gazetË e pËrditshme e mËrkurË, 31 korrik 2019 nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga...

16
“NON GRATA” Meta: Integrimi nuk realizohet me lobingje dhe qoka Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Këshilltari për sigurinë Rreziku nga tërmeti, Shaqiri: Greqia s’është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë Konstituimi i Bashkive Loja e “zhbllokimit të bravave” pas Devollit vazhdon në Kavajë, opozita proteston E paprecedentë Veliaj konstituohet si kryebashkiak, Rama uzurpon edhe këshillin bashkiak të Tiranës Letra Të paraburgosurit tek burgu “302” në grevë urie, 8 kërkesa për institucionet qeveritare Aktualitet Faqe 8 Politikë Faqe 5 Politikë Faqe 5 Aktualitet Faqe 7 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN < < 2-3 VENDIM I SEKRETARIT TË SHTETIT DASH i ndalon hyrjen në SHBA Dakos dhe familjes: I përfshirë në raste madhore korrupsioni Kryebashkiaku i PS në Durrës për 3 mandate “shuplakë” nga SHBA, Dako: Nuk kam ç’të them Basha: Largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin U SHPALL “NON GRATA” Rama një muaj më parë për Dakon: Akuzat ndaj tij, baltë. Durrësi do e kujtojë me admirim Faqe 3 NJOFTIMI I ATP-së Pronarët, shpërndahet fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor dhe historik Peticioni i arkitektëve dhe urbanistëve: Vendimi për shembjen e TK i paligjshëm e absurd Presidenti: Pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni mrekulli më 19 tetor Faqe 9 FORMULARI A2 Nisin aplikimet për në Universitet, shpallja e fituesve deri në 30 gusht Sociale Faqe 13

Upload: others

Post on 17-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

“NON GRATA”

Meta: Integrimi nuk realizohet me lobingje dhe qoka Faqe 4

GAZETË E PËRDITSHMEE MËRKURË, 31 KORRIK 2019

Nr. 4495, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Këshilltari për sigurinë Rreziku nga tërmeti, Shaqiri: Greqia s’është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë

Konstituimi i Bashkive Loja e “zhbllokimit të bravave” pas Devollit vazhdon në Kavajë, opozita proteston

E paprecedentëVeliaj konstituohet si kryebashkiak, Rama uzurpon edhe këshillin bashkiak të Tiranës

LetraTë paraburgosurit tek burgu “302” në grevë urie, 8 kërkesa për institucionet qeveritare

Aktualitet Faqe 8

Politikë Faqe 5

Politikë Faqe 5

Aktualitet Faqe 7

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

< <2-3

VENDIM I SEKRETARIT TË SHTETITDASH i ndalon hyrjen në SHBA Dakos dhe familjes: I përfshirë në raste madhore korrupsioni Kryebashkiaku i PS në Durrës

për 3 mandate “shuplakë” nga SHBA, Dako: Nuk kam ç’të them

Basha: Largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin

U SHPALL “NON GRATA”Rama një muaj më parë për Dakon: Akuzat ndaj tij, baltë. Durrësi do e kujtojë me admirim Faqe 3

NJOFTIMI I ATP-sëPronarët, shpërndahet fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat

Faqe 10

Të shpëtohet monumenti kulturor dhe historik

Peticioni i arkitektëve dhe urbanistëve: Vendimi për shembjen

e TK i paligjshëm e absurd

Presidenti: Pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor

mos prisni mrekulli më 19 tetor

Faqe 9

FORMULARI A2Nisin aplikimet

për në Universitet, shpallja e fituesve deri në 30 gusht

Sociale Faqe 13

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

2 E mërkurë, 31 korrik 2019

DASH i ndalon hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes: I përfshirë në raste madhore korrupsioni

Departamenti Amerikan i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-Kryetarit socialist

të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bash-kisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ku theksohet se përmes tij SHBA jep një tjetër sinjal të fortë se do të vazhdojë të luftojë me forcë korrupsionin kudo në botë.

Njoftimi i DASHNë bazë të ligjeve amerikane,

kur Sekretari i Shtetit, ka informa-cione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste mad-hore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Se-kretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë pri-vatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, dja-li Xhulio Dako dhe vajza e tij Ke-jsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thu-

het në njoftimin e Departamen-tit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të an-gazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës.

Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi nga VOA Ligji që u ndalon hyrjen në

ShBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozi-

cion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj. Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzi-mi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si per-sona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfiden-cial dhe mund të bëhet publik. Ky ligj i ka fillesat në vitin 2008, kur Kongresi, synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive për të

shfrytëzuar burimet natyrore të ven-deve të tyre.

Në vitin 2012, Kongresi e zg-jeroi hapësirën e shtrirjes së këtij ndalimi, duke përfshirë në të ter-min “raste të mëdha korrupsioni” dhe sqaroi se njoftimi për individët përkatës mund të bëhej publik ose të mbetej privat. Rasti i parë që De-paertamenti i Shtetit e përdori këtë ligj, ishte në shkurt të vitit 2018, kur ndaloi hyrjen në Shtetet e Bash-

kuara të ish Prokurorit të Përgjith-shëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Në njoftimet e Departamentit të Shtetit nuk përmendet se për cilat raste specifike bëhet fjalë për këta zyrtarë. Në të kaluarën Zëri i Amer-ikës ka nxjerrë në pah, rastin e he-timeve të Prokurorisë për kryetar-in e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbaj-tur kontakte me anëtarët e një gru-pi të krimit të organizuar, i njohur

Reagon Dako: Nuk kam çfarë të them, s’prekem nga Lulzim Basha, prekem nga AmerikaIsh-kryebashkiak i Durrësit për tre mandate si kandidat i Partisë Socialiste, Vangjush Dako tha dje në një bisedë telefonike për Birn se nuk dinte çfarë të thoshte dhe se nuk ishte njoftuar më herët për këtë vendim. “I respektoj ven-dimet e Departamentit të Shtet-it. Nuk kam çfarë të them. Nuk është se prekem nga Lulzim Ba-sha, prekem nga Amerika”, tha Dako në telefon. Dako është një

ndër emrat më të akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetër-simin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017 duke përdorur krim-in e organizuar. Ai po ashtu rezu-lton i përgjuar në një sërë bise-dash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, të arrestuar dhë nën akuzë për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Në tetorin e vitit të kaluar, i ftu-

ar në studion e emision “Opinion” Vangjush Dako asokohe krye-tar i bashkisë në Durrës, pohoi se ambasada amerikane në Tiranë e kishte refuzuar përkohësisht vizën ndaj tij e familjes së tij. Ndër-sa foli për procedurën e aplikim-it, Dako tha se ambasada refuzoi vizën amerikane për të me argu-mentin se nuk kishte si plotësu-ar si duhet dokumentet. “Është e vërtetë që ma kanë refuzuar. Kam

shkuar me vajzën time dhe me gruan për të marrë vizë, dhe kam bërë të gjitha proceduarat që du-heshin. Ne fund një që ishte përtej sportelit, më tha “sa shtëpi ke” u pamë në sy me nusen, dy i thash unë, më tha “sa makina ke” tre i thash unë. Për 24 orë më erdhi një vizë dhe më tha që të refuzohet, përkohësisht viza. Në bazë të nen-it 233 G. Pash nenin dhe ishte re-fuzim i pjesshëm mund të apliko-

ni brenda 6 muajve pa pagesë me arsyetimin se nuk keni qenë ko-rrekt me dukementat. Nuk shk-ova me dhe nuk e di nëse e mar-rë apo jo dhe thash do dalin tani këta e do thonë ‘s’më dhanë vizë s’më dhanë vizë’. Nuk më kanë refuzuar të më thonë që na ti dhe unë të grisja pasaportën.” – deklaronte Dako në emision “Opinion” më 25 tetor të vitit të kaluar.

Politikë

Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit

Vangjush Dako

Lajmi nga DASH për Dakon

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

3 E mërkurë, 31 korrik 2019

nr e

faqeve

Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkru-ante dje se shpallja non grata nga SHBA e Vangjush Dakos është një lajm i mirë për Shqipërinë. Basha tha se lajm i mirë është që Dako është shpallur non grata nga Ameri-ka, por lajm i keq është që ai nuk ka dalë përpara drejtësisë. Për Bashën, drejtësia është e kapur nga Rama. Ai shtoi se duhet larguar Rama që të marrin fund lidhjet e politikës me krimin.

Komenti i BashësËshtë lajm i mirë që Shtetet e

Bashkuara të Amerikës kanë shpal-lur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha kor-rupsioni.” Është lajm i keq që Van-gjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast kor-rupsioni.Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.

Është lajm i keq që Vangjush

Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e ven-dit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbro-jtjen, me dijeninë dhe për përfiti-min e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankoma-tin personal të parave të pista të Edi Ramës.

Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Da-kon, edhe kur gazeta gjermane

BILD tregoi bashkëpunimin di-rekt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qa-rtë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin. Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.

Basha: Shpallja “non grata” e Dakos lajm i mirë, lajm i keq që nuk ka dalë akoma para drejtësisë

Kryetari i Partisë Agrare Ambien-taliste, Agron Duka ka reaguar për refuzimin e vizës nga SHBA për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Van-gjush Dako. Duka tha se shumë shpejt SHBA do të shpallë “non grata” gjithë Rilindjen. “Shumëku-jt deklaratat, qëndrimet dhe aku-zat e opozitës, mund t’i kenë tingël-luar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit

Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e dre-jtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një in-divid, por me një grupim të struk-turuar, shembja e të cilit do të vijo-jë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!”,- deklaroi Duka.

Agron Duka: Shumë shpejt “NON GRATA” do të shpallet gjithë “Rilindja”

Kryeministri Rama ishte i vendo-sur deri një muaj më parë ta mbron-te me çdo kusht njeriun e tij në Durrës. Edhe pas përgjimeve skan-daloze të publikuara nga Bild, ku provohej se si Rilindja operon-te si një organizatë që funksionon-te nëpërmjet masakrave elektorale, Rama përfshirjen e Dakos në përg-jime e quajti baltë. Argumenti me të cilin është vendosur ndalimi i hyr-

jes së Dakos në SHBA, që vjen si një shuplakë për Ramën dhe partinë që drejton, është përfshirja në raste madhore korrupsioni. Më poshtë ju sjellim qëndrimin e Ramës më 24 qershor 2019 në fushatën për votimet e 30 Qershorit.

Deklarata e Ramës“Vangjush Dako e nisi

rrugëtimin për të drejtuar bashkinë

e Durrësit duke fituar me një grusht votash dhe më pas falë provave të prekshme që u dha qytetarëve duke fituar në mënyrë bindëse dhe më pas duke fituar në mënyrë tri-umfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë që ta dëgjojnë të gjithë është se kush përpiqet sepse normalisht nuk ka asnjë rrugë tjetër se të shtojë baltën mbi Van-gjushin dhe bashkinë nuk do që

qytetarët që të kujtojnë dicka. Në Durrës Dako ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD-ja në historinë e saj dhe me-kanizmat e saj që ju e dini si për-doreshin në kohën e tij. Durrësi do ta kujtojë me respekt dhe ad-mirim periudhën kur Dako dre-jtoi bashkinë, falë gjurmëve që janë kudo në këtë qytet”

SHBA e shpalli “non grata”, por ja çfarë deklaronte një muaj më parë Rama për Dakon

si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zg-jedhjeve parlamentare të 2017s. Bisedat e përgjuara telefonike si-pas dosjes së prokurorisë trego-jnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa in-stitucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat. Gjatë

një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përg-jegjësi për rastin e tij. Nga 2017 deri më sot janë rreth 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë të cilëve ambasada në Tiranë u ka refuzuar vizat. Emrat e tyre nuk janë bërë të njohur publikisht.

Foto e postuar nga Basha

Agron Duka

Rama - Dako

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

4 E mërkurë, 31 korrik 2019

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat foli dje për procesin e integrim-it të Shqipërisë në Bash-

kimin Europian, ku theksoi se pa zgjedhje normale më 13 tetor, ven-di nuk mund të marrë çeljen e nego-ciatave. “Për çështjen e integrimit, siç ka shqiptarë që mendojnë ndry-she ka dhe ndërkombëtarë që men-dojnë ndryshe. Unë e kam thënë disa herë dhe po jua them prapë dhe do t’jua them prapë. Nuk realizohet in-tegrimi në BE as me lobingje dhe as me qoka. Janë disa standarde të Ko-penhagenit që nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë, sepse nëse ndryshojnë ato, nuk ka më Europë”,- tha kreu i shtetit.

QëndrimiNë konferencë, Kreu i Shtet-

it bëri të ditur qartë se pa zgjedh-je gjithëpërfshirëse nuk mund të pritet asnjë mrekulli me negociatat në 19 tetor. “Mandati im si ish stu-dent i dhjetorit dhe si politikan është i përgjegjshëm dhe i vërtetë se cil-itdo tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë askujt. E përsëris pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qiel-li më 18 tetor dhe më 19 tetor të gdhi-hemi me celje negociatash. Unë jam gati të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president por dhe si një ish politikan aktiv. Prandaj kam apeluar per dialogun politik real te sinqerte dhe bashkepunues mes dy paleve

per kete ceshtje te rendesishme. Zg-jedhjet vendore të 13 tetorit janë në fuqi dhe unë dhe në 12 tetor do tjua

përsëris të gjithëve. Së dyti jam gati më 13 tetor edhe presidenti të voto-het nga populli dhe partitë të nxjerrin kandidatët e tyre.”- tha ai.

Më tej Meta ka komentuar edhe vendimin e mazhorancës për ta dër-guar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias. I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë. Ndër të tjera, ai ka sjellë në vëmendje gjyqin e qeverisë me Francesko Bec-chettin, duke thënë se do të jetë një

kosto e madhe për shqiptarët, nëse dështon Shqipëria. “As nga Komi-sioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur se-kret, por e vizitova tani që mora “Lu-anin e Artë” dhe është diçka fry-mëzuese. Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechet-tit dhe që qeveria ta fitojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kos-to të mëdha për të gjithë shqiptarët”,- theksoi Meta.

Kreu i shtetit tha se rekomandi-

mi për celjen e negociatave dy vjet më parë ishte për shkak të këmbën-guljes së tij kur ishte në krye të Ku-vendit. I pyetur për marrëdhëniet me nderkombetaret Meta u pergjigj duke shenjestruar kryeministrin “Ju e dini kush i ka mbajtur qëndrimet refrak-tare ketu. Kush i keqperdor emrat e nderkombetareve me vend e pa vend. Kapjen e uzurpimin e institucioneve apo justifikimin e aferave te shemtu-ara duke perdorur e keqperdorur nderkombetaret ketu”- tha Meta.

Në fund Presidenti ju përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh gati ti jepte këshilla për të dalë nga ajo që ai e quajti gjëndje e vështirë. “Unë e falenderoj për soli-daritetin e tij. Po të kem ndonjë prob-lem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim. Vetëm këtë fund-javë para mundësi të realizoja mbi 50 km zbathur në rërë të thatë dhe jam gati tani për majën më të lartë që ka Shqipëria, se nuk dua të largohem nga vendi as gjatë muajit gusht, për t`i shërbyer gjithmonë dialogut nëse ka reflektim nga palët. Në majën e Korbait do të festoj 1 vjetorin e ngjit-jes së Jezercës 1 vit më parë. Në rast se e ka me dëshirë të na bashkangjitet është gjë e mrekullueshme. E di që ka pak vështirësi në malet e Tropojës por në malet e Dibrës si më të lehtë e ka. Edhe atje mund të kalojmë vërtet mrekullisht”, pohoi Meta.

Konferenca për mediat

Presidenti Meta: Integrimi nuk realizohet me lobingje dhe me qoka. Pa zgjedhje me standarde mos prisni negociata

Politikë

“Do e prishim”

Rama pranon kullat: I kemi thënë privatit, në fillim ndërto teatrin dhe më pas bëj çfarë ke për të bërëKryeministri Edi Rama nuk bën asn-jë hap pas në qëndrimin ndaj Te-atri Kombëtar, ku në konferencën për median Rama deklaroi se është ndërtuar me një material të pari-parueshëm. Ndërkohë kryeministri ka pranuar se private do ndërtojë te-atrin e ri e më pas do bëj cfarë ka për të bërë me pjesën, duke pranuar indi-rekt kullat që me sa duket janë arsye-ja reale e gjithë projektit për “Teatrin e ri”.. “Ne duam të ndërtojmë teat-rin e ri. Nuk ndërtohet dot me fondet e buxhetit tonë. Është një operacion me kosto të lartë që është shumë herë i shumëfishtë. Buxheti për të ndërtu-

ar teatrin është shumë shumë herë më i madh se i gjithë buxheti i shtetit për kulturën. Bëjmë një këmbim. Është PPP ku ne themi bashkohemi me tru-allin tënd dhe ndërto atë që duhet për zhvillim dhe ndërto teatrin. Në fillim ndërto teatrin dhe bëj çfarë ke për të bërë. Trualli është letër me vlerë për të blerë teatër. Ai komunitet aty është përfaqësi e politikanëve që bëjnë teatër dhe e aktorëve që bëjnë poli-tikë”- tha ai. Më tej Kryeministri tha se godina e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me material të përkohshëm dhe si e tillë sipas tij ajo nuk përbën vlerë kulturore. “Ka shumë njerëz

që ngatërrojnë muret me nostalgjinë. Shikoni stadiumin tani. Ja ku e keni, dhe ndjeshmërinë për trashëgiminë reale kulturore dhe mënyrën si har-monizohet me nevojat e aktualitet-it dhe ambicien për të ardhmen. Sot është monument historik ku do shko-jnë turistë për ta parë. Godina e Te-atrit Kombëtar nuk është çështje ver-bërie,apo indiference është realiteti. Është godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm. Nuk ka qenë aty teatri kombëtar në planin italian, as në planin e pas luftës. Ka mbetur si një gjë e për-kohshme. Eshte degraduar ne pik-

en që është i parikuperueshëm. Është ndërtuar me një material të pari-parueshëm. Nëse godina do të kishte

vlerë arkitektonike, dhe nëse godi-na do të kishte hapësirat për të pasur aty një teatër, - se nuk është bërë për të qenë teatër - ateherë nuk do ishte e mundur të restaurohej por do mundej të shembej e rindërtohej sipas projek-tit. Të gjithëve u them do na kusht-onte më pak sesa godina e re, nëse do ta ndërtonim njësoj sic është. Është perhapur dhe ka zënë fjala se trualli i Teatrit Kombetar apo një pjesë e tij do të përdoret për zhvillim privat. Es-hte e pavërtetë. Asnjë centimetër nuk do përdoret, zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të Teatrit.”- deklaroi Kryeministri.

Presidenti Meta

Edi Rama

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

5 E mërkurë, 31 korrik 2019

Edhe pse votimet e 30 qer-shorit janë nul, mazhoran-ca mesa duket vazhdon me avazin e saj duke uzurpuar

karriget e kryetarëve të PD-së. Prej ditësh vazhdojnë përpjasjet dhe ten-sionet në Devoll. Por ditën e djeshme përvec Bashkisë të Devollit ka pas-ur irritime dhe në atë të Kavajës. Në ndryshim nga Eduard Duro pretend-enti i PS-së në Kavajë Redjan Kreli mbas hyrjes me forcë në ambientet e brendshme ka deklaruar se do të ndër-rojë të gjitha bravat që kundërshtarët të mos kenë mundësi të hynë brenda.

PërplasjetKa vijuar edhe tensioni në Bash-

kinë e Devollit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri. Para bashkisë ka pasur tensione dhe qytetarët kanë tentuar të hyjnë brenda institucionit, ndërsa aty ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Menjëherë pas fjalimit të Bashës, me dhjetëra mbështetës të PD kanë kërkuar të hyjnë në bashki, por kryedemokrati ka tërhequr pro-testuesit, duke u larguar nga kjo bash-ki. “Shumica e inkriminuar 6 perqind që ka zaptuar sot dhunshem bashkine e Devollit,i ka ditet e numeruara. PD opozita e bashkuar jemi me krah te qytetareve te Devollit dhe qytetareve anembane vendit,per ta shporrur kete pakice kriminale nga bashkia e De-vollit dhe nga Shqiperia. Sado te kete investuar Rama per kapjen e drejte-sise,zgjidhja e krizes politike nuk do ti jape aminsti nga i pari tek i fundit per shkelesit e ligjit”, ka thënë Basha.

. Një ngjarje tjetër e pazakontë ka ndodhur në Devoll në lagjen 1 në Bil-ish Në orët e para të ditës së djeshme, digjet një automjet në lagjen nr.1 në Bilisht. Mjeti tip “Hyundai”, siç bë-jnë me dije burimet policore ishte i parkuar para banesës së shtetasit D.

A. Burimet mësuan se makina është në pronësi të Devi Agos, punonjës i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë drejtorisë ven-dore të Qarkut Korçë. Ky fakt i shton më shumë dyshimet që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Agos. “Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarri-t”-njoftoi policia.

Basha: Pakica kriminale që uzurpoi bashkinë e Devollit do shporret shumë shpejt

Nga Devolli që u bë e para bash-ki ku kryebashkiakët socialistë të 30 qershorit nisën tu marrin zyrat me forcë paraardhësve demokratë, Lulzim Basha zbriti me një parala-jmërim. Duke iu bashkuar protestës së mbështetësve të Bledjon Nallbatit, Basha tha se hajdutët e votave sic i quajti socialistët dhe uzurpatorët e pushtetit do të përballen me qendrësë në cdo bashki përfshirë edhe Tiranën. Shporrja me çdo kusht me çdo mjet,

me çdo formë ishte paralajmërimi i Bashës. “Hajdutët e pushtetit vendor, që dhunshëm e përdhunshëm duan t’i imponojnë vullnetin e pakicës krim-inale 6% vullnetit të shumicës së shqiptarëve do përballen me vendos-mërinë tonë. Do të përballen po kësh-tu edhe shumë shpejt në Tiranë, sepse ora po vjen për ta shporrur këtë pakicë kriminale, nga Bashkia e Devollit, nga Kryeministria dhe nga Shqipëria”-u shpreh Basha. Si-pas Bashës zyra e bashkisë është marrë me dhunë dhe kjo gjë është antikushtetuese, kriminale dhe për këtë demokratët kanë paralajmëru-ar padi ndaj Eduard Duro. Për këtë dënoi edhe sjelljen e policisë. “Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale”-vijoi me tej . Ndërsa nga Librazhdi, Lulzim Ba-sha rikonfirmoi qëndrimin e pak-thyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parla-mentare në një ditë me zgjedhjet leg-jitime vendore. Sikur zgjedhjet e lira të mbahen nesër, PD konfirmohet shumicë qeverisëse, tha Basha duke hedhur akuza të forta ndaj Taulant Ballës në qytetin e tij të lindjes.

FNSH zbarkon në Kavajë, Isa Sakja bën rezistencë: S’e liroj zyrën

Pas Bashkisë Devoll, tensionet shoqëruan dje dhe Bashkinë e Kav-ajës,e cila ishte rrethuar nga forcat e policisë dhe FNSH. Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, që kërkoi të marrë detyrën. Në bashki ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku Isa Sakja, i cili ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën. “Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune. Kemi një dekret pres-identi në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të

tolerojë qeverinë të emërojnë në de-tyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5% e votuesve, se im-agjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5% e votuesve”, është shpre-hur Sakja. Kryebashkiaku i ri i Ka-vajës Redjan Krali ka hyrë në am-bientet e Bashkisë së bashku me 31 këshilltarët, ndërsa ish-kryebash-kiaku Isa Sakja dhe mbështetësit e tij janë larguar nga zyrat, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës. Kryetari i ri Redjan Kra-li është futur në zyrë së bashku me këshilltarët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas ikjes së Sakjes, ka ardhur kryetari i ri i Bashkisë Red-jan Krali, rrethuar nga simpatizantë të tij dhe policia. Policia bashkiake ka hapur dje derën e bashkisë. Dera u mbyll nga zyrtarët e bashkisë pas

përfundimit të orarit zyrtar. Për të bërë të mundshme hyrjen më lehtë në institucion të kreut të ri të Bashkisë së Kavajës, do të ndryshohet brava e derës. Mbështetësit e kryebash-kiakut demokrat të Kavajës i zunë rrugën dhe nuk e lejuan prefekten e Tiranës që të futej në bashki për ti komunikuar Isa Sakes se duhet ti li-ronte zyrën socialistit Redjan Kra-li, fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.Tentativa u shoqërua me tensione, ndaj prefektja urdhëroi tërheqjen për të shmangur një përplasje mes qytetarëve.

Konstituimi i Bashkive

Loja e “zhbllokimit të bravave” pas Devollit vazhdon në Kavajë, opozita proteston

Politikë

Pas Bashkisë Devoll, tensionet shoqëruan dje dhe Bashkinë e Kavajës, e cila ishte rrethuar nga forcat e policisë dhe FNSH. Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, që kërkoi të marrë detyrën

Rama uzurpon edhe këshillin bashkiak të Tiranës, Veliaj konstituohet si kryebashkiakSi asnjëherë më parë, një kryem-inistër është shfaqur në sallën e këshillit bashkiak duke mbaj-tur një fjalim e duke bërë prezan-timin e Erion Veliaj si kryebash-kiak të Tiranës. Kështu Rama, ndoshta për të shmangur sado-

pak vëmendjen nga lajmi i ditës që kishte të bënte me shpalljen “non grata” të ish-kryebashkia-kut të Durrësit, është munduar të flasë sa më shumë ëpr tema të tjera që nuk prekin këtë ccështje. Edhe prezenca e tij sot në Këshill

ndoshta ka qenë pikërisht për këtë arsye. Rama edhe në këtë mbledh-je foli për Teatrin e ri e ndërsa aku-zoi palën tjetër. “I kotë deri në ab-surd sepse përveçse s’ka një vlerë nuk ka as hapësira të caktuara për të përmbushur kushtet për trupën

dhe spektatorët e një teatri kom-bëtar.”. Ndërkohë në fjalën e tij, ashtu sic edhe pritej Veliaj shpre-hu mirënjohje për kryeministrin Edi Rama dhe socialistët për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë në drejtimin e këtij institucioni.

Basha në Devoll

Përplasja në Kavajë

Veliaj merr bashkinë e Tiranës

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

6 E mërkurë, 31 korrik 2019

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestu-ar dy vëllezër në Dibër, pasi kanë ten-tuar të vrasin një 24-vjeçar për mo-tive hakmarrjeje. Uniformat blu bënë me dije se në pranga kanë përfun-duar vëllezërit K.K 36 vjeç dhe A.K 28 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuza për tentativë vrasjeje. “Finalizohet me sukses operacioni policor i kod-uar “Tartaj” Kapen dhe arrestohen 2 persona (vëllezër), me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krim-it ndaj personit dhe pronës. Operacio-ni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bash-këpunim me Komisariatin e Policisë Dibër. Në vijim të punës për zbardh-jen e ngjarjeve kriminale të ndodhu-ra më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Heti-mit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, si re-zultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në orët e para të

mëngjesit të datës 30.07.2019, finali-zuan me sukses operacionin policor të koduar “Tartaj”

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

K, 36 vjeç, K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër)

Këta shtetas u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fsha-tin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga poli-cia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje. Kjo ngjar-je është nën hetim nga Prokuroria për veprat penale “Vrasja me paramen-dim mbetur në tentative”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Forcat policore këto kohë në Shqipëri shihen gjithkund, duke, “ ruajtur e përgjuar” këdo që jeton në vendin

tonë. Së fundi efektivët blu kanë qenë të pranishëm në mbështet-je të aksionit tatimor dhe tek bizne-set private. Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i poli-cisë në dyert e biznesit është krim-inal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike që ka ndërmarrë kjo qeveri. Gjatë një takimi në Pogra-dec, Basha foli për krizën e mbledh-jes së të ardhurave nga qeveria si një sëmundje e përkeqësuar duk-shëm pas vitit 2014. Kreu i opozitës tha se taksat e rritura dhe favorizmi i paligjshëm i klientëve te Ramës janë dy nga faktorët kryesorë që kanë penalizuar biznesin. “Ndër-sa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash”, u shpreh Basha, i cili renditi 3 pasojat më të rënda për ekononinë e shqiptarëve. Sot biznesi i vogël ka ulur qepenat, i falimentuar nga TVSH 20 perqind. Sot papunësia është në nivelet më te larta, sepse bizneset po mbyllin dy-ert prej konkurencës së pandershme dhe taksave të larta. Sot konsumi është në minimum, sepse shqiptarët janë më të varfër. Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zg-jedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë. Fun-di i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Par-tise Demokratike për të hequr kër-baçin nga biznesi e për të rikthyer konkurencën e lirë”, tha Basha.

Lideri i opozitës u kërkoi demokratëve në të gjithë Shqipërinë të informojnë qytetarët për 3 shtyl-

lat kryesore të platformës probiznes të Partisë Demokratike. “Bizne-si do të ketë një pullë fiskale që tr-egon që janë kryer detyrimet ndaj

shtetit dhe e asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ile-gale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje. Ne do të ndërmarrim nismën e ul-jes së taksave për bizneset dhe për të përmiresuar klimën e biznesit në vend. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e pa-trullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve”, deklar-oi ai. Lulzim Basha tha se PD be-son tek tregu i lirë, tek shpirti sipër-marrës dhe se, bashkë me qytetarët, do të punojmë së bashku për një Shqipëri të begatë.

Aktualitet

Gentian Doda, njeriu që korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje, është pran-gosur në Britaninë e Madhe. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë për Neës24 se prej 3 muajsh janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat. Krahas pro-cesit në gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vras-jen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërkuari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit. Ai dysho-het se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Ape-lit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtë-soi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë. Gentian Doda u ek-stradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u ar-restua atje për llogari të autoriteteve

shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997. Pas një kalvari të gjatë përballjesh gjyqësore, që nga 2001, i shumëpërfoluri i botës së krimit, u dënua me 20 vite burgim. Teksa ndodhej në burgim e Fushë Krujës, ai kërkoi rishikimin e ven-dimit me argumentin se ishte dënu-ar në mungesë. Nga gjykata e Lartë dosja mbërriti në shkallën e Parë në Mat. Një treshe gjykuese vendosi të lehtësojë pozitën e të dënuarit, duke bërë rikualifikim të veprës penale, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e pla-gosjes dhe dënimi iu reduktua nd-jeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mun-di të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

I shpëtoi dënimit, kapet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda

Tentuan të vrasin 24-vjeçarin, arrestohen vëllezërit dibranë

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Gerakas nga oficerët e policisë në Drejtorinë e Sigurisë në Atikën Veri-lindore i akuzuar për grabit-je të vazhdueshme dhe për armëm-bajtje pa leje. Sipas policisë, au-tori kryente në mënyrë sistematike vjedhje në dyqane të lojërave të fatit, mini-tregje dhe kioska për dy muaj, kryesisht në veri-lind-

je të Atikës. I riu hynte në dyqane dhe me anë të thikës kërcënonte punëtorët nëpër to, shkruajnë me-diat e vendit fqinj. Në një rast, au-tori i dyshuar kishte hyrë me thikë në një dyqan, me fytyrën e mbuluar dhe pasi ka goditur punonjësin në dyqan, ësh5të larguar me një mak-inë. Policia e ndoqi atë dhe arriti që ta ndalonte.

“Me thika në dyqane”, shqiptari arrestohet për grabitje në Greqi

Basha në Pogradec: Policia tek bizneset, vendim kriminal i Ramës

“Zaptimi”

Basha në Pogradec

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

7 E mërkurë, 31 korrik 2019

Të gjithë të paraburgo-surit e Institucionit të Ekzekutimeve të Ven-dimeve Penale Nr. 302,

“Mine Peza”, Tiranë që prej ditës së djeshme në orën 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat. Qël-limi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Re-publikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përg-jithshme dhe Përfaqësive të Hua-ja në Republikën e Shqipërisë. Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërko-jnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucio-net e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri. Takime shtesë me famil-jarët për raste gëzimi ose hidhëri-mi, aktivitete kulturore-sportive apo dhe përmirësim i cilësisë së ush-qimit. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një rishikim të sistemi 41-bis, duke u shprehur se ka filluar represio-ni psikologjik. Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit e burgut 302 hyjnë në grevë urie. Dhe në mars të këtij viti ata kundërshtuan cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

Letra e dërguar Të nderuar në respekt të detyrës

tuaj në zbatimin e ligjit dhe Kushte-tutës në Republikën e Shqipërisë. Ju drejtohemi ju si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të dre-jtat më themelore të njeriut në të gjitha institucionet penitenci-are (IEVP) në Shqipëri. Të nderu-ar: Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtë-si dhe zbatimi i saj dhe nuk po kup-tojmë se si do të zbatohet kjo re-formë në kushtet aktuale?? Ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet pro-fesionalizmi në hetim dhe në gjy-kim. Kur sot në vitin 2019 gjyka-

ta merr vendime në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk e kupto-jmë pse me dy standarde Kryemi-nistri dhe ministrja e Drejtësisë ar-tikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përg-jime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nx-jerrë termin “Organizate krimina-le”. Thonë se ka vakum ligjor nuk ka institucione dhe i shkelin lig-jet me të dy këmbët, i thyejnë afatet

ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Sim-boli i drejtësisë Peshorja e famshme ka vite që anon në një krahë, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë: Nuk e dimë çfarë po bëhet?! Me të drejtë pyesim çfarë po bëhet me ne?? Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dizinformojnë edhe medi-at. Ka filluar represioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucion-eve të drejtësisë italiane, atë të 41/Bis. Të nderuar zonja dhe zotërinj

ky ligj ka specifikën e ligjit dhe ap-likohet për “organizata mafioze”. Pyetja është: A ka organizata ma-fioze në Shqipëri? Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fev-ziu kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama thotë po e citoj: Holanda i referohet disa kriminelëve shqiptarë por kurrsesi nuk mund të pranojmë që në Shqipëri ka organizata ma-fioze, atëherë për çfarë duhet lig-ji 41/Biss në Shqipëri? Ky ligj si në Itali dhe në të gjithë BE-në shoqërohet me paketë ligjore, ku për sjellje të mirë shoqërohet me dënime alternative dhe me bazë ligjore me 3/5e dënimit. Jemi da-kord të kërkoni zbatimin e ligjit në këto institucione por në kemi edhe të drejta që na janë mohuar prej vitesh. Duke qenë qytetarë të këtij vendi kemi dhe ne të dre-jtë që për përvjetore të ndryshme, festa të Republikës etj. të përfito-jmë ulje dënimi nëpërmjet një am-nistie që nuk mbahet mend se kur ka qenë e fundit. Ne nuk kërko-jmë arnime të nenit 71 të K.Pe-

nal por amnisti gjithëpërfshirëse, ku të gjithë të dënuarit të përfitojnë për t’u ndjerë të barabartë si qytet-arë të Republikës së Shqipërisë. Për të burgosurit e përjetshëm të zbato-hen ligjet e BE jo të persekucion-it. Të nderuar Znj. dhe zotërinj dre-jtues të institucioneve më të larta të vendit ju informojmë se ne në këto institucione na është mohuar e dre-jta për ajër edhe kafsha ka kushte më të mira ajrimi.

1- Prandaj kërkojmë nga dre-jtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gji-tha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri.

2- Në raste gëzimi familjare apo hidhërime të na mundësojnë takim shtesë sepse kjo ka kaluar në kom-petencë të Drejtorit të Përgjith-shëm;

3- Të na mundësojnë aktivitete kulturore-sportive.

4- Të përmirësohet cilësia e ush-qimit në parametra si në sistemin e BE.

5-Të na lejohet bombol gazi si në të gjitha IEVP në gjithë Shqipërinë.

6-Të përshtaten dhomat e takim-it me familjarët si në sisteme të përparuara të mos krijojë stres tek familjarët.

7- Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAPIT duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut dhe reko-mandimet e Kopenhagës.

8- Të respektohet nga ne rreg-ullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e minis-trisë dhe drejtorisë së përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara nga celulari sepse kemi të bëjmë me një handikap. Për çdo send të ndaluar merr raport shërbimi në institucion kurse për celularin dënohesh penal-isht. Në pritje të përgjigjes pozitive nga ana juaj. Me respekt të parabur-gosurit e IEVP 302 Tiranë.

Letra

Të paraburgosurit tek burgu “302” në grevë urie, 8 kërkesa për institucionet qeveritare

Kronikë

Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri. Takime shtesë me familjarët për raste gëzimi ose hidhërimi, aktivitete kulturore-sportive apo dhe përmirësim i cilësisë së ushqimit

Plagosi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet fierakuPolicia e Fierit, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë ndalu-ar një 43-vjeçar të akuzuar për plagosje. Sipas të dhënave zyr-

tare, është ndaluar shtetasi me ini-ciale M.K., 43 vjeç, banues në Fier. Në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një

konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K. dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh., 45 vjeç. Materialet i kalu-

an Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dash-je”.

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Pas bërjes publike të letrës konfidenciale që Presidenti Meta i dërgoi kryeministrit Rama si dhe zv.kryeministrit

Erjon Braçe dhe ministres së Mbro-jtjes, Olta Xhaçka ka reaguar sërish presidenca. Këshilltari i Presidentit të Republikës për Sigurinë, Bahri Shaqiri, sqaroi dje në një komuni-kim me median përmbajtje e letrës së kreut të shtetit për qeverinë lidhur me marrjen e masave për katastro-fat natyrore. Në një deklaratë për mediat, Shaqiri tha se letra e kreut të shtetit, e cila u përdor nga qever-ia për të manipuluar qëndrimet e Presidentit nuk kishte asnjë element parashikues, por kërkonte marrjen e masave për ngjarje që lidhen me fenomenet natyrore. Ai iu ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministri Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, t’i përgjigjen letrës së Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për alarmin e dhënë një ditë më parë se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik. Këshilltari i Metës iu kërkoi kryeministrit dhe ministrave të marrin masa për të përballuar një fatkeqësi natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presi-denti. Sipas tij, qëllimi i Presidentit është që të parandalojë fatkeqësitë në njerëz. “Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së Tij me përg-jegjësi të plotë, ka ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësi-mi të bërë publik nga Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Greqi, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare. Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.”

ReagimiSipas Këshilltarit për Sigurinë

Pyjet janë pasuri kombëtare që japin frymëmarrje (oksigjen),

ushqim dhe strehë për të gjitha gjallesat, përfshirë dhe njeriun. Pyjet dhe mbulesa bimore në përgjithësi janë barriera kryesore e mbrojtjes së tokës nga erozioni dhe rezerva kryesore ujore e saj. Ato mbajnë klimën të mos trazohet, mbrojnë tokat të mos shkojnë në det, mbrojnë ujërat etj. Mirëpo sipas Institutit të Statistikave sipërfaqja pyjore në Shqipëri është reduktuar mjaft për shkak të dukurive natyrore dhe ve-primeve njerëzore. Sipas publikimit të INSTAT në vitin 2018 fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.324 hektarësh (ha), duke zënë 60,54% të sipërfaqes totale në vend, ndërkohë në fondin pyjor sipas

Mediat “lëpirëse” të PPPd-ve manipuluan opinionin

Këshilltari për sigurinë i Metës: Presidenti adresoi në rrugë zyrtare shqetësimin duke kërkuar informacion

Shifrat e INSTAT-it

Sipërfaqja e pyjeve në Shqipëri, në 5 vite u pakësua me thuajse 1 mijë hektarëllojeve, sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,81%, ndjekur nga shkurret me 35,84% dhe halorët me 14,35 %. Sips këtyre shifrave sipërfaqet më bimësi pyjore dhe joproduktive që janë pjesë e fondit pyjor, zënë 210.383 ha ose 12,1% të këtij fondi. Në sipërfaqen e fondit pyjor dhe kullosor në vitin 2018, si rezultat i dukurive natyrore dhe ak-tiviteteve njerëzore vihet re rënie me rreth 16 ha, krahasuar me vitin 2017. Ndërkohë Nëse analizohen shifrat në rang 5 vjeçari, rezulton se që nga viti 2014 deri në vitin 2018 Shqipëria ka humbur 913 hektarë pyje. Veç shfry-tëzimit pa kriter, pyjet janë masivisht edhe nga zjarret. Humbjet më të mëdha janë konstatuar në vitin 2015 dhe 2017 me përkatësisht 519 hektarë më pak dhe 366 hektarë më pak.

Pyjet dhe varfërimi i biodiversitetit

Në 60 vitet e fundit të zhvillimit të saj Shqipëria ka humbur rreth 1 milionë ha pyje. Kjo pa dyshim ka

shkaktuar varfërim llojesh, si bi-more dhe shtazore. Numri i llojeve të rrallë e të kërcënuar është i lartë dhe prirja është në rritje. Lista e Kuqe ligjërisht e mbrojtur (2013)

ka shkuar deri në 400 lloje bimore dhe 575 lloje shtazore; nga bimët mund të përmendim sherbelën, çajin e malit, rigonin e bardhë , shumë salepore, etj., dhe nga bota shtazore shumë peshq (p.sh. troftat), shumë shpendë ujorë dhe shumë gjitarë. Sot ekspertët poho-jnë se së paku 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht, ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në Shqipëri. Rreth 89 lloje shpendësh, 27 lloje gjitarësh, 6 lloje peshqish dhe 4 lloje bimësh, në këto 25 vitet e fundit besohet të kenë humbur mbi 50% të popullatës së tyre. Pjesa më e madhe llojeve shta-zore të rrezikuar është e lidhur me zvogëlimin e skajshëm të pyjeve të virgjër dhe të vjetër në vendin tonë. Këta janë sot thuajse të zhdukur!

presidenti i është drejtuar me një letër instancave shtetërore nisur nga shumë fakte si; tërmetet e shumta që ndodhën në Korcë, aktivitetit të shtuar sizmiologkik në Greqi dhe Itali. Megjithatë sipas tij ky paralajmërim që kishte për qëllim parandalimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve është trajtuar me një mungesë përgjegjshmërie nga institucionet përgjegjëse shtetërore. “Qëllimi i kësaj Kërkese ishte informimi mbi funksionalite-tin e institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.”-ka deklaru-ar Shaqiri. Sipas tij Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij me përgjegjësi të plotë, ka

ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi të bërë publik nga Drejtori i Institutit të Gjeo-dinamikës në Greqi, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkom-bëtare dhe kombëtare. Më tej ai ka theksuar se është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës. “Rrjedhja e men-jëhershme në mediat “lëpirëse” të PPPd-ve të Kërkesës për Informa-cion të Presidentit të Republikës, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes nga skandalet në rritje, dëshmon vetëm mungesën e respektit ndaj shtetit të së drejtës dhe bash-këpunimit të përgjegjshëm ndërin-

Studimi Panaritit: Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Europë nga tërmetet

Pas letrës që presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Sandër Lleshi dhe Olta Xhaçka mbi rrezi-

kun sizmik që i kanoset vendi dhe për masat e marra, reagon edhe ish ministri Edmond Panarit. Përmes një postimi në Facebook ai ka publi-kuar hartën e nxjerrë nga një studim i fundit mbi tërmetet në Europë. “A është i drejtë shqetësimi i Presidentit për rreziqet sizmike? Ja se cfarë tregon studimi më i fundit dhe harta e rrezikut nga tërmetet në Evropë. Shqipëria është vendi që rrezikohet më shumë nga shkalla, frekuenca dhe shtrirja territoriale e goditjeve ne kontinent. Këtë e thotë harta e rrezikut të goditjeve ne Evropë për 2019. Shqipëria renditet në vend të parë në kontinent për nga shkalla e rrezikut. (Ng-jyra blu - rrezik i ulet, ngjyra kafe e erret-rrezik i larte). Mos duhet të presim qe te shkundet njëherë vendi, për të parë se ku jemi!!! Apo duhet te veprojmë sa më parë me skenare, plane dhe burime te kon-tingjences? Nje zyrtar i Bankës Botërore i specializuar në katastrofa natyrore, më pati thënë se nese ky indeks i vlerësuar i rrezikut te ju do të futej në një simulator kompjuterik të perllogaritjes se pasojave te katastrofave sizmike, rezultatet do ishin te frikshme. Fatale te ju, me tha do te ishte mungesa e vleresimit gjeologjik te truajve të ndërtim-it, materialeve te ndërtimit dhe pamundësia e evakuimit te popullit, nga bllokimi i hapësirave publike” - shkruante Panariti në facebook.

stitucional.”-deklaroi Këshilltari i Presidentit për Sigurinë. Më tej ky i fundit ju ka kujtuar kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve si dhe se cdo nënvlerësim i ushtrimit të përgjegjësive kus-htetuese dhe ligjore të institucioneve të tjera do të shënohet me vëmendje në institucionin e Presidentit.

Shaqiri ka bërë publike në deklaratën e tij dhe disa shkrime të publikuara në mediat ndërkom-bëtare mbi shqetësimin e shprehur

nga Drejtori i Institutit të Gjeodi-namikës në Greqi. Ndër to mund të përmendim mediat si “Ekathimer-ini” në Greqi si dhe media të tjera si “Washington post”, “BBC”, etj.

“A nuk ishin të gjitha këto media një burim shqetësimi i ligjshëm për Presidentin e Republikës që të kërkonte në mënyrë zyrtare dhe konfidenciale informacion nga institucionet shtetërore, për të gjitha masat e marra me qëllim parandal-imin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve nga një fatkeqësi naty-rore?”-është pyetja që ngre Shaqiri në fund të fjalës së tij.

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Presidenti Meta shpalosi dje nismën më të fundit të ndërmarrë

nën kujdesin e Tij, krijimin e Foru-mit “U’ jam Arbëresh! Në një ko-munikim me mediat, Kreu i Shtetit sqaroi se njoftonte në këtë deklaratë rreth punës së bërë deri tani nga ana e tij si President i Republikës, për të formalizuar në fillim në shtatorit vendimin mbi ngritjen e Forumit ‘Unë jam Arbëresh’! ky forum krijohet nga Presidenti i Republikës dhe funksionon nën kujdesin e tij me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive si konfer-enca shkencore, veprimtari kultu-rore, artistike dhe sportive, takime ndërinstitucionale, promovimin e trashëgimisë dhe turizmit, nxitjen, ruajtjen, mësimin dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe, forcimin e lidhjeve

Krijimi i Forumit “U’ jam Arbëresh!”

Meta: Çmohet kontributi i arbëreshëve në mbijetesën e kombit

me shtetin amë, nxitjen e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën

e gjuhës dhe historisë arbëreshe, nxitjen dhe binjakëzimin mes

bashkësive shqiptare dhe komunave arbëreshe në Itali, nxitjen dhe mo-bilitetin midis fëmijëve, nxënësve, studentëve në veçanti.

“Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ në mbledhjen e tij të parë do të zgjedhë anëtarë të Sekretariatit Ndihmës, që do të përbëhet nga 5 anëtarë të forumit. Ky sekretariat do të kryejë detyrat për organizimin dhe koordin-imin e veprimtarive të iniciuara nga Institucioni i Presidentit të Repub-likës sipas kalendarit të veprimtarive të miratuara nga Forumi ‘U’ jam Arbëresh!’ Po kështu, dëshiroj të falënderoj për angazhimin e deritan-ishëm në çuarjen përpara të kësaj nisme: Profesor Nasho Jorgaqin, profesor Paskal Milon, profesor Ner-itan Cekën, profesor Tritan Shehun, profesor Shaban Sinanin, profesor

Pëllumb Xhufin, profesorët e nderu-ar arbëreshë Francesco Altimari dhe Matteo Mandala. Po kështu edhe përfaqësuesit e shquar për dekada të arbëreshëve në Parlamentin dhe Senatin italian Mario Brunetti dhe Cesare Marinin, Aldo Marinon dhe shumë personalitete të tjera. Por, ndërsa puna përgatitore për të kom-pletuar formalizimin e këtij vendimi do të vazhdojë edhe gjatë këtyre javëve, me vendimin përfundimtar do të njiheni në fillim të muajit shta-tor.”-ka deklaruar Meta.

Krijimi i Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kon-tributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.”

Të shpëtohet monumenti kulturor dhe historik

Peticioni i arkitektëve dhe urbanistëve: Vendimi për shembjen e TK i paligjshëmAleanca për Mbrojtjen

e Teatrit ka bërë pub-like dhe njëherë ditën e djeshme një peticion

të 77 arkitektëve dhe urbanistëve kundër shembjes së teatrit. Alean-ca ka shkruar se e ka risjellë dhe njëherë në vemendjen e publikut këtë peticion si kundërpërgjigje e propagandës së qeverisë dhe bashkisë që po riciklojnë deklarime të artistëve, shpesh të manipuluara, të keqinterpretuara e të nxjerra nga konteksti, si mbështetje për kauzën e tyre antikombëtare e mafioze të shembjes së dy teatrove kombëtare. Bashkë me peticionin arkitektët dhe urbanistët i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe Ruçit e Veliajt. Në këtë letër ata theksojnë se nuk kanë parë asnjë studim, asnjë dokument pro-fesional që argumenton se ndërtesat kanë dëmtime strukturore ose që të konfirmojë se mangësitë funksion-ale apo të mbrojtjes nga zjarri janë të pariparueshme. “Nuk ka asnjë preventiv që e nxjerr koston e rikon-struktimit 10 milion euro. I vetmi dokument zyrtar, raporti i Institutit të Ndërtimit i marsit 2018, argumen-ton se ndërtesa ka shenja degradimi, si pasojë e mungesës së mirëmbatjes në vite.” - shkruajnë arktiktët dhe urbanistët. Gjithashtu në letrën e tyre ata janë ndalur dhe në preten-dimet se panelet me fibra druri dhe çimento (populiti) përbëjnë rrezik të shtuar zjarri. Sipas tyre ky konstatim është i pasaktë pasi këto panele janë materiale me aftësi shumë të mira për izolimin akustik dhe termik dhe kanë rezistencë shumë të lartë ndaj zjarrit. “Në këto kushte, vendimi për shembjen e TK, e sidomos të TKE

për të cilin nuk ka asnjë rresht të shkruar, është krejtësisht i palig-jshëm dhe absurd.”-deklarojnë ata.

Më tej arkitektët kanë shtuar se mbështesim letrën e Docomomo International që e cileson këtë objekt trashëgimi moderniste të Shqiper-ise dhe Europës dhe njëkohesisht mendojnë se transparenca siguron një vendimmarrje më të mirë për vetë teatrin, por edhe për urban-istikën e Tiranës. Arkitektët dhe urbanistët shprehin në letër dhe bindjen e tyre se Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental mund të restaurohen më së miri si dhe kërkojnë që projektligji që kërkon shembjen e teatrit të pezol-

lohet. “Ne shprehim bindjen tonë të thellë se TK dhe TKE mund të restaurohen më së miri, madje duke u rikthyer në gjendjen fillestare të ndërtimit, me të njëjtat materiale dhe teknikë ndërtimi. Ne kërkojmë që projekt-ligji që parashikon shembjen e TK dhe TKE të pezullohet dhe të hapet konkurs publik ndërkom-bëtar për ide mbi restaurimin dhe rikonstruktimin e pjesshëm të TK dhe TKE. Jemi të bindur se zgjidhja që do të dalë nga ky konkurs do të jetë më e leverdishme për financat e shtetit dhe, më e rëndësishmja, do të shpëtojnë një monument me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.”-shkruhej në letër.

Budina: Kolegë, keqardhje për ju, ju që fshiheni pas pushtetit e merrni shpërblime!

Ditën e djeshme regjisori Budina ka bërë një deklaratë për kolegët e tij

të vilët dolën pro shembjes së Teatrit Kombëtar. “Kam një keqardhje për të gjithë kolegët e mi. Ata që do të prishin teatrin, ata që na quajnë ne mediokër, ata që fshihen pas pushtetit, ata që mar-rin shpërblime, se ndryshe nuk mund ta shpjegoj dot që të mos thonë një fjalë, po qoftë edhe një fjalë përkrahjeje. Edhe sikur të kesh këdo kundër për një moment solidariteti me kolegun tënd, kushdo qofsh, duhet ta kesh. Dhe të mos merren me biografira, me të shkuara”, tha Budina. Ai bëri dhe një thirrje për të gjithë mbështetësit e kauzës së teatrit. “Dua të paralajmëroj, ose të them edhe diçka tjetër. Kushdo qoftë që mbështet kauzën e Teatrit Kombëtar nuk mundet dhe nuk duhet të bëjë pakte me ne fshehurazi. Kushdo që ka mendimin të mbrojë Teatrin Kombëtar të vijë këtu.” Më tej Budina shtoi se të gjithë mbro-jtësit e kësaj kauze nuk janë ilegalë, por i bëjnë të gjitha gjërat në dritën e diellit dhe të filmuara. “Na akuzojnë shpesh se jemi të politizuar, por të politizuar janë ata që duan të prishin teatrin. Kemi bërë një aleancë me opozitën dhe unë them faleminderit që jeni me ne. Kjo është një kauzë qytetare”.-deklaroi Budina në fund të fjalës së tij.

Nuk ka asnjë preven-tiv që e nxjerr koston e rikonstruktimit 10 milion euro. I vetmi dokument zyrtar, raporti i Institutit të Ndërtimit i marsit 2018, argumenton se ndërtesa ka shenja degradimi, si pasojë e mungesës së mirëmbatjes në vite

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

10 E mërkurë, 31 korrik 2019

Pronarët, shpërndahet fond financiar dhe fizik nga toka në dispozicionATP njofton se aktu-

alisht ka përfunduar shqyrtimin e 11 apliki-meve, me objekt kom-

pensimin financiar dhe kompen-simin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësi-mi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të për-caktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfun-dimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave

për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kom-pensimin e pronave” (i ndrysh-uar). Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se 10 apli-kime, vendimet e të cilëve përfi-tojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispo-zicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave

për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kom-pensimin e pronave” (i ndrysh-uar). Për 1 aplikim, është ven-dosur përfundimi i procedimit administrativ.

Rumania renditet më e larta me lidhjen direkte të transportit ajror midis vendeve në Evropën Juglin-dore, sipas një raporti të ri të Këshillit të Aeroportit Ndërkom-bëtar (AcI). Shqipëria sakaq, së bashku me Moldavinë, ka një ren-ditje të ulët. Në Ballkan kryeson Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa rendit-je më të ulët, edhe se vendi ynë, ka Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. Me një rezultat prej 1,688 pikësh, Rumania është ud-hëheqëse midis vendeve të EJL, e ndjekur nga Kroacia me 1,401, si-pas Raportit të Lidhjes së Indus-trisë të Aeroportit 2019 të publi-kuar nga AcI Europe.

Rezultati i lidhjes direkte mb-ulon shërbimet e drejtpërdrejta ajrore të disponueshme nga aero-portet, të matur jo vetëm në dre-jtim të destinacioneve, por edhe në aspektin e frekuencës. Bullgaria renditet e treta mes vendeve të EJL me 979 pikë, ndërsa Serbia është e katërta me 632, tregon raporti. Mali i Zi shënon 295, ndërsa Mol-davia dhe Shqipëria kanë përkatë-sisht 281 dhe 255 pikë.

Në fund të renditjes, Sllove-nia ka 248 pikë, e ndjekur nga Maqedonia Veriore me 186. Bosn-ja dhe Hercegovina renditet e fun-dit midis 43 vendeve europiane me 115 pikë. Moldavia ka shënuar

përmirësimin më të mirë në rezul-tatin e saj prej 149.2%, në periud-hën midis 2009 dhe 2019, e nd-jekur nga Kroacia me 104.9% dhe Maqedonia Veriore me 97.3%.

AcI Europe me bazë në Bruk-sel përfaqëson interesat e mbi 500 aeroporteve në 45 vende evropiane. Raporti llogarit për këtë renditje, numrin e destinacioneve, frekuencën e shërbimeve dhe cilësinë e lidh-jeve në dispozicion në aeroporte. Ai gjithashtu mat lidhjen e drejtpërdre-jtë dhe të tërthortë të aeroporteve dhe lidhjes së shpërndarjes, të përcaktuar si numri i fluturimeve lidhëse të le-htësuara nga shpërndarësit (tranziti).

Lidhshmëria e aeroportit në Ev-

ropë u rrit me 46% gjatë viteve 2009-2019, me një rritje të lidh-jes indirekte që tejkalon lidhjen di-rekte. Lidhshmëria nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe nga Evropa në Azi-Paqësor, u rrit më shpejt se në rajonet e tjera të botës. Frank-furt është aeroporti numër një si për lidhjen e drejtpërdrejtë, ashtu edhe për lidhjet tranzit. Në shumicën e shpërndarjeve të mëdha, kompan-itë ajrore kanë mbajtur ose rritur pjesën e tyre. Rritja e lidhjeve në Evropë është ngadalësuar në 2019 dhe lidhja në shpërndarëset e saj të mëdha ka kohë që është rritur më ngadalë sesa në aeroportet kryesore në rajone të tjera.

Shqipëria, me lidhjet më të pakta ajrore në rajon

Ekonomi

Nr. Data

Mua

Viti

EMËR MBIEMËR Nu

mër 

dosj Data e hapjes 

se dosjesEMËR MBIEMËR

1 7 1 9 1993 4 08.01.2019 Aferdita Kola Vlorë

2 411 16 5 1994 39 24.01.2017 Lulzim Marika Tiranë

3 7 25 4 1995 1104 14.09.2017 Artur Kurti Tiranë

4 210 7 7 1995 1214 12.11.2018 Aleksander Moisiu Tiranë

5 1026 25 8 1995 175 29.03.2018 Zhulieta Zotka Korçë

6 109 19 9 1995 152 19.03.2018 Osman Hoxha Korçë

7 90 18 10 1995 803 24.05.2018 Lenica Uka Vlorë

8 90 18 10 1995 82 14.02.2019 Desdemona Sopiqoti Vlorë

9 97 24 11 1995 116 02.03.2018 Agim Çeka Durrës

10 33 20 12 1995 1214 13.10.2017 Alketa Balla FierRamazan Shima

Andon Mato

Sotir Zaharia

Muharrem Zenuni

Sami  Vrioni

Milto Zotka

Osman Hoxha

LISTA E APLIKIMEVE TË SHQYRTUARA, PËR VENDIMET QË PËRFITOJNË KOMPENSIM  FINANCIAR DHE KOMPENSIM FIZIK NGA FONDI I TOKËS NË DISPOZICION TË ATP‐së

Jorgji Basko

Zamir Marika, etj

Aqif Kurti

Numër 

rendor VENDIMI I KKKP ose ZRKKP

LISTA E APLIKIMEVE, PËR VENDIMET QË PËRFITOJNË KOMPENSIM FINANCIAR DHE KOMPENSIM FIZIK NGA FONDI I TOKËS NË DISPOZICION TË ATP‐së 

SUBJEKTI I SHPRONËSUAR Aplikimi  PËRFAQËSUESI ME PROKURËQARKU

Nr.

Data

Muaji

Viti

EMËR MBIEMËR

Num

ër 

dosje Data e hapjes 

se dosjesEMËR MBIEMËR

11 921 10 4 1995 632 06.06.2017 Nexhmi Cufja ShkodërHaxhire   Malo Ferhati

LISTA E APLIKIMEVE, PËR TË CILAT ËSHTE VENDOSUR MBYLLJE PROCEDIMI ADMINISTRATIV

Num

ër ren

dor

VENDIMI I KKKP ose ZRKKP SUBJEKTI I SHPRONËSUAR Aplikimi 2016/2017 PËRFAQËSUESI ME PROKURË

QARKU

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendi-meve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993-2013 është një proces i vazh-dueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet

1993

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

11 E mërkurë, 31 korrik 2019

Ndryshim i ri i sistemit të raportimit të shitjeve nga bizneset kërkohet tani nga qeveria, ndërkohë që kjo do të kërko-jë edhe një kosto tjetër mbi subjektet. Nga 1 janari 2020 të gjitha bizneset du-het të kenë nënshkrimin elektronik çka ju sigurohet nga Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit kundre-jt një tarifë 4000 lekë. Kjo përfshin bizneset me xhiro nga zero ndërkohë që për biznese të tjera ambulantë do të bëhet përjashtim. Burime pranë Min-istrisë së Financave dhe Ekonomisë sqaruan se ky është hapi i parë i nevo-jshëm në funksion të nismës së faturës elektronike. Projektligji “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkul-limit“ pritet të nisë të merkuren e kësaj jave konsultimet me aktorët e tregut. Projektligji përtej efekteve pozitive që pritet të ketë në formalizmin e ekono-misë mund të ngjallë edhe pikëpyetje tek biznesi për mënyrën sesi do të mon-itorohet qarkullimi dhe si do të funk-sionojë faturimi elektronik. Burime pranë Financave thanë se një pjesë e kasave që janë në treg mund të adopto-hen me sistemet softuerë që do të për-bëjnë sistemin e Tatimeve ndërkohë që një pjesë tjetër mund të mos jenë adapte dhe do të duhet të zëvendëso-hen. Është menduar që ti ofrohet si op-sional faturimi përmes një aplikacio-ni i cili mund të instalohet në telefon ose në kompjuter dhe printimi mund të bëhet përmes një prineri fiskal. “Sot biznesi ka një kasë që ka një kosto fill-estare 350 euro dhe 60 euro mirëm-bajte në vit. Ndërkohë ata që kanë një kasë që nuk përballon sistemin e ri do të duhet të sigurojnë faturim elektron-ik përmes softuerit të duhur dhe që do të mundësohet nga kompanitë e licen-cuara në treg. Ne synojmë që të hap-im këtë treg dhe kompanitë që do të mund të ofrojnë këto softe do të jenë të shumta duke marrë miratimin e Dre-jtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe AKSHI-t. Hapja e tregut mendojmë se do të na krijojë mundësinë që sof-ti të sigurohet me një çmim tavan rreth 60-80 euro në vit aq sa është sot kos-toja e mirëmbajtës së një kase fiskale. Përmes celularit dhe një prineti fiskal do të lëshohen edhe faturat të cilat do të raportojnë në kohë reale në sistemin e Tatimeve të dhëna të sakta jo si vlerë por produkt për produkt” thanë të një-jtat burime. Të njëjtat sqaruan se el-

ementët e saktë për mënyrën sesi do të vijojë procedura do të shihen në vi-jim duke bërë edhe korrigjimet e nevo-jshme aty ku shihet me vend ndërkohë që ajo që mbetet e sigurt është që për fiskalizmin nuk do të ketë hap pas. Për shitjet cash, mendohet që do të jenë fat-urat elektronike, që do të zëvendëso-jnë kuponin tatimor. Të gjitha shit-jet do të raportohen në kohë reale në sistemin e administratës tatimore dhe jo më në fund të ditës, siç ndodh sot. Platforma elektronike e faturave do të mundësojë kryqëzimin e informacion-it dhe ndjekjen e rrugës së produktit që nga prodhuesi apo importuesi e deri te konsumatori final. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila është edhe nismëtarja e proppozimit për sis-temin e ri, kjo do ta bënte më të le-htë gjurmimin dhe zbulimin e evazi-onit fiskal dhe do të pakësonte nevojën për kontrolle fizike tek bizneset. Aktu-alisht, bizneset më të vogla i plotëso-jnë faturat me dorë, nga blloku i fat-urave tatimore që blejnë nga Tatimet, ndërsa subjektet e mëdha kanë të mirat-uara nga Tatimet modele faturash elek-tronike, të cilat u mundësojnë të printo-jnë faturat direkt. Në fund të çdo muaji, bizneset i deklarojnë faturat në librat e shit-blerjes. Mbi bazën e xhiros së deklaruar kështu, ato paguajnë TVSH-në (ose kërkojnë kreditim TVSH-je), ndërsa kasa fiskale raporton në mbyllje xhiron ditore. Me këtë system, bizneset kanë mundësi që të shtyjnë deklarim-in e faturave (psh kur nuk kanë mundë-si të paguajnë TVSH-në). Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fat-ura elektronike. Për subjektet që janë

biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuara. Bizneset duhet të regjis-trojnë të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administratës Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqëro-het me numrin e tij personal të identifi-kimit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifikimit tatimor, nëse është person fizik që ushtron vep-rimtari kontabël. Sipas ligjit, subjektet që lëshojnë faturë, rezidentë të Repub-likës së Shqipërisë, të cilët konsidero-hen subjekt i regjimit të bizneseve të vogla (realizojnë qarkullim vjetor nën kufirin e përcaktuar), në bazë të ligjit për TVSH-në, dhe nuk janë të regjistru-ar si pagues të tatimit mbi fitimin ose të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biz-nesit të vogël, sipas ligjeve të veçanta, janë të detyruar të njoftojnë Adminis-tratën Tatimore në mënyrë elektroni-ke, duke përdorur shërbimet elektron-ike të Administratës Tatimore, apo në raste të veçanta, personalisht në degën përkatëse të Administratës Tatimore, sipas vendit të regjistrimit, vend-banimit ose vendqëndrimit të rregullt, mbi fillimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve mbi të cilën bazë do të bëhet subjekt i lëshimit të fat-urave, në përputhje me këtë ligj, dhe jo më vonë se 24 orë përpara lëshim-it të faturës së parë. Administrata Ta-timore, për të gjithë personat biznes i vogël, do të kryejë regjistrimin e de-tyrimit për lëshim të faturave në reg-jistrin e saj. Në këtë rast, tatimpaguesi nuk do pajiset me vërtetim apo numër fiskal të veçantë, por gjatë lëshimit të faturave, ai do të përdorë numrin unik të identifikimit të tij.

Në vitin 2018, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.324 hektarësh (ha), duke zënë 60.54% të sipërfaqes totale në vend. Sipas publikimit të IN-STAT në vitin 2018, në fondin py-jor sipas llojeve, sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,81%,

ndjekur nga shkurret me 35,84% dhe halorët me 14,35 %.

Në vitin 2018, pyjet shtrihen në një sipërfaqe prej 1.051.859 ha, që përfaqëson 60,4% të fon-dit pyjor dhe kullosor. Kullotat dhe livadhet zënë një sipërfaqe prej 478.081 ose 27,5 % të fon-dit pyjor dhe kullosor. Sipërfaqet

më bimësi pyjore dhe joproduk-tive që janë pjesë e fondit pyjor, zënë 210.383 ha ose 12,1% të këtij fondi. Në sipërfaqen e fon-dit pyjor dhe kullosor në vitin 2018, si rezultat i dukurive naty-rore dhe aktiviteteve njerëzore vihet re rënie me rreth 16 ha, krahasuar me vitin 2017. Në vi-

tin 2018, volumi i përgjithshëm i pyjeve arrin në 54.878.000 m³, ku 94,0% e këtij volumi për-bëhet nga pyjet publike dhe 6,0% nga pyjet private. Si pa-sojë e shfrytëzimeve dhe zjar-reve, volumi është ulur afërsisht me 46,818 m³ krahasuar me vi-tin 2017.

Ndryshon totalisht sistemi i faturimit të bizneseve

Bie “sëpata” mbi pyjet e Shqipërisë, INSTAT lëshon alarmin

Ekonomi

Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 25.225.602,8 lekë. Kurse sipërfaqja e kompen-suar fizikisht nga fondi i tokës është 563 364.3 m2 (56.3 ha). Subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzeku-timin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Procesi i aplikimit dhe ekze-kutimit të vendimeve përfun-

dimtare të vlerësuara financiar-isht për vitet 1993-2013 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve për-fundimtare të vlerësuara financiar-isht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësu-ar dhe depozituar dokumentac-ionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fon-dit financiar e fizik për kompen-simin e pronave” (i ndryshuar).

Ish-pronarë në protestë

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 201912 •

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka urd-hëruar ditën e djeshme që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi

të sillet forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja Babale. E njëjta masë është kërkuar dhe nga Proku-roria, pasi sipas tyre Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet. Gjithashtu, prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Për këtë, Gjyka-ta vendosi ta njoftojë sërish seancën tjetër, si dhe ju kërkua drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt gjatë ditës së djeshme , rreth orës 12:00. Kjo pasi, prokurori paraqiti në seancën e djeshme një shkresë, ku thoshte se nuk mund të paraqitej për të dëshmuar në seancën e djeshme pasi ishte i angazhuar në një gjyq në

Shqiptari Arbër Cekaj i akuzuar për trafikun e mbi 600 kg kokainë

në Shqipëri e i arrestuar pak kohë më parë në Gjermani, akuzohet se është dhe drejtuesi i një grupi kriminal i shkatërruar dje ne itali në Itali që trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt qytetit Novara. Zbardhja e këtij trafiku droge u bë pas arrestimit më 2017 të një korrieri shqiptar droge e rrëfimit të tij. Policia italiane e Novarës ka ekzekutuar gjatë natës (28-29 korrik 2019) operacionin e koduar "Fshatari" i cili ka çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 26 personave të akuzuar për trafik droge të tipit kokainë nga Shqipëria në Itali. Në pranga janë vënë 19 persona e 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. 14 prej të arrestuarve banonin në qytetin e Novarës e 7 prej tyre janë shtetas shqiptarë, 6 italianë e 1 shtetas maroken. Operacioni "Fshatari" ka marr emrin nga nofka, me të cilën thirrej një nga anëtarët

Afera me karburantet, dy të arrestuar nga policia e Elbasanit

Efektivët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në

Drejtorinë Vendore të Policisë Elba-san, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë vënë në pranga dy persona të akuzuar për evazion fiskal dhe falsifikim i dokumenteve. Në vijim të zbatimit të planit të masave kunder informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Fshe-hja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim, është finalizuar operacioni i koduar “Reg-jimi”. Si rezultat, u bë ekzekutimi i vendimit penal të datës 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për masen e sigurise arrest me burg, per shtetasit: L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsi-fikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore. Në bashkëpunim me Proku-rorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik. Policia e Elbasanit është e angazhuar mak-simalisht për të zbuluar dhe ndësh-kuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të panashëm.

Vjedhje e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Sarandë

Të paktën katër persona janë arrestuar nga policia e Sarandës

për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, dhunë në familje dhe shkatërrim prone. Policia e Sarandës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim. B. O., 55 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë dhe Sh. A., 58 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë kanë qenë shpallur në kërkim dhe më datë 06.05.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i ka dënuar me 6 muaj burgim për “Vjedhje në bash-këpunim”. Po ashtu është ndaluar nga policia shtetasi V.M., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 18.04.2016, Gjykata e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” edhe shtetasin P. P. 43 vjeç, banues në fshatin Sopik, Finiq. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vënë zjarr në fushat me ullinj në fshatin Rumanxa, ku si pasojë janë djegur 370 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Dh.B.

Aksident në Durrës, treni përplas kalimtarin, rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një këmbësor

është përplasur nga treni. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, pranë një bari të njohur në qytetin e Durrësit, ku treni ka marrë para një burrë, i cili u fut papritur mes shinave. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një ambulancë që ka transportuar të plagosurin në spital. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Aksidenti ka shkaktuar panik

tek qytetarët që ndodheshin në atë kohë pranë vendit të ngjarjes, të cilët janë përpjekur të lajmërojnë por gjithçka ka qenë e kotë. “Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi He-timor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”-informoi policia.

Itali, shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës, “koka” Arbër Çekaj

e këtij grupi trafikantësh që kishte përgjegjësi për magazinimin e lëndës narkotike në Novara. Hetimet e operacionit kanë nisur dy vite më parë, më 2017 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar me 3 kg kokainë e 1 pistoletë. Pak muaj pas arrestimit ai ka vendosur të bashkëpunoj me

forcat e policisë e rrëfimi i tij ka ndihmuar në zbardhjen e një trafiku kokaine që jo vetëm tranzitonte në qytetin e Novarës, por dhe kishte një qendër magazinimi në këtë qytet. Kokaina e cilësisë së pastër 95% trafikohej nga Kolumbia në Shqipëri e më pas transportohej në Novara.

Kokaina furnizonte tregjet e shitjes së saj jo vetëm në Novara, por dhe në Alessandria, Bustio Arsizio, Massa Carrara e Pavia. Autoritetet italiane informojnë se kryetari i këtij grupi kriminal ishte shqiptari i ar-restuar në Gjermani për trafikimin në Shqipëri të mbi 600 kg kokainë. Ky grup kriminal trafikonte drejt Italisë sasi të konsiderueshme kokaine që çdo rrugë shkonte nga 5-10 kg, me vlerë përfitimi qindra mijëra euro. Shqiptari i arrestuar në Novara më 2017 nga ku nisën dhe hetimet e këtij operacioni është Elton Shano, 38 vjeç, banues në Casalvolone, i cili u arrestua së bashku të dashurën e tij G.S, një shtetase rumune 24 vjeçare, në operacionin e koduar "Koka e Krishtlindjes". Në çantën e Elton Shanos u gjetën 2 kg kokainë, ndërsa në garazhdin e tij u gjetën 1 kg tjetër kokainë, 1 pistoletë, e disa instru-mente për përgatitjen e konfekision-imin e dozave të kokainës.

Mosbindja

Prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Për këtë, Gjykata vendosi ta njoftojë sërish seancën tjetër, si dhe ju kërkua drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt

“Babalja", gjykata urdhëron shoqërim me forcë të Gazmend Bardhit

Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dje, pritej te dëshmonte edhe biznesme-ni Ylli Rakipi, i cili gjithashtu nuk është paraqitur për shkak se ndodhej jashtë shtetit. Gjykata vendosi ta lajmërojë sërish Rakipin, duke e

venë në dijeni për seancën e radhës. Tre shtetasit e mësipërm pritej të dëshmonin në Gjykatën e Tiranës, për të ashtuajturën dosja Babale. I pranishëm në seancë ishte i pande-huri Fredi Alizoti. Kujtojmë se kjo

dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën Babale.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 2019 13•

Sociale

Nga nesër deri më 5 gusht, nis plotësimi i formularit A2, ku ish-maturantët, kandidatë për studentë,

shprehin dëshirën për të studiuar në dhjetë programe në universitetet publike apo private në vend. Fati i tyre do të vendoset më 30 gusht (ose më herët) me shpalljen e listës së parë të fituesve, ku ekselentët, me shumë gjasë, do ta gjejnë veten që në krye të herës, ndërsa të tjerët do të enden raund pas raundi, shpesh edhe duke rrezikuar për të fituar degën që duan.

Mbi 36 mijë maturantë janë diplomuar këtë vit, por jo të gjithë janë kontingjent për IAL-të tona. Dhjetë mijë prej tyre kanë shprehur vullnetin për të ndjekur studimet jashtë vendit, ndërsa një numër jo i vogël rezulton mbetës në një ose disa provime në maturës shtetërore.

Formulari A2Gjithçka realizohet përmes

portalit u-albania. Gjithçka, që nga aplikimi e deri te shpallja e fi-tuesve, bëhet aty. Mjafton të ndiqen hapat. Së pari, identifikimi me anë të numrit personal dhe ID e maturës dhe në fund nuk duhet harruar prin-timi i faturës dhe kryerja e pagesës së aplikimit në një bankë të nivelit të dytë, gjysma e së cilës duhet ruajtur dhe dorëzuar në shkollë. Aplikimi me Formularin A2 bëhet

Formulari A2

Nisin aplikimet për në Universitet, shpallja e fituesve deri në 30 gusht

në rrugë elektronike. Kuptohet se thuajse të gjithë e kanë ndarë paraprakisht mendjen për degët që do të plotësojnë, duke bërë përllog-aritjet e tyre me preferencat që duan dhe mendojnë se i meritojnë (kanë pikët e duhura për t’i fituar). Me checkimin e deri në dhjetë profi-leve, duhet konfirmuar aplikimi, i

vetmi proces ku ende mund të bëhet ndërhyrje për çdo pasaktësi. Një sy i dytë i preferencave të plotësuara nuk bën asnjëherë dëm. Vetëm pasi të jeni të sigurt, bëhet konfirmimi përmes kodit unik, që çdo i ri ka në mandatpagesën e tarifës së kryer në bankë. Në këtë moment, gjithçka ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë

shans të ndryshohen zgjedhjet. Gjithë çfarë mbetet për t’u bërë është pritja e publikimit të rendit-jes në fundin e muajit gusht për ta marrë vesh nëse jeni fitues dhe sa afër i jeni afruar degës që dëshironi. Maturantët nuk duhet të nxitohen, të hyjnë në portal dhe ta rimendojnë mirë degën që kanë kërkuar dhe në

ndryshim nga procesi i regjistrimit nuk mund të bësh më ç’regjistrim. Në momentin që ke konfirmuar preferencat që dëshiron nuk mund ta ndryshoh më atë. Nuk është e detyrueshme që të zgjidhen 10 lëndë Nëse maturanti ka nota të mira dhe e ka zgjedhur se çfarë do të studiojë mund të zgjedhës edhe 3-4 degë për të mos bllokuar të gjithë preferencat. Nota mesatare që do të shërbejë si prag hyrës në universitet është 6.5 nga 6 vitin e kaluar, ndërsa për ata që nuk e kanë këtë mesatare mund të aplikojnë për programet profesionale.

Për gjithë procedurën që do të ndiqet në vijimësi me regjistrimet e para e deri tek aplikimregjistrimet e listat e tjera të fituesve në të tria raun-det, Qendra e Shërbimeve Arsimore në bashkëpunim me rrjetin akade-mik shqiptar që menaxhon portalin u-albania, ka hartuar kalendarin e aplikimit universitar. Sakaq, brenda ditës së sotme, pritet kalendari me datat e aplikimit me Formularin A2 sipas rretheve nbdërkohë me rezulta-tet e aplikimit maturantët do të njihen në fund të muajit gusht ndërsa faza e parë e regjistrimit nis më 2 shtator.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 201914 •

Speciale

Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë: Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vend-ndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendn-dodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.

Biblioteka e Kongresit amerikan përmban kolek-sionin më të pasur në botë jashtë trojeve shqiptare

me letra shqipe dhe mbi Shqipërinë. Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit bibli-oteka siguroi një kopje të numrit të parë të Taraboshit, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare. Çfarë vendi mban Taraboshi në katalogun e letrave shqiptare? Përse interesohet Bib-lioteka e Kongresit për historikun e gazetarisë shqiptare? Si i zgjedh ky institucion objektet që përfshin në arkivin e tij? Gazetarja e Zërit të Amerikës, Ardita Dunellari ishte në Bibliotekën e Kongresit për të mësu-ar përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit shprehet entuziast për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane:

“Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.

Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gaze-tat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-ameri-kan: “Këtu në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. “Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë. “Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.

Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë publicisti par-ashtron misionin e gazetës:

“Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm

Studiuesit evropianë kanë arritur në përfundim, se një re radio-

aktive që përfshiu Evropën në vitin 2017, ka të ngjarë të kishte origjinën në Rusi, më gjasë nga një impi-ant, që ishte vendi i një katastrofe bërthamore. Meteorologët dhe studi-uesit kishin zbuluar shpërthimin e grimcave radioaktive, në tetor të vitit 2017, dhe kanë bërë përpjekje për të përcaktuar origjinën e tyre.

Në atë kohë, provat treguan se radioaktiviteti vinte nga Rusia, por autoritetet mohuan përgjeg-

jësinë. Grimcat radioaktive ishin të padëmshme për shëndetin e njeriut, por të dukshme nga pajisjet e mon-itorimit. Në një shkrim të botuar më 26 korrik në revistën PNAS, një ekip i studiuesve erdhën në përfun-dim, se origjina ishte një “aksident bërthamor i madh, por i padeklaru-ar” në një objekt të ripërpunimit bërthamor që ndodhet në rajonin e Uraleve në Rusi.

Studiuesit, gjithashtu thanë se, grimcat e quajtura “izotopet e rutheniumit” nuk ishin zbuluar në at-

mosferën botërore, që nga katastrofa e Çernobilit në vitin 1986.

Ata gjithashtu njoftuan se, përderisa kërcënimi për shëndetin e njeriut në Evropë ishte në nivele minimale, incidenti mund të ketë pasur pasoja më serioze më afër vendndodhjes.

Autoritetet ruse ende nuk janë përgjigjur lidhur me këto përfun-dime të studiuesve. Ndërmarrja bërthamore shtetërore Rosatom nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara lidhur me këtë çështje.

Studiuesit: Rritja e radioaktivitetit në Evropë e kishte origjinën në Rusi

Biblioteka e Kongresit siguron numrin e parë të gazetës Taraboshi

mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pa-varësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqëndrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupi-meve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.

“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqiat që ata kanë bërë”.

Zoti Harris shpjegon se ky është

një dokumt me rëndësi për pasur-imin e katalogut të letrave shqipe: “Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal.

Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.

Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të ma-

terialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshi-hen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme. “Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.

Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh. Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogarithshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin./ VOA

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arki-vat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë. “Tara-boshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Eshtë thënie e famshme6. Edgar Allan i një Korbi7. Janë gjërat11. Diavolo i Auber12. Në fund të një klase13. Agjenci Informacioni Durrës15. Gasol, pivot spanjol17. Ekstreme për welter18. Fillojnë aksionin19. Kufij itinerari21. Anthony Hopkins te Heshtja e qengjave26. Ndjek një re27. Dix që qe piktor

29. Mund të kjenë titujt e fisnikërisë30. Një pjesë e baptisterit31. Qytet francez32. Bëjnë vizita... zyrtare33. Një markë makine34. Mes cogito dhe sum.35. Kanë shirita me këngë36. Një mund të jetë anonime38. Ndërmarrje Industriale Ekonomike39. Janë gaztorë41. Janë tutkunë43. Opera me Nessun Dorma!45. Mbyllin një koment46. Një shpend deti

49. Mbarojnë një studim50. Inicialet e Triolet51. Luhet në ekstreme52. Shkroi Teogonia53. Mbyllin një sirtar54. Eshtë anije peshkimi57. Pa një të tillë shpenzojnë dorëlëshuarit59. Nasi, shkrimtar61. Mund të jetë fetar62. E ka sportiv Ismet Bellova64. Janë trupa pa kënde fare66. Qe veshja e Nënë Terezës67. Ai i Madh u udhëhoq nga Mao68. Malet pa kufij

HORIZONTALE1. Janë gratë në Seul -Inicialet e Berenger -Inicialet e Santana-s -Inicialet e Bandera-s -Është me dy faqe2. Është formacioni in partisë -Institucione Autonome Tiranë -Mbyllen me epilog3. Është përzënia -Janë priftërinj -Janë ciganët4. Janë të gjata në pritje

-Ka shkruar Shakaja5. Jessica Parker aktore -Gjysmë sporti6. Përfshin rrethinat -Janë në qendër -Një indigjen në Zelandën e Re7. Hahen me qumësht të tilla në mëngjes -Kafshët për të mabjtur8. Paul Anka -Mund të jenë edhe mente të tilla -Janë veshmbathje... rojash9. Mund të jenë kokosi -Fillojnë tani -Di Caprio aktor

-Fillojë reformën10. Edgar allan i Korbi -Inicialet e Morata-s -Në kokë të nuses -Marko i Hasta la vista -Ashley e Ugly Betty11. Parker regjisor -Është Latine në Brazil -Emër vajze -Aq ishin muzat12. Një autofoto me smartphone -Një kosh i shënuar pas kthimit të topit nga tabela

-Është vakt mëngjesi -Gjysmë ditari

VERTIKALE1. Bën gica -Irene aktore2. Soap... me telenovela -Bouqet aktore3. Emri i Benigni-t -Skuadra merengue4. ... 5 në një grup muzikor -Rakia kur s’është ai -Ekstreme për naif5. Agjenci Informacioni Milaneze -Kalohet në gjumë6. Nikola Tesla -Pro Football Reference -Vanessa violiniste7. Ente Industriale Korçë -Bëjnë mëza8. Janë operatorë për zoom9. Qenë lojërat për nder të Apollonit -E famshme ajo e Psherëtimave10. Qytet në Gjermani -Tipi por jo ti11. Një makinë me centrifugë

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 45 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Pakti pa çifte12. Një helm i fuqishëm -David që qe regjisor13. Mund të vendosen me embargo14. Lokomotiva tani -Day aktore e këngëtare15. Etnia pa kufij -Qe filozofi i paradokseve16. Fillojnë bredhjen -Qeliza e jetës -Të parat ë radhë -Pacino aktor17. Një kinema në Londër -Gjysmë rrjeti18. Ekstreme në forum -Teket e reve -Nuk mungojnë në kala të tilla19. Fabian aktore -Anëtarë të një lozhe sekrete të tillë20. Koço dirigjent -Lindi Isakun -Janë të ndryshme në sende11. Një pjesë e tematikës -I Dorian Gray ai i Oscar Wilde22. Është përkujdesja e babait -Mund të jenë komunikuese

69. Bel i Maupassant

VERTIKALE1. Një garë... specifike në hipodrom2. Diftong në liane3. Inicialet e Sordi, që qe komik4. Një parashtesë për këtej5. Janë ndeshje të fundit6. E tatojnë pa para7. My... e kënduar nga George Harrison8. Një qerre pa qe9. I preu Seneka10. Një klasifikim i... skuadrave11. Shkronjësi i vogël i... De Amici-s13. ...kundër një vendimi të padrejtë14. Një amator15. Janë për t’u shpenzuar16. Guinness aktor20. Një mobilje me sirtarë22. Humphrey i Casablanca 23. Zanore për serioz24. Një aeroplan... zjarrfikës25. Një Taksë pa as28. Një Woods i golfit

30. Alan aktor32. Lumë në Amerikë35. Mund të përdoren për të komu-nikuar me zhargone37. Ylli i... baletit39. Hapen në kufij40. Ishulli me pareo41. Shkroi Hedda Gabler42. Fitore pa fre44. Qe miku i madh i Eneas47. Qe lumi i harresës48. Mund të jetë françeskan51. Një shtet aziatik53. Kaçaturian i Vallja e shpatave54. Pak tiranike55. Fillojnë rindërtimin56. Ndërmarrje Kërkimi rajonale57. I ka tekm kremi58. Rajon Ndërtimi Mat60. Mund të jetë mistral62. Në radhë të parë63. Në radhë të parë64. Të parat në slalom65. Santa në New Mexico

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 31 KORRIK 2019 Nr. 4495 ... · fondi financiar dhe fizik nga toka në dispozicion. Zbardhet lista me emrat Faqe 10 Të shpëtohet monumenti kulturor

E martë, 30 korrik 201916 •

CMYK

Opinion

Askush në Eu-ropë, por edhe në Shqipëri nuk kishte asnjë dilemë që pa një dialog politik të qen-

druëshëm, të sinqertë dhe vizionar në Shqipëri nuk do të kishte për-parim të saj drejt BE. Ndërkohë që situata rëndohej përditë për shkak të kapjes së shtetit nga rilindja, kriminalizimit të zgjedhjeve dhe korrupsionit të frikshëm ku PPP po shkatërrojnë çdo qelizë ekono-mike Hanh dhe ca të tjerë kishin preokupacion prishjen e kërpudhës së Edi Ramës tek kryeministria. Në vend të qendrimit të rreptë kritik ndaj shpartallimit të shtetit Hanh duartrokiste për reformën që po shpartallonte drejtësinë.

Në vend të kërkonte që Parla-menti të kthehej në një institucion kontrolli ndaj qeverisë Hanh shan-te opozitën më keq se Edi Rama. Në vend që të ngrinte mekanizma kontrolli për zbatimin skandaloz të reformës në drejtësi, përkundrazi

Hanh lan duart si Ponç Pilati dhe kujtohet për dialogun politik?!

Nga Petrit Vasilika filluar e flet për dialogun politik të munguar në Shqipëri. Kushdo mendon se ky Hanh është në ditën e parë të detyrës, kur në fakt është në fundin e disa vitëve, kur nuk ka pun-uar për dialogun politik në Shqipëri por për pandëshkueshmërinë dhe përkrahjen e dyshimtë dhe të errët të Edi Ramës.

Hanh përfundimisht edhe si Ponç Pilat është shumë vonë. Ai dhe ca të tjerë si ai, në BE-në e Brukselit dhe ca më keq të BE-së së Tiranës, zhbënë edhe rekomandimi e parë dhe historik të 9 nentorit 2016 për hapjen e negociatave, i cili u mor falë votimit me 140 vota të reformës në drejtësi.

Ja çfarë thotë sot Hanh alias Ponç Pilati: “Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë prob-lemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vshtirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e persidentit. Natyrisht vendet anëtare të BE gjithashtu vlersojnë situatën e përgjithshme politike në një shtet”.

Në vend të shqeteso-heshin për korrup-sionin e tmerrshëm në mes të Tiranës ku një cm rrugë e Edi Ramës është më e shtrenjtë se floriri Hanh komentonte kap-sollat e dhjetra mijëra qytetarëve në protestë

Ka figura të rëndë-sishme të kulturës që i kanë dalë kundër Edi Ramës për Teat-rin, pa përmendur Aurel Plasirin. Unë besoj se pasi nuk ka marrë parasysh të gjitha këto qëndrime, ai do të shkojë deri në fund në këtë betejë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komentoi nga stu-dio e News 24 edhe deklara-tat e djeshme të Ramës ndaj Metës, të cilat i cilësoi si të ulëta dhe provokatore. “Mu

duk një Edi Ramë në vazhdimë-si, brenda identitetit të tij politik, brenda sjelljes së tij publike. S’pati asgjë të re, i kënaqur me veten, me bilancet, euforik me të ardhmen dhe Rama një provokator dhe polemist i nivelit të ulët me presidentin e Re-publikës. Fjalori i tij për presidentin nuk përfshihet në gjuhën e shken-cave politike por është një gjuhë parapolitike”, tha Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj tha se Rama po i shkon

Ish-ministri i Jashtëm

Mustafaj: Rama, një provokator dhe polemist i nivelit të ulët. Po i shkon deri në fund çmendurisë së vet politike

Nga Besnik Mustafaj

që shpreh nuk janë surprizë as për mua e as për opinionin publik shqiptar. Ka disa vjet që përmen-det për korrupsion në përmasa shumë të mëdha. Në këtë kuptim nuk ka surprizë për dyshimet që artikulohen por një farë surprize për rrethanat që u bë ky lajm. Dako është persona non grata në SHBA. Nga ana diplomatike është një me-sazh që i dërgohet prokurorisë. Në mënyrë publike mban një qëndrim ndaj një njeriu dhe familjes së tij. Penalizimi i familjes së tij është më kuptim sepse do të thotë që familja ka qenë përfituese. Në vlerësimet që ka ambasada amerikane këtu, DASH atje, familja ka qenë përfi-tuese”,- deklaroi Mustafaj.

deri në fund çmendurisë së vet dhje qëllimeve që i ka vendosur vetes.

“Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet politike. Ka figura të rëndësishme të kulturës që i kanë dalë kundër Edi Ramës për Teatrin, pa përmendur Aurel Plasirin. Unë besoj se pasi nuk ka marrë parasysh të gjitha këto qëndrime, ai do të shkojë deri në fund në këtë bete-jë”, tha Mustafaj. Besnik Mustafaj theksoi se është pro një lëvizjeje të re, pasi do i bënte mirë Shqipërisë. “Unë mendoj se një lëvizje e re, me njerëz të re, me persona më pak të implikuar në zhvillime, aq më mirë do t’i bënte Shqipërisë. Unë nuk jam anarkist, por një lëvizje politike e re, që do të sillte realisht ndrys-

him, do ta dëshiroja. Në çdo rast në Shqipëri është tentuar të behet, por nuk është arritur. Makron në Francë për shembull erdhi nga hiçi. Unë transformimin e shoh vetëm brenda politikës”, deklaroi Mustafaj.

Mustafaj ka komentuar vendi-min e Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij. “Zakonisht në praktikën e vetë DASH do të thotë sektori kon-sullor deklaron refuzim vizash kur kërkohet një vizë. Në këtë rast nuk kemi një praktikë të zakonshme që Dako të ketë kërkuar vizë. Në këtë kuptim gjesti është i pazakontë. Në argumentin që jep DASH, dyshimet

përmes Euralius i krijuan të gjitha mundësitë që drejtësia të kapej totalisht nga rilindja dhe sot mbi 80% e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim tek ajo. Në vend të shqetëso-hej për rëndimin ekstrem të situatës pas largimit të opozites nga parla-menti Hanh dhe ca të tjerë të BE në Tiranë përqafoheshin e flisnin për

gjoja opozitën e re që merr zero vota në Shqipëri. Në vend të shqeteso-heshin për korrupsionin e tmerrshëm në mes të Tiranës ku një cm rrugë e Edi Ramës është më e shtrenjtë se floriri Hanh komentonte kapsollat e dhjetra mijëra qytetarëve në protestë. Sot Hanh ka zgjedhur të kthehet në Ponç Pilatin e kohëve moderne dhe