gazeta shqiptare

24
Nard Ndoka: Oferta për valltare i çon vajzat shqiptare në rrjetet e trafikut DREJTOR ARTUR ZHEJI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MëRKURë, 21 NëNTOR 2012. NUMëR 755. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" Dy persona të veshur me rroba gjuetie kanë hapur zjarr ngjitur me konviktin e universitetit, duke vrarë një 24-vjeçar dhe plagosur dy kalimtarë. Policia: Gjetëm 15 gëzhoja në vendngjarje dhe sendet e autorëve Breshëritë e plumbave kanë tronditur Shkodrën mëngjesin e djeshëm, si pa- sojë e së cilave ka vdekur një person dhe janë plagosur dy kalimtarë të ras- tësishëm. Krimi ndodhi rreth orës 9.00 të mëngjesit, ngjitur me konviktin e universitetit “Luigj Gurakuqi”, duke shkaktuar panik, përveç viktimave. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se dy persona... FAQE 6 Shkodër, vritet në atentat 24-vjeçari, plagosen dy kalimtarë FAQE 14-15 FAQE 8 1991-‘92 : FILLIMI I VëSHTIRë I TRANZICIONIT KOMENT / 11 Debati i gabuar për borxhin Si çdo familje shqiptare dhe qeveria planifikon se sa do të jenë të ardhu- rat dhe shpenzimet për vitin e ardh- shëm. Ashtu sikundër dhe një familje, qeveria i vendos vetes një ta- van të borxhit që ajo duhet të ketë në krahasim me të ardhurat vjetore. Në rastin e Shqipërisë, qeveria ka vendosur se ky kufi duhet të jetë sa 60% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa ekonomistë vendas dhe të huaj, sikundër dhe FMN, kanë sugjeruar me të drejtë se Shqipëria duhet të ketë një borxh publik më të ulët duke dhënë dhe një shifër që vërtitet rreth vlerës 40-50% të PBB- së. Në një periudhë kur kriza po dominon ekonominë botërore prej më shumë se katër vjetësh dhe kur Shqipëria ka po kaq vite që rritet nën potencial, duket si i panevo- jshëm respektimi i një rregulli... BESART KADIA NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Grabitje administrative Mos ka ardhur koha për një ndarje të re administrativo- territoriale? Në 2005-ën qeverisja qendrore ndërmori... Partitë t’i nënshtrohen atdhetarizmit Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë të re, pas vizitës së përbashkët... KOMENT XHAVIT HALITI KOMENT GENTIAN KAPRATA KULTURë 19 Kolonia e artistëve të Pavarësisë zbarkon në UET 100-vjetori i Pavarësisë mbledh bashkë 30 piktorë shqiptarë me karriera të spikatura në të gjithë botën, në aktivitetin“Tirana Art Colony”. Ekspozita më 22 nëntor në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës CMYK TRAFIKU Një cikël prej tri shkrimesh të ekonomistit, Presidentit të UET, Prof.dr Adrian Civici Në BRENDëSI Buxheti 2013, rritet fondi i qeverisë dhe Nishanit, shkurtime për Kuvendin Në projektbuxhetin e vitit që vjen, janë ulur ndjeshëm fondet për drejtësinë, arsimin dhe shëndetin. Këto shkurtime shkojnë në favor të KQZ-së, që organizon zgjedhjet parlamentare. Qeveria rrit fondet e veta dhe të Nishanit, ulet buxheti për Kuvendin Buxheti i Presidencës për vitin 2013 parashikohet të jetë mbi 5 milionë lekë të reja më i lartë se i vitit aktual. Minis- tria e Financave i ka llogaritur këto pa- ra tepër për “Nishanin” për disa inves- time që do të bëjë Presidenca, të cilat vlerësohen 15 milionë lekë. Buxheti i Presidencës vitin që vjen është 164 mil- ionë lekë nga 158.7 miliardë lekë që është këtë vit. Gjithashtu buxhet më të lartë viti 2013 sjell edhe për Qeverinë, me rreth 12 milionë lekë. Shpenzimet e Këshillit të Ministrave vitin që vjen ar- rijnë në një total prej 427 milionë le- kësh, nga 415.2 milionë lekë që ishin këtë vit. Fondet për Kuvendin kanë pë- suar ulje, për shkak se tashmë janë shlyer faturat e rikonstruksionit të sal- lës së Kuvendit të ndërtuar tre vite më parë. Nga 1.2 miliardë lekë... FAQE 5 Zbardhen debatet në mbledhjen e Grupit socialist. Malaj vihet në qendër të kritikave për qëndrimet në media në kundërshtim me vendimet e Grupit parlamentar për tri ligjet që kërkon BE dhe Qarkun e Fierit. Malaj: U jam përmbajtur me koherencë principeve dhe argumenteve si për lirinë e të menduarit dhe diskutimit publik. Fidel Ylli: Ne jemi për debat, por debati të bëhet në grup, nuk ka pse të dalim në media dhe të dalim kundër disa deputetëve. Ju e keni pasur shumë personale. Rama: Do të bëjmë verifikimin e pronave dhe koncesioneve të dhëna nga qeveria. FAQE 2-3 DEPUTETËT E PS I BËJNË GJYQIN MALAJT, RAMA NXJERR JASHTË SADRI ABAZIN PDIU tërhiqet nga 'Avni Rustemi' sheshi 'Çamëria' në 'Ali Demi' Tortë 550 m2 për Pavarësinë, Basha: Ja festimet madhështore VRASJA PëR NJë VARëSE FLORIRI, SI U KAP ALDO HOXHA I FSHEHUR PAS NJë DIVANI Prokuroria i dërgon gjykatës 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës. Si e neglizhoi policia kapelën me provën e ADN-së të gjendur në vendin e krimit nga një dëshmitare Nis më 26 nëntor përgatitja e tortës së Pavarësisë, që do të jetë 550 metra katror, para Teatrit të Operas dhe Baletit. Këshilltarët e PS, akuza Bashës për dekorin e Tiranës. Përgjigjet kryebashkiaku: Është kontribut i qytetarëve dhe biznesit FAQE 9 FAQE 9 FAQE 7 DY ORËT E DEBATIT

Upload: gazeta-mapo

Post on 12-Mar-2016

303 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Shqiptare

Nard Ndoka: Oferta për valltare i çonvajzat shqiptare në rrjetet e trafikut

Drejtor Artur Zheji - KryereDaKtor Arion Sulo - E mërkurë, 21 nëntor 2012. numër 755. Viti iii botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

Dy persona të veshur me rroba gjuetie kanë hapur zjarr ngjitur me konviktin e universitetit, duke vrarë një 24-vjeçar dhe plagosur dy kalimtarë. Policia: Gjetëm 15 gëzhoja në vendngjarje dhe sendet e autorëve

Breshëritë e plumbave kanë tronditur Shkodrën mëngjesin e djeshëm, si pa-sojë e së cilave ka vdekur një person dhe janë plagosur dy kalimtarë të ras-tësishëm. Krimi ndodhi rreth orës 9.00 të mëngjesit, ngjitur me konviktin e universitetit “Luigj Gurakuqi”, duke shkaktuar panik, përveç viktimave. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se dy persona... FAqe 6

Shkodër, vritet në atentat 24-vjeçari, plagosen dy kalimtarë

Faqe

14-

15

FAqe 8

1991-‘92 : Fillimi i vëShtirë i tranzicionit

Faqe 16Koment / 11

Debati i gabuar për borxhin

Si çdo familje shqiptare dhe qeveria planifikon se sa do të jenë të ardhu-rat dhe shpenzimet për vitin e ardh-shëm. Ashtu sikundër dhe një familje, qeveria i vendos vetes një ta-van të borxhit që ajo duhet të ketë në krahasim me të ardhurat vjetore. Në rastin e Shqipërisë, qeveria ka vendosur se ky kufi duhet të jetë sa 60% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa ekonomistë vendas dhe të huaj, sikundër dhe FMN, kanë sugjeruar me të drejtë se Shqipëria duhet të ketë një borxh publik më të ulët duke dhënë dhe një shifër që vërtitet rreth vlerës 40-50% të PBB-së. Në një periudhë kur kriza po dominon ekonominë botërore prej më shumë se katër vjetësh dhe kur Shqipëria ka po kaq vite që rritet nën potencial, duket si i panevo-jshëm respektimi i një rregulli...

beSArtkadia

ngërÇ nga bujar Kapexhiuop-eD / 10-11

grabitje administrative

mos ka ardhur koha për një ndarje të re administrativo-territoriale?

Në 2005-ën qeverisja qendrore ndërmori...

partitë t’i nënshtrohen atdhetarizmit

Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë të re, pas vizitës së përbashkët...

komEntXhAVit hAliti

KomentgentiAn kAprAtA

Kulturë

19 Kolonia e artistëve të pavarësisë zbarkon në uet100-vjetori i Pavarësisë mbledh bashkë 30 piktorë shqiptarë me karriera të spikatura në të gjithë botën, në aktivitetin“Tirana Art Colony”. Ekspozita më 22 nëntor në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës

cmyK

Trafiku

Një cikël prej tri shkrimesh të ekonomistit, Presidentit të UET, Prof.dr Adrian Civici

në brenDëSi

buxheti 2013, rritet fondi i qeverisëdhe nishanit, shkurtime për Kuvendin Në projektbuxhetin e vitit që vjen, janë ulur ndjeshëm fondet për drejtësinë, arsimin dhe shëndetin. Këto shkurtime shkojnë në favor të KQZ-së, që organizon zgjedhjet parlamentare. Qeveria rrit fondet e veta dhe të Nishanit, ulet buxheti për Kuvendin

Buxheti i Presidencës për vitin 2013 parashikohet të jetë mbi 5 milionë lekë të reja më i lartë se i vitit aktual. Minis-tria e Financave i ka llogaritur këto pa-ra tepër për “Nishanin” për disa inves-time që do të bëjë Presidenca, të cilat vlerësohen 15 milionë lekë. Buxheti i Presidencës vitin që vjen është 164 mil-ionë lekë nga 158.7 miliardë lekë që është këtë vit. Gjithashtu buxhet më të

lartë viti 2013 sjell edhe për Qeverinë, me rreth 12 milionë lekë. Shpenzimet e Këshillit të Ministrave vitin që vjen ar-rijnë në një total prej 427 milionë le-kësh, nga 415.2 milionë lekë që ishin këtë vit. Fondet për Kuvendin kanë pë-suar ulje, për shkak se tashmë janë shlyer faturat e rikonstruksionit të sal-lës së Kuvendit të ndërtuar tre vite më parë. Nga 1.2 miliardë lekë... FAqe 5

zbardhen debatet në mbledhjen e grupit socialist. malaj vihet në qendër të kritikave për qëndrimet në media në kundërshtim me vendimet e grupit parlamentar për tri ligjet që kërkon be dhe qarkun e Fierit. malaj: u jam përmbajtur me koherencë principeve dhe argumenteve si për lirinë e të menduarit dhe diskutimit publik. Fidel ylli: ne jemi për debat, por debati të bëhet në grup, nuk ka pse të dalim në media dhe të dalim kundër disa deputetëve. ju e keni pasur shumë personale. rama: Do të bëjmë verifikimin e pronave dhe koncesioneve të dhëna nga qeveria. Faqe 2-3

DepuTeTëT e pSi bëjnë gjyqin MalajT, raMa nxjerr jaShTë SaDri abazin

PDIU tërhiqet nga 'Avni Rustemi' sheshi 'Çamëria' në 'Ali Demi'

tortë 550 m2 për pavarësinë, basha: ja festimet madhështore

vraSja për një varëSe Floriri, Si u Kap alDo hoxha i FShehur paS një Divani Prokuroria i dërgon gjykatës 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës. Si e neglizhoi policia kapelën me provën e ADN-së të gjendur në vendin e krimit nga një dëshmitare

Nis më 26 nëntor përgatitja e tortës së Pavarësisë, që do të jetë 550 metra katror, para Teatrit të Operas dhe Baletit. Këshilltarët e PS, akuza Bashës për dekorin e Tiranës. Përgjigjet kryebashkiaku: Është kontribut i qytetarëve dhe biznesit FAqe 9

FAqe 9

FAqe 7

Dy orëT e DebaTiT

Page 2: Gazeta Shqiptare

MAPO 19MAPO13 qershor 2010

www.gazetamapo.com 052 MAPO e mërkurë, 21 nëntor 2012www.mapo.al

politika Kryetari i PS-së Edi Rama komenton situatën politike në vend, debatet brenda grupit, koalicionet e ardhshme dhe objektivat e PS-së

“Saliu ka synim të fitojë në 2013 siç fitoi në 2009, por do ia bëjmë copë-copë makin-erinë e manipulimit. Do i mundim të dyja, si PD-në ashtu edhe LSI-në”

Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk ka ndryshuar qën-drim sa i përket diskutimit në një tryezë të përbashkët me Partinë De-mokratike për çështjen e Fierit. Ndërkohë, ai shprehet i bindur se me qëndrimin e deritanishëm, kryemi-nistri Berisha ka si qëllim t’i fitojë zgjedhjet në të njëjtën mënyrë si në vitin 2009. “Por ne do i fitojmë zgjed-hjet dhe do i bëjmë copë-copë maki-neritë e manipulimeve”, - tha mbrëmë Rama në emisionin “5 py-etje nga Babaramo” në “A1 Report”. Rama është pyetur edhe për marrëd-hëniet aktuale me LSI-në dhe mbi faktin nëse PS-ja mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa këtë forcë politike. “Është parti në koalicion me PD-në, i kemi përballë kundërshtarë e do i mundim të dyja bashkë e bashkë me të tjerët”, - tha ai. I pyetur më tej nëse PS-ja e ka mbyllur derën për LSI-në, Rama u përgjigj se forca që ai drej-ton e ka hapur derën për këdo që do të bashkohet me PS-në me qëllim ro-tacionin politik në 2013-ën. “Nëse LSI do të japë një dorë për të bërë ro-tacionin, vija e frontit do të zgjatet”, - shtoi ai. Megjithatë, Rama sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë kanal ko-munikimi me Metën. Kryetari i PS-së u pyet mbrëmë edhe për debatin e djeshëm në Grupin parlamentar të PS-së e konkretisht për rastin “Ma-laj”. Duke mos pranuar të flasë për një çështje, që sipas tij nuk ka interes publik, kryetari i PS-së saktësoi se ai nuk sheh ndonjë rast “Malaj” dhe se ishte herët për të folur nëse Malaj

do të ishte sërish në listat e depu-tetëve. Sipas Ramës, lista e re e de-putetëve do të përgatitet vetëm në af-atet që ka parashikuar Kodi Zgjed-hor. I pyetur nëse Malaj do të ketë fatin e Islamit, kryetari i PS-së duke iu referuar këtij të fundit u shpreh se “nuk mund të flas për deputetët e pushtetit”. Për Prokurorin e Përgjithshëm, Rama tha se mandati i Ina Ramës përfundon në maj të vitit që vjen, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend që të harxhojë energji për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një çështje, që sipas tij është e qa-rtë si drita e diellit. Rama u shpreh gjithashtu se PS është duke përgati-tur edhe një plan për 100 ditët e para të qeverisjes: “Jemi duke përgatitur një plan të 100 ditëve: procesin e transparencës së plotë mbi të gjitha koncesionet e dyshuara për korrup-sion. Ne do të hapim edhe procesin e transparencës për kthimin dhe kompensimin e pronës. Ne do t’i bëjmë këto me një strukturë të plotë dhe ekspertizë ndërkombëtare”. Po në 100 ditët e para, kryetari i PS-së premtoi se do të heqë taksën e bizne-sit të vogël, ndërsa po hartojnë një plan për heq jen e disa taksave të tjera, ndër to edhe heqjen e akcizës për naftën. Kryetari i PS-së komen-toi edhe figurën e Ahmet Zogut: “Që Ahmet Zogu ka bërë disa gjëra si çdo diktaturë bën, kjo duket. Ka pasur një instinkt për të ndërtuar një shtet, por pa asnjë strukturë të besueshme. Por të ngresh Republikën në këmbë për të bërë ceremoni republikane për rikthimin e eshtrave të Zogut në vend, do të thotë të detyrosh Repub-likën të kapërcesh nga kufoma në kufomë, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Shote Galicën. Dhe pasi t’i ketë shkelur Republika kufomat e Ahmet Zogut, të shkelë edhe dëni-met me vdekje të mendjeve të ndri-tura…”.

Rama: Verifikim pronave dhe konçensioneve në 100 ditët e para të qeverisjes

Zëdhënësi i Fyles: “Ajo që pritet nga Shqipëria është dorëzimi i të gjitha pritsh-mërive që janë formuluar së fundmi në raport-progres, sa më shpejt të jetë e mundur”

Tiranë Ndryshe nga afati limit që kishte përcjellë kryeministri Sali Berisha për miratimin e tri kushteve brenda datës 20 nëntor, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, deklaroi dje se hartimi i raportit të Komisionit nuk varet nga afatet e jashtme kohore, por nga rezultatet që duhet të dorëzojë Shqipëria. Sipas Komisionit, afati i vetëm kohor është përmbushja sa më e shpejtë e tri kushteve, së bashku me dhënien e dëshmive në luftën kundër krimit e korrupsionit. “Mendoj se ud-hërrëfyesi i afatit kohor është përcak-tuar shumë qartë në raport-progres. Komisioni ka deklaruar çfarë pritet nga Shqipëria, në mënyrë që të jetë i aftë të rekomandojë statusin kandi-dat. Dhe ne do ta bëjmë këtë sapo të

jetë arritur progresi i nevojshëm. E kemi thënë që në këtë fazë janë tro pi-ka kyçe: reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor dhe re-forma për rregulloren e Parlamentit. Komisioni do të përgatisë raportin vetëm kur të realizohet përmbushja e tyre. Pra ndërvarësia qëndron tek fakti që ne mund të bëjmë raport vetëm pasi të jenë dhënë rezultate, dhe këtë raport do t’ia paraqesim Këshillit pa marrë parasysh afatet e jashtme kohore. Dhe kur të prezanto-jmë këtë raport mbi tri çështjet që sa-p o p ë r m e n d a , n e d o t ë s h o h i m gjithashtu çfarë përpjekjesh janë bërë për të luftuar korrupsionin dhe kri-min e organizuar”, - tha Peter Stano në një intervistë për TCH. Ai shtoi se e vetmja gjë që mund të thuhet është që Shqipëria nuk ka kohë për të hum-bur. “Pra ajo që pritet nga Shqipëria është dorëzimi i të gjitha pritshmërive që janë formuluar së fundmi në raport-progres, sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse kjo është në interesin e popul-lit shqiptar dhe në interesin e vetë Shqipërisë. Ne si Komision fokusohe-

mi vetëm tek përmbushja. Ne do të bëjmë hapat apo rekomandimet e duhura vetëm pasi të shohim përm-bushjen. Dhe përveç kësaj, nuk është vetëm Komisioni Europian ai që po vëzhgon performancën e Shqipërisë në rrugën e saj, në mënyrë që të përm-

bushë këto pritshmëri dhe këto prior-itete, por janë edhe vendet anëtare ato që do të vendosin në fund. Pra është Bashkimi Europian që po vëzhgon performancën e Shqipërisë dhe ven-dimet do të merren bazuar në këtë per-formancë”, - tha ai.

Statusi për Shqipërinë, KE: Nuk ka afat për ligjet

“komisioni do të përgatisë raportin vetëm kur të realizo-het përmbushja e tyre. pra, ndërvarësia qëndron tek fakti që ne mund të bëjmë raport vetëm pasi të jenë dhënë rezultate, dhe këtë raport do t’ia paraqesim këshillit pa marrë parasysh afatet e jasht-me kohore”

“Jemi duke përgatitur një plan të 100 ditëve: procesin e transpar-encës së plotë mbi të gjitha koncesionet e dyshuara për korrup-sion. Ne do të hapim edhe procesin e transparencës për kthimin dhe kom-pensimin e pronës. Ne do t’i bëjmë këto me një strukturë të plotë dhe ekspertizë ndërkombëtare”

Page 3: Gazeta Shqiptare

Malaj: U jam përmbajtur me koherencë principeve dhe argumenteve si për lirinë e të menduarit dhe diskutimit publik. Fidel Ylli: Ne jemi për debat, por debati të bëhet në grup, nuk ka pse të dalim në media dhe të dalim kundër disa deputetëve. Ju e keni pasur shumë personale.

Fernada Cenko

Deklaratat e Arben Malajt në media për deputetët e Partisë Socialiste, si dhe qëndrimi për ligjet me 84 vota, i kanë kushtuar dy orë debat me dyer të mbyllura grupit të PS-së. Malaj për qëndrimet e tij është kryqëzuar nga deputetët, duke mos i dalë askush në krah për qëndrimet që ai ka mbajtur. Pasi është marrë vendi-mi për seancën plenare të kësaj jave, ka qenë deputeti Fidel Ylli, i cili ka marrë fjalën për të sqaruar atë që kishte thënë në grupin e PS-së një javë më parë, në mungesë të depu-tetit Malaj. Duke vënë në ‘shënjestër’ Malajn për qëndrimet e tij, Ylli ka kërkuar që çdo gjë të diskutohet në grup, duke shmangur në një lloj mënyre mendimin kundër një gru-pimi politik në media. Por i ndjerë mes sulmit, Malaj është shprehur para deputetëve se ai ka mbrojtur qëndrimin se tri ligjet që kërkon BE-ja nuk duhet të kushtëzohen nga zgjidhja e çështjes së Qarkut të Fierit dhe se u është përmbajtur me koherencë principeve dhe argu-menteve si për lirinë e të menduar-it, ashtu dhe diskutimit publik. “Nëse doni, mund të më përjashto-ni nga grupi, por unë sërish do të kontribuoj në PS”, - është shprehur Malaj. Ndërsa Ylli është munduar të shmangë debatin personal për të folur mbi frymën që duhet të ketë grupi i PS-së. “Unë kam kërkuar një mbledhje ku të ishte prezent zo-ti Malaj. Unë nuk kam asgjë me Malajn, por mendojmë që ne duhet të diskutojmë në grup për gjërat që na shqetësojnë. Ndaj jemi këtu për të kontribuar në zgjedhjet e 2013-ës, dhe jo të përçahemi para zgjed-hjeve. Ne duhet t’i themi elektoratit që jemi të bashkuar dhe do të pu-nojmë së bashku”, - është shprehur deputeti Ylli. Po në të njëjtin sink-ron mësohet të kenë qenë edhe de-puteti Saimir Tahiri, Agim Leka, Besnik Bare, Qemal Minxhozi. Mësohet se kundër zotit Malaj ka qe-në edhe Sadri Abazi, por që nuk është lejuar të replikojë, pasi i është ndërprerë fjala nga kryetari i PS-së, duke i kërkuar që të dalë jashtë për të shmangur thellimin e debatit.

ReagimiDeputeti Arben Malaj ka re-

aguar dje për MAPO-n në lidhje me debatin me dyer të mbyllura të gru-pit parlamentar të Partisë Sociali-ste. “U jam përmbajtur me koher-encë principeve dhe argumenteve si për lirinë e të menduarit, ashtu dhe diskutimit publik dhe për do-

mosdoshmërinë e dobinë kom-bëtare dhe politike edhe për vetë PS-në nga përfitimi i statusit”, - është shprehur deputeti Arben Malaj gjatë një prononcimi. Malaj sërish e sheh të nevojshme kalimin e ligjeve me 84 vota, për t’i hapur një dritë jeshile integrimit në Bash-kimin Europian.

MAPO 3e mërkurë, 21 nëntor 2012

www.mapo.al

Debate të ashpra për rreth dy orë janë zhvilluar dje në mbledhjen e grupit socialist. Malaj vihet në qendër të kritikave për qëndrimet në media në kundërshtim me vendimet e grupit

mësohet se kundër zotit malaj ka qenë edhe sadri abazi, por që nuk është lejuar të replikojë, pasi i është ndërprerë fjala nga kryetari i ps-së, duke i kërkuar që të dalë jashtë për të shmangur thellimin e debatit

Tiranë Miratimi i tri kushteve të kërkuara nga Brukseli me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor, nuk ka gjetur zgjidhje as në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Nën dre-jtimin e Kryetares së Kuvendit, Joze-fina Topalli, u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve, e cila shqyrtoi dhe dis-kutoi draft-kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 26 nëntor-14 dhjetor 2012. Edhe pse të pranishëm në Konferencën e Kryetarëve ishin nënkryetarët e Kuvendit, përfaqësues të grupeve parlamentare si dhe kryet-arë të komisioneve parlamentare të përhershme në Kuvendin e Shq-ipërisë, asnjë prej palëve kundër-shtare përmes debateve të zhvilluara nuk arritën të gjenin një zgjidhje për kushtet e kërkuara nga BE-ja, ndërkohë që ishin në një mendje që prioritet në axhendën e komisioneve parlamentare të jetë shqyrtimi i pro-jektbuxhetit për vitin 2013, sapo të mbërrijë në Kuvend. “Kryetarja e Ku-

vendit përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj deputetëve të opozitës për mirat-imin e tri ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e sta-tusit kandidat në Bashkimin Europi-an, duke iu kërkuar të përfshijnë në kalendar seancë të posaçme, jashtë radhe për miratimin e tri ligjeve të kërkuara. Por anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan. Tri projektligjet që kërkohen nga Brukseli do vazhdojnë gjithsesi të jenë pjesë e kalendarit të punimeve të Kuvendit”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.

Kushtet e Brukselit, debat në Konferencën e Kryetarëve

PS gjyq Malajt, Rama nxjerr Sadri Abazin nga mbledhja e grupit

Rama: Jemi të bindur se kemi të drejtë në qëndrimin tonë. Çështja e Fierit është një çështje e demokra-cisë në shqipëri. ne nuk mund të lëmë qarkun e Fierit, i cili lidhet thelbësisht me gjykatën e lartë. ne nuk mund të miratojmë ligje që nuk zbatohen. Ylli: kam kërkuar edhe në mbled-hjen e kaluar që të jetë prezente edhe kryesia e ps-së, edhe grupi i ps, për të diskutuar mbi qëndrimet personale që mbajnë deputetët. malaj është shprehur para disa ditësh në një intervistë duke folur personalisht për mua në një media, ndërsa i takonte që të fliste në grup. ne nuk jemi këtu për të bërë shou në media, por të g jithë jemi për një qëllim të përbashkët, për të rrëzuar këtë qeveri. unë nuk kam asnjë g jë me malajn, por mendojmë që ne të diskutojmë në grup për g jërat që na shqetësojnë. ndaj jemi këtu për të kontribuar në zg jedhjet e 2013-ës, dhe jo të përçahemi para zgjedhjeve. Malaj: unë kam mendimin tim. Deklaratat e mia në media kanë adresuar një problem shumë të rëndësishëm, siç është ai i integ-rimit europian të vendit...Besoj se mosvotimi i tri ligjeve të ke-së do të ketë kosto edhe për qeverinë e ardhshme të partisë socialiste. se jemi në demokraci dhe në demokraci ka mendim të lirë, ndërsa ka rithek-suar dhe njëherë se ps nuk duhet të kushtëzojë tri ligjet për integri-min me çështjen e qarkut të Fierit. këto gjëra unë ia kam thënë edhe kryetarit. Ylli: ne nuk jemi kundër mendimit të lirë. ne jemi për debat, por debati

të bëhet në grup, nuk ka pse të dalim në mendja dhe të dalim kundër disa deputetëve. Ju e keni pasur shumë personale. ti ke kontributet e tua në këtë parti, ashtu siç kam ardhur edhe unë për të kontribuar. unë nuk kam ardhur këtu për të luftuar brenda grupit, kam ardhur me një qëllim, për të qeverisur sa më mirë këtë vend. Agim Leka: ne nuk dimë se si t’i themi elektoratit për të gjitha këto mosmarrëveshje që kemi në grup, që dalim me mendime duke shkelur vendimin. ne kemi një rregullore dhe duhet ta respektojmë. nëse merret një vendim në grup jemi të destinuar për ta respektuar atë. ne duhet të transmetojmë frymë bashkëpunimi, jo të dalim kundër.Besnik Bare: Duhet të ekzistoja fryma në grup. Tahiri: Duhet të ketë një harmoni në grup. lufta jonë është kundër Berishës, jo kundër vetes.Malaj: mos na trego herës tjetër kopilat ...Malaj: po të doni më përjashtoni! nëse ju jeni kundër mendimit tim, atëherë më përjashtoni. por unë do të vazhdoj të punoj sërish për partinë socialiste. Rama: nuk po flet njeri për përjash-tim këtu. po flasim për të respektuar vendimet e grupit. Bëjmë debate këtu, por duhet që të bashkëpuno-jmë dhe jo të luftojmë brenda llojit. ne duhet të punojmë të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. ndaj duhet t’i lëmë protagonizmat.

ndërhyn sadri abazi për të marrë fjalën.Rama ndërhyn: sadri dil jashtë, nuk kemi pse thellojmë debatin!

DebAtet në gRuPin e PS

Page 4: Gazeta Shqiptare

TIRANË Në mungesë të një ftese zyrtare nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Fryma e Re Demokratike përcolli dje zyrtarisht për mediat qëndrimin e saj lidhur me mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sekretari politik i FRD-së, Afrim Krasniqi deklaroi dje se shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë periudhë është antikush-tetues. “…Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që përcaktuan një mandat 5- vjeçar për Kryeprokuroren, nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, as nuk kishin një dispozitë kalimtare sqaruese për mandatet në detyrë, siç pati më 1998. Si të tilla, ato përcaktojnë se mandati i Prokurorit

të Përgjithshëm nis në momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve dhe përfundon në ditën e njëjtë të vitit të pestë të saj në detyrë. Siç dihet, ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi në maj 2008, kështu që edhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm zgjat pesë vjet, deri në maj 2013. Çdo tentativë tjetër për shkurtim mandati përbën shkelje të Kushtetutës dhe shkarkim të paligjshëm nga detyra”, - sqaroi dje Krasniqi. Sipas tij, çdo akt presiden-cial për nisjen e procedurës për shkarkimin e Prokurorit të

Përgjithshëm përbën jo vetëm një akt antikushtetues, por edhe një zhvillim negativ të Shqipërisë në raport me shtetin e së drejtës.

FRD, Krasniqi: Nishani po shkel Kushtetutën

Afrim Krasniqi

Partia Demokratike me partitë e tjera aleate në Kuvend ndajnë qëndrim të përbashkët për dekretimin e kryeprokurorit të ri brenda kësaj jave. Edhe PBDNJ është për nëntorin, si afat. Grupi parlamentar i PS, letër Nishanit: Kryeprokurori i ri, në maj. Ti po e shkarkon.

Nevila PeRNDoj

TIRANË Takimet e djeshme të për-faqësuesve të partive parlamentare me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kanë paracaktuar qëndri-min e secilës prej tyre lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nuk ka më asnjë dyshim edhe mbi qëndrimin e vetë Presidentit të Re-publikës për ta dekretuar emrin e ri brenda kësaj jave. Zyra e shtypit e Presidencës përcolli mbrëmë një përmbledhje të takimeve të djeshme të Nishanit, duke konfirmuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimin e Pres-identit rreth kësaj çështjeje. “…Pres-identi i Republikës sqaroi se, në re-spekt të Kushtetutës së vendit dhe ligjit organik të Prokurorisë, Proku-rori i Përgjithshëm i Republikës ka një mandat 5-vjeçar. Mandati përbën periudhën kohore, gjatë së cilës i emëruari ushtron funksionin e tij. Në referim të të gjitha praktikave gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, fillimi i mandatit i referohet ditës së emërimit apo betimit (nëse kërkohet betimi) dhe përfundon në të njëjtën ditë dhe muaj të vitit të fundit të af-atit të përcaktuar në ligj”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës. Duke iu referuar kësaj deklarate, i bie që mandati i Ina Ramës të për-fundojë më 22 nëntor, ditë kur 5 vjet më parë mori detyrën si Prokurore e Përgjithshme.

Takimet Nishani ftoi dje partitë politike

për të dhënë mendimin e tyre vetëm për vlerat që duhet të ketë kandida-ti dhe jo për emra konkretë. Këtij formati i është përgjigjur pikësëpa-ri kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili mësohet të ketë kërkuar një emër me integ-ritet të lartë moral dhe profesional që vjen nga fusha e sistemit të dre-jtësisë. Të njëjtat kritere ka parash-truar edhe kryetari i Grupit parla-mentar të LSI-së, Lefter Koka, taki-mi me të cilin nuk ka zgjatur shumë, sa kohë që gjërat kanë qenë të qarta. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kry-etari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili përpos cilësive që duhet të ketë kan-didati për Prokuror të Përgjith-shëm, nuk duhet të jetë i përfshirë në asnjë prej forcave politike. Edhe kryetari i Partisë Republikane, Fat-mir Mediu nuk e ka parë të rëndë-sishme emrin e personit që do të

dekretohet nga Nishani, sesa cilësitë që ai duhet të ketë, që për PR-në do të thotë një figurë me integritet të lartë personal, i aftë profesionalisht, bashkëpunues më institucionet dhe i vendosur në luftën kundër korrup-sionit dhe krimit. Nuk ka pasur shumë dilema mbi mandatin e kry-eprokurorit edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ndër të tjera është shprehur se sa kohë që emri i ri zgjidhet para zgjedhjeve parla-mentare, atëherë nuk ka rëndësi se kur dekretohet, në nëntor apo maj të vitit që vjen.

Kundërshton PS Ndryshe nga qëndrimi në unison

i partive parlamentare aleate me PD-në, apo edhe i PBDNJ-së, Partia So-cialiste është kundër dekretimit të një emri të ri këtë muaj. Pas takimit

me presidentin Nishani, kreu i gru-pit të PS-së, Gramoz Ruçi dha një deklaratë të shkurtër për mediat: “Respektuam ftesën e Presidentit për Kryeprokurorin e Përgjithshëm. Dhe ajo që na ndan është pikëpam-ja që ne kemi lidhur me kushtetut-shmërinë e mandatit të prokurores aktuale. Lidhur me zbatueshmërinë e amendimit të ndryshimit të Kush-tetutës që ka të bëjë me mandatin e kufizuar të Prokurorit të Përgjith-shëm. PS ka pikëpamjen se manda-ti i prokurores nuk mbaron në 22 nëntor, por në 23 maj të 2013-ës, pikërisht në datën që është futur në fuqi ndryshimi kushtetues, që kufi-zon mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këto pikëpamje dhe këto argumente ne ia parashtruam Presidentit. Sigurisht, Presidenti

kishte pikëpamjen e tij që mandati i Prokurores mbaron në datën 22 nëntor”. Një deklaratë mbështetëse përcolli dje edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Nga takimi me ekspertët për situatën energjetike në vend, kryesocialisti u ndal edhe tek çësht-ja e mandatit të kryeprokurorit. “Prokurorja e Përgjithshme, sot në detyrë, nuk mund të zëvendësohet apo shkarkohet përpara datës 23 maj të vitit të ardhshëm. Këtë thotë Kushtetuta, këtë kanë shprehur qa-rtë edhe partnerët tanë ndërkom-bëtarë. Kjo do të ishte rrënuese dhe ky është një hap tjetër rrënues për jetën institucionale të vendit dhe një thellim në rrugën rrënuese të kapjes të të gjitha institucioneve”, - tha ai. Ndërsa mbrëmë, kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi

iu drejtua zyrtarisht presidentit Nis-hani përmes një letre publike, ku saktësonte ndër të tjera se asnjë lloj doktrine kushtetuese nuk e njeh apriori fuqinë prapavepruese të një ndryshimi kushtetues, përveçse kur vetë legjislatori kushtetues e para-shikon atë. ”Kuvendi kishte të dre-jtën e nxjerrjes së dispozitës tranzi-tore pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008, por ende nuk e ka bërë këtë”, - thuhet në letër. Sipas Ruçit, ndryshimi kushtetues që kufizon mandatin e kryeprokurorit duhet të fillojë efektet e veta jo në datën e zgjedhjes së kryeprokurorit (më 22 nëntor), por në ditën e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, pra më 23 maj 2013. Pwr pasojw, Ruçi specifikon se Nishani de facto po e shkarkon Ina Ramwn.

Nishani: Mandati i Ina Ramës mbaron në 22 nëntor, kundërshton PS

TIRANË Ndryshe nga deklaratat e pak kohëve më parë, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth është i mendimit se nuk ka rëndësi data, por cilësia e kandidatit. I pyetur nga media se kur është e vlefshme që të zgjidhet kryeprokurori, në nëntor apo në maj, Wollfarth u përgjigj: “Më e rëndësishme se data është cilësia e kandi-datëve. Është shumë e dobishme që këto ditë, këto javë, të përdoren për të gjetur kandidatë të mirë dhe mendoj se nisja e bisedimeve është një

hap i mençur”. Ambasadori shtoi se shumë shpesh vlerësimet ligjore çojnë në lexime të ndryshme, duke iu referuar në këtë rast qëndrimeve të kundërta që ndajnë dy partitë e mëdha rreth çështjes në fjalë. “Mendoj se ka argumente shumë të mira për majin, por ka edhe argumente të mira për nëntorin. Kjo nuk është diçka specifike shqiptare; leximet e ndryshme ekzistojnë edhe në vende të tjera. Më e rëndësishme është të gjenden kandidatë të

mirë, përmes dialogut. Dialogu është i hapur dhe unë e përgëzoj shumë këtë fakt. Prokurori i Përgjithshëm është një post kyç në çdo shtet me demokraci funksionale. Prandaj, është mirë që procesi po fillon tani për të identifikuar kandidatët e mirë dhe, me shpresë, për të arritur një rezultat të mirë. Kam besim se kjo do të arrihet”, - tha ai duke shtuar se do të kishte qenë ideale që të zgjidhej një kandidat me konsensu-sin e të dyja palëve.

Wollfarth: Nuk ka rëndësi data, por cilësitë e kandidatit politikë4 MAPO E MËRKuRË, 21 NËNTOR 2012

WWW.MAPO.Al

Mandati përbën periudhën kohore, gjatë së cilës i emëruari ushtron funk-sionin e tij. Në referim të të gjitha praktikave gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, fillimi i mandatit i referohet ditës së emërimit apo betimit dhe përfundon në të njëjtën ditë dhe muaj të vitit të fundit të afatit të përcaktuar në ligj

Bujar Nishani dhe Gramoz Ruçi

Page 5: Gazeta Shqiptare

02 MAPO 13 qershOr 2012www.gazeTamapO.cOm

Megjithëse 25 miliardë lekë më i lartë se i këtij viti, buxheti i 2013 parasheh ulje të fondeve për sektorët prioritarë dhe drejtësinë

7465

Në projektbuxhetin e vitit që vjen, janë ulur ndjeshëm fondet për drejtësinë, arsimin dhe shëndetin. Këto shkurtime shkojnë në favor të KQZ-së, që organizon zgjedhjet parlamentare. Qeveria rrit fondet e veta dhe Nishanit, ulet buxheti për Kuvendin

Blerina HoxHa

Fondet në buxhetin e vitit 2013 kanë pë-suar një rishpërndarje të re ndaj institu-cioneve. Sipas tabelave që shoqërojnë re-lacionin e vitit që vjen, vihet re një rritje e fondeve për Presidencën dhe Qeverinë. Një ulje e fondeve për Kuvendin dhe gjithashtu ulje e fondeve për sektorët pri-oritarë, arsimin e shëndetësinë dhe dre-jtësinë.

Rriten fondet për NishaninBuxheti i Presidencës për vitin 2013

parashikohet të jetë mbi 5 milionë lekë të reja më i lartë se i vitit aktual. Ministria e Financave i ka llogaritur këto para tepër për “Nishanin” për disa investime që do të bëjë Presidenca, të cilat vlerësohen 15 milionë lekë. Buxheti i Presidencës vitin që vjen është 164 milionë lekë nga 158.7 miliardë lekë që është këtë vit. Gjithash-tu buxhet më të lartë viti 2013 sjell edhe për Qeverinë, me rreth 12 milionë lekë. Shpenzimet e Këshillit të Ministrave vi-tin që vjen arrijnë në një total prej 427 mil-ionë lekësh, nga 415.2 milionë lekë që ishin këtë vit. Fondet për Kuvendin kanë pësuar ulje, për shkak se tashmë janë shlyer faturat e rikonstruksionit të sallës së Kuvendit të ndërtuar tre vite më parë. Nga 1.2 miliardë lekë që ishte buxheti i Kuvendit këtë vit, për vitin që vjen ai është programuar të jetë 898 milionë le-kë ose rreth 200 milionë lekë më pak.

Më pak fonde për arsimin dhe shëndetinMegjithëse buxheti i vitit që vjen është

programuar konsiderueshëm më i lartë se ai i këtij viti, por fondet për arsimin dhe shëndetësinë vijnë me ulje pavarësisht se në vlera modeste. Dy institucionet të vlerësuara prioritare duket se nuk janë programuar më si të tilla në buxhetin e vitit që vjen. Buxheti i arsimit për vitin 2013 është programuar të jetë 38.8 miliar-dë lekë nga 38.9 miliardë lekë që është këtë vit. Gjithashtu buxheti i shëndetë-sisë llogaritet 40 milionë lekë të reja më pak. Nga 29.1 miliardë lekë që është bux-heti i këtij viti, për 2013-n janë llogaritur 28.7 miliardë lekë.

Ulje drastike për gjyqësorin dhe prokurorinëEdhe pse sistemi i drejtësisë është pro-

gramuar që të trajtohet me rroga më të larta për evituar korrupsionin aq shumë të përfolur, buxheti i tyre për vitin 2013 parashikohet me ulje. Fondet për gjyqë-sorin për vitin që vjen janë programuar 1.3 miliardë lekë, nga 1.7 miliardë lekë që ishin një vit më parë. Akoma më e mad-he është ulja e fondeve për Prokurorinë. Nga 1.8 miliardë që ishte buxheti i këtij vi-ti, për vitin 2013 janë programuar 1.3 mil-iardë lekë ose rreth 500 milionë lekë pak. Gjithashtu, ulje të buxhetit ka pësuar Shërbimi Informativ, ndonëse me vlera modeste në krahasim me institucionet e mësipërme. Ulja që është bërë ndaj kë-tyre institucioneve në një pjesë të madhe ka shkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili për 2013-n ka një buxhet 696 milionë lekë, me rritje prej 600 mil-ionë lekësh për shkak të zgjedhjeve ele-ktorale.

Buxheti 2013, ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë

aMC merr “Çmimin për rrjetin 3G më të mirë”

Falë investimeve të saj të qëndrueshme në mbulimin e vendit me shërbimet e internetit më të shpejtë të brezit 3g, amc mori sot “Çmimin për rrjetin 3g më të mirë”. ky çmim u dha në Forumin e 4-t infocom albania, me temë “Nga evolucioni infrastrukturor në revolucion dixhital”. këtë vit, forumi vjen edhe në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së shqipërisë. Drejtori ekzekutiv i amc, zoti Dimitris Blatsios, pasi falënderoi organizatorët dhe të pranishmit, shpjegoi sesi kompania që ai drejton arriti të vlerësohet për internetin 3g më të mirë në vend. “amc nuk ka reshtur kurrë se investuari në kapacitetet e saj teknike, sot të prekshme në formën e sinjalit 3g për më shumë se 95 për qind të vendit.

Vodafone vlerësohet për përgjegjshmërisë Sociale

Forumi i 4-t shqiptar i Telekomunikacionit infocom vlerësoi kontributin e Vodafone albania në fushën e përgjegjshmërisë sociale, duke i akorduar çmimin e ekselencës për përgjegjshmërinë sociale në shqipëri për vitin 2012, për projektin e Telemjekësisë përmes celularit, që është duke u zhvilluar në shqipëri. programi i Telemjekësisë përmes celularit shfrytëzon teknologjinë më të lartë të transmetimit të të dhënave pa kabllo – 3g dhe mundëson realizimin e testeve mjekësore për pacientë në zonat më të thella të vendit dhe transmeti-min e të dhënave te mjekët specialistë. Financimi dhe koordinimi i këtij projekti kryhet nga Fondacioni Vodafone albania në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, kryqin e kuq shqiptar dhe spitalin ‘hygeia’ Tiranë.

100 vjet pavarësi, 100 vjet albtelekom

kompania alBtelecom mbush plot 100 vjet që nga koha e themelimit si administratë e post-Telegrafës. me këtë rast është organizuar një festë madhështore ku kanë marrë pjesë qindra të ftuar. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë kryeministri i vendit, sali Berisha; presidenti i ‘Çalık holding’, ahmet Çalık (Çallëk) etj. Drejtori i përgjithshëm i alBtelecom dhe eagle mobile, Dr. Orhan coşkun vuri në dukje ndryshimet galopante që nga dita kur industria e telekomuni-kacionit hodhi hapat e parë. “Në vitin 1921 u bë thirrja e parë telefonike në shqipëri, tani të gjithë ata që janë mbi 15 vjeç në shqipëri shpenzojnë mesatarisht 10 minuta në telefon çdo ditë”, tha coşkun.

shkurt

5MAPOe mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

ekonomi

Viti 2012 Viti 2013

• Presidenca 158,750 164,000• Kuvendi 1,246,000 898,000• Këshilli Ministrave 415,263 427,000• Ministria e Energjetikës 2,305,985 1,990,000• Ministria e Bujqësisë, 6,781,293 6,465,480• Ministria e Transportit 42,412,194 45,701,750• Ministria e Financave 7,213,956 7,703,503• Ministria e Arsimit 38,930,136 38,899,000• Ministria e Turizmit 2,454,545 2,002,846• Ministria e Shëndetësisë 29,114,408 28,712,640• Ministria e Drejtësisë 5,795,428 7,315,000• Ministria e Punëve të Jashtme 2,160,455 2,110,000• Ministria e Brendshme 16,570,333 16,274,777• Ministria e Mbrojtjes 19,910,246 19,862,000• Shërbimi Informativ Shtetëror 1,300,000 1,256,000• Drejtoria e Radio-Televizionit 402,000 352,000• Drejtoria e Arkivave 167,171 169,000• Akademia e Shkencës 79,819 94,000• Kontrolli i Lartë i Shtetit 260,086 276,000• Ministria e Punës 53,485,759 59,666,800• Ministria e Mjedisit 2,304,348 2,194,600• Prokuroria e Përgjithshme 1,807,622 1,309,000• Gjyqësori 1,773,403 1,309,000• Gjykata Kushtetuese 97,628 105,500• Agjencia Telegrafike 90,627 90,900• Partitë politike 200,000 200,000• Instituti Statistikës 429,940 496,000• Shkolla e Magjistraturës 52,594 56,100• Fondi i Zhvillimit Shqiptar 8,300,000 8,350,000• Kinematografia 102,963 103,600• Këshilli i Lartë i Drejtësisë 83,205 85,500• Avokati i Popullit 80,211 90,450• Komisioni i Shërbimit Civil 42,758 44,517• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 94,106 696,000• Inspektorati i Kontrollit të Pasurive 87,720 90,000• Autoriteti i Konkurrencës 160,134 62,000• Ministria e Integrimit 330,346 366,800• Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 13,479 13,000• Avokati i Prokurimeve 24,170 25,000• Institucione të tjera qeveritare 1,526,454 1,176,000• Mbështetje për Shoqërinë Civile 94,792 97,900• Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave 43,177 44,000• Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 41,606 35,400• Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit 30,583 35,400

tOtALi 248,975,138 257,839,763

Projektbuxheti i vitit 2013 i ndarë sipas institucioneve

Ridvan Bode

Page 6: Gazeta Shqiptare

6 MAPO e mërKUrë, 21 nëntor 2012www.mapo.al

rrethe Dëshmitarët okularë kanë parë dy persona, njëri prej të cilëve me biçikletë dhe me një çantë prapa saj. Kur ka qenë përballë objektivit, ai ka nxjerrë një automatik nga çanta

Dy persona të veshur me rroba gjuetie kanë hapur zjarr ngjitur me konviktin e universitetit, duke vrarë një 24-vjeçar dhe plagosur dy kalimtarë. Policia: Gjetëm 15 gëzhoja në vendngjarje dhe sendet e autorëve

ShkodËR Breshëritë e plumbave ka-në tronditur Shkodrën mëngjesin e djeshëm, si pasojë e së cilave ka vdekur një person dhe janë plagosur dy kalimtarë të rastësishëm. Krimi ndodhi rreth orës 9.00 të mëngjesit, ngjitur me konviktin e universitetit “Luigj Gurakuqi”, duke shkaktuar panik, përveç viktimave. Dëshmi-tarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se dy persona të paidentifikuar, të veshur me rroba gjahtarësh kanë zbrazur një karikator automatiku drejt një personi që po ecte në rrugë. Por plumbat u kanë rrezi-kuar jetën edhe dy kalimtarëve të rastësishëm. Dëshmitarët okularë kanë parë dy persona, njëri prej të cilëve me biçikletë dhe me një çantë prapa saj. Kur ka qenë për-ballë objektivit, ai ka nxjerrë një automatik nga çanta dhe ka nisur

të qëllojë në mes të rrugës. Më pas, i ndihmuar edhe nga autori i dytë, ai ka braktisur biçikletën dhe së bashku janë larguar me vrap njëri në drejtim të parkut “Luigj Gur-akuqi”, që ndodhet përballë fakultetit të shkencave të natyrës. Burime të policisë i thanë MAPO-s se ata kanë hedhur çantën, së bashku me armën si dhe një çadër në gjysmë të rrugës. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur Alek-sandër Qarri, 24 vjeç nga Kiri i Du-kagjinit, me banim në Gril të Vrakës; Lekë Marku, 37 vjeç nga Mazreku, me banim në lagjen ‘Tre Heronjtë’ në Shkodër; si dhe Au-gust Begeja, 19 vjeç, nga Gjadri i Lezhës, student në vitin e parë të universitetit të Shkodrës. Pas he-timeve të kryera policia arriti në përfundimin se objektivi i atentatit ishte Aleksandër Qarri, njeriu që mori më shumë plumba gjatë aten-tatit. Tre orë pas ngjarjes së rëndë, ai ndërroi jetë në mjediset e spital-it të Shkodrës, ndërsa dy të pla-gosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive të grum-bulluara, dy personat që kryen vras-jen kanë qenë të veshur me rroba që përdoren nga gjuetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja automatiku. Sipas policisë, dy

të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastësishëm. Studenti 19-vjeçar ka qenë duke shkuar në universitet, fare pranë vendit të ngjarjes. Policia akoma nuk ka dalë me një version zyrtar, nëse objekt ka qenë viktima Qarri apo i plagosuri Lekë Marku, pasi asnjëri prej tyre nuk ka prece-dentë penalë dhe as hasmëri apo konflikte me të tjerë, por nga të

dhënat e grumbulluara mendohet se viktima Qarri ka qenë objektivi. He-timet vazhdojnë për të bërë të mun-dur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij krimi. Kjo vrasje ka tronditur banorët e Shkodrës dhe ka rikthyer kujtimet e 1997-ës, ku plumbat nuk kursenin njerëz të rastësishëm që nuk kishin të bëjnë me motivet e ngjarjeve. D.Kolaj

Atentat në mes të Shkodrës, vritet 24-vjeçari dhe plagosen dy kalimtarë

ShkodËR tre aksidente automobilis-tike kanë ndodhur në shkodër, duke shkaktuar një të vdekur dhe dy të pla-gosur. një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një aksi-denti automobilistik, të ndodhur në kryqëzimin e Dajpit, në Dajç të Bregut të Bunës. simon mark Vija nga Dajçi ka qenë duke lëvizur me një motoçikletë tip piagio, pa targa, me ngjyrë të kuqe. ai është përplasur me mjetin tip Fiat Iveko (kamion) me targë aa 654 Dh, që drejtohej nga Ilir Bujari, 24 vjeç nga laçi i Kurbinit, me banim në lagjen “tre heronjtë” në shkodër. si pasojë 67-vjeçari ka gjetur vdekjen e men-jëhershme, ndërsa policia ka shoqëru-ar drejtuesin e mjetit. arben ndreka, 40 vjeç është ndaluar nga policia, pasi në aksin shkodër-Velipojë, te harku i

Berdices, ka dalë nga rruga së bashku me mjetin veture tip audi ngjyrë e zezë targe Dr 1929 F që drejtohej prej tij. si pasojë, ka mbetur e plagosur shtetasja esmeralda mexhid ndreka, e cila ndodhet në rrezik për jetën.

tre aksidente në shkodër, vdes 67-vjeçari

Korçë, grabiten natën flamujt e 100-vjetorit koRçË grabiten flamujt e festës në qendër të Korçës, reagon kryebash-kiaku. Dekori i festimeve në zemër të qytetit, të shkollës së parë shqipe, është dëmtuar rëndë nga persona të panjohur. gati në mënyrë të përdit-shme, flamujt kombëtarë hiqen nga qendra e qytetit, e cila në mëngjes gjendet e boshatisur. Dyshohet se ky është një veprim i disa qytetarëve të papërgjegjshëm, të cilët i vjedhin ato për t’i vendosur në shtëpitë e tyre, por  duke dëmtuar rëndë imazhin e festës, por dhe dekorin e vendosur nga ana e ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë juglindore. Vjedhja e flamujve kombëtarë të vendosur me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë në qytetin e Korçës është bërë tashmë publike. Burime nga bashkia e qytetit juglindor pohojnë për gazetën se gjatë orëve të natës së kaluar, persona ende të paiden-tifikuar, kanë vjedhur flamujt të shumtë

që ishin vënë si dekor në pedonalen e rikonstruktuar kohët e fundit, si dhe ata që ishin vënë në shtyllat e sheshit para katedrales “ringjallja e Krishtit” në Korçë. menjëherë ka reaguar kryetari i Bashkisë së Korçës, niko peleshi, i cili ka deklaruar se nuk është patriotizëm që flamujt të vidhen nga bulevardet kryesor dhe të vendosen në dritaret e shtëpive. Këto veprime, sipas kreut të bashkisë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e turpërojnë qytetin.  Irena Vreto

The Albanian American Development Foundation (AADF) started operations in 2011 with the support and encouragement of USAID and the United States Government. Under its program, AADF is implementing several projects that include road infrastructure and building renovation. Two current projects are reconstruction of “Shën Gjergji” Boulevard in Korça and of 28 Nëntori and 13 Dhjetori Streets in Shkodra, investments of approximately 1.5 million USD.

Purpose of the Request: This invitation for pre-qualification serves the purpose of creating a database of design studios and freelancers that fulfill the criteria to participate in the future invitational (restricted) tenders. This means that AADF will only invite pre-qualified design firms and individuals to bid in its tenders unless this pre-qualification process does not produce the expected results and an open tender is deemed necessary. AADF reserves the right to organize other calls for pre-qualification periodically.

To receive a copy of the application package please log in to www.aadf.org and download the documents you will find under “Invitation for Pre-qualification of Designers” heading under the “Tenders” section of the website. The dead-line for submitting your application is December 3, 2012. We have placed a deadline so we can have enough applications for a current project proposal but you are free to submit your application at any time after this deadline. If you will fulfill the criteria we will be happy to include you in our database.

All companies and freelancers with a strong professional background, sound ethics and high integrity are encouraged to apply.

Rr “Ibrahim Rrugova”, Green Park Complex, Kulla 2, kati 12, Tiranë

INVITATION FOR PRE-QUALIFICATION OF DESIGNERS

ViktimaaleKsanDër qarrI 24 vjeç nga Kiri i Dukagjinit

Të plagosur leKë marKU 37 vjeç, nga mazreku

aUgUst BegeJa19 vjeç, nga gjadri i lezhës

gati në mënyrë të përditshme, flamujt kom-bëtarë hiqen nga qendra e qytetit, e cila në mëngjes gjendet e boshatisur

Page 7: Gazeta Shqiptare

kronikëMAPO 11MAPO 11MAPOE hënë 12 nëntor 2012

www.mapo.al 19MAPO 11MAPO 11MAPOE mërkurë 21 nëntor 2012www.mapo.al 7

Shenjat e përleshjes në trupin e Aldo Hoxhës Sipas aktit të ekspertimit, aldo hoxha ka pasur dëmtime të shumta në qafë, në pjesën e përparme të supit, në bark, në shpinë, në ije, në parakrah, në duar dhe në gishtat e dorës. duke analizuar dëmtimet e konstatuara në trupin e të dyshuarit është arritur në konkluzionin se janë pasojë e veprimeve me thonj nga të dëmtuarat, si dhe fëmijët e tyre, që gjithashtu kanë tentuar të mbrojnë nënat e tyre. kjo rrëzon alibinë e aldo hoxhës, i cili ka deklaruar se këto dëmtime i ka marrë si pasojë e keqtrajtimit nga policia në momentin e shoqërimit. një provë tjetër në mbështetje të akuzës është edhe fakti se në momentin e shoqërimit, në shtëpinë e xhaxhait të tij, aldo hoxha është gjendur i fshehur pas një divani, në dhomën e gjumit. ndryshe nga tre kushërinjtë e tij, aldo hoxha nuk tregoi gjenealitetet e veta, por dha të dhëna të rreme.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 16 Mars 2012.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendim Nr. 285/1/a, datë 13.02.2012, vendosi të shpallë 1 vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendimin Nr. 298, datë 19.11.2012,  vendosi të shpallë publikisht sa më poshtë vijon:

1. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpallen 6 (gjashtë) vende vakant.

2. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, shpallen 16 (gjashtëmbëdhjetë) vende vakant.

3. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, shpallen 4 (katër) vende vakant.

4. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, shpallen 4 (katër) vende vakant.

5. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, shpallen 4 (katër) vende vakant.

6. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, shpallen 4 (katër) vende vakant.

7. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, shpallen 4 (katër) vende vakant.

8. Në Gjykatën e Apelit Durrës, shpallen 3 (tre) vende vakant.

9. Në Gjykatën e Apelit Shkodër, shpallen 3 (tre) vende vakant.

10. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, shpallen 6 (gjashtë) vende vakant.

11. Në Gjykatën e Apelit Vlorë, shpallen 2 (dy) vende vakant.

12. Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, shpallen 7 (shtatë) vende vakant.

Bazuar në ligjin Nr 9877, datë 18.02.2008 “Për organiz-imin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksioni-min e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mos-marrëveshjeve administrative”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërke-sat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 30 Nëntor 2012.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, rubrika “Korniza ligjore”, si dhe rubrika “Vende vakante”.

Vrasja për një varëse, si u kap Aldo Hoxha i fshehur pas një divani Prokuroria i dërgon gjykatës 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës. Si e neglizhoi policia kapelen me provën e ADN-së, të gjendur në vendin e krimit nga një dëshmitare

Leonard Bakillari

Tiranë Aldo Hoxha, 20-vjeçari i akuzuari për vrasjen e Fatbardha Tafës në tentativë për t’i gra-bitur asaj varësen që mbante në qafë, tashmë do të përballet zyrtarisht me akuzat në gjykatë. Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj Hoxhës dhe ka dërguar dosjen penale në ngarkim të tij në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të nisë procesi gjy-qësor për akuzën e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. Në kërkesën për gjykim, prokurori Endrit Bimi thotë se akuza ndaj të pandehurit është e provuar shkencërisht me anë të analizës së AND-së, ndërsa rendit një sërë provash të tjera që vërtetojnë fajësinë e 20-vjeçarit. Hoxha është gjetur në shtëpinë e xhaxhait të tij, i fshehur pas një divani, ndërsa për policinë ka dhënë gjenealitete të rreme. Ai u tradhtua nga gjurmët e djersës dhe një fije floku që u gjendën në kapelen pranë vendit të ngjarjes, ndërsa gjatë hetimit nuk u bë e mundur gjetja e bashkëpunëtorit në krim.

Vrasja për një varëse Më datë 7 gusht 2012, rreth orës 19:00, shtetas-

ja Lumturi Gjana me motrën e saj Fatbardha Ta-fa, të shoqëruar nga katër fëmijët e tyre kanë qe-në duke ecur në rrugën “Babë Rexha” për të shkuar në lulishten e ish-Fushës së Aviacionit. Drejt tyre ka ardhur një motor i zi, në të cilin ud-hëtonin dy të rinj. Drejtuesi i motorit mbante në kokë skafandër, ndërsa pasagjeri kishte në kokë një kapele. Ky i fundit, Aldo Hoxha, ka zbritur nga motori dhe i është afruar Fatbardha Tafës, të cilën e ka sulmuar për t’i shkëputur varësen që mbante në qafë. Fatbardha, duke qenë e gjatë sa i pandehuri dhe e fuqishme fizikisht është për-leshur me të dhe është munduar të mos e lëshojë. Aldo Hoxha e ka goditur me thikë. Motra e Fat-bardhës, Lumturi Gjana, ka ndërhyrë për të ndi-

hmuar të motrën. Në ndihmë të Aldos ka ndërhyrë drejtuesi i motorit. Gjatë përleshjes është goditur me thikë edhe Lumturia. Fatbard-ha Tafa ka humbur jetën, ndërsa Lumturi Gjana është plagosur. Sipas aktit të ekspertimit rezul-ton se viktima është qëlluar tri herë me thikë, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëher-shme. Ndërsa motra e saj është qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në të dy krahët.

Kapelja e autorit Menjëherë pas ngjarjes, dy autorët e krimit ja-

në larguar në panik, pa mundur të marrin kapelën e Aldo Hoxhës, e cila mbeti në vendin e ngjarjes. Këtë kapele e ka gjetur rreth 30-40 cm larg një pellgu me gjak shtetasja Sanie Ahmetaj, banore e shtëpisë pranë vendit ku ndodhi krimi, e cila doli pas thirrjeve për ndihmë të familjarëve të vik-timës. Ajo ka futur kapelen në shtëpi, të cilën më pas e ka marrë nipi i viktimës Y.P. Ky i është dre-jtuar një polici për t’ia dorëzuar kapelën, por pu-nonjësi i policisë nuk i ka kushtuar vëmendje dhe kapelja mbeti në automjetin ku Y.P. kishte hipur për të shkuar në spital. Luan Gjana, bashkëshor-ti i Lumturies dhe kunati i viktimës, pas marrjes

dijeni nga e bija për çka kishte ndodhur, ka shkuar në vendngjarje, ka marrë fëmijët që gjen-deshin aty dhe ka shkuar në Spitalin Ushtarak, ku ndodheshin të dëmtuarat. Në makinë ka gje-tur një kapele me ngjyrë jeshile të errët, me njol-la. Pasi u sigurua se nuk ishte e familjarëve të tij dhe se atë e kishte lënë në makinë djali i kunatit, e ka dorëzuar në polici, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

ADN-ja që fundos Hoxhën Dëshmitarët në vendin e ngjarjes: Lumturi

Gjana, M. Gjana. Y.P., E. Tafa kanë deklaruar se pasagjeri në motor mbante në kokë një kapele, kurse drejtuesi i mjetit kishte skafandër. Personi me kapele në kokë është identifikuar nga akti i ekspertimit nr.7506 datë 11 gusht 2012, ku rezul-ton se në kapelen me ngjyrë jeshile, në pjesën e brendshme të saj dhe në pjesët anësore të strehës ka njolla të kuqërreme si ato të gjakut. Me mik-roskop në kapele u gjet një fije floku, e seksit mashkull me ngjyrë kafe të errët, me gjatësi rreth 2 cm. Gjithashtu nga kapelja u fiksuan gjurmë dhe mbetje djerse, që të gjitha objekt ekspertimi të vlefshëm për krahasim. Nga akt-ekspertimi i AND-së rezulton se profili gjenetik i Aldo Hox-hës, model krahasimi përputhet me profilin gje-netik të përftuar nga fija e flokut e gjetur në ka-pelen jeshile. Profili gjenetik i Aldo Hoxhës është i përfshirë në profilin miks të përftuar nga mbet-jet e djersës, marrë me tampon në kapelen objekt ekspertimi. Gjithashtu rezulton se profili gjene-tik i të pandehurit është i ndryshëm nga profili miks i përftuar nga njollat e gjakut në kapelen jeshile, njolla këto që i përkasin shtetases Lum-turi Gjana, e plagosur në ngjarje.

IdentifikimiNë përgjigje të pyetjes se çfarë karakteristi-

kash fizike e gjuhësore kishte i personi me kapele që ishte si pasagjer në motor, gjashtë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, kanë dhënë përshkrim të njëjtë për autorin e vrasjes. Lum-turi Gjana ka deklaruar se autori ishte i gjatë rreth 170 cm, kishte fytyrë të hollë e të gjatë. Dëshmitarët e tjerë kanë deklaruar si ai ishte rreth 20 vjeç, me fytyrë të imët, me faqe të futu-ra brenda dhe mollëza pak të dala.

Tiranë të gjithë personat që janë të detyruar të qëndrojnë në “arrest shtëpie”, tashmë do të kontrollohen dhe monitorohen në kohë reale nëpër-mjet një qendre të përuruar ditën e djeshme në ministrinë e drejtësisë. projekti i nisur disa muaj më parë të do jetë eficent që nga janari i këtij viti, ku të gjithë personave që u është kufizuar liria me vendim gjyqësor, do t’u vendo-set një “byzylyk elektronik”, nëpërmjet të cilit “i burgosuri” do të jetë në moni-torim të vazhdueshëm. i pranishëm në monitorimin e kësaj qendre, ministri i drejtësisë, Eduard halimi tha se ky sistem do të ulë ndjeshëm shpenzi-met, ndërsa do të jetë një projekt pilot për personat që janë në arrest shtë-piak. “ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet e miliona eurove, për rua-jtjen dhe trajtimin e të dënuarve, por dhe të arrestuarve në banesa. Sistemi nuk lejon daljen nga perimetri që cak-ton gjykata, por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë, vendn-dodhjen e subjektit. Sistemi pilot për rastet e arresteve shtëpiake”, tha halimi. më tej ministri i drejtësisë sqa-roi se ky sistem që po instalohet, do të përdoret edhe për personat në shër-bim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që ata të mos u afrohen shkollave, mos u afrohen të

rinjve, duke rritur sigurinë publike në këto shkolla. “ky sistem do të apliko-het më pas edhe për personat që ush-trojnë dhunë në familje. ata persona që do të kenë urdhër ndalimi ndaj bash-këshorteve të tyre, nuk do kenë mundësi t’u afrohen banesave të bash-këshortëve sipas një perimetri qe do të caktoje gjykata, duke harruar një histori të kronikave që ndjekim ditë pas dite dhe duke rritur sigurinë e grave që dhunohen nga burrat”- tha halimi. Sipas ministrit, ky sistem redukton procedurën, kursyen para për shtetin, redukton, burokracinë, duke patur nën kontroll sigurinë pub-like. i pranishëm në ceremoni, amba-sadori i oSBE-së, Eugen wollfarth, tha se kjo është një metodë e njohur në BE, si një zgjidhje alternative ndaj qëndrim-it në burg. ai e quajti një sistem modern dhe efektiv. në këtë rast, sipas tij, nuk bie ndesh drejtësia penale me të dre-jtat e njeriut, por mund të funksionojnë paralelisht. Shqipëria ka meritën e të qenit vendi i parë në rajon që ka përqa-fuar këtë sistem. krenaria është diçka e madhe, prandaj mund të ndahet me të tjerët. lejomëni t’ju bashkohem, së bashku me ekipin tim dhe t’ju uroj siste-mit të drejtësisë, policisë dhe ministrit shumë sukses me sistemin e ri. “- tha me tej ambasadori. L.BakiLLari

Halimi: Nga janari, byzylyk elektronik për të dënuarit

ky i është drejtuar një polici për t’ia dorëzuar kapelën, por punonjësi i policisë nuk i ka kushtuar vëmendje dhe kapelja mbeti

në automjetin ku Y.p. kishte hipur për të shkuar në spital

Page 8: Gazeta Shqiptare

kronika një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura dje në kryeqytet, në autostradën Vorë-tiranë, pranë kthesës së Yzberishtit si dhe pranë xhamisë së et’hem Beut. në aksidentin e parë, drejtuesi i një mjeti të markës “mer-cedez- Benz” goditi nga pas një kamion, duke lënë të vdekur një vajzë 21-vjeçare që udhëtonte me të në sediljen e parë, ndërsa

vetë mbeti i plagosur rëndë. Viktima ka pësuar hematoma të rënda, ndërsa ka humbur jetën teksa transportohej për në spital. në kohën që policia merrej me këtë aksident, në segmentin nga tirana në Durrës, ulja e shpejtësisë së një automjeti nga një drejtues kureshtar solli një tjetër përplasje mjetesh, por vetëm me dëme materiale. Dje pasdite, rreth orës 17:00,

një burrë 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa udhëtonte me biçikletën e tij. ai u godit nga një automjet teksa udhëtonte në rrugë. aksidenti u regjistrua përpara xhamisë së së et’hem Beut në tiranë, ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë për në spital, ndërkohë drejtuesi i automjetit të aksidentit me targa tr 5819 F u ndalua nga blutë.

Aksidentet në autostradë, vdes 21-vjeçarja

8 MAPO e mërKUrë, 21 nëntor 2012www.mapo.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 16 Mars 2012.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendim Nr. 285/1/a, datë 13.02.2012, vendosi të shpallë 1 vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendim Nr. 297/5.II, datë 15.11.2012,  vendosi të shpallë 1 (një) vend vakant për INSPEKTOR, pranë Inspektoratit të këtij institucioni.

Bazuar në ligjin Nr 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Repub-likën e Shqipërisë”, në nenin 14 me titull “Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ligjit nr 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr 195/2/a, datë 05.07.2006, i ndryshuar, “Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, njoftohen gjyqtarët që përmbushin kushtet për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatat e Apelit dhe në mungesë të tyre, juristët që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet, të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e inspektorit, të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda datës 6 Dhjetor 2012, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedu-rat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtë-sisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

Zv.ministri i Brendshëm, Nard Ndoka, shpjegon fenomenin e trafikut të prostitucionit dhe masat që ka marrë policia për ta parandaluar atë. “Fenomeni ka pësuar rënie, por jemi sërish vend origjine.”

TIRANË Edhe pse me statistika në rënie, Shqipëria vazhdon të mbetet në hartën e vendeve që trafikojnë femra për pros-titucion. Zv.ministri i Brendshëm, Nard Ndoka, pohon se viktima të trafi-kimit janë kryesisht vajza që rrjedhin nga familje me probleme ekonomike apo arsimim të ulët. “Rritja e mundë-sive për arsimim dhe punësim janë mure të forta parandaluese ndaj trafi-kimit të qenieve njerëzore, por të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm se ky fenomen kërkon përpjekje e punë të fortë në vazhdimësi”,-thotë Ndoka në një intervistë për një media të huaj. Si-pas tij, vendet e destinacionit për va-jzat shqiptare vazhdojnë të jenë vendet fqinje, si Greqia, Italia apo Kosova. Ndërkohë, në këtë listë është futur ed-he shteti belg, ku ka raportime për ras-te të shumta trafikimi. Sipas zv.minis-trit të Brendshëm, Nard Ndoka, vajzat shqiptare mashtrohen prej rrjeteve të trafikut përmes ofertave për të punuar valltare. “Mënyra tradicionale e rek-rutimit të tyre është ajo e ofrimit të pu-nës si valltare nëpër lokale e bare të ndryshme dhe më pas përfshirja e tyre në aktivitetin e paligjshëm të prostitu-cionit. Ka patur edhe raste të mash-trimit për bashkëjetesë apo edhe një rast për bashkim familjar”,-thotë ai. Në këtë aktivitet kriminal, rrjetet e

trafikimit të qenieve njerëzor kanë tashmë një favor: lëvizjen pa viza në vendet e BE-së. Megjithatë, frika nga policia i detyron shumë nga këto vajza të shfrytëzojnë sërish rrugët ilegale të daljes nga vendi. Një fenomen i ri, i cili po mbahet nën vëzhgim nga policia shqiptare, është numri në rritje i mar-tesave të vajzave shqiptare me shtetas serbë apo maqedonas. Sipas zv.minis-trit Ndoka, që ka për kompetencë çështjet e trafikimit, janë bërë verifi-kime në këtë drejtim, por nuk janë gje-tur elemente të trafikimit të vajzave shqiptare. “Një fenomen që është vënë re kohët e fundit është shndërrimi i viktimave të trafikimit, kryesisht va-jzave të shfrytëzuara për prostitucion, në bashkëpunëtore të ngushta të trafi-kantëve për rekrutimin e vajzave të tjera. Të miturit shfrytëzohen krye-sisht për lypje brenda vendit, por kemi patur dhe raste kur destinacioni i tyre ka qenë Kosova”,-shton Ndoka, i pye-tur për kategoritë e njerëzve që vuajnë problemet e trafikimit. Në këtë interv-istë zv.ministri i Brendshëm i bën një analizë interesante edhe profilit të trafikantit. Sipas tij, përgjithësisht i përkasin grup-moshës 25-40 vjeç, vi-jnë nga familje me probleme financi-are, edukim të ulët arsimor dhe krye-sisht janë nga veriu i Shqipërisë ose nga zona të thella malore të Jugut dhe Juglindjes. Por cilat janë masat që po merren në zhdukjen e këtij fenomeni? “Masat e luftës kundër trafikimit të qe-nieve njerëzore shtrihen në një hark kohor 10-vjeçar. Nga përpjekjet në vitet e fundit mund të konstatojmë se kuadri ligjor është i plotësuar, të gjithë aktorët antitrafik punojnë me proceduara të qarta, të shpejta dhe në kohë”,-përgjig-jet Ndoka, i cili shton se një nga sfidat

Oferta për valltare i çon vajzat shqiptare në rrjetet e trafikut

TIRANË Thyerja e arrestit shtëpiak e ka kthyer për disa orë në qeli Perikli Shqevin, ish-të përndjekurin që po hetohet për zjarrvënien ndaj Gjergj Ndrecës. Perikli Shqevi, i njohur në rrethin e miqve të tij edhe me emrin Pal Greku, ndodhej në arrest shtëpie pas vendimit të gjykatës së Tiranës. Por dje në mesditë, rreth orës 12:00, Shqevi u kap duke ecur në këmbë në rrugën “Sami Fra-shëri”, pranë shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, nga një patrullë policie e komisariatit nr.2, e cila e ndaloi atë dhe iu kërkua shoqërimi në komisariat. Shoqërimi mësohet se është kryer me argumentin e shkeljes së masës së sigurisë me arrest shtëpie. Menjëherë pas konstatimit u vendos që Shqevi të shoqërohej në komisariatin e policisë nr.2. Ai u mor në pyetje nga efektivët e policisë së komisari-atit nr.2, që kërkonin të dinin nga Shqevi arsyen e shkeljes prej tij të masës së sig-urisë së arrestit shtë-piak. Gjatë komuni-kimit me punonjësit e policisë, Shqevi ka pretenduar se ka qe-në duke shkuar për të takuar avokatin e tij, që ndodhej jo shumë larg vendit ku ai është ndaluar. Ndërkaq, policia ka dyshuar se ai mund të ketë qenë ni-sur për të takuar një grup miqsh të tij, ish-të përndjekur-ish. Një ditë më parë, një grup ish- të përndjekurish go-ditën me vezë autoveturën e Kryetares së Parlamentit, në shenjë proteste ndaj saj dhe qeverisë për mosmarrjen e dëmshpërblimeve të akorduara nga qeveria për vitet e vuajtura prej tyre në burg gjatë kohës së diktaturës. Pasi u mbajt disa orë dhe u pyet në lidhje me motivin e daljes së tij nga shtëpia, rreth orës 16:00 ai u la i lirë nga shërbimet e rendit të komisariatit të policisë nr.2, në kryeqytet. Shqevi qëndron në gjendje arresti prej më tepër se një muaji, që kur ai u ndalua nga policia e kryeqytetit me akuzën e plagosjes së rëndë, i dyshuar si autor i zjarrvënies ndaj Gjergj Ndrecës në fund të mua-jit shtator të këtij viti.

Nard Ndoka:

kryesore në luftën kundër trafikimit është përfshirja e komunitetit në pro-cesin e identifikimit të rasteve.

Thyen arrestin shtëpiak, Shqevi rikthehet për disa orë në polici

“një fenomen që është vënë re kohët e fundit është shndërri-mi i viktimave të trafikimit, krye-sisht vajzave të shfrytëzuara për prosti-tucion, në bashkëpunë-tore të ngushta të trafikantëve për rekrutimin e vajzave të tjera. të miturit shfrytëzohen kryesisht për lypje brenda vendit, por kemi patur dhe raste kur destinacioni i tyre ka qenë Kosova”

Perikli Shqevi

Page 9: Gazeta Shqiptare

02

sociale Nis më 26 nëntor përgatitja e tortës së Pavarësisë, para Teatrit të Operas dhe Baletit që do të jetë 550 metra katror

9MAPOe mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

Zbardhet 28 Nëntori i Tiranës, Basha: Tri ditë festime madhështoreDebatet në Këshillin Bashkiak për dekorin e kryeqytetit. Këshilltarët e opozitës akuza Bashës për zbukurimet. Basha: Në këtë sallë ekziston pafytyrësia e atyre që duan të prishin festimet, 90 për qind e dekorit është kontribut i qytetarëve dhe biznesit

Jonida TaSHi

Debati për festimet e 100-vjetorit të Pa-varësisë dhe në kryeqytet ka zbritur ed-he në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Por paralelisht me Vlorën, festimet në Tiranë do të nisin nga ora 10:00 e datës 28 Nëntor për të vijuar deri në orët e vo-na të mbrëmjes. Kreu i Bashkisë së Ti-ranës, Lulzim Basha ka zbardhur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bash-kiak, axhendën e festimeve në Tiranë, që do të çelen më 26 nëntor e që do të përfshijnë të gjithë qytetarët. “Bashkia e Tiranës, sikundër bëri edhe vjet, veça-nërisht në këtë 100-vjetor ka marrë të gjitha masat për një festë madhështore, e cila do të kaplojë të madh e të vogël, cep më cep të këtij qyteti që është edhe kryeqyteti i Shqipërisë dhe kryeqendra e shqiptarëve, sa i përket numrit të banorëve. Do të nisim në datën 26 nën-tor, e cila për qytetin e Tiranës është një datë e veçantë, është data kur këtu u ngrit flamuri dhe me këtë rast kemi një program që do të përkujtojë këtë ngritje të flamurit me praninë e pasardhësve, pinjollëve të familjeve të ngritjes së fl-amurit në Tiranë, pikërisht në zonën ku u ngrit flamuri, pranë ‘Urës së Ta-bakëve’, ku ne do të përkujtojmë 100-vjetorin e ngritjes së flamurit në Ti-ranë, me përjetimin e simbolit kom-bëtar, shqiponjës dykrenare. Në këtë vend ku u ngrit flamuri para 100 vitesh do të vendoset një Mozaik i Flamurit Kombëtar, bazuar në një ndër dizenjot e hershme, stemën e Muzakajve, e punuar tërësisht me gurë natyralë nga artisti Gëzim Hidri”, - tha Basha. Ai bëri të ditur se Mozaiku është 2012 mm i gjatë, punuar me 2012 gurë dhe përku-jton vitin e shpalljes së Pavarësisë 1912-2012, si dhe 1200 mm i lartë, që simboli-zon 1200 muajt që përbëjnë një shek-ull. Autorit i janë dashur 4 muaj të mbledhë gurë të kuq në të gjitha trev-at shqiptare, një pjesë e të cilëve janë marrë në fusha e male ku janë zhvillu-ar dhe betejat më të përgjakshme në këtë vend, që nga koha e Skënderbeut deri në çlirimin e Shqipërisë. Po në datën 26, në Tiranë do të nisin edhe di-sa aktivitete, të cilat do të vazhdojnë ed-he në datën 27, 28 Nëntor e më tej. Ndër organizimet më të veçanta që pritet të bëjë edhe shumë bujë është torta gji-gante e Pavarësisë, që do të nisë të për-gatitet mëngjesin e 26 nëntorit, para shkallëve të Teatrit të Operas dhe Ba-letit. “Do të nisë në pedonalen ‘Murat Toptani’ panairi “Blej produkte shqip-tare”, ndërsa përpara TOB do të nisë puna për tortën e Pavarësisë, një ng-jarje e shumëfolur, një tortë me një sipërfaqe prej 550 metra katror, përgat-itur nga pastiçerët më të mirë shqip-tarë, jo vetëm nga trojet shqiptare por edhe nga ata që kanë bërë emër në treg-jet e Europës dhe Amerikës së Veriut”, - u shpreh kreu i Bashkisë. Aktivitetet e Bashkisë do të vijojnë nga mëngjesi

në mbrëmje përgjatë tri ditëve, ndërkohë që në datën 28 Nëntor, që është kthyer tashmë edhe në një ‘mol-lë sherri’ mes mazhorancës dhe opoz-itës për festimet në Vlorë dhe Tiranë, në kryeqytet ceremonia duket se do të nisë me prerjen e tortës. “Në datën 28 Nëntor, pas Protokollit të Shtetit në Vlorë ka po një protokoll të shtetit, i cili parashikon po një sërë ngjarjesh, por ne kemi koordinuar me protokollin e shtetit disa ngjarje. Më 28 Nëntor në Tiranë, pas protokollit të shtetit në Vlorë, shpresojmë që pas javëve dhe punëve, ditëve dhe skepticizmi, cere-monia e prerjes së tortës të nisë në datën 28 Nëntor, të koordinohet me hedhjen e parashutistëve me flamurin kombëtar nga sheshi ‘Skënderbej’”, - tha kryebashkiaku. Krahas kon-certeve të ndryshme përgjatë tri ditëve, Bashkia e Tiranës do të prezan-tojë një dhuratë për të rinjtë e kryeqytetit, që është një CD me 42 këngë patriotike, nga të cilat afro 20 janë të padëgjuara më parë dhe i për-kasin periudhës 1912-1945. Sipas ax-hendës së Bashkisë, deri në orën 15:00 festimet në Tiranë do të jenë të këtij in-stitucioni, ndërsa pas kësaj ore ato do t’i drejtojë qeveria.

Debatet për dekorin Mbledhja e djeshme e Këshillit

Bashkiak është shoqëruar me debate të ashpra mes këshilltarëve të PS-së dhe kreut të Bashkisë për dekorin e qytetit. Këshilltarët socialistë akuzuan kreun e Bashkisë për afera korruptive lidhur me dekorin festiv të Tiranës. “Ne nuk jemi shprehur kundër zbuku-rimit të qytetit në nëntorin e 100-të të Pavarësisë, po jemi kundër aferave skandaloze dhe korruptive në lidhje me vendimin që na erdhi në këshill. Këshilli vepron në publik dhe nuk je-

mi qeveria që merr vendim, por vendi-met duhet të qarkullojnë. Janë akord-uar 560 milionë lekë të reja dhe nuk ka asnjë njoftim se kush e ka fituar ten-derin e dekorimit”, - tha këshilltari i PS-së, Gent Gazheli. Kreu i Bashkisë iu është përgjigjur akuzave duke i cilë-suar mllefe personale dhe të orkestru-ara nga kreu i PS-së, Edi Rama, ndërkohë që theksoi se dekori i Tira-nës realizohet falë kontributit të qytetarëve dhe biznesit privat në kryeqytet. “Në këtë sallë ekziston pafy-tyrësia e atyre që duan të prishin festi-met. Akuzat ndaj meje nuk ju çojnë askund, as tek qytetarët e Tiranës, maksimumi iu kanë çuar para gjyqit për shpifje. Vijoni me shpifje dhe mashtrime, kjo është një alternativë e dështuar. Nëse doni transparencë, ju e keni marrë sa herë dëshironi. Duhet ta dini shumë mirë ju dhe ata qytetarë që doni t’u hidhni hi syve, që 90% e dekorit vjen si kontribut i qytetarëve dhe bi-znesit dhe ju nuk keni asnjë të drejtë të nëpërkëmbni entuziazmin dhe dëshirën e qytetarëve për të kon-tribuar”. Duke tentuar të shuajë sa-dopak debatin, përfaqësues i LSI-së, Shezai Rrokaj bëri thirrje që të vijohet me rendin e ditës, e nëse ka akuza ato

Tërhiqen çamët, sheshi “Çamëria” te fusha “ali Demi”Çamët janë tërhequr nga propozimi i tyre për t’i vënë emrin “Çamëria” sheshit “avni rustemi”. këshilltari i pDIu-së, Tahir muhedini deklaroi në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Tiranës se kërkesa për sheshin ‘avni rustemi’ është bërë jo në kohën e duhur. “kërkoj që ‘Çamëria’ të vendohet te rruga ‘sulejman Delvina’ pranë stadiumit ‘Dinamo”, - tha muhedini. kërkesa e tij është marrë në konsideratë, ndërsa është miratuar për t’u futur në rendin e ditës me 29 vota pro dhe asnjë kundër. por pas shqyrtimit të këtij propozimi këshilli Bashkiak ka votuar në unanimitet që fusha “ali Demi” të marrë emrin “Çamëria”. Në kuadër të 100-vjetorit, sheshi te rrethrrotullimi i Doganës do të marrë emrin “shqiponja” dhe në të do të vendoset një monument gjigant i një shqiponje me përmasa të mëdha. edhe pse monumenti nuk është zbuluar ende, këshilltarët socialistë deklaruan se shqiponja i ngjan breshkës, ndërsa zbukurimet në qendër ngjajnë si arkivole. “e keni parë mirë shqiponjën që keni bërë ngjan si një breshkë dhe jo si shqiponjë. zbukurimet para Bashkisë së Tiranës i keni bërë si arkivole”, - tha mehmet hasanlame. kreu i Bashkisë iu përgjigj duke deklaruar se këto janë mendje perverse: “se ku e ke parë ti shqiponjën akoma pa u vendosur ti qofsh. se kush je ti që i thua shqiponjës, breshkë ti qofsh, se shqiponja nuk është vendosur ende, por lartësia në të cilën është vendosur shqiponja është e madhe. Frymëzimi për këtë shembull është i një mendje perverse, sepse një mendje perverse imagjinon arkivole në qendër të Tiranës. ai është ndërtuar nga shqiptar, ky dekor sjell atmosferë festive, por mos u bëni prishës të festës”.

DaTa 28 NËNToR• Festimet në Tiranë nga ora 10:00-14:00SHESHi “SKËNDERBEJ”• ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TkOB)• hedhja e parashutistëve me flamurin kombëtar RRUGa “MURaT ToPTaNi” • panairi “Blej produkte shqiptare” • koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore• ekspozita “100 vjet Tirana” - Trotuari i gka LULiSHTJa TEK PaRKU RiNia • Telajo për pikturën me temë “100 vjet pavarësi - shqipëria ime” (12m*1.5m) • koncert për fëmijë • Teatër për fëmijë (Teatri i kukullave)• animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace) • Foto point me personazhe të pavarësisëLULiSHTJa “TRE VËLLEZËRiT FRaSHËRi”• koncert për të rinj (akademia e hollivudit, liceu ar-tistik, shkolla e Baletit) URa TEK RRUGa “iBRaHiM RUGoVa”

• performancë e cirkut • rr. IsmaIl qemalI (peDONale) • ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga akademia e arteve dhe Teat-ri metropolitPËRGJaTË BULEVaRDiT “DËSHMoRËT E KoMBiT”• photo point me personazhe historike• rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë fl-amurë të vegjël dhe organizojnë lojëraaKTiViTETET DUKE FiLLUaR NGa oRa 15:00 -MTKRS • 15:00-17:00 koncert folklorik (sheshi “skënderbej”) • 16:30-16:45 parada e Forcave të armatosura të re-publikës së shqipërisë (sheshi “skënderbej”) • 17:30-18:00 ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar «100 – Vjetorit të pavarësisë së shqipërisë» • 18:00-19:30 mbrëmje solemne akademike (pallati i kongreseve) mTkrs• 19:30 koncert i madh përmbyllës (sheshi “Nënë Tereza” mTkrs)

axhenda e festimeve për 28 Nëntorin

të dërgohen në Prokurori. Por debati ka vijuar edhe me përfshirjen e kreut të grupit të këshilltarëve të PS-së, Aldrin Dalipi, i cili deklaroi se çdo investim i Bashkisë ka prapaskena korruptive. Si replikë Basha u bëri thirrje këshilltarëve që të lënë mënjanë akuzat dhe të vijohet me rendin e ditës. “Ju tregoni se keni pakujdesi për të menaxhuar veten. Unë nuk kam përmendur asnjë emër, nëse je mjaftueshëm burrë për të sharë dhe shpifur duhet të përballesh edhe me pa-sojat. Në qoftë se dikush e ka mizën nën kësulë, le ta mbajë”, - tha Basha. Pas një debati mes Dalipit dhe Kosovrastit mbledhja është ndërprerë duke rinisur rreth orës 20:00, për të vijuar me mirat-imin e vendimeve në rendin e ditës, ku Partia Socialiste ka votuar kundër Njazi Kosovrastit dhe Petrit Vasilit, të cilët ishin propozuar si anëtarë në bordin e Sport Klub Tirana. Ndër vendimet e mi-ratuara dje ishin ai për miratimin e siste-mit të pikëzimit për programet e strehi-mit, projekti i shërbimit këshillimor për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, trans-ferimi kapital i vlerës së investimeve të kryera nga aparati i Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 2000–2009, disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012 etj.

Më 28 Nëntor në Tiranë, pas protokollit të shtetit në Vlorë, ceremonia e prerjes së tortës do të koordinohet me hedhjen e parashutistëve me flamurin kombëtar nga sheshi “Skënderbej”

Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Page 10: Gazeta Shqiptare

Në 2005-ën qeverisja qen-drore ndërmori një reformë të thellë të sistemit të plani-

fikimit të territorit. I akuzuar, ndër të tjera, edhe se prodhonte mundësi konkrete për vendimmarrje prefer-enciale (korrupsion), sistemi i vjetër u vlerësua si i paaftë për të drejtuar zhvillimin e shpejtë dhe të planifi-kuar të ekonomive, industrive apo zhvillimeve të qendrave urbane. Mbështetur në disa parime shumë të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe qeverisjes shumënivelshe star-toi projektimi i një sistemi të ri. Në prill të vitit 2009 Kuvendi i Shq-ipërisë miratoi, me shumicë të cilë-suar, një ligj të ri për planifikimin e territorit, i cili pas një faze tranzitore në tetor të vitit 2011 hyri plotësisht në fuqi. Logjikisht, duke shfuqizuar ligjin e vjetër dhe duke prishur edhe disa ekuilibra shumë të rëndë-sishëm, të paktën në planin teorik, të vendosura më parë. Ndërsa siste-mi i vjetër kishte deleguar funksio-nin e planifikimit urban dhe lejed-hënien për struktura e infrastruk-tura, kishte përcaktuar gjithashtu një ‘kleçkë’. Kjo “kleçkë’ ishte kon-cepti i ‘vijës kufizuese të ndërtimit’ për një bashki apo komunë. Sipas këtij koncepti, bashkitë apo komu-nat mund të merrnin vendime për leje ndërtimi në zonat brenda vijës kufizuese të ndërtimit, sigurisht në përputhje me planet e miratuara dhe sipas një procedure të përcaktuar nga sistemi. Kështu, për një njësi të qeverisjes vendore ekzistonin dy përcaktime, dy kufij, njëri ishte ku-firi administrativ dhe tjetri, kufiri i zonës së ndërtimit. Këto ‘vija’ kufi-zonin sipërfaqe shumë të ndryshme toke për sa i përket madhësisë, për të njëjtën njësi administrative ven-dore dhe miratoheshin nga organe të ndryshme qeverisëse dhe në pro-cedura e procese shumë të ndry-shme ligjore. E thënë thjesht dhe në mënyrë përgjithësuese, këta kufij ishin të ndryshëm në çdo aspekt. Sidoqoftë kishte një harmoni, një ekuilibër të ‘vijës kufizuese të ndër-timit’ me numrin e banorëve. Sa më shumë banorë të kishte një njësi ad-ministrative lokale, aq më e madhe sipërfaqja e zonës së ndërtimit. E kuptueshme kjo përderisa territori urban i shërbente nevojave të banorëve dhe se duhet të ishte num-ri i banorëve që përcaktonte edhe sipërfaqen e territorit në shërbim të aktiviteteve urbane njerëzore. Kjo vijë propozohej nga ekspertët e pl-

anifikimit urban, pas një procesi shkencor vlerësimi, dhe legjitimohej përfundimisht me vendim të Këshil-lit të Rregullimit të Territorit të Re-publikës.

Mbështetur në një filozofi të qartë demokratike, sipas së cilës njerëzit ishin të barabartë pavarësisht ku ba-nonin, u hartua në vitin 2000 ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Një nga kon-ceptet e vjetra, sipas të cilit qytetet ndaheshin në pesë kategori sipas “rëndësisë” (ligji për planifikimin urban, 1998), u zhvlerësua. Në këtë kuptim u zhvlerësuan edhe diferen-cat në trajtim të tyre nga qeverisja qendrore, si dhe funksionet dhe kompetencat e tyre. Tashmë vend-banimet humane ishin njësoj të rëndësishme, pavarësisht numrit të banorëve. Pavarësisht numrit të tyre, administratat dhe politikanët e votuar vendorë kishin të njëjtat përgjegjësi dhe detyra. Dhe kishte kuptim, sepse pavarësisht se ku banojnë qytetarët, kanë të njëjtat të drejta për shërbime publike dhe të njëjtat detyrime për bashkëjetesë kolektive. Sepse pushtetin e kanë njerëzit, e përderisa janë të barab-artë, delegojnë te politikanët e tyre të votuar të njëjtat përgjegjësi dhe detyra. Për këto arsye dhe në këtë frymë sistemi i ri i planifikimit të ter-ritorit i njeh çdo njësie të qeverisjes vendore detyrën dhe të drejtën e pl-anifikimit dhe kontrollit të zhvil-limit të territorit. Ia njeh çdo njësie vendore pavarësisht madhësisë ter-ritoriale apo numrit të banorëve.

Në sferën teorike, në kuptimin e të gjithë qytetarët janë të barabartë, reforma e planifikimit të territorit paraqitet shumë demokratike e moderne, por a është kështu edhe në planin aplikativ? A marrin të njëjtat shërbime, në sasi dhe cilësi të njëjtë të gjithë qytetarët shqip-tarë, pavarësisht ku jetojnë ? Sepse ky është synimi përfundimtar. A marrin të njëjtat shërbime, pavarë-sisht nëse jetojnë në komuna të vo-gla apo bashki të mëdha? Nuk be-soj. Kjo edhe teorikisht duket e pa-mundur. Marrim një shembull, Bashkia më e madhe në Republikën e Shqipërisë (për sa i përket numrit të banorëve) është Bashkia Tiranë me një popullsi prej 726 547 banorë. Në përgjigje të nevojave dhe kërke-save të një popullsie të tillë, kryet-ari i Bashkisë dhe administrata e saj duhet të planifikojnë, menaxhojnë dhe kontrollojnë zhvillimin e një

mbështetur në një filozofi të qartë demokratike, sipas së cilës njerëzit ishin të barabartë pavarësisht ku banonin, u hartua në vitin 2000 ligji “për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”. një nga konceptet e vjetra, sipas të cilit qytetet ndaheshin në pesë kategori sipas “rëndësisë” (ligji për planifikimin urban, 1998), u zhvlerësua. në këtë kuptim u zhvlerësuan edhe diferencat në trajtim të tyre nga qeverisja qendrore, si dhe funksionet dhe kompetencat e tyre. tashmë vendbanimet humane ishin njësoj të rëndësishme, pavarësisht numrit të banorëve. pavarësisht numrit të tyre, administratat dhe politikanët e votuar vendorë kishin të njëjtat përgjegjësi dhe detyra...

Sigurisht nuk jam duke thënë se presioni për zhvillim i këtij territori, nga qytetarët apo biznesi, është i njëjtë me atë të tiranës, por sidoqoftë, funksionet dhe kompetencat janë të njëjta, pra edhe mundësitë më të mëdha për dëmtim të territorit, burimeve natyrore apo investime të gabuara. Shpeshherë janë komunat dhe bashkitë e vogla që kanë pasuritë më të mëdha natyrore. Ç’mundësi praktike ka që një administratë dhe politikan i votuar nga një popullsi 1000 herë më të vogël me një akses në sipërfaqe territoriale prej shtatë herë më të madh, të marrë vendimet e duhura? për mua shanset për barazi në shërbime (sasiore dhe cilësore) janë të pakta, në mos nuk ekzistojnë...

MAPO10 E mërkurë 21 nëntor 2012www.mapo.al

OpEdmuzika është e vetmja gjuhë universale.Rogjersi

muzika është art i zemrës dhe, si e tillë, ajo i drejtohet direkt zemrës.Hegeli

muzikën e konsideroj rrënjë të të gjitha arteve.Klajsti

01

02

03

Opinione dhe Editoriale

Grabitje administrative

Nga BujAR KApexHIu

komeNt

Mos ka ardhur koha për një ndarje të re administrativo-territoriale?

territori prej 42 kilometra katror. Ndërkohë, një nga komunat më të vogla (për sa i përket numrit të banorëve) është Komuna e Kelmen-dit, Qarku Shkodër, me 6306 banorë. Kryetarit të kësaj komune, si politikan i votuar, dhe stafit të tij i duhet të planifikojnë, menaxhojnë dhe kontrollojnë zhvillimin e një territori prej 294 kilometra katror. Po, po, 294 kilometra katror. Më shumë se 252 kilometra katror apo më shumë se shtatë herë sipërfaqen e territorit nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

Sigurisht nuk jam duke thënë se presioni për zhvillim i këtij territori, nga qytetarët apo biznesi, është i njëjtë me atë të Tiranës, por sido-qoftë, funksionet dhe kompetencat janë të njëjta, pra edhe mundësitë më të mëdha për dëmtim të territorit, burimeve natyrore apo investime të gabuara. Shpeshherë janë komunat dhe bashkitë e vogla që kanë pasur-itë më të mëdha natyrore. Ç’mundësi praktike ka që një administratë dhe politikan i votuar nga një popullsi 1000 herë më të vogël me një akses në sipërfaqe territoriale prej shtatë herë më të madh, të marrë vendimet e duhura? Për mua shanset për bara-zi në shërbime (sasiore dhe cilësore) janë të pakta, në mos nuk ekzistojnë. Nuk ekziston as mundësia konkrete e zhvillimit të qëndrueshëm të ter-ritorit. Kështu gjendemi përpara një problemi, të cilin ose duhet ta injorojmë, siç bëjmë shpesh, ose duhet ta përballojmë duke i dhënë një zgjidhje. Dhe mundësitë për zgjidhje janë vetëm dy. Njëra është kthim në të kaluarën, duke i klasifi-kuar njësitë e pushtetit vendor në klasa dhe duke shpërndarë funk-sione dhe kompetenca sipas kla-save. Por, kjo është e papran-ueshme. Ne nuk mund të pranojmë konceptin e vjetër- të g jithë qytetarët janë të barabartë teksa di-sa janë më të barabartë se të tjerët- ndërsa aspirojmë demokraci të ap-likuar dhe jo teorike. Mundësia e dytë dhe më e mirë, të paktën sipas meje, është reforma territoriale. Përcaktimi i llojeve të reja të njësive të qeverisjes vendore dhe ndarje e bashkim i njësive aktuale me synim funksionimin më të mirë të mund-shëm të tyre në shërbim të qytetarëve. Pse jo, edhe si një hap i parë e i domosdoshëm drejt një shpërndarjeje sa më të ekuilibruar dhe të balancuar të vendbanimeve njerëzore në territorin kombëtar.

geNtiaN kaprata

Page 11: Gazeta Shqiptare

Besart kadia

Për sa i përket pikës së parë,

strategjitë e shtetit shqip-tar shprehin

qartë angazh-imin ndaj in-frastrukturës

rrugore në vend dhe në

vitin 2013 ajo është rikon-

firmuar si përparësi ab-

solute, pasi do të realizohen afërsisht 500 milionë dol-

larë investime të tjera

Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë të re, pas vizitës së përbashkët të sekretares

amerikane të shtetit, Hilary Clinton, me shefen e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë. Kërkesat e parashtruara prej kryediplomatëve të ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë dhe Kosovës tashmë dihen.

E megjithatë, mendoj se e vlen të përsëris thelbësoren e këtyre kërke-save; tejkalimin e dallimeve të hid-hura mes dy shteteve dhe integrim-in plotësisht të tyre në BE dhe në NATO. U mbajt gjithashtu edhe ta-kimi i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin serb më 7 nëntor në Bruksel nën kujdesin e në praninë e znj. Ashton.

Rezultatet e këtij takimi u paragjykuan dhe u kundërshtuan nga forca politike dhe media në Kosovë, por edhe në Serbi. Kjo tash-më dihet, siç dihen edhe epitet etik-etuese të ndonjë force politike për z.Thaçi, që e cilësuan deri “tradhtar” për arsye të takimeve të tij me Da-çiqin.

Nuk ia vlen të përmendësh gjëra që dihen. Unë e di këtë, por detyro-hem ta bëj, kur politikanë e parti bëj-në të pa diturin dhe kundërshtojnë ecurinë dhe vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar të rezultateve të derisotme të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pra, mes dy shteteve fqinjë. Kam bindjen se edhe këta kundërshtues e dinë që këto bisedime u kërkuan, u nxitën dhe u realizuan nën këmbënguljen e vazh-dueshme të BE-së dhe ShBA-së.

Kam bindjen që ata e dinë se këta dy faktorë kanë dhënë një kontribut vendimtar për çlirimin e Kosovës nga sundimi i Serbisë, për shpalljen e pavarësisë e për njohjen ndërkom-bëtarisht të shtetit të Kosovës. Kam bindjen se kundërshtuesit e bisedi-meve e dinë se rruga e vetme e mundshme e tejkalimit të raporteve konfliktuale të dy dekadave të fun-dit mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu mes tyre, sepse askush nuk “guxon” të flasë për një zgjedhje tjetër (luftën?!).

Në takimin e 7 nëntorit në Bruk-sel, që u bë në funksion të normal-izimit të marrëdhënieve mes tyre, u vlerësua dhe u përjetua në mënyra të ndryshme nga politika dhe një pjesë e opinionit mediatik në Prishti-në dhe Beograd. Në këtë proces “an-ti-dialog” është i dukshëm përfun-dimi: secili ndihet humbës?! Dukuri e ngjashme u shfaq edhe në vlerësi-min e ndërkombëtarëve.

Mbështetësit “miq” të shtetit të Kosovës përshëndetën dhe vlerësu-

an rezultatin e takimit, si hap të rëndësishëm në normalizimin e ra-porteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, miqtë dhe tutorët histo-rikë të serbëve, rusët, e “anatemuan” këtë akt të Serbisë, sepse, sipas logjikës politike dhe gjeostrategjike të Rusisë, ky akt i jep fund një “kon-flikti të ngrirë” në Ballkan.

Siç e përmenda edhe më lart, ta-kimit të Brukselit i parapriu vizita e dy figurave më të pushtetshme në politikën e jashtme botërore, znj.Clinton dhe znj.Ashton në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë. Mesazhi që sekretarja amerikane e shtetit dha në Prishtinë ishte: “sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës nuk vihen në dis-kutim”. Mesa duket, kryediplomat-ja i dha përgjigje shqetësimit tonë të madh.

Dashamirëse dhe e angazhuar për ta ndihmuar shtetin e Kosovës, znj.Clinton e përcolli këtë mesazh nga Tirana: “partitë t’i nënshtrohen atdhetarizmit!” Mesazhi është i qa-rtë. Megjithëse ky mesazh u tha në Tiranë, mendoj se ka patur parasysh edhe politikën në Prishtinë. Politika në Shqipëri po “grindet” për mirati-min e tre ligjeve në Kuvend me shu-micë të cilësuar për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, kurse ne po “grindemi” për nismën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që është e ndjeshme në të përditshmen e jetesës së qytetarëve të të dy shteteve, që përshpejton anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, BE ..., që përmbyll konfliktet dhe garanton paqen, sig-urinë, mirëkuptimin dhe bashkë-punimin mirëbesues në rajonin e Ballkanit. Jemi në një fazë përmbyl-lëse të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Është shumë e rëndësishme, shumë e vështirë dhe, për më tepër, rruga e vetme. Është sikurse Ram-buje e dytë, por, unë mendoj, edhe më e rëndësishme. Në Francë poli-tika e Kosovës, jo pak konfliktuoze në kohën e vet, u shfaq dhe veproi e bashkuar. Tash, politikanët kos-ovarë, me më shumë përvojë sesa në Rambuje, duhet të kuptojnë dhe të manifestojnë: atdhetarizmin para interesave të ngushta partiake!

Pjesëmarrja dhe kontributi ideor i çdo partie parlamentare për për-balljen dhe finalizimin e bisedimeve me Serbinë, është në favor të Kosovës. Bisedimet janë të domos-doshme, e të pashmangshme. Nuk mund t’u ikim. Por edhe pse jemi në të drejtën tonë, të njohur botërisht, mund të mos arrijmë atë që na takon nëse politikanët e Kosovës nuk shfaqen të bashkuar.

Si çdo familje shqiptare dhe qeveria planifikon se sa do të jenë të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm. Ashtu sikundër dhe një familje, qeve-

ria i vendos vetes një tavan të borxhit që ajo duhet të ketë në krahasim me të ardhurat vjetore. Në rastin e Shq-ipërisë, qeveria ka vendosur se ky kufi duhet të jetë sa 60% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa ekonomistë vendas dhe të huaj, sikundër dhe FMN, kanë sugjeruar me të drejtë se Shqipëria duhet të ketë një borxh publik më të ulët duke dhënë dhe një shifër që vërtitet rreth vlerës 40-50% të PBB-së. Në një periudhë kur kriza po dominon ekonominë botërore prej më shumë se katër vjetësh dhe kur Shqipëria ka po kaq vite që rritet nën po-tencial, duket si i panevojshëm respektimi i një rregulli fiskal, i cili pengon qeverinë të kryejë politikat e saj eko-nomike në kohë të vështira.

Për këtë arsye, debati që hidhet në publik me shqetësi-min se kalimi i pragut prej 60% të borxhit publik do të vendoste në pikëpyetje stabilitetin makroekonomik të vendit, nuk duket se është i duhuri. Mjafton të kujtojmë se në 12 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka patur asnjëherë një stok të borxhit më të ulët se 50%, dhe për më tepër, në vitin 2002 ajo pati një nivel prej 62.5%. Ashtu si dhe në vi-tin 2002, ekonomia shqiptare ndodhet nën potencialin e saj të rritjes ekonomike dhe për këtë arsye mbetja peng e një rregulli për hir të rregullit e ngurtëson sjelljen e qe-verisë dhe i lidh këmbët në një periudhë kur çdo qeveri demokratike ka dalë jashtë rregullave ekonomike për të garantuar stabilitet ekonomik. Ndaj thyerja e pragut prej 60% është në të mirë të ekonomisë sonë dhe jo e kundërta. Rregulli fiskal i deritanishëm ka garantuar një sjellje të parashikueshme të qeverisë dhe rritje të kredibilitetit të financave publike të shpërblyera me eurobondin e parë të vitit 2010.

Në këtë kuptim do të ishte mirë që analiza e projekt-buxhetit të vitit 2013 të analizohet në qëllimet që ajo ka në lehtësimin e presioneve me të cilat po përballet prej ko-hësh dhe ekonomia jonë. Kështu që tri janë drejtimet krye-sore të debatit. Së pari, a është ky projektbuxhet në për-puthje me strategjitë e shpallura të qeverisë? Së dyti, a sjell ky një përfitim afatgjatë të ekonomisë sonë?

Për sa i përket pikës së parë, strategjitë e shtetit shqip-tar shprehin qartë angazhimin ndaj infrastrukturës rrugore në vend dhe në vitin 2013 ajo është rikonfirmuar si përparësi absolute, pasi do të realizohen afërsisht 500 milionë dollarë investime të tjera. Kjo do të mbyllte një ka-pitull të rëndësishëm të projekteve të shtetit shqiptar për të zvogëluar në maksimum distancat e tregjeve vendase dhe ato të huaja. Nga ana tjetër, projektbuxheti adreson një shqetësim të ngritur prej kohësh nga Banka e Shq-ipërisë për rënie të nivelit të konsumit të qytetarëve. Ndaj rritja e pagave dhe pensioneve me 5-6% ose dy herë më e lartë se indeksimi për inflacion mundet të adresojë pikër-isht këtë ngërç të ekonomisë sonë.

Për sa i takon pikës së dytë, dihet tashmë se përfitimet nga investimet në kapital ndjehen vetëm në periudhën af-atgjatë. Fatkeqësisht, investimet kapitale në vend njohën ulje gjatë dy viteve të fundit për të respektuar pragun e borx-hit prej 60%, duke e detyruar ekonominë tonë të humbasë kohë në përfitimet e pritshme të këtyre investimeve. Por gjithashtu kjo rritje e borxhit publik duhet shoqëruar me një dedikim të shtetit shqiptar se është i përkohshëm dhe i detyruar nga rrethanat. Pasi ky devijim, edhe pse i lehtë, nuk është kurrsesi në favor të kredibilitetit të qeverisë për të ndjekur kursin e politikës fiskale që ajo ka deklaruar. Në rast të kundërt, qeveria mundet të kërkojë konsensus dhe të propozojë një rregull të ri fiskal, i cili do të kushtëzonte çdo qeveri, pasi me rregullin aktual e vetmja pengesë është vullneti i vetë mazhorancës dhe asgjë tjetër.

Partitë t’i nënshtrohen atdhetarizmit

Debati i gabuar për borxhin

është shumë e rëndësishme, shumë e vështirë dhe, për më tepër, rruga e vetme. është sikurse rambuje e dytë, por, unë mendoj, edhe më e rëndësishme. në Francë politika e kosovës, jo pak konfliktuoze në kohën e vet, u shfaq dhe veproi e bashkuar. tash, politikanët kosovarë, me më shumë përvojë sesa në rambuje, duhet të kuptojnë dhe të manifestojnë: atdhetarizmin para interesave të ngushta partiake!pjesëmarrja dhe kontributi ideor i çdo partie parlamentare për përballjen dhe finalizimin e bisedimeve me Serbinë, është në favor të kosovës. Bisedimet janë të domosdoshme, e të pashmangshme. nuk mund t’u ikim. por edhe pse jemi në të drejtën tonë, të njohur botërisht, mund të mos arrijmë atë që na takon nëse politikanët e kosovës nuk shfaqen të bashkuar.

XHavit HaLiti

Për sa i takon pikës së dytë, dihet tashmë se përfitimet nga investimet në kapital ndjehen vetëm në periudhën afatgjatë. Fatkeqësisht, investimet kapitale në vend njohën ulje gjatë dy viteve të fundit për të respektuar pragun e borxhit prej 60%, duke e detyruar ekonominë tonë të humbasë kohë në përfitimet e pritshme të këtyre investimeve. Por gjithashtu kjo rritje e borxhit publik duhet shoqëruar me një dedikim të shtetit shqiptar se është i përkohshëm dhe i detyruar nga rrethanat. Pasi ky devijim, edhe pse i lehtë, nuk është kurrsesi në favor të kredibilitetit të qeverisë për të ndjekur kursin e politikës fiskale që ajo ka deklaruar...

— BeSARt KADIA

komeNt komeNt

MAPO 11MAPO 11MAPOE hënë 12 nëntor 2012www.mapo.al 19MAPO 11MAPO 11MAPOE mërkurë 21 nëntor 2012www.mapo.al 11

Page 12: Gazeta Shqiptare

12 MAPO e mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

CmYk

100 vjetNjë ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012)

Blendi FevziutliBri i ri i

Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu,Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha,

Fatos Nano, të gjithë bashkë në njëlibër! Një ekskursion në politikën e

shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!

Page 13: Gazeta Shqiptare

13MAPOe mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

CmYk

Page 14: Gazeta Shqiptare

MAPO16 E EnjtE 8 nëntor 2012www.mapo.alMAPO14 E mërkurë 21 nëntor 2012www.mapo.al

economicus

adrian Civici

Ndryshimet radikale politike të vitit 1990-‘91 të shoqëruara me vendosjen e sistemit parlamentar shumëpartiak, i hapën rrugën dhe fillimit të trans-formimit radikal të ekonomisë shqiptare: nga një ekonomi e centralizuar me planifikim qendror – drejt një ekonomie të hapur tregu të tipit perëndi-mor. Dy vitet e para të tranzicionit (1991–‘92) për-bëjnë periudhën më të vështirë të ekonomisë shq-iptare të 50 viteve të fundit: PBB ra në 50%, rritja ekonomike arriti një shifër negative rekord prej -13%, çmimet e produkteve bazë ushqimore u rritën 5-6 herë vetëm brenda vitit 1991, prodhimi industrial dhe ai bujqësor pothuajse u paralizuan, deficiti buxhetor e kaloi shifrën prej 50% të PBB, inflacioni u rrit me ritme galopante, duke arritur në 400% në fund të vitit ‘91, borxhi i jashtëm u rrit mbi 600 milionë US$, papunësia kapi nivele mbi 50% të popullsisë së aftë për punë etj.

Në vitin 1992 qeveria shqiptare nënshkroi mar-rëveshjen e parë me FMN në kuadrin e detyrimit për të aplikuar paketën e politikave liberale rig-oroze të “axhustimit strukturor”, duke siguruar njëkohësisht dhe një kredi të tipit stand-by. Refor-mat e para u përqendruan në shkrirjen e sektorit kooperativist dhe ndarjen falas të tokës bujqësore në favor të popullsisë rurale; krijimin e një agjen-cie kombëtare privatizimesh, kryesisht për sferën e shërbimeve; ristrukturimi i disa prej ndërmar-rjeve kryesore industriale për t’i përgatitur për privatizim; inkurajimi i krijimit të ndërmarrjeve të reja private; liberalizimi i çmimeve duke për-jashtuar një «shportë» të disa ushqimeve bazë si vaji, buka, sheqeri etj.; zhvleftësimi i lekut dhe vendosja e një përqindjeje këmbimi reale; liberal-izimi i tregtisë së jashtme dhe vendosja e një tarife unike doganore prej 10%.

politikat dhe masat e para të fillimit të tranzicionit: Aprovimi i “ligjit për tokën” më 19 korrik 1991,

i cili parashikonte shkatërrimin e kooperativave bujqësore (që zinin mbi 75% të fondit të tokës së punueshme në shkallë vendi në vitin 1989), shpërndarja falas e tokës për anëtarët e këtyre ko-operativave në varësi të disponibilitetit të tokës dhe numrit të anëtarëve. Përjashtimi i çdo mundësie që ish-pronarëve t’u kthehej fizikisht toka sipas pronave të para vitit 1944 dhe reformës agrare mbas Luftës së Dytë Botërore; përjashtimi i të huajve nga mundësia e blerjes së tokës.

Krijimi i një agjencie kombëtare të privatizime-ve, që duhet të administronte gjithë procesin e privatizimeve në sektorët e shërbimeve, tregtisë, industrisë etj. U parashikua që vetëm gjatë vitit 1992 të dilnin për privatizim mbi 25000 objekte të vogla e të mesme tregtare, artizanale etj. Faza e privatizimeve të mëdha duhet të fillonte mbas vitit 1992, mbasi të përfundonte dhe transformimi i ndërmarrjeve të mëdha shtetërore në shoqëri ak-sionere.

Liberalizimi i çmimeve duhej të bëhej i plotë me përjashtim të tre produkteve bazë, si buka, va-ji ushqimor dhe sheqeri.

Futja e sistemit të konvertibilitetit të lirë të le-kut dhe përcaktimi në treg i kursit të këmbimit të lekut me monedhat e tjera të huaja. Për blerjet dhe shitjet me monedhë të huaj, qeveria shqiptare ven-dosi ECU si monedhë njësi reference.

Liberalizimi i tregtisë së jashtme me përjash-tim të një liste të veçantë produktesh që kërkonin miratim të veçantë nga Ministria e Ekonomisë. U vendos dhe një tarifë unike doganore prej 10%.

Në janar 1991, Shqipëria aderon në FMN dhe menjëherë përfiton një kredi stand-by, e cila i hapte

rrugën dhe burimeve të tjera të financimit për eko-nominë dhe zhvillimin.

Në prill 1991, Shqipëria bëhet anëtare e Bankës Botërore, e cila ofron menjëherë ekspertizë për sektorin bankar dhe atë agro-ushqimor.

Më 9 tetor 1991, Shqipëria hyn në BERZH (Ban-ka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) duke facilituar së tepërmi financimet e huaj shumë të domosdoshme në këtë moment.

Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e BE.

Kjo periudhë u shoqërua dhe me një ndihmë masive nga komuniteti ndërkombëtar: nëpërmjet operacionit «pelikan» Italia dhuroi dhe shpërndau mbi 540 000 tonë ushqime dhe shume produkte mjekësore e farmaceutike; BE-ja planifikoi dhe filloi dërgimin e mbi 400 000 tonë ushqimeve, 230 milionë US$ nga BE-ja në favor të përmirësimit të bilancit të pagesave dhe importeve urgjenteve; 42 milionë US$ nga Banka Botërore dhe 36 milionë US$ nga IDA kryesisht për importet e domos-doshme dhe reduktimin e varfërisë në zonat ru-rale; një transh të parë prej 10 milionë US$ nga ana e BERZH kryesisht në favor të rikonstruksionit të rrjetit të telekomunikacionit; 83 milionë US$ nga qeveria amerikane në favor të produkteve ushqimore dhe asistencës teknike për riorganiz-imin e sektorit bujqësor e ushqimor; 42 milionë US$ të dhëna nga qeveria gjermane kryesisht në funksion të përmirësimit të sektorit të shëndetë-sisë dhe ujit të pijshëm etj.

Rezultatet e para pozitive u shfaqën që në fil-lim të periudhës 1993–‘95. Largimi i ushtarëve ital-ianë të operacionit «pelikan» në dhjetor 1994 ishte shenjë e qartë e mbarimit të periudhës së emergjencës dhe fillimit të një periudhe stabilite-ti e rritjeje ekonomike. Kjo u shfaq në shumë treg-ues: rritje ekonomike 9.6% më ‘93 dhe 13.4% më ‘95; rënie evidente e inflacionit nga 236% më ‘92, në vetëm 6% më 95; rritje e lehte e eksporteve (+ 29% më ‘95 në raport me vitin ‘92). Në përgjithësi, përsa i përket indikatorëve kryesorë makroeko-nomikë, Banka Botërore dhe FMN-ja ishin të kënaqur për respektimin e kritereve të tyre të ax-hustimit strukturor: kontroll i masës monetare dhe të deficitit buxhetor, eliminimi i hiperinfla-cionit, papunësi në rënie, përqindje këmbimi të lekut me devizat e tjera të stabilizuara, çmime të liberalizuara etj. Edhe bujqësia, e quajtur “motori i zhvillimit”, me rritjen e saj prej 18.5% më ‘92 dhe 13.2% më ‘95 dëshmonte për këtë fillim të ringritjes së ekonomisë shqiptare, që gjithsesi afishonte shi-fra kaq të larta dhe për faktin se baza e krahasim-it ishte periudha më e keqe e saj, vitet ‘90-‘91.

Skemat financiare piramidale–shembja e shtetitShqipëria arriti megjithatë që brenda pak

vitesh (1992-1996) të ishte e suksesshme në refor-mat e saj strukturore makroekonomike në kon-formitet të plotë me rekomandimet e FMN-së. Por, në mënyrë që të realizonte objektivat themelore të reformimit të sistemit financiar në bazë të mar-rëveshjes me FMN, të tilla si kontrolli i inflacion-it, reduktimi i deficitit buxhetor, ristrukturimi i borxhit të jashtëm, krijimi i sistemit bankar me dy nivele etj., Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Fi-nancave vepruan në drejtim të shtrëngimit të poli-tikës monetare dhe buxhetore, duke bërë që gjatë periudhës 1992-‘95 të kishte një ulje të konside-rueshme të ekspansionit të kredisë, të shpenzi-meve publike, një zvogëlim të agregatit monetar në raport me PBB si dhe vështirësi në licencimin dhe fillimin e aktivitetit të bankave tregtare pri-vate. Gjatë 1992-‘93 subvencionet për ndërmarrjet

publike u zvogëluan nga 16% në 2% në raport me PBB, rritja e masës monetare u reduktua ndjeshëm, pagat reale u zvogëluan me 26%, sek-tori publik u reduktua me 2/3 e efektivave të tij etj. Edhe bursa e Tiranës që mund të ishte një element i rëndësishëm në qarkullimin formal të kapital-eve, mbeti thjesht një gjest formal.

Këto “shtrëngime” si dhe mungesa e lindjes dhe zgjerimit të ndërmjetësuesve financiarë bëri që të lindte një sektor financiar jo formal i madh. Kërkesa dhe orientimi masiv drejt këtij tregu jo-formal erdhi nga tre burime kryesore. 1) Gjatë periudhës 1991-96 mbi 400 000 shqiptarë ose rreth 12% e popullsisë së vendit emigroi në masë drejt Greqisë dhe Italisë, duke dërguar në vend në formën e remitancave shuma kolosale parash që arrinin deri në 15-20% të PBB. Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe hynë në Shqipëri mbi 1 mili-ard dollarë në këtë rrugë. 2) Efekti i madh finan-ciar dhe i sasive të konsiderueshëm të dollarëve apo markave gjermane që hynë në Shqipëri si pa-sojë e trafikut ilegal apo kontrabandës të karbu-ranteve që shumë shqiptarë bënin me vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat në këtë periudhë lufte midis ish-republikave jugosllave i nënshtro-heshin regjimit të embargos ndërkombëtare për karburantet. Shuma e tyre llogaritet në rreth 500-600 milionë dollarë. 3) Në këto vite Shqipëria përftoi sasi të mëdha parash në formën e ndih-mës së huaj, duke u renditur si vendi i parë për sasinë e ndihmave financiare për banor, në raport me të gjithë vendet e Europës Qendrore e Lindore. E gjithë kjo pati një efekt të dukshëm te niveli i të ardhurave dhe kursimeve të shumë shqiptarëve, duke krijuar teprica të cilat mund të përdoreshin kollaj në tregun informal.

Në kushtet kur tregu formal i kredisë dhe mundësitë legale për investime ishin pothuajse të «tharë», ndërkohë që tregu informal ishte «plot me para», pronarët e bizneseve dhe qytetarët e thjeshtë iu drejtuan këtij tregu për plotësimin e nevojave dhe dëshirës për investime apo fitime. Në «ndihmë» të kësaj kërkese erdhën menjëherë disa «fondacione bamirëse» apo «kompani in-vestuese», të cilat pranonin depozita, jepnin kre-di si dhe ofronin interesa marramendëse për de-pozitat të cilat shkonin nga 10-50% në muaj. Emra si «Sudja», «Vefa», «Xhaferi», «Populli», «Kam-beri», «Gjallica» etj., u bënë menjëherë emrat më familjarë për shqiptarët. Kompanitë rentiere fi-

nanciare nuk deklaronin burimin e të ardhurave të tyre, ndërkohë që nuk paraqisnin asnjë bilanc për kreditë apo interesat që jepnin. Ato mund të përdornin bankën shtetërore «Banka e Kursime-ve» si dhe «Bankën Kombëtare Tregtare» për de-pozitimin dhe tërheqjen e parave pa patur asnjë kontroll mbi llogaritë e tyre bankare. Megjithëse disa prej kompanive financiare vepronin si ban-ka, aktiviteti i tyre financiar nuk i nënshtrohej ligjit dhe supervizionit bankar apo detyrimeve për licencë zyrtare, por konsiderohej thjesht si «mar-rëveshje e përbashkët ndërmjet një huadhënësi dhe një huamarrësi», ashtu siç parashikohej nga Kodi Civil i Shqipërisë.

Por, përtej fasadës investuese që më shumë për-dorej si maskë publike, i gjithë sistemi funksion-onte në bazë të skemës Ponzi. Thithja e depozitave mbulonte pagesën e interesave të jashtëzakon-shme që varionin nga 100% deri në 600% në vit. Njerëzit depozitonin jo vetëm kursimet apo tepri-cat financiare të tyre në këto kompani, por shitën në mënyrë masive edhe shtëpitë apo prona të ndryshme, me shpresën së shpejt do dyfishonin apo trefishonin paratë e tyre për të blerë të tjera akoma më të mëdha e moderne. Fshatarët shitën masivisht bagëtitë, në mënyrë që të kishin para dhe t’i depozitonin ato në firmat rentiere me shpresën se shpejt do të bëheshin të pasur.

Në fillim të 1997, vlera totale e depozitave në fir-mat piramidale arrinte në 1.2 miliardë dollarë, ose rreth 50% të PBB të vendit. Por, duke patur para-sysh informalitetin e lartë të këtij aktiviteti si dhe pretendimet e mëvonshme të njerëzve që kishin humbur kursimet e tyre në këto skema piramida-le, vlerësohet se shumat e depozituara e kalonin vlerën 1.8 miliardë dollarë. Të vendosura krye-sisht në Tiranë dhe zonat në jug të vendit, të cilat kishin dhe përqindjen më të lartë të emigracionit dhe për pasojë të remitancave e parave të lira të disponueshme, këto kompani arritën të kishin si klientë të tyre mbi 2 milionë shqiptarë, ose rreth 70% të popullsisë së vendit. Në një vend të varfër si Shqipëria, ku rrogat mesatare në këto vite var-ionin në intervalin 50-150 usd/muaj, ku papunë-sia ishte në nivelet 20-30%, dhe ku mbi 60% e po-pullsisë jetonte në zonat rurale me një parcelë të vogël toke në dispozicion, kompanitë rentiere u shfaqën si «pionieret e kapitalizmit që po reali-zonte ëndrrën e shqiptarëve për të jetuar më mirë dhe fituar më shumë». Imazh i përsosur për të

më 9 tetor 1991, Shqipëria hyn në BErZh (Banka Europiane për rindërtim dhe Zhvillim) duke facilituar së tepërmi financimet e

huaj shumë të domosdoshme në këtë moment

1991-‘92 : Fillimi i vështirë i tranzicionit

drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut

Page 15: Gazeta Shqiptare

MAPOE EnjtE 8 nëntor 2012www.mapo.al 15MAPOE martë 20 nëntor 2012www.mapo.al 15MAPOE EnjtE 8 nëntor 2012www.mapo.al 15MAPOE mërkurë 21 nëntor 2012www.mapo.al 15

joshur një popull të tërë drejt sporteleve të tyre edhe pse ata që shfaqeshin si «bosët» apo «bamirësit» në krye të piramidave ishin njerëz pa vlera menaxheriale apo intelektuale. Në krye të firmës më të madhe «Sudja» qëndronte një grua me origjinë rome, që kishte vetëm 8 klasë shkollë; në krye të «Vefës» një ish nën-oficer anonim; në krye të fondacionit «Xhaferi» një personazh hu-moristik që pretendonte se «do shpëtonte Shq-ipërinë duke bërë gjithçka për njerëzit e varfër e në nevojë» etj.

Fundi i skemave piramidale u shfaq në 6-mu-jorin e dytë të 1996, kur ato filluan të ndiejnë vështirësi në pagesën e fitimeve, dhe në pamundë-si që të shtonin numrin e klientëve filluan të ofroj-në interesa marramendëse që varionin nga 30-100% fitim në muaj. Ndërkohë shqetësimi për ak-tivitetin e tyre u bë publik. FMN dhe Banka Botërore paralajmëruan direkt dhe indirekt qe-verinë shqiptare për rrezikun që paraqisnin këto kompani rentiere. Banka e Shqipërisë e kishte paralajmëruar disa herë qeverinë shqiptare «për natyrën piramidale» të këtyre firmave. Edhe min-istri i Financave, në tetor 1996, paralajmëroi pub-likun për rreziqet që paraqiste kjo veprimtari fi-nanciare. Por, qeveria shqiptare bëri veshin e shurdhët, ndërkohë që Presidenti shqiptar që priste rizgjedhjen e tij në fillim të 1997, në përgjigje të fjalëve të përhapura se «firmat rentiere po qa-rkullonin para në interes të mafias italiane», u shpreh në mbrojtje të tyre, duke thënë se «paratë e shqiptarëve ishin të pastra e të ndershme». Kjo situatë e nxiti akoma më shumë euforinë e publi-kut drejt këtyre firmave dhe interesat e ofruara nga ato u «çmendën» totalisht, duke kaluar çdo lloj imagjinate normale.

Më 10 janar 1997, Banka e Shqipërisë vendosi që të limitonte tërheqjet ditore të këtyre kompa-nive nga bankat ku ato kishin llogaritë tyre, duke fiksuar një tavan ditor prej 300 000 usd. Më 18 janar u arrestua menaxherja e fondacionit «Sud-ja», që ishte dhe kompania rentjere më e madhe në vend. Disa ditë më vonë, «Vefa» dhe «Kamberi» njoftuan se do bllokonin pagesat e interesave dhe kapitalit për një periudhë 3-6 mujore, duke shkak-tuar një klimë të fortë dyshimi dhe paniku për gjithë depozituesit e tyre. Në kryeqytetin e vendit Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit shpër-thyen revoltat. Më 26 janar u bllokuan depozitat e «Popullit» dhe «Xhaferit», në të cilat u gjendën

vetëm 250 milionë dollarë, shumë më pak se dety-rimet e tyre reale ndaj publikut. Në javët në vazh-dim të gjitha firmat rentiere u mbyllën duke deklaruar se «kishin falimentuar totalisht» dhe i gjithë vendi u përfshi nga protesta të dhunshme, kaosi dhe krimi.

Revolta ekonomike e qindra-mijë shqiptarëve që kishin humbur totalisht jo vetëm paratë e tyre, por dhe ëndrrën për pasurim e mirëqenie të shpe-jtë, u kthye shpejt nga revoltë ekonomike në re-voltë politike. Shumica e zyrave të policisë dhe kazermat e depot e ushtrisë u sulmuan duke u vjedhur dhe djegur. Me miliona automatikë kal-lashnikov dhe armë të tjera të rënda u përhapën në gjithë vendin. Shteti u shemb dhe grupe të ndryshme kriminale filluan të kontrollojnë qytete dhe zona të tëra të vendit. Dhjetëra-mijëra njerëz u larguan nga Shqipëria si refugjatë në drejtim të Italisë apo Greqisë. Mbi 1500 njerëz u vranë apo humbën jetën nga trazirat dhe kaosi, ndërkohë që me mijëra të tjerë u plagosën. Qeveria dha dorëheqjen dhe Parlamenti u shpërnda duke ia lënë qeverisjen e vendit një qeverie të unitetit kombëtar. Një trupë e huaj prej 6000 mijë ush-tarësh u instalua për disa muaj në Shqipëri deri sa të organizoheshin zgjedhjet e reja parlamen-tare. Ekonomia shqiptare që deri në këtë vit kishte patur rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme, më 1997 njohu një «rritje ekonomike negative» prej -7%.

thelbi dhe elementet kryesore të reformave: nga shteti drejt tregutNë këtë kontekst ekonomik e social, Shqipëria

gjatë dekadave 1990-2010 realizoi reformat dras-tike drejt vendosjes së ekonomisë së tregut. Për-ballë dy alternativave te mundshme në ritmin dhe gjerësinë e reformave: “tranzicion gradual” apo “terapi choc-u”, Shqipëria ndoqi rrugën e tranzi-cionit radikal duke privilegjuar konceptin e “shkatërrimit krijues” dhe liberalizimit të gjerë në të gjitha fushat. Sipas mbështetësve të kësaj teo-rie në qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 1992, masat në lidhje me stabilizimin dhe liberalizimin, si dhe sigurimi i një rritje ekonomike të konsiderueshme mund të bëhej automatikisht e pa ndërhyrjen e shtetit, nëpërmjet fuqizimit të strukturës eko-nomike si pasojë e zhdukjes së shpejtë dhe masive të operatoreve ineficentë. Mekanizmat e tregut kishin kështu mundësinë, që «me një goditje të vetme» të siguronin një alokim efikas të burime-

ve dhe ta çonin ekonominë drejt një rritjeje të qën-drueshme. Por realiteti shqiptar i viteve të mëvon-shme dëshmoi për rezultate të kundërta me këto konstatime. Shumë sektorë e degë jetike të ekon-omisë u shkatërruan e braktisën pa patur mundë-si që të rikuperohen, qoftë dhe për një periudhë afatmesme.

Mbështetësit e variantit apo politikave neo-liberale, që përfaqësoheshin nga Partia Demokra-tike, u pozicionuan që në fillim në favor të “Tera-pisë së choc-ut” dhe efekteve të menjëhershme që do sillte “shkatërrimi krijues”. Sipas tyre, masat stabilizuese-liberalizuese dhe rikthimi në rritjen ekonomike të vendit mund të ndodhnin automa-tikisht pa ndërhyrjen e Shtetit, por falë përzënies nga tregu të operatorëve inefikas dhe përmirësim-it të strukturës ekonomike e institucionale. Futja “me një goditje të vetme” e mekanizmave të eko-nomisë së tregut do të sillte një alokim më të mirë të burimeve financiare e prodhuese duke e çuar ekonominë drejt rritjes së qëndrueshme. Sipas tyre, roli i Shtetit duhej të ishte i limituar, duke u përqendruar vetëm në favorizimin e këtij “shkatër-rimi krijues” dhe krijimin e infrastrukturave të tregut. Çdo gjë tjetër do krijohej e evoluonte nën ndikimin e forcave të tregut.

Grupimi tjetër politik, i përbërë nga forcat e majta, Partia Socialiste dhe PSD, shprehej në fa-vor të një zgjidhje më “gradualiste e regulacion-iste”, duke preferuar një ritëm reformash më të ngadaltë e të “kontrolluar nga lart”. Sipas tyre, fil-limisht duhej të ndërtoheshin institucionet që ga-rantonin mbrojtjen sociale dhe të punësimit dhe pastaj të vazhdohej me reformat ekonomiko-fi-nanciare radikale për ndryshimin e strukturës së ekonomisë. Shteti nuk duhet të tërhiqej nga jeta ekonomike, por thjesht duhet të ndryshonte mo-dalitetet e ndërhyrjes në të. Ekonomia mund të vazhdonte edhe shumë vite të zhvillohej nëpërm-jet ekzistencës në nivele të barabarta të sektorit privat dhe atij publik.

Reformat ekonomiko-financiare të ndërmarra gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, të pa-ra në evolucionin e tyre, mund t’i shprehim si më poshtë: Së pari, Politikë monetare restriktive, të shoqëruar me krijimin e një banke qendrore të pa-varur; nxitjen dhe krijimin e disa bankave treg-tare operative të nivelit të dytë; zgjerimin në përgjithësi të shërbimeve bankare dhe eliminimin e exedentit financiar të trashëguar; Së dyti, Poli-tike buxhetore rigoroze, të realizuar nëpërmjet su-primimit të sistemit të subvencioneve shtetërore; ndërtimin i një sistemi të ri fiskal dhe tatimor si dhe kontrollin rigoroz të inflacionit; Së treti, Lib-eralizimi i tregut të brendshëm të kapitaleve, ku spikasin masat e vendosjes së konvertibilitetit re-al të monedhës kombëtare; krijimi i një tregu efi-cent kapitalesh, krijimi i bazave të nevojshme ju-ridike për funksionimin e tregut të kapitaleve, si p.sh. hapja e bursës etj.; Së katërti, Liberalizimi i tregtisë së jashtme, nëpërmjet suprimimit të mo-nopolit shtetëror mbi tregtinë e jashtme; braktis-jen e sistemit të tregtisë me klering, mbështetjen e sipërmarrjes private në këtë fushë etj.; Së pesti, Rritja e ofertës se brendshme, të përqendruar kryesisht në reformën e çmimeve dhe eliminimin e rritjes fiktive të tyre si pasojë e mungesës se ofer-tës se brendshme në sasinë e kërkuar nga tregu; nxitjen e prodhimit të brendshëm industrial e bu-jqësor etj.

elementet kryesore të tranzicionit shqiptar Recesioni post-socialist, i shprehur në të gjitha

shifrat dhe fenomenet negative të dhëna më lart, sidomos për periudhën 1990-1992; Stabilizimi Makro-ekonomik; me asistencën e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe or-ganizmave e institucioneve të tjera donatore e partnere të zhvillimit, Shqipëria ka adoptuar një program rigoroz të stabilizimit makroekonomik. Si pasojë e kësaj politike, Shqipëria ka garantuar: (i) një rritje ekonomike të qëndrueshme (me për-jashtim të vitit 1997 kur ndodhi kriza e madhe e quajtur “kriza e piramidave”); (ii) një kontroll rig-oroz të inflacionit, duke e mbajtur atë në nivelet 2 - 4%; (iii) ulje progresive të deficitit buxhetor në raport me PBB; (iv) kontroll të borxhit të brend-shëm e të jashtëm etj.; Ndryshim dhe rikompozim institucional. Reformat institucionale dhe mirëqe-verisja kanë qenë në fokus të të gjitha zhvillimeve të periudhës së tranzicionit, megjithatë duhet pranuar se ritmi dhe eficenca e tyre nuk ka qenë në nivelin e kërkuar, sidomos në fushën e zbatim-it të ligjeve dhe ekonomisë informale; Ristrukturi-mi mikro-ekonomik, nëpërmjet të cilit janë bërë politika mjaft të gjera e aktive në fushën e priva-tizimeve, nxitjen e biznesit privat vendas, elimin-

imi i barrierave të biznesit, stimulimi i investime-ve të huaja e vendase, liberalizimi i tregtisë dhe shkëmbimeve etj.; Integrimi rajonal e europian, nëpërmjet ndërmarrjes së një sërë reformash të rëndësishme ekonomik, sociale, politike e insti-tucionale në kuadër të plotësimit të kushteve të integrimit dhe përafrimin me BE.

Dilemat për të ardhmen e ekonomisë shqiptare21 vjet mbas “shock therapy” dhe ndërtimit të

“ekonomisë së tregut” duket se po shkojmë edhe drejt “mbylljes” së një cikli të rëndësishëm të tran-zicionit. Kemi zbatuar me rigorozitet recetat e FMN-së dhe Bankës Botërore për privatizimin e ekonomisë dhe hapjen e saj, jemi treguar orto-doksë në çështjen e ekuilibrave makroekonomikë, jemi fokusuar te rritja ekonomike si treguesi i vetëm i suksesit e performancës së politikave eko-nomike e qeverisjes. Kemi ndërtuar një model ekonomik të tranzicionit, një profil të vetë ekon-omisë shqiptare, që me të mirat dhe defektet e tij u bë “lokomotiva” që na tërhoqi deri në fund të dekadës së dytë të këtij tranzicioni radikal, ndosh-ta nga më radikalët në gjithë grupin e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Por, duket se kohës dhe përmbajtjes së këtij modeli po i vjen fundi, në kuptimin që shumë nga elementet dhe energjitë e tij e arritën maksimumin e tyre dhe tashmë re-zultojnë të ezauruara për një periudhë tjetër 10-20-vjeçare në të ardhmen. Kriza aktuale eko-nomiko-financiare globale më shumë sesa ndiki-mi direkt i saj në ekonominë apo financat shqip-tare, na evidentoi dhe disa probleme thelbësore me natyrë strukturore: sa e qëndrueshme është rritja jonë ekonomike? A kemi modelin e për-shtatshëm ekonomik për të garantuar ritmet e kësaj rritjeje në vitet që vijnë? A kemi një ekono-mi të strukturuar me të cilën mund të shkojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë?

Garantimi i rritjes së qëndrueshme nënkupton faktin se sa do të jemi ne në gjendje që të gjejmë e identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen eko-nomike” apo dhe «zëvendësuesit» e disa prej buri-meve aktuale të rritjes që në periudha afatsh-kurtër e afatmesme pritet të kontribuojnë shumë më pak se deri tani. Si do ta ngushtojmë deficitin e lartë tregtar dhe atë të pagesave? Si do ta ristruk-turojmë hapësirën rurale shqiptare ku mbizotëro-jnë akoma mini-fermat bujqësore dhe tendenca drejt një tregu toke aktiv, apo ngritjes së koopera-tivave është akoma e ulët? Si do ta zhvillojmë, ris-trukturojmë e modernizojmë biznesin shqiptar që dominohet nga bizneset shumë të vogla famil-jare dhe reflekton elemente arkaike e informale? Cilat janë politikat më të mira strukturore që na konvergojnë me ekonominë europiane ku syno-jmë të integrohemi? Cilët do jenë sektorët që do përbëjnë «motorin» e ekonomisë shqiptare në vitet në vazhdim? Turizmi? Bujqësia dhe agro-in-dustria? Energjia? Industria? Infrastruktura? Ar-simi? Ekonomia e dijes? Shërbimet? Zhvillimi i biznesit të vogël e të mesëm? etj. Ka ardhur plotë-sisht koha që të jemi sa më të qartë në objektivat themelorë të zhvillimit dhe modelit të rritjes për 10-20 vitet në vazhdim.

Rritja ekonomike në Shqipëri mund të nxitet në tri mënyra: nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë; nëpërmjet eksporteve të lëndëve të pa-ra dhe disa produkteve të gatshme; nëpërmjet ris-trukturimit ekonomik, diversifikimit të produk-teve dhe adoptimit masiv të teknologjive të reja. Dy mënyrat e para gjykohet se janë më të lartë risku dhe jo shumë të qëndrueshme, në raport me të tretën. Ta mbështesësh rritjen pothuajse vetëm tek investimet apo kreditë e huaja, do të thotë të ushqesh iluzionin e një jetese dhe zhvillimi përtej mundësive të tua konkrete, do të thotë të jesh i varur shumë nga flukset, “devijimet” dhe “kapriçot” e shpeshta të tregjeve financiare ndërkombëtare, do të thotë të prodhosh një rritje ekonomike jo shumë reale të mbështetur në monedha të fuqishme e të mbivlerësuara, të cilat sintetizojnë një strukturë ekonomike e konsumi larg realitetit tonë. Edhe rritja ekonomike e ba-zuar ekskluzivisht te lëndët e para dhe eksporti i tyre apo “eksporti i punës”, kur është fjala për sektorin me fason vlerësohet si jo e qëndrueshme në periudha afatmesme, sidomos për shkak të fluaktuacioneve të mëdha të çmimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare. Kriza e tanishme që preku rëndë sektorin e industrisë minerare, eksportet me fason etj., është një dëshmi më shumë e këtij konkluzioni. Ndërkohë, mënyra e tretë, që sipas shumë shembujve pozitivë në mjaft vende të botës, ka prodhuar një rritje konstante afatgjatë është “promovimi i produkteve të përpunuara dhe ofrimi i shërbimeve moderne”.

Fundi i skemave piramidale u shfaq në 6-mujorin e dytë të 1996, kur ato filluan të ndiejnë vështirësi në pagesën e fitimeve, dhe në pamundësi që të shtonin numrin e klientëve

filluan të ofrojnë interesa marramendëse që varionin nga 30-100% fitim në muaj

Page 16: Gazeta Shqiptare

fenomenPër çfarë specialistësh ka sot nevojë tregu shqiptar? Guida e

tre pedagogëve të UeT për programet e studimit që të kompletojnë me njohuri në marketing apo PR dhe koncepti i

specializimit përmes masterave profesionalë

Tre pedagogët e Univer-sitetit Europian të Tiranës, Kreshnik Bello, Jonida Këllezi dhe Genti Beqiri shpjegojnë se si një kombin-im i duhur i tri disiplinave të bën të kërkuar në tregun e punës...

Tregu i punës nuk është më ai tradicionali. Kërkon special-istë të kompletuar e me njo-

huri në disa fusha njëherazi. Ekua-cioni është i thjeshtë; sa më shumë njohuri dhe ekspertizë në shumë fu-sha, aq më konkurrues bëhesh në këtë treg me evoluim të pandalshëm. Po cilat janë fushat më të kërkuara? Cili kombinim do të sillte një debu-tim të suksesshëm, e pse jo, të të pa-jiste me çelësin e duhur për të hapur çdo derë? Për çfarë specialistësh ka sot më shumë nevojë tregu shqip-tar?!

“Vendi ynë tashmë prej 20 vitesh është futur në rrugën e ekonomisë kapitaliste. Përderisa ne jemi duke ndjekur ekonomitë e vendeve më të zhvilluara, është e natyrshme që duhen ndjekur dhe plotësuar “të gjithë komponentët formatues të kë-tyre ekonomive”, - përgjigjet peda-gogu i Departamentit të Marketing-ut në UET, Kreshnik Bello. Për-bërësit e suksesshëm në këtë ekono-mi të re janë padyshim degët e Menaxhimit, Marketingut dhe PR-it. Për rëndësinë e tyre flasin edhe vetë kërkesat e shumta nga tregu i punës. Programe studimi në nivel universitar ofrojnë formim në këto disiplina, por si mundet një i ri, i cili ndodhet përpara zgjedhjes, t’i për-vetësojë të tria?!

Në të vërtetë, disa programe stu-dimi të lejojnë të kompletohesh me njohuri edhe të fushave të tjera. Kon-cepti i specializimit si një koncept i suksesshëm, do të thotë se fare mirë mund të ndjekësh masterat profe-sionalë në një apo disa prej fushave të sipërpërmendura.

“Sot në shumë universitete ofrohen programe studimi në menaxhim, marketing apo marrëd-hënie me publikun. Me programet e studimit në Universitetin Europian të Tiranës, në nivel Bachelor dhe Master, në këto fusha mund të dalësh një specialist shumë i mirë dhe të zotërosh njëherazi njohuri të shumta edhe të fushave të tjera”, – vijon pedagogu Bello. Roli i menax-himit dhe i të gjitha aspekteve të tij është shumë i rëndësishëm sipas tij, si për sektorin publik, ashtu edhe atë privat, si për ata që bëjnë politika dhe marrin vendime shtetërore ash-tu edhe për ata që drejtojnë kompa-nitë dhe janë mikro-përbërësit e të gjithë sistemit kapitalist. “Por thel-bi është i thjeshtë: ti si një përbërës, duhet t’u thuash të tjerëve se ekzis-ton dhe je prezent në treg. Kjo, natyrisht kërkon ndihmën e mar-ketingut dhe të PR-it”, – shton më tej pedagogu Kreshnik Bello.

Tri diploma në një Pedagogia Jonida Këllezi, në po të

njëjtin departament, shprehet se të tria fushat janë të domosdoshme për të qenë konkurrues në treg. “Janë në funksion të njëra-tjetrës dhe nuk duhen parë si të veçuara. Konkur-renca dhe informacionet e shumta që konsumatorët kanë sot- falë me-dieve dhe internetit, i detyrojnë kompanitë të punojmë me plane strategjike dhe afatgjata”, - vijon ajo. PR-i, si një teknikë e marketingut për të arritur konsumatorët dhe për të përmbushur objektivat e kompa-nisë për të krijuar njohuri në treg. “Një i ri, që studion menaxhim - le të themi në nivelin Bachelor- do të më-sojë në programin e tij patjetër mar-ketingun. Dhe në lëndën e market-ingut, ai do të studiojë patjetër Mar-rëdhëniet Publike”,- vijon ajo duke shtuar se në Universitetin Europian të Tiranës studentët i gërshetojnë në praktikë njohuritë e fushës që në au-ditorë. “Në UET- në lëndën Koncep-tim dhe Menaxhim Fushatash që zh-villohet në profilin Marrëdhënie Publike - Komunikim, studentët ka-në detyrë të dorëzojnë një plan të plotë komunikimi marketingu për sektorë të ndryshëm të tregut shq-iptar. Punojnë për 14 javë rresht për të vendosur në praktikë elementet teorike”, - shton Këllezi.

Menaxherët, inovatorë të biznesit Dega e Menaxhimit është veçanër-

isht e kërkuar në treg, pasi të gjitha bi-zneset në ekonominë në rritje si ajo e Shqipërisë kanë nevojë për profesion-istë që mund t’i japin një shtysë të re bi-znesit. Për pedagogun e Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin Ekonomik në UET, Genti Beqiri, menaxhimi efikas çon në rritjen e mirë ekonomike, e cila ndihmon për të rritur mirëqenien e shoqërisë. Menaxhimi i mirë e bën më të lehtë një detyrë të vështirë, që është shmangia e harxhimit e burimeve të pakta. Të gjitha sipërmarrjet dhe ak-tivitetet ekonomike kanë nevojë për profesionistë të mirë që dinë të menaxhojnë me efikasitet, sidomos në kushtet e burimeve të pakta kapitale dhe natyrore.

Por sipas tij, një menaxher nuk mund të jetë profesionist nëse nuk ka njohuri edhe nga fusha të tjera, si Marketingu apo PR-i. “Ky është edhe çelësi i suksesit. Ato janë pjesë e pan-darë e një menaxheri në profesion; anë të një mozaiku shumëngjyrësh profe-sional”, -thotë ai. Ndaj edhe në UET, studimi i këtyre degëve bëhet me tek-stet më të reja dhe më të suksesshme në fushën akademike, pasi fusha kaq dinamike kanë nevoja të ngutshme për përditësim.

“Këtu mësohet Marketingu i Kot-lerit, Menaxhimi i Charles Hill etj., të cilat nuk prekin vetëm anën teor-ike, por japin shembujt konkrete të kompanive lider në tregun ndërkom-bëtar, duke gërshetuar më së miri aspektin teorik dhe praktik të menaxhimit, marketingut, PR-it dhe ekonomisë në përgjithësi”, - përfun-don ai.

menaxhim, PR dhe marketing: Trekëndëshi i artë në tregun e punës

Si sektori publik, ashtu edhe ai privat, kanë nevojë për specialistë të këtyre fushave. nëse i referohemi sektorit publik, është shumë e nevojshme të bëhet për shembull, marketingu i vendi vendit tonë duke pasur parasysh marketingun e turizmit dhe reklama të ndryshme që janë bërë prej ministrisë së Turizmit, Rinisë dhe Sporteve në televizione prestigjioze botërorë, për të bërë të njohur vendin tonë si një destinacion turistik. Apo kompani të ndryshme shtetërore mund ta shfrytëzojnë shumë mirë marketingun

dhe PR-in; televizionet, spitalet, shkol-lat etj. Duke iu referuar sektorit privat, rrallë mund të jetë ndonjë nënsektor i biznesit ku nevoja e marketingut apo e PR-it është e pavlefshme. Që nga kompanitë më të vogla deri tek ato më të strukturuara, të gjitha kanë nevojën e marketingut, duke e aplikuar atë që nga format më të thjeshta e deri tek ato që përmbajnë strategji dhe programe nga më të ndërlikuarat. Roli i menaxhimit është i paevitueshëm. Rrjedhimisht, profesionistët e këtyre fushave janë gjithandej të kërkuar.

Sektorët që kërkojnë profesionistë të tri fushave

“Ti si një përbërës, duhet t’u thuash të tjerëve se ekziston dhe je prezent në treg. Kjo, natyrisht kërkon ndihmën e marketingut dhe të PR-it”

“Një i ri që studion Menax-him - le të themi në nivelin Bachelor- do të mësojë në programin e tij pat-jetër marketingun. Dhe në lëndën e marketingut, ai do të studiojë patjetër Marrëdhëniet Publike”

“Dega e Menaxhimit, veça-nërisht është e kërkuar në treg, pasi të gjitha bizneset në ekonominë në rritje si ajo e Shqipërisë, ka nevojë për profesionistë që mund t’i japin një shtysë të re biznesit”

Kreshnik Bello

Jonida Këllezi

Genti Beqiri

Jonida Këllezi Kreshnik Bello

Genti Beqiri

Një menaxher nuk mund të jetë profesion-ist nëse nuk ka njohuri edhe nga fusha të tjera, si Mar-ketingu apo PR-i. “Ky është edhe çelësi i suksesit. Ato janë pjesë e pandarë e një menaxheri në profesion; anë të një mozaiku shumëngjyrësh profesional”

MAPO16 e mëRkURë, 21 nënToR 2012www.mAPo.Al

Mapo universitas

Page 17: Gazeta Shqiptare

“Ishte ndikimi i nënës sime për të bërë diçka, që nuk do të kishte lidhje me politikën. Kuptohet, në kohën kur unë isha e re ishte shumë e vështirë për këdo të ishte i pavarur dhe të mos qe i detyruar të bënte atë që nuk donte të bënte”.

Gjatë intervistës ajo mundohet të zbulojë lidhjen e ngushtë që ka krijuar me botën e numrave dhe

modeleve aplikative informatike dhe të përshkruajë me fjalë magjinë e sajPRofil

MAPO 17e mëRkURë, 21 nënToR 2012www.mAPo.Al

“Askush që nuk është gjeometër të mos hyjë këtu”, – sipas legjendës, Platoni e kishte ven-dosur këtë pllakat mbi derën e Akademisë së tij në Athinë për të treguar se sa i vlerësonte mendjet e bukura të matematikanëve.

Të gjithë që e kanë parë filmin “Beautiful mind” ku ekranizohet jeta e matematikanit John Nash, nuk kanë mundur t’i kalojnë me indiferencë gjenialitetit, madhështisë dhe magjisë së botëssë numrave.

Shpesh e quajtur si gjuha e universit, matematika është mbetet thelbi në kuptimin e botës, dhe si e tillë ka rëndësi jetësore në të gjitha shoqëritë.

Format, idetë, strukturat, sasitë, hapësira, ndryshimet, aritmetika, algjebra, gjeometria apo analiza...shkencëtarët janë në përpjekje të vazhdueshme të përmirësojnë matematikën pas të panjohurave, të shtyrë nga një pasion zor të përshkrueshëm me fjalë. Ngase, për matematikanët fjalët bëhen të tepërta...

Tamara Luarasi, pedagogia e Universitetit Europian të Tiranës, është një nga ata njerëz që i ka dedikuar jetën shkencës së matema-tikës. E mrekulluar nga ajo botë e pafundme numrash, ajo rrëfen sesi u njoh me matema-tikën, degë që fillimisht e zgjodhi jo nga ndon-jë thirrje e brendshme, sesi ishte nga ato vajza që numëroheshin me gishta në degën e Matematikës në Universitetin e Tiranës, sesi matematika u bë universi i saj i lirisë që mungon-te në Shqipërinë e regjimit diktatorial, sesi i tejkaloi shpesh paragjykimet se vajzat nuk janë të prera për shkencat ekzakte me një karrierë që u zgjerua edhe u pasurua edhe në fushën e infor-matikës, ku ajo është doktoruar dhe jep mësim në universitet prej dhjetëra vitesh tashme.

Gjatë intervistës ajo mundohet të zbulojë lidhjen e ngushtë që ka krijuar me botën e numrave dhe modeleve aplikative informatike dhe të përshkruajë me fjalë magjinë e saj...

“Matematika dhe Informatika (drejtime të së cilës mund të konsiderohen si pjesë të matematikës) më ka futur ndjenjën e përgjegjë-sisë karshi punës në përgjithësi.

Këtu nuk mund të abuzosh me fjalë dhe as t’i keqinterpretosh ato”. Ndoshta kjo është ed-he magjia e shkencës....

Ju keni kryer studimet e larta në degën Matematikë e më pas jeni doktoruar në Informatikë. Pse ky pasion për shkencat ekzakte?

Kur themi pasion, nënkuptojmë një dhun-ti, që shoqërohet me përkushtimin ndaj diç-kaje. Nuk mund të them se ka qenë një pasion në rastin tim. Ka qenë më tepër një edukatë që më është dhënë në familje dhe puna ime per-sonale. Dhe kur njeriu punon vazhdimisht për diçka, duket sikur ka një dhunti që nuk e kanë të tjerët. Prandaj, unë gjithmonë them se kush-do- po të dojë- mund të bëjë gjithçka. Kur u them studentëve që kam besim 100 për qind tek ata të gjithë, unë besoj vërtet në aftësitë dhe mundësitë e tyre për të përvetësuar gjithçka u jepet në mësim. Por, kjo arrihet vetëm me punë.

Çfarë ju ka shtyrë t’i studionit?Nëse do t’i përgjigjesha sinqerisht kësaj py-

etjeje do të thosha se një nga arsyet ka qenë

ndikimi i nënës sime për të bërë diçka, që nuk do të kishte lidhje me politikën. Kuptohet në kohën kur unë isha e re ishte shumë e vështirë për këdo të ishte i pavarur dhe të mos qe i detyruar të bënte atë që nuk donte të bënte. Matematika ta jepte këtë mundësi më shumë se çdo degë tjetër. Sigurisht, arsyeja tjetër ishte që unë shkoja mirë me matematikën dhe kur isha në rregull me të, më mjaftonte kjo për t’u ndjerë e qetë dhe e lumtur.

A kishte asokohe kur ju ishit studente paragjykime të tipit; matematika nuk është për vajza?

Jo, aspak! Megjithatë, është e vërtetë që va-jzat kanë qenë një minoritet në degën e Matematikës. Por, meqë edhe motra ima ka mbaruar matematikë, nuk e kam ndjerë fare këtë paragjykim.

Si ua tregonit të kundërtën që edhe va-jzat mund ta zhvillojnë shkencën e matematikës? Vetëm në matematikë nuk është vështirë ta tregosh këtë gjë. Nuk ka nevojë fare të flasësh se flet ajo vetë.

Keni punuar si pedagoge gjithmonë, apo keni kaluar nga një karrierë profesio-nale tek mësimdhënia si profesion?

Fillimisht jam emëruar si matematikane në Kombinatin e Tekstilit në Tiranë. Punova atje vetëm një vit dhe u emërova si pedagoge e Matematikës në Institutin Bujqësor (sot Uni-versiteti Bujqësor) ku punova për 8 vjet. E fill-ova këtë punë me shumë dëshirë për t’i dhënë studentëve ato që kisha mësuar vetë. Në një moment, një nga pedagogët e mi, profesori i nderuar Kristian Bukuroshi më propozoi një drejtim të ri në punën time, Informatikën. Një specializim 7-mujor në Paris së bashku me ko-legët e mi më ambientoi me këtë fushë fare të re për mua dhe u bë baza për vazhdimësinë e punës. Por mësimdhënien e kam ushtruar gjithmonë, tashmë edhe në Informatikë.

Është më emocionuese të ndërtosh programe aplikative informatike apo t’ua kalosh dijen brezave të rinj?

Të dyja janë interesante. Në Informatikë nuk mund të bëhesh mësues i mirë pa kaluar një eksperiencë pune siç është për shembull ndërtimi i programeve të ndryshme ose kon-ceptimi dhe ndërtimi i bazave të të dhënave.

Nga ana tjetër mësimdhënia apo kombin-imi i të dyjave të bën të avancosh në anën teo-rike dhe shkencore.

Si i shihni studentët tuaj? A janë ata krejtësisht të përkushtuar ndaj studime-ve?

Mendoj se studenti kur vjen në shkollë është i interesuar të mësojë dhe të kulturohet. Një pjesë e tyre e vazhdojnë këtë angazhim me dëshirë dhe përgjegjësi. Ne, në Informatikën Ekonomike kemi studentë shumë të mirë dhe të interesuar.

Por disa prej tyre nuk e kombinojnë dëshirën fillestare të tyre me punë të mëte-jshme. Kjo gjë i vështirëson gjërat, krijon boshllëqe dhe humbet besimin në veten e tyre.

Dua të shtoj këtu një vërejtje lidhur me nevojën për njohuri informatike që duhet të ketë çdo njeri nga ne në kohën e sotme. Kujtdo

Në universin e numrave

që punon sot, i duhet të përdorë një program, ose të punojë në një rrjet kompjuterësh, ose të punojë në kuadrin e një projekti si një pro-gramues, ose në fund të fundit të jetë menax-her në një kompani ku ka dhe punonjës IT-je. Në të gjitha ko raste do të kishte një ndryshim të madh midis atij njeriu që i përdor mjetet in-formatike mekanikisht si një robot pa i kup-tuar gjërat nga brenda, me njeriun që është i ndërgjegjshëm me teknologjinë e re dhe me koncepte bazë të funksionimit të programeve ose të teknologjive të reja. Këto njohuri na i jep dega e Informatikës Ekonomike duke bërë të mundur t’i përgjigjemi si problemeve me natyrë informatike, ashtu dhe atyre me kara-kter ekonomik.

Ndoshta ky brez që edukohet me këto njo-huri do të jetë në gjendje më shumë se ne, brezi i vjetër, të vërë në jetë përdorimin e mjeteve in-formatike në zgjidhjen dhe menaxhimin e problemeve ekonomike.

Ndryshe nga pedagogët e shkencave so-ciale, le të themi që kanë fjalën në qendër të mësimdhënies, për ju që merreni më shumë me shifra, programime, analiza in-formacioni etj., a është e vështirë të mbërtheni vëmendjen e studentëve?

Unë mendoj se vëmendja e studentit tërhiqet kur ajo që thuhet kuptohet nga ai. Nëse kjo arrihet, ora e mësimit bëhet shumë interesante dhe për studentin dhe për pedago-gun. Unë kam qenë e lumtur me studentet e mi këto vite që kam punuar në UET dhe kjo nuk mund të ndodhte nëse ata nuk do të më ndiqnin.

Si është bota e parë me shifra ? Bota e Informatikës është shumë reale dhe

konkrete. Këtu nuk mund të abuzosh me fjalë dhe as t’i keqinterpretosh ato. Kjo është dhe ana interesante e saj.

Çfarë emocioni ju ka sjellë përkushti-mi ndaj Matematikës dhe Informatikës ?

Të themi më mirë përkushtimi ndaj punës. Mendoj se kjo lidhet me edukatën që njeriu merr në familje dhe me përpjekjet që ai bën gjatë jetës. Sigurisht, kur njeriu investon në një fushë, është dhe ky investim që nuk të lë më ta lësh punën në këtë fushë. Puna të bëhet pjesë dhe qëllim kryesor i jetës. Por mund të them

se Matematika ose Informatika (drejtime të së cilës mund të konsiderohen si pjesë të matema-tikës) më ka futur ndjenjën e përgjegjësisë karshi punës në përgjithësi.

Keni pasur një eksperiencë si pedagoge në SHBA. Ç’mund të na tregoni rreth asaj përvoje në një vend të huaj me studentë të huaj?

Ishte Northeastern University në Boston ku unë e kam kaluar aktivitetin tim më të madh. Kam dhënë mësim atje për 9 vjet, në çdo semestër të vitit. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua.

Të ndihesh rehat në një vend të huaj. Ndoshta është avantazh që gjuha e shi-frave është e njëjta kudo?!

Po, është e vërtetë që ne pedagogët e Matematikës dhe Informatikës e kemi më të lehtë të ambientohemi jashtë. Profesioni na ndihmon më shumë për t’u përshtatur dhe për të komunikuar me studentin.

Në lidhje me studentin, unë nuk shoh ndonjë ndryshim nga pikëpamja e aftësisë dhe dëshirës për të kuptuar gjërat. Ndryshimi duket vetëm në atë se çfarë ju ka dhënë atyre shoqëria atje në krahasim me shoqërinë këtu.

Pse vendosët të riktheheshit dhe si erd-hët në UET?

Ishin arsye familjare, por kam ardhur me dëshirë. Kisha dëshirë të shprehesha përsëri në shqip para njerëzve. Më kish marrë malli për këtë gjë. Së dyti, kam miq dhe shoqe shumë të dashura këtu në Shqipëri dhe e vlerësoj shumë shoqërinë e tyre. Së treti, është vendi im me gjithë problemet që mund të ketë. Megjithatë, unë vete çdo vit në Boston dhe më duket se tani jetoj në dy qytete të mëdha, në Ti-ranë dhe Boston, që lidhen (jo ndahen) me një oqean të madh.

Si ka qenë përvoja në UET? Ka qenë shumë interesante. Ai bagazh pune

dhe eksperience që fitova jashtë, m’u dha mundë-sia ta vija në jetë në një degë të re siç është Infor-matika Ekonomike. Nuk mund të kisha gjetur terren më të mirë ta realizuar këtë dëshirë. Shoh që punët ecin, kemi studentë të rinj... Nuk mund të mos falënderoj këtu autoritetet e UET-it që ma dhanë këtë mundësi. Uroj vetëm të kem fuqi dhe të vazhdoj punën.

Tamara Luarasi, pedagogia e Universitetit Europian të Tiranës, është një nga ata njerëz që i ka dedikuar jetën shkencës së matematikës. Ajo rrëfen si u njoh me matema-tikën e më pas me informatikën, duke i bërë të dyja fusha të ekspertizës së saj në një karrierë të gjatë në mësimdhënie.

Tamara Luarasi

Page 18: Gazeta Shqiptare

18 MAPO e mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

refleksione për një kohë

Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: “Bah, ç’përralla po na treguaka ky!” Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: “S’paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë! “ Ndoshta kështu do të thonë ...

RobeRt ShvaRc, 1996

* * *Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte.

GjeRGj ZhejiHylli i Dritës, 1994 (pas botimit të parë italisht)

* * *Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi.

PRof. elio MiRacco Universiteti La Sapienza, Romë

Çmim

i: 80

0 L

9 789995 639778

isbn: 978-99956-39-77-8

Am

ik k

Asoru

ho

shQiPËriA, Ankth

i dhe ËndrrA

I lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme, Amik Kasoruho arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për njëzet e shtatë vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Prej vitit 1990-2009, jetoi si emigrant në Itali. Gjatë gjithë jetës, është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm mbas vitit 1990.

Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat Një ankth gjysmëshekullor, Çmimi i një ëndrre, Mes burgut dhe Zotit, Fluturimi i gjatë i një ore. Në Prishtinë ka botuar romanin Ikje nga trilli i perëndive.

Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se dhjetë vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi gjashtëdhjetë përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowlling, Brontè, Hawthorne, etj.

Prej vitit 2009 jeton në Tiranë.

Amik Kasoruho në moshën 17-vjeçare, pak para arrestimit

Amik kAsoruhoAmik kAsoruho

shQiPËriAshQiPËriAankthi dhe ëndrra

2012 UET Press / Scripta manent

Page 19: Gazeta Shqiptare

Një aktivitet ku shprehet arti, mesazhet e një bote plot ngjyrë, jetë, dinamizëm, dëshirë e mirë e një bashkëpunimi të artistëve shqiptarë nga shtete të ndryshme, të cilët do të përcjellin një mundësi për promovimin artistik e kulturor të shqipërisë

projekti

kolonia e artistëve të pavarësisë zbarkon në ueT

Refki Gollopeni, arti si integrim i vendit ai ka studiuar në akademinë e arteve të Bukura të prishtinës e më pas ka ndjekur dy vite magjistraturë për dizajn-grafikë. Jeton në qytetin e vogël të Therandës në kosovë, “kurse zakonisht, - zbulon ai, - bredh në vende të ndryshme të europës si edhe në kanada”, ku ekspozon punimet e tij. prej disa vitesh punon në qendrën për edukim kreativ, ku u mëson të rinjve koncepte në pikturë, dizajn, instilacion e animacion. “mund të them që artistët kanë nisur që herët t’iu paraprijnë integrimeve kulturore të kombit, që ndoshta politika duhet të shohë për ta vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të hapë dyert e integrimeve të mëdha të kombit tonë në europë dhe më gjerë”. si kontribut pozitiv për kombin ai solli edhe posterin për 100-vjetorin e pavarësisë. edhe në këtë javë të “Tirana art colony” i qëndron besnik festimeve, duke e titul-luar veprën e tij “kalorësit e pavarësisë”. “Të parët tanë, njerëzit të cilët kanë kontribuar shumë për të ardhur te kjo liri që gëzojmë, kanë ngarendë shumë, kanë vrapuar shumë si kalorësit, si ushtarët, si njerëzit e thjeshtë, nëntat tona që kanë dhënë bukën e kanë rritur fëmijët, të gjitha këto janë kontribut për arritjen e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët. Nuk e di ku do të vendoset punimi im pasi të përfundojë, por ta ketë një institucion i rëndësishëm, si një kujtim i mirë i këtij kremtimi”, - thotë ai, i cili shton se më 28 Nëntor ai do t’i bashkohet gjithë kosovës që do të jetë në Tiranë për të festuar.

Burhan ahmet, njëqind vjet pavarësi me gjuhën e pikturës ai ka lindur në qytetin e gostivarit dhe prej vitesh punon si pedagog i arteve në Fakultetin pedagogjik “shën klementi i Ohrit” në shkup. është pjesëmarrës i shumë kolonive artistike në maqedoni, shqipëri e europë. “Në afro 10 të tilla në vit”, - pranon ai. Burhani është piktor e grafist dhe aktualisht mban postin e kryetarit të shoqatës së artit Figurativ në maqedoni. “pasi kolegët e muzikës dominojnë më tepër, ishte edhe radha jonë të mblidheshim dhe me fjalë të tjera t’i bashkohemi kryeqendrës dhe të bëjmë art mu pikërisht për këtë datë. përgjithë-sisht punohet në abstraksion, por atmos-fera e ngrohtë dhe energjia pozitive të bën të fusësh edhe elemente kombëtare në kompozicion. secili koleg në mënyrë të ndryshme dhe me teknikën e njëjtë të akrilikut në telajo, kanë sjellë një larmish-mëri të bukur dhe shpresoj të mbeten të kënaqur vizitorët në ekspozitë”.

Vahida Nimanbegu, nga Shkupi në UET ajo është piktore me një karrierë të pasur, me ekspozita të shumta në europë dhe shBa e njëherazi ka një sërë obligimesh si bashkëshortja e një deputeti shqiptar në parlamentin e malit të zi dhe mamaja e dy fëmijëve. megjithatë nuk heq dorë së marri pjesë në të tilla aktivitete. para dy javësh udhëtoi nga ulqini për në shkup, ku u çel ekspozita e saj me piktura dhe pas “Tirana arT colony”, i duhet të udhëtojë për ekspozitën e radhës drejt Bostonit e Nju-Jorkut. “Nuk është e lehtë. edhe bashkëshorti im mundohet t’i zvogëlojë obligimet për të qenë me familjen, na përkrahin edhe prindërit. Nuk heq dot dorë nga aktivitetet e këtij lloji, as nuk mund t’i zvogëloj. Ndoshta i reduktoj ditët; nëse zgjat pesë ditë, vij për tri apo dy ditë, nuk them se është e lehtë apo e vështirë, por është çështje vullneti mendoj”.

19MAPOe mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

Njëqindvjetori i Pavarësisë është tema që ka bërë bashkë tridhjetë piktorë shqiptarë me karriera të spikatura në të gjithë botën në aktivitetin“Tirana Art Colony”. Në pesë ditë ata do të krijojnë punime të ndryshme në telajo dhe do i ekspozojnë përpara publikut shqiptar në datën 22 nëntor në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës

Suadela BaLLiU

Këmbalecë, tavalozë, kanavacë e gjithfarë nuancash që përzihen me njëra-tjetrën për t’u puthur në ide që dalin nga fanta-zia e marrin formë nga duart gjithë bo-

jë të piktorëve... nëse do i transportoje në kohë me po të njëjtën imagjinatë që shpalosin ata, do të kishim të bënim me një karvan artistësh bohemë që enden në kërkim të botëve të mbushura me muzë e frymëzim. Kështu përngjet kolonia e piktorëve të “Tirana Art Colony”, ku për pesë ditë kanë lënë shtëpitë, angazhimet e përditshme nga vendi ku je-tojnë, për t’u dhënë mish e shpirt penelatave...

Janë tridhjetë artistë shqiptarë të spikatur me veprat e tyre, të ardhur nga Zvicra, Gjermania, Ita-lia, Franca, Anglia, Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që i janë bashkuar thirrjes së përvitshme të orga-nizatorëve të eventit, ku për pesë ditë artistët nxjer-rin në dritë punime të tyre, të cilat ekspozohen në fund të aktivitetit. Ky vit i ka bërë më të gatshëm dhe më entuziastë se kurrë; në këtë njëqindvjetor të Pavarësisë së shtetit shqiptar ata do të flasin me gjuhën e tyre dhe do të sjellin një kontribut për shtetin shqiptar me anë të artit të tyre. “Ky është një aktivitet i përvitshëm, por për këtë rast, lidhur me festimet e njëqindvjetorit ka pasur mjaft kërke-sa nga piktorët, por numri i pranimeve ishte i lim-ituar. Marrin pjesë rreth 30 artistë, ku më shumë se gjysma janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Është interesant fakti që artistët nuk sjellin vepra me vete, por gjatë këtyre pesë ditëve punojnë, bash-këjetojnë me njëri-tjetrin si një familje e madhe dhe në fund shfaqin punimet në ekspozitën përmbyl-lëse. Sigurisht që punimet këtë vit janë të lidhura me temën e Pavarësisë”, - tregon drejtorja ekzeku-tive e “Tirana Art Colony”, Jona Dividi, një piktore e cila gjithashtu është pjesëmarrëse në këtë eveni-ment me punimin e saj.

Aktiviteti ka nisur të shtunën më datë 17, ku ar-tistët kanë pasur mundësi të shijojnë edhe një guidë turistike nëpër rrethinat e kryeqytetit shqiptar, si në kalanë e Petrelës apo Mullet. “Ka artistë që jeto-jnë jashtë dhe nuk e njohin mirë vendin. Si për sh-embull Arioni, një piktor shqiptar i lindur dhe i rri-tur në Beograd”. Ditën e djeshme kolonia, me të gjitha instrumentet që vënë në jetë kreativitetin e tyre, u vendos për disa orë në mjediset e Univer-sitetit Europian, një nga mbështetësit e aktivitetit,

ku studentët kureshtarë patën mundësi të këqyrnin nga afër artistët gjatë punës. “Artistët janë të gjithë të fokusuar në punimet e tyre. Janë në një garë me njëri-tjetrin, por një lloj gare pozitive”, - shton Jona Dividi. Ata punojnë, bëjnë shaka me njëri-tjetrin, festojnë, njihen dhe kanë mundësi të këmbejnë me njëri-tjetrin kulturë, e kur u shkrep një çast frymëzimi i kthehen tablosë së tyre edhe në mes të natës.

“Mbrëmë kemi punuar deri në katër të mëngjesit, në hollin e hotelit ku jemi vendosur”, -tregon Burhan Ahmeti, një piktor shqiptar nga Maqedonia. Ata janë të gjithë piktorë me emër, me një sërë ekspozitash kombëtare e ndërkombëtare dhe pjesa më e madhe e tyre janë pedagogë në fakultete të arteve, e megjithatë, për t’i lënë mënja-në angazhimet e ditëve nuk e patën të vështirë. Ja-në të gjithë pjesëmarrës ose organizatorë në kolo-ni të ndryshme të artit, në viset shqipfolëse apo ed-

he në Europë e më gjerë, por duket se motivi që i ka mbledhur të tridhjetë këtu është më i ngrohtë dhe mikpritës se gjithçka tjetër. “Është me rëndësi të madhe që kjo koloni artistike përkon me kremti-min e 100-vjetorit dhe me dëshirë e prita ftesën për të dhënë një kontribut në realizimin e veprave të artit gjatë kësaj jave. Le të krijohet një koleksion i mirë që njerëzit të shohin punime kreative në ekspozitë”, - shprehet piktori nga Theranda e Kosovës, Refki Gollopeni, i cili në këtë njëqindvje-tor përveç punimit të tij në këtë aktivitet ka dhënë edhe një tjetër kontribut; ai është krijuesi i poster-it promovues për njëqindvjetorin e Pavarësisë, pa-si ideja e tij u shpall fituese e konkursit që u orga-nizua nga Ministria e Kulturës dhe Galeria Kom-bëtare e Arteve.“Punova për një muaj e gjysmë për idenë, derisa erdha te një zgjidhje dhe thashë: do marr pjesë në konkurs. Surpriza erdhi kur punimi im u zgjidh si punimi fitues. E konsideroj si dhu-ratën më të bukur, jo vetëm këtë vit, por në të gjithë jetën time, që kam marrë një shpërblim si një lloj mirënjohjeje për punën kreative që bëj prej vitesh”, –tregon Refkiu. Një tjetër artiste që ka lënë jo vetëm punën e saj por edhe familjen në Ulqin, që t’i bash-kohet aktivitetit për disa ditë është edhe Vahida Ni-manbegu. “Ftesën e pranova me gjithë kënaqësi, e megjithëse kam obligime pranova të vij për disa ditë. Do ta shkurtoj pak qëndrimin tim këtu në Ti-ranë, por nuk doja të më ikte ky aktivitet. Atmos-fera është shumë e mirë, shoqërohemi shumë mirë. Njihemi apo jo kjo nuk ka kurrfarë pengesë të ko-munikojmë në mënyrën më të mirë”, - tregon ajo. Rrugëtimi i tyre artistik që i përngjet një karvani modern artistësh, do të përmbyllet më datën 22 nëntor, ku punimet e tyre që do të kenë marrë tra-jtë të fundme do të ekspozohen në hollin e Uni-versitetit Europian të Tiranës, e cila do të jetë e hapur dhe mikpritëse për të gjithë artdashësit dhe vizitorët. Shumë prej artistëve do të jenë në Tiranë edhe për festimet, megjithëse kanë për-gatitur plot programe në qytetet e tyre për të kremtuar, ditën e 28 Nëntorit e kanë rezervuar për një pelegrinazh në zemër të vendit. Me t’u larguar nga Shqipëria, koloni të tjera artistike i presin, kombëtare dhe ndërkombëtare, aty ku flitet shqip ose thjesht me gjuhën e ngjyrave, ku artistët shqiptarë japin çdo ditë kontributin e tyre për integrimin e kombit...ndoshta një shembull për t’u marrë edhe nga politika...

artistët pjesëmarrës në “Tirana aRT Colony” altin shuaipi, klajti Nura, Vahida Nimanbegu, refki gollopeni, muhamet ahmeti, elton kora, Fatos Bylykbashi, emine krasniqi, agim Nezaj, Jona Dividi, adriana puleshi, Besa Islami, kushtim rashiti, Burhan ahmeti, marsela Beba, Dali alili, arion asllani, leonid palushaj, Nebushe ajeti, zanfira heta, admir pervathi, Dije Bllaca, alma Idrizi, arif lushi.

Refki Gollopeni, pjesëmarrës në “Tirana art Colony”

Page 20: Gazeta Shqiptare

MAPO20 e mërKUrë, 21 nëntor 2012www.mapo.al

sport Ish-trajneri i Francës, rajmond Domenek publikon autobiografinë e tij të titulluar “I Vetëm” ku ndër të tjera ndalet gjatë te finalja e Kupës së Botës 2006. “e kujtoj përherë me dhimbje atë ndeshje kundër Italisë që për shumë kohë më ka dalë edhe në gjumë. marko materaci ishte pro-tagonisti i mbrëmjes pasi provokoi një

11-metërsh dhe më pas u godit me kokë nga zidane”, shkruan ish-tekniku i Francës duke shtuar se pas këtij episodi, italianët ishin më të favorizuar për të fituar trofeun. natyrisht që humbja e finales së Kupës së Botës në Berlin në vitin 2006 solli edhe pakënaqësitë e para te skuadra e Francës, që u përforcuan në

euro 2008 me atë paraqitje shumë të dobët të “gjelave” për të kulmuar në afrikën e Jugut, ku lojtarët ngritën krye ndaj trajnerit të tyre, duke e vënë Francën në qendër të një skandali të madh futbollistik, ndërsa mediat reaguan ashpër si ndaj trajnerit Domenek ashtu edhe ndaj lojtarëve kryengritës.

Trajneri i korçarëve, Mirel Josa pranon se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, bardhekuqtë nuk vuajnë nga sindroma e pikëve

Jeton Selimi

Vjen ora e Skënderbeu-Flamurtari dhe jo vetëm dy qytetet e përfshira direkt në këtë supersfidë, por i gjithë opinioni sportiv mezi pret të shijojë 90 minutat dhe të mësojë rezultatin përfundimtar të një ndeshje që në rezultate të ndryshme do të dhuron-te skenarë të ndryshëm. Kështu, nëse korçarët humbasin, ata do të pësonin disfatën e parë në këtë kam-pionat dhe kjo do të mund të ndikon-te për keq psikologjiksht, ndërsa në rast të kundërt, fitorja e Flamurtarit do t’i vishte seriozisht petkun e pre-tendentit formacionit të Rubios. Por ka edhe një rezultat tjetër, barazimi, që nëse ndodh, do të ishte në favor të juglindorëve. Por edhe pse i ka të qa-rta se çfarë përfaqësojnë këto skema, trajneri Mirel Josa kërkon nga ekipi i tij. “Fraza që është një ndeshje e fortë dhe që i ka brenda të treja rezultatet është shumë banale për këtë takim. Luan Skënderbeu-Flamurtari dhe natyrisht që kërkon vëmendjen e duhur, ndonëse unë jam i mendimit se ata që rrezikojnë më shumë sesa ne janë vlonjatët,” deklaron trajneri kryeqytetas, që më pas jep edhe anal-izën e tij. “Natyrisht që ne do të zbresim për të fituar. Jemi Skënder-beu, kampioni në fuqi dhe luajmë për-ballë spektatorëve tanë. Do të kërkojmë t’i kënaqim dhe t’u dhuro-jmë një fitore me lojë të mirë. Por mos harrojmë, është një ndeshje delikate dhe mund të varet shumë nga episo-det. Personalisht mendoj se në rast episodesh, ata që rrezikojnë më shumë janë vlonjatët sepse në rastin tonë edhe barazimi do të na bënte

punë ndërsa humbja do ta kushtë-zonte shumë sezonin e Flamurtarit”, deklaron trajneri Mirel Josa. Por në Korçë kjo ndeshje po përjetohet shumë. Qyteti po zien dhe për të gje-tur një biletë pak orë nga fillimi i ndeshjes, duhet të kesh mik të fortë. Kjo tregon interesimin e madh të qytetit juglindor për të ndjekur nga pranë skuadrën e tyre, ndaj Josa e do këtë fitore për tifozët korçarë. “E mer-itojnë. Jo vetëm që mbushin stadium-in në ndeshjet shtëpiake, por na ndjekin edhe në transferta dhe kupto-het që të udhëtosh nga Korça drejt Shkodrës për shembull, nuk është e kol-lajtë”, përfundoi trajneri bardhekuq.

Premio 40 milionë lekëPor edhe presidenca korçare ka

bërë të sajën në prag të ndeshjes. Ta-ka me ortakët e tij kanë vënë mbi tavolinë jo pak, por 40 milionë lekë për skuadrën nëse kjo e fundit ar-rin të sigurojë nëntë pikë të plota në tre ndeshjet e fundit, duke fil-luar nga ajo kundër Flamurtarit. Natyrisht që kjo me Flamurtarin është edhe më delikatja, pasi në fundjavë korçarët do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës dhe në fund do ta mbyllin me Kukësin.

Josa: Presioninuk është mbiSkënderbeun

iSh-tRAJneRi

mErkaTo

henri sërish në janar tek Arsenali?tierri henri do të stërvitë me arsenalin muajin e ardhshëm dhe mund të rikthehet për herë të tretë si futbollist në klubin londinez, ka njoftuar goal.com. golashënuesi më i mirë në histori të arsenalit ka marrë përgjigje pozitive për të stërvitur me ekipin e arsen Vengerit, pas përfundimit të kampionatit në mls, por spekulohet se nëse shfaqet në formë të mirë fizike, ai do të aktivizohet sërish në formë huazimi siç bëri në janar të këtij viti. henri konsiderohet legjendë e arsenalit dhe është futbollist i cili adhurohet nga tifozët në “emirates”.

Ksavi refuzon 21 mln euro nga Anzhimesfushori i Barcelonës, Ksavi hernandez, ka refuzuar një ofertë mahnitëse nga skuadra ruse anzhi. mediat spanjolle shkruajnë se Ksavi, i cili aktualisht është në mes të negociatave për kontratë të re me Barçën, ka marrë një ofertë tronditëse nga anzhi, të vlefshme plot 21 milionë euro. por mesfushori nuk ka synim të kalojë në rusi dhe është i lumtur që po negocion vazhdimin dyvjeçar të kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2014.

Branka: interi në krizë, s’blen në janarDrejtori i Interit, marko Branka, ka qartësuar se klubi zikaltër nuk do të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit. Interi është lidhur me lojtarë si Uillian dhe eriksen, ndërsa është drejtori ai që hedh poshtë mundësinë e transferimeve të reja për shkak të problemeve financiare nëpër të cilat po kalon klubi dhe fondit të madh të lojtarëve. “nuk ka lidhje me tabelën strategjia jonë e transferimeve. Janë faktorë tjerë të cilët do të shqyrtohen. për momentin, nuk ka mundësi që të investohet në janar për krejt arsye tjera. është situatë e njëjtë në shumë sektorë të industrisë. ne jemi në krizë ekonomike”, është shprehur Branka.

Kaka i vendosur të braktisë RealinKaka raportohet se është i gatshëm të largohet nga real madridi në afatin kalimtar të janarit. pasi nguli këmbë për të qëndruar gjatë verës, edhe pse trajneri zhoze murinjo e kishte porositur të gjejë klub të ri, el confidencial shkruan se mesfushori i real madridit tani ka ndërruar mendje. Braziliani është lidhur me një kalim në kampionatin amerikan të futbollit, mls, si dhe me një rikthim te ish-skuadra e tij, milani.

Sulmuesi i Manchester City-t, Ser-gio Aguero tregoi se mund të ketë një karrierë të rëndësishme si pilot, nëse do të vendosë të varë këpucët në gozhdë. Argjentinasi sfidoi pilo-tin e Mercedes në Formula 1, Niko Rosberg në cirtkuitin anglez, “Don-ington Park”. Pasi vendosi kohën më të shpejtë me simulator, mes një numri sportistësh që rivalizuan Ros-berg, më pas u vendos që Aguero duhej të tregonte se çfarë mund të bënte në një pistë të vërtetë. Mësue-si Rosberg pohoi se paraqitjet e Agueros në timonin e Mercedes DTM i bën mjaft përshtypje, pasi në kronometrim, sulmuesi regjistroi

kohë mjaft konkurruese. Kjo bëri që Aguero të bënte shaka, duke deklaruar se ndoshta garimi në For-mula 1 mund të jetë një alternativë për karrierën e tij sportive.

“Më pëlqejnë garat me makina

dhe mbi të gjitha Formula 1. Duhet të më tregojnë si përdoren butonat në timon, sepse pjesa tjetër lidhet vetëm me shkeljen e gazit dhe të fre-nave”, u shpreh ai. Gjatë aktivitetit “PUMA Race Off”, Rosberg vendo-si kohën 1:21.05, ndërsa përgjigja e Agueros ishte mjaft e mirë, me kro-nometrin që u ndal në 1:22.58. Dhëndëri i Diego Maradonës tregoi se mund të manovronte me pedalet po aq mirë sa bën me topin në fushë. Pas leksioneve dhe sfidës në pistë, Rosberg dhe Aguero hipën së bash-ku në makinë, me pilotin gjerman që i dhuroi futbollistit xhiron më emo-cionuese në jetë.

e veçantë: aguero sfidon rosberg me një makinë mercedes dTm

Domenek: Materaci më del në ëndërr

Korçarët bëjnë gati një superdekortifozët e skënderbeut po e presin me shumë pasion ndeshjen ndaj Flamur-tarit, duke qenë se mes dy skuadrave është kthyer edhe njëherë rivaliteti i dy sezoneve të shkuara. në Facebook “Ujqërit e Dëborës” bëjnë thirrje për një organizim deri në detaje për sfidën me vlonjatët, ndërsa kanë premtuar edhe një superkoreografi për ditën e sotme. sa i përket numrit të tifozëve, deri ditën e djeshme raportohej për 9 mijë bileta të shituara, por sot pritet që të shiten të gjithë vendet e mbetur bosh.

Vlonjatët do të jenë në numër të madhtë paktën kështu premtojnë tifozët kuqezinj, të ngrohur nga rezultatet pozi-tive të skuadrës së tyre që po tregon lojë gjithnjë e në rritje. grupimi “Flota Kuqezi” kërkon një bashkëpunim mes të gjithë tifozëve, që nisja drejt Korçës të bëhet në grup, teksa mendohet se do të jenë të paktën 500 tifozët e Flamurtarit që do të ndjekin pas skuadrën e tyre në këtë ndeshje që mund të përcaktojë shumë për sa i përket sezonit. tifozët e Flamurtari e kanë rritur prezencën e tyre me rezultatet e ekipit.

tifozëria

Page 21: Gazeta Shqiptare

Bardhezinjtë kanë bërë një ndeshje të madhe në Torino, duke mposhtur 3-0 londine-zët në një ndeshje që vlente shumë për kualifikimin

Jeton Selimi

Champions luante të parafundit mbrëmë për katër grupet e dyta dhe në morinë e ndeshjeve, padyshim ajo e “Juventus Stadium” kishte marrë më shumë vëmendje, duke qenë se luhej shumë për çështjen e kualifi-kimit, ndërsa ekipet e tjera e kishin arritur ose ishin fare pranë kualifi-kimit. Konte kishte kërkuar nga të tijtë përqëndrim dhe nga tifozët zhurmë. Juvja i arriti të dyja. Mbase edhe sepse Çelsi kishte ardhur me idenë për t’u mbrojtur, teksa Di Ma-teo kishte rreshtuar në formacionin e parë tre shtatëshkurtërit Mata-Ha-zar-Oskar për të befasuar në shpe-jtësi mbrojtjen bardhezi. Ndeshja nis e shpejtë, me ritëm dhe janë vendësit ata që kanë rastin e parë-gol. Lisshtajner lëviz mirë në zonë, pret në shtyllën e dytë, godet, por Çeh e devijon topin në shtyllë. Pak minuta më pas është radha e Bufon që të bëjë mrekullinë ndaj Oskarit. Bardhezinjtë duken më mirë, ush-trojnë presing lart dhe kërkojnë të gjejnë hapësirat për golin, por pa-varësisht përpjekjeve, sfera do të vo-nojë të hyjë në rrjetë. Deri kur Kua-jliarela vendos të fusë këmbën në gjuajtjen e Pirlos dhe devijon saktë. 1-0 dhe me këto shifra shkohet në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë është edhe më e mirë për të zotët e shtëpisë. Vidal sulmon zonën në pa-simin e artë të Asamoah dhe godet

duke e depozituar topin në rrjetë. 2-0 dhe Juvja nuk mbahet më, ndër-sa Çelsi i detyruar për të sulmuar, duke lënë pas hapësira të mëdha, që shfrytëzohen maksimalisht nga Xhovinko, që djeg në shpejtësi daljen e Çeh dhe e godet saktë duke shënuar për 3-0 dhe duke i dhuruar një fitore të madhe bardhezinjve.

Mesi, 80 golaBarcelona fitoi bindshëm në

transfertën ruse duke mundur 0-3 Spartakun e Moskës dhe mbylli çështjen e vendit të parë në grupin G të Ligës së Kampioneve. Dani Alves dhe Lionel Mesi (2) ishin au-torët e golave për katalanasit. Ar-gjentinasi, me dygolëshin e tij, tash-

MAPOe mërKUrë, 21 nëntor 2012www.mapo.al

luhet siti-real, sfidë miliarderësh, por sytë janë te më i paguari ndër ta. ndaj, roberto mançini, trajneri i mançester sitit, ironizoi mbi mënyrën se si skuadra e tij do të ndalojë Kristiano ronaldon në ndeshjen ndaj real madrid. “Do të njoftojmë policinë”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp. më pas, duke folur seriozisht, tha: “shpresoj që të ketë një ditë të keqe sepse është shumë e vështirë të përballesh me një lojtar që

shënon një ose dy gola çdo herë që luan. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për realin”. mançini theksoi se është pikërisht sulmuesi portugez ai që meriton topin e artë. “e meriton plotësisht. shënoi shumë gola sezonin e kaluar dhe këta gola ndihmuan realin të fitonte kampionatin spanjoll. ai dhe mesi janë futbollistët më të mirë në botë, por titulli që Kristiano fitoi duhet ta ndihmojë për të fituar edhe topin e artë”. I një tjetër

mendimi është Karlos tevez, sulmuesi argjentinas i manchester city: “është normale që Kristiano mendon se është më i miri në botë. Kushdo që do të shënonte 40 gola në sezon do e mendonte diçka të tillë për veten, por nëse më pyesni mua, unë them se mesi është më i miri”. Borusia Dortmund (8 pilë) kryeson grupin D të ligës së Kampioneve ku bëjnë pjesë real madrid (7 pikë), ajax (4 pikë) dhe manchester city (2 pikë).

Mançini: Ronaldon e ndalon vetëm policia!

21

nëse e shkruan marca, e përditshme e madridit dhe jo shumë pranë Barcelo-nës, do të thotë se me të siguri ka diçka të vërtetë. nejmar do të jetë një lojtar blaugrana, një shok i mesit, dhe, mbi të gjitha, goditja e madhe e merkatos së ardhshme. Ja dyshimi: kur? Vetëm në këtë detaj ka mbetur paqartësia sepse në spanjë thonë “të shumtën deri në verë”, por nuk e përjashtojnë mundësinë që ky pazar të mbyllet që në janar. Kostoja? 30 milionë euro. pra, gjithçka ka marrë fund edhe pse zyrtarizimi nuk mund të jepet ende, ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim për t’i hequr tapën shampanjës. por kësaj radhe pas një ndjekjeje njëvjeçare, nejmar do të vijë me të vërtetë në Kontinentin e Vjetër dhe, sigurisht, do të gjejë shtëpi në spanjë, aty ku ende ka para dhe kampionë. Do të jetë padyshim një Bar-celonë galaktike: a arrini ta imagjinoni dot nejmarin me mesin? më mirë të mos e mbajmë mendjen aty dhe të presim derisa t’i shohim bashkë. sigurisht që

nga ana tjetër e oqeanit gojët do të rrinë të kyçura. santosi do të kërkojë me të gjitha mënyrat që të rrisë çmimin për të futur në xhep ndonjë milionë më shumë. por është dorëzuar dhe do ta humbasë lojtarin e ri e plot talent. në Brazil do ta gëzojnë e shumta dhe pak muaj, pastaj nga janari në qershor, do të jetë presing total i Barcelonës për të mbyllur tratativën dhe të lajmërojë blerjen e fundit të madhe.

TransfErimi Gjyqtari: Ja pse s’e dhashë penalltinë!Disiplina pezullon me dy javë KasanonMinuta e parë shtesë e kohës së rregullt në ndeshjen Inter-Kajliari do të mbahet mend gjatë nga zikal-trit për penalltinë e mohuar nga ar-bitri Xhakomeli, vendim që shkak-toi shumë polemika dhe akuza, si ajo e Moratit për paaftësi e gjyqtarëve në Serinë A. Por vetë “i akuzuari” i kësaj ndeshje, Xhakomeli u ka rrë-fyer miqve të tij arsyen se përse nuk e akordoi penalltinë. “Në minutat e fundit ndeshja ishte shumë e luftu-ar, dhe për këtë arsye isha i vëmend-shëm ndaj çdo situate në fushë. Kur pashë pasimin për Ranokian, u përqendrova nëse topi kaloi apo jo në zonë. Po ecja në atë drejtim por më pas humba shikueshmërinë për 1 sekondë apo ndoshta më pak. Be-soj se më kaloi përpara një lojtar. Pa-si kaloi ky çast dëgjova ulërimat e ti-fozëve dhe Ranokian të rrëzuar. Në këtë situatë si mund ta jepja penal-ltinë?! Kjo është intervista e arbitrit dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ku shfajësohet për gabimin e bërë por

sipas kësaj gazete për të priten 2 javë “pushim” për gafën në “San Siro” e po kaq pezullim priten edhe për Ka-sanon që kundërshtoi arbitrin e katërt.

Ndërkohë, episodi i së dielës ku Interit iu mohua një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Kaljarit të mbyllur në barazim 2-2, vijon të shkaktojë po-lemika e ndëshkime në futbollin italian. Komisioni i disiplinës së fed-eratës italiane të futbollit ndëshkoi me 2 javë jashtë fushës së lojës fan-tazistin zikaltër, Antonio Kasano ndërsa trajneri Stramaçoni u dënua me një javë më pak. Masa disiplinore u mor pas deklaratave dhe pro-testave të këtyre të fundit në lidhje me penalltinë e pretenduar e të mo-huar nga gjyqtari i ndeshjes Inter-Kaljari, Piero Xhakomeli. Ky i fun-dit në raportin përfundimtar të ta-kimit ka përfshirë edhe ofendimet dhe protestat e Kasanos dhe Strama-conit pas përfundimit të takimit. Ka-sano u ndëshkua për fjalët fyese dre-

jtuar gjyqtarit të takimit në korrido-ret e “San Siros”, ndërsa Stramaçoni për reagimin e ashpër kundërshtues të një vendimi të dhënë nga gjyqtari i takimit në minutën e 46-të të pjesës së dytë të takimit. Mes vendimeve të kësaj jave, me një ndeshej Interit do t’i mungojë edhe mesfushori argjen-tinas Gargano, ndërsa mes stafit teknik i pezulluar me 1 javë është Masimo Karrera për Juventusin.

Siti-ReAl

Juve mposht Çelsin, BarçaBajer dhe Valencia kualifikohen

më arrin kuotën e 80 golave në një vit kalendarik, duke iu afruar gjith-monë e më shumë rekordit të Gerd Myler (85 gola). Ksavi-Fabregas-In-jesta zotëruan lojën duke bërë që përveç fillimit të ndeshjes, Barcelo-na të mos kishte aspak probleme në këtë transfertë. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasdite, asaj mes Bate Bor-

isov dhe Lilë për grupin F, francezët arritën të fitonin 0-2 në fushën bjel-loruse duke bërë që Valencia të sig-urojë matematikisht kualifikimin në fazën pa luajtur ende me Bajern Mynih. Sidibe (13’) dhe Bruno (30’) ishin autorët e golave për Lilë që merr kështu tre pikët e para në këtë kompeticion.

marca: nejmar shkon teBarcelona për 30 milionë

të martëN

GRuPi e

norDsJelanD – shaKhtar 2-5

JUVentUs – ÇelsI 3-0

GRuPi F

Bate BorIsoV – lIlë 0-2

ValencIa – BaJern mYnIh 1-1

GRuPi G

spartaK mosKa – Barcelona 0-3

BenFIKa – sëlltIK gllasgoU 2-1

GRuPi h

cFr KlUzh – Braga 3-1

gallatasaraJ – man. JUnaJtID 1-0

të mërkurëN

GRuPi A

DInamo KIeV – parIs sg 20:45

porto – DInamo zagreB 20:45

GRuPi B

arsenal – monpelIe 20:45

shalKe – olImpIaKos 20:45

GRuPi C

zenIt – malaga 18:00

anDerleht – mIlan 20:45

GRuPi D

aJaKs – BorUsIa DortmUnD 20:45

man. sItI – real maDrID 20:45

Page 22: Gazeta Shqiptare

5 5 5 6 5

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:010, 160, 253, 556, 665, 714, 862, 963.Numra me 4 shifra:1122, 1214, 4874, 6162, 6598, 7995, 9538, 9752.Numra me 5 shifra: 03650, 11147, 11315, 14141, 21212, 22341, 32541, 42614, 46021,

54116, 54939, 75212, 76251, 84955, 86225, 96521.Numra me 6 shifra: 072828, 145786, 151485, 305691, 321540, 424066, 596856, 617597, 655241, 693957, 739961, 763261, 844382, 857485, 859652, 965263.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

MAPO22

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

E gjithë kjo që ju shikoni është një pengesë e madhe; është duke ju verbuar ju nga opsionet e tjera. Nëse mund të merrni frymë thellë dhe të shikoni përreth, ju mund të gjeni një mënyrë të tërthortë që është po aq e kënaqshme, nëse jo më shumë!

Natyra juaj praktike n u k p ë r j a s h t o n kënaqësinë, që ju dhe mund të shihni në një ditë si kjo. Zbuloni një restorant ose klub të ri që ju bën të buzëqesh-ni dhe ju duhet të jeni qendra e festës kudo që të shkoni.

Idetë tuaja janë jashtë të hapura për t’u parë nga të gjithë sot, dhe kjo mund të thotë se keni vëmend-jen e dikujt i cili është kyçi i të ardhmes suaj. Për-piquni që t’i bëni ata që të shikojnë dritën, nuk është aq e vështirë!

Shumë nga një gjë e mirë është e lehtë për t’u gjetur sot, përpiquni që të limi-toni veten me një sasi të caktuar. Jeta merr një sh-trirje më të madhe në një te ardhme të afërt, dhe ju duhet të keni energji të për ta trajtuar atë!

Ju keni cilësi të fshehu-ra që janë duke dalë jashtë sot, disa të mira d h e d i s a j o s h u m ë . Mund të gjeni se, madje, dhe shokët tuaj të afërt do të surprizohen nga antikët tuaja, si zakon-isht, ju bëni një shfaqje të mirë!

Biznese të renda emo-cionalisht dalin në pah sot, dhe ju duhet të sigu-roheni që thjesht nuk po bëni të njëjtat gjëra të vjetra kur vjen fjala për kujdesen e bagazheve. Keni atë që duhet për t’u marrë me to.

Tani është një kohë e përkryer për një ri-mbledhje familjare ose për çdo ngjarje që ju mund të rikujtoni. E sotmja është e përkryer për të krahasuar të tashmen me të kaluarën, dhe ndoshta për të përfytyruar se çfarë doni të bëni në të ardhmen.

Filloni diçka të re sot, edhe nëse nuk keni ide-në më të vogël se çfarë do të vijë më pas. En-e r g j i a j u a j ë s h t ë e gjitha rreth fillimeve të reja tani, dhe mund të bëni pothuajse çdo gjë të ndodhë, nëse dëshironi.

Ju keni më shumë fuqi nga sa mendoni, dhe në një ditë si kjo e sotmja mund të bëni më të mirën e saj. Ne fakt, çfarëdo lloj situate që të lindë, sot pothuajse me siguri vjen për shkak të përpjekjeve tuaja.

Mënyra juaj me fjalë ë s h t ë p o t h u a j s e e përkryer sot. Mund të gjeni se aftësia juaj për të bindur njerëzit, se mënyra juaj, është ajo e duhura, është mjaft e theksuar. Shikoni nëse mund të lëvizni përpara me shpejtësi!

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht1. Pjesë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve, si edhe vepri-min e tyre mbi trupat e ngurtë. 11. Drejtimi i lëvizjes së një mjeti të lundrimit detar ose ajror. 14. Mund të bëhet ashtu një xham. 15. Zonë Industriale. 16. Py-ll i vogël me lëndina për kullotë. 17. Njeri anglez. 18. Dhomë e miqve. 20. Dukuri e re. 22. Andrea, aktore. 28. Raja i lertërsisë botërore. 24. Agjensi Privatizimi. 25. Mbetet pas djegies. 26. Fis ilirësh që kanë jetuar në zonat juglindore të tro-jeve shqiptare. 29. Një shtet i SHBA-së. 32. Mbahet në këngët polifonike. 33. Forca e zërit në një lartësi të caktuar. 36. Përemër vetor. 37. Instrument muzikor i lashtësisë. 40. Repart Grumbullimi. 41. Lëndë anestezike. 42. Pozicion lufti-mi. 44. Ent Monetar. 46. Verë franceze. 47. Alfabet komunikimi. 48. Ai që ka maninë të mohojë gjithçka. 52. Affleck i kinemasë. 54. Të dhëmbin kur qesh shumë. 55. Aftësi për ta kapur diçka menjëherë. 56. Ishte gruaja e Zeusit.

Vertikalisht:1. Caktimi i një parfaqësie diplomatike në një shtet. 2. Kolonja në makina. 3. Fletë e hollë dërrase. 4. Bin Laden, ish-drejtues i Al Qaedës. 5. Njësia monetare e Maqedonisë. 6. Industria Tekstile. 7. Një arkipelag i njohur në Paqësor. 8. Pu-nëtor i nëntokës. 9. Vedat i njohur i përkthimeve. 10. I ka paga në mes. 11. Një vargmal i njohur në Europën Qendrore. 12. Një nga elementët e domosdoshëm për jetën. 13. Arbana i njohur i kinemasë. 19. Pemë e lartë. 21. Instituti Inform-tikës. 24. Afrohet në dialekt. 27. I atillë. 28. Pjesa e përparme e televizorit. 30. Hekura të kthyera në formë L. 31. Sundimtar feudal që kishte për detyrë të sig-uronte rrugët nëpër trevat malore. 34. Mbeti, ose... 35. Piktura shenjtorësh. 37. Franc i muzikës botërore. 38. Institut Kulturor. 39. Fjala që mbyll lutjen fetare. 43. Numër rendor. 45. Rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme. 49. Historia e Turq-isë. 50. Industria Ushqimore. 51. Ndajfolje sasie. 54. Merr në mes.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

14 15 16

17 18 19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29 30 31

32 33 34 35

36 37 38 39 40 41

42 43 44 45 46

47 48 48 49 50 51 52 53

54 55 55 56

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

8 71 5 29 4

1 6 2 24 3

1 2 76 84 2 3

5 1

6 1 55 9

8 7 4 21 87 5 6

2 41 2 8 44 7

9 6 5

S U P E R N O V A P O C P S E

U E V I A N F A M E K E Q

P E R I G J E S I G U R E S A

E L I D A G U R O R E A R T

R F E P E R I O D I K E I H

S R N O E T E V E M I

O A C I D P A S S T I L M

N I Z A M G K U A R T E T I

I K E J U R I D I K S I O N I

K U K A L I V A C I N A P A

7 5 6 3 2 0 1 5 5 5 4

8 6 5 2 1 0 2 1 5 6 3

5 2 6 9 8 8 7 4 8 5 4

1 5 2 1 0 0 2 0 3 2 3

2 6 6 6 6 9 1 2 0 3 9

3 0 2 1 7 3 1 8 1 8 5

4 2 5 6 3 2 0 1 98 6 3

2 5 1 6 9 5 8 7 4 5 1

2 0 1 2 0 2 6 3 3 3 5

9 6 8 5 7 4 4 4 8 5 4

1 5 2 4 1 0 1 2 0 3 2

6 3 5 2 6 9 5 8 7 4 1

më 21 dhjetOr NdALOhet VIzItA e “mALIt të APOKALIPSIt”

tIFOzët zhVISheN Se U hUmBI SKUAdrA e zemrëS

Me afrimin e fundit të vitit, po përflitet gjithnjë e më shumë besëtytnia e parashikimit të fundit të botës nga kalendari antik i fisit antik Maja se me 21 dhjetor (21.12.2012) bota si e njohim nuk do të ekzistojë më. Pjesë e këtyre thasheth-emeve, ka shndërruar një mal në jugperëndim të Francës në një ‘mallkim’ të vërtetë për autoritetet. Sipas besëtytnive, të shndërruara edhe nga Hollywoodi do të jetë pikërisht maja e Pic de Bugarach në Francë, e cila do të presë disa anije të posaçme jashtëtokësore, të cilat do të dërgojnë drejt sigurisë një grup të zgjedhur personash, që do të mbijetojnë dhe do të rikrijojnë sërish racën njerëzore pasi planeti të rikthehet në gjendjen fillestare. Përballë një dyndje të mund-shme të fanatikëve të një “rendi të ri” shoqëror në datën 21 dhjetor, “në ditën e apokalipsit”, autoritetet franceze do të krijojnë një kordon sigurie rreth majës, duke ndaluar afrimin për këdo, nga frika e kaosit ose turbullirave civile

Tifozët e ekipit çek, Slovacko, bënë një udhëtim të gjatë për të parë skuadrën e tyre, e cila u mposht nga Banik Ostrava me rezultat 2-1. Për këtë shkak tifozët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar dashurinë për ekipin e tyre. I gjithë grupi i tifozëve është zhveshur nga mesi e lartë duke tërhequr vëmendjen e të gjithë stadiumit. Një gjest shumë i guximshëm duke marrë parasysh temperaturat që ishin rreth pesë gradë Celsius në Republikën Çeke.

E MëRKURë, 21 NëNTOR 2012www.MAPO.AL

Ju mund ta përballoni që të jeni me të durueshëm sot. Gjërat nuk janë duke shkuar mirë për ju, dhe nëse shokët e punës ose në shtëpi rreshkash dhe lënë disa punë pa i bërë, nuk është fundi i botës. Ed-he pse ju duhet t’u tregoni atyre se kujdeseni!

Punët dhe përgjegjësitë tuaja të thjeshta janë të gjitha të rëndësishme sot. Sigurohuni që ju të jeni në krye të çdo gjëje; nuk është kaq e vështirë për ju që të kujdeseni për biznesin kur është koha për shtypje. Planetet shfaqen pozitive.

Page 23: Gazeta Shqiptare

23MAPOe mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

Adresa:Rr.BLV.GJERGJ FISHTANd.70 H1Njësia Bashkiake Nr.7 Kodi Postar 1023Godina Bwww.mapo.alKontakt: 068 20 55 477

Fototeka

Marubi

ThemisTokli Gërmenji duke nGriTur flamurin kombëTar në korçë / auTori: kel marubi / 1916 (riprodhim)

Page 24: Gazeta Shqiptare

24 MAPO e mërkurë, 21 NëNTOr 2012www.mapO.al

CmYk

2012 UET Press / Kolana historike