gazeta 77 news botimi nr 185

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E PREMTE, 07.09.202 VITI I - NR.85 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Wollfarth: Bashkëpunim për respektimin e të drejtave të njeriut!.................f.3 81 vjeçari: Do ta mbyllim qendrën ditore, “u mbytëm” në borxhe!..........................................f.4 Bukaçi: Më shumë investime në sektorin minerar!.f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Ina Stafuka: Praktika mësimore na ka përgatitur për tregun e punës!.......f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.2 takim me të rinjtë në Burrel! mendimi pozitiv në karrierën tuaj? D oni t’i hapni vetes mundësi për karrierë? Filloni të mendoni më thellë. Limitet për një mun- dësi për karrierë për- caktohen nga historitë që vërtiten rreth kokës suaj. Negativiteti, supo- zimet dhe mendimet e limituara e tkurrin atë potencial. Ndërsa, mendimet pozitive e ndihmo- jnë atë të rritet gjithmonë e më shumë.Të men- duarit pozitiv është thjesht një mendim praktik. Asgjë më shumë se një logjikë e thjeshtë. Histori të hapura hapin dyert ndërsa ato të mbyllurat i mbyllin më tej ato. Le ta zëmë se keni 10 mundësi të reja për të hapur dyert e karrierës suaj, duke qënë se e shikoni këtë fakt me syrin pozitiv, ju do të mundoheni ta provoni njëherë. Për hir të këtij shembulli le ta zëmë se 80% e këtyre mundësive do t’ju dështojnë. Edhe pse duke qënë se këto hapa ishin të pakënaqshme, ju lë akoma hapësirë për dy mundësi të tjera.Vërtite nëpër kokë dhe vëre në pozicionin e historive limituese. Këto kanë një qëllim kryesor, t’ju kanalizojnë në një rrugë që ju të thoni jo. Të thënit jo automatikisht, i kthen mundësitë në pamundësi. Ashtu si i madhi Wayne Gretzky, thotë: “Ju humbisni 100%-in e mundësive që nuk i provoni.”Pra, le të shikojmë dy arsyet kryesore që i limitojnë njerëzit në mun- dësitë për karrierë. Nuk mundem. Shumë njerëz kanë mijëra arsye përse nuk marrin guximin të shkëputen nga ai ulluk i përditshëm dhe të krijojnë jetën që dëshirojnë. Edhe pse i vënë vetes një synim që t’i gjallërojë, një ndryshim në karrierën e tyre, apo hapja e një biznesi të ri bën që ata të thonë,“ Nuk e bëj dot sepse…”... >> VIJON NË FAQEN 2 Lëvizja Shqipëria e Re, Si iu ndihmon

Upload: gazeta-77news

Post on 09-Mar-2016

229 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77News e perditeshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi nr 185

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 07.09.202 VITI I - NR.85BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Wollfarth: Bashkëpunim për respektimin e të drejtave të njeriut!.................f.3 81 vjeçari: Do ta mbyllim qendrën ditore,

“u mbytëm” në borxhe!..........................................f.4 Bukaçi: Më shumë investime në sektorin minerar!.f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Ina Stafuka: Praktika

mësimore na ka përgatitur për tregun e punës!.......f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.2

takim me të rinjtë në Burrel!

mendimi pozitiv në karrierën tuaj?

Doni t’i hapni vetes mundësi

për karrierë? Filloni të mendoni më thellë. Limitet për një mun-dësi për karrierë për-caktohen nga historitë

që vërtiten rreth kokës suaj. Negativiteti, supo-zimet dhe mendimet e limituara e tkurrin atë potencial. Ndërsa, mendimet pozitive e ndihmo-jnë atë të rritet gjithmonë e më shumë.Të men-duarit pozitiv është thjesht një mendim praktik. Asgjë më shumë se një logjikë e thjeshtë. Histori të hapura hapin dyert ndërsa ato të mbyllurat i mbyllin më tej ato. Le ta zëmë se keni 10 mundësi të reja për të hapur dyert e karrierës suaj, duke qënë se e shikoni këtë fakt me syrin pozitiv, ju do të mundoheni ta provoni njëherë. Për hir të këtij shembulli le ta zëmë se 80% e këtyre mundësive do t’ju dështojnë. Edhe pse duke qënë se këto hapa ishin të pakënaqshme, ju lë akoma hapësirë për dy mundësi të tjera.Vërtite nëpër kokë dhe vëre në pozicionin e historive limituese. Këto kanë një qëllim kryesor, t’ju kanalizojnë në një rrugë që ju të thoni jo. Të thënit jo automatikisht, i kthen mundësitë në pamundësi. Ashtu si i madhi Wayne Gretzky, thotë: “Ju humbisni 100%-in e mundësive që nuk i provoni.”Pra, le të shikojmë dy arsyet kryesore që i limitojnë njerëzit në mun-dësitë për karrierë. Nuk mundem. Shumë njerëz kanë mijëra arsye përse nuk marrin guximin të shkëputen nga ai ulluk i përditshëm dhe të krijojnë jetën që dëshirojnë. Edhe pse i vënë vetes një synim që t’i gjallërojë, një ndryshim në karrierën e tyre, apo hapja e një biznesi të ri bën që ata të thonë, “ Nuk e bëj dot sepse…”... >> VIJON NË FAQEN 2

Lëvizja Shqipëria e Re,

Si iu ndihmon

Page 2: Gazeta 77 News Botimi nr 185

2 E PREMTE, 07 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e Re takim me të rinjtë në Burrel!

<< VIJON NGA FAQJA Arsyet që mund të japin janë të vërteta, absolute dhe të pakun-dërshtueshme. Por, nëqoftëse i studiojmë më nga afër këto përgjigje, ato do të na tregojnë se, “Unë nuk mund” është thjesht dhe vetëm “Unë nuk dua”. Unë nuk dua të largohem nga rehatia ime. Nuk dua të rrezikoj. Nuk dua të sakrifikoj apo të marr vendime të vështira për të bërë këtë. Nuk dua t’i heq vetes këna-qësinë për të investuar në të ardhmen time. Nuk dua të harxhoj energjitë e mia në atë punë. Nuk dua të shikoj vlerësimet e mia të vrullshme për të parë nëse është e mundur dhe për të gjetur mënyra për t’ja dalë mbanë.Nuk po themi që të gjitha këto identifikohen me ju kur thoni “Nuk mundem”. Po herën tjetër që do t’ju rrëshkasë nga goja një “Nuk mundem”, ndaloni dhe pyesni veten “E vër-tetë është kjo? A mund të jetë kështu? Mos jam unë i pari që po e bëj këtë?’’ Atëherë do të çuditeni në atë që do të zbuloni.

Nuk është kështu. “Kjo nuk është kështu” bëhet “Nuk është kështu për momentin por

(do të jetë në qoftëse filloj të ndërmarr disa hapa).” Apo do të bëhej, “Kjo nuk mund të bëhet pa ndihmë, (dhe aty filloj të kërkoj ndihmë). Ose “ Nuk mund të bëhet pa një partner që të na ndihmojë (dhe këto janë hapat që do të ndërmarr për t’i kërkuar ata.” Mund të duket si jashtë mode por ka edhe “Nuk do të mundem nëse nuk do të shkun-dem dhe të punoj shumë.” Herën tjetër që e kapni veten duke thënë se diçka nuk është ashtu, shikoni njëherë arsyet se përse. Për secilën nga këto arsye, kërko për të parë nëse kjo është në fakt e vërtetë. Ju do të habiteni se sa shpesh ne marrim vendimet tona bazuar në «të vërteta» të patundura.Në qoftëse ësh-të e vërtetë, filloje këtë pyetje me: “ Si mund ta zgjidh unë atë problem? Si do të mund ta ndryshoja?” Duhet të sfidojmë veten për të parë se si t’i heqim të gjitha pengesat që na dalin përpara. Këto janë dy historitë më të zakonshme që na limitojnë në përzgjedhjet tona. Ka dhe shumë të tjera por ato krye-sisht i vënë frerët karrierës suaj për të mos

iu lejuar për të arritur majat. Më lejoni të jem i qartë: Nëse ju e gjeni veten duke u përballur me rrethana sfiduese, unë nuk po iu vë gishtin duke thënë: “Nëse jeni pak më mendjehapur, nuk do të keni më probleme”. Nëse jeni në një vend sfidues, një mendim pozitiv mundet ose jo t’ju ndihmojë. Por, në një rrjedhë të gjatë, duke parë se çfarë kemi për të zgjedhur mes mundësive të krijuara nga një histori pozitive dhe mundësive të kri-juara nga mundësi shtrënguese, e di shumë mirë se kë do të zgjidhja. Kur jeni duke bërë një karrierë, qofshi në majat më të larta apo të rënë përdhe, duhet të kapësh, të krahasosh dhe të konsiderosh historitë limituese me ato që hapin dyer me alternativa të reja që nuk i keni zbuluar asnjëherë. Pas shumë vitesh si një rebel profesional, Curt Rosengren zbuloi fuqinë e pasionit. Si spiker, autor dhe regjizor, Rosengren frymëzon dhe ndihmon shumë njerëz që të krijojnë karrierat e tyre.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Burrelit tryezën e rrumbullaktë,

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”. Shumë të rinj diskutuan dhe propozuan ide konkrete lid-hur me këto tre çështje për platformën e cila do të dorëzohet nga kjo forcë e re politike në organet që kanë fuqi vendimmarrëse. Në tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga pushteti vendor, të cilët diskutuan së-bashku me të rinjtë. Studentë, maturantë dhe të diplomuar sugjeruan zhvillimin e sektorit minerar si dhe bujqësisë si dy prioritete që do të sjellin për qytetarët e Burrelit, zhvillim dhe hapësira punësimi. Dritan Kurti, një nga të rinjtë e Burrelit, propozoi hapjen e uzinës së ferrokromit dhe një vëmendje më të madhe që strukturat shtetërore duhet t'i kushtojnë

kontrollit që i bëhet firmave të cilat do e menaxhojnë. Kurti propozoi gjithashtu edhe suvencionimin e fermerëve dhe krijimin e lehtësirave për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. “Mendoj se duhet të investohet seriozisht në hapjen e uzinës së ferrokromit, por kontrolli që duhet t'i bëjë shteti firmave menaxhuese duhet të jetë i rreptë, pasi nuk duhet të lejohen abuzime. Gjithashtu propo-zoj të ndihmohen fermerët, që këta të fundit të kenë mundësi të prodhojnë”, sugjeroi Kur-ti. Të rinj të tjerë propozuan ndryshime në sis-temin arsimor, të cilat duhet t'i nënshtrohen një debati kombëtar. Shumë të pranishëm iu bashkuan platformës së LSHR-së përsa i përket vlerësimit të nxënësit i cili nuk duhet të bëhet nga mësuesi që jep lëndën, kjo për të eleminuar çdo lloj korrupsioni. Rovena Reçi u shpreh pro kësaj ideje. “Mendoj se vlerësimi ynë duhet të mos bëhet nga mësuesi që na jep lëndën përkatëse, pasi shumë nxënës japin para nën dorë apo kanë “mik” dhe kjo sjell që vlerësimi të mos bëhet në bazë të meritës”, tha ajo. Pjesëmarrës të tjerë në tryezë sugjeruan taksimin e biznesit në bazë të fitimit dhe jo të xhiros vjetore. Të rinjtë u fokusuan edhe tek mjedisi si dhe pyjet e qarkut të Dibrës. Sipas tyre duhet të ketë më tepër investim në pajisjen e policisë pyjore me mjetet për-

katëse për të ndërhyrë në raste të zjarrëvënies si dhe të përforcohen masat shtrënguese për personat që kryejnë këtë akt. “Duhen marrë masa kundër personave që kryejnë aktin e zjarrvënies. Gjithashtu zjarrfikësit duhet të kenë mundësi të ndërhyjnë me mjete efikase për shuarjen e zjarrit. Situata të tilla duhet të menaxhohen më mirë dhe propozoj poli-tika të tjera për menaxhimin e mjedisit”, tha i riu Roland Celami, në profesion inxhinier mjedisi. Edison Lleshi u ndal tek shërbimet sociale duke propozuar më tepër përkrahje për shtresat në nevojë si dhe më tepër staf mjekësor në spitalin e Burrelit. Në tryezën me të rinjtë e Burrelit u dhanë edhe një sërë propozimesh për bërjen e amendamenteve shtesë në kushtetutë, në lidhje me referen-dumet lokale dhe qendrore, për rritjen e kontrollit të qytetarëve ndaj të zgjedhurve dhe të emëruarve në të gjitha nivelet, për kri-jimin e shanseve të barabarta në punësim, etj. Në përfundim të tryezës, koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku prem-toi prani më të shpeshtë të kësaj force politike në Burrel si dhe krijimin e platformës e cila do të konkretizojë të gjitha tryezat që LSHR-ja po organizon në të gjithë Shqipërinë.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Page 3: Gazeta 77 News Botimi nr 185

E PREMTE, 07 SHTATOR 2012 77 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 280 euro deri më datë 10.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 10.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania Medi-Tel sh.p.k kërkon të punësojë një sekretare. Të interesuarat të dërgojnë CV në e-mailit : [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i ka bërë apel politikës shqip-

tare të bashkëpunojë për respektimin e të drejtave të njeriut pasi sipas tij ato i kalojnë interesat partiake.

Duke folur në seminarin Ndërkombëtar: "Promovimi i të Drejtave të Njeriut dhe Rri-tja e Ndërgjegjësimit ndërmjet Autoriteteve Lokale dhe Rajonale", Wollfarth gjithashtu kërkoi bashkëpunimin mes qeverisë qen-drore dhe vendore për hartimin e politikave për të drejtat e njeriut të cilat janë një e drejtë themelore për çdo qytetar të një shteti të lirë dhe demokratik.

"Respektimi i të drejtave të njeriut fillon në nivelin vendor dhe jo në atë qendror. Është me rëndësi që ofrimi i shërbimeve të tilla duhet të bëhet nga vendorët. Është e nevojshme që të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm mes pushtetit vendor dhe qendror, institucioneve të pavarura dhe sho-qërisë civile. Për të përgatitur politikat duhet të konsultohen mirë me publikun. Qeveria duhet të akordojë fonde të mjaftueshme që të ofrohen shërbime vendore të efektshme. Partitë duhet të punojnë sëbashku pasi të drejtat e njeriut janë e drejta themelore dhe ato i kalojnë interesat partiake” tha Wollfarth.

Ambasadori u ndal në dhunën në familje dhe punën e madhe që duhet të bëhet për luftën ndaj saj. “Ajo ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe përfshin gjithë shoqërinë. Dhuna kundër grave është pengesë, i privon vikti-mat nga aftësia për të gëzuar liritë theme-lore, dëmton shoqërinë në tërësi, ndaj qeve-ria vendore duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të promovuar mbrojtjen e grave dhe për të zhvilluar fushata ndërgje-gjësimi që përfshijnë të gjithë shqiptarët”, tha Wollfarth.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dixhitalizimi në shërbimin shëndetësor dhe në bujqësi janë dy sfidat e radhës

të qeverisë, për të kompletuar projektin “Shqipëria dixhitale”. Një fakt të tillë e ka po-huar kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e parë të Forumit Rajonal për Broadband-in

(internet me shpejtësi e cilësi të lartë) që po zhvillohet në Tiranë. Duke e cilësuar si shumë të suksesshëm sistemin One Stop Shop, kreu i qeverisë bëri të ditur se kabineti i tij synon të krijojë nga një të tillë për çdo shërbim. Ai ka vënë në dukje se dixhitalizimi duhet të shtrihet jo vetëm në shërbimet publike, por edhe në ato private. “Ne kemi krijuar One Stop Shop-in, ia dolëm mbanë që të jepnim liçenca dhe gjithashtu të kemi sistemet e gjurmimit për të gjetur dokumentat se ku janë në administratë. Tani po punojmë për sistemin elektronik të klientëve me qëllim që të kemi standarde të mira elektronike, për bizneset synojmë që të kemi One Stop Shop për të gjitha shërbimet. Ne të gjithë do të përpiqemi që të kemi edhe ulje të kostove. Po përpiqemi të dixhitalizojmë shërbimin shën-detësor. Është e rëndësishme që edhe ferme-rët të përdorin shërbimet elektronike, që do të ishin jetësore për aktivitetin e tyre”, është

shprehur kryeministri. Sipas tij, interneti në Shqipëri përdoret në masën 60%. Ai nënvizoi domosdoshmërinë për të rritur numrin e për-doruesve të internetit dhe për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e tij, si mënyrën më të mirë për të kursyer kohë. “Po punohet me durim dhe këmbëngulje që ta kthejmë ven-din tonë në një vend totalisht dixhital duke ofruar internet falas në 1200 zyra shqiptare. Në total, tashmë indeksi i futjes është 60 për qind, por ambicia jonë është që të kërkojmë sistemet më cilësore, me qëlim që ta bëjmë internetin më të përdorshëm nga qytetarët tanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa koha për qeniet njerëzore” ka theksuar kreu i qeverisë. Forumi Rajonal për Europën me temë "Broadband-i, një shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe social", do të zhvillojë puni-met edhe gjatë ditës së sotme.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Wollfarth: Bashkëpunim për respektimin e të drejtave të njeriut!

Berisha: Shërbime elektronike në shëndetësi dhe bujqësi!

Kryeministri Berisha

Page 4: Gazeta 77 News Botimi nr 185

E PREMTE, 07 SHTATOR 201277 NEWS

Ester Travel kërkon të punësojë agjente udhëtimi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel : 0682080820/Për më tepër: www.njoftime.com

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

I moshuari, Skënder Kameniku, aktivist në shoqërinë civile, (sekretar i shoqa-

tës “Uniteti Kombëtar i Pensionistëve të Pleqërisë”) shprehet i indinjuar se qendra ditore për të moshuarit në Njësinë Bash-kiake Nr 10, Tiranë rrezikon të mbyllet për shkak se nuk ka asnjë mbështetje fi-nanciare nga pushteti vendor. 81 vjeçari, edhe pse është operuar 7 herë, përsëri gjen kurajon që të punojë vullnetarisht në këtë qendër. Sipas Kamenikut, mësojmë faktin se prej tre muajsh të moshuarit marrin lekë borxh me qëllim që ta mbajnë hapur këtë ambjent. Gjithashtu ata nuk kanë

paguar detyrimet ndaj pronarit që iu ka lëshuar me qira ndërtesën e qendrës, ku rreth 600 të moshuar (anëtarë të shoqatës U.K.K.P për Tiranën) kryejnë aktivitete të ndryshme. Ku banoni dhe si është gjendja juaj shën-detësore?

Unë banoj prej 47 vitesh në Tiranë, këtu kam krijuar familje si dhe kam sjellë në jetë tre fëmijë. Rreth 40 vjet kam punuar në administratë, në lidhje me problemet e arsimit. Në vitin 1989 dola në pension dhe trajtohem me 187 mijë lekë të vje-tër. Këto lekë janë të pamjaftueshme për shkak të shpenzimeve të shumta në lidhje me problemet e mia shëndetësore. Thek-soj se gjatë 5 viteve të fundit kam bërë 7 operacione, kështu që të gjitha lekët e pensionit kanë shkuar për ilaçe. Cilat janë aktivitetet që kryeni në këtë qendër ditore?

Kam 10 vjet që bashkë me shokët kemi krijuar shoqatën “Uniteti Kombëtar i Pen-sionistëve të Shqipërisë” si dhe kemi hapur një qendër ditore në Njësinë Bashkiake Nr 10. Pikësynimi kryesor i funksionimit të qendrës ditore është për të moshuarit, të cilët luftojnë stresin, braktisjen, vetminë sepse janë plagë shumë të rënda për mos-hën e tretë. Në shoqatën tonë kemi 1500 anëtarë, ku vetëm në Tiranë janë 600 të tillë. Kur kemi projekte kryejmë aktivitete si shah, domino, tavëll, lexime në biblio-tekë, ekskursione të ndryshme, gjithçka në funksion të shëndetit tonë me qëllim që të jemi aktivë. Theksoj se shumica e

këtyre anëtarëve janë nën nivelin mesatar të jetesës që bën një pensionist, pra kanë familje të varfëra ekonomikisht. 70% e tyre janë gra të moshuara sepse kuptohet që ato janë më të izoluara dhe kanë nevojë që të dalin. Por, këtë vit ne nuk kemi patur asnjë lloj financimi dhe mbështetje nga pushteti qendror e vendor e më konkre-tisht nga Bashkia e Tiranës. Përse do ta mbyllni këtë qendër ditore?

Në radhë të parë, theksoj se pushteti vendor duhet të tregojë një vëmendje më të madhe ndaj moshës së tretë. Pasi AMSHC-ja na refuzoi projektin vitin e fundit, ne e dorëzuam këtë projekt në Bashkinë e Tiranës ku na u premtua realizimi i tij. Për këtë çështje është nga-rkuar Znj. Afërdita Zëri, e cila ka ardhur dy herë në qendrën tonë, por prej nëntë muajsh asgjë nuk është bërë. Në qoftë se do të vazhdohet që të mos kemi përkra-hje, atëherë ne do ta mbyllim qendrën. Është shumë e trishtueshme nëse ndodh kjo gjë sepse nuk do të kemi se ku të kalojmë ditën. Unë personalisht (edhe pse i sëmurë), çdo gjë e bëj vullnetarisht. Qëndroj këtu në qendër edhe pse kam bashkëshorten shumë të sëmurë. Ne e mbajmë qendrën ditore prej tre muajsh me borxhe. Gjithashtu prej tre muajsh nuk paguajmë as pronaren që na ka lës-hur me qira mjediset. Prandaj, kërkojmë sa më parë vëmendje dhe reagim efikas për problemin tonë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

81 vjeçari: Do ta mbyllim qendrën ditore, “u mbytëm” në borxhe!

Skënder Kameniku

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

Page 5: Gazeta 77 News Botimi nr 185

5E PREMTE, 07 SHTATOR 2012 77 NEWS

Kërkohet recepsionist turni 3-të me orar të plotë. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 0692178448/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Burrel!

Arif Bukaçi, një nga të moshuarit e Bu-rrelit në një intervistë për “77 News” jep

disa ide konkrete të cilat sipas tij do të ndiko-nin në përmirësimin e situatës së punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Ai shprehet se duhet investim në uzinën e ferrokromit, në mënyrë që të hapen hapësira të reja punësimi dhe të ketë zhvillim ekono-mik. Lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në të gjithë vendin, ai i cilëson këto të fundit të domosdoshme për të përfaqësuar zërin e të rinjëve.

-Si paraqitet situata e punësimit në qytetin e Burrelit?

Burreli nuk ofron shumë punësim dhe hapësirat janë të pakëta. Shumë të rinj janë të papunë edhe pse kanë përfunduar arsimin e lartë dhe janë specializuar.-Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Duhet të investohet më tepër në sekto-rin minerar. Ferrokromi duhet të rihapet, aty duhet të investohet seriozisht. Dikur, në të ishin të punësuar rreth 3 mijë matjanë.

Aktualisht, ajo shfrytëzohet jo në dobinë tonë, pasi lënda e parë ikën jashtë vendit. Gjithashtu, mendoj se një tjetër sektor që do të ndikonte në përmirësimin e situatës, është bujqësia. Nëse do të ndihmoheshin fermerët, ky sektor do të zhvillohej shumë.-Si funksionon sistemi arsimor në Burrel?

Sistemi arsimor funksionon siç duhet. Sta-fet pedagogjike janë të përkushtuar dhe të rinjtë e Burrelit e duan arsimin.-Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Familjet në nevojë përkrahen por asis-tenca nuk është e mjaftueshme . Mendoj se këto të fundit kanë nevojë për më shumë përkrahje. Ndërsa, shërbimi në spital është shumë i mirë dhe bluzat e bardha janë shu-më të kualifikuara. Ndihma mjekësore jepet ashtu siç duhet.-Lëvizja Shqipëria e Re, do të organizojë në qytetin e Burrelit, një tryezë e cila do të bledhë rreth vetes të rinj të shumtë për të dhënë ide konkrete sesi mund të për-mirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike më pas do të krijojë edhe plat-formën e ideve, të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i shihni të tilla organizime?

Tryeza të tilla janë pozitive pasi shërbejnë për të organizuar zërin e të rinjëve. Sugjeroj që të ftohen sa më shumë të rinj të cilët janë të kualifikuar dhe të arsimuar siç duhet.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Bukaçi: Më shumë investime në sektorin minerar!

Arif Bukaçi

Page 6: Gazeta 77 News Botimi nr 185

E PREMTE, 07 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Peshku misterioz!

5 pije që heqin stresin!

Kompania Klar sh.p.k. kërkon menaxhere të Barit Segafredo. Të interesuarat të dërgojnë CV në e-mailit : [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Këta janë disa nga speciet më të reja peshqish me këmbë. Nuk dihet ende nëse këto specie janë në proces evolutiv, apo janë disa shpërthime gjenetike, të favo-rizuara nga ndryshimet klimaterike, apo mbingarkesa e mjediseve ujore me rreza-

tim radioaktiv.Le t’ja lemë kohës dhe personelit përka-

tës për t'i dhënë një përgjigje këtij feno-meni

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

1) Një gotë qumësht.– Qumështi përmban një subs-

tancë të quajtur triptofan, i cili kur tretet, kthehet në hormonin e mirëqenies dhe qetësisë. Ndër të tjera, qumështi përm-ban edhe magnez, kalcium apo kalium,

të gjitha substanca të dobishme sepse ato mund të ulin presionin e gjakut, një situatë tipike kjo, për shkak të stresit.

2) Çokollatë e ngrohtë.- Ajo stimulon lirimin e dopaminës në

tru dhe opioidsit, që nxisin ndjenjën e

kënaqësisë. Pastaj, një pije e nxehtë rrit temperaturën e trupit, një situatë kjo, e cila në mënyrë të pavetëdijshme, shton rehatinë dhe stimulon sistemin nervor që promovon relaksim.

3) Çaji i zi.- I përdorur në vend të kafesë, katër herë

në ditë për gjashtë javë, zhduk hormonin e stresit. Këtë e ka treguar një studim i kryer nga Universiteti College i Londrës (Britani e Madhe).

4) Çaji jeshil.- Është një përzierje e theaninës, një

substancë që rrit prodhimin e valëve alfa të trurit (nga të cilat shkaktohet relaksi-mi) dhe ul në të njëjtën kohë, emëtimin e valëve beta (që shoqërojnë tensionet emocionale).

5) Ujë i ftohtë.- Menjëherë pas pirjes së ujit të freskët,

ndiheni më mirë kjo sepse uji stimulon qarkullimin, ajri i jep trupit një rritje të energjisë dhe rrit prodhimin e endorfinës.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi nr 185

7E PREMTE, 07 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mos u nxitoni që të shpalleni fitimtar në punë. Është e vërtetë që disa gjëra po lëvizin.

Demi: Tregojini idetë tuaja pa patur frikë, pasi hëna në shenjën tuaj do iu ndih-mojë që të tregoni imazhin e duhur.

Binjakët: Prezenca e Mërkurit parala-jmëron një periudhë të paqetë në punë.

Gaforrja: Në dashuri ka ardhur koha të bëni ndryshime për të gjetur atë buzë-qeshje që ju ishte fashitur në fytyrë.

Luani: Mos i provokoni shumë të tjerët ose më pas do të merrni të njëjtin trajtim prej tyre.

Virgjëresha: Aspekti pozitiv i jashtë-zakonshëm që ofrohet nga Dielli do iu ndriçojë sot.

Peshorja: Jeni gjithmonë gati që të impenjoheni dhe të bëni përpara.

Akrepi: Do të jeni shumë ambicioz sot, por pa sukses. Kjo do iu bëjë edhe më nervoz.

Shigjetari: Duhet të jeni më të qetë sot. Filloni të transformoni ditët tuaja duke filluar të ndryshoni disa zakone tuajat.

Bricjapi: Ju pret një ditë e artë sot. Të gjitha dëshirat tuaja, edhe ato më të çuditshmet do të mund të realizoheshin nga momenti në moment.

Ujori: Harmonia në familje do të jetë një utopi e vërtetë gjatë kësaj dite të çu-ditshme.

Peshqit: Një shëtitje apo një udhëtim i vogël do iu kthente menjëherë humorin e mirë. Do hyni në kontakt me natyrën që do ju rigjenerojë.

Big Market kërkon të punësojë punonjëse banaku. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e cel: 0689041097/Për më tepër: www.njoftime.com

Projekti “Vitrina në familje’’ vijoj taki-met me studentët dhe familjarët e

tyre për të lidhur ura bashkëpunimi dhe komunikimi. Në Larushkë të Fushë Kru-jës takuam studenten Ina Stafuka, e cila studion në degën Infermieri në Universite-tin "Vitrina". Në familjen e saj gjetëm një ndër vlerat e shquara të shqiptarit, mikpri-tjen. Prindërit e Inës u shprehën se ndihen të vlerësuar që stafi akademik i Universite-tit "Vitrina" realizon takime nga afër me familjarët. “Ne e vlerësojmë shumë këtë nismë, më vjen mirë që ju tregoni interes mbi studentët tuaj dhe familjet e tyre’’ -thotë zoti Stafuka. Në këtë intervistë zoti Stafuka thotë që ai zgjodhi këtë universitet për vajzën e tij, pasi shumë miq i kishin sugjeruar këtë shkollë të lartë private si më

të mirën. ‘’ Unë e solla vajzën te "Vitrina" dhe jam shumë i kënaqur me arritjet e saj. Vlerësoj më së shumti pedagogët dhe sigurinë që ofron ky universitet për vajzën time’’, shprehet babai i Inës. Edhe Ina tre-gon se pedagogët janë vërtet të kualifikuar. ‘‘Pedagogët janë të komunikueshëm, gjë që më ka ndihmuar të përshtatem lehtë dhe të studioj me më shumë dëshirë’’, shprehet ajo. Përsa i përket praktikës mësimore, Ina thotë që është shumë e kënaqur dhe ka mësuar të jetë një profesioniste e vërtetë. ‘‘Më vonë dua të bëj master për mjekësi përsëri tek "Vitrina" që të kem një përga-titje më të lartë’’ na tregon Ina në fund të intervistës.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Ina Stafuka: Praktika mësimore na ka përgatitur për tregun e punës!

Page 8: Gazeta 77 News Botimi nr 185

8 E PREMTE, 07 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

‘‘Refill Plus’’, printo më shumë, shpenzo më pak!

Nëpërmjet teknologjisë dhe stan-darteve më të mira Europiane,

"Refill Plus" sjell në tregun shqiptar, rigjenerimin e tonerave të llojeve të ndryshme të Inkjet & Laserjet.

"Refill Plus" është krijuar në 31 Janar të 2012, ku në laboratorin e saj në Ti-ranë, nëpërmjet një stafi të specializuar, kryejnë këto shërbime: rigjenerim, rim-bushje, testim dhe ambalazhim të prin-terave, laser dhe inkjet. "Refill Plus" udhëhiqet gjatë punës së përditshme nga cilësia, kujdesi e mikpritja e klien-tëve. Faktori kryesor i "Refill Plus" është se të gjitha shërbimet që ofron, e dallojnë nga kompanitë e tjera. Qëllimi i saj është siguria dhe cilësia maksimale, çmimi konkurues me 50%-70% më lirë, bojra origjinale, shërbim taksi, shpej-tësi, garanci, kualitet.

"Refill Plus" ofron si për klientët e tij të përhershëm, por edhe klientët që e provojnë për herë të pare, bashkë me rigjenenerimin e katrucëve, produktin kontabël të tonerave, të çertifikuara në Europë me ISO/IES 19798, ISO/IEC 19752, ISO 9001. Ajo sjell në treg edhe disa faza procesi rimbushjeje dhe për-punimi, ku ndër to më kryesorja është cilësia në printim.

"Refill Plus" për zonjën Elda, që ësh-të njëkohësisht administratorja dhe menaxherja, do të thotë shumë, pasi ajo është përpjekur pa masë që çdo pajisje të jetë e përshtatshme për çdo klient. Por, zonja shton se edhe ajo është e këna-qur nga klientët, të cilët janë shtuar nga muaj në muaj. Pas 8-muajve punë dhe përpjekje në treg, dimë të themi se, "Re-fill Plus" me qendrën e saj tek "Rruga

e Kavajës" 12/1,Tiranë, ka çmimet më të lira në treg, ka çdo cilësi e standard për të konkurruar kudo. "Refill Plus" që do të thotë:"Rimbush më Shumë",

do të ecë gjithmonë me moton, printo më shumë….shpenzo më pak!

Nga Aurora MataPër më tepër: www.77news.al