humanistet shqiptar

3
HUMANISTET SHQIPTAR Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe Dubrovniku ndersa ne shekullin e 15 ketji zhvillimi iu nderpre hovi per arsye te lufterave te shumta dhe te ashperta me turqeve, dhe pas vdekjes se Skenderbeut vendi u shkaterrua tersisht; osmanet dogjen, rrenuan dhe bene masakra ne trojet shqiptare, rrezuan kishat, monumente kulturore, dhe cdo gje qe ishte lidhur me unin tone shqiptar. Te gjitha dokumentat kishtare, arkivat, veprat letrare nuk mund t’i shpetonin rrebeshit turk, ndersa gjate kesaj kohe as qe mund te behej fjale per zhvillimin letrar brenda kufijve te Shqiperise, ndersa jashte kufijve u dalluan: Durrsaku Andrea Aleksi (1420-1405) ishte skulptor i famshem. Ai ishte shkolluar ne Dalmaci dhe ne Itali ku gjendet dhe sot eshte vepra e ti me e rendesishme “Altare Albanese” Gjon Gazulli jetoi nga gjysma e pare e shekullit 15 deri ne gjysmen e dyte te shekullit te 15. Ai ishte njeri me horizont te gjere te diturise dhe kultures dhe i ngarkuar me shume misione politike per te miren e atdheut. Leonik Tomeo (1456-1531) Lindi ne Venedik dhe u shkollua ne Venedik dhe Padove, ishte njohes i mire i trashigimise letrare dhe filozofike ne gjuhen latine. Marin Bqikeni (1428-1526) Lindi ne Shkoder, dhe me pushtimin e Shkodres me 1478 u shperngul ne Itali ku studioi letersi dhe per 10 vjet me radhe ishte drejtor i shkolles se larte ne Dubrovnik, pastaj me 1509 ishte profesor ne Universitetin e Padoves. Pas iGjon Gazuli Leonik Tomeo Marin Barleti

Upload: marjan-dodaj

Post on 29-Jul-2015

15.160 views

Category:

Travel


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Humanistet shqiptar

HUMANISTET SHQIPTAR

Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe Dubrovniku ndersa ne shekullin e 15 ketji zhvillimi iu nderpre hovi per arsye te lufterave te shumta dhe te ashperta me turqeve, dhe pas vdekjes se Skenderbeut vendi u shkaterrua tersisht; osmanet dogjen, rrenuan dhe bene masakra ne trojet shqiptare, rrezuan kishat, monumente kulturore, dhe cdo gje qe ishte lidhur me unin tone shqiptar. Te gjitha dokumentat kishtare, arkivat, veprat letrare nuk mund t’i shpetonin rrebeshit turk, ndersa gjate kesaj kohe as qe mund te behej fjale per zhvillimin letrar brenda kufijve te Shqiperise, ndersa jashte kufijve u dalluan:

Durrsaku Andrea Aleksi (1420-1405) ishte skulptor i famshem. Ai ishte shkolluar ne Dalmaci dhe ne Itali ku gjendet dhe sot eshte vepra e ti me e rendesishme “Altare Albanese”

Gjon Gazulli jetoi nga gjysma e pare e shekullit 15 deri ne gjysmen e dyte te shekullit te 15. Ai ishte njeri me horizont te gjere te diturise dhe kultures dhe i ngarkuar me shume misione politike per te miren e atdheut. Leonik Tomeo (1456-1531) Lindi

ne Venedik dhe u shkollua ne Venedik dhe Padove, ishte njohes i mire i trashigimise letrare dhe filozofike ne gjuhen latine.

Marin Bqikeni (1428-1526) Lindi ne Shkoder, dhe me pushtimin e Shkodres me 1478 u shperngul ne Itali ku studioi letersi dhe per 10 vjet me radhe ishte drejtor i shkolles se larte ne Dubrovnik, pastaj me 1509 ishte profesor ne Universitetin e Padoves. Pas vdekjes se tij la pas vete disa ligjerata qe benin fjale per fatin e atdheut te tij, e posacerisht Shkodres.

Marin Barleti, humanist, letrar dhe historian i shquar. Marin Barleti qe ne moshe te re kreu studimet humanitare dhe ishte prift me nje kulture dhe diapazon te gjere te diturise.

Kur Shkodra ra nen sundimin turk Barleti me dyqindmije shqiptare kaloi Adriatikun

dhe emigroi ne Itali duke mos iu nenshtruar armikut, dhe atje ra ne kontakt me humanistet e medhenj te asaj kohe, dhe me 1504 ne Venedik shkroi vepren "Rrethimi i Shkodres", ndersa me 1508-1510 shkroi vepren e njohur "Historia e jetes dhe e bemeve te Skenderbeut

princit te epiroteve".

Andrea Aleksi nga Durrësi

iGjon Gazuli

Leonik Tomeo

Marin Barleti

Page 2: Humanistet shqiptar

Rilindja evropiane ne Shqiperi ne shekullin e XIV-XV ishte shume pak e njohur. Kjo sepse vendi yne, i cili ishte nen sundimin turk nuk arriti te krijonte mjedisin e duhur per zhvillimin e artisteve shqiptare. Kjo beri qe artistet shqiptare te largohen nga vendi dhe per pasoje veprat e tyre nuk ndodhen ne Shqiperi dhe ne nuk i njohim mire keta artiste. I tille eshte dhe durrsaku Andrea Aleksi

Pak vetë në Shqipëri e njohin Andrea Aleksin. Në shtypin tonë kombëtar është folur pak ose aspak për këtë artist të madh të rilindjes shqiptare dhe Europiane. Vetëm "Hylli i Dritës" në numrin e vet të dhjetorit 1921, faqe 342, flet shkurtazi dhe ia bën të ditur lexuesit shqiptar emrin dhe një pjesë të veprës së këtij artisti të racës sonë. Mbi jetën dhe veprat e Andrea Aleksit kanë shkruar më shumë të huajt e në mënyrë të veçantë, sllavët të cilët e konsideronin si një artist të tyre të madh të Rilindjes.

Mbi jetën e Andrea Aleksit dihen fare pak të dhëna. Por është e sigurtë se u largua shumë i vogël nga Shqipëria dhe shkoi në Itali për të mësuar. Duket se do të ketë qenë shumë i varfër dhe se e mori nën kujdesin e vet për ta rritur dhe për ta shkolluar një bujar i përmendur i asaj kohe dhe pikërisht duka Françesk Sforza. Ky bujar nuk e ndau Andrean e vogël nga fëmijët e vet dhe duke parë prirjet dhe zgjuarsinë e tij, u kujdes dhe u interesua në mënyrë të veçantë për ta drejtuar në mësimin e shkencave dhe të arteve të bukura. Andrea Aleksi u tregua një nxënës shumë i zellshëm dhe me prirje të mëdha artisitike. Këto prirje Aleksi erdhi duke i përsosur deri në ate shkallë sa të fitojë një emër të madh për kohën e vet. Si në art ashtu edhe në drejtime të tjera Andrea Aleksi u dallua në mënyrë të veçantë për punimet dhe veprat e veta pati një nderim dhe çmim të posaçëm në kohën e tij. Në Duomon e Milanos, vizituesi ndër sende të tjera mund të shikojë edhe një letër shumë të bukur kushtuar Zonjës së Ilirëve, të cilën milanezët e quajnë "Altare Albanese".

"Altare Albaneze" është i lartë 4 metra dhe i gjerë 2 metra e gjysëm; është i punuar me një lloj mermeri të quajtur "Nero del Belgio". Altari ka tri kupola dhe secila prej këtyre kupolave ka nga një shtatore. Veprat e këtij artisti të madh janë parë në vende të ndryshme të Dalmacisë dhe pikërisht në Venedik, ishullin Rab, Zander, Llubonik, Troginë, Split, Jakinë dhe në Trenite. Ka punuar shumë duke filluar qysh në hyrje të shekullit XVI deri kur vdiq në Split. Në Kishën e Shpirtit të Shenjtë të këtij qyteti i ruhet edhe sot pllaka e varrit, të cilën e ka përgatitur dhe vendosur për vete qysh në vitin 1503. Veprat më të vleshme të Aleksit ruhen në qytetin e Rilindjes, Trogir (Tran), qytet i vogël, por shumë i bukur në bregdetin dalmat. Ky qytet është një muzeum i vërtetë artistësh.

Këtu Andrea Aleksi, shkriu të gjithë fuqinë e zotësisë së vet. Do të mjaftonin veprat e tij të Troginit, për t’u ngritur në shkallën e një artisti me vlerë të madhe. Po të bëhen kërkime të tjera mund të nxjerrim njohuri edhe më të gjera rreth jetës dhe veprave të këtij artisti të shquar shqiptar. Është detyra jonë, në mos tjetër, të fotografojmë punimet e vlefshme të këtij artisti, dhe t'ia bëjmë të njohur popullit shqiptar gjeniun artistik të racës sonë.