gazeta 77 news botimi nr.300

8
MENDIMI POZITIV E HËNË, 31.12.2012 VITI I - NR.300 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al FGLSHR organizon takim festiv për Vitin e Ri!.........fq.2 Fondacioni “Taçi”, festë dhe dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tepelenë!...........................fq.3 E moshuara Zoi Dollapi: Kam 4 fëmijë të papunë, jetojmë në varfëri!..................................................fq.4 Diskutim i Platformës Politike të LSHR në Fushë-Krujë: Të zbatohet sa më shpejt ndalimi me ligj i bixhozit!.fq.5 Shkrirja e kufijve mes punës dhe privates nga përdorimi i smartophone dhe laptop!...............fq.7 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv ndryshim total dhe pozitiv në Ministrinë e Punës, në Ministrinë e Turizmit dhe në Ministrinë e Diasporës! Edmond Vlashaj: Kemi të gjitha potencialet për të sjellë Të qenurit origjinal! P se duhet që të jeni vetvetja? Përgji- gja është e thjeshtë: “Sepse duhet të pre- zantoheni me iden- titetin tuaj të vërtetë në mënyrë që të da- lloni nga të tjerët”. Një pyetje tjetër e rëndësishme është: “Pse nuk jemi ne vetvetja? Cili është çmimi që ne paguajmë që nuk jemi vetvetja? Cili është... >> VIJON NË FAQEN 2 Tre personalitetet më të larta të LSHR, Drejtues potencialë të këtyre ministrive: Edmond Vlashaj Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Vullnet Domi Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Çajup Çangollari Ministër i Diasporës.

Upload: gazeta-77news

Post on 23-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 31.12.2012 VITI I - NR.300 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

FGLSHR organizon takim festiv për Vitin e Ri!.........fq.2 Fondacioni “Taçi”, festë dhe dhurata për fëmijët

me aftësi të kufizuara në Tepelenë!...........................fq.3 E moshuara Zoi Dollapi: Kam 4 fëmijë të papunë,

jetojmë në varfëri!..................................................fq.4 Diskutim i Platformës Politike të LSHR në Fushë-Krujë:

Të zbatohet sa më shpejt ndalimi me ligj i bixhozit!.fq.5 Shkrirja e kufijve mes punës dhe privates

nga përdorimi i smartophone dhe laptop!...............fq.7

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

ndryshim total dhe pozitiv në Ministrinë e Punës,në Ministrinë e Turizmit dhe në Ministrinë e Diasporës!

Edmond Vlashaj: Kemi të gjitha potencialet për të sjellë

Të qenurit origjinal!

Pse duhet që të jeni vetvetja? Përgji-

gja është e thjeshtë: “Sepse duhet të pre-zantoheni me iden-titetin tuaj të vërtetë në mënyrë që të da-lloni nga të tjerët”. Një

pyetje tjetër e rëndësishme është: “Pse nuk jemi ne vetvetja? Cili është çmimi që ne paguajmë që nuk jemi vetvetja? Cili është... >> VIJON NË FAQEN 2

Tre personalitetet më të larta të LSHR, Drejtues potencialë të këtyre ministrive: Edmond Vlashaj Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Vullnet Domi Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Çajup Çangollari Ministër i Diasporës.

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E HËNË, 31 DHJETOR 2012

Takim me të rinj për platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re!

Forumi i Gruas LSHR organizon takim festivpër Vitin e Ri!

<< VIJON NGA FAQJA 1 shkaku që ne nuk dëshirojmë të jemi vetvetja?”

Disa prej nesh mund të jenë rritur në mjedise ku është e rrezikshme për të qenë vetvetja. Ose mund të punojmë në mjedise ku jemi të detyruar të dalim nga vetvetja, në mënyrë për të siguruar vendin e punës. Pra, po arrij në përfundimin që unë duhet të mos jem vetvetja në mënyrë për të siguruar atë që dua si dashuria, siguria, të ardhura të mira, etj.

Ndodh shpesh që njerëzit ndikojnë tek ne. Ata na mësojmë që të besojmë që ne jemi të paaftë për të dashuruar, siguruar një punë

të mirë, etj. Ose na kanë thënë që ne jemi të paaftë për të përmbushur standardet për të qëndruar në shoqërinë e tyre, pasi ata janë më të mirë se ne.

Kur ne nuk ndjehemi mirë me veten tonë, çfarë ndodh në jetën tonë? Atëherë, ne fillo-jmë e dalim nga vetja në mënyrë për t’u ndjerë më mirë. Ne shpenzojmë aq shumë kohë duke u përpjekur të mendojmë se jemi mjaftueshëm të mirë për të tjerët. A nuk iu duket e lodhshme kjo?

Vetë-vlerësimi dhe origjinaliteti në thelb janë të lidhura. Sa prej nesh e kuptojnë se ne kemi një vlerë të brendshme që vlen

më shumë se pjesa e jashtme? Kur na është mësuar nga të tjerët që ne bëjmë një jetë të mangët, atëherë është momenti që të motivohemi për të kërkuar vlerat tona të brendshme dhe t’i nxjerrim në pah dhe t’ju tregojmë të tjerëve origjinalitetin tonë. Ajo që ne po kërkojmë në jetë është të ndjehemi mirë në lidhje me atë që jemi, në të gjitha rrethanat. Përmirësimi i vetes fillon duke larguar nga jeta jonë të gjithë ata persona që na kanë mësuar të nënvlerësojmë veten duke krijuar mendime negative rreth saj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Forumi i Gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re organizoi një takim festiv me rastin e

Vitit të Ri për të gjitha gratë e vajzat simpa-tizante të LSHR-së, që janë aktivizuar pranë

këtij forumi. Takimi festiv u organizua në mjediset e selisë së kësaj partie dhe mblodhi dhjetëra gra e vajza që festuan në një at-mosferë të ngrohtë. Takimi u përshëndet

nga Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, zoti Edmond Vlashaj, i cili iu uroj gëzuar festat dhe një vit të bardhë me mbarësi të gjitha grave e vajzave të pranishme. Gjithashtu, z. Vlashaj tha se "duhet të punojmë gjithsecili nga ne për të mirën e komunitetit, familjes e kombit tonë". Ndërkohë, kryetarja e këtij forumi, zonja Blerina Gjoka i falënderoi për pjesëmarrjen dhe i ftoi të bëheshin pjesë aktive e LSHR-së që secila prej tyre të japë kontributin e saj në njohjen e platformës politike dhe të mesazheve që kjo lëvizje për-cjell tek njerëzit. Të pranishmeve iu dhurua kartolina, axhenda, revista dhe gazeta që botohen nga Lëvizja Shqipëria e Re. Festa vijoi me valle dhe trokitje gotash, ndërsa të gjitha gratë e vajzat e pranishme do të jenë aktive në tryezat dhe takimet që ky forum do të zhvillojë në mënyrë aktive në vitin 2013.

Për më tepër: www.77news.al

U zhvillua dje një takim me të rinj, ku qëllimi ishte njohja me partinë poli-

tike, Lëvizja Shqipëria e Re dhe programit që kjo parti ka në themel. Në takim morën pjesë, Klajdi Zhilla, nga Tirana dhe Fatjon Gjata nga qyteti i Cërrikut. Të rinjtë i lexuan me vëmendje të gjitha pikat e kësaj plat-forme dhe gjithashtu edhe vlerat ku duhet të besojmë. Ata, përveç të tjerash, u shpre-hen se nëse do të zbatoheshin këto pika, shteti do merrte zhvillim. I riu Gjata u ndal tek pika e fuqizimit të politikës së jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është shumë e rëndësishme,

tha ai, që shqiptarët nëpër botë të kenë përkrahje nga shteti shqiptar. "Të gjithë e dimë që shqiptarët nëpër botë nuk kanë emër të mirë dhe i vetmi institucion që mbetet t'i mbështesë është ambasada jonë", u shpreh ai. Ndërsa, për të riun nga Tirana, më i rëndësishëm ishte fuqizimi i familjes shqiptare. "Çfarë nuk po na dëgjojnë veshët në këto kohë", u shpreh Zhilla. "Një pikë e fortë dhe mirë e gjetur në këtë platformë, -sipas të riut Zhilla, është mbrojtja me ligj të veçantë e femrës dhe fëmijëve, sepse këta janë shtresa më e prekur".

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Denisina ofron vend pune operator. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE HËNË, 31 DHJETOR 2012

Fondacioni “Taçi”

Dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tepelenë!

Vlorë, shtrenjtohen çmimet për festat e fundvitit!

Atmosfera që përcjellin festat e fundvitit kanë zbritur edhe në Qendrën "Dora e

ngrohtë", në Tepelenë. Ashtu si dinë të festo-jnë vetëm fëmijët, me këngë, vjersha e kër-cime për disa orë rresht edhe fëmijët e kësaj Qendre kanë ndjerë ngrohtësinë që përcje-llin këto festa. Të pranishëm në këtë festë, e

cila ka zgjatur për disa orë, kanë qenë për-faqësuesit e pushtetit vendor të Tepelenës, donatorët e kësaj qendre, të afërm e miq të vogëlushëve. Të gjithë së bashku ata kanë përcjellë mesazhin se këta fëmijë nuk janë vetëm, për ta gjithmonë ndihma do të jetë e pakursyer, duke iu dhënë shpresën për një të

ardhme edhe më të mirë. Natyrisht, në këto ditë feste, urimi shkon për ata që ofrojnë çdo ditë mbështetjen e tyre. Drejtori i Qendrës "Dora e ngrohtë", Gjon Dervishi, ka për-shëndetur ministrin e Punës, Spiro Ksera si dhe donatorin e kësaj qendre, Fondacionin "Taçi". "Një ndër donatorët dhe sponsorët kryesorë të shoqatës humanitare 'Dora e Ngrohtë' është zoti Rezart Taçi dhe familja e tij, nga të cilët kemi të garantuar trans-portin e fëmijëve dhe pagat e personelit të kësaj qendre mbi pesë vjet e në vazhdim. Më lejoni t'ju falenderoj në emër të prindërve dhe të fëmijëve", tha Gjon Dervishi, drej-tor i qendrës "Dora e Ngrohtë". Certifikata mirënjohje për mbështetjen e pakursyer nga qendra ditore "Dora e ngrohtë" janë shpër-ndarë në këtë fund festash për ministrin e Punës, zoti Ksera dhe për donatorët.

Për më tepër: www.77news.al

Me më shumë se 30 për qind janë rritur çmimet vetëm në pak ditë

në tregjet e qytetit të Vlorës. Situata që përsëritet në prag të çdo feste, këtë vit po ndjehet edhe më shumë nga blerësit. Papunësia dhe mbështetja e ekonomive familjare te pensionet në shumë raste du-ket se do të kufizojë menunë në tryezën e ndërrimit të viteve. Konsumatorët kërko-jnë ndërgjegjësimin e tregtarëve për të mos abuzuar si edhe forcimin e struk-turave kontrolluese. "Me perimet është skandal, ndërsa frutat nuk janë keq, në nivelet që kanë qenë janë, vetëm perimet

janë shtrenjtë", thotë një grua. "Pa punë, pensioni 100 mijë lekë; a ka mundësi ai që të marrë një kilogram domate 1 mijë lekë, apo një varg fiku 4 mijë lek. Çfarë bëhet kështu? Nuk e kuptoj", shprehet një burrë. "Nuk përballohet. Çmimet janë...Gjithë njerëzit janë pa punë, fëmijët janë në shkollë", thotë një tjetër. Sikur të mos mjaftonin çmimet e larta edhe cilësia e produkteve ushqimore nuk është në ni-vele të pranueshme. Konstatimi vjen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), që në kontrollet e tij ka vërejtur shkelje të rënda në kushtet e tregtimit në tregje,

kryesisht të gjësë së gjallë. "U bëj thirrje gjithë konsumatorëve që të mos vazhdo-jnë të blejnë produkte nëpër subjektet që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare. Ne kemi mbajtur procesverbalin sot për të vendosur masa administrative deri në gjobë apo bllokim aktiviteti", thotë Saimir Haxhiu, Drejtori i AKU, Vlorë. Problem për kontrollorët mbeten shitësit ambu-lantë nëpër rrugë, të shtuar shumë me afrimin e ditëve të fundit të vitit, të cilët duke qenë të palicensuar as nuk mund të sanksionohen.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

77 NEWS

MEGATEK S.A ofron vend pune Supervizor Magazine. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E HËNË, 31 DHJETOR 2012

Kam 4 fëmijë të papunë, jetojmë në varfëri!E moshuara Zoi Dollapi

Hallet e një nëne nuk mbarojnë as kur fëmijët janë rritur, sidomos kur janë

të papunë. Zoi Dollapi është e shqetësuar për papunësinë e zgjatur të katër fëmijëve të saj të rritur. "Jam nënë e shtatë fëmijëve, më e madhja është vajza 41 vjeçe, ndërsa më i vogli është djali 28 vjeç. Nga këta, katër i kam beqarë dhe të gjithë të papunë. Na mbyti papunësia. Kam 20 vjet në Tiranë qëkur u ktheva nga Fierza dhe nuk u rregu-lluam një herë". Gruaja na tregon se vajza e madhe ka mbaruar shkollën e lartë për regji-zurë dhe më pas ka bërë kurse të ndryshme trajnimi për kompjuter, sekretari, etj. Por, megjithë investimet e herëpashershme për të gjetur vend në tregun e punës, ajo nuk ka çarë dot. Zoi Dollapi thotë se para një viti e gjysmë kërkoi takim me kryetarin e Bash-kisë. "Më ka pritur me dashamirësi shumë të madhe. Pas kësaj, unë shpresova se gjërat do të zgjidheshin, por kuptoj se edhe pasi

kryetari i bashkisë jep një orientim apo një detyrë, nuk merret askush më pas. Edhe djali që kam 35 vjeç është i papunë. Ka mbaruar juridikun, është avokat. Kur e takova sërish një përfaqësues të bashkisë, më tha: 'Djalin që ka mbaruar për avokat, sille këtu ta punë-sojmë'. Djali u paraqit, e mori CV-në e tij një punonjëse, i mori edhe numër telefoni dhe që atëherë nuk janë kujtuar më". Qytetarja na tregon se nuk i mban dot fëmijët e rri-tur me pensionin e saj prej 13 mijë lekësh që nuk i del as për ilaçe, ndërsa vuan nga një sërë sëmundjesh. "Ne jemi sot për t’u ndihmuar nga fëmijët, ndërsa fëmijët tanë nuk kanë punë as për vete, nuk krijojnë dot as familje kështu", thotë ajo me shqetësim. Ndërkohë, vajza e saj e madhe, Shpresa, i ka bërë dy telegrame kryebashkiakut, por asnjëherë nuk e kanë lënë ta takojë. Edhe në internet ka kërkuar ta kontaktojë, nëpër-mjet faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës, por nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje. Zoi akuzon nëpunësen e Bashkisë që mban CV-në e të bijës fshehur në sirtar. "Vajza ime 41 vjeçe e papunë, me kaq zanate!"Shtëpinë ma mori hidrocentrali, mbeta e pastrehë!

E moshuara Zoi Dollapi tregon se papunë-sia është veçanërisht e rëndë, kur nuk ke as një banesë. Ajo me burrin dhe me fëmijët e pamartuar banojnë në një shtëpi me qera në rrugën "Don Bosko" dhe thotë se pagesa e kësaj qeraje në gjithë këto vite, qëkur u kthye nga Fierza i ka kushtuar miliona lekë. Familja e saj doli nga sistemi pa nje strehë,

për shkak se shtëpinë që kishin në qytezën punëtore, ua prishi hidrocentrali dhe nuk morën asnjë kompensim. "Në Bashkinë e Tiranës figuroj e pastrehë që nga viti ’96. Deri në Kryeministri kam shkuar. I kam shtatë përgjigje të tyre, thotë gruaja, duke përmendur të gjitha periudhat e drejtimit të këtij institucioni, nga ku janë lëshuar shkre-sat porositëse për strehimin e saj. "Në bashki më thonë që do më vijë radha, sa të mba-rojnë së rregulluari këta që kanë qenë në shtëpitë me pronarë". Zoi shton gjithashtu se është e sëmurë, i ka rënë makina dhe prej saj, njërin krah nuk e ngre dot, edhe pse nuk ka dalë në CAMP se nuk paguan dot. "Unë e kalova fëmijërinë në shtëpinë e fëmijës, por sot pa shtëpi ndihem më jetime se më parë, thotë Zoi Dollapi. Kam hequr shumë, kam punuar një jetë në Fierzë, edhe në tunel për 10 vjet dhe as tani që po më troket pleqëria, nuk e pashë një ditë të bardhë. Edhe burri punonte teknik-mekanik në tunel. Jemi të munduar nga jeta, ndërsa pensionet me gjithë këtë mundim që kemi hequr dhe me kontributet që kemi dhënë, janë shumë të vogla. Pagat tona nuk ishin për të kursyer. U plakëm të varfër, nuk arritëm t’u lëmë asgjë fëmijëve dhe kjo është një dhimbje e madhe".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Zoi Dollapi

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

77 NEWS

Spa-relaxprimavera ofron vend pune Parukiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUSE HËNË, 31 DHJETOR 2012

Diskutim i Platformës Politike të LSHR me të rinj të Fushë-Krujës

Të zbatohet sa më shpejt ndalimi me ligj i bixhozit!Nënkryetari i Forumit Rinor për Lë-

vizjen Shqipëria z. Ervis Çaushi, zhvi-lloi një takim me të rinjtë e Fushë-Krujës, ku u diskutua mbi platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Të pranishëm në këtë takim ishin Sali Lila, Armando Sta-fuka dhe Besmir Paloka. Secili prej tyre tre-goi interes për disa nga pikat e ndryshme të platformës. “Për mendimin tim duhet të zbatohet sa më shpejt ndalimi me ligj i fajdes dhe bixhozit. Është një dëm shumë i madh që i shkaktohet shoqërisë dhe duhet bërë diçka për kufizimin e tyre”, u shpreh Sali Lila. Besmir Paloka, një sipërmarrës i ri, u shpreh se mbështetja që LSHR u jep bizneseve të reja dhe përjashtimi nga taksat, për 8 vitet e para, është një nismë shumë pozitive dhe motivuese për të ecur përpara.

Për më tepër: www.77news.al

Diskutim mbi Platformën Politike të LSHR-së me të rinj nga kryeqyteti!

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan ta-kime të njëpasnjëshme të drejtuara

nga përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Miranda Sinani me disa të rinj, të cilët shprehën dëshirën e tyre për të mësuar më shumë mbi platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Gjatë takimit u diskutuan pikat më të rëndësishme në të cilat mbësh-tetet kjo platformë politike. Të pranishëm në këto takime ishin z. Bledar Muceku, z.Edmond Mustafaj, z.Martin Brendi dhe z. Skerdi Kollari. Ato u ndalën me së

shumti tek problemi i punësimit të rinjve, duke e vlerësuar si një ndër problemet më të rëndësishme, që duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi, pasi është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i të rinjve të papunë në vendin tonë. Gjithashtu, ata i dhanë rëndësi edhe luftës kundër korrupsionit dhe hapjes së sipërmarrjeve të vogla. Në fund të takimit u shprehën të gatshëm për t'u bërë pjesë e aktiviteteve dhe nismave të LSHR.

Për më tepër: www.77news.al

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

77 NEWS

Pespa Group Shqipëri ofron vend pune axhustator. Kontaktoni në Nr.Cel: 068 90 33 529 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E HËNË, 31 DHJETOR 2012

Fruti më i shtrenjtë në botë kushton 16.000 euro!

Jo pak por plot 16.000 euro kushton ky lloj ananasi. Ka aromë shpërthyese

dhe shije të veçantë, por edhe çmim stra-tosferik, ndaj me të drejtë është fruta më e shtrenjtë në botë. Ky çmim vjen pasi për kultivimin e këtij lloji ananasi përdoret një metodë e re shumë e ku-shtueshme. Kultivohet në një shtresë të veçantë dheu, ku janë përzier mbetjet e kuajve dhe kashtë. Duhen plot 2 vjet që pema të prodhojë fruta. Konkretisht, kjo pemë është kultivuar në kopshtet “Cornwall’s Lost Gardens of Heligan” në Britaninë e Madhe dhe ka prodhuar plot 8 ananase.

www.banka-ideve.com

Takime individuale me të rinjtë e kryeqytetit!Anëtari i Lëvizjes Shqipëria e re z. Agron

Zani zhvilloi takime me banorë të kryeqytetit për t'i njohur ata me platformën politike të LSHR-së. Të rinjtë u shprehën entuziastë për platformën dhe veçanërisht për pikën e fuqizimit të institucioneve arsi-more shëndetësore e shërbimeve sociale. Ata theksuan se aktualisht në Shqipëri këto tre sektorë janë lënë në harresë dhe kanë nevojë për investime serioze për të qenë pranë nevojave të qytetarëve. Të pranish-mit shprehën edhe idetë e tyre në lidhje me pikat e platformës dhe u ndjenë të gatshëm të përkrahin dhe të bëhen pjesë e aktivite-teve të LSHR të ditëve që do vinë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht pa asnjë detyrim tjetër.

= 300 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 31 Dhjetor, ora 16:00.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Vetëm për pak ditë!

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Projektet që do të bëni do të jenë shumë të favorizuara nga yjet dhe do të ecin shumë lehtësisht.

Demi: Disa tensione në punë do të krijojnë konflikte të shkurtra por mjaft të ashpra.

Binjakët: Në punë i keni të gjitha kar-tat në rregull për të bërë gjithçka ashtu si duhet dhe të fitoni respekt.

Gaforrja: Përqëndrohuni edhe tek detajet më të vogla për t’i bërë gjërat perfekte ashtu si duhet.

Luani: Shfrytëzojeni më së miri fuqinë që ju keni tek të tjerët por pa patur një mani kontrolli të tepruar.

Virgjëresha: Lodhja do iu pengojë që të përqëndroheni ashtu si do të donit dhe kjo iu bën të ndiheni keq.

Peshorja: Nje lajm që kishit shumë kohë që e prisnit do të vijë më në fund.

Akrepi: Jo gjithçka është gjithmonë e bardhë apo e zezë si do të donit ju. Ekzistojnë edhe disa sfumatura të tjera të cilat nuk mund t'i injoroni.

Shigjetari: Gjatë ditës së sotme do të realizoni disa prej dëshirave tuaja më të mëdha dhe do të merrni ngrohtësi.

Bricjapi: Keni ndjesinë gjatë ditës së sotme sikur është dikush që iu vëzhgon. Rrini të qetë, gjithçka do shkojë mirë.

Ujori: Duhet të kënaqeni me ato çfarë keni arritur deri tani dhe të merrni pak kohë për veten tuaj.

Peshqit: Aftësit tuaja po zbehen ndaj bëni kurajo dhe analizoni se përse ndodh kjo situatë, pasi gjërat do të ndryshojnë.

Albania Group ofron vend pune Menaxhere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE HËNË, 31 DHJETOR 2012

Shkrirja e kufijve mes punës dhe privates nga përdorimi i smartophone dhe laptop!

Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke përdorur smartphone-ët, tabletat

dhe pajisje të tjera për qëllime pune. Ndërsa kompanitë janë duke përfituar më shumë produktivitet nga punonjësit e tyre.

Rreth 10 vite më parë shumica e nje-rëzve kishin një kompjuter në punë dhe në shtëpi. Ndërsa sot ata kanë një laptop, smartphone dhe një tablet. Në varësi të punës së tyre disa njerëz mund të përdorin smartphone-ët dhe laptop-ët e tyre perso-nalë për t'i përmbushur detyrat. Pra një udhëtim biznesi mund të kthehet në një dilemë të fortë, "mollë sherri", mes punës dhe jetës private.

Megjithatë gjithnjë e më shumë njerëz janë duke i përdorur pajisjet e tyre perso-

nale për qëllime pune. Në Gjermani shu-më punëdhënës e lejojnë stafin e tyre, të marrë me vete pajisjet personale elektro-nike, duke aplikuar kësisoj politikën e quajtur "sill pajisjen tënde" (BYOD).

Më shumë fleksibilitet mes jetës private dhe punës

BYOD ka disa vite që zbatohet, sidomos pas hedhjes në treg të smartphone-ëve. Por në realitet një politikë e tillë mori një përhapje të gjerë në vitin 2008 kur Apple bëri të mundur përdorimin e e-mail-it dhe shumë shërbime të tjera tek iPhone-ët, thotë Ted Schadler, një analist i tekonlogjisë së konsumit në "Forrester Research". Shumë kompani punojnë me sistemin e programeve Microsoft dhe Apple kërkonte të kishte një pjesë të tregut, shton ai. "Përdoruesit panë më komod dhe të shpejtë produktin e Apple, iPhone sesa BlackBerry-n", theskon Scha-dler. Më shumë se 40% e gjermanëve i për-dorin telefonat e tyre celularë për punën, sipas një studimi të Forrester Research. Këto shifra janë akoma më ta larta në Sh-tetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjysma e njerëzve përdorin mjetet e tyre private në ambjentet e punës. Kjo mund të jetë në avantazhin e kompanive. Nëse një pu-nonjës vlerësohet për atë se çfarë jep në punë, atëherë ai do të jetë më shumë pro-duktiv nëse ndërthur në masën e duhur punën me jetën personale, thotë Schadler.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.300

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

FOKUSI POLITIK I JAVËS E HËNË, 31 DHJETOR 2012

Vlashaj: Kemi të gjitha potencialet për të sjellë ndryshim total dhe pozitiv në Ministrinë e Punës, në Ministrinë e Turizmit dhe në Ministrinë e Diasporës!

Në emisionin e fundit për vitin 2012 "Fo-kusi politik i javës" në bashkëbisedi-

min e përjavshëm me kryetarin e Lëvizjes Shqipëria e Re (LSHR) z. Edmond Vlashaj, trajtoi faktin që ky vit kalendarik përkon me vitin politik të LSHR-së që nga themelimi i saj dhe e cila tashmë ka një prezencë të konsoliduar me zyra koordinuese në 12 qar-qet e vendit. I pyetur për veçantinë politike të LSHR-së dhe të personave të angazhuar në infrastrukturën e saj politike, në ndryshim me organizimet e tjera politike, drejtuesi Vlashaj tha se kjo forcë politike shquhet për qasjen e saj politike pozitiviste si në filozofi ashtu edhe në performancë të cilën e bëjnë të mundur të rinjtë, ose edhe nga të tjerët me moshë më të madhe, por që kanë mentalitet pozitivist prej të riu mendjehapur.

“Kjo realizohet, tha Vlashaj, duke e gje-tur këtë qasje pozitive tek njerëzit në te-rren dhe duke e institucionalizuar atë në

politikë–bërje”. Sipas Vlashaj, kjo vlen ve-çanërisht ndaj klasës së vjetër politike e cila është karakterizuar në këto 100 vite shtet-formimi pse jo, me negativitet ndaj njëri tjetrit. “100 vitet e ardhshme sipas LSHR-së duhet të jenë pozitiviste dhe të begata, jo vetëm për popullin e Shqipërisë, por për të gjithë Kombin Shqiptar kudo ai punon dhe jeton”, tha Vlashaj. Në raport me vitin poli-tik dhe qasjen që ka kjo parti qeverisjes së PD-së, Kryetari i LSHR tha se padyshim ajo është karakterizuar nga zhvillimet pozitive me qasje euro-atlantike. Por, sipas Vlashaj, koalicionet e gjera kanë dhe kostot e tyre politike dhe këto duhen llogaritur si duhet nga ai që i drejton ato. Vlashaj tha se LSHR i ofron aleancës së ardhshme zgjedhore dhe qeverisëse me PD kontributet dhe stafet e duhura për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrinë e Diasporës dhe Minis-trinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Spor-teve. Duke iu referuar Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Vlashaj tha se ajo përgjithësisht është drejtuar nga aleatët politikë, gjë që ka sjellë edhe kosto politike për PD dhe kryeministrin Berisha, duke e konvertuar këtë institucion në zyra punë-simi për militantë dhe jo në qendra pune dhe projektesh për qytetarët dhe si rrjedhim begatie për shoqërinë.

“Unë jam kandidati i parë që LSHR ofron për Ministër të Punës dhe Çështjeve Sociale”, tha kreu i LSHR duke shtuar se jemi të aftë ta bëjmë këtë institucion të rëndësishëm

të qeverisjes motor punësimi dhe ekuilibri social e ekonomik në shoqërinë shumë dina-mike shqiptare. Sipas Vlashaj, Shqipëria duke pasur një demografi shumë dinamike, duhet që pikërisht tek kjo ministri të aplikojë poli-tika të duhura proteksioniste për nevojat e larmishme të banimit në shoqëri, kundrejt të cilave, sipas tij, shteti duhet të gjejë dhe sub-vencionojë mundësitë e duhura të ndërte-save sociale për ta forcuar familjen e re shqip-tare dhe jo ta lërë atë në mëshirë të fatit. “Kjo mund të zgjidhet nëse shteti nëpërmjet kësaj ministrie ndërhyn duke ndërtuar dhe ofruar ndërtesa sociale me çmim të ulët ndaj nje-rëzve të shumtë në nevojë”, tha Vlashaj, duke shtuar se kjo gjë padyshim do të kërkonte fu-qizimin e buxhetit të këtij dikasteri, që duhet të zëjë një zë më të rëndësishëm në buxhetin qeverisës. Sipas drejtuesit të LSHR-së Minis-tria e Diasporës, si dikaster i ri, ka nevojë për politika krijuese dhe të përshtatshme. "Përderisa kemi një pjesë të rëndësishme të Kombit dhe veçanërisht shoqërisë sonë që punon dhe jeton jashtë shteteve tona, nevoji-tet që kundrejt tyre të ketë politika dinamike që t’i bëjnë ata vetë më të ndjeshëm ndaj Atdheut dhe vetë këtë të fundit më mikpri-tës dhe ofrues mundësish për ta. Në fund të emisionit, kryetari i LSHR- uroj të gjithë anëtarët, simpatizantët e LSHR, por edhe të gjithë shqiptarë kudo ndodhen për festa të gëzuara dhe një vit të ri më të suksesshëm dhe më të begatë për të gjithë.

Për më tepër: www.77news.al

Tre personalitetet më të larta të LSHR, Drejtues potencialë të këtyre ministrive: Edmond Vlashaj Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Vullnet Domi Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Çajup Çangollari Ministër i Diasporës.

Edmond Vlashaj