje hapen portat e parajsës. Pushteti dhe pasuria. Atje është instaluar për ta, Porti i Durrësit, Dogana e Kakavijës, Kap-shtica, Morina, Hani i Hotit, Aeroporti i Rinasit. Është atdheu imagjinar në miniaturë. Vetëm 0.16 km2. Vendi ku ndihet Basha kryeministër fuqiplotë dhe drejton qeverinë e re. Ku Basha ndihet zot. Dhe të tjerët ministra kompetentë. Atje është “atdheu” opozitar. Dhe ato 250 familje janë tërë shqiptarët që vendosin fatin e të ardhmes. Në sytë e tyre shfaqet policia e “atdheut të vogël”, “mikro-shtetit”. Pa pasur asnjë qëllim të ndajmë se cili prej familjarëve ka të drejtë, bile duke u solidarizuar me ta në shumë prej kërkesave të tyre, ajo që të dhemb është përpjekja e opozitës si kurrë më parë për ta grabitur kauzën e banorëve në “Astir”. Për ta kthyer atë në rrjedhën e interesave të tyre, që synojnë vetëm pushtetin. Banorë të Astirit! Një gjë duhet të kuptoni. As Basha, as Monika nuk do jenë miqtë tuaj. Miku juaj është e drejta dhe ligji. Është drejtësia dhe ndershmëria. Ata, sa të nxjerrin gështenjat me duart tuaja, dhe do t’iu

kthejnë kurrizin. Do t’iu braktisin në vetminë tuaj. Se ata duan vetëm votën dhe pushtetin. Kërkojnë t iu përdorin si kobure kundër kundërshtarëve. Dhe e drejta juaj është vetëm në mendjen dhe në zemrën tuaj. Është brenda jush. Ndaj mos u bëni pre e thirrjeve luftënxitëse të disa të marrëve. A nuk ndjetë pak dhimbje edhe ju për Inën, që iu prenë gishtat dhe mund t’i ikte edhe jeta atje para Kuvendit? A nuk kuptoni gjuhën e opozitarëve, që nuk kanë asnjë hall tuajin po qajnë vetëm pushte-tin e tyre dhe bëjnë llogaritë ndryshe? Opozitarët që vijnë mes jush, gjykojnë e mendojnë se atje në atë rrypin e ngushtë të trupit të atdheut tonë, nis kthesa që u çel rrugën drejt pushtetit. A nuk i dëgjoni deputetët rishtarë kur thonë: “Është koha jonë”, “Iku koha e Ramës”! Atje janë varur tërë shpresat, energjitë. Janë derdhur në atë segment rrugor tërë fuqitë opozitare. Shtëpitë tuaja, atyre që lexojnë deklarata u duken ca njolla boje. Një simbolikë për motivim të revoltave. Vetëm kaq. U bëjnë thirrje për beteja sikur të jemi në fronte lufte. Ca të tjerë nëpër faqet e shtypit bëjnë si-kur u digjet xhani për ju. Shikoni përtej fjalëve të tyre. Matanë fasadës të Uriahipëve. Hidhni sytë në rastet e ngjashme kur "ushtarët" e tyre qëllonin me shkopinj gome. Kujtoni si i trajtuan bashkëvuajtësit tuaj kur prisheshin ndërtimet në "Bulevardin e Ri", fare pranë jush. Kur shembeshin shtëpi të tiranasve, atyre që kishin ndërtuar në tokat e tyre në shekuj. Mes protestuesve të “Astirit”, jo të gjithë janë të barabartë në hallin e tyre. Edhe atje ka familje që nuk kanë asgjë me ata që nuk shpronësohen. Atëherë, a mund të konsiderohet solidaritet, kur bërtasin më shumë se të tjerët? A mund të quhet solidaritet, kur deputetët që nuk kanë pikën e mëshirës për asgjë, bëjnë sikur iu është varur koka në gjoks nga pesha e dhimbjes dhe jetojnë shqetësimin e thellë se diku atje tek “Astiri” do shemben disa shtëpi?! A nuk e lexoni hipokrizinë pas timbrit të dridhur të zërit që u bën thirrje për luftë?! Nëse ata vërtetë do përjetonin shqetësimin tuaj, përse nuk i drejtohen sallës së Kuvendit dhe të propozojnë një ligj specifik për ju? Përse nuk i drejtohen drejtësisë ku të zgjidhet çështja gjyqësisht? Komandantët e Astirit, ata që i kanë spostuar shtabet partiake atje dhe bëjnë sikur kanë pushtuar kështjellat dhe vetja u duket kështjellarë, asnjëherë nuk e kanë mendjen tek ju. Aq u bën për gjithçka që ndodh. Për qëllimet e tyre po. Kjo i ka spostuar nga zyrat e ngrohta e karriget rrotulluese dhe i ka sjell atje ku u bëhen këpucët me baltë. Dhe për këtë qëndrojnë mes të revoltuarve, duke i nxitur për veprime antiligjore siç vepruan, ku u gjakosën forcat e rendit dhe Ina u bë hit në ekranet e televizioneve dhe portaleve. “Trimat” e mbrojtur nga opozita jonë deri në sal-lat e gjyqit mburren e ngazëllehen. Dhe këtyre udhëheqësve të mëdhenj iu duket sikur janë para “Kullës Ejfel” dhe kanë para syve “xhupat e verd-hë”. Iu duket “Astiri” më i madh se Parisi! Duke rrëmbyer “Astirin” e qytetarëve, Lulzim Basha e Kryemadhi bëjnë tërë përpjekjet ta shndërrojnë këtë protestë lokale në kombëtare. Po a vërtetë mendojnë se një popull i tërë është në krah të tyre dhe metodave që përdorin me sulmet kundër poli-cisë dhe me qëllimin për ti vënë flakën Shqipërisë? Në këtë selinë re, tek “Unaza e Madhe”, gjatë tërë këtyre ditëve dëgjohet e njejta këngë. Janë ahengxhinjtë e opozitës tonë që gjykojnë se u ka ardhur fati ndër duar. Iu duket se kanë shansin të ngrenë shqiptarët kundër shqiptarëve, të përballin frontet pozitare e opozitare. Të vënë në zbatim përmbysjen me revoltë e jo zgjedhjet me votë. Iu duket se vota është revolta. Astirasit, pavarësisht si kanë ndërtuar, jetojnë e punojnë atje. Kanë ndërtuar shtëpi me mund e djersë. Kanë ndërtuar në kohën e socialistëve apo demokratëve kjo ka pak vlerë. Shteti ka për detyrë ti zgjidh. Po kjo nuk bëhet me luftë. Me gjakosje. Me përplasje. Astirin nuk e zgjidh opozita. Ajo vetëm e ngatërron e përfiton prej tij. Zgjidhjet do vijnë nga ligji dhe e drejta. Është koha për vendime të shpejta nga shteti ynë për astirasit!

Page 18: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT18 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Delegacioni” u shfaq premierë në Kosovë në Cineplexx. Filmi me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit, në Warsaw Film Festival u dha premierë botërore ku edhe u shpërblye me çmimin e madh Grand Prix. Një festival i kategorisë A, por që filmi pati vlerësimet nga juria e publiku. Ky film është bashkëprodhim mes Shqipërisë (Art Film), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Gre-qisë (Graal Films). Në film me regji nga Bujar Alimani luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mba-jë pushtetin. Një delegacion evro-pian vjen në Ti-ranë për të mon-itoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një par-akusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakon-isht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progres-in e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. Më herët regjisori Alimani është shprehur se ky projekt përfundoi me sukses. “Ishte një gjë e jashtëzakonshme, nuk dija asgjë për çmimin, thjesht më telefonuan edhe më thanë se duhet që të shkoja direkt në Varshavë. Me një gëzim shumë të madh dhe me një ankth shumë të madh, se çfarë do të ishte ky çmim. Ishte e paimagjinueshme që të shkoja deri tek çmimi i madh, por anëtarët e jurisë ishin unanimisht për këtë film. Gjithë mënyra e trajtimit të kësaj teme i ka bindur ata”, tregon Alimani. Në Tiranë filmi ishte premierë në festivalin “Tirana International Film Festival”. Filmi “Delegacioni” në TIFF u shpall fitues me gjithsej katër çmime. Çmimin si skenari më i mirë, çmimin e publikut, çmimin e medias dhe çmimin special të jurisë për kastën e mrekullueshme të aktorëve. Në nëntor filmi ishte premierë edhe në Greqi në Festivalin e Filmit në Selanik, dhe po ashtu edhe në Cottbus në Gjermani.

Dekani Ardian Isufi: Në ekspozitë janë punime të reja, por dhe të realizuara në vite

ian Isufi, “Proçes” është një event i shpërndarë në tre galeri për ti dhënë më shumë hapësirë. “Në këtë ekspozitë janë punime të reja, që janë realizuar nga profesorët e arteve por dhe të punuara në vite. Do të ketë projeksion filmi doku-mentar, si dhe aktivitete të tjera nëpër të tre galeritë përkatëse, ku është ekspozita”, shprehet dekani Ardian Isufi.

Artistët pjesëmarrësArtistët me krijimtarinë e

tyre në “Proçes” janë Albes Fusha, Arben Bajo, Ardian Isufi, Ardi-an Pepa, Edison Çeraj, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Ermal Baboçi, Fatmir Miziri, Florian Haxhihyseni, Gazmend Leka, Har-ri Aleksi, Kreshnik Xhiku, Merita

Filmi “Delegacioni” shfaqet premierë

në Kosovë

Fakulteti i Arteve të Bukura promovon Bienalen e Universitetit të Arteve me ekspozitën “Proçes”

Julia VRAPI

Artistët dhe pedagogët e arteve janë bërë bashkë në ekspozitën "Proçes”, që është e shpërndarë

në tre galeri arti, FAB, “Zenit” dhe “Kalo”. Kuruar nga Ilir Kaso, ek-spozita ndërthur procesin krijues me atë pedagogjik dhe shkencor, duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë. Nga 26 nëntor deri më 16 dhjetor jeta artistike do të jetë prezente në tre hapësira galerish për të diskutuar mbi artin pamor me vizitorët dhe njerëzit që e duan artin. “Proçes” e vlerësuar si ng-jarje kulturore prezantohet para publikut me pikturën, skulpturën, instilacionin, fotografi dhe vide-oart. Sipas organizatorëve janë punime të reja nga artistët peda-gogët e arteve, por dhe krijime që janë realizuar në vite. Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura prof. asc. Ardian Isufi tregon se përmes këtij aktiviteti kulturor krijohet një format Bienaleje e Universitet-it të Arteve në Tiranë. “Ekspozita vjen sipas formatit, art, krijimtari artistike, por do të jetë dhe kërki-mi shkencor, alumni dhe work-shope. Janë pothuajse të gjitha mediumet që prezanton sot arti bashkëkohor. Me këtë ekspozitë po krijohet një format Bienaleje e Universitetit të Arteve. Ne kemi të ftuar edhe artistë nga Italia, pedagogë apo dhe studentë. Pra “Proçes” është shumë e gjerë dhe e hapur, duke marrë një karakter komplet të ri, duke i dhënë din-jitetin e duhur ekspozitës së ped-agogëve dhe Fakultetit të Arteve të Bukura nëpërmjet Universitetit të Arteve”, pohon dekani Isufi. Emra të njohur të artit pamor bashkëko-hor janë bërë bashkë në ngjarjen kulturore “Proçes” dhe krahas prezantimit të veprave të artit me filozofi të fortë social politike, ata nisin edhe procesin e diskutimit të artit pamor. Sipas dekanit Ard-

Iso-Polifonia 13 vite në UNESCO, aktivitet në Vlorë

“Ditët e Mjedës”, studiuesit nderojnë poetin në Kukël

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë, organizoi një aktivitet më nx-ënës shkollash, në nderim të ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare u shpall nga UNESCO “Kryeve-për e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit”. I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvil-luar në teatrin “Petro Marko” shënoi jo vetëm në pjesëmar-rje, por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë

duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike. Krahas mësimit dhe edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndrys-hme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilltë folklorik. Aktiviteti u realizua në bash-këpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë, i cili shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të trashëgimisë tonë shpirtërore.

Poeti i madh shqiptar Dom Ndre Mjeda edhe këtë vit u nderua nga studiues e kritikë letrarë nga të gjitha trevat shqiptare. Në fshatin Kukël të Bushatit, gjithçka nisi me nderim e kësaj figure që i dha shumë kombit shqiptar. Në edicionin e 14-të të Ditëve të Mjedës, që përkon me 152 vjetorin e ditës së lindjes së poetit, qendra muzeore që mban emrin e tij dhe fakulteti Shkencave Shoqërore të Uni-versitetit “Luigj Gurakuqi”, zh-villuan konferencën shkencore me temë “Letërsia për fëmijë e Ndre Mjedës”, ku referuan ped-

agogë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Kjo ditë solli dhe promovimin e librit “'Ndre Mjeda dhe je-zuitët e tjerë të provincës së Venecies në Krakov” me hyrje nga Leonard Zisi dhe par-athënie të studiuesit Dom Nik Ukgjini. "Është një material i plotë që ezauron plotësisht kohën e qëndrimit të Ndre Mjedës në Krakov”, u shpreh një studiues. Të pranishmit më pas vizituan nga afër mjediset e kishës dhe muzeut ku ka jetuar dhe punuar për 30 vite Dom Ndre Mjeda.

“Tradita -kthim në identitet”, aktivitet për festat e nëntorit

Muzeu Historik Kombëtar dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” zhvilluan një ak-tivitet me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 Nëntorit, dhe në kuadër të Vitit Mbarëkom-bëtar të Gjergj Kastrioti Skën-derbeut. Aktiviteti me temë “Tradita -kthim në identitet” manifestoi gjithë karakteris-tikat e trashëgimisë sonë kul-turore që na dallojnë në mesin e shumë popujve të tjerë. “Në këtë 106-vjetor të Pavarësisë të Shqipërisë, nxënësit zgjodhën të kthehen në identitet dhe t’i

rikujtojnë njëri-tjetrit që ka kaq shumë gjëra, për të cilat mund të mburren, e njëkohësisht t’ia përcjellin këtë pasuri brezave pasardhës”, bën me dije MHK. Në fillim aktiviteti u hap me një dokumentar të punuar nga vetë nxënësit, ku pasqyrohej jeta dhe vepra madhore e heroit tonë kombëtar. Me pas aktiv-iteti vazhdoi me pjesë artis-tike të improvizuara nga vetë nxënësit, ku u interpretuan valle dhe këngë të muzikës folklorike nga të gjitha trevat e vendit tonë, duke pasqyruar trashëgiminë tonë kulturore.

Selimi, Mikel Temo, Or-lis Vathi, Sadik Spahija, Shpëtim Kërçova, Viktor Ferraj, Vladimir Llakaj dhe Vladimir Myrtezai. Kuratori Ilir Kaso shpre-het se fotografi Gjon Mili me fotot e tij të 1949 ka qenë frymëzim për këtë edicion. “Këtë vit, kemi zgjedhur artistin e mirën-johur në fushën e fotograf-isë botërore Gjon Mili, i cili do të jetë personazhi

honorifik për këtë edicion. Ne u frymëzuam nga një seri fotograf-ish, që Mili ka realizuar në vitin 1949 dhe vendosëm të zgjedhim fjalën “proçes” për ndërtimin e këtij aktiviteti, duke menduar se procesi krijues është elementi thelbësor në veprimtarinë artis-tike dhe atë shkencore”, shpre-het kuratori Kaso. Pavarësisht hapësirës, që ofron galeria FAB, sipas kuratorit është ndërtuar një hartë me dinamikë më të gjerë veprimi, duke bashkëpunuar me galeritë “Kalo” dhe “Zenit”. “Duke u zgjeruar në hapësirë, ky aktivi-tet kërkon gjithashtu të zgjerohet edhe në kohë, ndaj kemi ndërtuar një program të mirëdetajuar”, po-hon kuratori Kaso.

Page 19: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Bukureshti sërish kuq e zi, 106 vjet më pas në të njëjtën lagje, ku u ngjiz ideja gjeniale e Shqipërisë së Pavarur. Një mbrëmje magjike, plot sharm, finesë dhe kulturë, e denjë për festën më të bukur të shqiptarëve, Ditën e Fla-murit, që vetëm artistja jonë, soprano e mirënjo-hur Arlinda Morava, Atashe Kulturor në Ambasa-dën e Shqipërisë në Rumani di të organizojë...

Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu ” u shfaq për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shfaqja e interpretuar nga aktori i njohur Xhevat Limani në rolin e Skënderbeut dhe sopranoja Era Hoxha në rolin e Donikës për publikun në Tiranë u prezantua pas një turi në disa vende dhe skena të ndryshme në botë. Shfaqja vjen në skenë në kuadër të 550 -vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe disa ditë më parë artistët u prezantuan edhe në sallën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Projekti teatror “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, shkruar dhe realizuar nga Xhevat Limani, trajton aspektin psikologjik të qasjes oratorike të kryeheroit kombëtar, përballë strategjisë luftarake të pushtuesit, perandorisë osmane. Në strukturat e d ra m ë s j a n ë protagonistë dhe antagonistë, her-onj dhe tradhtarë, mercenarë dhe atdhetarë. Autori me një fragmen-taritet kronologjik paraqet ngjarjet me vendimtare të jetës dhe veprës së heroit të shekullit të XV-të që lufton-te për krijimin e shtetit të Arbërit. Lufta e Skënder-beut mori karakter evropian, pasi heroi ynë me ushtrinë dhe popullin e tij të rraskapitur për 25 vite rresht iu kundërvu ushtrisë së perandorisë e cila ishte me dhjetëra herë më e madhe në numër dhe natyrisht me armatime më të rënda dhe të sofistikuara. Mirëpo strategjia e Skënderbeut, sulmet e shpejta me tërheqje, krijonin huti e tollovi mes hordhive barbare dhe shpesh herë dilte fitues i betejave. Muzikën e ka kompozuar Aleksandër Peçi, kostumet Enkel Dika dhe skenografia nga Kristaq Kapedani. Aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë Xhevat Limani mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin Shqiptar në Shkup. Ka luajtur 100 premiera teatrore dhe ka prezantuar artin shqiptar nëpër botë. Është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime. Si regjisor ka realizuar mbi 30 vepra teatrore. Është shpërblyer me dhjetëra herë si aktor dhe si regjisor. Ka luajtur në 12 filma artistik shqiptar Realizoi 16 filma dokumentarë. Pas një shqetësimi dhjetëvjeçar, në kuadër të teatrit shqiptar në Amerikë realizoi kryepoemën kombëtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si autor i tekstit, regjisor, aktor, në bashkëpunim me regjisorin Michael Tylo, aktor Hollyvudi.

Koncerti në Bukuresht organizim nga soprano shqiptare, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë në Rumani

nuk ka munguar as në ato shqiptare duke marrë shumë vlerësime, këtë herë vëmendja e saj ishte në një tjetër veprimtari që u zhvillua me sukses. Talenti dhe popullariteti i sopranos së mirënjohur shqiptare Arlinda Morava në botën e artit në Rumani i sjell një shërbim të çmuar Shqipërisë. Krenaria e saj për përkatësinë kom-bëtare manifestohet në çdo shfaqje ku ajo interpreton, ndërsa suksesi duket se ndjek sa herë që ngjitet në skenën operistike, dhe me dhjetëra role të kryeveprave botërore i kanë dhënë një vend të çmuar në art dhe kulturë. Edhe projekti i sopranos Morava për të promovuar kulturën shqiptare

përmes nismës “Shqipëria, tokë leg-jendë” pati jehonën e tij. Sopranoja lirike Arlinda Morava e njohur për aktivitetin shumë të ngjeshur artis-tik, si dhe suksesin e saj në skenën operistike shqiptaro-rumune, dhe në ato evropiane ka organizuar dhe aktivitete të tjera që kanë mbetur të paharruara për publikun. Në Muzeun Bashkiak të Bukureshtit disa kohë më parë spektakli artistik shqiptaro- ru-mun me muzikë, balet dhe poezi, ded-ikuar publikut rumun, si dhe qindra shqiptarëve që jetojnë dhe studiojnë prej vitesh në Rumani u konceptua dhe u organizua nga sopranoja e mirënjohur Arlinda Morava.

Poema “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në

Teatrin Eksperimental

Soprano Arlinda Morava, koncert për 28 Nëntorin në skenën e BukureshtitJulia VRAPI

Një mbrëmje të paharruar solli në skenën e Buku-reshtit, Rumani, aktiviteti kushtuar 106 -vjetorit të

Pavarësisë së Shqipërisë. Emocionet shoqëruan këtë mbrëmje, duke in-terpretuar artistë njohur. Bukureshti sërish kuq e zi, 106 vjet më pas në të njëjtën lagje, ku u ngjiz ideja gjeniale e Shqipërisë së Pavarur. Një mbrëmje magjike, plot sharm, finesë dhe kul-turë, e denjë për festën më të bukur të shqiptarëve, Ditën e Flamurit, që vetëm artistja jonë, soprano e mirënjohur Arlinda Morava, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë në Rumani di të organizojë. Në një mbrëmje të paharrueshme, në Pallatin Sutu, nën tingujt e veprave më të njohura të muzikës klasike operistike, por dhe si një dhuratë për publikun artdashës, rumun, në vigjilje të kësaj feste pan shqiptare, jo vetëm që përmbushi kënaqësitë ar-tistike të publikut , por ofroi dhe çaste të magjishme muzikore të kënduara mjeshtërisht nga sopranoja e mirën-johur Arlinda Morava, e cila me një teknikë të përsosur vokale, veprime të matura e frazim plot shije, arrin një shkallë bindëse në shtjellimin e saj vokal e artistik, duke transmetuar me finesë rolin shprehës së të kënduarit dhe aktrimit. Ky eveniment solli nën një repertor magjepsës kryeveprat e muzikës operistike të Verdit, Puçinit, Bizet apo dhe këngët e famshme lirike korçare. Nuk mund të mun-gonin zonjat e fisshme të “Bucha-resht Ladies Quintet” , të drejtuara me plot virtuozitet nga violinistja Andrea Stefanescu. E përditshmja “Bucharest Daily News” shkruante me kapital “106 Vjetori i Pavarësisë Festohet në Rumani”, dhe theksonte faktin e organizimit të këtij eventi nga sopranoja Morava, si dhe eviden-tonte si vlerë të shtuara të mbrëmjes pjesëmarrjen e Dorotheea Petre, aktores më të famshme rumune, e cila interpretoi me mjaft mjeshtëri poezi të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.

Aktivitetet dhe vlerësimet Kjo mbrëmje u në Bukuresht,

Rumani, në vijim të aktiviteteve dhe veprimtarive të tjera që janë organ-izuar nga soprano Arlinda Morava. Me një aktivitet artistik në skena, ku

“Shqipëria në Puglia”, me piktura, filma dhe foto

IMK konkurs për logon, Merxhani: Instituti po eliminohet

Piktura, fotografi, fil-ma dhe muzikë vijnë në ek-spozitën “Shqipëria në Puglia” për 106-vjetorin e Pavarësisë. Veprat që do të prezantohen përgjatë disa ditëve janë të artistëve shqiptarë, të cilët banojnë në Itali, por nuk do të mungojnë as vepra të artistëve italianë. Ekspozita “Shqipëria në Puglia” prezantohet në datë 28 nëntor për publikun e Barit dhe Puglias. Në këtë ekspozitë që organizohet për festat e pavarësisë, është në qendër arti dhe kultura shqiptare, që do të prezantohet nëpërmjet

veprave të ndryshme të artit. Përmes veprave të ndryshme artistike si dhe tregimeve, që në qendër kanë zakonet edhe traditat shqiptare nuk do të mundojnë as analiza dhe vëzh-gime mbi çështje ekonomike, politike edhe sociale. Disa nga aktivitetet që do të zhvillohen janë “Shqipëria quhet Itali”, nga Adrian Haskoj, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, “Mundësitë për ndërmar-rjet italiane në Shqipëri” nga Roberto Laera, “Marrëdhëniet mes historisë dhe kulturës shqiptare” nga Artur Beu, etj.

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” shpall konkursin e hapur për dizenjimin e logo-s së re të institucionit dhe fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë. “Emri i ri i institucionit do të jetë: Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK)”, thuhet në njoftim. Por arkitekti Kreshnik Merx-hani përmes një postimi në Facebook shkruan se IMK po eliminohet. “I themeluar me 1965 dhe i qëndrueshëm deri më sot, më në fund Instituti i Monumenteve të Kulturës me

ligjin e ri, eliminohet grad-ualisht duke nisur nga emri i cili dukshëm përmban fjalën "monument" diçka që dikujt i bëka kaq shumë reaksion sa s’po e duron dot! Ndryshimet që reklamohen të ndodhin të habitin kur përfundon kjo ftesë me fjal-inë: logo duhet të përfaqësojë misionin tonë. Misioni nuk ndryshon, por po ndryshojmë vetëm logon...! Çfarë para-doksi dhe çfarë jo serioziteti në pak fjali. Requiem për IMK-në”, shkruan arkitekti Kreshnik Merxhani.

“Takohemi për një libër”, në Muzeun Arkeologjik

Në kuadrin e fushatës kombëtare të leximit “Ta-kohemi për një libër” gjatë fundjavës udhëtoi në Muze-un Arkeologjik të Durrësit. Në një takimin ndërveprues u fol për shumë tema që lidhen me trashëgiminë, kreativitetin, fotografinë, historinë, identitetin dhe edukimin, nisur nga libri i fundit i studiuesit të apa-sionuar të fotografisë, Qerim Vrioni. “Një studim me mjaft interes, që u shpalos një uni-vers të tërë marrëdhëniesh shoqërore, politike, historike,

artistike dhe etnografike, nisur nga një foto e vjetër dhe një autor i jashtëzakonshëm, krejt i panjohur më parë për publi-kun shqiptar”, u pohua gjatë këtij takimi. Në muze ishin të pranishëm mjaft protagonistë të fushës së artit dhe kulturës, studentë, si dhe një grup nx-ënësish nga shkolla “Gjergj Kastrioti” e qytetit të Durrësit. Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po vijon prej disa ditësh, dhe sipas institucioneve kjo pasi të rinjtë duhet të informohen me anë të librit.

Page 20: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT20 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

KATEGORIA I

Dështimet e në kualifikueset e Europianit sollën ndryshime tek U-17 dhe U19, priten Beqiri e Dede

“Stuhi” tek kombëtaret e moshave, FSHF shkarkon Erion Bogdanin e

Mustedanagiç, shpëton vetëm BushiAdriatik BALLA

Ekipet kombëtare të moshave do të kenë në pjesën dërr-muese të tyre në edicionin e ardhshëm kualifikues tra-

jnerë të rinj. Kjo pasi dje Federata Shqiptare e Futbollit mori masa shkarkimi për pjesën më të madhe të teknikëve, ndërsa sot pritet të bëjë emërimet e reja. Këtë furtunë në krye të skuadrave kombëtare të moshave e kishte paralajmëruar vetë presidenti i FSHF-së Armand Duka, në një nga daljet e tij ditë më parë. I vetmi që ka shpëtuar është Alban Bushi i skuadrës përfaqësuese Shpresa, domethënë i U-21-shit. Të tjerët nga U-15 e deri tek U-19 janë ndryshuar. Kështu, është larguar trajneri Eqerem Memushaj i kombëtares së 15-vjeçarëve, është larguar (siç edhe kishte ndodhur prej ditësh në fakt) Xhemal Mustedan-agiç nga drejtimi i Kombëtares së 17-vjeçarëve, si dhe Erjon Bogdani, që deri dje mbante detyrën e trajnerit të Kombëtares së 19-vjeçarëve. Shkaku i përbashkët është dështimi me skuad-rat respektive. Në fakt, habia qëndron vetëm tek tekniku Alban Bushi, i cili zuri vendin e parafundit me skuad-rën Shpresa në kualifikueset e kësaj moshe për Europianin e ardhshëm dhe ku përveç Spanjës që ishte nivel shumë i lartë, na parakaluan Sllovakia, Irlanda dhe Islanda dhe ne lamë pas vetëm Estoninë. Pra ishte një dështim, por si duket kreu i federatës Duka i ka dhënë një tjetër “mandat” Bushit të bëjë skuadër cilësore e të pretendojë kualifikimin në “Elite Round”.

Situata dhe emrat e rinjSiç raportojnë mediat sportive

në tërësi, ajo që ndodhi dje në zyrat e ekipeve kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ishte një tërmet, një furtunë tek kombëtaret e moshave. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se paraditen e të martës do të organizojë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë trajnerët e rinj të ekipeve të moshave. Edhe pse mungon ende zyrtarizimi nga sa mësohet, i vetmi i shpëtuar është trajneri i kom-bëtares së 21-vjeçarëve Alban Bushi i cili do të vazhdojë punën në krye të Shqipërisë U-21. Është shkarkuar nga detyra ish sulmuesi i kombëtares Erjon Bogdani për shkak të rezultat-eve të dobëta që ka regjistruar me

kombëtaren e 19-vjeçareve. Vendin e Bogdanit pritet ta marrë trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçareve të fem-rave Nevil Dede. Ndryshime edhe në kombëtaren U-17 teksa pas largimit të Mustedanagiç, i cili do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvin Beqiri. Nuk mund të shpëtonte nga ky ristrukturim as trajneri i kombëtares U-15 Eqerem Memushaj. Vlonjati është shkarkuar, pozicionin e tij e ka marrë Armand Damo. Të gjithë trajnerët e rinj pritet të prezantohen ditën e nesërme.

E ardhmjaEdhe pse nga federata trumbeto-

het vazhdimisht se janë seleksionuar shumë të rinj të talentuar dhe për

Derbi Partizani-Tirana do të luhet të premten në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Në llogarinë e tij në facebook, klubi i kuq ka dhënë njoftimin për tifozët në lidhje me biletat. “Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stër-masi” do te jenë: Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 2000 Lek (të reja). Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek. Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2. Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribu-nat: A1,A2, H1,H2. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë e në vazhdim”, shkruan klubi.

PËRPLASJATë premten derbi

me Tiranën, Partizani nxjerr në shitje biletat

një kualitet shumë të lartë në radhët e skuadrave kombëtare të moshave, duket se ka fare pak cilësi në këto ek-ipe sidomos nga kampionati shqiptar. Ekipet kombëtare të moshave vijojnë të jenë të varura nga elementi që luan jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali, Greqi e Zvicër, por edhe nga trojet shqiptare në rajon, si në Kosovë dhe Maqedoni. Shumë pak lojtarë të kampionatit tonë arrijnë të çajnë me sukses në ekipet kombëtare të mos-have dhe kjo lidhet me punën e dobët fizike e tekniko-taktike në klubet tona e sidomos në ekipet zinxhirë të klubeve. Gjithsesi, me emërimin të martën të teknikëve të rinj për skuadrat kombëtare të moshave, do të nisë puna për përgatitjen e ekipeve për fazën e ardhshme kualifikuese, ku shpresohet të ketë progres.

Një tjetër element shqiptar dëshiron të kalojë në radhët e përfaqësueses së Kosovës, por nuk përjashtohet as Shqipëria. Megjithatë, aktualisht ai është pjesë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Serbisë. Bëhet fjalë për Arton Zekajn, i cili ende nuk e ka vendosur se me cilën Kombëtare do të luajë. Ai ka lindur në Beograd nga dy prindër kosovarë. Zekaj ka qenë kapiten i grupmoshave serbe. Mesfushori i talentuar është pjesë e kampionatit francez dhe aktivizohet me skuadrën e Lilës. Në një intervistë për mediat në Beograd, djaloshi i ka çuar një mesazh të fortë Serbisë, teksa i ka bërë thirrje se “nëse nuk e

thërrasin në Kombëtare si kundërpërgjigje ai do të vijojë karrierën me Kombëtaren e Kosovës”. Kështu shkruan të paktën gazeta serbe“Kurir” e Beogradit. “Është e vërtetë që kam qenë ka-piten te moshat e Serbisë dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të përzgjedhësve, por që nuk kishte thirrje. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë. Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ard-hur asnjë ftesë. Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata

që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëj”, u shpreh Zekaj. Më pas djaloshi 18-vjeçar la të hapur mundësinë që të luajë për Kosovën në vijim, gjithmonë nëse kombëtarja serbe nuk do ta ketë në vëmendjen e saj. “Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën”, tha ai për “Kurir”. Zekaj luan me Lilën në Francë dhe pretendon të ketë një karrierë të spikatur.

Shqiptari i vetëm i përfaqësueses serbe: Po mendoj të zgjedh Kosovën

Në ndeshjen e zhvilluar kundër Dinamos në kryeqytet, tri javë më parë, është dëmtuar sulmuesi me perspektivë i skuadrës së Korabit, Ylli Ibishi. Futbollisti menjëherë pas asaj sfide kreu vizitat në klinika të specializuara dhe nuk e shmangu dot operacionin. Pikërisht dje, sulmuesi Ibishi është detyruar që t’i nënsht-rohet ndërhyrjes kirurgjikale për të operuar meniskun dhe ligamentin. Me shumë gjasa ai do të jetë gati ndoshta pas 3-4 muajve, duke qenë se duhet një periudhë e gjatë rehabil-itimi. Klubi i Korabit por edhe tifozët dibranë i gjenden afër dhe i urojnë shërim të shpejtë sulmuesit Ibishi, i cili pikërisht në merkaton e verës u bë pjesë e skuadrës dibrane.

Lojtari i Korabit kalon me sukses operacionin,

por mungon 3 muaj

KIK-BOKSNdue Lleshi kampion bote në artet marcialeSportistët shqiptarë kanë

shkëlqyer vitet e fundit në ringjet botërore profesioniste, e sidomos në artet marciale. Së fundmi, një kik-boksier shqiptar i arteve mar-ciale MMA është shpallur kampion bote në këtë kategori. Ndue Lleshi nga Mirdita ka arritur ta marrë këtë titull në ndeshjen e zhvilluar në Birmingham, Angli. Kik-bokseri i ri nga Mirdita ka postuar në Facebook një status falënderues për të gjithë përkrahësit e tij. Ndue Lleshi ren-ditet si kik-boksieri i 96-të mes 681 boksierëve aktivë në Irlandë, dhe Mbretëri të Bashkuar. Ndue Lleshi shkruan: Faleminderit për përkrah-jen shqipeve ju jeni fitorja ime pa ju nuk valëvitet flamuri kuq e zi!”, shkruan Lleshi.

Vëmendja ndaj të rinjve është domosdoshmëri, dhe si duket këtë e kanë kuptuar edhe aktorët që merren me elementin e talentuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit ka filluar ditën e djeshme grumbullimet dhe seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, për të parë nga afër të gjithë kandidatët për Kombëtaret U-15, U-17 dhe U-19. Seleksionimet do të zhvillohen në 6 Rajone të Shqipërisë ku ndodhen Zyrat Rajonale të FSHF,

Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë, si edhe në Itali e Greqi. Drejtori Teknik Xhemal Mustedanagiç i shoqëruar nga tra-jneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Sulejman Mema, specialist i ekipeve kombëtare, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar të fem-rave U-19, po ashtu nga trajneri i ekipit Kombëtar të femrave U-17, Armand Dama si edhe specialisti i sektorit të ekipeve kombëtare Denis Lilo. Të gjithë ishin të pran-ishëm në qytetin e Fierit ku kanë

vëzhguar nga afër 120 futbollistë të datëlindjeve 2001-2005/2006. Ndeshjet u zhvilluan në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Me këtë seleksionim do të përzgjidhen lojtarët për ekipet kombëtare ra-jonale, proces që do të vazhdojë në 5 rajonet e tjera. Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF pasi të ketë përfunduar seleksionimet brenda Shqipërisë do të ndjekë nga afër edhe të rinjtë shqiptarë në Itali dhe Greqi, për të përzgjedhur elementët më cilësorë.

GRUMBULLIMI/ 120 futbollistë të rinj testohen për ekipet kombëtare në Fier

“Ekipet kombëtare të moshave vijojnë të jenë të varura nga elementi që luan jashtë Shqipërisë, kryesisht në Ita-li, Greqi e Zvicër, por edhe nga trojet shqiptare në rajon, si në Kosovë dhe Maqedoni...

Page 21: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

MESFUSHORI

Berisha, Strakosha, Gjimshiti, Veseli etj, marrin vlerësim të lartë, por shkodrani shfaq probleme

Kuqezinjtë të gjithë me notë të lartë, vetëm Elseid Hysaj është “ngelës”

Adriatik BALLA

Kombëtarja mbylli an-gazhimet e saj në Ligën e Kombeve, duke regjistruar një paraqitje të dobët, me

një fitore e 3 humbje dhe golavarazh 1-8, duke dëshmuar rënie në treguesit sportivë dhe një rënie edhe si skuadër në klasifikimin e FIFA-s. Megjithatë, fitorja në miqësoren e fundit me Uellsin, 1-0, duket se largoi për mo-mentin kritikat ndaj lojtarëve dhe stafit teknik e tani Kristian Panuçit i del për detyrë të përgatisë skuadrën për fazën kualifikuese të Europianit të vitit 2020, duke qenë pikërisht në dorë të tij të evitojë gabimet e mëparshme dhe të jetë pragmatist për të marrë maksimumin nga grupi. Ndërkohë, paraqitjet e lojtarëve shqiptarë në javën që lamë pas ishin vërtet shumë të mira. Shkëlqyen thuajse të gjithë, duke nisur nga Uzuni që po lë gjur-më me Lokomotivën e Zagrebit e deri tek Cikalleshi në Turqi që po rrit minutazhin në fushë, duke qenë një zgjidhje jo e keqe për Kombëtaren në të ardhmen. Padyshim, vëmendja shkon tek bërthama e skuadrës që luan në kampionatin italian dhe në tërësi kuqezinjtë luajtën mirë dhe u vlerësuan me notë të mirë. Përjash-tim bën vetëm Hysaj që mori nga “Gazzetta dello Sport” një notë 5.5, e dobët krahasuar me nivelin e tij dhe me notat që morën lojtarët e tjerë të Napolit në barazimin 0-0 me Kievon. Kuqezinjtë e tjerë morën nota më të mira. Kështu, nga Thomas Strakosha, te Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Elseid Hysaj e deri tek Etrit Berisha, por jo vetëm në Itali, pasi edhe në kampionate të tjerë europianë fut-

bollistët shqiptarë kanë lënë gjurmët e tyre. Lacio arriti të merrte vetëm 1 pikë përballë Milanit në ndeshjen e së dielës që i mban bardhekaltrit në zonën Champions. Gjithsesi, Strakos-ha dhuroi një tjetër paraqitje pozitive me skuadrën e tij. Gardiani arriti t’i mohonte golin lojtarit të kuqezinjve Calhanonglu i cili me reflekset e tij, devijon topin që më pas u përplas në shtyllë, teksa në pësimin e golit pesha e fajit nuk bie mbi 23-vjeçarin. Perfor-manca e Strakoshës është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane duke e cilësuar si një nga më të mirët për Lacion. Empoli-Atalanta derbi i shqiptarëve, Frederik Veseli përballë Berishës dhe Gjimshitit, me ekipin e Veselit që mori një fitore tepër të rëndësishme përballë bergamaskëve në shifrat 3-2. Performanca e Veselit është vlerësuar me notën 6, teksa vlerësohet maksimalisht kontributi

i tij në prapavijë. Ndërsa me notën 6 është vlerësuar edhe Etrit Berisha i cili pavarësisht se Empoli shënoi tre gola, faji është i gjithi i mbrojtjes, teksa në disa raste frenoi tentativat e La Gumina, Kaputo dhe Kruniç. Nota 6 edhe për Gjimshitin i cili shfaqet i pakalueshëm. Nga ndeshja në ndesh-je loja e mbrojtësit është në rritje duke u shfaqur si një garanci më shumë për Atalantën. Napoli i Elseid Hysaj mori një barazim zhgënjyes kundër Kievos duke u shkëputur 8 pikë ndaj Juven-tusit kryesues. Hysaj u zëvendësua në minutën e 74-t teksa në vendin e tij u fut në lojë Mario Rui. Gjithsesi, për aq sa luajti mbrojtësi shkodran është vlerësuar me notën 6. Sulmu-esi i kombëtarës shqiptare Giacomo Vrioni edhe pse nuk shënoi dot, dha asistin e golit të parë në sfidën që Ven-ezia fitoi në shifrat 2-1 ndaj Breshias në Serinë B. Në Kroaci sërish Myrto

Dje ishte planifikuar që të zhvil-lohej edhe seanca gjyqësore pranë dhomës penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të shqyrtuar edhe çështjen e portierit të skuadrës së Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtarë, Alban Hoxha. Alban Hoxha u arrestua në flagrancë, një ditë më parë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur dhe menjëherë është shoqëruar në komisariat ku edhe mbahet i izoluar deri në dhënien e masës. Në fakt, ai mbetet në burg sepse seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë për ditën e sotme në oren 10:00, kur Hoxha do të njihet me masën e sigurisë. Tashmë, Alban Hoxha rrezikon edhe pjesëmarrjen në derbin ndaj Tiranës që do të luhet ditën e premte në “Selman Stërmasi”.

PORTIERIAlban Hoxha mbetet në qeli edhe 24 orë, pritet të lirohet sot

Uzuni i cili gjen rrugën e rrjetës. Një gol mjaft i bukur nga ana 23-vjeçarit i treti me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Fraktuara në dorë e detyroi Ylber Ramadanin të mos i bashkohej kombëtares për sfidën ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve, por gjithsesi lajmi i mirë për lojtarin është që i është rikthyer fushës së blertë, teksa në sfidën që zhvilloi skuadra ku ai luan Vejle përballë Aalborg e mbyl-lur në shifrat 1-1, Ramadani qëndroi në fushë për 90 minuta, por në këtë sfidë barazimi erdhi falë një tjetër lojtari kuqezi, Arbnor Muçolli i cili është pjesë e përfaqësues shqiptare të 21-vjeçare. Perla e mesfushorit bëri që Vejlje të evitonte humbjen. E parë në tërësi, java që lamë pas ishte e mirë për kuqezinjtë dhe një pjesë po rriten vrullshëm sikurse është rasti i Uzunit në kampionatin kroat. Por edhe të rinjtë e tjerë po bëjnë punë të mirë.

Nëse ka një skuadër në Kategorinë Supe-riore që e ka merituar nofkën “macja e zezë” ajo është padyshim skuadra kurbinase, pra Laçi. Grupi nuk ka emra të mëdhenj, por është pikërisht forca e grupit që bën diferencën. Të gjithë e kanë kuptuar që nuk fitohet titulli pa mundur Laçin dhe të gjithë pretendentët për titull e kanë të qartë se në garën me rivalët direkte duhet futur patjetër skuadra kurbinase. Tri fitore në katër javët e fundit kanë rikthyer Laçin e fillim sezonit. Vendi i 4-t në klasifikim, por me pikë të barabarta me Teutën e vendit të tretë ka sjellë moralin e duhur tek kurbinasit

që ndaj Kastriotit morën një fitore të çmuar. Në letër ishte kundërshtari i duhur për t’u rikthyer tek suksesi pas humbjes me Partizanin, por në fushë rezultoi ashtu siç e kishin parashikuar drejtuesit, shumë e vështirë. Suksesi erdhi në kohën shtesë duke kaluar këtë provë force dhe karakteri për bardhezinjtë që nga java në javë po bindin edhe më skeptikët se janë një skuadër për t’u marrë në konsideratë. Nëse vite më parë kjo skuadër kishte gjithmonë një lider në fushë sot ai që vlen është grupi dhe këtë po e tregojnë nga ndeshja në ndeshje. Nuk është rastësi që Marjan Altiparmakovski

gjen golin e parë me fanellën bardhezi në një ndeshje kaq të vështirë, ndërkohë që njeriu i sfidës është 20-vjeçari Redon Xhixha me një asist dhe një gol. Pritej shumë nga Ndriçim Shtubina këtë ndeshje, apo edhe mesfushorët Lushkja, Jonuzi dhe Najdenov por fakti që fitoren e japin dy sulmuesit që nuk kanë patur marrëdhënie të mirë me golin këtë edicion tre-gon forcë prove dhe karakteri tek Laçi. Migen Memelli po tregon se di të mbajë të karikuar grupin me një mesatare prej 2.25 pikësh për ndeshje dhe pjesëmarrja në Europa League nuk shihet si një utopi.

Laçi, ecuria e kësaj faze e çon në Ligën e Europës

Një nga futbollistët shqiptarë që ka më shumë impakt në Europë është mesfushori Granit Xhaka. Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, përmes një postimi në llogarinë e klubit në Instagram ka publikuar një mesazh pas fitores ndaj Bourne-mouthit. Xhaka, si kapiten i Arse-nalit, ka folur për ndeshjen e javës së ardhshme, derbin e Londrës ndaj Totenhem Hotspurit. Ai ka folur në gjuhën angleze dhe në një moment i përzihet me shqipen. “... e dini, javën e ardhshme është derbi... ‘me’ Spurs”, ka thënë ai duke ngatërruar fjalën ‘me’ në vend të ‘with’ në gjuhën an-gleze. Në fakt, Xhaka po ruan pozitat e tij të forta në mesfushën e Arsenalit, ky është fakt i pamohueshëm.

Xhaka nis mesazh në anglisht, por e ngatërron

me fjalë shqipe

RENDITJALuftëtari, rreziku

për gjirokastritët nuk është larguar

Me ardhjen e trajnerit Gentian Mezani nisi ndryshimi tek Luftëtari. Megjithatë tek gjirokastritët ka diçka që nuk shkon në dy javët e fundit, pasi skuadra hyn në lojë e përgjumur duke pësuar gol në fillim për të tentuar re-agimin. Nëse ndaj Tiranës zikaltrit ia dolën duke marrë pikët e plota pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, kjo nuk ndodhi me Teutën. Një nisje e ngadaltë e kësaj transferte i kushtoi djemve të Mezanit, të cilët pësuan gol që në minutën e 3-të me anë të Sherif Kallakut. Detyra e stafit teknik tashmë është që të përgatisë skuadrën të hyjë në fushën e lojës me përqen-drimin e duhur që në start, pasi në të kundërt Luftëtari mund të rrezikojë mbijetesën këtë sezon.

Fitorja ndaj Partizanit por mbi të gjitha loja e treguar ka rikthyer entuziazmin tek Flamurtari që këtë sezon mund të arrijë gjëra të mëdha. Padiskutim protagonisti i ndeshjes ishte braziliani Elton Kale, me lojën e zhvilluar dhe asistin e dhënë në golin e fitores për kapitenin Tomislav Bushiç. Një pritje e gjatë për të parë brazilianin në fushën e lojës por që në fund duket se ia ka vlejtur pa-varësisht se nuk ka në këmbët e tij ngarkesën e duhur për të përballuar 90 minutat e plota. Tashmë Ilir Daja

mund të buzëqeshë pasi dalëngadalë skuadra e tij po kompletohet me elementët e kërkuar në merkato por mbi të gjitha me grupin e plotë. Tra-jneri kryeqytetas pret tashmë vetëm rikthimin e brazilianit tjetër Danilo Alvesh dhe më pas mund të men-dojë me qetësi përzgjedhjen e më të mirëve në fushën e lojës. 27- vjeçari autor i 3 golave këtë edicion do të shtojë forcën sulmuese për të kthyer në binarët e duhur Flamurtarin e tar-guar Ilir Daja. Për trajnerin 52- vjeçar tashmë do të shtohen dhimbjet e

kokës për të vendosur se kush duhet të luajë duke parë që edhe numri i fut-bollistëve të huaj është i kufizuar. Në repartin e sulmit janë 4 futbollistë të huaj, dy brazilianët Kale dhe Danilo Alvesh, argjentinasi Torasa dhe kro-ati Bushiç. Ndërkohë që në mbrojtje është rumuni Krisitan Sirxhi i cili mund të jetë i sakrifikuari në këtë as-pekt. Këto janë detaje të cilat duhet t’i vendosë trajneri që për momentin mund të qëndrojë i qetë duke parë mënyrën se si po sillet skuadra e tij në fushën e lojës.

FLAMURTARI/ Elton Kale fut në “shina” skuadrën e Ilir Dajës

“E parë në tërësi, java që lamë pas ishte e mirë për kuqezinjtë dhe një pjesë po rriten vrullshëm sikurse është rasti i Uzu-nit në kampionatin kroat. Por edhe të rinjtë e tjerë po bë-jnë punë të mirë...”

Page 22: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

22 GAZETA SOTE Martë 27 Nëntor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Al Pacino vjen në kinema me rolin e mbretit Lear

1-Është ndihmës mjeke në maternitet...2-Është ndjenjë e mungesës së ush-qimit...3-Frut i ngjashëm me kajsinë por me kokërr me të vogël...4-Fuçi druri për bulmet, i shquar...5-Një fshat afër Tiranës në rrugën për në Elbasan...6-Pohojnë italianët...7-Mjet sinjalizimi për alarm...8-Meri...9-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...10-Ish zonja e Amerikës Mishel në inic...11-Ajo përcakton normat e sjelljes...13-Humoristi italian...Banfi...14-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë...16-I thuhet kalit me qime të kuqe e të kuqerremtë...17-Është brinjë në skuadër...18-Aktori Edmond...(Filmi “Si gjithë të tjerët)...20-Një sisor i madh deti...22-Lloj qumështi i kondensuar me kanoçe...23-Rrugicë, me dialekt...24-Pliko...25-Koc-ka e kofshës së këmbës...26-Letër në format të madh...27-Ai jeton në manas-tir...29-Kandërr që dëmton rrobat e leshta...30-Një ekip futbolli në Itali, kategoria e parë...31-Mungesë e theksuar gjaku, pa të fundit...33-...Spencer...34-Poeti dhe shkrimtari kosovar...Podrimja...35-Vlerëson rezistencën...36-Kompozitori italian Paganini në inic...37-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi...

1-Koha kur zë e ngryset...4-Filiz i njohë që del nga trungu i pemës...7-Gjitarë...12-Tokë e mbjellë...13-Kulçedër...14-Shprehje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus...15-Është përshëndetje dhe krahinë në veri...17-Lloj peshku i ujërave të kripura...18-Përemër vetor...19-Romani “...i qetë” i Shollohovit...20-Art i të kërcyerit me fig-ura në skenë...20-Art i të kërcyerit me figura në skenë...22-Baze gaze-tar...23-Djall, shejtan...24-Ish akademiku Ylli...25-Analisti Henri...26-Qytet në Spanjë në jug të Madridit, një qytet historik, pa fund...27-Shkencëtarja franceze...Kyri, me origjinë polake...28-Shkrimtari Abdihoxha...29-Mod-el i një vepre në shkallë të zvogëluar...30-Lëng frutash me shishe të vogla...32-Partia Komuniste...33-Zvnomir...ish futbollist kroat ka luajtur me Juven...34-Miraton...36-Roja i pyllit...37-Lagështia që mban toka brenda saj...38-Tani, me dialekt...39-Qyta e pushkës...40-Më gjeti të papërgatitur ose...41-Patrioti Vokshi...

Al Pacinon sërish do ta shohim me një projekt të ri filmik në ekranet e mëdha të kinemave botërore. Aktori do të vijë me një rol të adoptuar të veprave të shkrimtarit të madh anglez, William Shekspir, “Merchant of Venice”. Ai këtë herë do të ketë rolin e Mbretit Lear, në veprën me të njëjtin emër. Artisti 78-vjeçar njihet për rolet e veçanta si në filmin “Godfather” dhe “Scarface”. Theksojmë se regjinë e filmit do ta bëjë Michael Radford, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe filmat e tillë si, “Another Time, Another Place”, “Nineteen Eighty-Four” dhe “White Mischief”. Regjisori u shpreh se prej shumë kohësh mendonte të

realizonte filmin me të njëjtin titull si vepra gjersa shtoi se Al Pacino, një aktor i jashtëzakonshëm, padyshim që do të japë shpirtin në çdo skenë të filmit. Mësohet se xhirimet do të nisin në vjeshtën e vitit 2019 dhe do të zhvillohen në Britaninë e Madhe. Aktorin do ta shohim edhe në disa filma të tjerë, që është duke marrë pjesë me role të ndrys-hme. Por para disa javësh u zbulua se Al Pacino është duke shijuar një romancë të re me një femër, e cila është në gjysmën e moshës së tij. “Aktori 78-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij të re, ish-aktoren e “Weeds”, Meital Dohan, 39 vjeçe”, shkruan DailyMail.

Fëmija trazovaçBob kthehet në shtëpi me rrobat

e tij tepër të pista. Dhe e ëma i bërtet:- Bob, sa herë të kam thënë se me

shokët duhet të japësh e të marrësh?Fëmija përgjigjet:- Po, këtë gjë bëra dhe unë, moj

mami. I dhashë Xhimit një sy të zi dhe i mora lodrën e tij.

Paratë e humburaVogëlushi Johnny kthehet në

shtëpi dhe i tregon mamasë së tij dhjetë dollarët, që ka gjetur pak më parë në rrugë. E ëma e pyet:

- Djali im, a je i sigurt se nuk i ke vjedhur, por i kanë humbur dikujt?

Fëmija tepër i qetë, i përgjigjet:- Po. Madje edhe e pashë zotërinë,

që po i kërkonte.

Fëmija kuriozNjë person tepër i rëndësishëm

shkon për vizitë në shtëpinë e disa miqve, dhe pranë tij ulet Dave, fëmija i vogël, i cili i sjell një gotë me pije. Fëmija pasi ia ka dhënë gotën e pijes, qëndron më pranë mikut dhe e shikon me kureshtje të madhe. I ftuari e pyet:

- Çfarë ka Dave? Përse më shikon i habitur?

Fëmija i përgjigjet:- Po pres, që të bëni magjinë tuaj.I ftuari që çuditet:- Për çfarë magjie e ke fjalën?Dave tepër kurioz, përgjigjet:- Babi, thotë gjithmonë se ju pini

si një peshk.

Në plazhNë plazh një zotëri tepër i

nevrikosur afrohet pranë një gruaje, e cila është duke biseduar me shoqen e saj nën hijen e çadrës.

- Zonjë e dini se djali juaj ka fshehur rrobat e mia poshtë rërës?, i thotë burri i inatosur.

Dhe zonja pa e prishur terezinë i përgjigjet:

- Nuk mund të ketë qenë ai. Djali im është atje dhe po luan me kapelen e tij, e cila po lundron mbi ujë.

Sapo tha këto fjalë zonja men-jëherë kërkon ndihmë, për të shpëtu-ar nga mbytja vogëlushin e saj, ku i pari që e ndihmoi ishte zotëria aty pranë.

7 6 4

8 2 1 3

2 5 9

6 2 5

8 9

7 1 2

2 1 8

4 5 6 7

7 1 3

2 5 6

9 5 6 7 3 2

6 8 1 3 7 5

9 1

3 7 2 5 4 6

8 3 9 1 5 7

6 2 8

6

8 5 9 3 6

1 3 5

1 6 2 9

2 4 5

4 5 7 2

8 3 7

4 3 2 6 9

8

Page 23: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT E Martë 27 Nëntor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kjo ditë është mjaft pozi-tive për shumë nga të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, qielli do jetë fantastik dhe do ju bëjë të jeni të mbushur me energji.

23 shattor - 22 tetor

Kjo ditë do të jetë mjaft diskrete, ku në dashuri para-shikohet një periudhë mjaft interesante. Në punë instinkti do ju vijë në ndihmë.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Kjo ditë do jetë e lehtë për tu jetuar. Do ndjeni nevojën për të pasur më shumë mbështetje. Ata që janë vetëm do gjejnë siguri në fushën e ndjenjave.

Parashikohet një ditë shumë e mirë, edhe pse në dashuri duhet të ndodhë e pabesueshmja që gjithçka të shkojë mirë.

Kjo e martë do jetë te-jet pozitive. Do ju duhet të menaxhoni një situatë sen-timentale, ku do merrni një vendim ose të hiqni dorë.

Dashi Demi

Në vendin e punës duhet të shmangni polemikat, sido-mos nëse veproni në skuadër me kolegë të tjerë, edhe pse mund të keni përplasje.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Në dashuri do të dom-inojë dëshira, për të gjetur zgjidhje të rëndësishme. Por dhe intuita e mirë në punë do të bëjë që të merrni rezultate.

Kjo e martë do nisë në mënyrë mjaft pozitive. Në punë një organizim i mirë është i domosdoshëm për ti parë gjërat më qartë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Në dashuri duhet ti ded-ikoni më shumë vëmendje per-sonit që doni. Nëse jeni vetëm, dëgjoni më shumë këshillat që ju japin yjet.

NASA, një robot për gërmime në Planetin e Kuq

Do të jetë një ditë e veçantë, gjatë së cilës duhet të tregoheni të kujdesshëm. Sa i takon dashurisë mund të ketë disa vështirësi.

Horizontal

Kjo e martë premton të jetë mjaft e qëndrueshme për raportet në çift. Në vendin e punës nuk do ketë të reja, por do jeni në ujëra të qeta.

Nuk premtohet të jetë një ditë e favorshme sa i takon jetës sentimentale. Për ata që janë vetëm, mund të ketë takime interesante.

NASA po dërgon një robot tre këmbësh me një krah lëvizës në sipër-faqen e Marsit. Roboti pritet të zbresë në Planetin e Kuq dhe do të jetë në gjendje të gërmojë në një thellësi prej pesë metrash nën sipërfaqen e Marsit, si dhe do të dërgojë të dhëna për stu-dime të mëtejshme nga shkencëtarët e NASA-s. Ky do të jetë një hap i madh në misionin “InSight” të NASA-s, i cili kushton rreth 1 miliard dollarë. "Ne kemi qenë duke udhëtuar për në Mars për rreth shtatë muaj. Kemi bërë disa prova dhe manovrime për korrigjimin e trajektores, që të arrijmë në pikën e duhur të atmosferës, në mënyrë që ulja e robotit të bëhet në vendin ku duam ne, në planetin Mars", thotë Tom Hoff-man, Menaxher i Projektit të NASA-s.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Një qytet kosovar...6-Goli në Ol-impikun e Romës...7-Organizatë terror-iste baske...8-Ish tenori Kovaçi në in-ic...9-Kompozitori Arapi në inic...10-Vajza më e bukur...11-Në këtë çast...12-Emini i politikës...16-Personazh tek filmi “Komisari Dritës” pa fund...17-Barazim në shah...18-Një shtet afrikan me kryeqytet Nario-bi...19-Hipokriti i ka në fund...20-Kryeqyteti aziatik, ishull në oqean...22-Mamaqi e le-trave në inic...23-Djall, shejtan...24-Përemër vetor...25-Titull fisnik në Angli...26-Fuçi druri për verë...27-Ai i llampës magjike, i pashquar...29-Njëlloj si nr.8 horizontal-isht...30-Pjesë e një opere...31-Bija e Kelmen-dit...32-Ai njihet në kohë të vështira...33-Vend i hapur në mure anash oxhakut për të vënë gjëra të vogla si aletet e kafes, rakisë et-j...35-Shkova...36-Një fshat i Vlorës...37-Zyra e Emigracionit...38-Lumi që kalon përmes Fierit...39-Notë muzikore...40-Port slloven në Adriatik...41-Ish këngëtari Ndoja...42-Është lëndë shpërthyese...43-Njëlloj si kapriço...

1-Këngëtarja popullore...Zani...2-Koha e ekzistencës...3-Përemër vetor...4-Komuniteti Evropian...5-Injeksione për tu mbrojtur nga sëmundjet virale...8-Mosha më e bukur...10-Ish aktori Asniku...11-Ish këngëtari li-rik Tërshana...12-Janë ato elementa-re...13-Njëlloj si nr.2 vertikalisht...14-Bel...një roman i Mopasamit...15-Ndërmarrje industriale...16-Ai drejton një universi-tet...18-Pambuk italian...20-Çmim i cak-tuar i një mali që del në shitje...21-Një numër...23-Një shkrimtar indian, autori i “Gjylistani dhe bostani”...24-Sportisti i një lloj sporti...25-Ajo e Noes...26-Një qytet pothuajse në jug të vendit...28-Janë të pafe, nuk kanë besim tek feja...29-Vepër letrare në prozë...31-Njëlloj si zili apo smirë...32-Janë fluturake të mërzitshme...33-Lloj pije e jashtme...34-Përcakton normat e sjelljes...36-Magazinë...38-Gazeta që ke ti në dorë...39-Më shumë se shok...40-Aktori amerikan Istvud në inic...41-Baballiu e këngës në inic...

Pema e Krishtlindjes në Geras, me 2790 arka druriNjë pemë Krishtlindje rreth 18

metra e lartë e kompozuar nga pirg-je me arka druri të mbledhura në mënyrë vullnetare në qytetin e Geras, në lindje të Gjermanisë, ka thyer rekord botëror. Instituti gjerman i rekordeve RID e shpalli kompozimin e arkave si një rekord të ri botëror për nga lartësia, deklaroi Bernd Le-hmann i shoqatës “the we4kids”, një nga shoqatat organizatore të projektit. Pema e Krishtlindjes ishte e lartë 17,88 metra dhe u ndërtua me 2790 arka të përdorura pijesh. Me anë të këtij projekti pjesëmarrësin që morën pjesë në ndërtimin e pemës kërkonin të tërhiqnin vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në Gjermani dhe rëndësinë e punës vullnetare.

Page 24: Ilir Meta thellon përplasjet me mazhorancën, refuzon shortin për … · 2020. 1. 7. · 5.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër 6.Artan Laze, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

GAZETA SOT24 E Martë 27 Nëntor 2018

2,3,8,9,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Reali i Madridit pati disa fitore radhazi dhe u duk se e kaloi krizën që kishte lënë

ish-tekniku Julen Lopetegui. Por nuk rezultoi kështu. Edhe pse klubi “Los Blancos” ven-dosi të konfirmojë në pankinë Solarin, gjërat nuk shkuan aspak siç duhet. Katër fitore ngritën moralin, por humbja me Eibar në fundjavën që lamë pas, ka vënë në pikëpy-etje reale objektivat sezonalë. Për këtë arsye klubi ka kthyer vëmendjen nga Nejmar, duke dashur të gjejë formulën e duhur që sjell yllin brazilian në kryeqytetin spanjoll. Një mundësi për kthim në Spanjë të Nejmar e ka dhe Barcelona, por referuar informacioneve të mediave sportive spanjolle, presidenti i Realit Florentino Perez është i fiksuar pas yllit brazilian dhe e do atë me çdo kusht. Thjesht Reali dhe Paris Saint Germain që ka kartonin e tij nuk po gjejnë “formatin” e një lëvizje të tillë. Në skenë janë duke luajtur disa aktorë, madje ideohet edhe shkëmbim me lojtarë të tjerë plus parave, por problemi është se PSG nuk

PORTIERI/ De Geapritet të bëhet portieri më i paguar në botë

KUPA Një nga duelet e famshme të futbollit amerikano-latin, River Ple-jt-Boka Juniors, është shtyrë sërish. Në fakt, këtë të martë do të vendoset se kur do të luhet finalja e kthimit e “Copa Libertadores” mes River Plate dhe Boca Juniors e shtyrë në dy raste për shkak të sulmeve me sende të forta dhe gazlotsjellës nga tifozët e Riverit ndaj lojtarëve të Bocas të cilët nuk ishin në gjendje për. Por përpara vendimit përfundimtar dy klubet arg-jentinase kanë marrë një ftesë shumë

interesante nga qyteti i Gjenovës në Itali që u ka bërë thirrje drejtuesit të dy klubeve për ta luajtur finalen e kthimit të Copa Libertadores në stadiumin “Luigi Ferraris”. Që pas zyrtarizimit të shtyrjes, ka pasur shumë hipoteza se ku mund të luhet kjo ndeshje, pasi nuk përjashtohet mundësia që finalja e shumëpritur të zhvendoset në një vend tjetër larg Argjentinës. Rregullorja e parashikon se ndeshjet e shtyra mund të transferohen në ndonjë vend tjetër. Dje u mendua se

mund të luhej në Abu Dhabi, por sot ka një tjetër teori. Më shumë se teori është një kërkesë e bërë nga Bash-kia e Xhenovas, që u ka bërë thirrje skuadrave që të shkojnë e të luajnë në Itali. Në kërkesën që është bërë për dy presidentët, të cilët janë me origjinë italiane, kërkohet që superklasikja më e famshme në botë të zhvillohet në stadiumin “Luigi Ferraris”. Duket shumë e vështirë që të ndodhë, por në Itali duket se janë gati që të presin një nga përballjet më të zjarrta.

TEKNIKU DEKLARATA QËNDRIMI

Kovaç: Njihen këto situata, pres reagimin e Bajernit

Iniesta: Mora pilula për të fjetur gjumë, isha në stres

Salvini: Do t’i kërkoj ndjesë Gatuzos, fola si tifoz

Trajneri i Bajernit të My-nihut, Niko Kovaç, ka folur në konferencë shtypi para ndesh-jes me Benfikën në Champions League. “Dua që lojtarët e mitë luajnë në limitin e mundësive të tyre dhe jam i sigurt se do ta bëjnë. Duhet të fitojmë me çdo kusht. Kritikat janë normale në këtë situatë, kur skuadra nuk është aty ku duhet. Po-zicioni im? Jam një luftëtar dhe nuk dorëzohem. Të ngre flamurin e bardhë nuk është në natyrën time, kam parë gjithmonë përpara dhe kam luftuar. Dëmtimet? Koman nuk do të jetë, ndërsa për Gnabrin duhet të presim deri nesër, por

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, është bërë pishman që ka folur keq për trajnerin e Milanit, Rino Gatuzon. “Do ta marr në telefon pas gjysmë ore. Mes milanistëve merremi vesh menjëherë”. Kjo është deklarata e Salvinit në lidhje me polemikat pas ndesh-jes Lacio-Milan. Ai tha pas ndeshjes se duheshin bërë ndërrime, ndërsa trajneri Gatuzo i kërkoi që të merret me punët e Italisë dhe jo me futbollin. Por Salvini ka reaguar, duke thënë se fjalët e tij pas ndeshjes ishin fjalët e një tifozi: “Ai bën trajnerin dhe

Mesfushori Andres In-iesta ka kaluar momente të vështira në fushën e lojës. I gjendur në kampionatin japonez, Iniesta dha një in-tervistë për medien spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndjeu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009. “Gjithçka ndodhi pas fitores së tripletës me Barce-lonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Çelsit,… ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Një pasdite në shtëpi e ndjeva veten keq. I telefonova mjekut për të më

nuk besoj se do të rikuperohet në kohë. Renato Sançes po luan mirë, ka bërë progres dhe unë e klubi jemi të lumtur për rritjen e tij”, tha Kovaç.

ndihmuar dhe mezi prisja të vinte darka të merrja pi-lulat. Njerëzit kanë shpresë, dëshirë, objektiva, suksesi ka dhe stres”, tha Iniesta.

duket e gatshme të ulë çmimin e Nejmar. Nga ana tjetër, rritja e peshës në merkato për një afrim të mundshëm të Nejmar e bën më të besueshëm një fakt i thjeshtë: Reali u tërhoq nga interesimi për sulmuesin argjentinas të Juventusit, Pao-lo Dibala. Kështu, mësohet se Real Madridi raportohet se është dorëhequr nga ndjek-ja e yllit të Juventusit, Paulo Dibala. Dibala u tha se ishte pjesë e dëshirave të Realit për të zëvendësuar Kristiano Ron-aldon që kaloi në Torino këtë

Reali heq dorë nga Dibala, alternativa e vetme për sulmin mbetet Nejmar

David De Gea pritet të bëhet portieri më i paguar në botë, duke iu bashkuar Paris Saint Germainit verën e ardhshme, kur kontrata me Mançester Junajtid t'i skadojë. De Gea 28-vjeçar nuk është duke fir-mosur kontratë të re me "djajtë e kuq", pasi është në dijeni se po e pret një kontratë te Parisi me pagë 340 mijë euro në javë. Reprezentuesi i Spanjës do të fitonte deri në 17 milionë euro

në vit, që do ta bënte portierin më të paguar në botë, shkruan “Daily Mail”. Ai pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me pagë totale rreth 68 milionë euro. Humbja e një lojtari si De Gea do të ishte goditje e madhe për Mançester Junajtid dhe trajnerin Hoze Murinjo. “Djajtë e kuq” po vijojnë të tregojnë lojëra jo të mira, ndërsa barazoi pa gola me Krystal Palacen dhe është shtatë pikë larg vendit të katërt.

verë. Gjithsesi, “Calciomercato” raporton se “Mbretërit” kanë vendosur të kthejnë vëmend-jen kah caqet tjera duke lënë anash Dibalanë. Reali tani e ka prioritet Nejmarin e Paris Saint Germainit, pas raportimeve se dëshiron largimin nga Franca. Dibala ka realizuar gjashtë gola në 14 paraqitje për Juven këtë sezon. Ndërkohë, Osmane Dembele i ka kërkuar Barce-lonës ta lejojë a të të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit, mëson “Goal”, ndërsa largimi i tij mund të ndihmojë

“Libertadores” merr udhë sot, edhe Italia kandidate

mln euro në vit pritet të fitojë edicionin e ardhshëm portieri spanjoll David De Gea nëse gjen akordin me zyrtarët e Paris Saint Germain. Për një porti-

er,m një fitim i tillë është me të vërtetë i lartë dhe pritet ta bëjë De Gean gardianin më të paguar në botë.

17

Madrilenët besojnë se Nejmar mund të vijë në radhët e “Los Blancos” në fillim të sezonit tjetër, nëse arrihet një marrëveshje me shkëmbim lojtarësh

unë Ministrin e Brendshëm, por si një milanist. Unë dy ndërrime do t’i kisha bërë… megjithatë, Gatuzo mbetet i madh”, theksoi më tej Salvini.

në kthimin tronditës të Nejmar-it në “Camp Nou”. 21-vjeçari po e ka të vështirë të adaptohet me jetën e re në Barcelonë pas transferimit për 105 milionë euro nga Dortmundi në vitin 2017, dhe si pasojë i ka kërkuar klubit tani ta vërë në shitje në afatin kalimtar dimëror. Siç raportonte “Goal” në tetor, kampioni i La Ligës nisi të mendojë për ta larguar Dem-belen dhe do të jetë i hapur për oferta për sulmuesin francez në janar. Skuadra e Ernesto Val-verdes është duke planifikuar ta përfshijë Dembelen në një marrëveshje të mundshme për sulmuesin e PSG-së, Nejmarin, të cilin është e etur ta kthejë në Katalonjë. Edhe vetë braziliani dëshiron të kthehet në radhët e Barçës. Tashmë janë mbajtur bisedime në Nju Jork për një ofertë për 26-vjeçarin, e cila do ta përfshinte edhe Dembelen dhe një shumë ta mjaftueshme parash. Mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat në ditët dhe javët e ardhshme, por merkato e dimrit, e sidomos ajo e verës së ardhshme, do të jenë mjaft të nxehta në aksin Paris-Madrid, por në skenë do të futet edhe Torino, pasi Juventusi po vro-jton çdo lëvizje të tyre.