garantimi i pËrshtatshmËrisË fizike dhe nË ......teknologji komunikimi të përshtatshme....

40
GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË INFORMACION NË INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA DOKUMENT UDHËZUES MARS 2019

Upload: others

Post on 08-Mar-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

1

GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË

FIZIKE DHE NË INFORMACION

NË INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË

PËR PERSONAT ME AFTËSI TË

KUFIZUARA

DOKUMENT UDHËZUESMARS 2019

Page 2: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

2

Ky botim u përgatit nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara (ADRF) në kuadër të projektit “Mundësimi i qasjeve përfshirëse për të siguruar akses efektiv në drejtësi për personat me aftësi të kufi zuara” si pjesë e skemës së grandeve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i fi nancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara

Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e ADRF dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Save the Children.

Botim i “Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuar”Për më shumë informacion kontaktoni me:Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara (FSHDPAK/ ADRF)Adresa: Rruga Bogdani, Nr1, Tiranë, ShqipëriTel: +355 422269426E-mail: [email protected]

Page 3: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

3

HYRJE

Pregatitja e këtij dokumenti ka për qëllim të ndërgjegjësojë personat me aftësi të kufi zuara, familjarët e tyre, si dhe organizatat

e shoqërisë civile, që të kërkojnë fi llimin e zbatimit të standardeve, që aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi parashikojnë, për të garantuar ushtrimin e të drejtave për akses efektiv në drejtësi për të gjithë kategoritë e personave e aftësi të kufi zuara. Ky dokument, gjithashtu synon të udhëzojë personat me aftësi të kufi zuara mbi të drejtat e tyre ligjore, me qëllim eliminimin e barrierave fi zike dhe në informacion dhe zbatimin e standardeve të aksesit në drejtësi që duhet të garantohen nga institucionet e sistemit të drejtësisë Shqiptare. Për më tepër, ky dokument udhëzues është një bazë e mirë orientuese edhe për punonjësit e institucioneve të sistemit të drejtësisë (Gjykatë, Prokurori dhe Organet e Policisë), si dhe për personat që ushtrojnë profesione të lira si Avokatët, Noterët, Ndërmjetësit apo Ekspertët, në mënyrë që të njihen me standardet që kuadri ligjor Shqiptar ka garantuar për të siguruar një ambient institucional sa më të arritshëm dhe miqësor për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufi zuara.

Ky dokument udhëzues, në mënyrë të veçantë, përqendrohet në detyrimet ligjore që parashikojnë:

Page 4: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

4

Ligj nr. 93/2014 datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufi zuara”, VKM nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”. VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 “Për miratimin e Rregullores për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufi zuar”.

Ky botim është mbështetur financiarisht nga Projekti “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, që fi nancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara (ADRF) dhe nuk përfaqëson domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës të Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Page 5: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

5

I. Elementët e përshtatshmërisë fi zike që duhet të garantojë institucioni në ambientin e jashtëm të ndërtesës ...........................................................10

Hapësirat e parkimit .....................................11 Sinjalistika orientuese në pjesën e jashtme të

ndërtesës ...........................................................11

II. Elementët e përshtatshmërisë fi zike që duhet të garantojë institucioni në ambientin e brendshëm të ndërtesës ............13 Platforma e pjerrët (rampë) ...........................13 Ashensori .....................................................14 Dyert e hyrjes në institucion ..........................15 Dyshemetë e ambienteve të brendshme ......16 Pjesët e përbashkëta të ndërtesës ...............16 Sportelet pritëse të publikut .........................17 Shërbimet higjienike në godinë .....................19 Rregulla kundër rënies së zjarrit ....................19

III. Elementët e përshtatshmërisë të ambientit ku do të zhvillohen seancat gjyqësore dhe të drejtat e palëve në proces .......................21 Kur personi me aftësi të kufi zuar në lëvizje është palë në proces .....................23 Kur personi me aftësi të kufi zuar të plotë apo të pjesshme në shikim është palë në proces ....................................25 Kur personi me aftësi të kufi zuar në dëgjim dhe në të folur

PËRMBAJTJA

Page 6: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

6

është palë në proces ....................................28 Kur personi me aftësi të kufi zuara intelektuale është palë në proces .................32 Kur personi me “aftësi të kufi zuara të fshehura” është palë në proces ................33

IV. Elementët e përshtatshmërisë në lidhje me ofrimin e informacionit të aksesueshëm në formën dhe formatet e përshtatura ................35 “Përshtatja e arsyeshme” .............................36 Shërbimet të tjera ndihmëse të “përshtatjes të arsyeshme” .......................37

Page 7: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

7

PËRKUFIZIME

Aksesueshmëri: Nënkupton mënjanimin e pengesave të të gjitha llojeve.

Barriera: Janë pengesa, të cilat nuk lejojnë që personat me aftësi të kufi zuara të jetojnë në mënyrë të pavarur, të punojnë, të udhëtojnë, të kenë akses në ndërtesa, etj...

Braille: Është një sistem që i shërben shkrimi dhe printimit për personat e verbër, në të cilin shenjat e përdoruara janë sisteme pikëzimi. Ky sistem shërben për të printuar dhe transkriptuar në teknikën Braille.

Gjuha e shenjave: Është sistemi i shenjave me lëvizje duarsh, që njihet dhe përdoret nga personat me aftësi të kufi zuara në dëgjim dhe të folur.

Komunikim i përshtatshëm: Përfshin gjuhët, shfaqje teksti, shkrim Braille, komunikim në prekje, printim me gërmë të madhe, multimedian dixhitale si edhe gjuhë të qartë, të dëgjuar dhe të shkruar, lexues, dhe mënyra, mjete dhe forma komunikimi shtesë apo alternative, përfshirë informacion dixhital dhe teknologji komunikimi të përshtatshme.

Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme, atëherë kur është e nevojshme, pa vendosur barrë të

Page 8: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

8

tepruar, për t’u garantuar personave me aftësi të kufi zuara gëzimin ose ushtrimin, në kushte të barabarta me të tjerët, të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Mohim i përshtatjes së arsyeshme: Është ajo formë diskriminimi që ndodh kur mohohet ose kundërshtohet kryerja e rregullimeve ose ndryshimeve të domosdoshme dhe të përshtatshme që janë të nevojshme në një rast të veçantë, pa vendosur një barrë të tepruar, me qëllim garantimin që personat me aftësi të kufi zuara të mund të gëzojnë dhe të ushtrojnë, në kushte të barabarta me të tjerët, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Mjet ndihmës për PAK: Janë mjetet ndihmëse për orientim dhe mjetet ndihmëse për lëvizje.

Mjet ndihmës për orientim: Është shkopi dhe qeni shoqërues.

Mjet ndihmës për lëvizje: Është karrigia me rrota për PAK, shkopi, paterica dhe mjete të tjera ndihmëse për ecje.

Lajmërimi me sinjalizime të dritës: Është lajmërimi dhe paralajmërimi për personat që nuk dëgjojnë dhe ata me dëgjim të dobët me ndihmën e sinjalizimit të dritës.

Lajmërimi zanor: Është lajmërimi dhe paralajmërimi nëpërmjet zërit për personat që nuk shohin dhe/ose kanë shikim të dobët.

Sinjalizimi zanor: Është sinjalizimi i cili ndihmon personat që nuk shohin dhe/ose me shikim të dobësuar për orientim në hapësirë.

Page 9: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

9

Persona me aftësi të kufi zuara (PAK): “Persona me aftësi të kufi zuara” janë individët që kanë dëmtime afatgjata fi zike, mendore, intelektuale ose ndijore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efi kase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët.

Person me vështirësi në lëvizje: Është personi i cili ka pengesa të përkohshme ose të përhershme gjatë lëvizjes, të cilët kanë prirje të shmangen për më shumë se gjashtë muaj nga gjendja tipike për moshën përkatëse.

Teknologji Asistive: Pajisje, të cilat përdoren nga personat me aftësi të kufizuara për të kompensuar kufi zimet funksionale, që ata kanë, dhe që i ndihmojnë ata për të zgjeruar dhe për të rritur aftësitë njohëse, pavarësinë, lëvizshmërinë, komunikimin, zgjedhjet e tyre dhe kontrollin e ambientit rrethues.

Tekstofon: Është telefon i përshtatur për persona që nuk dëgjojnë dhe/ose me dëgjim të dobësuar, që mundëson komunikimin me shkrim ndërmjet dy bashkëbiseduesve.

Page 10: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

10

I. Elementët e përshtatshmërisë fi zike që duhet të garantojë institucioni në ambientin e jashtëm të ndërtesës

Elementet e pershtashmerisë fi zike janë shumë të rëndësishme për tu respektuar nga institucionet që ofrojnë shërbime për publikun. Në këtë rast institucione si Gjykata/ Prokuroria/ Policia, duhet të ofrojë “përshtatje të arsyeshme” për personat me aftësi të kufi zuara nëpërmjet:

Në hapësirat e jashtme që ju përkasin ndërtesave, duhet të ekzistojë të paktën një rrugë në hyrje të saj, e shfrytëzueshme edhe nga ana e personave me aftësi të kufi zuar, përdorues të karrigeve me rrota apo me aftësi të kufi zuara në shikim (të verbër/ me vështirësi në shikim).

Rrugët në hapësirat e jashtme, që të çojnë tek hyrja e ndërtesave, duhet të paktën një prej tyre të parashikohet me karakteristikat që lejon lëvizjen e personave me aftësi të kufi zuara ose me kufi zim të pjesshëm lëvizës dhe t’u garantojë atyre përdorimin e pajisjeve ndihmëse, të parkimeve dhe të shërbimeve të vendosura jashtë ndërtesës.

Page 11: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

11

Rrugët duhet të sigurojnë një ecje sa më të rehatshme dhe të lehtë për në hyrje të ndërtesës pa ngushtime, pajisje, pengesa të natyrave të ndryshme, të cilat zvogëlojnë gjerësinë e kalimit ose që mund t’i shkaktojnë dëmtime fi zike përdoruesit të karriges me rrota.

Shkallët në hyrjet e jashtme të godinave, duhet të kenë parmakë anësore dhe parmakë të ndërmjetëm për mbështetje.

Institucioni duhet të ketë të ndërtuar në hyrje të godinës një platformë të pjerrët (rampë) që bën të mundur hyrjen e personave që janë përdorues të karriges me rrota apo mjeteve të tjera ndihmëse.

Hapësirat e parkimit

Institucioni ka detyrim të sigurojë rezervimin e një vendi parkimi për personat me aftësi të kufi zuara në afërsi të institucionit.

Në ndërtesat e hapura për publikun, duhen parashikuar në masën minimale 1 në çdo 50 vende makinash, 1 (një) vend i rezervuar falas, për mjetet në shërbim të personave me aftësi të kufi zuar.

Sinjalistika orientuese në pjesën e jashtme

të ndërtesës

Sinjalistika në pjesën e jashtme të ndërtesës dhe në hapësirat e arritshme të institucionit duhet të

Page 12: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

12

vendoset në mënyrë të dukshme që të shihen lehtësisht tabelat me udhëzime për orientimin dhe shfrytëzimin e hapësirave të ndërtuara, duke dhënë informacionin e duhur mbi mënyrën e hyrjes nga personat me aftësi të kufi zuara ose me kufi zime të pjesshme në lëvizje.

Në ndërtesat e hapura për publikun duhet të vendoset një sistem shenjash që të tregojnë aktivitetet kryesore që zhvillohen dhe rrugët e nevojshme për t’i arritur.

Për personat me aftësi të kufi zuar në shikim duhen vendosur pajisje fonike (audio) për treguesit e dhënë ose tabela qendrore të shkruara me alfabetin Braille.

Page 13: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

13

II. Elementët e përshtatshmërisë fi zike që duhet të garantojë institucioni në ambientin e brendshëm të ndërtesës

Platforma e pjerrët (rampë):

Në hyrje të godinës të institucionit duhet të ketë një platformë të pjerrët (rampë) e cila duhet të plotësojë këto kushte:

gjerësia e rampës dhe e shesh pushimeve duhet të lejojë kalimin në të njëjtën kohë të dy personave;

duhet të ketë mbajtëse apo parmakë të fi ksuara nga të dyja anët e rampës dhe shesh pushimit, në mënyrë që të lehtësojë përdorimin nga personi me aftësi të kufi zuara.

platforma e pjerrët (rampë) duhet të jetë lehtësisht e përdorshme edhe nga ata që kanë aftësi të kufi zuara në shikim apo vështirësi në shikim, nëpërmjet vendosjes të shiritave shënjues në të.

Page 14: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

14

Ashensori

Çdo institucion që ofron shërbime për publikun duhet të ketë një ashensor që të mundësojë ngjitjen në çdo kat të personit me vështirësi në lëvizje, personit përdorues të karriges me rrota, motorëve elektrikë apo pajisjeve të tjera ndihmëse, duke siguruar që:

Kohët e hapjes dhe të mbylljes së dyerve duhet të sigurojnë futjen me lehtësi të personit me aftësi të kufi zuara. Në të gjitha rastet, dyert duhet të qëndrojnë të hapura për të paktën 8 sekonda dhe koha e mbylljes nuk duhet të jetë më e shkurtër se 4 sekonda.

Butonat komandues të brendshëm dhe të jashtëm duhet të parashikojnë vendosjen e numrave me reliev dhe shkrimet me përkthim në shkronjat Braille, për personat e verbër. Në afërsi të butonave të jashtëm duhet të vendoset një tabelë referimi për katin, me shkronjat e alfabetit Braille.

Duhet parashikuar sinjalizimi akustik/ me audio i mbërritjes në çdo kat, në ndihmë të personave të verbër apo me vështirësi në shikim.

Nëse është e mundur, sugjerohet instalimi në ashensor i një ndenjëseje me palosje me rikthim automatik, në ndihmë të personave me vështirësi në lëvizje.

Nëse në një objekt janë instaluar më shumë se një ashensor të paktën njëri duhet të jetë i përshtatur sipas rregullave të përcaktuara më lartë.

Page 15: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

15

Në ato godina ku është e pamundur instalimi i ashensorëve, mund të përdoren si metodë alternative “Servo-shkallët apo platformat ngritëse1” të cilat lejojnë kalimin e një barriere nga personat me aftësi të kufi zuara.

Dyert e hyrjes në institucion

Dyert e hyrjes në institucion duhet të jenë lehtësisht të manovrueshme, ku hapësirat e tyre të lejojnë kalimin me lehtësi nga personat me aftësi të kufi zuara, nëpërmjet:

Pragu i derës përpara dhe pas saj duhet të jetë në të njëjtin rrafsh me sipërfaqet e ambienteve.

Këshillohen dyer rrëshqitëse ose me kanate në formë libri, ndërkohë duhen evituar dyert rrotulluese, me mbyllje automatike jo të ngadalta si edhe ato prej xhami nëse nuk janë të pajisura me elemente sigurie.

Dyert prej xhami duhet të jenë lehtësisht të dallueshme me anë të vendosjes së sinjaleve përkatëse.

1 Servo-shkallët kanë forma të ndryshme si: a) me shkallë për transportin e personave në këmbë; b)me ndenjëse për transportin e personave ulur; c) me shkalle me ndenjëse që paloset për transportin e personave në këmbë ose ulur; d) me platformë të palosshme për transportin e personave në karrige me rrota; e) me platformë dhe ndenjëse që paloset për transportin e personave në karrige me rrota ose të personit të ulur.

Page 16: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

16

Dyshemetë e ambienteve të brendshme

Duhet të jenë të sheshta dhe të rrafshëta dhe jo rrëshqitëse.

Ndryshimet e nivelit të hapësirave të brendshme duhet të kapërcehen nëpërmjet platformave të pjerrëta të përshtatura (rampë), në mënyrë të tillë që të mos krijojnë pengesa për kalimin e personave me aftësi të kufi zuara.

Në rastin e disniveleve të dyshemeve duhet të kryhet sinjalizimi me ndryshime ngjyrash.

Këndet e pragjeve të dyshemesë duhet të jenë të rrumbullakosura për të lehtësuar kalimin e personave me aftësi të kufi zuara.

Pjesët e përbashkëta të ndërtesës

Pajisjet e palëvizshme në ambientin e brendshmë të institucionit duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të lejojnë kalimin e personit me aftësi të kufi zuara, si edhe përdorimin me lehtësi të pajisjeve që ato kanë. Duhet t’u jepet përparësi përdorimit të pajisjeve me material dhe ndërtim jo prerëse dhe pa kënde të mprehta;

Kutitë për postën/ kërkesat/ ankesat në institucion duhet të jenë të vendosura në një lartësi të tillë që të mund të përdoren me lehtësi edhe nga personat në karrige me rrota, duke respektuar lartësinë jo më shumë se 140 cm;

Godinat e institucioneve, në hapësirat e përbashkëta, me fl uks më të madh lëvizjesh, duhet të kenë shiritat e ashpër orientues në

Page 17: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

17

dysheme për personat e verbër, para dhe pas çdo disniveli brenda katit.

Sportelet pritëse të publikut

Sporteli pritës i përshtatur për personat me aftësi të kufi zuara në lëvizje, duhet të plotësojë këto kushte:

Sporteli duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të lejojë komunikimin sa më të lehtë dhe të përshtatshëm për personat me aftësi të kufi zuara në lëvizje (përdorues të karriges me rrota apo mjeteve ndihmëse).

Sporteli duhet të ketë lartësinë e një tavoline pune që të mundësojë komunikimin e drejtpërdrejtë të punonjësit publik me personin me aftësi të kufi zuara.

Sporteli pritës i përshtatur për personat që nuk shikojnë ose me shikim të pjesshëm, duhet të plotësoj këto kushte:

nga dera kryesore hyrëse në ndërtesë deri te sporteli vendosen vijat relievore drejtuese në drejtim të lëvizjes;

lartësia e sportelit mund të jetë e zakonshme;

sporteli duhet të ketë mjetin komunikues ndihmës në audio.

Sporteli pritës i përshtatur për persona që nuk dëgjojnë, ose me dëgjim të pjesshëm, duhet të plotësoj këto kushte:

nga dera kryesore hyrëse në ndërtesë deri te sporteli pritës duhet të vendosen tabelat orientuese në drejtim të lëvizjes;

Page 18: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

18

lartësia e sportelit mund të jetë e zakonshme;

në sportelin pritës duhet të jenë instaluar drita sinjalizuese për të evidentuar ofrimin e shërbimeve.

Sporteli pritës i përshtatur për persona me aftësi të kufi zuara intelektuale, duhet të plotësoj këto kushte:

nga dera kryesore hyrëse në ndërtesë deri te sporteli pritës duhet të vendosen tabelat orientuese në drejtim të lëvizjes;

lartësia e sportelit mund të jetë e zakonshme;

në sportelin pritës duhet të ketë gjithnjë një punonjës që të jetë i trajnuar për të ofruar informacion sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm për personat me aftësi të kufi zuara intelektuale.

Kur në sallë ndodhen tri ose më shumë sportele që shërbejnë për të njëjtin qëllim, njëri prej tyre duhet të plotësoj kushtin e përshtatjes për personat me aftësi të kufi zuara përdorues të karriges me rrota dhe një për persona që nuk dëgjojnë ose me dëgjim të pjesshëm, apo për persona që nuk shikojnë ose me shikim të pjesshëm.

Në vendet e hapura për publikun, në të cilat kontakti me njerëzit bëhet nëpërmjet sportelit të banakut të zgjatur ose në mure, duhet mundësuar një pritje e përshtatshme për publikun, duhen krijuar hapësira të lira, mundësisht në ambiente të ndara, ku mund të bëhet një pritje normale, në të cilën përveç të tjerash mund të vendosen një numër i caktuar vendesh për t’u ulur (preferohen karriget e ndara).

Në vendet e hapura për publikun, ku kontakti

Page 19: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

19

me njerëzit bëhet nëpërmjet tavolinave, duhet parashikuar një hapësirë e përshtatshme e lirë, mundësisht në një ambient të ndarë, që të bëhet një pritje normale, ku përveç të tjerash mund të vendosen një numër vendesh të mjaftueshëm për t’u ulur (preferohen karriget e ndara).

Shërbimet higjienike në godinë

Çdo institucion që ofron shërbime për publikun duhet të garantojnë në godinë të paktën një ambient higjenik (tualet) të përshtatur për tu përdorur nga personat me aftësi të kufi zuara.

Ambienti higjenik duhet të ketë hapësirën e nevojshme për manovrimin e karriges me rrota, si dhe duhet të ketë një mbajtëseje të përshtatshme dhe një zile emergjence të vendosur afër nyjës higjienike.

Të gjitha pajisjet duhet të kenë kontrast të theksuar në ngjyrë nga dyshemeja dhe muret për të lehtësuar përdorimin nga personat me aftësi të kufi zuar në shikim.

Rregulla kundër rënies së zjarrit

Në lidhje me rregullat kundër rënies së zjarrit çdo godinë duhet të parashikojë një shpërndarje të përshtatshme të ambienteve dhe përcaktimeve të veçanta teknike për mbrojtjen nga zjarri edhe për personat me aftësi të kufi zuara në lëvizje, si dhe aftësi të kufi zuara në shikim dhe në dëgjim apo në të folur.

Page 20: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

20

Në rastin e personave me aftësi të kufi zuara në lëvizje duhet t’i jepet përparësi, nënndarjes së tërësisë së ndërtesës në “dhoma kundër zjarrit”, më tepër se sa “sistemeve të daljes” të përbëra nga shkallët e sigurisë që nuk mund të përdoren nga personat me aftësi të kufi zuara;

Ndarja në dhoma, që përbëjnë “vendet e sigurta statike”, duhet bërë në mënyrë të tillë që ambientet të jenë të mbrojtura, të shpërndara njëtrajtësisht dhe në numër të mjaftueshëm, të qëndrueshme ndaj zjarrit dhe lehtësisht të arritshme nga personat me aftësi të kufi zuara, ku më pas mund të presin ndihmën e shpejtë.

Page 21: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

21

III. Elementët e përshtatshmërisë për sallën ku do të zhvillohen seancat gjyqësore dhe për palët në proces

Ambientet ku zhvillohen seancat gjyqësore duhet të jenë të përshtatura në përputhje me të gjitha nevojat që paraqesin personat me aftësi të kufizuara. Përmbushja e elementeve të përshtatshmërisë fi llon prej sallave të pritjes, korridoreve dhe deri tek salla ku do të zhvillohet seancat gjyqësore, të cilat duhet të plotësojnë:

Salla ku do të zhvillohet seanca gjyqësore duhet të ketë të përcaktuar së paku 5% të vendeve për të ulur të dedikuara për personat me aftësi të kufi zuara dhe me hapësirën e nevojshme për të manovruar karrigia me rrota pa qenë e nevojshme prania e ndihmësit personal të personit (referoju fi gurës (1) më poshtë);

Salla duhet të jetë e pajisur me sistem audio dhe fonie dhe të shoqërohet me shenjat specifi ke (shenja që përdoren ndërkombëtarisht) në mënyrë që të jenë lehtësisht të shqueshme nga të gjitha palët në proces;

Page 22: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

22

Nëqoftëse salla ka nivele të ndryshme, vendosja e rampave kalues nga një hapësirë në tjetrën duhet të sigurohet për të lehtësuar kalimin (referoju për më shumë seksionit elementet e përshtatshmërisë në ambientet e brendshme, trajtuar më lartë);

Institucioni në çdo rast duhet të ketë në dispozicion një ose më shumë (në varësi të fl uksit të gjykatës) karrige me rrota në shërbim të palëve në proces, nëse do të paraqitej nevoja.

Figura (1) Pozicione të përshtatura për publikun në sallën gjyqësore2

2 Foto të marra nga Report, November 15, 2006: Ensuring Equal Access to Courthouses for People with Disabilities

Page 23: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

23

Kur personi me aftësi të kufi zuar në lëvizje

(përdorues i karriges me rrota apo mjeteve

ndihmëse) është palë në proces

Duhet ti jepet mundësia personit, nëse ai kërkon, të vizitojë ambientet e gjykatës, për tu familjarizuar me ambientet e saj, disa ditë më përpara se data e caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore. Kjo vizitë do të ndihmojë si vetë personin për tu familjarizuar me ambientin e gjykatës, por edhe personelin e gjykatës që të evidentojë masat shtesë që duhet të merren nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të kenë mundësi të njihen më nga afër me të gjitha nevojat që personi me aftësi të kufi zuara mund të ketë;

Ti jepet mundësia personit me aftësi të kufi zuara në lëvizje që të shoqërohet nga personat që ai ka më shumë besim dhe ndihet më i sigurt;

Nëse personi ka vështirësi në lëvizje, ti mundësohet lëvizja në ambientin e brendshëm të institucionit nëpërmjet karriges me rrota;

Nëse personi me aftësi të kufi zuar në lëvizje është palë në një proces penal apo civil gëzon të drejtën për të pasur Avokat falas (mbrojtës të paguar nga shteti) për të mbrojtur të drejtat e tij.

Page 24: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

24

Disa sugjerime praktike për punonjësit e

sistemit të drejtësisë kur kontaktojnë me

personat përdorues të karriges me rrota

apo mjeteve lëvizëse

Kur i drejtoheni një personi që është përdorues i karriges me rrota, mos u mbështetni tek karrigia me rrota, vetëm në rast se keni leje për ta bërë këtë. Karrigia me rrota është pjesë e hapësirës personale të individit.

Mos supozoni që personi që është përdorues i karriges me rrota ka nevojë për tu asistuar. Gjithmonë pyesni përpara se të ofroni ndihmë. Në qoftë se dhënia e ndihmës suaj është e pranuar nga personi, atëherë pyesni për udhëzime dhe ndiqini udhëzimet e dhëna.

Kur fl isni me një person përdorues të karriges me rrota, shikojeni dhe fl isni direkt me ketë person, sesa nëpërmjet një të treti.

Relaksohuni dhe fl isni natyrshëm. Mos u ndjeni i zënë ngushtë nëse përdorni shprehje të përdorura përgjithësisht si “fi lloi të vraponte” që duket sikur lidhen me aftësinë e kufi zuar të personit.

Kur fl isni me një person përdorues të karriges me rrota apo mjeteve lëvizëse për më shumë se disa minuta, përdorni një karrige, aty ku është e mundur. Kjo mund të lehtësojë bashkëbisedimin.

Kur udhëzoni për drejtimin nga duhet të lëvizë personi në karrige me rrota, mbani në konsideratë distancën, kushtet e motit dhe pengesat fi zike si shkallë, trotuaret apo vendet e pjerrëta.

Page 25: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

25

Përdorni terminologjinë e duhur kur i drejtoheni një personi përdorues të karriges me rrota. Terma si “i lidhur pas karriges” ose “ndihesh rehat me karrigen” nuk janë të përshtatshme. Të përdorësh një karrige me rrota nuk do të thotë që ndihesh rehat në të.

Mos nënkuptoni që të gjithë personat që përdorin karrige me rrota kanë të njëjtat kufi zime. Personat përdorin karrige me rrota për shkaqe nga më të ndryshme dhe kanë kufi zime dhe aftësi të ndryshme.

Kur një person që përdor karrige me rrota ka një “qen shoqërues” mos e përkëdhelni apo të përpiqeni të luani me të. “Qeni shoqërues” është në shërbim dhe është duke punuar dhe nuk duhet të ndërpritet.

Kur përshëndesni një person përdorues të karriges me rrota, është e përshtatshme të ofrosh të shtrëngosh duart me atë person edhe nëse ai / ajo ka kufi zime të ekstremit të sipërm (duart).

Kur personi me aftësi të kufi zuar

të plotë apo të pjesshme

në shikim është palë në proces

Duhet ti jepet mundësia personit, nëse ai kërkon, të vizitojë ambientet e gjykatës, për tu familjarizuar me ambientet e saj, ditë më përpara se data në të cilën është caktuar seanca gjyqësore. Kjo vizitë do të ndihmojë si vetë personin për tu familjarizuar me ambientin

Page 26: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

26

e gjykatës, por edhe personelin e gjykatës që të evidentojë masat shtesë që duhet të merren nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të njohin të gjitha nevojat që personi mund të ketë;

Ti jepet mundësia që të shoqërohet nga personat që ai ka më shumë besim dhe që ndihet më i sigurt;

Informacioni duhet të ofrohet në formate të përshtatshme sipas kërkesës të personit, nëpërmjet: formateve elektronike, përfshirë nëpërmjet email, nëpërmjet faqes zyrtare online; nëpërmjet materiale të printuara në shkrimin Braill, në shkronjë të zmadhuar apo formatin audio;

Personat të cilët përdorin “qen shoqërues”3 duhet ti jepet mundësia ti marrin ata edhe në sallën e seancës gjyqësore. Nëqoftëse seanca gjyqësore do të jetë e gjatë ti jepet mundësia të bëhen pushime të ndërmjetme për ti dhënë mundësi “qenit shoqërues” të bëjë pushime të shkurtra;

Tabelat informuese dhe treguese në institucion duhet të jenë të shoqëruara edhe me shkrimin Braill4;

Nëse personi me aftësi të kufi zuara të plotë apo të pjesshëm në shikim është palë në një proces penal apo civil gëzon të drejtën për të pasur

3 Qentë shoqerues përdoren gjerësisht nga personat me aftësi të kufi zuara në shikim (të verbër) dhe trajnohen në mënyrë të mirëfi lltë për ti shoqëruar ata. Aktualisht në Shqipëri nuk janë evidentuar raste specifi ke të përdorimit të “qenve shoqërues” nga personat e verbër, por kjo është një praktikë që përdoret gjerësisht në vende të ndryshme Evropiane dhe SHBA.4 Kjo ndihmon që personat me aftësi të kufi zuar në shikim të zhvillojnë jetesën e pavarur, pa qënë detyrimisht të shoqëruar nga persona të tjerë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme.

Page 27: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

27

Avokat falas (mbrojtës të paguar nga shteti) për të mbrojtur të drejtat e tij.

Disa sugjerime praktike për punonjësit

e sistemit të drejtësisë kur komunikojnë

me personat që kanë aftësi të kufi zuara

të plota apo të pjesshme në shikim

Kur fl isni me një person që ka aftësi të kufi zuar në shikim (është i verbër) apo ka vështirësi në shikim, silluni sa më i natyrshëm dhe në të njëjtën mënyrë si do të vepronit edhe me personat e tjerë. Janë të sugjerueshme, për tu ndjekur këto rregulla:

Prezantohuni (mos mendoni se personi do t’Ju njoh nëpërmjet zërit Tuaj). Jepni përcaktimin e qartë mbi detyrën dhe funksionin Tuaj, përfshirë çdo informacion që e keni të shfaqur në formë verbale (psh informacion që mban karta të cilën e keni të varur në uniformën zyrtare etj..);

Flisni lirshëm, qartë dhe me zë të lartë, në mënyrë që të jeni lehtësisht të dëgjueshëm nga personi me aftësi të kufi zuar në shikim;

Përpara se të ndërmerrni ndonjë procedurë, psh foto, shenjat e gishtave, apo të kërkoni marrjen e fi rmës, është e rëndësishme të shpjegoni paraprakisht dhe qartësisht procedurën, në mënyrë që personi të jetë i informuar pa fi lluar procedura që do të ndiqet;

Heqja e përqendrimit me anë të syve nuk do të thotë që do të humbi edhe përqendrimi nëpërmjet dëgjimit;

Page 28: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

28

Mundohuni të përdorni gjuhën e trupit, pasi kjo do të ndikojë në tonin e zërit tuaj dhe do të mund ti japi më shumë informacion personit që nuk shikon apo ka vështirësi në shikim;

Përdor të njëjtin komunikim gjuhësor të përditshëm. Mos i anashkalo fjalët si “shiko” apo të diskutuarit rreth të njëjtave aktivitete të përditshme, si të parin e televizorit apo videove;

Përmend emrin e personit kur i drejtohesh gjatë diskutimit direkt apo në grup;

Asnjëherë mos e kanalizo bashkëbisedimin nëpërmjet një personi të tretë;

Përdorni gjuhën e saktë dhe specifi ke kur jepni udhëzime, si për shembull “dera është në të majtën tuaj” në vend të shprehjes “dera është aty...”;

Anashkaloni situata apo ambiente me shumë zhurmë;

Gjithmonë pyet nëse personi ka nevojë për ndihmë.

Kur personi me aftësi të kufi zuar në dëgjim

dhe në të folur është palë në proces

Duhet ti jepet mundësia personit, nëse ai kërkon, të vizitojë ambientet e gjykatës, për tu familjarizuar me ambientet e saj, ditë më përpara se data në të cilën është caktuar seanca gjyqësore. Kjo vizitë do të ndihmojë personelin e gjykatës që të evidentojë masat shtesë që duhet të merren nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të njihen të gjitha nevojat që personi mund të ketë;

Ti jepet mundësia që të shoqërohet nga

Page 29: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

29

personat që ai ka më shumë besim dhe ndihet më i sigurt;

Gjykata duhet të sigurojë interpretin e gjuhës së shenjave shqipe për të mundësuar komunikimin gjatë gjithë seancave gjyqësore. Në çdo rast kur është e pamundur gjetja e interpretit personi mund të asistohet edhe nëpërmjet një të afërmi apo një personi që është i besueshëm për të;

Nëse ka vështirësi në të folur,ti jepet mundësia për të autorizuar dikë të besueshëm për të, për të folur në emër të tij;

Nëse personi me aftësi të kufi zuara në dëgjim dhe në të folur është palë në një proces penal apo civil gëzon të drejtën për të pasur Avokat falas (mbrojtës të paguar nga shteti) për të mbrojtur të drejtat e tij.

Disa forma të komunikimi

për personat me aftësi të kufi zuara

në dëgjim dhe në të folur5

Përdorimi i “teletypewriter” (TTY, ose të njohura si TDD) mund të përdoren për të shkëmbyer mesazhe të shkruara në pajisjen telefon;

Në disa raste mund të përdoret (nëse është rasti dhe ka mundësi) edhe komunikimi nëpërmjet gjesteve apo pajisjeve ndihmëse vizuale;

Komunikimi me anë të shkrimit, me anë të i-Pad apo procesorëve të tjerë të shkruar për shkëmbimin e shënimeve të shkruara;

5 Mund të përdoren si nga personeli i administratës por edhe nga Gjyqtari apo Prokurori.

Page 30: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

30

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse për dëgjim, për të lehtësuar komunikimin me persona që kanë vështirësi në dëgjim;

Nëse personi njeh gjuhën e shenjave shqipe mund ti ofrohet interpreti i gjuhës së shenjave;

Nëpërmjet një “interpreti oral” i cili është i trajnuar për leximin e buzëve.

Disa sugjerime praktike për punonjësit

e sistemit të drejtësisë kur komunikojnë

me personat që kanë aftësi të kufi zuara

në dëgjim dhe në të folur

Përpara se të fi lloni komunikimin mundohuni të keni vëmendjen e personit nëpërmjet ngritjes së dorës në ajër apo nëpërmjet një prekje të lehtë në shpatull;

Shikojeni në fytyrë personin dhe mos u ktheni me shpinë ndërsa është duke folur nëpërmjet shenjave;

Mundohuni të zhvilloni komunikimin në një dhomë të mirë ndriçuar;

Mos e mbuloni pjesën e gojës ose të përtypni produkte të ndryshme;

Nëse vëreni se personi mbart një aparat dëgjimi, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ky person arrin t’Ju dëgjojë;

Mundohuni të minimizoni zhurmat në sfond apo shpërqendrime të tjera kur është e mundur;

Kur komunikoni me zë, fl isni ngadalë në mënyrë që të jetë e mundur edhe leximi i buzëve;

Page 31: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

31

Përdorni gjeste dhe shprehje të fytyrës për të theksuar atë që po thoni;

Përdorni shenja ndihmëse kur është e mundur, të tilla si ato që njihen dhe përdoren nga të gjithë;

Mbani parasysh se vetëm 1/3 e fjalëve të folura mund të kuptohet nëpërmjet të lexuarit të buzëve;

Kur komunikoni nëpërmjet shikimit, duhet të mbani parasysh, që jo të gjithë personat që përdorin gjuhën e shenjave mund të kenë aftësi të mira gramatikore apo në të shkruar;

Kur një person me aftësi të kufi zuara në dëgjim nuk ju kupton, kërkojini të shkruajë se çfarë ndihme apo shërbimi i nevojitet.

Nëse personi që nuk dëgjon apo nuk fl et është në cilësinë e palën në proces dhe njeh gjuhën e shenjave shqipe, duhet në çdo rast të thirret një interpret i njohur zyrtarisht për gjuhën e shenjave shqipe:

Kur interpreti i gjuhës së shenjave lehtëson komunikimin, shikoni direkt personin që nuk fl et apo nuk dëgjon, jo interpretin;

Flisni me shpejtësi normale ose uleni ritmin e shpejtësisë të fjalës nëse zakonisht fl isni shpejt;

Vetëm një person duhet të fl asë sipas radhës;

Përdorni fjali të shkurtra dhe fjalë të thjeshta;

Mos përdorni anëtarë të familjes apo fëmijë si interpretër. Ata mund të kenë një fjalor jo të duhur për të komunikuar në gjykatë si dhe mangësi për të komunikuar në mënyrë efektive.

Page 32: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

32

Kur personi me aftësi të kufi zuara

intelektuale6 është palë në proces

Duhet ti jepet mundësia personit, nëse ai kërkon, të vizitojë ambientet e gjykatës, për tu familjarizuar me ambientet e saj, ditë më përpara se data në të cilën është caktuar zhvillimi i seancës gjyqësore. Kjo vizitë do të ndihmojë personelin e gjykatës që të evidentojë masat shtesë që duhet të merren nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të njihen të gjitha nevojat që personi mund të ketë;

Ti jepet mundësia që të shoqërohet nga personi/at që ai ka më shumë besim dhe ndihet më i sigurt;

Nëse personi me aftësi të kufi zuara intelektuale është palë në një proces penal apo civil gëzon të drejtën për të pasur Avokat falas (mbrojtës të paguar nga shteti) për të mbrojtur të drejtat e tij.

Disa sugjerime praktike për punonjësit e

sistemit të drejtësisë kur komunikojnë me

personat me aftësi të kufi zuara intelektuale

Tu sigurohen teknika të përshtatura të komunikimit ku përfshihen, ndër të tjera:

6 Në personat me aftësi të kufi zuara intelektuale përfshihen: a) personat që kanë vështirësi në të lexuar dhe në të nxënë nëpërmjet gjuhës (disleksi), në të shkruar (disgrafi ); b) personat me aftësi të kufi zuara intelektuale/zhvillimi; c) personat me aftësi të kufi zuara të shëndetit mendor; ç) personat me aftësi të kufi zuara të të folurit/të të shqiptuarit (VKM 1074/2015)

Page 33: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

33

dhënia e kohës së nevojshme për të procesuar, kuptuar dhe reaguar;

rimarrja dhe përsëritja e informacionit, shpjegimi i informacionit në gjuhë të thjeshtë, copëzimi i informacionit në koncepte më të thjeshtuara, pa e tepruar, dhënia e besimit dhe e sigurisë gjatë komunikimit;

të dëgjuarit e vëmendshëm, mosndërprerja e panevojshme e ligjëratës, përdorimi i fjalive e i fjalëve të thjeshta në të shkruar;

përdorimi i figurave, fotove, ngjyrave në materiale të shtypura që duhet tu vihen në dispozicion.

Kur personi me “aftësi të kufi zuara të

fshehura” është palë në proces7

Kur palë në proces është një person me aftësi të kufi zuara të fshehura, apo edhe kur kërkon të marrë shërbime administrative në institucion, në çdo rast duhet të mbahen në konsideratë përmbushja e kërkesave si më poshtë:

Duhet ti jepet mundësia personit, nëse ai kërkon, të vizitojë ambientet e gjykatës, për tu familjarizuar me ambientet e saj, ditë më përpara se data që është caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore. Kjo vizitë do të ndihmojë

7 “Aftësi të kufi zuara të fshehura” ndër të tjera përfshihen: Aftësi e kufi zuar e lehtë në lëvizje; personat që kanë forma të ndryshme të diabetit; persona të diagnostikuar me Talasemi; Eilepsia; Diagnozat “kancer”; Disleksia (personat që shfaqin vështirësi në lexim dhe mungesë të përqendrimit).

Page 34: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

34

personelin e gjykatës që të evidentojë masat shtesë që duhet të merren nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të njihen të gjitha nevojat që personi mund të ketë;

Ti jepet mundësia që të shoqërohet nga personat që ai ka më shumë besim dhe ndihet më i sigurt;

Të vërë në dijeni stafi n mbështetës të gjykatës për nevojat që mund të ketë gjatë seancës gjyqësore psh: nëse do të ketë nevojë për të marrë në një orar të caktuar gjatë seancës gjyqësore një medikament specifi k duhet ti jepet mundësia për të venë në dijeni paraprakisht gjykatën;

Ti jepet mundësia për tu shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një person që e ndihmon, psh në mbajtjen e dosjes;

Ti jepet mundësia të konsumojë pije apo ushqim në intervale të rregullta gjatë seancës gjyqësore (psh nëse është diabetik);

Dhënia e mundësisë për të bërë pushime të shkurtra, psh në marrjen e medikamente;

Çdo institucion duhet të ketë punonjësin që është i trajnuar për ofrimin e ndihmës së shpejtë mjekësore i cili në çdo rast asiston palët në proces në një situatë emergjence.

Page 35: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

35

IV. Elementët e përshtatshmërisë në lidhje me ofrimin e informacionit të aksesueshëm në formën dhe formatet e përshtatura

Informacioni zyrtar (përfshirë atë administrativ dhe informacioni që vihet në dispozicion gjatë procedurave ligjore) kur është rasti, duhet të ofrohet:

Në formatin e printuar;

Në format të printuar, përfshirë shkrimin e zmadhuar me madhësinë e shkrimit 18 / “fonti 18”;

Nëpërmjet materialeve të printuara, në shkrimin e alfabetit Braill;

Materialet e prodhuara të ofrohen nëpërmjet programit audio në faqet zyrtare online apo nëpërmjet programit audio të regjistrimit;

Në format të printuar ku informacioni të jepet në gjuhë sa më të thjeshtuar dhe i shoqëruar me fi gura, përfshirë foto apo fi gura që e bëjnë lehtësisht të kuptueshëm informacionin (të ashtuquajturat në anglisht “easy reading format”);

Page 36: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

36

Shpjegimi i informacionit personalisht personit – me zë, (kryesisht për personat me aftësi të kufi zuara në shikim) kur është rasti dhe lejohet dhënia e informacionit verbalisht;

Në rastin e personave me aftësi të kufi zuara në dëgjim apo vështirësi në dëgjim, nëpërmjet interpretit të gjuhës së shenjave apo përdorimit të aparatit të telefonit apo aparatit të telefonit shkrues (Telephone Typewriter (TTY);

Formatet elektronike, përfshirë nëpërmjet email apo nëpërmjet faqeve zyrtare online.

“Përshtatja e arsyeshme”

Çdo institucion i sistemit të drejtësisë duhet të garantojë në çdo rast “përshtatjen e arsyeshme” në ofrimin e shërbimeve, si edhe kur personi me aftësi të kufi zuara është palë në procedurat ligjore.

“Përshtatja e arsyeshme” nënkupton sigurimin nga institucioni të të gjithë atyre elementeve apo pajisjeve të nevojshme për t’u garantuar personave me aftësi të kufi zuara gëzimin dhe ushtrimin, në kushte të barabarta me të tjerët, të të gjitha të drejtave të tyre, përfshirë aksesin në drejtësi. Kjo do të thotë që institucionet e sistemit të drejtësisë duhet në çdo rast të plotësojnë këto kushte:

Institucioni duhet të ketë një person përgjegjës për të ndihmuar personat me aftësi të kufi zuara për plotësimin e kërkesës për “përshtatjen e arsyeshme”.

Institucioni për plotësimin e kërkesave për “përshtatje të arsyeshme” duhet të krijojë një

Page 37: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

37

rubrikë të veçantë në faqen online të institucionit si dhe të hartojë një format tip “kërkese” për t’ia vënë në dispozicion çdo personi me kërkesë të tij për të evidentuar nevojën e tij për “përshtatjen e arsyeshme”. Psh në Gjykatë, kërkesa mund të vihet në dispozicion nga sekretaria e gjykatës.

Nëqoftëse do të kërkohet nga personi me aftësi të kufi zuara, stafi i gjykatës duhet ti japë mundësinë personit me aftësi të kufi zuara për të bërë një vizitë të institucionit dhe mundësisht të sallës ku do të mbahet seanca gjyqësore, ditë më përpara se data e ku është planifi kuar të zhvillohet seanca gjyqësore.

Me qëllim për ti dhënë kohë institucionit për plotësimin e kërkesave për “akomodim të arsyeshëm” sugjerohet bërja e kërkesave ditë përpara se data e caktuar për seancën gjyqësore.

Në çdo rast kërkesa për “përshtatjen e arsyeshme” do të jetë pa asnjë kosto shtesë, duhet të jetë konfi denciale dhe duhet të trajtohet vetëm nga personeli i institucionit.

Shërbimet të tjera ndihmëse të

“përshtatjes të arsyeshme”

Pajisja ndihmëse e dëgjimit (“ALD”)8 (fi gura 2) duhet të sigurohet në të gjitha sallat ku zhvillohet

8 Pajisje ndihmëse dëgjimi (Assistive Listening Devices - “ALD”) që përdoret për të përmirësuar aftësinë e dëgjimit për palët në gjykatë, kur ata nuk janë në gjendje të dëgjojnë lehtësisht fjalimet që mbahen apo të dallojë një zë nga shumë të tjerë. Pajisja përbëhet nga kufjet që kanë të inkorporuar sistemin wirless.

Page 38: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

38

Figura (3)

seanca gjyqësore, në sallat ku kryhen takimet apo ofrohen shërbimet për publikun. Pajisjet ndihmëse të dëgjimit mund të jenë të lëvizshme apo të instalohen për përdorim nga palët në

Figura (2)9

9 Fotot janë marrë nga faqja online https://circuitcourt.macombgov.org/CircuitCourt-Courtroom-Technology

Page 39: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

39

sallat e gjykatës. Në çdo rast që kërkohen nga palët duhet të ofrohen nga stafi i gjykatës.

Pajisje për të ndihmuar komunikimin alternativ (figura 3), pajisje që ndihmon personat me vështirësi apo me aftësi të kufi zuara në të folur apo në të dëgjuar, si dhe me aftësi të kufi zuara intelektuale. Kryesisht mund të vijë në ndihmë kur palë në proces janë fëmijë me aftësi të kufi zuara.

Printer Braill (figura 4): printer që prodhon tekstin e një dokumenti të shkruar (hard copy) në dokument në shkrimin “braille”.

Karrige me rrota (figura 5)në ndihmë të personave të cilët kanë vështirësi në lëvizje në godinën e gjykatës.

CART/ Kompjuteri që asiston në kohë reale transkriptimin e bisedës – Mbajtës shënimesh (fi gura 6). Për personat që nuk dëgjojnë dhe nuk përdorin gjuhën e shenjave apo për ata që kanë vështirësi në dëgjim, ose për ata të cilët kanë vështirësi në komunikim dhe që mund të lexojnë titrat e shfaqur në ekran,

Figura (4)

Page 40: GARANTIMI I PËRSHTATSHMËRISË FIZIKE DHE NË ......teknologji komunikimi të përshtatshme. Përshtatje e arsyeshme: Është modifikimi dhe rregullimet e nevojshme e të përshtatshme,

40

Figura (5)

Figura (6)

CART (nëpërmjet lidhjes me internet) ju vjen në ndihmë në seancat gjyqësore (apo edhe në evente të tjera) për të transkriptuar dhe shfaqur në kohë reale, në ekranin që ndodhet në sallë, gjithë bashkëbisedimin e mbajtur10.

10 Duhet të theksohet se gjithësesi ky transkript nuk është zyrtar. Në çdo rast kërkohet që Gjykata të ketë internet me shpejtësi të lartë. Aktualisht CART transkripton vetëm në gjuhën angleze.