fakulteti i mjekËsisË drejtimi: infermieri · 2020. 12. 15. · klasifikimi i sëmundjeve...
TRANSCRIPT
-
UNIVERSITETI PUBLIK I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
TEMA: QASJA E INFERMIERES TEK TË SËMURËT ME
SËMUNDJE REUMATIKE
Mentori: Kandidate:
Prof. Assoc. Dr. Ramush Bejiqi Sendijana Rexhaj
Gjakovë, 2020
-
2
Punimi i diplomës: “QASJA E INFERMIERES TEK TË SËMURËT ME
SËMUNDJE REUMATIKE” e kandidates Sendijana Rexhaj, u punua në Fakultetin e
Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Mentor i punimit:
Prof. Assoc. Dr. Ramush Bejiqi, Profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e
Gjakovës “Fehmi Agani”.
Punimi përmban:
37 faqe, 7269 fjalë dhe 3 fotografi
-
3
DEKLARATA STUDENTORE
UNË, SENDIJANA REXHAJ DEKLAROJ SE TEMA E DIPLOMËS, “QASJA E
INFERIMERES TEK TË SËMURËT ME SËMUNDJE REUMATIKE”,
ËSHTË PUNIM I IMI ORIGJINAL. E GJITHË LITERATURA DHE BURIMET E
TJERA QË I KAM SHFRYTËZUAR GJATË PUNIMIT JANË TË LISTUARA NË
REFERENCA DHE PLOTËSISHT TË CITUARA.
-
4
FALËNDERIMET
Falënderoj familjen time që më përkrahen emocionalisht dhe financiarisht, më besuan në
këtë rrugëtim dhe më përkrahen për çdo arritje time; ju jam mirënjohëse tërë jetën.
Falënderoj mentorin, Prof. assoc. Ramush Bejiqi, i cili në çdo kohë ka qenë i gatshëm
për diskutimet, këshillat dhe rekomandimet rreth këtij punimi.
Po ashtu falënderoj edhe shoqërinë time që ishin pjesë e ime gjatë studimeve.
Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në kryerjen dhe
përfundimin e këtij punimi.
-
5
PËRMBAJTJA
1. Abstrakt…………………………………………………………………………6
2. Hyrje…………………………………………………………………………….7
3. Epidemiologjia…………………………………………………………………..8
3.1. Simtomalogjia…………………………………………………………………..8
3.2. Etiologjia……………………………………………………………………….9
3.3. Diagnoza……………………………………………………………………….9
4. Mjekimi…………………………………………………………………………12
4.1. Manifestimet klinike…………………………………..……………………….14
4.2. Komplikimet……………………………………………………………………16
4.3. Terapia………………………………………………………………………….18
5. Osteoartriti………………………………………………………………………19
5.1. Patologjia……………………………………………………………………….20
5.2. Llojet e osteoartritit……………………………………………………………20
5.3. Simptomat e osteoartritit……………………………………………………….21
5.4.Lupusi eritematoz……………………………………………………………....23
6. Osteoporoza……………………………………………………………………..32
6.1. Llojet e osteoporozës…………………………………………………………..33
6.2. Si mund të parandalohet osteoporoza………………………………………….35
6.3. Plani i kujdesit infermieror……………………………………………………..36
-
6
1. Abstract
Janë më shumë se 100 çrregullime që u përkasin sëmundjeve reumatizmale dhe që
prekin sistemin muskoskeletor. Disa prej tyre janë të shpeshta p.sh. osteoartriti, sindroma
e dhembjes regjionale, fibromialgjia, osteoporoza, artriti reumatoid dhe guta. Disa prej
tyre janë me të rrallë (p.sh., sëmundjet e indit lidhor dhe çrregullimet metabolike te
kolagjenit). Në shumë shtete, simptomat dhe sëmundjet muskoskeletore janë shkaku më i
shpeshtë i kufizimeve funksionale në popullatën e individëve të rritur.
Reumatizma fillon të ndikojë gradualisht, në fillim në nyje që lidhin gishtat me duar dhe
më pas te nyjet që lidhin gishtërinjtë e këmbëve me pjesën tjetër të më këmbëve.
Simptomat shpesh përhapen në kyçet e duarve, këmbëve, gjunjëve, bërrylave, ijeve dhe
shpatullave. Në shumicën e rasteve, simptomat ndodhin në të njëjtën nyje në të dy anë te
trupit, pra janë simetrike.
Sot ekziston një numër i madh i medikamenteve në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale.
Këto medikamente përbëjne një grup heterogjen medikamentesh dhe, përpos efekteve
positive, kanë edhe efekte anësore të rëndësishme në dëmtimin e shëndetit e të sëmurit.
Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët që përdoren për të lehtësuar
dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të
mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.
Qëllimi i punimit: Të paraqesim qasjen e infermieres tek të sëmurët me sëmundje
reumatike, dhe njohjen me etiologjinë, epidemiologjinë, simptomat, diagnozën, trajtimin
e pacientëve.
Fjalët kyçe: Sëmundjet reumatike autoimune, qasja e infermieres.
-
7
2. Hyrje
Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjes të qarkullimit të gjakut, që shkakton me
së shumti paaftësi për punë. Më tepër se 50% e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo
sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e larta te femrat.1
Sëmundjet reumatizmale janë më shumë se 100 çrregullime që prekin sistemin
muskoskeletik. Disa prej tyre janë të shpeshta (p.sh. osteoartriti, sindroma e dhembjes
regjionale, fibromialgjia, osteoporoza, artriti reumatoid dhe guta) dhe shumë prej tyre
janë të rrallë (p.sh., sëmundjet e indit lidhor dhe çrregullimet metabolike tekolagjenit). Në
shumë shtete, simptomat dhe sëmundjet muskoskeletike janë shkaku më i shpeshtë i
kufizimeve funksionale në popullatën e individëve të rritur.2
Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artroza e deri tek
osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri te artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar,
nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Është e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e
para të sëmundjes.3
1https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-parandalimi/
2PYSICAL MEDICINE AND REHABILITATION third edition Randall L. Braddom
Libri u përkthye dhe u redaktua nga Qendra për Përkthim dhe Kualifikim, Tiranë.
3https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/
https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-parandalimi/https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/
-
8
3. Epidemiologjia
Sëmundjet reumatike janë ndër sëmundjet më të vjetra të njohura. Klasifikimi i
sëmundjeve reumatike ndonjëherë është i vështirë për shkak të etiologjisë së panjohur
dhe heterogjenitetit në paraqitjen e tyre klinike. Osteoartriti (OA) dhe Artriti rheumatoid
(RA) janë dy sëmundje reumatike më të shpeshta dhe me zakonshme që shkaktojnë një
përqindje të madhe të aftësisë së kufizuar në të gjithë botën. Barra ekonomike dhe sociale
e këtyre sëmundjeve është e madhe.
Ndikimi i tyre si në individ ashtu edhe në shoqëri rezulton nga një ulje e cilësisë së jetës,
humbjes së produktivitetit dhe rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor, pa qasje të
përshtatshme për menagjimin e pacientëve dhe kontrollin e këtyre sëmundjeve. Ky
ndikim mund të pritet me rritjen e popullsisë. Një nga sfidat në studimin e OA dhe RA,
dhe sëmundjeve reumatike në përgjithsi, është nxerrja e të dhënave epidemiologjike që
mund të përdoren për të kuptuar më mirë faktorët që kontribuojnë në fillimin dhe
përparimin e këtyre sëmundjeve. Vetëm me një kuptim të tillë mund të bëhet përparim i
rëndësishëm në diagnostifikimin, trajtimin dhe menagjimin e pacientëve me sëmundje
reumatizmale.4
4https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/11276800
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/11276800
-
9
3.1. Simptomatologjia
Reumatizma fillon të ndikojë gradualisht, në fillim zakonisht në nyje që lidhin gishtat me
duar dhe më pas te nyjet që lidhin gishtërinjtë me këmbë.
Simptomat shpesh përhapen në kyçet e duarve, këmbëve, gjunjëve, bërrylave, ijeve dhe
shpatullave. Në shumicën e rasteve simptomat ndodhin në të njëjtën nyje në të dy anët ë
trupit.
Shenjat dhe simptomat mund të ndryshojnë në ashpërsi dhe madje mund të përsëriten,
dhe me kalimin e kohës, mund të shkaktojnë deformim nga reumatizmi në vendin e
dhimbjes.
Simptomat tjera përfshijnë:
⮚ Ënjtje të nyjeve,
⮚ Ngurtësi, e cila mund të zgjasë disa orë dhe ditë,
⮚ Lodhje
⮚ Ethe e temperaturë
⮚ Humbje peshe
⮚ Dhimbje e kyçeve të dorës, kapakut të gjurit (kuoës), kyçit të këmbës, mesit dhe
thembrave,
⮚ Dhimbje të supit
⮚ Dhimbje të qafës,
⮚ Dhimbje gjatë lëvizjes,
⮚ Humbje e oreksit,
⮚ Zbehje të fytyrës, që shkaktohet nga mungesa e aktivitetit të palcës kurrizore dhe
kjo çon në anemi,
⮚ Ndjesi dhe kruajtje të syve.5
5https://mjekesiabimorearabe.com/reumatizma/
https://mjekesiabimorearabe.com/reumatizma/
-
10
3.2. Etiologjia
Shumë çrregullime reumatike kanë qenë historikisht të shkaktuara nga sëmundjet
infektive. Etiologjia e tyre ishte e panjohur deri në shekullin e 20-të.
Shkaqet e reumatizmës janë më të ndryshme por më kryesoret janë:
⮚ Reumatizma ndodh kur sistemi imun sulmon mikroalbuminurinë e membranës
(membranat që rrethojnë nyjet). Inflamacionet e shkaktuara nga mungesa e cipës
së mikroalbuminurisë, përfundimisht mund të shkaktojë dhimbje të kockave,
dobësim të nyjeve, që gradualisht humbasin formën dhe funksionin e tyre.
⮚ Elementi gjenetik ka një rol të madh. Faktori gjenetik, pra trashegimia, sipas
mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozes së gishtave të këmbëve dhe të
duarve.
⮚ Faktorët e mjedisit si viruset e caktuara dhe bakteret, mund të çojnë në
reumatizëm.
Faktorët e rrezikut:
⮚ Gratë janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve.
⮚ Reumatizmi mund të ndodh në çdo moshë, por është më shumë i shpeshte në mes
moshës 40 dhe 60 vjeçe.
⮚ Nëse një anëtar i familjes vuan nga reumatizma, kjo mund të rris rrezikun.
⮚ Çrregullimet autoimune shkaktojnë shfaqjen e reumatizmës dhe, ndonjëherë
mund të ndikojnë në organe si në lëkurë, në sy, mushkëri dhe enët e gjakut.
⮚ Klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare dhe lajmerimin
e reumatizmës.
⮚ Mbipesha gjithashtu është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.6
6https://mjekesiabimorearabe.com/reumatizma
https://mjekesiabimorearabe.com/reumatizma
-
11
3.3. Diagnoza
Vënia e diagnozës përfundimtare të sëmundjeve reumatike mund të bëhet duke vlerësuar
historinë mjekësore, duke kryer një egzaminim fizik ose bërjën e testeve laboratorike
specifike, dhe ndërmarrjen e ekzaminimeve imazherike.7
Historia mjekësore
Mjeku duhet të bisedojë me pacientin për simptomat e tij duke bërë pyetje si:
● Sa dhembje keni?
● Ku, saktësisht, ju ndjeni dhimbje ose simptoma tjera, të tilla si ngurtësia dhe
ënjtje?
● Kur kanë filluan simptomat tuaja dhe a janë ato konstante apo ndryshojnë gjatë
gjithë ditës?
● Barnat, pozicionet e trupit dhe gjërat tjera që mund të lehtësojnë simptomat tuaja?
● Faktorët që përkeqësojnë dhimbjen?
● Pacienti pyetet për shëndetin e tij të tanishëm dhe të kaluar, sëmundjet eventuale
paraprake, zakonet e udhëtimit dhe historinë mjekësore të familjes, veçanërisht në
lidhje me sëmundjet reumatike dhe çrregullimet autoimune.8
7https://www.eular.org/myUploadData/files/10%20things%20on%20RD.pdf
8https://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/diagnosis-and-treatment/
https://www.eular.org/myUploadData/files/10%20things%20on%20RD.pdfhttps://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/diagnosis-and-treatment/
-
12
Egzaminimi fizik
Gjatë kontrrollit fizik, kontrrollohen nyjet për enjtje, skuqje dhe ngrohtësi. Po ashtu,
kontrrollohen reflekset muskulore dhe forca e muskujve.9
Testet
Nëse mjeku dyshon se keni një lloj sëmundje reumatike, atëherë mjeku urdhëron të bëhen
analizat laboratorike për të ndihmuar në përjashtimin e shkaqeve tjera të mundshme për
të arritur deri te një diagnozë e besueshme.
Rëndësi të veçantë kanë testet e gjakut, të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e
shënuesve të inflamacionit, antitrupave të shoqëruar me sëmundje të caktuara, gjetjeve
anormale të gjakut dhe funksionimin jonormal të organeve. Po ashtu, edhe testimi i urinës
dhe lëngjeve janë të rëndësishme.
Mjekët rekomandojnë rrezet X për të ndihmuar gjurmimin e progresit te artritit në nyjet
gjatë kohës. MRI dhe testet me ultra tinguj mund të ndihmojnë mjekun të gjykojë
ashpërsinë e sëmundjes në nyje.10
X-rrezet tregojnë per çdo dëmtim i shkaktuar në nyje nga inflamacioni që ndodh në artrit.
Mjekët gjithashtu përdorin pajisje të tilla si skanime me ultratinguj për të kërkuar
inflamacione dhe dëmtime të hershme të nyjeve.
11
9http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/ 10https://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/diagnosis-and-treatment/ 11http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/
http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/https://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/diagnosis-and-treatment/http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/
-
13
4. Mjekimi
Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se anti-inflamatorët që shërbejnë për të
lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar
që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.
Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re
medikamenteve, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për
stomakun dhe veshkat.
Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta”.
● Klima - nuk është e vërtetë se lagështia shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e
bën vetëm më të rëndë.
● Uji - ata që mbajnë gjatë duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por,
nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembje.
● Pesha - personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që
kanë disa kilogrammë tepër, por jo shumë.
● Dieta - përdorimi i frutave dhe perimeve ndihmon në luftimin e sëmundjes së
reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i
ushqimeve me erëza.
● Dhimbjet e shpinës - mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë.
Sipas statistikave te ndryshme, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin
të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me anti-inflamatorë.
● Dhembjet e qafes - Një ndër tri rastet ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet
reumatike është mjaft e fortë trashegimia gjenetike. Por specialistët japin disa
këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes.
● Qumështi - rekomandohet konsumimi i një sasie të madhe të qumështit. Kjo vlen
për të gjithë personat që vuajnë nga osteoperoza (mungesa e kalciumit) duhet të
pinë 4-5 gota qumësht në ditë.
● Dielli e ajri i pastër - janë aleatët e tjerë për një formë të mirë fizike e për të
gëzuar një shëndet sa më të mirë.12
12https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/
https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/
-
14
Llojet e sëmundjeve reumatizmale
Tani mund të dallohen më shumë se 100 sëmundje reumatike me etiologji,
manifestim dhe ecuri të ndryshme. Ndër më të zakonshmet janë:
● Osteoartriti
● Artriti reumatoid
● Lupusi
● Spondiloartropatite-spondiliti ankiloz (AS) dhe artriti psoriatic (PSA)
● Sindroma e Sjogrenit
● Scleroderma
● Artriti infektiv
● Artriti idiopatik për të mitur.13
13https://www.webmd.com/rheumatoid-arthritis/an-overview-of-rheumatic-diseases
https://www.webmd.com/rheumatoid-arthritis/an-overview-of-rheumatic-diseases
-
15
Artriti Reumatoid
Artriti reumatoid (RA) është një sëmundje multisistemike kronike me etiologji të pa
njohur. Megjithëse ka një shumëllojshmëri manifestimesh sistemike, tipari
karakteristik i RA-së është sinoviti inflamator i vazhdueshëm, që zakonisht përfshin
artikulacionet periferike sipas një shpërndarjeje simetrike. Potenciali i inflamacionit
synovial për të shkaktuar dëmtim në kërce dhe erozione në kockë, si dhe ndryshime të
më vonshme në integritetin e artikulacioneve përbën shenjën dalluese të sëmundjes.
Pavarësisht potencialit të tij shkatërrues, ecuria e RA-së mund të jetë e ndryshueshme.
Disa pacientë mund të kenë vetëm një sëmundje të lehtë oligoartikulare, me
kohëzgjatje të shkurtër, me dëmtim minimal të artikulacioneve, por pjesa më e madhe
vuajnë nga një poliartrit progresiv, i pranishëm me dëmtim të theksuar të funksionit.14
Etiologjia
Etiologjia e artritit reumatoid mbetet ende e panjohur, por është sugjeruar se mund të jetë
një manifestim i përgjithshëm ndaj një agjenti infeksioz në një bartës gjenetikisht të
ndjeshëm. Si pasojë e shpërndarjes mbarë botërore të RA-së, është hedhur hipoteza se
nëse është i përfshirë një agjent infeksioz, mikroorganizmi duhet të jetë ubikuitar. Për
këtë janë sugjeruar një sërë agjentësh shkaktarë të mundshëm, duke përfshirë
Mycoplasma pneumonia, parvovirusin dhe virusin e rubeoles, por nuk ka prova bindëse
se këta ose agjentë të tjerë infeksiozë shkaktojnë RA. Procesi me anë të të cilit një agjent
infeksioz mund të shkaktojë artrit inflamator kronik me një shpërndarje karakteristike
mbetet ende i panjohur.
14HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17
th Edition)
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
16
4.1. Manifestimet klinike
Shfaqja- RA-ja është poliartrit kronik me shumë karakteristika me lajmërimin,
manifestimin klinik dhe ecurinë e sëmundjes. Tek afërsisht 2/3 e pacientëve ai fillon në
formë të fshehtë me rraskapitje, anoreksi, dobësi të përgjithshme dhe simptoma
muskuloskeletike të paqarta, deri sa të bëhët e dukshme prania e sinovitit. Kjo mund të
vazhdojë për javë ose muaj dhe e kthen diagnozën në sfidë. Simptomat specifike shfaqen
gradualisht në formën e prekjes simetrike të disa artikulacioneve, si për shembull ato të
duarve, kyçeve, gjunjëve dhe këmbëve. Tek afërsisht 10% e individëve, shfaqja është me
akute, me një zhvillim të shpejtë të poliartritit, shpesh të shoqëruar me simptoma
konstitucionale, duke përfshirë ethet, limfadenopatinë dhe splenomegalinë. Tek afërsisht
2/3 e pacientëve, simptomat fillimisht mund të jenë të kufizuara në një ose disa
artikulacione. Megjithëse në disa pacientë modeli i përfshirjes së artikulacioneve mund të
mbetet josimetrik, forma më e shpeshtë është simetrike.
Shenjat dhe simptomat e sëmundjes artikulare
Dhimbja, ënjtja dhe ndjeshmëria e theksuar mund të mos jenë mirë të lokalizuara në
artikulacione. Manifestimi më i shpeshtë i RA-së së rrënjosur është dhimbja e
artikulacioneve të prekura, e cila rëndohet me lëvizje. Si model, ajo i korrespondon atij të
përfshirjes së artikulacioneve, por nuk lidhet përherë me shkallën e inflamacionit të
dukshëm. Ngurtësimi i përgjithshëm është i shpeshtë dhe zakonisht është me i ashpër pas
periudhave të pasitivitetit.15
15HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17
th Edition )
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
17
Artriti reumatoid i përparuar dhe i rëndë i duarve. Ka një ënjtje masive të tendineve
në sipërfaqet dorsale të të dy duarve, humbje e theksuar muskulore, devijim ulnar të
artikulacioneve dhe shformim i gishtave si qafa e mjellmës. (Nga Forbes CD, Jackson
WF: Color atlas and text of clinical medicine, botimi i 3).
● Faktorët e riskut për këtë sëmundje
Faktori moshë, sidomos te femrat e moshës 50-60 vjeç, janë 2-3 herë më të rrezikuara se
meshkujt. Duhani është gjithashtu faktor risku së bashku me obezitetin. Personat që kanë
histori familjare, pra pjesëtarë të familjes te prekur me artrit, kanë rrezik më të lartë se
pjesa tjetër e popullatës.16
16https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-
hygeia-tirane
https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-hygeia-tiranehttps://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-hygeia-tirane
-
18
● Diagnoza
Diagnoza e RA-së mund të vonohet për shkak të natyrës jo specifike të simptomave
fillestare. Ajo përcaktohet lehtë te personat që kanë manifestim te sëmundjes tipike.
Kuadri tipik i poliartritit inflamator simetrik bilateral, që përfshin artikulacionet e vogla
dhe të mëdha në anën e sipërme dhe të poshtme, me përjashtim të skeletit aksial dhe të
shtyllës kurrizore, shërben si sugjerim për diagnozë. Tiparet konstitucionale që tregojnë
natyrën inflamatore të sëmundjes, si p.sh, ngurtësimi mëngjesor, mbështësin diagnozën.
Diagnoza është diçka e vështirë për t’u përcaktuar gjatë fazave të hershme të ecurisë së
sëmundjes, në të cilat mund të jenë të pranishme vetëm simptomat konstitucionale - artriti
me shpërndarje jo simetrike. Para përcaktimit të diagnozës mund të jetë e nevojshme një
periudhë vëzhgimi dhe përcjellje e sëmundjes.
Diagnoza përfundimtare e RA-së është kryesisht në varësi të veçorive klinike
karakteristike dhe përjashtimi i sëmundjeve të tjera inflamatore.17
17HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17
th Edition )
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
19
4.2. Komplikimet
Artriti reumatoid është një sëmundje gjithëpërfshirëse, që nuk prek vetëm kyçet por edhe
organet tjera të trupit të njeriut. Komplikacionet shfaqen si gjatë ecurisë së sëmundjes,
por edhe nga mjekimi jo korrekt, apo në raste kur mjekimi ka dështuar. Komplikacionet
shfaqen në dy plane: në nivel të dëmtimit të kyçeve deri në shkatërrimin dhe deformimin
e tyre dhe humbjes së funksionit, dëmtimeve dhe deformimeve në të gjitha pjesët e
kolonës vertebrale, si dhe në nivel të dëmtimit të organeve si lëkurës, syve, demtimeve
ne zemër, pulmone, veshka etj. Komplikacionet janë efekte direkte në organe te
semundjes në disa raste dhe efektet anësore të trajtimit me preparate modifikuese të
sëmundjes, të cilat rrisin riskun për infeksione, apo në disa raste edhe për sëmundje
kancerogjene.
Artriti në jo pak raste e çon pacientin drejt invalidizmit.18
Artriti reumatoid rrit rrezikun e zhvillimit te:
● Osteoporozës
● Nodulave rheumatoide
● Ndryshimeve në sy dhe gojën e thatë
● Sindromit të tunelit të kyçit të dorës
● Problemeve të zemrës
● Sëmundjeve të mushkërive19
Artriti reumatoid dhe shtatëzania
Në mënyrë befasuese, Artriti Reumatoid përmirësohet në 80% të rasteve te femrat
shtatëzëna. Ka të ngjarë të acarohet pas lindjes. Ende nuk dihet përse ndodh kjo. Për këtë
arsye mund të nevojitet ndryshim i medikamenteve para mbetjes shtatëzënë dhe gjatë
shtatëzanisë.20
18http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-komplikimet/ 19http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/
20http://asistencafamiljare.al/cfare-eshte-artriti-reumatoid/
http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-komplikimet/http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-komplikimet/http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/http://asistencafamiljare.al/cfare-eshte-artriti-reumatoid/
-
20
Qasja ndaj pacientit
Parimet e përkujdesjes bazë të këtyre pacientëve pasqyrojnë vlerën e ndërhyrjes agresive
të hershme dhe të përshtatshme, ndryshushmërinë e sëmundjes, natyrën shpesh të
vazhdueshme të inflamacionit dhe potencialin e tij për të shkaktuar invalidizëm, lidhjen
ndërmjet inflamacionit të qëndrueshëm dhe erozionit kockor të vdekshmërisë, si dhe
nevojën për të rivlerësuar pacientin shpeshherë për përgjigjen simptomatike ndaj terapisë.
Në momentin e shfaqjes së sëmundjes është e vështirë që të parashikohet ecuria natyrore
e sëmundjes te një pacient të veçantë. Në këto rrethana, qasja klasike ka të bëjë me
përpjekjen për të lehtësuar simptomat e pacientit me koksibe. Disa pacientë mund të
vuajnë nga një formë agresive të sëmundjes. Te pacientët me RA duket se ka një dritare
shprese gjatë fazës së hershme të sëmundjes, gjatë të cilës fillimi i terapisë mund të ketë
një efekt më të madh në uljen e dëmtimit artikular të mëtejshëm dhe invalidizmit.21
Ndërhyrjet infermierore për artritin reumatoid
Fokusi i infermierit:
● Dhembje - infermierja duhet të dijë si të trajtojë dhimbjen.
● Ruajtja e nyjeve – të bëjë përmirësimin e funksionit dhe lëvizshmërisë, po ashtu
edhe përdorimin e pajisjeve ndihmëse.
● Edukimi – medikamentet dhe trajtimi jo-farmakologjik, vetë sëmundja.
Bëni pyetje pacientëve për të ndihmuar në përcaktimin e hershëm nëse kjo është artrit
reumatoid dhe vlerësoni mirëkuptimin e pacientit për artrit reumatoid sepse menaxhimi
ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm
të përbashkët.22
21HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17
th Edition )
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
22https://nurseslabs.com/6-rheumatoid-arthritis-nursing-care-plans/
https://nurseslabs.com/6-rheumatoid-arthritis-nursing-care-plans/
-
21
4.3. Terapia
Megjithëse nuk ekziston një kurë, trajtimet me medikamente mund të lehtësojnë
dhimbjen dhe ulin inflamacionin, mund të parandalojnë dëmtimin e artikulacioneve dhe
ndihmojnë në funksionimin e tyre. Përpilohet një plan që bazohet në raste specifike, ku
përfshihet mosha, artikulacionet e dëmtuara, dhe sa e zhvilluar është sëmundja. Plani
përfshine mjekime dhe ushtrime fizike për forcimin e muskujve rreth artikulacioneve.
Disa persona mund të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjike.23
5. Osteoartriti
Osteoartriti (OA) është një çrregullim i artikulacioneve i cili klinikisht karakterizohet me
dhimbje dhe kufizime të lëvizshmërisë, grafikisht karakterizohet nga osteofitet dhe
ngushtimi i hapësirës artikulare, ndërsa në ndryshimin histologjik vihen re ndryshime të
kartilagos dhe integritetit të kockës subkondrale. OA-së është sëmundja më e shpeshtë e
artikulacioneve dhe rëndësia e saj rrjedh nga ndikimi ekonomik, si në prodhueshmëri
ashtu edhe në trajtim.
Megjithëse etiologjia e OA-së nuk është kuptuar ende qartë, është treguar se ajo është një
mori çrregullimesh, ku kartilagoja është një pjesa e nyjes mbi të cilin faktorët
biomekanikë luajnë rol të rëndësisë së veçantë. Faktorët e rrezikut, si p.sh. mosha, pesha
dhe punësimi, kanë gjithashtu shumë rëndësi. Duke qenë se aktualisht nuk ka asnjë
trajtim për parandalimin ose përmirësimin e procesit bazë të sëmundjes, trajtimi mjekësor
me anë të ndërhyrjes ortopedike, që rezervohet për ato situata që nuk mund të
kontrollohen më me terapi konservative, synon kryesisht lehtësimin e dhimbjes dhe
përmirësimin e funksionit të artikulacioneve.
23http://asistencafamiljare.al/cfare-eshte-artriti-reumatoid/
http://asistencafamiljare.al/cfare-eshte-artriti-reumatoid/
-
22
Epidemiologjia
Osteoartriti është deri tani çrregullimi më i zakonshëm i artikulacioneve, një nga
sëmundjet më të shpeshta te të moshuarve dhe një nga shkaqet kryesore të invaliditetit.
Duke qenë se ajo mund të përcaktohet si radiologjikisht ashtu edhe klinikisht, por edhe
për shkak se midis këtyre të dyjave ka pak lidhje, në studimet epidemiologjike ka pasur
vlerësime të ndryshme për prevalencën e kësaj sëmundje, duke përdorur kritere
radiografike, prevalenca e osteoartritit rritet në mënyrë të qëndrueshme, nga më pak se
2% te gratë më të reja se 45 vjeç, në 30% tek ato me moshën 45 deri 64 vjeç dhe në 68%
tek ato që janë më të vjetra se 65 vjeç. Prevalenca te burrat është pak më e lartë në grupet
me moshë më të re (para moshës 45 vjeç), ndërsa gratë preken më shpesh pas moshës 55
vjeç, me përjashtim të artikulacionit të këllkut.
5.1. Patologjia
Tiparet kryesore të osteoartritit në ekzaminimin artroskopik janë zonat fokale të ulceruara
të kartilagos që vendosen mbi kockën me dendësi të rritur dhe të lëmuar, të cilat shfaqen
në sipërfaqet artikulare peshëmbajtëse, si dhe tek osteofitet jukstartikulare që rriten në
skajet e artikulacionit. Kjo gjendje përfaqëson stadin përfundimtar të një procesi të
vazhdueshëm, ndërsa OA-ja përfaqëson një proces patologjik.24
24GOLDMAN’S CECIL MEDICINE 23
rd edition
Lee Goldman Andrew I. Schafer
Libri u përkthye dhe redaktuar nga Qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
23
5.2. Llojet e osteoartritit
Ka dy lloje të osteoartritit: primar dhe sekondar.
Osteoartriti primar është artriti që ndodh për shkak të një procesi të plakjes së
pashëndetshme. Fillimi i OA-së primar është gradual dhe sëmundja zakonisht përparon
gjatë rrjedhjes së shumë viteve.
Osteoartriti sekondar është më pak i zakonshëm, por ka shkaqe më të dukshme, të
drejtëpërdrejta: traumë, dëmtim, inflamacion të mëparshëm (madje edhe nga artriti
reumatoid), dëmtimi i lindur, infeksion, kirurgjia ose përdorimi i zgjatur i medikamenteve
kimike.
5.3. Simptomat e osteoartritit
Shenjat kryesore të osteoartriti janë: ngurtësi e lehtë në fillim të mëngjesit, ngurtësi pas
periudhave të pushimit, dhimbje që përkeqësohet kur përdor kyçet, humbje e funksionit të
kyçeve, brishtësi lokale, ënjtje e indeve të buta, kërcitje e nyjeve gjatë lëvizjeve, ënjtje
kockore dhe lëvizje e kufizuar.
-
24
Shkaqet
Osteoartriti është konsideruar nga shumë njerëz si rezultat i natyrshëm i procesit të
plakjes. Pothuajse të gjithë mbi moshën 60 vjeçe shfaqin disa shenja të sëmundjes. Pesha
e tepërt, konsumimi i përgjithshëm i trupit dhe një jetë me dietë dhe ushtrim joadekuat,
janë shkaqet kryesore të osteoartritit.
Shkaqet shtesë mund të jenë defektet skeletore, faktorët gjenetikë dhe mangësitë
hormonale (siç dëshmohet nga shumë gra që preken nga osteoartriti pas menopauzës).
Pacientët me osteoartrit shpesh shfaqin rezistencë ose mungesë insuline.
Rezistenca e insulinës, e cila konsiderohet pararendëse për diabetin e të rriturve, është një
çrregullim i sheqerit në gjak që ndodh kur nuk reagon ndaj efekteve të insulinës në gjak.
Kjo e bën më të vështirë për trupin të përdorë sheqerin (glukozë) për të prodhuar energji.
Ndryshimet në prodhimin e insulinës gjithashtu mund të stimulojnë trupin për të prodhuar
më shumë prostaglandina inflamatore, të cilat ndikjonë negativisht në nyje.
Ndryshimet biomekanike, veçanërisht aciditeti i tepërt i indeve, mund të kontribuojnë
gjithashtu në zhvillimin e osteoartritit. Kur nyjet e humbasin gamën e plotë të lëvizjes për
shkak të stresit, dëmtimit ose mungesës së aktivitetit, kërci zvogëlohet dhe prishet. Trupi
e zëvendëson përkeqësimin e nyjeve me kalcium, duke rezultuar në formimin e
depozitave të ashpra dhe të papërkulshme, të cilat shkaktojnë ngurtësi të nyjeve.
Osteoartriti mund të zhvillohet gjithashtu nga çdo lëndim traumatik i kërcit, i shkaktuar
nga sportet, aksidentet ose aktiviteti që përfshin lëvizje të përsëritura.25
25https://mjekesiabimorearabe.com/osteoartriti/
https://mjekesiabimorearabe.com/osteoartriti/
-
25
Diagnostifikimi
Diagnostikimi fillon nga informatat qe mjeku merr nga pacienti per dhimbjet që ka,
kohën kur lajmërohen dhe kohëzgjatjen e tyre. Mjeku po ashtu pyet nëse dhimbja
përkeqësohet pas aktiviteteve fizike dhe përmirësohet pas pushimit.
Bëhet ekzaminimi klinik, nëse ka vështirësi në lëvizjen e kyçeve. Sugjerohet të bëhet
skanimi me rreze X te kyçeve të cilat po shkaktojnë probleme për të përcaktuar se çfarë
është duke shkaktuar dhimbje. Analizat e gjakut ndihmojnë në diagnostikimin dhe
diferentimin dhe përcaktojnë se nga cila formë e artritit është prekur pacienti.26
Mjekimi
Nuk ka ndonjë terapi e posaqme për trajtimin e osteoartritit. Gjasat janë që kjo sëmundje
të përkeqësohet edhe më shumë me kalimin e kohës. Krijimi i një plani personal mund
t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv, t’i mbroni kyçet nga dëmtimet dhe të mbani dhimbjen
nën kontrollë. Mjeku do të ndihmojë të krijoni një plan të tillë. Për më tepër, mjeku
sugjeron një kombinim të terapive27
.
26https://www.probleme.me/semundje/ortopedia eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijne 27https://www.probleme.me/semundje/ortopedia-eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijne
https://www.probleme.me/semundje/ortopedia%20eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijnehttps://www.probleme.me/semundje/ortopedia%20eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijnehttps://www.probleme.me/semundje/ortopedia-eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijnehttps://www.probleme.me/semundje/ortopedia-eshtrat/osteoartriti/#Simptomat_kryesore_te_osteoartritit_perfshijne
-
26
5.4. Lupusi eritematoz
Lupusi eritematoz sistemik (SLE) është sëmundje autoimune, ku organet dhe qelizat i
nënshtrohen dëmtimit të ndërmjetësuar nga auto-antitrupat që lidhen me ind dhe
komplekset imune të formuara si pasojë e reaksionit autoimunitar. 90% e pacientëve janë
femra në moshë pjellore; megjithatë të gjithë individët e çdo gjinie, moshe dhe grupi
etnik janë të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje. Prevalenca e SLE në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës është 15-50 për 100.000; sipas studimeve të njëjta prevalencë më e lartë
ndërmjet grupeve etnike është tek afroamerikanët.28
Epidemiologjia
Incidencë e lupusit eritematoz sistemik në Mbretërinë e Bashkuar është afërsisht katër
raste për 100.000 njerëz në vit, prevalenca varon midis gjinive dhe midis grupeve të
ndryshme etnike. Lupusi eritematoz sistemik shfaqet afërsisht 10 dhe 20 herë më shpesh
te femrat se sa te meshkujt dhe është me i shpeshtë në disa grupe etnike. Sipas një studimi
të bërë kohëve të fundit në Mbretërine e Bashkuar, llogaritet një prevalencë e lupusit
eritematoze sistemik te femrat 206 për 100.000 tek afro-karaibianët, 91 për 100.000 tek
aziatikët dhe 36 për 100.000 te kaukazianët. Këto ndryshime sipas gjinisë dhe racës janë
tepër të përputhshme me ato të raportuara nga studimet e bëra në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe në Karaibe, megjithëse prevalenca e raportuar e lupusit eritematoz sistemik
në Afrikë është shumë më e ultë.
Vdekshmëria nga lupusi eritematoz sistemik ka rënë dukshëm gjatë gjysmë shekullit të
fundit. Ndërsa, në vitet ’50 të shekullit XIX raportohej se lupusi eritematoz sistemik
kishte një mbijetesë 5-vjeçare ne 50% te rasteve, raportet e mbijetesës 10-vjeçare u rritën
28HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17
th Edition )
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
27
deri në 80 dhe 90% në vitet ’70 te po këtij shekulli. Që nga ajo kohë, raportet e
mbijetesës janë përmirësuar pak, por vdekjet nga insuficienca renale janë bërë më të
rralla, ndërsa ato nga infeksioni janë shtuar. Këto të fundit përgjithësisht janë të lidhura
me terapi imunosupresive, duke theksuar nevojën për metodat më të mira dhe më të
përcaktuara të trajtimit të anomalive imunologjike te cilat jane bazë e kësaj sëmundjeje.
Patogjeneza dhe disfuksioni imunologjik
Asnjë anomali e vetme e sistemit imunitar nuk mund të konsiderohet si shkaku i vetëm i
lupusit eritematoz sistemik. Patogjeneza e sëmundjes varet nga ndërveprimi i shumë
faktorëve të ndryshëm, rëndësia relative e të cilëve mund të ndryshojë nga njëri pacient
në tjetrin. Këta përfshijnë auto-antitrupat, limfocitet T, citokinet, faktoret e sistemit të
komplementit dhe apoptozën. Kërkimet për të zbuluar këtë sistem kompleks të faktorëve
të ndërlidhura kanë vazhduar duke studiuar cilësitë e qelizave dhe përbërësve indore të
marrë nga pacientët me lupus eritematoz sistemik dhe ndërmjet studimit të modeleve te
minjtë të kësaj gjendjeje.29
Shkaktarët
Lupus eritematosus sistemik është një gjendje auto-imune, që do të thotë se është
shkaktuar nga problemet që lidhen në sistemin imunitar.
Shumica e ekspertëve mendojnë se SLE nuk ka vetëm një shkak. Ata argumentojnë se
mund të ketë një numër të faktorëve gjenetikë që i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm për
zhvillimin e SLE-së.
29Trakti i Oksfordit për Mjekësinë—Vellimi 3: pjesët 18-33
Redaktore: David A.Warrell, Timothy M.Cox, John D.Firth, Edward J.Benz Jr.
-
28
Llojet e lupus
Ka disa lloje, por më kryesorët janë:
Lupusi eritematoz diskor (LED)
Kjo është një formë e lehtë e lupusit që ndikon vetëm në lëkurë. Ajo shkakton simptoma
të tilla si: shenja të kuqe, rrethore, si luspa në lëkurë, që mund të trashen dhe ngurtësohen.
Shenjat dhe pesha e manifestimit te LED mund të letesohen duke iu shmangur ekspozimit
direkt ndaj diellit. (LED) zakonisht ndikon vetëm në lëkurë, por, në disa raste ajo mund të
përparojë në indet e trupit dhe organet.
Lupusi i barnave nxitëse
Ka mbi 100 medikamente që janë të njohura për të provokuar lupusin, si një efekt anësor
në njerëz të caktuar. Lupusi i shkaktuar nga medikamentet është i njohur si lupus i
barnave nxitëse.
Lupusi eritematoz sistemik (SLE) ky është një lloj i lupusit që mund të ndikojë në
pjesën më të madhe të indeve të trupit dhe organet.30
Lupusi eritematoz sistemik në shtatzëni
Lupusi eritematoz sistemik në vetvete zakonisht nuk e pakëson aftësinë për koncepsion,
megjithëse medikamentet që përdoren për të trajtuar atë, veçanërisht ciklofosfamidi,
mund të shkaktojnë infertilitet si pasojë e insuficiencës gonadale. Ekziston një rrezik i
shtuar për abort spontan, veçanërisht në prani të antitrupave antifosfolipidike dhe një
histori të një aborti të mëparshëm duhet të merren në konsideratë për antikoagulim deri
në lindjen e foshnjes. Duke qenë se varfarina është potencialisht teratogjene, heparina
mund të përdoret nga tremestri i dytë deri në lindje.
Shpeshherë, nënat pyesin nëse fëmijët e tyre kanë mundësi ta trashëgojnë lupusin
eritematoz sistemik. Trashëgimia e shfaqur tek të rriturit e sëmundjes është shumë e rrallë
(afërsisht 1% në të gjitha rastet), megjithëse mund të shfaqet një sëmundje e
30https://mjekesiabimorearabe.com/lupus/
https://mjekesiabimorearabe.com/lupus/
-
29
përkohëshme e quajtur lupusi neonatal. Tiparet e kësaj gjendjeje janë rashi, hepatitis,
anemia dhe trombocitopenia, të cilat zakonisht normalizohen rreth 8 muaj pas lindjes, si
dhe inflamacioni i indeve përçues kardiakë, i cili mund të shkaktojë bllok kardiak te
fetusi. Problemi kardiak mund të diagnostikohet ndërmjet ekografisë së zemrës fetale nga
java e 16-të deri në të 24-ën e shtatëzanisë. Trajtimi i nënës me 4 mg deksametazone oral
në ditë mund ta parandalojë progresionin nga blloku kardiak fetal jo i plotë, në bllokun
kardiak fetal të plotë. Në qoftë së shfaqet blloku kardiak i plotë, neonati mund të ketë
nevojë për një pacemaker kardiak. Është interesant fakti se fëmijët e lindur me lupus
neonatal ndonjëherë zhvillojnë bllok kardiak më vonë gjatë jetës.31
Simptomat
Shumë njerëz do të përjetojnë periudha të gjata kohore më pak ose aspak simptoma para
se, papritur të përjetojnë një shpërthim, ku simptomat janë veçanërisht të rënda.
Megjithatë, edhe rastet e lehta të lupusit mund të kenë një ndikim të konsiderushëm mbi
cilësinë e jetës të një personi për shkak se shumë nga simptomat, veçanërisht lodhja
kronike, mund të jetë shqetësuese dhe të shkaktojë ndjenjat e depresionit dhe ankthit.
SLE ndonjëherë mund të shkaktojë një sërë komplikacionesh të rënda, të tilla si probleme
të veshkave dhe sëmundje të zemrës, dhe trajtimi mund të bëjë një person të prekshëm
ndaj infeksioneve të rënda.
31OXFORD TEXTBOOK OF MEDICINE 4
TH edition
David A. Warrell, Timothy M. Cox, John D. Firth, Edward J. Benz Jr.
Libri u përkthe dhe u redaktua nga Qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
-
30
Simptomat kryesore
Tre simptomat kryesore të SLE janë:
1. Lodhje: një nga simptomat më të zakonshme të SLE.
Pacienti ka lodhje edhe pse bën gjumë të mjaftushëm dhe të rehatshëm. Kryerja e
detyrave të përditshme, të tilla si punët e shtëpisë apo punët e zyres, mund t’i lini
përshkak se ndiheni të lodhur. Shumë njerëz me SLE kanë raportuar se lodhja është
aspekti më shqetësues dhe shkatërrues i SLE, sepse ka ndikim negativ në punën e tyre
dhenë jetën shoqërore.
2. Dhimbje nyjesh: nëse keni SLE, ju keni më shumë gjasa të përjetoni dhimbje
kyçesh në duar dhe këmbë. Ju mund të gjeni se dhembja ndryshon nga një grup i
nyjeve në një tjetër mjaft shpejt. Megjithatë, ndryshe nga disa kushte të tjera që
-
31
ndikojnë nyjet, SLE nuk ka gjasa të shkaktojë dëmtim të përhershëm apo deformim të
nyjeve tuaja.
3. Skuqje e lëkurës: te njerëzit me SLE, skuqja e lëkurës më së shpeshti zhvillohet
në fytyrë, kyçet e duarve dhe në duar. Një skuqje mbi faqe dhe në urën e hundës
është veçanërisht e zakonshme dhe është e njohur si një “skuqje flutur”. Skuqja e
lëkurës që shkaktohet nga SLE mund të jetë e përherëshme dhe mund të bëhet më
keq me ekspozimin ndaj diellit. Kjo është e njohur si fenomen photosensitivity.
Përveç simptomave kryesore LSE mund të përfshijë edhe këto spimtoma:
● Temperaturë të lartë (ethe) 38C ose më te lartë.
● Ënjtje të gjendrave limfatike (gjëndra të vogla në formë bathe që gjenden në
gjithë trupin, duke përfshirë qafën, sqetullat dhe ijët).
● Ulcera të përsëritura të gojës
● Humbje të flokëve
● Presion të lartë të gjakut
● Depression
● Sy të thatë
● Humbje të kujtesës
● Migrenë
● Anemi
● Fenomeni Raynaud – një kusht që zvogëlon furnizimin me gjak në duar dhe
këmbë kur është ftohët.32
32https://mjekesiabimorearabe.com/lupus/
https://mjekesiabimorearabe.com/lupus/
-
32
Diagnoza
Nuk ka asnjë test për ta diagnostifikuar lupusin dhe nganjëher mund të ketë nevojë për
muaj ose vite që mjeku ta diagnostikojë sëmundjen. Mjeku mund të përdorë shumë mjete
për ta diagnostifikuar, si:
● Historinë mjekësore
● Ekzaminimin e plotë
● Analizat e gjakut
● Biopsinë e lëkurës (marrje e mostrës së lëkurës dhe shikimin e saj nën mikroskop)
● Biopsinë e veshkave (marrje e një pjese indi të veshkave dhe shikimin e saj në
mikroskop)33
Qëllimet e trajtimit janë:
● Të parandalojë shpërthimet e shenjave klinike të sëmundjes -egzacerbimet;
● Të mjekojë shpërthimet kur ndodhin
● Të reduktojë dëmtimin e organeve dhe problemet tjera të mundshme.
Trajtimi po ashtu mund të përfshijë edhe barna të cilat ndihmojnë:
● Reduktimin e ënjtjeve dhe dhimbjes;
● Parandalimin ose reduktimin e shpërthimeve të sëmundjes;
● Funksionimin e sistemit imun;
● Reduktimin ose parandalimin e dëmtimit të nyjave;
● Ekuilibrin e hormoneve;
Është e rëndësishme qe mjeku dhe infermierja të ketë një rol aktiv në trajtimin e
sëmundjes. Një prej gjërave më të rëndësishme për të jetuar me lupus është ta njohësh
dhe ta informosh pacientin për sëmundjen dhe ndikimin e saj.
33https://gazetashendeti.com/
https://gazetashendeti.com/
-
33
Personat mjekësorë që mund të mjekojnë dhe trajtojnë shumë simptoma të lupusit
janë:
● Mjeku familjar;
● Reumatologu (mjeku që trajton artritin dhe sëmundjet tjera të cilat shkaktojnë
ënjtje në nyje);
● Imunologu klinik – mjeku i cili trajton sëmundjet e sistemit imun;
● Nefrologu – mjeku i cili trajton sëmundjet e veshkave;
● Hematologu – mjeku i cili trajton sëmundjet e gjakut;
● Dermatologu- mjeku që trajton problemet e lëkurës;
● Neurologu – mjeku që trajton problemet e sistemit nervor;
● Kardiologu – mjeku që trajton zemrën dhe problemet e enëve të gjakut;
● Endokrinologu – mjeku që trajton problemet e lidhura me gjëndra dhe hormone;
Shtatzenia dhe kontracepcioni te femrat me lupus
Femrat me lupus mund të kenë dhe kanë foshnja të shëndetshme. Ka disa gjëra të cilat
duhet t’i keni parasysh nëse jeni shtatzënë ose dëshironi të mbeteni shtatëzënë:
● Shtatzënia te femrat me lupus konsiderohet një rrezik i madh, por shumica e
femrave me lupus zhvillojnë foshnjat në mënyrë të sigurt.
● Femrat shtatzëna me lupus duhet t’i vizitojnë mjekët më shpesh dhe trajtimi bëhet
nga një konzilium i mjekeve i përbëre nga obstetri, imunologu, reumatologu etj.
● Lupusi mund të shpërthejë gjatë shtatzënisë.
● Këshillimet (te psikologu) dhe planifikimi i shtatzënisë para se kjo të ndodhë
është i rëndësishëm.
● Femrat me lupus të cilat nuk dëshirojnë të mbeten shtatzënë ose të cilat përdorin
barna që mund të jenë të dëmshme për foshnjat e palindura, mund të dëshirojnë ta
parandalojnë ose kontrollojnë mbetjen shtatzënë. Studimet e fundit kanë treguar
se kontraceptivët oral (barnat për ta kontrolluar mbetjen shtatzënë) janë të sigurta
te femrat me lupus.34
34http://oxygenpress.info/cka-eshte-semundja-lupus-dhe-si-te-sheroheni/
http://oxygenpress.info/cka-eshte-semundja-lupus-dhe-si-te-sheroheni/
-
34
Ndërhyrjet e infermieres
Të analizojë modelet e nivelit të energjisë për të planifikuar aktivitetet e jetës së
përditshme.
● Ndihmon pacientin të përparojë në aktivitetet për të vendosur rutinën e preferuar
ditore.
● Inkurajon pushimin e rregullt që të kthejnë përkohësisht efektet e lodhjes.
● Të mësoj teknikat për zvogëlimin e stresit te pacientët.
● Mësojnë ruajtjen e energjisë.
● Vlerëson vendndodhjen e dhimbjes dhe ashpërsinë për të planifikuar ndërhyrje të
përshtatshme.
● Administron analgjezikë në mënyrë rutinore dhe monitoron efektet: mëson masat
mbrojtëse dhe aplikon terapi e bazuar ne nxehtësi ose të ftohte siç preferohet nga
pacienti për lehtësimin e dhimbjes.
● Përdorimi i ndërhyrjeve jo-farmakologjike të dhimbjes siç janë relaksimi dhe
imazhet vizuale për të plotësuar analgjetikët.
● Vlerësojnë dhe monitorojnë vendndodhjen dhe përparimin e skuqjes për të
planifikuar ndërhyrjet e duhura.
● Administron medikamentet dhe aplikon ashtu siç është urdhëruar për të
kontrolluar manifestimet e lëkurës.
● Udhëzime për të kufizuar ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve te diellit dhe
përdorimin e kremave mbrojtës nga dielli dhe mbrojtjen nga dielli.35
35https://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.
aspx
https://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.aspxhttps://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.aspx
-
35
6. Osteoporoza
Osteoporoza ose kocka poroze, është një sëmundje gjatë sëcilës densiteti i kockës dhe
kualiteti i saj reduktohen gradualisht. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më
e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive, shpesh
pa simptoma derisa ndodh fraktura e parë, dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton
osteoporozën. Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Fraktura mund të
ndodhin pas një rëniejeje fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti të zakonshëm të
përditshëm. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe shpinës.
Epidemiologjia
Osteoporoza prek të gjithë, si meshkujt edhe femrat. Keqkuptimi më i zakonshëm është
se osteoporoza prek vetëm femrat. Është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të
rrezikuara për osteoporozë, prandaj shpesh ajo mendohet si sëmundje e femrave, por
osteoporoza prek miliona meshkuj anë e mbanë botës me pasoja shkatërruse. Rreziku i
frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës.
Frakturat janë më të pakta te meshkujt, por kur ato ndodhin, kanë një nivel më të lartë
paaftësie e vdekshmërie sesa te femrat.36
Faktorët që shkaktojnë osteoporozën
Disa faktorë rreziku duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Këta faktorë mund të jenë
të pandryshushëm ose të modifikueshëm.
Faktorë të pandryshueshëm janë: mosha, gjinia (gratë, sidomos mbas menopauzës janë
më të rrezikuara), historitë familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit me
osteoporozë), menopauza, hypogonadizmi te meshkujt, përdorimi për një kohë të gjatë i
disa medikamenteve (si kortizonikë, hormone të tiroidës, atiepileptikë, citostatikë), artriti
36http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-
ne-moshe-te-re/
http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/
-
36
reumatoid dhe disa sëmundje kronike (si keqpërthithja, sëmundjet e mëlçisë,
hyperthyroidismi etj).
Megjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen, është e rëndësishme që njerëzit
të njohin faktorët e rrezikut individual apo të modifikushëm, të cilët mund të mbahen nën
kontrollë. Këta faktorë përfshijnë: konsumimin e lartë të alkoolit, pirjen e duhanit,
indeksin e ultë të masës trupore, ushqyrjen e varfër me kalcium dhe proteina, marrjen e
paktë në vitaminën D, aktivitetin e paktë fizik, etj.37
6.1. Llojet e Osteoporozës
1. Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave
shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve
tek gratë rreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve.
Kjo periudhë quhet menopauza dhe ndodh ngase esterogjeni ulet dhe qelizat
shkatërruese rrisin veprimin e tyre.
2. Shihet te moshat e mëdha. Pas moshës 45 vjeç dominon shkatërrimi i kockave i
cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë saqë nga një rënie edhe
nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyrje të kockave.
3. Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit te disa sëmundje, si p.sh te pacientët
që për shkak të astmës, alergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për
një kohë të gjatë.
37http://www.ishp.gov.al/ëp-content/uploads/2015/04/9-Osteoporoza.pdf
http://www.ishp.gov.al/%C3%ABp-content/uploads/2015/04/9-Osteoporoza.pdf
-
37
Shenjat e osteoporozës
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë, nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por
afatgjate. 3-4 vjet pas menopauzës 30% e kockës humbet. Nëse është zhvilluar
osteoporoza vihet re krrisje dhe dhimbje e belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrave
janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës preken. Te tipi i dytë vihen re më
shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të
legenit. Këto lloj thyrjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të
mos lëviz nga shtrati38
.
Diagnoza
Duhet thënë që osteoporoza është një sëmundje për të cilën flitet shpesh por
diagnostikohet vonë për faktin se ajo është një sëmundje pa shenja. Shenjat e para
shfaqen kur zhvillohet ndonjë frakturë, e që shoqërohet me dhimbje në vendin e
frakturuar.
Është që çdo grua pas menopauzës të paktën një herë të realizojë një matje të densitetit
kockor. Osteodensitometria është një metodë e thjeshtë, jo invasive që jep të dhëna për
densitetin kockor. Teknika konsiston në përdorimin e ultratingujve (ultrasonometër) ose
rrezeve X (Dual energy X ray) për të marrë informacion mbi densitetin e masës kockore.
Si metode e diagnostifikimi të hershëm përdoret për popullatën në risk: mosha e madhe,
menopauzë e hershme, histori familjare për isteoporozë, sëmundje të tjera shoqëruse.
Sipas OBSH konsiderohet “osteopenia” (masë e ulët kockore) kur vlera e matjes del
ndërmjet 1 deri në 2.5 (në këtë rast fillohet me masat parandaluese të sëmundjes) dhe
osteoperozë kur del nen -2.5 të devijacionit standard. Domethënë, në qoftë se një pacient
realizon matjen dhe vlera del -3.1 atëherë pacienti është me osteoperozë dhe duhet të
fillojë mjekimin për të.
38https://sq.wikipedia.org/ëiki/Osteoporoza#Shenjat_e_para
https://sq.wikipedia.org/%C3%ABiki/Osteoporoza#Shenjat_e_para
-
38
Metoda tjetër më e shpeshtë përmes së cilës zbulohet osteoporoza është grafia e thjeshtë e
eshtrave e cila është bërë për një arsye tjetër; kjo metodë është jo sensitive dhe
osteoporoza evidentohet në grafi kur kocka ka humbur gati 50% të masës së saj.
Nga testet laboratorike që përdoren më shpesh si markues metabolikë kockorë janë:
fosfataza alkaline kockore, N- telopeptide etj.
Duhet pasur parasysh që te një i sëmurë me osteoperozë duhet të bëhën edhe testet
laboratorike edhe për shkaqe sekondare të saj.39
6.2. Si mund të parandalohet osteoporoza
Pas moshës 20 vjeçe hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet
plotësisht. Masa kockore e fituar gjatë rinisë është një përcaktues i rëndësishëm i
rrezikuar të osteoporoza gjatë jetës së mëvonshme. Prandaj, ndërgjegjësimi për
osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re, me qëllim që të ndërmerren masa për të
parandaluar atë. Fëmijët duhen ndihmuar të kuptojnë rëndësinë e ndërtimit të masës
kockore që kur janë të rinj. Ata duhen inkurajuar dhe edukuar të kenë një dietë të
ekuilibruar të pasur me kalcium, vitaminë D dhe proteina; të ndërgjegjësohen për
rëndësinë e peshës normale dhe ushtrimet fizike, efektet e pirjes së duhanit dhe alkoolit
mbi kockat etj. Mënyra më e mirë për të ndihmuar parandalimin e dobësimit të kockave
është fillimi i aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme të ushqyrjes që në fëmijëri,
dhe ruajtja e tyre edhe në moshë të rritur. Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike luan rol
të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ato reduktojnë rrëzimet dhe
përmirësojnë rehabilitimin nga frakturat. Ushtrimet janë individuale, por përgjithësisht
shumica e njerëzve ka nevojë për 30-40 minuta 3 deri 4 herë në javë. Marrja e kalciumit
në sasi të mjaftushme është një tjetër masë. Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë
ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Kërkesat për kalcium janë të larta në vitet e
adoleshencës për shkak të rritjes së shpejtë të skeletit. Me kalimin e moshës, aftësia e
39https://gazetamapo.al/osteoporoza-shkaktaret-e-semundjes-se-kockave-dhe-si-mjekohet/
https://gazetamapo.al/osteoporoza-shkaktaret-e-semundjes-se-kockave-dhe-si-mjekohet/
-
39
trupit për të absorbuar kalciumin bie, dhe kjo është një nga arsyet pse edhe të moshuarit
kanë nevojë për sasi më të larta te kalciumit. Ushqimet e pasura me kalcium janë:
qumështi dhe produktet e tij, perimet jeshile si brokoli, lakra jeshile, disa fruta si
portokalli, kajsia, arrat, bajamet, drithrat, peshku i konservuar dhe sardelet. Vitamina D
është gjithashtu esenciale për absorbimin e kalciumit.
Trajtime tjera të osteoporozës
Në varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor, mjeku mund të jep medikamente dhe
suplemente për të parandaluar humbjen e masës kockore. Ka një numër opsionesh
trajtimi efektiv të cilat kanë treguar se veprojnë për të ruajtur densitetin kockor dhe
reduktuar rrezikun e frakturave apo thyerjeve. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar
me ndryshime të stilit të jetës mund të shmangë shumë nga frakturat. Trajtimi i
osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret ashtu siç rekomandohet nga mjeku.
Trajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore. Kjo gjë për shumë persona nuk
është e këndshme, por nuk duhet të jetë arsye për ta ndërprerë mjekimin. Krahas
mjekimit, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme, pasi
ndihmon për të siguruar efikasitetin maksimal të mjekimit me medikamente.40
6.3. Plani i kujdesit infermieror
Menaxhimi mjekësor i osteoporozës synon të ngadalësojë ose parandalojë humbjen e
mëtejshme të kockave, kontrrollimin e dhimbjes dhe shmangien e frakturave shtesë. Plani
i kujdesit të një infermiereje duhet të përqëndrohet në brishtësinë e pacientit, duke
theksuar pozicionin e kujdesshëm, ambulimin dhe ushtrimet e përshkruara.
40http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-
ne-moshe-te-re/
http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/
-
40
Ndërhyrjet e infermieres
● Vlerëson aftësinë funksionale të pacientit për lëvizshmëri dhe ndryshime në
shënime.
● Siguron një varg ushtrimesh të lëvizjeve, në çdo shndërrim inkurajon gamën
aktive të ushtrimeve lëvizëse.
● Ripozicionimi i pacientit çdo 2 orë dhe lëvizja kur ata kanë nevojë.
● Aplikimi i jastëkëve për të ruajtur shtrirjen e përbashkët.
● Infermierja ndihmon pacientin në ecje nëse është e nevojshme dhe e mundur,
duke përdorur ndihmë të mjaftusheshme. Një transferim me një ose dy persona
duke përdorur një rrip transferimi mund të përdoret nëse pacienti ka aftësi për të
mbajtur peshën.
● Infermierja udhëzon familjen në lidhje me ushtrimet, metodat e transferimit të
pacientit nga shtrati në karrige me rrota dhe kthimin në intervale rutinore.
● Ndihmon me aktivitete të vetë kujdesit (banje, rruajtje).
● Ndihmon për të parandaluar kontraktimet e përbashkta dhe atrofinë e muskujve.41
41https://nurseslabs.com/osteoporosis-nursing-care-plans/
https://nurseslabs.com/osteoporosis-nursing-care-plans/
-
41
Pëfundimi
Nga ky punim vijmë në përfundim se sëmundjet reumatizmale autoimune prekin
më shumë femrat se sa meshkujt.
Ndikimi i sëmundjes tek individët rezulton në uljen e cilësisë së jetës
Vijmë në përfundim se lagështia nuk e shkakton reumatizmin, por nëse sëmundja
reumatizmale është e pranishme lagështia e shton dhimbjen.
Rekomandimet
Aktiviteti fizik por jo i tepruar, mbajtja e peshës normale, përdorimi i terapisë së
nxehtë dhe të ftohtë.
Përdorimi i meditimit për të përballuar dhimbjet.
Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe përdorimi i ushqimeve që ndihmojnë
kockat, pa mos harruar marrjen e vitaminës A dhe C të cilat ndihmojnë në
zhvillimin e kockave.
-
42
Referencat
Trakti i Oksfordit për Mjekësinë—Vellimi 3: pjesët 18-33
Redaktore: David A.Warrell, Timothy M.Cox, John D.Firth, Edward J.Benz Jr
https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/
https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-
parandalimi/https://mjekesiabimorearabe.com/reumatizma/
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rheumatoid-arthritis/in-depth/arthritis/art-
20047954
HARRISON’S PRINCIPLES OF INTERNAL MEDICINE (17th
Edition )
Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo.
Libri u përkthye nga qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë
http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-
komplikimet/
https://en.wikipedia.org/wiki/Rheumatology
https://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/11276800
GOLDMAN’S CECIL MEDICINE 23rd
edition
Lee Goldman Andrew I. Schafer
Libri u përkthye dhe redaktuar nga Qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë.
http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/
https://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.as
px
https://www.mymed.com/diseases-conditions/osteoporosis/what-are-the-symptoms-and-
complications-of-osteoporosis-and-determining-factors-for-bone-strength
OXFORD TEXTBOOK OF MEDICINE 4TH
edition David A. Warrell, Timothy M. Cox,
John D. Firth, Edward J. Benz Jr.
Libri u përkthye dhe u redaktua nga Qendra për përkthim dhe kualifikim, Tiranë
https://indeksonline.net/keshilla-per-te-luftuar-semundjet-reumatike/https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-parandalimi/https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-parandalimi/https://shendeti.com.al/reumatizma-mjekimi-dhe-parandalimi/https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rheumatoid-arthritis/in-depth/arthritis/art-20047954https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rheumatoid-arthritis/in-depth/arthritis/art-20047954http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-komplikimet/http://www.panorama.com.al/artriti-reumatoid-menyrat-e-reja-te-trajtimit-si-shmangen-komplikimet/https://en.wikipedia.org/wiki/Rheumatologyhttps://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/11276800http://www.scan-tv.com/artriti-rematoid/https://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.aspxhttps://journals.lww.com/dccnjournal/fulltext/2004/05000/systemic_lupus_erythematosus.3.aspxhttps://www.mymed.com/diseases-conditions/osteoporosis/what-are-the-symptoms-and-complications-of-osteoporosis-and-determining-factors-for-bone-strengthhttps://www.mymed.com/diseases-conditions/osteoporosis/what-are-the-symptoms-and-complications-of-osteoporosis-and-determining-factors-for-bone-strength
-
43
https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-
hygeia-tirane
http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/98-si-te-njohim-simptomat-e-
semundjeve-reumatizmale
http://revistapsikologji.com/komplikacionet-e-artritit-reumatoid-dhe-metodat-natyrale-te-
trajtimit-te-tij/
https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-hygeia-tiranehttps://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/65-trajtimi-i-artritit-reumatoid-ne-spitalin-hygeia-tiranehttp://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/98-si-te-njohim-simptomat-e-semundjeve-reumatizmalehttp://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/98-si-te-njohim-simptomat-e-semundjeve-reumatizmalehttp://revistapsikologji.com/komplikacionet-e-artritit-reumatoid-dhe-metodat-natyrale-te-trajtimit-te-tij/http://revistapsikologji.com/komplikacionet-e-artritit-reumatoid-dhe-metodat-natyrale-te-trajtimit-te-tij/
-
44
Biografi e shkurtër e kandidates – CV
Emri/Mbiemri: Sendijana Rexhaj
Data e lindjes: 14.04.1998
Gjinia: Femër
Vendbanimi: Gjakovë
Republika: Kosovë
E-mail: [email protected]
Arsimimi: Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë “Fehmi Agani”
Drejtimi: Infermieri
mailto:[email protected]
-
45
VËRTETIM LEKTURIMI
Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim
diplome, të studentes Sendijana Rexhaj, me temë: “Qasja e infermieres tek
të sëmurët me sëmundje reumatike” nën mentorimin e Prof. Assoc. Dr.
Ramush Bejiqi.
Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i
Mjekësisë. Programi: Infermieri.
Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai
drejtshkrimor.
Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të
shikuarit në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.
Lekturues:
Leomir Smajli
+383 (0) 45678108
mailto:[email protected]