hidroinstalimet, punim seminari

24
Studenti: Gentrit Kastrati UNIVERSITETI I PRISHTINËS”HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I EDUKIMIT-PRISHTINË DEPARTAMENTI:TEKNOLOGJI-INFORMATIKË VITI I KATËRT:VITI AKADEMIK 2015/2016 HIDROINSTALIMET Prof.Asoc.Dr. Kastriot Buza Prishtinë, nëntor 2015

Upload: gentrit-kastrati

Post on 24-Jan-2018

856 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Studenti: Gentrit Kastrati

UNIVERSITETI I PRISHTINËS”HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I EDUKIMIT-PRISHTINË

DEPARTAMENTI:TEKNOLOGJI-INFORMATIKË

VITI I KATËRT:VITI AKADEMIK 2015/2016

HIDROINSTALIMET

Prof.Asoc.Dr. Kastriot Buza

Prishtinë, nëntor 2015

Page 2: Hidroinstalimet, Punim Seminari

PJESA E I -rë

Page 3: Hidroinstalimet, Punim Seminari

1.1 LLOJET E LËVIZJES SË LËNGJEVE

ër të pasur një koncept të drejtë mbi problemet në hidraulikë dhe për të

zgjidhur ato drejt duhet të njihen dhe llojet e lëvizjes së lëngjeve të cilat

bazohen në shpejtësinë e lëvizjes së çdo pike dhe nga presioni.

-Lëvizje të qëndrueshme ku shpejtësia e rrjedhjes dhe presioni hidrodinamik i çdo

pike në një seksion të gjallë nuk ndryshon me kalimin e kohës. Një lëvizje të tillë

kemi tek lëngjet që rrjedhin nga të gjitha enët me vrima, niveli i të cilave nuk

ndryshon.

-Lëvizje të qëndrueshme(𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) mund të jetë e njëtrajtshme ose jo e

njëtrajtshme. Në rastin e parë shpejtësia e një pike në një seksion të gjallë nuk

ndryshon, ndërsa në rastin e dytë ajo nuk ndryshon kur kalon nga një seksion i gjallë

në tjetrin.

-Lëvizje jo e qëndrueshme (𝑗𝑜 𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) në të cilën shpejtësia e rrjedhjes dhe

presioni hidrodinamik i çdo pike në një seksion të gjallë ndryshojnë me kalimin e

kohës. Një lëvizje të tillë kemi në lëngjet që rrjedhin nga enët me vrima niveli i të

cilave ndryshon.

Sipas faktorëve që ndikojnë në lëvizjen e lëngjeve kemi:

-Lëvizje të detyruara që realizohen në saje të veprimit mbi lëng të forcave të jashtme

mekanike(𝑝. 𝑠ℎ. 𝑚𝑒 𝑎𝑛ë𝑛 𝑒 𝑝𝑜𝑚𝑝𝑎𝑣𝑒).

-Lëvizje e lirë që realizohet për shkak të forcës së rëndesës (𝑔𝑟𝑎𝑣𝑖𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡)

Në këtë lloj lëvizje p.sh. lëvizja e ujit në lumenj, apo lëvizja e ujit në tubat e

shkarkimeve në rrjetat përkatëse.

Sipas drejtimit të vijave të rrymës kemi:

-Lëvizje me regjim laminar në të cilin vijat e rrymës lëvizin paralele me njëra tjetrën.

Fig.1ɑ

-Lëvizje me regjim turbulent ku vijat e rrymës apo shtresat e lëngut gërshetohen me

njëra - tjetrën. Fig.1b 1

ɑ)

b)

1 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 8,9

P

Fig.1 ɑ, b

Page 4: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Regjimi laminar ngjet me lëngjet viskoze kur lëvizin me shpejtësi të vogël, kurse

regjimi turbulent ndodh në lëngjet me viskozitet të vogël që lëvizin me shpejtësi të

madhe.

Në lëvizjen e lëngjeve është e rëndësishme të njihen dhe të merren në konsideratë

rezistencat hidraulike të cilat janë pengesa që has lëngu në lëvizje. Këto pengesa

lindin për shkak të forcave të fërkimit të jashtme

(𝑓ë𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑦𝑚ë𝑠 𝑛ë 𝑓𝑎𝑞𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑢𝑏𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑡ë 𝑘𝑎𝑛𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒) dhe forcave të fërkimit të

brendshme(𝑣𝑖𝑠𝑘𝑜𝑧𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡). Pengesat lindin gjithashtu dhe si pasoje e ndryshimit të

drejtimit të rrymës dhe të shpejtësisë së saj. Për arsye të rezistencave hidraulike

energjia e përgjithshme e lëngut zvogëlohet dhe kjo është problem që duhet të

merret parasysh në projektimin e rrjetave hidraulike.

Humbjet lineare të presionit përcaktohen në metodat e projektimit me formulën:

𝐻𝑙𝑖 = 𝑖 × 𝑙

𝑖 - është rënia e presionit në m/m e cila përfaqëson rënien e presionit për njësi të

gjatësisë së tubit.

𝑙 - është gjatësia e tubit në m.2

2 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 9,10

Page 5: Hidroinstalimet, Punim Seminari

PJESA E II -të

Page 6: Hidroinstalimet, Punim Seminari

2.1 MATERIALET E DENDËSIMIT

aterialet e dendësimit përdoren për të mbushur boshllëqet që krijohen nga

lidhja e pjesëve hidraulike, kryesisht e tubave dhe armatures apo

rakorderisë në mënyrë që gjatë përdorimit të pjesëve të montuara të mos

ketë lagështirë apo pikim.

Materialet mbushëse më të përdorshëm për këtë qëllim janë: liri, goma, kartoni,

sholla, azbesti, manganezi dhe paraniti. Përdoret edhe një lloj nastroje hidraulike por

kryesisht për lidhje me fileto të imta.

LIRI- është i përbërë nga fije të holla. Ky material përdoret gjatë lidhjeve të tubave

prej çeliku dhe të tubave të gizës në ujësjellës dhe në kanalizime.

3

Për lidhjen e gotave të tubave prej gize, liri futet në vendin e lidhjes në formë litari

pasi rrihet me çekiç me qëllim që gjatë vendosjes të mbushë vendin mirë.

Kur bëhet lidhja e tubave me filetim, liri shkriftohet shplekset nga forma e litarit dhe

merr formën e fijeve të holla. Këto fije mbështjellin vjaskat e pjesës se filetuar te tubi.

Mbështjellja bëhet në mënyrë të tillë që gjatë montimit të një rakorderie apo armature

të mos ndodhë pështjellja e fijeve të lirit. Pas vendosjes së fijeve të lirit pjesët e

filetuara lyhen me bojë minio-antiruxhio ose me një lloj paste të caktuar. Kjo bëhet

në mënyrë që izolimi të jetë sa më i mirë dhe të mos kemi rrjedhje.4

GOMA- Në punimet hidraulike përdoret gomë teknike e cila është elastike e

pathyeshme dhe nuk plasaritet. Trashësia e gomës teknike shkon nga 3 − 6 𝑚𝑚.

Kjo lloj gome është e bashkuar me pëlhura ose karton. Goma teknike përdoret për

lidhjen e fllanxhave, në saraçineska, në përgatitjen e permistopeve, në guarnicione

të ndryshme si dhe në pune të tjera hidraulike.

3 https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A 4 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32

M

ɑ) b)

Fig.2 ɑ - Bima e Lirit dhe b - Liri i përpunuar.

Page 7: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Goma teknike ndryshon nga goma e zakonshme e cila përdoret vetëm në punimet

që kanë të bëjnë me ujë të ftohtë. Goma duke qenë një material elastik presohet

lehtë edhe mbulon mirë boshllëqet që krijohen gjatë lidhjes e bashkimit të pjesëve

metalike.

5

KARTONI- i prodhuar nga leckat përdoret për përgatitjen e guarnicioneve, të

lidhjeve e të tubacioneve në të cilat kalon ujë me temperature jo më të lartë se 100º∁

Ai ka pamjen e fleteve me trashësi nga 1 deri në 5𝑚𝑚. Më shumë përdoret kartoni

me trashësi 3 − 5𝑚𝑚. Kartoni duhet të jetë i butë, elastik e të thithë mirë vajin e lirit

pa i prishur cilësitë e tij. Kartoni ruhet në vende të thata sepse lagështira e dëmton.

Guarnicionet prej kartoni para vendosjes në vendin e lidhjes duhet të lagen me ujë

dhe të zihen në vaj liri. Përdorimi i kartonit është i kufizuar për arsye të vetive të

dobëta dhe të karakteristikave të ulëta që ka.6 7

5 http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html 6 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32,33 7 http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3-benefits-

corrugated-cardboard-packaging/

Fig.3 Goma teknike, forma dhe dimensione të ndryshme

Fig.4 Kartoni.7

Page 8: Hidroinstalimet, Punim Seminari

SHOLLA- Përdorimi i shollës në punimet hidraulike është i kufizuar vetëm në

përgatitjen e disa guarnicioneve të rrjetit të ujësjellësit. Ky material nuk është i

qëndrueshëm në temperature të larta.

Sholla përdoret kryesisht për formimin e kallëpeve për të krijuar forma të ndryshme

siç shihet edhe në figurën 5ɑ dhe 5𝑏

8

AZBESTI- është një material me origjinë minerali i cili ka ngjyrën si të mëndafshit.

Karakteristikë kryesore e tij është se nuk digjet. Duke shfrytëzuar këto veti të mira të

tij azbesti gjen një përdorim të gjerë në punimet hidraulike, në vendet ku ka

temperatura të larta, avull gaz etj. Ai prodhohet në formë pllakëzash ngjyrë gri, pak

elastike me trashësi 1 − 19𝑚𝑚 në formë litari ose spangoje të përbërë nga fijeza

shumë të holla që veçohen lehtë.

9

Azbesti përdoret për përgatitjen e guarnicioneve në lidhjet e tubave me fllanxhe për

të mbushur permistopet dhe detale të tjera të pajisjeve hidraulike. Kur është në

formë kartoni ai duhet të jetë elastik dhe i plotë. Ai nuk duhet të këputet apo të

mbështillet rreth një cilindri me diametër 100𝑚𝑚.10

8 http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/ 9 http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland-1.1705630 10 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33

ɑ) b)

Fig. 5 Sholla.

ɑ) b) c)

Fig.6 Azbesti ɑ), gypat prej azbestit b) dhe c).

Page 9: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Litari i thurur prej fijesh të bashkuara siç shihet në figurën 7 ɑ dhe 7𝑏, duhet të jetë i

fortë, elastik, të mos këputet e të mos shpërbëhet. Pllakëzat përgatiten me trashësi

1 − 12𝑚𝑚 por më

shpesh përdoren

ato me trashësi

3 − 6𝑚𝑚.

11

MANGANEZI-

është një lëndë pak a shumë e ngurtë në formën e kallëpit të sapunit. Ai ka ngjyrë të

zezë në gri. Manganezi është një material që i qëndron shumë temperaturave të

larta dhe zjarrit.12

Në saje të kësaj

cilësie ai përdoret për

lidhjen e elementeve

metalike të kaldajave

po nuk përdoret në

formë kallëpi. Me parë

ai thërrmohet, bluhet,

derisa të bëhet si

miell, pastaj gatuhet

me vaj liri duke e

kthyer në një pastë të butë dhe

elastike. Manganezi nuk duhet të

përmbajë kokrra sepse atom und të

krijojnë boshllëqe në vendin e lidhjes

së elementeve. E metë e këtij

materiali është se me kalimin e

kohës bëhet i thyeshëm dhe krijon

plasaritje.13 14

PARANITI- është një përzierje e

fijeve të azbestit me gomë dhe me disa elemente tjera. Ai përgatitet në fletë me

trashësi prej 0,5 − 6𝑚𝑚. Është elastik dhe duron temperatura të larta. Përdorimi i tij

në hidraulikë është i gjithanshëm sidomos në përgatitjen e guarnicioneve të

tubacioneve dhe të armaturës ku qarkullon avulli ose ujë shumë i nxehtë.

11 http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102 12 http://www.mttec.net/en/manganese.php 13 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33,34 14 http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal-dust/

ɑ) b)

Fig. 7 Litari i azbestit ɑ dhe b.11

.

ɑ) b)

Fig. 8 Manganeziti i pa përpunuar, a dhe b.12

a) b)

Fig.9 Pluhuri i Mg -a), Vaji i Lirit -b).14

Page 10: Hidroinstalimet, Punim Seminari

3.1 TUBAT FLEKSIBEL

Tubat fleksibel(𝑓𝑖𝑔. 10) janë material të cilat përdorën në tekniken e instalimit gjatë

montimit të aparaturave sanitare dhe të pajisjeve të ndryshme si pompa, bojlerë,

ngrohës, depozita etj.

Duke u nisur nga qëllimi i përdorimit dhe kushtet e punës (𝑝𝑟𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑖 𝑝𝑢𝑛ë𝑠) tubat

fleksibel prodhohen në formë, përbërje, ndërtim e gjatësi të ndryshme.

Sipas qëllimit të përdorimit kemi këto lloje tubash:

1. Tuba fleksibel për lidhje të shkurtra deri 60 𝑐𝑚 në rrjetin e furnizimit me ujë,

2. Tuba fleksibel për lidhjen e grupeve të dushit (𝑝ë𝑟𝑧𝑖𝑒𝑟ë𝑠𝑒𝑣𝑒) me kokën larëse

të tij,(𝑡𝑒𝑙𝑒𝑓𝑜𝑛𝑖𝑡) Tub fleksibel gome ose plastik (𝑧𝑜𝑟𝑟ë) për përdorime të

ndryshme.

Përdorimi i tubave të tillë është i madh për faktin e lehtëson lidhjen ndërmjet dy

pikave të rrjetit pavarësisht nga pozicioni reciprok i këtyre pikave.

Në standardet e prodhimit ka një seri tubash që kanë specifikat e veta. Kështu për

grupin e parë të tubave për lidhje të shkurtra kemi tuba për presion normal dhe tuba

për presion të lartë. Pavarësisht nga qëllimi i

përdorimit ndërtimi i tyre është i njëllojtë. Një tub

fleksibel është i ndërtuar nga këto pjesë:

a) tub gome,

b) Veshje me thurje,

c) Rekordet lidhëse,

d) Fasheta shtrënguese,

e) Pjesët e filetuara , 15

f) Gomna izoluese.

Pjesët e filetuara të tubit mund të jenë dy llojesh pavarësisht nga kombinimet e

ndryshme të përmasave.

1. Femër – Femër (FF)

2. Femër – Mashkull (FM)

Montimi i tubave fleksibel bëhet sipas parimit të lidhjes me fileto duke përdorur

materiale dendësuese si li, bojë, pastë etj. për fileton mashkull ndërsa për fileton

femër sipas parimit të montimit të holandezes në prani të një guarnicioni ndërmjetës.

Montimi duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që te eliminohen mundësitë e rrjedhjes

dhe dëmtimi i tubit.16

17

15 http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose 16 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 45,46

Fig.10 Tubat Fleksibel.

Fig.11 Tubat e tipit F-M dhe FF.

Page 11: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Për këtë gjatë montimit duhet të kemi parasysh këto momente:

1. Shtrëngimi i pjesës me fileto mashkull të bëhet në pjesën 6 këndore të tubit

pa prekur fasheten shtrënguese,

2. Shtrëngimi i pjesës me fileto femër të bëhet me dorë dhe vetëm pjesa

përfundimtare e shtrëngimit me çelës duke mbajtur në kontralëvizje fasheten

shtrënguese (𝑚𝑒 𝑝𝑖𝑛𝑐ë) për të mos patër përdredhje të tubit dhe dëmtim të tij,

3. Në pjesën e tubit të mos ketë papastërti që pengojnë shtrëngimin e tij,

4. Të mos krijojmë shtypje, palosje përdredhje të tubit, sepse një gjë e tillë mund

të çojë në rrjedhje, bllokim, çarje e dëmtim të tij,

5. Tubat fleksibel nuk duhet të goditen sepse dëmtohen.

Tubat fleksibel të grupit të parë prodhohen sipas standardeve

Tub fleksibel i veshur me 7 fije inox.

Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚

Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½

dhe FM ½ .

Tub fleksibel i veshur me 7 fije alumini

Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚

Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½

dhe FM ½ .

Tub fleksibel i forcuar me fije neylon

Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚

Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½

dhe FM ½

Tub fleksibel në plastikë P.V.C.

Gjatësia 20 − 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚

Tub fleksibel me tuba të kombinuar

Gjatësia 20-25-30-35-40-45-50-55-60𝑐𝑚

Dimensioni më i përdorshëm është FF ½

Tub fleksibel i kombinuar në formë e filetos katrore

(𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑎 𝑙𝑎𝑚𝑖𝑛𝑎𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑖𝑙 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟)

Dimensioni 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚

Ky lloj tubi është tub fleksibel i sertë.18

17 http://tecksionghuat.com/?page_id=17 18 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe46

Page 12: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Standardi i prodhimit për grupin e dytë paraqet këtë standard:

Tub fleksibel me veshje të kromuar për dushe

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel me veshje të kromuar me dado

kromi standard për fiksim me mbajtësen e

kokës së dushit.

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚 19

Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar me kokë konike për montim në

kokën e dushit

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel për dush me veshje plastike.

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel dushi me veshje plastike P.V.C

Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel i veshur me fije najloni për ri forcim. 20

Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel plastik i ri forcuar me fije metalike

Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾

Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚

Tub fleksibel në një anë me ganxhe për varje me përforcim metalik

Standardi i prodhimit F ½ dhe F ¾

Gjatësia 100 − 120 − 150 𝑐𝑚.

Për grupin e tretë standardet e prodhimit kanë dimensione ½ , ¾ dhe 1 police. Këto

përdoren për larje, për transport uji në gjatësi të ndryshme dhe prodhohen rulo, pra

me gjatësi 50 − 100 𝑚. Theksojmë se për të gjithë llojet e tubave fleksibel të

përmendur më lart standardet e prodhimit parashikojnë prodhim në presionet bazë

deri 4 𝑎𝑡𝑚 dhe presione me të larta të cilat përdoren për procese të veçanta pune

dhe montimi si lidhje pompash, në rrjetet me presion të lartë etj.21

19 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible 20 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible 21 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 47,48.

Fig.12 Tubi fleksibel i Tushit.

Fig.13 Tubi fleksibel P.V.C

Page 13: Hidroinstalimet, Punim Seminari

4.1 PJATAT E DUSHIT Është një pajisje që vendoset në nyje sanitare në mjedise të ndryshme civile apo

shoqërore.

Zakonisht përgatiten prej materiali gizë të smaltuar ose prej porcelani. Në mjedise

publike zakonisht vendosen prej gize sepse janë më të qëndrueshme sepse edhe

kujdesi në këto mjedise është më i vogël. Format e pjatave të dushit janë të

ndryshme:

Katrore me përmasa 800 − 800𝑚𝑚 ose mund të kenë edhe forma drejtkëndore,

poligonale ose harkore. Pjesa e ndenjëses së njeriut bëhet e valëzuar edhe për

efektin estetik dhe për të shmangur efektin e rrëshqitjes. Pllakat e dushit montohen

me sifon përkatës dhe montimi bëhet para vendosjes së pllakave.22

Vendosja e pllakës së dushit bëhet horizontalisht sepse pjerrësia e piletes është

llogaritur në ndërtimin e saj. Për shkarkimin e ujërave këto pllaka janë të pajisura me

pileta shkarkimi e cila përfundon me një sifon shkarkimi. Kabina që rrethon pjatën e

cila mund të jetë xham ose perde plastmase ka për qëllim mos përhapjen e ujit në

dysheme dhe për të krijuar një temperaturë larjeje normale. 23

22 http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/ 23 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 64, 65.

𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘ë𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒 90𝑥90

Fig.14 c.22

𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟ë 80𝑥80

Fig.14 b.22

𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟 75𝑥75

Fig.14 a.22

Page 14: Hidroinstalimet, Punim Seminari

5.1 VEGLAT PËR PËRPUNIMIN E TUBAVE

TË BAKRIT

Në tekniken e përpunimit të tubave përdoren një sërë veglash të ndryshme, të

paraqitura në figurat si më poshtë.

Teletubi i cili përdoret për të prerë tubat e bakrit të dimensioneve të ndryshme.

Prerja realizohet duke e rrotulluar teletubin në mënyrë që tehu prerës të presë.

Pajisja për kthimin e tubave në të ftohtë me anë të së cilës realizojmë kthesa të buta

pa e dëmtuar tubin, pa e shpërthyer atë. Pajisjet kalibruese të tubave përdoren për

të rregulluar diametrat e tubave si të brendshme dhe të jashtme, kur nuk realizohet

a kopjimi i rregullt.

Furça e pastrimit pastron tubat para procesit të ngjitjes.24

25

26

27

24 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 103 25 http://www.imperial-tools.com.au/ 26 http://www.tongscorp.com/ 27 http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools

Fig.15 a) Teletub për prerjen e tubave, b), c)Pajisjet për kthimin e tubave të bakrit

Fig.16 a)Pajisja kalibruese për tuba të bakrit. b),c)Kalibruesit.26

Fig.17 a) Furça klasike. b),c) Furçat profesionale për tuba të bakrit.27

a

b

c

a c b

a

b

c

Page 15: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Saldimi i tubave të bakrit ndjek këtë radhë pune:

Para se të bëni një saldim të tubave të bakrit ju duhet të dini: (𝑓𝑖𝑔. 18)28 29

28 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 104 29 http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper-pipe-using-a-propane-torch

1. Prerja e tubave të bakrit e cila

duhet bërë drejt dhe mund të

bëhet me sharrë ose me teletub.

2. Pastrimi i pjesëve që do të

ngjiten.

3. Fshirja e pjesëve që do të ngjiten

4. Vendosja e ngjitjes

5. Lyerja me solucion pastrues

yndyrash dhe që ndihmon ngjitjen

Fig.18 .29

6. Ngrohja me flakë e tyre dhe

realizimi i ngjitjes

Page 16: Hidroinstalimet, Punim Seminari

6.1 LIDHJA E TUBAVE PLASTIKË PËR INSTALIME

TË RRJETIT TË INSTALIMEVE TË FURNIZIMIT

Në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit krahas tubave të zinkuar

përdoren edhe tuba plastikë P.V.C të cilat dita e ditës po gjejnë përdorim

praktik të madh në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit. Këto lloj

tubash prodhohen në diametra të ndryshëm nga 20𝑚𝑚 deri 90𝑚𝑚.

Fusha e përdorimit të tyre për ujë të ftohtë dhe për ujë të ngrohtë dhe për

presione të ndryshme që shkojnë nga 5 − 25 𝑏𝑎𝑟.

Në varësi të dimensioneve të tubave kemi edhe llojet e ndryshme të

rekorderive të cilat shërbejnë për plotësimin e rrjetit të ujësjellësit për të gjitha

dimensionet e tubave.

Instalimi me tuba plastikë ka disa veçori në krahasim me rrjetin e instalimit me

tuba xingato për sa më poshtë.

1. Janë të pastër në përdorim, pra mundësia e korrozionit është

inegzistenet, janë praktike në përdorim, kanë garanci teknike, janë të

shpejtë në montim, dhe janë shumë ekonomike.

2. Kanë peshë të lehtë, garanci shfrytëzimi si dhe praktikisht të

kënaqshëm në kushte higjenosanitare.

3. Tubat dhe rekorderiet prodhohen edhe me ngjyra të ndryshme të cilat

kanë karakteristika të veçanta.

Është mirë që gjatë instalimit të përdoret një lloj ngjyre sepse do të kemi

garanci më të madhe në bashkimin e tyre me ngritje sepse kërkohet një lloj

përshtatje e materialit të tubit (𝑞ë 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑜𝑛 𝑘𝑖𝑚𝑖𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑛𝑔𝑗𝑦𝑟𝑎) me

rekorderite përkatëse.

Në tabelën e mëposhtme jepen disa lloje prodhimesh të tubave plastikë në

të cilën përcaktohen diametri i jashtëm (𝑚𝑚) ,trashësia e mureve të tubit

(𝑚𝑚)dhe pesha për metër e tyre, sipas presioneve që ato përballojnë.

Në fig19 jepet mënyra e lidhjes e materialit plastik me atë metalik në rakorderi

të ndryshme.30

31

30 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 106 31 http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home

Fig.19 a),b) Valvulat plastike P.V.C dhe c). Bërryli 90º.

Page 17: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Ndër rakorderitë që përdoren në rrjetin me tuba plastikë përmendim si më

poshtë në fig. 20, 1-19(figurat): 32

32 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 107,108

1. Bërryli i thjeshtë me ngjitje në dimensione

𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 90 𝑚𝑚. Ky lloj bërryli është

femër-femër dhe shërben për të lidhur dy tuba nën

këndin 90º.

2. Bërryli femër-mashkull me dimensione

𝑑 = 20,25,32 𝑚𝑚. dhe shërben për të lidhur një tub me

një rakorderi tjetër ose armaturë.

3. Xhunto me fileto femër e cila shërben për të

lidhur një rrjet me tuba plastikë me një pjesë që

është e filetuar. Prodhimet janë të ndryshme si

d= 20 − ½ , 20 − ¾, 25 − ¾ , 32 − ¾, 32 − 1, 40 −

1 ¼, 50 − 1 ½ ,63 − 2, 75 − 2 ½ .

4. Xhunto me fileto femër e cila në anën tjetër

duhet të lidhet me një rekorderi femër me

dimensione 𝑑 = 20 − ½ , 25 − ½ , 25 − ¾ , 32 −

¾ , 32 − 1.

5. Bërryli në një anë me fileto dhe në anën tjetër me

ngjitje me dimensione d= 20- ½ , 20- ¾ ,25- ½ ,25- ¾ ,

32- ¾ , 32-1. Kjo rekorderi shërben për të lidhur rrjetin

me tuba plastikë me një rekorderi apo rrjet me tuba

me fileto

Page 18: Hidroinstalimet, Punim Seminari

r33

33 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 108,109

6. Bërryl 90 gradë me fileto femër e cila ka

diametra 𝑑 = 20 − ½ , 20 − ¾ , 25 − ½ , 25 −

¾ , 32 − ¾ , 32 − 1. qëllimi i saj është si rekorderia 5

7. Bërryli me fileto me mbështetje fikësuese në

mjedis 𝑑 = 20 − ½ . Përdoret në ato vende kur

duam të shfrytëzojmë brulet edhe si mjet fiksimi në

mur të rrjetit që po instalojmë.

8. Ti e filetuar me fileto mashkull e cila mund të

jetë në përmasa 𝑑 = 20 − ½ − 20, 20 − ¾ − 20, 25 −

½ − 25, 25 − ¾ − 25, 32 − ½ − 32, 32 − ¾ − 32, 32 −

1 − 32. Kjo rekorderi lejon mundësinë e lidhjes së

pjesëve të filetuara në rrjetin me tuba plastikë.

9. Ti reduktuese me ngjitje me dimensione

𝑑 = 25 − 20 − 25, 25 − 20 − 20, 25 − 25 − 20, 32 −

20 − 32, 32 − 32 − 25, 32 − 25 − 32, 32 − 25 − 25, 40 −

32 − 40, 50 − 40 − 50, 63 − 50 − 63, 75 − 53 − 75, 90 −

75 − 90.

10. Reduksion i cili shërben për të lidhur tuba me

dimensione të ndryshme si 𝑑 = 25 − 20, 32 − 20, 32 −

25, 40 − 25, 40 − 32, 50 − 25, 50 − 32, 50 − 40, 63 − 32,

63 − 40, 63 − 50, 75 − 40, 75 − 50, 75 − 63, 90 − 50, 90 −

63, 90 − 75.

11. Tri degësh këndor i cili shërben për

të lidhur tre tuba dhe mund të jetë

me fileto femër ose mashkull në

njërën nga daljet. Kryesisht prodhohet

në diametër 𝑑 = 20𝑚𝑚

Page 19: Hidroinstalimet, Punim Seminari

r34

34 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 109,110

12, Buketoni është një rekorderi e cila në njërën anë

me ngjitje e në anën tjetër është në rolin e një

holandezi me fileto. Mund të jetë e drejtë ose në

kënd 90 gradë me dimensione d= 20- ¾ , 25-1, 32- ¼

13. Bërryl i thjeshtë me kënd 45 gradë me

dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚

Shërben për të lidhur me ngjitje dy tuba nën një

kënd 45 gradë.

14. Ti e thjeshtë e cila shërben për të lidhur tre

tuba të të njëjtit dimension me ngjitje me

dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚.

15. Manikotë e thjeshtë plastike e cila shërben për

të bashkuar dy tuba me të njëjtin dimension në

gjatësi të njëri tjetrit me dimensione

𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63,75 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚

16. Ti e filetuar në një anë femër ose

mashkull e cila shërben për të lidhur dy

tuba me të njëjtin diametër me ngjitje me

një tub apo diçka tjetër me fileto sipas

dimensioneve d= 20- ½ -20, 20- ¾ -20, 25- ½

-25, 25- ¾ -25, 32- ½ -32, 32- ¾ -32, 32-1-32.

17. Kalesë e thjeshtë plastike me

dimensione 20, 25, 32, 40 etj.

Page 20: Hidroinstalimet, Punim Seminari

Fig.20, 1-19.35

36

35 http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html

http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500-S/204186845

http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html

http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of-90-Deg-Male-Elbow-

Copper-Thread.html

https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKE

wiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc5sp08ktqq2Ijho-

1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj-

nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV-

pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ-

fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF&q=cpvc%20elbow&im

grc=_

http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF-2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe-

Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html

36 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 111

18. Tre degësh këndor me ngjitje i cili

shërben për të lidhur tre tuba nën kënd

90 gradë. Prodhohet me dimensione

𝑑 = 20 − 20 − 20.

19. Përveç rakorderive të

ndryshme në rrjetin e tubave

plastikë prodhohet dhe

përdorën edhe armatura të

ndryshme si valvule,

saraçineske, apo manikote

elektrike me dimensione si

𝑑 = 20, 25, 30. për saraçineska dhe valvola të thjeshta dhe të gjitha dimensionet e

përmendura më lartë për manikotat elektrike.

Page 21: Hidroinstalimet, Punim Seminari

PËRFUNDIMI

Në këtë punim seminari kam shtjelluar temat të ndryshme si: Llojet e lëvizjes së

lëngjeve, Materialet e dendësimit, Tubat fleksibel, Pjatat e dushit, Veglat për

përpunimine tubave të bakrit dhe Lidhja e tubave plastikë për instalime të

rrjetit të instalimeve të furnizimit.

Gjatë punimit të këtij seminari jam bazuar kryesisht në librin e dhënë nga prof.

Kastriot Buza ,ku njëherit është autor i librit ‘’Hidroinstalimet’’ i botuar në tetor

të vitit 2008, Unë i kam përshkruar këto tema të marrura nga libri i lartëcekur

dhe i kam përshtatur e shoqëruar me fotografi përkatëse të cilat i japin një

kuptim këtyre temave që të jenë më të kuptimshme për lexuesit të cilët nuk

kanë njohuri për këto tema të shtjelluara në këtë punim seminari, gjithashtu

punën kryesore e kam kryer në internet duke shfletuar dhjetra webfaqe për ti

shkarkuar imazhet përkatëse për arsye të spjegimit sa më korrket të këtyre

temave që kisha për detyrë, dhe në fund jam i kënaqur për punën e bërë në

shtjellimin e këtyre tamave të caktuara nga prof. Kastriot Buza.

Page 22: Hidroinstalimet, Punim Seminari

PËRMBAJTJA

Fleta e parë me shënime të përgjithëshme...........................................................1

Pjesa e parë................................................................................................................2

1.1 Llojet e lëvizjes së lëngjeve.............................................................................3-4

Pjesa e dytë................................................................................................................5

2.1 Materialet e dendësimit..................................................................................6-9

3.1 Tubat fleksibel...............................................................................................10-12

4.1 Pjata e dushit.....................................................................................................13

5.1 Veglat për përpunimin e tubave të bakrit...............................................14-15

6.1 Lidhja e tubave Plastikë për instalime të rrjetit të instalimeve të

furnizimit...............................................................................................................16-20

Përfundimi.................................................................................................................21

Përmbajtja................................................................................................................22

Literatura...................................................................................................................23

Page 23: Hidroinstalimet, Punim Seminari

LITERATURA

Literatura bazë është shfrytëzuar nga libri ‘’HIDROINSTALIMET’’ i autorit Dr. sc.

Kastriot A. Buza, prof. ass. i botuar në tetor 2008.

Burime nga interneti duke i hulumtuar dhjetëra webfaqe në lëmim e

hidroinstalimeve si:

https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q

=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V

zBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A

https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q

=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V

zBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A

http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html

http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3-

benefits-corrugated-cardboard-packaging/

http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/

http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland-

1.1705630

http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102

http://www.mttec.net/en/manganese.php

http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal-

dust/

http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose

http://tecksionghuat.com/?page_id=17

http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible

http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/

http://www.imperial-tools.com.au/

http://www.tongscorp.com/

http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools

http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper-

pipe-using-a-propane-torch

http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home

http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html

http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500-

S/204186845

http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html

http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of-

90-Deg-Male-Elbow-Copper-Thread.html

https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=is

ch&sa=X&ved=0ahUKEwiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc

5sp08ktqq2Ijho-1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj-

nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV-

pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ-

fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF

&q=cpvc%20elbow&imgrc=_

http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF-

2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe-Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html

Page 24: Hidroinstalimet, Punim Seminari