guri i kuq - 26.09.2010

3
DITARI NGA – GURI I KUQ - 2010 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 26.09.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 06.00, ndërsa kthimi në ora 20.00. Kësaj radhe një grup prej gjashtë vetash në krye me Suphiun, kishin shkuar një ditë më parë, gjegjësisht të shtunën për të buajtur një natë në Stanet e Roshkodlit, ndërsa sot sipas marrëveshjes do të takoheshim aty tek stanet dhe së bashku do të vazhdonim për tek Guri i Kuq. Të dielen nga Gjakova jemi nisur gjithsej 16 veta, dy nga të cilët ishin kolegë nga Theranda. Gjatësia e rrugës malore Deçan – Roshkodol, të cilën do ta kalonim, kishte gjithsej 26 km. Udhëtuam me dy furgona nëpër Gryken e Deçanit, përtej Bazenit të Kozhnjerit, i cili gjendet 15 km mbi Kishën e Deçanit, për të vazhduar pastaj gjer në Roshkodol. Për shkak të rrugës shumë të papërshtatshme për automjete, katër kilometra para mbërritjes në Roshkodol, kemi zbritur nga furgoni për të vazhduar pastaj këmbë gjer tek Stanet e Roshkodolit, ku mbërrijtëm në ora 9.00. Tek stanet të cilat gjenden në lmd prej 1700 metrash, u takuam me profesorin Fahredin dhe Dukagjinin, të cilët na njoftuan se mbrëmjen aty në stane e kishin kaluar shumë mirë dhe se shokët e tjerë këtë mëngjes ishin nisur që në ora 7.00 për tek Guri i Kuq. Edhepse me të mbërritur tek ato stane kishte filluar të bjerë shi, prapëseprap ne ishim të vendosur dhe në ora 9.25 minuta filluam marshimin për tek Guri i Kuq. Gjatë gjithë rrugës na ka përcjellur kohë me shi dhe erë mjaft të ashpër. Qielli nganjëherë hapej por shpesh mbyllej me re të zeza. Shtegtuam nëpër një natyrë shumë të bukur, gjegjësisht nëpër trekufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit ë Zi. Në majën e Gurit të Kuq të lmd prej 2522 metrash mbërritëm në ora 12.45 minuta. Për shkak se Unë me Remziun mbërritëm dhjetë minuta më parë se të tjerët arritëm që ti shohim të gjitha bjeshkët përrreth, sepse në ato çaste qielli qe i hapur, por pas pesë minutash, menjëherë ka filluar që ajo majë të mbulohet nga retë dhe të bjerë borë e përzier me shi. Poashtu filloi të fryej një erë shumë e fuqishme dhe e ftohët. Ishte kapluar e gjithë bjeshka nga ajo mjegullirë bore dhe nuk shifej asgjë. Ishte kjo bora e parë që ne e përjetuam në këtë stinë. Për shkak se ishte i papërballueshëm qëndrimi në atë

Upload: shba-pashtriku

Post on 12-Mar-2016

226 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

DITARI NGA – GURI I KUQ - 2010 Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 26.09.2010

TRANSCRIPT

Page 1: Guri i Kuq - 26.09.2010

DITARI NGA – GURI I KUQ - 2010

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 26.09.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 06.00, ndërsa kthimi në ora 20.00.

Kësaj radhe një grup prej gjashtë vetash në krye me Suphiun, kishin shkuar një ditë më parë, gjegjësisht të shtunën për të buajtur një natë në Stanet e Roshkodlit, ndërsa sot sipas marrëveshjes do të takoheshim aty tek stanet dhe së bashku do të vazhdonim për tek Guri i Kuq.

Të dielen nga Gjakova jemi nisur gjithsej 16 veta, dy nga të cilët ishin kolegë nga Theranda. Gjatësia e rrugës malore Deçan – Roshkodol, të cilën do ta kalonim, kishte gjithsej 26 km.

Udhëtuam me dy furgona nëpër Gryken e Deçanit, përtej Bazenit të Kozhnjerit, i cili gjendet 15 km mbi Kishën e Deçanit, për të vazhduar pastaj gjer në Roshkodol. Për shkak të rrugës shumë të papërshtatshme për automjete, katër kilometra para mbërritjes në Roshkodol, kemi zbritur nga furgoni për të vazhduar pastaj këmbë gjer tek Stanet e Roshkodolit, ku mbërrijtëm në ora 9.00.

Tek stanet të cilat gjenden në lmd prej 1700 metrash, u takuam me profesorin Fahredin dhe Dukagjinin, të cilët na njoftuan se mbrëmjen aty në stane e kishin kaluar shumë mirë dhe se shokët e tjerë këtë mëngjes ishin nisur që në ora 7.00 për tek Guri i Kuq.

Edhepse me të mbërritur tek ato stane kishte filluar të bjerë shi, prapëseprap ne ishim të vendosur dhe në ora 9.25 minuta filluam marshimin për tek Guri i Kuq. Gjatë gjithë rrugës na ka përcjellur kohë me shi dhe erë mjaft të ashpër. Qielli nganjëherë hapej por shpesh mbyllej me re të zeza. Shtegtuam nëpër një natyrë shumë të bukur, gjegjësisht nëpër trekufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit ë Zi.

Në majën e Gurit të Kuq të lmd prej 2522 metrash mbërritëm në ora 12.45 minuta. Për shkak se Unë me Remziun mbërritëm dhjetë minuta më parë se të tjerët arritëm që ti shohim të gjitha bjeshkët përrreth, sepse në ato çaste qielli qe i hapur, por pas pesë minutash, menjëherë ka filluar që ajo majë të mbulohet nga retë dhe të bjerë borë e përzier me shi. Poashtu filloi të fryej një erë shumë e fuqishme dhe e ftohët. Ishte kapluar e gjithë bjeshka nga ajo mjegullirë bore dhe nuk shifej asgjë. Ishte kjo bora e parë që ne e përjetuam në këtë stinë. Për shkak se ishte i papërballueshëm qëndrimi në atë majë, posa u mblodhëm të gjithë dhe bëmë ca foto menjëherë me shpejtësi, gjegjësisht në ora 13.00, filluam zbritjen poshtë majes. Në rranzën e majes, disi të strehuar në luginën poshtë qafës së bjeshkës, kemi tentuar që të pushojmë pakës por ishte e kotë sepse të ftohtit dhe era nuk papërballoheshin dot. Ajo erë e ftohët e përcjellur me borë dhe shi na ka përcjellur gjer në gjysmën e rrugës. Sidomos tek qafa e majes së bjeshkës nga të ftohtit nuk mund të na mbronin as kapelat dhe as dorëzat. Mantelat ( najllonat ) e shiut shqyeshin fare nga era, ashtuqë i vetmi mjet mbrojtës nga ajo shtrëngatë dhe të ftohtit ishte kalitja dhe përgatitja jonë fizike dhe psiqike.

Me të zbritur tek gjysma e rrugës e kaluam shtrëngatën dhe tani vazhduam kah krahu tjetër i rrugës, gjegjësisht nëpër rrugë më të gjatë por më të përshtatshme. Përsëri na përcolli kohë e ndryshueshme dhe me të reshura, por tani jo aq të mëdha. Në ora 16.00 mbërritëm tek stanet në Roshkodol, ku u vendosëm në stanin ku mbrëmë kishin buajtur shokët. Ata nuk gjendeshin aty sepse veç ishin nisur për shtëpi, por stufa ende flakëronte për neve. Aq kishim nevojë për ngrohje dhe strehim sa që kjo ishte për neve një mrekulli. Me të hyrë në stan menjëherë kemi filluar me plotë kënaqësi të ngrohemi dhe teremi rreth stufës, sepse të gjithë ishim të qullosur nga shiu. Ashtu duke u ngrohur, pushuar dhe ngrënë kemi qëndruar gjer në ora 16.40 minuta kur dhe për të mos na zënë muzgu kemi filluar kthimin për në shtëpi.

Rrugës për shkak se ishim të etur, kemi ndaluar tek restoranti Përroi Shqipëtar për tu freskuar me nga një pije dhe pastaj kemi vazhduar për Gjakovë ku mbërritëm në ora 20.00.

Page 2: Guri i Kuq - 26.09.2010

Koha e papërshtatshme: me erëra të ftohëta dhe të fuqishme, si dhe me të reshura shiu dhe bore shumë na kanë vështirësuar marshimin, por vendosshmëria jonë bëri që ne megjithëate ta realizojmë qëllimin tonë dhe ta pushtojmë Majen e Gurit të Kuq. Edhepse këtë majë nuk patëm mundësi që ta sodisim dhe shijojmë ashtu si duhet, prapëseprap ishte kjo një aventurë interesante e cila do mbetet përherë në kujtesën tonë, sepse gjatë këtij marshimi kishim përjetuar erërat më të fuqishme dhe më të ftohëta gjer më tani të cilat vështirë se mund të zhduken nga kujtesa. Ishte kjo pra një përvojë e pashlyeshme në biografinë e bjeshkatarisë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgonë: 5.30 minuta ( 3.00 + 2.30 )Ecje këmbë: 6.20 minuta ( 3.20 + 3 ).Ecje gjatësi rrugore: 18 km. ( 4 gjer tek stanet + 6 nga stanet + 8 në të kthyer )Ecje këmbë m/lmd: 822 m/lmd ( 1700 - 2522 ), por nevoitet të shtohen edhe njëqind

metra lartësi për shkak të konfiguracionit të terenit i cili karakterizohej me ngritje dhe zbritje të theksuara.

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 26.09.2010