gazeta 77 news botimi nr 263

8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 24.11.2012 VITI I - NR.263 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ministri Bode: Buxheti i vitit 2013-të, i fokusuar te rritja ekonomike!..............................fq.2 Berisha nënshkruan me homologun maqedonas marrëveshje të rëndësishme!.................................fq.3 Historia e lypësit 12-vjeçar me nënën invalide!........fq.4 Në kirurgjinë e QSUT infermierët burim infeksioni, bëjnë pazar me uniforma!..........fq.5 Flet sipërmarrësi Allmeta: Llogaritja e taksës mbi xhiron, ul korrupsionin!...fq.8 ...>>fq.2 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv 100 vjet Pavarësi, Obama: Ju mbështesim për Integrimin! Çelësi për të qenë unik dhe i vlefshëm! Ç elësi për ta bërë jetën tuaj unike dhe të vlefshme është për të shpërndarë. Shpërndarja ka një magji unike. Një larvë një herë kishte thënë, “Unë mendoj se jam bërë për më shumë se thjesht të zvarritem në tokë”. Që atë ditë, larva arrinte të hipte në pemë, të ngjitej pas një gjetheje dhe të thurte mëndafsh. Kushedi sa përpjekje e madhe duhet bërë për të thurur atë mëndafsh. Por diçka brenda larvës thoshte,“Unë jam kri- juar për të qenë diçka më shumë se një larvë”. Kështu që kur lloji i mëndafshit bëhet gati, hapet dhe nga ajo del një flutur që fluturon shumë larg, ndoshta duke kënduar,“Unë men- doj se mund të fluturoj! Unë mendoj se mund të kap qiellin me dorë! Dikur isha thjeshtë një larvë që zvarritesha, sot mund të fluturoj”! Tani, shikojeni këtë metamorfozë. Shpesh të gjithë duhet të kenë një periudhë ku të thonë, “Aftësi dhe gjëra të reja po më presin”, gjëra të cilat do t’iu vijnë nëse arrini të përktheni atë që ndieni në shpirtin dhe në zemrën tuaj. Edhe pse mund t’iu duket e pakëndshme në fillim, mos ngurroni ta bëni një gjë të tillë. Ja pra çfarë bën shpërndarja, krijon hapë- sira për më shumë. Një pyetje, nëse një gotë është plot me ujë, a mund të mbajë më? Dhe përgjigjja është po, por vetëm nëse ju derdhni pak nga ai ujë. Pra, mbani shënim. Nëse doni më shumë, duhet të nxirrni jashtë atë që keni, pastaj të keni mundësi të merrni më shumë. Ndryshe nga gota që mbetet në të njëjtën masë kur ju nxirrni pak ujë jashtë; me ndërgje- gjen njerëzore nuk ndodh kështu. Kapaciteti juaj do të rritet sa më shumë që ju të ndani me njëri tjetrin. Ju do të...>> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Mar-2016

229 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjesh Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi Nr 263

MENDIMI POZITIVE SHTUNË, 24.11.2012 VITI I - NR.263

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ministri Bode: Buxheti i vitit 2013-të, i fokusuar te rritja ekonomike!..............................fq.2 Berisha nënshkruan me homologun maqedonas

marrëveshje të rëndësishme!.................................fq.3 Historia e lypësit 12-vjeçar me nënën invalide!........fq.4 Në kirurgjinë e QSUT infermierët

burim infeksioni, bëjnë pazar me uniforma!..........fq.5 Flet sipërmarrësi Allmeta:

Llogaritja e taksës mbi xhiron, ul korrupsionin!...fq.8

...>>fq.2

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

100 vjet Pavarësi, Obama:Ju mbështesim për Integrimin!

Çelësi për të qenë unik dhe i vlefshëm!

Çelësi për ta bërë jetën tuaj unike

dhe të vlefshme është për të shpërndarë. Shpërndarja ka një magji unike.

Një larvë një herë kishte thënë, “Unë

mendoj se jam bërë për më shumë se thjesht të zvarritem në tokë”. Që atë ditë, larva arrinte të hipte në pemë, të ngjitej pas një gjetheje dhe të thurte mëndafsh. Kushedi sa përpjekje e madhe duhet bërë për të thurur atë mëndafsh. Por diçka brenda larvës thoshte, “Unë jam kri-juar për të qenë diçka më shumë se një larvë”.

Kështu që kur lloji i mëndafshit bëhet gati, hapet dhe nga ajo del një flutur që fluturon shumë larg, ndoshta duke kënduar, “Unë men-doj se mund të fluturoj! Unë mendoj se mund të kap qiellin me dorë! Dikur isha thjeshtë një larvë që zvarritesha, sot mund të fluturoj”!

Tani, shikojeni këtë metamorfozë. Shpesh të gjithë duhet të kenë një periudhë ku të thonë, “Aftësi dhe gjëra të reja po më presin”, gjëra të cilat do t’iu vijnë nëse arrini të përktheni atë që ndieni në shpirtin dhe në zemrën tuaj. Edhe pse mund t’iu duket e pakëndshme në fillim, mos ngurroni ta bëni një gjë të tillë.

Ja pra çfarë bën shpërndarja, krijon hapë-sira për më shumë. Një pyetje, nëse një gotë është plot me ujë, a mund të mbajë më? Dhe përgjigjja është po, por vetëm nëse ju derdhni pak nga ai ujë. Pra, mbani shënim. Nëse doni më shumë, duhet të nxirrni jashtë atë që keni, pastaj të keni mundësi të merrni më shumë.

Ndryshe nga gota që mbetet në të njëjtën masë kur ju nxirrni pak ujë jashtë; me ndërgje-gjen njerëzore nuk ndodh kështu. Kapaciteti juaj do të rritet sa më shumë që ju të ndani me njëri tjetrin. Ju do të...>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 news botimi Nr 263

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 bëheni shumë, shumë më të mëdhenj. Por, përse kërkon interesi vetjak që të bëhet më i madh? Ja përse: që të mbajë më shumë se përjetimet e fundit. Disa njerëz nuk mund të mbajnë shumë lumturi sepse janë të vegjël, akti-vitetet e tyre janë të vogla, mendimet dhe aftësia e tyre është shumë e vogël. Ata nuk mbajnë dot shumë sepse janë të vegjël.

Sa më të mëdhenj që të bëheni, aq më shumë do të merrni. Kur çlironi pak lum-turi, do të përthithni edhe më shumë. Kur derdhet kënaqësi, do të merrni edhe më shumë. Kur ka shumë bujari në ekonomi, do të merrni më shumë, kur të shpërn-dani atë që keni do të bëheni shumë të mëdhenj.

Disa njerëz nuk janë vetëm të vegjël,

por e kanë edhe gotën të kthyer përmbys, që e bën shumë të vështirë të fusësh diçka brenda. Por nëse e shikoni çdo situatë me mendje të hapur, me ndërgjegje të pastër, të gatshëm për të pranuar më shumë, do të shikoni që do të gjeni edhe njerëz të tjerë që do të pranojnë të ndajnë gjëra me ju.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Ju mbështesim për Integrimin!100 vjet Pavarësi, Obama mesazh urimi:

TIA: Qytetarët të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë!

Transparency International Albania i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë

korrupsionin. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër pandëshkueshmërisë, TIA, përmes një deklarate për shtyp, ka theksuar se heqja e imuniteteve duhet të përkthehet në luftë kundër pandëshkueshmërisë. “23 Nëntori shënon ditën ndërkombëtare në luftën kundër pandëshkueshmërisë, një

ditë në të cilën mijëra aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë e qytëtarë në mbarë botën protestojnë me qëllim rritjen e ndërgje-gjësimit publik mbi shkaqet dhe pasojat e kulturës së pandëshkueshmërisë. Në këtë kuadër, Transparency International Albania, organizata lider në luftën kun-dër korrupsionit, u bën apel qytetarëve të ngrenë zërin e tyre në kërkim të drejtësisë

dhe mbrojtjes së lirisë së fjalës e mendimit të lire”, deklaron TIA. Kjo organizatë ka vënë në dukje se pandëshkueshmëria për-bën një kërcënim serioz për integritetin e shoqërisë sonë, për këtë arsye i ka bërë apelliderëve dhe institucioneve qeverisëse, të ngrenë themele të forta të kulturës së transparencës në jetën publike.

Për më tepër: www.77news.al

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë dje një mesazh urimi nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ame-

rikës, Barack Obama me rastin e 100-vje-torit të Pavarësisë.

Në mesazhin e bërë publik nga zyra e Presidencës thuhet se shefi i Shtëpisë së Bardhë duke rikonfirmuar miqësinë e SHBA shprehet për vijim të marrëdhë-nieve të konsoliduara mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Presidenti Barack Obama shpreh mbës-htetjen e SHBA në rrugën e Shqipërisë në procesin e integrimit si dhe mirënjohjen për rolin që vendi ynë luan për stabilitetin në rajon si dhe kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit.

"Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emi-grantëve të parë shqiptarë në Shtetet e

Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presi-dentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas ven-dosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë. Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqip-tar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë. Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në për-pjekjet tuaja të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë! ", u shpreh Presidenti Barack Obama në mesazhin e tij.

Për më tepër: www.77news.al

Bode: Buxheti i vitit 2013-të, i fokusuar te rritja ekonomike!

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nisi diskutimin e Buxhetit 2013. Ministri i

Financave Ridvan Bode konfirmoi rritjen e nivelit të borxhit vitin e ardhshëm me argumentin për të garantuar furnizimin e popullsisë me energji elektrike. Ai tha se qeveria i jep garanci KESH-it i cili prodhon dhe importon, pasi CEZ ka një vit që nuk arkëton. Pas zgjidhjes se kësaj situate, minis-tri Bode premtoi ulje të borxhit. "Vijmë për ta hequr sepse jemi tërësisht në kushte speci-fike dhe ka të bëjë me atë që ju përmendët,

heqjen e kufizimit nga ligji i borxhit dhe njëkohësisht futja e një niveli vetëm në ligjin e buxhetit vjetor, për të nxjerr jashtë li-miteve të autorizuara garancitë që jepen për KESH-in. Viti 2013 do të jetë vit elektoral, Parlamenti mund të jetë dhe i shpërndarë kur KESH-i mbetet pa para për të impor-tuar energjinë elektrike. Ju e dini situatën që kemi aktualisht, blejmë energji, prodhojmë energji, furnizojmë me energji dhe nuk ma-rrim mbrapsht asnjë", tha ministri Bode. Ndërkohë që nënkryetarja e komisionit

të ekonomisë Mimi Kodheli e përcaktoi si papërgjegjshmëri rritjen e nivelit të borxh-it, ndërkohë që FMN ka kërkuar që të mos tejkalohet niveli 60 përqind. Ministri Bode nënvizoi se do të synohet të ruhen ekuilibrat makrofinanciar gjatë fushatës zgjedhore. Sipas numrit një të financave, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i fokusuar te rritja ekonomike. Kjo pasi në vlerësimin e ministrit Bode, rritja ekonomike është edhe çelësi i zgjidhjes së problemeve.

Për më tepër: www.77news.al

Barack Obama

Page 3: Gazeta 77 news botimi Nr 263

377 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Palestra MASTER GYM ofron vend pune instruktor/e aerobie. Kontaktoni në Nr.: 04 451 9016 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Topalli: Votoni ligjet e integrimit, mos bëni karshillëk ndaj Shqipërisë!

Berisha nënshkruan me homologun maqedonas marrëveshje të rëndësishme!

Kryeministri Sali Berisha është takuar me homologun maqedonas Nikola Gruev-

ski, i cili ka vizituar Shqipërinë në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Krerët e qeverive të dy vendeve, kanë nënshkruar marrëves-hjen për njohjen reciproke të lejeve të drejti-mit dhe marrëveshjen për hapjen e pikës së

përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhe-pisht. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ata kanë dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku shprehën vendosmërinë e dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin mes tyre, në të gjitha fushat. Njëkohësisht palët kanë dhënë mbështetjen e tyre në proceset

integruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë. "Në takimin kokë më kokë, por dhe ne atë me delegacionet respektive diskutuam gje-rësisht për bashkëpunimin tonë të ngushtë në proceset integruese të dy vendeve. Jemi të mendimit se Maqedonia meriton plotësisht hapjen e negociatave. Ndërkohë që Maqe-donia nga ana e saj mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe sheh me interes hapat para në këtë drejtim”, është shprehur kryeministri. Nga ana e tij, kryeministri Gruevski ka konfirmuar bashkëpunim mes dy vendeve në sistemin rrugor, hekurudhor dhe në fushën e energjisë. Por sipas tij, prio-ritet mbetet integrimi në BE dhe për këtë arsye kryeministri Gruevski ka shprehur bindjen e tij se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve është në bashkësinë europiane. Të dy kryeministrat shprehën vullnetin e për-bashkët për rrugën e Arbrit dhe autostradën Shkup - Tiranë.

Për më tepër: www.77news.al

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës të votojë tre kush-

tet e Komisionit Evropian për statusin. Duke përshëndetur vendimin e komisionit të jash-tëm të Parlamentit Evropian për të mira-tuar rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, ajo ka theksuar se tre ligjet duhet të miratohen pa vonesa. “Tre ligje presin të miratohen në Kuvend, tre ligje të cilat Komi-sioni Evropian, komisioni i jashtëm i Parla-

mentit Evropian dhe sigurisht Parlamenti Evropian i identifikojnë si të rëndësishme në procesin tonë të reformave. Prandaj ata kërkojnë një zëri që ne t’i miratojmë ato, pa kushte dhe pa vonesa! Duke votuar këto tre ligje, Parlamenti kryen detyrën”, është shprehur kryeparlamentarja. Sipas Topallit, të mos votosh ligjet e integrimit do të thotë t’i bësh karshillëk Shqipërisë. “Dje, të majtë e të djathtë evropianë, jo shqiptarë votuan për Shqipërinë, votuan për rekomandimin

për statusin e vendit kandidat. Ata nuk janë shqiptarë, por votuan për Shqipërinë. Edhe dje në Kuvendin e Shqipërisë ishin në axhendë si për disa muaj rresht, tre ligjet që kërkon Evropa. Por koleget e mi socia-listë nuk i votuan ato. Ata janë shqiptarë por nuk votuan për Shqipërinë. Refuzimi për të votuar tre ligjet është karshillëk ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 news botimi Nr 263

4 77 NEWS

Grand Resort ofron vend pune Menaxher/Menaxhere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Historia e lypësit 12-vjeçar me nënën invalide!

Kjo është një nga tablotë e ditëve të sotme “moderne” që shihet rëndom

nëpër rrugë. Ky është një i mitur i cili gdhihet cepave të kryeqytetit. Përngjan me heronjtë migjenianë. Një Luli i Vocërr pa mbështetje dhe ngrohtësi. Zgjedhim të japim lëmoshë apo të qëndrojmë indife-rentë ndaj fenomeneve të tilla! Ky djalë quhet Arbër, ai është 12 vjeç dhe endet i vetëm për të siguruar mbijetesën. E zgjuam teksa flinte mbi kartonë në një nga rrugët më të populluara të Tiranës, pranë "Librit Universitar".

Jeton vetëm me të ëmën e cila është invalide, babain nuk e ka njohur kurrë, pasi ai ka vdekur kur ky vogëlush ka qenë

shumë i vogël. Megjithatë ai ëndërron si gjithë bashkëmoshatarët e tij, jeton me shpresa dhe dëshira të mëdha. Arbëri rrë-fen për jetën e tij dhe për situatën në të cilën ndodhet.Pse del në rrugë për të lypur?

Jetoj vetëm me mamin. Ajo nuk ecën dot, pasi ka pësuar dikur një aksident dhe tani është në karrocë me rrota. Babai më ka vdekur kur unë kam qenë shumë i vo-gël. E njoh vetëm nëpërmjet fotografisë. Mamaja nuk punon dot, ndaj unë jam i detyruar të lyp rrugëve sepse nuk kemi asnjë ndihmë. Ime më merr një pension të vogël por nuk na del për asgjë. Jam i vogël, nuk di të punoj, ndaj dal në rrugë.

Keni kërkuar ndihmë në ndonjë insti-tucion apo edhe shoqatë që merret me shtresat në nevojë?

Po, shumë shoqata, madje edhe besim-tarë na kanë ndihmuar me rroba dhe ush-qime, por jo gjithmonë. Jemi të varfër dhe vuajmë për të ngrënë prandaj unë dal në rrugë. Do të dëshiroja të shkoja në shkollë si gjithë moshatarët e mi, por nuk mun-dem, duhet të mendoj edhe për mamin e cila është sëmurë gjatë gjithë kohës. Cila është ëndrra jote?

Kam shumë ëndrra dhe dëshira. Më pël-qen të luaj, të shkoj në shkollë, të mësoj të lexoj dhe të shkruaj. Gjithmonë kam ëndërruar një botë ndryshe nga kjo që jetojmë sot. Dëshira ime më e madhe ësh-të të kem një familje normale si gjithë të tjerët. Si ka qenë fëmijëria jote?

Mbaj mend se ime më punonte gjithë kohën derisa pësoi aksidentin. Nuk kemi pasur asnjë ndihmë, gjithmonë ia kemi dalë mbanë vetë. Edhe pse të varfër, unë e dua shumë mamin dhe do të bëja gjithçka për të. Kanë dashur të më çojnë në jeti-more por unë nuk ndahem prej saj. Ajo pa mua do të vdiste. Nuk kam shumë kujtime por di që asgjë nuk është e lehtë për ne që jemi të varfër.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 news botimi Nr 263

77 NEWS

Albania TR ofron vend pune Arkitekte dhe Sekretare. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

EL DORADOEL DORADO

Adresa: BeratCel: +355 69 20 73 025

Bar RestorantPICERI

Bilardo PingpongInternetVeranda

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Sapo mbërrin në hyrje të Qendrës Spita-lore Universitare Nënë Tereza gjullurdia

e njerëzve që hyjnë e dalin të shqetësuar nga spitali të shqetëson së tepërmi. Gjendja duket tejet e rënduar në ambientin e jash-tëm të Kirurgjisë ku merimangat qëndrojnë bashkë me të sëmurët dhe familjarët e tyre, ndërsa problem kryesor është se janë kthyer së fundmi infeksionet spitalore. Në lidhje me këtë problem, në mes turmës mund të dallosh qartë dhjetëra infermiere të ve-shura me uniformat e spitalit, tek rrufisin kafe në lokalet e panumërta përqark. Në raste ekstreme sheh që infermieret turren me vrap tek tregu i romëve përballë hyrjes qendrore të spitalit për të psonisur ndonjë send me çmim të lirë. Sipas një vëzhgimi nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ashtu siç shihet edhe në foton përkatëse, dy prej infermiereve të reanimacionit të kirurgjisë janë duke bërë pazar pikërisht me veshjet dhe aksesorët e spitalit, fill pas një opera-

cioni të sapokryer të një prej pacientëve të shumtë në Kirurgji. Vëzhgimi

Duke pasur aksesin të hyjmë në korri-dorin e brendshëm dhe duke u informuar se këto dy infermiere janë pjesë e stafit që kryejnë ndërhyrjet dhe qëndrojnë për orë të tëra në sallën e operacionit, vendosim të shkojmë pas tyre. Fillimisht dy infermieret me veshjet e posaçme siç ishin në sallën e operacionit me shapkat dhe përparëset zbresin nga Reanimacioni i Përgjithshëm Kirurgjikal, nga një prej sallave që ndodhen në katin e dytë të ndërtesës dhe më pas ulen në kafenenë e parë sapo del nga ish urgjenca e QSUT-së. Më pas duke biseduar ato largohen për tek tregu rom pas spitalit të Pediatrisë. Aty shohin dhe kontrollojnë për gati një orë në pirgjet e mëdha me rroba të vjetra ku mikrobet janë me miliona. Më pas ato kthehen në reanimacionin e Kirurgjisë duke vazhduar me punët e tyre, madje njëra prej infermiereve në fjalë, nuk shkon as në tualet të lajë duart apo të ndërrojë përparë-sen por viziton menjëherë të sëmurin duke i vendosur atij serumin. Por raste si këto ka me dhjetëra kudo në spitalin shtetëror. Edhe pse mjekët apelojnë tek pacientët që të jenë më të kujdesshëm për higjienën në dhomat e pavijoneve, të cilët kanë pranuar edhe rrezikshmërinë e lartë të infeksioneve spitalore për shkak të kushteve jo të mira tashmë pacientët iu drejtojnë një apel mjekëve dhe infermierëve.

Apeli i PacientëveTë pyetur nga Qendra për Drejtësi dhe So-

lidaritet disa prej të afërmve të pacientëve në reanimacionin e përgjithshëm të kirur-gjisë, rrëfejnë se ata janë në çdo sekondë të rrezikuar nga infeksionet e tmerrshme spitalore dhe shpesh herë ata janë të prekur nga sëmundje të këtij lloji. Hyjria është një grua 50-vjeçare e cila ka operuar në Kirurgji djalin e saj. Ajo tregon se pas operacionit nga apandesiti, djali i saj pësoi një infek-sion të rëndë në zorrë dhe për këtë shkak qëndroi edhe një muaj tjetër në spitalin infektiv. “Çfarë mund të presësh nga këta mjekë dhe nga këto infermiere që sa dalin nga salla e operacionit vërviten tek tregu i romëve, atje e dimë të gjithë që janë mble-dhur miliona mikrobe, desh më iku djali nga një infeksion i rëndë dhe mjekët ma thanë vetë se e mori nga kushtet në spi-tal, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa”, shprehet 50-vjeçarja. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet do të vazhdo-jë të kryejë vëzhgime dhe investigime të mëtejshme për kushtet higjeniko sanitare në spitale duke shpresuar se nga drejtoria Urdhri i Infermierit dhe QSUT-së do të mer-ren masat e duhura.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Në kirurgjinë e QSUT infermierët burim infeksioni, bëjnë pazar me uniforma!

Page 6: Gazeta 77 news botimi Nr 263

6 77 NEWS

Sheqeri në pijet e gazuara shkakton dhimbje në gjunjë!

FiDe ofron vend pune Agjent Transporti Detar. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Muzika lehtëson frymëmarrjen!

Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirë-

sojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është

vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkopleumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës.

Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak akti-vitet fizik(ecje të lehtë) ndikonte në zvo-gëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymë-marrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta pacientë, por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato. Falë këtij eks-perimenti tani ka një indikacion, është ai: me muzikë vështirësitë ndjehen më pak.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Konsumimi i tepërt i pijeve e ga-zuara ndikon në shtimin në peshë,

por ndikon keq edhe në gjunjët tuaj, ndërsa që më të rrezikuarit janë perso-nat e dobët. Zbuluesit kanë vëzhguar pacientët të cilët vuajnë nga osteoar-triti në gjunjë, prej së cilës sëmundje vuajnë rreth gjashtë milionë britanikë të moshuar. Shkencëtarët kishin ardhur në përfundim se konsumimi i pijeve të gazuara përshpejton këtë çrregullim, e më së shumti ndikon te njerëzit e dobët. Shkencëtarët kanë krahasuar rezultatet e 2.149 pacientëve, tek të cilët ishte dia-gnostikuar osteoartriti, si dhe kishin

përcjellë zhvillimin e sëmundjes dhe konsumin e pijeve të gazuara. Njerëzit që kishin konsumuar pije joalkoolike kishin rezultate më të këqija e po ashtu ishte vërtetuar se meshkujt me peshë normale kishin më shumë probleme me gjunjët në krahasim me ata që vuanin nga mbipesha. Pjesa tjetër është e pa-qartë nëse problemi fshihet në numrin e lartë të kalorive në pijet joalkoolike apo ekzistojnë substanca të tjera në pijet e gazuara që ndikojnë në përparimin e sëmundjes.

Aurora Seraniwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 news botimi Nr 263

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Kjo ditë do të jetë shumë intere-sante e plot surpriza, prandaj shijojeni çdo moment që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Demi: Nëse puna iu merr të gjithë kohën tuaj atëherë mundohuni të hiqni dorë nga disa aktivitete për të kaluar kohë me miqtë.

Binjakët: Mund të provoni emocione shumë të forta dhe të papritura, deri aty sa të dashuroheni marrëzisht me një person që nuk i plotëson aspak idealet tuaja.

Gaforrja: Nëse e ekzagjeroni me xhelo-zinë, më pas duhet të prisni edhe ndonjë zënkë të paevitueshme me partnerin.

Luani: Një njohje e re do të rizgjojë dëshirën tuaj për të dashuruar dhe emo-cionet tuaja.

Virgjëresha: Ka mundësi të duhet të hiqni dorë nga diçka që e keni shumë përzemër. Mos e jetoni në mënyrë drama-tike pasi do të hapen dyer të tjera.

Peshorja: Duhet ti dedikoni më shumë përkujdesje vetes tuaj dhe mirëqenies tuaj.

Akrepi: Do të hyni në një periudhë paksa të turbullt të jetës tuaj sentimentale, prandaj përgatituni për këtë.

Shigjetari: Jeni gati të filloni me entu-ziazëm dhe të bëni një projekt që e keni shumë përzemër.

Bricjapi: Ka disa momente kur dëshira për të vënë rregull është shumë e madhe. Vendosmëria juaj do të jetë shumë e fortë.

Ujori: Mundohuni të moderoni pak egoizmin tuaj nëse dëshironi që të arrini të merrni besimin e miqve dhe kolegëve tuaj.

Peshqit: Askush nuk do t’iu zbresë dot nga skena edhe duke iu shtyrë. Shijojeni këtë moment pozitiv në jetën tuaj.

Enkli ofron vend pune Rrobaqepëse. Kontaktoni në Cel. : 0682600480 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuari i "77 Club"në Kampusin Universitar "Vitrina"!

Gazetari i mirënjohur dhe njëkohësisht autor i disa librave, z.Blendi Fevziu

zhvilloi një takim me studentët e Shko-llës së Lartë Private "Vitrina". Ky takim u zhvillua tek salla "Sami Frashëri" dhe u bë i mundur nga projekti "77 Club", Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë dhe Fakulteti i Shkencave Politike. Në pritje të z. Fevziu ishin të gjithë eprorët e Sh.L.U.P "Vitrina". Ky takim u ideua dhe u zhvillua në formë bashkëbisedimi me temë të lirë, por që u fokusua më së shumti në 100 vjetorin e pavarësisë si dhe në anë-tarësimin e Shqipërisë në BE. Ndër të tjera z. Fevziu u ndal në botimet e librave his-torikë, sipas të cilit janë botuar më shumë libra në tre muajt e fundit sesa në 20 vitet e Shqipërisë post komuniste. Kjo tregon interesin e madh që populli shqiptar ka

për historinë e vendit të vet. Gjithashtu ky interes është viziv edhe në zbukurimet që hasim çdo ditë nëpër ballkone, rrugë apo makina, shtoi ai. Si student i viteve '90 dhe pjesëmarrës në lëvizjet e dhjetorit, ai u shpreh se Shqipëria që kishte ëndë-rruar, është pothuajse kjo që shohim tani dhe pyetjes se pse jo plotësisht, z. Fevziu iu përgjigj se "Ideali që ti mendon në ato momente, nuk përputhet plotësisht me realitetin dhe se ëndrra e kapërcen atë. Por që Shqipëria e sotme nuk është shumë larg asaj të dëshiruarës nga gjithë brezi i atyre viteve. Sot jemi një vend i lirë dhe gjithse-cili është i zoti i vendimeve të veta, prandaj edhe klasa politike që na ka shoqëruar prej 22 vitesh, është pikërisht ajo që ne kemi zgjedhur”. Përsa i përket anëtarësimit në BE z. Fevziu nuk e shikon Shqipërinë si të papërgatitur, por sipas tij është Europa ajo që ka paragjykuar dhe vazhdon të pa-ragjykojë popullin shqiptar. Në lidhje me rolit e tij si gazetar në audiencën shqiptare, në mënyrë modeste ai tregoi se zakonisht kur ka ngjarje politike audienca rritet në mënyrë maksimale, por gjithashtu ka edhe ngjarje të tjera të cilat trondisin publikun dhe i gozhdojnë para ekranit.Në fund z. Fevziu u shpreh shumë i lumtur nga pri-tja dhe i surprizuar me studentët, stafin akademik dhe Kampusin në tërësi dhe e mbylli takimin e tij me urimin për tu takuar përsëri së shpejti.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 news botimi Nr 263

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Qeraja Tatimore, në këndvështrimin e sipërmarrësve

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 24 NËNTOR 2012

Allmeta: Llogaritja e taksës mbi xhiron, ul korrupsionin!

Koncepti i qerasë tatimore i propozuar nga Lëvizja Shqipëria e Re përmes

platformës së saj politike, është përshën-detur nga sipërmarrësi Durim Allmeta. Gjatë një interviste për “77 news”, ai ka theksuar se duke u llogaritur taksat mbi xhiron dhe jo mbi fitimin, ulen ndjeshëm manipulimet e shifrave dhe çdo sipër-marrës paguan aq sa i takon. Vlerësime pozitive z. Allmeta ka shprehur edhe për motivimin e qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, masë e cila aktualisht mungon në Shqipëri dhe që do të ndikonte dukshëm në uljen e informalitetit.Cili është mendimi juaj për qeranë tati-more?

Mendimi im për qeranë tatimore është pozitiv. Mendoj se ky koncept i ri është pozitiv dhe i shërben të gjitha bizneseve.

Mbi të gjitha i shërben uljes së korrupsio-nit, i cili momentalisht është shumë i lartë në Shqipëri. Qeraja tatimore parashikon që të gjitha taksat të përmblidhen në një të vetme dhe unë jam shumë dakord me këtë sepse aktualisht sorollatemi sa në një derë në tjetrën për shkak të shpërndarjes së madhe të taksave. Duke u mbledhur të gjitha taksat në një të vetme unë e di se ku do të shkoj dhe nuk do të sillem sa në një zyrë tatimore në tjetrën, për të mbaruar punë. Në konceptin e qerasë tatimore pa-rashikohet që taksa të përllogaritet në bazë të xhiros dhe jo në bazë të fitimit siç ndodh aktualisht me taksën e sheshtë. Mendoni se taksa e llogaritur në bazë të xhiros është me reale dhe ndikon në uljen e korrupsionit?

Mendoj se llogaritja e taksës mbi xhiron do të ndikojë në uljen e abuzimeve dhe korrupsionit. Ndoshta nuk do të arrijë ta eliminojë atë plotësisht, por besoj se do të ketë një ndikim të dukshëm. Nëse kjo do të realizohej do të ishte një punë shumë serioze.Mendoni se xhiro është më e veri-fikueshme sesa fitimi, në rast se secili do të deklarojë në kasë çdo shitje që bën?

Sigurisht që xhiro është më e veri-fikueshme, ndërsa fitimi mund të mani-pulohet duke dhënë ca para nën dorë. Çdo sipërmarrës mundohet të paguajë sa më pak, kështu që do të bënte korrupsion diku për ta nxjerrë fitimin më të ulët. Ndërsa xhiro nuk mund të fshihet sepse kasa e bën gjithçka transparente. Qeraja tatimore të jep mundësinë që taksën vjetore ta paguash me këste, 50%

në fillim të vitit dhe 50% me këste mu-jore. A përbën kjo formulë një lehtësim për ju si sipërmarrës?

Patjetër që përbën lehtësim. Mundësia për ta paguar taksën me këste bën që të mos rëndohem shumë nga ana financiare dhe kjo përbën një lehtësim të madh për mua. Gjithashtu duke e ditur që në fillim të vitit se sa kam për të paguar, unë e kam të qartë se cili është detyrimi im ndaj shte-tit dhe nuk më vijnë surpriza gjatë vitit. Nëse do të jetë Policia Tatimore institu-cioni i vetëm që kontrollon mbarëva-jtjen e sistemit, a do të ketë më pak ko-rrupsion?

Sa më pak institucione kontrolluese të ketë aq më mirë është. Sot inspektorët tatimorë abuzojnë, vënë gjoba në mënyrë të padrejtë, largohen nga puna e më pas asnjë nuk mban përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar biznesit. Nëse do të ketë vetëm një institucion që kontrollon ne do ta kishim të qartë se kush mban përgjegjësi. Lëvizja Shqipëria e Re propozon motivi-min e qytetarëve për të kërkuar faturën tatimore për çdo blerje që bëjnë, duke i kompensuar 2% të shpenzimeve vjetore, si mënyrën më të mirë për funksionimin e sistemit. Mendoni se kjo masë do të jetë efektive në uljen e informalitetit?

Kjo masë më duket shumë e mirë. Në vendet evropiane funksionon kështu. Unë e kam vënë re tek emigrantët të cilët mbledhin faturat sepse presin kompensi-min në fund. Kjo duhet të funksionojë edhe në Shqipëri. Na shërben të gjithëve.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Durim Allmeta