gazeta nr. 111.pdf

8
Sejdini: “Elbasan Arena” edhe “shtëpia e atletikës” E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 111/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS FALAS Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK Miratohet plani vendor për mbrojtjen e mjedisit për vitin 2016 Më shumë vëmendje për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore Vijon fq.2 Sejdini nderohet nga FSHA Faqe 2 Mbrojtja e mjedisit: Këshilli Bashkiak miraton planin vendor për vitin 2016 Faqe 3 Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini në stadiumin “Elbasan Arena” është zhvilluar Mitingu Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave”, një projekt ky i Federatës Shqiptare të Atletikës. Në këtë kuadër, Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka pritur në një vizitë zyrtare Zv/ presidentin e Federatës së Atletikës për Europën, Dobromir Karaminov, i cili shoqërohej nga Presidenti i FASH Gjergj Ruli, si edhe përfaqësues të Federatave të Atletikës të cilët do të marrin pjesë në Mitingun Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave” i cili zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, falenderoi qeverinë shqiptare, FASH – në si edhe Federatën Ndërkombëtare të Atletikës, për kontributin që kanë dhënë për ndërtimin e një piste atletike parametrave ndërkombëtare stadiumin “Elbasan Arena” Sipas kreut të Bashkisë, “Elbasani e meritonte pistën e stadiumit dhe shpresoj që sot e tutje “Elbasan Arena” do jetë “shtëpia e atletikës”. Me nisjen e këtij aktiviteti vijoi kreu i Bashkisë, në Elbasan nis një histori e re për sportin e atletikës por edhe për Elbasanin. “Në këtë kuadër falendroji dhe presidentin e e FASH – së i cili u bë pjesë e qytetit tonë dhe që loboi për të pasur një pistë në nivel ndërkombëtar, si edhe gadishmërinë e kryeministrit të vendit Edi Rama ,për të bërë këtë pistë. Aktiviteti i sotëm do të jetë inagurimi i dytë i pistës, dhe shpresoj që kjo pistë të sjellë rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Sejdini. Nga ana e tij Zv/ presidenti i Atletikës për Europën Dobromir Karaminov, ka falenderuar kreun e Bashkisë, Qazim Sejdini ,për mbështetjen që i ka dhënë sportit të Atletikës. Investimet: Bashkia prioritet për 24 orë ujë të pijshëm Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë një vëmendje të madhe furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe përmirësimit të këtij shërbimi ndaj çdo qytetari. Gjatë javës së kaluar është punuar për të rregulluar furnizimin me ujë lagjen “Çlirimi”. Është përmirësuar sistemi i tokëzimit në stacionet e pompimit në qytet. Po ashtu është punuar me 8 pompa në ditë për prodhim të ujit e furnizim të qytetit të Elbasanit. Sektori i kanalizimeve është kujdesur për pastrimet e pusetave të lagjes “Brigada 17 Sulmuese” si dhe është riparuar defekti në linjën e ujërave të zeza në Rrugën “Thoma Kalefi”. Vijon fq.4 Më shumë vëmendje për familjet e prekura nga fatëkeqësitë natyrore Faqe 4 Bashkia, aktivitete sportivo-kulture në zonat turistike Faqe 6 Në këtë numër do të lexoni:

Upload: dotu

Post on 06-Feb-2017

266 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta nr. 111.pdf

Sejdini: “Elbasan Arena” edhe “shtëpia e atletikës”

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 111/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS

FALAS

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAK

Miratohet plani vendor për

mbrojtjen e mjedisit për vitin 2016

Më shumë vëmendje për familjet e prekura nga

fatkeqësitë natyrore

Vijon fq.2

Sejdini nderohet nga FSHA Faqe 2

Mbrojtja e mjedisit: Këshilli Bashkiak miraton planin vendor për vitin 2016 Faqe 3

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini në stadiumin “Elbasan Arena” është zhvilluar Mitingu Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave”, një projekt ky i Federatës Shqiptare të Atletikës. Në këtë kuadër, Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka pritur në një vizitë zyrtare Zv/ presidentin e Federatës së Atletikës për Europën, Dobromir Karaminov, i cili shoqërohej nga Presidenti i FASH Gjergj Ruli, si edhe përfaqësues të Federatave të Atletikës të cilët do të marrin pjesë në Mitingun Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave” i cili zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, falenderoi qeverinë shqiptare, FASH – në si edhe Federatën Ndërkombëtare të Atletikës, për kontributin që kanë dhënë për ndërtimin e një

piste atletike të parametrave ndërkombëtare në stadiumin “Elbasan Arena” Sipas kreut të

Bashkisë, “Elbasani e meritonte pistën e stadiumit dhe shpresoj që sot e tutje “Elbasan Arena” do

të jetë “shtëpia e atletikës”. Me nisjen e këtij aktiviteti vijoi kreu i Bashkisë, në Elbasan nis një histori e re për sportin e atletikës por edhe për Elbasanin. “Në këtë kuadër falendroji dhe presidentin e e FASH – së i cili u bë pjesë e qytetit tonë dhe që loboi për të pasur një pistë në nivel ndërkombëtar, si edhe gadishmërinë e kryeministrit të vendit Edi Rama ,për të bërë këtë pistë. Aktiviteti i sotëm do të jetë inagurimi i dytë i pistës, dhe shpresoj që kjo pistë të sjellë rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Sejdini. Nga ana e tij Zv/ presidenti i Atletikës për Europën Dobromir Karaminov, ka falenderuar kreun e Bashkisë, Qazim Sejdini ,për mbështetjen që i ka dhënë sportit të Atletikës.

Investimet: Bashkia prioritet për 24 orë ujë të pijshëm

Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë një vëmendje të madhe furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe përmirësimit të këtij shërbimi ndaj çdo qytetari. Gjatë javës së kaluar është punuar për të rregulluar furnizimin me ujë në lagjen “Çlirimi”. Është përmirësuar sistemi i tokëzimit në stacionet e pompimit në qytet. Po ashtu është punuar me 8 pompa në ditë për prodhim të ujit e furnizim të qytetit të Elbasanit. Sektori i kanalizimeve është kujdesur

për pastrimet e pusetave të lagjes “Brigada 17 Sulmuese” si dhe është riparuar defekti në linjën e ujërave të zeza në Rrugën “Thoma Kalefi”.

Vijon fq.4

Më shumë vëmendje për familjet e prekura nga fatëkeqësitë natyrore

Faqe 4

Bashkia, aktivitete sportivo-kulture në zonat turistikeFaqe 6

Në këtë numër do të lexoni:

Page 2: Gazeta nr. 111.pdf

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 30 maj 2016 Informacion

Sejdini nderohet nga FSHAKreu i Bashkisë, u nderua me titullin “ Nderi i atletikës shqiptare”, ky titull ju dha për punën e shkëlqyer shumë vjeçare dhe kontributin e shquar në rritjen e cilësisë sportive dhe si drejtues i sportit ndër vite.

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini në stadiumin “ Elbasan Arena” 137sht137 zhvilluar Mitingu Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave”, një projekt ky i Federatës Shqiptare të Atletikës. Në këtë kuadër, Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka pritur në një vizitë zyrtare Zv/ presidentin e Federatës së Atletikës për Europën, Dobromir Karaminov, i cili shoqërohej nga Presidenti i FASH Gjergj Ruli, si edhe përfaqësues të Federatave të Atletikës të cilët do të marrin pjesë në Mitingun Internacional, Kupa “Nderimi i Figurave” i cili zhvillohet në stadiumin “Elbasan

Arena”. Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, falenderoi qeverinë shqiptare, FASH – në si edhe Federatën Ndërkombëtare të Atletikës, për kontributin që kanë dhënë për ndërtimin e një piste atletike të parametrave ndërkombëtare në stadiumin “ Elbasan Arena” Sipas kreut të Bashkisë, “Elbasani e meritonte pistën e stadiumit, dhe shpresoj që sot e tutje “Elbasan

Arena” do të jetë “shtëpia e atletikës”. Me nisjen e këtij aktiviteti vijoi kreu i Bashkisë, në Elbasan nis një histori e re për sportin e atletikës por edhe për Elbasanin. “ Në këtë kuadër falendroji dhe presidentin e e FASH – së i cili u bë pjesë e qytetit tonë dhe që loboi për të pasur një pistë në nivel ndërkombëtar, si edhe gadishmërinë e kryeministrit të vendit Edi Rama ,për të bërë këtë pistë. Aktiviteti i sotëm do të jetë inagurimi i dytë i pistës, dhe shpresoj që kjo pistë të sjellë rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Sejdini.

Nga ana e tij Zv/ presidenti i Atletikës për Europën Dobromir Karaminov, ka falenderuar kreun e Bashkisë, Qazim Sejdini, për mbështetjen që i ka dhënë sportit të Atletikës. “Është privilegj për Atletikën të ketë një kryetar i cili e mbështet këtë sport. Shqipëria ka një Federatë shumë të mirë të Atletikës, por tashmë edhe një pistë të shkëlqyer që do të ndihmojë në zhvillimin e

mëtejshëm të këtij sporti. Jam për herë të parë në qytetin e

Elbasanit, por me siguri që nuk do të jetë hera e fundit. Federata Ndërkombëtare e Atletikës do të vazhdojë t’ju mbështesë”, tha Karaminov. Në vijim, kreu i Bashkisë ka vlerësuar me titullin Mirënjohja e Qytetit, Dobromir Karamarinov me motivacionin “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e sportit të atletikës në qytetin tonë dhe në nivel kombëtar dhe

ndërkombëtar”. Ndërsa kreu i Bashkisë, u nderua me titullin “Nderi i atletikës shqiptare” titull i cili iu dorëzua nga Presidenti Federatës Shqiptare Gjergj Ruli. Ky titull ju dha kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini për punën e shkëlqyer shumë vjeçare dhe kontributin e shquar në rritjen e cilësisë sportive dhe si drejtues i sportit ndër vite. Ndërkohë një çertifikatë mirënjohjeje kreut të Bashkisë, ju dha nga Federata maqedonase e Atletikës për “ kontributin e tij në zhvillimin e sportit të atletikës në ballkan”. Në mitingun, Kupa “Nderimi i Figurave” marrin pjesë ekipet e Shqipërisë, Maqedonisë, Mali I Zi, Kosova, San Marino, Malta, Italia, Armenia, si edhe Rumania. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të ofrojë një mundësi për atletët e vendeve për të konkuruar në skenën ndërkombëtare dhe për të arritur standarte për AASSE në Maltë në datën 11 qershor të këtij viti. Për të përmirësuar vetëbesimin e atleteve përmes pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare, si edhe për të promovuar sportin e atletikës në Shqipëri, dhe udhë të re në Elbasan.

Vijon nga fq.1

Page 3: Gazeta nr. 111.pdf

Gazetë e së hënës 30 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Informacion

Mbrojtja e mjedisit: Këshilli Bashkiak miraton planin vendor

për vitin 2016Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e tij të rradhës ka miratuar “Planin e veprimit të mbrojtjes së mjedisit” për vitin 2016, me disa ndryshime të cilat do të shqyrtohen në vijim. Duke u cilësuar si një nga pikat më të rëndësishme njëherazi edhe më problematike, anëtarët e Këshillit Bashkiak, kanë hedhur disa ide, ku në fokus ka qenë një mjedis sa më i pastër në qytet. “Plani vendor i mbrojtjes së mjedisit për vitin 2016” përfshin një sërë ndërhyrjesh, siç janë edukimi publik, mbrojtja e mjedisit nga shkarkimet industriale, pastrami i territorit në juridiksionin e Bashkisë, mjedisi i gjelbër, kanalizimet e ujrave të bardha dhe të zeza, ndotja akustike, transporti dhe lëvizshmëria. Parandalimi i situatave emergjente natyrore dhe i sëmundjeve epidemike dhe infektive, mbi inspektoriatin dhe shërbimin veterinar, inspektoriatin e mjedisit, si edhe promovimi i mjedisit. Këshilltarët i dhanë rëndësi shqetësimit aktual në qytet, i cili është ndotja urbane, më së shumti tek transporti dhe lëvizshmëria, por edhe ajo akustike. Këshilltarët kërkuan që të merren masa paraprake në prag të stinës së verës, ku kjo stinë sjell edhe dasma dhe evente të ndryshme . Në këtë kaudër kryetari i komisionit të Mjedisit , Indrit Avdia ka kërkuar që të merren masat tek lokalet ku kryehen këto evente, pasi sipas tij “ festat që realizohen në lokalet pranë zonës universitare janë një çmenduri e vërtetë për nga zhurma që shkaktojnë”. Këshilltarët sygjeruan që bulevardi kryesor i qytetit dhe rrugët të lahen më shpesh, të krijohen politika, apo inisiativa ndihmëse që të përdoret një ditë në muaj qarkullimi me biçkleta dhe të ndalohet qarkullimi i makinave. Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini , pasi dëgjoi sygjerimet e këshilltarëve edhe një herë vuri në dukje projektin Belg ku bashkia e Elbasanit është përfituese në lidhje me pastrimin e fushës së Bradasheshit. Në këtë mbledhje u vlerësua investimi, që bashkia, nën kujdesin e kryetarit arritën të zgjidhin, problemin më të madh, përsa i përket mjedisit, vend grumullimin e mbetjeve urbane.

Por, tashmë si problem shtrohet ndotja urbane, si pasojë e transportit dhe lëvizshmërisë së mjeteve, ku 70 përqind e ndotjes në qytet vjen për shkak të qarkullimit të tyre. Nga ana

e tij, Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini theksoi se “ tashmë kemi zgjidhur problemin e mbetjeve urbane në sajë të ndërtimit të fushës së plehrave, por problem mbetet ndotja urbane”, duke specifikuar qarkullimin e autobuzave. Këshilltarët kërkuan që të negociohet me operatorin e transportit publik për vendosjen e mjeteve të reja. Autobusët që qarkullojnë aktualisht janë më shumë se 15 – të vjeçarë duke shkaktuar një ndotje të lartë urbane. Në këtë kuadër, kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini ju drejtua këshilltarëve duke thënë “ le t’i caktojmë operatorëve të autobuzëve një afat 6 -mujor, apo edhe më shumë që të riparojnë gjendjen e autobuzave, t’i ndryshojnë ato me mjete të reja që të kenë një afat përdorimi më pak se 5 – vjeçar. Në ras se biem dakord, atëherë ta miratojmë me vendim Këshilli Bashkiak, pasi kjo realizohet në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë. Në të kundërt kemi të drejta të plota që t’i heqim liçensën. Ju ftoj që ta propozoni këtë, dhe unë jam i gatshëm të veproj”, tha në fjalën

e tij Sejdini. Këshilltarët hodhën idenë edhe për zëvëndësimin e autobuzave nga naftë me gaz, pasi shkakton shumë herë më pak ndotje. Ndërsa

theksuan se i lejnë kohë operatorëve të transportit të autobuzave deri në fund të vitit. Gjithashtu u vendos ngritja e një grupi ekspertësh, operatorë të transportit publik si edhe këshilltarësh që të ndërhyjnë për situatën në fjalë me qëllim që të vendosen kritere të posaçme. Sipas Sejdinit “ aktualisht janë vetëm 2 autobuzë që kapin normat e ndotjes normale në qytet, ndërsa të tjerët janë jashtë normave të ndotjes, pasi kanë më shumë se 20 vjet që qarkullojnë”. Duke evituar në maskimum ndotjen, Kreu i Bashkisë, ka lobuar edhe për zhvendosjen e terminalit të autobuzave në periferi të qytetit. Duke e vënë theksin tek përmirësimet e dukshme në qytet, këshilltarët

miratuan këtë pikë të rendit të ditës, ndërsa u kërkua që në vijim të hartohet një plan afat gjatë përsa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini ju drejtua këshilltarëve duke thënë

“le t’i caktojmë operatorëve të autobuzëve një afat 6

-mujor, apo edhe më shumë që të riparojnë gjendjen e autobuzave, t’i ndryshojnë

ato me mjete të reja që të kenë një afat përdorimi më pak se 5 -vjeçar. Në ras se biem

dakord, atëherë ta miratojmë me vendim Këshilli Bashkiak, pasi kjo realizohet në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë. Në të kundërt kemi të drejta

të plota që t’i heqim liçensën. Ju ftoj që ta propozoni këtë, dhe unë jam i gatshëm të veproj”, tha në fjalën e tij

Sejdini.

Page 4: Gazeta nr. 111.pdf

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 30 maj 2016

Vijojnë investimet, prioritet furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm

Aktualitet

Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë një vëmendje të madhe furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe përmirësimit të këtij shërbimi ndaj çdo qytetari. Gjatë javës së kaluar është punuar për të rregulluar furnizimin me ujë në lagjen “Çlirimi”. Është përmirësuar sistemi i tokëzimit në stacionet e pompimit në qytet. Po ashtu është punuar me 8 pompa në ditë për prodhim të ujit e furnizim të qytetit të Elbasanit. Sektori i kanalizimeve është kujdesur për pastrimet e pusetave të lagjes “Brigada 17 Sulmuese” si dhe është riparuar defekti në linjën e ujërave të zeza në Rrugën “Thoma Kalefi”. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe verifikimit të matësave

të ujit të pijshëm në mënyrë që qytetarët të paguajnë vetëm atë që konsumojnë. Kështu, janë verifikuar, riparuar, instaluar dhe kolauduar rreth 340 matësa tek konsumatorët në të gjithë qytetin. Po ashtu janë kryer 306 verifikime tek klientet komercialë (biznese). Ndërmarrja e Ujësjellësit kërkon bashkëpunimin e qytëtarve për të arritur qëllimin e përbashkët, atë të furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm. Për këtë arsye ndërmarrja kërkon korrektësi nga ana e qytetarëve në pagesat e faturave të ujit. Në rastet e ndërhyrjeve në rrjet apo në aparatet matëse do të merren masat sipas ligjeve në fuqi.

Pagesa e faturave, më shumë investime

Rreth 5 miliardë lekë të vjetra i detyrohen konsumatorët familjarë dhe subjekte Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Elbasan. Një shumë e tillë nëse do të ishte përkthyer në investime, sot qytetarët e Elbasanit do të kishin ujë 24 orë dhe të një cilësie maksimale. Bashkia e Elbasanit, për të qenë sa më pranë qytetarëve që shlyejnë detyrimet e tyre do të marrë masa për disiplinimin e këtij shërbimi. Ndërmarrja e ujësjellesit ka nisur një aksion në bashkëpunim me Policinë

e Shtetit për të ndërprerë ujin debitorëve. Drejtori i Ujësjellësit tha se në rast të shkeljeve do të bëhen edhe kallëzime penale. Aksioni ka nisur tek bizneset debitore të cilat përbëjnë edhe borxhin më të madh ndaj ujësjellësit ndërkohë që do të vijojë më pas edhe tek konsumatorët familjarë.

Vijon nga fq. 1

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me aktorët lokalë vazhdon intensivisht punën për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për fëmijët në situatë rruge. Plani i Veprimit për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge ka nisur prej një viti dhe konsiston në ngritjen dhe funksionimin e skuadrave të terrenit, identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, menaxhimin e rasteve përmes Grupeve Multidisiplinare dhe aktivitete sensibilizuese. Për të zyrtarizuar këtë angazhim serioz të stukturave lokale dhe organizatave partnere në Bashkinë Elbasan, u pa e nevojshme hartimi i Planit lokal të Veprimit për

Bashkia Elbasan harton Planin Lokal të Veprimit për

fëmijët në situatë rruge

femijet në situatë rruge, gjë që do të çojë në marrjen e përgjegjësive instutucionale në mënyrë më të formalizuar. Takimi i parë konsistonte në hartimin e Draftit të Planit të Veprimit bazuar dhe në Udhëzimin nr.10,datë 25.02.2015 për Mënyrat e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në Ndihme të Fëmijëve në Rrezik për Institucionet dhe Strukturat Kryesore Përgjegjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve. Në këtë takim merrnin pjesë Institucionet kryesore përgjegjëse dhe OJF-të të cilat kanë në fokus fëmijët në situatë rruge.

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të radhës miratoi propozimin e Bashkisë së Elbasanit për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore. Pasi shqyrtoi relacionin e paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Infrastrukturës “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmin e shkaktuar nga rrëshqitja e tokës në banesat private të fshatrave Valsh, Gjinar e Pashtresh, të Njësisë Administrative Gjinar” Këshilli miratoi masën e vlerësimit të dëmeve nga ana ndërtimore. Nga rrëshqitjet e tokës janë prekur banesat e shtetasve Sotir Dhimitër Meçka, Petri Llazar Panxhi, Stefan Dhimitër Meçka, Spiro Llazar Meçka, Simon Mark Peci, Aleks Simon Peci, Filip Lef Mufali, Ligor Filip Mufali dhe Naun Mihal Bërdufi. Fondi i cili në total arrin shumën e tetëmbëdhjetë milionë e njëzet mijë e dyqind lekë do t’i kërkohet Ministrisë së Brendshme nga fondi i programit të “Emergjencave

Më shumë vëmëndje

për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore

Civile” pasi Bashkia Elbasan nuk ka mundësi financiare për të mbuluar dëmin e lartpërmendur. Dosja me dokumentacionin ligjor përkatës do t’i përcillet Drejtorisë së Përgjithsdhme të Emergjencave Civile, pranë Ministrisë së Brendshme.

Page 5: Gazeta nr. 111.pdf

Gazetë e së hënës 30 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5E drejta dhe legjishmëria

NJ O F T I M

Njësitë Administrative, prioritet sezoni turistik

Realizimi i të ardhurave si 4 mujor përfshirë dhe javët e para të muajt Maj është 44%. Në këtë periudhe më dobët paraqitet Njësia Administrative Bradashesh, Papër, Zavaline, Tregan, Gracen dhe Gjinar.Java e tretë e muajit Maj vazhdon me mosrealizim të të ardhurave por në raport me një javë më parë ka nje rritje dhe janë arkëtuar + 501 mijë lekë më shumë. Për muajin Prill ka një rritje të të ardhurave prej 7.4 milion lekë më shumë se Marsi dhe në Prill kanë realizuar detyrën mujore Shirgjani, Gjergjani, Gjinari, Funari dhe Graceni dhe paraqitet dobët Bradasheshi, dhe Labinoti-Fushë.Punime të kryera nga Bashkia në Njësinë Administrative3.Gjatë kësaj jave Bashkia, bëri sistemimin e rrugës së fshatit Bathës, dhe filloj pastrimin e kanalit ujitës të Ferrasit e kullues në Njësinë Administrative Shirgjan e Papër.4.Gjatë kësaj jave Njësitë Administrative kanë plotësuar e dorezuar 4150 formularë të plotësuar.5.U riparua ura pasarele në fshatin Qerret në Labino-Mal.6. Në Njësinë Administrative Shirgjan dhe Bradashesh janë bërë gati nga topografët e Bashkisë, afro 90 çertifikata pronësie të tokës për tu ndarë fermerëveDetyra për javën.1.Njësitë Administrative të kontrollojnë e verifikojnë territorët e tyre me Kryetaret e fshatrave për parandalimin dhe kultivimin e bimeve narkotike dhe cdo datë 5 të çdo muaji duhet të informojmë me shkrim Drejtorinë e Policisë dhe Bashkinë.2.Njësitë Adminstrative të lajmerojnë fermerët e tyre të aplikojnë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë

Elbasan, për skemën e grandeve “Sared” që financon 60-65% të shumës dhe aplikimi bëhet për blerje baketi e të imta, për frutat e arroret dhe bimët aromatike e mjeksore ku afati i aplikimit është deri 30.06.2016.3.Njësitë Administartive të plotësojnë me përgjegjësi formularët statistikore

të Bashkië me të dhënat për cdo familje deri më datë 30.06.2016 dhe të realizojnë grafikun javor.4. Njësitë Administrative deri me datë 20.05.2016 të dorëzojne në Drejtorinë e Shërbimeve Operacionale listat e bonitimit të tokave të shoqeruara me hartat e vjetra kadastrale.5.Të dhenat e kërkuara nga Agjencia e Sherbimit të Pyjeve, Bujqësisë, Veterinarisë dhe Mjedisit për pyjet të dorëzohen deri më datë 25.05.2016.6.Njësitë Administrative Bradashesh, Papër, Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Tregan e Zavaline, të saktesojnë pronat e A.K.K.P. Tiranë

7.Njësitë Administrative që kanë ujësjellsa në bashkepunim me Sh.A.Ujësjellës fshat, të bëjnë gati inventaret e tyre për të shpejtuar dorëzimet pasi administrimi i tyre ka probleme.8.Njësitë Administrative me paketën e re fiskale të taksave dhe

tarifave vendore, të shpërndajnë fletë detyrimet taksave dhe tarifave vendore për çdo familje për vitin 2016 brenda datës 20.05.16 dhe të vazhdojë arkëtimin e taksave të prapambetura të viteve të pashlyera.9.Administratat e Njesive duhet të intensifikojnë punën për realizimin e të ardhurave të planifikuara për 5 mujorin e parë 2016.10.Saktesoni dhe kontrolloni bizneset debitore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura sepse ka shumë biznese debitore. Probleme për zgjidhje:1.Njësitë Administrative Bradashesh dhe Papër kanë qëndra të banuara në

pallate dhe kanë rrjete me kanale e puseta të ujrave të zeza, por është bërë problem e shqetësim për banorët bllokimi i tyre dhe ky shërbim nuk po kryhet pasi Sh.A. Ujesjelles fshat dhe Ujësjellës-Kanalizime qytet dhe Agjencia e Shërbimeve Publike nuk e kanë të përcaktuar si detyrë këtë funksion shërbimi.2.Njësia Administrative Funar ka probleme a).Pastrimin e kanalit ujitës në Mollagjesh dhe Bixellë.3.Njësia Administrative Gracen ka probleme a). Riparimin e rruës Plangarice dhe Bodin afro 1km për transport qershish b). Vendosjen e një transformatori në bodinc).Riparimin e nje segmenti kanali ujites ne Dopaj.4.Njësia Administrative Labinot – Fushë ka problem a)-Pastrimin e kanalit ujitës Rema e qytetit (L-Fushë-Mengël) b).Pastrimin e kanalit ujitës Xibrakë c).Njësia kërkon vendosjen e konteniereve të pastrimit në Labinot – Fushë.5.Njësia Administrative Tregan ka problema). Furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit Tudan, pasi Ish-Uzina e Mjeksit nga ku furnizohej e ka bllokuar ujësjellesin dhe kërkon riparimin e rrugës Shinavlash. Kjo njësi ka problem dhe cilësine e pastrimit të mbetjeve.6.Njësia Adminstrative Bradashesh ka problema). Hapjen e një segmenti rruge në Shtemaj dhe pastrimin e kanaleve kulluese.7.Njësia Administrative Papër ka problema). Pastrimin e kanalit ujitës të Garunjës (Uzina e naftës Cerrik-Valas), të kanalit ujitës Harvalejas dhe kolektorit dhe kanaleve kullues të para në Vidhas dhe riparimin e rrugës në Pajun, gjithashtu kërkojnë përmiresim të cilesisë së pastrimit.8.Njësia Administrative Zavalinë ka problem a).Nuk paguhet punonjësi e repititorit në Zavalineb). Një lagje kërkon rrugë pasi është bllokuar.9.Njësia Admonistrative Shirgjan ka problem cilesinë e pastrimit nëpër fshatra.10.Njësia Administrative Gjergjan kërkon ;a).Pastrimin e kanalit të Llixhës dhe riparimin e kanalit ujitës të Muriqani i cili është i bllokuar.b).Në fshatin Thanë lagja Koder-Thanë ka problem furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm ku është vënë në dijeni edhe Sh.a.Ujesjelles fshat. Problemet dhe shqetësimet e tjera të Njësive Administrative Vendore u janë agjensoive dhe Drejtorive përkatëse.

Qeveria shtyn afatin për dhënien e pronësisë për përfituesit e tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Sipas ligjit në fuqi, ky afat skadon në 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që është propozuar të shtyhet deri në dhjetor 2017. Drafti ka mbërritur për diskutim në Kuvend dhe në relacion thuhet se ngarkohen bashkitë për plotësimin e dokumentacionit. Nëse ky afat nuk do të shtyhet, përfituesit do t’i drejtohen gjykatave, por do të ketë më tepër kosto për ta. Paralelisht qeveria ka shtyre dhe afatin

e ligjit tjetër, i cili ka për qëllim shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore për titujt e pronësisë të krijuar nga ndarja e tokës se ish-kooperativave bujqësore. Përsëri shtyrja është bërë deri në dhjetor të 2017-ës. Nga raportimet, rezulton se deri më 31 dhjetor 2015, janë paraqitur 18 500 kërkesa nga qytetarët dhe institucionet shtetërore që kanë përfituar tokë nga ish-kooperativat bujqësore. Nga verifikimet 1 507 tituj pronësie janë shpallur të pa vlefshme dhe shtetit i është kthyer një sipërfaqje prej 1142 hektarësh, ndërkohë rreth

5 mijë kërkesa presin përgjigje. Nga gjykata janë marrë gjithsej 332 vendime të formës së prerë, që i korrespondon një sipërfaqeje tokë prej 158,55 ha dhe një fond financiar prej 7 milion lekë të cilët kalojnë në pronësi të shtetit. Rreth 75 për qind e kërkesave të paraqitura në gjykatë për vendimet për pavlefshmëri të titujve të pronësisë, nuk janë shqyrtuar përfundimisht ende nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Kjo kërkon që puna e komisioneve vendore të vazhdojë prandaj kërkohet edhe shtyrja e afatit.

Shtyhet afati për tokat e ish NB-ve dhe kooperativave

Page 6: Gazeta nr. 111.pdf

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 30 maj 2016 Sociale

Drejtoria e Bujqësisë kontrolle për mënyrën e

tregëtimit të gjësë së gjallëDrejtoria Rajonale e Bujqësisë në përbërje dhe të ekspertëve të saj, ka

ndërrmarë një aksion për verifikimin e çertifikatave të fermerëve të gjësë së gjallë, farmacitë bujqësore dhe fermat, por edhe pajisjen e drejtuesve të mjeteve me leje të posaçme për transport kafshësh. Aksionet e nisura do të kenë formën

e sensibilizimit, por do të merren edhe masa në rast shkeljesh. Drejtor

i Bujqësisë Spiro Hunçi thotë se “shërbimi Veteriar i qarkut të Elbasanit po merr të gjitha masat për të qenë më afër konsumatorit dhe për të pasur një produkr të kontrolluar. Një vëmendje e madhe po i kushtohet disiplinimit të tregjeve, për të kontrolluar të gjitha

hyrjet e daljet dhe pajisjen me çertifikatë origjine. Një vëmendje edhe më e madhe do t’i kushtohet farmacive bujqësore dh pajisjes së tyre me receta mjekësore. Asnjë medikament në farmaci bujqësore

nuk do të jepet pa recetë.” Ndërsa Shefi i Shërbimit veteriar, Fatmir Ozuni i pranishëm në këtë aksion pohon se , “shërbimi veterinar i qarkut të Elbasanit prej kohësh ka nisur një aksion të gjithanshëm për zbatimin rregullave dhe procedurave ligjore të tregut dhe të transportit të bagëtive. Kafshët duhet të transportohen vetëm me makina të licensuara për transportin e tyre. Çdo kafshë kur mbërrin në treg kontrollohet nga specialisti veterinar për numrin e matrikullit dhe çertifikatën veterinare. Tregu i Elbasanit duhet të jetë shembull edhe për rrethet e tjera. Kompleksi i krijuar këtu, i cili përfshin sistemin “rude” dhe thertoren, plotëson të gjitha kushtet e kërkuara.” Kontrolle ka pasur edhe në farmacitë bujqësore për të identifikuar medikamente jashtë

listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë, medikamente të skaduara apo hormonale, ndërsa bëhet me dije se asnjë medikament në farmacitë bujqësore nuk do të lëshohet pa recetë. Edhe pse gjatë këtij aksioni nuk është identifikuar asnjë kafshë pa çertifikatë veterinare, specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë bëjnë me dije se “ aksionet do të vijojnë, dhe në rast se do të identifikohet mos pajisja e çertifikatës veterinare, ndaj fermerit do të vendoset gjobë, e cila varion nga 25 mijë-50 mijë lekë të reja, ndërsa farmacitë bujqësore që tregëtojnë medikamente të ndaluara do të përballen me gjoba nga 100-200 mijë lekë të reja, deri në mbyllje të aktivitetit. Aksioni rutinë kishte si qëllim kryesor mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe disiplinimin e këtij sektori.

Kulturë

Ekipi i Alpinizmit, Skive dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Dance Plus e kanë shndërruar fundjavën në një ditë feste për qindra të rinj nga qyteti i Elbasanit dhe Funarit. Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një organizimi sportivo-kulturor, ku si pjesë të saj ishin performance e grupit më të suksesshëm në Shqipëri Alara Band, këngëtares Ariola

Bashkia, aktivitete sportivo- kulturore në Funarin turistik

Xhikollari, valle nga grupi Dance Plus si dhe lojëra sportive dhe ecje në natyrë të organizuar nga AST Elbasani. Të rinjtë janë argëtuar duke shijuar natyrën e mrekullueshme të zonës së Funarit, në piknikun e organizuar pranë liqeneve piktoreske të kësaj njësie administrative, por njëkohësisht gatimet tradicionale të zonës e kanë bërë këtë festë të veçantë.

Kryetari i Njësisë Administrative Funar Kalem Haka ka premtuar se organizimi i kësaj dite do të kthehet në traditë edhe për vitet në vijim. AST Elbasani e ka shndërruar në qëllim kryesor promovimin e zonave turistike të Elbasanit dhe jo vetëm, duke organizuar aktivitete masive me të rinj dhe të reja, të cilët veç njohjes me natyrën largohen edhe nga rutina e përditshme dhe stresi i qytetit.

Një pamje që ka befasuar qyetarët elbasanas, ku bulevardi kryesor është kthyer në një “ paradë” për “Shqiponjat e Rrugëve”. Nën kujdesin e Bashkisë Elbasan, të apasionuarit pas motorit kanë parakaluar në qytetin e Elbasanit, duke bërë që shumë qytetarë të ndjekin me vëmëndje paradën e tyre. Nën moton “pasioni është i madh’’, emrin e kanë të gjithin shqip, vehten e krahasojnë me Shqiponjat, ndonëse këto të fundit fluturojnë maleve, ata eksplorojnë rrugët, ndaj dhe quhen “Shqiponjat e Rrugëve”. Ata e kanë kthyer bulevardin kryesor të qytetit në një pistë vetëm për ta. Kujtim Çela kryetari i Motoçiklistëve “Shqiponjat e Rrugëve”, tregon se “ historia e këtij grupi zë fill disa vite më parë, ku pasioni për motorat bëri bashkë njerëz me profesione të ndryshme nga qytete të ndryshme”. Motorat janë të markave të ndryshme, por legjenda “Harli Davidson”është ai që dominon paradën. Për nga lloji i tij ky sport është i kushtueshëm, por të apasionuarit

pas motorave duket se nuk i tremb ky fakt. Një prej anëtarëve të grupit Gentian Leva, thotë se “ destinacionet e përshkuara deri tani janë të shumta, ndërsa destinacioni më i largët ka qenë ai i një viti më parë në Kroaci”. Një tjetër arsye e udhëtimit të grupit “Shqiponjat e Rrugëve” kryesisht nëpër rrugët piktoreske të Shqipërisë, është edhe promovimi i turizmit. “Elbasani është një qytetet me resurse të mëdha akitekturore, historike dhe natyrore, dhe grupi ynë nuk do të rrinte pa e përshkruar këtë qytet, ndaj një falenderim shkon për Bashkinë e qytetit e cila na mundësoi kushtet e një parakalimi normal i cili tërhoqi vëmëndjen e shumë qytetarëve elbasanas”, tha ndër të tjera Çela. Motoçiklistët e grupimit “Shqiponjat e Rrugëve”, pas një pushimi të shkurtër në sheshin “Gensher”, kanë bërë një xhiro përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” dhe rrugës “Qemal Stafa”, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

“Shqiponjat e rrugëve”, “pushtojnë”

qytetin

Page 7: Gazeta nr. 111.pdf

Gazetë e së hënës 30 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7Histori dhe Traditë

“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit

Një kurorë e thurur me degët e tij në lashtësi dhe deri në ditët tona simbolizon paqen, amforat e mbushura me prodhimin e tij vlerësoheshin po aq sa edhe erëzat që vinin nga vendet e lindjes. Ky dru e ktheu Marokun e dikurshëm në një thesar të vërtetë për perandorinë romake. Por klima ndryshoi dhe ky dru i çmuar gjeti kushte më të përshtatshme brigjeve europiane të Mesdheut. Ka mbetur legjendar detyrimi që u vuri Skënderbeu shtetasve të tij “çdo cift i martuar rishtazi ishte i detyruar të mbillte dy rrënjë ullinj”. .Mbase tek ky detyrim duhet kërkuar edhe origjina e kurorës shekullore të ullishtës që qarkon qytetin e Elbasanit. Vështirë të gjeje familje elbasanase që të mos zotëronte disa dhjetëra rrënjë ullinj dhe vaji i tij që përdorej për gatim. Mbase këtu duhet kërkuar edhe jetëgjatësia e brezave të shkuar të këtij qyteti. Në vitet e diktaturës u krijuan plantacione të tërë me drurë ulliri dhe një ligj i asaj kohe e ndalonte rreptësisht prerjen e tij për çfarëdo arësyeje. Për çudi, edhe pse prodhimi u rrit, në guzhinat e elbasanasve gjente përherë e më pak

vend, sepse ky prodhim u racionua deri në një litër për familje. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël.

Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasi Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, Thanas Meksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë

Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta

gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”. Duke vijuar shpjegimin e tij lidhur me këtë emër, etnologu Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin për qejf, për të parë nga lart qytetin e tyre, për t’u freskuar nga ajo çezmë dhe më pas uleshin së bashku, drekonin

dhe diskutonin për probleme të ndryshme”. Pikëpjekja e tyre, kishte një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi atje shkonin veç për qejf.

Edhe këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, shkonte shpesh atje me miqtë dhe grupin popullor. Shoqëria e Shuteriqve dhe e Xhufkave të kalasë, frekuentonin këtë pikë turistike çdo fundjavë, ndërsa poetë të ndryshëm, ndër të cilët përmenden Nexhip Ejupi e Milianov Kallupi i kanë kushtuar vargje . ‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu elbasan, është tempulli kryesor ku shprehet dashuria për qytetin. “Kurora e ullirit nënkupton për banorët mirësi, paqe e mbarësi”. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, një frekuentues i rregullt i kësaj pike, kujton momente nga fëmijëria e tij. “Shkonim gjithnjë atje lart. Prindërit e mi kishin një dëshirë të madhe të shijonin atë natyrë të qetë e të pastër. Kam shëtitur në shumë vende përgjatë këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo lëndinë e vogël, mbetet ndër më të bukurit”, shprehet kryebashkiaku Sejdini. Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk vizitohet si dikur. “Ky vend kaq i mrekullueshëm ka nevojë për investim. Çezma, e cila ka më shumë se një shekull që është ndërtuar, duhet restauruar.

Page 8: Gazeta nr. 111.pdf

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 30 maj 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

“The olive of Joy”, the love temple in the city

Kujtesë:Të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme që i shqetësojnë, mund t̀ i drejtohen redaksisë së gazetës me letra ose në adresën e e-mailit. Ne do t̀ ju ndihmojmë që shqetësimet tuaja të drejtohen më shpejt në organet kompetente të bashkisë për të marrë një përgjigje konkrete.

e-mail:[email protected]

A crown made by the branches of olives since ancient times until nowadays symbolizes the peace; amphorae filled by its production were appreciated as much as the spices that used to come from east countries. This wood made the ancient Morocco a real treasure for the Roman Empire. The climat5e changed and this precious wood found the right weather conditions in Mediterranean European sore. It is always recalled Scanderbeg’s order for every new married couple to plant two olive trees. Maybe, starting from this order we should seek the origin of the olive crown that surrounds the city of Elbasan. It is difficult to find a family from Elbasan, which didn’t own olive trees and using its oil in

cooking. Maybe, this was the secret

of longevity of previous generations in the past. During the dictatorship there was a law which didn’t allow any cut of the olive trees and plantations of these trees were created. It was strange, because even though its production increased, in the kitchens of the families in Elbasan there used to be less and less, because its production used to be delivered only one liter for family.Anyway, at the end of this crown, there is an olive tree separated from others and is surrounded by a small valley. There is also a tap near to this olive tree, which is made in 1900 from Pal Shuteriqi. This olive tree from more than a half of century is known as the olive of Joy.

Mr. Thanas Meksi, the well known ethnologist from Elbasan, says that

it is called by this name, because you can see all over Elbasan from there and the view exposed was

only green spaces all around. The view would go until the olive trees near Petresh and the panorama offered was amazing. Continuing his explanation Mr. Mekshi says that people use to go up there for recreation and refresh themselves from the tap and they also used to make picnics over there. There meeting place had a name ‘The olive of Joy’, because people would go there only for recreation. Even the known musician of Elbasan, Isuf Myzyri, used to

go there with his band and friends.

Also the families of Shuteriqi and Xhufka which lived in the neighborhood within the castle used to go there every weekend. Different poets like Nexhip Ejupi and Milianov Kallupi wrote verses about this place. ‘The olive of Joy ’, continuous the explanation is the main temple where the love for the city is expressed. The olive crown means goodness, peace and prosperity to its citizens. Mayor of Elbasan, Mr. Qazim Sejdini, a regular visitor of this place recalls his childhood. “We used to go all up there. My parents really wanted to enjoy the clean and quiet nature. I have visited many places during the years, nut that olive tree and that small valley remains one of the most beautiful”, says mayor Sejdini. Now, ‘The olive of Joy’ is not visited like it used to. “This amazing place needs investiment. The tap, which is more than a century old needs restoration.