fjala për ta jetuar

22
Fjala për ta Jetuar Dhjetor 2009

Upload: annona

Post on 10-Jan-2016

43 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Fjala për ta Jetuar. Dhjetor 2009. “Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell ”. ( Mt 5,16). […] Drita shfaqet në "veprat e mira". Ajo shndrit përmes veprave të mira që kryejnë të krishterët. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Fjala për ta Jetuar

Dhjetor 2009

“Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para

njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja

të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në

qiell ”. (Mt 5,16)

[…] Drita shfaqet në "veprat e mira".

Ajo shndrit përmes veprave të mira që kryejnë të krishterët.

Por do të më thuash: jo vetëm të krishterët kryejnë

vepra të mira. Edhe njerëz të tjerë bashkëpunojnë për

përparimin, ndërtojnë shtëpi, nxisin drejtësinë...

Ke të drejtë. I krishteri sigurisht i bën dhe duhet t'i bëjë edhe ai gjithë këto

gjëra, por nuk është vetëm ky funksioni i tij i posaçëm. Ai duhet t'i bëjë veprat e mira me një shpirt të ri, me atë shpirt që bën të mundur të mos jetë më ai (i krishteri) që jeton në vetvete, por

Krishti në të.

Në fakt, ungjilltari nuk e ka fjalën

vetëm për veprat e bamirësisë të veçuara (si të

vizitosh të burgosurit, të

veshësh të zhveshurit ose të

gjitha veprat e mëshirës të

përshtatura sipas nevojave të sotme), por e ka fjalën për përkimin e plotë të

jetës së të krishterit me vullnetin e Hyjit,

në mënyrë të tillë që e gjithë jeta e tij të jetë një vepër e

mirë.

Nëse i krishteri vepron kështu, ai është "i tejdukshëm" dhe lavdërimi që do të marrë për sa bën nuk do t'i shkojë atij, por

Krishtit që banon në të, dhe Hyji, nëpërmjet tij, do të jetë i pranishëm në botë. Pra, detyra e të krishterit është të lejojë

që të tejduket kjo dritë që banon në të, të jetë "shenjë" e pranisë së Hyjit në mesin e njerëzve.

“Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para

njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja

të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në

qiell”. (Mt 5,16)

Nëse vepra e mirë e një besimtari ka këtë karakteristikë, edhe bashkësia e krishterë në mesin e botës duhet të ketë këtë

funksion të posacëm: të zbulojë përmes jetës së vet praninë e Hyjit, i cili dëftohet ku janë dy ose tre të bashkuar në emër të

tij, një prani që i është premtuar Kishës deri në mbarimin e kohëve.

Kisha primitive

(fillimet e Kishës) u

jepte shumë rëndësi

këtyre fjalëve të

Jezusit. Sidomos në

momentet e vështira,

kur kundër të

krishterëve bënin

shpifje, pra, i ftonte

të mos përgjigjeshin

me dhunë. Sjellja e

tyre duhej të ishte

kundërshtimi më i

mirë i së keqes që

thuhej për ta.

Në letrën drejtuar Titit lexohet: " Po ashtu nxiti të rinjtë që të jenë të përkormë. Në çdo gjë ji shembull me vepra të mira: në mësim - përpikërinë, denjësinë; fjala të jetë e

shëndoshë, e patëmetë që kundërshtari, duke mos pasur çka të flasë keq për ne, të turpërohet."

“Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para

njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja

të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në

qiell”. (Mt 5,16)

Është jeta e krishterë e jetuar, që është dritë edhe sot për t'i çuar

njerëzit tek Hyji.Po të tregoj një ngjarje.

Antoneta është nga Sardenja, por për arsye pune është zhvendosur në

Francë, në Grenoble.

Antoneta është nga Sardenja, por për arsye pune është zhvendosur në

Francë, në Grenoble.

Punon në një zyrë

ku shumë vetë nuk

kanë dëshirë për

punë. Meqë është

e krishterë dhe te

çdo njeri sheh

Jezusin, që duhet

t'i shërbejë, i

ndihmon të gjithë

dhe është

gjithmonë e qetë

dhe e qeshur.

Shpesh, dikush zemërohet, ngre zërin dhe i shfryn asaj, duke e tallur: "Meqë ke dëshirë për punë, shtyp në

makinë edhe punën time!".

Ajo hesht dhe punon. E di që

nuk janë të këqinj. Ndoshta secili ka hallet e

veta.

Një ditë drejtori i zyrës shkon te ajo, ndërsa të tjerët nuk janë të pranishëm, dhe i thotë: "Tani më thoni, si bëni që nuk

e humbisni kurrë durimin, që buzëqeshni gjithmonë". Ajo mbrohet duke thënë: "Përpiqem të jem e qetë, të shikoj anën

e mirë të gjërave".

Drejtori përplas grushtin në tavolinë dhe bërtet:"Jo! Me siguri

këtu është dora e Zotit, përndryshe është e pamundur! E të mendosh që unë në Zotin nuk

besoja!".

Disa ditë më vonë Antonetën e thërrasin në

drejtori ku i thonë se e kanë

transferuar në një zyrë tjetër "me qëllim - shton drejtori - që ta

shndërrojë ashtu sikurse bëri me zyrën ku punon

tani".

“Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para

njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja

të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në

qiell”. (Mt 5,16)

“Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.

Shkrim i Kjara Lubik, gusht 1979.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili - Itali)

Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit

dhe internetit - për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org