i tr dekada jonë, dekadë e artë - mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim...

24
Numër 9 • Qershor 2014 Intervistë me zonjën Afrore Lila, drejtoreshë e shkollës “Mileniumi i Tretë” Dekada jonë, dekadë e artë Engjëjt tanë festojnë përfundimin e klasës së parë Flet Vjosa Rezniqi: 10 vjet kënaqësi dhe krenari

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Numër 9 • Qershor 2014

• Intervistë me zonjën Afrore Lila, drejtoreshë e shkollës “Mileniumi i Tretë”

Dekada jonë, dekadë e artë

• Engjëjt tanë festojnë përfundimin e klasës së parë

• Flet Vjosa Rezniqi: 10 vjet kënaqësi dhe krenari

Page 2: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

2 Editorial

Fjala e rastit e maturantes Trina Ukmata në

ceremoninë e diplomimit

Të nderuar mysafirë dhe prindër,

I nderuar z. Pupovci dhe e nderuara drejtoreshë,

Të dashur mësimdhënës dhe bashkëmoshatarë,

Mirëmbrëma!

Fillimisht, po ndihem më se e privilegjuar që po qëndroj në këtë mbrëmje kaq madhështore para gjithë jush.

Gjithmonë andërr e kam pasë veç njëherë të marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, e bashkë me të edhe të dal para atij alamet publiku e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë! Me rëndësi veç ta përjetoj emocionin dhe adrenalinën e dhënies së atij fjalimi para tërë atyre artistëve të lindun e të kultivum! Denzel-i, Clint-i, Meryl Streep e krejt ata…

Deri vonë kam mendu se nuk ka ku shkon më mirë se aq… më emocionuese s'ka si bëhet. Mirëpo, tash, në këtë moment, krejt po më duket që kam gabu. Nuk më shkoi asnjëherë mendja se një fjalim jo para artistëve botërorë, por para atyre të jetës, do të mbërthente diçka 100 herë më sfiduese, ngazëllyese dhe speciale. Sepse po shpërndaj fjalë për njerëzit e mi të zemrës. Për njerëzit me të cilët i thura meloditë e jetës më të bukura ndonjëherë.

E di që me miliona momente e sende të kalojnë, harxhohen, e ikin mu para syve tanë si në sekonda. M'ka ndodhë… episodat e serialit të preferum, simpatiat e dashuriçkat gjatë viteve, bile bile edhe autobusi i famshëm i Vetërnikut “24 Yjet”, më ka ikë mu para syve… 2 a 3 herë.

Të gjitha këto disi po mund të paramendohen, mirëpo çka me këto 8 vite? Ku shkun'? A bash kaq shpejt paska mundësi me të kalu pothuaj një dekadë para syve, a?! Një dekadë… minus 2 vjet, me njerëzit më të veçantë në planet.

Me juve, o dashnitë e mija! Ju me të cilët së bashku me shumë detyra e përgjegjësi në shpinë, notuam përgjatë një lumi të gjatë: prej epokës së klasicizmit e psikoanalitikës frojdiane, në reaksione adicionimi e ekuacione impedancash! Nëpër projekte e prezantime shkencore, ese artistike e hulumtuese; nëpër ringun e debateve të zjarrta – aty ku secili pati rastin t'i shpërthejë mendimet e pjekura; e mos të harrojmë edhe nëpër teste që kurrë nuk reshtnin së përkujtuari: “Qetësohu! Nervoza nuk të ndihmon aspak.”

Gjeneratë elitare. Gjithmonë të etur për të arritur, novatorë të dhjetëra aktiviteteve, flamurtarë në një mori fushash, e të vendosur jo në mënyrë vertikale e johorizontale, mirëpo këmbëkryq në trasenë e suksesit dhe të njerëzishmërisë. E në mesin e gjithë këtyre, ishim edhe profesionistë në fushën e humorit dhe siglave. Po po... se falë Rinorit njësitë themelore të informacionit, biti dhe bajti, u bënë Sabiti dhe Sabajti.

E vërtetë… Ekziston një thes i madh përplot falënderime që duhet shpërndahen tek shumë njerëz. Njerëzve të dijes… falë të cilëve ne, maturantët me kapelat e famshme në kokë, themi me plot krenari se e premtojmë një të nesërme të suksesshme.

“Profë, shumë jemi t'mbingarkum, a bon bre orën e lirë?!”, “O profë, detyrat i kom bo krejt, po e harrova fletoren n'shpi.”

Redaksia:

Trina Ukmata | Valëza Stanovci | Erna Stublla | Rrita Lluka | Vlera Shehu

Page 3: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Editorial 3

Shumë të njofshme këto, a? Sidomos për juve besoj, të nderuar mësimdhënës, o artistë të mëdhenj! Ju që keni pësuar kokëçarje ditore nga këto kërkesa e ankesa tona, mund të them të “lezetshme”. Ama po, ju drejtova me 'artistë'. Se ju jeni ata që arritët me artin tuaj unik të mësimdhënies, ta grabisni vëmendjen dhe kurreshtjen e mendjeve rinore, e të na gjuani me krahë të lirë në universin e pambarimtë të mendimeve, njohurive e ideve. Aty ku ne fituam dy dhuratat më të çmuara… dijen dhe edukimin – çelësat për një jetë të suksesshme. Zërat Tuaj do të jehojnë përgjithmonë përbrenda qenies së secilit prej nesh - fëmijëve tuaj të dytë. Ju faleminderit shumë!

E në anën tjetër: “Çu. Çu se ora 7:20. Çu. Çu se iki kombi. Hajde. Çu de tash.”

E kjo, a po ju duket e njofshme? Hë, prindër të dashur... ç'kemi?! E çka të them për juve përpos që jeni papërshkrueshmërisht të mrekullueshëm. Faktori kyç i prezencës sonë sonte në këtë sallë... Arsyeja kryesore se pse ne sot do të dalim nga kjo sallë me titullin “të diplomuar”.

Dy njerëzit e vetëm në botë, fjalët e të cilëve pëshpërisin thellë në zemrat tona. Çdo fjalë, gjest, veprim apo sakrificë e juaja në një mënyrë apo tjetrën na i ka dhënë mesazhet e fshehta, të cilat na ndihmuan në ndërtimin e një karakteri dhe në krijimin e vetëbesimit të cilin ne sot e posedojmë.

Unë, së bashku me këta të dashurit këtu, përpos që ju premtojmë se tash e tutje do të zgjohemi vetë nga gjumi, poashtu premtojmë se një ditë prej ditësh, atëherë kur do të shkrepin shkënditë, do të ju bëjmë të ndiheni dy njerëzit më krenarë në botë! E pamjaftueshme të thuhet, mirëpo prapëseprapë, faleminderit pafundësisht shumë!

E për hapat e mëtutjeshëm, çka po marrim me vete? Nuk po i numëroj, se nuk e di as a ka kuptim me e zgjatë aq shumë, mirëpo vetëm një gjë mund ta them. Çkado që po marrim, është e çmueshme. Është e çmueshme, se po e marrim prej folesë në të cilën hapëm flatrat, lëshuam shtat, mësuam dhe u sfiduam. Po e marrim, prej “Mileniumit të Tretë”...

Miq të mi, në këtë fund të bekuar, paçim fillim të mbarë!

Faleminderit t'gjithëve!

Page 4: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

4 Intervista

Intervistë me zonjën Afrore Lila, drejtoreshë e shkollës “Mileniumi i Tretë”

Dekada jonë, dekadë e artë

“Megjithëse janë shënuar vargje suksesesh në

shkollën tonë me punë të vetëmohimtë e

origjinale në zbatimin e risive në arsim,

mendoj se akoma kemi mjaft punë për të bërë që të arrijmë në dritëzimin e vizionit, të cilin ia

kemi përcaktuar vetes dhe shkollës Sonë”,

thotë, ndër të tjera, drejtoresha e shkollës

“Mileniumi i Tretë” Afrore Lila në këtë intervistë.

M3: Sivjet shkolla shënon dhjetëvjetorin e

themelimit. Çfarë mund të thoni për këtë? Ishte rrugëtim i gjatë ky, apo dhjetë vjet kaluan

shpejt?

Afrore Lila: Padyshim, një dekadë e funksionimit

të shkollës kaloi shumë shpejt. Akoma e kam shumë

të freskët fotografinë e ditë së parë kur po fillonim

rrugëtimin i cili pati mjaft sfida, por edhe kënaqësi e

suksese të shumëfishta. Atëbotë, të qenët mësimdhënës i një shkollore ndryshe ishte një

ëndërr vështirë e realizuar në krahasim me sistemin

e arsimit publik.

M3: Sigurisht për këto dhjet vjet shkolla

numëron suksese të shumta, por, si në çdo

punë tjetër, ku ka suksese, ka edhe sfida. Mund të përmendni disa nga sukseset e sfidat e kësaj

dekade?

Afrore Lila: Nuk është e lehtë të ndahen të

veçantat që sollën rezultate të punës në shkollë duke

qenë se çdo vit shkollor bashkë me risitë sillte edhe

suksese të shumta e besa edhe sfida për t'i zbatuar. KEC-i, si themelues filloi me prog rame të

v a z h d u e s h m e t r a j n i m i p ë r m ë s i m d h ë n i e

bashkëkohore duke zbatuar së pari mësimin e

bazuar në projekte & mësimin problemor, që është

e veçantë e shkollës sonë, me përdorimin e

mirëfilltë të teknologjisë në mësimdhënie, mësimi i

nivelizuar i gjuhëve të huaja, klubet në shkollë bashkë me aktivitete të ndryshe jashtëmësimore,

pjesëmarrje në projekte të ndryshme ndër-rajonale

duke e nxitur bashkëpunimin e shkollës me shkolla

edhe jashtë vendit, etj.

Vlen të përmendet fakti që në shkollën tonë

inkurajohet mjaft puna grupore e ekipore me nxënës në të gjitha aktivitetet, porse mjaft kujdes i

k u s h t o h e t m ë s i m i t t ë

p e r s o n a l i z u a r q ë t ' u

kontribuojmë nevojave,

k ë r ke s ave e d ë s h i r ave

i n d i v i d u a l e t ë s e c i l i t

n x ë n ë s . S h u m ë m ë s i m d h ë n ë s ,

vullnetarisht mentorojnë

nxënësit që kanë nevojë

p ë r p ë r k r a h j e d u k e e

përcjellë çdo shkallë të

përparimit të tyre. Pastaj

shërbimi konsulent që realizohet në krye me psikologen sjell rezultate të

mira te nxënësit.

Dy qasje të rëndësishme kanë ndikuar që tërë ky

proces të ecën mbarë: Monitorimi i rregullt i

mësimdhënësve dhe vlerësimi i performancës së

tyre, të cilat realizohen nga ekspertët e KEC-it dhe nga udhëheqja e shkollës. Kjo përcjellje e përkrahje

e vazhdueshme që i ofrohet stafit të shkollës krijon

siguri e stabilitet për arritjen e vizionit të shkollës

sonë.

Mirëpo, natyrshëm që krahas këtyre sukseseve

shkolla u ballafaqua edhe me mjaft sfida në

sigurimin e kushteve optimale mësimdhënie e mësimnxënie efektive, në ndryshimin e mendësisë

sonte që të mësohemi të bëjmë gjëra ndryshe duke

ikur nga ajo si jemi mësuar “të mësojnë” gjithnjë.

M3: Dimë që shumë nxënës kanë qenë të

inkuadruar në projekte jashtëshkollore, disa

prej të cilave janë ndërkombëtare. Si keni ar ritur të krijoni bashkëpunim për këto

pjesëmarrje të nxënësve jashtë vendit?

Afrore Lila: Interesimi për risi e hulumtimi në

literatura e praktika botërore na ka shtyrë që të mos

ndalemi së kërkuari rrugë për krijimin e një shkolle

të hapur ku të gjithë mësojnë nga të gjithë. Si pjesë e KEC-it kemi përfituar nga praktika e tyre duke

aplikuar ne ato projekte ku e kemi ndjerë se mund

t'ia dalim mbanë. Të shumtën kanë qenë ndihmesë

edhe vetë nxënësit gjatë procedurave të aplikimi të

p r o j e k t e ve n d ë r- r a j o n a l e, n g a q ë d o n i m t ë

inkurajojmë përgatitjen e tyre për punë edhe më të

mëdha në të ardhmen.

Page 5: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Intervista 5

Jemi pjesë e projektit gjerman “PASCH” (shkollat

partnere të së ardhmes) të institutit Goethe nga viti

2011, që ka përkrahur të mësuarit e gjuhës gjermane nga klasa e parë, trajnimin e mësimdhënësve këtu

edhe në Gjermani si dhe pjesëmarrjen e dhjetëra

nxënësve në kampe verore në Gjermani çdo vit.

Po ashtu, tashmë ata përkrahin edhe certifikimin e

nxënësve në nivele të ndryshme të gjuhës gjermane

me çfarë nxënësit përfitojnë për studimet në të ardhmen.

Ndërsa, për tri vjet radhazi kemi arritur të fitojmë

projektin ACES (me seli në Vjenë), ku marrin pjesë

shkollat e Evropës Qendrore me tema të ndryshme.

Madje, vjet kemi fituar çmimin special për

bashkëpunim ndërkombëtar e sivjet çmimin për pjesëmarrje të nxënësve.

Komunikimi dhe bashkëpunimi i nxënësve tanë me

nxënës të Sllovakisë, Hungarisë, Malit të Zi,

Shqipërisë, Sllovenisë, etj. Ka ndikuar shumë

pozitivisht në shkathtësitë e tyre të komunikimit e

të planifikimit.

M3: Cilat janë planet strategjike të shkollës për të ardhmen? Do të ketë ndryshime?

Afrore Lila: Megjithëse janë shenjuar vargje

s u k s e s e s h n ë s h k o l l ë n t o n ë m e p u n ë t ë

vetëmohimtë e origjinale në zbatimin e risive në

arsim, mendoj se akoma kemi mjaft punë për të

bërë që të arrijmë në dritëzimin e vizionit, të cilin ia kemi përcaktuar vetes dhe shkollës Sonë. Në të

ardhmen do të përpiqemi maksimalisht të:

· integrojmë nxënësit në vendim-marrje;

· përqendrohemi në ngritjen e kreativitetit dhe të inovacioneve në mësimdhënie;

· përdorim teknologjinë për klasa vir tuale,

përforcojmë mënyrat e reja të përdorimit të saj në

klasa e në shtëpi; · avancojmë punën e nxënësve edhe në më shumë

klube në shkollë;

· gjejmë mënyra të ndryshme për punë vullnetare të

nxënësve;

· fuqizojmë organet qeverisëse të nxënësve, bashkë

me një mësimdhënës që do t'i këshillonte nxënësit,

si aleat i tyre; · shqyrtojmë mundësi maksimale të mënyrave që

shkolla të ketë një mjedis skajshmërisht miqësor;

· e d u ko j m ë n x ë n ë s i t p ë r r a c i o n a l i z i m i n e

shfrytëzimit të energjisë, ujit e të riciklimit të sa më

shumë materialeve për punën e jetën; dhe së fundi

piketën e cila ndikon më së shumti në realizimin e këtij qëllimi

· ta ngrisim në nivel të shkollave botërore zhvillimin

profesional e personal të stafit të shkollës.

M3: Drejtoreshë, ju urojmë për dhjetëvjetorin e

shkollës sonë dhe ju falënderojmë që çdoherë

jeni krah nesh! Diçka për fund, nëse keni për të

shtuar...

Afrore Lila: Ju faleminderit që më ofr uat

kënaqësinë të evokojmë së bashku sirtarin e

kujtimeve të dekadës së artë të kësaj shkolle.

Uroj që të gjithë fëmijët e kësaj shkolle të rriten me

shëndet të plotë, mendjehapur dhe të përgatitur për

studime të mëtutjeshme.

Page 6: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

6 MBP 2013

MBP-ja, një organizatë e të nxënit në vepër

Në shënim të një dekade pune të suksesshme të

punës me projekte në shkollë u organizua

ekspozita e hapur e “Të Nxënit në Vepër”. Nxënësit prezantuan produktet dhe projektet e

tyre duke finalizuar kështu javën e mësimit të bazuar në projekte. Të ftuarit patën mundësinë të

vizitonin stendat e njëmbëdhjetë projekteve dhe

p o a s h t u p a t ë n m u n d ë s i n ë t ë p ë r c j e l l i n

dokumentarin që doli si produkt i projektit

“Mbingarkimi i Qytetit” si dhe fotografitë e bëra

gjatë kësaj jave. Projektet po ashtu u vlerësuan nga komisioni i përbërë nga tre anëtarë, gjegjësisht:

Irena Mane, drejtoreshë e shkollës “Albanët” në

Tiranë (promotore e MBP-së në shkollën e vet); Xhavit Rexhaj, prodekan i universitetit AAB;

Fitore Hoxha, mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën tonë.

Komisioni përzgjodhi projektet më të mira:

Vendi i I Projekti: “Pema e Shpresës”

Vendi i II Projekti: “Energjia dhe mjedisi”

Ve n d i i I I I P r o j e k t i : “ Q u m ë s h t i d h e

përdorimi i tij”

Ndërkaq, me votat e mësimdhënësve e personelit

udhëheqës të shkollës, Çmimin e Publikut e fitoi

projekti “Humanitarian Fundraising”. Po ashtu u ndan edhe dy çmime të tjera: Çmimi i Jurisë iu nda

për mbledhjes së produkteve interesante e simpatike nga cikli i ulët dhe Çmimi i Drejtoreshës

iu nda projektit “Things Talk”.

“... Sot, tok me juve po kurorëzojmë një dekadë të mësimit konstruktiv të shkollës sonë, e para e këtij

modeli në Kosovë. Tashmë kujtoj me ëndje

ankthin e para dhjetë vitesh, atëherë kur bashkë

me një grup kolegësh prijatarë të “Mileniumit të

Tretë” pas trajnimit treditor nga KEC-i filluam për herë të parë Javën e Projekteve. Morëm

përsipër të zhvillojmë së pari lajme televizive, ese

argumentuese me elemente të analizës gjuhësore, konstrukcione të figurave gjeometrike, etj., por

fakti se për një javë do të shkëputeshim nga

kur rikula e r regullt mësimore na mbushte

drithërima, me idenë se vështirë do të arrinim me

nxënësit realizimin e planit e programit të planifikuar. Nuk ishim mësuar më parë të

ndryshonim bindjet tona me diçka që thjesht

p a r a q i s t e s f i d ë n e r a d h ë s n ë n j ë s h ko l l ë NDRYSHE. Mirëpo, dalëngadalë bindjet tona u

formësuan atëherë kur ndryshuam praktikat tona të mësimdhënies, atëherë kur nxënësve tanë ua

dhamë mundësinë të bëhen vetëhulumtues,

atëherë kur besuam se rezultatet rriteshin kur shoqëroheshin me mësimin DUKE BËRË. Secili

nga ne me përkushtimin e madh prej pedagogu,

me etjen e madhe prej nxënësi të shkëlqyeshëm ngarendëm për të hapur një derë të madhe të

Page 7: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

MBP 2013 7

punës me projekte, për të shëmbëllyer ditën e prezantimeve e cila ishte më shumë se event, një

teatër me performancë të shkëlqyeshme. Dhe,

atëherë na shkrepi ideja të shpërndajmë filozofinë pragmatike të edukimit. E si do të kontribuonim

më mirë përveç se duke ftuar gjithnjë nxënës e

mësimdhënës të shkollave publike, nga viset rurale e urbane të Kosovës? Tash e katër vjet me

radhë me kënaqësi jemi nikoqirë të shkollave, në mënyrë që dijet, shkathtësitë e shprehitë që fitojnë

fëmijët me të mësuarit ndryshe të mëvetësohen

edhe nga të tjerët. Dhe, këtë praktikë nuk e ndalëm këtu; para dy vitesh trajnuam edhe stafin e një

shkolle në Tiranë për punën me projekte. Aty

p a m ë e n t u z i a z ë m t ë m a d h p ë r k ë t ë l l o j m ë s i m d h ë n i e j e, a t y u b i n d ë m s e i d e j a e

themeluesit të shkollës NDRYSHE po bëhej

realitet. Shkëmbimi i përvojave me stafin e shkollës “Albanët” dhe produktet e shkëlqyera që

n xo r ë n a t a n g a M B P n a s i g u r u a n s e p o shndërroheshim në Organizatë të të Nxënit... “, u

shpreh ndër të tjera drejtoresha e shkollës Afrore

Lila ditën e prezantimit të produkteve të PBP-së, ekspozitës “Të Nxënit në Vepër”.

Ndërkaq raundi i dytë u zhvillua në mars të 2014-

ës. Në klasat II-V u realizuan këto tema:

· Bimët · Stinët e vitit

· Arkeologjia

· Stilet e sjelljes dhe komunikimit · Familja ime

· Bota nënujore

· Ishujt dhe oqeanet · Evropa si kontinent

Temat e realizuara në klasat VI-XI ishin:

· Lojërat në matematikë · Siguria në shkollë

· Rritja ekonomike – Gjermani – Kosovë

· Psikologjia e modës · Shiu acidik dhe vullkanet

· Lojërat popullore

· Në fokusin tim – Fotografia

· Cikli i jetës së kafshëve dhe mbrojtja e

tyre · Zilja na thërret · Përmes syrit të mikroskopit

· Bota nesër dhe UJI

· Rregullimi i oborrit të shkollës me materiale të përdorura

Page 8: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

8 Opinion

Flet Vjosa Rezniqi

10 vjet kënaqësi dhe krenari

Prej ditës së themelimit të shkollës, tash e 10 vjet më parë, ajo është e lidhur me shkollën, duke qenë prind i dy fëmijëve, Ar ritës, tashmë studente dhe Ilirit, nxënës i klasës së gjashtë. Dhe për këto dhjet vjet, ajo thotë se ka ndjerë kënaqësi dhe krenari, për atë çfarë fëmijët kanë marrë nga shkolla. Edhe ata i kanë dhënë shkollës shumë, sidomos reflektimin e edukatës së thellë.

M3: A mund të thoni se për çfarë arsye e zgjodhët këtë shkollë për fëmijën tuaj?

Si prindër, dëshirojmë më të mirën për fëmijët tanë. Kurse, shkollës i mbetet të ofrojë një program arsimor për të rritur arsimimin e fëmijëve në potencialin e tyre të plotë, në një mjedis të strukturuar dhe të qëndrueshëm. Kjo ishte arsyeja kryesore. Mendoj se bëmë zgjedhjen e duhur.

M3: Një përvojë e gjatë, prej 10 vjetësh kjo. Çfarë mund të thoni për përvojën e kaluar përgjatë 10 vjetëve?

Ka qenë një përvojë të cilën do ta përmbledhja me dy fjalë - kënaqësi dhe krenari. Unë sinqerisht i falënderoj të gjithë mësimdhënësit që fëmijët e mi i kanë pasur gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos në fazën kur ata kaluan nëpër një mjedis të ri. Është e p a n e vo j s h m e t ë t h e k s o j s e a t a k a n ë f i t u a r pafundësisht në këtë shkollë dhe unë sot ndjehem tej mase krenare me ta.

M3: Si e shihni shkollën sot?

Reforma që lidhet me edukimin është shumë e rëndësishme, pasi cilësia në edukim shkon përkrah cilësisë së ardhme të shoqërisë - shkolla projekton të ardhmen e saj. Mileniumi i Tretë është shkollë që ka aplikuar reformat dhe si e tillë vazhdon duke pasur një vizion të qartë për të ardhmen.

Page 9: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Aktivitete 9

Engjëjt tanë festojnë përfundimin e

klasës së parë

“Vërtet, sot jemi para engjëjve leximtarë, para

këtyre arkitektëve të së ardhmes. Janë këta yjet të cilët me përkushtim dhe durim të madh, i mësuan

të gjithë tingujt, lidhën fjalët, fjalitë, duke e shndërruar udhën e shkronjave në një rrugë të artë

për të nxënë gjatë tërë jetës. Janë këta nxënësit

tanë, që për një vit shkruan dhe pikturuan fjalët, me cicërimën e tyre, tamam si zogj krahëlehtë, të

cilët nga këtu marrin fluturimin. Kjo na bën që sot

të jemi krenarë dhe të ndihemi si një çerdhe e ngrohtë, si një institucion efikas që po i gatitë për

të ardhmen...”, janë këto fjalët e drejtoreshës së shkollës sonë, znj. Afrore Lila, drejtuar gjithë

mysafirëve të mbledhur me rastin e shënimit të

Festës së Abetares, e cila u mbajt më 30.4.2014 në teatrin “Dodona”. Aktivi i klasave të para kishte

përgatitur program të pasur artistik, bashkë me

arsimtaren e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani. Nxënësit shfaqën pika të ndryshme para më të

dashurve të tyre (prindërve, gjyshërve dhe të afërmve të tjerë), që kishin ardhur t'i shihnin në

ditën e tyre më të rëndësishme, ditën kur ata

festuan mësimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Pikat që nxënësit shfaqën para të

pranishmëve përfshinin poezi për abetaren dhe

poezi të tjera, valle popullore dhe vals, këngë në gjuhë shqipe, gjermane, angleze dhe si dhe dy

drama. Tashmë më të vegjlit e shkollës sonë kanë kryer misionin e klasës së parë.

Page 10: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

10 Aktivitete

Shkolla në miniaturë

Janë tri vajza që për muaj të tërë kanë punuar rreth këtij maketi të mrekullueshëm. Gjithë

hapësira shkollore është minimizuar, duke u paraqitur me profesionalizëm në këtë formë.

Çerdhen e dijes, këtë mjedis të këndshëm ku kanë vijuar mësimet për vite të tëra, Adea, Gentiana dhe Jeta kanë dashur ta prezantojnë

përmes punës së tyre, përmes saktësisë,

artistikes dhe me shumë durim. “Çdo hapësirë e s h ko l l ë s ë s h të m a t u r d h e m ë p a s n ë

p ë r p j e s ët i m ë s htë p a ra q i t u r n ë m a ket ”, shpjegon arsimtarja e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani, e cila ka monitoruar punën e

vajzave.

N d ë r ka q J e t a t h e k s o n s e d u h e t s h u m ë precizitet dhe durim për të realizuar një punë si kjo. Ky maket është prezantuar më 1 Qershor,

Ditën e Shkollës.

Page 11: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Aktivitete 11

Java e Gjuhës Shqipe

Ndonëse çdo ditë në shkollë kemi orën e

Gjuhës shqipe dhe letërsisë, prapëseprapë Javën e Gjuhës Shqipe e presim sikur të

jenë orët e para e të vetme në këtë lëndë. Edhe kësaj here kjo javë ishte e veçantë,

madje më e bukura nga vitet e kaluara. Ide,

kreativitet, bukurshkrim, drejtshkrim, krijime letrare, saktësi g ramatikore,

p r o j e k t e , l e x i m e s h u m ë ç k a t j e t ë r

realizohet brenda kësaj jave që për ne n x ë n ë s i t ë s h t ë n j ë k ë n a q ë s i e

jashtëzakonshme. Ditën e fundit të kësaj jave shpallim fituesit në çdo kategori dhe

presim garën me fituesit e klasave të tjera.

Arsimtarët tanë na motivojnë që të punojmë fort, ta duam shqipen tonë dhe ta

përdorim drejt atë. Shumë nxënës dolëm

fitues, duke u shpërblyer me certifikata mirënjohëse për sukseset. Në fund u mbajt

edhe finalja mes nxënësve më të mirë të klasave. Ishte vërtet një ndjenjë kënaqësi e

emocioni.

Page 12: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

12 Intervistë

Mësimdhënëset që vunë themelet e shkollës

Për dhjetë vjet sa numëron funksionimi i shkollës sonë, pjesë e pandashme e saj janë tri mësimdhënëse që sigurisht kanë lënë gjurmë në suksesin e këtyre 10 viteve. Zymryte Avdiu, mësimdhënëse e gjeografisë, Shehrije Balaj, mësimdhënëse e teknologjisë dhe Fitore Hoxha, mësimdhënëse e gjuhës angleze.

M3: Ky jubile i shkollës sigurisht se ju ka bërë të evokoni përjetime, të ktheni pas 10 vjet për të kujtuar ditët e para të themelimit të shkollës. Çfarë kujtoni më shumë?

Zymryte Avdiu: Sigurisht që ende i kam të freskëta ditët e para kur kam filluar të punoj, sot e 10 vjet më parë. Filluam m e t r a j n i m e t ë c i l a t n a mundësuan një qasje ndryshe, që dallonte nga ajo në shkollën publike. Madje këto trajnime i k o n s i d e r o j u d h ë z u e s jashtëzakonisht të mirë në mënyrën e re të mësimdhënies bashkëkohore. Puna në grupe ishte diçka e re dhe shumë sfiduese, pastaj numri i vogël i nxënësve në klasë, për dallim nga shkolla publike, mundësia e përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor ishin gjëra që më bënë të mundur të ndjej kënaqësi të veçantë gjatë procesit të mësimdhënies. Së pari filluam me tri klasë dhe gjithashtu me një numër shumë të vogël të arsimtarëve. Tashti jemi rritur shumë si numër, si staf, ashtu edhe nxënës. Kjo rrita jonë tregon qartë se sa punohet në këtë institucion shkollor.

Shehrije Balaj: Kthimi 10 vjet pas më kujton një ambient të ngrohtë, premtues me një numër të vogël të nxënësve të cilët ishin shumë të dashur e me ambicie të mëdha. Ata sot janë në universitetet më prestigjioze në botë.

Fitore Hoxha: Po padyshim. Më pasqyrohet mjaft qartë koha e para dhjetë vitesh, për mua fillimi i karrierës, ndjenja të përziera me kënaqësi dhe stres përpara një shkolle krejt ndryshe nga ajo ku unë kisha marrë mësimet.

M3: Sa ka qenë sfidues fakti të punoje në një shkollë ndryshe, kur dihet se ju keni punuar gjithashtu në shkolla publike?

Zymryte Avdiu: Siç thashë më parë përdorimi i kompjuterit dhe internetit në orën mësimore e po ashtu puna e nxënësve me projekte ishin dhe janë ato të veçantat që e dallojnë punën në këtë shkollë nga shkollat e tjera. Më gëzon fakti që kohët e fundit edhe në shkollat publike kolegët tanë çdo ditë e më tepër po aplikojnë teknologjinë.

Shehrije Balaj: Ka qenë vërtet sfidë të punosh në n j ë s h k o l l ë n d r y s h e . Gjithashtu të jesh pjesë e një stafi profesional, kreativ me ambicie dhe vizion të qartë për të ardhmen e shkollës.

Fitore Hoxha: Në fakt, për mua ishte hera e parë që po punoja si mësimdhënëse dhe me gjithë sfidën e org anizimit ndr yshe të mësimdhënies tash them që isha me fat ngase çfarëdo që mësova ishte e drejtë dhe e saktë, pa e përzier zhvillimin tim si mësimdhënëse me përvojë mikse të shkollës publike.

M3: Si e shihni tashti mësimdhënien në shkollë, kur kanë kaluar 10 vjet?

Zymryte Avdiu: Në shkollën tonë punohet. Stafi këtu është entuziast. Ne nuk hezitojmë të hulumtojmë për të gjetur qasje më të favorshme për punën me nxënës. Vazhdimisht theks në punën tonë vëmë aftësimin e nxënësve për jetë duke aplikuar metodologji e teknika që i shërbejnë mësimdhënies bashkëkohore.

Shehrije Balaj: Falë punës së madhe të bërë gjatë këtyre 10 vjetësh, koordinimit, bashkëpunimit mes menaxhmentit, mësimdhënësve dhe nxënësve, nga një shkollë me numër të vogël nxënësish kemi arritur të bëhemi një shkollë që ka krijuar emër dhe është ndër shkollat më prestigjioze.

Page 13: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Aktivitete 13

Fitore Hoxha: Në cilësinë e mësimdhënies dhe si u d h ë h e q ë s e e d e p a r t a m e n t i t t ë gjuhëve të huaja mendoj se përparësi e madhe në këtë shkollë është të nxënit sipas niveleve të dijes, ndërsa tash po e shqyrtojmë freskimin e p r o g r a m i t m e d i g j i t a l i z i m i n e m ë s i m d h ë n i e s k u n x ë n ë s i t d o t ë kombinojnë aktivitetet e tyre edhe on line.

M3: Duke ju uruar këtë 10-vjetor, ju lus të thoni diçka për fund, mbase ndonjë këshillë për nxënësit...

Zymryte Avdiu: Të gjithë nxënësve Ju uroj së pari Ditën e Shkollës. Porosia ime për ta është që të lexojnë më tepër, t'i duan dhe t'i respektojnë prindërit, familjen, shokët e shoqet, ta duan shkollën, vendin e tyre dhe në çdo çast të reflektojnë edukatë dhe mirësjellje, se me këto veprime do t'ju presë një e ardhme e ndritshme.

Shehrije Balaj: Nxënës të mi të dashur, më keni bërë të ndihem krenare me ju! Uroj të festojmë edhe shumë përvjetorë! Më pëlqen ta citoj Nelson Mandelan: “Vështirësitë e jetës disa i lodhin, të tjerë i forcojnë. Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë”.

Fitore Hoxha: Uroj të vazhdojmë me suksese të radhës, ndërsa shpresoj që nxënësit tanë me ta mbaruar shkollimin të jenë vërtet komunikues efektivë në 2 gjuhë të huaja.

Ekspozita e

skulptorit

Henry Moore

Në Galerinë e Arteve në Prishtinë qëndroi për

disa ditë e hapur ekspozita e skulptorit të njohur botëror, Henry Moore.

Galeria priti edhe nxënës të shkollës sonë, të të

gjitha gjeneratave. Arsimtarja Mirlinda Ramadani tha se të shohësh vepra artistike të këtij artisti

është një privilegj. Ndërkohë që nxënësit qenë

mjaft kureshtarë për të hulumtuar rreth këtij skulptori të njohur botërisht. Të ekspozuara ishin

punime të teknikave të ndryshme në grafikë dhe disa nga skulpturat e përmasave më të vogla.

Kushedi! Mbase ndonjë nga nxënësit nesër do ta

ketë model këtë emër në rrugën e artit.

Page 14: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

14 ACES 2013/'14

“Unë dhe të tjerët: Zbulimi i diversitetit në mua dhe përreth”

Për tri vjet radhazi shkolla mori pjesë në projektin e organizatës ACES (Academy of Central European Schools), si dhe u kurorëzua me titullin fitues. Ky zinxhir nuk u ndërpre as këtë vit, për shkak se përpos që e fituam përsëri të drejtën e pjesëmarrjes, për të dytën herë u kthyem me titullin fitimtar në kategorinë “Pjesëmarrja e nxënësve”, çmim ky ndër pesë çmimet e arritjes që ndahen pas prezantimit të projekteve. Qëllimi kryesor i kësaj organizate është që të bëhemi pjesë e rëndësishme e një vizioni të përbashkët, gjë që rezulton në ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me shtetet tjera.

Tema e përgjithshme e ACES 2013/'14 ishte “Unë dhe të tjerët: Zbulimi i diversitetit rreth dhe në mua” me 105 shkolla pjesëmarrëse nga shtete të ndryshme evropiane, si dhe me 44 projekte përbërëse. Gjatë muajve shtator – m a r s r e a l i z o h e t p r o j e k t i , n d ë r k a q o r g a n i z o h e n g j i t h s e j d y m b l e d h j e ndërkombëtare me delegacionet e shkollave të projekteve fituese, mbledhje këto që u sigurojnë pjesëmarrësve bashkëpunimin dhe vlerësimin e duhur rreth temës së tyre. Sivjet, si qendër e mbajtjes së këtyre mbledhjeve u përzgjodhën Sllovakia dhe Romania. Nga

shkolla jonë, Dea Buleshkaj dhe Adea Loxha, në krah me arsimtaren e gjuhës angleze Krenare Lleshi ishin dy nxënëset që fituan mundësinë ta përfaqësojnë shkollën në këto dy mbledhje në mënyrë sa më të denjë.

Në programin e sivjetshëm, patëm rastin të krijojmë partneritet me shkollat nga Sllovenia, përkatësisht Ljublana, si dhe nga Sllovakia, përkatësisht qyteti Lipani. Ky partneritet hapi dyert për nxënësit që të mësojnë për kulturat e njëri-tjetrit dhe të mishërohen me grupe shoqërish të ndryshme. “Different? Ëonderful!” ishte tema e projektit të grupit tonë, me gjithsej 65 nxënës pjesëmarrës në krah me 11 mësues nga Kosova, Sllovenia dhe Sllovakia.

Fokusi i projektit ishte në gjithçka lidhur me diversitetin, si dhe ngritja e zërit kundër i n t o l e r a n c ë s , r a c i z m i t , e k s t r e m i z m i t , paragjykimit, ngacmimit dhe diskriminimit në komunitetin tonë. Si pikësynim ishte shtytja e rinisë të mendojnë edhe jashtë katrorit, kështu duke i konservuar mendimet e tyre negative për racat, religjionet, etnicitetet dhe orientimet seksuale të tjera, nën frymën e mendimit: “Ne nuk jemi të njëjtë, mirëpo jemi të gjithë të barabartë.” Vlerat morale siç janë miratimi, respekti, sinqeriteti, mirëkuptimi dhe durimi janë prezantuar si parandalim kundër sjelljeve jo të respektueshme të nxënësve kundër grupeve të diskriminuara. Përmes aktiviteteve të ndryshme nxënësit u inkurajuan të mendojnë më thellë për dallimet mes njerëzve dhe se si duhet të jemi falënderues e ta çmojmë dukurinë e quajtur diversitet.

Page 15: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

ACES 2013/'14 15

“Gjatë implementimit të projektit, opinioni im mbi shumë gjëra ka ndryshuar dhe gjatë punës me të tjerët kam mësuar se të gjithë posedojmë ide të ndryshme dhe shohim gjëra në mënyra të ndryshme, mirëpo kur vjen puna që këto të kombinohen, krijohet diçka shumë frytdhënëse dhe e suksesshme. Projekti “Different? Wonderful!” ishte një mundësi e mrekullueshme për zhvillimin e mënyrave të reja të mendimit, si dhe për kuptimin e faktit se të jesh ndryshe është diçka shumë e bukur”, janë këto fjalët nxënëses së klasës së nëntë, Adea Loxha, e cila përfaqësoi shkollën në mbledhjen e dytë në Sllovaki.

Disa nga aktivitetet që u zhvilluan gjatë tërë periudhës së këtij programi në tri shtetet partnere ishin: aktivitete dhe lojëra në formë grupore dhe me nxënës të klasave më të ulëta; projekti Simbioza; krijimi i posterave për t'i ngjitur në shkolla dhe në rrugët e qytetit; prezantimi i projektit për bashkëmoshatarët që nuk ishin pjesëtarë të projektit të sivjetshëm; pyetësori “Kush jam unë?”; ekskursioni në A u s h v i t z ; k r i j i m i i f j o n g o v e p ë r d i t ë n ndërkombëtare të SIDËS; mbledhjet mes shkollave partnere (në Slloveni dhe Kosovë); krijimi i kartave të Vitit të Ri; festivali i filmit

LGBT; parapërgatitjet për Ditën e Diversitetit; leximi dhe analiza e librit “Ditari i vërtetë i një gjysmë- indiani”; ngjitja e fluturave në qytet; Dita e Diversitetit (performancë vallëzimi, Flash Mob, lojëra, shfaqje videosh etj.).

Kur flasim për aktivitetet që kanë lënë gjurmë sadopak në shoqëri, mësimdhënësja Erika nga Sllovakia dëfton: “Jam shumë krenare për Ditën e Diversitetit që e organizuam këtu në qytet, gjë për të cilën askush nuk ka pasur mundësi ta dëgjojë më herët. Përfshiu bashkëpunimin me shkolla të tjera ku edukohen romët dhe personat me aftësi të kufizuara; bashkëpunimin me shkollat e artit brenda dhe jashtë vendit; workshop me 300 nxënës të ndarë në grupe; prezantimin e kampanjave të ndryshme që promovojnë tolerancën dhe miratimin përmes prezantimeve, videove dhe filmave të shkurtër para atyre nxënësve dhe organizimin e flash mob- it në qendër të qytetit.”

Falë projektit të sivjetshëm, nxënësit arritën të shohin dukurinë e diversitetit edhe në një shtet të huaj, t'i zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese në gjuhën angleze, si dhe të pasurohen me dituri në një mori fushash. Tema kryesore luajti rol që nxënësit t'i kuptojnë dhe tolerojnë grupet etnike apo nacionale dhe minoritetet, për arsye se jo të gjithë pjesëmarrësit kishin respekt për këto grupe para se të realizohej projekti. Fituan eksperiencë që i zhvilloi aftësitë e tyre organizative, bashkëpunuese, prezantuese, si dhe multi-kulturore. Mishërimi me diversitetin nuk është një gjë e lehtë për t'u bërë; në komunitetin tonë është ende një temë shumë e ndjeshme për diskutim.

Page 16: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

16 Aktivitete

Java e Trashëgimisë

Trashëgimia materiale dhe ajo shpirtërore

e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi. Veç

muzeve të njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të zakonshme,

që befasojnë këdo nga natyra tek arti, nga

zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, ng a materialja tek shpir tëror ja. Kjo

trashëgimi gjendet në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë

e artit, në arkivat fotografike e filmike, në

kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat

e ngushta, në shatërvanët si edhe në të

gjitha muzetë e saj. Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore në vete përmban

mënyrat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe

veglat, objektet, artizanalet dhe hapësirat

kulturore. Duke qenë kaq me rëndësi, trashëgimia

nuk mund të lihej anash në shkollën tonë.

K y v i t n i s i m e p r o j e k t i n “ J a v a e Trashëgimisë”, në të cilin morën pjesë

nxënës të klasës së katërt, të klasës së shtatë dhe të së nëntës me qëllim të njohjes së

vlerës së trashëgimisë sonë. Projekti u

udhëhoq nga dy mësimdhënëset, Violetë Pllana dhe Alida Thaçi, të cilat, bashkë me

nxënësit hapën ekspozitën e titulluar Java e

Trashëgimisë, në qendër të shkollës “Mileniumi i Tretë”, si mundësi më shumë

p ë r t ë m b l e d h u r b a s h k ë p r i n d ë r , mësimdhënës e nxënës. Një ndërthurje

m e s p u n i m e v e r r e t h o b j e k t e v e t ë

trashëgimisë, qoftë asaj materiale apo shpirtërore dhe fotografive të bëra gjatë

vizitave të kësaj jave, po me këtë karakter,

nxënësit e projektit Java e trashëgimisë në shkolla kanë bërë një thirrje tek të gjithë: të

r r i t e t n d ë r g j e g j ë s i m i p ë r r u a j t j e n ,

mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ndërkaq ky projekt

është mbështetur nga Këshilli i Evropës, i cili përzgjodhi fituese shkollën tonë.

Page 17: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Nxënësit 17

Rrugëtimi i nxënëses Arba Lluka Copëza jete shkollore

Klasa V

Kujtim i paharruar. Mbaj në mend se sa shumë dashuri dhe kujdes tregonte për ne kujdestarja jonë.

Klasa VI

Përfundimi i klasës së gjashtë. Fytyrat tona të qeshura, reflektim i suksesit.

Klasa VII

Gjatë javës së projekteve.

Klasa VIII

Gati Viti i Ri! Edhe në shkollë festojmë.

Klasa IX

Semimatura, festa e bukur e përfundimit të klasës së nëntë. Do të ngelet gjatë në kujtesën time!

Klasa X

Performanca ime në diplomimin e gjeneratës së parë.

Klasa XI

V i z i ta j o n ë n ë M i t ro v i c ë , të angazhuara në projektin Aces.

Klasa XII

Jam gati për një sfidë të re!

Page 18: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

18 Garë

Gara për dije në lëndët shkencore

Pas dy garave kualifikuese në kuizin e diturisë për shkenca, nxënësit finalistë nën ethe pritën ditën finale, kur garuan për më të mirin në lëndën e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë dhe Informatikës. Nxënësit ishin të gatshëm të sfidohen dhe t'i pranojnë rezultatet e arritura. Të ftuar ishin edhe prindër, në mënyrë që t'i përcillnin arritjet e fëmijëve të tyre. Nxënësit u ndien të përkrahur nga prindërit dhe mësimdhënësit. Gara e Diturisë u mbajt më 14 shkurt 2014 nga ora 14:00 në objektin e KEC-it. Fituesit u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata.

Gara e Germëzimit

Në teatrin “Dodona” është zhvilluar një tjetër aktivitet i rëndësishëm jashtëmësimor, në dobi të të nxënit të thellë që tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional të shkollës “Mileniumi i Tretë”, Gara e Germëzimit e cila njihet si “Spelling Bee” në gjuhën angleze. Për dy javë me radhë, nxënësit të cilët kanë prirje për të qenë në të a rd h m e n p o l i g l o t , ka n ë p a s u r m u n d ë s i ta dëshmojnë dhe t'i provojnë shkathtësitë e tyre logjike e memorizuese për të germëzuar fonema nga gjuha angleze.

F a l ë a n g a z h i m i t t ë m ë s i m d h ë n ë s v e t ë Departamentit të gjuhës angleze, në garat në germëzim janë përfshirë nxënësit nga cikli i ulët te ai i larti i proceduar në 6 raunde, secili më atraktiv se tjetri. “Spelling Bee” është aktivitet i cili ka për qëllim që të përforcojë gjuhën angleze, e cila në shkollën tonë mësohet në nivele dhe shërben për të përvetësuar shkrimin e kësaj gjuhe tashmë të njohur si “gjuhë e globalizmit”. Për secilin raund janë ndarë nga tri çmime si Vendi i parë, Vendi i dytë dhe Vendi i tretë. Natyrisht që për këto çmime janë ndarë edhe shpërblime si: Skulpturë nga argjila, varëse me magnet po ashtu nga argjila dhe gotë e të gjitha këto me simbolin e bletës që edhe është simbol i germëzimit.

Në garë për dije

Një garë mes nxënësve më të mirë në lëndën e gjuhës shqipe, historisë dhe gjeografisë u zhvillua më 15 maj. Kjo ishte një finale e jashtëzakonshme, o rga n i z u a r n ga D e p a r ta m e n t i i S h ke n c av e Shoqërore. Nxënësit garuan për tri vendet e para në gjeneratë. Përmes përgjigjeve që dhanë treguan nivel të lartë të përgatitjes. Juria ndau tri vende të para, duke shpërblyer nxënësit fitues me kupon shpërblyes.

Fituesit e klasave të gjashta:

1. Den Turku

2. Ensar Kurshumliu

3. Alba Deçani

Fituesit e klasave të shtata:

1. Vijon Bryma

2. Arta Imeri

3. Vijon Baraku

Fituesit e klasave të teta:

1. Dion Dërmaku

2. Erion Parashumti

3. Rrona Nushi

Page 19: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Mjedis 19

Mendo gjelbër, vepro tani!

“YouThinkGreen Kosova” është një OJQ, synimi i së cilës është përmirësimi i kushteve të mjedisit dhe rritja e vetëdijesimit. Anëtarët e kësaj organizate janë kryesisht të rinj, që cilët janë bashkuar me dëshirën për përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Organizata është e fokusuar në promovimin e a k t i v i t e t e v e , t e k n o l o g j i v e d h e e n e r g j i v e t ë ripërtërishme. Kjo mundësohet duke organizuar dhe zbatuar aktivitete te ndryshme të cilat synojnë të zvogëlojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike. Kosova është një nga vendet më të ndotura në Evropë dhe hapat e ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen janë shumë të ngadaltë. Objektivi kryesor i kësaj organizate është që të edukojnë njerëzit e Kosovës se si të kujdesen për mjedisin për një jetë të s h ë n d e t s h m e . P o r s i b ë h e t k j o ? P ë r m e s p reza nt i m eve , s e m i n a reve e p u n ëto r i ve të ndryshme. Aktualisht “YouThinkGreen Kosova” është duke punuar një projekt që do të prezantohet gjatë “Beer Fest”-it e që do të mbahet në Prishtinë.

Page 20: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

20 Analizë kritike

Fenomeni internacional që po rrëmben zemrat fragjile

“Bared to you”

Shkruan: Genita Abazi

Hyrje

Publikimi i novelës erotike romantike “Fifty shades of grey” të autorit britanez E. L . J a m e s , e c i l a m b a j t i p o z i t ë n e piedestalit në listën e librave më të shitur, me 70 milionë kopje të shpërndara në të gjithë botën, e me gjithë suksesin e arritur, bie ndesh me romancën eruptive të shkrimtares veterane, Sylvia Day “Bared to you”, e cila shoi etjen e lexuesve të librit paraprak, duke i mirëpritur me vërsulje emocionesh intense e erotike, të hedhura vrullshëm në një vorbull të pakapshme e misterioze, që mban lexuesit pezull.

Një roman i bukurshkruar, i mbushur me a n k t h e m o c i o n a l , s k e n a d a s h u r i e përvëluese e përmbajtje historie bindëse. Day është një autore e talentuar në profilin erotik romantik, e cila me nxjerrjen e këtij romani thekson aftësitë e saj të papërshkrueshme dhe vë së bashku një histori shumë të ngarkuar që rrjedh drejt një lumi të paparashikueshëm e ku shpeshherë godet shkëmbinjtë e bregut të d a s h u r i s ë e m i s t e r i t , d y e m o c i o n e dominante të ngjyrosura e të kombinuara në lidhjen më të sofistikuar të rrjedhojës së saj. Autorja shkruan një fantazi toleruese, e cila shfleton jetën e disa personazheve, ku të gjithë prej tyre fshehin pasione të errëta dhe sekrete me të errët më të theksuar pas fasadave të tyre flakëruese. Mbushur me dramë ligësie, personalitete jofunksionale dhe skena eksplicite dashurie, “E zhveshur për ty” merr një vështrim sensual në një anë të errët të dashurisë.

Struktura narrative

Faqet e njoma të librit të mikpresin me një

ngrohtësi unike, e cila të përcjell pas çdo kalimi të brishtë të tyre. Është një histori e bukur, mbresëlënëse e cila shtjellohet rreth temës individuale, gjë që na dëshmon që ngjarja sillet rreth dy personazheve kryesore, Evës dhe Gidon. Eva, një bionde e bukur, konfidente, inteligjente, e vendosur ta lërë anash një të kaluar të trazuar, tashmë një grua me n j ë k a r a k t e r d a l l u e s d h e m e n j ë gatishmëri akoma të pasigurt për qytetin e madh të Nju Jorkut, nuk e kishte llogaritur fare në mendjen e saj takimin e papritur që i rregullon fati i saj i çrregullt me mashkullin më misterioz që ajo ka vënë sytë në tërë ekzistencën e saj. Është impresionues fakti që po ky mashkull, i cili e tërheq atë me anë të një litari të padukshëm drejt tij, një njeri i cili po ashtu mban mbi supe një të kaluar misterioze e torturuese, që në momentin q ë h o d h i s y t ë n ë t r u p i n e s a j t ë parezistueshëm e në sytë e saj që hapnin dyert e një universi frymëlënës, ai e dinte që duhet ta kishte për vete. Gjithçka që kishte të bënte me të, nga pafajësia e saj a d m i r u e s e e d e r i t e k b u k u r i a q ë rrezatonte nga çdo veprim që kryente me xhentilesë, duhet të ishte e tija. Ai ishte i çmendur për të, veprim anasjelltas edhe n g a a n a e s a j p ë r k ë t ë b u r r ë q ë karakterizonte ngjyrën e mjegullt të misterit, por që njëkohësisht gjithçka për të ulëriste dashuri. Mund të vijmë në përfundim që motivi me anë të të cilit autorja zhvillon ngjarjen, është ai erotik. Narratori i ngjarjes në fjalë paraqitet si personazh,i cili thur ngjarjen në vetën e parë, mirëpo jo në aspektin autobiografik. Meqë historia kryhet në Nju Jork, theksohet që hapësira shfaqet reale. Gjithashtu merret parasysh edhe koha, që poashtu sjell ngjarjen në kohë reale. Mënyra sesi autorja shkruan në mënyrë të detajizuar, duke mos injoruar as edhe

Page 21: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Analizë kritike 21

detajet, apo të parëndësishme, duke u nisur nga përshkrimi i vendit që rrethon personazhet e deri tek skenat e zjarrta të pasionit, na mundëson që edhe ne lexuesit eventualisht të hyjmë në libër, me apo pa vetëdijen tonë. Ajo që e bën të bukur gjithë këtë është aftësia e kësaj historie që ta mbërthejë vëmendjen tonë, duke na larguar për pak çaste nga bota reale që na rrethon. Struktura narrative pra mbush storjen me të dyja degët e saj, përshkrimin dhe rrëfimin. Janë ato që e kompletojnë ngjarjen, ku pas çdo faqeje vihen në vendin e përkitur të gjitha pjesët e humbura të një mozaiku të bukur. Këtu dominon rrëfimi introspektiv, për shkak se shumicën e kohës ngjarja merr fillin dhe rrjedhën në kohën e tashme, mirëpo në anën tjetër, rrëfimi retrospektiv troket në derë duke marrë formën e anktheve apo memorieve që i kthejnë personazhet jodomosdoshmërisht me dëshirë në kohën e kaluar. Dhe meqë autori i gjithëdijshëm nuk luan rol fare në rrjedhën e ngjarjes, atëherë as rrëfimi prospektiv, i cili paralajmëron lexuesin për ndodhitë e mëtutjeshme, nuk bën pjesë në mesin e rrëfimeve të tjera. Gjuha e mbushur me figura të ndryshme stilistike e autores, gjë që rezulton në një g j u h ë k o n o t a t i v e t ë d a l l u e s h m e e shumëngjyrëshe nga ana e saj, duke u n i s u r n g a m e t o n i m i a , h i p e r b o l a , krahasimi etj., është faktor tjetër që ia p a m u n d ë s o n l e x u e s i t m ë r z i t j e n , përkundrazi, ia del që ngjarja të tregohet me një thjeshtësi të lezetshme e të zbukuruar me figura që i bën spektatorët të kërkojnë më tepër. Si personazhe negative dallohen vetëm të kaluarat e tyre të errëta, të cilat herë pas here kthehen në prezencën e mendjes së tyre dhe iu përplasen në fytyrë në formën më brutale të mundshme. Autorja sigurohet që të s p i k a s ë d a s h u r i , m i s t e r , f r i k ë , entuziazëm, aventurë në çdo faqe me anë të lojës së fjalëve që ajo përdor.”E zhveshur për ty” është një romancë erotike që nuk duhet humbur. Do t'i bëjë lexuesit të bien në dashuri.

Gjetjet fabulative

D a y k r i j o n d y p e r s o n a z h e multidimensionale në heroin Gidon dhe heroinën Eva. Posaçërisht i dallueshëm është portretizimi i Evës nga ana e autores. Heroina është një e mbijetuar e përdhunimit, e cila është në gjendje të pavarur të kapërcejë abuzimet e saj që e kaluara e saj e errët mban të fshehur dhe të gjejë një jetë të re.”E zhveshur për ty” zhduk çdo lloj konkurrence ekzistuese me personazhet e saj reale, intense të cilët l u f t o j n ë m e d h e m b j e , k ë n a q ë s i e ndershmëri. Këto personazhe zhveshin zemrën dhe shpirtin e tyre duke hedhur gjithë përmbajtjen në këtë ngjarje. Nganjëherë është aq intense, saqë është e dhimbshme të shikosh sesi ata lëndojnë vetët e tyre dhe njëri-tjetrin me vepra ose fjalë. Të bën të ndash dhimbjen dhe gëzimin e tyre, përderisa ata luftojnë të mbajnë një lidhje normale, dhe mbi të gjitha njëri-tjetrin në krah. Eva dhe Gidoni janë dy personazhe me të kaluara rrëqethëse, që i vihen përballë njëri-tjetrin dhe gjejnë një koneksion jashtë këtij universi, e që ua mundëson afërsia fizike.

Përfundimi

Një kthesë intriguese dhe transformimi i idesë së dashurisë dhe romancës në diçka më të thellë e më të pashtjelluar , “E z h v e s h u r p ë r t y ” ë s h t ë n j ë domosdoshmëri për tifozët e romancës, me një grimë të psikologjisë së mbështjellë në të.

Page 22: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

22 Supertalent

Adea Loxha, një supertalente

Adea Loxha është nxënëse që këtë vit përfundon klasën IX. Nuk mund të veçojmë një anë të fortë të saj, pasi ka shumë. Është perfekte në çdo gjë që bën. Është e para e klasës në mësime. Emri i saj lakohet aty ku kërkohet saktësi shkencore. Emri i saj lakohet aty ku kërkohet fjala artistike, pasi në sa e sa orë të Gjuhës shqipe ka emocionuar arsimtaren e nxënësit me krijimet e bukura artistike që ka bërë. E sa për orët e gramatikës, ato ishin më të pëlqyerat për të. Është aty ku shfaqet talenti në art figurativ, pasi për sa vjet ka ndihmuar arsimtaren për përgatitjen e skenave të ndryshme. Është aty ku zhvillohen aktivitete sportive, pasi tashmë e sa vjet ushtron basketbollin e notin, duke marrë edhe vende të para. Emri i saj është i pari kur flitet për ndonjë projekt shkollor e ndër-rajonal. Ka përfaqësuar shkollën e Kosovën në projekte të ndryshme, si në Gjermani...Ka një kaligrafi të jashtëzakonshme. Me një vullnet të tillë të sajin për punë, suksesi i së ardhmes është i sigurt.

Page 23: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!

Sporti është jetë

Sport 23

Në shkollën tonë kemi nxënës që të ardhmen e tyre e shohin në sport. Në orët e Edukatës fizike e sportive ata dallohen për talentin që kanë. Edhe jashtë shkollës këta nxënës kanë shënuar suksese të shumta, duke u dalluar nga bashkëmoshatarët e tyre, si në not, futboll, basketboll, tenis etj. Gjithashtu në shkollë çdo vit mbahet turniri në futboll të vogël dhe në basketboll. Turniri paraqet një nga ngjarjet më emocionuese për të gjithë nxënësit. Nxënësit përgatiten prej fillimit të vitit shkollor, pasi synim kanë që të dalin kampionë. Vlen të theksohet se çdo lojë zhvillohet me kulturë të lartë sportive. Më poshtë po ju paraqesim disa nga talentët sportivë të shkollës sonë.

Fresk Sylhasi V/1 Fresku i vogël është në klasën e pestë dhe përveç angazhimeve të tjera merret me sportin e tenisit. Ai e ushtron këtë sport tashmë e 4 vjet dhe ka korrur suksese të mëdha. Angazhimet edhe orari i gjatë i shkollës nuk është një pengesë për të. Jo në një, por në dy klube tenisi ai shkon për të ushtruar sportin e tij të pëlqyer. Ai e filloi këtë sport nga dëshira e madhe për të provuar diçka të re. Mori pjesë në gara të ndryshme brenda vendit, si në garat në Graçanicë, Pejë dhe në Prishtinë. Mori dy herë kupa për vendin e parë edhe një herë kupë për vendin e dytë.

Sara Imeri VII-1 Hobi i saj është noti. Filloi në mars të vitit 2013. Në fillim thotë se e mori si argëtim, si një mundësi për të kaluar kohën e lirë, mirëpo tashmë ka ndërruar raporti i saj me këtë sport. Frekuenton tri herë në javë klubin e notit “Prishtina”, me trajneren Emine Llalloshi. Deri tani ka marrë pjesë në shumë gara të ndryshme, si në Kampionatin e Kosovës (korrik 2013) në të cilat fitoi dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë; në Garat e Notit të Kupës së Kosovës (gusht 2013) duke fituar dy medalje të argjendta dhe një medalje të artë; në Garat e Notit të Shqipërisë (nëntor 2013) në të cilat mori një vend të dytë; në Garat e Notit në Malin e Zi “Mimosa Cup” (shkurt 2014). Garat e Notit të Shqipërisë (prill 2014) në të cilat mori një vend të dytë dhe një vend të tretë. Gjithashtu ka marrë pjesë në gara në Kroaci “Golden Orlando” dhe në Maqedoni, mbajtur në maj të këtij viti.

Mal Rezniqi X/3 Mali, si talent i shfaqur futbolli, ushtron që 8 vite futboll. Ai shkon me ekipin e tij në stërvitje dhe njëkohësisht me trajnerin e tij personal. Stërvitje bën pesë herë në javë, ndëkohë që merr pjesë në shumë ndeshje futbolli. Mali veccon njërën nga ndeshjet, organizuar në Shqipëri është zgjedhur lojtari më i mirë i turniri, duke u shpërblyer si talent i rrallë. Me ekipin e tij ai deri më tani ka fituar dy kupa të arta. Së shpejti do të ketë një tjetër turnir dhe ka shpresa që do ta zgjedhin përsëri më të mirin.

Drin Krasniqi XII/1 Drini, nxënës i shquar në shkollën tonë, merret edhe me sporte të ndryshme, të cilat, sikur thotë janë pjesë e pandashme e jetës së tij. Zhytja dhe basketbolli janë sportet të cilat ai i ushtron që shumë vite. Basketbollin e ushtron qe 7 vjet. Ka marrë pjesë në garën gjermane “Regional Liga”. Vendi i dytë i përkiste Drinit dhe këtë sport e filloi vetëm si hobi. Ndërsa zhytjen e praktikon qe 3 vjet dhe thotë se kjo i jep jashtëzakonisht kënaqësi.

Page 24: i Tr Dekada jonë, dekadë e artë - Mileniumi 3e ta mbaj një fjalim bombastik për një çmim prestigjioz. Si regjisore, producente, aktore, aktore në rol dytësor – si çfarëdoqoftë!