hajla e shkrelit

2
DITARI NGA – HAJLA E SHKRELIT - 2011 Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 05.11.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.45 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 22 veta. Udhëtuam me një kombibus dhe një furgon, kah Peja, për të vazhduar pastaj nëpër Gryken e Rugoves, gjer tek qendra rekreative Bogë. Në Bogë e cila gjendet në largësi rrugore prej 68 km nga Gjakova, mbërritëm në ora 8.45 minuta. Nga aty në ora 9.00, nëpër rrugën malore përskaj Hotelit Magra, si dhe përmes shumë vilave që tashmë ishin ndërtuar në atë pjesë, filluam marshimin për pushtimin e Hajles së Shkrelit. Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë shumë të bukur. Shtigjet gjer në qafen e bjeshkës, gjegjësisht gjer në atë zonë kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ishin shumë atraktive dhe jo aq të mundimshme. Duke shtegtuar nëpër qafë të asaj bjeshke, në ora 11.45 minuta mbërritëm në Majen e Hajles së Shkrelit të lmd prej 2145 metrash. Koha e kthjellët dhe me diell bëri që nga ajo majë të shihen qartë të gjitha bjeshkët tjera përrreth e sidomos të gjitha Majat e Hajles. Pasi që kjo bjeshkë ishte zonë kufitare dhe ndante dy shtetet fqinje në mes vedi, nga njëra anë shiheshin Bjeshkët e Rogoves, ndërsa nga ana tjetër Bjeshkët e Malit të Zi dhe qyteti i Rozhajes. Maja e Gjeravices shihej nga afër, ndërsa Jezerca edhepse gjendej në largësi megjithate shihej qartë. Në majë për shkak të erërave të ftohta nuk qëndruam shumë, vetëm pesëmbëdhjetë minuta, aq sa për të bërë foto dhe soditur atë natyrë të bukur. Kthimin e bëmë kah krahu tjetër i bjeshkës. Jo shumë largë majes, poshtë tek një burim uji jemi ndalur për të ngrënë dhe pushuar. Ashtu duke ngrënë dhe pushuar kemi qëndruar një orë dhe pastaj vazhduam shtegtimin për tek vendi i nisjes. Në Bogë zbritëm në ora 16.15 minuta. Aty jemi akomoduar në restorantin e Ylber Rudit për t’u freskuar me nga një pije. Ylberi filloi të qeshte me neve kur nga ai kërkuam që të na sjelli një gajbe me birra të Pejes mbi tavolinë. Ai shumë shpejtë dhe me plotë kënaqësi na solli pijet duke na komplimentuar se ne gjakovarët ia kishim shtuar gjallërinë atij vendi. Pasi që në Bogë ende nuk kishte borë, frekuentimi i mysafirëve ende nuk kishte filluar prandaj aty mbretëronte një qetësi bjeshke. Tek

Upload: shba-pashtriku

Post on 22-Mar-2016

216 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Hajla e Shkrelit - 05.11.2011, nga shbaPASHTRIKU

TRANSCRIPT

Page 1: Hajla e Shkrelit

DITARI NGA – HAJLA E SHKRELIT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 05.11.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.45 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 22 veta. Udhëtuam me një kombibus dhe një furgon, kah Peja, për të vazhduar pastaj nëpër

Gryken e Rugoves, gjer tek qendra rekreative Bogë. Në Bogë e cila gjendet në largësi rrugore prej 68 km nga Gjakova, mbërritëm në ora 8.45 minuta. Nga aty në ora 9.00, nëpër rrugën malore përskaj Hotelit Magra, si dhe përmes shumë vilave që tashmë ishin ndërtuar në atë pjesë, filluam marshimin për pushtimin e Hajles së Shkrelit.

Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë shumë të bukur. Shtigjet gjer në qafen e bjeshkës, gjegjësisht gjer në atë zonë kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ishin shumë atraktive dhe jo aq të mundimshme.

Duke shtegtuar nëpër qafë të asaj bjeshke, në ora 11.45 minuta mbërritëm në Majen e Hajles së Shkrelit të lmd prej 2145 metrash. Koha e kthjellët dhe me diell bëri që nga ajo majë të shihen qartë të gjitha bjeshkët tjera përrreth e sidomos të gjitha Majat e Hajles. Pasi që kjo bjeshkë ishte zonë kufitare dhe ndante dy shtetet fqinje në mes vedi, nga njëra anë shiheshin Bjeshkët e Rogoves, ndërsa nga ana tjetër Bjeshkët e Malit të Zi dhe qyteti i Rozhajes. Maja e Gjeravices shihej nga afër, ndërsa Jezerca edhepse gjendej në largësi megjithate shihej qartë.

Në majë për shkak të erërave të ftohta nuk qëndruam shumë, vetëm pesëmbëdhjetë minuta, aq sa për të bërë foto dhe soditur atë natyrë të bukur.

Kthimin e bëmë kah krahu tjetër i bjeshkës. Jo shumë largë majes, poshtë tek një burim uji jemi ndalur për të ngrënë dhe pushuar. Ashtu duke ngrënë dhe pushuar kemi qëndruar një orë dhe pastaj vazhduam shtegtimin për tek vendi i nisjes.

Në Bogë zbritëm në ora 16.15 minuta. Aty jemi akomoduar në restorantin e Ylber Rudit për t’u freskuar me nga një pije. Ylberi filloi të qeshte me neve kur nga ai kërkuam që të na sjelli një gajbe me birra të Pejes mbi tavolinë. Ai shumë shpejtë dhe me plotë kënaqësi na solli pijet duke na komplimentuar se ne gjakovarët ia kishim shtuar gjallërinë atij vendi.

Pasi që në Bogë ende nuk kishte borë, frekuentimi i mysafirëve ende nuk kishte filluar prandaj aty mbretëronte një qetësi bjeshke.

Tek Ylberi në restorant duke pushuar dhe duke kënduar ngapakë kemi qëndruar një gjysmë ore, gjegjësisht gjer në ora 16.45 minuta, kur dhe filluam kthimin për në Gjakovë, ku pas një udhëtimi mjaft të mirë mbërritëm në ora 18.30 minuta.

Koha e mrekullueshme dhe me diell, shtigjet jo aq të mundimshme, si dhe natyra e bukur e asaj zone kufitare, bënë që kjo të jetë një shetitje e shkëlqyeshme.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgon: 3.30 orë ( 1.45 + 1.45 )Ecje këmbë: 5.00 orë (2.45 + 2.15 ).Ecje gjatësi rrugore: 13 km. ( 6.5 + 6.5 )Ecje këmbë m/lmd: 785 m/lmd ( 1360 - 2145 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 05.11.2011

.