gazeta sigal nr. 53

4
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (A.M.F) ka publikuar së fundi raportin për ecurinë e tregut shqiptar të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit 2015 sipas të cilit tregu i sigurimeve në vend është rritur me 20.91% krahasuar me periudhën Janar-Qershor 2014. treg është vërejtur gjithashtu edhe një rritje e pagesës së dëmeve prej 12.6%. Një tregues negativ i tregut ka qënë ulja e peshës që zënë sigurimet vullnetare kundrejt sigurimeve të detyrueshme ku vetëm 38.6% e tregut përbëhet nga sigurimet vullnetare (pshb. Sigurimi KASKO, sig. I shëndetit, sig. i shtëpisë etj). Duke u bazuar në këtë raport, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA vijon të jetë kompania që kryeson tregun e sigurimeve sikurse ka ndodhur që prej vitit 2002. Në tregun e sigurimeve të jetës, SIGAL Life UNIQA zotëron 68.26% të primeve (ardhurave) totale të tregut kurse në fushën e sigurimeve të jetës SIGAL UNIQA zotëron 28.39% të tregut. Një tregues shumë i rëndësishëm i performancës së SIGAL UNIQA është fakti qëka paguar rreth 30% të dëmeve totale të tregut duke u renditur sërish kompania nr. 1 në treg. SIGAL UNIQA është e vetmja kompani në treg me një tregues pozitiv të sigurimeve vullnetare çka do të thotë se më shumë se gjysma e të ardhurave të SIGAL UNIQA vjen nga sigurimet vullnetare (52.1%). Ky fakt është shumë i rëndësishëm për një kompani sigurimi pasi tregon se kompania është e fokusuar ndërgjegjesimin e publikut për sigurimet e tjera të cilat nuk janë të detyrueshme me ligj. Në tregjet ndërkombëtare të sigurimeve, vihet re se pjesa më e madhe e të ardhurave gjeneron nga sigurimet vullnetare si shënje e një tregu të zhvilluar ndërsa në Shqipëri të tilla shifra i përkasin vetëm SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA. 22.76% 13.14% 11.64% 7.34% 7.23% 4.85% 4.03% 17.12% 14.91% 13.03% 8.94% 6.14% 5.92% 5.54% 19.20 14.42 13.16 9.44 7.50 6.95 6.31 15.36 13.97 8.92 8.69 8.28 3.45 2.23 28.70 12.46 8.19 6.12 2.73 1.07 1.20 24.1 7.6

Upload: doanngoc

Post on 11-Dec-2016

240 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETA SIGAL Nr. 53

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (A.M.F) ka publikuar së fundi raportin për ecurinë e tregut shqiptar të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit 2015 sipas të cilit tregu i sigurimeve në vend është rritur me 20.91% krahasuar me periudhën Janar-Qershor 2014. Në treg është vërejtur gjithashtu edhe një rritje e pagesës së dëmeve prej 12.6%. Një tregues negativ i tregut ka qënë ulja e peshës që zënë sigurimet vullnetare kundrejt sigurimeve të detyrueshme ku vetëm 38.6% e tregut përbëhet nga sigurimet vullnetare (pshb. Sigurimi KASKO, sig. I shëndetit, sig. i shtëpisë etj). Duke u bazuar në këtë raport, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA vijon të jetë kompania që kryeson tregun e sigurimeve sikurse ka ndodhur që prej vitit 2002. Në tregun e sigurimeve të jetës, SIGAL Life UNIQA zotëron 68.26% të primeve (ardhurave) totale të tregut kurse në fushën e sigurimeve të jetës SIGAL UNIQA zotëron 28.39% të tregut. Një tregues shumë i rëndësishëm i performancës së SIGAL UNIQA është fakti qëka paguar rreth 30% të dëmeve totale të tregut duke u renditur sërish kompania nr. 1 në treg. SIGAL UNIQA është e vetmja kompani në treg me një tregues pozitiv të sigurimeve vullnetare çka do të thotë se më shumë se gjysma e të ardhurave të SIGAL UNIQA vjen nga sigurimet vullnetare (52.1%). Ky fakt është shumë i rëndësishëm për një kompani sigurimi pasi tregon se kompania është e fokusuar në ndërgjegjesimin e publikut për sigurimet e tjera të cilat nuk janë të detyrueshme me ligj. Në tregjet ndërkombëtare të sigurimeve, vihet re se pjesa më e madhe e të ardhurave gjeneron nga sigurimet vullnetare si shënje e një tregu të zhvilluar ndërsa në Shqipëri të tilla shifra i përkasin vetëm SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA.

22.76%

13.14% 11.64% 7.34% 7.23% 4.85% 4.03%

17.12% 14.91% 13.03% 8.94%

6.14% 5.92% 5.54%

19.2014.42 13.16

9.44 7.50 6.95 6.31 15.36 13.97 8.92 8.69 8.28 3.45 2.23

28.70

12.468.19 6.12

2.73 1.07 1.20

24.17.6

Page 2: GAZETA SIGAL Nr. 53

Kujdesi për shëndetin nënkupton ushqime dhe stil cilësor jetese së bashku me trajtim mjekësor gjithashtu cilësor dhe në kohë. Në lidhje me këtë të fundit, marrja e shërbimeve cilësore mjekësore, veçanërisht në Shqipëri, ka shpeshherë një kosto të konsiderueshme financiare dhe jo gjithmonë mbetemi të kënaqur. Nisur nga kjo, një zgjidhje ideale do të ishte që tia faturonim dikujt tjetër shpenzimet e klinikës apo spitalit për të pasur njëkohësisht një shëndet të mirë dhe financa gjithashtu të mira. Deri më sot, zgjidhja më e përshtatshme për të dyja është: sigurimi privat i shëndetit! Mbulimi me një sigurim privat shëndeti i ndihmon njerëzit të marrin një shërbim mjekësor më të shpejtë dhe cilësor ndërkohë që fatura e shpenzimeve mjekësore paguhet nga kompania e sigurimeve. Sipas një studimi të bërë nga Urban Institute, rezulton se njërëzit e pasiguruar marrin shërbime mjekësore më pak cilësore dhe për një kohë më të shkurtër, gjithashtu mungesa e sigurimit të shëndetit përbën një problem financiar për të pasiguruarit dhe familjet e tyre. Për më tepër, përmes sigurimit privat të shëndetit mbulimet janë më të plota duke përfshirë edhe më shumë kontrolle mjekësore në krahasim me sigurimin baze shëndetësor shtetëror.

Në Shqipëri, sigurimi privat i shëndetit u prezantua për herë të parë nga SIGAL UNIQA dhe derimë tani, mbi 10 000 persona kanë zgjedhur të na besojnë ne shëndetin e tyre. Të sigurosh shëndetin pranë SIGAL UNIQA do të thotë të përfitosh:

• Një paketë të personalizuar shërbimesh, lehtësishttë adaptueshme me nevojat e çdokujt• Një plan familjar të përkujdesjes shëndetësore• Asistencë në gjuhën shqipe 24 orë në 24, kudo që të jeni. Në dispozicionin tuaj është një numër jeshil për tju ofruar ndihmën e nevojshme në çdo moment;• Rimbursim të plotë dhe të menjëhershëm të shpenzimeve mjekësore;• Një shërbim asistence 24 orësh për emergjenca mjekësore, në çdo vend ku ndodheni; • Eksperiencë austriake dhe mbështetje ndërkombëtare: UNIQA është një ndër kompanitë më kryesore në Europën Qëndrore dhe Lindore, me shtrirje në rreth 21 shtete Europiane. Ky rrjet i gjerë kompanish partnere,

rrit edhe më shumë shkallën e asistencës së siguruar në çdo vend dhe kohë;• Lehtësim të procedurave: SIGAL mundëson organizim të takimeve me klinikën/spitalin, lëshimin e garancisë së pagesës etj;

Duke siguruar shëndëetin tuaj, ju do mund të keni një shëndet edhe më të mirë pasi duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, sa herë të doni dhe keni nevojë, mundësohet:- Diagnostikim i hershëm i ndonjë sëmundjeje të mundshme i cili sjell trajtim më efektiv duke qenë më i hershëm;- Mbajtje nën kontroll të parametrave kryesorë: - Shëndet më i mirë për të gjithë familjen: sigurimi privat i shëndetit që ofron SIGAL UNIQA është një paketë e dizenjuar specifikisht

për familjen dhe nevojat e saj. Nisur nga të gjitha këto, SIGAL UNIQA këshillon sigurimin privat të shëndetit si një mënyrë për tu kujdesur edhe më shumë për atë çfarë është aseti më i çmuar i çdokujt: shëndeti dhe jeta e tij.

Page 3: GAZETA SIGAL Nr. 53

Në jetën e përditshme dëgjojmë gjithmonë e më shumë informacione për të cilat gjithmonë e më shumë jemi në mëdyshje nëse janë të bazuara apo jo. Dyshime të tilla janë mëdha veçanërisht përsa i përket informacioneve financiare, atyre që kanë të bëjnë me normat e depozitave, interesat e kredive dhe produktet e sigurimit (sidomos sigurimeve që nuk janë të detyrueshme). Një lloj ”miti” nëse mund ta quajmë kështu është edhe se sigurimet e jetës nuk janë të nevojshme sepse është e vështirë të pranojmë faktin që në jetën

tonë ka një normë të caktuar rreziku dhe që jemi po aq të rrezikuar sa edhe çdo person tjetër që na rrethon.Është e vërtetë se sigurimi nuk e largon nivelin e pasigurisë dhe rrezikut që na rrethon, por bën të mundur që të kemi një qetësi mendore rreth nivelit të pasigurisë si dhe të merremi me pasojat e çdo ngjarjeje të pakëndshme që ndodh në jetën tonë. Veçanërisht në Shqipëri, pjesa më e madhe e njerëzve kanë një qëndrim dyshues përsa i përket domosdshmërisë për të siguruar jetën, jo sepse nuk besojnë në kompanitë e sigurimit, por sepse nuk besojnë se ngjarjet e pakëndshme mund t’u ndodhin atyre. Nga ana tjetër, një kulturë e ulët e informimit në përgjithësi për popullatë thellon edhe më shumë mosinteresimin rreth shërbimeve që na e bëjnë jetën më të qetë.

Thuajse në të gjitha bisedat, tavolinat në të cilat diskutohet një çështje e tillë, komentet më të shpeshta për sigurimin e jetës janë “Nuk mund të më ndodhë mua”; “Sigurimi i jetës është shumë i shtrenjtë”; “Kam një profesion në të cilin nuk më rrezikohet jeta”; “E pse duhet që unë të shpenzoj paratë e mia për gjëra të tilla, kur mund t’i investoj ose t’i depozitoj në bankë ?” etj. Në thelb, të gjitha këto komente janë qëndrime që thjesht shmangin përgjigjen e

pyetjes së mësipërme dhe kurrsesi nuk janë përgjigje dhe aq më pak zgjidhje. Por le t’i shtjellojmë disa prej komenteve të pjesës jorealiste:Nuk mund të më ndodhë mua! Mund të themi se vetëm në Korrik 2015 pati mbi 60 të aksidentuar gjatë aksidenteve rrugore, një pjesë e të cilëve humbën jetën. Një bilanc tragjik por që bëhet edhe më tragjik nëse shtrojmë pyetjen e thjeshtë: Çfarë do të ndodhë me fëmijët e atyre prindërve të aksidentuar? Si do t’a përballojnë jetën? Kush do të kujdeset për ta? Po nëse të aksidentuarit mbijetojnë kush do të përballojë shpenzimet për riaftësimin e tyre? Sigurimi i jetës është shumë i shtrenjtë!

Ka shumë mundësi që njerëzit e mendojnë sigurimin e jetës shumë më të shtrenjtë nga ç’është realisht. Për më tepër, mund të themi se sigurimi i jetës nuk është i shtrenjtë sidomos nëse llogaritjet nuk bëhen mbi bazë vjetore por mbi atë mujore.P.sh një mashkull 35 vjeç përkundrejt pagesës së 75 € në muaj për një kontratë 25 vjeçare do të kishte një shumë të siguruar në çdo moment prej rreth 25 000 €. Gjithsesi mund të themi se në përgjithësi njerëzit harrojnë se me çfarë kostoje kanë përballuar pushimet e verës ose sa kanë paguar për blerjen e makinës por sigurimi i jetës ju duket i shtrenjtë.Kam një profesion në të cilin nuk më rrezikohet jeta! Në çdo moment të jetës mund të vendosemi përpara një rreziku për jetën, pavarësisht prej profesionit. Probabiliteti për aksidente në punë apo për sëmundje profesionale mund të mos jenë të njëjta për një punëtor ndërtimi dhe për një zyrtar por fakt është se aksidentet iu ndodhin të dyve, brenda ose jashtë ambientit të punës.Nuk kam fëmijë ndaj nuk më duhet sigurimi i jetës! Sidoqoftë në rast të ndodhjes së një aksidenti ose një ngjarje të pakendshme në jetën tuaj, do të keni nevojë ju ose familja juaj për t’u përballur me koston financiare të saj si p.sh shpenzimet e riaftësimit në rast aksidenti, qëndrimi për një kohë të gjatë jashtë marrdhënieve të punës prej invaliditetit të përkohshëm etj.E pse duhet që unë të shpenzoj paratë e mia për gjëra të tilla, kur mund t’i investoj ose t’i depozitoj në bankë? Është e kuptueshme që të gjithë njerëzit rendin pas fitimit, por nëse në të ardhmen do të kishte ngjarje të pakëndshme në jetën tuaj, kostoja e tyre do të ndikonte në rënien e nivelit të të ardhurave ose edhe të fitimit nga investimet. Një aspekt tjetër është edhe norma e interesit bankar. Gjithmonë dëgjojmë në reklama norma interesi shumë të larta por e vërteta është që ato norma ofrohen për shuma të mëdha (dhe këtu nuk bëhet fjalë për kursimet personale ose familjare) dhe për periudha afatgjata (deri në 5 vjet). Vetëm kreu i familjes duhet të ketë sigurimin e jetës!Kjo gjë është e pakuptimtë. Kostoja e zevëndësimit të kontributit në familje të një anëtari tjetër mund të jetë shumë e lartë veçanërisht kur bëhet fjalë për

përkujdesin për fëmijët, pastrimin dhe kujdesin e përditshëm ndaj familjes. Nga përvoja që ne në SIGAL UNIQA kemi me klientët tanë të cilët kanë vendosur të “blejnë qetësinë e mendjes” duke siguruar jetën e tyre, mund të themi me bindje se një pjesë e tyre kërkojnë jo vetëm informacionin bazë, të drejtat dhe detyrimet e tyre në lidhje me kontratat por kur i pyesim se përse kanë zgjedhur të sigurojnë jetën, përgjigjen: “Unë e bëj sigurimin e jetës dhe shpresoj të mos më nevojitet kurrë” thotë një klient;“Unë shpresoj ta përdor për momentin që do të arrij moshën e pensionit” thotë dikush.“Unë jam siguruar për të kursyer fondet për shkollimin e fëmijës” thotë një tjetër.Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen se duhet të jenë vetëpërgjegjës për jetën e tyre dhe aq më shumë për familjarët e tyre.

Ne bëjmë gjithcka për të mbrojtur veten, të afërmit tanë, pasurinë, por shpesh kur mendojmë për sigurimin e jetës, disa ”mite” na bëjnë të hezitojmë që të sigurohemi.

Page 4: GAZETA SIGAL Nr. 53

Gjeni datën kur do të jemi në qytetin tënd duke vizituar www.sigal.com.alGjeni datën kur do të jemi në qytetin tënd duke vizituar