hyrje...2020/10/04 · hyrje rrjeti evropian i ndërmarrjeve (een-albania) sjell për publikun,...
TRANSCRIPT
-
Albania
Tetor 2020
#EENCanHelp
EEN-ALBANIA
HYRJE
Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për muajin Tetor 2020.
Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit përgjatë muajit Tetor, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen. Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.
Edhe pse pandemia COVID-19 ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network EEN ofron mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19.
Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.
https://twitter.com/hashtag/EENCanHelp?src=hashhttps://www.facebook.com/hashtag/covid19?__eep__=6&source=feed_text&epa=HASHTAG&__xts__%5B0%5D=68.ARBhUzWgm5c9xs9AfS07VRIpY5b2WRaXcejBi4UUKHFwrVGqzZ5w9lYo42ioOJ1D5hBc_Rx3c1FtquD2rj8S1nxwZMD3bRJxsGzqmSf_Ff8gZs4PTHhn8y9bz8DUopokfeqq79TzEb3WSMNAdh2UjV7d3NbP7HIGQeg4iKCVmYw5OLIFt3wlKj6NgXAUwLhjdyO7m8Fcf-cfZNm7DB9Clx5KJUv8Ou2RkWuK5N8bP6ieschBTT7sxLj1sinBAxoru-WYMg1kF9IklreuJeBnIVrVWgp9gau9fz5GMONkH29oMdGXZFEvVNoGdVroxJF7VB_XIv0VUxpi33HWMVyLOxEMbOoFmNbLFlrfMdfv478TLwvVrJMczErZYjJTKdGmH8JlTr5QEQoWZKXKmTX27TPIWb2umMb95nxdW0jpt5VpJbIWxvsMRB7m-ajlIxBMfUnKFLNq-9OLJsQEacfx63k2IlRwUHNVPrg9k78543c2JC99LcorBLnEKpvc&__tn__=%2ANK-Rhttps://www.facebook.com/hashtag/een?__eep__=6&source=feed_text&epa=HASHTAG&__xts__%5B0%5D=68.ARBhUzWgm5c9xs9AfS07VRIpY5b2WRaXcejBi4UUKHFwrVGqzZ5w9lYo42ioOJ1D5hBc_Rx3c1FtquD2rj8S1nxwZMD3bRJxsGzqmSf_Ff8gZs4PTHhn8y9bz8DUopokfeqq79TzEb3WSMNAdh2UjV7d3NbP7HIGQeg4iKCVmYw5OLIFt3wlKj6NgXAUwLhjdyO7m8Fcf-cfZNm7DB9Clx5KJUv8Ou2RkWuK5N8bP6ieschBTT7sxLj1sinBAxoru-WYMg1kF9IklreuJeBnIVrVWgp9gau9fz5GMONkH29oMdGXZFEvVNoGdVroxJF7VB_XIv0VUxpi33HWMVyLOxEMbOoFmNbLFlrfMdfv478TLwvVrJMczErZYjJTKdGmH8JlTr5QEQoWZKXKmTX27TPIWb2umMb95nxdW0jpt5VpJbIWxvsMRB7m-ajlIxBMfUnKFLNq-9OLJsQEacfx63k2IlRwUHNVPrg9k78543c2JC99LcorBLnEKpvc&__tn__=%2ANK-R
-
Albania
Tetor 2020
Akademia SME
U zhvillua në Tiranë në datat 7-10 Tetor aktiviteti “Akademia SME” i organizuar nga Instituti Shqiptar i SME-
ve, SME Albania me mbështetjen e Konrad-Adenauer Stiftung Albania. Ky aktivitet kishte si qëllim mbledhjen
e të gjithë aktorëve kryesore publikë dhe privatë, të cilët mbështesin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe Znj. Migena Muslli, Koordinatore e Enterprise Europe Network - Albania
(EEN-Albania), e cila bëri një prezantim të Rrjetit EEN, si edhe të mundësive që ky rrjet ofron për kompanitë
shqiptare që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe
të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë. Ky rrjet bashkon organizatat në mbështetje të
biznesit duke shërbyer si një one-stop shop për të gjitha nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve
ndërkombëtarë.
Takime Door to Door në Shkodër
Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-
Albania) zhvilluan në qytetin e Shkodrës vizita "Door to Door" në kompanitë Madish, AN&GES, Melkans,
Rudaj Plast, Fabjola Marku dhe Hysni Brahimi
Qëllimi kryesor i vizitave ishte në kuadër të monitorimit të fondeve që kompanitë kanë përfituar nga AIDA, si
edhe prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania dhe mundësitë që ky Rrjet ofron për kompanitë
shqiptare.
Prodhimet e këtyre sipërmarrjeve eksportohen sot në tregje evropiane duke sjell si rezultat zhvillimin
ekonomik të vendit në termat e punësimit, por edhe duke bërë një prezantim të Shqipërisë dhe potencialeve
të saj në tregjet ndërkombëtare.
AIDA, nëpërmjet skemave të financimit, asistencës dhe shërbimeve të Rrjetit EEN do të vazhdojë të
mbështesë sipërmarrjet shqiptare në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve, nxitjen e teknologjive dhe
inovacionit, identifikimin e tregjeve të reja ndërkombëtare dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve "Made
in Albania".
https://www.facebook.com/hashtag/smealbania?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZXL43O69TPN0dZv3hk-eOOkbp35T9F6SGs59gj9VT92fMg2rRkhvcRhdFCc94e753mzVxFOV7K9vZlBBg11Qtr9toW4aBCkpRIqn_rMmod6mMBUMYDW4jkeKECTK4KPwTiBzj92IU1P6JOvB9Z6sHwXmj6ktLFCzJDgOUEsXSB80QbV_xudQYMA0IPcXrdMzVs&__tn__=*NK-R
-
Albania
Tetor 2020
-
Albania
Tetor 2020
Dhoma Ekonomike e Gruas
Dhoma Ekonomike e Gruas zhvilloi në Sarandë
aktivitetin me temë: “Fuqizimi i Gruas
Sipërmarrëse në Ekonomi dhe Vendimmarrje”.
Ky aktivitet mblodhi bashkë përfaqësuese gra të
bizneseve nga Saranda, Delvina dhe Konispoli,
për të diskutuar mbi fuqizimin e pozitës së gruas
për të bërë biznes, si dhe krijimin e mundësive
për financim.Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe
Znj. Migena Muslli, Koordinatore e Enterprise
Europe Network - Albania (EEN-Albania), e cila
bëri një prezantim të Rrjetit EEN, si edhe të
mundësive që ky rrjet ofron për kompanitë
shqiptare që duan të zhvillohen në tregje të reja,
të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë
inovacionin dhe të rrisin konkurrueshmërinë në
tregun Evropian e më gjerë.
EVENTE DHE TAKIME B2B
Enterprise Europe Network - Albania EEN-Albania, në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni
pjesë e takimeve virtuale B2B dhe eventeve ndërkombëtare.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të krijojnë kontakte dhe marrëveshje
ndërkombëtare bashkëpunimi dhe partneriteti të jenë pjesë eventeve dhe takimeve B2B.
-
Albania
Tetor 2020
Smart Manufacturing Matchmaking
https://smm2020.b2match.io/
Textile Fashion Tech https://matchmaking-event-food-industryand.b2match.io/
Green Days 2020https://green-days-pollutec-2020.b2match.io/home
BOTIME DHE PËRDITËSIME
Fletëpalosje “Helping ambitious SME’s innovate and grow internationally”
Enterprise Europe Network -Albania ju njeh me botimin më të ri “Helping ambitious SME’s innovate and grow
internationally”. Ky botim përmban një përmbledhje me informacione mbi mundësitë dhe shërbimet e integruara
që EEN-Albania ofron për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synim rritjen e aftësive konkurruese dhe
inovative, si edhe krijimin e partneriteteve të reja në tregun Europian e më gjerë.
Enterprise Europe Network është Rrjeti më i madh në botë për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të
mesme (NVM) për të qenë pjesë e tregut Evropian e më gjerë. Rrjeti ofron shërbime mbështetëse për
sipërmarrjet që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe
të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë.
Rrjeti ofron shërbime të integruara të përshtatura për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet, qendrat
kërkimore, si edhe të gjithë palët e tjera të interesuara.
Rrjeti në Shqipëri menaxhohet nga një konsorcium i vetëm, i cili përbëhet nga partnerët: Agjencia Shqiptare e
Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), Bashkimi i Dhomave të
Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM).
Ne jemi pjesë e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të sipërmarrjeve, që sjell
së bashku rreth 600 organizata mbështetëse, në më shumë se 60 vende të botës.
https://smm2020.b2match.io/https://matchmaking-event-food-industryand.b2match.io/https://green-days-pollutec-2020.b2match.io/home
-
Albania
Tetor 2020
-
Albania
Tetor 2020
RRJETI EUROPIAN I NDËRMARRJEVE (EEN-Albania)
Çfarë është Rrjeti Europian i
Ndërmarrjeve ?
Si funksionon Rrjeti?
❖ Rrjeti më i madh në botë për nxitjen e konkurrueshmërisë dhe sipërmarrjen
❖ Nxit rritjen e bizneseve dhe punës
duke ofruar shërbime për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme NVM/ SME si dhe burime për biznese të tjera, universitete dhe qendra kërkimore
❖ Ofron shërbime mbështetëse për të
ndihmuar NVM-të të bëjnë biznes në Tregun Unik BE, si dhe të përmirësojnë konkurrencën e NVM-ve Europiane
❖ Për t’u bërë pjesë e Rrjetit duhet të krijoni profilin e biznesit tuaj në databazën e Rrjetit
❖ Profili krijohet nga biznesi në bashkëpunim me ekspertët e Konsorciumit Shqiptar
❖ Profili vendoset në Rrjet nga
ekspertët e Konsorciumit Shqiptar në bashkëpunim me ekspertët e BE
❖ Ky shërbim nuk ka asnjë kosto për
biznesin
Rjeti Europian i Ndërmarrjeve
Rrjeti më i madh në botë për mbështetjen e NVM-ve me fokus
ndërkombëtarizimin
EENCanHelp
-
Albania
Tetor 2020
Vizitoni:
www.een.al
een.ec.europa.eu
http://www.een.al/http://www.een.ec.europa.eu/