formulari i fteses per oferte - tirana bank · 2020. 12. 10. · formulari i fteses per oferte - 6...
TRANSCRIPT
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 1 -
FTESE PER OFERTE
1. Ju jeni te lutur te paraqitni oferten tuaj per “Mobilimin e Objekteve te Tirana Bank”. Per informacion me te detajuar shikoni Aneksin 1, 2 dhe 3.
2. Ju mund te jepni oferten Tuaj per sherbimin e lartpermendur, per te cilat do te kete
proçedure vleresimi dhe do te lidhet kontrate me ofertuesin/ofertuesit me te mire. {Ju mund te paraqisni oferten tuaj duke u bazuar ne FTESEN PER OFERTE}.
3. Oferta Juaj duhet te dergohet ne adresen:
Njesia e Prokurimit Tirana Bank, Head Office Rr. "Ibrahim Rugova", Kutia Postare 2400/1. 4. Afati i fundit i pranimit te ofertave eshte:
10.12.2020
5. Detajet:
A- Sherbimet qe kerkohen:
- Mobilimi i objekteve te Tirana Bank
B- Çmimet
- Çmimet do te mbeten te pandryshuara gjate kohezgjatjes se kontrates
Pershkrim i detajuar i mirembajtjeve jepet ne anekset 1, 2 dhe 3
Ju lutem mbani ne konsiderate qe kompanite mund te perzgjidhen dhe me paisje pjesore.
6. Çmimi
Oferta juaj financiare duhet te paraqitet per:
A. Kostot per Mobilje B. Kostot per Zonen e Pritjes
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 2 -
C. Kosto transporti Kostot do te jepen vetem per deget mbi 100 km larg Tiranes.
- Kostot do te jepen per njesi sipas listes bashkengjitur me informacion te detajuar ne Aneksin 1
- Cmimet e mesiperme duhet te jene me TVSH, si dhe te jete perfshire cdo takse apo shpenzim i mundshem.
7. Garancia Ju duhet te plotesoni garancine ne tabelen perkatese ne Aneksin 1
8. Oferta Juaj duhet te shoqerohet nga dokumentet e me poshtme: -Fotokopje e noterizuar e ekstraktit të Regjistrit Tregtar e lëshuar nga QKR brenda muajit
të fundit, -Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së regjistrimit si person i tatueshem nga organi përkatës; -Historikun e kompanisë, duke perfshirë: klientët për të cilët punoni si dhe eksperiencën tuaj në këtë fushë.
-Minimumi 2 letra reference -Numrin e punonjesve tuaj. -Garancine e punimeve dhe te Materialeve qe kerkohet te kuotoni.
9. Detaje mbi kontraten:
AFATI
Kontrata eshte e vlefshme per 2 vjet, ajo do të shtyhet automatikisht dhe për një vit tjetër nëse Banka nuk kërkon me shkrim përfundimin e kësaj kontrate 30 ditë përpara përfundimit të afatit.
ÇMIMET DHE MËNYRA E PAGESËS Pagesa do të bëhet pas përfundimit te punimeve dhe 10 (dhjetë) ditë pas dorëzimit të fatures të
firmosur nga përfaqsuesi i “Bankës”, si dhe nga “Shoqëria”. Për çdo ditë vonesë në pagesë, “Banka” penalizohet sipas kamatës ligjore në fuqi, në përputhje
me Ligjin 48/2014 date 24.04.2014.
DETYRIME TË PËRGJITHSHME TË SHOQËRISË “Shoqëria” merr përsipër detyrimin për të kryer me cilësi shërbimin. “Shoqëria” është e detyruar t'i japë njoftim “Bankës” për çdo ngjarje, apo fakt, i cili mund të
pengojë “Shoqërinë” për të kryer sherbimin e kontraktuar me këtë kontratë, në mënyrë efektive dhe të duhur sipas kërkesave të kesaj kontrate dhe akteve rregullatore përkatëse. Këto ngjarje janë, por pa u kufizuar në to, si më poshtë vijon:
-Ne rastet kur pajisjet teknike të “Shoqërisë” kanë pësuar dëmtime; -“Shoqëria” nuk ka në dispozicion për arsye të ndryshme burimet njerëzore apo pajisjet
e nevojshme për kryerjen e shërbimeve objekt i kesaj kontrate;
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 3 -
- si dhe cdo ngjarje apo fakt tjetër, që mund të pengojë “Shoqërinë” për të kryer shërbimin sipas akteve rregullatore dhe kësaj Marrëveshje.
DETYRIME TË PËRGJITHSHME TË BANKËS
Të ushtrojë kontroll mbi cilesinë e shërbimeve objekt i kësaj Kontrate. “Banka” merr përsipër kontrollin fillestar dhe përfundimtar të shërbimit.
KUSHTET E POROSISE Shërbimi do të merret në dorëzim nga personat e autorizuar të “Bankës”. ”Banka” do të verifikojë çdo shërbim të kryer nga “Shoqëria”. Në verifikimin e shërbimit, objekt i kësaj kontrate, me pëlqimin e “ Bankës t”, mund të marrë pjesë edhe perfaqësuesi/t e “ Shoqërisë”. “ Shoqëria ”, është e detyruar që shërbimin e kryer ta shoqërojë me proçesverbalin e punimeve, qe do të jetë i plotësuar nga “ Shoqëria i” në prani “Bankës” sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
CILESIA E SHERBIMIT Cilësia e shërbimit, objekt i kësaj kontrate, do të jetë sipas kushteve të përcaktuara në dokumentat e kërkuara. “Banka” në rastet e kërkesës për shërbim, njofton “ Shoqërinë” menjëherë me shkrim.
Koha e dorëzimit: Afati i dorëzimit do të jetë:
_______________. Mobiljet që do të dorëzoren nga “Shoqëria”, do të jenë të reja, origjinale dhe sipas
standarteve. Garancia për punën e kryer do të jetë jo më pak se _______________ nga dita e vënies në punë. “Shoqëria” i garanton “Bankës” se Pajisjet do të jenë pa defekte brenda periudhës së garancisë, që nënkupton se “Shoqëria” merr përsipër riparimin apo zëvendësimin e tij brenda periudhës së garancisë.
“Shoqëria” merr përsipër të përballojë të gjitha shpenzimet në rastet e dëmeve të mundshme, si dhe transportin e mjetit të dëmtuar nga vendi i ngjarjes deri në territorin e “Bankës”.
VENDOSJA NE OBJEKT – FILLIMI I PUNIMEVE
Data e fillimit të punimeve dhe vendosjes se Sipermarresit ne objekt per punime do të jetë një ditë nga data e dergimit te urdherit nga Banka (Departamenti Administratës).
Mosfillimi ne afat i punimeve, per cdo lloj arsyeje perveç rasteve te forces madhore, i jep te drejten Bankes, qe nepermjet nje njoftimi me shkrim, te shpalle menjehere “Shoqërinë” “ne deshtim”, keshtu qe kjo kontrate zgjidhet pa asnje lloj detyrimi ose demshperblimi per Banken per çdo lloj arsyeje.
GARANCIA PER CILESINE E PUNIMEVE
Per garantimin e Bankes per zbatimin e mire dhe ne afat te punimeve si dhe per respektimin me rigorozitet (perpikmeri) te kushteve te kesaj kontrate, nga çdo pagese qe i behet “Shoqërisë”, mbahet si garanci nje shume e barabarte me 5% te vleres se situacioneve te punimeve. Keto shuma do i kthehen “Shoqërisë”, pa interesa, ne ne fund te 6-mujorit te marjes ne dorezim
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 4 -
KONFIDENCIALITETI “Shoqëria” dhe punonjësit e saj janë kategorikisht të ndaluar të kenë akses në të dhënat
personale të të tretëve të mbledhura nga “Banka” gjatë aktivitetit të saj. Palët janë të detyruara të ruajnë plotësisht konfidencialitetin dhe të mos u bëjnë të njohur të
tretëve asnjë informacion që ato mund të marrin, si gjatë zbatimit të kësaj kontrate ashtu edhe pas përfundimit të saj.
Palët bien dakord që konsiderohen të fshehta dhe sekrete informacionet me gojë ose me shkrim,
të dhënat, metodat, teknikat ose proçedurat që ndjek Banka për planifikimin, zhvillimin dhe
ofrimin e produkteve ose shërbimeve të saj si dhe çdo informacion që ka të bëjë me
klientelën, veprimtarinë afariste dhe personelit që ka Banka. “Shoqëria” si dhe punonjësit e
saj, janë të detyruar për mbajtjen e fshehtësisë së plotë për informacionet dhe të dhenat që
bëhen të njohura për ta nëpermjet kësaj kontrate, si gjatë periudhës së kësaj kontrate ashtu
edhe pas përfundimit të saj (pa kufizim kohor), duke pasur përgjegjësi penale në bazë të
Kodit Penal si dhe përgjegjësi për kompensimin e çdo dëmi që mund ti shkaktohet Bankës për
arsye të shkeljes së detyrimit të lartpërmendur.
“Shoqëria” si dhe punonjësit e saj, nuk duhet të përdori informacione apo te dhëna qe bëhen
të njohura për ta nëpërmjet kësaj kontrate, lidhur me veprimtarinë e Bankës apo Klientëve të
saj, për qëllimet e tij ose për qëllime të tjera, të shperndaje ose të bëjë të njohur
(transmetojë) informacion tek persona, shoqëri, biznese ose organizata të tjera.
“Shoqëria” duhet të njoftojë “Bankën” në rast cënimi të të dhënave personale të mbledhura nga kjo e fundit.
“Shoqëria” duhet të njoftojë Bankën menjëherë dhe pa vonesë, për çdo dëm, dëmtim ose për çdo ngjarje tjetër të jashtëzakonshme gjatë ushtrimit të sherbimit.
ANKIMIMET Objekt ankimimi do të jetë mosrealizimi i neneve të kësaj kontrate. Ankimimet do të bëhen nga “Banka” me shkrim brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimit të afatit
të shërbimit , ose data e konstatimit të problemit. “Shoqëria” brenda 5(pesë) ditëve nga marrja e njoftimit për ankim ndaj shërbimit, duhet të
paraqitet pranë “Bankës”, për të saktësuar dhe zgjidhur objektin e Ankimimit në të kundërt mbetet në fuqi ankimimi i “Bankës”.
SANKSIONET Në rast se “Shoqëria” nuk e kryen ose vonon shërbimin, objekt i kësaj kontrate (me përjashtim të
rasteve të përcaktuara në këtë kontrate), atëhere ai është i detyruar t’i paguajë “Bankës” një tarifë ditore të penalitetit për çdo ditëvonese në një vlerë prej 10,000 Lek.
“Banka” i mban vleren e penalitetit “Shoqërisë” nga pagesa, duke dhënë me shkrim arsyet dhe shumën totale të penalitetit.
ZGJIDHJA E KONTRATËS Secila palë mund ta zgjidhë në mënyre të njëanshme kontratën, në qoftë se pala tjetër shkakton
shkelje thelbësore të saj që janë: a. “Banka” konstaton se edhe pas afatit të përmendur në Ankimimet:
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 5 -
- “Shoqëria” nuk plotëson kërkesat cilësore të shërbimit. - “Shoqëria” vonon shërbimin, tej afateve të përcaktuara në kontratë. - “Shoqëria” nuk është në gjendje të permbushë në rregull, detyrimet kontraktore. Në rast se kontrata zgjidhet nga “Banka” për shkaqet e përmendura në paragrafin a, “Shoqëria” është e detyruar t’i paguaj “Bankës” një penalitet në masën prej 5 % të vlerës së shlyer të kontratës.
.b. “Shoqëria” mund të tërhiqet nga kontrata kur “Banka” nuk kryen në afat, pagesat për shërbimin e ofruar dhe të marra në dorëzim prej saj.
Kontrata do të quhet e zgjidhur për shkaqet e përmendura në paragrafin mësipër, nëse pala që ka shkelur kushtet e kontratës nuk i përmbush plotësisht ato brenda 30 ditëve kalendarike nga dita që ka marre njoftimin e palës tjetër lidhur me konstatimin e këtyre shkeljeve dhe detyrimin e saj (palës që ka shkelur kontratën) për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndreqjen e tyre brenda afatit 30 ditor të njoftimit.
“Banka” mund të kërkojë në çdo kohë, zgjidhjen e kësaj kontrate, duke e lajmëruar me shkrim palën tjetër 60 ditë kalendarike më përpara.
DËMTIMET Për çdo dëmtim fizik ose dëm material që do ti shkaktohet personelit të “Shoqerisë”, Bankës,
personelit apo klientëve të saj ose personave të tretë si rrjedhojë e moszbatimit të detyrave, shkeljeve, neglizhencës, mosaftësisë së punonjësve të tij gjatë kohës së kryerjes së shërbimit si dhe moszbatimit të detyrës është përgjegjës “Shoqëria”. “Shoqëria” është përgjegjëse në çdo dëm që mund ti shkaktohet Bankës nga veprimet keqdashëse që mund të kryehen nga punonjesit e saj gjatë kohës së ekzekutimit të kësaj kontrate ose në marrëveshjet shtesë që mund të hartohen në të ardhmen, dhe është i detyruar të dëmshpërblejë “Bankën”.
10. Per informacione te metejshme ju mund te kontaktoni me: Nevila GEGA SUPPORTING SERVICES MANAGER TEL: +355 4 22 77 686 MOB: +355 682084512 E-MAIL:[email protected] 11. Ju lutem konfirmoni ne e-mailin e sipershenuar marrjen e kesaj ftese dhe nese ju pranoni te merrin pjese ne kete procedure prokurimi. Sinqerisht, BANKA E TIRANES
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 6 -
ANEKSI 1
SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE CMIMET
A-MOBILJET
Nr Pershkrimi I artikujve (furnizim + montimi I mobiljeve) Njesi Cmim/Njesi
1 Tavoline pune 160x90 cm + sirtare 40x60cm+kase PC cope
2 a. Banake kasa 200x60cm + mobilje anesore 105x45 cope
b. Banake kasa 170x60cm + mobilje anesore 105x45 cope
3 a. Tavoline lap-top 110x45cm cope
b. Tavoline lap-top 160x45
c. Tavoline lap-top 184x45cm cope
4 a. Tavoline ngrenie 120x60cm cope
b.. Tavoline ngrenie 135x50cm
c. Tavoline ngrenie 165x60cm cope
5 a. Mobilje rafte inkaso 90x40x h=325cm cope
b. Mobilje rafte inkaso 90x15.8x h=325cm cope
c. Mobilje rafte inkaso 110x40x h=325cm cope
d. Mobilje rafte inkaso 110x40x h=310cm cope
e. Mobilje rafte inkaso 134x40x h=310cm cope
f. Mobilje rafte inkaso 145x40x h=200cm cope
6 a. Mobilje zyra e manaxherit 146x40x h=325cm cope
b. Mobilje zyra e manaxherit 146x40x h=102cm cope
c. Mobilje zyra e manaxherit 55x45x h=325cm cope
d. Mobilje 165x25x h=70cm cope
e. Mobilje zyra e manaxherit 71x57x h=310cm cope
f. Mobilje zyra e manaxherit 133x57x h=75cm cope
7 Mobilje kuzhine ml
8 Mobilje 160x25x h=70cm per fletepalosje cope
9 Mobilje lavaman tualeti + perfshire lavaman dhe
mishelator+pasqyre me ndricim
cope
10 Veshje kollone dhe mure me mdf m2
11 Panel ndares ambjenti mdf m²
12 Tavoline mdf me dalje AC dhe Usb cope
13 FV Dyer te brendeshme tamburato, me dimensione 90x210 cope
14 FV Dyer te brendeshme tamburato, me dimensione 80x210 cope
15 FV Dyer te brendeshme grile, me dimensione 90x210 cope
16 Dere scorrevole me shine dhe dy kanata 45 cm ne vazhdim te
veshjes me MDF mbrapa kase, H-325cm m2
17 Transport, 100 km jasht Tiranes km
Çmimet duhet te perfshijne TVSH dhe çdo takse dhe shpenzim tjeter
Garancia
Dorezimi ( Max 15 dite nga Konfirmimi i Bankes)
Kushtet e Pageses
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 7 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 8 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 9 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 10 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 11 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 12 -
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 13 -
B- ZONA E PRITJES
Nr Pershkrimi Cmim/Njesi
1 Stol/Pupa mdf me tapiceri ngjyre gri e erret, pa mbeshtetje cope
2 Stol/Pupa mdf me tapiceri ngjyre gri e erret, me mbeshtetje cope
3 Tavoline zona e pritjes+menaxheri cope
Çmimet duhet te perfshijne TVSH dhe çdo takse dhe shpenzim tjeter
Garancia
Dorezimi ( Max 15 dite nga Konfirmimi i Bankes)
Kushtet e Pageses
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 14 -
ANEKSI 2
LISTA E DEGEVE DHE ATM-ve OFF SITE
Nr Dega
1 HO
2 Dega Brryli
3 Dega Parku
4 Dega Zogu I Zi
5 Dega Medrese
6 Dega Kombinat
7 Dega K. Parisit
8 Dega Pazari I Ri
9 Dega Autostrade
10 Dega 21 Dhjetori
11 Dega Vora
12 Dega Durres Port
13 Dega Kavaje
14 Dega Shijak
15 Dega Kamez
16 Dega Bilisht
17 Dega Elbasan
18 Dega Korce
19 Dega Librazhd
20 Dega Pogradec
21 Dega Fushe-Kruje
22 Dega Kukes
23 Dega Lac
24 Dega Lezhe
25 Dega Shkoder
26 Dega Fier
28 Dega Ksamil
29 Dega Lushnje
30 Dega Permet
31 Dega Saranda
32 Dega Vlora
33 Dega Qendrore
34 Dega Durres
35 Dega Berat
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 15 -
ANEKSI 3
Distancat ne KM te rrjetit rrugor.