gjeografia turistike e shqiperise vol 4
TRANSCRIPT
SHTËPIA BOTUESE E TEKSTEVE MËSIMORE
TIRANË, 2013
Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
E përshtati
Alma Mastaka
Botues:
Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM)
Adresa:
Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri : + 355 4 2225659; [email protected]
Botimi i parë, maj 2008
Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg
financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).
Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, Rruga “Naim Frashëri”,
nr. 37, Tiranë
Redaktimi letrar
Nirvana Lazi
Arti grafik dhe kopertina
Nirvana Lazi
© Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore, 2013.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi
me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.
4 4
PPËËRRMMBBAAJJTTJJAA
KKRREEUU II
TURIZMI-MUNDËSI E MIRË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË 6
1. Kuptimi i rëndësisë së turizmit për Shqipërinë 7
2. Vendi i turizmit krahas degëve të tjera të ekonomisë së Shqipërisë 10
3. Situata e përgjithshme në Shqipëri dhe rajon. Ndikimi në zhvillimin e turizmit 12
KKRREEUU IIII
OFERTA GJEOGRAFIKE-NATYRORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 16
1. Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin e turizmit 17
2. Larmia e formave të relievit me atraktivitetin e tyre në turizëm 19
3. Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj në zhvillim e turizmit 21
4. Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik 24
5. Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm 29
6. Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet natyrore të tyre në turizëm 33
7. Probleme të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri 38
8. Bilanci ekologjik i Shqipërisë dhe turizmi 41
KKRREEUU IIIIII
OFERTA GJEOGRAFIKE-KULTURORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 44
1. Pasuria kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit 45
2. Motivet antropogjene të Shqipërisë si faktor me rëndësi në lëvizjen turistike 50
3. Turizmi qytetar dhe qytetet shqiptare 52
4. Objektet historiko–kulturore të Shqipërisë dhe rëndësia e tyre turistike 59
5. Vlerësimi i motiveve etnosociale të Shqipërisë në fushën e turizmit 65
6. Prodhimet artizanale të Shqipërisë si formë e tregtisë turistike 70
5 5
KKRREEUU IIVV
HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 76
1. Turizmi në Shqipëri deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore 77
2. Periudha 1945-1990 dhe vendi i turizmit në të 78
3. Kushtet e reja për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990 80
4. Hapësira e prejardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri 84
5. Prirjet e popullit shqiptar për zhvillimin e turizmit 86
6. Motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri 91
7. Treguesit sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri 94
KKRREEUU VV
RAPORTET MES EKONOMISË, POPULLSISË DHE TURIZMIT NË SHQIPËRI 100
1. Kuptimi i rolit të politikës turistike në Shqipëri 101
2. Roli i institucioneve turistike në Shqipëri 107
3. Masat politiko turistike dhe efektet e tyre 111
4. Prespektiva e politikës turistike për Shqipërinë 114
TTEESSTT ((kkrreeuu IIVV -- kkrreeuu VV)) 111188
KKRREEUU VVII
PASOJAT DHE EFEKTET GJEOGRAFIKE TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 122
1. Efektet gjeografike dhe ekologjike të turizmit në Shqipëri 123
2. Efektet e turizmit në Shqipëri 127
KKRREEUU VVIIII
PROBLEMET E SOTME DHE E ARDHMJA E TURIZMIT NË SHQIPËRI 132
1. Avantazhet dhe disavantazhet e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 133
2. Roli i infrastrukturës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri 137
3. Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 140
4. Zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit 144
5. Fazat kryesore të zhvillimit të turizmit 146
6. Harta e ardhshme turistike e Shqipërisë 148
FFJJAALLOORRTTHH 115511
LLIITTEERRAATTUURRAA EE SSHHFFRRYYTTËËZZUUAARR 115533
6
KKRREEUU II
TTUURRIIZZMMII -- MMUUNNDDËËSSII EE MMIIRRËË PPËËRR ZZHHVVIILLLLIIMMIINN EEKKOONNOOMMIIKK
TTËË SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
Objektivat
Rëndësia që paraqet turizmi për Shqipërinë.
Përcaktimi i raporteve ndërmjet turizmit dhe degëve të tjera të ekonomisë
në Shqipëri.
Vlerësimi i situatës së përgjithshme në Shqipëri dhe në rajon, si dhe
ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit.
Në kreun I argumentohet vendi i turizmit për Shqipërinë, si një aktivitet me rëndësi
ekonomike, sociale, mjedisore etj., që ka ardhur duke u rritur pas vitit 1990, me
hapjen e Shqipërisë drejt Europës dhe botës.
Turizmi vlerësohet sot si një nga sektorët më me perspektivë të ekonomisë shqiptare,
i cili mund të luajë rolin e nxitësit të ekonomisë në të ardhmen.
Duke vlerësuar rëndësinë e turizmit studiohet lidhja e tij me degët e tjera të
ekonomisë, si dhe ndikimet e ndërsjella që vijnë nga kjo lidhje.
Gjithashtu analiza e situatës turistike në rajon do të shërbejë për të vlerësuar lidhjet e
turizmit shqiptar me vendet e rajonit.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
7
11 KKuuppttiimmii ii rrëënnddëëssiissëë ssëë ttuurriizzmmiitt ppëërr SShhqqiippëërriinnëë
Turizmi sot është një nga dukuritë më masive i cili nga viti në vit përfshin miliona
njerëz në tërë botën, duke përbërë një nga degët me rëndësi ekonomike e cila u
siguron vendeve me turizëm të zhvilluar miliona dollarë të ardhura.
Vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe vendi ynë kanë treguar një interes të
vazhdueshëm për zhvillimin e turizmit, nga i cili kanë siguruar të ardhura të
mëdha që kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies së popullsisë, në fuqizimin e tyre
ekonomik, gjithashtu edhe në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Zhvillimi i turizmit në Shqipëri bëhet i mundur nga pasuritë e shumta dhe të
shumëllojshme, nga pozita e favorshme gjeografike, nga klima e përshtatshme,
ujërat termale dhe termominerale. Gjithashtu zhvillimi i turizmit bëhet i mundur
edhe nga pasuritë historike kulturore etj.
Në mjedisin e vendit tonë ka mundësi që të zhvillohen disa lloje turizmi si:
turizmi balnear, kurativ, sportiv, malor etj. Por të gjitha këto pasuri më parë janë
vënë fare pak në shfrytëzim dhe turizmi ishte në nivelin më të prapambetur, për
shkak të qëndrimit dhe të politikave të gabuara që janë zbatuar në këto drejtime.
Rëndësia ekonomike e turizmit
Turizmi sot konsiderohet si degë kryesore dhe me përparësi, e cila do të sigurojë
zhvillimin ekonomik të vendit e rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë shqiptare.
Megjithatë në ditët e sotme ai nuk është në nivel të tillë zhvillimi që çdo kush do
ta dëshironte.
Për të siguruar arritjen e nivelit të dëshiruar po punohet shumë si nga shteti
shqiptar dhe nga sektori privat.
Shteti me një sërë projektesh të tij po mundohet që turizmi në Shqipëri të arrijë
nivele të larta dhe të pranueshme nga turistët e huaj, të cilët kur të vijnë për të
pushuar, të largohen me përshtypjen më të mirë.
KKRREEUU 11 TTuurriizzmmii mmuunnddëëssii ee mmiirrëë ppëërr zzhhvviilllliimmiinn eekkoonnoommiikk ttëë SShhqqiippëërriissëë
8
Shteti po punon për ngritjen e fshatrave turistikë të cilët do t’i japin një avantazh
shumë të mirë turizmit në Shqipëri. Po kështu edhe sektori privat po punon
nëpërmjet investimeve të mëdha që po bën në turizëm.
Sektori privat ndikon në zhvillimin e turizmit edhe nëpërmjet krijimit të një numri
të madh agjencish udhëtimi të cilat mundësojnë vendosjen e lidhjeve me agjencitë
e huaja dhe ardhjen e turistëve në Shqipëri.
Pra në kushtet e një industrie jo të zhvilluar dhe të një bujqësie që kërkon
investime, turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë, të ardhurat e të cilit do
të ndikojnë dhe në zhvillimin e tyre nëpërmjet investimeve. Të ardhurat që
sigurohen nga turizmi janë të menjëhershme dhe me vlera të mëdha.
Rëndësia sociale e turizmit
Sektori turistik krijon vende pune të cilat kërkojnë punonjës të kualifikuar e të
specializuar. Në kushtet e Shqipërisë, kur industria po zhvillohet me ritme të
ngadalta e kur në të punon një pjesë e vogël e fuqisë punëtore, kur fenomeni i
braktisjes së fshatit e punës në të po bëhet gjithnjë e më masiv, punësimi në
turizëm, ku niveli i të ardhurave është më i lartë se në sektorët e tjerë, përbën një
ngasje e tërheqje të vazhdueshme për rininë shqiptare.
Në këtë mënyrë turizmi arrin të zbutë papunësisë që përbën një dukuri
shqetësuese e me përmasa të konsiderueshme për shoqërinë shqiptare. Duke qenë
se në Mesdhe përqendrohen çdo vit rreth 35% e gjithë udhëtimeve turistike të
botës, me potencialet e rëndësishme natyrore, kulturore dhe historike, Shqipëria
ka mundësi që së shpejti të zërë një vend të rëndësishëm në këtë rajon.
Rëndësia e turizmit në njohjen e kulturave, të historisë dhe gjuhëve
Ai krijon mundësinë për zhdukjen e barrierave e pengesave dhe në vendosjen e
urave te bashkëpunimit e lidhjes midis popujve. Duke qenë një vend i izoluar për
një kohë të gjatë, Shqipëria, nëpërmjet turizmit u ofron të huajve mundësinë e
njohjes dhe vlerësimit të kulturës dhe historisë së saj. Po kështu shqiptarët mund
të njohin e vlerësojnë nga afër arritjet më të rëndësishme të kulturës botërore.
Rëndësia mjekësore dhe kuruese e turizmit
Në vendin tonë ka shumë qendra kurative të sëmundjeve të ndryshme si ato të
reumatizmit, frymëmarrjes, zemrës etj. Pranë këtyre qendrave shërbejnë ekipe të
specializuara mjekësh të cilët janë në dispozicion të pushuesve, që zakonisht
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
9
vuajnë nga sëmundje të ndryshme, për rehabilitimin dhe kthimin e tyre në jetën
normale. Të tilla janë: burimi i Glinës, burimet e Postenanit, llixhat e Elbasanit, të
Peshkopisë etj.
Rëndësia e turizmit si nevojë shpirtërore
Ai ndikon për argëtimin, çlodhjen dhe kalimin e kohës së lirë, prirje kjo gjithnjë
në rritje. Dhe në Shqipëri ka hapësira pa fund për plotësimin e këtyre nevojave
fizike e shpirtërore.
Edhe për shoqërinë shqiptare, si për shoqëritë e sotme të zhvilluara industriale, ai
konsiderohet si një faktor i rëndësishëm ekonomik e social që ndikon në
evoluimin e shoqërisë.
Një turizëm i zhvilluar krijon mundësinë për pushim, argëtim dhe për të kaluar sa
më mirë kohën e lirë dhe ana tjetër për kushtet e vendit tonë është sektori
ekonomik i një rëndësie të veçantë.
Turizmi sot nuk është një luks e privilegj i njerëzve të veçantë, por nevojë fizike e
shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë së sotme moderne.
Megjithëse e vonuar, Shqipëria ka mundësinë që nga njëra anë të përfitojë nga
eksperienca e vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar dhe nga ana tjetër duke e
shfrytëzuar këtë eksperiencë të shmangë fenomenet e dëmshme e negative që janë
vënë re në to nga zhvillimi i turizmit.
Edhe në këtë mijëvjeçar të ri turizmi është një nga dukuritë më dinamike e më të
rëndësishme të shoqërisë njerëzore. Ai do ta çojë përpara atë, do të forcojë lidhjet
midis njerëzve dhe do të zvogëlojë largësitë.
Dhe Shqipëria me mundësitë që zotëron, mund të shkurtojë kohë dhe distancë e të
radhitet në vendet më të zhvilluara turistike të rajonit dhe të botës.
Pyetje dhe detyrë
Pse është i rëndësishëm turizmi për Shqipërinë dhe si vlerësohet ai?
Ku qëndron rëndësia ekonomike dhe sociale e turizmit? Argumentojeni me
shembuj.
KKRREEUU 11 TTuurriizzmmii mmuunnddëëssii ee mmiirrëë ppëërr zzhhvviilllliimmiinn eekkoonnoommiikk ttëë SShhqqiippëërriissëë
10
22 VVeennddii ii ttuurriizzmmiitt kkrraahhaass ddeeggëëvvee ttëë ttjjeerraa eekkoonnoommiikkee nnëë
SShhqqiippëërrii
Turizmi është sot një nga industritë më të mëdha botërore dhe një nga sektorët
ekonomikë me rritjen më të shpejtë. Ai përfaqëson një veprimtari që si sektorë të
tjerë përdor burime dhe sjell çmime dhe përfitime mjedisore, kulturore dhe
shoqërore. Si në vendet e tjera të botës edhe në Shqipëri të ardhurat nga turizmi po
rriten nga viti në vit. Duke qenë një dukuri me efekte dhe ndikim të shumanshëm,
shumë shkenca merren me studimin shkencor të tij.
Në grupin e shkencave ekonomike përmendim: ekonominë turistike, marketingun,
drejtimin ekonomik, drejtimin financiar etj. Secila prej degëve të ekonomisë
ndikon drejtpërdrejt apo tërthorazi në zhvillimin e turizmit. Duke bërë pjesë mes
degëve të sektorit të tretë të ekonomisë ai ka lidhje me degët e tjera të këtij sektori
si me hotelerinë, tregtinë, shërbimet etj.
Zhvillimi ekonomik i vendit luan një rol të rëndësishëm, për të kryer investime në
sektorin turistik si dhe në tërheqjen e turistëve. Në vendin tonë në vitin 1997 si
rezultat i situatës politike, u krijua një situatë e rëndë në ekonomi dhe kjo bëri që
për një periudhë të caktuar fluksi i turistëve të ishte mjaft i ulët e, si rezultat, të
ardhurat që u realizuan nga ky sektor, ishin minimale.
Turizmi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me industrinë, ndonëse në pamje të parë
efektet negative të saj bien në kundërshtim me zhvillimin e turizmit. Në disa
rajone industriale vihen re fenomene negative si zhurma, ndotje e ujërave,
mjedisit etj. Por nga ana tjetër zhvillimi i industrisë dhe degëve të veçanta të saj
do të ndikojë në modernizimin e tij, nëpërmjet vënies në shfrytëzim të pajisjeve e
teknologjisë bashkëkohore.
Turizmi është i lidhur ngushtë me ekonominë bujqësore, e cila ndihmon në
plotësimin e nevojave të turistëve me produkte bujqësore dhe blegtorale. Dikur
turizmi është nënvleftësuar dhe nuk është treguar kujdesi i duhur për zhvillimin e
tij. Ai ishte pak i zhvilluar dhe të ardhurat që realizoheshin prej sektorit turistik
ishin të pakta. Vëmendja më e madhe e shtetit përqendrohej në industri, e cila
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
11
gllabëronte pjesën më të madhe të të ardhurave vjetore që realizoheshin në vend.
Po kështu edhe në bujqësi me politikën që u ndoq nuk u realizuan arritje të
rëndësishme.
Sot, me ndryshimet politike në vend, ka ndryshuar dhe politika e qëndrimi ndaj
turizmit. Në grupin e degëve ekonomike ai shihet me përparësi. Si vendet e tjera
të rajonit të cilat kanë pak a shumë kushte e rrethana të ngjashme me Shqipërinë
dhe që sigurojnë të ardhura të mëdha nga sektori turistik, gjë që ka ndikuar në
fuqizimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë së tyre, edhe shteti
shqiptar po e sheh turizmin me përparësi duke synuar të bëjë turizmin degë
parësore të sektorit ekonomik. Interesi i shtetit dhe enteve publike private për
turizmin është mjaft i madh për faktin që turizmi është një veprimtari ekonomike
që sjell pasuri.
Kjo veprimtari ekonomike do ndihmojë në prodhimin, konsumin, shkëmbimin e të
mirave dhe shërbimeve duke u bazuar në rolin dhe rëndësinë që ka turizmi
ndërkombëtar duke mos lënë pas dore turizmin vendas, për faktin se turizmi
vendas luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e të ardhurave nga vendet ku ato
sigurohen në vendet ku ka potencial turistik.
Dukuria turistike nga pikëpamja ekonomike përcaktohet si “tërësi e
raporteve”ekonomike për të cilat lokaliteti i pushimeve nuk është rezidencë
kryesore, as banesë e qëndrueshme e as vend pune i zakonshëm.
Turizmi është i lidhur me transportin. Duke u nisur nga përcaktimi i mësipërm,
turizmi evidentohet si veprimtari që karakterizohet kryesisht nga lëvizshmëria,
ndaj sektori i transportit ka rëndësi të madhe për turizmin. Nëpërmjet tij bëhet e
mundur lëvizja drejt vendeve e zonave turistike. Zhvillimi i mjeteve të ndryshme
të transportit do të ndikojë ndjeshëm në strukturat e veprimtarive turistike.
Turizmi është i lidhur me tregtinë, që përmirëson ofertën turistike si dhe me
shërbimet në sektorin turistik. Pra, nga të gjitha sa thamë më lart turizmi është
degë e rëndësishme e ekonomisë e lidhur dhe e ndërvarur nga degët e tjera,
zhvillimi i të cilave ndikon në turizëm, sikurse zhvillimi i tij u jep impuls e
inkurajon zhvillimin e tyre. Që turizmi të bëhet degë parësore e ekonomisë duhet
ende punë e kohë. Por e rëndësishme është kuptimi i rëndësisë së tij, gjë që vihet
re në kujdesin e vëmendjen e duhur që tregohet për zhvillimin e tij.
Pyetje
Ç’vend zinte dikur turizmi midis degëve të ekonomisë?
Cili është qëndrimi dhe ç’politikë ndiqet sot për zhvillimin e tij?
KKRREEUU 11 TTuurriizzmmii mmuunnddëëssii ee mmiirrëë ppëërr zzhhvviilllliimmiinn eekkoonnoommiikk ttëë SShhqqiippëërriissëë
12
33 SSiittuuaattaa ee ppëërrggjjiitthhsshhmmee nnëë SShhqqiippëërrii ddhhee rraajjoonn
Ndikimi në zhvillimin e turizmit
Shqipëria është vend mesdhetar me kushte të përshtatshme për zhvillimin e
turizmit, jo vetëm nga pozicioni gjeografik dhe prezenca e elementëve fiziko-
gjeografik, por edhe nga fakti se mjedisi mesdhetar është mjaft i njohur për
nivelin shumë të lartë të zhvillimit të turizmit. Kjo e bën Shqipërinë dhe vendet e
tjera të rajonit të parapëlqyera nga turistët europian të cilët kërkojnë temperaturat
e larta, detin dhe rërën e Mesdheut.
Pavarësisht nga pozicioni i favorshëm gjeografik dhe të qenit pjesë e Mesdheut,
plazhet shqiptare kanë qenë pak të frekuentuara nga turistët e huaj.
Me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90 (shek. XX), të cilat u
pasqyruan dhe në ekonomi, turizmi filloi të shihej si degë me përparësi. Nga
ekonomia e centralizuar dhe e planifikuar u bë kalimi në ekonominë e tregut
bazuar në konkurrencën e lirë dhe pronën private.
Para viteve ’90 ekonomia shqiptare cilësohej si më e prapambetura në Europë.
Përparësi i jepej zhvillimit të industrisë së rëndë nxjerrëse dhe përpunuese dhe
pjesa më e madhe e investimeve bëheshin në këtë sektor. Megjithatë Shqipëria
mbeti vend agrar me investime të pakta, kurse sektori i tretë i ekonomisë, ku vend
të rëndësishëm zë turizmi, u nënvleftësua dhe ndaj tij nuk u tregua kujdesi i duhur.
Sundimi i totalitarizmit dhe tranzicioni i gjatë janë shkaqet kryesore të
vështirësive të shumta me të cilat ndeshet sot Shqipëria. Si pjesë e këtyre
vështirësive hyjnë edhe ngjarjet e vitit 1997, kur në tërë vendin shpërthyen trazira
të mëdha, që e kthyen vendin në gjenden e një luftë civile. Kjo erdhi për shkak të
rënies së firmave piramidale.
Ndonëse zhvillimi aktual i turizmit shoqërohet me probleme e vështirësi të cilat
lidhen me gjendjen e vështirë të infrastrukturës, paqëndrueshmërinë politike,
prapambetjen ekonomike, janë të gjitha mundësitë për zhvillim të shpejtë të
turizmit në Shqipëri. Ky zhvillim është i lidhur ngushtë me përmirësimin e
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
13
përgjithshëm të situatës në Shqipëri e rajon, me rritjen e rolit dhe rëndësisë së
vendit tonë në hapësirën turistike mesdhetare me vendosjen e marrëdhënieve të
mira me këto vende e ndjekjen e një politike të jashtme aktive dhe pjesëmarrëse.
Ndonëse faktorët politikë nuk kanë qenë dashamirës ndaj turizmit, ato natyrorë,
historikë dhe kulturorë kanë qenë dhe janë bujarë me të.
Betejën me faktorët natyrorë e kemi pothuajse të fituar, jo prej zotësisë sonë, por
si dhuratë të natyrës.
Klima, terreni, pozita gjeografike, lagia nga dy dete na krijojnë nivel të denjë
konkurrence me fqinjët tanë, siç janë: Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia.
Në relievin bregdetar të Jonit pothuajse gjatë gjithë vitit deti është blu, ndërsa në
zemër të Alpeve, në Lurë dhe në Voskopojë gjatë verës ka dukuri të të gjitha
stinëve, edhe pse pranvera e “përshëndet herët” Shqipërinë, kurse vera duket sikur
ka marrë hua dhe pranverën e vonshme dhe vjeshtën e hershme.
Natyra i grumbulloi në shekuj të gjitha këto pasuri e bukuri dhe i vendosi me
radhë atje ku duhet, duke ia falur njeriut që të begatohet, vizitorit e turistit që të
çlodhet e të lumturohet. Por si e theksuam nuk mjaftojnë vetëm bukuritë natyrore.
Fakti që Franca zë vendin e parë në botë për nga numri i vizitorëve, përveç
faktorëve të saj natyrorë që gjenden me bollëk, ka investuar dhe në teknologji,
infrastrukturë dhe në burime njerëzore, për të pasur një industri turistike moderne.
Turizmi është mjaft i zhvilluar në vendet mesdhetare fqinje me Shqipërinë. P.sh.,
Turqia tregon hope të mëdha në zhvillimin e turizmit 15-20 vitet e fundit. Greqia
e konsideron turizmin si një nga burimet kryesore të ekonomisë dhe plazhet e saj e
të Spanjës janë plazhet më të vizituara në Europë, gjë që tregon që infrastruktura e
tyre turistike është konform standardeve europiane dhe mundësitë që ofrohen atje
përmbushin plotësisht kërkesat dhe dëshirat e turistëve.
Kroacia tashmë është afirmuar si një destinacion “diell, det dhe rërë”. Bullgaria
reflekton gjendjen e dobët të vendeve të pushimeve në Detin e Zi si rezultat i
rënies së cilësisë e standardeve dhe një pozitë më të fortë në sportet dimërore, ku
komplekset ofrojnë standarde perëndimore.
E njëjta gjë mund të thuhet për Rumaninë, por në një nivel më të ulët. Ndonëse
Shqipëria nga ana e saj si një destinacion turistik në zhvillim ofron mundësi si për
udhëtime diell dhe plazh, ashtu dhe për udhëtime kulturore dhe sportive, është
ende larg të qenit në këto standarde.
Turizmi në Shqipëri ka probleme të shumta në infrastrukturë. Vitet e fundit ka
pasur investime të mëdha në rrugë, por megjithatë investimet në energji, por edhe
KKRREEUU 11 TTuurriizzmmii mmuunnddëëssii ee mmiirrëë ppëërr zzhhvviilllliimmiinn eekkoonnoommiikk ttëë SShhqqiippëërriissëë
14
në rrugë nuk janë ende plotësisht sipas kërkesave të kohës për të pasur një turizëm
të zhvilluar dhe elitar.
Po t’i referohemi njërës prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit –
Sarandës– do të vëmë re se ajo është epiqendër e turizmit shqiptar për këto arsye:
së pari, për nga produkti turistik që ofron qyteti i Sarandës dhe rrethinat;
së dyti, për faktin se ndodhet pranë Korfuzit.
Qyteti i Sarandës ofron një potencial turistik me vlera të mëdha. Vetë qyteti me
shtrirjen e tij përgjatë gjirit me të njëjtin emër, me klimën e mrekullueshme, me
plazhet e shumta dhe të bukura, me parkun arkeologjik dhe natyror të Butrintit,
me kalanë e Lëkurësit si pika më e lartë nga ku mund të shihet i gjithë qyteti, me
pikën turistike të Ksamilit, është i pakrahasueshëm me qytetet e tjera shqiptare. Ai
është unik për nga vlerat e tij turistike.
Fakti i të qenit pranë Korfuzit ka anët e tij negative dhe pozitive. Do të ishte
gabim po të bazohemi në mundësinë e reklamimit jo të mirë që mund t’i bëhet
Sarandës duke e parë si konkurrent dhe pozitive që është dhe me reale, sepse të
qenit afër me Korfuzin i jep mundësi Sarandës të bëhet një burim jetësor turistësh
dhe sigurisht dhe të ardhurash. Sipas të dhënave, vetëm gjatë një viti ky ishull
vizitohet nga një milion vizitorë dhe vetëm 1% e tyre vizitojnë Sarandën.
Krahas ndikimit pozitiv situata politike jo e qëndrueshme në rajon është bërë
shkak për dëmtim të turizmit e pakësim të turistëve të ardhur në rajon. Kështu,
lufta në Kosovë, ngjarjet në Bosnjë dhe Kroaci para vitit 2000 patën ndikim
negativ, jo vetëm për republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe për vendet e tjera.
Pas përfundimit të krizave është vënë re një fakt pozitiv me përmasat e një
dukurie turistike. Me dhjetëra-mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë vijnë
për të kaluar pushimet e tyre në vendin tonë. Këtu ndikon dhe fakti se midis
Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë rritur shkëmbimet dhe është rritur
qarkullimi i njerëzve nga të dy anët e kufirit.
Hapja paqësore e kufijve, politikat e integrimit europian, paqes dhe bashkëpunimit
të përbotshëm përkojnë me një komunikim kulturor, ekonomik, shpirtërore midis
qytetarëve shqiptarë dhe popujve të tjerë të Ballkanit apo te Europës. Pra, të gjitha
vendet me politikat, situatat, konfliktet apo miqësitë ndikojnë në ritmet e
zhvillimit ekonomik dhe turistik të njëra tjetrës.
Të qenit konkurrent në rajon mund të realizohet nëpërmjet krijimit të produkteve
të tilla turistike që përfshin vlerat dhe cilësitë e kërkuara, që realizojnë përshtatjen
dhe plotësimin e pritjeve të grupeve të synuara, duhet t’i shërbejë qëllimit të një
turizmi elitar.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
15
Vendi ynë duhet të hapet dhe adaptohet me maturi ndaj tregjeve ballkanike dhe
atyre europiane duke tentuar përshtatjen dhe zhvillimin e modeleve efektive të
tregjeve turistike të ngjashme.
Duke i shmangur në maksimum problemet dhe duke nxjerrë në pah vlerat e
vërteta të vendeve turistike, do fillojë të kalojë nga faza e kënaqjes me ata turistë
që vijnë, në fazën e konkurrencës së ndershme me fqinjët për ndarjen e këtij tregu
turistësh.
Le të fillojmë të mendojmë se si të shfrytëzojmë të gjitha potencialet që shpesh
herë i kemi “dhuratë” nga të tjerët. Le të mësojmë nga përvoja dhe suksesi i
fqinjëve.
Pyetje
Cili është ndikimi që ka turizmi rajonal në turizmin shqiptar?
Cilat janë problemet që ndeshet sot turizmi në rrugën e zhvillimit të tij?
LEXIM SHTESË
Turizmi bregdetar dhe integrimi europian
... Një vëzhgim i kujdesshëm disavjeçarë mund të konstatojë se turistët shqiptarë të
ardhur nga krahinat e tjera të Ballkanit, dhe që përbëjnë pjesën dërmuese të turistëve të
ardhur jashtë kufijve të Shqipërisë dhe në bregdetin Adriatik, duket se ndihen gjithnjë e
më mirë në bregdetin durrsak dhe i kane dhënë atij gjatë verës një pamje kulturore më te
pasur dhe interesante.
Në lokalet e plazheve, shpesh herë deri në orët e para të mëngjesit përzihet muzika
perëndimore, tingujt e një muzike të fortë rroku, intonacionet e fjalëve të rrepit, me këngë
patriotike dhe himnin e flamurit që mbyll gjithçka. Në këto mjedise vështirë se dallohet
dot ku je. Përzierja e stileve të kulturës kombëtare bëhet në përmasa që i shkojnë për
shtat bregdetit ku plekset qielli, toka dhe dielli.
Tabelat e disa qebaptoreve apo restoranteve ambulante janë shkruar me gabime shtypi,
por brenda tyre mund të gjesh asortimente gjellësh që u takojnë kuzhinave shqiptare të
përhapura në të gjithë Ballkanin. të përziera me ato të popujve ballkanikë dhe që ruajnë
ende xhelozisht pigmentin dhe shijen orientale...
(gazeta “Koha jonë”, 25.02.2005)
16
KKRREEUU IIII
OOFFEERRTTAA GGJJEEOOGGRRAAFFIIKKEE--NNAATTYYRROORREE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË NNËË FFUUSSHHËËNN
EE TTUURRIIZZMMIITT
Objektivat:
Analizimi i kushteve gjeografike-natyrore të Shqipërisë për zhvillimin e
turizmit
Ndikimit i faktorëve të ndryshëm natyrorë (relievi, klima, ujërat, bota
bimore dhe shtazore etj. ) ndaj turizmit.
Problemet që mund të lindin midis mjedisit gjeografik dhe turizmit në
Shqipëri.
Kreu II trajton ofertën gjeografike-natyrore të Shqipërisë në turizëm, ndikimin e secilit element të tij në lloje të ndryshme të lëvizjes turistike.
Si lëndë e parë për shumë të apasionuar të turizmit, kjo ofertë krijon premisa dhe ofron mundësi për zhvillimin e tij në të ardhmen.
Pozita e favorshme gjeografike, relieve me format e tij atraktive, klima e mrekullueshme mesdhetare, larmia e plazheve, llojet e bimëve dhe kafshëve është një tërheqje e parezistueshme për çdo turist.
Por zhvillimi i turizmit që ka për bazë ofertën natyrore ka krijuar probleme mjedisore, të cilat duhet të shmangen me qëllim që të mos i zbehin bukuritë e natyrës shqiptare.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
17
11 Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin
e turizmit
Republika e Shqipërisë është
shtet i Europës Juglindore dhe
ndodhet në pjesën perëndimore
të Gadishullit Ballkanik. Ajo ka
dalje të gjerë në detin Adriatik e
Jon përgjatë gati gjithë bregut
lindor të kanalit detar të
Otrantos.
Republika e Shqipërisë shtrihet
midis gjerësisë gjeografike
veriore 39º 38' (në jug të
Konispolit) dhe gjerësisë 42º 39'
(në skajin verior të Vermoshit).
Në perëndim fillon me gjatësinë
gjeografike lindore 19º 16' (në
ishullin e Sazanit) dhe vazhdon
deri në gjatësinë gjeografike
21º4' (në fshatin Vërnik të
rrethit të Korçës). Nga veriu në
jug ka një gjatësi prej rreth
335km, ndërsa nga perëndimi në
lindje gjerësia e saj është rreth
150km. Brenda kësaj shtrirjeje
Shqipëria ka një sipërfaqe
tokësore prej 28748 km².
Pozita gjeografike e Shqipërisë
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
18
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094
km, nga të cilat 657 km-kufi tokësor, 316 km-kufi detar, 48 km–kufi lumor dhe 73
kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë,
ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një kufi prej 271 km.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e
rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu Perëndimor për në Ballkan e
Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos.
Me pozicionin e saj, ajo shërben si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit,
por njëkohësisht ky pozicion është bërë shkak i shumë pushtimeve të Shqipërisë
nga shtete dhe perandori të ndryshme.
Nga njëra anë ky pozicion krijon mundësinë e lidhjes së Shqipërisë me vende të
ndryshme nëpërmjet ujit, tokës dhe ajrit nga ana tjetër shërben si vend transit për
kalimin nëpërmjet tij të mallrave të ndryshme.
Një lëvizje e tillë ndikon midis të tjerash edhe në gjallërimin dhe fuqizimin e
sektorit turistik. Pozita gjeografike si pjesë e ofertës gjeografike – natyrore luan
një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të një vendi dhe sidomos për
Shqipërinë ku së bashku me elemente të tjerë gjeografike- natyrorë si: relievi,
klima, ujërat, bota bimore dhe shtazore dhe objektet historiko –kulturore, përbëjnë
potencialin turistik primar.
Kjo është e vlefshme dhe për vendet e tjera, por ne veçojmë Shqipërinë për faktin
se në potencialet sekondar dhe terciar ka vend për përmirësim dhe zhvillim.
Atëherë del si detyrë që këtë pozicion gjeografik të favorshëm ta vëmë në
dispozicion të turizmit duke e bërë pjesë të rëndësishme të ofertës turistike,
pikënisje dhe shkak kryesor për zhvillimin turistik të vendit.
A është shfrytëzuar ashtu si duhet ky pozicion i favorshëm gjeografik i Shqipërisë
për zhvillimin e turizmit? Sigurisht që jo.
Fakti se ka qenë një vend i mbyllur për shkak të sistemit të vjetër, e ka bërë pak të
shfrytëzueshme këtë favor. Numri i turistëve të ardhur ka qenë i pakët dhe
drejtimet e ardhjes së tyre në vartësi të drejtimit të politikës.
Sot qëndrimi dhe politikat e reja në turizëm krijojnë mundësi në shfrytëzimin e
pozicionit gjeografik dhe vënien e tij në shërbim të turizmit.
Ndërtimi i korridoreve rrugore nga porti i Durrësit drejt lindjes dhe veriut do luajë
një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Të gjitha këto ia rrisin rëndësinë pozitës që
ka vendi ynë në Rajonin e Ballkanit. Dhe Ballkani i ka treguar vlerat e veta me
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
19
përpjekjen që po bën për t'iu bashkëngjitur Europës së Bashkuar, kontinentit plakë
ku ne jemi banorët më të hershëm.
Pyetje dhe detyra
Cili është pozicioni gjeografik i Shqipërisë si pjesë e Gadishullit Ballkanik?
Si ndikon në zhvillimin e turizmit ky pozicion dhe a është vënë ai në shërbim
të turizmit?
Përgatitni një hartë skicë të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.
Cilat vende janë në gjerësinë gjeografike të njëjtë me vendin tonë dhe ç`lloj
turizmi kanë të zhvilluar? Ilustrojeni me shembuj.
22 Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre në
zhvillimin e turizmit
Pozicioni gjeografik dhe relievi i japin mundësi te mëdha zhvillimit të turizmit të
një vendi. Këtë e dëshmon edhe rasti i vendit tone i cili karakterizohet nga një
pozicion gjeografik i favorshëm dhe një reliev i thyer ku ndërthuret malorja-
kodrinorja dhe fushorja, duke na dhënë një llojshmëri të pasur në bimësi, faunë
dhe ndërthurje klimash.
Relievi me kontraste të mëdha karakterizohet nga larmi formash të cilat krijojnë
bukuri të veçantë për syrin e turistit. Nga bregu i detit kalohet menjëherë në malet
e larta. Vetëm në rreth 1000m vijë ajrore nga deti ndodhet mali më i lartë i vendit
Korabi me lartësi 2751 m.
Lartësia mesatare e relievit arrin në 708 m që do të thotë dyfishi i lartësisë
mesatare te Europës 23% e sipërfaqes së përgjithshme të territorit ndodhet ne
lartësinë 02-200m, 48% në lartësinë 200-1000m, ndërsa 30% në lartësinë mbi
1000m mbi nivelin e detit.
Copëzimi i nivelit, diferencimet e tij dhe kontrastet kanë bërë të jenë aq afër e
njëherësh po aq larg, luginat e thella, kreshtat e larta shkëmbore, thellësia e detit
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
20
dhe thellësitë malore. pjesa perëndimore karakterizohet nga sipërfaqe fushore me
ndërthurje kodrinore, në brendësi të vendit mbizotërojnë vargjet malore, malësitë
në formë kështjellash, gropat, fushëgropat dhe vargjet e larta.
Shqipëria e ndodhur pranë ujërave të detit Adriatik dhe Jon zotëron një vijë
bregdetare 450 km. Bregdeti shqiptar
shquhet për pasuri dhe potenciale te
mëdha për turizëm balnear. Në zonën
bregdetare të Adriatikut bien në sy
plazhet me përbërje ranore, kurse në
atë joniane plazhet shkëmbore pranë
maleve. Gjithashtu, nëpërmjet
lagunave të tij të mrekullueshme,
bregdeti shqiptar, ofron mundësi për
të apasionuarit e natyrës ekzotike dhe
observimin e shpendëve detarë, kjo
veçanërisht në lagunën e Nartës, të
Karavastasë etj.
Riviera Joniane
Edhe liqenet shqiptare janë të larmishme për nga mënyra e formimit dhe ofrojnë
një bukuri natyrore me rëndësi turistike.
Alpet shqiptare me majat e tyre të larta dhe pika turistike mirëpresin turistë për të
kaluar një eksperiencë të paharrueshme në mes të natyrës së pastër, midis pyjeve
të ndryshëm, burimeve të ujërave, shpellave karstike për të provuar skitë në dimër
apo për shëtitje, peshkim, për vrapim në verë etj.
Pikave turistike malore u shtohen edhe parqet kombëtare të shoqëruara me lugina,
qafa, maja të larta e të thepisura me një kolorit fantastik ngjyrash të çdo stinë. Ky
reliev i larmishëm me forma të shumëllojshme i pasur në florë e në faunë krijon
hapësira të larmishme për zhvillimin e turizmit. Duke qenë i tillë ai ofron
mundësinë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit si balnear, alpin, të
skive, peshkimit, atij kurativ etj. Të gjitha këto mundësi që jep natyra me larminë
e me bukuritë e saj, janë si rezultat i një ndërthurje të formave të ndryshme të
relievit në zona të caktuara e kombinuar kjo dhe me pozitën gjeografike.
Këto të dyja nuk janë vetëm përcaktuese në krijimin e pamjeve piktoreske, por
kanë luajtur rol dhe në zhvillimet historike te qytetërimeve të hershme, të
fenomeneve shoqërore si dhe zhvillimeve industriale, të cilat në një mënyrë apo
në një tjetër kanë krijuar qendra që frekuentohen nga turistët, jo vetëm për vlerat
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
21
natyrore, por edhe për trashëgiminë kulturore, arkeologjike dhe historike të krijuar
në shekuj. Por kjo pasuri natyrore e trashëguar kërkon vëmendjen dhe kujdesin e
të gjithëve për të mbetur e tillë, e mrekullueshme dhe magjiplotë,për ta vënë në
shërbim të turizmit dhe për ta kthyer në një pasuri me vlerë monetare të
rëndësishme për Shqipërinë. Pikërisht për këto arsye nuk duhen lejuar ndërhyrjet e
paligjshme dhe pa kriter, të cilat mund ta dëmtojnë atë dhe të sjellin pasoja të
pariparueshme.
Shqipëria është ndër vendet e rralla me larmi formash të relievit, klimës, florës
dhe faunës. Pra është një vend i krijuar për turizëm dhe i tillë duhet të mbetet. Kjo
është detyrë e jona dhe e brezave që do të vijnë.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë disa nga format e relievit që spikasin në natyrën shqiptare?
Ç’kushte e mundësi ofron kjo larmi formash për zhvillimin e turizmit?
Ilustrojeni me shembuj.
33 Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj zhvillimin
e turizmit
Klima e Shqipërisë përbën një komponent shumë të rëndësishëm natyror për
zhvillimin e turizmit. E vendosur pranë deteve Adriatik dhe Jon dhe me dalje të
gjerë në to, Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën
klimaterike mesdhetare,sidomos në pjesën bregdetare dhe perëndimore.
Kjo klimë dallohet për dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe një verë të nxehtë
e shumë të thatë, e cila krijon kushte optimale për zhvillimin e llojeve të ndryshme
te turizmit, sidomos atij për banjat diellore, por edhe të sportit ujor, peshkimit etj.
Krahas këtyre dy tipave kryesore të klimës, Shqipëria dallohet edhe për
ekzistencën e shumë mikroklimave, gjë që jep mundësinë e lëvizjeve të shumta
turistike dhe të kombinimit te formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit.
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
22
Larmia e klimave krijon mundësinë e zhvillimit të turizmit në të gjithë vendin dhe
në të gjitha stinët. Treguesit klimaterikë janë tregues mjaft të rëndësishëm në
zhvillimin e industrisë turistike. Ata kanë një rëndësi të veçantë dhe quhen edhe si
”parakushte” për zhvillimin e turizmit. Dhe pikërisht në saje të treguesve
klimaterikë shumë vende të botës në segmentin turistik diell - det kanë një zgjatje
te sezonit turistik gjatë gjithë vitit.
Në zhvillimin e turizmit ndikojnë të gjitha elementet e klimës, më të rëndësishmit
ndot ta janë:
Ndriçimi diellor,
Reshjet,
Temperatura,
Era.
Ndriçimi diellor: ndriçimi i diellit lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës,
në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë dhe 2046 orë në vit në
Kukës. Kjo gjë krijon mundësinë që sezoni i plazhit të kapë një periudhë pak a
shumë të gjatë, prej 4 muajsh.
Sezoni turistik veror i Shqipërisë, sipas urdhrit të kryeministrit, shtrihet nga 1
qershori - 30 shtator. Kjo zgjatje e tillë e sezonit krijon kushte të favorshme për
një përqendrim të numrit të turistëve.
Pra, si rezultat i pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare, Shqipëria gjendet në
segmentin turistik “diell dhe det”.
Temperatura: temperaturat e ulëta apo të larta ndikojnë në zhvillimin e llojeve të
ndryshme të turizmit. Në vendet me temperatura të larta është i zhvilluar turizmi
balnear apo sporte të ndryshme ujore. Ndërsa në vendet me temperatura të ulëta
zhvillohen sporte dimërore. Në këto rajone ekziston mundësia e zhvillimit të
turizmit të bardhë dhe sporteve të alpinizmit dhe të skive.
Krahas aktiviteteve dimërore, gjatë stinës së verës për shkak të temperaturave të
larta që mbizotërojnë në pjesët e ulëta të vendit, pikat malore janë objekte mjaft të
preferuara turistike për shkak të klimës së freskët duke zhvilluar “turizmin e
gjelbër”. Një pjesë e këtyre vendeve quhen qendra klimaterike ku mund të
zhvillohen aktivitete sportive, ekskursione etj.
Reshjet: në pjesët e larta të vendit sidomos në pjesën lindore e veriore të tij,
dominon klima e ftohtë malore me ndikime kontinentale e cila karakterizohet për
temperatura të ulëta e reshje të shumta dëbore. Në rajonet me klimë të tillë
ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sidomos e sportit të
alpinizmit dhe sportit të skive.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
23
Si qendra të turizmit dimëror shquhen: Dardha dhe Voskopoja në Korçë;
Shishtaveci në vargun e Korabit etj. Në zonën e Vermoshit ku reshjet e dëborës
janë të shumta dhe
trashësia mesatare
shkon në 70cm dhe
dëbora shkrin vetëm
në maj, ekzistojnë të
gjitha mundësitë e
zhvillimit të turizmit
të bardhë. Fotoja më
të majtë tregon një
grup alpinistësh në
malet e Vermoshit.
Po kështu dhe Boga
dhe Thethi me 150 ditë në vit me dëborë, që shkon në një trashësi mesatare prej
50cm. Gjithashtu edhe në Valbonë bora zgjat nga gjysma e dytë e nëntorit deri në
maj me një trashësi mesatare prej 100cm.
Vende të tjera me reshje dëbore, mjaft të përshtatshme për skitë dhe sportet
dimërore janë: Dardha, Vithkuqi e Voskopoja në rrethin e Korçës; Gjinari në
Elbasan; Bjeshkët e Tërbunit në Pukë; Lura në Dibër; Qafa e Shtamës në Krujë;
Llogoraja në Vlorë etj.
Era: forca dhe drejtimi i saj ndihmon në aktivitetet sportive ujore duke i bërë
vendet e përshtatshme, të preferuara për të apasionuarit e këtyre sporteve, sidomos
lundrimit me vela i cili është një aktivitet sportiv mjaft i preferuar.
Liqeni i Butrintit është mjaft i favorshëm për këtë lloj sporti. Aktivitete të tjera
sportive të ndikuara nga drejtimi i erës janë dhe hedhjet me parashutë apo
fluturimet me deltaplan. Zonat më të
favorshme për këtë janë: Qafa e
Llogorasë (një nga pikat më të mira
në Mesdheun Lindor), mali i Dajtit,
vargjet e Moravës, etj.
Vitet e fundit Shqipëria nëpërmjet
shoqatës së Aeronautikës ka
zhvilluar takime ndërkombëtare të
“Fluturimeve të lira”.
Qafa e Llogorasë
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
24
Këto aktivitete janë zhvilluar në Llogora e Moravë. Pra, mund të themi se
Shqipëria me klimën e saj, aq të favorshme, ka mundësi për zhvillimin e të gjitha
llojeve të turizmit.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë llojet kryesore të turizmit që favorizohen nga klima dhe elementet
e saj?
Cili lloj i turizmit është i zhvilluar në zonën tuaj të banimit, i kushtëzuar
nga klima e zonës? Ilustrojeni me shembuj.
Cilat janë qendrat turistike që njihni?
Përgatisni një hartë skicë të Shqipërisë me llojet e ndryshme të turizmit të
përcaktuara nga elementet klimatikë.
44 Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik
Pjesë e rëndësishme e ofertës gjeografike natyrore të Shqipërisë në turizëm, është
dhe pasuria ujore që ajo ka dhe vënia e saj në shërbim të turizmit.
Pasuria ujore e deteve, liqeneve, lumenjve, burimeve natyrore luajnë një rol të
rëndësishëm në qarkullimin turistik dhe në zhvillimin e llojeve të ndryshme të tij
si, banjat diellore, peshkimi, lundrimi, not etj. Kjo është arsyeja që llojet turistike
të favorizuara nga prania e ujërave, përbëjnë llojin kryesor të turizmit.
Shqipëria ka fatin, se është e pasur me ujëra që gjenden në të gjithë sipërfaqen e
vendit, duke filluar nga detet deri tek pasuritë ujore të krijuara nga njeriu.
Pasuria detare: Shqipëria është një vend tepër bregdetar. E gjithë zona
perëndimore e vendit, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 475 km, laget nga
detet Adriatik dhe deti Jon, që janë pjesë përbërëse e detit Mesdhe. Bregdeti i
Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës në veri dhe deri në Kepin e Gjuhëzës në jug.
Ky bregdet është i përbërë nga plazhe ranore.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
25
Plazhet e Durrësit mund të
krahasohen me plazhet e mira
europiane për nga cilësia e
rërës, temperatura e ujit, natyra,
klima, peizazhi i butë kodrinor,
thellësia graduale të detit etj.
Përveç Durrësit ka plazhe dhe
në Velipojë, Golem, Divjakë,
Vlorë, që tërheqin çdo vit një
numër gjithnjë e më të madh
pushuesish vendas apo të huaj.
Bregdeti i Jonit që shtrihet nga Kepi i Gjuhëzës në Gjirin e Ftelisë, dallohet për
karakterin shkëmbor, me gurë të vegjël në formë patkoi, si dhe me plazhe të
bardha zallore, që janë një ndërthurje e klimës malore me bregdetaren. Të tilla
jënë plazhet në Dhërmi, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë e Ksamil.
Plazhi i Ksamilit
Plazhi i Dhërmiut
Pasuria liqenore: Shqipëria është e pasur gjithashtu me liqene të larmishëm të
mëdhenj e të vegjël, natyral apo artificial. Më i famshmi për plazh dhe rekreacion
është liqeni i Ohrit, i cili është dhe liqeni më i thellë në Gadishullin Ballkanik,
duke e bërë zonën përreth tërheqëse dhe të rëndësishme për turizmin në Shqipëri.
Liqeni ka një sipërfaqe 363 km2
(111.4 km2
janë brenda rajonit tonë). Thellësia
mesatare është 145m, ndërsa theljësia maksimale është 295 m. Kjo zonë është një
kompleks i disa pikave turistike si: Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti dhe
Plazhi i Durrësit
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
26
Driloni. Vlen të përmendet bukuria natyrore e Drilonit ku bimësia dekorative
është në harmoni të plotë me burimet e ujërave.
Liqeni i Ohrit me ujin e kulluar dhe peshkun e rrallë koran ka vazhdimisht vizitorë
të cilët nuk mungojnë as në dimër. Pranë tij ndodhet Liqeni i Prespës me bukuritë
e veta shkëmbore e plazhe zallore, të pazëvendësueshme dhe të pakrahasueshme.
Në veri të vendit është liqeni më i madh i Ballkanit, i Shkodrës me sipërfaqe
368km2 (nga këto 149 km
2 brenda rajonit tonë), me plazhet e Shirokës dhe Zogajt.
Vendi i bashkimit të Drinit me Bunën ka gjithashtu pamje piktoreske dhe ky është
një vend ideal për qetësi dhe, po të lidhet edhe me vlerat e tjera të lashtësisë
(Kalaja e Rozafës), ky vend
bëhet më të vërtetë interesant.
Në pjesën veriore të vendit
gjendet liqeni i Fierzës, me një
bukuri mahnitëse. Udhëtimi me
traget përmes tij është i
paharrueshëm. Po të kalojmë në
zonën e Dibrës ta del përpara një
pamje mahnitëse, të cilën e
krijojnë shtatë liqenet e Lurës, të
rrethuar me pyje me bukuri të
pashoqe (fotoja më të majtë).
Ndërsa përmendim liqenet si vende turistike, nuk ke se si të mos përmendim edhe
liqenet e Jugut, siç është liqeni i Butrintit, i cili ndodhet jo shumë larg nga
Saranda dhe pranë qendrës arkeologjike. Ky liqen përbën pasurinë më të
rëndësishme turistike të vendit. Ai frekuentohet nga mijëra turistë vendës dhe të
huaj, që i tërheq jo vetëm natyra, por edhe pasuritë arkeologjike të zonës. Në
liqenin e Butrintit kultivohen
molusqet, por ka dhe vende për
pushim e argëtim pa fund.
Pasuria e burimeve natyrore:
Të tilla janë: burimi i Syrit të
Kaltër (fotoja më të djathtë), një
perlë e bukurisë shqiptare me
ujin e kthjellët dhe me natyrën
piktoreske; Uji i Zi në Këlcyrë;
Uji i Ftohtë në Tepelenë, Viroi,
Glina, Postenani etj.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
27
Pasuria lumore: Shqipëria është e pasur edhe
me lumenj, shumica e të cilëve kalojnë mes për
mes vendit për t’u derdhur në det.
Një pjesë e tyre formojnë lugina të rrethuara
me pyje të bukura si ajo e Valbonës, Vjosës,
Drinosit. Në këto lugina ka qendra turistike si
në Bogovë, Këlcyrë etj.
Lumi i Valbonës
Por, pavarësisht nga kjo pasuri e madhe ujore
që i ka falur natyra vendit tonë, jo e gjitha është
në shërbim të turizmit.
Duke përjashtuar bregdetin, vendet e tjera
sidomos ato pranë lumenjve janë pak të
shfrytëzuara. Kjo ka ardhur edhe për shkak
të terrenit të vështirë apo infrastrukturës jo
të përshtatshme; mungesës së ujit të pijshëm
apo të ndërtimeve pa kriter për pushime.
Megjithatë është e rëndësishme që kjo
pasuri ekziston në vendin tonë dhe, si e tillë,
janë të gjitha mundësitë që ajo të vihet në
shërbim të turizmit për të gjitha llojet e tij:
për turizëm balnear, për peshkim, për
lundrim, not, për vizituesit, për kurim etj.
Sigurisht kjo duhet bërë duke respektuar
ligjet dhe planet rregulluese për të
shmangur pasojat dhe fenomenet negative
që mund të shfaqen.
Pyetje dhe detyra
Përse themi që pasuria ujore përbën një element të rëndësishëm të ofertës
turistike?
Cilat janë disa nga pikat më të rëndësishme turistike që kanë lidhje me këtë
pasuri? Ilustrojeni me shembuj.
Bëni një hartë skicë dhe vendosni në të qendrat turistike që kanë lidhje me
pasurinë ujore?
Bogova, Berat
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
28
LEXIM SHTESË
Saranda, mrekullia blu
Qafa e Muzinës është kufiri ndarës me kalanë e Argjiros në lindje. Tatëpjetë dy rrugë,
njëra të çon në Delvinë. Tjetra me shumë kthesa, nën një gjelbërim marramendës.
Qershive tani po u bien petalet, po lidhin fëmijët me lulet e tyre. E pamundur syri të mos
shikojë ullinj. Kroi i mërgimtarit. Në pllajë, fshati Muzinë. Lisi shpërtheu nga gjethet.
Bari në mal tejet i larmishëm. Mështekna, ferra, driza, gështenja, shkoza, shqopa gjithë
bimësia mesdhetare aty. Dhe shpirti qetësohet, syri nuk ngopet. Më poshtë fshati
Dhrovjan. Miniera e kripës së gurit.
Syri i Kaltër. Ah ç’sy!
Do të jenë me fat njerëzit ta shihnin këtë mrekulli me sy.
Bistrica. Hidrocentrali. Prapë uji i kristaltë. Por derdhet në det, ëmbëlson ujin e kripur
dhe nuk rrjedh në çezmat e lagjeve në Sarandë dhe Ksamil. Etjen, ksamilasit e shuajnë
me pus, nën prurjen e syrit, nën prurjen e Bistricës, formacioneve aluvionale, moçalishtes
më saktë. E çfarë të bëjmë. Ky fat na ra. Të detyruar.
Të shkruash për Sarandën, duhet ta mprehësh mirë lapsin, të ndash mirë mendjen. Të
“tallin” ata. Ajo ka njerëz mendjehollë, të mirë,punëtorë, bujarë, pak të “athët” në
mendime. Ka arsye kjo.
Banorëve të këtij qyteti asnjëherë nuk u ka munguar elementi limon, elementi vaj
ulliri,elementi peshk i freskët, në çfarëdolloj sistemi, deti i përjetshëm, në një qiell 300
ditësh blu.
Saranda ka një lidhje të ngushtë me numrin 40. Shpjegohen me 40 shenjtorët,40 dhoma
izolimi, 40 murgj, 40 zinxhir, 40 frëngji nga të mirët shikonin veç pak sfond blu, për detin
të privuar 40 ndërtesa mbi katet e lejuara ka Saranda, 40 bunker ka në vijën e saj
bregdetare, 40 mijë banorë me gjithë rrethinat, të ardhur pas viteve ’90. Me fat e bekuara
Sarandë.
Zoti nuk i fali një, dy, tre engjëj por plot 40. Vazhdojnë edhe pak. 40 ditë do shejtani të
nxjerrë veshët nga dëllinja, 40 ditë rri mbuluar gënjeshtra. Dhe të gjitha këto veç 40, dhe
të ndenjurat kanë saktë 40 damarë.
Në sytë e mi, Saranda, mrekulli. Qëllimisht shpinën, ky qytet ua ktheu erërave të ftohta të
dimrit, të ngrohë veten, të mbrojë mimozën e beharit, limonin. portokallin, ullirin, lulet
gjelbërimin e përjetshëm, erën e këndshme të luleverdhit bli. Qëllimisht që edhe janari ta
ketë temperaturën e banjës. Të zgjuar sarandasit...
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
29
55 Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm
Bota bimore dhe shtazore përbën një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin
e turizmit. Falë kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota
bimore dhe shtazore e Shqipërisë dallohet për shkallë të lartë biodiversiteti, që
shprehet në shumëllojshmërinë e biotipave dhe ekosistemeve të ndryshme.
Në brendësi të kësaj pasurie bimore rriten lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh,
të cilat ia rrisin akoma më tepër rëndësinë dhe bukurinë natyrore zonave të
ndryshme gjeografike të vendit.
Larmia e bimëve, kafshëve dhe shpendëve përbën një pasuri të rëndësishme me
potencial turistik. Bukuria e bimëve e shoqëruar kjo me shumëllojshmërinë e
kafshëve që rriten midis tyre tërheq vëmendjen e pushuesve vendas apo të huaj
duke ju bashkëngjitur pasurisë natyrore të vendit.
Bota bimore, bota shtazore dhe turizmi janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre
sidomos në kohët e sotme, kur të pushuarit larg zhurmave dhe stresit e bëjnë
bimësinë një oaz çlodhjeje dhe qetësie, dhe, kur mes kësaj bimësie qëllon të
ndeshësh kafshë apo shpendë që rriten në kushte natyrale, atëherë pushimi bëhet
më i këndshëm dhe argëtues.
Bota bimore dhe turizmi
Për nga origjina, nga përbërja dhe veçoritë, bimësia e Shqipërisë bën pjesë në
Zonën Floristike Mesdhetare. Shqipëria, megjithëse ka një sipërfaqe të vogël,
është ndër vendet më të pasura me lloje bimësh.
Në Shqipëri rriten 3300 lloje bimësh ose 29% e florës së Europës, ku mbi 208
janë lloje drurësh. Rreth 35% e territorit është veshur me shkurre dhe drurë pyjorë.
Kjo ka krijuar mundësinë që në vendin tonë të dallohen 4 breza të botës bimore:
(1) Brezi i shkurreve mesdhetare shtrihet nga 400-800m me gjelbërim të përhershëm,
me valanidhin, shqopën, marenën, pishën e butë, pishën e egër etj. Ato gjenden
me shumicë në Rivierën shqiptare dhe në pjesën perëndimore të vendit.
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
30
(2) Brezi i dushqeve. Fillon mbi brezin e shkurreve dhe në disa pjesë është i përzier
me të sa është e vështirë t’i ndash njërën nga tjetra. Shtrihet deri në lartësinë
1200m. Drurët përfaqësues janë lloje të ndryshme dushqesh. Por në disa zona për
shkak të shpyllëzimeve për arsye të ndryshme dushqet po zhduken, si në Selenicë,
Pyllin e Syrit të Kaltër, Pyllin e Butrintit etj.
(3) Brezi i pishave me drurët kryesorë pishën e bredhin, arrin deri në lartësinë 1900m
(4) Brezi i kullotave alpine i cili është i rëndësishëm për blegtorinë dhe përfshin zonat
e larta malore.
Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm parqesh pyjorë kombëtarë, disa prej
të cilave janë shpallur ″monumente natyrorë″ për vlerat e veçanta estetike e
turistike dhe mbrohen nga shteti me status të veçantë. Më të rëndësishme janë:
parku pyjor i Divjakës, i Dajtit, i Lurës, i Llogorasë, i Hotovës, i Thethit etj.
Vlera të veçanta ka dhe Kopshti botanik i Tiranës, në të cilin rriten mbi 2000 lloje
bimësh të vendit tonë apo të vendeve të tjera. Gjithashtu Shqipëria ka dhe bimë
endemike te cilat rriten vetëm këtu dhe janë relike të florës shqiptare si: narteca,
gështenja e kalit etj., të cilat përbëjnë 1% të bimëve që rriten në vendin tonë.
Roli i botës bimore në turizëm duhet parë me funksionin dekorativ, zbavitës dhe
fiziologjik. Prania e sipërfaqeve të gjelbra rrit bukurinë e peizazhit dhe krijon
mundësinë e zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit. Rajonet me botë të
pasur bimore tërheqin vëmendjen e turistëve të cilët mund të argëtohen, të
çlodhen, të organizojnë udhëtime apo ekskursione.
Por nga ana tjetër në këto zona ajri është i pastër dhe i freskët i dobishëm dhe
kurativ, sidomos për të sëmurët nga organet e frymëmarrjes. Kjo është edhe
arsyeja që vendet me botë bimore te pasur janë të përshtatshme për zhvillimin e
turizmit kurativ, alpin, sportiv etj. Dhe parqet kombëtare shqiptare janë shumë të
përshtatshme për këto lloje turizmi.
Ylli shqiptar Wuffenia baldacci Zhabina e Hajekut
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
31
Bota shtazore dhe turizmi
Bota shtazore përbën një element shumë të rëndësishëm të ofertës gjeografike
natyrore. Vendi ynë është i pasur me kafshë dhe shpendë një pjesë e të cilave janë
origjinale dhe të rralla. Pjesa më e madhe e kafshëve janë të ngjashme me ato të
Mesdheut(sidomos Mesdheut Lindor). Ndër kafshët përmendim: ujkun, dhelprën,
dhinë e egër, çakallin, rrëqebullin etj.
1- Rrëqebulli
2- Çakalli
3- Ujku
4- Dhelpra
5- Dhija e egër
Shqipëria është e pasur dhe me shpendë ku nga 5000 lloje shpendësh që ka në
Botë në Europë jetojnë 635 lloje, kurse në Shqipëri 330 lloje. Ndër shpendët e
rrallë është pelikani në lagunën e Karavastasë dhe në liqenin e Prespës së Vogël.
1 2
3
5 4
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
32
Kafshët dhe shpendët janë jo vetëm tërheqëse e të këndshme për t’u vizituar nga
turistët nëpër parqe apo në rezervate, por njëherësh krijojnë edhe mundësinë e
zhvillimit të sportit të gjuetisë, peshkimit, ë janë pjesë e lëvizjes turistike.
Vendi ynë i pasur me ujëra, prandaj ka dhe larmi kafshësh ujorë të cilat tërheqin
vëmendjen e zhytësve të thellësive. Peshqit e ndryshëm si krapi, korani, ngjala,
trofta etj. janë mjaft të lakmuar për të apasionuarit e sportit të peshkimit.
Pra, është detyrë e strukturave dhe organeve përkatëse, por në të njëjtën kohë e
njerëzve për t’u kujdesur për këtë pasuri të madhe të natyrës dhe për ta vënë atë në
shërbim të turizmit. Kjo realizohet nëpërmjet kujdesit, shumëfishimit apo dhënies
fund një herë e përgjithmonë të gjuetisë së paligjshme apo prerjes të drurëve,
fenomene negative që janë vënë re kohët e fundit.
Në shumë zona malore, por dhe në ato bregdetare janë dëmtuar mijëra drurë për
ndërtime pa kriter të cilat e kanë masakruar këtë pjesë të natyrës së vendit dhe
kanë shkaktuar erozione të mëdha.
Kujdesi dhe vëmendja më e madhe për botën bimore e shtazore me siguri do ta
rrisë ndjeshëm numrin e turistëve të huaj që do të vijnë te ne për të arë edhe një
pjesë tjetër të ofertës natyrore gjeografike të Shqipërisë, florën dhe faunën e saj.
LEXIM SHTESË
Parku kombëtar i m
Pranë kryeqytetit ndodhet Parku kombëtar i malit të Dajtit i cili është i rëndësishëm nga
pikëpamja turistike meqenëse ndodhet pranë kryeqytetit dhe ndihmon për argëtimin e
banorëve të tij.
Pamja tërheqëse dhe e shumëllojshme e mjedisit pyjor si dhe disa pika panoramike të
bukura, janë elementët kryesor në aspektin pushues, argëtues e turistik të parkut, të cilat
përdoren nga vizitorë vendas e të huaj. Mjedisi pyjor frekuentohet për shëtitje e qetësim,
format natyrore për pushim fizik e çlodhje.
Gjithashtu ky mjedis pyjor natyror vlerësohet si pjesë e pasurisë kombëtare e ruhet nga
shteti me status të veçantë.
Teleferiku i ndërtuar kohët e fundit, i cili është më i madhi në Ballkan krijon mundësinë e
të vajturit në mënyrë komode dhe të shpejtë në të.
Nga lart të ofrohet një pamje tërheqëse dhe shumëngjyrëshe. Tirana natën e parë, nga
lart, është po aq e bukur sa dhe qytetet e mëdha të Europës.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
33
Pyetje dhe detyrë
Si ndikon bota bimore dhe shtazore në turizëm? Jepni shembuj.
Cilat janë zonat më të rëndësishme të florës dhe faunës në Shqipëri?
66 Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet e tyre
natyrore në turizëm
Në bazë të potencialeve të saja natyrore, Shqipëria vlerësohet si vend i
privilegjuar. Kjo pasiguri natyrore e shumëllojshme shprehet në të gjithë
elementët e mjedisit natyror të cilat gjenden të gërshetuara në rajonet gjeografike.
RAJONI VERIOR
Rajoni Verior i Shqipërisë dallohet për një ashpërsi të relievit dhe për një dimër
me reshje dëbore dhe verë të freskët. Kjo i jep mundësi për zhvillimin e turizmit të
bardhë, turizmit ekologjik dhe turizmit kurativ. Në këtë rajon dallohen veçanërisht
Alpet. Ato karakterizohen nga kontraste të mëdha midis maleve të thepisura dhe
luginave të ngushta e të thella duke krijuar kështu peizazhe natyrore shumë
tërheqëse për syrin e turistit.
Pamje nga Alpet e Shqipërisë
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
34
Një bukuri natyrore të ve çantë në këtë krahinë përbëjnë liqenet artificiale të
krijuara nga degët e hidrocentraleve e kalimi me anije në to mes maleve të lartë
duket vërtet si një ëndërr për turistët.
Alpet përshkohen nga lumenj dhe përrenj të shumtë si Valbona,Shala, Cemi,
Përroi i Thatë,Vermoshi etj. të cilët japin mundësinë që në këtë zonë të zhvillohen
sporti ujor dhe peshkimi. Peshku karakteristik i këtyre zonave është trofta e
argjendtë. Në këtë zonë mund të zhvillohet dhe sporti i alpinizmit, si në malin e
Hekurave, Shkëlzenit, Jezercës që është edhe maja më e lartë e kësaj zone. Ndërsa
për turizmin shëtitës janë në dispozicion male më të ulëta dhe me një formacion
shkëmbor më të butë.
Në këtë zonë mund të zhvillohen dhe ekspedita shpellologjike, sepse kjo krahinë
është e përbërë nga shumë shpella. Këto shpella janë vizituar për herë të parë në
vitet 90 nga turistë të huaj si si çekë, hungarezë etj. Në këtë zonë mund të
zhvillohen edhe sportet dimërore, sepse ajo është mbuluar në pjesën më të madhe
të vitit me dëborë. Në disa vende bora qëndron gjatë gjithë vitit. Pikat turistike më
të dëgjuara janë Razma, Boga, Thethi, Vermoshi, Lugina e Valbonës dhe e Shalës.
Këto dy lugina dallohen për bukuritë e rralla natyrore.
Lugina e Valbonës përshkohet nga lumi i Valbonës, i cili ka ujë të kthjellët dhe të
ftohtë. Ky lum përgjatë rrugës së tij formon kanione të thella dhe mahnitëse. Këtu
ndodhen dy parqe natyrore, të cilat janë Thethi dhe Vermoshi.
Thethi përbëhet nga 2300 hektarë. Në këtë sipërfaqe rriten rreth 40 tipa gjitarësh,
duke filluar nga ariu,ujku e deri te rrëqebulli, i cili është një nga kafshët më të
rrallë të vendit tonë. Këtu gjenden dhe 20 lloje zvarranikësh.
Vermoshi është pika më skajore e Shqipërisë. Ky park përbëhet nga 3500 hektarë.
Ai dallohet për një shumëllojshmëri bimësh drusore si dushku, ahu, pisha, bredhi,
gështenja etj.
RAJONI QENDROR
Rajoni Qendror i vendit përbëhet nga male, gropa, fushëgropa dhe përshkohet nga
shumë lumenj. Vargu lindor dallohet për një numër të madh malesh. Ky varg
fillon me malin e Pashtrikut, i cili shtrihet në territorin e Kosovës dhe dallohet për
burimet e shumta ujore. Në këtë zonë zhvillohet shumë turizmi kurativ dhe malor.
Aty gjendet dhe zona e Shishtavecit, e cila dallohet për zhvillimin e sporteve në
dëborë.
Më në jug shtrihet mali i Korabit, ku gjendet edhe maja më e lartë në vendin tone
me lartësi 2751m. Ky mal është i zhveshur në pjesën perëndimore por është i
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
35
pasur me kullota. Në afërsi të malit ndodhet qyteti i Peshkopisë, pranë të cilit
është ngritur një stacion banjash termale, të cilat janë kurative për sëmundje të
ndryshme. Më pas vijnë liqenet e Ohrit dhe Prespës ku zhvillohet turizmi balnear
dhe peshkimi. Nga liqeni i Ohrit buron Drini i Zi, i cili pasi ecën në territorin e
Maqedonisë futet në Shqipëri dhe bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar
kanione të thella e lugina të pyllëzuara. Ky varg përfundon me malin e Moravës, i
cili bie thikë mbi fushën e Korçës.
Grumbulli i maleve qendrore përbëhet nga male që nuk e kalojnë lartësinë 2000m.
Në mes të këtyre maleve shtrihen pllaja të shumta. Këto male janë të veshura me
pyje të dendura. Në zonën e Pukës, pranë malit të Korabit ndodhen bjeshkët e
Kushnenit. Këto bjeshkë përbëhen nga pyje të larta në mes të të cilave ndodhen
gropa të mbushura me ujë, me sipërfaqe të vogla (10m²-15m²). Prej këtej buron
lumi i Fanit të Madh. Kjo zonë ka një bukuri përrallore, sidomos në dimër, i cili
shoqërohet me reshje të dendura
dëbore. Këtu ka premisa për zhvillimin
e sporteve dimërore.
Në këtë zonë ndodhet parku kombëtar i
Lurës, një perlë e natyrës shqiptare.
Shtatë liqenet e tij të rrethuara nga pyjet
e larta, si dhe me zambakët që notojnë
në ujërat e tyrë të kristalta, ofron një
pamje piktoreske mjaft të rrallë. Kjo
zonë njihet gjithashtu edhe për një
faunë dhe florë të pasur. Dallohet edhe për një shumëllojshmëri amfibësh. Këtu
mund të zhvillohet mjaft mirë turizmi malor, por edhe sporti i gjuetisë.
Vend të rëndësishëm në këtë rajon zë vargu Krujë-Dajt i pasur me florë dhe faunë.
Në malin e Krujës në lartësinë 605m ndodhet qyteti historik me të njëjtin emër.
Mali i Dajtit, i cili është një park
kombëtar nën mbrojtjen e shtetit,
ka një faunë dhe florë tepër të
pasur. Në këtë park kombëtar është
ndërtuar një teleferik, i cili do të
mundësojë zhvillimin e mëtejshëm
të turizmit në këtë zonë. Në këtë
rajon gjenden shumë burime ujore
si burimi i Qafë-Shtamës, burimi i Parku i Dajtit
Liqenet e Lurës
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
36
Lajthizës, i Selitës etj. Mali me Gropa ka një përbërje gëlqerore ku janë formuar
disa gropa të thella, prej të cilave ka marrë dhe emrin. Në jug të Shkumbinit
ndodhet qyteti i lashtë i
Voskopojës, me kishat e tij
antike dhe me klimë të
shëndetshme. Pranë kësaj zone
ndodhet parku kombëtar i
Bredhit të Hotovës. Këtu bëhet e
mundur për shkak të kushteve
klimaterike zhvillimi i sporteve
dimërore.
RAJONI JUGOR
Rajoni Jugor i Shqipërisë karakterizohet nga bukuri të rralla natyrore. Ky rajon
laget nga deti Jon, i cili është tepër i bukur, bregdeti i të cilit është shkëmbor.
Përgjatë këtij bregdeti ndodhen shumë gjire si: gjiri Sarandës, Butrintit, Spilesë,
Jalës, Palermos dhe gjiri Dukatit. Këto bukuri bëjnë të mundur zhvillimin e
turizmit balnear, sporteve ujore dhe peshkimit. Kjo zonë bregdetare njihet me
emrin "Riviera shqiptare".
Në gjithë gjatësinë e kësaj zone vërehet një ndërthurje mahnitëse midis detit dhe
plazhit me malin, gjelbërimit dhe vendbanimeve karakteristike. Një ndërthurje e
tillë bën që të kalohet shumë shpejt nga zona detare e gjirit të Vlorës në lartësitë
mbi 1000 m në qafën e Llogorasë dhe në pak kilometra mund të arrish përsëri në
brigjet detare të Dhërmiut, Himarës, Borshit, Lukovës, Sarandës dhe Ksamilit. Në
këtë zonë ndodhen shumë qytete antike si: Mesopotamia, Finiqi dhe Butrinti, i cili
është qendra kryesore arkeologjike e Shqipërisë. Liqeni i Butrintit (fotoja më të
majtë) luan një rol tepër të
rëndësishëm në ekonominë e kësaj
zone. Këtu gjenden dhe zogj të
rrallë si: pelikani, rosa, pata etj.
Një potencial të rëndësishëm kanë
edhe vargjet malore Trebeshinë-
Dhëmbel-Nëmërçkë dhe Shëndëlli-
Lunxhëri-Bureto, që ndahen nga
lugina e Zagorisë, në të cilën kalon
lumi i Vjosës.
Parku i Hotovës
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
37
Kjo zonë është e pasur e kullota të shumta
dhe pjesërisht e mbuluar me pyje. Kafshët
që gjenden këtu janë dreri dhe sorkadhja,
të cilat janë të rralla në vendin tonë. Në
zonat malore ka reshje dëbore të cilat
ushqejnë lumenjtë e kësaj zone. Këtu
ndodhen edhe shumë burime ujore si Syri
i Kaltër, Zagoria, Viroi, Uji i Zi i
Këlcyrës, Uji i ftohtë në Tepelenë.
Uji i Zi, Këlcyrë
RAJONI PERËNDIMOR
Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Adriatikut në Shqipëri shtrihet Ultësira
Perëndimore me rreth 200km gjatësi dhe deri 50km gjerësi e cila ofron potenciale
të rëndësishme natyrore në fushën e turizmit.
Ultësira perëndimore përbëhet në pjesën më të madhe nga fusha dhe ka pjesërisht
një reliev të butë kodrinor. Kjo zonë fillon me fushën e Shkodrës, fushën e
Lezhës, të Durrësit, Elbasanit, fushën e Myzeqesë në pjesën lindore të së cilës
ndodhen pllaja e Dumresë dhe kodrat e Mallakastrës.
Në këto fusha janë ndërtuar qytetet më të rëndësishme si Tirana, Durrësi, Shkodra,
Fieri etj. Në këtë rajon gjeografik kanë grykëderdhjen pothuajse të gjithë lumenjtë
e vendit. Një pjesë
e rëndësishme e
kësaj zone është
liqeni i Shkodrës, i
cili ka edhe një
potencial të madh
turistik, sepse në
këtë liqen mund të
zhvillohen dhe
sporte të ndryshme
ujore, banja dielli
dhe peshkimi.
Kjo zonë laget nga deti Adriatik duke filluar nga grykëderdhja e Bunës deri në
gjirin e Vlorës. Kjo zonë përbëhet nga shumë plazhe duke filluar nga plazhi i
Velipojës, i Shëngjinit, Patokut, Durrësit, Golemit, Divjakës dhe Vlorës.
Liqeni i Shkodrës
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
38
Përgjatë këtij bregdeti ndodhen tri laguna, dy prej të cilave (Laguna e Nartës dhe
ajo e Karavastasë) janë shpallur parqe kombëtare. Bregdeti është i veshur
pjesërisht me pyje nga zona e Durrësit deri në Divjakë. Një pjesë e rëndësishme e
kësaj zone është edhe pllaja e Dumresë, ku ndodhen një numër i madh liqenesh
ndër të cilët më kryesoret janë: liqeni Qestijasit, Merhosjes dhe Belshit.
Gjithashtu në potencialin natyror të kësaj krahine me rëndësi turistike duhet të
përmendim edhe shpatet perëndimor të malit të Dajtit, Krujës, Malësisë së
Mbishkodrës të cilat paraqesin forma të larmishme relievi dhe pasuri të
rëndësishme pyjore dhe shtazore. Pra, secila njësi është një larmi vendesh turistike
të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’i vëmë në shërbim të turizmit.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë pikat turistike me të rëndësishme të rajoneve gjeografike?
Cilat janë llojet e turizmit dhe nga se dallohen ato?
Përgatitni një material për qendrën tuaj turistike më të preferuar. Pse është
e tillë ajo për ju?
77 Probleme të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri
Njeriu me aktivitetet e ndryshme që ushtron, ndërhyn në mjedis duke ndikuar në
të. Për të përballuar realitetin e krijuar, ai duhet të nxitet gjithnjë e më shumë në
gjetjen e mënyrave të reja të të menduarit për këtë mjedis dhe për veten.
Në mënyrë që të ndikosh sa më pak në mjedis gjatë ndërhyrjeve në të duhet të
menduarit paraprakisht të pasojave para kësaj ndërhyrje. Kjo mund të arrihet
vetëm nëpërmjet vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Mjedisi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Që të funksionojë sa
më mirë turizmi duhet të jetë në kontakt me natyrën për të gjetur aty një jetë më të
shëndetshme, më të thjeshtë në ajrin dhe pafundësinë e gjelbërimit, në banjat e
diellit, në bregdet etj. Veçanërisht mjedisi me bukuri natyrore është një faktor i
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
39
kërkuar turistik dhe një nga elementët që u sjell më tepër përfitime fizike dhe
psikologjike turistëve.
Në këtë kuadër të mjedisit ka më shumë rëndësi ruajtja dhe mirëmbajtja e tij, jo
vetëm për anën tregtare dhe ekonomike të turizmit, por për atë që përbën
funksionin e tij të vërtetë, përfitimi fizik dhe psikik që ka njeriu nga mjedisi. Por
kjo nuk është zbatuar gjithmonë.
Shpesh vihet re një kontradiktë ndërmjet turizmit dhe mjedisit: nga njëra anë
turizmi kërkon një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, nga ana tjetër është
pikërisht turizmi që e dëmton mjedisin.
Ndotjet e mjedisit janë të natyrës organike, kimike të cilat sjellin pasoja infektuese
dhe helmuese për turistët, i cili dëmtohet direkt nga këto ndotje.
Përpjekjet e bëra pas çlirimit për krijimin e një industrie shumëdegëshe që synonte
të prodhonte gjithçka në vend, sollën me vete edhe probleme mjedisore që mund
të konsiderohen të rëndësishme në krahasim me zhvillimin ekonomik që i
shkaktoi ato.
Mes problemeve më të mëdha të shkaktuara, me përparësi në fillim të viteve ’90
(shek.XX) ishin:
erozioni i tokës i shkaktuar nga shpyllëzimet
ndotja e ujërave sipërfaqësore si rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara të
ujërave të ndotur industriale dhe urbane, dhe mungesa e plotë e trajtimit të
ujërave të zeza në të gjithë vendin.
humbja e biodiversitetit si rezultat i moskujdesit ndaj parqeve kombëtare e
pyjeve.
shkarkimin e gazeve nga industritë etj.
Kjo prirje për fat të keq vazhdon edhe sot dhe shoqërohet me rritjen e mbetjeve
urbane dhe të ndërtimit, humbje e sipërfaqeve të gjelbra, ndotjen e sipërfaqeve
ujore, shtimin e zhurmave, të tymit, smogut etj.
Në Shqipëri ka vite që sipërfaqe pyjesh po priten pa kriter për të krijuar hapësira
ndërtimi, për dru zjarri, për eksporte të paligjshme etj. Raste të peshkimit me
dinamit, gjueti të paligjshme që shpesh kryhet edhe në kohën e riprodhimit të
kafshëve, sasi të mbeturinave urbane që kanë pushtuar dhe qendrat e qyteteve,
mbeturinat e ndërtimit që janë në rritje të vazhdueshme etj.
Këto fenomene negative vihen re dhe në zonat turistike bregdetare si dhe në
qytetet e mëdha për shkak të ndërtimeve të shumta apo të mbipopullimit.
Ndërtimet janë bërë pa planimetrinë dhe infrastrukturën e përshtatshme për
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
40
mjedisin. Në bregdet janë prerë pisha e vazhdon të ndërtohet duke ndotur ajrin. Në
qytetet me popullsi të lartë si Tirana, Durrësi, Elbasani ndotja e ajrit është 4-5 herë
më shumë se normat e lejuara.
Studimet dëshmojnë se vdekshmëria nga sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës të
shkaktuara nga kjo ndotje janë mbi 20% në krahasim me zonat të pastra.
Zhurmat e shkaktuara nga makinat janë aq të mëdha sa është e vërtetë që Tirana
është konsideruar si një nga qytetet më të zhurmshëm të Europës. Ende nuk janë
marrë masa për përpunimin e mbeturinave të qytetit të cilat digjen në vende të
papërshtatshme duke shtuar ndotjen e ajrit e duke përbërë një rrezik serioz për
shëndetin dhe jetën e banorëve të zonave përreth.
Pavarësisht nga përpjekjet që po bëhen Tirana është ende larg të qenit një qytet
me sipërfaqe të gjelbra të cilat do të ndihmonin në pastrimin e ajrit. Fenomene të
tilla vihen re në të gjithë vendin.
Po të shohësh bregdetin vë re se në brigjet detare janë ngritur pallate te larta ku
është e vështirë të gjesh dy njëlloj. Ndërtimi i tyre është shoqëruar me prerjen e
pemëve dhe derdhjen e ujërave të zeza në det. Firmat e ndërtimit të nxitura nga
fitimi nuk kanë menduar për mjedisin duke i vendosur ndërtimet e tyre shpesh
herë mbi kolektorët e shkarkimeve.
Ndotja e ujërave është shoqëruar me dëme të mëdha të botës së gjallesave detare e
ka specie të cilat janë drejt zhdukjes. Këto fenomene vihen re në zonat ku turizmi
është masiv dhe i përqendruar si në plazhin e Durrësit, Sarandës, apo në qytetet ku
zhvillohet turizmi vizitues.
Ky turizëm masiv sjell pasoja të rënda për mjedisin natyror. Në këtë përfundim
kanë arritur specialistët e mjedisit pas studimeve të kryera. Sipas tyre, pasojat e
dukshme të zhvillimit pa kriter të turizmit janë mbingarkesat ndërtimore në natyrë
dhe prishja e peizazhit.
Turizmi nga natyra është kuriozitet, që duhet të shndërrohet në kënaqësi për të
qenë i vazhdueshëm. Në rastin e Shqipërisë duhet pasur parasysh edhe
konkurrenca e fqinjëve.
Kohët e fundit është shtuar numri i turistëve që vijnë nga diaspora. Dëshira për të
parë Shqipërinë e ndaluar për vite me radhë e ka kthyer turizmin në një turizëm
patriotik. Por që ata të vijnë vazhdimisht duhet të gjejnë një mjedis të pastër e të
përshtatshëm nga ana figurative e shëndetësore.
Pikërisht për arsyet e mësipërme duhet pasur kujdes që ata të mos kërkojnë vende
të tjera për të pushuar, por të ndjejnë dhe në Shqipëri kënaqësinë e pushimit
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
41
përveç mallit për Atdheun. Këtë kënaqësi duhet ta ndjejmë edhe ne, banorët e
përhershëm të Shqipërisë.
Pyetje dhe detyra
Cilët janë faktorët që ndikojnë në ndotjen e mjedisit?
Ku qëndron lidhja midis mjedisit dhe turizmit? Ilustrojeni me shembuj.
Përgatitni me shkrim një material mbi gjendjen e mjedisit në zonën tuaj të
banimit.
88 Bilanci ekologjik i Shqipërisë dhe turizmi
Zhvillimi i sotëm i turizmit kërkon bërjen e studimeve mbi gjendjen e zonave apo
vendeve ku do të zhvillohet ai me qëllim që të përcaktohen aftësitë natyrore të tyre
për zhvillimin e turizmit, si dhe të parashikohen dëmet që mund t’i shkaktohen
mjedisit me zhvillimin e turizmit.
Raportet midis mjedisit dhe turizmit shprehen nëpërmjet bilancit ekologjik.
Bilanci ekologjik tregon nëpërmjet krahasimit gjendjen e mjedisit natyror, para,
gjatë dhe pas zbatimit të projekteve të ndryshme turistike.
Procesi i urbanizimit hapësinor po bëhet në mënyre të përshpejtuar për arsye të
faktorëve të rinj social-ekonomik dhe politik. Kjo rritje e urbanizimit e lidhur me
zhvendosjen e madhe mekanike nga fshati, shkakton nevoja konstante të saj për
qarkullime turistike në drejtim të natyrës së ruajtur, ose jashtë vendbanimit të
përhershëm. Kjo për shkak të prishjes së ekuilibrave natyrorë e sociale të ndotjes
së ajrit, zhurmës, lodhjes fizike e psikike, traditës së krijuar për lëvizje etj.
Turizmi krahas kapaciteteve të tjera, paguan kapacitet hapësinore nëpërmjet
kufijve të shtrirjes, çmimit ekonomik e shoqëror, vlerësimit ekologjik. Mjediset
natyrore të pastra ekologjike, bukuritë dhe natyraliteti i tërheqin njerëzit. Këto
mjedise duhen vlerësuar dhe duhen mbajtur të tilla për sot dhe për të ardhmen.
KKRREEUU IIII:: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit
42
Ndërhyrja në natyrë mund të sjellë humbje të vlerave natyrore, dhe vetë turizmi
mund të shkaktoje: çekuilibra natyrorë dhe socialë.
Faktori njeri është ndër kryesorët në këtë ndërhyrje me anë të veprimtarisë së tij e
cila mund të sjellë ndryshime dhe në disa raste dëmtime apo degradime.
Prerja e drurëve për nevoja të ndryshme ka sjellë pakësimin e sipërfaqes pyjore
dhe për pasojë shtimin e erozionit. Ky fenomen me përmasa të mëdha vihet re në
të gjitha krahinat e vendit të pasura me pyje. Një pjesë e drurëve janë zhdukur ose
dëmtuar në një masë të tillë sa është e vështire të përfytyrohen si kanë qenë më
pare. Faktorit njeri i atribuohet edhe gjuetia e paligjshme dhe pakësimi i kafshëve
të egra e të rralla. Këto veprime janë aq të shpeshta sa që jo vetëm nuk kanë
kursyer kafshët, por edhe njerëzit të cilët në disa raste janë dëmtuar për shkak të
përdorimit të lëndëve plasëse.
Shqipëria është një vend me potencial të madh turistik. Natyra është treguar
bujare me të duke krijuar mundësinë e një oferte turistike sasiore dhe cilësore. Por
ndërhyrjet e vazhdueshme dhe pa kriter kanë sjellë dëmtime të mëdha natyrore,që
sigurisht do të kenë koston e tyre në turizëm.
Ndërtimet në zonat bregdetare dhe derdhja e ujërave të zeza në det ka sjellë
prishje të ekuilibrit hidrologjik (zhdukje të disa gjallesave nënujore), shembulli
më i mirë negativ në këtë drejtim është plazhi i Durrësit.
Ndërtuesit e shumtë të kësaj zone kanë zbatuar planin e tyre në ndërtime pa
menduar për pamjen e përbashkët që do të krijohej apo për efektet negative që do
të shkaktoheshin për shkak të mbingarkesës e mbipopullimit.
Gjatë zbatimit të projekteve turistike në zona të veçanta nuk janë pasur parasysh
aftësitë e mjedisit për projektin, ndryshimet që do të ndodhin në mjedis, nevojat e
zonës turistike për ujë dhe energji.
Duke qenë se procesi i ndërtimeve në zonat turistike sidomos ai në zonat
bregdetare ka marrë përmasa të mëdha duhet të llogariten mirë përveç atyre që
thamë më parë edhe qarkullimi që do të jetë në zonën turistike pas zbatimit të
projektit, prishja e qetësisë që do të shkaktohet, ndotja e mjedisit për shkak të
popullimit dhe të parashikohen masat që do të merren dhe kriteret që do të
zbatohen për eliminimin e tyre, me qëllim që zona të ruajë vlerat turistike edhe
pas zbatimit të këtyre projekteve.
Në Shqipëri lidhur me vetë zhvillimin e pakët të turizmit deri më sot, nuk mund të
flitet akoma për ndonjë ndërmarrje të mirëfilltë në studimin e aftësive të mjedisit
për projektet turistike. Edhe në ato zona ku mund të pretendohet për zhvillimin e
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
43
turizmit, në shumë raste kontrolli mbi mjedisin i është lënë spontanitetit.
Megjithatë në kushtet e sotme kur turizmi është cilësuar parësor në zhvillimin
ekonomik të vendit, është më se e domosdoshme ndërmarrja e studimeve të tilla,
sidomos në projektet për krijimin e fshatrave turistike si ai i Kakomesë apo të
projekteve të tjera.
Nga kjo analizë e ofertës
gjeografike-natyrore të
Shqipërisë në fushën e
turizmit mund të thuhet se
në përgjithësi natyra në
Shqipëri me të gjithë
komponentët e vet ofron të
tilla potenciale turistike
natyrore mjaft të
rëndësishme, të cilat nëse
shfrytëzohen siç duhet
përbëjnë kushtin kryesor
për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Është e rëndësishme ruajtja dhe shfrytëzimi sa më i mirë i këtyre potencialeve në
fushën e turizmit duke respektuar në maksimum raportet që krijohen midis
mjedisit natyror dhe zhvillimit të turizmit.
Pyetje dhe detyra
Ç'kuptoni me bilanc ekologjik:
Ku qëndron lidhja e bilancit ekonomik me turizmin?
Me ç'efekte negative është shoqëruar mosrespektimi i këtij bilanci ekologjik?
Ilustrojeni me shembuj.
Kakomé, Sarandë
44
KKRREEUU IIIIII OOFFEERRTTAA GGJJEEOOGGRRAAFFIIKKEE--KKUULLTTUURROORREE
EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË NNËË FFUUSSHHËËNN
EE TTUURRIIZZMMIITT
Objektivat
Analiza e ofertës historike-kulturore të Shqipërisë në fushën e turizmit.
Dallimi i vlerave turistike të objekteve kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Vlerësimi i një objekti historik dhe kulturor nga pikëpamja turistike.
Në kreun III vlerësohet pasuria historike-kulturore e Shqipërisë, e paraqitur në shumëllojshmërinë e përbërësve të saj.
Kjo pasur është më e lashtë sa e fqinjëve tanë, prandaj krijon edhe një mundësi të
prej popujve më të vjetër të Europës.
Vlerësimi i kësaj kulture lidhet ngushtë me problemet e trashëgimisë, të vazhdimësisë dhe të kujdesit për ruajtjen dhe pasurimin e saj të mëtejshëm
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
45
11 Pasuria kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
Përzierja magjepsëse e natyrës shqiptare dhe elementeve kulturore paraqesin
potencialin kryesor për një nga pushimet më të bukura rreth Europës, - kështu
është shprehur një autor i huaj për Shqipërinë.
Shqipëria është me të vërtetë e rrethuar nga misticizmi i një vendi të panjohur me
oportunitete të rëndësishme për turizmin. Arkitektura, ansamble tradicionale,
trashëgimia e një kulture unike, tradita e zejeve të vjetra dhe folklori, historia dhe
arkeologjia e trashëguar nga Bizanti janë një burim i konsiderueshëm interesi dhe
mbajnë një peshë të rëndësishme në tërheqjen e vizitorëve të huaj. Kjo pasuri së
bashku me atë gjeografike e natyrore përbën ofertën primare turistike.
Në këtë ofertë përfshihet pasuria dhe trashëgimia materiale dhe shpirtërore e
vendit e cila vihet në shërbim të turizmit.
Pasuria kulturore e popullit tonë, si një nga popujt më të lashtë të Europës është e
larmishme dhe e shumëllojshme. Për shkak të ndërhyrjeve dhe pushtimeve të
shumta në të gjejmë kulturën perëndimore dhe atë orientale, elementin vendas dhe
atë të huaj, prandaj ajo përbën një monument me interes të madh si për vizitorët
vendas, ashtu dhe ata të huaj.
Asnjë i huaj nuk mund të pretendojë se ka vizituar Shqipërinë dhe e ka njohur
natyrën dhe karakterin e shqiptarëve, pa u njohur qoftë dhe me një pjesë të vogël
të kësaj pasurie e cila përbën një nga potencialet më të rëndësishme turistike të
vendit. Duke qenë po aq e rëndësishme sa oferta gjeografike-natyrore, pasuria
kulturore ka avantazhin e të qenit josezonale, e përshtatshme për t’u vizituar gjatë
gjithë vitit.
Qendra dhe objekte arkeologjike
të cilat dëshmojnë për qendra të vjetra banimi dhe zhvillimit të vendit tonë. Ndër
to veçohen qendra të tilla, si: Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Antigonea, Bylisi,
Amantia etj., si dhe mjaft objekte të veçanta arkeologjike të gjendura kudo në
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
46
vendin tonë. Këto qendra dhe objekte arkeologjike paraqesin interes të veçantë për
turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Kjo ka bërë që ato të përdoren me qëllim për
t’u vizituar dhe njohur nga turistë të ndryshëm.
Në vendbanimet historike janë gjetur bazilika, ndër më
kryesorët përmendim: bazilikën e madhe të Butrintit,
bazilikën e Arapajt, Bylisit, Finiqisë, Durrësit të cilat
janë mjaft interesante për t’u vizituar. Nisur nga këto
vlera shumë prej tyre janë kthyer në qendra monumentale
nën mbrojtjen e shteti,madje ka të tilla si Butrinti që
ndodhet nën mbrojtjen e
UNESKO-s, ndërkohë që
Butrinti dhe rrethinat e tij, për
vlerat arkeologjike dhe natyrore,
janë shpallur Park Kombëtar.
Monumenti i Agonotetëve, Apoloni, Fier
Kala dhe kështjella
Shumë kala dhe kështjella anembanë Shqipërisë, të cilat i përkasin kryesisht
periudhës mesjetare, shërbejnë si dëshmitare të qëndresës së popullit shqiptar ndaj
pushtimit të huaj. Objekte të tilla janë të shumta në Shqipëri, por midis tyre vlen
të veçohen kala të tilla, si ajo e Beratit, Gjirokastrës, Krujës, Shkodrës, Petralbës,
Stelushit, kalatë e Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë, Libohovë, Porto Palermo,
kështjella e Petrelës etj., duke zënë një vend shumë të rëndësishëm në itinerarin
turistik në Shqipëri, nga turistë të ndryshëm që tregojnë interes të veçantë për
njohjen e historisë së tyre. Disa nga këto kala (Berati, Kruja, Shkodra) krijojnë
Bazilika e madhe, Butrint
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
47
madje ansamble të plota, me mundësi, jo vetëm për t’u vizituar, por edhe
banimi,ushqimi dhe argëtimi, duke u bërë kështu edhe më tërheqëse dhe
përjetuese nga turistë të ndryshëm.
Objekte të kultit
Objektet e kultit në vendin tonë si: kisha, xhami, teqe etj., përveç rëndësisë së tyre
fetare, paraqesin interes për t’u vizituar nga turistë të ndryshëm vendas dhe të
huaj. Këto objekte kanë si bazë ekzistencën në Shqipëri të tre besimeve kryesore
fetare (islamizmit,ortodoksisë dhe katolicizmit) dhe janë një tregues shumë i mirë
se si mund të bashkëjetojnë në paqe besime të ndryshme fetare.
Turistët mund t’i vizitojnë pa probleme të gjitha objektet fetare në bazë të këtyre
besimeve fetare, duke u njohur si me arkitekturat e veçanta të tyre, ashtu dhe me
historinë e ndërtimit dhe të funksionimit.
Një pjesë e madhe e kishave janë të zbukuruara nga veprat e piktorëve më të
mëdhenj shqiptar si: David Selenica, me pikturat në kishën e Shën Nikollës në
Voskopojë, vëllezërit korçarë, Kostandini dhe Athanasi për punimet në zonën e
Korçës, Myzeqesë, Kostandin Shpataraku që njihet për punimet në miniaturë të
ikonave. Xhamitë: Muradies (Vlorë), Xhamia e Plumbit (Berat), xhamia e Ethem
Beut (Tiranë) etj.
Brenda xhamitë janë
të pasuruara me
piktura murale dhe
me gdhendje druri.
Shpesh pranë tyre
janë të ndërtuara
kullat e sahatit, si.
në Tiranë, Peqin,
Korçë etj.
Xhamia e Mirahorit në Korçë.
Objektet etnografike të kulturës, banimit dhe jetesës
Në Shqipëri pothuaj çdo zonë, madje shpesh edhe çdo fshat apo qytet, ofron
veçantitë e tyre në objekte të ndryshme etnografike: të banimit, veshjes, ushqimit
etj. Të gjitha këto objekte përbëjnë njëkohësisht edhe motive të rëndësishme të
lëvizjes turistike për njohjen, studimin dhe përjetimin e tyre.
Ikonë e Onufrit (shek XVI),
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
48
Turistët tregojnë interes të veçantë rreth mënyrës së veshjes, ushqimit e jetesës në
përgjithësi të vendeve apo zonave të ndryshme kudo në botë.
Ndërkohë, vendet apo zonat që i zotërojnë të veçantat e tyre në këtë fushë, i
shfrytëzojnë ato për të tërhequr sa më shumë turistë. Duke u bazuar në këtë
rëndësi funksionojnë shpesh tregje, muze apo panaire, të cilat prezantojnë përpara
turistëve në mënyrë të përmbledhur dhe organizuar objekte të ndryshme
etnografike që ofron kultura e një vendi apo zonë të caktuar gjeografike.
Shqipëria përmban potenciale të rëndësishme në këtë drejtim, të cilat mund të
vihen në shërbim të turizmit shumë më mirë se deri më sot.
Në këtë kuadër, në Shqipëri bëjnë pjesë, përveç objekteve të veçuara edhe shtëpi
tepër karakteristike,si shtëpitë karakteristike të Beratit, Gjirokastrës etj.,të cilat
paraqesin interes të veçantë për t’u vizituar nga turistët.
Një tip interesant banese, që ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e
studiuesve dhe turistëve është banesa e fortifikuar ose kulla si ato të Shqipërisë së
Veriut (Mat dhe Tropojë), kulla qytetare me realizimin e saj në Gjirokastër,
banesa me çardak në Shkodër e Berat.
Pasuria e shtresave dhe mbulesave, përpunimi i elementeve përbërëse si i oxhakut,
dritareve, punimi i tavaneve e sipërfaqeve murore ua rrisin vlerat estetike turistike.
Pasuria kulturore është shumë e rëndësishme. Ajo krijon mundësinë e njohjes më
mirë të vendit, zonave apo rajoneve të caktuara. Prandaj është detyrë e organeve
përkatëse për të përfshirë në programet turistike njohjen e kësaj pasurie për ta
vënë në shërbim të turizmit për të ndikuar me efikasitet në zhvillimin ekonomik të
vendit.
Nëpërmjet ofertës historike kulturore mund të zhvillohet turizmi dhe në zonat ku
oferta natyrore nuk është cilësore, ndërsa në zonat ku arrihet kombinimi i të
dyjave si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë etj. përbëjnë zona ideale për
zhvillimin e turizmit.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë pjesët përbërëse të pasurisë kulturore shqiptare?
Si ndikon ajo në zhvillimin e turizmit?
Përgatitni me shkrim një material mbi pasurinë kulturore shqiptare e
ndikimin që ajo ka në turizëm
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
49
LEXIM SHTESË
Butrinti
Duke u nisur nga Saranda 19 km në jug të saj ndodhet qyteti antik i Butrintit i cili i takon
periudhës së hekurit.
Qyteti i Butrinitit ka qenë një qytet i fortifikuar me mure rrethuese i ngjashëm me qytetet
greke, maqedonase, epirote.
Ky qytet përbën një kompleks veprash monumentale duke filluar nga muret rrethuese,
baptisteri, teatri, portikët si porta e Luanit “ Skea” si dhe ajo me kulla, skulpturat si koka
e Zeusit, Augustit me të madhe, Hyjnesha e Buthrotit, Agripës, shtrati i luftëtarit së
Athinës, salla me mozaik shumëngjyrësh etj.
Me kompleksitetin dhe larminë e tij turizmi tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të
huaj. Mund të thuhet me siguri se është një nga pjesët më të rëndësishme të trashëgimisë
historike-kulturore të popullit tonë.
Besimet fetare në Shqipëri
Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e myslimanizëm), në një familje ose në
një fis(Lurë-veri)ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat-Elbasan), i cili mban dy emra, si i
krishterë DHe si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve.
Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin
e Sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe
mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet të varrosej në një katedrale të të
krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi
të varrosej në manastiret e Athosit, i cili ishte një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike.
Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të
braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë të krishterë, qofshin të bashkësisë
myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike.
Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e
Krishtlindjes, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Maria e
myslimaneve përkon me ditën e zanës-Dianës te latinët - më 23 gusht.
Bektashinjtë kanë kultin Baba Tomorit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek.
Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet “Baba Tomorit”. Kjo dhe të tjera tregojnë
se shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot
gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin
dhe bukën, për udhën e mysafirin, për tokën dhe qiellin.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
50
22 Motivet antropogjene të Shqipërisë si faktor me rëndësi
në lëvizjen turistike
hvillimet e sotme turistike nënkuptojnë dhe përmbajtjen e faktorëve kulturor të
cilët pasurojnë qarkullimin turistik me elemente cilësore dhe i japin atij fizionomi
komplekse duke zgjeruar strukturën, vëllimin turistik dhe duke zgjatur kohën e
qëndrimit.
Vlerësimi turistik në kompleks i një vendi ose rajoni ka për qëllim dhe zbulimin e
objekteve e të dukurive plotësuese turistike. Në këtë mënyrë rritet vlera e
përgjithshme turistike, bëhet zbulimi i vlerave etnosocial kulturore, ruajtja dhe
zhvillimi në mënyrë aktive i tyre me anë te funksionit turistik.
Motivet antropogjene janë elemente ose tërësi elementesh e dukurish vlerash
morale e materiale të krijuara ose që kanë në bazë njeriun dhe që janë objekt
qarkullimesh turistike.
Disa lloje motivesh antropogjene prezantohen si motive të veçanta turistike,
shfrytëzimi i të cilave ka edhe leverdi ekonomike. Vlerat e tyre turistike
përcaktohen nga shkalla e vlerave të tyre artistike, estetike, përmbajtja e ngjarjeve
dhe dukurive, formave të shprehjes. Kjo ofertë turistike e “motiveve abstrakte”,
paraqitet si formë e preferuar e turistëve kulturor që priren për të kënaqur nevoja
shpirtërore më shumë se ato fizike.
Në motivet antropogjene bëjnë pjesë: objektet kulturore historike, motivet
mjedisore të qendrave të banuara dhe vlerësimi i motiveve etnosocial kulturore.
Këto motive ndikojnë në zgjerimin e ofertës turistike si dhe në efekte ekonomike
të rëndësishme të lidhura këto edhe me kënaqësi shpirtërore të turistëve.
Motivet kulturore janë një nxitës i rëndësishëm i lëvizjes turistike dhe një faktor i
rëndësishëm që ndikon në rritjen e kohës së qëndrimit në një vend turistik.
Nëpërmjet këtij motivi krijohet mundësia për një vlerësim më të mirë të zonës
turistike si dhe sigurohet një përqendrim i turistëve në zonën turistike me
infrastrukturë të përshtatshme.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
51
Shqipëria si një vend i pasur me vlera historike dhe kulturore, me një larmi
objektesh dhe qendrash historike të të gjitha kohërave, me banesa karakteristike
për qytete të veçanta, me objekte të shumta të karakterit fetar, me një folklor të
pasur dhe të larmishëm, me tradita dhe zakone që vinë nga lashtësia, përbën një
vend me vlera turistike të mëdha.
Është e rëndësishme që këto vlera të mirëmbahen dhe t’i shërbejnë lëvizjes
turistike, pa u dëmtuar. Ato janë të rëndësishme për turizmin në përgjithësi dhe atë
kulturor në veçanti, për thyerjen e konkurrencës ndërkombëtare në tregun turistik.
Për të realizuar këto synime kërkohet që muzetë ekzistues të mirëmbahen e të
pajisen me objekte dhe vlera të reja. E rëndësishme është edhe ngritja e muzeve të
reja sidomos atyre etnografike të cilat mund të ngrihen dhe për krahina apo
fshatra, ku të gjejnë pasqyrim vlerat etnografike-folklorike.
Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë dhe festivalet e këngës, valleve e
lojërave popullore nëpërmjet të cilave ripërtërihet në mënyrë aktive tradita dhe
krijohen kushte për zhvillimin e turizmit. Këto vlera kulturore që përbëjnë në
vetvete vlera turistike mund të ruhen dhe trashëgohen edhe nëpërmjet ekspozimit
të tyre në mjedise të ndryshme ekzistuese apo në mjedise të reja të cilat duhet të
ngrihen sipas traditës vendase.
Zhvillimi i ekspozitave, panaireve, veprimtarive zyrtare, shoqërore e shkencore, të
shoqëruara këto me një literaturë të pasur, me guida dhe simbole prezantuese e
orientuese, me një media shoqëruese dhe cilësore do të sigurojnë prezantimin sa
më të mirë të kësaj pasurie, si dhe zhvillimin e vetë turizmit.
Kësaj i shërben edhe stimulimi i artizanatit dhe prodhimeve të tjera artistike
kryesisht të punuara me dorë dhe që mbështeten në traditë, por pa lënë mënjanë
edhe punimet e reja moderne. Këto punime duhet të paraqiten në panaire apo
ekspozita kombëtare apo ndërkombëtare për t’i shërbyer konsumit turistik dhe
evidentimit të vlerave turistike të vendit.
Në vendin tonë ka fshatra, krahina apo qytete të cilat e vlerësojnë si duhet këtë
pasuri duke e vënë në shërbim të turizmit. Të tilla përmendim qytetin e Krujës,
Korçës, Shkodrës, Tiranës, krahinat e Zagorisë, Pogonit, Labërisë, Çamërisë,
Lunxhërisë, Malësisë së Mbishkodrës, Mirditës, fshatrat e Tiranës, Krujës,
Gjirokastrës etj.
Të gjitha këto vlera të rëndësishme turistike të përfshira në programet e agjencive
turistike kanë siguruar dhe do të sigurojnë dhe në të ardhmen një fluks turistësh në
rritje, i cili përbën një garanci për zhvillimin me ritme të shpejta të turizmit
shqiptar.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
52
Pyetje dhe detyra
Ç’kuptoni me motive antropogjene e cilat objekte përfaqësojnë këto motive?
Cili është roli dhe ku qëndron rëndësia e tyre në lëvizjen turistike?
33 Turizmi qytetar dhe qytetet shqiptare
Duke u mbështetur në kuptimin, rolin dhe rëndësinë që ka turizmi qytetar në
tërësi, mund te analizohet ai konkretisht në kushtet e vendit tonë. Mund të
trajtohet vendi dhe roli që ka luajtur ky lloj turizmi deri më sot te ne dhe rrugët e
mundësitë për zhvillimin e tij në të ardhmen, prandaj Duhet parë ecuria e këtij lloj
turizmi me ecurinë e zhvillimit të tyre në këtë drejtim etj.
Është e nevojshme që të sqarohet qysh në fillim pozicioni midis kuptimit të
mirëfilltë të turizmit qytetar, si formë masive e lëvizjes turistike, dhe vendit që zë
ky lloj turizmi aktualisht në Shqipëri.
Në këtë pikëpamje mund të theksojmë se në vendin tonë deri më sot, me gjithë
premisat e mira që kanë një pjesë e konsiderueshme e qyteteve tona në këtë
drejtim, nuk mund të flasim për një zhvillim të mirëfilltë të turizmit qytetar, sepse
edhe turizmi në përgjithësi deri më sot është relativisht pak i zhvilluar në Shqipëri.
Deri në vitin 1990 ishte ky zhvillim plotësisht i varur nga politika komuniste e cila
duke izoluar vendin mohoi edhe zhvillimin e turizmit.
Pas vitit 1990 e deri më sot, megjithëse me hapjen e vendit dhe me kalimin nga
ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, u krijuan premisa shumë të mira
për zhvillimin e turizmit në tërësi (e në këtë kuadër edhe të turizmit qytetar),
mungesa e një infrastrukture të mirëfilltë turistike nëpër qytetet tona, pasiguria
politike në vend (sidomos në vitet 1990-1992), lufta në rajon, e probleme të tjera
sociale, nuk kanë lejuar një zhvillim të ndjeshëm të këtij turizmi.
Megjithatë duhet të themi se si në periudhën para vitit 1990 edhe deri më sot
qytetet tona kanë qenë objekt i vizitës së turistëve të huaj apo të vendit. Dallimi
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
53
këtu me një turizëm të mirëfilltë qytetar qëndron në faktin se lëvizja turistike në
qytetet tona nuk është e organizuar në kuptimin e vërtetë të këtij lloj turizmi, por
në kuadrin e një udhëtimi nëpër Shqipëri për të njohur vendin në tërësi. Kështu
turistët e huaj në përgjithësi vijnë në Shqipëri jo posaçërisht për të vizituar p. sh. ,
Beratin apo Gjirokastrën, por për t`u njohur me vendin në tërësi, me një vend pak
të njohur në Europë e në botë. Në këtë kuptim marrin pjesë ata në lëvizjen
turistike nëpër qytetet tona.
Gjatë vizitës së këtyre qyteteve turistët vlerësojnë padyshim vlerat e pasura
turistike të qyteteve tona të cilat mund dhe duhet të shërbejnë si bazë për
organizimin e një turizmi qytetar të mirëfilltë në të ardhmen në to. Pikërisht këtu
është edhe synimi i studimit tonë, që në pamundësi për të analizuar një turizëm të
mirëfilltë qytetar në vendin tonë, të shikojë mundësitë, rrugët e format për një
zhvillim të mirëfilltë në të ardhmen edhe të këtij lloj turizmi tek ne, duke u bazuar
në vlerat e sotme turistike që na paraqesin qytetet tona.
Analiza e vlerave turistike të qyteteve tona duhet të mbështetet në përgjigjen e
pyetjeve të tilla si:
-Çfarë u ofrojnë qytetet shqiptare vizitorëve të tyre?
-Cilat mund të jenë format më të rëndësishme të lëvizjes turistike në qytetet tona?
-Cili do të jetë efekti ekonomik social i zhvillimit të turizmit në to?
Kjo ka rëndësi, jo vetëm për të nxjerrë në pah rolin e pozicionit gjeografik të
qytetit në vlerësimin e tij turistik, por edhe në shpjegimin e problemeve të tilla si:
mënyra arritjes së qytetit e mjetet që duhen përdorur, arkitektura e ndërtimit të
qytetit në varësi të pozicionit gjeografike të tij, ndryshimi i elementeve të mjedisit
e të klimës me ndryshimin e shtrirjes së qytetit etj.
Nga kjo pikëpamje qytetet shqiptare dallohen për një shtrirje të gjerë gjeografike
duke filluar nga niveli i detit e deri në lartësitë mbi 800 m. Qytetet tona që
paraqesin vlera turistike mund t`i grupojmë në tre grupe kryesore.
Qytete bregdetare dhe
bregliqenore: Durrësi,
Vlora, Saranda, Himara,
Orikumi, Pogradeci,
Shëngjini, Shkodra etj.
Qyteti i Sarandës
Qytete që ndodhen në
brendësi të vendit dhe
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
54
në terren fushor si: Tirana, Elbasani, Fieri Lushnja, Korça, Lezha, Peqini, Laçi etj.
Qytete që shtrihen në brendësi të vendit dhe në terren të pjerrët si: Gjirokastra,
Berati e Kruja.
Përveç këtyre grupeve kryesore në
Shqipëri dallohen edhe disa ish-
qendra të vjetra të banimit dhe
qëndresës shqiptare, të cilat shtrihen
kryesisht në reliev kodrinor dhe
paraqesin vlera të veçanta historiko-
turistike siç janë p. sh.: Butrinti,
Apolonia, kalaja e Rozafës, kalaja e
Petrelës etj.
Kalaja e Gjirokastrës
Rëndësia turistike e pozicionit gjeografik të qyteteve bregdetare e bregliqenore
qëndron në shtrirjen e tyre buzë detit apo liqenit, duke shërbyer kështu si qendra
kryesore të lëvizjes turistike për banja diellore në sezonin e verës.
Ekzistenca e plazheve detare, ranore apo shkëmbore, pranë këtyre qyteteve, klima
tipike mesdhetare etj., krijojnë nga pikëpamja gjeografike kushtet optimale për
zhvillimin e turizmit në to.
Për qytetet e grupit të dytë, që shtrihen në brendësi të vendit e në terren fushor,
vlerësohet pozicioni i tyre gjeografik me rëndësi turistike që lidhet me hapësirën e
gjerë të shtrirjes së tyre, me rrethimin në përgjithësi nga sisteme kodrinore apo
malore nga ku mund të merren pamje të bukura mbi qytetin, nga mënyra më e
lehtë e arritjes së tyre me mjete të ndryshme transporti etj.
Duke pasur një shtrirje të gjerë gjeografike të këtyre qyteteve, në lëvizjen turistike
në to duhen pasur parasysh ndryshimi i elementeve klimatike nga njëri qytet në
tjetrin, pasi ato shtrihen në relieve fushore por edhe në nivele të ndryshme
hipsometrike e në largësi të ndryshme nga deti.
Vlera turistike e shtrirjes gjeografike të qyteteve të grupit të tretë, d.m.th. e
qyteteve që ndodhen në brendësi të vendit dhe në terren të pjerrët, qëndron në
pamjen e bukur të ndërtimit të tyre në shpate malesh apo kodrash, në larminë e
relievit, duke e ndarë shpesh qytetin në disa pjesë, në shtrirjen poshtë tyre përgjatë
hapësirave të gjëra fushore dhe rrjedhjes së lumenjve etj. Ndërkohë ish-qendrat e
vjetra të banimit dallohen për pozicionin e tyre dominues në reliev e për
mundësitë e turizmit vizitues.
Gjithashtu rëndësi në vlerësimin turistik të qyteteve tona ka edhe trajtimi i
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
55
mënyrës së formimit e funksionimit të tyre, me qëllim që të analizohen probleme
si: trashëgimia e tyre kulturore e historike që mund të vihet në shërbim të turizmit,
format tradicionale e më të përshtatshme të lëvizjes turistike në to, rrugët e reja të
riaktivizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit mbi bazën e traditave etj.
Formimi i qyteteve tona ka kaluar në disa rrugë kryesore, që jepen në vijim.
Krijimi i qyteteve antike
Qytetet e hershme apo antike si: Antigonea, Antipatrea, Dyrrahu etj., përbëjnë
bërthamat më të vjetra të
qytetërimit në Shqipëri. Këto
qytete u bënë qendrat më të
rëndësishme të aktivitetit e
kulturës ilire në shekujt IV-V
dhe luajtën një rol të veçantë
në futjen e elementëve të jetës
qytetare në Shqipëri.
Amfiteatri i Durrësit
Më vonë ato humbën rolin e tyre si qendra të banuara dhe sot paraqiten si qendrat
më të rëndësishme arkeologjike në vendin tonë, duke u bërë kështu edhe objekte
të veçanta të lëvizjes turistike.
Ngritja e vendbanimeve qytetare tip kështjelle
Ndërtimi ose rindërtimi i vendbanimeve qytetare tip kështjelle i përket kryesisht
periudhës së sundimit osman në Shqipëri dhe u diktua nga nevoja e përballimit të
sulmeve të ushtrisë turke ndaj popullsisë shqiptare. Edhe këto vendbanime në
përgjithësi e kanë humbur sot
funksionin e banimit të popullsisë në
to, por janë thjesht qendra historike e
muzeale si: Kalaja e Lezhës, e
Rozafës, e Gjirokastrës etj. Në disa
prej këtyre qendrave, siç janë p.sh.,
kalaja e Beratit apo kalaja e Krujës,
vazhdojnë ende sot të ruhet funksioni
i tyre si qendra banimi.
Qendër banimi në kalanë e Beratit
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
56
Krahas vlerave historike dhe kulturore, edhe pozicioni gjeografik i shtrirjes së
këtyre kalave në pika zotëruese të relievit, bëjnë që në to të tërhiqet një masë e
madhe turistësh vendas apo të huaj.
Formimi i qyteteve tregtare e me funksion administrimi
Këto qytete janë ndërtuar si në qendra përgjatë rrugëve kryesore tregtare të vendit
dhe kanë luajtur një rol të veçantë në këtë drejtim. Si qytete të tilla mund të
përmendim këtu: Korçën, Elbasanin, Shkodrën etj. Koha e krijimit të tyre u përket
periudhave të ndryshme historike e mban në secilën prej tyre edhe sot vulën e
kohës që i përkasin duke paraqitur kështu interes për vizitorët e tyre.
Në këtë grup mund të përfshihen edhe mjaft qytete të tjerë shqiptarë të cilat
përveç aktivitetit tregtar kanë shërbyer e shërbejnë edhe si qendra të administrimit
të njësisë administrative ku ato shtrihen si: Tirana, Fieri, Vlora etj.
Ndërtimi i qyteteve të reja
Ndër qytetet e reja përfshihen ato qytete që u ndërtuan në vendin tonë pas vitit
1945. Qëllimi kryesor i ngritjes së tyre ishte aktiviteti ekonomik i shprehur në
ndërtimin e objekteve industriale apo bujqësore. Qytete të tilla në vendin tonë janë
shumë, madje pjesa më e madhe e qyteteve shqiptare, dhe si të tilla mund të
përmendim: Laçi, Ballshi, Patosi, Kopliku, Divjaka etj. Vizita e këtyre qyteteve
është e lidhur drejtpërsëdrejti me vizitën e objekteve të ndryshme industriale e
bujqësore që ndodhen pranë tyre.
Njohja e veçorive të shpërndarjes gjeografike dhe të mënyrës së formimit të
qyteteve tona është e rëndësishme për analizën e vlerave turistike të tyre. Kjo bën
të mundur që të vlerësohen në kompleks qytetet në këtë pikëpamje, çfarë u ofrojnë
në tërësi qytetet shqiptare vizitorëve të tyre, cilat mund të jenë format më të
mundshme të lëvizjes turistike në to mbi bazën e këtyre veçorive etj. Në këtë
kuptim qytetet tona, si rezultat i ndërthurjes kulturore së veçorive gjeografike,
kulturore e historike, paraqesin interesa e vlera për zhvillimin turistik të tyre.
Gjithashtu larmia e shtrirjes gjeografike të tyre dhe e mënyrave të formimit,
mundëson edhe shumëllojshmërinë e formave të lëvizjes turistike në to e të e
bashkërendimit të këtyre formave si në të njëjtin qytet, ashtu edhe mes tyre. Duke
pasur parasysh qëllimet e lëvizjes turistike nëpër qytetet shqiptare, mund të bëjmë
edhe një klasifikim të këtyre qyteteve në këtë drejtim. Kështu, kemi:
Qytete me mundësi zhvillimi të turizmit detar ose liqenor
Në këtë grup përfshihen qytetet që shtrihen pranë deteve ose liqeneve si: Durrësi,
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
57
Vlora, Saranda, Pogradeci etj. Lloji kryesor i lëvizjes turistike në këto qytete është
pa dyshim ai për banja diellore, por në të mund të ndërthuren edhe forma të tjera
të lëvizjes turistike në qytete. Kështu p. sh., qyteti i Durrësit i ofron turistëve jo
vetëm plazhin pranë tij, por edhe qytetin e lashtë të Dyrrahut, muze dhe objekte të
ndryshme kulturore, si dhe portin e tij për lidhje me vende të ndryshme të botës.
Apo qyteti i Sarandës, i cili është jo vetëm një qendër bregdetare mjaftë e pëlqyer
nga pushuesit detarë, por duke qenë vetën disa kilometra larg qytetit antik të
Butrintit, u jep pushuesve të tij edhe mundësinë që të vizitojnë këtë qendër
arkeologjike mjaft interesante. E njëjta gjë qëndron pak a shumë edhe për qytetet
e tjera të këtij grupi.
Qytete me mundësi zhvillimi të lëvizjes turistike për tregti e profesion, kongrese e
panaire, si dhe për organizimin e aktiviteteve të mëdha kulturore e sportive
Në këtë grup përfshihen qytetet më të mëdhenj të vendit si: Tirana, Durrësi,
Elbasani, Korça, Shkodra etj. Këto qytete janë qendrat më të rëndësishme
ekonomike, kulturore e administrative të vendit, prandaj ofrojnë edhe mundësinë e
zhvillimit të këtyre formave të lëvizjes turistike në qytete të cilat kërkojnë një
zhvillim të gjithanshëm të qyteteve, aftësi të mëdha organizuese e një
infrastrukturë të zhvilluar.
Gjithashtu pothuaj secili nga këto qytete përfaqëson qendrën më të rëndësishme të
një zone të caktuar gjeografike të vendit, duke shërbyer kështu si pikë koncentrimi
e gjithë aktivitetit ekonomik, kulturor e politik të zonës ku shtrihen. Sidomos në
periudhën e tanishme të kalimit të Shqipërisë në ekonominë e tregut e me
gjallërimin e jetës ekonomike kulturore, lëvizja turistike në këto qytete merr
rëndësi të veçantë.
Këto qytete ofrojnë edhe mjaft vlera vizituese për turistët. Kështu p. sh. , qyteti i
Tiranës, si kryeqyteti vendit, është jo vetëm qendra kryesore e të gjitha
veprimtarive në Shqipëri si: kongrese, panaire, aktivitete të ndryshme kulturore e
sportive etj., por ofron edhe mjaftë vlera vizituese për turistët siç janë: Muzeu
Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, xhamia Ethem Beut, Parku i madh i
Tiranës etj. Gjithashtu Tirana ka edhe mundësitë më të mira të për plotësimin e
nevojave të turistëve për fjetje, ushqim, argëtim etj. Mundësi të tilla, pak a shumë,
ofrojnë edhe qytete të tjera të këtij grupi.
Qytete me mundësi zhvillimi të lëvizjes turistike transite ose kalimtare
Në këtë grupim përfshihen kryesisht qytetet porte e ato pranë kufirit të vendit si:
Durrësi, Vlora, Pogradeci, Korça, Shkodra, Gjirokastra etj. Me hapjen e vendit
ndaj botës së jashtme këto janë qytete që po mbajnë peshën kryesore në lëvizjen e
turistëve aktualisht në Shqipëri. Nga ana tjetër, me perspektivën që ka vendi në
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
58
fushën e turizmit, do të shtohet akoma më tepër fluksi i lëvizjes turistike në këto
qytete. Gjithashtu kjo lloj lëvizje turistike është më e lehtë për t’u zhvilluar se sa
llojet e tjera në qytete pasi mjafton një pritje përcjellje e mirë e turistëve vetëm për
disa orë. Aq më tepër kjo në kushtet e sotme të vështira ekonomike të vendit tonë.
Në kuadrin e kësaj lëvizje mund të përfshihet edhe ajo ditore, d. m. th. , pa fjetje.
Në këto lëvizje, përveç atyre që përmendëm më lart, përfshihen edhe mjaft qytete
të tjera si: Tirana, Kruja, Saranda etj. Kështu p. sh. , është tashmë e njohur lëvizja
ditore e turistëve nga ishulli i Korfuzit për në Sarandë, të cilët pasi kalojnë një ditë
në qytetin e Sarandës e në Butrint kthehen përsëri në darkë në Korfuz.
Qytete të turizmit vizitues
Në Shqipëri ka edhe një grup tjetër qytetesh me vlera të veçanta historike dhe
muzeale mjaft interesante për t`u vizituar. Të tilla janë Berati, Gjirokastra etj.
Këto qytete kanë qenë edhe më parë synim i vizitave të grupeve të ndryshme
turistësh. Pa dyshim që lloji kryesor i lëvizjes turistike në to është ai për vizitimin
e objekteve historike dhe kulturore e të qytetit në tërësi, pa mohuar mundësinë e
bashkërendimit të saj me llojet e tjera të lëvizjes turistike në qytete.
Këto qytete u ofrojnë vizitorëve pjesë të vjetra qytetesh me shtëpi karakteristike,
kala e kështjella të lashta, muze, kisha, xhami, shtrirjen e tyre të bukur në peizazh
etj. Si qytete të tilla në Shqipëri janë Berati, Gjirokastra, që janë edhe "Qytete
Muze" e nën mbrojtje të shtetit, si edhe Kruja, Korça e Shkodra, të cilat janë
pjesërisht nën mbrojtjen e shtetit.
Pyetje dhe detyrë
Cili është klasifikimi i qyteteve për nga vlerat turistike që ato paraqesin?
Si ndahen ato sipas rrugës së tyre të formimit?
Bëni një hartë skicë të Shqipërisë dhe vendosni në të qytetet turistike sipas
llojit të turizmit.
LEXIM SHTESË
Tirana, qendra më e madhe turistike e Shqipërisë:
Tirana u ngrit gradualisht nga një fshat në një qendër qytetare, e favorizuar nga pozita e
saj, në mes të një pellgu të begatë bujqësor dhe në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme
tregtare. Në gjysmën e dytë të shek. XVII popullsia e Tiranës rritet nga banorët e ardhur
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
59
nga fshatrat përreth dhe gradualisht fillon të marrë tiparet e një qyteti të vogël, me
qendrën zejtaro-tregtare dhe pazarin në zhvillim e sipër.
Rrugët transite që e lidhnin me qytetet kryesore, u bënë arteriet kryesore të qytetit, duke
ruajtur emërtimet e tyre deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë ngrihen dhe ndërtimet e
para monumentale, siç ishte Xhamia e Sulejman Pashës, ndërtim i vitit 1614 dhe banja
pranë saj. Në vitin 1821 përfundon së ndërtuari Xhamia e Et`hem Beut pranë pazarit të
qytetit dhe më vonë kulla e sahatit.
Caktimi i Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920 përbën një moment kthese të
rëndësishme në zhvillimin e qytetit.
Me ngritjen e rrugëve kryesore, midis tyre rrugës së Zogut qyteti pajiset me boshtin veri-
jug. Qyteti plotësohet me lagje dhe ndërtime të reja. Procesi i popullimit të saj vazhdon
sot e kësaj dite duke e kthyer atë në një metropol evropian….
55 Objektet historiko-kulturore dhe rëndësia e tyre
turistike
Objektet historike dhe kulturore luajnë një rol të rëndësishëm në pasqyrimin dhe
ruajtjen e trashëgimisë historike kulturore të një vendi dhe si të tilla u ofrohen
turistëve për të njohur të kaluarën historike dhe zhvillimin e kulturës së një kombi.
Këto objekte kanë rëndësi dhe vlera turistike. Të tilla janë objektet e ndërtuara në
lashtësi apo në mesjetë dhe që janë me interes për turistët vendas apo të huaj. E
kaluara paraqet interes, sepse nëpërmjet saj, njihet historia e një kombi, veçoritë
dhe karakteristikat e tij, niveli i zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Por
krahas objekteve të tilla interes për turizmin paraqesin edhe objektet e ndërtuara
në kohët moderne të cilat janë dëshmi e arritjeve dhe e nivelit kulturor.
Të gjitha këto objekte përfshihen në programet dhe guidat turistike dhe luajnë një
rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit duke u bërë pjesë e rëndësishme e
ofertës turistike shqiptare.
Në objektet me rëndësi historike dhe kulturore përmendim: muzetë (arkeologjik,
etnografik, kulturor, historik), galeritë e artit, panairet, teatrot, objektet dhe
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
60
sheshet sportive etj. Shqipëria ofron mundësi për përfshirjen e objekteve të tilla në
lëvizjen turistike.
Muzetë
Midis tyre veçohen muzetë të cilët paraqesin vlera të veçanta, me interes të madh
për turistë të ndryshëm. Të tillë janë muzetë me karakter kombëtar si: Muzeu
Historik Kombëtar në Tiranë në të
cilin paraqiten 4600 objekte të
trashëgimisë historike, por edhe
kulturore të kombit shqiptar.
Muzeu (fotoja e parë) i vendosur në
sheshin "Skënderbej", tërheq çdo ditë
vizitorë vendas apo të huaj, të cilët
nëpërmjet vizitave në pavijonet e tij
njohin historinë e popullit shqiptar
gjatë shekujve. Vlera turistike dhe me interes
për turistët janë dhe Muzeu Kombëtar i Gjergj
Kastriotit në Krujë, Muzeu i Onufrit në Berat,
Muzeu i Armëve në Gjirokastër, Muzeu
Arkeologjik në Tiranë e Durrës, Muzeu i
Kulturës Mesjetare në Korçë, shumë muze
etnografike etj. Krahas tyre janë edhe shtëpitë-
muze në rrethe, të cilat pasqyrojnë ngjarje të
rëndësishme historike të popullit shqiptar
(shtëpia-muze e Pavarësisë, Vlorë; shtëpia-
muze e vëllezërve Frashëri, në Frashër, Përmet
etj.). Shtëpia muze e Pavarësisë, Vlorë
Teatrot
Aktiviteti teatral në Shqipëri është mjaft i zhvilluar dhe përfaqësohet nga: Teatri
Kombëtar i Operës dhe Baletit, që ndodhet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë;
Teatri Kombëtar, Teatri i Varietesë, Teatri Kombëtar i Kukullave etj. Gjithashtu
teatro ka në të gjitha qytetet e tjera si në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Fier etj.
Përveç vlerave kulturore, një pjesë e tyre kanë dhe vlera historike që paraqesin
interes për vizitorët e huaj, si ndërtesa e Teatrit të Kukullave në Tiranë, e cila ka
qenë vendi ku mblidhej dikur në vitet ’20 (shek. XX), në kohën e Zogut,
Parlamenti shqiptar. Këto objekte duhen ruajtur dhe mirëmbajtur sepse teatri luan
një rol të rëndësishëm në afrimin shpirtëror të popujve.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
61
Objektet sportive
Në Shqipëri ka një numër stadiumesh dhe qendrash të tjera sportive të karakterit
kombëtar apo lokal. Në Tiranë gjendet stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" që
plotëson kriteret e FIFA-s si dhe
stadiumi "Selman Stërmasi",
stadiumi "Loro Boriçi" në
Shkodër, stadiumi "Flamurtari"
në Vlorë etj. Krahas tyre ka edhe
pallate të sportit si: "Asllan Rusi"
në Tiranë, pallatet e sportit në
Durrës, Vlorë, Shkodër etj.
Stadiumi ër
Gjatë aktiviteteve ndërkombëtare në
këto mjedise sportive kanë qenë të
pranishëm mijëra sportdashës të huaj,
të cilët sporti i ka afruar me
Shqipërinë dhe me shqiptarët.
Qytetet-muze
Përveç objekteve të ndryshme historike e kulturore edhe disa qytete përbëjnë
ansamble shumë të veçanta dhe me pasuri të pazëvendësueshme, të cilat zënë një
vend të rëndësishëm në potencialin turistik të vendit. Vlen të përmendim si qytete
të tilla: Beratin, Gjirokastrën, Krujën etj.
BERATI
Për shumë turistë është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Historia e ka
pajisur atë bujarisht me vlera historike e artistike të çdo periudhe e të çdo gjinie.
Në këtë pasuri vlerash vendin kryesor e zë Kalaja me një histori mbi 2400–
vjeçare, e cila është një mozaik fazash ndërtimi, duke filluar që nga periudha
antike e deri te koha e pashallëqeve shqiptare. Brenda kalasë ndodhet një numër i
madh kishash si: Kisha e Shën Triadhës dhe e Shën Marisë. Brenda mureve të saj
ndodhet edhe Muzeu i Onufrit me veprat e mjeshtrit të madh të qytetit. Në Berat
është gjetur edhe Kodiku i Purpurt, një nga kodikët e rrallë të botës së krishterë.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
62
Qyteti të tërheq edhe për lagjet e shtëpitë e tij me
arkitekturë mbresëlënëse. Të tilla janë lagjet:
Mangalem, Goricë dhe Kala, të cilat e bëjnë
Beratin të konsiderohet si një nga kryeveprat e
arkitekturës tradicionale ballkanike. Pikërisht për këto vlera Berati është shpallur
"Qytet-muze".
GJIROKASTRA Qyteti i Gjirokastrës përbën një qytet unikal nga kompozimi urbanistik dhe nga
arkitektura e banesave. "Qyteti i Gurtë", i quajtur kështu sepse ngrihet mbi një
terren shkëmbor, me banesa të ndërtuara me gurrë dhe të mbuluara gjithashtu me
plloça guri, mahnit cilindo vizitor me pamjen e tij. Ai tërheq menjëherë
vëmendjen dhe ngjall interes tek çdo studiues i arkitekturës dhe i artit tradicional.
Tabloja e arkitekturës tradicionale të Ballkanit do të ishte shumë e mangët pa
njohjen e vlerave arkitektonike-urbanistike të këtij qyteti. Pikërisht për këto vlera
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
63
të spikatura Gjirokastra është shpallur "Qytet-Muze" dhe është propozuar për t’u
përfshirë në listën e Pasurisë Kulturore Botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Shtëpitë karakteristike dhe kalaja e qytetit paraqesin interes për turistët.
KRUJA
Qyteti i Krujës i njohur për luftën e popullit shqiptar në shekullin e XV nën
udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, u ofron vizitorëve kalanë me pjesën
më të vjetër të qytetit si dhe Pazarin e Vjetër. Kalaja përbën një kompleks shumë
të rëndësishëm historik, me muret legjendare të saj dhe kullën e qytetit, por dhe
me shtëpitë karakteristike brenda saj, me muzeun historik të Skënderbeut dhe ish-
muzeun etnografik. Këto objekte të gjitha së bashku përbëjnë motive historike e
kulturore të rëndësishme për t’u vizituar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
Me interes turistik është edhe Pazari i Vjetër i qytetit me origjinë mesjetare. I
vendosur në rrugën që të çon në kala, me një rrugë të shtruar me kalldrëm dhe me
punishtet e zejtarëve në të dy krahët e saj, ai përbën një ansambël me vlera të
mëdha historike dhe kulturore.
Të gjitha këto objekte të marra së bashku kanë vlera të mëdha historike dhe
kulturore dhe luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjen turistike. Prandaj ato duhen
vlerësuar dhe mirëmbajtur me qëllim që t’i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe
pasurimit të vlerave historike dhe kulturore të vendit.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë objektet më të rëndësishme historike e kulturore në Shqipëri?
Si ndikojnë ato në zhvillimin e lëvizjes turistike dhe në cilat lloje të turizmit?
Përgatitni një material me shkrim për një nga objektet historike kulturore
dhe vlerat turistike që ofron.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
64
LEXIM SHTESË
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më
të rëndësishmit. Muzeu i hapur më 28 nëntor 1981 dhe i vendosur në një ndërtesë të
ngritur posaçërisht për të, ka një sipërfaqe ekspozimi 18000m2, një vëllim të përgjithshëm
81000 m3. Ky muze ka një fond prej afro 4600 objekte të trashëgimisë kulturore
shqiptare, nga të cilat në pavijonin e lashtësisë ndodhen 550 objekte, në atë të mesjetës
188 objekte, në pavijonin e Rilindjes 240 objekte, në atë të Pavarësisë 170 objekte, të
gjenocidit komunist 136 objekte, dhe në pavijonin e ikonografisë 165 ikona. Me rastin e
60- vjetorit të çlirimit të atdheut, më 29 nëntor 2004 u ringrit pavijoni i Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare ku janë ekspozuar 214 objekte.
Pjesa tjetër e objekteve ruhen në fondet e këtij muzeu. Koleksionet e objekteve përfshijnë
periudhën e antikitetit dhe të procesit historik të vijimësisë iliro-shqiptare ku mund të
veçojmë, bustin e hyjneshës së Butrintit të shekullit IV para Krishtit, mozaikun
“Bukuroshja e Durrësit” inventarin e pasur të varrit monumental të Selcës së Poshtme në
Pogradec të shekullit III para Krishtit, inventarin me objekte të kulturës arbërore,
monedhat e qyteteve dhe mbretërve ilirë etj. Me shumë vlerë janë mjaft dokumente dhe
botime për Skënderbeun, objekte të periudhës mesjetare si emblema të princërve
shqiptare, kolona të katedraleve të shkatërruara, relieve dhe ikona të ikonografëve të
mëdhenj shqiptare si Onufri, David Selenica e Kostandin Shpataraku, Epitafi i
Gllavenicës, objekt tepër i çmuar i punuar në ar e mëndafsh më 1373, nën kujdesin e
princit shqiptar Gjergj Arianiti dhe ka rëndësi të veçantë për figurat që paraqiten në të
dhe të dhënat që jep shkrimi në të dy anët vertikale për Principatën e Balshajve.
Muzeu Historik Kombëtar boton periodikisht revistën “Studime Muzeologjike”. Muzeu
është i pajisur me dy salla ekspozitash, dy salla konferencash dhe me një bibliotekë, në të
cilën ka rreth 2000 tituj librash të karakterit muzeologjik e historik.
Muzeu Arkeologjik Kombëtar
Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin
Muzeu Etnografik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin ’76 u
kthye plotësisht në muze arkeologjik.
Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në
vend. Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte të cilat i takojnë periudhave të ndryshme
historike, ndërkohë që në tri pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku
përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit deri në
pushtimin turk. Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së mjediseve
ndërsa pjesa tjetër ka vlera të vogla ekspozimi.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
65
66 Vlerësimi i motiveve etnosociale të Shqipërisë në fushën
e turizmit
Vlerësimi turistik i motiveve etnosociale e kulturore nënkupton kulturën
shpirtërore, materiale e origjinale. Elemente të tilla si veshja, këngët e vallet,
instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat prezantojnë
shpesh vlera të rralla të papërsëritshme.
Vlerat atraktive shfaqen në përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit të tyre.
Paraqitja e tyre në programet turistike ka për qëllim jo vetëm njohjen e jetës së një
populli dhe specifikat e tij, por edhe zgjerimin e strukturës së konsumit turistik.
Gjuhët, fetë dhe objektet e kultit
GJUHËT
Në bazë të nenit 14 të Kushtetutës, gjuha zyrtare në popullsinë e Shqipërisë është
shqipja. Kjo gjuhë flitet në Republikën e Shqipërisë, në krahinën e Kosovës, në
Maqedoninë Perëndimore, në disa vise të Malit të Zi etj. Numri i përgjithshëm i
atyre që flasin shqip sot në botë, përllogaritet deri 10 milion vetë.
Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë toskërishtja që flitet në viset jugore
dhe gegërishtja që flitet në viset veriore. Përveç këtyre dialekteve kryesore
përdoren dhe dialekte të tjera të karakterit krahinor. Në Shqipëri jetojnë dhe
pakica kombëtare të cilat flasin gjuhën e tyre krahas gjuhës shqipe si minoriteti
grek-gjuhën greke, vllehtë-gjuhën arumune romët e ciganët flasin gjuhën e tyre.
Nga gjuhët e kultivuara me anë të institucioneve e kurseve mbizotërojnë
anglishtja, italishtja, frëngjishtja etj.
FETË
Në Shqipëri ekzistojnë dy besime fetare: besimi mysliman dhe ai i krishterë, të
cilat ndahen në katër komunitete fetare tradicionale. Dy nga këto komunitete janë
të besimit mysliman (mysliman dhe bektashi) dhe të besimit të krishterë (ortodoks
dhe katolik). Këto komunitete dallohen për mirëkuptim të përhershëm midis tyre.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
66
Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit i praktikuar që në kohë të lashta, me
vizita të lokaliteteve, qendrave të kultit dhe festave fetare. Ai luan një rol të
rëndësishëm në tërheqjen e turistëve vendas dhe atyre të huaj.
Objektet e kultit
Në Shqipëri pavarësisht nga dëmtimet që kanë pësuar gjatë viteve të komunizmit,
ato sot mirëmbahen dhe janë bërë objekte të rëndësishme të lëvizjes turistike.
Këtu përfshihen objekte të të gjitha besimeve.
Xhamia Ethem Beut, Tiranë
Kisha e Shën Triadhës, Berat
Manastiri dhe kisha e
Shën Marisë, Apoloni, Fier
Ndër objektet më të rëndësishme të kultit në vendin tonë do të përmendim:
Xhamia e Ethem Beut ndërtuar nga viti 1791-1821 e pasur me piktura murale,
Xhamia e Kavajës 1835-1838 e cila njihet me emrin “Kubelije”, Manastiri i Shën
Mërisë së Apolonisë, Manastiri i Ardenicës, ku sipas një gojëdhëne këtu është
celebruar martesa e Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1451. Xhamia e
Muradies në Vlorë e vitit 1540, Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit e
shekullit XIII Kisha e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit, Xhamia e Plumbit në
Shkodër e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushatlliu në vitin 1773 etj.
Një pjesë e objekteve të kultit janë qendra pelegrinazhi të preferuara në ditë
festash fetare e vizitohen nga qindra besimtarë. Këto objekte duhet të përfshihen
në guidat turistike, sidomos në lëvizjet turistike me karakter kulturor pjesë e së
cilës konsiderohet turizmi fetar.
Folklori
Në mjaft vende janë zbuluar shumë tradita kombëtare si në veshje, instrumente
këngë etj. Prandaj për ofertën turistike shqiptare është moment i rëndësishëm
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
67
atraktiv organizimi i manifestimeve folklorike, ku të prezantohet fondi i pasurive
folklorike dhe forma tradicionale të jetës dhe veprimtarisë së tij.
Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vlerësimit të tyre ndikon në
ruajtjen e folklorit, kultivimin dhe ngritjen e shkallës artistike të tyre.
Vendi ynë trashëgon dhe kultivon në gjirin e tij një thesar të pasur e të bukur
folklorik ku pasqyrohen, kultura materiale e shpirtërore dhe ndjenja fisnike.
Veshja e shqiptarëve ndryshon sipas krahinave, kushteve të punës, moshës, seksit
etj. Deri në kohë të vona veshjet kanë qenë të përgatitura nga gratë fshatare,
ndërsa disa elemente nga mjeshtër shëtitës ose zejtarë të qyteteve.
Veshja tradicionale e burrave ka qenë veshja me fustanellë, veshja me tirq, veshja
me këmishë të gjerë e dollomà, me poture dhe me brekushe.
Për gratë tipat më të përhapur të veshjeve kanë qenë: me këmishë të gjerë, veshja
me xhubletë (veshje e origjinale me tipare arkaike); me këmishë të gjatë dhe
xhokë, veshje me këmishë të gjatë e dy futa; me mbështjellëse, me brekushe etj.
Çdo krahinë ka veshjen e saj karakteristike me zbukurime dhe ngjyra të veçanta.
Është e vërtetë që kostumet popullore dhe orenditë e traditës, nën ndikimin e jetës
moderne, janë zhdukur nga përdorimi i përditshëm, por ato mund të shihen në tërë
bukurinë dhe finesën e tyre artistike në manifestimet folklorike, festive, ditë të
shënuara, muze etnografike etj.
Turizmi mund të bëhet një faktor aktiv për prezantimin e tyre. Sipas studiuesve
veshjet tradicionale dallohen për bukurinë dhe për origjinalitetin. Ato janë 140
lloje të veçanta dhe në disa krahina të pasura me to ka një veshje për 5000 banorë.
I mahnitur nga mjeshtëria dhe niveli i lartë artistik i veshjeve shqiptare lordi
Bajron i pati bërë dhuratë motrës një veshje nuseje nga fshati Nokovë, me rastin e
martesës.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
68
Muzika në Shqipëri ka lindur që në antikitet. Dëshmitë e para të krijimtarisë
muzikore shfaqen tek ilirët, të cilët e zhvilluan muzikën në të gjitha drejtimet që
njohu koha. Ajo ishte e lidhur me vallen, fjalën dhe lojën instrumentale dhe ka
pasur një larmi ritmesh e instrumentesh, mjaft prej të cilave kanë vazhdimësi deri
në folklorin e sotëm shqiptar.
Tematika e këngëve ilire trajtonte luftën, vdekjen, punën, dasmën, dashurinë etj.
Muzika vokale ka një përdorim të dendur dhe është karakteristike për folklorin
tradicional duke përbërë një specifikë kombëtare.
Vlera e valleve folklorike përqendrohet në kompozicionet e tyre, të cilat shpesh
vijnë nga lashtësia dhe janë të preferuara nga turistët. Këngët e krahinave të
ndryshme, një pjesë e të cilave janë po aq të lashta sa dhe populli ynë, përbëjnë
perla të vërteta të artit popullor. Një pjesë e tyre këndohen me iso ndërsa një pjesë
tjetër të shoqëruara me instrumente muzikore si: fyelli, defi, sazja, gajdja, çiftelia
etj. Vallja labe, çame, vallja e shpatave etj. Shpesh të emërtuara sipas figurave
historike, të entuziazmojnë me ritmin dhe lëvizjet e gjalla.
Traditat dhe zakonet
Trashëgimia kulturore shqiptare, materiale dhe shpirtërore, brenda njësisë së saj,
paraqitet shumë e pasur dhe e larmishme. Doket dhe zakonet e shqiptarëve kanë
sjellë një sërë veçorish dalluese, ndër më të njohurat janë besa, bujaria dhe
mikpritja. Këto virtyte, të trashëguara në breza i kanë karakterizuar gjithmonë
shqiptarët dhe janë pjesë e traditës shqiptare.
Zakonet dhe traditat janë kthyer në rregulla dhe norma të detyrueshme duke u
transmetuar nga një brez në tjetrin. E gjithë jeta dhe veprimtaria njerëzore
mbështetej në to dhe forca e tyre e kalonte forcën e ligjit.
Respektimi dhe festimi i ditëve të shënuara të cilat lidhen me momente të
rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë është kthyer në një traditë që respektohet
nga të gjithë. Një pjesë e tyre kanë rëndësi kombëtare dhe një pjesë tjetër janë të
rëndësishme për krahina apo zona të veçanta. Të tilla përmendim festat fetare si
25 Dhjetori, 6 Janari (uji i bekuar) festa e Bajramit, e Ashures, Sulltan Nevruzit,
Pashkët etj., ndërsa festa të lidhura me aktivitetet e veprimtaritë përmendim:
festën e luleve, qethjes së bagëtisë dhe mbjelljeve.
Pavarësisht nga ndërprerja e disa aktiviteteve, ka një traditë të mirë manifestimesh
artistike, folklorike dhe fizkulturore-sportive që duhet të përtërihen dhe si nevojë e
kërkesave plotësuese turistike.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
69
Turistët janë të interesuar për to dhe marrin pjesë gjallërisht së bashku me
popullsinë vendase, prandaj është e rëndësishme që në lëvizjen turistike të
përfshihen këto festa si një pjesë e rëndësishme e ofertës kulturore të Shqipërisë.
Pyetje dhe detyra
Ç’kuptoni me motive etnosocial kulturore e ç’vend zënë ato në lëvizjen
turistike?
Shprehni mendimin tuaj mbi rëndësinë e tyre në turizëm.
Përgatitni një material me shkrim mbi këngët, vallet, zakonet, traditat,
veshjet e krahinës tuaj.
LEXIM SHTESË
Vallja e shpatave
Këtë valle e gjejmë sot në Malësinë e
Madhe. Është një valle që luhet me shpata
dhe pa shoqërim muzikor. Pikërisht
mungesa e plotë e shoqërimit muzikor, flet
për vjetërsinë e kësaj valleje që paraqitet
përpara shikuesve si një monument i gjallë i
apoteozës së trimërisë. Valle të tilla të
heshtura janë shumë të pakta në botë.
Megjithatë nëse mungon muzika, në këtë
valle ekziston një ritëm i brendshëm të cilin
interpretuesit e respektojnë dhe e gjallërojnë me hapat e tyre ritmikë.
Vallja mbështetet e gjitha mbi improvizimin e valltarëve, të cilët janë tre, dy luftëtarët dhe
gruaja. Vallja fillon me paraqitjen e dy luftëtarëve kreshnikë te vërtetë. Secili prej tyre
paraqet forcën e tij me të thirrura, por pa shqiptuar asnjë fjalë. Duket qartë se në këtë
mënyrë ata duan të çarmatosin kundërshtarin psikologjikisht.
Me shpatën e ngritur lart,luftëtarët me hapa të gjerë, me lëvizje vertikale i rrinë qark
njëri-tjetrit. As njëri as tjetri nuk përdorin dinakërinë, pabesinë por i dalin kundërshtarit
ballas. Kjo arin në një çast,kur valltarët bëjnë me këmbën e tyre gjestin e kalit kur
çukërmon tokën i tërbuar nga furia.
Sidoqoftë pikërisht, kur dyluftimi duket se ka arritur kulmin, ndërhyn gruaja, ndalon
luftimin dhe dy kreshnikët kthehen e bëhen prapë miq.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
70
Vallja e shpatave është një valle, e cila na vjen nga koha e kreshnikëve Mujit dhe Halilit,
diku aty nga shekulli X apo XI.
77 Prodhimet artizanale të Shqipërisë si formë
e tregtisë turistike
Historiku i artizanatit shqiptar
Populli shqiptar ka trashëguar një art popullor të pasur dhe të larmishëm me arritje
të shquara, sidomos në disa fusha, si qeramika, përpunimi i gurit e i drurit,
tekstilet e qëndisjet popullore, punimi i metaleve (hekurit, argjendit) etj.
Një pjesë e madhe e këtyre punimeve kanë dalë nga duart e mjeshtërve popullorë,
të cilët në përgjithësi kanë mbetur anonimë. Punimet e artizanatit vijnë që nga
lashtësia dhe këtë e vërteton arkeologjia, e cila na ofron punime në qeramikë,
punime prej metali si: byzylykë, pafta etj.
Periudhës së metaleve i takojnë poçe të vogla sferike me ngjyrë të kuqe dhe të
zezë. Po kështu janë edhe disa punime të tasave e filxhanëve me ngjyra të rralla.
Në periudhën e feudalizmit kemi dy degë të arteve të zbatuara popullore, punën
artistike shtëpiake për nevojat vetjake dhe zejtarinë artistike të ushtruar nga
mjeshtër popullorë.
Puna artistike shtëpiake dallohej për objektet e drunjta të cilat përdoren si orendi
shtëpiake: furkat, djepet, arkat, tasat, magjet etj. Këto objekte plotësojnë nevoja të
ndryshme por njëkohësisht ato janë të shoqëruara me zbukurime të ndryshme.
Puna e mjeshtërve profesionistë ishte një punë artistike e destinuar për t’u shitur.
Të tillë përmendim mjeshtrit argjendarë, qëndistarët, rrobaqepësit etj.
Me kohë u vu re një diferencim në punimet e mjeshtërve, veshjet e të pasurve
ishin prej materiali të kushtueshëm e të ngarkuara me zbukurime të shumta,
ndërsa ato për pjesën tjetër të popullsisë ishin modeste. Gjatë kësaj kohe (shek
XVII-XIX) vend të rëndësishëm zënë punimet në ndërtesat e kultit, në
argjendarinë fetare, ku simbolika fetare zë një vend me rëndësi.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
71
Në periudhën e kapitalizmi u krijuan kushte të vështira për artin popullor, kjo për
shkak të konkurrencës, gjë që çoi në rënien e tij.
Prodhimet e industrisë kapitaliste zëvendësuan prodhimet e zejtarëve popullorë.
Në vitet e pasluftës dhe me krijimin e disa ndërmarrjeve artistike të profileve të
ndryshme, prodhimi artizanal mori zhvillim, ndërsa punimet e artizanatit fshatar
erdhën duke u pakësuar.
Arti popullor ka qene kurdoherë një nga armët kryesore me të cilën populli ynë
është përpjekur t’i bëjë qëndresë kulturës së pushtuesve të huaj, të cilët nuk arritën
të zhdukin traditat, kulturën dhe gjuhën tonë. Si e vetmja traditë artistike me
vazhdimësi, arti popullor ka luajtur një rol të veçantë në historinë e kulturës sonë
artistike.
Ky art dallohet për karakterin e tij të spikatur. Zbukurimet kanë pasur për
qëllim krijimin e vlerave artistike, por në fund të fundit objekte te punuara
kanë pasur qëllim praktik.
Karakteri kolektiv dhe improvizues ka qenë një tjetër tipar i rëndësishëm.
Ç`do punim mbështetet në traditën duke respektuar trashëgiminë në
punim, por duke futur në të njëjtën kohë elemente improvizuese-krijuese.
Shpesh punimet kanë karakter krahinor duke evidentuar zona të veçanta
me punimet e tyre karakteristike. Punimet e qilimave të Korçës, e
Kosovës, punimet e mëndafshit të Shkodrës, tekstilet e Zadrimës etj. . .
Arti popullor dallohet për teknikën e zbukurimit të objekteve, për
kombinimin e ngjyrave, për motivet e përdorura e veçoritë e kompozimit.
Kjo e bën artin popullor shqiptar te veçantë e të dallueshëm nga ai i
popujve të tjerë.
Llojet kryesore të artizanatit në Shqipëri
Punimet me metal
Këto punime janë realizuar nëpërmjet rrahjes,
derdhjes e skalitjes. Ato janë zhvilluar mjaft
3-4 shekujt e fundit. Ndër punimet e bakrit
përmendim: kusitë e vogla, tepsitë, sinitë,
ibrikët e ujit, xhezvet etj. Një pjesë e tyre
bënin pjesë në pajën e çdo vajze që martohej,
sidomos në qytetet më të zhvilluara të kohës
si: Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni etj
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
72
Punimet me dru
Këto punime zënë një vend të rëndësishëm në artin
popullor. Lulëzimi i kësaj mjeshtërie i detyrohet
edhe gjetjes më lehtë të lëndës së parë. Ndër
punimet më të thjeshta prej druri përmendim:
furkat, djepat, lahutat, arkat etj. Këto punime
shoqëroheshin me motive gjeometrike.
Në shekujt XVII dhe XIX punimi i drurit në mënyrë artistike mori një zhvillim të
madh duke karakterizuar si banesat fshatare ashtu dhe ato qytetare. Punime të
kësaj periudhe janë: dollapë muri, dritare, tavane, punime të karakterit fetar që
zbukuronin objektet e kultit. Në Shqipërinë e Mesme ishte zhvilluar punimi i
drurit me çark për të prodhuar pipa, lugë, kostume etj.
Punimet me gur
Këto lloj punimesh janë të përdorimit shtëpiak, por janë edhe më gjerë. Të tilla
punime janë: korniza portash, oxhaqet e dhomave të zjarrit, punimet e varreve etj.
Guri është përdorur në banesat e Mirditës, Mokrës, dhe në disa fshatra të Korçës.
Motivet e zbukurimit janë të ngjashme me ato të përdorura në punimet me dru.
Punimet me baltë (qeramika)
Punime të këtij lloji përbëjnë një nga
mjeshtëritë më të lashta, e cila ka luajtur rol
të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore. Të
tilla punime përmendim: poçet e Gojanit
(Mirditë), Farkës(Tiranë), Kavajës, Durrësit.
Punime në baltë
Këto lloj punimesh dallohen për repertorin e pasur dhe format harmonike e të
shoqëruara me zbukurime të thjeshta.
Punimet e tekstilit
Në këtë fushë aftësitë e mjeshtërve dallohen më shumë se në fushat e tjera, me një
variant të madh formash, ngjyrash e motivesh. Për tekstilet e leshit përmendim
Hasin, Korçën, Labërinë, ndërsa për prodhimet e pambukut përmendim:
Shkodrën, Prizrenin, Tiranën, Myzeqenë etj.
Për pëlhurat e mëndafshit: Tiranën, Elbasanin, Shkodrën, Prizrenin etj. Motivet e
përdorura janë motivet gjeometrike, apo motivet bimore. Në këto punime vihet re
kujdesi në kombinimin e ngjyrave.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
73
Qëndisjet, dantellat dhe thurjet
Këto punime kanë qenë të përhapura në të
gjitha krahinat e Shqipërisë, në fshat e në
qytet dhe në përgjithësi kanë pasur
karakter dekorativ, zbukurues, por nuk përjashtohet edhe karakteri i tyre
funksional. Një pjesë e këtyre punimeve janë vepra të duarve të njerëzve të
thjeshtë, ndërsa një pjesë tjetër janë punime të mjeshtërve profesionistë. Ato janë
zbukurime të veshjeve të kushtueshme të bëra me
art të lartë e teknikë të hollë. Përmendim
qëndisjet në xhubletë, në këmishët e grave, në
shamitë etj, të cilat qëndiseshin me ngjyra të
ndryshme dhe dalloheshin për veçoritë krahinore.
Dantellat në të shumtën e rasteve zbukuronin
mjediset e shtëpisë ose veshjet, ndërsa punimet e
thurura shërbenin si veshje apo si shtroje.
Punimet e argjendit
Ky punim mori zhvillim në shek. XVII-XVIII. Argjendaritë e
kohës punonin për institucionet fetare apo stoli, gota, pjatanca,
shandanë etj. Mjeshtrit elbasanas dallohen për punimet e tyre.
Punimet me filigran ishin specialitet i mjeshtërve argjendarë të
veriut (Shkodër, Prizren, Pejë). Këto punime kërkojnë mjeshtëri
të lartë artistike. Ato dallohen nga rregullsia e lëvizjes së fillit të
argjendit e janë punime të një cilësie të lartë.
Sixhadetë dhe qilimat
Në këto punime bie në sy larmia e
motiveve dhe kombinimi i ngjyrave.
Një pjesë e motiveve janë vendase,
por ka dhe motive të huazuara. Ngjyra
e kuqe dhe e zeza janë shumë të
përdorura, sidomos kjo duket në
motivet vendase.
Në veçanti sixhadetë dhe qilimat e
Lumës (Kukës) janë shumë të njohura
dhe të kërkuara nga tregu. Po ashtu dhe të Krujës, ku ende sot ruhet kjo traditë në
punishtet e Pazarit të vjetër; qilimat e Tiranës, të Korçës etj.
KKRREEUU IIIIII:: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit
74
Prodhimet artizanale dhe të turizmi
Shumë vizitorë kanë kaluar në trevat tona dhe këto kanë qenë shenjat e para të
vlerësimit të vendit tonë prej të huajve. Në mjaft qytete shqiptare si Prizreni,
Shkodra, Durrësi, Berati të cilat dalloheshin për punimet në argjendari, sixhade,
qilima, punime në dru, bakër e kashtë, bëheshin gjëra aq të bukura, sa që edhe pse
ishin të pakët të huaj që vizitonin Shqipërinë në shekujt XVIII-XIX, i blinin ato
ose i merrnin si dhuratë.
Në këto qytete, ku zejtaria kishte marrë një zhvillim të kënaqshëm, u ngritën dhe
hanet (hotelet e asaj kohe) si dhe tregjet ku zejtarët nëpërmjet dyqaneve shisnin
mallin e tyre.
Vlerat artizanale u rritën, kur njerëzit që e punonin atë, arritën të pasqyrojnë jetën
e tyre në vendin ku jetonin. Dhe kjo pasqyrohet në veshjet, në punimet me dru,
metal, argjend etj. Pazaret fillojnë të pasurohen me këto punime dhe të huaj të
shumtë vizitojnë vendin tonë.
Punimet e artizanatit kishin vlera të pallogaritshme për një vend të vogël si vendi
ynë. Duke qenë pasqyrë e jetës dhe shpirtit të popullit, që merr formë nga duart e
mjeshtërve artizanë, punimi artizan tërheq si magnet vëmendjen e vizitorëve të
huaj, të cilët janë të apasionuar pas këtyre punimeve.
Si pjesë e rëndësishme e ofertës turistike, punimet artizanale luajnë një rol të
rëndësishëm në zhvillimin e turizmit duke ndikuar në ekonominë, njohjen e
vendit, të traditës dhe kulturës së tij. Por që të arrihet kjo duhet që këto punime të
ruhen, të trashëgohen, të ekspozohen dhe t’i bëhen të njohura botës.
Pazari i qytetit të Krujës është shembulli më i mirë në këtë drejtim. Në të gjenden
shumë punishte, ku mjeshtërit vendas punojnë, ekspozojnë dhe shesin punimet e
tyre duke tërhequr çdo vit me qindra vizitorë vendas dhe të huaj.
Një pjesë e mjeshtërve vendas kanë arritur të ekspozojnë punimet e tyre jashtë
Shqipërisë duke konkurruar me sukses me punimet e huaja. Shumë prej tyre janë
vlerësuar me çmime të rëndësishme në panaire apo konkurse ndërkombëtare.
Në Shqipëri është traditë që zeja trashëgohet brenda gjirit të familjes, brenda
fshatit apo krahinës duke krijuar punime të një mjeshtërie të lartë. Kjo i bën ato të
kërkuara nga të apasionuarit e punimeve të dorës.
Megjithatë kujdesi për këto punime nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe një pjesë e
tyre kanë përfunduar në tregjet e lira, të pakontrolluara brenda ose jashtë vendit
edhe pse kanë vlera të mëdha kombëtare.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
75
Si përfundim themi se ruajta e trashëgimisë popullore në punimet artizanale duhet
të jetë në qendër të politikave turistike, shtetërore apo private, sepse këto punime
përbëjnë vlera me rëndësi historike, ekonomike dhe turistike.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë punimet kryesore të artizanatit në vendin tonë?Jepni shembuj.
Cilat janë trevat kryesore të ushtrimit dhe karakteristikat e tyre?
Ku qëndron lidhja midis prodhimit artizanal dhe turizmit?
Cili është punimi artizanal më i rëndësishëm i zonës suaj dhe ç’dini për të?
LEXIM SHTESË
Biznesi artizanal i Parkut kombëtar të Butrintit
Të huajt i thonë “kasolle” si vendasit, por ajo nuk është gjë tjetër veçse një dyqan veror
prej kashte. Aty mund të gjesh prodhime artizanale shqiptare prej druri, porcelani,
qilima, madje edhe produkte të fshatrave përreth si mjalti i Xarës. Askund më mirë se në
një mjedis të brendshëm të qytetit antik nuk mund të bëhej kjo. Këtu edhe i thuhet
“WELCOME” në një mënyrë të kulturuar turistit e vizitorit, njëherësh që ndjehet komod
edhe shitësi i këtyre produkteve.
Vendi i ekspozimit dhe tregtimit të suvenireve të rralla nuk është më shumë se disa
këmbëmbajtës pa mure anësore dhe me një çati që krijon mjedisin “fshataresk” në
natyrën e prodhimeve artizanale që turisti gjen atje.
Produktet
Zeje dekorative, punime leshi, mjaltë e çaj mali. Në barakën e drunjtë në Butrint, ku
shiten suvenire nga vendi, gjenden libra, që përfaqësojnë botimet më të fundit të Parkut të
Butrintit, apo punë në qeramike, që në miniaturë i përafrojnë me pasurinë e qytetit antik.
Ndër punimet e artizanatit bien në sy punimet e leshit, si çorape e breza mesi, veshje
karakteristike shqiptare e deri edhe qilima karakteristike, apo çanta krahu me simbolin e
parkut kombëtar të Butrintit.
Blerësit më të mirë janë turistët e veçuar dhe jo ata që vijnë në grupe dhe gjatë stinës së
verës mesatarisht për çdo ditë behet 20 mijë lekë xhiro në këtë dyqanin-kasolle. Ato që
preferohen më shumë janë çantat me lulen karakteristike të Butrintit ndërkohë që gurët e
dekoruar kanë zgjuar kuriozitetin e të huajve, madje janë jo pak edhe ata që duan të
provojnë mjaltin e këtyre anëve.
76
KKRREEUU IIVV
HHIISSTTOORRIIKKUU II ZZHHVVIILLLLIIMMIITT TTËË TTUURRIIZZMMIITT NNËË SSHHQQIIPPËËRRII
Objektivat:
Shpjegimi i historikut të zhvillimit të turizmit në Shqipëri sipas periudhave.
Analiza e motiveve të lëvizjes turistike në Shqipëri.
Interpretimi i kushteve të reja që u krijuan në Shqipëri pas viteve`90
(shek. XX).
Kreu IV sintetizon historikun e zhvillimit të turizmit shqiptar, ecurinë e tij në vite, etapat nëpër të cilat është zhvilluar ai dhe karakteristikat e çdo etape.
Materiali i këtij kreu shoqërohet me të dhëna statistikore mbi numrin e turistëve të huaj në vite, si dhe me drejtimet e ardhjes së tyre.
Duke përcaktuar llojet e turizmit me mundësi më të mëdha zhvillimi argumentohen
Hapja e Shqipërisë, pjesëmarrja dhe anëtarësimi në strukturat dhe organizmat europianë e botërorë i ofron vendit tonë mundësinë për integrim edhe nëpërmjet turizmit, si një urë bashkëpunimi mes popujve.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
77
11 Turizmi në Shqipëri deri në përfundim
të Luftës së Dytë Botërore
Turizmi shihet kudo si një veprimtari me zhvillim masiv dhe me efektivitet të lartë
ekonomik. Në botë ekzistojnë sot forma dhe modele të ndryshme zhvillimi të tregut
turistik me përparësitë dhe mangësitë e veta, por që në tërësi kristalizojnë politika
të veçanta për drejtimin e kësaj dege te rëndësishme ekonomike.
Ndonëse në Shqipëri ekzistojnë të gjitha premisat për një turizëm të zhvilluar,
vlerësuar si degë me përparësi për zhvillimin ekonomik të vendit, nuk mund të
themi se ai është në lartësinë dhe nivelin që kërkon koha. Fakti i të qenit vend
mesdhetar nuk i ka mjaftuar Shqipërisë që të radhitet midis vendeve të tjera
mesdhetare me turizëm të zhvilluar. Faktorë të ndryshëm ekonomikë, shoqërorë e
politikë nuk kanë lejuar një zhvillim te tillë.
Shumë vizitorë kanë kaluar në trevat tona dhe këto kanë qenë shenjat e para të
vlerësimit të bukurive të vendit tonë nga të huajt e shumtë. Të ardhurit tregonin
interes për bukuritë e natyrës, për punimet e artizanatit, për objektet e antikitetit,
të cilat dëshmonin për lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës dhe të historisë së
tij. Megjithatë këto fakte nuk shërbejnë si dëshmi të zhvillimit të turizmit.
Zhvillimi i turizmit shqiptar ka si pikënisje krijimin në vitin 1929 të klubit turistik
automobilistik mbretëror (KTAM) ku motivi kryesor ishte përcaktuar vizita për
qëllime biznesi apo lëvizje të karakterit transit.
Oferta turistike shqiptare e kësaj periudhe përfaqësohej nga 13 vende pushimi dhe
27 hotele, 3 prej tyre ndodheshin në plazhin e Durrësit. Gjithashtu kishte edhe 15
vila me kapacitet prej 73 dhomash dhe qëndrim kurativ në llixhat e Elbasanit me
një kapacitet prej 200 vendesh fjetjeje. Në këtë kuadër kanë zënë gjithmonë vend
të veçantë zona të tilla si ajo e plazhit të Durrësit dhe Pogradecit, vende
klimaterike të Korçës dhe Sarandës, qendrat e kurimit të Krujës dhe të Elbasanit.
Gjithashtu në Shqipëri ka edhe ndonjë hotel turistik si p.sh. “Dajti” në Tiranë, një
dnër hotelet me komode të vendit, i cili është ndërtuar në periudhën para
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
78
Luftës së Dytë Botërore me stilin italian.
vitit 1944
Sipas statistikave të viteve të para luftës
rezulton që kërkesa e vizitorëve të huaj
(numri i hyrje-daljeve) në atë periudhë
është sa 1-1,5% e numrit të popullsisë së
vendit, shifër e madhe nëse kemi
parasysh nivelin e ulët të komfortit dhe shërbimeve që ofronin strukturat
akomoduese të asaj kohe. Fluksi i vizitorëve të huaj ishte kryesisht nga vendet
fqinjë apo europiane si Italia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Austria etj. Pavarësisht
nga kushtet jo të favorshme dhe infrastruktura turistike e pazhvilluar, edhe në atë
kohë Shqipëria përbënte një vend me interes për t’u vizituar nga te huajt.
Pozicioni i favorshëm, klima e përshtatshme dhe historiku i Shqipërisë do të
tërhiqnin turistët e huaj dhe në këtë periudhë, por që për shkak të vështirësive
ishin kryesisht nga vendet e Europës dhe pak nga kontinentet e tjera. Megjithatë
ky turizëm ka qenë pothuaj në të njëjtin nivel dhe standard zhvillimi me atë të
vendeve të tjera të rajonit me të kaluarën historike pothuaj të ngjashme.
Pyetje dhe detyra
Cila është historia e turizmit shqiptar?
Shpjegoni strukturat turistike që përfaqësojnë fillimet e zhvillimit të turizmit.
Cilat janë vendet dhe zonat kryesore turistike të kësaj periudhe? Ilustrojeni
me shembuj.
22 Periudha 1945-1990 dhe vendi i turizmit në të
Me mbarimin e luftës dhe krijimin e kushteve të reja ekonomike në vend u krijuan
premisa shumë të mira për zhvillimin e turizmit. Megjithatë zhvillimi i turizmit
fatkeqësisht në sistemin socialist, me politikën e izolimit dhe rregullat e ngurta e
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
79
penguan atë. Por edhe gjatë kësaj periudhe vërehet një ardhje e turisteve të huaj në
vendin tonë, kryesisht turistë nga vende të Europës Lindore, me të cilat Shqipëria
kishte marrëdhënie diplomatike deri në vitet ‘60 (shek. XX). Në këtë lëvizje u
përfshinë punëtorë, nëpunës e specialistë të këtyre vendeve, të cilët duke qëndruar
në Shqipëri kishin kërkesa në fundjavë apo edhe në ditë të veçanta siç janë ditët e
festave, për kalimin e pushimeve të tyre.
Një fluks më i madh turistik në vendin tonë sidomos nga vendet e ish BRSS u vu
re pas mbledhjes së KNER-it në maj 1959 në Tiranë dhe pas vizitës se Hrushovit
në Shqipëri. Në këtë kuadër u mendua që Shqipëria të luante rolin e qendrës
turistike për vendet e KNER-it, si rezultat i së cilës u zgjerua plazhi i Durrësit si
qendra kryesore e pushime në Shqipëri. Kabinat e para të thjeshta të plazhit që u
ndërtuan pranë vilave të mëparshme, funksionuan deri ne vitet ’90 (shek. XX).
Deri në vitin 1990 i vetmi hotel ndërkombëtar që mund të përdorej nga turistët e
huaj edhe për banja dielli, ishte hoteli “Adriatik” në Durrës, i cili u vu në
funksionim në vitin 1958. Kjo lëvizje turistike u paralizua plotësisht edhe me
vendet e Europës Lindore dhe ish-BRSS-së, kur Shqipëria doli nga KNER-i.
, Durrës, në vitin 1988
, Durrës, 2012
Për turistët e vendeve të Europës Perëndimore, Shqipëria gjatë gjithë periudhës
1960-1990 do të hapej me mjaft ngurrim, por trajtimi i turizmit si degë kryesore
ekonomike u bë i pamundur ashtu siç ishte në vendet e tjera mesdhetare.
Monopolin në fushën e turizmit do ta ushtronte vetëm shteti. Turizmi u kufizua si
nga ana cilësore ashtu dhe nga ana sasiore, pasi u cilësua si sektor ideologjik dhe
propagandistik dhe jo si një sektor i rëndësishëm ekonomik. Në vitin 1945 sipas
një udhëzimi të Këshillit të Ministrave, puna me turistët do të cilësohej si
“Problem i përgjithshëm me rëndësi politike”. Gjithashtu dhe kontaktet e
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
80
shqiptarëve me të huajt ishin të padëshirueshme. Të gjithë këta faktorë dhe kjo
gjendje në zhvillimin e turizmit përcaktuan format dhe llojet e lëvizjes turistike në
Shqipëri. E vetmja formë e organizimit të turizmit ishte ajo e organizuar në grupe
udhëtimi jo më pak se 20 pjesëmarrës dhe me program standard, ndërsa udhëtimet
individuale dhe të organizuara nga vetë turistët e huaj asokohe ishin të ndaluara.
Oferta turistike përfshinte nga qëndrimi për pushime në zonën e plazhit të
Durrësit, deri në udhëtime të specializuara tematikisht me qëllime informimi.
Zakonisht ndërthurej turizmi për banja dielli në plazhin e Durrësit me udhëtime
disaditore në qytetet e Shqipërisë ose në vende të tjera turistike.
Qytetet jugore e juglindore të vendit filluan të vizitoheshin nga turistët në mënyrë
të organizuar mbas mbarimit të sezonit veror, ndërsa qytetet në veri më vonë. Në
në fillim të viteve ’80 në Kukës, në mesin e viteve ’80 në Peshkopi, më 1990 në
Bajram Curri shkuan turistët e parë të huaj. Ata planifikonin një itinerar udhëtimi
që të kishin mundësi të vizitonin pothuajse çdo ditë një qytet të veçantë shqiptar.
Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se turizmi në përgjithësi në Shqipëri
gjatë gjithë periudhës së sundimit komunist njohu një zhvillim fare të vogël dhe
mjaft të politizuar.
Pyetje
Cilat janë karakteristikat e turizmit të periudhës para Luftës së Dytë
Botërore?
Cilët faktorë kanë përcaktuar karakteristikat e turizmit para luftës së Dytë
Botërore?
33 Kushtet e reja për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990
Me ndryshimet demokratike në vend pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë ndaj
botës së jashtme, me kalimin nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut e tjerë,
turizmi filloi të vlerësohet si një nga degët ekonomike të vendit me më shumë
prospektivë e leverdi ekonomike.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
81
U krijuan premisa politike për një zhvillim të shumëllojshëm të turizmit, jo vetëm
të organizuar në grupe, por edhe në organizime të veçanta e private të turistëve.
Fryma e re u pasqyrua edhe në qëndrimin ndaj turizmit duke krijuar kushte dhe
mundësi për zhvillimin e tij me ritme të larta.
Mund të themi se pas vitit 1990 u krijuan kushte të reja për zhvillimin e turizmit
për arsyet e mëposhtme:
Rrëzimi i sistemit diktatorial dhe vendosja e sistemit demokratik.
Hapja e vendit pas izolimit të gjatë.
Kalimi i ekonomisë nga ajo e centralizuar në ekonomi tregu, duke krijuar
mundësinë për nxitjen dhe zhvillimin e sektorit privat.
Vlerësimi i turizmit si një nga degët më me perspektivë të ekonomisë
shqiptare.
Rigjallërimi i sektorëve të tjerë të ekonomisë të afërt me turizmin (tregtia,
shërbimet, transporti, ndërtimet).
Heqja e vizave për Komunitetin Europian, Kanadez, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Lejimi i marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
Lejimi i kontakteve të lira midis shqiptarëve dhe të huajve.
Zhvillimi i infrastrukturës.
Dhënia e lejeve për ndërtimin e objekteve turistike.
Programet e qeverive dhe partive politike synonin zhvillimin e turizmit si
një degë e mirëfilltë ekonomike etj.
Duke trashëguar një nivel jo të kënaqshëm në zhvillimin e turizmit, në vitet e para
pas 1990-s kapacitetet hoteliere të Shqipërisë ishin në një nivel jo të kënaqshëm.
Deri në vitin 1992, në
shkallë vendi kishte 32
hotele turistike, që
administroheshin dhe
drejtoheshin nga shteti
nëpërmjet strukturës së
tij, ndërmarrjes së
“Albturizmit”. Këto
hotele kishin rreth
3500 shtretër, nga të cilët një pjesë e vogël plotësonte kushtet për t’u klasifikuar si
shtrat turistik i nivelit mesatar. Niveli i menaxhimit dhe shërbimit në këto
struktura qe i ulët, po ashtu edhe furnizimi dhe shërbimi linte për të dëshiruar.
Peshën kryesore të këtyre strukturave turistike e zinte Tirana dhe Durrësi.
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
82
Po t’u referohemi të dhënave të vitit 1993, rezulton një gjendje e kapaciteteve
hoteliere të Tiranës sipas tabelës së mëposhtme.
Kapacitetet hoteliere të disa hoteleve kryesore të Tiranës
Në 15 vitet e fundit turizmi në Shqipëri ka pasur një rritje. Turizmi është një nga
degët që ka thithur investitorë të huaj seriozë duke futur për herë të parë në
Shqipëri struktura turistike të nivelit ndërkombëtar. Të tilla janë tashmë: hotel
“Tirana”, rikonstruksioni i të cilit përfshiu një investim prej 16 milionë dollarësh,
kompleksi turistik “Mak Albania” në Linzë të Tiranës dhe Mali i Robit në Durrës
me një vleftë prej 20 milionë dollarësh; hotel “Europa Park”, hotel “Sheraton” i
vetmi me 5 yje po në Tiranë e disa dhjetëra hotele të tjera private.
Krahas këtyre investimeve të mëdha janë realizuar dhe shumë investime të tjera
me përmasa më të vogla kudo në Shqipëri. Është pikërisht rritja e mëtejshme e
këtyre investimeve si dhe ndihma që vjen nga organizmat e ndryshëm
Hotel Dhoma Shtretër Vende ndenjje
Restorant Bar-kafe Verandë Lulishte
Dajti 71 112 310 270 50 100
Tirana 163 314 164 180 28 100
Arbëria 89 154 160 104 40 120
Arbana 86 211 130 120 80 60
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
83
ndërkombëtare (Banka Botërore, Komuniteti Europian etj.) shpresa e madhe për
zhvillimin e mëtejshëm të sektorit turistik në Shqipëri. Pas viteve të vrullshme të
zhvillimit, turizmi pësoi një rënie të ndjeshme si pasojë e krizës në vitin 1997.
Një faktor tjetër që ndikoi në rënien e turizmit shqiptar ishte dhe lufta në Kosovë.
Megjithatë kjo periudhë e vështirë me pasojat e saj është kapërcyer dhe në ditët e
sotme turizmi po zhvillohet me ritme të shpejta. Shqipëria me potencialet e saj në
fushën e turizmit po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i preferuar për turistët
vendas dhe të huaj. Krahas ristrukturimit të hoteleve ekzistuese, vazhdon ndërtimi
i hoteleve të reja apo i fshatrave turistike, që po ngrihen me të njëjta ritme të
zhvillimit të turizmit.
Nga ky historik i shkurtër i zhvillimit të turizmit shqiptar arrijmë në këto
përfundime: turizmi i paraçlirimit ka qenë pak i zhvilluar, në periudhën 1945-
1990 zhvillimi i tij eci me ritme të ngadalta dhe pas vitit ’90 ritmet e rritjes qenë
të larta, duke krijuar mundësi dhe perspektiva të zhvillimit elitar të turizmit në të
ardhmen.
Pyetje dhe detyrë
Shpjegoni kushtet e reja që u krijuan në Shqipëri për zhvillimin e turizmit
pas vitit 1990?
Përgatitni me shkrim një material rreth investimeve turistike në rajonin tuaj.
LEXIM SHTESË
Është një nga hotelet që plotëson standardet më të larta perëndimore. Shqipëria,
megjithëse një vend i panjohur për turistët e huaj përmban shumë surpriza. Hotel Europa
Park, një shtëpi në Tiranë. Edhe makinat janë të sigurta në parkingun e poshtëm që
gjendet në hotel.
Hoteli ka 107 dhoma dyshe, 10 suita me të gjitha mobilimet e nevojshme si: telefon,
satelit TV, radio, dush, çdo gjë e nevojshme për përdorim të përditshëm. Hotel Europa
Park gjithashtu ka 20 apartamente për një qëndrim relativisht të gjatë. Mikpritja
shqiptare është diçka speciale. Veçanërisht e ngrohtë dhe mikpritëse në restorant
“Apolonia”. Hotel Europa Park është një qendër internacionale biznesi. Vendimet e
rëndësishme ekonomike merren në dhomat e konferencave. Disa kompani të rëndësishme
europiane kanë zyrat e tyre në hotel Europa Park.
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
84
44 Hapësira e prejardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri
Me interes është analiza për prejardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri. Në këtë
aspekt shfaqet dukshëm varësia e turizmit nga politika e jashtme e Shqipërisë në
periudhat të ndryshme.
Veçori dalluese është se prejardhja e turistëve në vendin tonë deri në vitin 1990
ka ndjekur hap pas hapi ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e tjera
të Europës e Botës.
Kështu, deri në fillim të viteve ’60 (shek. XX), kur Shqipëria kishte marrëdhënie
të mira me vendet e Europës Lindore, vërehet se thuajse të gjithë turistët e huaj
qenë nga vende si: nga Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Bashkimi Sovjetik etj.
Prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me këto vende solli si pasojë edhe uljen e
numrit të turistëve të ardhur. Vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me
Kinën bëri nga ana tjetër që për herë të parë në vendin tonë të vijnë turistë nga
kontinenti aziatik.
Ndërkohë që me prishjen e marrëdhënieve me vendet e Europës Lindore e më
vonë me Kinën, në fund të viteve ‘70 e në fillim të viteve ’80 (shek. XX), vërehet
rritje e peshës së turistëve të ardhur nga vendet e Europës Perëndimore e asaj
Jugore. Kjo lidhet jo me përmirësimin e marrëdhënieve me këto vende, por me
nevojat e Shqipërisë për të ardhura financiare pas një izolimi total të vendit që u
shoqërua me vështirësi të gjendjes ekonomike.
Kështu në vitin 1980 93.4% të turistëve të huaj e përbënin turistët nga Europa
Perëndimore, e para së gjithash nga Austria, Franca dhe Suedia dhe 6.6% nga
Europa Jugore (kryesisht nga Italia). Megjithatë nuk duhet harruar fakti se në total
ky numër i turistëve të huaj ka qenë mjaft i ulët.
Pas vitit 1980 vërehet një shtim i konsiderueshëm i turistëve të ardhur nga Europa
Jugore e Juglindore, duke arritur në rreth 35% të numrit të përgjithshëm të
turistëve të ardhur në Shqipëri. Ndërsa turistët e ardhur nga Europa Lindore
vazhduan të zënë një peshë mjaft të vogël rreth 1.8% të numrit të përgjithshëm të
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
85
ardhur në Shqipëri. Peshën kryesore e zinin përsëri turistët e ardhur nga Europa
Perëndimore.
Në periudhën 1985-1990 është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve
të huaj të ardhur në Shqipëri. Kështu në vitin 1990 u regjistruan 29.997 turistë të
huaj të ardhur, ndërkohë që në vitin 1980 kishin ardhur vetëm 3.748 turistë.
Arsyeja e kësaj rritje lidhet me interesin që ngjalli Shqipëria gjithnjë e më tepër te
të huajt si një vend i panjohur.
Edhe në këtë periudhë pjesa dërrmuese e turistëve të huaj të ardhur, ishte nga
Europa (96.8% e tyre), e kryesisht nga Europa Jugore me 73.3% e numrit të tyre,
ku dominonin të ardhurit nga Jugosllavia e Greqia, 18.7% e turistëve të ardhur nga
Europa Perëndimore dhe vetëm 4.8% nga Europa Lindore. Gjithashtu është për t’u
theksuar se në vitin 1990 në Shqipëri regjistrohen për herë të parë turistë të ardhur
nga kontinenti amerikan (ShBA dhe Kanada) dhe pikërisht 401 turistë ose 1.3% e
numrit të përgjithshëm e të ardhurve gjatë këtij viti. Po kështu vërehet dhe një
rritje e numrit të turistëve të ardhur nga kontinenti aziatik, të cilët në vitin 1990
zinin 1.9% të numrit të përgjithshëm të turistëve të ardhur në Shqipëri këtë vit,
pjesa dërrmuese e tyre kanë ardhur nga Turqia.
Me hapjen e vendit, pas vitit 1990, vërehen ndryshime të ndjeshme në strukturën e
turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës. Shtimi i
konsiderueshëm i numrit të turistëve të huaj të ardhur, me mbi 45.000 në vitin
1993, shoqërohet me një shpërndarje gjeografike më të larmishme të vendeve të
tyre të prejardhjes.
Edhe pas vitit 1990 mbizotëroi ardhja e turistëve nga kontinenti europian me
88.2% të numrit të përgjithshëm dhe kjo kuptohet për shkak të afërsisë
gjeografike. Por njëkohësisht vërehet edhe një shtim i numrit të turistëve të ardhur
nga kontinenti amerikan, me 7.3% të numrit të përgjithshëm të tyre, nga
kontinenti aziatik me 3.2% të këtij numri, si dhe nga kontinenti afrikan me 1.3%.
Pra, origjina e turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri pas vitin 1990 përfshin
tashmë gjithë rruzullin tokësor.
Nga një analizë më e thelluar vërehet se nga Europa pjesën dërrmuese e zënë
turistët e ardhur nga Europa Jugore me 63.6% e gjithë numrit të turistëve të ardhur
nga Europa, ku dallohen para së gjithash të ardhurit nga Italia me 26.3% e nga
Greqia me 19.6% të numrit të përgjithshëm të turistëve.
Nga shtetet e Europës Perëndimore gjatë vitit 1990 në Shqipëri kanë ardhur 22% e
numrit të përgjithshëm të turistëve të huaj, ku dominojnë ata të ardhur nga Franca,
Anglia, Gjermania etj.
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
86
Për shtetet e Europës Lindore vërehet se numri i turistëve të ardhur në Shqipëri
nga këto shtete zë një peshë specifike të vogël, vetëm 2.6% të numrit të
përgjithshëm të turistëve të ardhur nga kontinenti europian, mjaft e ulët kjo në
krahasim me vitin 1960 kur turistët e ardhur në Shqipëri nga Lindja zinin 97.9%
të numrit të përgjithshëm të ardhur nga e gjithë Europa.
Megjithatë duke e krahasuar me periudhën pas viteve ’60 (shek. XX) e deri ne
fund të viteve ‘80 të atij shekulli, kur nga këto shtete nuk pati fare turistë të
ardhur, vërehet shtim i rëndësishëm i numrit të tyre.
Me ndryshimet politike në Shqipëri ndryshoi edhe struktura e prejardhjes së
turistëve. Nga viti 1990 nuk ka më turistë të “preferuar”. Vërehet një rritje e
interesimit nga ana e turistëve europiano-perëndimor të cilët janë kureshtarë për të
parë Shqipërinë. Megjithatë vendin kryesor në turistët e ardhur e zënë turistët nga
vendet fqinje, por një vend të madh zënë dhe turistët nga vendet e ndryshme të
Europës, ShBA, Kanada, Australi etj. Pra, Shqipëria është e hapur për të gjithë
dhe i mirëpret duke vënë në shërbim të tyre të gjithë potencialin e saj turistik.
Pyetje dhe detyrë
Cilët faktorë kanë përcaktuar drejtimet e ardhjes së turistëve në Shqipëri në
vite?
Cilat janë periudhat kryesore sipas drejtimit të ardhjes së turistëve të huaj?
55 Prirjet e popullit shqiptar për zhvillimin e turizmit
Turizmi i brendshëm në Shqipëri është pak i zhvilluar. Zhvillimi i tij kushtëzohet
nga mundësitë e pakta financiare të njerëzve për të marrë pjesë në mënyrë masive
në të, si dhe nga infrastruktura turistike e kufizuar për të përballuar flukse të
mëdha turistësh. Kjo lëvizje turistike është në formën e pushimeve dy javore gjatë
periudhës së verës, si dhe në formën e lëvizjes turistike gjatë fundjavave. Deri në
vitin 1990, lëvizja turistike e brendshme në Shqipëri ishte e kufizuar vetëm në
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
87
formën e të ashtuquajturave “leje vjetore”, e cila organizohej nga shteti në formën
e shtëpive të pushimit sipas kategorive të ndryshme të shoqërisë, si: për pionierët,
punëtorët, ushtarakët etj, ndërsa udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit ishin të
ndaluara. Pas vitit 1990 u zgjerua edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në lëvizjen
turistike. Në këtë drejtim ndikoi përmirësimi i gjendjes financiare i shqiptarëve në
krahasim me periudhat e mëparshme, po ashtu edhe zgjerimi i infrastrukturës
turistike me objekte të shumta strehimi, ushqimi dhe argëtimi.
Investimet kryesore në këtë fushë janë përqendruar si në qendra të mëdha
ekonomike dhe administrative si Tirana, ashtu edhe në bregdetin e Adriatikut dhe
të Jonit. Kështu, përgjatë vijës bregdetare që nga Velipoja e deri në Sarandë janë
bërë investime të financuara nga vetë pronarët kryesisht në motele dhe restorante,
po kështu dhe në Tiranë.
Rritja e numrit të hoteleve të ngritura në një periudhë katërvjeçare 1998 – 2001
është 2.3 herë, ndërsa gjatë vitit 2001 krahasuar me vitin 2000 është 31%. Po në
këto ritme janë rritur edhe numri i dhomave dhe numri i shtretërve. Kjo jep prirjen
në rritje të këtij sektori. Kjo ka bërë aktualisht mbi 90% e numrit të pushueseve në
qendrat më të rëndësishme turistike të vendit të jenë turistë vendas.
Vetëm në plazhin e Durrësit
gjatë fundjavave në pikun e
stinës verore përqendrohen mbi
100.000 pushues në ditë. Këtu
ndikon edhe afërsia e këtij
plazhi me qendrat më të
rëndësishme qytetare (Tirana,
Durrësi, Elbasani etj.) dhe
mundësia e shqiptarëve për të
lëvizur me makinat private.
Përveç Durrësit është rritur rëndësia
turistike e shumë
qendrave të tjera
që janë afër deteve
e liqeneve si p.sh.:
Vlora, Saranda,
Himara, Pogradeci,
Dhërmiu, Divjaka,
Shëngjini, Velipoja.
Pogradec
Velipojë
Durrës
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
88
Gjithashtu vërehet gjallërim i lëvizjes turistike dhe në qendrat qytetare, sidomos
në qytetet kryesore të vendit, të cilat kanë përmirësim të dukshëm të
infrastrukturës së tyre të shërbimit dhe argëtimit.
Për vitin 2001, 80% e turistëve që kanë shfrytëzuar hotelet janë vendas dhe 20%
janë të huaj, ndërsa si net turistike 77% janë shfrytëzuar nga turistë vendas dhe
23% nga turistë të huaj. Mijëra pushues nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit,
sikurse dhe vizitorë të huaj, vizitojnë plazhet e Shqipërisë gjatë stinës së verës.
Turizmi familjar ka pësuar një rritje të dukshme, veçanërisht në pjesën jugore të
vendit, pjesë e cila ka përgatitur veten për bum të turistëve në afate të gjata
kohore. Me qindra hotele të vendosura kryesisht në Vlorë, Dhërmi, Himarë,
Qeparo, Borsh, Ksamil, Lukovë dhe Sarandë. Përgjatë bregdetit, ka rezultuar fakti
se shtëpitë të cilat jepen me qira nga lokalistët kanë qenë të rezervuara shumë
muaj më parë sezonit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe investimeve në
turizmin familjar në bregdetin e Jonit.
Lukovë
Vlorë
Pra, është i njohur fakti se mijëra shqiptarë dhe turistë të huaj kalojnë pushimet e
tyre bashkë me familjet në zonat e bukura turistike të Rivierës Shqiptare. Por
banorët e Himarës, që kanë akumuluar të ardhura të shumta nga turizmi, ende
rezultojnë të pakënaqur nga mosshfrytëzimi i plazheve të tyre përpara muajit
Qershor. Pushuesit nuk shkojnë ditët e para të qershorit, me gjithë motin e
përshtatshëm.
Në Rivierën Shqiptare frekuentimi është i shpërndarë kryesisht vetëm gjatë dy
muajve, korrikut dhe gushtit, ndërsa për muajt e tjerë të ngrohtë preferohet plazhi i
Durrësit, prandaj edhe gjatë sezonit të dimrit, çmimet e dhomave në njësitë
akomoduese zbresin nga 1500 në 2000 lekë për natë, nga ato në verë.
Rëndësi turistike për Shqipërinë paraqesin edhe disa qendra kurimi, të cilat kanë
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
89
të bëjnë kryesisht me burimet e ujërave termale (llixhat e Elbasanit, Peshkopisë,
Fushë-Krujë, Leskovikut etj.) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si dhe me
qendra klimaterike (Razma, Thethi, Dajti, Gjinari, Voskopoja, Dardha etj.), për
shërimin e kryesisht të sëmundjeve që kanë të bëjnë me sistemin e frymëmarrjes.
Megjithatë këto qendra kurimi ndodhen në kushte të vështira zhvillimi dhe akoma
nuk mund të flitet për një lëvizje me karakter të mirëfilltë turistik në to.
Llixhat e Elbasanit
Razma
Voskopoja
Thethi
Por, krahas lëvizjes së brendshme turistike, shqiptarët për herë të parë këto vitet e
fundit po marrin gjithnjë e më tepër pjesë në lëvizjet turistike jashtë vendit. Me
gjithë vështirësitë burokratike që hasen akoma në këtë drejtim për arsye të vizave,
një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve i kalojnë tashmë pushimet e tyre në
vende të ndryshme të Europës dhe botës.
Para së gjithash janë vendet fqinjë, si: Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, që
tërheqin numrin më të madh të këtyre pushuesve nga Shqipëria, por edhe vende
më të largëta, si: Turqia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, ShBA etj.
Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar për Turizmin janë mesatarisht mbi 10000
shqiptarë që marrin pjesë çdo vit në lëvizjen turistike jashtë vendit, si për motive
pushimi, ashtu edhe për motive biznesi. Plazhet e Turqisë janë bërë mjaft të
preferuara për shqiptarët. Kjo se për lehtësitë e marrjes së vizave ashtu dhe për
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
90
çmimet e leverdishme duke pasur parasysh çmimet e larta në Shqipëri, ndërkohë
që niveli e standardi i akomodimit në Turqi qëndron shumë më lart, se ai në
Shqipëri.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë motivet e lëvizjes turistike brenda vendit ?
Cilat janë vendet turistike që preferohen nga shqiptarët ?
Cilat janë arsyet e rritjes së numrit të turistëve shqiptarë që kalojnë
pushimet jashtë Shqipërisë ?
Merrni të dhëna nga një agjenci turistike mbi lëvizjen turistike të
shqiptarëve vitin e kaluar.
LEXIM SHTESË
Roli i agjencive turistike në lëvizjen turistike të shqiptarëve
Për rreth 12 vjet me dhjetëra-mijëra pushues dhe turistë shqiptar nga i gjithë
vendi, kanë zgjedhur ATHS që ëndrrat e tyre ti bëjnë realitet.
Duke ofruar një gamë të gjerë të pushimeve dhe udhëtimeve individuale dhe në
grupe, me korrektesë, siguri dhe cilësi të lartë, si dhe me raportin optimal të
cilësisë me çmimin është bërë në Shqipëri organizata dhe operatori më i preferuar
nga pushuesit dhe turistët shqiptarë. Ajo është e para agjenci, ku me siglën ATHS
për herë të parë shqiptarët kanë shkelur si turistë në Egjipt, Zagreb, Spanjë,
Vjenë, ShBA, Hong Kong, Malajzi, Tajlandë, Tunizi.
Duke filluar që nga 25 turistët e parë shqiptarë që pritën Vitin e Ri 1996 në
Madrid, ajo ka organizuar çdo Vit të Ri, dërgimin e rreth 600 turistëve për çdo
Vit të Ri, e ky numër ritet nga viti në vit.
ATHS është e para agjenci që filloi dërgimin e turistëve shqiptarë për pushime
verore në plazhet e Turqisë, Malit të Zi, Spanjës, ku çdo vit dërgohen rreth 4.000
vetë, dhe ky numër rritet nga viti në vit. Në vitin 2000 ajo filloi fluturimin parë në
Shqipëri me Charter për pushime të organizuara në plazhet e Antalyas.
Që nga krijimi e deri më sot ajo ka organizuar lëvizjen turistike të rreth 50.000
turistëve shqiptar. Dhe si kjo agjenci ka dhe shumë të tjera të cilat i ndihmojnë
shqiptarët dhe të huajt të marrin pjesë në lëvizjen turistike brenda dhe jashtë
vendit.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
91
66 Motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri
Kërkesa turistike si tërësia e turistëve realë e potencialë që frekuentojnë një
destinacion turistik, tenton në kënaqjen e nevojave të tyre primare duke u bërë
kështu një kërkesë produktesh ushqimore, kulturore, transportesh dhe shërbimesh.
Me zhvillimin e turizmit janë krijuar forma të shumta të lëvizjes turistike, që
përfshijnë qëllime të larmishme që synohet të realizohen gjatë lëvizjes turistike.
Lëvizja turistike mund të ketë në vetvete disa motive, por zakonisht një motiv është
kryesori. Për Shqipërinë këto motive janë zgjeruar ndjeshëm pas viteve 1990.
Motivi i njohjes: deri në vitin 1990 turistët e huaj vizitonin Shqipërinë vetëm nën
motivin e thjeshtë të njohjes në tërësi të natyrës dhe historisë së vendit. Shqipëria,
një vend i mbyllur, tërhiqte interesin e të huajve edhe për shkak të mbylljes së saj.
Këto motive të pakta shoqëroheshin me ardhjen e një numri të vogël turistësh.
Motivi i punës, biznesit dhe shërbimit: pas vitit 1990 me hapjen e Shqipërisë
motivet e lëvizjes turistike u shtuan, sepse ajo përbënte një mundësi të mirë për
biznes e investime. Dhe pikërisht numri më i madh i turistëve të ardhur aktualisht
motivohet me qëllim biznesi, pune dhe shërbimi.
Këto motive janë të rëndësishme, sepse megjithëse udhëtimet për biznes janë më
të shkurtra krahasuar me udhëtimet me qëllime pushimi, shpenzimet ditore janë të
konsiderueshme, gjë që paraqet një rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen e këtij
biznesi dhe ekonominë e vendit që i pret. Ky lloj turizmi përfshin qendrat dhe
qytetet tregtare më të zhvilluara. Udhëtimi për qëllime biznesi ka një rritje të
konsiderueshme këto vitet e fundit në botë që do të vazhdojë dhe në të ardhmen.
Në këto kushte ai duhet drejtuar me kujdes, i parë në lidhje me përdorimin e
teknologjive të përparuara në komunikim, transport e shërbime.
Vitet e fundit motivi i biznesit ka qenë shtytës i ardhjes në Shqipëri të grupeve
biznesmenësh apo investitorësh privatë, gjë që lidhet me zhvillimin që mori
sektori privat i ekonomisë në Shqipëri pas viti 1990 dhe me kapërcimin e
pengesave të mëparshme burokratike mbi mundësitë e lëvizjes së turistëve të huaj
në Shqipëri.
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
92
Motivi vizitues kulturor ka shërbyer për rritjen nga viti në vit të turistëve që
vizitojnë Shqipërinë. Ai përfshin veprimtaritë turistike në qytetet dhe qendrat
historike muzeale dhe kulturore, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar të historisë
dhe kulturës së vendit tonë. Në këtë drejtim ka ndikuar dhe përgatitja e guidave
turistike; fletëpalosjeve, manuale të përgatitura me shumë kujdes nga struktura
shtetërore apo private.
Tirana
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Durrësit
Për këtë duhet shtuar kujdesi dhe të bëhen investime për rikonstruksionin e tyre
me qëllim që ato të jenë në lartësinë e tërheqjes së vëmendjes dhe të paraqitjes së
vlerave të tyre të vërteta. Një pjesë e këtyre objekteve janë të dëmtuara, kanë
ndryshuar destinacion, apo mungon “kompetenti” apo ciceroni siç jemi mësuar ti
themi dhe në vend të tij gjejmë pronarin e lokalit më të afërt.
Motivi i aktiviteteve sportive-kulturore shoqërohet me pjesëmarrjen në
aktivitetet kombëtare, rajonale apo më gjerë. Ai shoqërohet me ardhjen e një
numri pjesëmarrësish të shoqëruar nga tifozeria të cilët në kohën e qëndrimit
vizitojnë dhe qytetin ku zhvillohet aktiviteti. Ndonëse qëndrimi i tyre është i
shkurtër (në disa raste disa orë) ata shpenzojnë shuma të mëdha për t’u argëtuar.
Ditë feste në Tiranë
Pallati i Kongreseve, Tiranë
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
93
Duke qenë se aktivitetet zhvillohen si në zonat malore dhe ato bregdetare duhen
shfrytëzuar rajone specifike me potenciale të konsiderueshme.
Motivi i pelegrinazhit (fetar) përbën një motiv të ri të lëvizjes turistike. Rihapja e
institucioneve fetare dhe lejimi i ushtrimit të fesë është shoqëruar dhe me lëvizjen
e shqiptarëve brenda vendit apo ardhjen e të huajve në Shqipëri.
Në ditët e festave fetare apo në ditët e shënuara motivi fetar shërben për të vizituar
vendet e shenjta, objekte kulti, për të marrë pjesë në ceremoni të ndryshme fetare.
Prania e besimeve të shumta fetare në Shqipëri, festimi i të gjitha festave fetare
nga shqiptarët ngjall interes dhe tërheq vëmendjen e të huajve, të cilët në
përgjithësi janë nga vende të një besimi fetar.
Motivi i pushimit është një motiv i ri që shoqërohet me kalimin e pushimeve në
vendin tonë të turistëve vendas apo të huaj. Pjesën kryesore në këtë drejtim e
përbëjnë pushuesit vendas të cilët preferojnë plazhet e Adriatikut apo të Jonit,
liqenin i Ohrit apo Shkodrës zonat malore etj.
Por Shqipëria ende nuk është bërë vend i preferuar për kalimin e pushimeve nga të
huajt. Kjo lidhet me gjendjen e vështirë të infrastrukturës së vendit dhe me
konkurrencën e fqinjëve të cilët prej vitesh e kanë lidhur ekonominë e tyre me
turizmin. Krijimi i kushteve optimale për zhvillimin e këtij turizmi do të krijojë
mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit.
Shiroka
Motivi kurativ lidhet me kalimin e një periudhe ditore ose mujore pranë qendrave
kurative të shëndetit. Llixhat e Elbasanit, Leskovikut, Peshkopisë, Fushë-Krujës
apo qëndrimin në vende kurative për shërimin e sëmundjeve të sistemit të
frymëmarrjes si Razma, Thethi, Dajti, Voskopoja etj. kanë vlera të mëdha
kurative. Problemi qëndron në faktin se ato duhet të mirëmbahen dhe të bëhen të
Onufri
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
94
njohura për të tërhequr vëmendjen e të huajve, se për momentin vizitohen vetëm
nga vendas.
Për të arritur objektivat e një tregu turistik të qëndrueshëm dhe të një turizmi
cilësor, veçanërisht arritja dhe pozicionimi i tregut ndërkombëtar për pushime do
të kërkojnë përqendrimin në zonat pilot me potencialin më të mirë turistik të
nevojshëm.
Situata aktuale dhe analiza e prirjeve në të ardhmen reflektojnë faktin se turizmi i
biznesit dhe i konferencave do të përbëjë një segment veçanërisht në rajonin e
Tiranës. Diferencimi kryesor në tipat e turizmit të zhvilluara në të ardhmen i
përkasin ndarjes së turistëve për pushim dhe atyre për biznes. Por duhet theksuar
se shtimi i motiveve turistike dhe i numrit të turistëve varet nga zhvillimi
ekonomik i Shqipërisë në të ardhmen.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri?
Ç’masa duhet të merren që për kalimi i pushimeve në Shqipëri të zë vendin
kryesor në motivet turistike?
Cili është motivi më i rëndësishëm turistik në qytetin apo fshatin tuaj?
Ilustrojeni me shembuj konkretë
Sa i shërben ai lëvizjes turistike? Ilustrojeni me shembuj.
77 Treguesit sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri
Për një analizë të gjithanshme të turizmit janë të nevojshme të dhëna të ndryshme
statistikore me anën e e të cilave bëhet e mundur të shikohet pesha që zë sektori
turistik në jetën ekonomike e shoqërore të vendit.
Analiza e treguesve të tillë si e numrit të turistëve të ardhur në vite e në periudha
të caktuara, prejardhja e tyre, kohëqëndrimi, kapaciteti turistik në plotësimin e
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
95
nevojave të turistëve me strehim, ushqim, transport, të ardhurat nga ky sektor etj.,
ia rrit mjaft vlerat një studimi në fushën e turizmit.
Për turizmin në vendin tonë këto të dhëna në mënyre të hollësishme mungojnë.
Ekzistojnë vetëm disa të dhëna të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Statistikës,
mbi bazën e të cilave mund të gjykojmë nga ana sasiore e cilësore mbi përmasat e
zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Duke qenë se qytetet shqiptare përbëjnë objektin kryesor të lëvizjes turistike në
Shqipëri, mund të themi që këto të dhëna vlejnë edhe për të gjykuar mbi
zhvillimin e turizmit qytetar tek ne deri më sot, e mbi këtë bazë mund të
analizohet edhe e ardhmja e tij.
Ardhja e turistëve të huaj në Shqipëri në vite të ndryshme ka qenë mjaft e
ndryshme. Nga 280 turistë të ardhur në Shqipëri në vitin 1956, numri i tyre arrin
në rreth 47 mijë turistë në vitin 1995. Pra, vërehet një rritje e konsiderueshme e
numrit total të ardhur në vendin tonë.
Megjithatë duke krahasuar këto shifra me ato të vendeve fqinjë mesdhetare
vërehet që numri i turistëve të ardhur në Shqipëri është mjaftë i vogël. Kështu
numri i përgjithshëm i turistëve të huaj të cilët kanë ardhur në Shqipëri në
periudhën 1960-1990 përbën vetën 1.6% të turistëve të ardhur në Greqi apo në
Jugosllavi vetëm gjatë vitit 1989. Në vitin 1980 në Shqipëri kishte më pak turistë
se sa ndërmarrje turistike në Greqi.
Megjithatë me fillimin e viteve ’90 (shek. XX) vërehet një rritje e konsiderueshme
e numrit të turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri. Në qendër të kësaj lëvizje më të
madhe turistëve kanë qenë, si dhe më parë, qytetet shqiptare. Kjo lidhet edhe me
faktin që itinerari i udhëtimit të turistëve ruajti pak a shumë atë të mëparshmin,
pasi janë akoma këto qytete që mund të plotësojnë në një masë të pranueshme
kërkesat e nevojat e turistëve.
Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe totali i shpenzimeve të tyre në
destinacionet shqiptare është shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera të
Europës Juglindore, megjithatë raporti i ekspertëve të Bankës Botërore pohon se
Shqipëria vitet e fundit po bën hapa përpara në këtë sektor.
“Rritja për Shqipërinë është më e larta në të gjitha këto vende (Europës
Juglindore) në pesë vitet e fundit. Kjo bëhet edhe më e qartë po të hedhim një
vështrim te të ardhurat nga turizmi.”
Industria e turizmit kërkon intensitet të fuqisë punëtore dhe përbën aktualisht një
nga burimet kryesore të të ardhurave qeveritare. Për më tepër, ky sektor siguron
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
96
lidhje të konsiderueshme me sektorë të tjerë si ndërtimi, prodhimi i materialeve të
ndërtimit, transporti, mobilet, bujqësia, sektori ushqimor dhe ai i suvenireve.
Industria e turizmit mund të japë një kontribut të rëndësishëm për rritjen
ekonomike dhe lehtësimin e varfërisë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare që
janë me potencial të madh. Në fakt, numri i turistëve është rritur në mënyrë të
qëndrueshme gjatë viteve të fundit.
Ekspertët e Bankës Botërore kanë marrë parasysh shifrat e viteve të fundit: “Një
numër total prej 155 422 turistësh e vizituan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të
vitit 2003, duke ardhur nga pika të ndryshme të kufirit.” Kjo përbënte një nivel
27% më të lartë sesa numri i turistëve për të njëjtën periudhë në 2002-shin.
Ndërkohë që nuk kemi të dhëna për numrin e vendeve të punës në industrinë e
turizmit, është e qartë se industria e turizmit mund të ndikojë ndjeshëm në
krijimin e vendeve të punës në Shqipëri, e cila ka një nivel të lartë papunësie.
“Gjatë vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Turizmit numri total i hyrjeve (vizitorë
dhe turistë) në territorin shqiptar arriti shifrën prej 370 mijë turistë ose 23% më
shumë në krahasim me vitin 2003, kur numri i pushuesve ishte rreth 300.000.”
Viti Totali
i të huajve
Numër netësh Mesatarja
e qëndrimit Turistë ditorë
1956
1960
1965
1970
1980
1990
1991
1992
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
280
6.065
1.203
3.531
3.748
29.997
12.892
38.939
37.142
34.838
47.275
56.276
118.975
183.606
371.251
3.660
85.263
5.719
19.985
39.491
83.824
21.536
77.241
131.763
66.784
88.615
143.854
66.120
72.963
95.641
12.9
14.1
4.8
7.9
10.5
2.8
1.7
1.6
2.9
2.5
2.2
2.6
3.0
3.0
3.0
-
-
-
-
-
-
17.000
14.500
12.000
6.100
30.984
50.000
-
-
-
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
97
Mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Shqipëri në 1956-1999
Pas viteve 2000 numri i turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri është rritur nga viti
në vit. Kështu në vitin 2006 numri i tyre ishte mbi 500.000, ndërsa për vitin 2007
numri i tyre arrin deri në 1.6 milionë.
Treguesit e numrit të netëve të fjetura të turistëve të huaj në Shqipëri në vite të
ndryshme, i kohëqëndrimit të tyre dhe i turistëve ditorë, janë të vështirë për t'u
llogaritur. Kjo sepse deri në vitin 1990 turistët e huaj mund të kalonin netët e
fjetura vetëm në hotelet turistike shtetërore dhe ishte e ndaluar frekuentimi i
strehimeve private.
Pas vitit 1990 u bë e mundur që të frekuentohen nga turistët edhe strehimet
private. Kjo solli me vete edhe vështirësinë e përllogaritjes së të dhënave mbi
turistët. Rezultat i kësaj vështirësie është fakti që këto vitet e fundit numri i netëve
me fjetje në hotelet turistike nuk ka pësuar po atë rritje që ka pësuar numri total i
turistëve. Këtu ka ndikuar edhe ndryshimi i kohëqëndrimit të turistëve.
Kohëqëndrimi i turistëve në krahasim me vitet e mëparshme ka ardhur duke u
zvogëluar. Kështu nga mesatarisht 10 ditë qëndrimi të turistëve deri në fillim të
viteve '80, vërehet një zvogëlim i këtij kohëqëndrimi deri në mesatarisht 6 ditë në
fund të viteve '80 e deri në 2 ditë këto pesë vitet e fundit. Madje këto vitet e fundit
në Shqipëri është regjistruar edhe një numër i madh i turistëve ditorë.
Me interes është analiza e numrit
të turistëve të huaj të ardhur e të
larguar në Shqipëri sipas mjeteve
të udhëtimit të përdorura.
Më parë pothuajse e vetmja mundësi ishte
transporti ajror dhe shumë pak turistë kanë
hyrë në Shqipëri në rrugë tokësore, pas vitit
1990 shikohet një zgjerim i mundësive për të përdorur të gjitha llojet e transportit
si atë ajror, detar dhe rrugor. Sidomos me hapjen e disa pikave kufitare të kalimit
ënë Tereza , Rinas, Tiranë
Pika kufitare në Kakavijë, Gjirokastër
KKRREEUU IIVV:: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri
98
e me lejimin e mjeteve private të udhëtimit vërehet se peshën kryesore në lëvizjen
e turistëve e mban transporti rrugor.
Nga të dhënat mund të gjykohet për mjetet e ndryshme të transportit të
shfrytëzuara në ardhjen e turistëve në Shqipëri, ku peshën kryesore e mbajnë
mjetet e transportit rrugor. Rreth 70% e turistëve vijnë në Shqipëri me mjete të
transportit rrugor. Roli i transportit ajror ka pësuar rënie në krahasim me periudhat
e mëparshme dhe sot ai përballon vetëm 15% të turistëve që vijnë në Shqipëri.
Vitet e fundit vihet re një rritje e ndjeshme e rëndësisë turistike të transportit detar.
Disa linja detare funksionojnë çdo ditë, duke lidhur
portet shqiptare me ato italiane, greke etj., të cilat
përdoren nga udhëtarë të ndryshëm, shumë prej të cilëve
me destinacion të mirëfilltë turistik, ndërsa roli turistik i
transportit hekurudhor në Shqipëri është aktualisht
pothuajse i parëndësishëm. Një gjë e tillë lidhet me
gjendjen e vështirë teknike të këtij transporti dhe me
shpërndarjen e kufizuar të tij në Shqipëri.
Pika e kalimit të pasagjerëve në portin e Durrësit
Siç shihet nga të dhënat e mësipërme del se turizmi vitet e fundit ka pësuar një
rritje në të gjithë treguesit e tij. Është shtuar numri i turistëve të ardhur, mjetet që
kanë ata në përdorim dhe, pavarësisht nga kohëqëndrimi i tyre, Shqipëria po bëhet
gjithnjë e më shumë vend i preferuar turistik.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë të dhënat ku mbështetemi për treguesit sasiorë të turizmit?
Si kanë ndryshuar treguesit sasiorë në vite dhe cilat kanë qenë arsyet e
këtyre ndryshimeve? Ilustrojeni me shembuj.
LEXIM SHTESË
Mjetet e udhëtimit që lidhin Shqipërinë me botën
Rrjeti hekurudhor
Linja hekurudhore lidh Tiranën me qytetet e tjera: Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan,
Pogradec e Shkodër. Linjat hekurudhore shtrihen edhe deri në Ballsh, Klos të
Burrelit dhe në Hanin e Hotit.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
99
Hani i Hotit është dhe pika e kalimit kufitar për në Malin e Zi. Gjatë vitit 2001
nëpër rrjetin hekurudhor u transportuan 2676 mijë pasagjerë dhe 258 mijë tonë
mallra.
Rrjeti detar
Përmes porteve detare të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit realizohen
lidhjet e Shqipërisë me vendet e tjera, në radhë të parë, me vendet fqinje, si me:
Greqinë, Italinë, Kroacinë, Malin e Zi, Slloveninë, por edhe me vende të tjera të
Europës, Amerikës dhe të Azisë.
Gjatë vitit 2001 udhëtuan me tragete 357409 pasagjerë, nga të cilët 71531 të
huaj. Me transport detar realizohet edhe një vëllim i vogël i transportit të
brendshëm.
Rrjeti ajror
Transporti ajror i jashtëm aktualisht zë një vend të rëndësishëm. Nëpërmjet 11
linjave ajrore, gjatë vitit 2001, u realizuan 5307 fluturime dhe u transportuan
460020 pasagjerë, si dhe 1389 tonë mallra. Tirana lidhet me fluturim të
drejtpërdrejtë me: Athinën, Barin, Beogradin, Budapestin, Frankfurtin, Milanon,
Romën, Stambollin, Sofjen, Vjenën dhe Zyrihun dhe nëpërmjet tyre me të gjitha
vendet e botës.
100
KKRREEUU VV RRAAPPOORRTTEETT NNDDËËRRMMJJEETT EEKKOONNOOMMIISSËË,,
PPOOPPUULLLLSSIISSËË DDHHEE TTUURRIIZZMMIITT NNËË
SSHHQQIIPPËËRRII
Objektivat
Analizimi i treguesve sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Shpjegimi i efekteve ekonomike të turizmit në Shqipëri.
Nxjerrja në pah e prirjeve të popullsisë shqiptare për zhvillimin e turizmit.
Në kreun V argumentohet roli i politikës në turizëm, ndikimi që ajo ka pasur në turizmin e para viteve 90 (shek. XX), por pa e mohuar krejtësisht në ditët tona.
Nga një rol frenues e kontrollues që luante më parë, sot politika shqiptare ka hapur perspektiva dhe mundësi të mira zhvillimi për turizmin.
Ekonomia e tregut ka krijuar mundësinë që sektori privat të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Një ndihmesë jep edhe njohja me institucionet turistike, kompetencat dhe veprimtaria e tyre, që janë objekt studimi i këtij kreu.
Integrimi i Shqipërisë në Europë do të shoqërohet sigurisht me një qëndrim më largpamës të politikës shqiptare ndaj turizmit, si dhe me shtimin e numrit të turistëve europianë që do të dëshirojnë ta vizitojnë Shqipërinë europiane.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
101
11 Kuptimi i rolit të politikës turistike në Shqipëri
Lidhjet ndërmjet politikës dhe turizmit janë të shumanshme, madje në disa raste
edhe përcaktuese në zhvillimin e turizmit, pasi lëvizja turistike në masën më të
madhe i kalon kufijtë mes shteteve dhe rregullohet si brenda vendit ashtu edhe
jashtë tij nga rregulla të caktuara politike.
Në këtë kuptim qëndrimi politik ndaj turizmit përcakton në mjaft raste edhe
rrjedhën e lëvizjes turistike, pavarësisht nga oferta gjeografike-natyrore që ofrojnë
vende të ndryshme turistike.
Politika trajtohet shpesh si një faktor negativ në zhvillimin e turizmit. Kjo sepse jo
vetëm një politikë turistike e gabuar, por edhe pengesa të tilla si për kalimin e
kufijve midis shteteve e pengesa të tjera administrative, frenojnë zhvillimin
normal të turizmit.
Por nga ana tjetër nuk duhet mohuar edhe fakti që politika turistike në kahun e saj
pozitiv, ndikon mjaft në nxitjen e turizmit. Kështu, një politikë turistike e
orientuar drejt në hartimin e zbatimin e ligjeve në fushën e turizmit, të
institucioneve përkatëse etj. është vendimtare në ecjen përpara të këtij sektori.
Politika turistike ka të bëjë pikërisht me sferën e rregullimit ligjor të zhvillimit të
turizmit, ka të bëjë me tërësinë e ligjeve, institucioneve dhe masave që përcaktojnë
ecurinë e sektorit turistik.
Krahas një strategjie në përgjithësi, në politikën turistike mishërohen të gjitha
dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me sfera të veçanta të lidhura direkt apo
indirekt me aktivitetin turistik siç janë: hoteleria, transporti, tregtia, politika
ekonomike, sociale etj.
Në një kuptim më të gjerë qëndrimi politik ndaj turizmit fillon qysh në kushtet
ligjore për shfrytëzimin e kohës së lirë dhe pushimeve të paguara vjetore, me të
drejtat e njeriut për udhëtime brenda vendit e jashtë tij, me mënyrën e
shpërndarjes së të ardhurave shoqërore sipas grupeve apo individëve të veçantë në
shoqëri etj.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
102
Politika turistike ka elementet e saj përbërëse që përfaqësohen nga subjektet
politike, siç janë shteti, organizmat e ndryshme politike shoqërore etj. nga
zbatuesit e politikës turistike, siç janë institucionet e ndryshme shtetërore e
private, si dhe nga mjetet për realizimin e kësaj politike turistike, siç janë mjetet e
informacionit, të propagandës turistike etj.
Të gjitha këto elemente përbërëse të politikës turistike duhet të shoqërohen me një
sërë masash administrative, financiare etj. Vetën një koordinim midis elementeve
të politikës turistike dhe masave për realizimin e saj mund të çojnë në zhvillimin
normal të sektorit turistik.
Në varësi të nivelit të zhvillimit të turizmit në botë vërehen politika të ndryshme
turistike. Kështu, në shtetet me nivel më të zhvilluar të turizmit, si në Francë,
Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etj., ekzistojnë edhe dispozita të veçanta
e më të plota ligjore. Në vende të tjera me një nivel më të ulët, ose më të vonshëm
të zhvillimit të turizmit, këto dispozita ligjore janë të pjesshme e jo të
kompletuara. Pra, në përcaktimin sa më të mirë të një politike turistike është e
nevojshme edhe ekzistenca e një tradite në këtë drejtim dhe një nivel i lartë i
përgjithshëm i zhvillimit ekonomik e shoqëror.
Nga ana tjetër për një zhvillim ndërkombëtar të turizmit është e nevojshme
unifikimi i një politike turistike midis vendeve apo shteteve të ndryshme të botës
që marrin pjesë në të njëjtën lëvizje turistike.
Në Shqipëri qëndrimi politik ndaj turizmit ka pasur rëndësi vendimtare për
zhvillimin e këtij të fundit. Në qoftë se do t’i bënim një vështrim të shkurtër
historik këtij problemi do të konstatonim se qysh në periudhën e sundimit osman,
prapambetja ekonomike-sociale dhe izolimi tokësor nga Europa Perëndimore, nuk
lejuan ndonjë përkushtim të veçantë ndaj turizmit. Megjithatë edhe në këto kushte
preokupimi i shqiptarëve ndaj turizmit dhe drejtuesve të tyre mbi bazën e vlerave
turistike të vendit nuk mungonte.
Kështu, nga një intervistë e mbretit Zog në vitin 1928 del se ai diskutonte mbi
përmirësimet që donte të bënte për të tërhequr turistë në rrugën e konvertimit të
Shqipërisë në një shtet europian, siç e planifikonte, duke pasur besim në rrugën e
zhvillimit. Zogu mori opinione të ndryshme lidhur me hotelet dhe kur i thanë që
vendi duhej të pajisej me hotele më të mira, vendosi t’i vëzhgonte vetë ato dhe të
përpiqej që të krijonte kushte për turistët.
Pra, deri diku del në pah interesi që i kushtonte politika shqiptare në atë kohë
zhvillimit të turizmit. Rezultat i kësaj politike turistike qenë disa përmirësime të
ndjeshme në fushën e turizmit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Mjaft
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
103
lidhje tokësore, detare dhe ajrore do të bënin të mundur ardhjen në Shqipëri të
njerëzve nga vende të ndryshme.
Kështu, një anije me avull në vitin 1930 lidhte përmes liqenit të Shkodrës fshatin
Rjekë të Jugosllavisë me fshatin Shirokë afër qytetit të Shkodrës.
Në mesin e viteve ‘30 (shek. XX) mund të udhëtohej me avion nga Selaniku në
Tiranë dhe anasjelltas. Në vitin 1936 flitet për një shërbim nate detare drejt Barit
(Itali), si dhe mundësia e udhëtimeve me avionë ”Çarter” apo me vaporë përgjatë
detit Jonit, në hapësirën midis Sarandës e Korfuzit.
Në vitin 1939 kishte linjë ajrore tri herë në javë që lidhte Tiranën me Romën,
Selanikun, Sofjen dhe Bukureshtin. Ndërkohë brenda vendit një linjë ajrore civile
lidhte çdo ditë kryeqytetin me Shkodrën, Vlorën, Gjirokastrën, Korçën, Durrësin
dhe Kukësin.
Përmirësime u bënë në rrjetin rrugor nga Janina në jug, drejt Hanit të Hotit në veri
që ishin edhe nyjat më të rëndësishme të lëvizjes së udhëtarëve drejt Shqipërisë.
Gjithashtu në qytetet më të rëndësishme të vendit u ngritën hotele të reja dhe u
përmirësuan hotelet e mëparshme, kryesisht për udhëtarët tregtarë.
Lufta Botërore e viteve 1939–1944 fatkeqësisht e pezulloi dhe e shkatërroi këtë
zhvillim të nisur mirë. Në vend nuk ekzistoi një orientim i qartë politik në
zhvillimin e turizmit. Qëllimet pushtuese, frika e luftës, sunduan si kudo, mbi
qëllimet e zhvillimit të vendit.
Vetëm në periudhën e pushtimit italian u vërejtën disa ndërtime hotelesh, rrugësh
etj. të cilat në një farë mënyre i shërbyen edhe zhvillimit turistik, gjithmonë në
kuadrin e interesave italiane në këtë drejtim.
Mbarimi i Luftës e gjeti si gjithë vendin dhe turizmin në një situatë shumë të
vështirë. Në ndarjen politike të botës Shqipëria iu bashkua kampit socialist dhe
ndoqi me konsekuencë parimet staliniste të zhvillimit. Kjo bëri që në zhvillimin e
vendit përparësia t’i kushtohej industrializimit dhe të nënvleftësoheshin sektorët e
tjerë dhe, aq më tepër, turizmin, që konsiderohej si sektor mjaft delikat.
Megjithatë në mesin dhe fundin e viteve ‘50 (shek. XX) si rezultat i një ndarje të
punës midis vendeve të kampit socialist u vërejt që politika shqiptaro-ruse të
nxiste zhvillimin turistik të Shqipërisë.
Potenciali turistik shqiptar u bë i njohur dhe joshës për turistët e ardhur nga vendet
socialiste, sidomos Çekia dhe Bashkimi Sovjetik, të cilët tregonin interes të
veçantë për rivierën shqiptare midis Vlorës dhe Sarandës. Çekët p.sh. shpresonin
ta zhvillonin fshain Dhërmi si kompleks pushimesh për punëtorët e tyre.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
104
Nga ana tjetër, sovjetikët ndihmuan në ngritjen e disa komplekseve ndërtesash në
plazhin e Durrësit. Udhëheqësi i atëhershëm sovjetik, Hrushovi e konsideronte
Shqipërinë si sheshin mesdhetar me potencial për pjesën tjetër të bllokut sovjetik.
Kur ai erdhi në Shqipëri u shpreh kështu: “Mos e prishni peizazhin me industri.
Le të bëjmë një ndarje socialiste të punës. Ne do të industrializohemi dhe ju mund
të rrisni limona. Atëherë ne do të vijmë te ju për të pushuar.” Por përgjigjja e
qeverisë komuniste shqiptare ishte: “Ne nuk kemi qëllim të bëhemi kamp pushimi
për funksionarët sovjetikë. Ne do të ndjekim këshillën e shokut Stalin dhe do ta
industrializojmë vendin tonë.”
Mbas prishjes së marrëdhënieve politike me Bashkimin Sovjetik dhe lidhjes me
Kinën ra ndjeshëm interesi për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Izolimi gradual i
vendit e mohonte këtë zhvillim.
Në fillim të viteve ’80 (shek. XX) dhe sidomos në mes të viteve ’80 kur turizmi
në Shqipëri njohu zhvillimin më të mirë të tij gjatë gjithë periudhës së sundimit
komunist. Kjo erdhi nga njëfarë liberalizimi në politikën turistike që u vërejt në
këtë periudhë, e cila ishte e detyruar edhe nga nevojat e vendit për valutë të huaj,
si dhe e prezantimit sa më të mirë të tij, po ashtu edhe e “arritjeve” të sistemit
socialist në botën e jashtme.
Si rezultat i kësaj u vërejtën përmirësime në sistemin e hoteleve, në organizimin e
grupeve turistike, përmirësime të tjera infrastrukturore etj. Gjithashtu u hapën
kalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat mundësonin
hyrjen e turistëve të huaj në Shqipëri nëpërmjet tyre.
Në vitin 1988 u botua për herë të parë harta turistike e Shqipërisë. Pas një
ndërprerje gati 40-vjeçare u rivendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën
Federale të Gjermanisë dhe ShBA-në.
Dhërmi
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
105
Në fillim të vitit 1990 shqiptarëve iu njoh ligjërisht e drejta për t’u pajisur me
pasaportë për udhëtime jashtë vendit.
Ndonëse të cunguara, të gjitha këto masa politike kishin ndikimin e tyre tepër të
rëndësishëm në zhvillimet turistike të vendit. Megjithatë i gjithë ky zhvillim nuk
doli jashtë një kuadri, ku politika komuniste dhe planifikimi shtetëror përcaktonin
çdo hap të këtij zhvillimi. Qëllimi ishte rritja e përfitimeve ekonomike që vinin
nga turizmi dhe minimizimi i mundësive të njohjes së turistëve me dështimet e
sistemit dhe kontaktit të tyre me shqiptarët.
Kjo balancë u ruajt në sensin urdhërues dhe shprehte veçoritë e politikës turistike,
duke u shoqëruar me masa si:
Dhënia e vizave shqiptare vetëm për grupe turistësh (15-20 veta), të paktën
dy muaj para ardhjes, duke pasur mundësinë e seleksionimit të tyre;
Turistët duhet të ishin konform me veshjen dhe paraqitjen “normale” të
banorëve të vendit;
Literatura perëndimore ishte e ndaluar, sidomos ajo politike, fetare etj.;
Turistët duhet të lëviznin vetëm grup nëpër Shqipëri në mënyrë që të
mënjanohej “politizimi” i tyre dhe kontakti me njerëzit, çdo gjë, itineraret,
transporti, akomodimi etj. bëheshin vetëm nga Albturizmi.
Turistët mund të qëndronin vetëm në hotelet e Albturizmit me ngrënie e fjetje.
Si përfundim mund të themi se deri në vitin 1990 politika e brendshme dhe e
jashtme shqiptare ishte pengesë për zhvillimin e turizmit. Në këtë politikë turizmi
nuk u cilësua si sektor i rëndësishëm ekonomik i vendit siç u veprua në vendet e
tjera mesdhetare.
Në tërë parametrat që shprehin atë pak zhvillim të turizmit duket qartë ndikimi i
politikës mbi turizmin. Është fakt që në Shqipëri deri në vitin 1990 nuk ka pasur
një strategji të caktuar të politikës turistike. Edhe ai pak turizëm që u zhvillua u
realizua vetëm mbi bazën e disa orientimeve të ngurta politike dhe u organizua
vetëm nga një institucion turistik shtetëror.
Puna me turistët e huaj cilësohej nga qeveria e asaj kohe si punë mjaft delikate e
me rëndësi politike. Kontaktet e shqiptarëve me të huaj cilësoheshin si herezi. Të
gjitha këto bënin që sektori turistik të cilësohej më tepër si sektor ideologjik e
propagandistik sesa si sektor ekonomik.
Ky qëndrim politik ndaj sektorit turistik shfaqet në të gjitha llojet e format e
lëvizjes turistike në Shqipëri, e para së gjithash në turizmin qytetar i cili përbënte
formën e vetme e më kryesore të lëvizjes turistike në atë periudhë.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
106
Me ndryshimet politike e ekonomike që ndodhën në Shqipëri pas vitit 1990,
ndryshoi edhe qëndrimi politik ndaj turizmit. Hapja e vendit ndaj botës së jashtme
dhe prishja e monopolit sundues të shtetit krijuan premisat e para për zhvillimin e
turizmit tashmë me një fizionomi krejt të re, si dhe në vendet e tjera të zhvilluara
të Europës.
Në të gjitha programet qeveritare dhe partiake pas vitit 1990 filloi të cilësohet
turizmi si një degë ekonomike me mjaft interes në zhvillimin e vendit.
Sot politika në Shqipëri e trajton turizmin si promotorin e zhvillimit të ardhshëm
ekonomik të vendit.
Duke u bazuar në eksperiencën e vendeve të ndryshme me turizëm të zhvilluar
edhe Shqipëria po tenton që të ndërtojë politikën e saj në zhvillimin e turizmit.
Nga shteti dhe Parlamenti shqiptar janë hartuar tashmë një sërë ligjesh që
mbështesin zhvillimin e turizmit në Shqipëri, siç janë: “Ligji mbi zonat parësore
për zhvillimin e turizmit në Shqipëri”; “Ligji mbi licencat turistike”; “Strategjia e
zhvillimit të turizmit në Shqipëri” etj.
Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje bashkëpunimi në fushën e
turizmit me vende të ndryshme të Europës dhe botës dhe është tashmë anëtare e
organizatave të ndryshme turistike ndërkombëtare.
Turizmi në Shqipëri është aktualisht i organizuar dhe i mbështetur si nga ana
shtetërore, ashtu edhe privatisht.
Institucioni kryesor shtetëror në fushën e turizmit është sot Ministria e Rregullimit
të Territorit dhe Turizmit. Detyrat më të rëndësishme të kësaj ministrie në fushën
e turizmit në Shqipëri, marketingun, reklamën turistike, statistikat etj.
Në kuadrin e sektorit privat të turizmit një rol të veçantë luajnë agjencitë turistike,
të cilat filluan aktivitetin e tyre privat në 1993, dhe sot janë të shumta në numër jo
vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete dhe qendra të tjera të rëndësishme
turistike të vendit. Shumica e tyre funksionojnë në formën e bashkëpunimit midis
investitorëve vendas dhe të huaj.
Pyetje dhe detyra
Ku duket ndikimi i politikës në turizëm? Jepni shembuj.
Si ka ndryshuar ky ndikim?
Çfarë mendoni për ndikimet pozitive ose negative të politikës në turizëm?
Ilustrojeni me shembuj.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
107
22 Roli i institucioneve turistike në Shqipëri
Realizimi i politikës turistike dhe i masave politiko-turistike arrihet nëpërmjet
institucioneve turistike. Në to përfshihen të gjitha ato institucione që lidhen direkt
ose indirekt me sektorin turistik. Detyra e tyre është konkretizimi i planeve e
programeve turistike dhe nxitja në tërësi e zhvillimit të turizmit.
Institucionet turistike mund të jenë lokale dhe ndër rajonale. Në institucionet
lokale përfshihen: këshillat e qyteteve, zyrat e lëvizjes së të huajve, si dhe
institucione të tjera të ndryshme në rang lokaliteti, bashkie e komune, të cilat
lidhen me sektorin turistik.
Në institucionet rajonale përfshihen: Ministria e Turizmit, agjencitë turistike me
aktivitet rajonal, institute të ndryshme që merren me studimin e problemeve që
lidhen me zhvillimin e turizmit, shoqata turistike kombëtare e ndërkombëtare etj.
Në secilën lloj turistik, Pra, edhe në atë qytetar, duhen zbuluar se cilat nga këto
institucione turistike luajnë rolin kryesor në zhvillimin e turizmit dhe cilat luajnë
rolin dytësor.
Skema e bashkëpunimit institucional
MI MISTRIA E TURIZMIT
ZYRA RAJONALE
E TURIZMIT
PUSHTETI VENDOR
SHOQATAT E BIZNESIT
DREJTORITË
E SHËRBIMEVE RAJONALE
PUSHTETI VENDOR
SUBJEKTET E BIZNESIT
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
108
Këshilli i qytetit në funksionin e tij si instancë politike rajonale duhet të ketë për
detyrë, shtjellimet praktike të politikës turistike në qytet. Ky këshill vendos masat
konkrete në përmirësimin e kushteve turistike në rang qyteti apo lokaliteti. Pra, në
planifikimin turistik të qytetit këshilli i qytetit është përgjegjës primar. Por që të
luajë këtë rol këshilli i qytetit para së gjithash është i nevojshëm përcaktimi i
pozicionit të këtij këshilli në lëvizjen turistike. Në këtë pozicion këshilli i qytetit
duhet të përcaktojë se cilat plane sipas vendimit të tij janë më urgjente për t’u
realizuar në fushën e turizmit.
Pothuaj çdo qytet, aq më tepër qytetet turistike, duhet të kenë zyrën e lëvizjes së të
huajve në qytetet si një institucion me mjaft efikasitet në zgjidhjen e problemeve
të përditshme dhe më urgjente për turistët.
Detyrat e zyrës së lëvizjes së të huajve në qytet janë: dhënia e informacionit të
nevojshëm mbi qytetin, shpërndarja e reklamës turistike mbi qytetin,
ndërmjetësimi në plotësimin e nevojave të turistëve me fjetje, ushqim dhe argëtim
etj., kryerja e guidave turistike në qytet etj., ndërsa detyra e institucioneve
turistike rajonale e ndërrajonale është dhënia e drejtimeve të përgjithshme në
zhvillimin e turizmit dhe kontrolli i zbatimit të masave konkrete në këtë fushë.
Prapambetjes së zhvillimit të turizmit në Shqipëri do t’i përgjigjej natyrshëm edhe
një prapambetje e organizimit të institucioneve turistike. Kështu, deri në vitin
1945 nuk mund të bëhej fjalë për ekzistencën e ndonjë institucioni turistik. Kjo
gjendje vazhdoi edhe më pas deri në vitin 1956 kur u ngrit i pari dhe i vetmi
organizëm turistik shtetëror, Albturizmi. Edhe ky organizëm kishte thjesht detyra
formale në drejtimin dhe organizimin e lëvizjes turistike në Shqipëri, pasi e gjithë
politika turistike dhe rrugët e ecurisë së turizmit i përcaktonte vetëm Komiteti
Qendror i Partisë së Punës.
Absurditeti arrinte deri aty sa miratimi i çdo grupi turistik që vizitonte Shqipërinë,
kalonte nëpërmjet Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që edhe sot mjaft të
dhëna mbi numrin e turistëve të ardhur në Shqipëri, prejardhjen e tyre,
kohëqëndrimin etj., ndodhen në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe jo në
arkivin e e Albturizmit apo në Ministrinë e Turizmit.
Në vitet ’80, si rezultat i një zhvillimi më të mirë të turizmit, siç edhe e kemi
theksuar, u vërejt edhe rritje e rolit të Albturizmit dhe një organizim më i mirë i
turizmit për të huaj që vinin në Shqipëri. Kjo u pasqyrua edhe në ngritjen e një
parku automjetesh, që merrej vetëm me udhëtime turistike nëpër Shqipëri.
Pjesëmarrja e vetë shqiptarëve në turizëm ose në lëvizjen turistike organizohej
nëpërmjet organizatave të punonjësve, siç ishin Bashkimet Profesionale. Këto
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
109
organizata zotëronin disa shtëpi pushimi në gjithë vendin dhe dispononin
monopolin e vendosjes mbi numrin dhe kohën e pushuesve.
Një mënyrë tjetër organizimi ishte edhe nëpërmjet sistemit të hoteleve, kryesisht të
atyre bregdetare, të cilët me anën e prenotimit të pushuesve viheshin në
dispozicion të tyre për një periudhë të caktuar. Organizime speciale kishte në këtë
formë për punonjësit e dikastereve të rëndësishme si për ushtarakët, punonjësit e
policisë etj.
Mënyra e tretë e organizimit ishte ajo nëpërmjet marrjes me qira të shtëpive apo
dhomave në vendet e zonat turistike. Megjithëse kjo formë nuk deklarohej
zyrtarisht, ajo mori përmasa të mëdha vitet e fundit. Nuk mund të mos binte në sy
organizimi në zonat turistike i blloqeve të vilave për kalimin e pushimeve të
personave të nomenklaturës së lartë komuniste.
Megjithëse ishte i ndaluar depërtimi në këto blloqe, dukej qartë ndryshimi i madh
i ambientit midis tyre dhe zonave turistike ku kalonin pushimet njerëzit e thjeshtë.
Ndryshimet në politikën turistike pas vitit 1990 dhe masat politiko-turistike që u
ndërmorën në këtë drejtim do të pasqyroheshin pa dyshim edhe në institucionet
turistike që do t’i përgjigjeshin këtyre ndryshimeve.
Kështu, qysh në vitin 1991 u krijua për herë të parë Ministria e Turizmit. Kjo
ndikoi në një organizim të specializuar të sektorit turistik mbi bazën e planeve e
programeve qeveritare, në propagandimin më të gjerë të turizmit në Shqipëri, në
nxitjen e investimeve të ndryshme në këtë fushë etj.
Me krijimin e Ministrisë së Turizmit ra roli i Albturizmit si institucion turistik
shtetëror. Ai mori më tepër rolin e një agjencie turistike me karakter të dyfishtë,
shtetërore dhe private.
Një fenomen mjaft i rëndësishëm këto vitet e fundit në organizimin e
institucioneve turistike është edhe hapja e agjencive turistike. Menjëherë pas
daljes së vendimit të qeverisë në janar të vitit 1993 për dhënien e licencave
turistike u hapën disa agjenci të tilla.
Sot në gjithë vendin vepron një numër i madh (mbi 60) agjencish turistike private,
që kanë degë të tyre anembanë vendit, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin
e aktivitetit turistik në Shqipëri.
Jo më pak i rëndësishëm në nxitjen dhe përkrahjen e turizmit është edhe roli i
shoqatave turistike. Në kushtet e sotme të vendit tonë dhe për perspektivën, lind
nevoja e organizimit të tyre edhe në Shqipëri. Këto shoqata mund ta shtrijnë
aktivitetin në gjithë vendin dhe mund të luajnë rol mjaft të rëndësishëm jo vetëm
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
110
në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me turizmin, por edhe të problemeve
të tjera ekonomike e sociale. Në mjaft qytete të vendit, e sidomos në ato me më
shumë vlera turistike, duhet të ngrihen e funksionojnë edhe zyrat e lëvizjes
turistike të cilat duhet të kryejnë të gjitha ato funksione që përmendëm më lart.
Kjo do të ngrejë mjaft efikasitetin e punës në sektorin turistik të qyteteve.
Gjithashtu këshillat e qyteteve duhet të thonë më me forcë fjalën e tyre në
planifikimin dhe zhvillimin e qyteteve në aspektin turistik.
Në këtë periudhë tranzicioni të kalimit të vendit nga ekonomia e centralizuar në
ekonominë e tregut dhe të transformimit social e kulturor të shoqërisë po vërehen
edhe mjaft dëmtime të vlerave turistike të qyteteve. Më i mprehtë paraqitet ky
problem në qytetet historike, në qendrat arkeologjike e në qytetet e mëdhenj ku po
prishen sipërfaqet e gjelbra.
Në këto kushte është vendimtar roli i këshillave të qyteteve për mënjanimin e
këtyre dëmtimeve dhe ruajtjen e pasurimin e vlerave turistike të qyteteve tona.
Si përfundim mund të themi se është i domosdoshëm kuptimi, trajtimi dhe zbatimi
në kompleksitet i politikës turistike, masave politiko-turistike dhe institucioneve
përkatëse. Vetëm një bashkërendim i tillë mund të sjellë efekte pozitive dhe të
qëndrueshme në zhvillimin aktual e perspektiv të turizmit.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë institucionet turistike në Shqipëri? Jepni shembuj.
Si ndahen ato e ç’kompetenca kanë?
Grumbulloni material rreth aktivitetit dhe veprimtarisë së këtyre
institucioneve në qytetin tuaj të banimit.
LEXIM SHTESË
Detyrat e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit është organi vendimmarrës dhe
ekzekutiv në fushën e turizmit në Shqipëri.
Kjo ministri është përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për drejtimin dhe
planifikimin e turizmit në Shqipëri.
Ka të drejtën për të parashikuar nga ligji, për të lëshuar licencat e ushtrimit të
veprimtarisë turistike akomoduese (hotele, motele, fshatra turistike etj.), si dhe të
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
111
agjencive turistike të udhëtimit, po ashtu ka të drejtë edhe klasifikimin e NJAT me
yje përkatëse.
Mbledh dhe publikon të dhëna statistikore në lidhje me numrin e turistëve,
aktiviteteve të shërbimit turistik etj. në nivel kombëtar.
Merr në shqyrtim të gjitha planet rregulluese ose studimore pjesore urbanistike
rajonale në zonat turistike.
Nxjerr rregullore të ndryshme në lidhje me veprimtaritë e shërbimeve turistike dhe
zbaton legjislacionin turistik.
Akordon fonde për investime të ndryshme në zonat turistike të vendit.
U jep statusin”person i stimuluar”të gjithë atyre që sipas ligjit plotësojnë kushtet
për të kryer një veprimtari të stimuluar. Veprimtari e stimuluar quhet çdo nismë që
ka për qëllim përfitime monetare nga akomodimi turistik dhe aktiviteteve që lidhen
me të, duke respektuar raportin mes mjedisit dhe industrisë së turizmit…
33 Masat politiko-turistike dhe efektet e tyre
Shprehje e politikës turistike janë masat politiko-turistike që ndërmerren dhe
efektet që ato sjellin në zhvillimin e turizmit.
Në themel të këtyre masave qëndron legjislacioni i nevojshëm ligjor mbi bazën e
të cilit organizohet zhvillimi i turizmit.
Çdo hap i hedhur në sferën e turizmit duhet të jetë i mbështetur në ligje dhe
rregulla të caktuara ligjore, respektimi i të cilave duhet të jetë i padiskutueshëm.
Përndryshe nuk do të kishte zhvillim të organizuar të turizmit, por do të kishim
shoqërim të tij me efekte e pasoja të padëshirueshme.
Gjithashtu në këto masa përfshihen të gjitha planet e programet që nxisin
zhvillimin e turizmit, rregullimin infrastrukturor të qytetit, ruajtja dhe mbrojtja e
vlerave vizituese të qytetit, reklamat turistike që zhvillohet për këtë etj.
Në Shqipëri, ashtu si kudo, turizmi është shoqëruar me masa të tilla politiko-
turistike. Deri në 1990 këto masa kishin si qëllim kontrollin e rreptë ndaj turizmit
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
112
dhe trajtimin e tij thjesht si një sektor politik e ideologjik. Megjithatë nuk duhen
mohuar disa masa në mesin dhe fundin e viteve '80 të cilat ndikuan sadopak në
imazhin turistik të vendit.
Kështu, filloi programi i ndërtimit të disa hoteleve turistike në pika të ndryshme të
vendit, organizimit të Albturizmit iu dha rol aktiv në sferën e marketingut; u
hapën disa rrugë detare e tokësore (Korfuzi, Kakavija, Hani i Hotit) për lëvizje të
turistëve nga vendet fqinje etj.
Gjatë përgatitjes së sezonit turistik të vitit 1990 u botua harta e parë turistike dhe
disa broshura publicistike. Gjithashtu liberalizimi në marrëdhëniet politike me
vende të ndryshme të Europës e botës, si vendosja e marrëdhënieve diplomatike
me Republikën federale Gjermane, heqja e gjendjes së luftës me Greqinë etj., të
gjitha ndikuan në tërheqjen e një mase më të madhe turistësh në Shqipëri.
Nga ana tjetër disa vendime të Kuvendit Popullor në pranverën dhe verën e vitit
1990 ndikuan gjithashtu në liberalizimin dhe nxitjen në fushën e turizmit. Këto
vendime ishin kryesisht: e drejta e qytetarëve shqiptarë për të pasur një pasaportë
për udhëtime jashtë shtetit; konsiderimi i kalimit të kufirit jo më si tradhti ndaj
atdheut; marrja e kredive dhe lejimi i investimeve të huaja në Shqipëri; e drejta
edhe e qytetarëve amerikanë për të aplikuar për viza hyrje në Shqipëri etj.
Të gjitha këto bënë që të vihen re qëndrime të reja zyrtare ndaj turizmit të
jashtëm. Pas vitit 1990 vërehen hapa konkretë në marrjen e masave politiko-
turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Këto masa filluan në
trajtimin e turizmit pothuaj në të gjitha programet qeveritare dhe partive politike si
një sektor ekonomik me mjaft perspektivë për vendin.
Synimi i parë ishte ndërgjegjësimi i njerëzve mbi efektet pozitive dhe mundësitë
që ofron turizmi në vendin tonë. Shpejt ky problem u bë objekt i diskutimeve,
planifikimeve e orientimeve në zhvillimin ekonomik të vendit. Më tej u bënë hapa
të rëndësishëm në organizimin dhe përmirësimin e legjislacionit në fushën e
zhvillimit të turizmit.
Në Dispozita Kushtetuese dhe në vendimet e qeverisë u miratuan mjaft ligje e
rregulla që prekin problemin e turizmit.
Vlen për t'u përmendur këtu vendimet e qeverisë:
-“Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, datë 1.03.1993;
“Për dhënien e licencave turistike”;
-“Për miratimin e strategjisë së turizmit në Shqipëri” (Fletorja Zyrtare nr.4, 1993);
-Marrëveshjesh me vende të ndryshme në fushën e turizmit, për aderimin e
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
113
qeverisë shqiptare në Organizatën Botërore të Turizmit etj.
Në miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit rëndësi për
turizmin qytetar pati shpallja si zona të tilla të qendrave muzeale dhe historike të
vendit siç janë: Berati, Kruja, Gjirokastra dhe Lezha.
Gjithashtu përfshirja në këto zona e qendrave turistike siç janë: Durrësi, Vlora,
Saranda, Pogradeci dhe Shëngjini, krijoi mundësinë e zhvillimit të tyre të
gjithanshëm, por njëherësh edhe të koordinimit të turizmit qytetar me turizmin
detar dhe liqenor.
Hapësirë e njëjtë për zhvillimin turistik iu hap edhe qendrave të biznesit e
transportit siç ishin qendra ët tilla në: Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan etj., po
ashtu edhe qendrave të turizmit kurativ siç ishin: llixhat e Peshkopisë, llixhat e
Elbasanit, llixhat në Bilaj (Krujë) dhe në Vromonero (Leskovik).
Këto masa u shoqëruan edhe me një sërë masash të tjera të rregullimit urbanistik e
infrastrukturor të këtyre zonave turistike.
Rëndësi të veçantë në fushën e turizmit pati edhe vendimi nr.312, datë 30.06.1194
i qeverisë shqiptare: “Për çmimin e truallit që shitet dhe për qiranë e truallit që u
jepet në përdorim për ndërtime personave fizikë dhe juridikë" (i botuar në
Fletoren Zyrtare, nr.4, 1194).
Me vendimin në fjalë, krahas çmimit të shitjes dhe qirasë për kategori të
ndryshme banimi, përcaktohen këto çmime edhe për zonat turistike. Pasi
përcaktohen kufijtë e zonave turistike, bëhet edhe klasifikimi i tyre në kategoritë
mëposhtme:
a) Zonë e turizmit e nivelit të lartë;
b) Zonë e turizmit e nivelit të mesëm;
c) Zonë e turizmit masiv, përcaktohen çmimet e shitjes së truallit për secilën
nga këto zona. Kështu, ndërsa për zonën e parë çmimi i shitjes së truallit
është 3200 lekë / m², për zonën e dytë ky çmim shumëzohet me 0,5 dhe për
zonën e tretë shumëzohet me 0,25.
Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm në sferën e legjislacionit turistik
të vendit, pasi pronësia e tokave në zonat turistike është problemi më i mprehtë
dhe që lidhet drejtpërsëdrejti me investimet në këtë sektor.
Megjithatë mjaft vështirësi si: të njohjes së pronarëve të vjetër të tokave, të
çmimit real të tyre, të spekulimit për fitime në këto zona etj. e lënë akoma të hapur
këtë problem dhe bëhen pengesë për tërheqjen e investitorëve të ndryshëm,
vendas apo të huaj.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
114
Gjithashtu edhe për ligjet e masat e tjera të ndërmarra në fushën e turizmit ka
rëndësi jo thjesht përpilimi i tyre, por sidomos njohja dhe zbatimi në praktikë për
të qenë sa më efikase në këtë drejtim.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë masat që janë marrë në fushën e turizmit?
Me ç’efekte është shoqëruar zbatimi i këtyre masave?Ilustrojeni me
shembuj.
Përgatitni një material rreth problemeve që ka turizmi në ditët e sotme.
44 Perspektiva e politikës turistike për Shqipërinë
Shqipëria ka shumë potenciale natyrore dhe historike, por problemet e shumta dhe
të vazhdueshme zvogëlojnë mundësitë për vlerësimin turistik të këtyre
potencialeve dhe shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion konkurrues në
tregun turistik.
Në zhvillimin e turizmit ndikojnë një sërë faktorësh, siç janë: rendi, rrejti rrugor,
angazhimit të sektorit privat dhe bashkëpunimi i tij me strukturat shtetërore, hapja
ndaj investimeve të huaja në fushën e turizmit etj.
Në radhë të parë vjen rendi dhe me rend duke kuptuar jo vetëm qetësinë, por edhe
luftën kundër korrupsionit në tërësi.
Edhe zhvillimi i rrjetit rrugor është shumë i rëndësishëm dhe konstatohet se ai po
kthehet me shpejtësi në një sistem të fuqishëm arterial ku lëvizin lirshëm njerëzit
dhe mallrat nga Veriu në Jug, nga Shqipëria në Kosovë dhe Maqedoni ndaj
perspektiva e turizmit shqiptar është e mirë.
Subjekt i diskutimeve dhe analizave të seminareve apo tryezave të rrumbullakëta,
që organizohen shpesh për turizmin në vendin tonë, duhet të jenë:
Problemet shqetësuese lidhur me zhvillimin e turizmit;
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
115
Krijimi i raporteve korrekte midis investitorëve dhe strukturave qeveritare
për turizmin;
Planifikimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit;
Menaxhimi i turizmit në harmoni me natyrën shqiptare;
Menaxhimi i punës në lidhje me ekoturizmin dhe agroturizmin.
Të gjitha këto synojnë një bashkërendim, por edhe progres të bizneseve private
me iniciativat qeveritare, duke u hapur rrugë programeve qeveritare në të ardhmen
për turizmin, ndërkohë edhe një këndvështrim më objektiv dhe specifik të këtij
sektori jetik për ekonominë e vendit.
Sektori i turizmit është aktualisht më i preferuari për investitorët e huaj dhe të
vendit. Në qendër të vëmendjes mbetet Riviera Shqiptare, e cila, krahas bukurive
natyrore për turizëm, ofron edhe klimën mrekullueshme, që përbën një faktor
mjaft tërheqës për shumë vizitorë.
Gjithashtu, për sa u përket politikave të zhvillimit të turizmit, mund të thuhet se
janë ndryshuar shpesh. Pra, nuk kanë qenë të karakterizuara nga një analizë dhe
qëndrueshmëri, kjo gjithashtu edhe për sa i përket drejtimit të vëmendjes që i
është dhënë nga qeveria shqiptare.
Rritja e numrit të pushuesve në vitin 2006 deri ne 27.5% më shumë se viti 2005,
përkatësisht në rreth 550.000
veta, është një tregues i punës
intensive që bëri veçanërisht
Ministria e Turizmit në drejtim
të zhvillimit të industrisë
turistike në territorin shqiptar.
Ministria e Turizmit ka synuar
rolin e katalizatorët të fuqishëm
për fuqizimin e rrjetit të
agjencive dhe operatorëve
privatë, por pa marrë pjesë drejtpërdrejt në këtë reaksion.
Hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte konferenca e Parë e Biznesit të Turizmit,
ku u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit dhe u botua Kodi global i etikës.
Në drejtim të politikës qeveritare “Shqipëria një EURO”, përkatësisht në drejtim
të hapjes ndaj investimeve të huaja në fushën e turizmit janë hartuar kriteret për
zbatimin e kësaj politike dhe janë caktuar objektet e mundshëm për ndërhyrjen e
investitorëve të huaj.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
116
Në këtë drejtim Ministria e Turizmit dhe institucionet në vartësi të saj kanë marrë
pjesë aktive në supervizimin e Projektit të Bankës Botërore për menaxhimin e
Integruar të bregdetit të Jugut dhe kanë hartuar projektet përkatëse për thithjen e
fondeve, si dhe për integrimin e monumenteve në këtë projekt të madh.
Qëllimi kryesor për zhvillimin e ardhshëm të turizmit shqiptar është zbatimi në
Shqipëri i një turizmi modern e bashkëkohor, si dhe bashkërendimi i zhvillimit të
turizmit me vendet e tjera të Mesdheut dhe rajonit.
Për këtë është e domosdoshme hartimi i koncepteve të qarta për organizimin e
turizmit, si dhe përfitimi nga eksperienca e vendeve me turizëm të zhvilluar.
Ndonëse e vonuar, Shqipëria ka sot mundësinë që të shfrytëzojë shembujt pozitivë
të vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar, siç dhe mund të shmangë shembujt
negativ që janë vërejtur në këtë drejtim.
Synimi i Shqipërisë në zhvillimin e saj turistik duhet të orientohet në kombinimin
dhe gërshetimin e potencialeve natyrore, historike dhe kulturore të vendit me
kërkesat e tregut turistik ndërkombëtar, e sidomos me tendencat e ardhshme të tij.
Shqipëria ka avantazhe që të përfitojë nga eksperienca botërore në fushën e
turizmit dhe të zgjidhë mbi këtë bazë modelin turistik më të përshtatshëm për të,
në mënyrë që ta zhvillojë si duhet turizmin e saj.
Duke u bazuar në pozitën gjeografike dhe gjeopolitike si vend mesdhetar,
Shqipëria në zhvillimin e saj turistik duhet të bazohet para së gjithash në modelet
turistike të vendeve mesdhetare me turizëm të zhvilluar, siç janë Italia, Greqia,
Kroacia, Turqia etj.
Në Shqipëri nuk duhet të synohet drejt zhvillimit të turizmit masiv, por në të
kundërt në zhvillimin e një turizmi cilësor, i cili merr për bazë kushtet mjedisore
të zonave të caktuara gjeografike.
Në këtë mënyrë Shqipëria ka avantazhin që të bëhet një shembull i mirë për
zhvillimin e ekoturizmit, i cili është turizmi më i kërkuar dhe më i suksesshmi për
kohën e sotme.
Këta objektiva kanë synuar dhe synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së
turizmit nëpërmjet:
Krijimit të kuadrit të duhur ligjor dhe standardeve sipas modeleve të
Bashkimit Europian,
Formulimit të politikave të planifikimit shkencor,
Përmirësimit dhe krijimit të mekanizmave për implementimin e këtyre
politikave dhe standardeve,
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
117
Organizimit të institucioneve në vartësi të ministrisë në përshtatje me
zhvillimin e turizmit,
Hartimit dhe tërheqjes së projekteve të financuara nga donatorë të huaj,
Propagandës intensive.
Politika turistike e Shqipërisë në të ardhmen synon:
Të zbatojë projektet për strategjinë e turizmit kulturor dhe mjedisor.
Të hartojë strategjinë për zhvillimin e turizmit rural në bashkëpunim me
Organizatën Botërorë të Turizmit.
Të rrisë cilësinë e shërbimeve turistike.
Promovimin e Shqipërisë nëpërmjet pjesëmarrjes në panairet
ndërkombëtare.
Shtrirjen e sezonit turistik nga stinor në vjetor dhe në tërë territorin e
Shqipërisë.
Si përfundim duhet theksuar se cilido qoftë tipi i turizmit që do të aplikohet në
Shqipëri është e rëndësishme zbatimi i politikave dhe strategjive afatgjata ku të
jetë planifikuar zhvillimi i turizmit në faza të ndryshme dhe në zona të ndryshme,
por ku në qendër të politikave e investimeve të jetë zona bregdetare, së cilës pa
dyshim i përket prioriteti në kuptimin e nivelit të investimeve.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë drejtimet e politikës turistike për zhvillimin në perspektiv të
turizmit?
Përcaktoni qëllimin kryesor të zhvillimit të ardhshëm të turizmit?
Cili model turistik është më i përshtatshëm për Shqipërinë? Argumentojeni
me shembuj.
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
118
TTEESSTT ((KKRREEUU IIVV -- KKRREEUU VV))
GRUPI A
1. Numri i hoteleve në Shqipëri në vitin 1929 ishte: ___________________
(1 pikë)
2. Cilat ishin dy qytetet veriore që pritën turistët e huaj në vitet ’80?
a) __________________
b) __________________
(2pikë)
3. Renditni kushtet e reja që u krijuan për zhvillimin e turizmin pas viteve ’90
(shek. XX).
a) __________________
b) __________________
c) __________________
ç) __________________
d) __________________
dh) __________________
e) __________________
(11 pikë)
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
119
4. Cili faktor ka përcaktuar drejtimin e ardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri
deri në vitet ’90 (shek. XX)?
_______________________________________________________________
(1 pikë)
5. Argumentoni rëndësinë e motivit kurativ të lëvizjes turistike.
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
(5 pikë)
6. Politika turistike ka elementet e saj përbërëse:
1.___________________________
a)__________________________________b)_____________________________
2.___________________________
a)__________________________________b)_____________________________
3.____________________________
a)__________________________________b)_____________________________
(9 pikë)
7. Ç`kuptoni me masa politike-turistike?
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
(5 pikë)
8. Cilat ishin qytetet me të cilat lidhej Tirana e vitit 1939 nëpërmjet linjës ajrore.
1)______________ 2) ________________ 3)_________________ 4)_____________
5)______________ 6) ________________ 7)_________________ 8)_____________
(8 pikë)
KKRREEUU VV:: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri
120
GRUPI B
1. Rrethoni alternativën e saktë.
Klubi turistik automobilistik mbretëror (KTAN) u krijua në vitin:
a) 1929
b) 1930
c) 1933
ç) 1935
(1 pikë)
2. Si cilësohej turizmi në vitet 1945-‘90?
Sektor ______________________________________________________
(2 pikë)
3. Përcaktoni periudhat e varësisë së turizmit nga politika, duke i argumentuar.
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________
(12 pikë)
5. Renditni motivet e lëvizjes turistike.
a) __________________
b) __________________
c) __________________
ç) __________________
d) __________________
(7 pikë)
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
121
6. Plotësoni
Politika turistike ka të bëjë me ______________________________________
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
(5 pikë)
7. Cili është qëndrimi i sotëm i politikës ndaj turizmit? Argumentojeni me
shembuj konkretë.
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
(5 pikë)
8. Ndërtoni skemën e bashkëpunimit institucional.
(7 pikë)
122
KKRREEUU VVII
PPAASSOOJJAATT DDHHEE EEFFEEKKTTEETT EE TTUURRIIZZMMIITT NNËË SSHHQQIIPPËËRRII
Objektivat:
Vlerësimi i ndikimeve pozitive dhe negative të turizmit për Shqipërinë.
Përcaktojë i raporteve mes efekteve ekologjike dhe zhvillimit të turizmit në
Shqipëri.
Analizë konkrete e ndikimeve të turizmit në një zonë të caktuar gjeografike
të Shqipërisë.
Duke u mbështetur në rëndësinë që ka turizmi, kërkohet të studiohet lidhja dhe bashkëveprimi i të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit, duke vendosur theksin në analizën e transformimeve mjedisore, ekonomike e sociale, gjeografike e ekologjike, që pësojnë hapësirat gjeografike si rezultat i zhvillimit të turizmit në to.
Një studim i tillë gjeografik i turizmit me të gjitha ndikimet dhe pasojat pozitive e negative që mund ta shoqërojnë zhvillimin turistik të hapësirave të ndryshme gjeografike, përbën domosdoshmëri, në qoftë se pretendohet për një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
123
11 Efektet gjeografike dhe ekologjike të turizmit në
Shqipëri
Sot shumë komunitete priren drejt turizmit duke shpresuar në rritjen e të
ardhurave, të punësimit dhe zhvillimit. Por turizmi ka dhe efektet e tij negative si:
ndotja, mbipopullimi që çon në një trafik të ngarkuar, zhurma, krime etj. Këta
faktorë ulin cilësinë e jetës së rezidentëve dhe kënaqësinë e turistëve, gjë që sjell
një zvogëlim të turistëve të ardhur duke dëmtuar ekonominë lokale
Zhvillimi i turizmit në mënyrë masive sjell pasoja të rënda në mjedisin natyror.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga studimet e kryera prej disa specialistëve.
Sipas tyre, shfrytëzimi intensiv i tokës, ndotjet e ajrit dhe ujit, marrja e rërës nga
bregu i detit për qëllime ndërtimi, peshkimi dhe gjuetia e pakontrolluar, turizmi
fragmentar me ndërtime aty-këtu shpesh pa leje, janë faktorë që rrezikojnë
ekosistemet tona bregdetare. Sipas tyre, pasojat e dukshme të zhvillimit pa kriter
të turizmit janë mbingarkesat ndërtimore në natyrë si dhe prishja e peizazhit.
Efektet dhe pasojat gjeografike-natyrore që shoqërojnë turizmin janë të shumta
dhe në to luajnë pjesë të gjitha ndryshimet që ndodhin në natyrë, në peizazh, në
mjedis me zhvillimin e turizmit.
Zhvillimi i turizmit në vendet e tjera ka treguar se pavarësisht nga masat që janë
marrë dhe kujdesi që është treguar efektet dhe pasojat negative kanë qenë të
pranishme dhe kanë shoqëruar këtë zhvillim.
Edhe në Shqipëri në zonat turistike vihen re dëmtime të shumta ekologjike si
rezultat i ndotjes së ujërave dhe tokës, tymrave, zhurmave, prerjes së pyjeve,
zjarreve etj.
Por fenomeni më negativ që shoqëron zonat turistike është ai i dëmtimit të
peizazhit gjeografik me ndërtime të shumta pa leje dhe pa plan rregullues. Ky
fenomen ka marrë përpjesëtime të mëdha në zonat bregdetare ku një numër i
madh ndërtesash prej betoni kanë dëmtuar peizazhin e tyre natyror dhe ekologjik.
KKRREEUU VVII:: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri
124
Bregdeti shqiptar ka qenë para disa vitesh me breza të tërë me pemë të ndryshme
mesdhetare. Ndërsa tani zor se mund të arrish të shohësh disa prej tyre pasi
tashmë ato janë zëvendësuar me pallate shumëkatëshe. Kjo jo vetëm ka prishur
peizazhin natyror, por rrezikon shkatërrimin e ekosistemit bregdetar.
Zhvillimet e viteve të fundit në fushën e turizmit kanë treguar se duhet një
koordinim sa më i mirë midis rezervave natyrore dhe turizmit në mënyrë që ky i
fundit të jetë sa më jetëgjatë.
Në kushtet e Shqipërisë zhvillimi i turizmit duke shfrytëzuar pasuritë e tij natyrore
është një nga alternativat që krijon mundësinë e menaxhimit të zonave të
mbrojtura dhe monumenteve natyrore në zonat përkatëse.
Ekoturizmi shfaqet si një alternativë domethënëse për të ardhmen në mjaft zona të
vendit tonë, duke u shprehur shpesh edhe si alternativa e vetme fitimprurëse për
një zhvillim vërtet të qëndrueshëm.
Theth
Dhërmi
Llogora
Zona të tilla përfshijnë jo vetëm Jugun, por edhe Veriun e vendit dhe janë zona
me potenciale të mëdha, zona të mirëfillta turistike ose edhe zona jo vetëm për
qëllime turistike. Të tilla mund të jenë p.sh. bregdeti i Jonit dhe veçanërisht gjiri i
Laguna e Nartës
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
125
Vlorës apo dhe laguna e Nartës, por edhe zona e Valbonës apo Komani etj.
Jo vetëm karakteristikat natyrore, por dhe ato kulturore apo burimet njerëzore të
këtyre zonave mundësojnë zhvillimin e ekoturizmit si një nga modelet që i
ndërthur më së miri këto burime.
Për Shqipërinë është i rëndësishëm identifikimi i modeleve të turizmit të
qëndrueshëm për zonat e veçanta, duke u bazuar në studimin e karakteristikave të
zonës. Për këtë duhet një analizë krahasuese e të dhënave ekzistuese dhe atyre të
grumbulluara për këtë qëllim, që të pasqyrojë burimet natyrore, biodiversitetin si
dhe burimet njerëzore apo komunitetin mbështetës ndaj ekoturizmit si një
alternativë e propozuar për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi i burimeve turistike duhet të jenë në
përputhje me nivelin ekonomik, shoqëror, kulturor, shëndetësor, të sigurisë, si dhe
me objektivat kombëtare, rajonale dhe vendore të mjedisit.
Ruajtja e kapaciteteve është një element kryesor në mbrojtjen e mjedisit dhe në
zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kapaciteti përcakton përdorimin në
maksimum të çdo vendi pa shkaktuar ndikime negative në burime, komunitet,
ekonomi, kulturë apo zvogëlimin e kënaqësisë së vizitorëve.
Ruajtja e kapaciteteve turistike do të thotë vendosja e një kufizimi në rritjen e
turizmit përtej të cilit mund të dëmtohen burimet e rralla, të cilat ofrojnë një
mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Zhvillimi i turizmit në vendin tonë duhet të përfshijë në radhë të parë konceptet e
qëndrueshmërisë, sepse rritja e tij varet nga burimet natyrore, prandaj ky zhvillim
duhet të bëhet në përputhje me mjedisin.
Ekoturizmi, turizmi i gjelbër, pavarësisht nga emërtimi është një formë e
qëndrueshme e turizmit bazuar te natyra, i cili përqendrohet në radhë të parë te të
mësuarit për natyrën.
Element edukativ i ekoturizmit është elementi thelbësor që e dallon nga format e
tjera të turizmit natyror. Edukimi dhe interpretimi mjedisor janë shumë të
rëndësishëm për këtë lloj turizmi.
Vija jonë bregdetare është shumë e përshtatshme për këtë lloj turizmi, por
paraprakisht duhet të zgjidhen probleme të tilla si: ndotja e bregdetit nga
veprimtaria industriale, administrimi dhe përpunimi i mbetjeve të lëngëta, ujërat e
zeza dhe mbetjet e ngurta, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, vendosja e
papërshtatshme e strukturave dhe vendbanimeve, zhvillimi spontan i turizmit,
dëmtimet në botën bimore e shtazore etj.
KKRREEUU VVII:: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri
126
Pra, shkatërrimi i bregdetit dhe ndotja e detit janë dy prej çështjeve kryesore të
zhvillimit të paqëndrueshëm të ekorajonit.
Turizmi – natyra – mjedisi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Thelbi i këtij
raporti qëndron në faktin se si dhe në çfarë mase pasuritë ekologjike natyrore të
një zone të caktuar gjeografike vihen në shërbim të turizmit dhe se si turizmi i
përdor ato në mënyrë racionale në shërbim të tij, prandaj njohja dhe studimi i
efekteve të raportit në fjalë përbën një nga problemet më të rëndësishme në
zbatimin e një projekti turistik.
Zhvillimi në të ardhmen i turizmit kërkon studime të mirëfillta ku të jenë
parashikuar të gjitha pasojat e efektet negative e të merren të gjitha masat për të
parandaluar e minimizuar ato. Vetëm në këtë mënyrë do të krijojmë kushte për
zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, elitar dhe të mbështetur në pasuritë
natyrore, të cilat në Shqipëri janë të mëdha.
Pyetje dhe detyra:
Me ç’efekte gjeografike dhe ekologjike është shoqëruar zhvillimi i turizmit
në Shqipëri ?
Cilat janë masat që duhet të merren për të parandaluar shfaqjen e efekteve
negative?
Përgatitni një material me shkrim mbi efektet negative që vihen re nga
zhvillimi i turizmit në zonën tuaj të banimit.
LLEEXXIIMM SSHHTTEESSËË
Erozioni
Relievi i Shqipërisë është jouniform. Prania e formacioneve sedimentare kushtëzon
ndjeshëm fenomenet e shpëlarjes masive,të shkarjeve e shembjeve të përqendruara, si dhe
të gërryerjes me tregues në nivele kritike.
Shtrirja hapësinore e fenomeneve te përmendura me sipër ka bërë që 20% e tokës në
Shqipëri të jetë e predispozuar për t’u gërryer fuqimisht në masën që arrin më shumë se
50 tonë/ha/vit; 70% e territorit është në nivelin e gërryerjes mesatare me rreth 30
tonë/ha/vit dhe vetëm 10% është pak e ndikuar nga kjo dukuri, ku erodimi është më pak se
15 tonë/ha/vit.
Rreth 100 mijë hektarë tokë të çelura për tokë buke ndodhen në procesin e
shkretëtirëzimit si rezultat i mungesës së bimësisë dhe të zotëruesve.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
127
Format ekstreme të erozionit përbëjnë një rrezik real dhe me pasoja të
paparashikueshme. Ky rrezik ndihet sidomos në dy terrene: në qendrat e banuara të
braktisura, ku mungon aktualisht përkujdesi për tokën, dhe atje ku ka vendosje të pa
kontrolluar të popullsisë, kryesisht në zonat suburbane.
Rreziku i shkarjeve dhe i shembjeve të tokës është i pranishëm në rreth 150 mijë ha,
ndërsa toka të gërryera anës brigjeve të lumenjve janë rreth 100 mijë ha.
Mund të evidentohet se shkarjet masive e të lokalizuara janë të pranishme dhe mund të
paraqesin rrezik real ne tokat përreth qyteteve Burrel, Çorovodë, Poliçan, Rrëshen,
Lezhë, Pogradec, Vlorë etj, që shtrihen kryesisht në zonat kodrinore.
Vëzhgimet e bëra vitet e fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë tregojnë se zonat e
ndjeshme ndaj erozionit nga këndvështrimi mjedisor janë në funksion të reshjeve. Sipas
këtij treguesi Shqipëria ndahet në tri zona:
I. Zona A. (Shkodër, Tropojë, Sarandë, Gjirokastër) - 52 tonë/ha/vit;
II. Zona B. (Berat, Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan, Krujë) - 37 tonë/ha/vit.
III. Zona C. (Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Librazhd, Dibër) -15 tonë/ha/vit
Në sipërfaqe të veçanta të rretheve Fier, Mallakastër, Skrapar etj., vlerat e gërryerjes
janë disa herë më të larta se zona përkatëse ku përfshihen këto rrethe.
Rezultatet e ekuacionit universal të humbjes së tokës (Studimi 1993-1997) tregojnë se
dukuria e erozionit është e lidhur pazgjidhshmërisht me faktorin gjeologjik, relievin,
bimësinë dhe menaxhimin e praktikave bujqësore, faktorë që në shumë raste ndikojnë
ndjeshëm duke shkaktuar gërryerjen e tokës në vlera të larta deri në kufijtë ekstrem, mbi
150 tonë/ha/vit.
22 Efektet e turizmit në Shqipëri
Për të vlerësuar rëndësinë e sektorit turistik dhe për të përcaktuar efektet
ekonomike, demografike dhe sociale të turizmit është e domosdoshme të
analizohen të ardhurat financiare që sjell ky sektor në ekonominë shqiptare, në
lëvizjen e popullsisë nga një zonë në një zonë tjetër, si dhe zënien me punë të një
pjese të popullsisë në këtë sektor.
KKRREEUU VVII:: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri
128
Efektet ekonomike të turizmit
Turizmi konsiderohet kudo si një veprimtari me zhvillim intensiv, pasi në
përgjithësi për të ka një treg me kërkesa të larta në rritje, dhe përbën një
veprimtari me rentabilitet të lartë ekonomik. Investimet në turizëm vitet e fundit
janë shtuar shumë si rezultat i faktit që në këtë veprimtari kapitali i investuar ka
një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Investimet janë të lidhura ngushtë me parimet themelore mbi të cilat bazohet
zhvillimi i tregut të turizmit. Turizmi mbart disa arsye për nxitje të investimeve, të
cilat janë të lidhura me objektivat kryesore në sektorin turistik.
Ndikimi i turizmit në aktivitetet dhe të ardhurat turistike ndihet më shumë zona,
industri, segmente popullsie, mundësi pune, prandaj ai është një faktor kryesor për
ekonominë.
Zhvillimi i turizmit bën të mundur shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe të
pasurive kulturore e artistike të papërdorura të vendit. Kërkesa e turistëve
përcakton një vlerë të shtuar që krijon mundësinë për shfrytëzimin ekonomik të
këtyre të mirave të cilat çojnë në rritjen e të ardhurave të përgjithshme kombëtare,
në zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë etj.
Vetëm në sezonin turistik të vitit 2000, sipas statistikave ka rezultuar se numri
total i turistëve ndërkombëtarë dhe atyre të brendshëm ka arritur rreth 900 mijë
persona. Ndërkohë të dhënat zyrtare sugjerojnë se të ardhurat nga turizmi arrijnë
në disa dhjetëra mijëra dollarë. Sigurisht që kalimi i të ardhurave nga një krahinë
në tjetrën brenda një vendi ndryshon shumë nga kalimi i të ardhurave nga një
vend në tjetrin.
Gjatë vitit 2003 turizmi ka siguruar rreth 522 milionë dollarë të ardhura në
shërbim ose 17% më shumë se eksporti i mallrave (merret parasysh vetëm turizmi
i jashtëm dhe jo të ardhurat e siguruara nga turistët vendas). Statistikat e viteve të
fundit flasin për një rritje të treguesve të turizmit në vendin tonë dhe efektet e tij
në ekonomi.
Efektet demografike të turizmit
Lëvizja e popullsisë nga një zonë në tjetrën vitet e fundit ka qenë e përmasave të
mëdha e shpesh kaotike. Një pjesë e plazheve janë mbipopulluar nga qytetarë
lëvizës një pjesë e të cilëve kanë blerë një banesë të dytë, por një pjesë tjetër janë
të ardhur nga zona të thella të cilët kanë ndërtuar banesën e tyre të re, sigurisht pa
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
129
plan e leje ndërtimi. Në të shumtën e rasteve ata nuk janë pronarë të tokës e
sigurisht ky problem mund të sjellë probleme të tjera sociale e demografike.
Ndërsa ka ndodhur fenomeni i mbipopullimit të zonave të veçanta, i kundërt me të
është fenomeni i braktisjes së fshatrave, një pjesë e të cilave mund të shërbejnë si
zona të turizmit agrikulturor, vizitues, kurativ etj.
Në vendet në zhvillim agrikultura ka një rëndësi të madhe sociale dhe ekonomike.
Zonat e tyre të thella malore kanë qenë burim emigrimi në drejtim të qyteteve të
zhvilluara dhe Europës. Sidoqoftë ato nuk janë shpopulluar, siç po ndodh në
Shqipëri. Kjo është shoqëruar me rritjen e kapaciteteve të disa qyteteve si Tirana,
e Durrësi dhe krijimin e fshatrave të zbrazëta nga ana tjetër.
Sigurisht këto janë fenomene të përkohshme të cilat me ndërhyrjen e shtetit për të
zbutur problemet sociale që e shoqërojnë këtë lëvizje do të kapërcehen dhe do t’i
takojnë të kaluarës.
Efektet sociale të turizmit
Efektet ekonomike dhe demografike të turizmit janë të lidhura ngushtë me efektet
sociale të tij. Një nga ndikimet kryesore të drejtpërdrejta të zhvillimit turistik është
krijimi i vendeve të punës duke zbutur në këtë mënyrë problemin e papunësisë në
nivel lokal dhe rajonal dhe rritjen e nivelit të jetesës. Vetëm se në zonat turistike
në përgjithësi punësimi ka karakter sezonal.
Po t’i referohemi zonës turistike bregdetare ku janë ngritur një numër i madh
hotelesh, shtëpi banimi, restorante etj., vëmë re se ato janë në kapacitet të plotë
pune e shërbimi kryesisht gjatë stinës së verës. Por ka edhe zona të veçanta siç
janë p.sh.: Durrësi, Vlora, Saranda etj., të cilat frekuentohen gjatë gjithë vitit, por
jo me të njëjtën efikasitet.
Të bën përshtypje se një pjesë e shërbimeve kryhen nga pjesëtarët e një familje
apo ortakërie dhe se ata e vazhdojnë punën pa ndërprerje gjatë gjithë vitit. Të
ardhurat që sigurojnë nga puna e tyre janë të mëdha dhe janë përdorur për
zmadhimin, modernizimin e pronës së tyre si dhe në blerjen e një prone të re.
Këto familje ose grupe ortakësh që jetojnë me punën e tyre dallohen për një
standard jetese që vihet re në të gjitha drejtimet: të arsimimit të fëmijëve në
shkolla private apo jashtë vendit, në pushimet me kosto të lartë (sigurisht jo në
sezonin e fluksit turistik) në numrin e makinave për pjesëtarë familje etj.
Gjithashtu ka edhe zona të cilat, duke u mbështetur vetëm në turizmin sezonal,
kanë probleme të mëdha me papunësinë. E tillë është p.sh. Himara, një vend i mjaft i
KKRREEUU VVII:: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri
130
bukur turistik, i cili frekuentohet masivisht gjatë gjithë stinës së verës, por në
pjesën tjetër të vitit, veçanërisht në dimër, qyteti është pothuajse i shkretë dhe si
pa jetë. Banorët e përhershëm janë
të pakët në krahasim me popullsinë
e dikurshme të këtij qyteti dhe të
krejt zonave përreth (është fjala për
numrin popullsisë para viteve `90).
Fotot: Himara në verë dhe në dimër.
Edhe të rinjtë vendas preferojnë të
punojnë në emigracion, sepse të
ardhurat që sigurojnë janë të mira
dhe, nga ana tjetër, kanë synim për t’i
investuar në strukturat turistike
hoteliere, që kanë ngritur në qytetin e
lindjes. Pra, ende të ardhurat nga
turizmi nuk janë të tilla që të
mundësojnë qëndrimin dhe punësimin në vendlindje.
Pavarësisht nga problemet që e shoqërojnë zhvillimin e turizmit, arritjet dhe
rezultatet që ka ai në vendin tonë, nuk mungojnë. Kështu, në vite, po t’u
referohemi të dhënave statistikore, del se në vitin 2004 punësimi në sektorin
turistik ka pësuar një rritje prej rreth 5.2%.
Edhe kërkesa për produkte turistike, suvenire nga Shqipëria, është rritur ndjeshëm
gjatë viteve të fundit, me rreth 8.9%.
Punësimi në ekonominë shqiptare për shkak të zhvillimit të turizmit është
vlerësuar afro në 164577 vende pune në vitin 2005, ose 11.4% të punësimit të
përgjithshëm ose ndër 8.8 vende pune, një i punësuar në industrinë turistike.
Për të ardhmen këto shifra janë mjaft premtuese. Për 5-10 vitet e ardhshme kur ky
sektor të jetë formuar dhe zgjeruar akoma më shumë, mendohet që numri i të
huajve që do të hyjnë në Shqipëri do të jetë rreth 1.2 milionë turistë në vit, të
ardhurat që do të sigurohen nga sektori i turizmit do të arrijë rreth 420 milionë
dollarë në vit dhe do të hapen rreth 100.000 vende pune.
Në vitin 2015 parashikohen 195267 vende pune pra, 11.8% të punësimit të
përgjithshëm ose ndër 8.4 vende pune, një i punësuar në turizëm.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
131
Duke u nisur nga efektet ekonomike, sociale dhe demografike të turizmit në
shoqërinë shqiptare si dhe në parashikimet e të ardhmes së tij është e
domosdoshme:
Të kontrollohen flukset dhe veprimtaritë e turizmit përmes strategjive
përkatëse afatgjata.
Shpërndarja e flukseve turistike dhe krijimi i një raporti të përdorimit të
zonave bregdetare dhe atyre malore.
Të riorientohen politikat turistike duke i integruar ato me politikat urbane
dhe ato rurale.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë efektet sociale dhe demografike që shoqërojnë zhvillimin e
turizmit në Shqipëri?
Si i vlerësoni këto efekte: pozitive apo negative dhe pse? Ilustrojeni me
shembuj.
Çfarë mund të thoni në lidhje me fenomenet e reja që janë shfaqur me
zhvillimin e turizmit në zonën ku banoni.
132
KKRREEUU VVIIII
PPRROOBBLLEEMMEETT EE SSOOTTMMEE DDHHEE EE AARRDDHHMMJJAA EE TTUURRIIZZMMIITT NNËË
SSHHQQIIPPËËRRII
Objektivat:
Analizë e avantazheve dhe disavantazheve të zhvillimit të turizmit në
Shqipëri.
Paraqitja në hartë e zonave me përparësi në të cilat mund të zhvillohet
turizmi në Shqipëri.
Përcaktimi i problemeve rreth të sotmes dhe të ardhmes së turizmit shqiptar.
Studimi i turizmit për Shqipërinë që sapo është futur në rrugën e zhvillimit të turizmit, përbën një domosdoshmëri të padiskutueshme. Për një proces të sapofilluar (pa mohuar të kaluarën) ka probleme të shumta në rrugën e zhvillimit.
Infrastruktura, me problemet që ka, është një vështirësi më shumë, por jo e pakapërcyeshme.
Ndonëse e vonuar Shqipëria ka avantazhin të përfitojë nga përvojat pozitive dhe negative të shumë vendeve me turizëm të zhvilluar, me qëllim që të zhvillojë një turizëm cilësor dhe të shmangë efektet negative.
Avantazhet që zotëron vendi ynë janë më të shumta se disavantazhet, prandaj zhvillimi është i sigurt.
Strategjia e turizmit, që është objekt i studimit në këtë kapitull përcakton zonat me përparësi dhe drejtimet e zhvillimit të turizmit në të ardhmen.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
133
11 Avantazhet dhe disavantazhet e zhvillimit të turizmit
në Shqipëri
Shqipëria paraqet mundësi për të qenë një destinacion parësor i zhvillimit të disa
llojeve të turizmit, kjo falë një mjedisi relativisht të pandotur, një natyre
spektakolare që ndërthur harmonishëm peizazhin malor, pyjet e pafundme me
liqenet e panumërta dhe bregdetin e këndshëm dhe joshës.
Duke pasur parasysh kushtet dhe faktorët që ndikojnë në fushën e turizmit, mund
të thuhet se turizmi në Shqipëri gjendet përpara shumë avantazheve dhe
disavantazheve në rrugën e zhvillimit të tij të mëtejshëm. Ndër faktorët natyrorë
më të rëndësishëm që stimulojnë zhvillimin e turizmit në vendin tonë janë:
Pozicioni i favorshëm gjeografik pranë tregut turistik më me emër, atij mesdhetar,
gjë që krijon mundësinë e përfshirjes në flukset turistike ndërkombëtare.
Kushtet të favorshme klimatike me afro 200 ditë me diell dhe me temperaturë mbi
20 gradë;
Vijën e gjatë bregdetare prej 472 km, ku alternohen plazhet e gjëra ranore me
masivet shkëmbore, të cilat janë të shumta e të larmishme.
Peizazhet e bukura natyrore, relievi i thyer kodrinor dhe malor me
shumëllojshmëri të florës, të faunës dhe të mikroklimave, gjë që krijon mundësi të
mëdha për zhvillimin e të gjitha llojeve
të turizmit në përshtatje me kërkesat që
ka sot tregu turistik. Natyra dhe
ekologjia shqiptare krijon mundësi për
zhvillimin e turizmit bregdetar, turizmit
të gjelbër, të bardhë, si dhe me mjaft
veprimtari tërheqëse dhe zbavitëse për
turistët e sotëm, veçanërisht të atyre me
nivel të lartë dhe të mesëm.
Në kanionet e lumit Osum, Çorovodë
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
134
Oferta parësore turistike plotësohet edhe nga prania e një sërë faktorësh
origjinalëantropogjenë, që i referohen trashëgimisë së pasur kulturore të një
populli të lashtë. Ndër ta më të rëndësishmit janë:
Kurioziteti për të njohur një vend të izoluar për shumë kohë, historia e të cilit
është po aq e lashtë sa dhe historia e Europës;
Trashëgimia historike, e cila është e shprehur në praninë e dëshmive të
qytetërimeve të të gjitha kohëve, me pasuritë arkeologjike dhe numrin e madh
të qyteteve antike;
Pasuria shpirtërore, e pasqyruar më së gjeri në një folklor origjinal, mjaft të
pasur dhe të larmishëm të popullit shqiptar;
Traditat e jetesës të një populli mikpritës, i cili e ka trashëguar në shekuj këtë
virtyt të tij dallues.;
Popullsia me moshë të re, e cila është ndër më të rejat në Europë;
Fuqia e madhe punëtore.
Niveli i lartë i arsimimit për pjesën më të madhe të shqiptarëve;
Pasioni për gjuhët e huaja dhe zotërimi i tyre.
Vendosja e ekonomisë së tregut në Shqipëri, i shoqëruar nga një rikonceptim i ri i
strategjisë së zhvillimit të ardhshëm ekonomik, ka bërë që sot në vendin tonë
sektori i tretë, në përgjithësi, dhe ai i turizmit, në veçanti, të konsiderohen ndër
përparësitë në drejtim të ofertës turistike.
Kjo përparësi për sektorin e turizmit buron jo vetëm nga ekzistenca e faktorëve që
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
135
u përmendën më lart, por edhe nga fakti se lëvizja turistike tanimë është një prirje
e përgjithshme në mbarë botën.
Industria turistike me të drejtë konsiderohet sot si degë parësore për zhvillimin e
ekonomisë sonë dhe pasuri kombëtare që duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej. Ky
pohim lidhet me epërsitë që ka vendi ynë për zhvillimin e turizmit, si dhe me
faktorët që pengojnë zhvillimin e tij në vendin tonë.
Faktorët që stimulojnë këtë zhvillim lidhen me pozicionin e produktit tonë turistik
pranë qendrave të mëdha tregtare në Mesdhe, me mjedisin tonë të pastër dhe me
faktin që na krijohet mundësia për mos përsëritjen e gabimeve që janë bërë nga të
tjerët në fushën e turizmit. Por zhvillimi i turizmit në Shqipëri përballet me shumë
vështirësi, që janë faktorë të cilët përbëjnë disavantazhe në zhvillimin e turizmit.
Të tillë janë:
Gjendja e vështirë e infrastrukturës dhe qenia jashtë tregut turistik.
Konkurrenca e fortë turistike me vendet fqinje dhe më gjerë dhe pamundësia për të
ofruar për momentin të njëjtën cilësi shërbimi si të konkurrentëve tanë.
(Megjithatë në ditët e sotme në vendin tonë ka mjaft aktivitete turistike që
krahasohen denjësisht me fqinjët, madje mund të thuhet me plot gojën se ka të
tilla që ua kalojnë edhe fqinjëve e më gjerë. )
Mungesa e konkurrencës turistike brenda vendit ndërmjet standardeve apo zonave
turistike.
Pasiguria politike që e ka kërcënuar shpesh vendin dhe rajonin. (Lufta gati 10-
vjeçare në ish-Jugosllavi e deri te lufta në Kosovë më 1999; kriza politike e vitit
1997 etj., kanë përbërë pengesa dhe vështirësi në zhvillimin e turizmit, jo vetëm
në Shqipëri, por edhe në rajon e më gjerë. (Këto pengesa tanimë janë kapërcyer
dhe në Shqipëri në asnjë fushë të jetës dhe veprimtarisë nuk mund të flitet më për
pasiguri.)
Paqartësia e ligjshmërisë ka ndikuar në zhvillimin e turizmit. Me gjithë
përmirësimet në legjislacionin për turizmin, ekzistojnë ende paqartësi dhe
vështirësi në këtë drejtim. Kjo lidhet sidomos me pronësinë e zonave turistike dhe
me ndërtimet pa leje në to. Një situatë e tillë bëhet pengesë për investimet e
mëdha dhe serioze të investitorëve vendas dhe atyre të huaj. (Megjithatë edhe në
këtë drejtim janë bërë përmirësime dhe ka ndryshime të mëdha, gjë që ndikon
drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit.)
Mungesa e konkurrencës turistike brenda vendit ka edhe ajo ndikim në turizëm.
Meqenëse zhvillimi i turizmit në Shqipëri është ende i pakonsoliduar siç dihet,
mungon deri diku konkurrenca e duhur në zhvillimin e tij.
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
136
Mjaft pjesëmarrësve në fushën e turizmit u mungon kualifikimi i nevojshëm për
këtë sektor, gjë që përbën një mangësi për zhvillimin siç duhet të turizmit te ne.
(Por sot duhet theksuar se ka edhe shumë të tjerë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre
turistik në nivele të barabarta konkurrence ndërmjet tyre.)
Prapambetja ekonomike e vendit përbën një nga vështirësitë më të mëdha në
zhvillimin aktual të turizmit në Shqipëri. Periudha e tranzicionit nga ekonomia e
planifikuar në atë të tregut u shoqërua me një sërë problemesh të karakterit
ekonomik e social. Në një vend të vogël si Shqipëria zhvillimi i turizmit është
shumë i varur nga gjendja e përgjithshme ekonomike e sidomos nga shkalla e
zhvillimit të atyre degëve të ekonomisë, që janë më afër sektorit turistik, siç janë:
transporti, tregtia, shërbimet etj.
Pa një përmirësim dhe zhvillim më të mirë ekonomik të vendit, nuk mund të
pretendohet për ndërtimin e një industrie të mirëfilltë turistike, por nuk duhen
mohuar hapat e hedhur mjaft mirë dhe me sukses në këtë drejtim.
Varësia e turizmit nga kapitali i huaj ka ndikimin e tij ndaj zhvillimit të turizmit
në vendin tonë. Gjendja ekonomike e financiare e vendit kushtëzon edhe varësinë
e zhvillimit turistik të vendit nga kapitali i huaj.
Në kushtet e vështira ekonomike e financiare, kapitali vendas është ende i dobët
dhe nuk mund të ndërmarrë investime të mëdha në fushën e turizmit. Ai është
kufizuar në ngritjen e objekteve të vogla turistike në formën e hoteleve, moteleve,
restoranteve etj.
Mbizotërimi i kapitalit të huaj sjell transferimin e të ardhurave nga sektori turistik
drejt vendeve që zotërojnë këtë kapital dhe mund të shoqërohet gjithashtu me
rrezikun e mosrespektimit të kushteve natyrore të zonave të veçanta turistike,
duke shkurtuar kështu jetëgjatësinë e tyre turistike.
Të gjitha këto avantazhe dhe disavantazhe në zhvillimin aktual të turizmit në
Shqipëri, duhet të kihen parasysh në planifikimin e ardhshëm të zhvillimit turistik
të vendit tonë.
Pyetje dhe detyra
Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në fushën e turizmit?
Si mund të shfrytëzohen avantazhet që sjell turizmi në funksion të zhvillimit
turistik të vendit? Ilustrojeni me shembuj.
Çfarë mendoni në lidhje me masat që duhen marrë për kthimin e
disavantazheve të fushës së turizmit në faktorë zhvillimi të kësaj fushe? Bëni
një përshkrim të idesë suaj.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
137
22 Roli infrastrukturës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri
Zhvillimi i turizmit si një degë me rëndësi ekonomike për vendin tonë kushtëzohet
nga një sërë faktorësh efekti i të cilëve mund të jetë pozitiv ose negativ. Sigurisht
në kompleksin e këtyre faktorëve roli i infrastrukturës është padyshim parësor dhe
i rëndësisë së veçantë.
Në vendin tonë liria e madhe e veprimit e shoqëruar edhe me iniciativën pozitive e
ka ndryshuar gjendjen e turizmit dhe të infrastrukturës në përgjithësi.
Me infrastrukturë do të kuptojmë të gjitha rregullimet e domosdoshme në shërbim
të jetës së vendit dhe nevojave specifikë të turistëve duke filluar nga gjendja e
qarkullimit rrugor e urban, sigurimi i energjisë elektrike e ujit e deri tek parqet e
gjelbëruara, ndërtesat kulturore e sportive, lokalet e objektet e ndryshme publike.
Qarkullimi rrugor urban dhe format e tjera të qarkullimit
Rritja e qyteteve dhe mënyra e jetesës në to kërkon edhe një transport modern dhe
të zhvilluar. Një sistem i tillë transporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin
ekonomik të vendit.
Rritja e përgjithshme ekonomike dhe niveli më i lartë i të ardhurave, kanë bërë që
ky sektor të jetë sektori me rritjen më të madhe. E gjithë bota ka ndryshuar shumë
në saje të pranisë së makinave.
Tridhjetë vjet më parë prodhuesit e makinave predikonin dhe kishin bindje se
makinat do të zëvendësonin biçikletat, si numri një i transportit personal. Por sot
shohim se ka ndodhur e kundërta.
Në botë ka dy herë më shumë biçikleta se makina çdo vit. Vetëm në kontinentin
aziatik me biçikleta lëvizin më shumë njerëz sesa të gjithë ata që lëvizin me
makina në botë.
Në gjendjen e qarkullimit rrugor do të vlerësohen ngarkesa me automjete që
lëvizin në qytet e lidhur me këtë edhe ngarkesa me zhurmë e ndotje e mjedisit të
qytetit, gjendja e vendeve të parkimit e çmimi i tij, numri i taksive dhe gjendja e
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
138
llojeve të tjera të qarkullimit urban.
Kur flasim për lëvizje të turistëve brenda vendit kemi parasysh transportin rrugor,
gjendjen e mirëmbajtjen e rrugëve dhe të automjeteve, pasi ky lloj transporti është
kryesori në lëvizjen turistike.
Pesha e transportit hekurudhor ka rënë, pasi ky lloj shërbimi lë për të dëshiruar
dhe nuk është i shtrirë në të gjitha rrethet e vendit. Ky lloj transporti sot te ne
përdoret më tepër për qarkullim mallrash.
Nëpërmjet qarkullimit tokësor e detar bëhet e mundur lëvizja e popullsisë vendase
dhe asaj të huaj në vendet turistike, duke u krijuar mundësinë turistëve të ndihen
të kënaqur, të realizojnë dëshirat e tyre personale dhe të gëzojnë pushimet
relaksuese. Por ky lloj transporti shoqërohet me një sërë problemesh si: ndotja e
mjediseve të pushimit të hapësirave të blerta, të ajrit, ujit etj.
Probleme ka edhe sistemimi i rrugëve, të cilat përgjithësisht janë të ngushta apo
edhe të dëmtuara, madje edhe pa sinjalistikën e duhur. Kjo sjell kaos në trafik,
vonesa në nisje e mbërritje, qarkullim në vende të ndaluara etj.
Megjithatë duhet theksuar se tani, përveç ndërtimit të rrugëve të reja, të gjera dhe
me kushte bashkëkohore, rrugët ekzistuese po zgjerohen aty ku është e mundur,
për të krijuar lehtësi në qarkullim, si dhe po plotësohen me sinjalistikën e duhur.
Duke vlerësuar rëndësinë e tij në turizëm, ndërtimi i korridoreve Veri–Jug,
Lindje–Perëndim, ndërtimi i një aeroporti tjetër civil, zgjerimi i porteve të
Durrësit e Vlorës, lidhja me një linjë funksionale hekurudhore me vendet fqinje,
do të mundësojë qarkullimin më të mirë dhe zhvillimin e vetë turizmit.
Sigurimi me ujë dhe energji elektrike
Një element i rëndësishëm i infrastrukturës, i cili ka ndikim të madh në turizëm, e
përbën uji dhe energjia elektrike. Prej vitesh Shqipëria ka pasur mungesë në ujë të
Rrugë ndërqytetëse në Shqipëri
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
139
pijshëm dhe në energji elektrike. Kjo u ndje veçanërisht në fillimin e viteve ’90
(shek. XX), si vazhdim i situatës së njëjtë të trashëguar nga koha e monizmit.
Këto mangësi u ndien në qytetin kryesor, Tiranë, por më tepër në zonat periferike
dhe në thellësi të vendit.
Tanimë kjo vështirësi është kapërcyer dhe në mbarë vendin ka furnizim të rregullt
me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe kjo jo vetëm në Tiranë, por edhe në
rrethet e vendit. Megjithatë ka raste që ndodh ndonjë anomali, që ndreqet shpejt.
Sipërfaqet e gjelbra
Sipërfaqet e gjelbra me parqe e pemë krijojnë një mjedis të këndshëm e të
shëndetshëm. Në Shqipëri vihen re dy fenomene të kundërta: nga njëra anë prerja
e drurëve në pyje dhe përdorimi i tyre si lëndë ndërtimi, nga ana tjetër bëhen
përpjekje për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në qytetet kryesore.
Megjithatë mungon kujdesi i vazhdueshëm ndaj këtyre të fundit, të cilat pas një
farë kohe humbasin shumë nga shkëlqimi i fillimit. Kjo është edhe arsyeja që në
zonat urbane vihet re një rritje e nivelit të dioksidit të karbonit, shkaktuar nga
aktivitete të ndryshme prodhuese e trafiku. Pikërisht për këto arsye organet
qendrore e vendore e kanë për detyrë që të kujdesen për urbanizimin e gjelbërimin
e vendit duke i shërbyer shëndetit, turizmit e ekonomisë së vendit.
Ndërtesat kulturore e sportive, lokalet dhe objektet publike duhet të jenë në
funksion të arkitekturës së qytetit apo të zonës dhe të plotësimit të nevojave të
qytetarëve apo pushuesve.
Godinat e reja të ndërtuara vitet e fundit dallohen për një stil modern, sidomos në
disa qytete ku pa dyshim Tirana zë vendin kryesor. Por ndërtimi i tyre në disa
raste është shoqëruar me prishjen e ndërtesave të vjetra e karakteristike të cilat
janë një pasuri me vlera të mëdha historike e kulturore.
Si përfundim, infrastruktura me elementet e saj përbërëse luan një rol të
rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe, pavarësisht nga problemet, ndikimi i saj
në të ardhmen do të jetë pa dyshim pozitiv.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë elementet përbërëse të infrastrukturës?
Si ndikojnë ato në zhvillimin e turizmit?
Cila prej elementeve është më e ndjeshme në zonën tuaj të banimit e
ç’ndikim ka kjo në turizmin e zonës? Ilustrojeni me shembuj.
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
140
LLEEXXIIMM SSHHTTEESSËË
Rezervat ujore të Shqipërisë
A e dini se dritat e uji edhe kanë munguar e mungojnë ndonjëherë, ndërkohë kur
Shqipëria është e pasur me burime të shumta natyrore ujore? Ujërat përbëjnë një pasuri
të madhe natyrore të vendit tonë. Sasia e ujërave në vend është e madhe.
Në rrjetin hidrologjik bëjnë pjesë lumenj, përrenj, ujëra nëntokësorë, liqene, laguna dhe
dete. Pjesë përbërëse e këtij rrjeti janë edhe ujëmbledhësit artificialë. Baseni hidrologjik
ka një sipërfaqe prej 43.305km2 nga të cilat 67% janë brenda vendit.
Vendi përshkohet nga lumenj të shumtë, që formojnë 6 basene kryesore shumica e të
cilave përdoren për ujitje e energji. Ujërat që derdhen në det janë vlerësuar rreth
40km3/vit me një shkarkim specifik 29l / sek/ km
2, i cili është nga më të lartit në Europë.
33 Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri
Strategjia e sektorit të turizmit në Shqipëri deri në vitin 2012
Kjo strategji e sektorit të turizmit u realizua me mbështetjen teknike dhe
financiare të Republika Federale e Gjermanisë, e përfaqësuar nga Ministria e
Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ajo u hartua në bashkëpunim ndërmjet
Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe organizmave konsulentë,
Agjencia Gjermane e Bashkëpunimit Teknik (GTZ) dhe Ghh Consult Ltd.
Strategjia e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2012 është miratuar në Këshillin e
Ministrave në vitin 2003.
Kjo strategji përbën një dokument për zhvillimin e turizmit dhe merr në
konsideratë potencialin bazë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, si potencialet
natyrore ashtu dhe trashëgiminë kulturore, por edhe vështirësitë kryesore që hasen
për zhvillimin e turizmit, si situatën e brishtë të stabilitetit politik të rajonit,
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
141
infrastrukturën ende të papërshtatshme, paqartësitë në lidhje me pronën mbi tokën
si dhe vështirësitë që lidhen me fenomene të tranzicionit.
Strategjia e zhvillimit të turizmit 2002 – 2012 synon:
Ta ndihmojë këtë sektor që të menaxhojë rritjen në një mënyrë që të sigurojë
qëndrueshmëri afatgjatë;
Të japë mënyrat e menaxhimit të konfliktit ndërmjet rritjes së zhvillimit të
turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore;
Të japë strukturën e përshtatshme brenda së cilës investimi dhe
përfitueshmëria e industrisë mund të lehtësohen dhe rriten në maksimum;
Të reduktojë mbivendosjen dhe boshllëqet brenda sektorit;
Të sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga qeverisja qendrore dhe
vendore;
Ta bëjë më të lehtë veprimin e operatorëve për të bërë biznes në këtë sektor;
Të sigurojë integritet të drejtimeve strategjike dhe strategjive.
Koncepti strategjik i zhvilluar në këtë dokument kërkon të sigurojë që Shqipëria
deri në vitin 2012 të rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe të zhvillojë
turizmin në një mënyrë që të jetë i qëndrueshëm në kohë: nga ana kulturore,
sociale, mjedisore dhe ekonomike. Ai jep në mënyrë të qartë Vizionin 2012 ashtu
dhe objektiva të qartë cilësorë dhe sasiorë.
Në strategji janë përcaktuar drejtimet strategjike dhe zhvillimi i produkteve
turistike në mënyrë që Shqipëria të jetë një destinacion i ardhshëm turistik në
tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj të organizuar në paketa
“gjithçka e përfshirë” nga operatorët turistikë.
Produktet kryesore turistike përcaktohen: turizmi i diellit dhe plazhit, turizmi i
interesit të veçantë dhe turizmi i biznesit dhe i konferencave.
Tërheqja e turistëve të huaj do të ndikojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet
turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj.
Kapacitetet e reja akomoduese të rekomanduara për zhvillim janë parashikuar të
plotësojnë kërkesën e tregjeve të huaj si dhe standardet ndërkombëtare të kërkuara
nga këto tregje. Gjithashtu edhe zonat e sugjeruara për zhvillim të strukturave
turistike i referohen kushteve që plotësojnë këto zona për këto tregje dhe
segmente turistike.
Në periudhën afatshkurtër 3-4-vjeçare të kësaj strategjie parashtrohen ndërmarrja
e një sërë masash përkatëse si në anën institucionale, organizative dhe atë ligjore
në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të funksionojë me të njëjtat parime me
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
142
të cilat ai funksionon në botë. Masat e parashtruara për t’u ndërmarrë konsistojnë
në zbatimin e komponentëve kryesorë të strategjisë, ku drejtimet më të
rëndësishme paraqesin veprimtaritë në disa drejtime si:
Përshtatja e detyrave funksionale të turizmit në ministrinë përkatëse me
kërkesat e parashtruara për zbatimin e kësaj strategjie;
Organizimi efektiv i sektorëve dhe strukturave të ndryshme në turizëm (në
sektorin shtetëror, vendor, privat dhe të shoqërisë civile);
Adaptimi dhe aplikimi i legjislacionit të përshtatshëm;
Zhvillimi e elementeve përbërëse të produkteve turistike me përparësi në
periudhën afatshkurtër katër vjeçare;
Zhvillimi dhe konsolidimi i arsimimit dhe trajnimit në turizëm;
Organizimi i marketingut dhe promovimi efektiv të turizmit, mbrojtja,
ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit natyror dhe atij të trashëgimisë në interes të
turizmit;
Hartimi i programeve të financimit dhe gjetja e burimeve financuese.
Nga këndvështrimi i kërkesës turistike, vëmendje e veçantë i është dhënë
tërheqjes së klientelës shqiptare përtej kufirit, e cila përbën një segment mjaft të
rëndësishëm në këtë periudhë.
Shqipëria mund ta zhvillojë imazhin e saj si një destinacion i ri turistik. Në këtë
zhvillim ndihmojnë edhe logove me slogane të tilla si:
2 sekreti i fundit i Europës!
Shqipëria
Analiza e potencialeve ka treguar që Shqipëria mund të përdorë burimet e saj në
interes të turizmit shumë më tepër sesa po i ka përdor deri më tani.
Objektivat kryesorë makroekonomikë të zhvillimit të sektorit të turizmit janë:
Gjenerimi i vendeve të punës dhe të ardhurave (100. 000 vende të reja pune
e 464 milionë dollarë të ardhura).
Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe social kudo në vend.
Përmirësimi i kushteve të jetesës në Shqipëri.
Fillimi i aktiviteteve ekonomike.
Krijimi i një imazhi pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si
destinacion turistik.
Rritja e fitimeve për shtetin në monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes.
Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
143
Parakushtet për zhvillimin e turizmit
Me qëllim që të arrihen objektivat dhe të realizohet aplikimi i strategjive të
nevojshme parakushtet e mëtejshme janë të nevojshme të plotësohen:
Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të pranohen në të gjitha nivelet.
Qëndrueshmëria në kohë është një faktor kryesor për zhvillimin e turizmit në
Shqipëri. Vetëm një proces zhvillimi miqësor ndaj mjedisit do të jetë baza për një
zhvillim të suksesshëm ekonomik të turizmit.
Infrastruktura-bazë: infrastruktura e kufizuar paraqet problem madhor për
zhvillimin e shpejtë të turizmit në shumicën e rajoneve të Shqipërisë.
Sqarimi i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet: sqarimi sa më shpejt të jetë e
mundur i zgjidhjes ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objektet ndërtimore.
Ligji dhe rregullore të turizmit në nivel kombëtar dhe rajonal: hartimi i një ligji
bashkëkohor të turizmit dhe rregulloreve shtesë për zhvillimin e turizmit nga
organizmat shtetërore përgjegjës.
Zbatimi i detyruar i ligjit ekzistues është themelor për një zhvillim të
qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në fushën e ndërtimit në çështje si ato të
rregulloreve, lejeve të ndërtimit apo atë të ndotjeve.
Përgjegjësi të qarta në të gjitha nivelet për zhvillimin e turizmit: përcaktimi i
qartë i përgjegjësive për drejtoritë e turizmit brenda ministrisë si dhe të Ministrive
dhe Institucioneve të tjera që kanë lidhje me fushën e turizmit.
Stabilitet rajonal dhe kombëtar.
Sistemi i përmirësuar i informacionit: zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të
plotë informacioni të zhvillimit të ofertës dhe kërkesës. Nevojitet një organizim i
mbledhjes dhe analizimi i duhur i të dhënave të nevojshme sipas standardeve
ndërkombëtare në nivel kombëtar, rajonal e lokal.
Angazhimi i sektorit publik (shtetëror) / privat: zhvillimi i sektorit të turizmit
duhet promovuar nëpërmjet sektorit shtetëror, veçanërisht në fazën fillestare.
Financimi do të ketë nevojë më shumë se një vit cikle financimi dhe do të
kërkohen partneritete më të forta shtet/privat nëse financimi shtetëror do të jetë
efektivisht superior.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit në të ardhmen?
Renditni objektivat kryesorë makroekonomike të zhvillimit të turizmit
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
144
44 Zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit
Shqipëria dëshiron të zhvillojnë industrinë e turizmit, e cila siguron punësim dhe
përfitime ekonomike.
Turizmi cilësor është i rëndësishëm për Shqipërinë. Natyra dhe ekologjia e vendit
do të lejojë zhvillimin e mundshëm të të gjitha llojeve të turizmit, veçanërisht
zhvillimin e turizmit të mesëm, të lartë dhe atij elitar.
Këtij qëllimi i shërben dhe strategjia e zhvillimit të turizmit, e cila ka përcaktuar
dhe zonat me përparësi të këtij zhvillimi.
Në bazë të strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri mund të veçohen tri
zona përparësie të këtij zhvillimi, që janë:
I. Zona bregdetare dhe liqenore
II. Zona e brendshme e vendit
III. Zona malore
Zona bregdetare dhe liqenore
Kjo zonë përfshin kryesisht hapësirën midis Velipojës në Veri dhe Karavastasë në
qendër dhe zonën nga gjiri i Vlorës dhe bregdeti Jonian deri në kufirin grek.
Përparësi në zonën bregdetare dhe liqenore kanë para së gjithash plazhet detare të
Durrësit,Vlorës, Shëngjinit, Rivierës, Divjakës, Velipojës etj., si dhe Pogradeci në
brigjet e liqenit të Ohrit, Prespa, liqenet e Lurës etj.
Lloji kryesorë i turizmit te zhvilluar në to është ai i banjave diellore. Temperaturat
e larta deri 42°C dhe ato të ujit, jo më pak se 14°C krijojnë mundësinë e
shfrytëzimit maksimal të ditëve me diell. (Shqipëria zë vendin e dytë pas Spanjës
me numrin më të madhe të ditëve me diell –mbi 200)
Por në këto zona me mundësi shumë të mira kombinimi mund të zhvillohen dhe
lloje të tjera të turizmit si ai vizitues, transit, sportiv etj. P. sh. ne rajonin turistik të
liqeneve të Ohrit dhe të Prespës, duke i vlerësuar dhe si qendra kulturore dhe të
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
145
interesit turistik, mund të përpilohen paketa disaditore duke u përqendruar në
veprimtarit e turizmit të interesit të veçantë. Kështu, në këto zona, si dhe në mbarë
vendin, mund të zhvillohet turizmi rural, i bazuar në mënyrën e jetesës, prodhimet
tradicionale, ushqimet dhe pijet etj.
Në këto zona të veçanta në bashkëpunim me Maqedoninë dhe Greqinë mund të
zhvillohen dhe udhëtime që përfshijnë zona më të gjera.
Zona e brendshme
Rëndësia turistike e zonës së brendshme të vendit qëndron kryesisht në udhëtimet
dhe qëndrimet për qëllime biznesi, vizitash, aktivitetesh etj. Këto zona janë në
interes të turizmit të biznesit, kongresit dhe konferencave. Këtij lloji turizmi i
ofrohen produkte turistike, të cilat e bëjnë qëndrimin e tyre interesant dhe efiçent.
Ky lloj turizmi krijon mundësinë e pjesëmarrjes së turistëve me të ardhura
mesatare dhe të larta, moshë mesatare, me interes në kulturë dhe histori dhe
pjesëmarrje në jetën shoqërore. Pra, në këtë mënyrë ai mund të rrisë në mënyrë të
konsiderueshme të ardhurat e turizmit në përgjithësi.
Shqipëria në të gjitha qytetet kryesore si: Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra,
Elbasani, Fieri, Berati, Kruja, Korça etj., ka potenciale për zhvillimin e kësaj
forme turizmi, por në të njëjtën kohë këto qytete ofrojnë pasuri dhe vlera të mëdha
historike e kulturore, prandaj janë potenciale të rëndësishme turistike.
Zona malore
Rëndësia turistike e zonës malore në Shqipëri qëndron në radhë të parë në
mundësitë që krijojnë shumica e zonave malore në zhvillimin e turizmit të bardhë,
por edhe të atij me motive pushimi, çlodhje, eksplorimi e aventuresk. Këto zona
krijojnë mundësi shumë më të mira për zhvillimin e turizmit në natyrë apo edhe të
ekoturizmit. Megjithatë këto mbeten ende vetëm mundësi, pasi janë zona që në
kushtet e vështira të infrastrukturës shqiptare janë të vështira për t’u arritur.
Gjithashtu në këto zona mungon infrastruktura turistike lidhur me strehimin dhe
ushqimin e turistëve, ku veçohen: Alpet e Shqipërisë, malësia e Lurës, mali i
Korabit, Moravës, Gramozit etj.
Këto zona me përparësi ofrojnë:
Qendra kulturore për festivale muzike dhe folklorike;
Turizëm balnear dhe sportiv;
Peshkim dhe gjueti;
Fshatra turistike dhe qendra konferencash;
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
146
Qendra kampingu në zonat malore;
Vizitë në zonat arkeologjike;
Mundësi për të udhëtuar me anije dhe jahte etj.
Pra, në këto zona mund të gjejnë të konkretizuara dëshirat e tyre të gjithë turistët.
E rëndësishme është që ata të vijnë dhe ne tu ofrojmë turizëm elitar në zona me
përparësi.
Pyetje dhe detyrë
Cilat janë zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit sipas strategjisë së
turizmit?
Ç'lloje të turizmit mund të zhvillohen në këto zona?
Çfarë mund të thoni në lidhje me temën: “Problemet që kanë sot disa prej
zonave me përparësi.”
55 Fazat kryesore të zhvillimit të turizmit
Në strategjinë për zhvillimin e Turizmit 2002-2012 vlerësohen përparësitë e
zhvillimit për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme të produktit të turizmit të
interesit të veçantë. Ajo përbën një veprim konkret, duke kërkuar të evitojë
pasivitetin e deritanishëm në zbatim të saj.
Shqipëria ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit kulturor dhe
ekoturizmit, siç janë: biodiversiteti i pasur, peizazhi natyror, qendra historike dhe
kulturore, si dhe mënyrë jetese tradicionale ende aktive. Zhvillimi i tyre do të
sjellë avantazhe në tërheqjen e vizitorëve të huaj, që kërkojnë eksperienca unike.
Synimi i përgjithshëm i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë është të rritë cilësinë e
jetesës të një numri të konsiderueshëm në rritje shqiptarësh. Zhvillimi i turizmit
do të duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë lidhur
me aftësinë e tij për të përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve.
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
147
Në strategjinë e zhvillimit të turizmit për Shqipërinë janë parashikuar tri faza
kryesore për të ardhmen.
FAZA E PARË
Gjatë fazës së parë janë përcaktuar si detyra parësore qartësia e ofertës dhe
kërkesës turistike të Shqipërisë dhe krijimi i kushteve të nevojshme ekonomike,
politike dhe sociale, bazuar këto në strukturat aktuale turistike, për të përgatitur
kështu zhvillimin e ardhshëm të turizmit në Shqipëri.
Në këtë fazë do të bëhen ndërhyrje në zonat bregdetare për rregullimin dhe
sistemimin e tyre, do të punohet për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë,1 e cila do
ta lidhë Shqipërinë me Kosovën; do të ndërhyhet gjithashtu edhe në rrugët që
mbajnë peshën kryesore të fluksit turistik etj.
FAZA E DYTË
Gjatë fazës së dytë janë
parashikuar investime të
rëndësishme në fushën e
turizmit; ndërhyrje në
rrugët që lidhin qendrat e
trashëgimisë kulturore,
ndërhyrje në qendrat
arkeologjike si Apolonia,
në kalanë e Kaninës dhe në të gjitha qendrat historike në përgjithësi në qytetet më
të rëndësishme në brendësi të vendit. Përparësi do të ketë dhe zhvillimi i turizmit
ndërkufitar në Lin të Pogradecit dhe në disa zona të tjera të vendit.
1 Rruga Durrës-Morinë tanimë ka përfunduar dhe shërben si urë lidhëse mes Shqipërisë e
Kosovës. Ajo është një nga rrugët më moderne në Ballkan. Fotot e mëposhtme tregojnë
pamje nga rruga Durrës-Morinë.
Fshati Lin, Pogradec
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
148
FAZA E TRETË
Gjatë fazës së tretë parashikohen zhvillime të mirëfillta në tregun turistik të
Shqipërisë, duke ngritur të gjitha strukturat e nevojshme e moderne turistike në
çdo zonë turistike të vendit.
Gjithashtu janë parashikuar financime të mëdha në fushën e turizmit, si: ndërtimi i
pesë porteve turistike, pikërisht në Sarandë, Himarë, Vlorë, Durrës, Shëngjin,
ndërtimi i dy superstradave kryesore veri–jug dhe perëndim–lindje, përmirësimi i
rrjetit hekurudhor, përmirësimi dhe rritja e kapacitetit te hoteleve në tërësi me
rreth 100. 000 shtretër etj.
Kjo fazë cilësohet si më e rëndësishmja, por ecuria e saj do të varet tërësisht nga
suksesi i dy fazave të para. Zhvillime të tilla do ta përmirësonin ndjeshëm
infrastrukturën turistike të Shqipërisë dhe do ta rrisnin shumë më tepër
pjesëmarrjen e turistëve vendas dhe sidomos të turistëve të huaj në vendin tonë.
Pyetje
Cili është synimi kryesor i turizmit në të ardhmen?
Cilat janë përparësitë e zhvillimit të turizmit në çdo fazë të zhvillimit të tij?
66 Harta e ardhshme turistike e Shqipërisë
Zhvillimi me përparësi i turizmit përcaktoi domosdoshmërinë e hartimit dhe
miratimit të një tjetër strategjie: “Strategjisë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe
ekoturizmit”, e përgatitur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
(datë 23. 11. 2005). Kjo strategji e re nëpërmjet drejtimeve kryesore të zhvillimit
të turizmit ndihmon në ndërtimin e hartës së ardhshme turistike të Shqipërisë.
Elementët kyçe të kësaj strategjie janë:
Sfidat për ruajtjen e biodiversitetit dhe të trashëgimisë kulturore si dhe rritja
ekonomike bazuar në:
GGJJEEOOGGRRAAFFIIAA TTUURRIISSTTIIKKEE EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË
149
Promovimin e rëndësisë së trashëgimisë natyrore dhe kulturore si dhe zhvillimin e
turizmit kulturor dhe ekoturizmit si një bazë për mundësin të reja zhvillimi.
Sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ndikimit të turizmit mbi natyrën dhe
vendet e trashëgimisë kulturore.
Shqipëria është një destinacion turistik i sigurt me vlerë të lartë që karakterizohet
nga një larmi e pashoqe e atraksioneve natyrore e kulturore të klasit botëror në
një sipërfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar në një mënyrë të përgjegjshme
mjedisore e sociale, lehtësisht e mbërritshme nga tregjet turistike europiane.
Turizmi i kulturës, i aventurës dhe ekoturizmi konsiderohen të jenë tregjet me
rritje më të shpejtë të turizmit në mbarë botën – 15 deri 20 % për vit dhe që
përfaqësojnë më shumë se 25% te tregut. Ndërkohë po vihet re se turizmi
tradicional “diell dhe rërë” po humbet terren ndaj ekoturizmit, ndaj turizmit
kulturor dhe turizmit të aventurës.
Historia, arkeologjia, natyra dhe kultura
Zonat historike dhe arkeologjike do të jenë qendrat që përfaqësojnë historinë e
popullit shqiptar nga ilirët deri në ditët tona. Do të bëhet kujdes për investime në
këto zona dhe vënien e tyre sa më mirë në shërbim të turizmit.
Kruja, Apolonia, Shkodra, Lezha, Tirana,
Durrësi, Berati, Korça, me vlerat e tyre
historike dhe arkeologjike do të jenë pritësit
kryesorë të turizmit vizitues.
KKRREEUU VVIIII:: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri
150
Nga ana tjetër natyra dhe plazhet, malet, bregdeti, pyjet, zonat rurale do të jenë një
tjetër drejtim i zhvillimit të turizmit. Zhvillimi i turizmit familjar dhe i
agroturizmit do të jenë përparësi e zhvillimit në këto zona. Bregdeti Jon me
plazhet e bukura e të virgjra do të jetë një zonë me mundësi zhvillimi të turizmit
elitar.
Kultura me zakonet, kuzhinën karakteristike, jetën rurale e bregdetare, me traditat
dhe folklorin bën të mundur shtrirjen e hartës turistike në të gjithë Shqipërinë nga
Vermoshi në Konispol. Megjithatë turistët e huaj mund të gjejnë rrënoja antike të
një cilësie më të mirë në Greqi, Itali dhe Turqi.
Turizmi “diell dhe rërë” konkurron me një shumicë vendesh dhe ka sfida lidhur
me çmimet në rënie. Gjithashtu duhet theksuar se Shqipëria ndodhet në një situatë
ideale për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje i
orientuar në turizmin natyror e kulturor.
Pyetje dhe detyra
Cila është arsyeja e promovimit të një strategjie të re për zhvillimin e
turizmit?
Cilat janë drejtimet e zhvillimit të turizmit natyror e kulturor?
Po zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit?
151
FFJJAALLOORRTTHH
Aktivitet turistik: Joshja, tërheqja e njeriut që ka si bazë elemente natyrore ose
shoqërore dhe që motivojnë qarkullime turistike.
Antropozim i peizazhit: Transformimi, ndryshimi i disa tipareve ose elementeve të
peizazhit nga veprimtaria e njeriut.
Ekoturizëm: Model, formë, drejtim zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit me synime e
kritere të caktuara, me aktivitete të ndryshme bazuar kryesisht në natyrë dhe vlerat
kulturore të ruajtura dhe origjinale.
Globalizëm: Konteksti i ri i procesit të rritjes dhe integrimit në kufij sa më të gjerë të
mundshëm të ekonomisë, aktiviteteve të gjithanshme të jetës shoqërore dhe natyrore.
Gjeografia e turizmit: Shkenca që studion strukturat dhe proceset që ndodhin në
hapësirë si rezultat i zhvillimit të turizmit.
Hotel turistik: Objekt në lokalitete, zona, qendra turistike dhe vende të tjera me status
turistik, me funksione-bazë rikrijimin, argëtim kulturor etj., që ofrohen nëpërmjet
shërbimeve të tyre.
Konsum turistik: Sasi e të mirave turistike, të cilën turistët e konsumojnë në nivel të
përcaktuar të çmimeve.
Koloni turistike: Formë e objekteve, që kanë zëvendësuar shtëpi ose fshatra të
dikurshëm të adaptuar sipas kërkesave turistike, për qetësi dhe afërsi me natyrën.
Lokalitet turistik: Kompleks hapësinor ku aplikohet turizmi dhe ku funksionet e tij
vijnë më tepër në shprehje.
Motive natyrore turistike: Fenomene, dukuri, elemente ose tërësi elementesh të natyrës
që tërheqin njerëzit në qarkullime turistike.
Motive antropogjene turistike: Elemente ose tërësi elementesh e dukurish vlerash
morale e materiale të krijuara ose që kanë në bazë njeriun dhe janë objekt qarkullimesh
turistike.
Model turistik: Objekt në udhëkryqe ose në rrugë kryesore për vendosje të turistëve, së
bashku me mjetet e tyre motorike, për një kohë të shkurtër.
Ofertë turistike: Masa e elementeve tërheqës, joshës turistik të krijuara nga natyra ose
shoqëria që shpjegon motivet e kërkesave turistike.
Ofertë primare turistike: Masa kryesore e elementeve joshës natyrore dhe antropogjene
që përbëjnë bazën e qarkullimit turistik.
Ofertë sekondare: Masa e elementëve dhe faktorëve plotësues dhe realizues të turizmit.
Pension turistik: Objekte të vogla të ngjashme me hotelet, por me kapacitete të vogla të
shërbimeve, zakonisht pronë private ose familjare.
Potencial turistik: Tërësi e të mirave turistike që nuk ka arritur shkallën e aktivizimit
turistik.
152
Turizëm: Tërësia e aktiviteteve humane që dalin nga qarkullimi për qëllime rikrijimi,
pushimi, aktivitete të ndryshme turistike.
Turistizim: Proceset e transformimit funksional të një hapësire gjatë përdorimit të saj
për qëllime turistike si ato mjedisore, kulturore, infrastrukturore, socialekonomike etj.
Turizmologjia: Shkenca që studion gjithanshmërinë e fenomenit turistik, kërkesës,
qarkullimit turistik, ofertës turistike etj.
Treg turistik: Vend i imagjinuar ose hapësira, ku konkurrohen në masë dhe ku
kontaktohen kërkesa me ofertën turistike.
Turizëm aventurier: Turizëm që ka në bazë aktivitete të grupeve ose individëve, të cilët
venë në prove aftësitë dhe fuqitë e tyre ndaj forcave natyrore elementeve e dukurive të saj
të veçanta, në kufijtë ekstreme dhe kritike. Në këto raste, përveç provës, motivohet
kurioziteti, njohja, argëtimi, spektakli, kënaqësia etj.
Turizëm balnear: Lloj kryesor i turizmit i cili nënkupton banjat e ujit, të diellit, e rërës
së bashku me peizazhet e tyre, në lokalitete të detit, liqenit, e lumit, deri te struktura
artificiale dhe aktivitetet e tyre për këtë qëllim.
Turizëm elitar: Turizëm me kërkesa dhe ofertë potencialesh e vlerash shumë të larta si:
turistike, mjedisore, infrastrukturore, urbanistike etj.
Turizëm fetar: Turizëm që bazohet në qarkullimin e njerëzve për vizita, shprehje dhe
përsosje të besimit fetar drejtë objekteve, qendrave, lokaliteteve ose në praktika te
dukurive fetare.
Turizëm kulturor: Lloj turizmi, i cili motivon qarkullim të njerëzve për të kënaqur më
shumë nevoja e kërkesa shpirtërore-intelektuale sesa fizike nëpërmjet vizitave dhe
aktiviteteve në qendra e objekte me vlera historike-kulturore
Turizëm qytetar: Lloj turizmi me bazë qarkullimi të njerëzve për motive të peizazhit
urban, historik, kulturor, mjedisor, ekonomik dhe jetës së tij e shoqërore.
Turizëm rural: Lloj turizmi me bazë qarkullimin e njerëzve, motive të peizazhit rural,
praktikës dhe jetës së tij bujqësore e të vendbanimeve nëpërmjet udhëtimeve, pushimeve,
pjesëmarrjes në praktikën agrare e të jetës përkohësisht në fshat.
Turizëm sportiv: Qarkullimi i njerëzve drejtë disa aktiviteteve sportive me vlera
spektakli, shëndetësore, kulturore, etj. veç vlerave të mirëfillta sportive si hipizmi, gjuetia
skijimi, sportet e ujit, olimpiadat etj.
Turizëm kurativ: Qarkullim i njerëzve drejtë qendrave ose zonave me vlera të veçanta
deri specifike, si ujërat minerale e termominerale, baltëra, zona klimaterike natyrore,
qendra artificiale për shërimin e sëmundjeve ose përmirësimin e shëndetit.
Turizëm gastronomik: Qarkullim i njerëzve për të shijuar ose krijuar ndjenja euforike
nëpërmjet praktikave dhe artit të të gatuarit, pijeve, organizimin për këtë qëllim, etj.
Urbanizim turistik: Organizim në shkallë të lartë i hapësirave natyrore që kanë vlera të
mëdha estetike, ekonomike dhe ekologjike për qëllime turistike.
Vlerë turistike: Tërësi e të mirave turistike që kanë vlerë në tregun turistik, d.m.th. kanë
arritur shkallën e aktivizimit turistik.
153
LLiitteerraattuurraa ee sshhffrryyttëëzzuuaarr
Bërxolli, A., Doka, Dh., Çavolli, R., Gjeografia 3, Tiranë 2004.
Doka, Dh., Draçi, B., Gjeografia e turizmit, Tiranë 2002.
Doka, Dh., Turizmi qytetar dhe vlerat turistike të qyteteve të Shqipërisë.
Draçi, B., Potenciali turistik i rajonit Vjosë – deti Jon, studim monografik, Tiranë
1998.
Gazeta “Koha Jonë”, Tiranë, 25.02.2005.
Gorica, K., Marketingu i tregut turistik shqiptar – Domosdoshmëri ekonomike,
studim monografik, Tiranë, nëntor 2003.
Gjeografia e turizmit në Europë, tekst mësimor.
Gjergji, A., Ligjërata për etnologjinë shqipëtare.
Instituti i Trajnimit të Administratës publike, Menaxhimi.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Shqipëria turistike – Natyra dhe
trashëgimia kulturore, Tiranë 2004.
Koja, V., Gorica, K., Bazat e turizmit.
Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe GTZ, Strategjia e zhvillimit
të turizmit.
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Mjedisi në qytetin tim, Tiranë 2004.
Materiale nga interneti: www.groups.msn.com, www.tourismalbania.com,
www.forumishqiptar.com etj.