gazeta sigal nr. 56

4
Bomi nr. 56 Sipas raportit të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) vetëm 2% e shqiptarëve e sigurojnë pasurinë dhe asetet e tyre. 98% e shqiptarëve nuk kanë të siguruar asnjë aset të tyre, qoftë shtëpi, biznes, pasuri të patundshme etj. . . . . . . . .vijon në fq.13 Nëse i drejtoheni një banke për të marrë kredi për shtëpi, një nga kushtet themelore është sigurimi i pronës dhe jetës. Por ç’ndodh nëse nuk siguroheni? vijon në fq.13 Nëse nuk je i siguruar, kush do të ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie? Kur për fajin tënd, tjetri pëson fatkeqësi! 98% E SHQIPTARËVE nuk kanë asgjë të siguruar! 98% E SHQIPTARËVE nuk kanë asgjë të siguruar! Familja që ka siguruar pronën në kompanitë e sigurimit, për vetëm 1 Euro/m 2 ka për�ituar dëmshpërblimin e plotë të shtëpisë së djegur. Brenda 1 muaji, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA e ka rindërtuar nga e para shtëpinë. Gabimi profesional i një mjeku në qytetin e Elbasanit i kushtoi jetën një 45-vjeçari. Nëse mjeku do të ishte i siguruar nga ana profesionale, të paktën do të eleminohej kon�likti social dhe familja e të ndjerit do të dëmshpërblehej nga kompania e sigurimit . . . . vijon në fq.14

Upload: phamnhan

Post on 11-Dec-2016

233 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETA SIGAL Nr. 56

Botimi nr. 56

Sipas raportit të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) vetëm 2% e shqiptarëve e sigurojnë pasurinë dhe asetet e tyre. 98% e shqiptarëve nuk kanë të siguruar asnjë aset të tyre, qoftë shtëpi, biznes, pasuri të patundshme etj. . . . . . . . .vijon në fq.13

Nëse i drejtoheni një banke për të marrë kredi për shtëpi, një nga kushtet themelore është sigurimi i pronës dhe jetës. Por ç’ndodh nëse nuk siguroheni? vijon në fq.13

Nëse nuk je i siguruar, kush do të ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie?

Kur për fajintënd, tjetripëson fatkeqësi!

98% E SHQIPTARËVEnuk kanë asgjë të siguruar!98% E SHQIPTARËVEnuk kanë asgjë të siguruar!

Familja që ka siguruar pronën në kompanitë e sigurimit, për vetëm 1 Euro/m2 ka për�ituar dëmshpërblimin e plotë të shtëpisë së djegur. Brenda 1 muaji, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA e ka rindërtuar nga e para shtëpinë.

Gabimi profesional i një mjeku në qytetin e Elbasanit i kushtoi jetën një 45-vjeçari. Nëse mjeku do të ishte i siguruar nga ana profesionale, të paktën do të eleminohej kon�likti social dhe familja e të ndjerit do të dëmshpërblehej nga kompania e sigurimit . . . . vijon në fq.14

Page 2: GAZETA SIGAL Nr. 56

Mendo nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër......................................................fq.13

Sipas raportit të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) vetëm 2% e shqiptarëve e sigurojnë pasurinë dhe asetet e tyre. 98% e shqiptarëve nuk kanë të siguruar asnjë aset të tyre, qoftë shtëpi, biznes, pasuri të patundshme etj. Edhe ajo pjesë e papërfillshme që kanë siguruar shtëpitë apo ndonjë aset tjetër, e kanë bërë të detyruar nga kreditë bankare dhe jo me vullnetin e tyre. Dhe këtu po flasim vetëm për sigurimin e pasurive private të qytetarëve. Nëse do të kërkojmë të dhëna mbi sigurimin e pasurisë publike, shifra zyrtare nuk gjenden, por referuar informacioneve informale, rezulton se pjesa më e madhe e aseteve publike janë të pasiguruara. Nëse shteti dhe privatët do të siguronin kompanitë dhe asetet e tyre, kompanitë e sigurimeve kanë të gjitha kapacitetet e mjaftueshme për ti sigururar dhe për ti dëmshpërblyer për çdo dëmtim që mund të pësonin. Kush do t’i dëmshpërblejë 21 personat e prekur nga zjarri si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në “Don Bosko”? Kush do t’i dëmshpërblejë familjet që mbetën pa shtëpi dhe pas asnjë të ardhur në Roskovec të Fierit dhe në Tiranë, para pak ditësh?! Kush do t’i dëmshpërblejë me dhjetëra familje të tjera që kanë pësuar dëme të tjera si pasojë e zjarrit në banesë, e përmbytjeve apo fatkeqësive të tjera natyrore?! Shteti?? Natyrisht që jo, pasi shteti nuk ka parashikuar fonde për raste të tilla për të dëmshpërblyer çdo fatkeqësi natyrore apo ngjarje aksidentale. Në këto kushte, të vetmet që mund të sigurojnë pasurinë e shqiptarëve janë kompanitë e sigurimit. Duke paguar një prim vjetor në këto kompani, që është 1 Euro për m2, çdo qytetar mund të sigurojë shtëpinë, biznesin, pronën apo çdo pasuri tjetër që mund të posedojë. Në rastet e zjarrit, përmbytjeve apo çdo fatkeqësie tjetër natyrore, kompanitë e sigurimeve dëmshpërblejnë klientin duke e rikthyer shtëpinë në gjendjen e mëparshme.

Shtëpitë tona, biznesi, shkolla, spitali, makina, toka, fabrika e qumështit, fabrika e vajit etj., janë në qiell të hapur, sepse:

a- Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë një zjarr dhe çdo gjë shkrumbohet

b- Një bombol gazi mund të të shkatërrojë të gjithë dyqanin apo shtëpinë

c- Një tërmet i fortë mund të prishë shtëpinë tënde

d- Një përmbytje mund të dëmtojë të gjitha të mbjellat dhe të ngordhin të gjitha bagëtitë

e- Një stuhi mund të prishë një shtëpi muze me vlera historike në Berat apo Gjirokastër

98% E SHQIPTARËVEnuk kanë asgjë të siguruar!

TËSIGURUAR

JO TË SIGURUAR

TË SIGURUAR

1 EURO për m2 në vit

SIGURIMI SHTËPISË

* Sipas raportit zyrtar të AMF-së për periudhën Janar- Korrik 2015

I gjithë tregu i sigurimeve ka paguar 77,777,000 lekë

dëme për sigurimin e pronës SIGAL UNIQA Group

Austria ka paguar24,288,000 lekë

dëme për sigurimin e pronës

Nëse ke marrë një kredi në një bankë dhe të ndodh një fatkeqësi dhe humb jetën, kush do ti paguajë këstet e bankës? Ose nëse ndodh një fatkeqësi natyrore (tërmet, përmbytje, djegie) dhe shtëpia shkatërrohet kush do të ta dëmshpërblejë shtëpinë? Familja nuk mundet, pasi nuk ka mjaftueshëm të ardhura, ndaj banka kërkon gjithmonë një garanci për pronën dhe këstet që duhen shlyer çdo muaj. Ndodh shpesh që kur merrni kredi bankat t’ju kërkojnë sigurimin e jetës dhe të pronës. Por edhe nëse nuk ua kërkojnë, zgjidheni vetë të siguroni jetën dhe shtëpinë tuaj. Duhet që banka të sigurojë pagesën e kësteve të huasë në mënyrë të rregullt, dhe faktorët që do të ndikonin në pamundësinë e klientit për kthimin e huasë ose të bankës për ekzekutimin e kolateralit mund të ishin dhe humbja totale e banesës nga zjarri ose tërmeti.Në rast humbje të jetës së klientit huamarrës për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën për shumën aktuale të kredisë deri në atë moment, dhe banka çliron nga barra hipotekore garancitë përkatëse. Në këtë rast familja e humarrësit është e mbrojtur nga detyrimet e mëtejshme bankare. Pra nëse personit që ka marrë kredinë për shtëpi i ndodh një fatkeqësi dhe humb jetën, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën ku klienti ka marrë kredinë dhe familjarët e kredimarrësit gëzojnë shtëpinë e re pa patur kurrfarë detyrimi �nanciar ndaj bankës, pasi çdo detyrim e ka paguar kompania e sigurimit. Në rastet kur personat kredimarrës janë të dy kryefamiljarët (bashkëshorti dhe bashkëshortja) dhe një prej tyre humb jetën për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit u dëmshpërblen familjarëve të tij pjesën që u takon. Dëmshpërblim do të për�toni edhe nëse shtëpia shkatërrohet apo pëson dëmë për shkaqe natyrore, si tërmet, zjarr, përmbytje etj. Në këto raste, nëse personi kredimarrës e ka siguruar shtëpinë e tij nga fatkeqësitë natyrore, kompania e sigurimit e dëmshpërblen për të gjithë dëmin e shkaktuar. Në çdo rast, mos harroni të siguroni edhe objektet që keni në shtëpi. Në rastet e mësipërme ju nuk do të dëmshpërbleheni për orenditë shtëpiake, vlera e të cilave shkon në miliona lekë, nëse nuk i keni siguruar këto të fundit. Ju mund ti siguroni objektet e shtëpisë tuaj duke paguar një prim vjetor modest, dhe kompanitë e sigurimit do të dëmshpërblejnë për çdo dëm të pësuar. Sigurimet kanë një impakt të drejtpërdrejtë social dhe ekonomik, pasi ulin kostot �nanciare të individëve apo familjeve, ulin kostot �nanciare publike dhe ndikojnë në rritjen e buxhetit të shtetit, nëpërmjet derdhjes së taksave nga ana e kompanive të sigurimit.

Nëse i drejtoheni një banke për të marrë kredi për shtëpi, një nga kushtet themelore është sigurimi i pronës dhe jetës. Por ç’ndodh nëse nuk siguroheni?

NËSE NUK JE I SIGURUAR KUSHDO TË TA PAGUAJË KREDINË E

SHTËPISË NË RAST FATKEQËSIE?

Për të gjitha këto dëme, paguan TI, paguajmë të gjithë ne qytetarët. Në rast se prona apo pasuria është private, individi duhet të paguajë vetë për rikthyer në gjendjen e mëparshme çdo gjë të dëmtuar, ndërsa për pasuritë publike, ose ngelen të prishura dhe askush nuk vë dorë t’i rregullojë, ose shteti, me taksat tona, rindërton veprat publike. Pra edhe në këtë rast jemi po ne qytetarët që paguajmë para nga xhepi për të rindërtuar objektet publike. Por shifrat zyrtare tregojnë që vetëm 2% e aseteve tona është e siguruar. Po me pasurinë e 98% të shqiptarëve çdo të ndodhë?!

Page 3: GAZETA SIGAL Nr. 56

Mendo nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër......................................................fq.14

Nuk duam ti futemi çështjes se kush e ka pasur fajin, këtë e zgjidh gjykata, por nga kjo ngjarje vlen të përmenden disa konkluzione:

Nëse do të ishte i siguruar mjeku për përgjegjësinë e tij profesionale, qytetari nuk do ti drejtohej atij për të kërkuar dëmshpërblim nëseai i shkakton dëme apo paaftësi fizike, por te kompania e sigurimeve, duke shmangur kështu edhe konfliktin social.Nëse do të ishte i siguruar për përgjegjësi publike furnizuesi i energjisë elektrike, qytetari nuk do t’i drejtohej OSHEE-së për djegien e shtëpisë si pasojë e shkëndijës elektrike nga tensioni i lartë, por do të kërkonte dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit.Nëse kompanitë prodhuese të produkteve do tikishin të siguruara produktet e tyre si qumështi,mishi, djathi, birrat etj, qytetari nuk do të drejtohej tek kompanitë e prodhimit nëse do të helmohej por tek kompania e sigurimeve.Nëse do t’ju rrëshkiste këmba tek shkallët e laguratë hotelit dhe do të thyenit këmbën, nuk do tu drejtoheshit pronarit të hotelit por kompanisë së sigurimit.

Nëse komshiu që ka harruar çezmën hapur dhe të ka dëmtuar shtëpinë do të ishte i siguruar, ju do të drejtoheshit tek kompania e sigurimeve për dëmshpërblim dhe jo tek vetë komshiu.

1

2

3

5

4

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit dhe Kompensimi i PunonjësveKy sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të punëdhënësit për dëmtimet fizike, vdekjen ose sëmundjen e punëtorit gjatë punës. Nëse një punonjës rrëshket nga shkallët e kompanisë ku punon pasi ato ishin të lagura dhe thyen këmbën, punonjësi i drejtohet kompanisë së sigurimit për të kërkuar dëmshpërblimin për dëmin e pësuar. Kompania e sigurimit i mbulon çdo shpenzim mjekësor këtij punonjësi deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme.

Sigurimi i Përgjegjësisë PublikeE thënë në gjuhë të thjeshtë, nëse një qytetar dëmtohet nga një copë betoni që i bie në kokë teksa kalon pranë një pallati që është duke u ndërtuar, ai ka të drejtën të dëmshpërblehet. Nëse firma e ndërtimit është e siguruar, atëherë qytetari i drejtohet kompanisë së sigurimit dhe kjo e fundit dëmshpërblen qytetarin ndërkohë që firma e ndërtimit çlirohet nga pagesa që duhet të bënte nëse nuk do të ishte e siguruar.

Sigurimi i Përgjegjësisë së ProduktitImagjinoni se sa persona mund të helmohen në vit nga pijet, ushqimet apo produktet e tjera. Në rast se një klient helmohet nga një ushqim i caktuar ai ka të drejtën e dëmshpërblimit nga firma që ka prodhuar ushqimin. Ndaj është e rëndësishme që firmat ushqimore të sigurojnë përgjegjësinë që kanë për prodhimin e produkteve që në raste të tilla dëmshpërblimin ta paguajnë kompanitë e sigurimit dhe jo vetë ata.

Sigurimi i përgjegjësisë ProfesionaleNëse një farmacist, nga pakujdesia në punën e tij, i jep një pacienti një ilaç të gabuar dhe pacienti pëson dëm shëndetësor, ky i fundit ka të drejtën ta padisë farmacistin dhe ti kërkojë dëmshpërblim. Por nëse farmacisti është i siguruar për ushtrimin e profesionit të tij, dëmshpërblimin e paguan kompania e sigurimit dhe në këtë rast eleminohet dhe konflikti farmacist-pacient. Ky sigurim ofrohet për: Ekonomistët, Arkitektet, Inxhinierët, Inspektorët, Prokurorët, Doktorët, Dentistët, Ndihmës-Mjekët, Okulistët, Spitalet, Farmacistët, Avokatët, Noterët etj. Nëse një inxhinier, i cili është i siguruar për përgje-gjësinë profesionale, projekton një pallat dhe projekti nuk shkon si duhet, pronari i pallatit i drejtohet kompanisë së sigurimit për dëmet e shkaktuara dhe jo inxhinierit.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Hoteleve dhe RestorantevePronarët e hoteleve dhe restorantëve duhet të sigurojnë përgjegjësitë në rast se klientët helmohen nga ushqimi në restorant/hotel, apo kur klientët vriten në pishina apo ambjente të ndryshme të hotelit për arsye të ndryshme. Nëse pronarët e hoteleve dhe restoranteve janë të siguruar ndaj palëve të treta, janë kompanitë e sigurimit ato që janë të detyrura të dëmshpërblejnë klientët për çdo dëm që ata pësojnë.

Gabimi profesional i një mjeku në qytetin e Elbasanit i kushtoi jetën një 45-vjeçari. H.N., kishte pësuar hemorragji të brendshme si pasojë e përplasjes me makinën ku udhëtonte, por mjeku i ndihmës së parë nuk e kuptoi që i plagosuri kishte hemorragji të brendshme, për pasojë nuk i dha as mjekimin e duhur. Ky gabim profesional i mjekut çoi në vdekjen e 45-vjeçarit. Kjo ngjarje, përveç humbjes së jetës të një personi, rrezikon të kthehet në një tjetër tragjedi, pasi familjet e mjekut dhe të të ndjerit H.N. janë futur në konflikt, që prej disa vitesh kur ndodhi ngjarja. Familjarët e të ndjerit kërkojnë që mjeku të dënohet me burg, por edhe të dëmshpërblejë në vlerë monetare humbjen e jetës së kryefamiljarit të tyre. Nëse mjeku do të ishte i siguruar nga ana profesionale, të paktën do të eleminohej konflikti social ndërmjet familjeve, pasi për dëmshpërblimin financiar familjarët do t’i drejtoheshin kompanisë së sigurimit dhe jo mjekut. Për dëmin moral dhe psikologjik, në raste të tilla, askush nuk bën dot asgjë! Nëse do të vërtetohej që gabimi i mjekut nuk ka qenë i qëllimshëm, por nga pakujdesia apo padija e tij, kompania e sigurimit do të dëmshpërblente familjarët e të ndjerit për humbjen e jetës së tij.Ngjarja e mjekut në Elbasan me pasojë humbjen e një jetë njeriu; Ngjarja e shpërthimit të bombolës së gazit në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur 18 kalimtarë të

rastit; Ngjarja e zonjës S.S. që humbi zërin nga pakujdesia e mjekëve gjatë operacionit që iu nënshtrua për gjendrat tiroide, apo raste të tjera ku persona të pafajshëm kanë mbetur të lënduar, na sjellin në vëmendje sigurimin e përgjegjësisë civile dhe asaj profesionale.Sigurimi i Përgjegjësive mbulon përgjegjësinë civile të personit fizik ose juridik të siguruar, përkundrejt dëmeve shëndetësore dhe materiale të shkaktuara palëve të treta, nga aksidentet dhe/ose çdo ngjarje tjetër me natyrë aksidentale, si dhe nga çdo gabim profesional e harresë që mund të ndodhë përgjatë ushtrimit të aktivitetit për të cilin i siguruari është licensuar dhe për të cilin ai konsiderohet fajtor ose cilësohet përgjegjës ligjërisht me vendim gjykate. Sigurimi i përgjegjësisë civile ka për qëllim të përmirësojë efektet negative financiare, që mund tu

shkaktohen shtetasve dhe bizneseve si pasojë e veprimeve të gabuara dhe neglizhencës të subjekteve të siguruara. Nëpërmjet sigurimit të përgjegjësisë bëhet transferimi i rreziqeve nga individi tek siguruesi dhe çdo dëm i shkaktuar mbulohet nga kontrata e sigurimit dhe dëmshpërblimi paguhet nga siguruesi. Në botë ky lloj

sigurimi është i detyrueshëm, dhe çdo vit kompanitë e sigurimeve paguajnë me miliona euro për dëmshpërblimet e qytetarëve të lënduar gabimisht apo ndryshe ndaj palëve të treta. Ndërsa në Shqipëri, në gjithë tregun e sigurimeve të jo-jetës, sigurimi i përgjegjësive zë vetëm 4.34%.

Gabimi profesional i një mjeku në qytetin e Elbasanit i kushtoi jetën një 45-vjeçari. Nëse mjeku do të ishte i siguruar nga ana profesionale, të paktën do të eleminohej kon�likti social dhe familja e të ndjerit do të dëmshpërblehej nga kompania e sigurimit . . . . vijon në fq.14

Page 4: GAZETA SIGAL Nr. 56

SHQIPËRI

SIGAL BUSINESS CENTERBlv.: "Zogu I", nr. 1, Tiranë, ShqipëriTel: (+355) 4 2233 30Fax: (+355) 4 2250 220E-mail: [email protected]

KOSOVA

Rr. “Vaso Pasha”, p.n. Pejton, 10 000,Prishtinë, KosovëTel: (+381) 38 240 241Fax: (+381) 38 240 241 123E-mail: [email protected]

MAQEDONI

Rr. “Marks & Engels” 3, 1000Shkup, MaqedoniTel: (+389) 2 3125 920Fax: (+389) 2 3215128e-mail: [email protected]

Mendo nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër......................................................fq.15

Shpenzimet mjekësore

Vizitat tek mjeku specialist

Shpenzimet për medikamente

SIGURIMI PËR NXËNËS MBULON:

Sigurimi kushton vetëm

125 lekë në muaj