gazeta 77 news botimi nr.308

8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 08.01.2013 VITI II - NR.308 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Eduard Kukan: Bashkimi Europian pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde!............fq.3 Problemet sociale, 75-vjeçari: Kam 10 vjet që jetoj në varfëri ekstreme!................fq.4 Roland Canaj, banor tek bulevardi "Zogu I": CEZ më ka ndëshkuar padrejtësisht, dy vjet pa drita!.fq.5 A është inteligjenca e trashëgueshme?...................fq.7 Lëvizja Shqipëria e Re në Peqin: Prioritet, mbyllja e rubinetave të korrupsionit!......fq.8 ...>>fq.2 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Lidhja e Pensionistëve: LSHR dhe 77 News, mbrojtëse të shtresave më në nevojë! Përshëndetje lumturi! J eta është shumë e shkurtër për t'u mërzitur! Nëse po ndiheni të mërzitur, mos u bëni të tillë, zbulimet tregojnë që ka disa mënyra të thjeshta për të ngritur humorin! Më poshtë janë pesë marifete për të provuar: 1. Mos qëndroni në një... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 11-Mar-2016

218 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 08.01.2013 VITI II - NR.308 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Eduard Kukan: Bashkimi Europian pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde!............fq.3 Problemet sociale, 75-vjeçari:

Kam 10 vjet që jetoj në varfëri ekstreme!................fq.4 Roland Canaj, banor tek bulevardi "Zogu I":

CEZ më ka ndëshkuar padrejtësisht, dy vjet pa drita!.fq.5 A është inteligjenca e trashëgueshme?...................fq.7 Lëvizja Shqipëria e Re në Peqin:

Prioritet, mbyllja e rubinetave të korrupsionit!......fq.8

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Lidhja e Pensionistëve: LSHR dhe 77 News,mbrojtëse të shtresave më në nevojë!

Përshëndetje lumturi!

Jeta është shumë e shkurtër për t'u

mërzitur! Nëse po ndiheni të mërzitur, mos u bëni të tillë, zbulimet tregojnë që ka disa mënyra të thjeshta për të ngritur

humorin!Më poshtë janë pesë marifete për të provuar:1. Mos qëndroni në një... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E MARTË, 08 JANAR 2013

QDS, takim me shoqërinë civile

Lidhja e Pensionistëve: LSHR dhe 77 News, mbrojtëse të shtresave më në nevojë!

<< VIJON NGA FAQJA 1 vend. Edhe nëse risillni në mendje gjëra nga e shkuara apo po shqetësoheni për të ardhmen, përkeqë-soni dhe zgjatni periudhën e depresionit dhe mund ta vështirësojë gjendjen e keqe. Prisheni ciklin e kësaj gjendjeje të keqe duke bërë diçka dobiprurëse: bëni vrap nga parku, bëni një manikyr, luani me fëmijët tuaj, përfitoni nga çdo gjë që bëni.

2. Veproni sipas shprehjes së Dalai Lamës, “Nëse doni të jeni të lumtur, kini mëshirë”.

3. Jetoni shëndetshëm. Ushtrimet rit-mike, përsëritëse, jokonkuruese dhe që përfshijnë frymëmarrje me diafragmë (që nga barku) sjell përfitimet më të mëdha mendore. Yoga sjell përfitime plotësuese

në rritjen e GABA (një neurotrasmetues që lidhet me lumturinë, dhe ndjenjat e qeta) që ul nivelin e kolisterolit, një hormon që lidhet me stresin.

Rezulton që një nga antidepresorët më të mirë oral, nuk ka nevojë për recetë: hani ushqime me yndyrna të ngopura (si avo-cado, vaj ulliri, dhe lajthi) si dhe peshq të ujërave të ftoha (si salmon) tre herë në javë (ose konsumoni ushqime plotësuese me vaj peshku, të njohur ndryshe si Acidet e Yndyrshme Omega -3.) Pothuajse të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë kanë të meta në konsumimin e vajit të peshkut, që ka ndi-kime të fuqishme në funksionimin e trurit.

4. Blini lule dhe luani ndonjë vegël mu-

zikore. Studimet tregojnë që lulet na çliro-jnë nga ankthi, nga depresioni dhe na bëjnë më të lumtur në shtëpi dhe më entuziast në punë. “Muzika ndikon në qendrën e këna-qësisë së trurit!”

5. Bëhuni optimist. Shkencëtarët që stu-diojnë psikologjinë pozitive besojnë që një mashtrim i vogël, që do të thotë të bësh një magji të vogël në mendim, mundet që t'ju bëjë shumë të lumtur, të shëndetshëm dhe më të suksesshëm. Studimet tregojnë që op-timizmi mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, të përmirësojë funksionimin e imu-nitetit, dhe ndoshta t'ju zgjasë edhe jetën.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Nga tryezat më të zgjeruara, në tryeza më të ngushta. Qendra për Drejtësi

dhe Solidaritet me gazetarët dhe juristët e saj ka pritur Kudrete Dobin, nënkryetare e “Lidhjes së Pensionistëve të Shqipërisë” dhe e degës së Tiranës si dhe qytetarë të thjeshtë, të moshuar dhe gra të pambrojtura. Kondi Ilia, koordinatori i qendrës, tha se këtë herë thirrëm jo vetëm përfaqësues organiza-tash të shoqërisë civile, por drejtpërdrejtë qytetarë të thjeshtë, që të bisedojmë rreth problemeve që i shqetësojnë, pakënaqësive të tyre dhe konflikteve që kanë me institu-cionet. “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet sapo ka filluar betejën bashkë me ju dhe ka vendosur t’u tregojë institucioneve të shte-tit se si punohet me qytetarin. Njerëzit sot

po vuajnë edhe humbjen e shpresës, ndërsa ne po përpiqemi t’u japim një shpresë të re”. Një nga gratë e moshuara, më aktive në këto vite, 80-vjeçarja Kudrete Dobi, nënkryetare e “Lidhjes së Pensionistëve të Shqipërisë” dhe e degës së Tiranës, tha se konstaton një ndryshim të dukshëm nga mënyra se si qytetarët priten në Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet në krahasim me institucionet e shtetit. “Këtu, që nga sekre-tarja çdo njeri është i mirësjellshëm, tha ajo, dhe sidomos ne të moshuarit kemi nevojë shumë edhe për këtë”. Duke folur për gjërat më të prekshme për të moshuarit, ajo tha se shumë prej tyre sot vuajnë prej vetmisë dhe varfërisë. Pensioni nuk u del, blejnë shumë ilaçe. Ne kemi plot raste në shoqatën tonë,

raste që tregojnë pamundësinë që kanë të moshuarit për të jetuar si duhet. Një grua vuan nga kanceri dhe as që mund të shkojë tek Onkologjiku, pasi nuk paguan dot ope-racionin. Një i moshuar tjetër la pensionin për operacionin e syve…Mirë që do të vde-sin, por para vdekjes këtyre të moshuarve u duhet të paguajnë më parë”. Kudrete Dobi tha se është duke lexuar platformën e Lë-vizjes Shqipëria e Re, ndërsa për gazetën “77 News” shprehu simpatinë e saj. “Është gazetë që bën konstatime të problemeve, por ne duam që ky zë të dëgjohet. Drejtë-sia të veprojë”. Bujar Maleçka, një tjetër i moshuar, tregoi se si gruaja e tij e moshuar ishte keqtrajtuar nga fqinjët, sepse kishte kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës për një çështje pronësie. Ndërsa, Myzejen Gruaja, një tjetër e ftuar tha se brezi i të moshuarve është i nëpërkëmbur, por brezi i saj është në vështirësi edhe më të madhe, pa punë dhe pa pension. “Jam 58vjeçe, -tha ajo. -Kur shkova tek Zyrat e Punës për të rifreskuar vërtetimin e ndihmës ekono-mike, u thashë: Nuk e dua fare këtë letrën. A do më jepni një punë? Dhe m’u përgji-gjën që punë ka, përshembull pastruese, por ti je e madhe për këtë punë”. Në mby-llje të këtij takimi, koordinatori i saj Kondi Ilia tha se do të vazhdojnë të bëjnë kritikë dhe të kërkojnë nga institucionet që të përmbushin funksionet e tyre për të cilat janë krijuar, në shërbim të qytetarit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Billa & Co Shpk ofron vend pune për shitës/e. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE MARTË, 08 JANAR 2013

Një javë pas festave, bie fluksi i hyrje-daljeve në kufi!

Eduard Kukan:

BE pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde!

Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën

Juglindore, deklaroi se BE pret që zgje-dhjet e reja të zhvillohen sipas standar-

deve evropiane. "Në BE të gjithë presin që zgjedhjet e reja në Shqipëri të jenë të organizuara mirë e në përputhje me stan-dardet europiane, që nga fushata e deri

te numërimi i votave", - deklaroi Kukan. "Ka pasur mjaft kohë për të reformuar

Kodin Zgjedhor në bazë të rekomandi-meve të ODIHR- it. Pra, nuk ka mundësi që të kemi zgjedhje të këqija ose të paor-ganizuara sipas standardeve të kërkuara", tha ai.

"Është e rëndësishme që politikanët të jenë të përgjegjshëm e të tregojnë përgje-gjshmëri. Nuk do ishte e pranueshme që vendi të kalojë ndonjë situatë dramatike pas zgjedhjeve. Pra, koha ka qenë e mjaf-tueshme si për politikanët, ashtu edhe për forcat politike, për t'i bërë të gjitha ndryshimet e domosdoshme Kodit Zgje-dhor. Pra, po e përsëris edhe njëherë: Ne presim zgjedhje normale dhe demokra-tike", theksoi Kukan.

Për më tepër: www.77news.al

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, pikat e Kalimit Kufitar të qarkut të Kukësit që

lidhin Shqipërinë me Kosovën, kanë shë-nuar një numër të madh hyrjesh të shte-tasve kosovar të cilët destinacion kryesor kanë Durrësin, për rikthimin në vendet ku punojnë e jetojnë. Ndonëse është shënuar një numër i madh shtetasish, tashmë, spe-cialistët e kufirit dhe migracionit thonë se trendi është drejt rënies sepse shumica e atyre që erdhën në Kosovë për festat e fund-vitit janë kthyer prej saj,duke u kthyer në vendet e rajonit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes Pikës Kufitare të Morinit në Kukës, kanë hyrë më shumë se 1500 shtetas

me rreth 800 automjete. Ndërkohë,kanë dalë nga Shqipëria rreth 800 shtetas me rreth 400 automjete. Ndërkohë, në 7 ditët e para të këtij fillimviti, kanë hyrë përmes 5 pikë kalimeve kufitare të qarkut të Kukësit rreth 10 mijë shtetas me 4 mijë automjete. Peshën kryesore të hyrjeve e kanë pasur pikat doganore të Qafë Prushit,në Has, dhe Qafë Morinës, në Tropojë. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Kukës,për të përballuar fluksin e madh të hyrjes së shte-tasve Kosova, ka vënë në dispozicion të për-punimit të dokumentacionit 5 sportele,nga 3 që funksionojnë në ditët e zakonshme.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

77 NEWS

Paradise Garden ofron vend pune për Specialist lulesh-kopshtarie. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 08 JANAR 2013

Kam 10 vjet që jetoj në varfëri ekstreme!Problemet sociale, 75-vjeçari:

Në ditët e lagështa të dimrit, një 75-vjeçar mund të ishte duke u

ngrohur pranë zjarrit, por është i dety-ruar të kalojë shumë orë në rrugë, duke shitur fara luledielli e duke shtyrë kohën me një "77 News" në dorë. I moshuari Manush D., kur mëson se jemi gazetarë të kësaj gazete, nis të flasë me simpati për të. "Jam lexuesi juaj i rregullt. Unë gjej veten në problemet e qytetarëve që traj-toni. Më pëlqen vërtetësia dhe përpjekja që bëni si staf për t’i ndihmuar qytetarët hallexhinj". Manushi, banor në Tiranë i ardhur nga rrethinat e saj, nga Preza, tre-gon se ka vite që del me një karton fara

luledielli dhe një peshore. Rruga është shumë e rrahur nga studentë dhe ai ka gjetur vendin ideal për punë me pesho-ren. "E kap dot një 500 lekësh në ditë?, e pyesim. "Kurrë!, përgjigjet i moshuari. Me çfarë ta bëj 500-lekëshin, me këto…?” …Dhe nxjerr nga xhepi monedhat me vle-rën më të vogël. Burri tregon se largohet për në shtëpi herë me një 100-lekësh e herë me 200 lekë të rinj. "Kompensoj pen-sionin, thotë. Pensioni 9 mijë lekë nuk më del, megjithëse këtë muaj, pak më ndryshe, na dha qeveria nga 2 mijë lekë. Por, të na kishte dhënë diçka më tepër, nga 5 mijë lekë do të kishte bërë mirë. Ne jemi të moshuar, sot na sheh, nesër nuk na sheh më". Meqenëse vjen nga fshati, e pyesim nëse e ka siguruar kaposhin (gje-lin) e detit. "Kam mbi 10 vjet që nuk kam blerë dot më gjel për Vitin e Ri, thotë ai. Gjeli nuk është për fukaranë. Një gjel bën sa gjithë pensioni im. Dëgjova disa që po thoshin që paska shkuar 800 lekë kilogrami i gjelit. Kocka e tij na ngec në fyt ne pensionistëve".

Manushi tregon për ekonominë e brish-të të familjes së tij. "Gruaja ime, që ka punuar si mua në kooperativë, sot është fare pa pension. Iu dogjën letrat kur u dogj stalla dhe ngeli pa gjë". I moshuari është mbi të gjitha një invalid që nuk ka përfituar kurrë pension invaliditeti. Në vend të pensionit të kooperativës, ai mund të merrte sot një pension dy herë më të madh, pasi që nga viti 1971 ka qenë

i paralizuar nga këmba e majtë. Fshatari prezak tregon se këmbës së tij i mungonte lëngu dhe meqenëse ishte realisht inva-lid, e kishin përjashtuar nga zbori dhe aksionet. "Por në KEMP nuk dola kurrë, se nuk kisha lekë të paguaja", thotë burri, që më shumë duket se ka dëgjuar sesa ka provuar realisht të përgatisë dokumentet e invaliditetit.

"Është vend shumë i korruptuar, -thotë ai, këtu një ortoped më tha se duheshin rreth 9 milionë të vjetra që të më çonin në Shkup për operacion. Edhe lekët e hotelit e të rrugës do t’i hiqja vetë. Por, fati më shpëtoi. E operova këmbën në Itali ku kam djemtë dhe pa paguar asgjë. Edhe sot që flasim, e kam hekurin në këmbë". 75-vjeçari ka edhe një keqardhje tjetër: mënyrën se si i largojnë nga rruga, sa herë që kalojnë personalitete. "Do të shkojnë ata të përurojnë një rrugicë lagjeje? Më heqin mua që këtu, se nuk duhet të më shohin në rrugë personalitet. Ose, do bëjnë një vizitë në maternitet, përsëri më heqin mua dhe të tjerëve që shesim në rrugë. Se ne u shëmtojmë rrugët këtyre? Po ne nuk rrimë nga qejfi këtu. Shteti ynë na ka kthyer në shitës ambulantë, ai na ka nxjerrë në rrugë".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

77 NEWS

Europa Express Travel-Tours ofron vend pune agjente udhëtimi, turizmi. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 08 JANAR 2013

Roland Canaj, banor tek bulevardi "Zogu I":

CEZ më ka ndëshkuar padrejtësisht, dy vjet pa drita!

Një familje në mes të Tiranës, madje në zemër të saj, aty ku gjendet bulevardi

i stolisur nga dritat, jeton në terr. Prej gati një viti e gjysmë, familjes së Roland Canajt në bulevardin "Zogu i Parë" i është prerë energjia elektrike dhe prej mungesës së saj, jetesa në apartament i është bërë krejtë-sisht e çoroditur. Varfëria që ne pamë me sy, dukej të ishte ulur këmbëkryq në famil-jen e tyre. Për frigorifer dhe për gatim me energji, nuk bëhej fjalë. As për dush, as për televizor… Familja e Roland Canajt nuk ka mundësinë as të ndriçohet. "Më vjen turp t’i tregoj njeriu, thotë e zonja e shtëpisë, gruaja e Rolandit, se si në mes të Tiranës rrojmë në terr. Këtë gjë nuk kisha për ta besuar kurrë". Ajo tregon se kanë marrë një gjenerator të vogël me benzinë që të kenë mundësi të ndezin dritat për dy orë, pasi edhe fëmijët "u qorruan" nga sytë. Ne i gjetëm ata duke luajtur në errësirën e

muzgut. Më i vogli në moshë kopshti dhe më i madhi në klasën e parë, përpiqeshin të gjenin detajet e makinës së zbërthyer. Gruaja thotë: "Kam hall se mos u prishen sytë fëmijëve nga errësira. Mbi të gjitha kam merak përparimin e djalit të madh në shkollë, se pa drita nuk mësohet, sidomos tani që erret shpejt. Unë as mund t’i them mësueses se si e ka hallin djali im", tregon nëna e fëmijëve, një grua e re që përshkon çdo ditë rrugën Tiranë-Durrës, ku ka gjetur një punë si sanitare. Ndërsa i shoqi, Rolan-di, nis të tregojë "odisenë" e tyre të dritave. "CEZ na e preu energjinë që në maj të vitit 2011, thotë ai.- Në janar 2011 na erdhi letra, se kemi 5 milionë lekë detyrime. Nga 6 maji 2005 e këtej na e prenë energjinë se nuk kishim ta paguanim. Ndërkaq, na vinin fatura aforfe nga 100 dhe 150 mijë lekë (të vjetra)", thotë ai. Roland Canaj tregon se përveçse nuk ishte dakord me këto fatu-rime, nuk kishte mundësi tjetër, vetëm se të vazhdonte të mos paguante. "Unë jam i papunë,- thotë ai. -Energjia është shumë e kushtueshme për familjen time, mirëpo askush nuk do të dijë. Për më tepër, më është bërë padrejtësi, sepse matësi që unë kam në apartament, nuk më takon vetëm mua, por edhe familjes tjetër që jeton në gjysmën e apartamentit. Edhe elektriçisti na propozoi që ta paguanim përgjysmë detyrimin, ndërsa pjesa tjetër do të na falej siç u bë me të gjithë që në vitin 2004. Mirëpo, personi tjetër që është motra ime e divorcuar, e cila jeton në gjysmën

e apartamentit prej 20 vitesh, nuk pranoi ta paguanim bashkë. Ndërkohë, unë kisha aplikuar për matës të ri tek CEZ e nuk ma lidhën, ndërsa asaj po". Ai shpreh habinë se si asaj i kanë vënë sahat të ri, ndërsa atij jo. Rolandi tregon se debitor ndaj CEZ figuron i ati i tyre që nuk jeton më dhe këtë shumë të konsumuar që tregon matësi, duhet ta paguanin që të dy. Qytetari pretendon se borxhi që është në emër të babait të tij, pasi ishte ai që kishte kontratën me CEZ, nuk duhet të transferohej tek ai. Pretendon gjithashtu se ka të drejtë të vendosë matës të ri. Por sakaq, leximi i legjislacionit dhe rregullores së brendshme të CEZ tregon se hapja e kontratës së re nuk bëhet kur një person është vetë debitor, kur është debitor një nga pjesëtarët e familjes, kur matësi dhe objekti ku ai është vendosur, figurojnë gji-thashtu debitorë. Gjithsesi, Rolandi kërkon që t’i vendoset matës i ri, njësoj si të motrës që jeton ngjitur. "Bëra kërkesën dhe pagova për matës të ri tek CEZ që në 2 qershor 2011. Edhe letrat që më vijnë nga CEZ, janë kontradiktore. Një herë thonë për borxh prej 3 milionë e 150 mijë të vjetra, një herë 5 milionë. Elektriçisti më tha që gjysmat do të na faleshin dhe ta ndanim gjysmën tjetër të borxhit të dyja familjet. Por, pala tjetër refuzoi". «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

77 NEWS

NELAPASTICERI

TEL: 0682048811ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË

Kompania FINAL ofron vend pune për Specialiste Kredie. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MARTË, 08 JANAR 2013

Ja merimanga që krijon një kopje të vetes për mbrojtje!

Vlerësoj politikat e zgjedhura për sipërmarrjet!

Përfaqësuesja e LSHR-së Ershela Hazizi në kuadër të takimeve për prezantimin

e platformës së kësaj partie u takua me Er-mina Gjyla e cila punon si nëndrejtoreshë e bankës Crédit Agricole Albania. Për zonjën Gjyla ishte hera e parë që njihej me këtë forcë politike dhe u interesua kryesisht për pikat që kanë të bëjnë me ekonominë në këtë platformë të LSHR-së. Ajo shprehu dhe idetë e saja në lidhje me disa pika të Plat-formës Politike, ku ndër të tjera përmendi rolin e femrës në shoqërinë shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

Ajo që shihni në fotografi nuk ësh-të një merimangë, por një vepër

arti e një merimange. Një produkt i një pune dinake që realizon kjo meri-

mangë që të gënjejë ata që afrohen sikur është madhësia e vërtetë e saj. Kopja që krijon merimanga është e përbërë prej insektesh të ngordhura, pluhur dhe çdo

gjë që mund të gjendet në Amazonë, ku është zbuluar dhe kjo merimangë gënjeshtare. Arti i mashtrimit është një ves familjar. Edhe se figura e një merimange në sytë tanë është rreth 2 centimetra e gjysmë, trupi i saj nuk i kalon 5 mm gjatësi. Sipas analistëve, kjo lloj merimange është e tipit Cy-closa dhe ka zakon të ndërtojë vepra arti për të mashtruar ata që mund ta sulmojnë. Asnjëherë nuk ishte vënë re një maskim kaq perfekt, për më tepër me formën e një merimange me shumë këmbë. Kjo kafshë e vogël lëviz para dhe prapa (sipas biologut Phil Torres) duke ndërtuar një maskë merimange që kur ndonjë grabitqar të vijë për të sulmuar, të sulmojë atë në vend të origjinalit.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Një kurs nëntëmujor,(

pa asnjë detyrim tjetër.= 320 euro

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Vetëm sot!plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mos kërkoni përsosmërinë, por mbani gjithmonë në nivele të larta kërkesat tuaja.

Demi: Forca e vullnetit do të shfaqet si një instrument tepër i çmuar. Çfarëdo-lloj iniciative që keni ndërmarrë, nuk mund ta braktisni pikërisht sot.

Binjakët: Sot do ti përmirësoni rapor-tet me njerëzit që ju rrethojnë.

Gaforrja: Shmangni iluzionet. Përga-tituni për ta pranuar realitetin ashtu siç është në të vërtetë.

Luani: Të tjerët sot nuk do t'ju japin atë që ju keni nevojë, prandaj duhet të bëni gjithçka vetë.

Virgjëresha: Një person që e njihni nuk do të reagojë menjëherë ndaj disa kërkesave që ju do t’i bëni.

Peshorja: Do të preferoni të rrini të qetë dhe pa bërë asgjë. Më pas, do të vendosni të dilni hapur.

Akrepi: Jeni të lodhur duke pritur mbërritjen e dikujt që s’do të vijë kurrë. Këshillohet që të merrni ju iniciativën.

Shigjetari: Përfitoni nga koha e lirë që do të keni në dispozicion gjatë orëve të para të ditës.

Bricjapi: Ajo që në pamje të parë do t'ju duket e thjeshtë, do të përfundojë me një surprizë të paimagjinueshme. Ju do të dini ta përballoni situatën.

Ujori: Objektivi juaj do të jetë puna për të arritur disa qëllime të rëndë-sishme personale.

Peshqit: Nuk do të jetë e thjeshtë të thyeni murin që një person ka ngritur ndërmjet jush.

Jumbo shop ofron vend pune për kasiere. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE MARTË, 08 JANAR 2013

A është inteligjenca e trashëgueshme?

Përjashtimi social dhe përvojat negative u shkaktojnë njerëzve dëme dhe gjëja

më e keqe që mund t'i ndodhë dikujt është që ta fusin në ndonjë kallëp.

Ngjyrë tjetër lëkure do të thotë origjinë tjetër si dhe cilësi dhe aftësi të ndryshme nga tonat. Ky është një paragjykim dhe keqkuptim mjaft i përhapur dhe teoritë që e lidhin zhvillimin ekonomik të një vendi me rezultatet e banorëve të tij në testet e inteligjencës dhe u atribuojnë kë-shtu atyre tipare të përbashkëta gjenetike po përjetojnë prej disa kohësh një rilindje. Kështu politikani nga Berlini Thilo Sarra-zin mendon se rezultatet mesatarisht më të dobëta të fëmijëve me orgjinë turke dhe myslimane në shkollë lidhen faktin se këta fëmijë kanë trashëguar "potencialin inte-lektual të prindërve të tyre."

Gjenet ndikojnë për zhvillimin e inteli-gjencës së fëmijëve - mjedisi social gjithashtu

Gjenet luajnë vërtetë një rol të madh për zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve, thotë mjeku Andreas Heinz. Por sot ka dhe një numër të madh studimesh që dëshmojnë se për zhvillimin e kapacitetit intelektual të individit "mjaft i madh" është dhe ndi-kimi i mjedisit social. Sipas studimeve rezultatet e njerëzve me prejardhje të ndryshme në testet e inteligjencës varen nga mjedisi social ku ata rriten. Studime të kryera në SHBA në vitet 1970 kanë treguar se fëmijët e zezakë të adoptuar prej famil-jeve të bardha, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në testet e inteligjencës, në krahasim me fëmijë të tjerë të bardhë dhe zezakë. Sipas regjistrimit të popullsisë për vitin 2011 në Gjermani, 62 për qind e njerëzve që nuk kanë mbaruar shkollën vijnë nga familje me origjinë emigrantësh. Ndërkohë që numri i personave që vijnë nga familje me origjinë emigrantësh dhe kanë kryer maturën është vetëm rreth 20 për qind. Komentatorët e mediave i shohin shpesh shkaqet për këtë tek karakteristikat etnike dhe kulturore, sidomos në radhët e turqve dhe të myslimanëve, kritikon pedagogu Coskun Canan që punon në Universitetin Humboldt të Berlinit. Por të pashkolluar janë më tepër brezat e emi-grantëve të moshuar nga Turqia që jetojnë në Gjermani. Dhe ndër radhët e të rinjve me origjinë turke femrat janë më ambi-cioze se meshkujt sa i përket shkollimit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.308

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E MARTË, 08 JANAR 2013

Efikase për një shoqëri të zhvilluar!

Prioritet, mbyllja e rubinetave të korrupsionit!

Kryetarja e Forumit Rinor për Lë-vizjen Shqipëria e Re, Vilma Kër-

çiku realizoi një takim me disa të rinj nga kryeqyteti, përkatësisht të zonës së Stacionit të Trenit. Në këtë takim ishin të pranishëm Saimir Duriçi me profesion inxhinier, Blerta Balla studente, Erando Gjona student, si dhe Jonida Balla me profesion avokate. Pjesëmarrësit u njo-hën gjerësisht me Platformën e LSHR-së si dhe synimet që kjo forcë politike pret të konkretizojë. Të rinjtë u shprehen se përcaktimi me ligj i moshës kufi të punës së punonjësve të administratës publike nga mosha 18-45 vjeç do të ishte efikas drejt një shoqërie të zhvilluar.

Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re në qytetin e Peqinit

Mosha kufi 18-45 në administratë

Në vazhdën e takimeve që po zhvillo-hen në çdo qytet të Shqipërisë,

sekretari i përgjithshëm z. Ervin Kujtila ka diskutuar Platformën Politike të Lë-vizjes Shqipëria e Re në qytetin e Peqinit. Kujtila, u prezantoi të rinjve platformën politike të kësaje lëvizjeje. Mbyllja e rubi-netave të korrupsionit, mbështetja e si-përmarrësve shqiptarë, si dhe përfshirja e sa më shumë të rinjve në administratën shtetërore ishin pikat që u diskutuan me të rinjtë e këtij qyteti.

Të rinjtë mbështetën pjesën më të madhe të pikave të platformës të LSHR dhe u shprehen se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj force të re politike me shumë aspirata.

Për më tepër: www.77news.al