gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · web...

31
REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT ANALIZA E VEPRIMTARISË SË GJYKATËS PËR VITIN 2015 I Nderuar Zoti Ministër! Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë! Të nderuar Zonja dhe Zotërinj gjyqtarë! Gjykata Administrative e Apelit gjatë vitit 2015 e ushtroi aktivitetin e saj me një trupë gjyqësore prej 7 gjyqtarësh. Gjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi me një ngarkesë të mbartur nga viti 2014 prej 6481 çështjesh. Volumi i plotë i çështjeve gjatë vitit 2015 ka qenë i përbërë nga këto dy komponentë, prej të cilëve rezulton se në total numri i çështjeve gjatë vitit 2015 ka qenë 14313. Duke iu referuar numrit të çështjeve të ardhura nga gjykata administrative të shkallës së parë gjatë vitit 2014 në raport me ato të ardhura gjatë vitit 2015 rezultoi të ishte përafërsisht i njëjtë. 1

Upload: others

Post on 15-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT

ANALIZA E

VEPRIMTARISË SË GJYKATËS PËR VITIN 2015

I Nderuar Zoti Ministër!

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë!

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj gjyqtarë!

Gjykata Administrative e Apelit gjatë vitit 2015 e ushtroi aktivitetin e saj me një trupë gjyqësore prej 7 gjyqtarësh. Gjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi me një ngarkesë të mbartur nga viti 2014 prej 6481 çështjesh. Volumi i plotë i çështjeve gjatë vitit 2015 ka qenë i përbërë nga këto dy komponentë, prej të cilëve rezulton se në total numri i çështjeve gjatë vitit 2015 ka qenë 14313. Duke iu referuar numrit të çështjeve të ardhura nga gjykata administrative të shkallës së parë gjatë vitit 2014 në raport me ato të ardhura gjatë vitit 2015 rezultoi të ishte përafërsisht i njëjtë. Gjatë vitit 2015 u gjykuan gjithsej 3018 çështje administrative.Mesatarisht një gjyqtar gjatë vitit 2015 ka gjykuar 431 cështje.Në 6 mujorin e parë të vitit 2015, gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit nuk u asistuan nga ndihmësit ligjor, pasi procesi i emërimit të ndihmësve ligjorë përfundoi në muajin Qershor të vitit 2015 dhe vetëm në 6 mujorin e dytë të vitit, gjyqtarët u asistuan me nga një ndihmës ligjorë seicili.Ministria e Drejtësisë caktoi në organikën e kësaj gjykate një numër prej 10 ndihmësish ligjorë, për 7 gjyqtarë.

1

Page 2: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Kjo ishte një arritje e rëndësishme për shkak sepse: Së pari u finalizua një proces i vonuar, që sipas nenit 6 duhej të ishte përmbyllur që në fillim të funksionimit të gjykatave administrative dhe,Së dyti, emërimi i ndihmësve ligjorë, plotësoi ekipin e punës së çdo gjyqtari në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së tij me efiçencë.Sigurisht që periudha nga muaji Korrik 2015 deri në muajin Dhjetor 2015, ka qenë edhe një periudhë përshtatjeje me kushtet e punës dhe mënyrën e përmbushjes së detyrës, për ndihmësit ligjorë në Gjykatën Administrative të Apelit.Emërimi i ndihmësve ligjorë ka sjellë efekte pozitive, kryesisht në përgatitjen e çështjeve për gjykim si dhe në lehtësimin e gjyqtarëve për realizimin e arsyetimit të vendimeve brenda afateve ligjore.Por pavarësisht nga ky fakt, nëse duam të rritet efiçenca në punë e gjyqtarëve, mbetet e nevojshme që çdo gjyqtarë i Gjykatës Administrative të Apelit të asistohet nga 2 ndihmës ligjorë. Kjo është një nevojë e diktuar nga volumi i punës që përballon çdo gjyqtar në këtë gjykatë.

Burimet e çështjeve në Gjykatën Administrative të Apelit

Gjatë vitit 2015, u transferuan nga gjykatat civile të apeleve për kompetencë gjykimi rreth 483 çështje. Konkretisht nga gjykatat civile të apeleve u transferuan për kompetencë gjykimi çështjet sipas gjykatave si më poshtë:

Numri i çështjeve të ardhura nga gjykatat e apeleve civile

Gjykata

Çështje Themeli

Sigurim Padie

Kerkesa

Juridiksione TOTALI

Tiranë 139   3 1 143Durrës 96   1 1 98Vlorë 169 1 1   171

Shkodër 53       53Gjirokastër 11       11

Korçë 7       72

Page 3: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

TOTALI 475 1 5 2 483

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë0

20406080

100120140160180

Çështje Themeli

Çështje të ardhura nga gjykatat administrative të shkallës së parë

Gjykata

Çështje Themeli

Sigurim Padie

Kerkesa

Disponim Ankimi

Juridiksione TOTALI

Tiranë 3632 117 32 16 8 3805Durrës 800 21 16 5 2 844Vlorë 1037 23 25 4 1 1090

Shkodër 527 5 16 5   553

Gjirokastër 370 14 7 4 4 399

Korçë 391 8 11 3 1 414TOTALI 6757 188 107 37 16 7105

3

Page 4: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë0

5001000150020002500300035004000

Numri i çështjeve të ardhura

Numri i çështjeve të ardhura për rigjykimi nga Gjykatat e Lartë:

Cështje ThemeliGjykata e Lartë 127

Numri i cështjeve të depozituara pranë Gjykatës Administrative të Apelit që i përkasin juridiksionit fillestarGjykata Administrative e Apeli shqyrton si gjykatë e shkallës së parë paditë me objekt kundërshtimin e aktit nënligjor me karakter normativ si dhe paditë e tjera të parashikuara shprehimisht në ligj.

Juridiksione

Sigurim Padie

Kërkesa Totali

Numri 33 7 77 117

Në përmbledhje numri i cështjeve sipas gjykatave rezulton si vijon:

Gjykatat NumriGjykata e Lartë 127

Gjykatat Administrative të Shkallëve të Para

7105

Gjykatat e Apeleve Civile 483Gjykata Administrative e Apelit 117

4

Page 5: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Gjykata e Lartë Gjykatat e Apeleve Civile Gjykatat Administrative të Shkallëve të Para

Gjykata Administrative e Apelit

0

1000

2000

3000

4000

5000

6000

7000

8000

Numri i cështjeve sipas gjykatave

Veprimtaria e Gjykatës

Gjatë vitit 2015, në Gjykatën Administrative të Apelit u instalua dhe funksionoi rregullisht sistemi elektronik i menaxhimit të integruar të çështjeve gjyqësore. Kështu regjistrimi i dosjeve gjyqësore, shortimi i çështjeve, procesverbali i seancës gjyqësore etj (për çështjet e regjistruara pas datës 01.01.2015, është kryer në sistemin ICMIS).Në muajin Qershor 2015 e në vazhdim në Gjykatën Administrative të Apelit është instaluar dhe funksionon për të gjitha gjykimet në seancë gjyqësore sistemi i regjistrimit audio i instaluar nga USAID nëpërmjet programit JUST. Gjatë vitit 2015, ndarja e çështjeve është bërë nëpërmjet sistemit ICMIS.Ngarkesa e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit gjatë vitit 2015 ka qenë si vijon:

Ngarkesa e gjyqtarëve me çështjet gjyqësore

  Kastriot Selita

Alkelina

Gazidedja

Altina

Nasufi

Artur

Malaj

Blerona

Hasa

Lindita

Sinanaj

Rilinda

Selimi

TOTALI

Themeli 297 1175 1183 1170 1190 1170 1174 7359

Sigurim Padie 3 36 25 37 30 30 35 196

Juridiksione 1 9 8 7 9 6 10 50

5

Page 6: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Disponim Ankimi  2 4  7 6 7  6 5 37Kerkesa 12 27 36 29 32 24 29 189TOTALI 315 1251 1259 124

9 1268 1236 1253 7831

Ky është numri i çështjeve të ardhura gjatë vitit 2015 dhe të shortuara nëpërmjet sistemit ICMIS dhe nuk përfshihet numri i çështjeve të mbartura si të pagjykuara e që i përkasin vitit 2014.Duke marrë në konsideratë dhe çështjet e mbartura nga viti 2014 rezulton se numri i çështjeve që ka patur cdo gjyqtar gjatë vitit 2015 është:

  Kastriot Selita

Alkelina Gazidedja

Altina Nasufi

Artur Malaj

Blerona Hasa

Lindita Sinanaj

Rilinda Selimi

TOTALI

Themeli 312 2230 2224 2162 2310 2199 2272 13709Sigurim Padie 5 53 26 48 36 45 42 255

Juridiksione 1 13 9 10 15 10 13 71Disponim

Ankimi  2 7 7 7 9 6 7 43Kerkesa 12 34 43 35 39 32 37 232TOTALI 330 2337 2309 2262 2409 2292 2371 14310

Gjykimi i çështjeve sipas gjyqtarëveNumri i çështjeve të shqyrtuara nga seicili gjyqtar në

Gjykatën Administrative të Apelit gjatë vitit 2015.

 Kastr

iot Selita

Alkelina

Gazidedja

Altina

Nasufi

Artur

Malaj

Blerona

Hasa

Lindita

Sinanaj

Rilinda

Selimi

TOTALI 

Vendime themeli 269 432 469 494 278 462 386 2790

VendimeSigurim padie

5 12 4 5 30 4 11 71

6

Page 7: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

VendimeJuridiksion

fillestar0 10 5 7 5 6 4 37

VendimeKerkesa 13 16 15 14 37 13 12 120TOTALI 287 470 493 520 350 485 413 3018

Kastriot Selita

Alkelina Gazidedja

Altina Nasufi

Artur Malaj

Blerona Hasa

Lindita Sinanaj

Rilinda Selimi

0

100

200

300

400

500

600

700

Vendime për çështjet e themelit

Vendime themeli

Përqindja e vendimeve të marra nga seicili prej gjyqtarëve rezulton të jetë si vijon:

 Kastr

iot Selita

Alkelina

Gazidedja

Altina

Nasufi

Artur

Malaj

Blerona

Hasa

Lindita

Sinanaj

Rilinda Selimi

Përqindja e numrit

të vendimev

e

9.5% 15.6% 16.3%

17.2% 11.6% 16.1

% 13.7%

7

Page 8: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Kastrio

t Seli

ta

Alkelin

a Gazi

dedja

Altina Nasu

fi

Artur M

alaj

Blerona H

asa

Lindita

Sinan

aj

Rilinda S

elimi

0.00%2.00%4.00%6.00%8.00%

10.00%12.00%14.00%16.00%18.00%

Përqindja e numrit të vendimeve

Përqindja e numrit të vendimeve

SHPEJTËSIA NË GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE

Në Gjykatën Administrative të Apelit funksionon parimi “Një çështje një senacë”. Gjykimi në Dhomë Këshillimi, përfaqëson rregullin e ri të gjykimit në apel dhe që përbën edhe thelbin e aspektit procedural të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit. Shpejtësia në gjykimin e çështjeve, për shkak të specifikës së krijuar nga volumi i madh, duhet vlerësuar në raport me numrin e çështjeve që ka shqyrtuar seicili gjyqtar si dhe në raport me numrin e çështjeve të përfunduara në dhomë këshillimi.Gjithashtu, me ndryshimet që i’u bënë ligjit nr. 49/2012, në lidhje me mënyrën e njoftimit të palëve për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, solli lehtësi në procesin e komunikimit, si dhe një garanci për përfundimin e çështjeve në një seancë të vetme, duke shmangur në çdo rast mundësinë për shtyrjen e seancës së shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi.Rastet e shtyrjes së seancave të shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, kanë qenë tepër të rralla, dhe vetëm për shkaqe tërësisht objektive, si ato të mosformimit të trupit gjykues për arsye shëndetësore ose arsye tjetër të përligjur.E përkthyer në shifra, më shumë se 93% e çështjeve janë shqyrtuar dhe përfunduar në një seancë të vetme në Dhomë këshillimi.Ndërsa 7% e çështjeve të gjykuara gjatë vitit 2015 kanë kaluar për shqyrtim në seancë gjyqësore. Ky numër i

8

Page 9: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

referohet vetëm çështjeve që Gjykata Administrative e Apelit i shqyrton si shkallë e dytë.

Tabela për numrin e çështjeve të përfunduara në Dhomë Këshillimi, tabela e çështjeve që kanë kaluar në seancë

gjyqësoreSipas gjyqtarëve:

  Dhomë Këshillimi

  1 MuajMbi 1 Muaj Totali

Kastriot Selita 218 45 263Alkelina Gazidedja 11 419 430Altina Nasufi 17 444 461Artur Malaj 18 486 504Blerona Hasa 2 312 314Lindita Sinanaj 14 436 450Rilinda Selimi 7 376 383Totali 287 2518 2805

Kastriot Selita

Alkelina Gazidedja

Altina Nasufi

Artur Malaj Blerona Hasa

Lindita Sinanaj

Rilinda Selimi

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

500

1 MuajMbi 1 Muaj

Duke iu referuar të dhënave statistikore, theksoj se: çështjet administrative mbi një muaj, nuk kanë të bëjnë me shtyrje të shqyrtimit, por me faktin se gjyqtarët kanë qenë në pamundësi objektive të planifikimit të tyre brenda

9

Page 10: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

afatit një mujor, për shkak të volumit të çështjeve që ka patur seicili gjyqtar.Nga praktika e vitit 2015, ka rezultuar se mesatarisht një gjyqatar ka gjykuar rreth 40 çështje në muaj.Volumi i çështjeve i ardhur në Gjykatën Administrative të Apelit gjatë vitit 2014, dhe vijueshmëria e tij gjatë vitit 2015 e bëri objektivisht të pamundur respektimin e afatit 30 ditor të shqyrtimit të çështjeve që kërkohet nga ligji nr. 49/2012.Për këtë shkak kërkesa e Gjykatës Administrative të Apelit ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë ka qenë si për delegimin e gjyqtarëve nga gjykatat e apelit civil ashtu edhe për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe të ndihmësve ligjor. Kërkesa për shtimin e numrit të gjyqtarëve u plotësua vetëm në vitin 2016.Gjithashtu, në rastet kur nga ana e gjyqtarëve është vlerësuar nevoja për dëgjimin e palëve, në gjykimin e çështjeve është vendosur kalimi i tyre për shqyrtim në seancë gjyqësore.

Gjatë vitit 2015 kaluan për shqyrtim në seancë gjyqësore çështjet si vijon.

  Seancë gjyqësoreKastriot Selita 24Alkelina Gazidedja 40Altina Nasufi 32Artur Malaj 16Blerona Hasa 36Lindita Sinanaj 35Rilinda Selimi 30Totali 213

10

Page 11: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Kastriot Selita

Alkelina Gazidedja

Altina Nasufi Artur Malaj Blerona Hasa Lindita Sinanaj

Rilinda Selimi0

5

10

15

20

25

30

35

40

Cilësia në gjykimin e çështjeve

Gjatë vitit 2015, rezulton se Gjykata e Lartë ka shqyrtuar një numër të vogël cëstjesh të përfunduara gjatë vitit 2014 dhe 2015 nga Gjykata Administrative e Apelit. Kryesisht çështjet për të cilat ka dalë me vendim Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përkasin vendimeve të Gjykatave të Apelit të shpallura para datës 03.11.2013.Por në rastet të cilat kanë përfunduar nga Gjykata e Lartë dhe që janë trajtuar vendimmarrje të Gjykatës Administrative të Apelit, është vënë re qëndrimi orientues i Kolegjit Administrativ, për mënyrën e interpretimit të ligjit dhe konsolidimin e zgjidhjeve për çështje për të cilat ka patur qëndrime të ndryshme nga gjykatat e shkallës së parë dhe nga Gjykata Administrative e Apelit. Mund të përmendim këtu, qëndrimin e Kolegjit Administrativ për çështje të statusit të nëpunësit civil për punonjësit të policisë së shtetit, çështje që kanë të bëjnë pensionet e ish-ushtarakëve etj.Konkretisht nga vendimet e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, në lidhje me vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, të përcjella gjatë vitit 2015 rezulton si vijon:

Gjyqtaret Gjithsej

Lene ne fuqi

Prishje kthyer

per rigjyki

m

Ndryshuar

Mospranim

rekursi

Pushuar

Kastriot Selita  6   1 3 2

11

Page 12: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Alkelina Gazidedja  4   1 1 2

Altina Nasufi  4   1   3

Artur Malaj 9 2 2   5Blerona

Hasa  8   2   5 1

Lindita Sinanaj  5       5Rilinda Selimi  11 1 1 1 8

Kastriot Selita

Alkelina Gazidedja

Altina Nasufi

Artur Malaj

Blerona Hasa

Lindita Sinanaj

Rilinda Selimi

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Lene ne fuqiPrishje kthyer per rigjykimNdryshuarMospranim rekursiPushuar

12

Page 13: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Nga të dhënat e komunikuara gjatë vitit 2015, rezulton se numri i vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit të trajtuara nga Gjykata e Lartë, mbetet ende i vogël, në raport me numrin e çështjeve të përfunduara nga kjo gjykatë gjatë vitit 2014 dhe 2015, pavarësisht faktit se nuk kemi një të dhënë zyrtare në lidhje me numrin e vendimeve të rekursuara në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Gjatë vitit 2015, gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit i kanë kushtuar kujdes çështjes së arsyetimit të vendimit, dorëzimit të vendimeve në afatin e parashikuar nga ligji. Në gjysmën e dytë të vitit 2015, më shumë se 90 % e vendimeve janë dorëzuar brenda afatit ligjor prej 7 ditësh.

Analiza e vendimmarrjes së Gjykatës Administrative të Apelit në raport me Gjykatat Administrative të Shkallës së

Parë për çështjet e themelit (2792 çështje themeli)

  Administraitve

 Lënie në

fuqiMospranim Ankimi

Rigjykim

Ndryshuar

Pushuar TOTALI

Tiranë 541 89 110 331 29 1100Durrës 90 18 23 82 11 224Vlorë 73 23 36 86 13 231

Shkodër 41 3 15 35   94Korce 59 4 4 21 2 90

Gjirokastër 71 9 10 46 5

141

TOTALI 875 146 198 601 60 1880

13

Page 14: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Korce Gjirokastër0

100

200

300

400

500

600

Lënie në fuqiMospranim AnkimiRigjykimNdryshuarPushuar

Referuar të dhënave statistikore rezulton se 47 % e numrit të çështjeve të gjykuara nga gjykatat e shkallës së parë është lënë në fuqi, për 08% të tyre është vendosur mospranimi i ankimit, për 10% është marrë vendim prishjeje dhe kthim për rigjykim, 32% e vendimeve të shkallës së parë janë ndryshuar dhe 3% e tyre janë prishur dhe pushuar gjykimi në apel.Duke analizuar këto të dhëna rezulton se në gjykatën e apelit janë zgjidhur rreth 90 % e çështjeve administrative dhe vetëm 10 % e tyre janë kthyer për rgjykim.Ajo që bie në sy është numri i lartë i ndryshimit të vendimeve të gjykatave të shkallës së parë. Duke i’u referuar analizës së disa vendimeve rezulton se ndryshimet konsistojnë kryesisht në mosmarrëveshjet e punës si dhe janë të lidhura edhe me ndryshimin e praktikës nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ndryshime të cilat janë reflektuar në fazën e gjykimit në shkallë të dytë nga Gjykata Administrative e Apelit.Pavarësisht këtij fakti, çështja e ndryshimit të vendimeve të gjykatës së shkallës së parë, është një çështje shqetësuese dhe duhet të vlerësohet nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe njëkohësisht duhet të konsiderohet nga gjyqtarët e shkallës së parë në funksion të unifikimit të qëndrimeve për çështje të njëjta. Kjo do të passjellë edhe uljen e numrit të vendimeve gjyqësore që ndryshohen në shkallë të dytë.

Tabela e vendimmarrjes për çështjet e ardhura nga gjykata të apeleve civile

14

Page 15: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

  CIVILE

 

Lënie në

fuqiMospranim Ankimi

Rigjykim

Ndryshuar

Pushuar

TOTALI

Tiranë 205 23 165 143 19 555Durrës 49 6 21 37 9 122Vlorë 69 19 36 40 19 183

Shkodër 10 2 9 6 4 31Korce 1   6 3   10

Gjirokastër 1   6 3 1

11

TOTALI 335 50 243 232 52 912

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Korce Gjirokastër0

50

100

150

200

250

Lënie në fuqiMospranim AnkimiRigjykimNdryshuarPushuar

Siç rezulton nga tabela e mësipërme, numri i çështjeve që kanë ardhur nga Gjykatat civile të apeleve për kompetencë gjykimi, në përqindje janë si vijon: 37 % e tyre janë lënë në fuqi, për 5 % është vendosur mospranim ankimi, 26 % e çështjeve janë prishur dhe kthyer për rigjykim, 26 % e vendimeve janë ndryshuar dhe për 6 % është vendosur prishja e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe është pushuar gjykim në apel. Numri i çështjeve që janë gjykuar në shkallë të parë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore rezulton të jetë drejtë evadimit dhe me gjykimin e çështjeve të vitit 2014, çështjet që do të shqyrtohen në

15

Page 16: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

apel do të jenë çështjet që janë gjykuar në shkallë të parë nga gjykatat administrative.Gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit si Gjykatë e Shkallës së Parë:

Mbartur nga 2014

Ardhur në 2015

Totali

Juridiksione Fillestare

21 51 72

Përfundimi

Pranim

Padie

Rrëzim

Padie

Moskompetencë

Pushuar

Totali

Juridiksione Fillestare

10 18 4 6 38

VEPRIMTARIA E ADMINISTRATËS GJYQËSORE

Administrata e Gjykatës Administrative të Apelit ka qenë maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore dhe nënligjore në kuadër të veprimtarisë së kësaj gjykate.Gjatë vitit 2015 pati një shtim të numrit të punonjësve të administratës, por edhe numri i shtuar nuk realizoi të gjithë nevojat e Gjykatës Administrative të Apelit për burimet njerëzore.Kështu, nuk u bë e mundur plotësisht që çdo gjyqtar të asistohet nga një sekretare dhe nga dy ndihmës ligjorë.Në vijim mbetet nevoja e shtimit të personelit administrativ në Gjykatën Administrative të Apelit, në funksion të përmbushjes së shërbimeve gjyqësore në mënyrë cilësore dhe të shpejtë.Gjatë vitit 2015 çdo gjyqtar kishte 1 ndihmës ligjor plus një ndihmës ligjor të dytë që asistonte tre gjyqtarë(një trup gjykues). Aktulaisht çdo gjyqtar ka vetëm një ndihmës ligjor.Gjatë vitit 2015, u mundësua që cdo gjyqtar të kishte një sekretar gjyqësor, aktualisht 2 gjyqtar asistohen vetëm nga 1 sekretar gjyqësor.

16

Page 17: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Pavarësisht nga numri, administrata e gjykatës ka ofruar pa ndërprerje të gjitha shërbimet gjyqësore në mënyrë profesionale, të ndershme dhe me korrektese të plotë të gjitha subjekteve, si në përmbushje të detyrimeve proceduriale ashtu edhe mbi bazën e kërkesës së të interesuarve.Ky është një element tepër i rëndësishëm, në veprimtarinë e përditëshme të gjykatës.Procesi i regjistrimit të dosjeve ka funksionuar normalisht, duke u kryer regjistrimi i të gjitha çështjeve në mënyrë korrekte si dhe duke u plotësuar e gjithë praktika e shortit deri në kalimin e dosjeve gjyqësore gjyqtarit relator.Në këtë veprimtari janë respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha afatet e akteve ligjore si dhe nënligjore që kanë të bëjën me procesin e regjistrimit, shortimit të çështjeve si dhe me procesin e komunikimit të vendimeve.Është ofruar në mënyrë profesionale, të shpejtë në kohë dhe të pandërprerë shërbimi i administratës gjyqësore. Problemi i administratës gjyqësore është i lidhur ngushtë me veprimtarinë e gjyqtarëve në gjykimin e çështjeve gjyqësore.Një veprimtari e shtuar e gjykatës në gjykimin e çështjeve sjell për pasojë rritjen e volumit të veprimtarisë dhe veprimeve që do të kryhen nga administrata gjyqësore.Gjatë vitit 2015, nga ana e administratës gjyqësore, i është kushtuar rëndësi çështjes së aksesit në gjykatë, duke mundësuar dhënien e çdo informacioni në kohë reale, për cilindo sipas përcaktimeve të ligjit.Nuk rezulton të ketë patur asnjë shqetësim apo ankesë në lidhje me dhënien e informacionit nga ana e administratës gjyqësore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së gjykatës gjatë vitit 2015.Gjithashtu, në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit publikohen të gjitha informacionet e natyrës administrative dhe gjyqësore në kohë reale dhe në përputhje të plotë me afatet e përcaktuara në ligj.Kështu, të gjitha çështjet pas shortimit hidhen në faqen zyrtare të gjykatës, ku mund të gjendet informacion i plotë në lidhje me datën e regjistrimit, datën e shortimit, gjyqtarin relator, përbërjen e trupit gjykues në lidhje me çështjet e planifikuara për gjykim, datën dhe orën e përcaktuar për shqyrtimin e çështjes, mënyrën e gjykimit në Dhomë Këshillimi apo në seancë gjyqësore, si dhe dispozitivi i vendimit i cili është i detyrueshëm të publikohet në datën që shpallet vendimi, praktikë kjo e konsoliduar që në

17

Page 18: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

momentin e hapjes së faqes zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit.Në faqen zyrtare të gjykatës pasqyrohen edhe informacione të tjera të plota në lidhje me veprimtarinë administrative të gjykatës.Nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit është kushtuar kujdes i veçantë në lidhje me zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit. Kancelari i gjykatës në ushtrim të kompetencave ligjore në mënyrë të vazhdueshme ka mbikqyrur, kontrolluar dhe dokumentuar të gjithë veprimtarinë administrative në gjykatë, në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së gjykatës.Nga ana e sekretarisë gjyqësore janë përmbushur detyrat administrative dhe procedurale në mënyrë korrekte ku përveç ushtrimit të detyrave funksionale është bërë i mundur nxjerrja e të dhënave statistikore në mënyrë periodike për Ministrinë e Drejtësisë, KLD si dhe njëkohësisht janë përmbushur kërkesat e Avokatit të Popullit si dhe kërkesa të tjera për informacion.Gjithashtu në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 në Gjykatën Administrative të Apelit u ushtrua kontrolli i plotë i veprimtarisë së kësaj gjykate nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Në fund të vitit 2015, u ushtrua kontroll i radhës i përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me veprimtarinë e Gjykatës Administrative të Apelit.Ushtrimi i kontrolleve që nga dita e krijimit dhe deri në përfundim të vitit 2015, është vlerësuar në funksion të konsolidimit të zbatimit të ligjit nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate si dhe nga administrata gjyqësore.Gjatë Vitit 2015, u përmbushën të gjitha kërkesat për informacion sipas përcaktimeve të ligjit për të drejtën e informimit, ku u testua zbatimi i këtij ligji nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit, prej Fondacionit “Shoqëri e Hapur” si dhe nga “Info chip”.

ASPEKTE QË KANË TË BËJNË ME DISIPLINËN NË PUNË

Gjatë vitit 2015, në Gjykatën Administrative të Apelit janë dokumentuar aspekte që kanë të bëjnë me respektimin e disiplinës në punë të gjyqtarëve, të cilat janë pasqyruar në aktet respektive të mbajtura në pasqyrim të veprimtarisë së kësaj gjykate. Nuk rezulton të jenë identifikuar raste të mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me solemnitetin në gjykim. Gjithashtu edhe nga administrata gjyqësore është respektuar

18

Page 19: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

disiplina në punë, dhe në ato raste kur janë vërejtur shkelje të disiplinës në punë janë marrë masat e nevojshme.

Administrimi i Buxhetit gjatë vitit 2015Parashikimet e buxhetit për Gjykatën Administrative të Apelit për vitin 2015, u bazua në rezultatet mujore dhe vjetore të buxhetit të realizuar gjatë vitit 2014, i cili ishte viti i parë i funksionimit të Gjykatës. Gjithashtu në parashikimet afatshkurtër dhe afatgjate të realizimit të buxhetit gjykata u mbështet së pari në realizimin e buxhetit të vitit 2014, dhe së dyti, në ngarkesën e punës dhe proceseve gjyqësore të parashikuara për shqyrtim gjatë vitit kalendarik 2015.Planifikimi dhe Manaxhimi i fondit buxhetor është bërë në funksion të Zhvillimit të proceseve gjyqësore, dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj publikut me qëllim rritjen e standarteve bashkëkohore, ku konsiston si më poshtë:-Hartimi i Projekt–Buxheti afatmesëm duke u mbështetur në nevojat e domosdoshme që kjo Gjykatë të arrijë dhe të plotësojë misionin e vet në të gjitha aspektet si në cilësi dhe transparencë të plotë.-Ndarja e buxhetit të planifikuar për vitin kalendarik 2015 me zërat dhe nënzërat e tij në muaj dhe tremujor është bërë sipas prioriteteve dhe nevojave të domosdoshme që i gjithë procesi të zhvillohet në harmoni dhe normalitet .-Menaxhimi i buxhetit është bërë në respektim të plotë të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 (Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin), si dhe Udhëzimi nr.2 datë 06.02.2012 të Ministrisë së Financave, si dhe udhëzimet përkatëse të ardhura nëpërmes Z.A.B.GJ si zyrë mbikqyrëse ndaj zbatimit të buxhetit tonë në Gjykatën Administrative të Apelit.Duke bërë një analizë sa më të hollësishme dhe në detaje për të gjithë zërat e buxhetit për vitin 2015, rezulton të jetë i përbërë nga katër zëra:

1-Fondi i pagave të personelit (Artikulli 600): Në fillim të vitit 2015, fondi i parashikuar në këtë zë ka qënë për strukturën dhe organikën e gjykatës në përbërje të së cilës kishte 22 punonjës. Me ndryshimet e bëra në organikë gjatë vitit siç u theksua më lart numri i personelit të Gjykatës u shtua duke arritur në 35 punonjës.

19

Page 20: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Nisur nga ndryshimi në organikë u kërkua shtesë fondi në zerin 600 shoqëruar dhe në zërin 601 detajuar si më poshtë :

Fondi pagave 600 i shprehur në vlerë :Plani fillestar 23.300.000 lekëPlani përfundimtar 28.800.000 lekëFakti 28.739.447 lekëRealizimi i shprehur në përqindje 99.8 %

Fondi i Sigurimeve shoqërore 601 i shprehur në vlerë:Plani Fillestar 3.220.000 lekëPlani përfundimtar 4.220.000 lekëFakti 4.188.051 lekëRealizimi shprehur në përqindje 99.2%

2-Fondi për shpenzimet operative (Artikulli 602) i përbërë në zërat:

Materiale dhe Sherbime zyre si Letër, Shtypshkrime, Tonera, Kancelari, etj; Shërbime si Posta ,Energji, Telefona, etj;

Shpenzime Transporti si karburant, siguracioni i makinës;Shpenzime të tjera speciale si Shërbim Ruajtje të godinës me roje civile

Fondi i shpenzimeve (Artikulli 602) i shprehur në vlerë:Plani Fillestar – 8.100.000 lekëPlani përfundimtar - 8.400.000 lekëFakti - 8.318.694 lekëRealizimi i shprehur në përqindje 99%Sicç shihet dhe nga plani fillestar i parashikuar për këtë zë, gjatë vitit referuar problematikave në dinamikë është bërë shtesë fondi në këtë artikull.

3-Fondi për Investime (Artikulli 230 dhe 231) e shprehur në vlerë :Plani Fillestar – 25.650.000 lekëPlani Përfundimtar – 7.121.000 lekëFakti - 7.085.640 lekëRealizimi i shprehur në përqindje 99.5 %

20

Page 21: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Në këtë zë buxhetor ndryshe nga sa më sipër vihet re zvogëlimi i Planit në Investimeve, i cili ka ardhur për shkak se fondi i parashikuar për kryerjen e investimit, për rikonstruksionin e godinës ishte e pamundur të përdorej, kjo për shkak se procedura e prokurimit për realizimin e objektit të prokurimit nuk arriti të zhvillohej brenda vitit 2015. Në këto kushte ky zë buxhetor u zbrit nga plani fillestar i parashikuar për realizim gjatë vitit 2015.

4-Realizimi i të ardhurave për vitin 2015 është si me poshtë;Zyra e FinancësTë ardhurat nga Taksa e Pullave për vitin 2015 u realizuan në vlerën 522.000 lekë shumë e cila është derdhur në masën 100%, për llogari të Degës së Tatim Taksave. Ndjekja dhe zbatimi i buxhetit është bërë në mënyrë rigoroze dhe i dokumentuar me dokumentet standarde financiare dhe kontabël sipas Udhëzimeve të Ministrisë së Finacave Nr.2 datë 06.02.2012 (Për Procedurat Standarte të Zbatimit të Buxhetit) ku përcakton detyrat e Nënpunësit Zbatues të Njësisë Publike.Dega e Buxhetit bën çdo muaj azhornimin e dokumentacionit ekonomik financiar dhe kontabël duke dhënë informacionin në mënyrën shkresore sipas detyrimit ligjor si më poshtë :

1- Nënpunësi Autorizues(Kyetari i Gjykatës);2- Z.A.B.GJ;3- Dega e Thesarit;4- Ministria e Drejtësisë;5- Dega Tatim Taksave Tiranë (taksën e pullave);

Duke analizuar ndikimin e buxhetit në veprimtarinë e vitit 2015 kemi etajuar planifikimin e buxhetit për vitin 2016 duke parashikuar rritjen e performancës në zbatimin korrekt dhe në çdo detaj të zërave të buxhetit në kryerjen e detyrave dhe misionit të gjykatës.

TRANSPARENCA dhe AKSESI në GJYKATË

Gjatë vitit 2015, një ndër aspektet ku është fokusuar veprimtaria administrative e Gjykatës Administrative të Apelit ka qenë garantimi i transparencës në të gjithë veprimtarinë administrative dhe proceduriale të kësaj gjykate.Siç u theksua edhe më lart në përmbajtje të këtij raporti, të gjitha aspektet e veprimtarisë së kësaj gjykate kanë garantuar parimin e transparencës, ku çdo qytetar ka patur mundësi të marrë të

21

Page 22: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

gjithë informacionin e kërkuar nga administrata e kësaj gjykate. Gjithashtu i’u është dhënë informacioni i kërkuar të gjithë operatorëve mediatikë dhe subjekteve të tjera të cilat kanë kërkuar informacion.Zbatimi i parimit të transparencës është i lidhur ngushtë edhe me aksesin në gjykatë. Çdokush ka patur mundësinë të aksesojë në përputhje me të drejtat që burojnë nga legjislacioni në fuqi informacione apo të dhëna që kanë të bëjnë me veprimtarinë e gjykatës apo me aspektet të natyrës procedurale.Kështu një kërkesë për informacion, në bazë të ligjit të ri për të drejtën e informimit iu dha informacioni i kërkuar sëbashku me aktet brenda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Gjithashtu një subjekti tjetër i cili kërkoi informacion në lidhje me zhvillimin e gjykimeve dhe dorëzimin e dosjeve iu dha informacioni i kërkuar brenda ditës.Gjatë vitit 2015, është vënë re një shtim i numrit të kërkesave për përshpejtim të gjykimit në Gjykatën Administrative të Apelit. Këto kërkesa i kanë kaluar për shqyrtim gjyqtarëve relator të cilët bëjnë vlerësimin e tyre dhe planifikimin për gjykim të çështjeve që i’u kanë kaluar me short.

MARRËDHËNIET ME INSTISTUCIONET E TJERA

Gjykata Administrative e Apelit është udhëhequr në veprimtarinë e vet nga filozofia e bashkëpunimit institucional korrekt dhe në funksion të mbarëvajtjes së punës së kësaj gjykate duke patur në konsideratë ruajtjen e pavarësisë dhe të paanshmërisë së gjykatës që qëndrojnë në themel të përmbushjes së veprimtarisë gjyqësore.Gjatë vitit 2015, Gjykata Administrative e Apelit ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbështetje nga institucionet e tjera si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për çështjen e delegimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve që presin për tu gjykuar në Gjykatën Administrative të Apelit, nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me shtimin e strukturës dhe të organikës në Gjykatën Administrative të Apelit, etj. Këto kërkesa kanë patur në themel të tyre, nevojën për të krijuar një standart bashkëkohor, në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, si për sa i përket veprimtarisë gjyqësore ashtu edhe të asaj administrative.Si rezultat i nevojës për gjetien e një godine të përshtatëshme për ushtrimin e aktivitetit të kësaj gjykate, në mënyrë të vazhdueshme i është kërkuar Zyrës së Administrimit të Buxhetit

22

Page 23: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

Gjyqësor si dhe Ministrisë së Drejtësisë sistemimi i gjykatës në një godinë të përshtatëshme dhe dinjitoze për ushtrimin e veprimtarisë. Gjatë vitit 2015 nuk u bë e mundur realizimi i një zgjidhjeje të tillë. Aktualisht, në gjysmën e dytë të muajit Prill 2016, si rezultat i angazhimit edhe të Ministrit të Drejtësisë, Gjykata Administrative e Apelit në bazë të VKM nr. 187/2016, ka kaluar në një godinë më të përshtatëshme për ushtrimin e veprimtarisë së saj institucionale. Çështja e godinës vazhdon të mbetet një problem i pa zgjidhur, për shkak se nga ana e ZABGJ nuk është bërë ende e mundur zhvillimi i procedurës së prokurimit për rikonstruksionin e godinës së kaluar me VKM për Gjykatën Administrative të Apelit. Aktualisht, mbetet shqetësim çështja e administratës gjyqësore, pasi Gjykata ka nevojë për 13 ndihmësa ligjorë shtesë me qëllim që cdo gjyqtarë të asistohet nga 2 ndihmësa ligjor, 7 sekretarë gjyqësorë, me qëllim që çdo gjyqtar të asistohet nga një sekretar gjyqësor.Gjithashtu, vlen për tu theksuar, se gjatë vitit 2015, Gjykata Administrative e Apelit ka patur një bashkëpunim të rëndësishem me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri e cila ka kontribuar në trajnimin e gjyqtarëve si dhe në diskutimin e ndryshimeve ligjore për çështjen e emërimit të ndihmësve ligjorë, me përfqësinë e Këshillit të Evropës, EURALIUS-in dhe organizmat e tjerë të cilët operojnë në fushën e drejtësisë.Gjatë vitit 2015, Gjykata Administrative e Apelit u angazhua në diskutimet e organizuara nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me hartimin e Kodit të ri të Procedurave Administrative si dhe në diskutimet për çështjet e reformës në drejtësi.

PRIORITETE GJATË VITIT 2016

1. Marrja e masave për rikonstruksionin e godinës që ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë për sistemimin e Gjykatës Administrative të Apelit, në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe institucione të tjera.

2. Përpjekja për të shtuar numrin e punonjësve të administratës gjyqësore për të mundësuar proporcionalitetin midis volumit të punës që kërkohet të përballohet me punonjësit që duhet ta realizojnë atë.

3. Rritja e aksesit të publikut në Gjykatën Administrative të Apelit.

23

Page 24: gjykataadministrativeeapelit.algjykataadministrativeeapelit.al/wp-content/uploads/2014/... · Web viewGjatë vitit 2015 u regjistruan gjithsej 7832 çështje. Por viti 2015 filloi

4. Krijimi i kushteve më të përshatëshme të punës në të gjitha aspektet e saj.

KRYETAR

Kastriot SELITA

24