gazeta 77 news botimi nr 268

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 29.11.2012 VITI I - NR.268 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al AAK, urim për 100-vjetorin e Pavarësisë!................fq.2 Vlorë-Tiranë, shqiptarët bashkë në shekujt e ardhshëm!............................................fq.3 I mituri V.H: Gërmoj në plehra, për të blerë ilaçet për babain dhe motrën e sëmurë!.fq.4 Flet Lelaj, babai i një studenteje: Abonetë të shiten në sekretaritë e fakulteteve, jo në tregun e zi!........fq.5 Hapet zyra koordinuese e LSHR në Shkodër, Vlashaj: Objektivi ynë, marrja e një deputeti në Shkodër!.....fq.8 ...>>fq.2 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Berisha, Kryeministër i të gjithë Shqiptarëve! Strateg i 100-Vjetorit dhe Vizionar i Shqipërisë së Re! Kënaquni me atë që jeni! P roblemi kryesor në mendësinë për një mbarëvajtje jo të mirë të punës varet nga mentaliteti, që ju jeni ajo që bëni. E kaloni gjysmën e ditës duke luajtur lojëra në rrjet? Atëherë, jeni një “lojtar”. Për ato persona që punojnë në zyrë nga... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 15-Mar-2016

226 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 29.11.2012 VITI I - NR.268 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

AAK, urim për 100-vjetorin e Pavarësisë!................fq.2 Vlorë-Tiranë, shqiptarët bashkë

në shekujt e ardhshëm!............................................fq.3 I mituri V.H: Gërmoj në plehra,

për të blerë ilaçet për babain dhe motrën e sëmurë!.fq.4 Flet Lelaj, babai i një studenteje: Abonetë të shiten

në sekretaritë e fakulteteve, jo në tregun e zi!........fq.5 Hapet zyra koordinuese e LSHR në Shkodër, Vlashaj:

Objektivi ynë, marrja e një deputeti në Shkodër!.....fq.8

...>>fq.2

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Berisha, Kryeministër i të gjithë Shqiptarëve!Strateg i 100-Vjetorit dhe Vizionar i Shqipërisë së Re!

Kënaquni me atë që jeni!

Problemi kryesor në mendësinë për

një mbarëvajtje jo të mirë të punës varet nga mentaliteti, që ju jeni ajo që bëni. E kaloni gjysmën e ditës duke luajtur lojëra në

rrjet? Atëherë, jeni një “lojtar”. Për ato persona që punojnë në zyrë nga... >> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Nën atmosferën e madhe festive të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

së Shqipërisë dhe të Ditës së Flamurit Kom-bëtar Shqiptar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u përcjell urimet më të përzemërta dhe ndan emocionin festiv me shqiptarët kudo që janë. Në këtë ditë të shënuar, në këtë 28 nëntor, shqiptarët janë në pozicio-nin më të favorshëm dhe më të fuqishëm historik. Shqipëria është tashmë pjesë e NATO-s dhe shumë shpejt pritet të jetë anë-tare e BE-së. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni janë tashmë faktor shtetformues dhe në rrugë të

mbarë janë edhe shqiptarët në trevat tjera etnike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se shekulli në të cilin jemi, është shekulli i shqiptarëve kudo që janë. Ne sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë, në të gjitha përpjekjet dhe angazhimet tona të pandalshme për shtet, sovranitet dhe dinjitet kombëtar dhe qytetar. Kujtojmë pararendësit tanë që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarë-sinë. Kujtojmë burrat e mëdhenj të kombit që vunë themelet e shtetit tonë kombëtar. Në këtë ditë të shënuar u jemi mirënjohës dhe i falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkom-bëtarë që në të gjitha kohët u gjetën pranë kombit tonë, në momentet e rënda dhe ven-dimtare, gjatë rrugës që kaluam në krejt këto

100 vjet, me përplot sfida e sakrifica. Në këtë ditë të shënuar, AAK dhe mbarë qytetarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo që janë, përcjellin bindjen e saj të thellë, se shqiptarët janë me më shumë shpresë se kurrë në rrugë-timin e mëtejmë drejt sendërtimit të paqes dhe zhvillimit, bashkë me të gjithë popujt tjerë, për një fqinjësi e botë të qetë e të lirë për të gjithë ata që duan lirinë dhe mirëqe-nien për të gjithë. Nëntorët dhe festat tona kombëtare janë përherë frymëzim shtesë në rrugën tonë, në punën e përditshme për lirinë dhe prosperimin tonë kombëtar, për shqiptarët faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe kudo në botë!

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 ora nëntë e mën-gjesit deri në pesë të pasditës, shihen si “punëtorë zyre”. E kështu me radhë.

Do të kuptoni që është një problem i madh nëse ju nuk e shijoni atë që bëni. Kjo thjesht përkthehet në mos pëlqimit të asaj që jeni, sepse “ju jeni ajo që bëni”, e mbani mend?

Jane Baucher në një libër të sajin thek-son, “Paraja nuk është gjëja më e rëndë-sishme në punën tuaj. Punonjësi ka tre lloje motivimi. Së pari, motivohet nga njerëzit e respektueshëm dhe me autori-tet që ai adhuron. Së dyti, duhet të jetë i

ndërgjegjshëm për rëndësinë e punës së tij. Së treti, duhet ta ndjejë rolin e rëndë-sishëm që ka, si dhe pavarësinë gjatë pro-cesit të punës. Njerëzve nuk iu pëlqen që shefi t'i kontrollojë në çdo hap sepse vret iniciativën.”

Ja disa mënyra që duhet të ndiqni për të shijuar punën dhe të qenurit vetvetja:

Luani me fuqitë tuaja!Bëni një aktivitet që iu pëlqen shumë,

ose atë që ju pëlqen më shumë se punët e tjera. Kushtojini më shumë kohë asaj që mund të bëni më mirë ose për të cilën keni më shumë njohuri. Kaloni më shumë

kohë me atë që iu intereson më shumë.Formoni marrëdhënie më të mira!Përmirësoni ato marrëdhënie që janë të

tensionuara. Padiskutim që do të ketë disa kolegë që do t'i keni qejf më shumë se të tjerët, gjë që mund të sjellë edhe konflikte. Në vend që vetëm ta zmadhoni proble-min, duhet të pyesni disa persona më me eksperiencë se si t'i rregulloni gjërat. Kjo do ta çtensionojë situatën dhe do të ndih-mojë të ndërtoni marrëdhënie edhe me personin më gjaknxehtë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Atmosfera festive ka përfshirë kryeqytetin e shqiptarëve në 100-Vjetorin e Pavarë-

sisë. Mijëra shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diaspora kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ngjyrat e flamurit

kombëtar dominojnë në turmën e njerëzve që kanë zgjedhur Tiranën për të kremtuar festën më të madhe të kombit. Ceremonia festive është shoqëruar me aktivitete të shumta argëtuese, për të rritur e fëmijë. Në orën 13.00 është zhvilluar ceremonia e ven-dosjes së kurorave me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”, ku kanë marrë pjesë perso-nalitete të larta nga Shqipëria e Kosova. Krye-ministri Sali Berisha ka shtruar një drekë për nder të të ftuarve që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës. Festimet kanë vijuar më tej me paradën e forcave te arma-tosura ne Sheshin “Skenderbej”. Më pas është përuruar Monumenti i Pavarësisë në Parkun Rinia. Koncerti Jubilar “Rrugëtimi i Kom-bit” në Pallatin e Kongreseve dhe koncerti në Sheshin “Nënë Tereza”, kanë ndezur atmos-ferën festive në kryeqytet. Ceremoinia zyr-

tare e festimeve është mbylluar me pritjen në Pallatin e Brigadave dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ndërsa festimet e shqiptarëve kanë vijuar deri në orët e vona.

Organizim perfekt, ndryshim pozitiv 100%, i imazhit të Shtetit Shqiptar dhe Poli-cisë së Shtetit në shërbim të çdo shqiptari në këtë 100-Vjetor të Pavarësisë. Energji Pozi-tive nga Vlora në Gjakovë, nga Tirana në Shkup, nga Shkodra në Tetovë, nga Elbasani në Ulqin, nga Kukësi në Gostivar, nga Korcca në Pejë, nga Berati në Tivar, nga Durrësi në Mitrovicë, nga Gjithandej në Trojet Shqip-tare. Jetë të Gjatë Flamurit Shqiptar, Shpirtit vigan e të pamposhtur të çdo Shqiptari! Jetë të Gjatë, Strategut të 100-Vjetorit dhe Vizio-narit të Shqipërisë së Re, Kryeministrit të të gjithë Shqiptarëve, Kryeministrit Berisha!

Për më tepër: www.77news.al

AAK, urim për 28 Nëntorin 2012: Ky është shekulli i shqiptarëve!

Berisha, Kryeministër i të gjithë Shqiptarëve!Strateg i 100-Vjetorit dhe Vizionar i Shqipërisë së Re!

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

V66 ofron vend pune instruktor palestre dhe aerobie. Kontaktoni në 0664069309 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Shqiptarët kanë festuar 100 vjetorin e Pavarësisë përmes ceremonive madhës-

htore në Vlorë dhe Tiranë. Në këtë datë të rëndësishme për kombin, politika ka lënë mënjanë ndasitë dhe është bashkuar në Vlorë, qytetin e flamurit, ashtu si shqip-tarët nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqe-donia e diaspora, janë bërë bashkë, për të përmbushur ëndrrën e Atit të Pavarësisë Ismail Qemali, që nisi më 28 Nëntor të vitit 1912. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, Presidentja e Kosovës Atifete Jah-jaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi,

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe politikanë dhe personalitete të tjera të ven-dit dhe rajonit janë mbledhur në sheshin e flamurit, për të kremtuar 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Në momentin e mbërri-tjes në qytetin e Vlorës kryeministri Sali Berisha ka shtrënguar duart me kreun e opozitës Edi Rama, duke i uruar festën e Pavarësisë. Nën tingujt e himnit kombëtar dhe në praninë e mijëra njerëzve të mbled-hur në Sheshin e Flamurit është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit nga Presi-denti i Republikës Bujar Nishani. Ngritja e Flamurit kombëtar kuq e zi me shqiponjën

dykrenore është shoqëruar me të shtëna topi dhe mes brohoritjeve të mijëra shqip-tarëve të cilët kanë mbushur sheshin e Fla-murit në Vlorë. Pas ngritjes së flamurit nga Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, personalitete të larta nga Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit. Në varrin e burrit të shtetit vendosën kurora me lule auto-ritete të larta, që nga Presidentja e Koso-vës, Jahjaga, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kryeministri Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PS-se, Edi Rama dhe me radhe ministrat e kabineteve qeveritare. Presidenti i Repu-blikës Bujar Nishani, në fjalën e tij në cere-moninë e zhvilluar në sheshin e Flamurit ka shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificat e atyre që bënë të mundur kri-jimin e shtetit shqiptar. “Sot kemi shpresa të mëdha ne shqiptarët. Ne dhe Flamuri ynë jemi të pandarë dhe të pandashëm si materia dhe lënda dhe toka dhe qielli jemi një me flamurin. Ta mbajnë të paprekur fla-murin tonë”, ka theksuar Nishani. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika në fjalën e tij, ka bërë apel për një bashkim kombë-tar dhe vëllazëror në të gjitha dimensionet. “Bashkim vëllazëror në të tëra dimensio-net, bashkim kombëtar si proces kombëtar, vullnetesh e fuqish të pashterura. Shembull i këtij bashkimi është edhe ajo që po ndodh në Vlorë”, është shprehur Gjika.

Për më tepër: www.77news.al

100-vjet Pavarësi!Vlorë-Tiranë, shqiptarët bashkë në shekujt e ardhshëm!

77 NEWS

A.S CALL ofron vend pune Operator/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 29 NËNTOR 2012

I mituri V.H:

Gërmoj në plehra, për të blerë ilaçet për babain dhe motrën e sëmurë!

Trupvogël, i imët, me duart që herë pas herë i çirren në kazanët e mëdha të

mbushura me mbeturina, 7-vjeçari rom V.H orvatet të gjejë bukën e përditshme. Vështrimi i tij e kalon çdo keqardhje në botë, kur i afrohesh dhe sheh se ndër duar ka mbërthyer një kore buke të thatë që e vërtit me shpëjtësi në gojë. Thuajse i rrec-kosur, me këmbët e vogla ngjitet edhe më tej kazaneve të mëdha duke përkulur trupin imcak deri në gjysëm të tyre. Aty kërkon me duar për disa minuta dhe sapo gjen diçka për të ngrënë buzëqesh dhe largohet drejt një destinacioni tjetër. Të miturin rom e takojmë diku në zonën e ish-bllokut. Ai tregon se çdo ditë gërmon në plehra për të ngrënë pasi paratë që fiton në rrugë duhet t'i dorëzojë në shtëpi sepse me ato duhet të blejnë ilaçet për babain dhe motrën e sëmurë. I mituri rom na thotë se e gjithë familja e tij lyp në rrugë, duke filluar nga nëna dhe dy vël-

lezërit, madje, ndonjëherë kur ndihet mirë dhe babai i tij del rrugëve për të mbledhur kanaçe ose shishe. Më pas i shet ato. Nëna dhe dy vëllezërit e tjerë të 7-vjeçarit rom qën-drojnë bashkë, ndërsa nata e gjen familjen të shpërndarë në të gjitha zonat e Tiranës duke kërkuar lëmoshë. Historia

Edhe pse është shumë i vogël në moshë, vetëm 7 vjeç, ai shpjegon se familja e tij jeton në një barake të vjetër në zonën e ish-tregut Dinamo. "E gjithë familja ime lyp në rrugë për bukën e gojës, shtëpi nuk kemi, jemi 5 njerëz në familje dhe shpërndahemi të gjithë duke lypur në Tiranë", rrëfen 7-vjeçari rom. Ndërsa kërkon me sy ndonjë kazan të radhës, minoreni rom rrëfen se përpara disa vitesh ai ka qenë shumë i sëmurë dhe për pak sa nuk ka vdekur në spital, për shkak të ngatërrimit të zorrëve dhe një infeksioni të rëndë në to. Djaloshi i vogël rom rrëfen se mjekët i kanë thënë që sëmundja i është shkaktuar nga disa mikrobe prej ushqimeve që ka konsumuar dhe prindërit e tij duhet të kenë kujdes me ushqimet që konsumon djaloshi i vogël. Por, ndërsa shpreh këtë gjë, vogëlushi duke tundur kokën mendohet për pak dhe thotë se mjekët i kanë të siguruar mjekët e tyre dhe nuk e mendojnë se njerëzit vuajnë për bukën e gojës. "Skam çfarë të bëj, dua të ha, prindërit nuk kanë se çfarë të më japin pasi gjithë ditën nuk i shoh, paratë na duhen se babai dhe motra e vogël janë të sëmurë dhe blejmë ilaçet me lekët që fitojmë, mjekët më thanë se nuk duhet të ha ushqime të

pakontrolluara, por nëse më ushqejnë ata, atëherë do heq dorë nga kazanët", shprehet duke qeshur 7-vjeçari rom, e duke na parë në sy mundohet të sfidojë urinë dhe jetesën në kushte mjerane që bën me familjen e tij. Apeli

Ndërsa e ndjekim pas tek fërkon barkun e tij të vogël me duar, e tek shpejton hapat, ai ulet më pas në një cep rruge dhe duke zgjatur duart fillon t'u kërkojë njerëzve para në rru-gë. Disa prej kalimtarëve i lënë ndonjë qin-darkë, disa të tjerë e shohin me kureshtje, por nuk ndalojnë. Ndërsa e pyesim vogëlushin rom, nëse ai ka shkuar ndonjëherë në shkol-lë, ai tregon se ka shumë dëshirë të shkojë atje e të mësojë që të lexojë e të shkruajë, por është rritur para kohe e duhet të bëjë para për familjen. "Ne nuk kemi para, ndaj dalim çdo ditë në rrugë për të lypur, vëllezërit e mi dhe motra hanë rrugëve ku të munden, nëna na mbledh të gjithëve në darkë e ikim në kasollen ku jetojmë, ndaj dua të kërkoj ndihmë se jemi shumë të varfër dhe skemi as shtëpi", rrëfen i mituri rom, ndërsa orvatet të bjerë në sy të kalimtarëve duke zgjatur duart e imëta dhe duke i parë ata drejt e në sy. "Zoti iu ruajt, vetë e më fëmijë, a më jepni ca lekë, zoti iu dhëntë shëndet dhe bukën e përditshme!".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Flet Lelaj, babai i një studenteje:

Abonetë të shiten në sekretaritë e fakulteteve, jo në tregun e zi!

Një vit e ca që shkon e vjen, ankohet në bashki se nuk gjenden abone

studenti. "Kam një vajzë studente në Ins-titutin Bujqësor, dega Zooteknikë, tregon qytetari Muhamet Lelaj, banor në Tiranë. Gjithandej rrugëve mund të gjesh abone studenti 100 lekë të reja, por në agjencitë e shitjeve të aboneve nuk gjen asnjëherë. Muharrem Lelaj të cilin e takuam në rad-hën e ankesave në Bashkinë e Tiranës ka kë-rkuar ngado në kryeqytet abone për vajzën e tij studente, që nga Kinostudio, Shkolla e Bashkuar, Qendër tek Banka, Stacioni i Trenit, qendër tek ish-Hotel "Drini" si dhe në Kamëz. Por, abone me vlerën reale 600 lekë nuk ka parë të shitet askund në agjenci. "Ditën që do të hidhen në qarkullim abo-netë e studentit, hajdeni bashkë me mua ta shihni se ku shiten me një mijë lekë", na thotë qytetari. Ndërkohë, që nga data 28 e çdo fundmuaji, kur ato hidhen në treg dhe

për një javë rresht, është në kërkim të tyre. Sipas rrëfimit të qytetarit, abone studenti mund të gjesh me 10 mijë lekë rrugëve nën dorë, i shesin djem që lidhen me fatorinot dhe shoferët e autobusëve në angjenci. Qytetari tregon se i ka parë me sytë e tij skenat kur djem të rinj janë furnizuar me tufa abonesh nga këto agjenci, ndërkohë që atij vetë, aty për aty, ia kanë refuzuar të blejë abone me 600 lekë. "Ne jemi pri-vatë, i kanë thënë, po të duash mund ta japim 1000 lekë". Meqenëse vajza e tij merr zakonisht autobusin e linjës së Kamzës për në shkollë, Muharremi thotë se është inte-resuar edhe në Bashkinë e Kamzës. Atje i kanë dhënë abone një muaj, por jo më. Ndërsa në kioskat e shitjeve të aboneve në Kamëz i kanë thënë "Mos hajde fare, se nuk i mbajmë ne". Vërtetimin e shkollës nuk e kanë përfillur. "Vajza dhe unë kemi shkuar në agjencitë e aboneve me vërteti-min nga shkolla dhe nuk na kanë dhënë. 2000 lekëshet e vërtetimit të shkollës që i paguaj çdo muaj, ikin kot se nuk ta njohin fare, ndërsa në rrugë, nuk ka nevojë fare për vërtetim". "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" verifikoi aty për aty vërtetësinë e fjalëve të qytetarit. Ne pyetëm mbi 20 stu-dentë të cilët vinin në bashki për të marrë kartën e studentit. Dy prej tyre thanë se nuk u duhej, një studente tha se e blinte 600 lekë, por ia sillnin të porositur, ndërsa të tjerët pohuan se abonetë e studentit nuk i sheh me sy në agjenci, por mund t’i blesh ku të duash me një mijë lekë. Muharremi

ka mbi një vit që ankohet në Bashkinë e Tiranës për punën e abonesë. Përgjigja që i japin: "Shqetësimi juaj është i drejtë, do të zgjidhet…". I kanë dhënë edhe një shkresë në dorë me të cilën të drejtohej te Agjencia e Parkut të Autobusave të linjës së Institutit Bujqësor. Falë kësaj shkrese, në këtë agjenci i kanë dhënë tri muaj abone studenti, pas-taj i kanë thënë: "Nuk merremi me ty". Pas kësaj, qytetari është ankuar sërish në Bashkinë e Tiranës. Këtë herë e kanë adre-suar tek Zyra e Urbanistikës së Bashkisë për të marrë abone. "Atje më dhanë një muaj. Pastaj nuk më dhanë më dhe më thanë: Vetëm ju ankoheni për abonenë. Po të tjerët si bëjnë? U thashë që të tjerët ndoshta nuk ankohen se kanë edhe makina private, pastaj nuk janë në hallin tim eko-nomikisht". Lelaj në moshën e pensionit që është tani, nuk ka mbyllur ende dety-rimet si baba dhe ndihet në vështirësi të mëdha. Atij i dalin çdo vit nga xhepi vetëm për barnat e sëmundjes së vajzës, 25 mijë lekë të reja, ose baraz me pensionin e tij të dy muajve. "Nga 12 muaj pension në vit, 2 muaj i jap vetëm për ilaçet e vajzës prej 7 vitesh, thotë ai, se po të mos isha në këtë hall, nuk mundohesha kaq herë deri në bashki”.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Muhamet Lelaj

6 77 NEWS

Nëse urreni punën tuaj, dëmtoni shëndetin!

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Gjërat që nuk duhet t’i bëni pasi të keni ngrenë bukë!Mos ecni:

Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.Mos flini: Gjithashtu pengon në tretjen

e ushqimeve.Mos bëni banjë: Kjo bën që gjaku të

qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.

Mos hani fruta: Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.

Mos pini çaj: Gjethet e çajit përmbajnë

acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).

Mos e lironi rripin: Mund të shkaktojë bllokim apo ngatërrim të zorrëve.

Mos pini cigare: Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një ci-gare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Ndonjëherë përplasni këmbët, merrni frymë thellë, ndonjëherë

dhe qani? Ju numëroni minutat para se të vijë e premtja, momenti i lirimit. Por kini kujdes, nëse urreni punën tuaj është gjithashtu e dëmshme për shëndetin tuaj mendor. Disa studiues kanë konstatuar që ato që nuk duan punën e tyre, vuajnë nga ankthi dhe depresioni, sesa ato që janë pa punë. Disa studiues të brendshëm kanë tre-guar që disa persona për fat të keq në punën e tyre kishin tension arterial më të lartë se të tjerët, edhe kur nuk ishin ne punë.

Aurora Seraniwww.77news.al

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Gjeni mënyrën që të merreni dhe të ndiqni projekte të mëdha dhe më pas mund të rrini të qetë pa bërë asgjë.

Demi: Keni tendencën që të nxirrni thonjtë për t’u mbrojtur. Fatkeqësisht kjo strategji nuk iu funksionon.

Binjakët: Ndoshta keni shumë gjëra në mendje dhe nuk jeni duke ndjekur si duhet asnjë prej planeve që keni bërë më parë.

Gaforrja: Sot do të dini të zbuloni sekre-tet e zemrës së tij/saj dhe do ta lidhni atë më shumë me veten.

Luani: Në këtë moment ju nuk arrini të shihni me qartësi situatën tuaj, duhet të prisni për një sqarim të rëndësishëm.

Virgjëresha: Zakonisht ju nuk jeni shu-më të guximshëm në dashuri por sot do të bëni një përjashtim të rregullave tuaja.

Peshorja: Ndoshta ka ardhur momenti që t’ua tregoni edhe të tjerëve vendimet tuaja drejt së ardhmes.

Akrepi: Prezenca e Hënës në shenjën tuaj është shumë çliruese, sidomos nëse jeni ndjerë të lodhur dhe të pamotivuar për një kohë të gjatë.

Shigjetari: Edhe pse në pamjen e jashtme nuk shfaqni interesim në dashuri, ju e dini që brenda jush gjërat janë shumë ndryshe.

Bricjapi: Sot do të arrini të kontrolloni si duhet nervozizmin dhe acarimin që iu shkakton dikush.

Ujori: Ndoshta iu duket sikur në këtë moment asgjë nuk po shkon ashtu si do të dëshironit, në fakt nuk është kështu.

Peshqit: Të eksploroni një situatë apo një çështje në thellësi do iu vijë natyrshëm falë prezencës së Hënës në shenjën e Akrepit.

Qendra e Studimit Schritte ofron vend pune Mësues/e të Gjuhës Angleze. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Paraja nuk blen lumturi, por lumturia sjell para!

Të dhënat vijnë nga një studim afat-gjatë mes më shumë se 10.000 adoles-

hentëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç.

Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare.

Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ard-hurave më vonë në jetë.

Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoles-hentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të

gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.

Të dhënat vijnë nga një studim afat-gjatë mes më shumë se 10.000 adoleshen-tëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç si dhe nga krahasimi me të ardhurat e tyre vjetore në moshën 29 vjeç. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre, botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se krijimi i mjediseve emocionalisht të shëndetshëm në shtëpi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se lumturia është një objektiv universal, por edhe sepse ajo sjell përfitime ekonomike për individët dhe shoqërinë si një e tërë.

Për më tepër: www.77news.al

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 29 NËNTOR 2012

Vlashaj: Objektivi ynë, marrja e një deputeti në Shkodër!Hapet zyra koordinuese e LSHR-së në qarkun e Shkodrës

Lëvizja Shqipëria e Re ka përuruar zyrën koordinuese në qarkun e Shko-

drës dhe ka prezantuar koordinatorin e saj Blendi Dibra. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i LSHR-së z. Edmond Vlashaj, i cili ka theksuar se objektivi i kë-saj partie të re politike për qarkun e Shko-drës, është marrja e një deputeti, për të bërë të mundur përmbushjen e aspiratës së drejtimit të Ministrisë së Punës, Çës-htjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrisë së Diasporës. "Ne urojmë që ta meritojmë marrjen e një deputeti në Shkodër. Lëvizja Shqipëria e Re synon që të marrë 10 deputetë në të gjithë Shqipërinë dhe një prej qarqeve ku ne synojmë ta kemi qëllimin të përmbus-

hur, është qarku i Shkodrës. Marrja e një deputeti në Shkodër, na garanton marrjen nën përgjegjësi dhe drejtim të tre minis-trive kryesore, siç është Ministria e Punës, Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Diasporës”, është shprehur kreu i LSHR-së. Ai ka nënvizuar se objekti-vi në drejtimin e këtyre dy institucioneve, është reformimi i tyre për t'i shndërruar në modele që i shërbejnë njerëzve. “Kemi synim të sjellim një model të ri, për t'i shndërruar ato në pikë referimi edhe për institucionet e tjera”, ka theksuar ai. Vlas-haj ka informuar se të rinjtë, shtresat në nevojë dhe sipërmarrësit, janë target-grupi që synon të përfaqësojë Lëvizja Shqipëria e Re. Në vijim të takimit, të pranishmit në ceremoni, janë njohur me pikat krye-

sore të platformës politike, lufta kundër korrupsionit, fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shërbimeve sociale si dhe fuqizimi i kombit shqiptar përmes ngritjes së Ministrisë së Diasporës. “Këto ide nuk i kemi prodhuar ne, i kemi marrë nga njerëzit. I kemi mbledhur duke komunikuar çdo ditë me njerëzit, duke organizuar tavolina të rrumbullakëta dhe takime me ta. Idetë e tyre i kemi rregulluar dhe i kemi përcjellë tek ju në formën e platformës politike”, ka sqaruar kreu i Lë-vizjes Shqipëria e Re. Të pranishmit kanë vlerësuar idetë e shpalosura në platformën politike të LSHR-së, duke i cilësuar ato, reformatore dhe origjinale.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re