gazetË e pËrditshme e premte, 5 qershor 2020 nr. …Çmimi pËr maqedoni dhe greqi 1 euro...

16
VOTOJNË SHQIPTARËT, NUMËRON RILINDJA VOTOJNË SHQIPTARËT, NUMËRON RILINDJA KLSH, Presidenti dekreton kandidatin e ri Faqe 4-5 GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. 4689, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Statistikat Rriten vetëvrasjet në vitin 2019, depresioni pushton “moshën e artë” Vendimi SPAK rrëzon “OFL”: 48 pasuri nën sekuestro të paligjshme Meta jep pëlqimin Parlamenti voton Eurobondin 650 mln euro! Reflektohen vërejtjet e Presidentit Artan Fuga vjen për lexuesit me botimin Aktualitet Faqe 9 Aktualitet Faqe 6 Ekonomi Faqe 10 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN DOSJA E GRUAS D.D. Rrëfimi tronditës: 6 muaj në izolim në degën e brendshme të Skraparit ISH-PRESIDENTI Bamir Topi: Meta është garant i moskapjes së Gjykatës Kushtetuese, “Venecia” i dha të drejtë << 3 Faqe 12-13 Faqe 2 Meta letër Ruçit: Presion politik ndaj meje për të propozuar një kandidaturë nga ato që do mazhoranca Një përgjigje e shkëlqyer e shoqërisë “Për fëmijërinë e vjedhur”, mijëra qytetarë në marshimin protestë kundër dhunës seksuale Faqe 8-9 Basha takim me aleatët, opozita e bashkuar nuk pranon komisionet zgjedhore me njerëz nga administrata Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”... Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve Nga Artur Zheji Nga Andi Bushati Opinion Faqe 11 Faqe 15

Upload: others

Post on 27-Mar-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

VOTOJNË SHQIPTARËT, NUMËRON RILINDJAVOTOJNË SHQIPTARËT, NUMËRON RILINDJA

KLSH, Presidenti dekreton kandidatin e ri Faqe 4-5

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 5 QERSHOR 2020

Nr. 4689, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

StatistikatRriten vetëvrasjet në vitin 2019, depresioni pushton “moshën e artë”

VendimiSPAK rrëzon “OFL”: 48 pasuri nën sekuestro të paligjshme

Meta jep pëlqiminParlamenti voton Eurobondin 650 mln euro! Reflektohen vërejtjet e Presidentit

Artan Fuga vjen për lexuesit me botimin

Aktualitet Faqe 9

Aktualitet Faqe 6

Ekonomi Faqe 10

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

DOSJA E GRUAS D.D.Rrëfimi tronditës: 6 muaj në izolim në degën e brendshme të Skraparit

ISH-PRESIDENTIBamir Topi: Meta është garant i moskapjes së Gjykatës Kushtetuese, “Venecia” i dha të drejtë

AMBASADORË, MOS I SHKONI PRAPA PLANIT DJALLËZOR TË PS!AMBASADORË, MOS I SHKONI PRAPA PLANIT DJALLËZOR TË PS!Komisionet zgjedhore me njerëz Komisionet zgjedhore me njerëz

nga administrata? Njësoj si nga administrata? Njësoj si ti varësh ujkut, mëlçitë në qafë!ti varësh ujkut, mëlçitë në qafë!

<<3

Faqe 12-13Faqe 2

Meta letër Ruçit: Presion politik ndaj meje për të propozuar një kandidaturë

nga ato që do mazhoranca

Një përgjigje e shkëlqyer e shoqërisë

“Për fëmijërinë e vjedhur”, mijëra qytetarë në marshimin

protestë kundër dhunës seksuale

Faqe 8-9

Basha takim me aleatët, opozita e bashkuar nuk pranon komisionet zgjedhore me njerëz nga administrata

Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”...

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Nga Artur Zheji

Nga Andi Bushati

Opinion

Faqe 11

Faqe 15

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 20202

Ish-Presidenti, Bamir Topi: Meta është garant i moskapjes së Gjykatës Kushtetuese, “Venecia” i dha të drejtëIsh-presidenti Bamir Topi ka mbeshtetur qëndrimin e presiden-tit Ilir Meta në përplasjet me qever-inë për emërimet në Gjykatën Kus-htetuese. Topi tha se mazhoranca ka hequr nga kushtetuta instrumen-tin e presidentit për të kërcënuar me dorëheqje në raste se shkelen lig-jet. “2008 mua më gjeti në një po-zicion që nuk e kisha një vit më parë. Presidenti ka një instrument

që nuk e pranon një lloj politike dhe kërkoj dorëheqje. Kjo do të thotë se mazhoranca rrëzohet. Ata i ho-qën presidentit edhe atë të drejtë që të kërcënonte me dorëheqje. Edhe Meta është zgjedhur në këtë frymë. Presidenti si një akt të fundit i thotë mazhorancës mos e tepro në këtë politikë se do më çdo në dorëheqje. Meta e shikon veten si një president me mundësi të pakta. Ai mund të ketë

nuanca të ligjërimeve politike që afro-hen me opozitën. Meta është politi-kan, i ka pasur të gjitha karriget. Edhe presidenti përdor gjuhë politike kur të tjerë të vendosin me shpatulla pas murit. Kur Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit duhet të kishte një tërheqje të maxhorancës. Meta është bërë garant i moskapjes së Gjykatës Kushtetuese. Pse duhet ne të presim vendimin e Strasburgut”, tha Topi.

Politikë

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftu-ar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë termi-nale. Ai shtoi se ambasadorët janë duke mbaj-tur më shumë anën e kryeministrit Edi Rama. “Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq “koka” e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Adminis-

trata është totalisht politike. Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politi-zuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zg-jedhje. Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik. Nuk pajtohem me sjell-jen e ambasadorëve”, tha Rama. Besnik Musta-faj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zg-

jedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike. “Dosja e Dur-rësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revan-shin e qeverisë Rama për të mbajtur pushte-tin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Da-mian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa cuna problematikë”. Shumë me-dia botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që

janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. Opozita për mendimin tim në kërk-esat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koher-ente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndon-jë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në.”, vlerësoi Mustafaj.

Ambasadorët përpjekje për të mbrojtur Ramën, Mustafaj: Fjalia “topi është në anën e Bashës”, presion publik

I ftuar në studion e “Opinion”, kryem-inistri Rama deklaroi se nuk ka patur asnje parregullsi ne zgjedhjet ku ai u be kryeminister. “Për sa kohë kam garu-

ar unë, asnjëherë nuk ka ndodhur që parre-gullsitë në zgjedhje të kenë thyer vullnetin e popullit. Ka pasur vetëm një rast që di-het botërisht në zgjedhjet e Tiranës, në asn-jë rast tjetër”, deklaroi Rama. “Parregullsitë në zgjedhje nuk kanë thyer vullnetin. Është thyer në vitin 2011, kjo dihet botërisht. Edhe ajo që ka ndodh në Tiranë, nuk ngjau në Komision. Policia nuk ka qenë problem asnjëherë. Policia nuk ka lidhje fare këtu. Si është me komisionerë politikë si jopolitikë, për ne nuk ndryshon gjë”-shtoi Rama.

Duket se kryeministrin e ka ‘lene ku-jtesa’ rruges, por qytetaret i mbajne mend mire zgjedhjet në drejtimin e Ramës, që nga 2015 e deri te 2017-ta, shkeljet e te ciles u dokumentuan dhe ne menyre flagrante nga dosjet e famshme te Rilindjes ‘184’ dhe ‘339’. Për të mos folur më pas për votimet moniste të 30 Qershorit.

Hetime të prokurorisë, të cilat vazhdo-jnë të zvarriten, kanë nxjerrë në dritë bash-këpunimin kriminalo-politik për blerjen e votave në zgjedhjet lokale në Dibër 2016 dhe në zgjedhjet parlamentare në Durrës 2017. Në prill-maj 2019 në publik rrodhën një sërë përgjimesh telefonike të realizuara

nga prokuroria, të cilat u botuan të plo-ta nga revista gjermane Bild në maj 2019. Në përgjime dëgjohen politikanë, përfshi ish-ministrin Gjiknuri dhe ish-kryebashki-

akun Dako, dhe zyrtarë të lartë socialistë që flasin me figura të krimit dhe me vartës të tyre për të ushtruar trysni ndaj zgjedhësve, blerë vota, dhe manipulime të tjera.

Qëndrimet e RamësMbrëmë në “Opinion”, Rama deklar-

oi se Partia Socialiste është gati të imple-mentojë identifikimin biometrik në zgjedh-jet e 2021. Kundrejt kësaj pjese që kishte rënë dakort, shqetësim për Ramën ishte koha që vendi ka në dispozicion, ndërsa shtoi se nëse KQZ merrej me gjithçka që duhet për realizimin e prcesit, me kontratën dhe tenderin për futjen e teknologjisë dhe qeveria është e gatshme të financojë. Si-pas Ramës, PD-ja të monitoronte procesin e implementimit të teknologjisë. “Prob-lemi identifikimin biometrik është një gjë që kërkon kohë. Jam pesimist që realizo-het deri në zgjedhjet e ardhshme. ODIHR nuk e inkurajon, thotë që kur shkohet dre-jt teknologjisë, shkohet jo në mënyrë të menjëhershme. Problemi që ne kemi sot është koha. Ne kemi 3 vite e ca që pres-im opozitën. Kemi humbur kohë, se rreg-ullat e lojës nuk bëhen me molotov, por me dialog. Ne kemi bërë simulime në PS për të parë reagimin e moshave të ndrys-hme dhe ajo që kemi marrë nga të gji-tha dhe konsultime me partitë në botë, nga momenti i nënshkrimit të kontratës deri në bërjen e tij duhen 6 muaj. Pra jemi në pamundësi objektive. Por e kemi thënë që s’kemi problem ta fusim. KQZ dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punë. Qever-

ia do mbështesë financiarisht por për ten-derin kontratën dhe implementimin mer-ret KQZ, ndërsa PD të propozojë vetë një zëvendëskryetar për ta ndjekur këtë pro-ces, që nesër të mos kemi avazin e vjetër u sabotua aty, u vodh këtu. Të monitorojë procesin”,- tha ai.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë implementimi i sistemit biometrik të identi-fikimit, për të cilin palët kanë rënë dakord. ‘PD do të ketë në KQZ nënkryetarin që do të ndjekë procesin’, tha Rama duke folur për mekanizimin se si do të kryhet procesi, ndonëse më herët ishte shprehur pesimist që koha do të mjaftonte për ta përfunduar këtë proces. “Nga pikpëpamja e gjithë përgatit-jes së procesit, e tenderit, kontratës së im-plementimit është KQZ që do ta bëjë. Dhe PD është e mriëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej. Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë man-dat bashkë me një ekspert të fushës vënë në dispozicion nga partnerët . U bë teknolog-jia malet më të larta shkojmë me teknologji, nuk u bë teknologjia nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua”, tha Rama.

Rama bën “të shenjtin”: Vota në zgjedhjet ku kam qenë kryeministër, nuk është prekur! Po dosjet “184” dhe “339” ?!

Intervista në Opinion

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 3

Komisionet me njerëz nga administrata? Njësoj si t’i varësh ujkut, mëlçitë në qafë!

Kryedemokrati Basha eshte takuar dje me kryetaren e LSI-së, Moni-ka Kryemadhi, nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreun e Par-tisë Republikane, Fatmir Mediu. Një ditë më parë këij takimi , am-basadorja amerikanë Yuri Kim,

duke theksuar se ka një progres për Reformën Zgjedhor, tha se par-tia në pushtet i bëri lëshimet e saj, duke shtuar se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës. Ndër-sa tejet shkurt foli Basha në lidhje me Reformën, duke deklaruar se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjid-

hur, siç është ajo për administratën zgjedhore. “Është bërë progres dre-jt dakordësisë për administrim-in zgjedhor. Ka mbetur një çësht-je pa zgjidhur. Dua të garantoj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Basha takim me aleatët, opozita e bashkuar nuk pranon komisionet zgjedhore me njerëz nga administrata

Administrata Zgjedhore është pika që ndan maxhorancën dhe opozitën për të arritur një marrëveshje konsensuale për

reformën elektorale. Djallëzisht, duke ju referuar rekomandimeve të ODIHR, PS po luan kartën e depolitizimit të komi-sioneve. Kështu maxhoranca ka shpre-hur dakordësi për përbërjen e KZAZ-ve me tre anëtarë, ashtu si edhe Komisionet e Qendrave të Votimit propozohet që të kenë tre anëtarë jopolitikë.

Opozita padyshim që e ka kundërsh-uar këtë formulë, pasi qartazi ajo nuk jep garancitë e një procesi të lirë dhe të nder-shëm zgjedhor. Kjo për shkakun e vetëm se komisionerët e pavarur që do të vijnë nga administrata, janë lehtësisht të shan-tazhueshëm nga pushteti. Nga ana e saj, opozita e bashkuar propozon që komi-sionet vendore të administrimit të zg-jedhjeve të përbëhen nga 7 anëtarë, nga të cilët, 3 të jenë anëtarë të pavarur, jo vetëm nga administrata, por dhe juristë e avokatë, njerëz të profesioneve të lira. Përveç këtyre 3 anëtarëve, opozita e bashkuar propozon që në këto komisione të ketë edhe 4 vëzhgues, 2 nga PS dhe 2 nga PD me të drejtë shënimi në pro-cesverbalin e çdo kutie.

“Hi syve”PS po kërkon t’i hedhë hi syve

shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me çështjen e administratës zgjedhore, duke pretenduar se Shqipëria është Danimarkë, Francë apo edhe ndoshta Amerikë! Kush nuk e kupton këtë lojë fare naive të rilin-dasve, ose jeton në një realitet tjetër ose i intereson t’i qëndrojë në krah pushtetit.

Si mund t’i besohet administrimi i votimit, që nga marrja e votës nga ku-titë e deri te numërimi i saj, administratës publike? E dini ju zonja dhe zotërinj am-basadorë se ku po ushrroni aktivite-tin tuaj? A nuk jemi të gjithë të vetëdi-jshëm se pjesa më e madhe qyettarëve që janë të punësuar në administratë, janë aty pikërisht në saj të militantizmit poli-tik. Fare qartë edhe për pjesën tjetër mini-namiliste, që ka mbetur e pa politizuar në

administrate: si mundet ajo mos i bind-et urdhrave të partisë, kur shantazho-het me vendin e punës? Përgjimet e dos-jeve “184” dhe “339” vërtetojnë më së miri këtë!

Kush ka memorie të shkurtër, i rikuj-tojmë se Rilindja investimin e parë të saj

sapo mori pushtetin në vitin 2013 pati militantizmin e administratës publike me njerëz pranë saj. Ligji famoz i adminis-tratës publike i kërkuar atë kohë nga BE, u transformua sipas interesa rilindase, duke nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë që kishin shërbyer për vite e vite me rradhë në administratë. Përvoja u zëvendësua nga militantizmi!

Kush do prova më shumë për këtë, mjafton të kujtojmë fenomenin e despot-izmit që ka rrënjë të thella në adminis-tratën publike. Rasti i kreut të Komision-it të Ligjeve Ulsi Manja me punësimin e familjarëve të tij në administratën publike është ulëritës.

Shkurtimisht: Drejtori Shendetit Pub-lik Dibër, vëllai i Manjës; Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër, kunata; Në OSHE Dibër, i vëllai; Drejtoria e Py-jores Dibër; djali i vëllait; Spitali Peshko-

pi, nusja e djalit të vëllait; Drejtori i Tra-jtimit të Studentëve tek Teknologjiku, i vëllai; Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë, nusja e vëllait; Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës, dhëndri i vëllait; Kthimi dhe kompensimi i pronave, djali i vëllait; INUKU Tiranë, djali i motrës, Aviacioni civil, djali i vëllait.

Pra, edhe ju të dashur ambasadorë, që jeni në krah të PS-së në këtë pikë, beso-ni se familjarët e Manjës dhe deputetëve socialistë do të mundësojnë zgjedhje të lira e të ndershme?

Një tjetë provë që bie në kundërshtim të fortë me kërkesën e socialistëve është edhe raporti i OSBE-ODIHR për 2019-ën, ku ka një konstatim të rëndë sipas të cilit administrata publike është e politi-zuar. Thënë shkoqur e qartë: E POLITI-ZUAR!

Si mund të pretendosh t’i besosh kësaj administrate, që vetë arbitri krye-sor i zgjedhjeve e cilëson thellësisht si të politizuar, garancinë e votes së qytetarëve shqiptarë?!

Nëse duhen edhe më prova për të bindur ata që në fakt e kanë fare të qartë realitetin shqiptar si funksionon, mjafton t’i hidhni një sy raportit të fundit për-fundimtar të ODIHR pas votimeve të 30 Qershorit. OSBE-ODIHR rekomandoi se: “Administrata publike nuk duhet për-dorur gjatë zgjedhjeve dhe shërbimi civ-il duhet depolitizuar. Nuk duhet të ush-trohet presion mbi votuesit për të marrë pjesë në aktivitete politike ose për të votuar në një mënyrë të caktuar.”.

Ndaj zonja dhe zotërinj ambasa-dorë, më mirë se sa për topin në fushën e “Luli Bashës”, ruhuni të garantoni që vota e çdo qytetari shqiptar të numëro-het ashtu si hidhet në kuti. Në të kundërt, nëse do mbështesni idenë tinëzare të PS për gjoja “depolitizim të komisioneve”, nuk do bëni asgjë më shumë se sa do t’i jepni krah një procesi votimi që do jetë kryekëput në duart e pushtetit. Dhe për të tilla raste ne shqiptarët kemi një shprehje popullore, e cila duket sot më shumë se kurrë aktuale: “Po ja varni ujkut mëlçitë në qafë”.

Shkrihet KQZ, zbardhet roli i KryekomisioneritPalët negociuese në Këshillin Poli-tik kanë rënë dakord për formatimin e plotë të KQZ-së. Zgjedhjet do të ad-ministrohen nga kryekomisioneri, i cili do të zgjidhet nga Parlamenti. Krye-komisioneri do të punojë me Bordin e Administrimit dhe nën të do të funk-sionojë Këshilli i Ankesave. Përbërja e Këshillit të Ankesave do të jetë e pavar-ur, me pesë anëtarë, nga të cilët tre prej tyre do të propozohen nga maxhoran-ca dhe dy nga opozita. Zgjedhjet në Shqipëri janë administruar nga Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve. Aktualisht, KQZ ka 5 anëtarë. Sipas çdo manda-ti të saj, ky komision përbëhet nga dy anëtarë përfaqësues të opozitës dhe dy anëtarë përfaqësues të maxhorancës.

Të fyer për përjashtimin nga negociatatOpozita parlamentare letër ambasa-dorëve: Nuk e votojmë Kodin e ri pa lista të hapura! Ndërsa ambasador-ja amerikane Yuri Kim ka marrë ro-lin e negociatores kryesore mes palëve politike në Këshillin Politik të Re-formës Zgjedhore, një letër adresohet nga opozita parlamentare. Këta të fun-dit i drejtohen ambasadores Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca duke u shprehur se janë përjashtuar nga procesi i negociatave për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata thonë se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negoci-atat për n dryshimin e sistemit zgjed-hor. Ata po ashtu shprehen se po u vijua me përjashtim nuk do të bëhen kartona për shumicën. “Në këto kushte ne jemi të vendosur së pari, të kërkojmë min-imalisht trajtimin e barabartë me ata që janë jashtë Parlamentit, por nuk do të pranojmë aspak diskriminimin dhe fyerjen ndaj nesh. Ne jemi po ashtu të një mendjeje, që Kodin e ri Zgjedhor, nuk do ta votojmë, në rast se shumica në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një di-alog serioz, transparent dhe të hapur me ne, pwr kalimin nga listat e mbyllura tek listat e hapura”, tha ai.

Politikë

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 20204

Meta letër Ruçit dhe Kuvendit: Presion politik ndaj meje për të propozuar një kandidaturë nga ato që do mazhorancaAshtu siç premtoi Pres-

identi i Republikës ka vendosur të bëjë pub-like çdo veprimtari, qën-

drim, deklaratë apo dhe propozim të tijin.Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar Kryetarit të Ku-vendit z.Gramoz Ruci një letër mbi propozimin e zotit Arben Shehu për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrol-lit të Lartë të Shtetit. Në këtë letër Kreu i Shtetit denoncon, presionet siç shprehet ai të maxhorancës për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh. Në këtë rast i referohet projektligjit të maxhorancës për të emëruar një zv.kryetar të KLSH-së. “Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozi-meve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatu-ra përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit po-litik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazho-ranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidenti. E njëjta qasje e Ku-vendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë”, shkruan Meta.

Më tej Presidenti vlerëson kandi-daturën e propozuar prej tij të Arben Shehut. “Dr.Arben Shehu është kan-didat shumë i përshtatshëm, me përv-ojë, profesionalizëm dhe me dinjitet. Ai është diplomuar jurist dhe ës-htë një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. Shehu është gjitha-shtu i diplomuar edhe në fushën e ad-ministrimit të biznesit, me një përv-ojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore Kuvendi i Shqi-përisë do ta shqyrtojë këtë kandida-turë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjegjs-hmëri”, shkruan më tej Meta.

Kreu i Shtetit ka një apel edhe për kreun në detyrë të KLSH Bujar

Leskaj. “I kam kërkuar kryetarit të KLSH z.Bujar Leskaj të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e kryeta-rit të ri. Bujar Leskaj të mos i bindet asnjë ur-dhri për uzurpimin e këtij pozicioni kushtetues”, shprehet Meta.

LETRA E PLOTËSiç dhe jeni në dijeni, Presidenti i Republikës, në ushtrim të rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, si dhe në mbështetje të nenit 162, pika 2, të Kushtetutës, dhe të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga përfundimi mandatit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit zotit Bujar Leskaj, ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimet kushtetuese dhe ka propozuar deri më tani tre kandidatura për t’u zgjedhur në këtë pozicion, kandidatura këto mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara që garantonin pavarësinë e këtij organi. Për fat të keq të tre këto kandidatura nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konkretisht:1. Në përputhje me afatet e para-

shikuara në ligjin nr. 154/2014, Pre-sidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, i propo-zoi Kuvendit të Shqipërisë që zonja Vitore Tusha, të zgjidhet në detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Kuvendi i Shqipërisë, pasi

shqyrtoi këtë propozim me Vendi-min nr.126, datë 20.12.2018, vendo-si: “Mosmiratimin e kandidaturës së zonjës Vitore Tusha dhe rrëzimin e dekretit nr. 10929, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për propo-zimin e Kryetarit të Kontrollit të Lar-të të Shtetit”. Ky vendim është përc-jellë nga Kuvendi në Institucionin e Presidentit të Republikës me shkresë nr.3553/2 prot, datë 24.12.2018.2. Pasi ky propozim nuk u miratua nga Kuvendi, Presidenti i Republikës. sërish në ushtrim të kompetenca-ve të tij, me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019 i propozoi Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e zotit Bahri Shaqiri për t’u zgjedhur në pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Kuvendi i Shqipërisë, me Ven-dimin nr. 25, datë 31.01.2019, ven-dosi: “Mosmiratimin e kandidaturës të zotit Bahri Shaqiri dhe rrëzimin e dekretit nr. 11063, datë 19.01.2019 të Presidentit të Republikës “Për propo-zimin e Kryetarit të Kontrollit të Lar-të të Shtetit”.Ky vendim është përc-jellë nga Kuvendi me shkresën nr. 234/1 prot., datë 01.02.2019 në In-stitucionin e Presidentit të Repu-blikës.3. Sërish Presidenti i Repu-blikës, me Dekretin nr. 11229, datë 17.07.2019 i propozoi Kuvendit të Shqipërisë që zoti Petraq Milo të zgjidhet në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë, me Vendi-min nr. 94, datë 12.9.2019, vendosi: “Mosmiratimin e kandidaturës të zo-tit Petraq Milo dhe rrëzimin e dekre-tit nr. 11229, datë 17.7.2019 të Presi-dentit të Republikës “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.Presidenti i Republikës, pa-varësisht se i ka lexuar me vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet dhe mendimet e shprehura në mënyrë publike nga Kuvendi i Shqipërisë li-dhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kon-trollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para faktit të kryer të rrëz-imit të propozimeve për tre kandi-datura radhazi, pavarësisht se të tre këto kandidatura përmbushnin kri-teret ligjore dhe gëzonin përvojë të

gjerë profesionale.Presidenti i Repu-blikës u njoh gjithashtu edhe me le-trën nr. 1358 prot, datë 26 maj 2020 të Kryetarit të Kuvendit, përmes së cilës i kërkohet Presidentit të propo-zojë kandidaturën e re për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.Është për t’u evidentuar se letra e Kryetarit të Kuvendit është shoqëruar me një fu-shatë publiciteti në media nga Ku-vendi mbi nismën ligjore që ky i fun-dit do të ndërmarrë për miratimin e një projektligji, përmes të cilit do të bëhet i mundur emërimi me ligj i një Zëvendëskryetari të KLSH-së, duke e justifikuar këtë si zhbllokim të si-tuatës.Është e qartë se e gjithë kjo ve-primtari, e shoqëruar me këtë fusha-të publiciteti, ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit të Republikës me qëllim që të propo-zojë për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca.Ky

veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presi-dentin e Republikës dhe reflekton të njëjtën qasje të legjislativit të shfa-qur përgjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku përmes miratimit të ligjit antiku-shtetues nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksioni-min e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”, u synua që t’i rrëmb-ehej kompetenca kushtetuese Presi-dentit për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetues, drejtpërdrejtë me ligj me efekt prapaveprues.Ky ligj u kthye për rishqyrtim nga Pre-sidenti i Republikës dhe gjithashtu është kritikuar në të gjitha draft-o-pinionet që Komisioni i Venecias ka hartuar për trajtimin e kësaj çështje të kërkuar nga vetë Kuvendi i Sh-qipërisë më 30 dhjetor 2019.Presi-denti i Republikës sjell në vëmend-je se Kuvendi i Shqipërisë, si organi më i lartë që monitoron punën, ve-primtarinë e organeve kushtetuese dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të miratuara prej tij, ka përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi, ku Gjykata Kushtetuese nuk ështëfunksionale prej më shumë se dy vitesh, Gjykata e Lartë nuk ës-htë funksionale, si dhe e gjithë ecu-ria e zbatimit të reformës në siste-min e drejtësisë është në shkelje të të gjitha afateve kushtetuese.Ndaj çdo veprimtari e mëtejshme nën këtë drejtim me paraqitje nisma-sh legjislative, me qëllim kapjen e institucioneve të pavaruara apo

Kreu i KLSH-së

Aktualitet

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 5

Arben Shehu i propozohet Ku-vendit të Shqipërisë për t’u zgje-dhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Propozimin e ka dekretuar sot kreu i shtetit Ilir Meta.

I plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperien-cë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë”.“Gjatë ekspe-riencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu ës-htë një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjitha-shtu edhe në fushën e e ekonomi-së dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë aka-demike, kërkime dhe shkri-me shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fu-shën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Presidenti i Republikës, pa-varësisht se ka lexuar me shu-më vëmendje e në mënyrë të përs-ëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.

Mos plotësimi i pozicionit

të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacio-ni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Sh-qipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kan-didaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propo-zuar:

ARBEN SHEHUTË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 20.1.1980 Vendlindja: ShkodërEDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universi-teti i Tiranës

2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profe-sor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:2004 – e në vazhdim Pedagog

pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në “World Journal of Social Science Research”

Pjesëmarrës në konferenca kom-bëtare dhe ndërkombëtare me publik-ime akademike.

Arben Shehu

Aktualitet

ushtrimin e presionit politik ndaj institucioneve të tjera, nuk bën gjë tjetër veçse provon faktin që tre kan-didaturat e mëparshme të propozua-ra nga Presidenti i Republikës, janë rrëzuar pa të drejtë nga Kuvendi, me qëllim që të propozohet një kandida-turë që gëzon mbështetjen e mazho-rancës në mënyrë që mazhoranca të kontrollojë po veten e saj?!Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që përgjatë veprimtarisë dhe ushtri-mit të funksioneve të tij, të sigurojë që mekanizmat kushtetues të funk-sionojnë dhe institucionet kushtetue-se të këtij niveli të vazhdojnë veprim-tarinë në mënyrë të pavarur dhe në respekt të plotë me parimet kushte-tuese të ndarjes dhe balancimit të pu-shteteve, parime këto që qëndrojnë në themel të shtetit të së drejtës.Në këtë mënyrë, Presidenti i Repu-blikës vlerëson me shumë kujdes integritetin e kandidaturës së propo-zuar, në mënyrë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur e të pandikuar politiki-sht.Për këtë arsye, është me rënd-ësi si përmbushja e kërkesave ligjo-re për zgjedhjen në këtë pozicion kushtetues, por dhe përzgjedhja e një kandidature që ofron garanci-të e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni shumë të rëndësishëm në mënyrë të pavarur.Presidenti i Re-publikës i risjell në vëmendje Ku-vendit të Shqipërisë se mosplotës-imi i pozicionit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institu-cional të këtij organi kushtetues me

përgjegjësi jetësore për financat pu-blike.Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, se-cili institucion që ka atributet e tij në procesin e emërimit të drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.Ndaj është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të vlerësojë ja-shtë interesit politik, diskutimin dhe shqyrtimin e kandidaturës së pro-pozuar për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Presidenti i Repu-blikës është njohur me shprehjen e interesit të Dr. Arben Shehu, dhe pas shqyrtimit të kandidaturës së tij, vlerëson se Dr. Arben Shehu ës-htë kandidat shumë i përshtatshëm dhe me përvojë për të përmbushur me profesionalizëm dhe me dinji-tet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Profili i tij si njohës shumë i mirë i legjislacionit, veçanërisht atij penal, njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvoja aka-demike e profesionale 16-vjeçare, e bëjnë këtë kandidat të përshtats-hëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kon-trollin e përdorimit të pasurisë pu-blike dhe vënien para përgjegjësi-së të abuzuesve me to.

Bazuar në këtë bindje, mbi karakteristikat që duhet të ketë drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbështetur në faktin që kandidatura e Dr. Arben Shehu

plotëson të gjitha kushtet dhe kri-teret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, vlerësimi i karrierës dhe aftësive të tij profesionale në raport me përgjegjësitë që duhet të ushtrojë sipas ligjit, me Dekretin nr.11498 , datë 4.6.2020, vendosa t’i propozoj Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në pozicionin ku-shtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Dr. Arben Shehu është diplomuar jurist dhe është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. She-hu është gjithashtu i diplomuar edhe në fushën e administrimit të biznesit,

me një përvojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv edhe i profe-sionit të avokatisë.

Shpresoj se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjeg-jshmëri, në mënyrë që institucio-ni i Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në përmbushje të plotë të detyrave të tij kushtetuese e lig-jore.

Ndërkohë po sot, i kam kërkuar Kryetarit të Kontrollit të Lartë të

Shtetit, zotit Bujar Leskaj që të qëndrojë në lartësinë e detyrës, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri dhe të mos i bindet asnjë urdhri për uzurpi-min e këtij pozicioni kushtetues.

Bashkëlidhur gjeni Dekretin nr.11498, datë 04.06.2020, me të cilin i propozohet Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në funksionin kushtetues të Kryeta-rit të Kontrollit të Lartë të Shtet-it, si dhe dokumentacionin përkatës të dorëzuar nga Dr. Arben Shehu, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

Presidenti dekreton kandidatin e ri për postin e kreut të KLSH

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 20206

Në kundërshtim me aktin normativ, SPAK “rrëzon” OFL-në, heq sekuestron për 48 pasuri

Autoritetet policore italiane në Breshia kanë shkatërruar një bandë kriminale në fushën e trafikut të prostitucionit.Si rrjedhojë, 9 perso-na përfunduan në pranga, 5 prej të cilëve janë në kërkim policor. Në pranga ka rënë edhe një shqiptare e quajtur Liljana Shoshari 35 vjece,

banuese në Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj kalabrez Lu-dovico Raffa 61 vjec dhe shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani, rapor-tojnë mediat fqinje.E arrestuar ka përfunduar edhe rumunia e quaj-tur Ionica Paun. Anëtarët e bandës akuzohen për trafik e shfrytëzim

prostitucioni, grabitje dhe trafik të drogës.Hetimet e operacionit “Tele-pass” kanë nisur 4 vjet më parë, ndërsa vajzat që prostituonin ish-in kryesisht nga Europa Lindore. Pesë anëtarë të tjerë të kësaj bande u shpallën në kërkim ndërkombëtar policor.

Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Itali, 9 në pranga. Arrestohet edhe shqiptarja, kryetare e bandës

Prokuroria e Posacme An-tikorrupsion dhe Krim-in e Organizuar (SPAK) ka vlerësuar si në kundër-

shitm me aktin normativ 48 pasuri të sekuestruara gjatë Operacionit Forca e Ligjit nga Policia e Shtet-it.Sipas SPAK, këto pasuri nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 au-tomjete, për të cilat është vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës i janë kthyer policisë së shtetit. Po ashtu edhe bllokimi i një pasaporte është bërë në kundërshtim më aktin normativ.Sakaq SPAK ka vlerësuar si të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit, dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjyka-ta e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organ-izuar, për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.

Njoftimi i SPAK:Drejtoria e Përgjithshme e Pol-

icisë së Shtetit, në zbatim të Ak-tit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka para-qitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.

Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).Gjithashtu në një rast është dër-guar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës e vendosur në kushte emergjente për një shtetase.Proku-roria e Posaçme ka marrë në shqyr-tim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gji-tha kërkesat e paraqitura nga Dre-jtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :Janë vlerësu-ar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Ko-

rrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste autom-jete.Është vlerësuar se për 48 pas-

uri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kus-htet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia

e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.Brenda afatit lig-jor vazhdon shqyrtimi i kërkesave te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 autom-jete.Në lidhje me rastin e bllokim-it të pasaportës është vendosur kthi-mi i saj, pasi bllokimi ishte bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020.Ak-tualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke përgatitur kërkesat për kon-fiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Aksident në Lezhë, del nga rruga makina e Policisë, me shpejtësi të lartë Një makinë policie është aksiden-tuar në Lezhë pasi ka dalë nga rru-ga teksa po ndiqte një të kërkuar.Personi i cili dyshohet se ishte në kërkim po drejtonte një automjet dhe Policia iu vu në ndjekje.Tek-sa ndiqnin automjetin e këtij perso-ni, makina e Policisë me shpejtësi të lartë dhe me disa efektivë bren-da doli nga rruga pasi shoferi hum-bi kontrollin.Policët përfunduar në spital me dëme të lehta teksa kësaj radhe personi në kërkim arriti t’iu shpëtojë.

Aksident tek rruga “5 Maji” në Tiranë, plagoset rëndë 34-vjeçarja që lëvizte më këmbëNjë grua ka mbetur e plagosur në një aksident në Tiranë aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës “5 Majit” ku makina ka përplasur një 34-vjeçare, e cila ndodhet në gjend-je të rëndë në spital.

Zona mbulohet nga re pluhuri, IKMT hedh në erë me tritol pallatin e VIP-ave në DurrësNjë tjetër pallat është prishur sot me shpërthim të kontrolluar nga In-spektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës, ndërsa rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vri-ma) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Ndërkohë që e gjithë zona përreth është ‘pushtu-ar’ nga tymi.

Kronikë

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 7

Ministri i brendshëm në Kuvend

Kronikë

Ju kanë skaduar pasaportat?

Qeveria nxjerr aktin normativ: Afati i vlefshmërisë zgjatet deri më 31 dhjetor Qeveria ka vendosur me një akt normativ të nxjerrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave që kanë skaduar apo skadojnë gjatë vitit 2020.Edhe nëse kanë skaduar gjatë muajve të vitit 2020, pasaportat janë të vlefshme deri në 31 dhjetor 2020. Megjithatë kjo shtyrje nuk vlen për udhëtimet jashtë vendit por për efekt dokumentacioni në institucionet e ndryshme në vend.

Sekuestrohen 450 kg marijuanë në Itali, pranga shqiptarëveAutoritetet policore italiane kanë arrestuar 4 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe quhen F K 35 vjec dhe X P 35 vjec. Policia ka sekuestruar gjithsej 450 kilogramë hashash. Lënda narkotike është sekuestruar në komunën Fenegrò në provincën e Komos, raportojnë mediat e vendit fqinj.Në këtë “biznes”, ishte përfshirë edhe një zviceran, që bashkëpunonte me shqiptarët që quhej A B.Mes të arrestuarve është dhe shtetasi italian A V, 56 vjec i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i dyshuar si anëtar i mafies kalabreze Ndragheta.

Prostitucioni në Rrogozhinë, Gjykata lë në burg dy pronarët e hoteleveDy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet pros-titucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka evndosur arrest me burg për BGj dhe F H ndërkohë për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro janë dërguar në arrest shtëpie.

NJOFTIMIGjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar në operacionin “Zhuri”. Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë B Gj dhe F H të cilët akuzohen për “Persh-tatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni, dhe ushtrim prostitucion-i”Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara.

Grabitet institucioni financiar në Korçë, hajduti terrorizon punonjësit me thikëNjë institucion financiar në Ko-rçë ka rënë pre e një grabitje. Au-tori i pamaskuar ka hyrë në ambi-entet e këtij institucioni dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë një shumë parash.Siç thuhet, autori ka qenë rreth 30 vjeç, i ka drejtuar thikën punonjësve, ndërsa përmes kërcënimeve iu kërkoi atyre lekët, pasi në të kundërtën, do t’i godiste. Pasi ka marrë lekët është larguar nga vendi i ngjarjes.Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për identi-fikimin dhe arrestimin e grabitësit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës ditën e sotme me

disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me dhunën e ushtruar tek protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, mori sërish në mbrojtje efektivët.Duke u përgjig-jur për efektivët të cilët nuk kish-in emra identifikuaes, ministri u zotua se emrat e tyre nuk do të da-lin kurrë.

“S’do t’i merrni kurrë em-rat e policëve që ishin pa num-ra në protestën tek Teatri. Sepse ju s’keni tagër për atë gjë. I vet-mi institucion që ka tagër për të marrë të dhënat e policëve që ish-in tek Teatri është prokuroria. Edhe në SHBA që ndodh protes-ta, shihni, ka gjë policë me targa në gjoks? Ata policë identifikohen nga drejtuesit e tyre”, tha Lleshaj.

“Policia nuk shkoi me inici-ativën e saj tek Teatri Kombëtar, por u thirr sipas detyrmit. Poli-cia u thirr sipas detyrmit. Godi-na e Teatrit Kombëtar ishte pronë e bashkisë së Tiranës dhe ka qenë e uzpurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Me 17 maj drejtësia ka vajtur aty ku du-

het, e thirrur nga autoriteti pronar. Autoriteti pronar i godinës. Ose të shkonte dhe ti përgjigjej kërksës së bashksië për mbështetje ose ta refuzonte. Ose të zbatonte një ve-prim ligjor ose të mos e zbaton-te atë.

Por çfarë thotë ligjiNë ligjin për Policinë e Shtetit,

në nenin 89, saktësohet se punon-jësi i policisë duhet të ‘përdorë uniformën, shenjat dhe simbo-

let e policisë vetëm gjatë kryerjes së shërbimit dhe në përputhje me rregullat e vendosura’.

Ndërsa në Rregulloren e Pol-icisë së Shtetit, në nenin 37, i ndalohet punonjësve të policisë që të heqin ‘simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim; dhe të modifikojnë pjesë të vesh-jes policore.’

Lleshaj: S’do t’i merrni kurrë emrat e policëve që ishin pa numra tek shembja e Teatrit!

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 20208

PRINTO ME NgJyRA CMyK

CMYK

Protesta “Për fëmijërinë e vjedhur”, mijëra qytetarë në marshimin protestë kundër dhunës seksualeMijëra protestestues

marshuan dje në Ti-ranë kundër kulturës së heshtjes vikti-

mave të dhunës seksuale, disa ditë pasi vendi u trondit nga zbuli-mi i një rasti përdhunimi të vazh-dueshëm dyvjeçar të një vajze 15 vjeçare nga disa bashkëmos-hatarë të saj dhe një roje shkolle 65 vjeçar. Aktivistët dhe aktivistet iu drejtuan viktimës me slloganet “Ti nuk ke faj” dhe “Ti ke shumë motra”. Me thirrje kundër dhùnës, abùzimit, diskrìminimit dhe pàbarazisë së të mitùrave, vajzave dhe grave ata u tubuan në sheshin Nënën tereza rreth orës 16:00 ndërsa pas grumbullimit,përsh-kuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndaluan parakryeminis-trisë sheshit Skënderbej dhe ndal-uan tek ministria e Arsimit që dre-jtohet nga Besa Shahini. Ndoshta kete proteste te paralajmeruar e ndezi edhe me shum deklara-ta e vonuar e ministres se arsimit Besa Shahini e cila ne nje dekla-rate te vonuar ja dretoi gishtin in-stitucioneve shkollore dhe nje-kohesisht medias . Te njejten gje ka bere edhe kryeministri Rama I cili doli ne mbrojtje te ministres Shahini dhe gishtin per fajtores-ine ja drejtoje opozites dhe med-iave. Nderkohe qe fajtore jane te gjithe dhe secili te pakten duhet te kerkoje ndjese dhe te mbajje perg-jegjesi. Por ne fakt asgjje nuk na cudit pasi pak kohe me pare ishte Elisa Spiropali ajo qe per situ-ate te ngjeshme ka dale ne mbro-jtje te qeverise duke u shprehur se ngjarjje te tilla behen edhe filma. Nderkohe ne vende demokratike ministra dhe nepunes te larte pub-like japin dorheqje per shum me pak, mjafton te kujtojme ministrin anglez I cili dha dorheqje sepse u vonua te vinte ne parlament, apo zv I Boris Johnson pse theu rreg-ullat e karantinimit. Shpresojme qe kjo proteste te ete nje ogur I mire I shoqerise civile e cila du-het te ngrihet e te protestoje pa or-

ganizime politike, por thjesht se ju shkelen te drejtat apo u vidhen pasurite Edhe babai i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës dhe tre persona të tjerë i është bash-kuar marshimit kundër dhùnimit të të miturve.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama dènoncoi aktin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe mi-nistrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen. Mos i ndodhtë kërkujt ajo që i ndo-dhi vajzës time” tha ai.

Durrësi i bashkohet pròtestës Me pankarta në duar, dhjetëra

qytetarë në Durrës i janë bash-kuar thirrjes kundra dhùnës dhe pèrdhunimit. Ata janë mbledhur në sheshin “Liria” duke marshuar drejt Bashkisë Durrës në shen-jë pròteste për ndërgjegjësimin e institucioneve. U vu re se të rin-jtë që ishin mbledhur respektonin rregullat e pándemisë së koròna-virusit dhe ruanin distancën so-ciale. Marshimi u nxit nga ngjarja e fundit ku një 15- vjeçare ra pre e abùzimit sèksual nga një 65- vjeçar i cili ishte roja i shkollës të cilin e frekuentonte e mitura.

Aktualitet

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 9

CMYK

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistem-atike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga Monitor numri i personave të vetëvrare arriti në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishte në vitin 2016.Numrin më të lartë të vetëvras-jeve e kanë burrat, por vihet një rrit-je e fenomenit edhe tek gratë me 14 për qind më 2019. Më te ekspozuar ndaj vetëvrasjeve ishte grup-mos-ha 55-69 vjeç me 28 për qind të to-talit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokas-tra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë.“Shoqëria shqiptare ka humbur dre-jtpeshimin, duke e lënë individin në mëshirën e fatit. Natyrisht, vetëvras-jet vijnë kryesisht për shkak të prob-lemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre. Por vetë depresio-ni është produkt i një shoqërie që nuk i zgjidh problemet dhe që i vendos egërsisht nën presion individët. Mund të themi se shkaktarë të kësaj situ-ate janë probleme të natyrës ekono-mike, sociale e psikologjike. Të gji-tha së bashku bëjnë që shumë njerëz të shfaqin dobësi, që i bëjnë të mos i përballojnë dot presionet e shumta” – ka pohuar më herët për Monitor, Er-gys Mërtiri, psikolog.Bien vetëvrasjet e të rinjveVetëvrasjet përfshijnë të gjitha grup-moshat e popullsisë, por tek ad-oleshentët ato kishin pësuar rritje vitet e fundit për shkak edhe të ndi-kimit negativ të rrjeteve sociale. Por gjatë vitit të kaluar vetëvrasjet në moshat e reja shënuan rënie të nd-jeshme me 34 %, me gjithsej 25 per-sona nga 38 të rinj të vetëvrare më 2018.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve ishte për moshën 55-69 vjeç me rreth 60 persona ose 28 për qind të totalit dhe në grup-moshën 40-54 vjeç me rreth 22 për qind të totalit. Zakonisht në këto grup-mosha vetëvrasjet shtyhen nga arsye ekonomike dhe përfaqëso-jnë kryefamiljarë që nuk ja dalin dot të mbajnë familjen.Më tej numri më i lartë ishte për grup-moshën mbi 70 vjeç me rreth 44 persona ose 20 për qind e të vetëvrarëve më 2019. Vitet e fundit numri i pleqve që jetojnë vetëm është rritur, teksa të moshuarit janë më ek-spozuar ndaj depresionit.

gjirokastra, Berati me vetëvrasjet më të larta, Kukësi më të ulëtatQarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Lezhës kishin nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në vitin 2019. Në raport me popullsinë Gjirokastra shënoi 13 vrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Berati me 12,8 persona të vetëvrare për 100 mijë banorë dhe Lezha me 12.Në krahun tjetër Kukësi, Elbasani dhe Tirana kishin numrin më të ulët të vetëvrasjeve, përkatësisht me 3,6, 5,1 dhe 5,8 për 100 mijë banorë, duke

rezultuar edhe shumë poshtë mesa-tares kombëtare.

Shqipëria me numrin më të ulët të vetëvrasjeve në RajonMegjithë numrin në rritje të vetëvras-jeve, Shqipëria e ka këtë fenomen e ka më pak të përhapur se Rajoni. Si-pas të dhënave OKB mbi popullsinë numri i vetëvrasjeve në Serbi ishte 15,6 persona për 100 mijë banorë, ne Malin Zi ishin 10,3, në Bosnjë 8,8.Në rang global gjatë vitit 2018, Lit-uania shënoi numrin më të lartë të vetëvrasjeve me 31,9 për qind për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Rusia me 31, Guajana me 29,2 dhe Koreja e Jugut me 26,9 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Sipas Organiza-tës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sjellja vetëvrasëse ka ndikim drama-tik në vendin e punës në terma njerë-zorë dhe financiarë. Gjithashtu, nji-het kostoja për ekonominë e gjerë. Kur një person në moshë pune ten-ton t’i japë fund jetës, ai individ men-jëherë bëhet ekonomikisht joproduk-tiv; punëdhënësi i tij duhet të gjejë dhe trajnojë një zëvendësues (ai do të mungojë në punë, nëse humb jetën ose veprimi i tij mbetet në tentativë).

Skandal me mbetjet në Durrës, bllokohet dërgimi në Sharrë, plehrat hidhen rrugëveDurrës është në kolaps me menax-himin e mbetjeve urbane pas mbylljes së landfillit të Porto Ro-manos. Bashkia nuk ka fonde për t’i sjellë në landfillin e Shar-rës, ndaj i kërkon fonde qever-isë. Banorët e Sukthit protestuan kundër rihapjes së venddepozitim-it në Vadardhë. Kazanët nuk ish-in pastruar. Pas mbylljes së land-fillit të Porto Romanos që tashmë do të shndërrohet në park, mbet-jet urbane të Durrësit ishte para-shikuar të dërgoheshin në landfil-lin e TiranësPor ky plan deri tani nuk po zbatohet.Ndaj një pjesë e mbetjeve u shkarkuan në rrugë në zonën pranë Universitetit.Si zg-jidhje, drejtuesit lokalë kanë ven-dosur të rikthejnë në funksion-

im venddepozitimin e mbetjeve në fshatin Vadardhë.Por banorët e zonës janë ngritur në protestë dhe i kanë bërë pritë kamioneve që kanë mbetur të ngarkuar.Thonë se kanë fituar betejën me ndot-jen dhe nuk do të lejojnë rikthimin e fenomenit të vjetër që aty shkak-ton katastrofë mjedisore.Krye-tari i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani, thotë se kupton shqetësimin e qytetarëve, por aty do të depozitohen vetëm mbetjet e zonës.Ndërkohë bashkia e Durrësit, në një reagim thonë se është në bi-sedime me qeverinë për zgjidhjen e problematikës së krijuar.Bashkia ka kërkuar nga Ministria e Financave një fond të posaçëm për dërgimin e mbetjeve nga Durrësi në Sharrë.

Aktualitet

Rriten vetëvrasjet në 2019-n, depresioni pushton “moshën e artë

Covid 19 në Shqipëri? Zbulohen 13 raste të rejaGjatë 24 orëve të fundit kanë re-zultuar pozitivë me koronavirus 13 persona, duke e çuar në 1197 numrin total të të infektuarve.Shpërndjarja e virusit vazhdon të jetë e madhe në Tiranë. Rastet e reja janë në bashkitë e Tiranës 11 raste, Krujës 1 rast dhe Shkodrës 1 rast, ndërsa mes të infektuarve janë edhe 3 personel shëndetësor.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 202010

Kuvendi ka miruatuar sot ligjin për Eurobon-din, duke u hapur rrugë ministrisë së Finan-

cave për të dalë në tregjet ndërkom-bëtare. Ky ligji u miratua me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim. Mësohet se drafti i miratuar në se-ancën e sotme, ka pësuar ndrys-hime në momentin e fundit duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidenti Ilir Meta.Kreu i shtetit nuk dha pëlqimin e tij që projek-tligji të hynte në fuqi menjëherë një ditë më parë, me argumentin se as në as në projektligj dhe as në relacion nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh. Gjithashtu presiden-ti ne shkresen e kthimit te mira-timit te ketij Eurobondi ne Ku-vend arsyeton se nuk duheshin dhene kompetencat teresore min-istrit Ahmetaj pasi ne kete rast shuma duhej te administrohej jo vetëm nga ministria e emergjen-cave dhe arsyetime te tjera te cilat cuan ne kthimin ne Kuvend te tij. Por ashtu sic pritej ne parla-mentin me opoziten e re mira-tohet gjithcka qe dergohet per votim. Qeveria synon të emeto-jë eurobond me vlerë 650 mil-ionë euro, nga të cilat 200 mil-ionë euro është rifinancim dhe pjesa tjetër është borxh i ri. Kjo është hera e katërt që qeveria

merr borxh në tregjet ndërkom-bëtare, hera e fundit ishte në 2018 kohë kur qeveria mori 500 mln euro. Huaja do të jetë një eurobond i ri i cili do te ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite.

“Financimi i siguruar nga eu-robondi ritheksoj i planifikuar më parë do të shërbej për të rifinancuar eurobondin e marr në vitin 2015 një proces standart në tregjet financia-re ndërkombëtare. Për të plotësuar

nevojat përe financim në vitin 2020 si dhe të sigurojë pjesërisht va-lutën e nevojshme për shëbreim-in e detyrimeve të borxhit në va-lutë.” tha Denaj.Denaj tha se nisur nga eksperienca e disa ditëve më

parë e Maqedonisë së Veriut e cila emetoi 700 milionë Euro Euro-bond për një interes më të ulët se ai që mori në vitin 2018, jep shpre-sa që dhe Shqipëria të ketë shanse ta marrë afër interesit 3.5% të euro-bondit që emetoi dy vjet më pare.

Ndersa kryetari i parlamen-tit Gramoz Ruçi tha se eshte reflektuar mbi kerkesat e presi-dentit Meta dhe i ka kthyer keto te fundit ne amendamente dhe gati per votim. Ky ishte fjalimi i Ruçit dhe kaloi menjehere ne votim, pa u diskutuar mbi amendamente e ndry-shuara , si ishin ndryshuar dhe as nga ana e opozites se re nuk ju ker-kua por thjesht u votua me shpejte-si dhe pa konsultim me grupet e in-teresit.

Reagon PresidentiNjë ditë pasi i ktheu Kuven-

dit, projektligjin për ‘Eurobondin’, Presidenti Ilir Meta, pas plotësim-it të amendamenteve të kërkuara, ka dhënë pëlqimin e tij për hyrjen në fuqi të ‘Eurobondit’. Në një letër dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Meta sqaron se vërejtet e tij janë marrë parasysh, dhe janë bërë ndyrshimet e nevojshme në ligj. Sh-qipëria do të marrë një borxh prej 650 milion eurosh në tregjet ndërk-ombëtare financiare, ndërsa koha e maturimit parashikohet të jetë 7 deri në 10 vite.

Presidenti e ktheu mbrapsht

Parlamenti voton Eurobondin 650 mln euro! Reflektohen vërejtjet e Presidentit

Aktualitet

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore zgjerohen me 9%! Borxhlinjtë më të mëdhenj entet publikeSkemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenax-himin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet sho-qërore të punonjësve në kohë.Dre-jtoria e Përgjithshme e Tatimeve raportoi se borxhi i krijuar nga sig-urimet shoqërore të papaguara ka arritur në vitin 2019 në 15,1 mil-iardë lekë. Ky borxh është zgjeruar me 9 për qind ose 10 milionë euro në raport me vitin 2018. Këto detyr-imeve do të rriten edhe me tej këtë vit për shkak të vështirësive që ka krijuar pandemia Covid-19.Burimet në tatime bëjnë me dije se borxh-linjtë më të mëdhenj janë ndërmar-rje dhe ente publike. Lista e borx-hlinjve dominohet nga ndërmarrjet e ujësjellësit, ish-komunat, klubet e futbollit, sh.a.-të shtetërore, qen-drat shëndetësore, zyrat arsimore,

repartet ushtarake, madje edhe in-stitucione të larta të administratës publike.Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha de-tyrimet e gjetura nëpërmjet një pa-kete të re borxhi mbi 500 milionë euro.Në vitin 2015, qeveria i forcoi masat dhe penalitetet ndaj biznes-menëve që shmangin pagesat e sig-urimeve shoqërore. Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse nga kontrolli në vendndodhjen e bizne-sit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve sho-qërore e shëndetësore, të llogaritu-

ra nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.Detyrimet e akumul-uara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Sho-qërore kanë krijuar efekte nega-tive të shumëfishta.Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e mun-guara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuz-imet që administrata e shtetit dhe en-tet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të plan-ifikuara, por drejtuesit e enteve bux-hetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa efek-tet afatgjata lidhen me dëmet që këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po puno-jnë aktualisht në entet borxhlie.

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 11

Lojën me top opozita, golin qeveria!

Ndeshje në kushte Covid19 : loja pa publik!

Reforma e Kodit Zgjedhor ka vetëm një pikë:

A do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhi deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive?

Kaq, është thelbi sot. Laj thaj!Te gjitha ndryshimet e tjera nuk

sjellin asgjë në thelb!Thoni ja ku keni Kodin Zgjed-

hor me të cilin u vodhën votat dhe i keni rënë dy vjet rresht këmbanave të Bild-it, me këtë do hyjmë në zg-jedhje sepse barazimin e kemi në xhep, në mos deputetë në qeverisje, deputetë opozitarë do të jemi, por mos flisni për reformë!

Aaaaaaaa, fajin na e paska vetëm Edi Rama kurse ligjet nuk paskan rëndësi?!

Epo mirë atëhere, gjeni një kryeministër zemërmirë, ëngjëll, fisnik, dhe hiqini të gjitha ligjet se kështu asnjë prej tyre nuk paska pikën e rëndësisë!

Cfarë mendësie prej hordhie që do shefin e mirë dhe asnjë normë rregullatore.

Mesjetë!Shoh që në mbrojtje të listave

me emërim nga kryetarët dalin vetëm ata që shpresojnë se do të jenë në këto lista!

Kulmi i amoralitetit politik!Kur të mos e gjejnë veten në

listë do thërrasin : Lista të hapu-raaaaa!

Është e pakuptueshme se përse ambasa-dorët e rëndësishëm, në Shqipërinë e “parëndë-

sishme”, po bëjnë një presion të padëgjuar për reformën e re zg-jedhore, 2020. Krejt e freskët dhe shumë energjike, zonja Kim, e prin me pasion spektakolar, këtë nisëm që hodhi shtat, si një formulë “shpëtimtare” në Fshatin shqiptar.

Si gjithmonë, që prej ambasa-dorëve të ekulibruar Limprecht apo Arvizu, parapëlqehen të thuhen në publik, shumë fjalë të mira për qeverinë dhe përfaqsuesit e saj, të cilat tingëllojnë demoralizuese për Opozitën dhe ofshamën e saj.

“Luli Basha”, sipas zonjës Kim, e ka “topin në fushën e tij”, që domethënë se ai, “duhet të dorëzo-het” dhe të gjuajë topin, sëpaku në mesfushë, për të pranuar “kushtet” e paravendosura në negociatë. E thënë shkurt, “Luli Basha”, duhet të heqë dorë qoftë edhe formalisht nga zgjedhjet e parakohshme dhe sigur-isht të heqë dorë nga çdo kontestim i mëvonshëm, nëqoftëse humbet zgjedhjet…

Një miku im, shumë i shqetësu-ar se mos “ambasadorët”, nuk e kuptojnë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri, se besojnë fjalët dhe nuk lexojnë dot veprimet, se kanë rreth tyre, në “kështjellat” e tyre, një staf që bën po aq mirë edhe punën e

atyre që janë jashtë këtyre “kësht-jellave”, në këmbim të “supave” apo “ushqimeve” të tjera, e pra “miku”, turfullonte dhe më thoshte se si mund të fajësohet Opozita për 1001 djallëzitë e Pozitës.

I gjëndur pa fjalë dhe unë, i rashë shkurt: “E di ti vëlla kush është kryeplaku në fshatin Rrush-kull?!”

“E çmë plas mua për fshatin Rrushkull?!”

“Pikërisht!” ju përgjigja, asku-jt nuk i plas për fshatin Rrushkull, përveç “rrushkulljanëve”, porse rrushkulljanët, janë fshat rakije dhe fshat qejfi. Përmbyten çdo vit! Ikin në kurbet! Ju ngelet toka pa punu, por mbjellin hashash! Nuk kanë para, por nuk kanë frikë nga e ard-

hmja! Nuk kanë ëndra, por vetëm ambicie! Këndojnë këngë trimërie, por kanë frikë nga bubullimat! Në Shqipëri, mburren si rrushkull-janë, në Greqi, mburren si homog-jenë dhe mbledhin portokalle, në Serbi, këndojnë këngët e Zdravkos dhe pijnë shliva, në Itali, pagë-zohen katolikë dhe bëjnë “dolce vita”, në Francë i rikthehen social-izmit, në Rusi, kërcejnë “kalinkën” dhe kërkojnë ndonjë kushurirë nga babai apo nga gjyshi rrugëve të Moskës, në Amerikë, merren me politikë lobiste, ndërrojnë em-rin dhe hapin restorante ballkanase, në Turqi, e shpallin me mburrje se janë “arnautë” dhe stërgjyshërit, kanë qeverisur si sadraizemë të sul-ltanëve….

E me një fjalë, kujt mund ti plasë për rrushkulljanët, përderi-sa janë si lëng hudhre apo si lëng qepe dhe gjithmonë marrin formën e enës ku i hedhin?

E kujt i plas pra, se kush është “kryeplak” në fshatin Rrushkull?

Ah, po! E kishim fjalën të Refor-ma Zgjedhore! Temë e vështirë, për besë! S’di çtë them, kush ka veshë, dëgjon, kush ka sy, shikon, kush ka mend, mendon! Fshatit Rrushkull, i morri të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor!

“Topi te Luli Basha?!” Perëndia bëftë më të mirën! Të tjerat janë fjalë! Rrushkulli gëzon!/ 360grade.al

Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Kodi Zgjedhor: me top pa top, barazimin në xhep!

Nga Artan Fuga

Komente & Opinione

Thoni ja ku keni Ko-din Zgjedhor me të cilin u vodhën votat dhe i keni rënë dy vjet rresht këmbanave të Bild-it, me këtë do hyjmë në zgjedhje

“Luli Basha”, sipas zonjës Kim, e ka “to-pin në fushën e tij”, që domethënë se ai, “duhet të dorëzohet” dhe të gjuajë topin, sëpaku në mesfushë, për të pranuar “kus-htet” e paravendosura në negociatë

Nga Artur ZHEJI

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte 5 qershor 202012 •

Dossier

Afro 15 vite më parë nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit, që sot ka pushuar se funksionuar, gazeta “standard” ka botuar në cikle, regjistrime nga arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Ish-të përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë të regjistruar me kamera dhe diktofonë… D.D rrëfen torturën nga akuzat e paqëna prej hetuesve komunistë. Ky është një nga rastet që Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës

Dosja e gruas D.D6 muaj në izolim në degën e brendshme të Skraparit

Zj.D a mund të na flisni pak për jetën tuaj?

Kam lindur në Vlorë në 1933 në janar. Nga familje e babait i përkas një shtrese të mesme. Babai ka pasur dy vëllezër. Njëri ka studiuar në Itali, më i vogli, ky i martuar dhe i pamartuari, vazhdoi studimet, dhe kur u kthye në vënd u bë kryetar i Ballit Kombëtar për qarkun e Vlorës, Qenan Hyska. Në ’44 u arratis drejt Italisë se ishte Lufta edhe kishte rrezik. Me Vasil An-donin kanë qënë bashkë në një godinë fjetje, ku punonte akoma për kombin. Atje ka vdekur dhe ne nuk i dimë as varrin ku është.

Ku e keni kaluar pjesën më të madhe të jetës suaj?

Unë kam mbaruar shkollën tetëvjeçare në Vlorë. Po në Vlorë, në lagjen nr.1 prapa te ban-ka kishim shtëpinë, karshi shtëpisë së Eqerem Beut. Por nuk vajti pak kohë, më përjashtuan nga shkolla.

Në çfarë viti je përjashtuar nga shkolla?Nuk e mbaj mend. Më hoqën nga shkolla e në

atë kohë e më pas na larguan edhe nga shtëpia.A mund të na tregoni kur nisi koha e

persekutimit tuaj?Para se të ikte xhaxhai drejt Italiasë, në këtë

kohë pothuaj. Në ’44-ën, e në mes të ’45-ës. D.m.th në mbarim të luftës së dytë xhaxhai si kryetar i Ballit Kombëtar për Vlorën arratiset. Arratiset me dy djem të mikut të tij, Hasan Velça nga Velça i Vlorës dhe një tjetër që nuk më kujtohet emri. Të dy vëllezërit u detyruan të arratiseshin pasi emri i tyre u vu në listë për t’u ekzekutuar. Ata dy djemtë ikën në Amerikë që dhe sot janë gjallë kurse xhaxhai qëndroi në Napoli të Italisë duke punuar.

Pas kësaj situate në na erdhën duke na mar-rë dyqanin. Ne ishim 7 fëmijë edhe dy hallat tona beqare në familjen tonë që bëheshim gati 10 veta kishim një dyqan ku babai bënte tregëti në Itali, në Bari. Ai sillte mallra që furnizonte gjithë qarkun edhe Vlorën. Ja hoqën kasafortën dyqanit edhe me shumë kërcënim na hoqën edhe nga shtëpia. Dikush na futi në ca baraka. Babai im shkoi në Tiranë për këtë situatë një mikun tonë, ai na kishte ndihmuar kur erdhi prap babai sepse ishim të afërt me Kadri Hazbi-un dhe Rrapo Dervishit, nënat e tyre ishin mo-trat e babait. Ishte kjo krushqi prej 100 vjetësh që e detyroi mikun tonë të vinte nga Tirana për të na “ndihmuar”. Por ai na vuri përballë balla-faqimit se ishte koha e luftës së klasave.

Ata zgjodhën rrugën e tyre edhe mbanin qëndrim shpërfillës karshi babait.

“Nuk të ndihmoj dot”, tha ai. Ata na këshil-luan që të linim Vlorën, pasi njiheshim si treg-tar dhe na tha të merrnim rrugën për në Tiranë, për të punuar në ndërmarrjen “Rruga ura”, ku ishte drejtor vëllai i tij, Hasan Hazbiu.

Edhe erdhëm u futëm në ato barakat ku kishte me qindra puntorë. Edhe bashkëshorti im qëlloi nga një familje kulaku. Por kjo krush-qi u kundërshtua shumë në familje. Kur u bë martesa ime ngrihet halla më vjen në shtëpi dhe thotë: “nuk ka faj” (për djalin), se ti shiko ku vajte, do katandisesh keq po u bë kjo krushqi? Megjithatë babai e kish vendosur. Pas kësaj martese u transferuam në Fier.

Në Fier mbetëm pa strehë pa gjë. Im shoq de-tyrohet të shkojë në Komitetin Ekzekutiv për të kërkuar një truall për të ndërtuar shtëpinë. Sepse atëhere jepej tokë me këste nga rroga për të bërë një banesë sepse po jetonim nën çarçaf pa fëmijë, pa gjë. Në ’66 bëmë një banesën tonë duke mos prerë marrëdhënie nga puna asnjëherë. Kemi punuar ditë e natë, për të bërë atë banesë. Dhe në fund na doli vërtetë shumë komode. Por nuk shkoi gjatë dhe na vjen një urdhër nga Komiteti Ekzekutiv, në atë kohë në ’66 emërohet sekretar për Fierin, Petraq Magjistari.

E shoqja e tij trokiti në derën tonë, si sot e mbaj mend, një bjonde e gjatë, që shëtiste me veturë, e cila po kërkonte një vilë për të jetuar.

Dhe pikasi shtëpinë tonë. Atëherë në orën 12 të natës vijnë me makinë të dërguarit nga Komiteti dhe na thonë se duhej të iknim nga ajo shtëpi pasi do t’i kalonte sekretarit të parë. Habia jonë ishte e madhe, saqë pyetëm se ku do të shkonim?! Por ata na u përgjigjën se kishim qëndruar shumë gjatë në atë vend, duke na dhënë urdhër me ton të rreptë se në fshat e kishim vendin, andej nga ishte im shoq. Unë kisha dhe vjehrrin në shtëpi, ndërkohë që isha shtatzënë me fëmijën e katërt. Më 15 gusht të ’66 në 12 të natës kur vjen makina me urdhërin e dyndjes. U ankova se përse po më internonin, u tregova se shtëpinë e kisha ndërtuar me paratë e mia, me forcat e mia. Ku kishim ngushtuar kafshatën e gojës për të nxjerrë lekët për llaç e tulla për shtëpinë.

Në atë kohë një nga aktivistët e Partisë, Faik Ahmeti jep urdhër suprem: “T’i hiqni”. Ishte një situatë shumë e rëndë. Bajrami refuzoi, por më pas e lidhën si thes qymyri dhe e hodhën në maiknë megjithë tre fëmijët.

Unë mbeta me mamin, në në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte në ditët për të lin-dur. I plotfuqishmi i lagjes, dhe Kristina Bakalli kryetarja e frontit, thotë plot cinizëm se ankesat e mia ishin “makinacionet e kulakëve e njer-zëve të padëshiruar”, duke urdhëruar; “hidheni në makinë gruan”. Duke marrë në makinë një mami një vajzë të re nga këto kursantet me një legen e një gërshërë më hodhën në makinë për të më çuar atje ku ishte edhe burri. Unë s’e dija ku ishte fare pasi kaluan mbi 4-5 ditë. Më pas më çuan deri në Bogovë, të Skraparit. Për të vajtur deri në Çorovodë të më çonin në degë

e quanin bezdi. Kështu që më lanë në mes të rrugës, ku njoftuan degën e brendshme për të thirrur familjen time për të më marrë. Sa ndalën makinën me hodhën në anë të një ledhi, e kam parasysh si tani. Makina as 10 metra larg, kur unë linda. Një grua kishte mjetet e punës së arës, e cila erdhi me vrap, këputi rripin e futës dhe i lidh kërthizën fëmijës së sapolindur e me një thikë ia preu. Ajo më priti fëmijën tim duke më inkurajuar edhe mua pas gjithë asaj gjendje që shkonte me jetë a vdekje. Ajo plaka më tha se linda një fëmijë si lule mimoza, dhe ai emër i mbeti vajzës. Jam interesuar që ta gjej personin që më dha këtë ndihmë, ajo ka mbetur enigëm në jetën time.

Lajmëruan degën me nja dy kafshë të koop-erativës e më çuan në rrëzë të Tomorrit. Atje pa strehë, pa gjë.

Shtëpinë tonë ekzistuese ne, e kishim në Skrapar, tek vjehrra. Por as atje nuk arritën të na futnin brenda sepse i kishte bërë koperativa zyra dhe poshtë për mbajtur bereqet.

Na lanë larg fshatit për të mos e infektuar. Një burrë plak me mbiemrin Jaselimi, na liron kasollen e tij ku kishte strehuar një kafshë, na jep një qilim dhe thotë: “futu ti Barjam me fëmijët”. U strehuam aty, pa bukë, pa ujë me fëmijët në krahë. Me dhanë urdhër që të dilja në koopera-tivë për të punuar së bashku me fëmijët e vegjël, edhe pse kisha sapo të lindurën, dhe shtëpinë e kisha në një bregore ku mund të binin fëmijët dhe mos ti gjeja më. E refuzova. Nuk më jepnin bukë. Në këtë kohë nga shtatori, tetori pas lind-jes, e kisha 2 muajshe çupën, Kapllan Dyrmishi, vëllai i Zef Dyrmishit, nga Koprëncka, shumë të lidhur me Partinë, po dhe njerëz të mirë, na thotë: “ne kemi nevojë për specialistë”. Do të ndërtonin gjimnazin dhe varret e dëshmorëve.

Ishte gëzim i madh për ne, një fitore, e kërkojnë Barjamin në ndërtim në Çorovodë.

Ai na sillte bukë misri që fëmijët i hanin me vaj ose sheqer, pasi ne nuk mund të ndiznim dot asnjëgjë, nuk mund të gatuanim me tenxhere. Kasollja me bar kishte rrezik, ndërsa bukën e mbanim varur në një trastë pëlhure. Kaloi një kohë e gjatë kështu. Ngaqë Bajrami punonte shumë, dhe pas mjaft ndërhyrjeve dhe kërke-save për situatën ku ishim iu aprovua e drejta për të jetuar në Çorovodë.

Erdhëm në Çorovodë pa ndihmën e strehës së shtetit. Në anë të lumit ishte një barakë me dhoga e mbërthyer për të mbyllur veglat për puntorët. Ajo ishte si 15 katëshi për ne, nga gjendja ku ishim. Nuk kaluan 5-6 muaj vjen e vërshon lumi si andej që janë raste të papara edhe na vë përpara atë jorganin që na mbeti, e ku di unë. Neve vrapuam e dolëm për të shpëtuar. Sërish kërkuam truall përmbi urën e Sharrovës, që atë se merrte njeri se ishte mbi 10

metro si bregore edhe një vend shkëmb që nuk futej njeri aty. Duke e parë si të lënë pas dore ai, bregorja te ura e Sharovës që rrezik 1 metro në fund të lumit më pyetën se çfarë do bënim atje të na shëmtosh vendin? Ku bëhet gjë atje? Ashu e menduan. Unë do bëj një gjë të bukur-thotë Barjami, t’jua ndërtoj, t’u zbukuroj qytetin, jo gjë të keqe. Ja dhanë atë truall. Bëri zbarkimin me metro kub dhe, dhe i hidhte në lumë. Aty dolën edhe gurët e shtëpisë. E ndërtoi atë shtë-pi shumë të bukur. Sa shkonin atje udhtarë e delegacione që vinin, shëtisnin me Kareman Yllin e me Teki Malindin dhe thoshin sa shtë-pi e bukur. E ka bërë një kulak, ishte përgjigja. Ai i ka duart të arta thoshte- Teki Malindi, por sistemi e lufton.

Duke bërë shtëpinë luteshim në komunale për të marrë një karro me kalë për rërë.

Por në asnjë mënyrë nuk na afrohej ndihma nga dega. Mbasi mbaruam shtëpinë, fëmijët shkuan në shkollë. Vajza që më ka lindur në rrugë sot është në Itali, dhe nga puntore krahu sot ka një firmë ndërtimi, e cila është tepër e aftë.

Pra, është vajza që të lindi në rrugë?!Iku nga ambasadat në Itali. Atje punon-

te puntore tek një inxhinier ndërtimi shumë i kualifikuar. Duke punuar, ky duke e parë vajzë shumë të sinqertë dhe të mirë e mori në zyrë si sekretare edhe i dha dijen e tij edhe kjo mori zanatin. Sot vajza ka një anxhensi që merr tru-alle në komunë edhe bën ndërtesa. Edhe vajza tjetër është në Itali, dhe ajo me ambasadat ka ikur, por qysh atëhere nuk ka ardhur në shtëpi të na shohë sepse ruan akoma tmerrin e komu-nizmit ku na hidhnin plaçkat e na dengdisnin. Për kohën që vajta në burg çupën e lashë 12 vjeçe, kjo i mbante 5 fëmijët e tjerë, kjo ishte e madhja, Miranda 12 vjeçe, i mbante.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte 5 qershor 2020 13•

Dossier

Mësuesja i tregoi shtëpinë tonë që gazetari të vinte për të pyetur më tej, por duke i vënë në dukje që gazetari të mos tregonte se kush ia dha informacionin. I trembur vjen në shtëpi gazetari edhe më thotë: ku të mëson fëmija? Ai fotogr-afon verandën dhe e nxjerr tek revista “Pionie-ri”. Por kjo nuk zgjati shumë sepse në shkollë u bë nami pse kishin nxjerrë fotografinë e fëm-ijës së persekutuar si më të mirë. U zhduk. Isha interesuar për të marrë një revistë por ajo nuk ekzistoi më. Tashi me rastin e demokracisë kam shkuar në bibliotekë dhe e kam gjetur revistën, dhe ia kam bërë dhuratë vajzës, Mirandës. Në ’73 nga ambicja e shtëpisë, më arrestojnë, duke më thënë se kemi radio-transmetues. Nuk e njih-ja. Emrin ja kisha dëgjuar nëpër lexime pa jo për të parë reklamën në asnjë mënyrë, nëpër libra që kam lexuar që ka dhe radio të kësaj natyre siç është dhe sot celulari jonë. Unë nuk e njihja. Na dyndi kontrolli i degës nga të katër anët, na shkepi gjithë shtëpinë. Nuk egzistonte ndonjë gjë e tillë, më mbajti 6 muaj në izolim në degën e brendshme të Skraparit, ku më ngrinin natën edhe ditën, më thoshin: trego!

E mbani mend datën e arrestimit?22 dhjetor i ’73.Ku të arrestuan?Në shtëpi më morën.Në shtëpi?Në shtëpi.Si erdhën?Më hoqën fëmijën nga gjoksi, edhe më erd-

hën në shtëpi. Më thanë: të kërkon kryetari i degës. Vajta në këmbë. Aty afër e kishim me shtëpinë. Vajta në degë edhe më tha: D. ti ke 6 fëmijë, të voglën në gji, edhe duhet të na ndihmosh, tha, që ta vesh tek fëmija, në të kundërt e ke gjendjen shumë të implikuar. Më

vonë hyra në një restorant si ndihmëse, por do t’u mësoja dhe të tjerave për zanatin. Por edhe këtu më bënë presion: e di kush je, edhe ku ke qënë se je një ulkonjë.. Vijnë më bëjnë inventar, në lokal kur më gjejnë edhe nja 7-8 mijë tepër. Ka qënë edhe Blerim Çela në atë kohë që, e njoh shumë mirë dhe më njeh shumë mirë, ma di historinë, (ministri i arsimit) si dublant atje edhe më thotë: ky është sabotim.

Për këtë më mbajtën 6 muaj në izolim. Për çdo darkë më merrnin në pyetje. Pse vajte p.sh. tek këta Kapllanët e Vërzhezhës? Burri ishte nip atje, Muharrem Kapllani. Më pyesnin se çfarë bisedonim...etj

Kur shkove në degë të brendshme të nda-loi krytari, të çuan në izolim?

Po më izoluan.A mund të na thuash, ju lutem a flisnit në

atë kohë për pakënaqësitë që ju shkaktonte sistemi?

Im shoq punonte çdo ditë të javës sepse duheshin ushqyer gjashtë fëmijë. Ishte shumë kohë e vështirë për t’u shprehur. Në çdo situatë gjendeshe e rrethuar nga provokacione. Edhe një natë të shkoje tek nëna jote që mund të ishte e vdekur duhej të ktheheshe në shtëpi. Pas katër pesë muajsh më sollën në shtëpi një provokuese nga Berati me emrin Sanijee, nuk e njihja. Ajo më thotë se e kishte pasur hallin të njëjtë me mua, dhe unë i tregova se kisha nja dy muaj që isha rehatuar. Ndërkohë që ajo më thotë se e kishin dënuar. Më pas ajo më tha të tregoja cfarë kisha. Unë iu përgjigja se nuk kisha cfarë t’i tregoja. Ndjeva që ishte provokuse por dhe s’kisha rezerva. Kaloi kjo, kur më pas shkova në proçesin e akuzës, në degë të brendshme. Ajo e dërgoi bisedën time në prokurori dhe...

(vijon nesër)

Dosiet

Dosja D.D është një nga rastet më flagrante sesi regjimi komuniste i hiqte zvarrë njerëzit deri në degradim total. Familja e saj kurrë nuk arriti të ngulej në një vend, qoftë edhe buzë një gremine. E bija e saj, të paktën për 15 vitet

e para të demokracisë, emigruar në Itali, nuk ka tentuar asnjëherë të vijë në Shqipëri, vetëm për faktin e tmerrit të komunizmit, duke ruajtur sindromën e frikës së asaj kohe kur degdiseshin orë e çast, ditë e natë. Ky është një nga rastet që Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Ish-të përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë, që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë të regjistruar me kamera dhe diktofonë.

Emrat e persekutorëve të tyre thuhen hapur, pa drojë, por duke kujtuar gjithçka si ditën që ka ndodhur. Asgjë nga memoria e tyre nuk është fshirë. Janë të vërteta që asnjëherë nuk janë thënë dhe pohojnë se do të duheshin libra të tërë për të shkruar detajet nga më të llahtarshmet nëpër hetuesi dhe burgje.

Mbi këto dëshmi, Instituti i ish të Përndjekurve Politikë ka hartuar plot 200 dosje, me emra njerëzish që kanë sajuar vrasje e internime pa fund, për arsye nga më të ndryshmet. Në kuadrin e mbledhjes së këtyre dëshmive për evidentimin e torturës, për të hedhur sadopak dritë mbi pasojat e persekutimit gjatë viteve të diktaturës, si dhe për të mos lënë në harresë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë, u formuluan nga Qen-dra e Traumës dhe Rehabilitimit dhe u shpërndanë një numër pyetësorësh (500). Këta pyetësorë u shpërndanë me ndihmën e Institutit të ish të Përndjekurve Politikë në gjithë territorin e vendit. Pyetësorët e shpërndarë kishin për synim të evidentonin gjendjen socialo-ekonomike të ish-të përndjekurve politikë, të nxirrnin në pah pasojat psikologjike te viktimat e persekutimit politik. Ish të përndjekurit politikë sot shqetësohen më tepër për situatën e tyre ekonomike dhe marrëdhëniet familjare, sesa për vuajtjet që kanë përjetuar në të kaluarën. Persekutimi i gjatë politik nga njëra anë ka lënë pasoja në nivelet e izolimit dhe vetëvlerësimit, ndërsa nga ana tjetër ka ndikuar edhe në nivelin e besueshmërisë së tyre. Kjo lidhet ngushtë me mënyrën si ata përjetojnë të tashmen dhe si e shohin të ardhmen. A ekziston një lloj stereotipi paragjykues te të përndjekurit politikë, si grup i neglizhuar dhe i lënë në harresë? Ndërsa shkëpusim rastin e persekutimit të grave, përndjekjen e tyre si përgjigje të debatit të hapur së fundi në media për trajtimin e tyre nga hetuesia e diktaturës, nëse ka ekzistuar përdhunimi si fenomen. Nga këto dëshmi, ndonëse është konsideruar e vështirë për t’u denoncuar prej grave, të përndjekurat përmendim pa droje gjithë llojet e torturave që kanë hequr nga persekutorët e tyre. L.M.

Pse e arrestuan Bajramin?Unë, kur e arrestuan Barjamin dola në fer-

më bujqësore, po dhe s’dija, edhe nuk e ki-sha njohurinë, po kisha keqardhje. Bëmë këtë shtëpinë , ambicja më e madhe, vjen një gaze-tar në Skrapar, Besnik Fusha, reporter, vjen për të parë. Sheh shkollën që ishte ndërtuar në

Skrapar shikon gjithashtu edhe varrezat e dësh-morëve. Shkon në shkollë për të bërë shkrimin për shkollën, ku sigurisht pyeti për më të talentu-arit, duke iu kërkuar fëmijëve për të bërë sipas tabelës një mesazh për Çorovodën.Vajza jonë ishte më e dalluari, por nuk guxonte kush ta nx-irrte në tabelë, ai shkroi mesazhin më të mirë.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte 5 qershor 202014 •

Kulturë

Shendi Veli/ Detjon Begaj

Shqipëri. Më 17 maj u shemb mes protestash godina e Teatrit Kombëtar të Tiranës, projektuar në vitin 1939 nga

arkitekti racionalist Xhulio Berte.Mbeten rrënojat dhe polemikat.

“Ka vdekur?” është titulli i pjesës së fundit në Teatrin Kombëtar të Ti-ranës. Shfaqja, bazuar në një vepër të Mark Tuein, uli siparin e fundit në 1 korrik 2018.

Por pas pothuajse dy vjetësh py-etja tingëllon si një parashikim pro-fetik i dilemave, që akoma mblidhen rreth fatit të “Teatrit Kombëtar”. Muret e ndërtesës, dëshmitarët okularë të revolucioneve dhe të jetës së përditshme, të hedhjeve përpara dhe dramave kolektive, nuk mund të bënin asgjë kundër goditjeve të fadromave të qeverisë.

Në agim të 17 majit, një grup agjentësh të policisë, përfshirë de-partamentet e Reneas, një njësi anti-terroriste, bastisën ambientet e teatrit të drejtuar nga disa dhjetëra aktiv-istë. «Të armatosur, ata përparuan me sprucues djegës dhe pa numër identifikimi. Një goditje e plotë ushtarake, në mes të natës dhe gjatë një krize shëndetësore botërore.

Shembja ndodhi pa një inspektim praraprak, fadromat vepruan kur brenda ishin ende 12 civilë: bashkë me godinën u shkatërruan edhe arki-vi, kostumet origjinale, objekte të skenës, dorëshkrime, pjesë origjinale të skenografisë, projektorë, relike të Luftës së Dytë Botërore.” tregon Adele Budina, producente kine-matografie italo-shqiptare.

SHEMBJA ngjalli indinjatë në të gjithë botën dhe u shprehën me ashpërsi disa figura institucionale, siç është Komisioneria Europiane Maria Gabriel dhe një grup

Eurodeputetësh, të cilët kërkuan një qëndrim të BE-së.

Historia pas këtij akti brutal është e gjatë, por në zemër të gjithçkaje është protesta qytetare më e gjatë në Shqipëri, që vazhdon e pandërprerë në shesh dhe në media prej 27 muajsh.

Një protestë për të ndaluar shembjen, që kërkonte shpëtimin e ndërtesës historike dhe restaurimin e saj. “Propozimi i parë për shemb-jen ka ndodhur në 1999-ën” tregon Rajmonda Bulku, aktore ikonë e kinemasë shqiptare, “në vend të saj donin të ndërtonin tre kulla dhe një teatër të ri në qendër. Terror. Kundër-shtuam me vendosmëri si artistë ndaj idesë që tradita do të zhdukej.

Në atë kohë qeveria u tërhoq, Edi Rama ishte ministër i kulturës”.

PAS NJËZET VJETËSH RAMA ia doli, pavarësisht kundështimit që e rrethon nga të gjitha anët

Kundërshtim partiak, me të djathtën, Partinë Demokratike, e cila ka braktisur parlamentin prej muajsh të tërë në protestë dhe LSI në pozicionet e së cilës është rresh-tuar edhe Presidenti pak neutral i republikës, Ilir Meta. Dhe kundërsh-tim shoqëror, nga grupe, lëvizje dhe qytetaria aktive, e kthyer në skenë pas vitesh hipnoze neoliberale.

Një grup heterogjen i mobilizuar kundër prishjes së teatrit, i cili nuk arriti të ndalë frontin kompakt të

Dje, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë qëndruar në Gjirokastër dhe Sarandë për peticionin e rindër-timin e Teatrit Kombëtar; ndërkohë mediat e huaja vazhdojnë të komunikojnë me publikun e huaj duke sensibilizuar ende, mbi ngjarjen e 17 majit, shembjen barbare të Teatrit duke e quajtur “skenë krimi”…

Tiranë, skena e krimit

mazhorancës qeveritare, i ud-hëhequr nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti, nga kryebashkiaku i kryeqytetit z.Erion Veliaj, dhe nga kryeministri. Triniteti ekzekutiv, i cili në fund rrënoi ndërtesën. Godina e ndërtuar në stil racionalist nga arkitekti Xhulio Berte ishte realizuar në pupulit, një përbërje çimentoje dhe fibrash vegjetale, që preferohet për izolimin akustik, më pak i përsh-tatshëm për t’i rezistuar dekadave.

“Përgjatë viteve kushtet e god-inës janë përkeqësuar e mbërritën deri në pikën që nuk funksiononte më as ngrohja” tregon më tej aktorja Rajmonda Bulku.

TEATRI rendte drejt dëmtimit dhe shumë kishin kërkuar restaurimin prej vitesh. Më 16 Shkurt 2018 firma multimilionere e ndërtimit Fusha sh.p.k., parashtron një propozim te Bashkia e Tiranës. Kompania, që tashmë ka disa qindra metra katrorë në zonën ngjitur me teatrin, ofrohet për të ndërtuar një kompleks të ri për publikun në këmbim të mijëra me-trave katrorë, në një nga vendet më të shtrenjta në qytet, për të bëre dyqane, zyra dhe shtëpi luksoze.

Mantra është ajo e tre P-ve: partneriteti publik-privat. Një model që konsiston në tkurrjen e shpen-zimeve publike, duke ia kaluar topin privatit, i cilët në këmbim të

koncesioneve të pasurive shtetërore, duhet t’u ofrojë mallra dhe shërbime qytetarëve. Një skemë që nxorri në pah disa kufinj, siç ilustrohet nga një raport i Gjykatës Europiane të Auditorëve në 2018-ën.

GJITHSESI PROPOZIMI i Fushës, së bashku me kompanitë Kastrati dhe Edil Al-It, lëviz aparatin shtetëror me forcën e një stuhie duke çuar për pak javë drejt prezantimit publik të projektit, nga dora e vetë Kryeministrit, me shfaqjen e një interpretimi futuristik: një papion gjigand prej xhami dhe betoni.

Me një shpejtësi rrufe vijojnë një raport ministror që deklaron se ndër-tesa e vjetër është e rrezikshme dhe “shumë e shtrenjtë për t’u restauruar”, krijimi i një komisioni ndërtimi për vlerësimin e projektit privat, i cili jep verdiktin e tij pozitiv brenda 24 orëve.

Teatri i vjetër është shpallur i papërdorshëm dhe mbyll dyert e tij në korrik 2018 dhe trupa zhvendoset në ambientet e teatrit “Turbina” në lagjen Tirana e Re. Pak ditë më pas Parlamenti miraton një “ligj të spe-cial”, i cili legjitimon shembjen dhe rindërtimin nga privati, sipas projek-tit nga studioja daneze e arkitektit Bjarkes Ingels Group. Ligji, rast unik i një mase parlamentare, që cakton ndërtimin e një vepre publike pa paralajmërim, asnjëherë nuk e

mori aprovimin e kushtetutshmërisë së Presidentit të Republikës Ilir Meta. Por shfaqja vazhdon...

«ALEANCA PËR MBROJTJEN e Teatrit filloi të formohej në shkurt të 2018-ës, në të njëjtën kohë kur u bë edhe propozimi nga ndërmarrja Fusha. Njerëzit reaguan dhe filluan protestat, të cilat zhvilloheshin një herë në javë. Në qershor të 2018-ës këto protesta u bënë të përditshme, edhe si përgjigje të përshpejtimit ab-surd të autoriteteve. Sheshi përpara teatrit u kthye në një agorë publike, ku qytetarët shprehnin mendimet e tyre, pa qenë e rëndësishme përkatë-sia politike “. Tregon Edmond Budi-na, aktori shqiptar dhe regjisori me shumë çmime dhe një nga fytyrat më të njohura të betejës.

«PAS NJË VITI PROTESTIMI, në korrik të 2019-ës ata u përpoqën të na hiqnin që aty, atëherë në atë pikë ne vendosëm të pushtojmë teatrin, përkundrazi ta çlirojmë.

Që atëherë deri sa filloi izolimi kemi vë në skenë 80 shfaqje. Të gjithë artistët, shqiptarë e të huaj, kanë sjellë veprat e tyre dhe kanë treguar solidarizim me ne. Europa Nostra, një organizatë mbarëeuro-piane për mbrojtjen e objekteve kulturore, e futi Teatrin në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara dhe e renditi të parin”. Por pozicioni

i kryeministrit dhe kryebashkiakut mbeti i pandryshuar. Në thelb është vizioni i qartë për qytetin.

“Trashëguam në 2015-ën një qytet ku nuk mblidheshin mbeturinat dhe nuk gjeje një rrugë të ndriçuar” thotë kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj. “Sot kemi filluar një seri projektesh, që nuk i mendoja të realizueshme në kaq pak kohë. Vizioni im për Tiranën është ai i një qyteti modern e jo i një koleksioni kazermash të vjetra, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat as nuk janë të mbrojtura nga Instituti i Monumenteve dhe nuk janë as funksionale dhe as të restaurueshme»

Rindërtimi i Tiranës sigurisht që nuk fillon me Teatrin. PARA PAK DITËSH u bë prezantimi i një ndërhyrjeje strukturore në pjesët e qytetit anës lumit Lana, me firmën e Stefano Boeri, Tirana Riverside Masterplan. Projekti bën pjesë në një sërë ndërhyrjesh sipas planit rregullues të qytetit, që i janë besuar studios italiane, filluar nga doku-menti “Tirana 2030” ku janë përcak-tuar linjat drejtuese për një “qytet të ardhshëm kaleidoskopik”.

“Ajo që i bashkoi protestuesit për mbrojtjen e Teatrit ishte nga njëra anë mbrojtja e një trashëgimie kulturore dhe shpirtërore, por nga ana tjetër edhe lufta kundër një procesi privatizimi të hapësirës publike” thotë Arlind Qori, i grupit radikal Organizata Politike. Ai vazhdon “Teatri mbartte 80 vjet histori të qytetit dhe vendit, duke e shembur fshijmë historinë dhe identitetin tonë. Duhet të ruajmë historinë për të kujtu-ar se ç’kemi qenë dhe për t’i drejtuar në mënyrë korrekte vetes pyetjet se si të jemi më të mirë”. “KJO SJELLJE prej Ne jemi e ardhmja, Para nesh nuk ekziston asgjë, që ka kjo qeveri, është më antimodernja që mund të imag-jinohet. Nuk është moderne të shkatër-rosh pjesë të historisë për të ndërtuar kulla anonime sipas stilit Dubai.

Shqipëria do të kishte nevojë për shumë teatro të rinj e sigurisht jo për të shembur ata që janë tashmë. Por kjo luftë do të vazhdojë. Po shkojmë në çdo qytet për sensibilizim dhe do të bejmë një protestë të madhe kombëtare në Tiranë për të thënë që duam që kultura të vihet në qendër të këtij vendi dhe që Teatri të rindërtohet ashtu si ishte» vazhdon shpjegon Edmond Budina.

GjATË KËSAJ KOHE AKRO-BACIA ligjore për partneritetin pjesërisht është përmbysur nga lajmërimi i fundit nga administrata Veliaj. Sipas deklarimeve të fundit teatri i ri do të ndërtohet me para publike. Është bërë kërkesa ndaj Bankës Europiane të Investimeve për një borxh prej 30 milionësh. Por nëse projekti i teatrit të ri është ende i mbështjellë nga mjegulla e dyshimit, e sigurtë është që teatri i vjetër nuk është më. Një ekzekutim, e ka përkufizuar dikush. Megjithatë qëndron pezull pyetja: “Vdiq?”.

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte, 5 qershor 2020 15

Rastësitë nuk janë gjith-monë të pafajshme. Në të njëjtën ditë që diplo-matët e lartë amerikanë

kanë përshëndetur rrëzimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet dhe zëvendësimin e saj në Prishtinë, nga një kabinet laraman kulisash, po të njëjtën, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, lavdëroi regjimin e Ti-ranës dhe e la topin e fajit në fushën e opozitës.

Koincidenca e djeshme është vetëm epilogu i një ndryshi-mi radikal të sjelljejes së ameri-kanëve. Prej muajsh në Kosovë ata kanë shantazhuar kryeministrat për heqjen e taksës, kanë kërcën-uar me largimin e trupave nga baza e Bondsteel apo me ndërpre-rjen e ndihmës ekonomike. Rezul-tat i kësaj qenë sjelljet prej kaubo-jsi të emisarit special për dialogun, Rik Grenell, i cili është cilësuar në mbarë shtypin europian si spon-zorizuesi kryesor i mocionit që përmbysi qeverinë Kurti, vetëm pas 45 ditësh qeverisjeje. Pothua-jse në mënyrë unanime, nga spe-cialistët e rajonit dhe nga gazetarët perendimorë, kjo sjellje që kërkonte nga Prishtina të gjitha lëshimet, pa kërkuar nga Beogradi asnjë të tillë, është parë e lidhur më shumë me zgjedhjet presidenciale të nëntorit të ardhshëm në SHBA, sesa me in-teresin e kosovarëve që nuk kanë një nevojë urgjente për marrëveshje me Serbinë.

Pra, kjo politikë e shkopit para asaj të karrotës, është shumë larg imazhit të vendit që futi në lojë dy dekada më parë ushtrinë e tij, për një kauzë humanitare, para atij që njohu pavarësinë në 2008 dhe që është angazhuar për një shoqëri demokratike, ku ish komandantët e kriminalizuar dhe politikanët që e kanë të shkruar në ballë korrup-timin, nuk mund të shërbejnë si simbole të së ardhmes.

Diplomacia arrogante e Gren-ellit u mbështet pikërisht tek kjo pjesë për të arritur qëllimin e saj të shpejtë dhe rezultatet e asaj katastrofe tani i kemi të gjithë para syve.

Në të nëjtën mënyrë, siç është afishuar pro regjimit të diskred-ituar në Prishtinë, diplomacia amerikane po vepron edhe në Ti-ranë. Asocimi me sistemin monist të Edi Ramës është më i fortë se kurrë në këto 30 vite demokraci. Pavarësisht nëse rolin e violinës së parë mund ta luajë aty Grenell dhe këtu Palmer, rezultati është i njëjtë.

Kurrë diplomatët që merren me Shqipërinë nuk thanë asn-jë fjalë për mbjelljen dhe trafi-kimin e narkotikëve, megjithëse në dokumentat e publikuara të ad-minitratës Amerikane jemi etiket-uar si vend kryesor në kultivimin e kanabisit dhe rrugë e rëndësishme në tranzitimin e drograve të forta. Përkundër këtyre, ambasadori Lu e

quante betejën e Saimir Tahirit me hashashin, një histori suksesi.

Kurrë ata nuk thanë asgjë për dosjet e vjedhjes së votës të publi-kuara nga BILD, madje mbështetën deri në fund prokuroret e jashtëlig-jshme dhe militante si Arta Marku dhe Donika Prela, që u pilotuan për t’i varrosur ato.

Ndonëse Këshilli i Europës i bojkotoi dhe më pas raporti i ODHIR-it, i nxiu krejtësisht, ata i mbështetën zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Ndonëse Komisioni i Vene-cias i telendisi keq përpjekjet e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, Ambasada e SHBA e mbështeti si hap përpara proces-in, që përfundoi me betimin e Arta Vorpsit buzë Lanës.

Ndonëse sondazhe serioze po tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të publikut tek reforma në drejtësi, si pasojë e kapjes nga pushteti, ambasadorja aktuale vazh-don të këmbëngulë, me kokfortë-si, se ai është një proces që duhet të ecë përpara kështu siç ka nisur.

Ndonëse shumica e homologëve të saj perendimorë e dënuan krimin barbar dhe shkeljen bashkë të disa ligjeve, në shembjen e Teatrit Kom-bëtar, nga shefja e selisë së rrugës së Elbasanit nuk u tha asnjë fjalë.

Pra, nëse për arsyet dhe qëllimet mund të spekulohet, një gjë është e qartë: ndryshe nga imazhi ven-dit të lirive dhe idealit demokra-

tik, që popullsia shqiptare përkund në kokë për SHBA-në, këtej nga anët tona përfaqësuesit e saj po sillen si aleatë të regjimit të Edi Ramës dhe të kapësve të shtet-it të Hashim Thaçit. Është e kotë të hamendësosh nëse kjo bëhet në emër të lidhjes pragmatike me më të fortin, nëse pas saj qëndron in-teresi i mbrapshtë i coptimit të ku-fijve të Kosovës, por një gjë duket sheshit, ajo nuk përputhet aspak me idilin e “soft power” amerikan që ne kemi të ngulitur në kokë.

Ky koncept i pushtetit të butë, i teorizuar nga profesori i Harvar-dit, Joseph Neye, që ka të bëjë me fuqinë atraktive të vendit të lirive dhe me forcën e tij për të bindur të tjerët përmes shembul-lit dhe jo përmes metodave të dhunshme apo kërcënimeve, ka qenë një kredo tek e cila një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë besu-ar fort. Kjo ishte ndoshta edhe ar-syeja se përse një popull i dalë nga lëngimi i një diktature të gjatë, ka pranuar të cilësohet në mënyrë cinike si më pro amerika-ni i kontinentit. Amerika e New Deal të Rusveltit, Amerika e plan-it Marshall, Amerika e rrëzim-it të murit të Berlinit, por edhe Amerika e luftës së Kosovës apo e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato, e kanë përkundur gjatë, në memorien tonë kolektive, idealin e një vendi që të bën ta duash për modelin, më shumë sesa për fu-qinë e tij.

Por në kohët e fundit, në raport me shqiptarët, magjisë së soft power, po ia lë vendin e kundër-ta e tij. Pushteti për të bindur po këmbehet me shantazhin (siç u ve-prua kundër Albin Kurtit). Afishimi me vlerat e lirisë po zëvendësohet me kërcënimin (si në rastin e pole-mikës së Yuri Kim me protestuesit antiqeveritarë që valvisin flamurin amerikan). Aspirata demokratike, po zëvendësohet me real politikën (mbështetja pa kushte e krimeve të Ramës).

Dhe të gjitha këto po kontribuo-jnë, pak nga pak, për krisjen e idil-it amerikan që shqiptarët mbanin të ngulitur në kokat e tyre. Prandaj sot pyetja që duhet bërë, është: a ia vlen? A kushtojnë personazhe kalimtare si Thaçi dhe Rama, sa ndryshimi i imagjinatës së një pop-ulli të tërë? Kjo është një llogari që duhet bërë. Dhe jo detyrimisht he-sapi i saj mund të rezultojë nega-tiv. Se në më të keqen e tij, ai mund të na shërbejë për t’u çliruar nga një mit që nuk ekziston më/ Lapsi.al

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Nga Andi Bushati

Komente & Opinione

Në të nëjtën mënyrë, siç është afishuar pro regjimit të diskreditu-ar në Prishtinë, diplo-macia amerikane po vepron edhe në Tiranë

Asocimi me sistemin monist të Edi Ramës është më i fortë se kurrë në këto 30 vite demokraci. Pavarë-sisht nëse rolin e vio-linës së parë mund ta luajë aty Grenell dhe këtu Palmer, rezultati është i njëjtë

Ambasada amerikane

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 QERSHOR 2020 Nr. …ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

E premte 5 qershor 202016 •

CMYK

Speciale

Aleanca e Mbrojtjes së Teatritnë në ditët e protestës në nismën për të sjellë reflek-sione mbi temën e lirisë, një koncept që sfidon nismat zyrtare të kulturës që bëhen më tepër për efekt aferash dhe trafik influencash politike. Kësaj nisme i është përg-jigjur Gelanda Shkurtaj, juriste, pedagoge dhe kërkuese shkencore në antropolog-jinë juridike dhe kanunin shqiptar, doktore shkencash në antropologjinë juridike, duke ndarë në shkrimin e mëposhtëm mbi temën – Ç’është liria? A jemi të lirë?

Liria e barabartë me luftën për jetë a vdekje?

Nga Gelanda Shkurtaj

Liria si një hapësirë. – Kur dikush më kërkoi të shkru-aj rreth argumentit “A je e lirë”?, vetiu në përgjigjen

time imagjinare, m’u shfaq një mal i afërt dhe i lartë, që e kundroja nga poshtë duke parë majën e tij që takohej me qiellin. Mali ishte në ngjyrë gri të errët e, gjithaq edhe qielli në sfond, thjesht një tonalitet më pak, aq sa të shquaja vijën e horizontit mes tyre. E përse ky qiell mu shpërfaq kaq i zymtë? Të gjithë projektojmë në imagjinatë çdo gjë që mendojmë me një sfond ng-jyrash, kështu fjalavjen mendimet e bukura kanë një sfond në rozë të ëmbël, të kaltërt apo gjithsesi një plotësi ngjyrash mbushur entuzi-azëm. Mos ishte parandienja, apo fotografia e kujtesës sime për lirinë në atë çast? E si mund të flasësh për një koncept që rri pezull midis materiales dhe eterikes, një koncept të gjatë e të gjerë sa vetë jeta, e kaq filozofik sa as kjo e fundit nuk ka dhënë kurrë një përkufizim për të? E ku marr vesh unë nga Filozofia? Si mund të kufizosh në bordet e një letre një koncept, që në vetë-vete do të thotë “hapësirë”? Ah! Pyetja është a jam unë e lirë? Ku? E pamundur, për të dhënë një mendim mbi faktin nëse jam e lirë… Këto mendime më erdhën natyrshëm dhe me një ndjenjë irritimi ndaj asaj që më kishte pyetur. Padyshim më kishte vënë në vështirësi…

A jam e lirë në vendin tim? – Mëtoj shpesh t’i përgjigjem pyetjes që më drejton një bashëkombësi im. Tek e fundit vetëm një shqiptar mund të kuptojë shqiptarin për shp-jegimin që ai do t’i japë fjalës “liri”. Liria në këtë vend mban të pezullt idilin e të qenurit e moskuptuar, të vritesh apo të vdesësh në emër të saj (ja pse m’u shpërfaq ngjyra gri e errët). Ose në rastin më të mirë është kuptuar nga secili në mënyrën e vet, por asnjëherë ajo nuk është parë si një mundësi, si një alterna-tivë, si një ndryshim për mirë ku të gjithë të jemi krah njëri-tjetrit me shpirt dhe fytyra të qeta (ja pse e kërkova ngjyrën e kaltër të entuzi-azmit dhe nuk e gjeta dot)!

Të qenurit i lirë si një e vërtetë. – E vërteta është kaq relative, dhe shpesh herë është ajo që duam të dëgjojmë dhe jo ajo që realisht është. Sot kudo, njerëzit ndahen dhe deri vriten për të vërtetën, pa pyetur veten kurrë nëse e vërteta që ata dinë, është ajo për të cilën ia vlen t’i heqësh lirinë vetes. Të mendosh, thoshte Jung, është e vështirë, prandaj njerëzit e kanë më të lehtë të paragjykojnë. Kështu ndodh edhe me të vërtetën, njerëzit pranojnë atë që i bën ata të ndihen më rehat. Po, po, më rehat, pra të lodhen sa më pak mendërisht, pasi e vërteta e zhveshur mund të kërkojë mund e djersë, dhe kjo nuk i shkon përshtat shumëve që presin për çdo gjë që t’ua sjellë dikush. ”Eh, se nuk ishim shkëlqyer në komunizëm?”, do të thoshte dikush, rëndom në bar-kaf-enetë e Tiranës. “Patjetër që ishim!”.

Aty mendonte shteti, i barazuar ky i fundit me nënën parti, për t’i bërë të gjitha, paçka se shumëve u takonte të punonin dhe ata ishin të lumtur se nuk mendonin, pjesa tjetër që mendonte nuk punonte, ose më saktë investonte tek nëna parti mjetet për të mbajtur gjallë dhunën, nën unite-tin parti-popull.

Liria e barabartë me luftën për jetë a vdekje? – Askush më shumë se ata që kanë kaluar ferrin komunist nën dhunën e grushtit të proletar-iatit, nuk mund t’i përgjigjen më mirë kësaj pyetje. Për të gjitha ato familje, që gdhiheshin në mëngjes me godijet e rënda në prag dhe me “qitapin” e shkruar dyanësh, ku njëra anë lajmëronte shpërnguljen me kamiona, dhe tjetra anë ndillte kobin për piskamën se familjari “gjëmëmadhi”, që kish guxuar t’ia thoshte sistemit në sy të vërtetat, ishte vrarë po atë ditë. Liria për ta ishte ishte lufta për të dalë të gjallë nga “dora e hekurt e regjimit”, me shpresën vetëm për të jetuar, paçka se kokulur e të ndarë nga shoqëria jetë e mot. Ç’luftë për t’i kërkuar lirisë vetëm jetën! Ç’paradoks, homo sapiensi amerikan në skajin tjetër të globit vihej nën pikëpyetje nga liria të mos abuzonte në emër të saj me hipizmin, drogën apo seksin e shfrenuar. Home sapiensit shqiptar i ishte mësuar se duhej të vdisje në

emër të lirisë, për të mos e fituar kurrë, por me gjasë të shpëtonte brezat në vazhdim. Liria për ta ishte thjesht shpëtim nga vdekja!

Liria si një luftë për ideal? – Është ndoshta një nga dimensionet më të bukura që liria të jep. Mund t’i besosh marrëzisht dhe ver-bërisht, madje edhe të vetë-sakri-fikosh lirinë në emër të idealit. Kur ideali përmbushet shpenzimi i lirisë në emër të tij ia ka vlejtur të sakrifikohet. Sabiha Kasimati ishte një e diplomuar në Biologji nga Universiteti i Torino-s, kur u nis plot ideale në Shqipërinë e andrallave, të sapodalë nga lufta e dytë botërore, ku ishte ravijëzuar qartë orientimi i saj drejt politikave lindore të kominternit. Kur dikush e pyeti në rrugën e kthimit të saj drejt Shqipërisë, nëse e dinte se drejt cilit ferr po kthehej, ajo iu përgjigj me idealin, se pikërisht vendi i saj kërkonte njerëz si ajo që të kupton-te gabimet e të ecte përpara. Ajo e vuri lirinë në funksion të idealit. A iu përgjigj Shqipëria idealit të saj? Jo! Liria-luftë që ajo bëri kishte humbur çdo betejë. Të vetmen gjë që i fali asaj ishte vdekja me duar të lidhura, trup e shpirt pakallur, nga një togë pushkatuesish, idhtarë të komunizmës që po çonin deri në fund idealin e tyre të vrasjes së armikut të klasës! Të dyja palët plot

me ideale ishin, problemi ishte se ato nuk ishin të njëjta(!).

Liria si ideali i demokracisë. – Kishte dekada që përgjërohej në mendjet e shumë familjeve shqiptare, përgjatë 40 vjetëve. Shqiptarët ishin të gjithë në një burg, por brenda këtij, kishte edhe burgje më të vegjël, si rrathë bash-këqendrorë. Ndryshimi ishte vetëm tek përmasat, vendet dhe mënyrat e ekzekutimit të heqjes apo mbajt-jes në liri. Shumë, në tentativë për t’u larguar nga lager-at e vuajtjes, e paguan me jetën. Shumë të tjerë lirinë e fjalës e paguan me bur-gun e përjetshëm, tek ai rrethi më i vogël që ishte afër qendrës së rrathëve. Mes tyre plot intelektualë e njerëz me botëkuptim, të tërë të ndëshkuar nën komunizëm mini-malisht për fajin e vetëm pse ishin ndryshe, e shumëkush tjetër vetëm se mendonte ndryshe.

Rënia e sistemit ndezi shpresën e vënies së të drejtës në vend: ndësh-kimin e fajtorëve, lirinë dhe barazinë e qytetarëve, mundësinë për të ecur drejt perëndimit. Rezultati: pas më shumë se tri dekadash vendi drejtohet nga bijtë e atyre që krijuan rrathët bashkëqëndrorë të burgjeve, të cilët jo vetëm nuk janë penduar në ndërgjegje, por sot flasin në emër të lirisë, sikur të jetë ideologjia e lindur dhe e vënë në jetë vetëm nga ata,

duke sfiduar edhe vetë Robespierin. Shikoni kush i ka bizneset e shtrenj-ta dhe ndërmarrjet kapitaliste? Bijtë e atyre që në emër të nomeklaturës kishin vrarë e burgosur të githë ata që kishin kërkuar lirinë në ekonomi më pak se një shekull më parë. Ndërkohë ata që luftuan për idealin e lirisë janë të mpirë, të mpakur dhe pa fjalë. Në fund, ngushëllimi i vetëm i tyre është dija, është fakti se ata e dinë që historia e një kombi, gjithmonë ka sakrifikuar bijtë e vetë më të mirë për të ecur përpara, dhe kjo është një bindje tashmë!

Liria si një sakrificë. – Dhuna si një mjet lirie. Bipolariteti atë-bijë. Nëse i drejtohesh dikujt sot, i cili ka jetuar deri në një moshë madhore komunizmin, me pyetjen se si mund të organizohet shoqëria kaotike drej lirisë, në mendjen e tij është vetëm dhuna ajo që sjell lirinë. Sipas tyre vetëm “shkopi” dhe “druri” janë mje-tet më të favorshme për të vënë një shoqëri në rregull, edhe kësaj mund t’i shtohet zbori ushtarak apo puna e detyrueshme në prodhim. Analiza është larg mendjes së zakonshme të një pjese të madhe të këtij brezi. Të menduarit alternativë, gjithashtu. Por ajo çka e bën gati paradoksale këtë qëndrim, është perceptimi që bijtë e tyre, si brezi pasardhës kanë për lirinë. E dini se si do t’i përgjig-jeshin bijtë e tyre, pyetjes se çfarë është liria? Ata thonë se liria është dashuria pakufi; se liria e brendshme është vlera më absolute; se të kesh para do të thotë të kesh gjithçka madje edhe dashurinë që do; se liri do të thotë që të jetosh pa e vrarë mendjen se je i lirë. Pra liria është diçka mëse normale, si ajri që thith apo si të lahesh çdo mëngjes. Asnjë sakrificë në emër të saj!

Çfarë dinë të rinjtë për lirinë? Cikli i mbyllur i demokracisë? Ka një pjesë të madhe të të rinjve të cilët sot iu përgjigjen prindërve se nuk i tremben komunizmit, përkun-drazi! Ata i përkasin një brezi që është rritur në demokracinë e brishtë dhe nën kapitalizmin pa rregulla e të rëndë shqiptar. Jo vetëm kaq, por ideja mbi kapitalizmin që ata marrin çdo ditë është: mosbarazia, varfëria dhe pamundësia për njerëzit e mençur dhe të ndershëm. Dhe, në kah të kundërt janë vendosur pasuria marramendëse për një kategori tjetër, ata të pashkollë që na mësojnë kulturën, profesorë me tituj të blerë që na mësojnë dijen, të paskrupuj që na mësojnë moralin(!). Të rinjtë sot kanë përpara syve një realitet të hidhur të prindërve të tyre, të cilët pas një jete me shumë sakrifica nuk kanë arritur të vënë një pasuri maksimale siç mund të jetë një apartament banimi apo një makinë, apo një pasuri minimale siç do mund të ishte një pension dinjtoz për të jetuar. Në këtë pikë fillojnë të kenë ide radikale duke evokuar, në padijeninë e tyre, se është komunizmi i vetmi rend shoqëror i cili i mposht “borgjezët e poshtër” dhe vë drejtësinë. Nuk çuditem që shumë prej tyre vënë sot shaje të kuq, apo veshin T-shirt me foton e Che Guevarra-s. Po e dinë vallë ata se çfarë ishte liria në komunizëm?

Gelanda Shkurtaj