hipertrofia muskulare
DESCRIPTION
Hipertrofia muskulare, Hipertrofia e prostatesTRANSCRIPT
HIPERTROFIA MUSKULAREPUNOI: Enea PELIVANI
HIPERTROFIA MUSKULARE
• Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe
rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike. Gjatë këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të
fijeve muskulore, por shtim të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të numrit
të miofibrileve në çdo fije muskulore.
HIPERTROFIA MUSKULARE
• Përveç hipertrofisë normale ose funksionale që përmendëm më sipër, dallojmë edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet në disa kushte
patologjike. Kështu p.sh, në disa raste të sëmundjes së hipertonisë, si pasojë e punës së
sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë. Gjithashtu, gjatë zmadhimit
të prostatës (qe mund të shoqerohet me pengesa për daljen e urinës) mund të formohet, për kompensim, hipertrofi e muskulit të fshikës
së urinës.
HIPERTROFIA E MUSKUJVE
• Vëllimi i qelizave muskulore rritet në mënyrë përparuese për shkak të punës.
Kështu ndodh p.sh në rastin e peshëngritësve ose zmadhimi i zemrës së atletëve. Hipertrofia e miokardit mund Te
shkaktohet edhe nga gjendje të ndryshme patologjike që shkaktojnë shtim të punës
së zemrës, p.sh në ngushtimin e valvulave.
PATOGJENEZA
• Hipertrofia e qelizave nuk është gjithmonë e dobishme për organizmin. Veçanërisht në rastin e zemrës duket se ka një farë
kufiri përtej të cilit hipertrofia nuk mund të kompensojë një lezion ose një proces
sëmundësor, që mund të japin ndihmesë për lindjen e pamjaftueshmërisë së
zemrës.
Hipertrofia e veshkës
• Largimi operator i njërës veshkë, për shkak të ndonjë neoplazme ose të mete të
lindur, shpie shpejt në hipertrofi të theksuar të
veshkës tjetër.
RASTE TE HIPERTROFISE TEK KAFSHET
Raporti HIPERTROFI-FORCE
• Raporti mes rritjes se mases dhe forces nuk eshte 1:1. Forca rritet disa here me shpejte se masa. (psh 10% e rritjes se mases se muskulit sjell 30% rritje te force).
• Ky eshte nje problem tek te moshuarit. Ata humbin mase muskulare, por humbja e vogel ne mase muskulare sjell humbje te madhe ne force.
Raporti HIPERTROFI-FORCE
• Forca
•Masa
X
HIPERTROFIA BENIGNE E PROSTATES (HPB)
• Prostata eshte nje gjender e aparatit seksual mashkullor e vendosur poshte fshikezes se urines dhe perpara rektumit. Tradicionalisht gjendra e prostates paraqet 4 lobe, por me shume perdoret nenndarja sipas McNeal i cili thote se prostata perbehet nga:
• - Zona periferike qe perben rreth 70% te indit te prostates- Zona qendrore qe perben deri 25% te indit te gjendres
- Zona Ndermjetese qe perben vetem 5% te indit te prostates
SHKAKU
• Zmadhimi i volumit te prostates eshte i lidhur me nje crregullim hormonal fiziologjik qe ka te beje me rritjen e
moshes. Me mplakjen, niveli i hormonit Dihidrotestosterone ( DH ) rritet dhe kjo stimulon rritjen e
prostates.• Hipoteza tjeter e lidh rritjen e volumit te gjendres se
prostates me mos ekuilibrimin e dy hormoneve, te quajtura testosteron dhe estrogen. Keshtu sa me shume
mashkulli rritet ne moshe, aq me pak testosteron prodhohet dhe nga ana tjeter do te kete nje rritje
sinjfikative te estrogenit, te cilit i atribuohet shkaku kryesor i kesaj patologjie
PASOJAT
• Me zmadhimin e prostates shkaktohen probleme ne lidhje me zbrazjen e urines dhe me pasoja mbi shendetin e te semurit. Per kete aresye kerkohet te behen kontrolle periodike dhe te
merren masa preventive. • Grupi i shenjave klinike qe manifestohet me crregullime
te urinimit, permblidhet ne termin prostatizem. Ne kete grup bejne pjese dy lloj simptomash :
1. Crregullime iritative ( Infeksioze );2. Crregullime obstruktive ( Bllokuese )
1. Crregullime iritative( Infeksioze )
- Gjate dites, lind nevoja e te urinurit te shpeshte ( Polakiuria )
- Gjate nates, ngrihen shpesh here per te urinuar ( Nikturia )
- Mund te linde nevoja per te urinuar ne menyre te menjehereshme ( Urgjence per
te urinuar )- Vihet re djegje gjate urinimit
( Stranguria )
2. Crregullime obstruktive ( Bllokuese )
- Urinimi behet me nje fluks te dobet dhe me presion te ulet. Specialisti urolog e
konstaton kete symptom me ane te urofluksimetrise;
- Veshtiresi per te filluar urinimin;- Pas urinimit, ne fund dalin edhe disa
pika urine;- Fluksi i urines nuk eshte i vazhdueshem por
eshte me nderprerje;- Ndjenja e zbrazjes jo e plote te fshikezes.
MENYRAT E DIAGNOSTIFIKIMIT
- Ekografia vezikale suprapubike apo trans rektale
- Urografia endovenoze- Cistografia
- Dozimi i Antigenit Prostatik Specifik
( PSA )- Fluksimetria.
- Analiza e urines si edhe e funksionit te veshkave.
KESHILLIMET
- Te mos pije lengje se paku 2 ore perpara se te bjere per te fjetur (per te permiresuar shenjat e
nikturise).- Te kufizoje apo te mos perdore pije alkoolike
dhe kafe (per te mos irituar fshikezen qe i shkakton bezdi).
- Te beje ushtrime relaksuese dhe respiratore per te permiresuar kualitetin e urinimit.
- Te mos perdore medikamente popullore te pa kontrolluara pa u konsultuar me mjekun.
FALEMINDERIT!