himne për të tërëshenjtën mari

9
1 Himne për të Tërëshenjtën Mari T.T.IV., TI IPERMAKHO Përlufteshës gjenerale këngët mundëse, si përhirim që e shpëtove prej tmerreve, qyteti yt po të përshkruan o Virgjëreshë; po sikundër ke fuqi të palëftuarshme, prej çfarëdo rreziku shpëtomë, se po të thërres: Gëzohu o Nuse e panusëruar. T.I, TON TAFON SU Si Nënë të Jisujt, ne besnikёt të lusim, o Zonjë Shën Mari, Virgjëreshë pas lindjes, përikim, pra me ty me mall, si e mirë që je për ne, ty të kemi pra, ne mëkatarët si mbrojtje, prej rreziqeve dhe shpëtimtare në ngasjet, o Zonjë Hyjlindëse. T.I, TON TAFON SU I madhi gjeneral, engjëllor i Parajsës, po zbret në Nazaret, edhe lajmë për Mbretin, dhe Zotin e jetëve, po të sjell o Hyjlindëse, dhe po të thërret, o Virgjëreshë gëzohu, është një çudi, që nuk mund të kuptohet, për hirin e njerëzve. T.I, TON TAFON SU O Zonjë Shën Mari, ene zgjedhur e Zotit, na ngrer dhe na shpëto, ne të mjerët që humbëm, në pellg të dëshpërimeve, dhe në pus të mëkateve, ti e vetëm je, shpëtim për ne mëkatarët, ti je ndihmëse dhe përkrahës e fortë, dhe mbrojtje e besnikëve. T.I, TON TAFON SU Të drejtë prindër ke, Joakimin dhe Anën, dhe vjen në Kishë sot, si dhuratë për Zotin, e vogël nga versa je, ti që jet’ e ushqim na jep, ty po të bekon, Profeti plak Zaharia; pra të gjithë ne, o Nën e Zotit dhe Mbretit, me besë të falemi. T.III, TIN OREOTITA O bukuri me nam, o virgjëri pa cen, o drit e diellit, o hën e qiellit, Shën Gabrieli kur të pa çuditej dhe të thërriste: Cili lavdërim të vlen, o Mari Hyjlindëse; ç’këngë të këndoj më kot, pra them sikundër jam porositur: Gëzohu Virgjëreshë Hirplotë. T.III, TIN OREOTITA Të pakuptuarin, të papërshkruarin, të bashkëqenëshmin, Birin dhe Perëndi, në gjirin tënd mistikërisht e nxure o Virgjëreshë; pamë pra një vepërim, të Trinisë plot me lavdi, kur e linde Zotin Krisht, Nën e Shenjtë Hyjlindëse; të gjithë pra thërresim me zë të madh; Gëzohu Virgjëreshë Hirplotë. T.III, TIN OREOTITA Zonjë Hyjlindëse, Nëna e Zotit Krisht, shpirtin që m’u sëmur, eja dhe ma shëro, se jam i mbytur plotërisht prej fajeve Virgjëreshë; ty pra të thërres me mall, dhe me zemër rënkonjëse: pritmë e panjollëshme, mëkataren vajtonjësen, që po të përshëndosh porsi engjëlli: Gëzohu o Hirplotë. T.III, TIN OREOTITA Natyra plot me gas, po kremton me ne, se kryeëngjëlli, sot po të përshëndosh, gëzohu Zonjë Shën Mari e para mbi gratë; sot tërbim i gjarpërit, nuk merret përpara sysh, se mallkimi prindëror, është zhdukur për gjithënjë; të gjithë pra thërresim me zë të math, Zonjë Hyjlindëse gëzohu.

Upload: qendra-studentore

Post on 01-Feb-2016

370 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Himne për të Tërëshenjtën Mari

TRANSCRIPT

Page 1: Himne për të Tërëshenjtën Mari

1

Himne për të Tërëshenjtën Mari

T.T.IV., TI IPERMAKHO

Përlufteshës gjenerale këngët mundëse, si përhirim që e shpëtove prej tmerreve, qyteti yt po të përshkruan o

Virgjëreshë; po sikundër ke fuqi të palëftuarshme, prej çfarëdo rreziku shpëtomë, se po të thërres: Gëzohu o

Nuse e panusëruar.

T.I, TON TAFON SU

Si Nënë të Jisujt, ne besnikёt të lusim, o Zonjë Shën Mari, Virgjëreshë pas lindjes, përikim, pra me ty me mall,

si e mirë që je për ne, ty të kemi pra, ne mëkatarët si mbrojtje, prej rreziqeve dhe shpëtimtare në ngasjet, o

Zonjë Hyjlindëse.

T.I, TON TAFON SU

I madhi gjeneral, engjëllor i Parajsës, po zbret në Nazaret, edhe lajmë për Mbretin, dhe Zotin e jetëve, po të sjell

o Hyjlindëse, dhe po të thërret, o Virgjëreshë gëzohu, është një çudi, që nuk mund të kuptohet, për hirin e

njerëzve.

T.I, TON TAFON SU

O Zonjë Shën Mari, en’ e zgjedhur e Zotit, na ngrer dhe na shpëto, ne të mjerët që humbëm, në pellg të

dëshpërimeve, dhe në pus të mëkateve, ti e vetëm je, shpëtim për ne mëkatarët, ti je ndihmëse dhe përkrahës e

fortë, dhe mbrojtje e besnikëve.

T.I, TON TAFON SU

Të drejtë prindër ke, Joakimin dhe Anën, dhe vjen në Kishë sot, si dhuratë për Zotin, e vogël nga versa je, ti që

jet’ e ushqim na jep, ty po të bekon, Profeti plak Zaharia; pra të gjithë ne, o Nën e Zotit dhe Mbretit, me besë të

falemi.

T.III, TIN OREOTITA

O bukuri me nam, o virgjëri pa cen, o drit e diellit, o hën e qiellit, Shën Gabrieli kur të pa çuditej dhe të

thërriste: Cili lavdërim të vlen, o Mari Hyjlindëse; ç’këngë të këndoj më kot, pra them sikundër jam porositur:

Gëzohu Virgjëreshë Hirplotë.

T.III, TIN OREOTITA

Të pakuptuarin, të papërshkruarin, të bashkëqenëshmin, Birin dhe Perëndi, në gjirin tënd mistikërisht e nxure

o Virgjëreshë; pamë pra një vepërim, të Trinisë plot me lavdi, kur e linde Zotin Krisht, Nën e Shenjtë

Hyjlindëse; të gjithë pra thërresim me zë të madh; Gëzohu Virgjëreshë Hirplotë.

T.III, TIN OREOTITA

Zonjë Hyjlindëse, Nëna e Zotit Krisht, shpirtin që m’u sëmur, eja dhe ma shëro, se jam i mbytur plotërisht prej

fajeve Virgjëreshë; ty pra të thërres me mall, dhe me zemër rënkonjëse: pritmë e panjollëshme, mëkataren

vajtonjësen, që po të përshëndosh porsi engjëlli: Gëzohu o Hirplotë.

T.III, TIN OREOTITA

Natyra plot me gas, po kremton me ne, se kryeëngjëlli, sot po të përshëndosh, gëzohu Zonjë Shën Mari e para

mbi gratë; sot tërbim i gjarpërit, nuk merret përpara sysh, se mallkimi prindëror, është zhdukur për gjithënjë;

të gjithë pra thërresim me zë të math, Zonjë Hyjlindëse gëzohu.

Page 2: Himne për të Tërëshenjtën Mari

2

T.IV KATEPLLAJI JOSIF

Eja thirr David Profet, ç’be të ka bërë Zot i Madh? Gjithato që më premtoj, ja tani thotë m’i mbaroj, se na dhuroj

Virgjëreshën nga fara e brezit tim; dhe lindi prej asaj, Krishti Adami i ri, një Mbret dhe Perëndi, dhe një lavdi

për fronin tim, dhe mbretëron përherë mbi një fron të patundur. Beronja lindi, Marin’ e Shenjtë, Kryezonjën

Hyjlindëse.

T.IV KATEPLLAJI JOSIF

Prej Jeseut lulëzoj, dhe prej Davidit na buroj, Zonj e Virgjër Shën Mari, sot na ka lindur për shpëtim, dhe

përsëritet bota dhe bekohet prej Perëndisë. Brohoritni pra me gas, o qiell dhe tokë bashkarisht, lavdërojeni

kudo, popuj dhe kombe përmbi dhe, se Joakimi dëfren edhe Shën Ana gëzohet. Beronja lindi, Marin e Shenjtë,

Kryezonjën Hyjlindëse.

T.III, KATEPLLAJI JOSIF

Shën Josifi u habit, kur pa çudinë pa shpjegim dhe kujtonte besërisht, vesën e qiellit përmbi dhe, kur linde

Krishtin o Nënë dhe Virgjëreshë; ferrën në Sina, që zjarri nuk e ndjek, shkop’ i thatë mbin, edhe lëshon filiz;

dhe dëshmoj Vlesori, dhe Priftërinjve u thoshte: Lind Virgjëresha dhe pas lindjes, mbetet prapë e virgjër.

T.III, KATEPLLAJI JOSIF

U çuditën Shën Mari, të gjithë Engjëjtë në qiell, për misterin pa shpjegim, që linde Zotin Jisu Krisht, që e ka

bërë botën e tërë me një fjalë; se mbahet në pëqi, një Perëndi dhe Zot, dhe jetën nis mbi dhe, i parëjetëshmi,

edhe thëthin si foshnjë ay që ushqen gjithësinë; dhe ty të gjithë, të lavdërojmë, Nën’ e Virgjër Hyjlindëse.

T.III, KATEPLLAJI JOSIF

Sa pa lindur o Mari, për Perëndinë dhurëti’, porsa linde përmbi dhé, sipas zotimit prindëror, u shpure

menjëherë përpara Zotit. Në tempullin e madh, Tempull i Zotit Krisht, si foshnjë pa një cen, midis lambadheve

shkëlqen, si një kandil i dritës së paafrueshme. E madhe është, e kremtja jote, o Virgjëreshë Hyjlindëse.

T.IV KATEPLLAJI JOSIF

Gabrieli i thërret, Zonjës Hyjlindëse Mari, Perëndinë Zotin Krisht, do ta përmbash në gjirin tënd, që themeloj

me fjalë tërë botën; edhe ajo i tha, e çuditur fort: Burrë nuk kam, dhe një bir si do të lind? Po ia shpjegoj Marisë

këtë çudi kryeëngjëlli; se do të zbresë, Shpirti i Shenjtë, përmbi ty Virgjëreshë.

T.IV KATEPLLAJI JOSIF

U dërgua përmbi dhe, engjëll i shenjtë Gabriel, dhe Marisë i tregoj, lajmën gazmore pa tregim, që do të lindë si

bir të saj Jisu Krishtin; Zot dhe Perëndi, që mbretëron lart në qiell, dhe njerinë e shpëton, nga çdo mëkat edhe

dënim, edhe dëshmon ay që më dërgoj të të them gëzohu; lind Virgjëreshë, dhe pas lindjes, mbetesh prapë e

virgjër.

T.IV, TON SINANARKHON

Lum e lum ti o mal ku bariti Zot’ i Math; lum e lum ti o ferrë që nuk digjesh dot’ lum e lum o urë që na shpie

në shpëtim, në Parajs e në dëfrim, dhe në jetën pa mbarim o Nën e Shenjtë gëzohu, që virgjërisht na ke lindur,

Shpëtimtarin tonë Zotin Krisht.

T.IV, TON SINANARKHON

Virgjëreshë dhe Nënë Mari Hyjlindëse, që hidhërimin e Evës e ktheve në gëzim, të himnojmë ne besnikët dhe

të falemi, se na çlirove plotësisht, nga mallkimi prindëror o Zonj’ e përmbibekuar; pra lutu për ne pa prerë,

dhe shpëtona prej rreziqeve.

Page 3: Himne për të Tërëshenjtën Mari

3

T.T.IV, TIN SOFIAN

Ti o portë qiellore o Shën Mari, ti o mal i shenjtë plot me shkëlqim, o re udhëheqëse, ti o shkallë e qellshime, ti

o Parajs’ e mendëshme për Evën shpëtonjëse, ti o thesar i botës i shtrenjtë i çmuarshëm; ti o Nën e shenjtë, ti

shpëtimin na solle, nga fajet e prindërve, dhe mallkimet e gjyshërve. Përandaj të thërresim: ndërmjeto pranë

Birit tënd, të na dhurojë ndjesën e mëkateve, neve që sot e kremtojmë, besërisht kujtimin tënd.

T.T.IV, TIN SOFIAN

Shpirtin tim të përulur o Shën Mari, që në shqotën e jetës brenda në det, po rrihet prej erëve, dhe përpiqet prej

valave, edhe nga barr’ e mëkatit po mbytet prej ujëve, edhe në fund të ferrit po kridhet tani me vrap; eja

Virgjëreshë, dhe me lutjet e nxehta, shpëtomë dhe shpjermë shpejt, në liman dhe në qetësi; se me besë po të

thërres: luti-i Birit Jisu Krisht, të na dhurojë ndjesën e mëkateve; se me ty kemi shpresë, gjithë të pavyerit.

T.II, TIS MATHITES

1 – Gas pate me dishepujtë, o Mari Virgjëreshë, se e shikove Zotin Krisht, që u ngjall pas tri ditësh, qendroj në

mesin e tyre, dhe atje pagëzimin, për gjithë kombet urdhëroj, n’emër t’Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, të besojnë

Ngjalljen e Shpëtimtarit, dhe të hymnojmë ty me mall, Virgjëreshë dhe Zonjë.

2 – Të përshëndoshi engjëlli, duke thënë Gëzohu, o Shën Mari Hyjlindëse, engjëlli rrugullizi, gurin e rëndë prej

varrit, dhe i pari na Shfaqi, që do të lindë Zoti Krisht, tjetri ndriti dhe thirri Jisuj u ngjall, gas të math e jo vajtim

dhe qarje, për gratë Myrëprurëse, edhe për Apostujtë.

3 – O Shpëtimtar o Zoti Krisht, që shkëlqeve prej varrit, si dhëndëri dhe dielli, dhe plaçkite Skëterrën, dhe

vdekjen e abolite, lutjet nënë dëgjoja, dhe dritën tënde na dërgo, për të ndritur çdo zemër edhe çdo shpirt, dritë

gjithë njerëzve të baresin, pas porosive që na dhe, në patekat e paqes.

4 – Gëzohuni u the o Zot, dhe mallkimin e vjetër, të hidhur të stërgjyshërve, e përndave dhe solle, gëzim për

botën me Ngjalljen, Jetëdhënës gëzona, me anën e Hyjlindëses, ndritna zemrën dhe shpirtin me përdëllim, që

të thërresim o njeridashës: Lavdi o Perëndi – njeri, Ngjalljes sate për jetë.

5 – Hymnoj mëshirën që s’ka fund, Bërës i gjithësisë, se zbraze veten për çudi, edhe more natyrë, më të përulur

dhe vojte, duke lindur prej Zonjës, dhe Virgjëreshës si njeri, u varrose dhe zbrite në Ferr për ne, për shpëtimin

dhe ndriçimin e botës, me lutjet e Hyjlindëses, o Zot i zemërdhembshur.

6 – O Krijetar i botëve, o Zot i gjithësisë, prej Shën Marisë more trup, dhe njeri pa ndryshuar, për njerëzit na u

bëre; na përsërite shpirtin, të prishur prej mëkateve, Ti që linde prej Nënës çuditërisht, pra thërresim besërisht

që të gjithë, me lavdërim dhe brohori: Zonj’ e botës gëzohu.

7 – Çudira të papritura, për mua ke punuar, o Shpëtimtar o Zoti Krisht, se ke zbritur prej qiellit, ke lindur prej

Virgjëreshës, u mbërtheve mbi Kryqin, dhe vdekje vojte përmbi Kryq, dhe u Ngjalle prej varrit plot me lavdi,

dhe prej vdekjes e çlirove njerinë; lavdi më ty o Zoti Krisht, Zot i gjithëfuqishëm..

8 – Ke lindur o Hyjlindëse, njërin prej Shën Trinisë, me dy natyra Zotin Krisht, dhe me dy vepërime , po nga

persona të njëshmë; pra iu lut pa pushuar, për hirin e besnikëve, që t’i shpëtojë nga leqet që u kurdis, i paudhi

djall Satan se të gjithë, më ty përikim o Mari, Nënë dhe Virgjëreshë.

9 – Kur e shikove Birin tënd, që prej varrit të ngritur, o Zonjë dhe Hyjlindëse, o Mari Virgjëreshë, çdo hidhërim

e harrove, që durove si Nënë, kur e mbërthyen përmbi kryq, dhe me gas u përmbushe dhe lumëri, dhe e

lavdërove me Apostujtë: ata pra që Hyjlindëse, të lëçitin shpëtoji.

Page 4: Himne për të Tërëshenjtën Mari

4

10 – Zotit q’u ngjall së vdekurësh, pas tri ditësh prej varrit, iu lut për ne Hyjlindëse, që me mall të hymnojmë,

me këng’ e me lumërime, se të kemi përikje, dhe mbrojtёse përkrahëse, ndërmjetare përpara Zotit Jisu, se na ke

besnikё dhe adhuronjëse, edhe prej teje gjithënjë, presim o Nënë ndihmë.

11 – Mister i tmerrshëm dhe i madh, o çudi e papritur, me vdekjen vdekja plotësisht, u dërrmua prej Zotit. Të

gjithë pra të hymnojmë, o Zoti Krisht o Perëndi, Ngjalljen tënde të shenjtë plot me lavdi, edhe Shën Marisë që

të ka lindur. Me ndërmjetimet e asaj, na shpëto prej Skëterrës.

T.II, TIS MATHITES

Gjenerali i engjëjve, u dërgua prej Zotit, t’i japë lajmën plot me gas, Virgjëreshës dhe Zonjës, që Shpëtimtari

dhe Zoti, për çudi do të lindë, si foshnjë edhe si njeri, prej asaj Perëndia që s’ka kufi, për të ngjallur gjindjen e

tërë botës. O popuj lajmëroni pra, përlindjen e botës.

Gëzohu o Shpëtonjëse, e Adamit të rënë, gëzohu o Hyjlindëse, ferr e malit dhe flagë, o fron i dritës gëzohu,

port e shkallë qiellore, gëzohu qerre e qiellit, re e lehtë dhe tempull i Zotit Krisht, shtëmb’ e artë mal’i lartë

gëzohu; o shenjtërore dhe altar, ti që Evën shpëtove.

T.II, TIS MATHITES

Përpara Zotit Jisu Krisht, që e linde e virgjër, o Shën Mari Hyjlindëse, ndërmjeto pa pushuar, për mëkatarët

besnikë, që të gjejmë mëshirë, dhe ndihmë të voliçme , në shtrëngic e nevojë dhe në rrezik, në tërmet dhe në

tronditjet e rënda, eja shpëtona gjithënjë, si një Nënë e dhembshur.

T. II, TIS MATHITES

Në tërë botën përmbi dhe, të gjithë ngazëllohen, o Zonjë dhe Hyjlindëse, Nënë dhe Virgjëreshë, për lindjen

tënde të shenjtë, nus’e panusëruar, dhe i gëzove prindërit, të helmuar prej vjetësh që mbanin zi, nga mjerimi i

pafëmijësisë, dhe i shpëtove njerëzit, nga mallkimi i Evës.

T. II, TIS MATHITES

Të parëlajmëruarën, prej çdo profeti sheshit, si shtëmb’ e pllakë dhe si shkop, malin e pacënuar, Marinë Zonjën

e Shenjtë, nënën e Shpëtimtarit, me bes e lavdërojmë sot, se në Tempullin hyri plot me lavdi, dhe në

Shenjtëroren e Perëndisë, n’altarin e të Shentjave, si nuse engjëllore.

T. II, TIS MATHITES

O Shën Mari Hyjlindëse, mbrona prej çdo rreziku, mbrona prej hidhërimeve, mbrona prej çdo nevoje, dhe mos

na lër të na marrë, djalli ditën e fundme, as ferr’ i errësirave, mbrona përpara gjyqit të Birit tënd, nxirrna

faqebardhë o Virgjëreshë, si Nën e Zotit ti i ke, që të gjitha në dorë.

T. II, TIS MATHITES

Gëzohu ti o Bethlehem, o Efratha gatitu, se Virgjëresha ja ku vjen, që ta lindë në shpellën, përmbi një grazhd

Jisu Krishtin; mblidhemi pra të gjithë, Stërgjyshërit dhe Etërit, Abraham Isak dhe Jakobi tok, me Patriarkët

Engjëjt’ edhe profetët, edhe me gas kremtojmë sot, vegjiljen e shpëtimit.

T.I, TON URANION

Shën Joakimi dhe Ana sot kanë panair, se lindën kryenisjen e ndriçimit të botës, Hyjlindësen e vetëm Zonjën

Mari, që kremtojmë me bes’ e mall, që prej Jeseut ka mbirë çuditërisht, për shpëtimin e besnikëve.

Prej Anës lindi Maria Zonja Hyjlindëse, dhe Nëna Virgjëreshë për shpëtimin e botës, prej saj çuditërisht na

lindi Jisui, Shpëtimtar i besnikëve, për të spastruar mëkatin stërgjyshëror, të Adamit të qëmotshëm.

Page 5: Himne për të Tërëshenjtën Mari

5

Maria Nëna e shenjtë e Zotit Jisu Krisht, lavdia profetike dhe e bij e Davidit, ka lindur sot për botën çuditërisht,

edhe lindet prej prindërve, Shën Joakimit dh Anës me bes e mall, për shpëtimin e besnikëve.

T.I, TON URANION

Le të kërcejm’ o besnikë më psalm’e hymne sot, le ta këndojmë Zotin, dhe Marin’ e bekuar, se hyri sot n’altarin

plot me lavdi, që të rritet në tempullin, dhe Zaharia e priti si kryeprif, me gëzim dhe brohori.

Sot Virgjëresha dhe Zonja Nëna e Zotit Krisht, ndër gratë e bekuar, hyn në tempull të shenjtë, dhe prindërit e

saj kremtojnë me gas, Joakimi dhe Ana tok, dhe virgjëreshat kërcejnë me brohori, dhe hymnojnë Hyjlindësen.

Të lajmëruan Profetët Zonjë Hyjlindëse, dhe Apostujt’ e shenjtë dhe dëshmorët të mburrën, besnikët të

hymnojnë me brohori, dhe lavdi si përlindëse, se ndërmjeton gjithënjë dhe na fal shpëtim, edhe ndjesën e

mëkateve.

T.I, TON URANION

Me drita dhe me lambadhe po e përcjellin sot, n’altarin Virgjëreshën, vajzat me lavdërime, dhe t’ardhmen

lajmërojnë me profeti, se Shën Maria Hyjlindëse, porsi një tempull i shenjtë i Zotit Krisht, me lavdi po hyn në

tempullin.

Sipas premtimit të Zotit një bijë me lavdi, Maria Virgjëreshë, u tregua në botë, më e larta nga të gjitha pra

besërisht, sillet brenda në tempullin, edhe dëshirën e zemrës ua mbaron, njerëzisë dhe prindërve.

U hapën portat e Kishës për ty Hyjlindëse; si Kish’ e gjithësisë, edhe froni i Zotit, po shpiresh me lavdi

përbrenda n’altar, prej Hyjprindit Shën Joakim, dhe si dhuratë blatohesh dhe si kurban, edhe bëhesh Nën’ e

Zotit Krisht.

T.I, TON URANION

Nga qiell’ i lartë prej Zotit engjëlli Gabriel, në Nazaretin zbriti dhe i tha Virgjëreshës, gëzohu ti se do të lindësh

një bir, më të vjetër se çdo njeri, që e krijoj tërë botën dhe na shpëtoj, pra gëzohu Mari Hyjlindëse.

Ungjillëzimin prej qiellit i solli me nxitim, Marisë Gabrieli dhe thërriste Gëzohu, se bir ke për të lindur një

Perëndi, që s’ka nisje dhe s’ka kufi, dhe Nën e Zotit të jetëve do të jesh, që përpara dritëprurësit

I parëjetmi me Atin lindi prej Nënës mbi dhe edhe u shfaq në botë me fytyrë prej robi, i dyti i Trinisë Krishti

Jisu, Zot i math i mëshirave, dhe na shpëtoj nga mallkimi stërgjyshëror, i mishëruar prej Hyjlindëses.

T. II, IKOS TU EFRATHA

Ejani tok këtu, dhe bijën e Davidit, që lindi Jisu Krishtin, Hyjlindësen e Shenjtë, Marinë lavdërojeni.

Zotin që na çliroj, me anën e beronjës, dhe na dhuroj Marinë, Hyjlindësen e vetëm, me këngë përhymnojeni.

Sot erdhi gas kudo, në tërë njerëzinë, se lindi prej Shën Anës, Maria Virgjëresha, e vetëmja Hyjlindëse.

Zonjë Hyjlidnëse, me lutje pranë Birit, çlirona nga mëkatet, shpëtona dhe dhurona, Parajsën e Shenjtorëve.

Ti je m’e lumura nga grat’e tërë botës, se linde Shpëtimtarin, përkrahna dhe dhurona, Parajsën e Shenjtorëve.

Page 6: Himne për të Tërëshenjtën Mari

6

Arkë plot me flori, dhe shtëmbë plot me manë, Mari o Nën e Shenjtë, përpara Krishtit lutu, për ndjesën e

mëkateve.

Mbeta i zhveshur keq, nga veprat e paudha, nga dimri i ftohtë ngriva, po ti o Nënë vishmë, me rrobën e

shenjtorëve.

T.T.IV. O TU PARADHOKSU

Ç’është kjo çudi dhe kjo habi! Ti o burim jetësor, prej beronjës na linde sot, dhe nis që – tani dhe sjell, përdëllim

edhe hir për ne. Pra, ngazëllohu, ti o Shën Joakim, se ti u bëre, At i Hyjlindëses: S’ka tjetër prind si ty, që ke

mbajtur Shën Marinë në pëqi, Nënën e Jisuit me nam, që na shpëton gjithënjë.

Ç’është kjo çudi dhe kjo habi! Prej një beronje na lind, se ashtu Perëndia tha, Krijetari lart në qiell, Zot i math i

të gjithëve. Dhe u gëzua, Ana e shenjtë sot; nëna kërceni, dhe përgëzojeni. Ti je m’e lumura, nga të gjitha gratë

e botës përmbi dhe, Zoti është tok me ty, se ti shpëtimin na sjell.

Shtyllë shpirtërore me lavdi, dhe en e qiellshme je, që po ndrit dhe shkëlqen me hir, o Shën An’e ndershme, se

na linde Hyjlindësen, dhe Kryezonjën, lulen e hyjëshme, dhe Virgjëreshën, e lumëruarshme, shembëll të

vajzave, që i kanë virgjërisë saj zili, dhe u fal besnikëve, ndjesë dhe përdëllim.

T.III, EPESKEPSATO

Na linde o Hyjlindëse, Jisunë Krishtin Perëndi, që tërë botën e shpëtoj, nga ferri i demonëve; shpëtona nga

sëmundjet pra, nga helmet dhe mëkatet, me lutjet e dhembshura.

Ti o kështjell’ e florinjtë, me dymbëlljetë fortesa, o fron që ndrit posi dielli, ku Mbreti rri me shenjtorët, ti o çudi

që s’ke kufi, o Nënë Virgjëreshë, që Zotin na linde.

Virgjëreshë Hyjlindëse, o Nëna e besnikëve, iu – lut përherë Zotit Krisht, për ndjesën e mëkateve, tok me

Patrikun Shën Grigor, falna dhe dhurona, Parajsën e Shenjtorëve.

T.T.I, KHERIS ASKITIKON

Gas mbretëron në qiell dhe mbi dhé, se qiell i Shpirtit, po hyn brenda në tempullin, në Kishën e Perëndisë, që

të stërvitet me zell, Virgjëresh’ e vetëm e panjollëshme; asaj sot po i thërret, Zaharia Profet’ i math: der’ e të

Lartit, ja për ty çelen dyertë, eja hyr me gas, edhe rreth e pёrqark kërce; sot mora vesh dhe po besoj, shpëtimi

po vjen për ne, edhe për tër’ Izraelin, se Fjal’ e Zotit prej teje lind, Jisuj Shpëtimtari, dhe ay i dhuron botës,

mëshirë dhe shpëtim.

Ana e Shenjtë sot po e sjell, vajzën hirplotë, Virgjëreshën Hyjlindëse, në Kishën e Perëndisë, me gas dhe me

ngazëllim, duke patur vajza paravajtëse, llamballë të ndezura, duke mbajtur në duartë, edhe i thoshte: shko

përpara krijuesit, si një mblat e re, si kurban edhe si temjan. Shko brenda hyr në tempullin, n’altarin e

brendshëm, edhe mësoji misteret ti o banesë e Zotit Krisht, që erdhi në botë, tu dhurojë njerëzisë, mëshirë dhe

shpëtim.

Hyre në Kishën o Shën Mari, dhe u blatove si një tempull i Zotit Krisht, o Nënë dhe Virgjëreshë, dhe me

lamballe tani, të përcjellin vajza dritëprurëse. Kërcejnë nga gazi, çift i shenjt’ i Hyjprindërve, Shën Joakimi, dhe

Shën Ana gëzohen sot, se krijonjësin bij’ e tyre Mari po lind; kjo po kërcen përqark tani, përbrenda në

tempullin, edhe ushqehet me dorën, e Perëndisë dhe Engjëjve, si nëna e Krishtit, që i fali njerëzisë, mëshirë dhe

shpëtim.

Page 7: Himne për të Tërëshenjtën Mari

7

T.IV, EPEFANIS SIMERON

Virgjëreshë mbrojtëse, për çdo nevojë, ndërmjeto për gjithë ne, që kemi shpresë përmbi ty, dhe na shpëto prej

rreziqeve, o Nën e Krishtit, o ndihm’ e besnikëve.

T.III, I PARTHENOS

Virgjëresha sot po vjen, në Bethlehem për të lindur, Fjalën e përjetëshme, brenda në shpellën sё fshehti.

Vallëzo, e tërë bota duke dëgjuar, lavdëro, bashkë me engjëjt e me barinjtë, Perëndin’ e amëshuar, që desh të

shfaqet, si djal i ri përmbi dhé.

T.III, I PARTHENOS

Virgjëresha lindi sot, të përmbiqenëshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; engjëjtë, me barinjtë

po lavdërojnë; magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i

parëjetshmi Zot.

T.III, THIAS PISTEOS

Zonjë Shën Mari banes e Fjalës, Nën e Zotit Krisht o Virgjëreshë, që kapërcen nga bukuria gjithë Engjëjtë; hith

një sy përmbi besnikët dhe lutësit, se prej mëkateve të zeza po mbytemi; ati pra lutu-i , o Zonjë Mari

Hyjlindëse, t’u falë njerëzve, mëshirë dhe shpëtim.

Madhështimet, T.II.

O shpirt madhështoje, Zonjën e nderuar, mbi forcat engjëllore.

O shpirt madhështoje, Nënën Virgjëreshë, që na shpëtoj nga ferri.

Madhështimet, T.III.

Kurrë nuk merret vesh, as prej Engjëjsh as prej nesh, ajo që po ngjan me ty, Nën e Virgjër Shën Mari.

Krijetari do shpëtim, për Adamin mëkatar, dhe banon në gjirin tënd, Nën e Virgjër Shën Mari.

Gjindj’e njerëzve kudo, o Mari të lavdëron, dhe me besë të këndon, Nën e Zotit Perëndi.

Masha je mistikërisht, që thëngjillin Zotin Krisht, zure mun në gjirin tënd, Zonj’ e shenjtë Mariam.

Nën e Virgjër Shën Mari, si në Kishë sot po sjell, dhe si foshnjë po ja jep, Simeonit Zotin Krisht.

O Hyjlindëse Mari, shpres’ e të krishterëve, mbrona ruajna se ti, streha jon’ e vetme je.

ZBRITËSORET, T.IV, ANIKSO

I – Ja gojën e çel tani, i frymëzuar prej Shpirtit Shenjt, dhe këngë do t’ këndoj, Nënës së Madhe mbi fron, dhe

do ta kremtoj, me valle buzëqeshur, me zë do t’i shpall kudo, gjithë çudit’ e saj.

II – O Zonjë dhe Nën’e Perëndisë, burim i pasosur jetësor, ti siguroji gjith’ ata, që të këndojnë plot me zell, dhe

lart në qiell ku mbretëron, kurorëzoi me çdo lavdi.

IV – Të pagjyrmësuarin plan perëndor, që po mishërohet i larti Zot prej Virgjëreshës, Abakumi si profet, e pa

dhe tha me zë të math: Zot i fuqishëm lavdi më ty.

V – Të gjith’ i habite ti, me një çudi dhe një lavdi: Ti o Virgjëresh’ e pamartuar, Zotin e jetës që mbretëron lart

në qiell, si një bir e mbajte në pëqi dhe shpëtim që lartazi, u dhurove besnikëve.

VI – Këtë të kremte e lusim sot, për Zonjën edhe Nënën Hyjlindëse, gjithë hyjmendësit, eni trokisni pra duartë,

dhe lavdëroni Zotin që lindi prej asaj.

VII – Nuk u faleshin, krijesave hyjmendësit, po Krijetarit lart, dhe kërcënimin me zjarr, e shkelën me trimëri,

psalnin me brohori: Zot lavdi më ty, o Perëndi i Etërve, ti je vetëm i bekuar.

VIII – Djemat e dënuar për të djegur, prej zjarrit i ka shpëtuar lindj’e Zotit Krisht, si simbol në vjetëri, dhe si

vepërim tani, dhe tërë botën po e mbledh për këng e lavdërim: Hymnojeni ju veprat e Zotit, dhe e lartësoni

përmbi të gjitha jetët.

Page 8: Himne për të Tërëshenjtën Mari

8

IX – Gjithë njerëzit, kërcenin me ngazëllim tek drit’e Shpirtit Shenjt, eni lavdërojeni, engjëjt’e qiellit eni

kremtojeni, këtë të shenjtë panair të Kryezonjës Mari, dhe thërrisni: Ti je më e lumura, Virgjëresh e kulluar

Hyjlindëse.

Gëzohu o Hirplotë

Gëzohu o hirplotë Hyjlindëse, virgjëreshë Mari, Zoti është me ty, e bekuar je ti ndër gratë dhe e bekuar është

pema e barkut tënd se linde Shpëtimtarin e shpirtrave tanë.

ZONJË VIRGJËRESHË E KULLUAR

(Pas çdo vargu kori i dytë thotë: Gëzohu nuse e panusëruar).

O Zonjë Virgjëreshë e kulluar Hyjlindëse e Panjollëshme.

O Virgjëreshë nënë mbretëreshë dhe shumë e lavdishme.

O më e larta se qiejtë, o më e ndritshme se rrezet.

O gëzim i valleve virgjërore, o më e larta e Engjëjt.

O më e ndritshme se qiejtë, o më e pastër se drita.

O më e shentja se të gjitha ushtritë qiellore.

Mari gjithmonë e virgjër, o zonjë e gjithë botës.

O nuse e gjithëshenjtë dhe gjithë e kulluar.

Mari je nuse mbretëreshë, shkak i gëzimit tonë.

O vajz’e hijëshme mbretëreshë, o nënë e gjithëshenjtë.

O më e nderuar se Keruvimet, o më e lavdëruar.

Se Serafimet e pastër dhe më e larta se fronet.

Gëzohu kënga e Keruvimeve gëzohu himn’i Engjëjve.

Gëzohu kënga e Serafimeve, gëzim i kryeëngjëjve.

Gëzohu paqe dhe gëzim limani i shpëtimit.

Nusërore e shenjtë e Fjalës, lule e mosprishjes.

Gëzohu Parajs’e dëfrimit e jetës së përjetshme.

Gëzohu drur’i jetës, burim i pavdekësisë.

Të lutemi o Zonjë, tati të lavdërojmë.

Të falemi mbretëreshë, mëshirë të kërkojmë.

O vajzë e hijshme dhe e pastër, zonjë e gjithëshenjtë.

Ty të lutemi nxehtësisht, o tempull i shenjtëruar.

Përkrahmë dhe shpëtomë nga veprat kundërshtare.

Dhe trashëgimtar tregomë të jetës së pasosur.

MË TË NDERUARËN

Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën

Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargjet:

- Shpirti im madhëron Zotin dhe frymë ime u ngazëllua për Perëndinë Shpëtimtarin tim.

- Se hodhi sytë mbi të përulurit e shërbëtores së tij se ja që tani e tutje gjithë brezat do të më lumërojnë.

- Se tek unë bëri vepra madhështore i Fuqishmi dhe i shenjtë është emri i Tij; dhe përdëllimi i Tij do të

jetë brez pas brezi për ata që i kanë frikën.

Page 9: Himne për të Tërëshenjtën Mari

9

- Rrëfeu fuqi me krahun e tij; i shpërndau ata që krenohen me mendimin e zemrës së tyre.

- Përmbysi të fuqishmit prej froneve, dhe i lartësoi të përulurit, të uriturit i mbushi me të mira, dhe të

pasurit i dëboi të zbrazët.

- Përkrahu të birin e tij Izrael, duke sjellë ndërmend mëshirën që u premtoi etërve tanë, Abrahamit dhe

farës së tij për jetë.

ME NDËRMJETIMET

Me ndërmjetimet e Hyjlindëses Shpëtimtar shpëtona (3x)

Krishtlindje

Erurem, erurem ... gëzohu Shën Mari

Zoti pa fillim në tokë zbriti virgjëresha Shën Mari e lindi

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Mbreti i gjithësisë e Perëndi vjen që Adamin ta ribëjë njeri

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Prite Bethlehem Birn’ e Perëndisë, prite Krijuesin e gjithësisë

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Magët që nga lindja po udhëtojnë dhurata me gëzim të të ofrojnë

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Sot Perëndia trupëzohet dhe e gjithë krijesa gëzohet

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Himnin triumfal ty të këndojm’, i shenjtë je, o Zot, të adhurojmë

Erurem, erurem...gëzohu Shën Mari

Gëzimi

Kryeëngjëlli kur të pa në tempull

O Mari Hyjlindëse

Dhe të tha kështu

Lum ti që sjell gëzimin e jetës sonë

Gëzohu o fron i lart

Gëzohu o pallat i artë

Gëzohu o nën e dhëmbshur e jetës sonë.

Kudo në botë lumurohesh ti

O Mari e Tërëshenjtë

Të përgjunjemi dhe të lutemi

Me gjithë zemër e shpirt.

Gëzohu o fron i lart

Gëzohu o pallat i artë

Gëzohu o nën e dhembshur e jetës sonë.