freskia e ramazanit nr.5

8

Upload: shoqata-kulturore-dituria

Post on 23-Mar-2016

241 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Të nderuar lexues! Buletini “Freskia e Ramazanit” vjen tek ju që t'ju freskoj gjatë agjërimit me materialet që kemi përzgjedhur vetëm për ju. Lusim Zotin e Madhërishëm që ky Buletin të jetë frymëzim për punën tonë në vazhdim. Andaj sugjerimet tuaja dhe përkrahja juaj i arrin objektivat tona të përbashkëta. Buletini “Freskia e Ramazanit” botohet nga Shoqata Kulturore “DITURIA” në Preshevë

TRANSCRIPT

Dynjaja në krahasim me Ahiretin është tamam si ajo kur dikush prej jush zhyt gishtin në det! Le të shohë ai njeri se sa shumë ujë do të marrë gishti i tij!

Të urtit i mjafton vetëm një fjalë

Me fol me rend, me fol me vend atëherë dhe muhabeti vjen me vend

Kur është e fortë mendja, je plot ndjenjaNë ditët e triumfit, mos harroni disfatat

O Zot! Na favorizo që jeta jonë të na bëhet Ramazan i nderuar, kurse fryma e fundit të na bëhet mëngjes bajrami!

Kafenë pa të cilën nuk mund të bëni në jetën e përditshme, filxhanin ku e hidhni këtë pije të errët, sheqerin pa të cilin nuk mund ta përfytyroni ushqimin si dhe limonadën i kemi njohur falë arabëve

Një kokërr molle në mëngjes, ta heq pagjumësinë më mirë se një kafe

Për vendosjen e numrit dhjetor pas presjes, u detyrohemi përsëri arabëve, sepse astronomi El Kashi e ngriti sistemin e vlerave të pozicionit në shkallën më të lartë të përsosmërisë, duke kthyer anasjelltas thyesat në shkrimin e pozicionit nga 2 8/100 në 2.08, risi kjo pa të cilën tregtarët dhe shitësit nuk do të mund të kryenin veprimet e tyre, aq më tepër njehësimin logaritmik.

Llogaritë të cilat i paraqitën astronomët mysliman, rezultuan aq të sakta sa që kur bënë llogaritjen e madhësisë së Tokës, llogaritën se ajo ishte 40 253 kilometra dhe nuk ishin të saktë vetëm për 200 kilometra. Në vitin 1139 Idrisi i dhuroi Roxherit mbretit të Sicilisë, një glob të tokës.

Prej kafes, përmes çeqeve e deri te “racioni trepjesësh”, bota islame ka ofruar shumë gjëra të dobishme që në Perëndim merren të gatshme. Thuhet se një arab me emrin Halid, i dërgonte dhitë në kullosë në rajonin Kafa, e cila gjendet në Etiopinë Jugore. Ai vërejti se dhitë për një moment u bënë tepër gjallëruese pas konsumit të disa bimëve të caktuara. I vloi disa kokrra në ujë të nxehtë dhe kështu provoi kafenë e parë në histori.

A e dini se…?

Disa njerëz presin t'u ofrohen mundësitë!

Jo duke u përpjekur. Thjesht presin.

Pastaj kur kalon një kohë, lodhen, fillojnë të ankohen!

Ankohen se mundësitë s'po iu ofrohen. Njerëz pa shanse!

E çdo ditë e më tepër gjendja e tyre rëndohet.

Njeriu pret, kur përpiqet; duke u përpjekur, pret e shpreson

për përfundim, rezultat të mirë.

Ditë më të mira, nëse punon për to.

Fjalë të urta

7

Menjëherë personazhi ynë zbriti nga shtëpia me valixhen në dorë, i veshur mirë, i kollarisur e i kapardisur si asnjëherë më parë. Ai i ngriti dorën një taksie që kaloi aty pranë dhe taksisti pa e zgjatur qëndroi pranë këmbëve të tij. Personazhi hapi derën dhe hyri brenda. Taksisti u kthye nga ai dhe gjithë respekt e dashamirësi e pyeti:”Ku dëshironi të shkoni zotëri?”Miku ynë heshti për pak kohë, teksa taksisti i kishte bërë veshët katër në pritje të përgjigjes. Por kur pa se klienti nuk po përgjigjej, ia përsëriti pyetjen:”Më falni, po për ku jeni nisur zotëri?”Klienti ngriti kokën dhe filloi të përpëlitej sikur ti kishte humbur zëri. Në sytë e tij, taksisti pikasi ndjenja hutimi dhe demoralizimi, të cilat sikur mbushën hapësirën e taksisë. Mandej, klienti u përgjigj i hutuar:”Nuk e di.”Taksisti nuk u besoi veshëve, prandaj shtoi gjithë habi:”Çfarë?! Nuk dini për ku jeni nisur?!”Përgjigja ishte shkatërruese:”Po, nuk e di për ku jam nisur.”Pyetja që të drejtohet ty lexues i nderuar është:Çfarë do të bëje po të ishe në vendin e këtij taksisti?A do ta nxirrje këtë udhëtar me shkelma nga taksia?A do të dyshoje në aftësitë e tij mendore?Cilat do qofshin përgjigjet tuaja, besoj se të gjithë pajtohemi se sjellja e këtij pasagjeri është e çuditshme dhe e papranueshme.Tani më thoni: Ku dëshironi të arrini gjatë udhëtimit të jetës tuaj? Ku mendoni të jeni pas pesë apo dhjetë vitesh? A e dini ç'drejtim ka marrë busulla e jetës tuaj?

E djeshmja ishte për të më mësuar se e nesërmja do të varet nga ajo që do të bëj sot. Sot kam vendosur të përballem me jetën krejtësisht i bindur

se kjo ditë nuk do të kthehet më kurrë. E sotmja është mundësia e fundit për të jetuar me dinjitet, pasi askush nuk më siguron se do ta arrij agimin

e së nesërmes. Sot do t`i jap jetës sime formën më të bukur. Do ta shfrytëzoj çdo minutë me përkushtim dhe dashuri për ta bërë ditën më të

veçantë të jetës sime. Sot do ta mposht pesimizmin dhe me buzëqeshjen time do të pushtoj botën. Sot do ta kthej çdo punë të rëndomtë në vepër

madhore. Sot do t`i kem këmbët në tokë për të qenë më pranë realitetit dhe vështrimin në yje për të projektuar të ardhmen. Sot do gjej kohë për

të qenë i lumtur dhe do t`i lë gjurmët e ekzistencës në zemrat e njerëzve. Sot po të ftoj ty ta jetojmë këtë ditë për hir të Zotit. Ditë të mbarë dhe një

të nesërme më të mirë.

Unë sot

Për ku je nisur?

Avni Tafili