gazeta 77 news botimi nr 179

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 0.09.202 VITI I - NR.79 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Konferenca e Kryetarëve: Më 6 shtator nis debati për ndryshimet kushtetuese!.................f.3 72-vjeçari: Më zaptuan pronën me forcë, kam 15 vite që sorrollatem në institucione!............f.4 Intervistë/Ndoja: Investime serioze në sektorin e bakrit dhe kromit!.............................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Ermir Shaphasa: “Vitrina” më dha mundësinë të ndjek pasionin tim!.f.7 Jeta, në të cilën bëni gjërat që doni, është art! Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. tryezë debati me të rinjtë në Rrëshen! ...>>fq.2 H idhi këshillat për produktivi- tet jashtë nga dritar- ja. Pjesa me e madhe e kësaj ka kuptim të mirë, por këshilla është e gabuar për një arsye, kjo nënkupton nxjerrjen e produktivite- tit çdo ditë, në vend që t’i bëni ditët tuaja më të mira. Krijoni hapësira për çfarë është më e rëndësishme për ju. Imagjinoni sikur punoni ngadalë në vend që të punoni shpejt dhe shijo- jeni punën tuaj. Imagjinoni një botë kur nje- rëzve nuk iu interesojnë vetëm përfitimet. Nëse ndonjëra nga këto iu tërheqin ju, le të shikojmë disa këshilla tradicionale për produktivitet dhe të kuptojmë pse duhet thjesht t’i hedhim ato jashtë. 1. Bëhu i organizuar. Tingëllon mirë, por të qenit i organizuar është thjesht si të rindërtosh ndenjëset në kuvertën e Titanikut. Kjo nuk e ndalon përmbytjen e anijes. Madje, e bën më të thjeshtë. Nëse keni një tavolinë me 5 gjëra mbi të, nuk ke nevojë të sistemosh. Nëse keni një dollap me vetëm pak rroba, nuk duhet një sistemim dollapi. Nëse ke një ose 2 takime në ditë, nuk ka nevojë për një planifikim të deta- juar. Thjeshtëzim do të thotë të bësh zgjedhje të rëndësishme rreth gjërave të rëndësishme, në vend që të injorosh atë pyetje dhe thjesht të për- piqesh të futësh çdo gjë në ditën dhe hapësirën tënde në mënyrë logjike. 2. Mbaj një listë të ideve. Kjo ide ka të bëjë më atë që kurdo që keni një ide, ju duhet ta shkruani atë. Atëherë ju nuk do ta humbisni kurrë një ide dhe gjithmonë do të keni një listë idesh... >> VIJON NË FAQEN 2 Lëvizja Shqipëria e Re,

Upload: gazeta-77news

Post on 25-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative Organ i Levizjesg Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 0.09.202 VITI I - NR.79BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Konferenca e Kryetarëve: Më 6 shtator nis debati për ndryshimet kushtetuese!.................f.3 72-vjeçari: Më zaptuan pronën me forcë,

kam 15 vite që sorrollatem në institucione!............f.4 Intervistë/Ndoja: Investime serioze

në sektorin e bakrit dhe kromit!.............................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Ermir Shaphasa:

“Vitrina” më dha mundësinë të ndjek pasionin tim!.f.7

Jeta, në të cilën bënigjërat që doni, është art!

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

tryezë debati me të rinjtë në Rrëshen!

...>>fq.2

Hidhi këshillat për produktivi-

tet jashtë nga dritar-ja. Pjesa me e madhe e kësaj ka kuptim të mirë, por këshilla është e gabuar për një

arsye, kjo nënkupton nxjerrjen e produktivite-tit çdo ditë, në vend që t’i bëni ditët tuaja më të mira. Krijoni hapësira për çfarë është më e rëndësishme për ju. Imagjinoni sikur punoni ngadalë në vend që të punoni shpejt dhe shijo-jeni punën tuaj. Imagjinoni një botë kur nje-rëzve nuk iu interesojnë vetëm përfitimet. Nëse ndonjëra nga këto iu tërheqin ju, le të shikojmë disa këshilla tradicionale për produktivitet dhe të kuptojmë pse duhet thjesht t’i hedhim ato jashtë.

1. Bëhu i organizuar. Tingëllon mirë, por të qenit i organizuar është thjesht si të rindërtosh ndenjëset në kuvertën e Titanikut. Kjo nuk e ndalon përmbytjen e anijes. Madje, e bën më të thjeshtë. Nëse keni një tavolinë me 5 gjëra mbi të, nuk ke nevojë të sistemosh. Nëse keni një dollap me vetëm pak rroba, nuk duhet një sistemim dollapi. Nëse ke një ose 2 takime në ditë, nuk ka nevojë për një planifikim të deta-juar. Thjeshtëzim do të thotë të bësh zgjedhje të rëndësishme rreth gjërave të rëndësishme, në vend që të injorosh atë pyetje dhe thjesht të për-piqesh të futësh çdo gjë në ditën dhe hapësirën tënde në mënyrë logjike.

2. Mbaj një listë të ideve. Kjo ide ka të bëjë më atë që kurdo që keni një ide, ju duhet ta shkruani atë. Atëherë ju nuk do ta humbisni kurrë një ide dhe gjithmonë do të keni një listë idesh...

>> VIJON NË FAQEN 2

Lëvizja Shqipëria e Re,

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

2 E SHTUNË, 01 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Rrëshen!

<< VIJON NGA FAQJA tek të cilat mund të riktheheni. Tingëllon mirë, apo jo? Duke përjashtuar praktikën, lista e ideve nuk do të mbushet kurrë me idetë tuaja më të mira. Kjo sepse kur ju keni një ide me të vërtetë të mirë, ju ngacmoheni aq shumë nga ajo sa dëshironi të punoni rreth saj menjëherë. Idetë tuaja më të mira janë ato të cilat nuk mund t’i lini mënjanë deri nesër. Kështu kuptoni që ato janë ide shu-më të mira. Idetë që shkojnë në listën tuaj të ideve nuk janë idetë tuaja më të mira.

3. Vendos shumë qëllime. Fillimisht ju do të keni një listë të gjatë qëllimesh dhe do të jeni shumë të vendosur për t’i arritur ato. Pastaj mund të eksperimentoni me 3 qëllime në vit dhe madje do të jeni më të fokusuar. Pastaj vendosni një qëllim dhe kjo do të jetë e mrekullueshme, sepse kjo të ndihmojë me të vërtetë të fokusohesh tek çdo gjë që bën. Tani mos vendosni fare qëllime dhe kjo është më e mira. Largo-huni nga fokusimi dhe të menduarit për të ardhmen dhe fokusohuni në atë që iu

frymëzon dhe iu ngacmon tani. Do të jeni edhe më të plotësuar, por duke u larguar gjithmonë nga koha që shpenzuat për të vendosur qëllime, gjithë energjitë tuaja iu lejojnë ju të bëni atë që dëshironi të bëni në moment. Ju mund të mos dëshironi të mos keni fare qëllime, por përpiquni të vendosni 1 ose 3 qëllime.

4. Bëhu produktiv kur pret. Shumë nje-rëz e bëjnë këtë, sjellin një laptop ose një telefon ose disa letra për të bërë disa punë ndërkohë që presin tek zyra e mjekut të tyre ose në tren. Nuk është asgjë e gabuar po ta bësh këtë. Të qëndrosh ulur në një dhomë pritjeje dhe të mos bësh asgjë por të qëndrosh ulur në qetësi ose të shikosh njerëzit e tjerë, është një mënyrë e bukur për të shpenzuar kohën. Të lexosh një no-velë në tren, ose të merrni një sy gjumë është gjithashtu e mrekullueshme. Pritja në zyrën e postës, ose bisedimi me dikë, ose thjesht lagia në tingujt e njerëzimit, janë më të rëndësishme se të bësh më shumë punë ose të lexoni dokumente që

lidhen me punën. Jeta nuk është vetëm rreth punës dhe produktiviteti nuk është gjithçka. Provoni edhe pak joproduktivi-tet.

5. Puno shumë, me ndërprerje të shpe-shta. Puno shumë për 10 minuta dhe pusho 5 minuta! Ose ndoshta 12? Ndo-shta 30 minuta punë të vështirë dhe 10 minuta pushim? Numrat ekzakt në të vërtetë varen nga atmosfera e produktivi-tetit tuaj, ju nuk duhet ta sforconi veten të punoni shumë për diçka që ju keni frikë ta bëni. Duhet të punoni për gjërat që dëshironi, kështu ju mezi do të prisni t’i bëni ato dhe marrja e një pushimi do të jetë thjesht çështje shijimi të diçkaje tje-tër (ndoshta një shëtitje e këndshme, një bisedë e këndshme me një shok). Jeta në të cilën punon shumë dhe me vrull, me disa ndërprerje, është shumë e pakëndshme. Jeta në të cilën bëni gjithmonë gjërat që ju pëlqejnë është art.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Dhjetëra të rinj në qytetin e Rrëshenit kanë qenë të pranishëm në tryezën

e rrumbullakët “Arsimi, punësimi, shër-bimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, e organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re. Ata kanë propozuar ide konkrete për përmirësimin e këtyre sektorëve me ndi-kim të jashtëzakonshëm në jetën e qyte-tarëve. Zhvillimi i sektorit minerar dhe atij hidroenergjitik do të sillte sipas të rinjve mirëqenie dhe punësim. Shumë prej tyre propozuan investime edhe në bujqësi apo blegtori. Artesila Jaku, një nga të rejat e Rrëshenit, studente për Shkenca Politike u ndal tek sektorët e lartpërmendur, si dhe turizmi. “Mendoj se Rrësheni ka shumë pa-suri minerare dhe ujore. Nëse do të inves-

tohej seriozisht në Kurbnesh, Spaç, Perlat, si dhe në ndërtimin e hidrocentraleve, ky qytet do të kishte shumë mundësi për t’u zhvilluar. Ne të rinjtë padiskutim që do të na hapeshin hapësira punësimi. Gjithashtu edhe bujqësia apo blegtoria do të sillnin prodhim nëse do të subvencionohej bujku apo fshatari. Të zhvillohet pemtaria, vre-shtaria dhe të shfrytëzohen kullotat alpine. Një tjetër sektor është turizmi. Krijimi i infrastrukturës rrugore Rrëshen-Lurë do të sillte akoma edhe më shumë të ardhura”, u shpreh ajo. Lidhur me sistemin arsimor shumë maturantë, studentë dhe të diplo-muar të pranishëm në këtë tryezë kërkuan rishikim të kurikulave, kualifikim të stafit arsimor, kushte më të mira brenda godi-nave arsimore, si dhe një vëmendje më të madhe për arsimin profesional, të cilit sipas tyre nuk i kushtohet aspak rëndësi. “Ku-rikulat, si dhe programet shkollore duhet të rishihen. Duhet të ketë një unifikim pasi shumë shkolla në vend përdorin literaturë të ndryshme. Gjithashtu një kualifikim më të madh duhet të kenë edhe stafet pedago-gjike, pra të trajnohen”, tha Ermira Marku, gazetare në profesion. Të rinjtë e tjerë si Sebastian Nikolli, Elsa Duka, Adenis Dedai etj., u ndalën tek shërbimet sociale, si dhe

funksionimi i sistemit të drejtësisë në këtë qytet. Ata kërkuan krijimin e një gjykate, përforcimin e forcave të rendit, si dhe më tepër investime në spitalin e Rrëshenit. “Në qytetin tonë nuk ka një gjykatë, e cila duhet të zgjidhë çështjet e shumë qytetarëve. Ne duhet të shkojmë në Lezhë për të zgjidhur problemet tona. Gjithashtu mendojmë se duhet të shtohen bluzat blu, me synim që të garantohet më tepër qetësia dhe rendi”, thanë të rinjtë. Gazetari e njëhe-razi punonjës në Bashkinë e Rrëshenit, Aleksandër Ndoja tha se ka ardhur koha që Rrësheni të shihet si një qytet dhe jo si një pjesë e rrethit të Mirditës. “Mendoj se shumë problematika siç janë mungesa e gjykatës, stafit mjekësor në spitale, punësi-mit etj., vijnë si pasojë e riorganizimit terr-itorial, mendoj se duhet riparë edhe një herë kjo çështje”, tha ai. Në mbyllje të kësaj tryeze koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re Vilma Kërçiku, deklaroi para të rinjve të Rrëshenit se LSHR-ja në përmbyllje të këtyre tryezave që po organizon në të gjithë vendin do të përçojë zërin e tyre konkre-tisht nëpërmjet një platforme sugjeruese në të gjitha institucionet vendimmarrëse.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

E SHTUNË, 01 SHTATOR 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon menaxher terreni. Të interesuarit të telefonojnë në: 067 20 09 610/Për më tepër: www.njoftime.com

Konferenca e Kryetarëve: Më 6 shtator nis debati për ndryshimet kushtetuese!

Uzina e autotraktorëve, territori për kazinotë!

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur paraditen e djeshme nën drejtimin

e kryetares Jozefina Topalli, miratoi me

konsensus paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Ku-shtetutë, përtej kufizimit të imunitetit që i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese. Konferenca vendosi që Këshilli i Legjisla-cionit të shqyrtojë më 6 shtator nismën e opozitës. Konferenca e Kryetarëve, po ashtu programin e punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 3 shtator-21 shtator 2012.

Konferenca miratoi dhe mbajtjen e seancës plenare në çelje të sesionit të ri parlamentar, ditën e hënë (3 shtator), ora 11:00, ku një ndër pikat më të rën-dësishme do të jetë votimi i pr/ligjit "Për

Gjykatën e Lartë", pjesë e 12 rekoman-dimeve të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kryetarja Topalli, në konferencën për shtyp, tha se kryefjalë e këtij fillimsesioni kuvendor pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, pas dështimit për të votuar draftin konsensual të sjellë në parlament në seancën e 6 gushtit. Krye-tarja e Kuvendit ripërsëriti vendosmërinë e mazhorancës për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit. Kalendari trejavor dhe pro-grami i punës do t’i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës.

Për më tepër: www.77news.al

Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur territorin e Uzinës së Ndërtimit

të Automjeteve (“UPNA”- ish-Uzina e Autotraktorëve, Shkozë) pronë e saj, si zonën ku do të grupohen të gjithë lojërat e fatit që shtrihen në territorin e kryeqy-tetit. Për të nxitur zhvendosjen e këtij aktiviteti në zonën e përcaktuar, Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bash-kiak, për të shqyrtuar në mbledhjen e datës 6 shtator, vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit.

“Taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj të licensuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Ti-

ranës.Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, aplikohet për çdo sallë ku zhvillon veprimtarinë organizatori. Por, në pro-jekt-vendim sanksionohet se për të gjithë subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (“UPNA” – ish-uzina e Autotraktorëve, Shkozë), nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territo-rin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (“UPNA” – ish-uzina e Autotraktoreve, Shkozë), përfitojnë rimbursim të page-sava të kryera të kësaj takse, si më poshtë:

-Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhje-torit 2012, rimbursohen në vlerën 100 për qind të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;

-Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50 për qind të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;

Aktualisht, sipas Njësisë së Mbikëqyr-jes së Lojërave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licensuara, me 81 salla me kompjutera dhe makina elektro-nike, 7 subjekte të licensuara për baste sportive, me 801 pika shitjeje si dhe 10 bingo.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

E SHTUNË, 01 SHTATOR 201277 NEWS

Restoranti «Kaon BrewHouse» kërkon të punësojë ndihmës banakiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Tarifa fillestare e regjistrimit në Autoshkollën ‘’Vitrina’’

Kjo ofertë vlen vetëm për 47 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Rruga Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

E Papërsëritshme!deri më datë 03.09.2012

vetëm 80 euro

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

72-vjeçari: Më zaptuan pronën me forcë, kam 15 vite që sorrollatem në institucione!

72-vjeçari Xhevat Hoxha, nga Çekreza e Tiranës, shprehet se ka 15 vite që so-

rrollatet nga një institucion në tjetrin, pas zaptimit të pronës së tij që prej vitit 1997. I moshuari thekson se komuna ka qenë e paaftë dhe nuk ka bashkëpunuar me poli-cinë, me qëllim zgjidhjen e këtij konflikti që në fillimet e tij. Njëkohësisht Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e të dëmtuarit. Kjo ka bërë që Hoxha të harxhojë të gjithë pensionin e tij për vite të tëra, duke kryer procedura të ndryshme ligjore me qëllim që të realizojë të drejtën e tij. Ja sesi u shp-reh 72-vjeçari për “77 News”, në lidhje me konfliktet e vazhdueshme që ka me palën tjetër si dhe zvarritjet administrative. Nga jeni dhe çfarë problemi keni?

Unë jam nga Çekreza e Tiranës dhe jam babai i katër fëmijëve. Aktualisht jam pen-sionist dhe jetoj në një gjendje të vështirë

ekonomike. Në vitin 1993 sipas ligjit 7501 “Për tokën bujqësore” unë përfitova 10 mijë m2 duke u trajtuar si punonjës i Ndërmarr-jes Bujqësore. Madje u pajisa dhe me aktin e marrjes së tokës në pronësi nga komisioni i ndarjes së tokës. Në vitin 1997 dy persona që pretendojnë se janë ish-pronarë më zap-tojnë një pjesë të kësaj sipërfaqeje, Qazim Maloku, i cili më zapton 3500 m2, si dhe Liman Hoxha, i cili nuk është banor i kësaj zone më zapton 1200 m2. Në lidhje me këtë veprim të paligjshëm unë kam pasur konflikte të vazhdueshme me këta dy per-sona. Menjëherë jam ankuar në komunë, por ky institucion nuk më dha asnjë lloj zgjidhjeje. Më pas iu drejtova Prefekturës së Rrethit Tiranë e më konkretisht “Komi-sionit të Vlerësimit të Titujve të Pronë-sisë”, por kjo çështje u zvarrit katër vjet me rradhë. Kurse në vitin 2006 jam ankuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe këta persona u morën në pyetje dhe dhanë dëshmitë e tyre, por prokuroria në mënyrë të padrejtë e mbylli çështjen, duke arsyetuar që kjo çështje është civile dhe unë duhet t’i drejtohesha gjykatës. Në fakt kjo çështje ishte penale, sepse ndaj meje u konsumua një vepër penale ku me forcë u zaptua dhe u vodh pasuria ime. Në këto kushte në vitin 2011 unë iu drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për të zgjidhur këtë problem. Në vitin 2006 ne i kemi thirrur këta per-sona bashkë me kryetarin e komunës Gani Allushi, ku kemi kërkuar ballafaqim po ata

nuk janë paraqitur. Gjithashtu, i jam ankuar dhe Avokatit të Popullit dhe ky institucion është shprehur në mënyrë të qartë që krye-tari i komunës nuk zbaton ligjin e për këtë arsye unë duhet ta padisja në gjykatë kreun e këtij institucioni. A keni patur shpenzime gjatë gjithë kësaj kohe dhe a besoni se një ditë do të zgjidhet ky konflikt?

Kam 15 vjet që sorollatem në institucione në lidhje me këtë çështje. Aktualisht unë kam paditur dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, sepse njërit prej personave që kam konflikt ia ka regjis-truar pasurinë. Të them të drejtën institucio-net e shtetit më kanë lodhur shumë. Jemi të zhgënjyer nga administrata shtetërore. Unë kam një pension prej 132 mijë lekësh të vje-tër dhe të gjitha këto të ardhura i kam lënë për kryerjen e procedurave. Çdo ditë ngela nëpër zyra, institucione dhe asgjë nuk është zgjidhur. Kjo padrejtësi që më është bërë më ka rënduar dhe vazhdon të më rëndojë nga ana ekonomike. Në vend që fëmijët e mi të punonin në pronat e tyre detyrohen të punojnë në pronat e të tjerëve. Le të sh-presojmë tek Gjykata e Shkallës së Parë që ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje. Unë jam një i moshuar dhe është e padrejtë që administrata të mos jetë e aftë që të zgjidhë një çështje prej kaq vitesh. Nuk dua që kjo çështje të zgjidhet me vetëgjyqësi.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Xhevat Hoxha

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

E SHTUNË, 01 SHTATOR 2012 77 NEWS

Kompania «Pespa Group» kërkon të punësojë asistent/e administrativ/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Rrëshen!

Ndoja: Investime serioze në sektorin e bakrit dhe kromit!

Aleksandër Ndoja, qytetar i Rrëshenit, gazetar në profesion, i intervistuar

nga “77 News”, shprehet për arsimin, punësimin dhe shërbimet sociale në këtë qytet. Sipas tij ka ardhur koha që sektori minerar të shfrytëzohet ashtu siç duhet. Kjo pasuri kombëtare sipas tij sjell jo vetëm zhvillim por edhe hapësira punësimi. Si duket situata e punësimit në qytetin e Rrëshenit?

Nuk ka shumë mundësi, nuk ka hapë-

sira punësimi në këtë qytet. Pritet që së shpejti të fillojë punën një hidrocentral, i cili supozohet se do të krijojë vende pune. Por unë si qytetar e denoncoj si fakt pasi këta të fundit nuk janë lidhur me zyrat e punësimit. Sjellja e punëtorëve nga vendet e tjera kufizon mundësitë për qytetarët e Rrëshenit.Çfarë sugjeroni ju si qytetarë për të për-mirësuar situatën?

Mendoj se duhet të investohet në ato sektorë ku ka resurse. Konkretisht në

industrinë e nxjerrjes së bakrit dhe kro-mit. Edhe pse këto të fundit shpeshherë janë shpërdoruar në mënyrë korruptive.

Kromi në zonën e Oroshit i është lënë në dorën e një kompanie italiane, e cila sipas mendimit tim nuk po e menaxhon ashtu siç duhet. Nëse investimet do të ishin serioze situata do të shkonte drejt përmirësimit.Si e shihni sistemin arsimor në Rrë-shen?

Sistemi arsimor është në parametra normal, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Po shërbimet sociale si i shihni, janë në nivelin e duhur?

Si në të gjithë vendin me avantazhet dhe disavantazhet e veta. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në Rrëshen, një tryezë të rrumbullakët me të rinjtë e qytetit. Synohet të merren ide konkrete nga këta të fundit për arsi-min, punësimin, shërbimet sociale. Në përfundim të këtyre tryezave të cilat po organizohen në të gjithë vendin, LSHR-ja do të dalë me një platformë konkrete, e cila do të propozohet në institucionet vendimmarrëse, si i shihni ju këto të fundit?

Mendoj se është një nismë e mirë. Di-çka që lëviz do të sjellë një rezultat. Nga apatia nuk vjen asgjë.

E vlerësoj si nismë, jam informuar edhe nëpërmjet gazetës “77 News”.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Aleksandër Ndoja

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

E SHTUNË, 01 SHTATOR 201277 NEWS

Përgatitja: Zgjidhen patëllxhanë të mëdhenj dhe të trashë, ngjyrë vjollcë dhe të butë. Piqen të paqëruar, pastaj u pastrohet lëvorja dhe tuli u grihet hollë me thikë ose

kalohet në makinë. Së bashku me patëllxhanët e pjekur, në makinë mund të kalohen disa kokrra domate me tul dhe speca të pjekur.

Masa e përgatitur vendoset në një enë prej porcelani dhe duke e përzier me lugë druri shtohen hudhrat e shtypura, vaj ulliri, uthull, majdanoz i grirë imët, kripë, piper i zi dhe në fund spërkatet përsëri me vaj ulliri, i cili përmirëson shumë shijen dhe shton kaloritë e sallatës.

Kjo sallatë është e leverdishme të gatuhet nëpër familje, sepse mund të përgatitet në sasi të mëdha dhe të ruhet në vende të freskëta.

Ju bëftë mirë!Përgatiti: Xhulia Zefi

Për më tepër: www.newnews.al

KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Sallatë me patëllxhanë të pjekur!

Grafit apo skulpturë?Një artist francez është duke ndërthurur tek-

nikat artistike në veprat e tij të artit. Mar-chal Mithouard ka arritur të krijojë vepra me anë të skulpturës, grafitit dhe pikturës tradicionale. Veprat e tij artistike tregojnë lëvizje agresive të figurave të ndërthurura me ngjyra të ndezura vibruese. Teknika e njohur si basoreliev, përfshin elemente që duken më shumë se të tjerët, duke shtuar shtresa materiali mbi të. Është përdorur gjerësisht si teknikë në Rilindjen Italiane, edhe më herët në vende të tjera të Europës. Pikturat e Mithouard, kanë si temë revoltat dhe rebeli-min, influencuar kryesisht nga ekspresionizmi, por megjithatë, mbetet një teknikë e shekullit të XXI. Ndërthurja e teknikave të artit të rrugës është një gjetje interesante.

Përgatiti: Irida HaziziPër më tepër: www.banka-ideve.com

Sallon Bukurie»Hair Style B@B» kërkon të punësojë parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

Për 1 kg patëllxhanë duhen: speca 200-300 gr, domate, vaj 5-6 lugë gjelle, uthull 3-4 lugë, hudhra 2 kokrra, kripë, piper i zi, majdanoz sipas dëshirës

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

7E SHTUNË, 01 SHTATOR 2012 77 NEWS

Ermir Shaphasa studion Inxhinieri In-formatike në universitetin “Vitrina”.

Në kuadër të projektit ‘’Vitrina në familje’’, patëm mundësi të zbulojmë më shumë për këtë student. Prej 10 vitesh Ermiri drejton një biznes privat që fokusohet më së shumti te elektronika. Gjithnjë më ka pëlqyer çdo gjë në lidhje me elektronikën, tregon Er-miri, për këtë arsye vendosa të studioj në këtë degë. Ai shprehet shumë i kënaqur me mësimdhënien e pedagogëve të universite-tit “Vitrina”, sidomos me pjesën praktike në laboratorët e shkollës. Gjithashtu mësojmë se babai i tij, zoti Shaphasa ka një jetë të tërë dedikuar arsimit, konkretisht si mësues i Historisë dhe Gjeografisë. ‘’Kam gjithë

jetën në arsim dhe unë e vlerësoj shumë shkollimin’’, shprehet zoti Shaphasa. Babai i Ermirit na tregon se djali i tij gjithnjë ka qenë i apasionuar pas elektronikës dhe ka ecur goxha lart. Por nga ana tjetër Ermiri na flet edhe për vazhdimin e studimeve të larta, ‘’Ishte e nevojshme të mësoja edhe teorinë që të bëja dhe ndërthurjen mes praktikës dhe saj, sigurisht që kjo do të më ndihmojë të rritem profesionalisht’’, shprehet Ermiri. Ndërkohë zoti Shaphasa na zbulon se ai është nderuar me çmimin ‘’Naim Frashëri’’, për kontributin që ka dhënë në arsim.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: : Atmosfera në çift do jetë ngro-htë dhe emocionet do jenë të shumta. Dashuroni sa të keni mundësi.

Demi: Në planin financiar do keni pro-bleme. Do shpenzoni thuajse aq para sa merrni dhe do ngeleni me xhepat bosh.

Binjakët: Ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv për jetën tuaj në çift.

Gaforrja: Me financat duhet të trego-heni shumë diplomatë dhe të mos kryeni transaksione të pamenduara mirë.

Luani: Ditë e bukur dhe plot ngjyra edhe për beqarët. Do keni një takim mbresëlënës.

Virgjëresha: Mos harroni të tregohe-ni të kujdesshëm dhe të mos nxitoheni. Merruni më shumë me menaxhimin e financave.

Peshorja: Lëreni zemrën tuaj të flasë dhe të vendosë gjatë kësaj dite. Do e shihni që gjërat do shkojnë më së miri.

Akrepi: Gjatë kësaj dite do i rregulloni të gjitha problemet që iu kishin dalë në jetën në çift dhe do ndiheni më të qetë.

Shigjetari: Në planin financiar do ketë ndryshime. Nëse tregoheni të organizuar dhe të matur këto ndryshime do jenë pozitive.

Bricjapi: Një çështje e rëndësishme familjare kërkon vëmendje nga ju dhe dashuria do kalojë në planin e dytë.

Ujori: Jeta juaj në çift do jetë e qën-drueshme. Financat do jenë të kënaqshme.

Peshqit: Në planin financiar duhet të qëndroni me këmbë në tokë, nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën.

Ermir Shaphasa: “Vitrina” më dha mundësinë të ndjek pasionin tim!

Kërkohen punonjëse pastrimi për një kompleks në Dhërmi. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0695889038/Për më tepër: www.njoftime.com

Ermir Shaphasa

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 179

E SHTUNË, 01 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 03 shtator 2012

Kurs Profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, ElektroautoKurs Profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektriçist, MarangozKurs Profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs Profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 260 euro.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën e Gjon Ded Noja, në Theth!Turizmi në Theth, aty ku mund të shijoni mrekullitë e natyrës!

Bujtina “Gjon Ded Noja” ndodhet në lagjen Okol në Theth të Shkodrës. Një

rajon që përbën në fakt zemrën e alpeve shqiptare. Për vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit, Thethi është shpal-lur “Park Kombëtar”, i cili është gjithashtu edhe pjesë e projektit të përbashkët të “Pa-rkut të Paqes”, që përfshin një rajon ndë-rkufitar të "Bjeshkëve të Namuna" midis tre shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Bujtina e Z.Gjon është një banesë e përshtatur shumë mirë për turistët, me 6 dhoma dhe 10 krevatë, me kushte normale dhe me çmime të arsyeshme në varësi të kërkesave dhe mundësive të pushuesve. Kjo banesë është rikonstruktuar dhe rre-gulluar enkas për turizëm, duke u pajisur me orendi bashkëkohore dhe tradicionale.

Në këtë han turistët gjejnë një shërbim sipas dëshirës dhe kërkesave të tyre me ushqime të freskëta dhe cilësore, një gatim krejt tradicional që kryesisht përbëhet nga "ferliku" (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathërat e ndryshëm, gjiza, kosi i freskët, etj.,) tavë me patate, mjaltë, fruta të stinës, etj.

Të gjitha ushqimet janë bio dhe pro-dhime të zonës. Pranë kësaj bujtine stafi ofron shërbim dhe shoqërim të turistëve dhe organizon aktivitete të shumta si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajakët në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me dëborë, biçikleta malore, etj., vizita të ndryshme në ujëvarën e Grunasit, në shpellën e Birrëve me rrathë, në ahet shekullore, në burimet e ujërave të

Okolit, në fushat me lule, që shoqërojnë dhe argëtojnë në mënyrë të paharruar vizi-tuesit dhe turistët. Një element epik i jetës shqiptare që ia vlen për t’u vizituar këtu është Kulla e Ngujimit, gjithashtu Vorri i Recit, kalaja madhështore natyrore dhe Shtegu i Dhenve apo dhe Bregu i Bubës, kanioni i mrekullueshëm i Grunasit që ësh-të rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2-3 metra i gjerë. Bujtina “Gjon Ded Noja” vë në dispozicion të saj

nr. + 355 68 219 14 05 dhe është gjithmonë e hapur dhe në mikpritje të turistëve të ndryshëm nga vendi dhe diaspora. Burimi i Lumit të Shalës në Okol dhe trofta e tij pikaloshe e kryemadhe, i gjithë Thethi dhe bujtina “Gjon Ded Noja” janë vendet më mahnitëse dhe shumë të bukura që nuk do mërziteshe kurrë edhe sikur të shkoje atje çdo vit.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al