gazeta 77 news botimi nr 289

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 20.12.2012 VITI I - NR.289 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor, Hasrami: Dua të jem pjesë e kësaj fryme të re ndryshimi!......fq.2 Velaj: CEZ quan false kontratën e ndërtuesit!..........fq.4 Operimet në QSUT. L.P.: 30 mijë lekë të reja, për të operuar veshkat!............................................fq.5 Në Kampusin "Vitrina", e ftuar nderi zëdhënësja e Kryeparlamentares Topalli!...............fq.7 Takim me të rinjtë në Fier, Çangollari: Përparësia jonë, punësimi i qytetarëve shqiptarë!.fq.8 ...>>fq.3 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Fuqia e integritetit! Pensionistët do të shpërblehen për festat e fundvitit! Kryeministri Berisha: F uqia e integrite- tit është e reali- zueshme kur ju zbuloni se gjithçka që ju bëni dhe thoni janë të udhëzuara nga sjellje të tilla si : “ndershmëria, sinqeri- teti, vërtetësia, mbajtja e fjalës, saktësia, etika dhe drejtësia”. Kur këto cilësi udhëzojnë jetën tuaj, ju keni pushtet vullnet... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 12-Mar-2016

239 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 289

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 20.12.2012 VITI I - NR.289 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor, Hasrami: Dua të jem pjesë e kësaj fryme të re ndryshimi!......fq.2 Velaj: CEZ quan false kontratën e ndërtuesit!..........fq.4 Operimet në QSUT. L.P.: 30 mijë lekë të reja,

për të operuar veshkat!............................................fq.5 Në Kampusin "Vitrina", e ftuar nderi

zëdhënësja e Kryeparlamentares Topalli!...............fq.7 Takim me të rinjtë në Fier, Çangollari:

Përparësia jonë, punësimi i qytetarëve shqiptarë!.fq.8

...>>fq.3

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Fuqia e integritetit!

Pensionistët do të shpërblehen për festat e fundvitit!Kryeministri Berisha:

Fuqia e integrite-tit është e reali-

z u e s h m e ku r j u zbuloni se gjithçka që ju bëni dhe thoni janë të udhëzuara nga sjellje të tilla si : “ndershmëria, sinqeri-

teti, vërtetësia, mbajtja e fjalës, saktësia, etika dhe drejtësia”. Kur këto cilësi udhëzojnë jetën tuaj, ju keni pushtet vullnet... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 289

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor!

<< VIJON NGA FAQJA 1 dhe të drejtën mo-rale për të bërë dhe për të qenë gjithçka që ju dëshironi.

Për fat të keq shumë prej udhëheqësve tanë të biznesit, yjet sportive, ikonat argë-tuese dhe politikanët nuk kanë shfaqur integritet në komentet dhe në veprimet e tyre. Si rezultat, shumë prej tyre kanë hum-bur punët e tyre dhe disa prej tyre kanë humbur dhe lirinë e tyre, sepse ata kanë qenë të dënuar me burg për veprime imo-rale si varësia nga droga, alkooli, etj.

Ju mund të zbuloni fuqinë e integrite-tit, në momentin kur ju do të filloni të angazhoheni në përgjegjësitë personale dhe të filloni të bëni zgjedhje të mëdha në lidhje me jetën tuaj. A e dini se fuqia e integritetit gjendet brenda secilit prej nesh? E pra, për të qenë të suksesshëm në jetën personale dhe profesionale duhet vetëm që të ndiqni sjelljet e mësipërme, në çdo gjë që ju bëni dhe thoni dhe do të zbuloni se fuqia e integritetit do të hapë një jetesë

krejt të re për ju.Fuqia e integritetit, është një fuqi që

askush nuk mund ta largojë prej jush. Integriteti, është fuqia e shpirtit tuaj, fuqia që do të ndezë pasionin e ndërgje-gjes tuaj. Duke e bërë integritetin pjesë të jetës tuaj, ju gjithmonë do të jeni të suksesshëm, sepse veprimet dhe fjalët tuaja do t’iu shënojnë juve si një individ të jashtëzakonshëm, do të jeni një shem-bull për t’u ndjekur dhe për t’u dëgjuar. Ju do të ndjeheni të fuqishëm dhe të sigurt në vetvete dhe do shfaqni tek të tjerët një prani magnetike dhe një atmosferë të u-dhëheqjes. Me fuqinë që do të fitoni nga zotërimi i cilësive të integritetit, ju do të bëheni të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës tuaj.

Si përfundim, duke e bërë integritetin pjesë të jetës tuaj, ju do të bëheni të push-tetshëm. Suksesi juaj do të jetë i pafund, popullariteti dhe gëzimi juaj do të jetë i pakufishëm.

PërmirësimiNjë nga aspektet më sfiduese është të

mësoni si të tërhiqni “përmirësimin” drejt vetes. Nëse ju e keni këtë aftësi, atëherë ju jeni të begatë!

Është e lehtë të irritoheni, kur shikoni që përpjekjet tuaja për t’u përmirësuar nuk japin rezultate. Nëse keni një objek-tiv që dëshironi më të vërtetë të realizohet, atëherë mos hiqni dorë. Ju mund të mos arrini rezultatet e dëshiruar në çast, por me përpjekje dhe besim tek vetja, ju me patje-tër që do ia dilni mbanë. Mos harroni, që shpikësit më të mëdhenj në botë kanë dësh-tuar shumë herë gjatë eksperimenteve te tyre, derisa arritën rezultatet e dëshiruara.

Përmirësimi i vetes duhet të jetë synimi juaj kryesor. Ju mund të përmirësoheni duke përqafuar cilësitë e integritetit si: “ndershmëria, sinqeriteti, vërtetësia, mba-jtja e fjalës, saktësia, etika dhe drejtësia”.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Hasrami: Dua të jem pjesë e kësaj fryme të re ndryshimi!

Kryetarja e FRLSHR Vilma Këçiku ka vijuar takimet me sekretarët e Foru-

mit Rinor të LSHR. Takimin e radhës ajo e

ka zhvilluar me sekretarin Altin Hasrami të Komunës Rukaj, (Mat). Ai është student i Gjuhë-Letërsisë dhe dëshira e tij për t’u

bërë pjesë e Lëvizjes Shqipëria e Re ka qenë e hershme. Hasrami u shpreh se e ka ndje-kur LSHR-në që në fillesat e saj, në lidhje me aktivitet e ndryshme që ka organizuar.

“Më pëlqen programi që përmban Plat-forma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re, mënyra se si trajtohen problemet dhe zgjidhja e tyre. Lufta kundër korrupsio-nit është bërë e domosdoshme në vendin tonë dhe duhet bërë diçka për zgjidhjen sa më shpejt të këtij fenomeni shqetësues për të gjithë ne. Kam shumë dëshirë të jem pjesë e kësaj fryme të re ndryshimi”, u shpreh Altini.

Në fund të këtij takimi, kryetarja e LSHR-së i dhuroi Altinit platformën po-litike, axhendën dhe statutin e Lëvizjes Shqipëria e Re.

Për më tepër: www.77news.al

Ndryshime në Kodin Rrugor, gjobat deri 200 mijë lekë!

Këshilli i Ministrave ka miratuar një udhëzim, përmes të cilit përcakton

rregulloren e re të vendosjes së penaliteteve për drejtuesit e automjeteve, duke lënë në fuqi kuotën e 200 mijë lekëve si gjoba maksi-male që mund të vendoset nga punonjësit e policisë rrugore. Në bazë të legjislacionit në fuqi, vlera e masave administrative me gjobë

rishikohet çdo dy vjet në shkallë të njëjtë për gjithë ndryshimin e verifikuar nga INSTAT, me koeficientin e çmimeve të konsumit për familjet (mesatarja kombëtare) e verifikuar në dy vitet paraardhëse. Për këtë qëllim, bren-da datës 1 dhjetor të çdo dyvjeçari, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve, cakton,

duke ndjekur kriteret e mësipërme, kufijtë e rinj të masave administrative me gjobë që zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave ka lënë përsëri kuotën e 200 mijë lekëve si kufirin maksimal për gjobat që mund të aplikohen ndaj drejtuesve të mjeteve.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 289

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Alda.shaini ofron vend pune Guzhinjer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Reformat për statusin, Fyle: Miratoni sa më parë tre ligjet!

Kryeministri Berisha:

Pensionistët do të shpërblehen për festat e fundvitit!

Kryeministri Sali Berisha, gjatë mble-dhjes së qeverisë deklaroi se pensio-

nistët do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. “Qeveria ka konsideratën, dhembshurinë dhe respektin më të madh

për kontributin e kësaj moshe në ndërti-min e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri. Gjithashtu Berisha denoncoi publikisht mediat e kontrolluara nga opozita të cilat sipas tij dezinformuan në mënyrë të pan-

dershme pensionistët shqiptarë duke për-gjysmuar dhe shtrembëruar deklaratat e Ministrisë së Financave. “Këto media kri-jojnë një shqetësim tërësisht të pabazë tek pensionistët shqiptarë. Ne vendosim për shpërblimin e punonjësve të administra-tës me shumën e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe shpërblimin e 560 mijë pensionistëve me 20 mijë lekë të vjetra”, deklaroi kryeministri i vendit.

Berisha gjithashtu bëri një krahasim të pensionit mesatar në fshat 6 vjet më parë dhe rezulton sipas tij që ky pension të jetë rritur me 110%, në një kohë kur opozita çdo vit ka votuar kundër rritjes së tij.

“Qeveria nuk i harron asnjëherë këto shtresa”, përfundoi kryeministri, duke theksuar gjithashtu se opozita nuk ka sjellë asnjë amendament për rritjen e pensioneve dhe rrogave.

Për më tepër: www.77news.al

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë mirëpritet para marsit

nga presidenca e re irlandeze e Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar 2013. Plo-tësimi i objektivave të zgjerimit në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Selanikut të vitit 2012, është synimi kryesor. Ky samit mira-toi konkluzione të rëndësishme për inte-grimin evropian të vendeve të Ballkanit. Komisioneri Fyle dhe Ministrja e jashtme qipriote, Markullis, komentuan në lidhje me këtë çështje, rekomandimin e Komi-sionit Evropian për marrjen e statusit dhe

zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Erato Kozakou-Marcoullis u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë kusht paraprak dhe se ato nuk bëjnë pjesë në 12 prioritetet kryesore për fillimin e negociatave por nuk mohoi edhe rëndësinë e tyre. “Është e vërtetë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe ato do të tregojnë nëse Shqipëria do të respektojë apo jo reformat për të cilat ajo është angazhuar t’i zbato-jë”, tha Presidentja e radhës e Këshillit të Ministrave të BE-së. Ndërsa Komisioneri Stefan Fyle tha se partitë politike shqiptare

duhet të nxitojnë për t’i plotësuar tri kush-tet e mbetura. “Forcat politike nuk duhet të humbin më kohë për përmbushjen e tri kushteve të mbetura nga 12 prioritetet e 10 tetorit të Komisionit Evropian. Ndoshta aktorët politikë do të bëjnë që edhe këto zgjedhje të përfshihen në këtë kontekst”, u shpreh Fyle. Komisioneri për Zgjerimin theksoi gjithashtu se ata kanë reflektuar shumë duke i hartuar këto konkluzione e rekomandime, por ato nuk të lejojnë hapë-sirë për interpretime.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 289

77 NEWS

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 20 DHJETOR 2012

CEZ quan false kontratën që pagova tek ndërtuesi!Ankesa e Behar Velaj:

“Kam ardhur nga emigracioni përfundi-misht dhe e kam gjetur shtëpinë pa ener-

gji elektrike Nga ta dija unë se do të më kishin hequr dritat? Vajta mora nipin dhe po e torturoj me të ftohtin dhe errësirën. E kam lënë me ethe në shtrat në shtëpi, ndërsa këta të CEZ-it tek pallati me shigjeta, më thonë se do ta verifikojnë për një muaj! Kërkova të sqarohem përse më është prerë energjia. Ata më përcollën duke më thënë, që kontrata që kam me emrin e ndërtuesit, është fallco. Më thonë që ky dokument nuk të takon ty, se është në emër të një klienti tjetër!” Këto janë fjalët e Behar Velajt, banor në një nga pallatet e reja në Yzbe-risht, i cili mban në duar kontratën që i ka kushtuar plot 40 mijë lekë të reja. Qytetari na tregon se i ka paguar ndërtuesit 40 mijë

lekë për hapjen e kontratës dhe ka shkuar të bëj ndërrimin e emrit nga ndërtuesi në emrin e tij, por është penguar. Kontrata që ai mban në dorë, një kontratë mes KESH dhe kompanisë së ndërtimit Markonap me të gjitha firmat dhe vulat, nuk i është marrë në konsideratë. Atëherë qytetari ka kërkuar që të verifikohet vërtetësia e saj. “U kam thënë këtyre të CEZ që këtë e keni lëshuar ju, futeni në kompjuter, nëse është fallco, më hidhni hekurat mua! Më thonë që kjo librezë nuk të bën, do hapësh një të re dhe do paguash një shumë të mirë parash.” Pas kësaj përgjigjeje që qytetari ka marrë, shtrohet pyetja të cilës në zyrat e CEZ iu shmangën: “Si ka mundësi që CEZ ka lejuar ndërtuesin të mos shlyejë detyrimet e tij për hapjen e kontratës për herë të parë për çdo apartament?” Behar Velaj nuk duhet të paguante asgjë për të pasur një kontratë me emrin e tij në shtëpinë e re, por paradok-salisht, pasi ka paguar detyrimet e ndërtuesit një herë, tani i kërkohet edhe nga CEZ që të paguajë një ‘shumë të mirë’ që vërtitet minimalisht tek 20 mijë lekë të reja.Numri i kontratës ndërron pronar në 2011!

Qytetari na tregon kontratën e nën-shkruar mes KESH dhe firmës Markonap në 7.12.2007, ndërsa ai vetë e ka blerë këtë apartament në vitin 2009 (nga ndërtuesi). Deri në vitin 2011, sa herë që ai kthehej në shtëpinë e tij për pak ditë, kishte energji dhe nga faturat nuk rezultonte të kishte konsum. Por që nga viti 2011 e në vazhdim,

në numrin e matësit të tij figuronte konsum i përmuajshëm që paguhej nga një klient tjetër, fqinjë i tij. Numri i kontratës dhe i kontaktorit tashmë figurojnë në sistemin e CEZ në emër të fqinjit të Beharit. Ky dyshon për vjedhje në bashkëpunim mes ndonjë punonjësi të CEZ dhe fqinjit. Ndërkohë, ankuesi posedon veç kontratës, edhe një li-brezë që ia ka hapur CEZ me emrin e firmës. Libreza nis me vulat e KESH, vazhdon me të OSSH, mbyllet me të CEZ. Po kjo fallco?Interpretim për përvetësimin e matësit

Një inxhinier i vjetër, i cili ka punuar kohë më parë tek OSSH na shpjegon se si dhe pse ndodh përvetësimi i matësit. “Arsyeja më bindëse se përse një fqinjë mund të përve-tësojë kontaktorin e tjetrit, është fakti se ai kontaktor i përgjigjet një kontrate të hapur për të cilën është paguar shuma e konside-rueshme. Ndërtuesit e kanë bërë zakon, që paratë për hapjen e kontratave në emrin e firmave të tyre, t’i marrin nga blerësit e apar-tamenteve, sikur gjoja me këto para hapin kontratat me emrat e banorëve. Por në fakt, ndërrimi i emrit nga ndërtuesi tek blerësi nuk ka kosto”. Inxhinieri mendon se ndër-tuesi i ka kërkuar edhe fqinjit tjetër 40 mijë lekë kundrejt kontratës, sikurse ka vepruar me Beharin dhe për të shmangur pagesën, fqinji ka përvetësuar matësin e emigrantit.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 289

77 NEWS

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

TV APOLLON

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Operimet në QSUT

L.P.: 30 mijë lekë të reja, për të operuar veshkat!

Pavijoni që shihni në foto ndodhet në repartin e Kirurgjisë në Qendrën Spi-

talore Universitare “Nënë Tereza”. Këtu, në këtë vend ku mbizotëron lagështia e papastërtia, operohen dhjetëra qytetarë nga stomaku, veshkat, tëmthi, etj. Nëse hyn në biseda të zakonshme me qytetarët përreth, duket se lajtmotivi i tyre mbetet dhënia e parave nën dorë. Dikush thotë se një ope-rim në stomak kushton 500 mijë lekë të vjetra, përfshirë këtu mjekun, anestezistin dhe infermieret e turnit. Ndërkohë të tjera para duhen për të blerë medikamentet që përshkruan receta, pasi spitali nuk i mbu-lon dot. Rrëfimet janë të ndryshme por ajo që i bashkon është fjala ryshfet. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, për të qenë sa më transparente me publikun, të gjitha rastet e evidentuara ku qytetarët shprehen se kanë dhënë para ndaj bluzave të bardha do t’i denoncojë pranë Urdhrit të Mjekëve, me qëllim që ky institucion të bëjë një hetim të

mirëfilltë ndaj mjekëve të akuzuar. Gjithsesi në shumë raste, shërbimi mjek–pacient lë për të dëshiruar dhe në shumë pavijone të QSUT–së vihen re standarde të ulëta të këtij shërbimi.

Ndërsa për të operuar gurin në tëmth, një tjetër qytetar nga Tirana thotë se i ka dhënë mjekut në dorë 600 mijë lekë të vjetra. E pyesim për mënyrën se si mjeku i ka kërkuar paratë dhe ai përgjigjet : “Nuk ka nevojë të t’i kërkojë drejtpërsëdrejti, në biseda me të tjerët dhe infermierët, mësohet se sa para merr një mjek apo një tjetër. Një ditë para operimit, ti i fut lekët në xhep dhe këtu për-fundon historia,” thotë A.S. Një tjetër qyte-tar, L.P., e pranon haptazi se ka dhënë para nën dorë. Ai ka operuar bashkëshorten e cila gjendet e shtruar në këtë pavijon. Ai thotë se i ka dhënë paratë pasi në të kundërt, sipas tij, asnjë mjek nuk të prek me dorë. Në një intervistë të dhënë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, ai rrëfen për eksperiencën

që ka kaluar në këtë pavijon të QSUT-së.Nga vini dhe si është eksperienca juaj në përballje me këtë spital?

Unë vij nga Kavaja. Para disa ditësh në këtë pavijon kam operuar bashkëshorten e cila vuante nga veshkat. Dihet shumë mirë si është gjendja këtu, nëse nuk paguan nuk të kushton askush vëmendje. Operacioni vajti tek 300 mijë lekë të vjetra. Është keq, po s’pate para të ikën jeta.Bashkëshortja juaj ka sigurime shëndetë-sore?

Po ka, dikur ajo ka punuar në uzinën e gozhdë-bulonave, por nuk do t’ia dijë njeri këtu nëse ke sigurime apo jo. Çdo gjë është kthyer në biznes. Ky është realiteti i shën-detësisë në vendin tonë.Si ia keni dhënë paratë mjekut?

Një ditë para operimit, bisedova me të dhe më pas i futa në xhep lekët. 50-të mijë lekë të vjetra i do anestezisti, nga 5-së mijë lekë të vjetra i duan infermierët e turnit dhe të tjerat që ngelen i merr mjeku që kryen ndërhyrjen.Mjeku reagoi pasi i dhatë paratë?

Jo nuk u shpreh. Thjesht nëpërmjet hesh-tjes u kuptua gjithçka. Është normale, këtu kështu ndodh, nëse nuk ke para do dety-rohesh t’i marrësh borxh se ndryshe rre-zikon jetën.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 289

77 NEWS

Fëmijët që luajnë jashtë kanë më pak probleme me sytë!

Univers Promotion ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Alkooli që iu deh dhe kthjellon brenda pak çasteve!Ka dalë në shitje shishja spërkatëse që

iu deh menjëherë. Por po ashtu do të kthjelloheni shpejt. Shkencëtarët ame-rikanë e kanë zhvilluar një pajisje që do t’ju japë ndjenjën se jeni i dehur pas një spërkatjeje të vetme në gojën tuaj, ndërsa ky efekt mbaron për disa sekonda. Spërka-tësi ka 0.075 mililitra të alkoolit, ndërsa në pijet “standarde” janë 60 mililitra. Kështu, duhen pra afro njëmijë spërkatës të tillë që ta fusni brenda sasinë e njëjtë të alkoolit,

si në rastin e dehjes “normale”. Përparësia në këtë është kënaqësia në dehje, pa efekte të dëmshme të alkoolit në organizëm. Megjithatë, ky produkt mund të shkaktojë aksidente trafiku, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me të. Alkooli me spërkatës në Evropë do të kushtojnë 20 euro, ndërsa shishja ka sasi për 21 “spërkatje” apo dehje të shkurtra!

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Fëmijët që kalojnë shumë kohë jashtë janë të mbrojtur më mirë ndaj miopisë dhe kjo

shpjegohet falë dritës natyrore. Dr. Jeremy Gug-genheim i Universitetit Cardiff ka ndjekur testet vizuale të 7000 djemve dhe vajzave prej moshës shtatë deri në 15 vjeç duke i krahasuar me orët që kalonin jashtë për të luajtur. Në të vërtetë, fëmijët që kalojnë shumë kohë jashtë janë të mbrojtur më mirë ndaj miopisë dhe kjo shpjegohet falë dritës natyrore, thuhet në këtë studim shkencor. Sipas studimit fëmijët që luanin 3 ose 4 orë në ditë jashtë në verë dhe një ose më shumë në dimër janë më pak të prekur nga miopia. Sipas studiuesve, rol në këtë luan dielli i cili stimulon prodhimi e dopaminës, substancë që ndikon në zhvillimin e të parit tek fëmijët. Ndërsa fëmijët që qëndrojnë brenda janë më shumë të rrezikuar për të qenë miopë, për faktin se janë në kontakt me ekranet e televizionit dhe kompjuterëve.

Artesila Jakuwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 289

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

plus detyrimet e tjera.vetëm 130 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ata që janë tashmë në një li-dhje do kenë një ditë të qëndrueshme dhe së bashku do mund të përmirësojnë buxhetin.

Demi: Do iu duhet të bëni shpenzime të mëdha gjatë kësaj dite dhe financat do të dobësohen.

Binjakët: Në planin financiar do keni ide të mira për të përmirësuar buxhetin.

Gaforrja: Edhe pse dita do jetë rutinë, përsëri lidhja juaj sentimentale do jetë e ekuilibruar dhe pa probleme.

Luani: Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse nuk doni që buxheti të marrë tatëpjetën.

Virgjëresha: Me financat do keni fat. Ka mundësi të merrni edhe një shumë të konsiderueshme lekësh nga një per-son i afërm.

Peshorja: Me Marsin, planetin e dëshirave në krah, të gjithë ata që janë çift do kalojnë momente pasionante.

Akrepi: Jeta sentimentale do jetë e privilegjuar sot. Do bëni disa plane për të ardhmen.

Shigjetari: Financat do jenë të mira por ju do vazhdoni punën për t’i për-mirësuar edhe më tepër.

Bricjapi: Shtoni dozat e imagjinatës në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që gjithçka do shkojë më së miri.

Ujori: Perspektivat financiare janë të mira. Jo vetëm që nuk do të dobësohen, por do kenë edhe përmirësime.

Peshqit: Mundohuni të jeni pak më realist sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë.

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Në Kampusin "Vitrina", e ftuar nderi zëdhënësja e Kryeparlamentares Topalli!

Në Kampusin “Vitrina” ishte e ftuar zëdhënësja e Kuvendit të Shqipërisë

znj. Suela Ruseti, e cila bashkëbisedoi mbi temën "Si funksionon një Zyrë Shtypi, sfi-dat dhe risitë". Ajo u prit nga znj. Blerina Gjoka dhe znj. Jonada Cenolli. Zv. Rektori, z. Teki Kurti, pasi i uroi mirëseardhjen, bëri një përshkrim të punës në të 7 Fakul-tetet e Sh.L.U.P. "Vitrina", duke u ndalur në prioritetet e punës së stafit akademik. Znj. Suela Ruseti u shpreh shumë e këna-qur nga mikpritja në këtë Kampus dhe përshkroi momentet kryesore të jetës së saj si gazetare e pastaj si zëdhënëse e Kuvendit të Shqipërisë, të cilën ajo e quajti “shtëpia e dytë e gazetarëve”. Ajo u ndal në punën e kabinetit të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, marrëdhëniet me shtypin dhe konkretisht marrëdhë-niet e saj me Kryeparlamentaren. Ajo e quan veten me fat, që ka mundësinë të

jetë pas saj, në tryeza pune me deputetë të parlamenteve të vendeve të ndryshme të botës, që e kanë rritur e aftësuar atë së tepërmi, duke theksuar se Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është një model për t’u ndjekur. E pyetur se a ishin bindjet politike ato që mundësuan përcaktimin e punës së saj, ajo u përgjigj ”Jo!”. Kryesorja është përkushtimi dhe puna me pasion, sepse duhet të ndjekësh çdo veprimtari politike, që të mund të reagosh menj-ëherë. Ajo ka vlerësuar kualifikimin për punën dhe ambicien e mirë, pozitive, që të bën të ecësh përpara. Pyetjes së kryetares së Forumit të gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re, znj. Blerina Gjoka mbi vendosjen e kuotës 30% të përfaqësimit të grave në parlament, ajo iu përgjigj se ky është një mekanizëm mbështetës në përfaqësimin e grave të afta e të kualifikuara, por që personalisht mendon se duhet punuar edhe më shumë, që të synohet në 50% të përfaqësimit të saj. Së fundi, ajo u ndal në pozitivitetin e bërjes transparente të deba-teve e diskutimeve gjatë seancave parla-mentare, gjë që ka rritur përgjegjshmërinë e politikanëve. Gjithashtu, foli edhe për anët e forta e të “dobëta” të Kryeparla-mentares, duke theksuar shpirtin e saj të butë e human. Ajo premtoi se do të jetë lobuesja jonë për takimin e ardhshëm me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli, në mjediset e Kampusit “Vitrina”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 289

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 20 DHJETOR 2012

Takim me të rinjtë në Fier, diskutohet platforma politike e LSHR!

Çangollari: Përparësia jonë, punësimi i qytetarëve shqiptarë!

Në zyrën koordinuese të Lëvizjes Shqipëria e Re, të qarkut të Fierit është

organizuar një takim me të rinjtë ku është diskutuar platforma politike e kësaj partie. Në këtë takim merrnin pjesë kryetari për çështjet organizative, Çajup Çangollari, anëtari i kryesisë së LSHR-së, Ervin Kuj-tila, sekretar i LSHR-së për qarkun e Fierit, Ismail Koxhaj dhe të rinj të këtij qyteti. Z. Çajup Çangollari prezantoi para të rinjve disa nga nismat kryesore të ndërmarra nga Lëvizja Shqipëria e Re, që nga themelimi i saj deri më sot. “Nismat e ndërmarra nga LSHR-ja kanë qenë të shumta dhe në fusha të ndryshme. Ndër nismat më kryesore është lufta kundër korrupsionit, ku kjo lëvizje ka realizuar disa takime në qytete të ndryshme të vendit, në formë sensibili-zimi. Gjej rastin të përmend dhe nismën “Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë vizitorë’’, ku u përfshinë në hartën e lëvizjes tonë qytetet e Shqipërisë, Kosovës

dhe diasporës e ku fokusi ishte promovimi i turizmit dhe vlerave tradicionale shqiptare’’, u shpreh zoti Çangollari. Më tej, ai foli për tryezat e shumta të realizuara nga kjo forcë politike për sa i përket korrupsionit në sis-temin gjyqësor dhe heqjes së imunitetit të gjyqtarëve, një iniciativë e mbështetur edhe nga specialistët e fushës. Platforma politike e LSHR-së ishte pika tjetër kryesore e cila tërhoqi shumë vëmendjen e të rinjve. ‘’Plat-forma e kësaj lëvizje ka shtatë pika kryesore propozuese. Lufta kundër korrupsionit zë një hapësirë të rëndësishme në këtë plat-formë, ku ne kemi propozuar ngritjen e agjencisë së supervizimit të administratës publike. Kjo agjenci të përbëhet nga specia-listë, të cilët të zgjidhen direkt nga populli’’, u shpreh nënkryetari për çështjet organi-zative. Shëndetësia, arsimi dhe përkujdesja sociale ishin tri nga çështjet e radhës për të cilat u diskutua në këtë takim, në Fier. ‘’LSHR-ja propozon nëpërmjet platformës

së saj që për të gjitha bizneset të cilat inves-tojnë në fushat e lartpërmendura të ketë një përjashtim nga taksat dhe detyrimet e tjera, në këtë mënyrë për këto sipërmarrje do të kishin lehtësira dhe nga ana tjetër do të kishte me shumë investime’’, u shpreh Çangollari. Prodhimi i energjisë alternative është pika tjetër ku u ndal zoti Çangollari. Sipas tij, duhet të bëhet e mundur populla-rizimi i prodhimit dhe shitjes së kësaj forme energjie. Ai foli për fuqizimin e familjes, si një ndër elementet themelore të platformës. “Sot kemi lëkundje të familjes për shkak të rrethanave ekonomike dhe sociale që më së shumti vijnë nga papunësia. Në kemi si përparësi punësimin dhe pa diskutim edhe punën sociale. Ndërkohë kërkojmë që të ndalohet me ligj kumari dhe bixhozi në mënyrë që të kemi një orientim të drejtë të familjes në shoqëri’’, u shpreh Çangollari.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re