gazeta 77 news botomi nr.313

8
MENDIMI POZITIV E DIELË, 13.01.2013 VITI II - NR.313 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Fuqizimi i familjes, një pikë e fortë e LSHR !..............fq.2 Raporti i ACIT: Kriza greke ktheu në Shqipëri rreth 180 mijë emigrantë!.......................................fq.3 Binak Hamzaj, i papunë dhe i pastrehë: 100 letra institucioneve për të gjetur punë!............fq.4 22-vjeçarja nga Elbasani: Lyp në rrugë për të ushqyer fëmijët!.......................fq.5 Punësimini i të rinjve në administratë, arritje e madhe për këtë gjeneratë!........................fq.6 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Akreditohet Sh.L.U.P. "Vitrina"! Agjensia Kombëtare e Akreditimit dhe Keshilli Kombëtar i Akreditimit kanë miratuar Akreditimin e Universitetit "Vitrina" më 12 Janar 2013! Si ta bësh punën më të dobishme! Qendra e Mendimit Pozitiv N ga pakënaqësia në punë rritet edhe stresi. Le të shiko- jmë disa nga shkaqet e pakënaqësisë në punë dhe disa mënyra prak- tike se si ta shtojmë atë kënaqësi. A e keni filluar ndonjëherë ditën e parë të javës së punës duke u tmerruar dhe duke

Upload: gazeta-77news

Post on 19-Mar-2016

215 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 Newse perditsdshme inforamtive organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 13.01.2013 VITI II - NR.313 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Fuqizimi i familjes, një pikë e fortë e LSHR !..............fq.2 Raporti i ACIT: Kriza greke ktheu në Shqipëri

rreth 180 mijë emigrantë!.......................................fq.3 Binak Hamzaj, i papunë dhe i pastrehë:

100 letra institucioneve për të gjetur punë!............fq.4 22-vjeçarja nga Elbasani:

Lyp në rrugë për të ushqyer fëmijët!.......................fq.5 Punësimini i të rinjve në administratë,

arritje e madhe për këtë gjeneratë!........................fq.6

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Akreditohet Sh.L.U.P. "Vitrina"!Agjensia Kombëtare e Akreditimit dhe Keshilli Kombëtar i Akreditimitkanë miratuar Akreditimin e Universitetit "Vitrina" më 12 Janar 2013!

Si ta bësh punën më të dobishme!

Qendra eMendimit Pozitiv

Nga pakënaqësia në punë rritet

edhe stresi. Le të shiko-jmë disa nga shkaqet e pakënaqësisë në punë dhe disa mënyra prak-tike se si ta shtojmë atë

kënaqësi. A e keni filluar ndonjëherë ditën e parë të javës së punës duke u tmerruar dhe duke

Page 2: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E DIELË, 13 JANAR 2013

Fuqizimi i familjes shqiptare, një pikë e fortë e LSHR !

Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Agron Zani në vijimësinë e takimeve

të zhvilluara, organizoi një takim me foto-grafin e studios "foto Dibra" ku së bashku diskutuan për Platformën Politike të Lë-vizjes Shqipëria E Re. Gjatë këtij diskutimit sipërmarrësi dha mbështetje në disa pika të ndryshme të platformës. Ato më kryesoret siç i quajti ai, janë fuqizimin e sipërmarrjeve shqiptare dhe lufta kundër korrupsionit, fuqizimi i familjes shqiptare dhe kthimit i dënimit me vdekje, si një mundësi për uljen në minimum të kriminalitetit i cili tashmë ka arritur në nivele të larta.

Për më tepër: www.77news.al

Të rinjtë e Pogradecit mbështetës të LSHR!

Sekretari i Lëvizjes Shqipëria e Re në qytetin e Pogradecit, Markelian Hoxha

zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me studentin Enea Seitllari. Këtu ai bëri të mundur shpalosjen e platformës politike të kësaj lëvizjeje, duke diskutuar në lidhje me të shtatë pikat e saj. I riu u shpreh se ishte njohur edhe më parë me LSHR nëpërmjet organit të saj mediatik, Gazetës "77 News", por kërkonte edhe më shumë informacion rreth saj. Ai e mbështeti shumë këtë frymë të re politike dhe mbi të gjitha që kjo parti është përkrahëse e të rinjve shqiptarë. Idea e integrimit të të rinjve në administratën shte-tërore për të është një nga pikat më të forta.

Për më tepër: www.77news.al

menduar se sa e gjatë do të jetë? Ju ka ikur entuziazmi për atë punë dhe nuk doni të shkoni më? Në një ekonomi sfiduese të kohëve të sotme, nuk mendoni se thjesht duhet ta lini atë lloj pune, dhe të gjeni një tjetër, por duhet të ndërroni mënyrën e të menduarit për punën dhe të rrisni kënaqë-sinë për atë punë.

Mundohuni të kuptoni lidhjen mes afri-mitetit dhe zellit për punë dhe kënaqësinë që ajo të jep.

Në qofte se keni filluar ta merrni inat punën tuaj atëherë mundohuni të men-doni pak se çfarë keni nevojë të përmirë-soni dhe mënyrën që të afroheni me të. Për shembull:

Është një vend pune: Në qoftë se e men-doni punën si vend pune, atëherë do të mendoni dhe për të mirat materiale që ajo do t’u sjelle. Lloji i punës do t’u interesojë

shumë pak. Janë paratë ato që janë më të rëndësishme. Në qoftë se do të keni një punë me një rrogë të majme, atëherë ka mundësi që t’ju futet në zemër.

Është një karrierë: Në qoftë se iu inte-reson puna më shumë si karriera, atëherë do të fokusoheni më shumë në të për të avancuar. Do të donit t'i ngjisnit shkallët e karrierës sa më shumë të jetë e mundur dhe të jeni nga profesionistët më të mirë në fushën tuaj. Do të jeni të motivuar nga prestigji, statusi dhe fuqia që vijnë nga ajo punë.

Është një profesion: Në qoftë se e shikoni punën tuaj në këndvështrimin...>> VIJON NË FAQEN 2<< VIJON NGA FAQJA 1 e një profesioni, atëherë ju do të fokusoheni më shumë në atë punë. Ju nuk jeni i interesuar në fitimet financiare që mund të ketë apo

në bërjen e karrierës, por në një ndjenjë kënaqësie që ajo punë do t’u japë.

Asnjëra nga këto mënyra nuk është më e mirë se tjetra, madje që të tria mund t`ju duken shumë të rëndësishme. Pra, në qoftë se nuk jeni i kënaqur me punën tuaj, atëherë ndaloni e mendoni se përse po punoni. Mendoni se çfarë ju shtyu të filloni atë lloj pune, ndoshta mund të gjeni një faktor apo shkak që juve ua bën punën aq të pa pëlqyer.

Mendoni disa strategji për të shtuar dashurinë tuaj për atë punë.

Në varësi të shkakut se pse ju nuk e pël-qeni një lloj pune, ju mund të keni disa opsione për ta rritur atë dëshirë.

Për shembull:Krijoni sfida të reja: Merrni përsipër të

bëni një projekt që mund t`ju motivojë dhe t`ju japë një lloj ndjenje kontrolli.

Page 3: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE DIELË, 13 JANAR 2013

The Heritage Foundation vlerëson Shqipërinë për lirinë e sipërmarrjes!

Raporti i ACIT:

Kriza greke ktheu në Shqipëri rreth 180 mijë emigrantë!

Rreth 180 mijë emigrantë shqiptarë të punësuar në Greqi janë rikthyer

tashmë në Shqipëri. Sipas një raporti të Qendrës për Tregti të Jashtme ACIT, finan-cuar nga USAID, në pesë vitet e fundit kanë lënë Greqinë si pasojë e krizës së thellë që ka kapur këtë vend 18-22 për qind e emi-

grantëve shqiptarë. Sipas raportit, që i bën një analizë të hollësishme pasojave të krizës greke në ekonominë tonë, investimet greke kanë rënë nga 53 për qind e totalit në vitin 2006 në 27 për qind në 2011-ën. Kriza ka ndikuar gjithashtu në mënyrë të ndjeshme edhe në marrëdhëniet tregtare. Importet

nga Greqia kanë rënë nga 15 për qind në 11 për qind të totalit, ndërsa eksportet shqip-tare drejt Greqisë thuajse u përgjysmuan. Por përveç efekteve negative, kriza greke ka ndikuar pozitivisht për depozitat bankare. Dërgesat e emigrantëve nga Greqia janë rri-tur edhe pse totali i dërgesave nga jashtë ka patur rënie. Raporti arrin në përfundimin se shqiptarët kanë tërhequr depozitat e tyre nga bankat greke dhe i kanë investuar në Shqipëri. Sipas studimit, tre janë rreziqet kryesore që i kanosen ekonomisë shqip-tare nga kriza greke, i pari: është ritmi i kthimit të emigrantëvë që mund të sjellë probleme në vend, së dyti: problemet që mund të shkaktohen për eksportet dhe e treta: efektet zinxhir që mund të sjellë në sistemin financiar tërheqja masive e depo-zitave nga bankat greke.

Për më tepër: www.77news.al

Shqipëria është renditur e 27-ta nga 43 vende të botës në për Indeksin e Lirisë

Ekonomike, sipas The Heritage Founda-tion. Ecuria e përgjithshme ka shënuar një rritje prej 0.1 pikë, ku në total vendi ynë rezulton me 652 pikë. Megjithëse janë vënë re vlerësime negative përsa i përket lirisë në punë dhe të drejtës së pronës, pozitivisht janë vlerësuar liria e të bërit biznes dhe menaxhimi i financave publike. Raporti vijon të shprehet se pavarësisht kësaj rri-tjeje të vogël pozitive në dy vitet e fundit ecuria e ekonomisë është ngadalësuar.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

77 NEWS

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E DIELË, 13 JANAR 2013

Binak Hamzaj, i papunë dhe i pastrehë:

100 letra institucioneve për të gjetur punë!

Kaq shumë letra sa Binak Hamzaj ka bërë për të kërkuar punë, janë një

rekord më vete. Një rekord me një bilanc të hidhur premtimesh boshe, mospërgji-gjesh ose përcjelljesh. Me 60 lekët e vje-tra në xhep, të falura nga një punonjëse bashkie për të blerë mbrëmjen e shkuar bukën për fëmijët, por me një “portofol” të madh letrash që ligjërojnë varfërinë e tij ekstreme, u paraqit pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet në një gjendje të rënduar shpirtërore. “Lus Zotin të më mbajë mendjen e kokës, se nuk po duroj dot më”, thotë ai. Banuesi i lagjes nr. 6 në Kombinat vuan nga ‘diagnoza’: I papunë i përhershëm. “Jam kthyer nga Greqia para 5 vitesh, por vetëm me 500 euro. Nuk mbetej gjë se paguhesha pak në bujqësi dhe dër-goja diçka për familjen. Këtu askush nuk më dha punë, as në bashki, as në zyrat e punës, as deputetët e majtë dhe të djathtë”. Faktikisht familja e tij trajtohet me ndihmë

ekonomike në vlerën 4500 lekë që ia akor-duan në fushatën e shkuar. Gjendjen eko-nomike në nivelin e varfërisë ekstreme e kanë pohuar në vazhdimësi me vërtetimet e lëshuara institucionet e ndryshme. Në 2004, kryetari i Komunës Malzi në Kukës, shkruante se shtëpia e Binak Hamzajt u shemb prej amortizimit të plotë dhe fa-milja e tij u shpërngul në Babrru të Tiranës në gjendje ekstreme ekonomike. Njësia Bashkiake nr.6, pohon me një shkresë të 2007-s gjendjen e rëndë ekonomike të kësaj familjeje. Binak Hamzaj nuk ka pushuar së kërkuari punë, por edhe pse përgjigjet e institucioneve nuk i kanë munguar, i ka munguar puna. Në një kthim përgjigjeje të Bashkisë së Tiranës, që lexojmë, ai “siguro-het” se nuk do t’i mungojë përkrahja dhe përpjekja e vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve, fjalë për nxitjen e punësimit, por asnjë përgjigje konkrete punësimi për të. Sot jam i zhgënjyer, jam i papunë, i pastrehë, me gruan të sëmurë që nuk e nxjerr dot as në KEMP. Kam dy djem, 3 dhe 5 vjeç, as në kopsht nuk mundem t’i çoj, se nuk kam të paguaj 20 mijë lekë. Ju më shikoni të veshur, por unë e kam çdo gjë të falur. Edhe policët e Bashkisë më kanë falur diçka”. Si të mos mjaftojë papunësia, ai është edhe i pastrehë. Jeton në shtëpinë e vjehrrit, me një dhomë që nuk ngjan si e tillë. Prej 7 vitesh kërkon shtëpi. Ka aplikuar për banesë me qera të ulët, dhe nga Bashkia i janë përgjigjur se “formulari juaj ndodhet në Drejtorinë e

Menaxhimit dhe Strehimit dhe të Shër-bimit Social, është plotësuar faza e parë e aplikimit, ndërsa duhet të vazhdoni të plo-tësoni dokumentacionin më tej’. U bënë dy vjet që Binaku e ka plotësuar, por shtë-pia nuk po duket. Varfëria bashkudhëton me sëmundjet. Binak Hamzaj e ka gruan anemike dhe më simptoma depresioni, siç thotë vetë, që ia ka krijuar varfëria. “Është e paaftë për punë, madje unë i shërbej asaj, thotë ai. Por nuk ka librezë invaliditeti. Që të dilte në KEMP, ajo duhet të qëndronte disa kohë e shtruar tek Psikiatriku”. Kë-shtu i kishin thënë mjekët, ‘por, duhej një sasi lekësh që ta shtrojmë’. “Unë nuk kisha mundësi dhe nuk munda ta nxjerr gruan në KEMP”. Binaku tregon se kur e shoqja do të lindte, mjeku i tha se ajo rrezikonte të vdiste gjatë lindjes. “Doktori më kërkoi 40 mijë lekë (të reja) për operacionin. Zura të qaj, u ligështova shumë dhe dola jashtë. Aty një qytetar më thotë: ‘Shko tek Antikorru-psioni, denoncoji!’. Shkova tek Drejtoria e Policisë dhe u thashë që gruaja është në rrezik. Që mos të kaloj në ndonjë veprim ekstrem, ndërhyni sepse unë nuk kam t’u jap 40 mijë lekë doktorëve. Agjentët e an-tikorrupsionit më thanë se do të m’i jepnin ata aq lekë sa donte doktori.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Binak Hamzaj

Page 5: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

77 NEWS

Euro Alb Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Ndërtimi. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE DIELË, 13 JANAR 2013

22-vjeçarja nga Elbasani:

Lyp në rrugë për të ushqyer fëmijët!

Esmeralda Zerellari, 22-vjeçarja me ori-gjinë nga Elbasani lyp në rrugë bashkë

me dy fëmijët e saj të vegjël. E takojmë diku në zonën e ish bllokut ku qëndron gjysmë e ulur në trotuarin e ftohtë duke zgjatur duart drejt kalimtarëve e duke kërkuar lëmoshë. E zbehur pasi ka më shumë se 24 orë pa ngrënë për shkak të dhimbjes së dhëmbëve 22-vjeçares sapo i themi që jemi gazetarë nga “77 News” dhe Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet pranon të na tregojë historinë e jetës së saj dhe i bën apel kujtdo që mund ta ndihmojë për ta punësuar, pasi në rrugë fëmijët nuk i ka të sigurt dhe s`mund të lypë përjetësisht lëmoshë. “Më merren mend se skam ngrënë asgjë, kam dy ditë me dhimbje të tmerrshme nga dhëmballët, para nuk kam që t`i mjekoj, kam fëmijët për të ushqyer dhe s’mund të mendoj për veten time. Po të kisha një punë do të isha e qetë, nuk do lypja për mëshirë në rrugë”, rrëfen e trishtuar 22-vjeçarja. Esmeralda tregon se ka jetuar në Elbasan tek nëna e saj për pak kohë por

i ka prindërit e sëmurë dhe në pension dhe jetesa në shtëpinë e tyre bashkë me fëmijët e saj ishte shumë e vështirë. 22-vjecarja rrëfen se ka vetëm një javë që ka ardhur në Tiranë, jeton në zonën e Parkut të Liqenit në një kasolle prej dërrase dhe plasmani, ku fëmijët e saj kanë kaluar ndërrimin e viteve në të ftohtë të mbledhur me ato pak shtresa që ka mundur t`i sigurojë nëna e tyre. Historia

Historia e Esmeralda Zerellarit i ngjason të gjitha historive të tjera të vajzave rome, por i vetmi ndryshim është që 22-vjeçarja na tregon se ajo nuk është plotësisht rome pasi nëna e saj është e bardhë dhe është dashu-ruar që herët me një djalë rom dhe të dy i kanë mbijetuar një sërë problemesh në jetën e tyre dhe tani po plaken bashkë. Esmeralda thotë se ajo nuk e ka pasur fatin e nënës së saj pasi ajo ka qenë e martuar me një djalë me të cilin ka dy fëmijët e saj, Kristinën 2 vjeçe dhe djalin e saj 6-vjeçar. 22-vjeçarja tregon se bashkëshortin e saj e ka njohur vetë dhe e ka dashur shumë, por ai më shumë qëndronte në emigracion dhe kur vinte nuk kujdesej për të, madje kohët e fundit e keqtrajtonte. “Kam një vit që jam ndarë nga burri, e kam dashur shumë por s`mund të duroja si më keqtrajtonte, më gjuante dhe nuk kujdesej fare për mua, tani merr vetëm fëmijët në telefon, unë nuk i f las më”, rrëfen duke mbushur sytë me lot 22-vjeçarja. Madje ajo thotë me zë të mekur se edhe sikur të lypte në rrugë gjithë jetën tek ai nuk kthehet më, por do të përpiqet e do bëjë të pamundurën

që të gjejë një punë për të mbajtur fëmijët dhe veten.Apeli

22-vjeçarja kërkon të punësohet, pasi ka dy fëmijë për të rritur dhe do të largohet njëhe-rë e mirë nga rruga. Ajo thotë se mund të punojë si pjatalarëse apo pastruese në shtëpi të ndryshme apo lokale, vetëm e vetëm që të largohet nga rruga. Esmeralda bën apel dhe për më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore që merren me punësimin e qyte-tarëve, pasi shumica e femrave rome janë të diskriminuara dhe nuk merren në punë për shkak të paragjykimit apo në shumë raste edhe nga frika e ndonjë vjedhjeje të mundshme. “Unë e di që ne femrat rome paragjykohemi por është gjynah nga zoti pasi dhe ne kemi shpirt dhe duam te kemi jetën tonë, e kemi fëmijët për të mbajtur me bukë. I bëj apel të gjithë personave që kanë zemër e që do ta lexojnë historinë time të më ndihmojnë e të më pranojnë në jetën e tyre”, shprehet Esmeralda. Në fund të bisedës nëna e dy fëmijëve i bën apel dhe Ministrisë së Punës që të japi ndihma për njerëzit në nevojë, Bashkisë së Tiranës t`i sigurojë një strehë asaj dhe fëmijëve të vegjël pasi dimri nuk kalohet në strehën prej plasmasi që vëllai i Esmeraldës e ka ndërtuar pak kohë më parë për ta.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

77 NEWS

Kompania Brunes ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E DIELË, 13 JANAR 2013

Sa e rëndësishme është ngrënia e mëngjesit?

Punësimini i të rinjve në administratë, arritje e madhe për këtë gjeneratë!

Përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Ershela Hazizi, në takimin e saj të rra-

dhës, prezantoi platformën politike të kësaj lëvizjeje tek punonjës të një banke private në qytet. Ajo u takua me qytetaren Dhurata Bega të cilës i foli mbi LSHR-në, aktivite-tet e saj, propozimet politike, qëllimet dhe të rejat që ajo sjell për kombin shqiptar. Më e interesuar znj. Bega u shfaq tek disa pika të platformës, siç është propozimi për kthimin e dënimit me vdekje si një hap i rëndësishëm për shoqërinë, punësimin e të rinjve në administratë si një arritje e madhe për rininë dhe qeranë tatimore si mundë-sia kryesore për heqjen e korrupsionit në sipërmarrje.

Për më tepër: www.77news.al

Shpesh herë mëngjesi shoqërohet nga një kafe e shpejtë dhe një biskotë, por në

vend që të shmangni vaktin e parë të ditës, kushtojini më tepër rëndësi dhe bëjeni atë sa më të shëndetshëm pasi rezultatet pozitive do të shihen menjëherë. Kjo sepse mëngjesi është një ndër vaktet më kryesore të ditës, thelbësor për të marrë energjitë e duhura për të përballuar aktivitetet e ndryshme. Edhe nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për për-gatitjen e ushqimit në orët e para, mjafton një ëmbëlsirë ose vezë, ndërkohë që dreka dhe darka duhet të jenë të lehta për të gjithë

ata persona që dëshirojnë të dobësohen. Darka këshillohet të jetë e lehtë pasi gjatë orëve të gjumit nuk digjen aq shumë kalori sikurse në momentet e ditës që jemi aktivë. Mëngjesi duhet të përfshijë 20% të ushqimit të ditës, ndaj dhe në menu duhet të jenë të pranishme, vezët, qumështi, kosi, drithërat, etj. Gjithashtu përpara se të pini kafenë ësh-të e këshillueshme konsumimi i një fruti të sezonit, ose lëng portokalli i shtrydhur. Në fund 3-4 biskota ose ëmbëlsira të vogla të cilat mund t’i konsumoni “pa u ndjerë në faj”.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 220 euro

Ofertë e papërsëritshme!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 14 Janar

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeni të gatshëm të shpëtoni me dhëmbë dhe me thonj idealet tuaja nga të gjithë ata që duan t'i prekin.

Demi: Sot nuk do iu mungojnë fjalët por do të keni gjithashtu edhe përkëdhelje të atyre që iu rrethojnë.

Binjakët: Gjërat do të shkojnë për-gjithësisht mirë nëse ju nuk do të kërko-ni të keni fjalën e fundit në gjithçka.

Gaforrja: Dikush mund të mundohet t’iu nxjerrë në dritë të keqen, ndaj men-dohuni mirë dhe numëroni deri në 10 përpara se të flisni.

Luani: Mos u tregoni shumë të ashpër me veten tuaj edhe pse Saturni në shenjë iu bën që të analizoni me kujdes çdo lëvizje që bëni.

Virgjëresha: Sot do të jenë shumë persona që do iu tregojnë që iu duan dhe që prezenca juaj është rëndësishme.

Peshorja: Idetë tuaja në punë nuk do iu mungojnë.

Akrepi: Sot mund të ndiheni paksa vetëm por do të mësoni shumë shpejt që është më mirë kështu për ju.

Shigjetari: Sot do të ishit gati të niseshit dhe të bënit xhiron e botës ve-tëm apo në shoqëri, por do të kënaqeni vetëm me një mbrëmje të bukur.

Bricjapi: Nëse jeni duke kërkuar shpirtin binjak, të jeni të sigurt që jeni vetëm pak hapa larg.

Ujori: Ju kërkoni konfirmime në dashuri partneri është gati t'ua japë.

Peshqit: Sot keni nevojë për një bisedë me një mik për t’u qetësuar dhe për të parë situatën me një sy tjetër.

Arkitekt Master ofron vend pune Arkitekt. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE DIELË, 13 JANAR 2013

Takim me një nga simpatizantët e LSHR, artistin Zef Deda!

Takim me një nga simpatizantët e LSHR, artistin Zef Deda!

Në kuadër të takimeve që po zhvillon përfaqësuesi i LSHR Paulin Zefi në

qytetin e Shkodrës, pati mundësinë të tako-jë artistin e madh Shkodran, z.Zef Deda. Qyteti i Shkodrës është i njohur si qyteti ku kanë lindur artistë, shkrimtarë, politikanë që kanë punuar për Kombin, por janë lënë pa përkujdesje. Ata dinë të mirëpresin dhe bashkpunojnë me këdo që vërtetë i do të

mirën vendit. Kështu u shpre artisti, i cili pasi lexoi me vëmendje platformën e kësaj lëvizjeje tha se kjo është ajo që i duhet kom-bit tonë. Gjatë bisedës në lidhje me qëllimet dhe krahun që mbanë LSHR, ai e përgëzoi me humor përgjigjen e tij: “Kur kam kenë i vogël jam vra në krahun e majtë, prandaj ma mirë po dal me ty në të djathtën”!

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botomi Nr.313

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E DIELË, 13 JANAR 2013

SH.L.U.P “Vitrina” kurorëzoi mundin dhe përkushtimin e saj, me Akredi-

timin Institucional e njëkohësisht edhe Akreditimin e Programeve të studimit në “Bsc Drejtësi”; “Bsc Shkenca Politike”; Bsc Marrëdhënie Ndërkombëtare; Bsc Inxhinieri Elektronike; “Bsc Inxhinieri Informatike”; “Bsc Financë – Bankë”; “Bsc Menaxhim Biznesi”dhe “Menaxhim Tu-rizmi”. Përmbushja e gjithë kritereve dhe standardeve që kërkon legjislacioni mbi Arsimin e Lartë për arritjen e akreditimit, bëri të mundur vlerësimin pozitiv nga ana e MASH dhe Agjencisë Publike të Akredi-timit. Fitorja e kësaj sfide të madhe do të jetë një stimul për të punuar akoma më shumë, që të mund t`i ofrojmë studen-tëve të saj mundësinë për të ecur përpara, bindshëm dhe kompetent. Një falënderim i madh vjen për të gjithë, staf dhe studen-të, me bindjen e plotë se devotshmëria, impenjimi dhe serioziteti i tyre mundësoi këtë arritje të rëndësishme.

Për më tepër: www.77news.al

Akreditohet Sh.L.U.P. "Vitrina"!Agjensia Kombëtare e Akreditimit dhe Keshilli Kombëtar i Akreditimitkanë miratuar Akreditimin e Universitetit "Vitrina" më 12 Janar 2013!