financa per drejtuesitagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. ·...

5

Upload: others

Post on 24-Jan-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FINANCA PER DREJTUESITagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. · KOSTOJA E PRODUKTIT Kostoja e produkti tështë procesi i transferimit të kostove të
Page 2: FINANCA PER DREJTUESITagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. · KOSTOJA E PRODUKTIT Kostoja e produkti tështë procesi i transferimit të kostove të

FINANCA PER DREJTUESIT

Pjesa II – Kontabiliteti i Drejtimit Puna e drejtuesve dhe nevoja për infoacionin e kontabilitetit të drejtimit

Çdo organizatë ka menaxherë të cilët janë përgjegjës për bërjen e planeve, organizimin e burimeve, drejtimin dhe motivimin e personelit, dhe kontrollin e operacioneve.

Organizata: grup njerëzish të bashkuar për një qëllim të për-bashkët. Ky qëllim i përbashkët drejt të cilit një organizatë punon quhet objektivat.

Objektiva Numër 1 e një kompanie është për të fituar një fitim mbi fondet e dedikuara për të.

Pronarët (aksionerët) të një kompanie përshkruajnë objektiva të gjera, emërojnë një Bord të Drejtorëve i cili zgjedh një kryetar ose presi-dent ose dhe oficerë të tjerë për të mbikëqyrur zbatimin e këtyre objektivave.

Ky zbatim ndodh kryesisht në dy faza: - Vendoset mbi produktet që shiten dhe / ose mbi shërbimet që jepen; - Vendoset mbi prodhimin ose thjesht marketingun / shitjen.

Planifikimi strategjik i një organizate përfshin: - Strategjinë e produktit, - Strategjinë e prodhimit, - Strategjinë e marketingut.

Prandaj, menaxherët duhet të kryejnë katër aktivitete kryesore: POD/MK.

Plani�kimi: - Zgjedhja e një kursi të veprimit dhe specifikimi se si veprimi do të zbatohet; - Identifikimi i alternativave dhe përzgjedhja e asaj që arrin efektin më të mirë në avancimin e objektivave të organizatës; - Balancimi i mundësive përkundrejt kërkesave të bëra ndaj buri-meve të kompanisë.

Page 3: FINANCA PER DREJTUESITagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. · KOSTOJA E PRODUKTIT Kostoja e produkti tështë procesi i transferimit të kostove të
Page 4: FINANCA PER DREJTUESITagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. · KOSTOJA E PRODUKTIT Kostoja e produkti tështë procesi i transferimit të kostove të

KOSTOJA E PRODUKTIT

Kostoja e produktit është procesi i transferimit të kostove të prodhimit tek kostoja e produktit të gatshëm. Të dhënat për koston e produktit për njësi janë të rëndësishme për: - Vlerësimin e inventarit në pasqyrat financiare; - Përcaktimin e kostot totale të mallrave të shitura të ardhurat neto të një periudhe;- Ndihmon drejtuesit në planifikimin dhe kontrollin e operacioneve; - Ndihmon drejtuesit në një gamë të gjerë të situatave të vendimmar-rjes.

Tipet e sistemeve të kostove

Në thelb janë dy sisteme: kostoja me bazë pune/projekti dhe kostoja me bazë procesi.

Kostoja me bazë pune

- Përdoret në ato situata ku shumë produkte të ndryshme, punë, grup-produktesh prodhohen në çdo periudhë (prodhim mobiljesh, ndërtim anijesh, prodhim makinerish, etj); - Gjithashtu përdoret gjerësisht në industritë e shërbimit (spital, firmë ligjore, industria e filmit, agjenci reklamash, krijim aplikacionesh kompjuterike, etj.); - Drejtuesit kanë nevojë për një sistem kostoje në të cilin shpen-zimet mund të akumulohen nga puna (ose klienti – konsumatori – linjë produkti, etj.).

Kostoja me bazë procesi Përdoret në ato situata ku prodhimi përfshin një produkt të vetëm, homogjen që prodhohet për periudha të gjata në kohë (çimento, miell, tulla, Glina, Spring, Pepsi-Cola)

Page 5: FINANCA PER DREJTUESITagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/kont... · 2015. 12. 3. · KOSTOJA E PRODUKTIT Kostoja e produkti tështë procesi i transferimit të kostove të

Agna Leadership Academ 2013