gazeta 77 news 2012

8
J u ka ndodhur ndonjëherë të pu- noni me dikë ose të shoqëroheni me një mikun tuaj që i është dashur t’iu thotë “Ky lloj personi jam unë” ose diçka të ngjashme të kësaj fraze, për të mbro- jtur veten nga një veprim i caktuar, i bërë nga ai kohët e fundit? Gjithsesi, kjo mënyrë e justifikimit vlerësohet nga psikologët pasi njerëzit më anë të këtij jus- tifikimi vetëmbrohen. Sipas psikologëve të ditëve të sotme, “psiko- logët pozitiv” mendojnë se pjesa më e madhe e cilësive që ne mbajmë si ndershmëria, mirësia, intergriteti, janë cilësi që i përgjigjen botës. Pra, janë cilësi që mund të mësohen. Por, shumica e njerëzve nuk e merr mundimin për të për- mirësuar veten. “Dëshmoj që shumica e këtyre gjërave mund të ndryshohet”, thotë Christopher Peterson, pro- fesor i psikologjisë në Universitetin e Michigan- it. Por, ai vazhdon,“Kjo nuk do të thotë se kjo gjë është e lehtë". Ajo nuk ka ardhur me një “blic”. Kështu, ndërsa shumica e njerëzve (për shkak të historisë së tyre dhe të mjedisit ku kanë je- tuar), mund të priren të shfaqin më pak tipare të dëshirueshme të personalitetit si ndershmëria, mirësia etj. Tek ju, më çfarë ka të bëjë kjo? Së pari: A jeni ju duke jetuar jetën tuaj në mënyrë autentike? A jeni ju duke bërë më të mirën absolute për veten tuaj? Nëse jo, çfarë po prisni? A keni gjetur ndonjëherë veten tuaj duke u justifikuar dhe duke thënë gjëra të tilla si "Ky ose kjo jam unë" pavarsisht se ju e dini se brenda jush ka diçka më të mirë? >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MARTË, 09.10.2012 VITI I - NR.217 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ambasadori Sequi: Politika të vërë reformat për integrimin mbi interesat partiake!..................fq.3 Florije Gorari: Kam katër muaj që fle jashtë dhe kërkoj lëmoshë!.............................................fq.4 Shoqëria civile: “Ja ç’përfiton Shqipëria nga statusi si vend kandidat i BE-së!.....................fq.5 Universiteti ''Vitrina'', pjesë e Kongresit të I-rë Ndërkombëtar Ballkanik!...........................fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv E keni gjetur ndonjëherë veten tuaj? ...>>fq.8 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Vlashaj: Përse heqja e taksave për biznesin e vogël do të degjeneronte sistemin e qëndrueshmërisë së Shtetit?

Upload: gazeta-77news

Post on 18-Mar-2016

232 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News 2012

Ju ka ndo dhur ndonjëherë të pu-

noni me dikë ose të shoqëroheni me një mikun tuaj që i është dashur t’iu thotë “Ky lloj personi jam unë”

ose diçka të ngjashme të kësaj fraze, për të mbro-jtur veten nga një veprim i caktuar, i bërë nga ai kohët e fundit?

Gjithsesi, kjo mënyrë e justifikimit vlerësohet nga psikologët pasi njerëzit më anë të këtij jus-tifikimi vetëmbrohen.

Sipas psikologëve të ditëve të sotme, “psiko-logët pozitiv” mendojnë se pjesa më e madhe e cilësive që ne mbajmë si ndershmëria, mirësia, intergriteti, janë cilësi që i përgjigjen botës. Pra, janë cilësi që mund të mësohen. Por, shumica e njerëzve nuk e merr mundimin për të për-mirësuar veten.

“Dëshmoj që shumica e këtyre gjërave mund të ndryshohet”, thotë Christopher Peterson, pro-fesor i psikologjisë në Universitetin e Michigan-it. Por, ai vazhdon, “Kjo nuk do të thotë se kjo gjë është e lehtë". Ajo nuk ka ardhur me një “blic”.

Kështu, ndërsa shumica e njerëzve (për shkak të historisë së tyre dhe të mjedisit ku kanë je-tuar), mund të priren të shfaqin më pak tipare të dëshirueshme të personalitetit si ndershmëria, mirësia etj.

Tek ju, më çfarë ka të bëjë kjo?Së pari: A jeni ju duke jetuar jetën tuaj në

mënyrë autentike? A jeni ju duke bërë më të mirën absolute për veten tuaj?

Nëse jo, çfarë po prisni?A keni gjetur ndonjëherë veten tuaj duke u

justifikuar dhe duke thënë gjëra të tilla si "Ky ose kjo jam unë" pavarsisht se ju e dini se brenda jush ka diçka më të mirë? >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 09.10.2012 VITI I - NR.217BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ambasadori Sequi: Politika të vërë reformat për integrimin mbi interesat partiake!..................fq.3 Florije Gorari: Kam katër muaj që fle jashtë

dhe kërkoj lëmoshë!.............................................fq.4 Shoqëria civile: “Ja ç’përfiton Shqipëria

nga statusi si vend kandidat i BE-së!.....................fq.5 Universiteti ''Vitrina'', pjesë e Kongresit

të I-rë Ndërkombëtar Ballkanik!...........................fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

E keni gjeturndonjëherë veten tuaj?

...>>fq.8

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Vlashaj: Përse heqja e taksave për biznesin e vogël do të degjeneronte sistemin e qëndrueshmërisë së Shtetit?

Page 2: Gazeta 77 News 2012

2 77 NEWS

Komisioni i ekonomisë është përfshirë nga debatet për buxhetin faktik të

vitit 2011. I pranishëm në komision, ministri i Financave Ridvan Bode tha se vitin e kaluar rritja ekonomike ka qenë 3.1 përqind, duke pasur zhvillime pozi-tive. Ai theksoi sërish se borxhi publik është në nivelet e lejueshme.

Sipas Ministrit të Financave ekonomia shqiptare është rritur povizitivisht ndër-sa borxhi publik kap shifrën prej 59.4 përqind. “Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qënë 3.1 përqind, inflacioni 3.5 përqind ndërsa punësimi është rritur me 1.7 përqind dhe kjo shifër është e këna-qshme duke pasur parasysh krizën eko-

nomike. Investime janë financuar nga mbledhja e taksave, ndërsa arsimi dhe mbrojtja janë prioritet në këtë buxhet.

Janë reduktuar shpenzimet adminis-trative”, tha Bode. Deputeti i Partisë So-cialiste, Arben Malaj ka kërkuar marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës ekonomike në vend duke për-dorur me efektivitet të ardhurat që do të sigurohen nga privatizimet. Sipas tij borxhi publik ka kaluar 60 % dhe mbe-tet risk për ekonominë ndërsa kreditë e këqia kanë kapur shifrën e 22 %. Ndërsa i është referuar grevës së ish-të përnd-jekurve, Malaj ka theksuar se qeveria nuk i ka përfshirë ata në skemën e dëmshpër-blimeve.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të financave Ridvan Bode i cili ka theksuar se qeveria po ndërmerr masa për përmirësimin e situatës ekonomike, mes tyre edhe për privatizimet. “Opozita po merret me show mediatik dhe jo me probleme konkrete. Ekonomia jonë u ngadalësua si pasojë e krizës në eurozonë e në veçanti në Greqi dhe Itali”, u shpreh Bode. Ndërsa përsa i përket çështjes së ish-të përndjekurve ministri tha se gjatë viteve të fundit janë dhënë 6.5 miliardë lekë për këtë shtresë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Një shembull nga një psikologe e cila pohon: “Unë kurrë nuk kam qenë një tifoz i turmave të mëdha festive dhe i kam shmangur në përgjithësi të gjitha ftesat që më janë bërë. Zakonisht, largohem nga eveni-mente ku nuk ka të ftuar të rëndësishëm. Shkoj në shtëpi dhe i them vetes, “Kjo jam unë, këto evenimente nuk i përsh-taten natyrës sime ndaj dhe nuk mund të qëndroj dot”.

E pra, nëse doni të shkëlqeni dhe të jeni i suksesshëm në jetë, duhet të ndryshoni qëndrimin tuaj. Duhet të bindni veten se keni për të ndryshuar. Duhet të bëni për-pjekje të vetëdijshme që do ndryshoni, se do i përshtateni jetës. Dhe ndërsa tempe-ramenti juaj i personalitetit është ende i mbyllur në vetvete, sjellja juaj duhet të

ndryshojë për mirë kur bëhet fjalë për suksesin tuaj.

Së dyti, ju nuk duhet të pranoni sjell-jet negative nga njerëzit që vazhdimisht bëjnë justifikime ose justifikojnë sjelljen e tyre duke thënë: “Nuk mund të të ndih-moj, ky jam unë”.

Shembull i jetuar: Kam qenë i përfshirë në një marrëdhënie të rëndësishme me dikë që vazhdimisht ai justifikonte vepri-met e tij duke thënë, "Ky jam unë, merre ose lëre". Kjo ishte përgjigja e tij për çdo debat që bënim. Si mund ta argumento-jmë këtë sjellje?

Nëse ju shoqëroheni më njerëz që janë të papërgjegjshëm për veprimet e tyre dhe presin që ju të paguani çmimin për këtë, atëherë kjo gjë mund të ndikojë në mënyrë dramatike në aftësitë tuaja për

të patur sukses.Mund të jetë një përvojë transfor-

muese e natyres suaj të dyfishtë, nëse ju modifikoni ose ndryshoni interpretimin dhe reagimin që ju mbani ndaj botës. Ju mund ta lironi veten dhe të veproni në një mënyrë të re dhe të bëni gjëra që ju kurrë nuk i keni bërë më parë dhe që i mendonit të pamundura dikur.

Mendoni se çfarë iu mban peng nga e shkuara. Ndoshta ky është një besim i kufizuar që ju keni në lidhje me veten apo një frikë që ju vetë e keni mësuar veten që ta keni. Provoni diçka të re. Bëjeni rrugën tuaj në një hapësirë të re dhe iu siguroj që çlodhja do iu ndjekë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 9 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ekonomia zhvillime pozitive, rritja ekonomike 3.1%!Buxheti faktik i 2011-ës, Bode:

Ridvan Bode

Page 3: Gazeta 77 News 2012

77 NEWS

Ecuria ekonomike e Shqipërisë në vitet e demokracisë dhe kriza e eurozonës,

kanë qenë në fokus të diskutimit të kryemi-nistrit Sali Berisha në Forumin Ndërkom-bëtar për Demokracinë, që zhvillohet nga Këshilli i Evropës. Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se Shqipëria ka arritur t'i mbi-

jetojë krizës së eurozonës falë reformave dhe lirisë ekonomike. Sipas tij, rritja eko-nomike katër herë më e lartë se e rajonit dhe të ardhurat e shqiptarëve të mesme e të larta e dëshmojnë më së miri një fakt të tillë. “Shqipëria është një rast unik sepse 20 vite më parë vendi renditej në tre vendet më të varfëra në botë, ndërsa sot vendi jep shem-bullin e zhvillimit ekonomik dhe renditet ndër vendet me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria ka bërë progrese të mëdha gjatë këtyre 20 viteve demokraci duke u renditur ndër vendet me rritje ekonomike 4 herë më të lartë se disa nga vendet e rajonit ku disa prej tyre kanë rënë në recension”, ësh-të shprehur kryeministri. Ai ka bërë edhe një analizë të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare pas krizës së shkaktuar nga firmat piramidale. Pjesë e analizës së tij ka qenë edhe kriza ekonomike e eurozonës, që sipas kryeministrit Berisha lidhet me faktin se

elitat bankare kanë minuar ligjet, kanë vënë në heshtje bordet në mënyrë që të mbro-nin interesat e tyre ambicioze. “Demokracia është jetike, por nëse do shohim veprimet e saj, demokracia mund të sjellë disa prishje të tregut. Jemi këtu mes rajoneve më të begata, por, 15% të vendeve po përballojnë faturën sociale të botës. Ky Forum, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardh-men e saj si: “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demo-kracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”. Në këtë Forum merr pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe perso-nalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile dhe drejtësisë nga Evropa dhe mbarë bota.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E MARTË, 9 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Kompania Brunes Durrës ofron vend pune Financiere. Dërgoni Cv në: [email protected] Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Dy ditë para publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, nga i cili

varet aspirata e vendit tonë për të marrë statusin e vendit kandidat në bashkësinë europiane, ambasadori i Bashkimit Euro-pian Ettore Sequi ka përsëritur apelin për realizimin e reformave, në interes të ven-dit. Në publikimin e raportit qytetar për monitorimin e planit të veprimit, Sequi i ka bërë thirrje politikës që të vendosë reformat për integrimin mbi interesat partiake. “Realizimi në kohë i reformave nga ana e politikës, është në interesin më

të mirë të vendit dhe të qytetarëve shqip-tarë”, është shprehur Sequi. Ambasadori i Bashkimit Europian ka theksuar rëndësinë e madhe që ka angazhimi dhe inkurajimi i politikës në përmbushjen e reformave, që kanë prioritet për integrimin e ven-dit. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste Ditmir Bushati, i pranishëm në publikimin e raportit qytetar për adresimin e 12 prioriteve të Komisionit Europian në periudhën qershor-shtator 2012, ka kri-tikuar punën e bërë nga qeveria shqiptare

për përmbushjen e reformave për integri-min. Sipas tij, vendi nuk ka një strategji të qartë për integrimin ndërsa ka shtuar se disa nga reformat kyçe nuk janë adresuar nga qeveria. Raporti qytetar është reali-zuar nga një grup prej 15 vëzhguesish nga shoqëria civile, të cilët kanë monito-ruar zbatimin e masave të planifikuara nga qeveria shqiptare për adresimin e 12 prioriteteve të Bashkimit Europian gjatë periudhës qershor-shtator 2012.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Sequi: Politika të vërë reformat për integrimin mbi interesat partiake!

Shqipëria shembull për zhvillimin ekonomik në rajon!

Sali Berisha

Berisha në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë:

Page 4: Gazeta 77 News 2012

77 NEWS E MARTË, 9 TETOR 2012

Shoqëria "Dinamo" ofron vend pune Jurist. Dërgoni Cv në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Shtëpia e saj prej kohësh është rruga. Ku nuk ka shkuar Florije Gorari, por

askund nuk ia kanë gjetur një strehë. Teksa e shikon si lypsare, habitesh se si Florija e di shumë mirë se ku duhet trokitur, madje di edhe se si bëhen këto punë. Bën letra rekomande, për të qenë e sigurt se kanë shkuar në destinacionin e duhur. Përgjigjen e pret ta marrë në postë ose ta thërrasin vetë punonjëset, pasi ajo nuk gjendet larg prej aty. Kartonat dhe llamarinat që sajojnë strehën e saj i bëjnë karshillëk Kishës së re Ortodokse në qendër. Ne e gjetëm Florije Gorarin të zbathur, me një patericë në dorë dhe ky detaj na bëri të zbulojmë një histori të dhimbshme.Jeni zbathur në trotuar, kaq e vështirë është të gjeni një palë këpucë?

Mirë do të bënit po ta shkruanit këtë gjë. Po i pres një palë këpucë dhe do ta falen-deroja kush m’i fal. Të mendoj dikush për mua se po vjen dimri dhe jam e sëmurë. Jam me veshka. Përveç kësaj, më dhemb këmba që e kam me hekur brenda.

Ju shohim me një patericë dhe një këmbë duket që nuk është e shëndoshë. Çfarë ju ka ndodhur?

Më ka përplasur makina, pak më sipër, tek ai kryqëzimi (tregon me gisht një nga kryqëzimet e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ). Isha duke u hedhur matanë, më vunë në mes dy makina, pastaj nuk mbaj mend gjë. Më vonë u përmenda tek Spitali Ushtarak. Kalimtarët më kishin sjellë. Ka një vit që më ka ndodhur.Akoma me hekurin në këmbë?!

Po, se nuk kam lekë që ta heq. Më thanë doktorët që kur të kesh 1 milionë e gjysmë të vish prapë tek ne, që të ta heqim hekurin dhe atëherë do ecësh normalisht e nuk do të të dhembë këmba. Po unë kaq lekë as në ëndërr nuk i kam parë. Unë rroj me paratë e lypjes, rroj për mëshirë të njerëzve, ndryshe do të kisha vdekur me kohë.Nuk merrni as ndihmë ekonomike, as ndonjë pension?

Jo, jo, asgjë. Nuk kam punuar asnjëherë. Kur isha e re, nuk më nxirrte burri në punë. Tani, kur zgjat dorën tek makinat, ca shofe-rë më thonë: “Ik puno vetë”. Po ta provonin, nuk do flisnin ashtu. Nuk të merr njeri në punë nga rruga. Po ku keni jetuar më parë dhe si u gjendët në rrugë?

Unë vij nga Zvezde e Pojanit (Korçë). Pasi më vdiq burri, shtëpinë e bleu një nipi i tij dhe të tëra paratë e saj m’i mori dhëndëri. Erdha në Tiranë në fillim, bashkë më famil-jen e vajzës banojmë andej nga stacioni i trenit. Po kam katër muaj që kam ikur, se

në atë shtëpi ishte me keq se në rrugë. As qeni nuk mund të jetojë atje. Isha edhe e detyruar se dhëndëri më merrte paratë e lypjes për kafe e cigare dhe më shante. Paratë që fitoni, i mbani të tëra për vete apo mbani edhe familjen e vajzës?

Vajza nuk më do, po nëna edhe gjarprin e mban në gji. U kam dhënë për 4 muaj 220 mijë lekë, se më ka ardhur keq për fëmi-jët, kam dy mbesa njëra 12 vjeçe dhe tjetra 1 vjeçe e gjysmë. Ato nuk kanë asnjë faj. Kam ndenjur vetë pa bukë dhe atyre u kam dhënë, por tani nuk mund t’u jap dot më. E kishit menduar ndonjëherë se do të gjendeshit mes katër rrugëve?

Atë që po heq tani, dheut do t’ia tregoj, as vajzë as nuse nuk kam hequr kështu si tani që jam 57 vjeçe. Në gjithë këtë botë nuk paska një strehë për mua? Nuk kam lënë vend pa kërkuar, në azile, tek qendrat e motrave "Nënë Tereza" në Tiranë, Shkodër, Durrës (atje më mbajtën vetëm pak kohë dhe pastaj më thanë që të gjeja një vend tjetër se aty ishte për të çmendur). U kam shkruar letra që nga Pandeli Majko e deri tek Bamir Topi. Asnjë përgjigje nuk mora. Unë nuk kam ku fus kokën. Më tremb dimri. Nuk di a do të mbetem gjallë të fle mbi kartona në tokë?

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Gorari: Kam katër muaj që fle jashtë dhe kërkoj lëmoshë!

Florije Gorari

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Page 5: Gazeta 77 News 2012

77 NEWS

Kur po afrohet gjithnjë e më shumë ven-dimmarrja e Komisionit Europian për

statusin e Shqipërisë si vend kandidat i BE-së, politika flet pak ose aspak për atë çfarë do të përfitojnë qytetarët. Debati është kryesisht politik me akuza të ndërsjella jo pa tension. Përfaqësuesit e disa organizatave të pavarura që operojnë në Tiranë, që përcjellin zhvilli-min e proceseve integruese, thonë se një përgjigje pozitive për statusin do të krijojë kushte favorizuese për vendin. Gjergji Filipi, drejtor i kërkimit në Institutin “Agenda”, nda-let fillimisht te shanset e reja për investime të huaja. Shqipëria, në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, është dhe anëtare e NATO-s. Sipas Filipit, statusi do t’i forconte pozitën

garantuese për investime të huaja. “Pra, antarësimi në NATO e kuptuar me

një status të marrë si vend kandidat do të na jepte një avantazh konkurrues ndaj ven-deve të tjera të Ballkanit në sytë e një inves-titori global, që e përkthyer për interesin e qytetarëve, do të thoshte potencialisht më shumë vende pune dhe më shumë kapital ndërkombëtar të investuar në Shqipëri”, thotë Filipi. Por, sipas Filipit, kjo tërheqje investimesh nuk do të ndodhte thjesht dhe vetëm për shkak të statusit, pa u mbështetur nga një klimë tërheqëse për biznesin. “Sigu-risht që kjo do të ishte një situatë kur ne do ta konsideronim për të mirëqenë faktin që në Shqipëri klima investuese është pozitive, kemi një gjyqësor të paanshëm, kemi një sis-tem tatimor të programueshëm, e shumta një sistem tatimor dhe fiskal tërheqës në krahasim me vendet e tjera të rajonit”.

"Ka dhe një listë gjërash që ne do të vazhdo-jmë t’i bëjmë për së brendshmi, përpos këtyre zhvillimeve për së jashtmi. Por, përgjithësisht një shpërndarje e epiqendrave tërheqëse ndaj investimeve të huaja në Ballkan ndodh menjëherë pas marrjes së këtyre vendimeve politike për statusin”, vlerëson Filipi. Si fakt, marrja e statusit do të krijonte shanse për të përfituar financime nga tri burime fondesh të Bashkimit Europian. Por, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane, thotë se krijimi i shansit duhet të shoqërohet me ngritjen e institucioneve që do t’i bëjnë këto fonde të disbursueshme. “Këta komponentë janë të rëndësishëm se kanë të bëjnë me fer-

merët, biznesin, punësimin, trajnimet, rritjen e aftësive profesionale. Ndonëse ligjërisht hap mundësinë për të përfituar nga fondet e BE-së, jo automatikisht këto fonde bëhen të aksesueshme, sepse ka dhe kushte të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve shtetërore të afta për t’i menaxhuar këto fonde, të afta për t’i disbursuar ato”. “Po të marrim shembuj të vendeve të tjera të rajonit që e kanë kaluar këtë fazë, siç është Maqe-donia, mund të themi që i është dashur një periudhë 3-4 vjeçare pas marrjes së statusit, për të përfituar drejtpërdrejt nga ndihma e BE-së”, shprehet Gjipali.

Procesi i integrimit parashikon në va-zhdim edhe çmimin, që do të ndikojnë direkt jetën e qytetarëve. Siç thotë Filipi, integrimi nënkupton një mënyrë funksionimi sipas rregullave të unionit, çfarë do të jetë e paevi-tueshme herët a vonë. “Në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i mirëfilltë i BE-së, duhet të plotësojë ca kushte si ai i mosqarkullimit të makinave të vjetra apo i mospirjes së duhanit në vende publike”, thekson Filipi. Vendimi i tetorit qartësisht do të hapë një perspektivë të re mundësish, të cilën sërish politika e ka në dorë të përfitojë herët ose vonë prej saj. Filipi thotë se deri tani, pa dallim të majtë e të djathtë ia kanë dalë me sukses ta vonojnë integrimin, duke privuar shqiptarët nga një e drejtë e merituar.

Marrë me shkurtime nga :Radio Europa e Lirë

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 9 TETOR 2012

PASP Sh.p.k ofron vend pune Grafik Dizainer. Dërgoni Cv në: paspmarketing @gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

NGJARJE DITEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Shoqëria civile:

“Ja ç’përfiton Shqipëria nga statusi si vend kandidat i BE-së!

Page 6: Gazeta 77 News 2012

77 NEWS

Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një per-

soni që ka kontribuar në mënyrë të jashtë-zakonshme, në një fushë të caktuar.

Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne, duket si e pamundur të mendohet se ai ësh-të refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i ndarjes së çmimit Nobel. Figurat më të ndri-tura të letërsisë që u është refuzuar çmimi i madh nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Na-bokov, Joyce e deri tek Borges. Mark Twain është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj

të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Të dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theo-dor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori.

Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel, por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme.

Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”. Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë

në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të tho-shte “drejtim ideal”. Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga univer-sitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel.

Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet, komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë. Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve.

Përgatiti Kozeta ZavalaniPër më tepër: www.banka-ideve.com

E MARTË, 9 TETOR 2012KURIOZITETE

Si t'i mbani duart e buta!

10 shkrimtarët më të mëdhenj, që nuk kanë marrë çmimin “Nobel”!

Mega Sh.p.k ofron vend pune Sekretare administrative&menaxher. Dërgoni Cv në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Për të pasur duar të buta dhe me shkël-qim duhet treguar një kujdes i posa-

çëm. Nëse duart i keni me kallo apo të çara, duhet të merrni masa për t'i përmirësuar.

Para se të shkoni të f lini, hidhni disa pika vaj ulliri në duar dhe fërkojini, më pas vishni një palë dorashka pambuku ose

plastike për të mos bërë pis çarçafët.Gjatë natës vaji vepron në lëkurë duke i

bërë duart më të buta dhe me shkëlqim, këtë veprim përsëriteni sa herë që nuk i ndieni duart në formë.

Matilda Pepawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News 2012

777 NEWS

Prej datës 24 deri më 26 shtator 2012 u mbajt në Stamboll Kongresi i I-rë

Ndërkombëtar Ballkanik “YESTER-DAY, TODAY, TOMORROW AND THE CHANGE”, në të cilin merrnin pjesë stu-diues nga të gjitha vendet ballkanike, si dhe vende të tjera të botës. Në kongres morën pjesë edhe dy studiues nga Qendra e Studi-meve Pellazgjike të Universitetit “Vitrina”.

Kongresi i zhvillonte punimet në disa seksione dhe konkretisht:

Identity, Cultural Studies, Political Science, Antopology-Folklore, History-Li-terature, Social Sciences, Polirical Sciences, Multiculturalism, Security Studies, Euro-pean Union, Women and Family, Inter-national Relations, Education, Economic

Management.Ne, me referatin tonë morën pjesë në

seksionin e historisë, ku gjatë dy ditëve u referuan disa referate. Ne referuam mate-rialin e përgatitur që më parë, të titulluar:

“The oldest inscriptions of the Europe are written in the Pelasgian/Albanian language”, (Mbishkrimet më të vjetra eu-ropiane janë të shkruara në gjuhën pell-azge/shqipe)”, të cilin e kishim përgatitur në programin power-point, të volitshëm për projektim.

Referati ynë ishte renditur në seksionin e historisë i cili u mirëprit nga dëgjuesit dhe u vlerësua nga dëgjuesit dhe drejtuesja e seancës.

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 9 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Duhet të bëni pak pushim sepse përgjegjësitë që keni marrë janë pak të tepërta.

Demi: Disa projekte që i kishit lënë prej kohësh në sirtaret tuaja, ka ardhur momen-ti që të mund t'i nxirrni dhe t'i realizoni.

Binjakët: Sot duhet të bëni durim, pasi mund të bëheni nervozë dhe mund të kom-plikoni marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.Gaforrja: Në punë sot do të jeni shumë të besueshëm, të vendosur që të çoni në fund çdo lloj objektivi.

Luani: Ndonjë koleg mund të flasë për ju në ditën e sotme gjëra që nuk janë të vër-teta, kujdes mos bini pre e kurtheve të tij.

Virgjëresha: Një zgjedhje e rëndësishme kërkon kohë që të vendosni dhe jo të merr-ni një vendim momental.

Peshorja: Sot në punë rrezikoni që të lodheni shumë por do të merrni shpërblim më të madh nga puna juaj.

Akrepi: Do të mjaftonte vetëm pak sin-qeritet brenda marrëdhënies në çift për të eliminuar të gjitha keqkuptimet e kota.

Shigjetari: Vëreni mirëqënien tuaj në majë të prioriteteve tuaja gjatë ditës së sotme, merru kryesisht me aktivitete spor-tive dhe kurat natyrale.

Bricjapi: Disa sinjale janë të vështira për t’u dëshifruar, e sidomos nëse jeni të përfshirë në mënyrë emotive.

Ujori: Keni dëshirë që të bëni të njohu-ra idetë tuaja dhe ato të shpërndahen në mënyrë që të mund të vlerësohen.

Peshqit: Do të jetë për ju një ditë e mbushur me dëshirë për të vazhduar me aktivitetet tuaj profesionale dhe personale.

Cerova Sh.p.k ofron vend pune punëtor/e lavazhi. Dërgoni Cv në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Universiteti ''Vitrina'', pjesë e Kongresit të I-rë Ndërkombëtar Ballkanik!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News 2012

77 NEWS

Jemi për ta ndihmuar biznesin e vogël dhe gjithë sipërmarrësit në përgjithësi

në mënyrë që t’u garantohen mundësi dhe shanse të barabarta, heqje dhe ele-minim total të pengesave të tipit të zvar-ritjeve apo procedurave burokratike të administratës publike.

Jemi për të caktuar një shifër fikse si taksë për biznesin e vogël, shifër e cila të ishte pjesë përbërëse e sistemit të Qerasë

Tatimore. (Shiko Platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re).

Por heqja totale e taksës së biznesit të vogël do të na prodhonte një dyndje masive të bizneseve të mëdha për t’u copëzuar në filiale e më pas në biznese të vogla në mënyrë që ligjërisht por jo moralisht e drejtësisht të përfitonin nga sistemi i heqjes së taksës për biznesin e vogël.

Pra nëse do të kishim një firmë ndër-timi që bën një pallat në Sarandë, një tje-tër në Tiranë, një tjetër në Shkodër dhe tani për tani rezulton të jetë një biznes i madh, nëse do të ndodhte heqja e taksave për biznesin e vogël atëherë do të kishte një orvatje për të copëzuar sa më shumë këtë biznes të madh në biznese të vogla të regjistruara në çdo qytet dhe nuk do të paguante taksa fare.

E njëjta gjë do të ndodhte edhe me kompani shërbimesh, prodhimi apo tregëtie. Pra si përfundim do të degjene-ronte gjithë sistemi i tatim taksave dhe i qëndrueshmërisë së shtetit.

Heqja e Taksave për biznesin e vogël do të prodhonte në vetvete një sistem i cili pikësëpari motivon dhe shtyn njerë-zit të prodhojnë korrupsion. I motivon vetë sipërmarrësit të korruptohen, e po ashtu edhe inspektorët e tatimeve të kor-ruptojnë dhe të korruptohen, çka nuk i intereson askujt.

Neve na duhet të ndërtojmë një sistem tatimesh që bën të mundur trajtimin e njëjtë, të barabartë dhe të drejtë të të gjithë taksapaguesve për të garantuar të drejta të barabarta në treg, si dhe njëko-hësisht zgjerimin e bazës së taksapa-guesve dhe rritjen e numrit të tyre duke synuar gjithmonë një ulje reale dhe të kujdesshme të taksave për të gjithë.

Nga Edmond Vlashaj, «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,

Lëvizja Shqipëria e Re.

E MARTË, 9 TETOR 2012

Shpërndahet 40.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

Përse heqja e taksave për biznesin e vogël do të degjeneronte gjithë sistemin e qëndrueshmërisë së Shtetit Shqiptar?

Edmond Vlashaj