faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

15
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Mjedis biznesi Faktorët ekologjikë dhe teknologjikë të mjedisit

Upload: menaxherat

Post on 14-Jan-2017

204 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Universiteti i PrishtinësFakulteti Ekonomik

Mjedis biznesi

Faktorët ekologjikë dhe teknologjikë të mjedisit

Page 2: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Mjedisi ekologjik

Page 3: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Ekologjia merret me studimin e faktorëve mjedisorë biotikë (bimë, kafshë dhe mikroorganizma), faktorë abiotikë (ujë, ajër, tokë) dhe ndërveprimet midis tyre.Prej njerëzve pritet ruajtja e faktorëve ekologjikë për të arritur një rritje të qëndrueshme. Aktivitetet industriale, automobilistike, emetimi i tymit, gazrave dhe helmatizuesve, rezulton në degradim të mjedisit natyror.

Page 4: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Biznesi tradicionalisht e ka parë mjedisin natyror si të mirë të lirë dhe të pakufizuar. Ndotja dhe shterrimi i resurseve janë shembuj të situatave në të cilat ndjekja nga secili person i interesave personale mund t’i dëmtojë të gjithë.Bizneset duhet të jenë të ndjeshme ndaj mospajtimeve të mudshme midis kostove pesonale dhe kostove sociale të aktiviteteve të veta.

i! Duhen 100000 (378541 litra)ujë për prodhimin e një veture!i

Page 5: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Viteve të fundit aktivitetet e biznesit, veçmas ato që mbështeten në përdorimin intenziv të energjisë, derdhin apo lëshojnë elemente të dëmshme dhe përdorin sumstanca që kërcënojnë ta dëmtojnë pakthyeshëm mjedisin deri në atë gjendje ku edhe jeta bëhet e padurueshme për qeniet njerëzore.Industrializimi dhe urbanizimi e ndryshojnë mënyrën e jetesës së njerëzve dhe shkaktojnë shpyllëzim.Disa industri, siç është industria e letrës dhe industria e drurit, me shpejtësi të madhe po i shkatërrojnë pyjet veçse me bimësi të rralluar.Kjo jo vetëm që i ka kontribuar ngrohjes globale, por ka shkatërruar shumë varietete të florës dhe faunës.

Masat: Korrigjimi i dëmeve,Pagesa e dëmshpërblimeveNdërprejra e aktiviteteve

Page 6: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Mjedisi teknologjik

Page 7: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Për kuptimin e mjedisit biznesor, teknologjia përfshin të gjitha mënyrat me të cilat firma krijon vlerë për klientët e vet.Teknologjia përfshin dijen njerëzore, metodat e punës, pajisjet fizike, elektronikën dhe telekomunikacionin, si dhe sistemet e ndryshme të përpunimit që përdoren për të realizuar aktivitetet e biznesit.

Page 8: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Ndikimi i teknologjisë mund të ndahet në tri aspekteImpakti social Impakti ekonomik Impakti

brendaorganizativTeknologjia i arrin

njerëzit përmes biznesit Rritje e produktivitetit Struktura e organizatës

Pritshmëri e lartë e konsumatorëve

Nevojë për investim në RD (Kërkim-Zhvillim) Frika nga risku

Kompleksiteti i sistemit Punë për të shkolluarit Rezistenca ndaj ndryshimeve

Ndryshime sociale Probleme në strukturën teknologjike

Menaxhimi Total i Cilësisë

Sistemi social Kërkesë e shtuar për kapital

Riinxhenieringu i procesit të biznesit

Menaxherë multiprofesionalë

Sisteme fleksibile të prodhimit

Rritje dhe rënie e produktve dhe organizatave

Rritje e rregullimit dhe kundërshtim i fuqishëm

Ridefinim i kufijve

Page 9: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Në vitet e fundit, dimensioni i teknologjisë ka krijuar ndryshime masive për organizatat në të gjitha industritë. Njëzet vjet më parë, shumë organizata nuk përdornin kompjuterët me desktop. Sot, rrjetat kompjuterike, qasja në Internet, pajisjet teknologjike të dorës, kapacitetet e videokonferencave, telefonat celularë dhe laptopë janë mjetet minimale për të bërë biznes. Një brez i ripajisjeve teknologjike të dorës(Smartphone, I-pad…) i lejon përdoruesit kontrollimin e e-mail-ave të kompanive të tyre, kalendarëve të përditshme, kontakteve të biznesit, madje edhe porositë e konsumatorëve nga çdo vend me një rrjet wireless.

Page 10: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Temë diskutimi

Shikoni në të ardhmen dhe diskutoni në lidhje me atë se çka mendoni se do të ndodhë me punën dhe me prodhimin e të mirave në vijim të shekullit. Çfarë do të bëjmë kur “ robotët do të marrin pushtetin?” A do të kemi papunësi masive? SI do ta karakterizonit botën e stërgjyshërve të juaj krahasuar me botën e brezave të ardhshëm të fëmijëve? Pyeteni dikë që ka punuar në organizatat e mëdha në të 1970-at se si ka ndryshuar puna nga atëher deri më sot. A mendoni se ndryshimet kane qenë dobiprurëse për ta? Për biznesin? Për ekonominë? Për vendin? Pikat e diskutimit: produktiviteti; ngritja e standardit të jetesës; ndryshimi i shkathtësive të punës; llojet e reja të punës; mundësia e punës me orar të reduktuar; kufizimet ekologjike të resurseve dhe dëshira për reduktim të materializmit.

Page 11: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Njohja e vetes dhe njohja e mjedisit

Page 12: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Mjedisi i jashtëm me të cilin përballen menaxherët nuk është i qëndrueshëm. Në të vërtetë, ndodh e kundërta. Elementet e mjedisit gjenerat dhe të mjedisit të afërt të biznesit janë gjithmonë në ndryshim. Ndryshimet e mjedisit të përgjithshëm, të tilla si ato nërregulloret, trendet makroekonomike, demografike, zakone sociale, ose teknologjike, ndikojnë në mjedisin biznesor të firmës. Për shembull, teknologjia të re dhe liberalizimi mund t’i ulin barierat kryesore të hyrjes në industri dhe ta rrisin intensitetin e konkurrencës.

Page 13: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Pasiguri e madhe

Pasiguri e vogël

Përshtatju mjedisit!Shkalla e

ndryshimit të faktorëve

në mjedis

Numri i faktorëve në mjedisin organizativ

Page 14: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit

Mendja e menaxherit dhe mjedisiA përputhet mendja juaj me një mjedis të pasigurt? Kryesisht e

vërtetëKryesisht e pavërtetë

1. Kënaqem kur dëgjoj për ide të reja edhe kur jam duke punuar me kohë të kufizuar për ta kryer punën.2. I mirëpres pikëpamjet e pazakonta të të tjerëve edhe nëse jam duke punuar nën presion.3. Pëlqej t’i vizitoj qendrat tregtare industriale, panairet dhe ngjarjet e kompanive.4. Veqanërisht i inkurajoj të tjerët t’i shprehin idetë dhe argumentet kundërshtuese. 5. Bëj pyetje “të trasha”.6. Gjithmonë ofroj komente rreth kuptimit të të dhënave dhe çështjeve. 7. Shpreh opinion kotravers ndaj shefave dhe kolegëve.8. Sugjeroj mënyra për përmirësimin e mënyrave të mia dhe të të tjerëve për bërjen e gjërave.Në një organizatë në mjedis shumë të pasigurtë, gjithçka shkon drejt ndryshimit. Menaxheri mendjeplotë është njeri që i ka kualitetet e mendjes së hapur dhe mendues i pavarur. Në mjedis stabil, menaxheri mendjembyllur mund të performojë mirë sepse shumë punë mund të kryhet në mënyrat e vjetra. Në mjedis të pasigurt, edhe një menaxher i ri duhet të shfaqë mendime të reja, ide të reja dhe mënyra të reja të punës.Poento veten me një pikë për çdo temë të cilën e ke vlerësuar kryesisht të vërtetë. Nëse ke më pak se 5 pikë, më mirë të bie të fillosh karrierën prej menaxheri në një mjedis stabil. Një pikësim më shumë se 5 sugjeron një nivel më të lartë të mendjeplotësisë dhe një përputhje më të mirë për një menaxher të ri në një organizatë në mjedis të pasigurt.

Page 15: Faktoret ekologjike dhe teknologjike te mjedisit