etika nË biznes - ademgllavica.files.wordpress.com  · web viewetika e biznesit. dr. ymer...

70
ETIKA E BIZNESIT Dr. Ymer Havolli Prishtinë, 2006 1

Upload: others

Post on 18-Jun-2020

19 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

ETIKA E BIZNESIT

Dr. Ymer Havolli

Prishtinë, 2006

1

Page 2: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

ETIKA NË BIZNES

HYRJE

Sot në botë janë duke u bërë ndryshimet dinamike në zhvillimet ekonomike. Vazhdimisht jeta është duke u bërë më e komplekse e cila përcillet me stresse nga rrethina afariste dhe nga kërkesta dhe objektivat që I ka biznesi në të cilin janë të involvuar njerëzit. Biznesi dhe rrethina e tij është ndeshur me një transformim shumë të shpejt nga ndryshimet teknologjike duke kaluar nga ekonomia industriale në ate informatike. Këto ndryshime sfidojnë njereëzit e të cilat , për pasojë kanë ndyshimet në jetën tone, në familjet tona, në biznest tona, dhe në sjelljet tona. Veprimet dhe sjelljet tona në këto rrethana ndryshojnë varësisht nga njerëzit, biznesi, kultura, morali, besimet, doket, zakonet dhe ligjet të cilat I ka aprovuar ajo shoqri për të funksionuar si e tillë. Mirëpo në këtë dinamizim të jetës dhe dëshirës së shpesht të njerëzve për përfitime më të mëdha ndoshin shkelje të rregullave që vet I kemi vendos. Nëse pyesim se a kemi nevojë për një lendë të tillë siç është Etika e Biznesit, atëherë përgjigja do t’ishte pozitiv, po. Pse?Sepse problemet dhe kërkesat e subjektëve ekonomik me të cilat ndeshemi në rrethinën ekonomike janë univerzale, realizimi I fitimeve. Mirëpo, duhet të kemi parasysh se edhe veprimet e bizneseve duhet të jenë univerzale dhe të mbështetura në barabarësi duke mos I rrezikuar akterët në biznes ( prodhuesist, sherbimet, konsumatorët, furnitorët, ndërmarrjen vet). Pra nëpërmjet kësaj materie që shtjellohet në këtë program do të përpiqemi t’I apostrofojmë disa elemente të etikës në biznes.Një gjë nga përvoja e bizneseve të sukseshme dihet. Aspiratat në biznes mund të realizohen nëse mposhten sfidat me të cilat ndeshte biznese duke zbatuar parimet ligjore dhe ato të natyrës që do t’I udhëheqin këto biznese deri te piedestali I tyre më I lartë.Mirëpo ka njerëz që nuk mendojnë kështu, ka njerëz të cilët dëshirojnë përfitime të shpejta dhe në punën dhe biznesin e tyre vazhdimisht provojnë të gjejnë në rend të pare në zbrazëtësi të ligjeve, pastaj në shkeljen e tyre dhe në fund veprimi dëm të konkurrentëve të tjerë.Pasiguria e bizneseve të cilat I frikohen konkurrencës dhe të ardhmes , ndjeshmëria e tyre si të pasigurt dhe të cilët konkurrenca mund t’I cenojë shumë leht, friksimet nga humbja njerëzit I tërheq drejt një afarizmi hazard dhe të kërcnueshëm për të tjerët në konkurrencën e tregut, duke I thyer rregullat e kësaj konkurrence me forma më të ndryshmet: duke prodhuar prodhime dhe shërbime jocilësore nga ato që I proklamojnë, duke mashtruar, duke ofruar dhe marrë mito për benificione për biznesin e tyre, shkurt duke shkelur ligjet e ekonomisë së tregut dhe të vepruarit pa moral dhe të bëmurit e biznesit në mënyrë jo të drejtë- etike.

2

Page 3: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Ideja për përfitime në çast Sigurisht se ekziston kjo shtresë e njerëzve në biznes duke qenë I bindur se gjërat mund të bëhën shpejt dhe jasht rregullave të cilat I ka vënë ekonomia e tregut. Kjo është tendeca për përfitime pa meritë dhe dëmtimi I kokurrencës dhe shoqrisë. Këto janë kërkesa të interesit të cilat paraqiten si të pamshirshme. Mirëpo, rrethina institucionale me ndërtimin e infrastructures legjislative duhet ta pengojë këtë dukuri në fazën fillestare. Pra këto ligje duhet të ndërtojnë një Kulture me interesa të ekulibruara të të gjitha pealëve. Këta njerëz në biznes paraqesin njerëzit që njihen dhe quhen njerëz ose personalitetet të papërmbjatshëm iluzor dhe mashtrues ose njerëz që nuk I njohin aftësitë e veta dhe sfidat e rrethinës. Ka disa rregulla që na mësojnë lidhur me përfitimet e shpejta. Ne që nga shkolla fillore kemi mësuar se se njeriu gjatë tërë jetës ka stade të zhvillimit. Psh kemi pare se fëmiu para se të hec rrokullist, zhagitet, ngritet nëp këmbë, rrëzohet pas disa hapash, përsëri vazhdon fillon të hecë, vrapojë, edukohet, punopjë etj.. pra është një kohë e nevojshme e cila e ngritë edhe e aftëson. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt edhe në biznes se ka një rregull natyrior që duhet të rrespektohet për të ruajtur harmoninë në rrethinën ekonomike dhe për mos e dhunuar atë. Mirëpo përvoja ka treguar se është mjaft vështirë për t’I eliminuar deformimet dhe parregullësitë afariste e cila mund të jenë rezultat I veprimit të njerëzve me emocione egoiste. Këto janë raste kur njerëzit dëshirojnë të zotrojnë diçka që nuk u takon, të zotrojnë diçka pa llogaritur se në atë rrethinë janë present edhe të tjerët, se me të tjerët duhet të ndahet tregu në mënyrë të barabartë në bazë të meritës e jo në mënyrë egoiste, në bazë të parimeve të fuksionimit të tregut e jo në bazë të interesit se; kjo duhet të më takojë vetëm mua. Prandaj ligjet janë ato që këtyre njerëzve duhet tu mësojnë vlerën e pjesmarrjes së barabartë dhe zotrimin e asaj që e meritojnë.

Sidoqoftë, ju keni zgjedhur këtë lëndë, me idenë më të mirë për pritjet e juaja lidhur me përmbajtjen e lëndës. Një lëndë semestrale nga, ta zëmë, Algjebra, vijuesit do t’i mësojë për algjebrën, një lëndë semestrale nga Historia vijuesit do t’i mësojë për historinë, Menaxhmenti do t’i mësojë për principet e menaxhmentit.Mirëpo, a thua, një lëndë lidhur me etikë, etikën në biznes, do t’ju mësojë ju që të jeni etik?Janë disa shkathtësi që fitohen nga të mësuarit nga librat ose duke vijuar mësimin. Janë disa shkathtësi që njerëzit i përfitojnë gjatë zhvillimit dhe, si të tilla, ato i karakterizojnë dhe janë veçori të tyre, të cilat ata i dallojnë.

- Mësimi i parë (mjeshtria), të cilin filozofi grek Aristoteli e quan mjeshtri të lartë intelektuale, është të mësuarit e gjërave si ndërtohet shtëpia ose si luhet në një instrument muzikor.

3

Page 4: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

- Aftësia e dytë, e cila kërkon një zhvillim të vazhdueshëm, janë vlerat morale (virtuoziteti),

- Shembujt e të mësuarit për të qenë trim ndaj rrezikut, ose si të mësohet ta kontrollojmë temperamentin.

Fokusimi i filozofit grek në këto çështje është ajo se ju nuk mund të jeni i moralshëm duke pritur dispozitat dhe zhvillimin e dokeve morale. Zhvillimi nuk është diçka që mund të mësohet brenda natës, me leximin e ndonjë libri ose duke vijuar ndonjë kurs, ta zëmë, sikur ndonjë kurs të gjuhës së huaj. Shkurt, orientimi etik i mësimeve që do të mësojmë në këtë semestër është ajo që ne të gjithë së bashku kemi zhvilluar dhe fituar gjatë jetës sonë, dhe se për këtë vlerat tona etike nuk do të ndryshojnë duke i dëgjuar ligjëratat dhe rastet studimore, për një kohë të shkurtër. Sidoqoftë, studimi i etikës së biznesit do t’ju ndihmojë në zhvillimin e të menduarit se si të jeni i moralshëm në vendin e punës dhe si mund ta ngrisni reputacionin duke u mbështetur në këto vlera.

Etika në biznes është një temë e vjetër të cilës shoqria I ka kushtuar kujdesë. Mirëpo duhet të themi se si discipline shkencore ështëë relativisht e re. Mendimtarët antik sikur Aristoteli, dhe Ciceroni kanë bërë disa vështrime lidhur me me drejtësinë në jetën afariste lidhur me metodat e përcaktimit të normave të interesit dhe mënyrës së caktimit të çmimeve të mallrave.Në shekullin e trembdhjete ka vazhduar me mendime lidhur me perspektivat e mëhershme rreth etikës në biznes në drejtim të adaptimit të teorisë së Aristoteli dhe riformulimit të teorive të mendimtarëve të mëvonshëm siç është Kanti dhe teoria e tij. Në këtë periudh relativisht është menduar dhe shkruar lidhur me teorinë e etikës së biznesit dhe për këtë shkak mirret si fazë në të cilën ajo me një intenzitet më të madh fillon të paraqitet si qështje të cilës duhet t’i kushtohet kujdesë dhe trajtim shoqror.

Etika dhe përcaktimi për vlerat etike

Njerëzit ndeshen me probleme etike kur ata kanë konfuzion rreth përcaktimit se cilat principe morale duhet ndjekur:

- A duhet të gënjej për ta shpëtuar jetën?- A ka të drejtë nëna ta abortojë fëmijën për ta shpëtuar jetën e vet, për

shkak se merr vendim për trupin e saj?- A janë vrasjet ndëshkim i kapitalit?

4

Page 5: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Shembuj të këtij lloji ka shumë: Çka është më mirë, të zvogëlohet numri i punëtorëve, në mënyrë që ndërmarrja t’i thërrasë ata punëtorë më vonë, kur të vijnë ditë më të mira, ose ndërmarrja t’i mbajë punëtorët në punë dhe të ballafaqohet me rrezikun e bankrotimit.A duhet të lejojë biznesi vetveten të bëhet objekt armiqësor, duke përjashtuar punëtorët të cilët do t’i humbin vendet e punës? Ose, duhet të rezistojnë hedhjen në rrugë duke pranuar të ardhura shumë, shumë të ulëta, ose a duhet ndërmarrja të zhytet në borxhe për shkak të kësaj, duke mos siguruar kurrfarë efikasiteti ekonomik?Si punëtorë ose si menaxherë do të ndesheni në situata të ndryshme, të cilat, nën ndikimin e konkurrencës, jeni i detyruar të merrni vendime të cilat e prishin baraspeshën e përcaktimit të përgjithshëm etik. Do të ndesheni me rastet kur me dhunë/detyrim duhet të bëni diçka që prish ose lufton vlerat tuaja standarde të etikës.Në kuptim klasik veprimet joetike i bëjnë disa njerëz të biznesit, të cilët janë të dhënë në shfrytëzimin e situatave të turbullta, duke u shërbyer me veprime të dyshimta.Pavarësisht se a jeni në biznes apo jo, jeta do t’ju vë ndesh me dilema etike, dhe kjo lëndë do të jetë një kontribut i vogël i ndërtimit të parimeve bazë të etikës në biznes dhe përgatitjes suaj për jetën e biznesit në bazë të këtyre parimeve.

Definimi i etikës

Vëllimi i tretë i Fjalorit të Ri botror, botimi i tretë etikën e definon si relacion të asaj se çka është mire dhe çka është keq dhe obligimin për të vepruar sipas parimeve dhe obligimeve morale.( “Moral “ definohet si një lidhmëri të parimeve të drejtësisë dhe të padrejtësisë.)Në kuptimin e përgjithshëm Dr. Albert Schweitzer thotë: Etika është një emër të cilin ua epim sjelljeve tona. Ne kemi obligim të kemi parasysh jo vetëm sjelljet tona personale por është edhe sjelljeve të rrethinës në të cilën jemi, përkatësisht shoqrisë në tërësi.Gati në të gjithë literaturën edhe ate shqipe, literaturën e huaj Etika është përkufizuar :

Si shkencë e cila studion moralin, shkencë që studion sjelljet e njerëzve, shkencë e cila mirret me normart, rregullat dhe ligjet e një shoqrie;

5

Page 6: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Etika pasqyron moralin e një shoqrie, një klase ( psh biznesit), një grupi shoqror etj.

Të shumtën e rasteve autorët e ndryshëm që trajtojnë problemet e etikës pajtohen se etika studion ate se çka është e mirë – e drejtë dhe çka është e padrejtë. Qështjet të cilat janë të lidhura me etikën janë trajtuar nga filkozofët sikur Platoni, Confuqie, fetarët sikur Muhamedi, Jezusi, Budha e shumë filozof dhe mendimtarë të kohës më të re. Në literaturën e sotme flitet për etikën e aplikuar ( sikur etika në biznes) e cila mbështetet në zbatimin e ligjeve , rregullave, dokeve, zakoneve, standardeve të cilat kanë një qëllim bërjen e biznesit duke i rrespektuar njësoj të gjithë pjesmarrësit në biznes pavarësisht racën, nacionalitetin gjininë dhe moshën.Etika është rrugë për të qenë human, njerëzor. Nëse njeriu i parahistorik nuk do të arrinte të identifikojë mundësitë dhe mënyrat për të qenë etikë me të tjerët sigurisht se nuk do të mbijetonte dhe nuk do të zhvillohej.Etika e biznesit është të qenunint plotësisht I vetëdishëm për ate se çka bëjmë, çka punojmë, duke përfhsirë edhe kosekuencat dhe komplikimet që sjellin akcionet tona. Për të qenë etik në biznes kërkohen përgjigjje në këto pyetje:

Obligimi për t’iu bindur ligjeve, kërkesave të shoqrisë, principeve të moralit, poltikës së ndërmarrjes dhe sjelljeve të tjera të rregullta.

Në çfarë mënyre produktet dhe shëbimet e ndonjë ndërmarrje, përkatësisht sjelljet dhe aktivitetet e sajë do të ndikojnë në punëtor që I punëson, në rrethinën e sajë dhe rrethinën shoqrore në tërësi, sjelljet e sajë positive dhe nagtive

Megjithate etika e mire nënkupton edhe biznes të mire , ndërmarrje të sukseshme dhe menaxher të sukseshëm dhe serioz-etik. Etika në biznes është etikë e aplikuar , e cila pasqyron praktikën dhe besueshmërinë e institucioneve në aplikimin e standardeve teorike lidhur me etikën në biznes. Njeriu I involvuar në biznes sipas rregullit duhet të jet I moralshëm më tepër se çdo person tjetër. Mirëpo të themi menjëherë se njeriu nuk do të bëhet i moralshëm vetëm nga kjo.

Pra, kuptimi i saj është i mbështetur mbi moralin, mbi atë se çka është e drejtë dhe çka nuk është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Historikisht etika është studiar nga lëndët filozofike dhe njerëz të cilët janë marrë me shkencat shoqërore socio-psikologjike. Është studiuar dhe me të janë marrë Aristoteli, Sokrati etj. Sot, kur kjo lëmi ka filluar të trajtohet nga ekonomistët, ka një

6

Etika si koncept rrjedh nga fjala greke ethos – që do të thotë karakter, zakon. Ky koncept/kuptim nënkupton standardet dhe mënyrat e sjelljes së njerëzve, të cilat shpeshherë janë të njohura edhe me fjalën moral.

Page 7: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

qëndrim të paarsyeshëm habie rreth faktit pse me këtë fushë miren edhe ekonomistët. Ata nuk kanë çka të kërkojnë në këtë lëmi dhe futja e etikës në lëminë e ekonomisë vetëm sa krijon një konfuzion dhe e bën më të vështirë. Disa ekonomistë etikën e biznesit e kuptojnë si futje provokative dhe provokim të teorisë së ekonomisë. Ky lloj qëndrimi ka filluar të qartësohet më mirë në fund të shekullit të 19-të, duke e konsideruar të nevojshëm elementin e etikës në biznes. Si ta definojmë atëherë etikën:

”Etika nuk eshte ndjekja e ndjenjave tona – megjithese ne mund te argumentojme se ndjenjat tona jane nje burim drejtimi. Jo gjithmone ndjenjat tona sherbjen si busull etike.

Etika nuk eshte ceshtje feje- megjithese shumica e feve predikojne standarte te larta morale, por ka njerez qe nuk i perkasin asnje feje dhe qe e gjejne etiken si ceshtje te tyre ne praktikat e tyre te perditshme.

Etika nuk eshte ndjekje ligji – megjithese mos te ndjekesh ligjin konsiderohet si joetike. Ne kete rast i referohemi ligjeve qe jane teresisht joetike p.sh. Ligji qe lejon apartejdin ne Afriken e Jugut, qe nuk ndalon punen e femijeve te vegjel ne vendet Aziatike, ose qe denigron rolin e gruas ne shoqeri.

Etika nuk eshte e njejta gje si te besh gjithcka te pranueshme ne shoqeri – disa shoqeri jane moralisht te falimentuara dhe praktikat e tyre nuk ka sesi te jene udherrefyesit tane. Nese kerkohet nga keto shoqeri te falimentuara moralisht qe te kryejme nje veprim ose akt ne perputhje me moralin e tyre (qe nuk eshte i pranueshem nga ne) atehere ne kemi vepruar ne menyre joetike.

Studimet e kryera ne kete fushe e shtjellojne ceshtjen me tej. Sipas tyre etika perfshin:1. Standarte te se drejtes dhe te gabuares qe pranohen ne pergjithesi dhe qe detyrojne cdonjerin nga ne te mos angazhohet ne akte dhune, perdhunimi, vrasje, mashtrimi, vjedhje etj duke ruajtur ne te njejten kohe dhe te drejtat e individit. Sa here qe kemi te bejme me raste apo praktika qe kerkojne “qendrimin” tone etik, reflektimi yne etik mbi keto raste kalon ne disa faza qe jane te percaktuara qarte. Por vlen te permendim qe jo gjithmone reflektimi yne etik kalon ne te gjitha keto faza – disa prej tyre mund te jene te shkrira ne nje te tere, kjo varen dhe nga rendesia e rastit.Nivelet e reflektimit etik ose ceshtja e reflektimit etik kalon nepermjet ketyre 4 niveleve te qarta:1. Niveli ekspresiv – eshte pikerisht momenti kur ne mesojme per dicka dhe shprehim ndjenjat per ate cfare degjojme ose shohim. Keto shprehje spontane te emocioneve jane ndoshta forma me e perhapur e gjykimit te vlerave. Keto shprehje as nuk kerkojne pergjigje dhe as nuk synojne te

7

Page 8: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

bindin te tjeret. Ne shumicen e rasteve keto jane pasthirma ose shprehje emocionale qe burojne nga brenda nesh ne menyre jo te ndergjegjshme.2. Niveli i Rregullave morale – pikerisht ne kete faze ngrihen ceshtje serioze dhe jepen pergjigje serioze. Ketu trajtohet problemi i sjelljes se duhur dhe fillojme te vleresojme alternativat dhe pasojat. Ketu i referohemi rregullave te caktuara, shprehjeve dhe proverbave ekzistuese qe ne konsiderojme si udherrefyes moral. Klasa apo familja se ciles ne i perkasim ka te beje shume ne kete faze.3. Niveli i analizes etike –Ne kete faze, mundet qe rregullat morale mos te kene dhene rezultat, e si rrjedhoje mund te kerkohet nje rikonsiderim themeltar i kodit tone moral. Ne ndihme na vijne “parimet” qe jane “ nje ligj ose rregull i pergjithhem qe ofron nje udherrefyes per veprim”.p.sh. “trajtoji te barabartet njesoj” e shume e shume te tjera.4. Niveli post-etik –Ne kete faze administratoret mund te bejne pyetjen “Perse duhet te jem i moralshem?”. Ky nivel behet pjese perberese e atyre nepunesve publik qe jane teper te ndergjegjesuar per rolin qe lozin ne shoqeri dhe shfaqet ne raste te veshtira etike.”1

Morali

„Çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimit çka është më mirë në mes të realizimit të interesit dhe zvoglimit të denimit" (Rupert Rej)Prej kur ekziston bota njerëzore njerëzit kërkojnë përgjigjje çka është mirë, e çka është keq. Aristoteli konstaton: Zjarri njësoj digjet si në Greqi si në Persi, ndërkaq idetë lidhur me të mirën dhe të keqen ndryshojnë prej vendi në vend”.Për Heraklitin është e kjartë një se ne nuk do të dinim se çka është mirë nëse për ne nuk është e kjartë se çka është keq”.Edhe Dalaj Lama e shumë e shumë të tjerë thonë se e mira mund të identifikohet vetëm kur të krahasohet me të keqen.La Marinof, dhe mendimtarë të tjerë shtrojnë pyetje: „se përse duhet të jemi të mirë, pse duhet të jemi të moralshëm, pse duhet të kujdesemi për ate që mos të bëjmë gabime , cilat janë përfitimet. Shpesh herë ndëgjojmë të thuhet se nëse dikush është religjioz nuk ka telashe të mëdha, ai u përmbahet rregullave, beson në zotin dhe për të vlejnë udhëzimet dhe rregullat fetare. Hulumtimet e ndryshme kanë dëshmuar se në realitet në jetën tonë të përditshme ekziston një numër i caktuar i njerëzve religjioz. Mirëpo, ne duhet të nisemi nga ajo se vlerat morale dhe sjelljet morale nuk vlejnë

1 Gazmend Haxhia; Etika dhe antikorrupsioni; Instituti I trajnimit të administrates publike , Tiranë

8

Page 9: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

vetëm për njerëzit religjioz. Ato vlejnë edhe për njerëzit të tjerë të cilët nuk besojnë në religjione të ndryshme, dhe për këtë mund të shtrojmë pyetje se përse ata nuk duhet të jenë etik dhe të moralshëm nëse nuk janë fetar. Për këtë gjithëherë në vazhdimësi jemi në kërkim të asaj se çka është e drejtë, çka është e padrejtë, çka është morale.Etika dhe morali gjithnjë e më shumë po bëhën pjesë e programeve shkollore, po bëhën pjesë e përditshmërisë afariste të ndërmarrjeve, dhe pjesë e qeverisjes së institucioneve. Për këtë në vende të ndryshme të punës nëpër këto institucione krijohen vende pune të cilët obligohen që të përgadisin programe etike. Me moralitet supozojmë bërjen e njerëzve më të mire se sa ata do të bëheshin vetë. Si të themi se kjo është e sakt. Ose të themi se cilat janë obligimet morale të njerëzve në biznes. Menjëherë të themi se të qenurit I involvuar në biznes nuk ju liron nga obligimet morale dhe të silleni në mënyrë të jomoralshme, ose obligimet morale të ndonjë lideri, menaxheri, udhëheqsi janë të njejta sikur se të çdo personi tjetër të zënë në punë. Menjëherë duhet të themi se nuk ka qështje morale të cilat I përkasin vetëm biznesit dhe se obligimet morale nuk janë kurgjë më tepër se etikë atëherë cilat janë obligimet të cilat rrejedhin nga rolet e njerëzve në sistemin e biznesit .

“Morali është njëra ga parimet bazë të raportit të njeriut ndaj botës. Megjithatë etika është teori ose filozofi e të menduarit ndaj këtij raporti.2

Gjeneza e fjalës etikë nuk është e thjesht, nga autor të ndryshëm konstatohet se bazë e kësaj fjale është fjala greke ethos që do të thot doke zakon, ndërkaq ethikos I moralshëm. Këtë kuptim ia japin që nga shekulli I katërt.

Pse biznesi ka nevojë për etikë?

Para se t’i qasemi kësaj pyetjeje në aspektin ekonomik, të shohim disa çështje të rëndësishme për etikën në aspektin gjeneral.Imagjinoni situatën ku nuk ka një strukturë morale për asnjë veprim, nuk ka sistem juridik, nuk ka fuqi më të madhe se ajo individuale, e cila do të gjykojë konfliktet, dhe situatën në të cilën populli është i lirë të realizojë interesat e veta. Kjo është një gjendje e natyrës (ligji i të fortit), të cilën filozofi anglez Thomas Hobs e quan si pastrim të madh.Mirëpo, qasja e individit për realizimin e interesave të veta personale shpesh pengohet prej burokratëve, mbrojtja e ambientit të njeriut-ligji për këtë, politika tatimore, ligji lidhur me afarizmin në ekonomi dhe kufizimet e tjera të ndryshme që e rregullojnë jetën ekonomike, në fillim do të duken atraktive.

2 Borna Bebek & Antun Kolumbic; Poslovna etika, Zagreb, sinergij, 200, fq3

9

Page 10: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Mirëpo, kur fillojmë të ndeshemi me zbatimin e tyre dhe i barazojmë ato me realizimin e interesave tona personale, atëherë shohim se nuk ka barazi të plotë. Një gjendje të tillë Hobs e ka shpjeguar situatën kur gjithësecili është në luftë me tjetrin dhe gjithësecili, në mënyrë konstante, është në rrezik ta humb pronën dhe jetën e vet. Në këtë rrethinë, standardet sociale do të mungojnë dhe rregullatore do të jetë violenca. Kuptimi i fjalës gjykim nuk do të ketë kuptim.Këtë gjendje Hobs e quan ”gjendja e natyrës” ose ”kushtet e luftës”, në të cilën secili do të jetë armik i secilit. Në këto kushte ekzistenca është e mjerueshme dhe vlerat etike nuk mund të imagjinohen. Në këto kushte mund të flitet për mjerim, varfëri, poshtërsi, brutalitet dhe mungesa.

Çka është etika e biznesit

Etika e biznesit është mënyra e të konceptuarit, bashkimit, komunikimit, kryerjes së punëve në pajtim me normat shoqrore, natyroere dhe biologjike sipas ligjshmërisë së mjedisit që e rrethon njeriun. Pra etikën në biznes mund ta definojmë si zhvillim, kryerje të punëve ose afarizëm- biznes në pajtim merregullat shoqrore dhe të natyrës.

Një mendim të ngjashëm për etikën e biznesit e ka dhënë Adam Smith I cili thot se çdo potez afarist autentik është ai I cili në të njejtën kohë është në pajtim me natyrën, dhe I cili në të njejtën kohë nga një mekanizëm I padukshëm I kontribuon relizimit interesave afariste subjektit I cili e prodhon atë punë, gjithashtu edhe çdo subjekti tjetër të vacant nga të tërësisë. Të bësh biznes në pajtim me natyrën do të thotë të bësh biznes në mënyrën më ekonomike, duke shpenzuar sa më pak energji, dhe duke patur entropi dhe shpenzim ekologjik më të vogël, që do të thotë të bësh biznes në mënyrën më të sakt. Mirëpo shumica e punëve në botën bashkëkohore bëhet për para, kështu që etika e biznesit kryesisht trajton problemte e afarizmit në treg.

Mirëpo afarizmi sipas normave të ekonomive të zhvilluara, ekonomive të hapura të tregut ta zëmë mjekët, juristët, shkenctarët dhe njerëzit me kualifikime të larta një pjesë të madhe të veprimtarisë së tyre e këmbejnë më reputacion, status shoqror, fuqi ose vetë aktualizim duke I bërë vetvetës një të mire dhe ndërmarrjes ku punon. Duke marrë parsyshë këtë nuk kishte me qenë mire që etikën e biznesit ta lidhim vetëm për veprimtari profitabile nga të cilat krijohen para dhe përfitime materiale nëse biznesin në këso rasytesh I kuptojmë pak më gjërë

Pra që në fillim etika e biznesit kërkon raporte reciproke në mes të subjektit ekonomik dhe të individit. Subjekti ekonomik për të qenë etik duhet të

10

Page 11: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

plotësojë nevojat e të tjerëve në mënyrë të ndershme dhe etike, sikur që do t’ishte etik ndaj vetëvetes. Kjo nuk mujnd të jet një dhuratë të cilën ia jep pronari I biznesit ta zëmë të punësuarëve, por është pjesë e një marrveshje e cila është lidhur ta zëmë me rastin e punësimit dhe e cila detyrimisht ishte dashur të rrespektohet në mënyrë simetrike në bazë të angazhimit shpërblimi.Rrethina dhe ambinti I jetesës, zhvillimi në mënyrë të caktuar duke u mbështetur në tradita, mund t’I takojnë një besimi të caktuar, dhe se mund të pranojnë ose mos të pranojnë disa vlera të caktuara që u ofron mesi në të cilin jetojnë dhe e zhvillojnë biznesin. Të gjitha këto shpeshherë njerëzit nuk e kanë të qartë dhe nuk janë të vetëdishëm, kanë një filozofi të mbështetur në moral. Kjo filozofi mund ta ndikoj menaxherin gjatë përcaktimit të objektivave të caktuara, që ti njohë dukuritë positive dhe negative , të vlerësojë interesimin dhe dëshirën e zhvillimit në një drejtim të caktuar. Pra ka shumë dilemma etike në zhvillimin e biznesit për menaxher, disa prej tyre mund të jenë:

a duhet menaxheri, në rast se ndërmarrja e tij bënë një veprim të jashtë ligjshëm që ta lajmërojë atë veprim,

A mund të ket përparësi lojaliteti ndaj ndërmarrjes përparësi, ndaj lojalitetit ndaj bashkëpunëtorëve,

Deri në clin kufi ta zëmë ndërmarrja mund të ketë msheftësi- te ruhet msheftësia afariste, përderisa ta zëmë veprimet e sajë janë fyese, në kundërshtim me moralin sjelljen dhe edukimin e tij dhe të papranueshme,

A duet që menaxherët të përkrahin ta zëmë vendimet e vartësve të tyre edhe pse ato jenë në kundërshtim me ligjin dhe nuk janë të drejta,

Deri në cilën masë mundet ( nëse guxon fare) mund të jap ryshfet përfaqësuesëve të ndërmarrjeve të tjera për ta kontraktuar punën

Zgjedhja e dilemave etike

Nga strukturat menaxheriale të ndërmarrjeve dhe nga vet menaxherët është e natyrshme që të pritet të përmbahn thënies në popull: ” ” çite dorën në zemër, dhe mos i bënë dikuj keq ate që nuk kisha dashur ta bëjnë ty”. Mirëpo në rrethinën e biznesit lakmia për përfitime materiale këto rregulla që duhet ti rrespektojnë menaxherët i ndeshim që ti kenë thyer për shkaqe:

1. Të dëshirës së vazhdueshme egoiste për maksimizimin e rezultateve,2. Përpjekjes së vazhdueshme për rritjen e dobisë së përgjithshme

shoqrore,3. Obligimeve të tyre për ta rrespektuar ligjin gjatë afarizmit të

ndërmarrjeve të cilat i menaxhojnë.Pra etika e biznesit mirret me shqyrtimin e problemeve në biznes nga aspekti i veprimit dhe i sjelljes së njerëzve në këto biznese.

11

Page 12: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Janë të mundshme dy qasje qështjeve etike :

Qasja e parë:

Njëra është që qysh në fillim të vendosen rregulla morale të ashpra dhe se duhet që tu përmbahemi pa përjshtim dhe në mënyrë të vazhdueshme- pavarësisht nga kushtet dhe situatat në cilat mund të ndeshemi.

Njerëzit në mënyrë të vetëdishme duhet të ndrrojë qëndrimin dhe t’u përshtaten rrethanave të krijuara në rrethinën e biznesit duke qenë të gatshëm që të kenë qassje të drejt dhe të barabart ndaj të tjerëve, të kenë kulturë dhe durim për t’i ndëgjuar të tjerët, duke mos e fshehur të vërtetën edhe nëse ajo është e keqe, dhe duke u përpjekur që t’i edukojnë të tjerët në frymën e bërjes së biznesit në mënyrë të drejtë.

Qasja e dytë

Kjo qasje është më fleksibile dhe kërkon ndryshimin e qëndrimeve etike të menaxherëve varësisht nga situatat me të cilat ata ndeshen. Pasojë e mundshme mund të jenë vendimet jo të qëndrueshme, përkatësisht dyshimi në veprimet e e drejta. Faktorë të mundshëm për zgjedhjen e njërit nga këto dy qasje mund të jenë:

rrethina shoqrore, ekonomike dhe kulturore ne të cilën zhvillohet biznesi,

Përgaditje profesionale, përvoja, dhe edukimi, A është menaxheri njeri inovativ, apo tenton që në mënyrë të

pakthyeshme t’I zbatoj praktikën që ai e njeh dhe në këto raste nuk ka ndryshime.

Përgjegjësia e ndërmarrjes është e orientuar në përmbushjen e objektivave të saj duke prodhuar produkte dhe shërbime dhe duke u përpjekur që ta maksimizojë profitin. Mirëpo duhet të kemi parasysh edhe kërkesave dhe presionev që vine nga rrethina në të cilën operon ndërmarrja që:

menaxhmenti I ndërmarrjes të sillet në mënyrë etike, dhe ndërmarrja të ketë përgjegjësi lidhur me shfrytëzimin e burimeve, të

cilat I shërbejnë kësaj rrethine. Përgjegjësia dhe etika e ndërmarrjeve definohen si përgjegjësi e

menaxhmentit ndaj s rrethinës, individëve ose grupeve me të cilët menaxhohet ose u ofrohen prodhime dhe shërbime të ndërmarrjes e cila duhet të ketë parasysh përgjegjësinë morale.

Përgjegjësia shoqrore mund të shihet në këto aspekte:

12

Page 13: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

• Obligimet ndaj shoqrisë – kjo qasje ka për obligim që ndërmarrja ka për obligim të rrespektoj ligjet dhe kufizimet ligjore gjatë afarizmit të vet..

• për shkak të sjlelljeve dhe shfrytëzimit racional të burimeve kemi Reakcionin shoqrisë në rastet e mosrrespektimit të minimumit të normave të cilat janë të rëndsishme për te.

• paraprirja me veprime për të ruajtur intersin e përgjithshëm . Këtë duhetvta bëjë qeveria duke sjellur ligje dhe rregullore të ndryshme lidhur me biznesin dhe marrëdhëniet në treg,

Përgjegjësia zakonisht është e lidhur me menaxhmentin e subjectëve ekonomik të cilët janë përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e objektivave të ndërmarrjes. Përgjegjësia shoqrore është zhvilluar në tri faza të rendësishme :

• Faza e pare në të cilën menaxhmenti I ndërmarrjeve ka qenë I orientuar ne maksimizimin e profiti,

• faza e dytë përgjegjësia e ndërmarjes ndaj akcionarëve, konsumatorëve, furnitorëve, kreditorëve, investitorëve etj,

• menaxhmenti I ndërmarrjeve është I orientuar kah problemet e varfërisë, ndotjes së ambientit, katastrofave ekologjike etj

Përgjegjësia zakonisht është e lidhur me menaxhmentin e subjectëve ekonomik të cilët janë përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e objektivave të ndërmarrjes. Përgjegjësia shoqrore është zhvilluar në tri faza të rendësishme :

• Faza e pare në të cilën menaxhmenti I ndërmarrjeve ka qenë I orientuar ne maksimizimin e profiti,

• faza e dytë përgjegjësia e ndërmarjes ndaj akcionarëve, konsumatorëve, furnitorëve, kreditorëve, investitorëve etj,

• menaxhmenti I ndërmarrjeve është I orientuar kah problemet e varfërisë, ndotjes së ambientit, katastrofave ekologjike etj

Nga gjendja e natyrës në atë shoqërore

Nxjerrjen e vetvetes nga gjendja e ekzistencës natyrore, Hobs e përshkruan si një gjë të thjeshtë, e cila ka një kuptim mjaft të rëndësishëm. Sigurisht se ne do ta kemi më mirë sikur interesat tona t’i përputhim me interesat e përgjithshme. Ne do ta kemi më lehtë sikur të pranojmë rregullat e përgjithshme, sepse nuk do ta kemi gjendjen në të cilën gjithkush është armik i gjithkujt, për shkak se më nuk do të jemi në rrezik prej të tjerëve dhe as që një pjesë e njerëzve paraqet rrezik për të tjerët. Vetëm në jetën e organizuar civile dhe shoqërore jeta ekonomike dhe shoqërore do të funksionojë mirë.Të qenurit në jetën e civilizuar në shoqëri do të thotë pranim i përgjegjësisë për t’iu bindur ligjeve. Si t’i arrijmë këto principe morale, si ta pengojmë

13

Page 14: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

veprimin e ligjit të natyrës-ligjin e të fortit, si të krijojmë ligjshmëri, si të jetojmë në një rreth shoqëror me vlera morale të shëndosha. Sigurisht se një nga këto apekte është:

- vetëdijësimi për rregullsi dhe moral, - vetëdisiplinimi i pjesëmarrësve në jetën ekonomike dhe shoqërore, - vetëdisiplinimi i sistemit ekonomik, - vetëdisiplinimi i vendimmarësve, për shkak se vlerat dhe përmbushja e

interesave individuale, sipas Adam Smith-it, do të jenë komplementare nga marrja parasysh edhe e vlerave që njeh dhe respekton individi.

Mirëpo, ekonomistët e shekullit të 19-të nuk e përkrahën këtë ide, për shkak se ata preferonin ekonominë me ligje të veta, e cila ishte e mbështetur në parimet e ligjeve ekonomike dhe, sipas tyre, nuk kishte nevojë për kurrfarë vlerash morale. Kjo gjendje e përjashtonte marrjen parasysh të Etikës në biznes, për shkak se është shumë vështirë të futet në formulat dhe në ligjshmëritë ekonomike. Kjo nënkupton se gjithçka duhet t’i lihet veprimit të tregut, siç thotë Adam Smith: ”Dora e padukshme e tregut”, një forcë e padukshme – konkurrenca, e cila i rregullon kontradiktat ndërmjet interesave personale dhe interesit të pëprgjithshëm shoqëror.Zhvillimi i etikës së biznesit si disiplinë shkencore ka filluar në vitet e 60-ta. Para, këtyre viteve kryesisht me problemet e etikës janë marrë, siç thamë edhe më lart, filozofët, sociologët, psikologët. Ndërkaq, etika në biznes, para viteve të 60-ta, kryesisht është trajtuar nga aspekti fetar.

Etika në biznes është disiplinë aplikative dhe konsiderohet e tillë për shkak të mundësisë së aplikimit në afarizëm. Aplikohet në të gjitha aspektet e sjelljes afariste, ndaj blerësve, furnitorëve. Kërkesat etike kanë një rëndësi shumë të madhe, për shkak se, përveç ligjeve ekonomike, ka edhe disa norma të sjelljes etike që shkojnë më larg sesa ligjet.

Në etikën në biznes ndeshen dy botëkuptime, dy perspektiva:

- Ajo etike dhe - ajo e biznesit (ekonomike)Perspektiva etike niset nga vlerat morale:

- ndershmëria,- drejtësia,- vetëbesimi,- besimi,- të drejtat dhe detyrimet,

14

Etika e biznesit trajton problemet në mes të ekonomisë dhe moralit, shqyrton statusin moral të veprimeve ekonomike në praktikë, karakteristikat e marrëdhënieve tregtare, karakteristike për një ekonomi në të cilën rëndësinë më të madhe e ka prona private dhe liria e plotë ekonomike.

Page 15: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

- gjithë ajo që mund të vlerësohet si e dobishme dhe e drejtë në kuptim të vlerave morale.

Perspektiva e biznesit nga vlerat ekonomike:

- dobishmëria,

- shpenzimet,

- çmimet,

- efikasiteti,

- konkurrenca.

Vendi i ndeshjes së këtyre dy kritereve, atij etik dhe të biznesit, është lëndë të cilën e trajton Etika e biznesit.

Nuk do të ishte në regull sikur etika të trajtohej si disiplinë shkencore në kuadër të shkencës së filozofisë dhe të teologjisë.

Kjo lëmi shkencore gjen vendin e vet me disiplinat tjera shkencore si: Menaxhmenti i burimeve njerëzore, Sjellja organizative, Relacionet ndëmjet njerëzve etj.

Si disiplinë e veçantë shkencore, ngjashëm është me disiplinat tjera menaxherike, të cilat i përmendëm më lart.

Kështu, ndërmarrjet e kanë parë të nevojshme që të qeverisin me reputacionin e tyre, prandaj është paraqitur disiplina shkencore: Relacionet ndërmjet njerëzve. Prej momentit të paraqitjes së lëvizjes për përgjegjësi shoqërore, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, nën presionin e opinionit të gjerë, në ndërmarrje ka filluar të paraqitet ndjenja për nevojën e menaxhimit të etikës në biznes dhe të sjelljeve etike, veçmas në kontekst të përgjegjësisë shoqërore. Mirëpo, nuk mund të themi se në këtë kohë është paraqitur disiplina shkencore Etika në biznes, për shkak se edhe më parë, në forma dhe mënyra të ndryshme, ajo trajtohet që nga ekzistimi i biznesit.

Menaxhimi i etikës së biznesit mund të sjellë dobi të mëdha për ndërmarrjen. Programet e ndryshme etike ndihmojnë që të ruhet moraliteti në kohë të ndryshme krizash, duke e rritur punën ekipore dhe duke motivuar njerëzit. Në nivel të përgjithshëm shoqëror, Etika në biznes e rrit konkurrencën dhe kjo e arritur konsiderohet njëra ndër vlerat kryesore civilizuese të arritura deri tani.

15

Page 16: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Shpeshherë, për shkak të situatave të ndryshme, duhet të pyeteni se çka është e vlershme dhe e drejtë për të bërë. Dilemat etike i detyrojnë individët që ta pyesin vetën për:

- obligimet që i kanë,- përgjegjësitë dhe - si mund të zgjidhen ato.

Shembull:

Një klient ka kërkuar nga ne një prodhim. Pasi që ne i kemi dhënë të gjitha karakteristikat e prodhimit dhe çmimin, ai ka konkluduar se nuk mund ta blejë atë. E dimë se një produkt të ngjashëm, i cili do të jetë adekuat, do të mund ta blejë në një vend tjetër. Çka do të bëjmë ne? Do lejojmë që ai të shkojë pa produktin që atij i duhet. A do ta njoftojmë se edhe ne e ofrojmë me çmim më të ulët. Çka do të bëjmë?

Kolegu në punë, në besim, më ka treguar se do ta lëshojë ndërmarrjen për disa muaj, për shkak se i është premtuar rrogë më e mirë diku tjetër. Ndërkohë, unë e kam informatën se ai da lëshojë ndërmarrjen, ndërsa punëdhënësi ka vendosur që të njëjtin ta përparojë në punë e mua jo. Çka të bëj?

Sipas Kennethu Blanchardu dhe Normanu Vincent Peale, autorë të librit "The Power of Ethical Management", janë tri çështje në të cilat duhet të përgjigjeni kur ndesheni me problemin me dilemat e etikës:

A është ajo çështje e bazuar në ligj?Ose, me fjalë të tjera, a do të ndeshem me ligjin dhe rregullat e ndërmarrjes, nëse ndërmarr një aktivitet të tillë.

A është në baraspeshë - a ka barazi? A është e drejtë ndaj të gjitha palëve pjesëmarrëse ajo që jemi duke e bërë?

A është e drejtë? Shumica e njerëzve e hetojnë ndryshimin ndërmjet veprimeve të drejta dhe atyre të padrejta dhe mund të japin përgjigjje: si ndihem lidhur me atë vendim? A jam krenar për atë vendim dhe a duhet që edhe të tjerët të jenë krenarë për këtë vendim?

Etika në biznes dhe përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjes

Vlera e ndërmarrjes dhe kodeksi etik duhet të përfshijnë të gjithë atë me çka merret ndërmarrja, duke pasur parasysh edhe raportet ndërmjet

16

Page 17: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

ndërmarrjeve të tjera. Ky raport duhet të jetë përgjegjësi shoqërore e ndërmarrjes.

Organizmi i biznesit për përgjegjësi shoqërore komentohet si vijon:

"Realizimi i synimeve afariste, në atë mënyrë që të respektohen vlerat etike, njerëzit, shoqëria dhe mbrojtja e ambientit".

Organizata Forumi i Liderëve të Biznesit Ndërkombëtar (International Business Leaders Forum - IBLF) me përgjegjësinë shoqërore-sociale të ndërmarrjes nënkupton zhvendosjen e përgjegjësisë në ekonomi, e cila ekonomisë dhe shoqërisë i shërben dhe i nevojitet, si dhe e lehtëson realizimin e zhvillimit:

- ekonomik,- shoqëror,- ekologjik,- maksimizimin e rezultateve në ekonomi dhe shoqëri, duke e zvogëluar

ndikimin e faktorëve negativë.

Nëse ndërmarrjet nuk janë etike, ato nuk mund të jenë përgjegjëse, për këtë konsiderohet se zbatimi i qeverisjes me etikën e biznesit edhe në Kosovë është parakusht i parë për ndërtimin e rrethinës shoqërore-sociale përgjegjëse në ose për afarizëm.

"Punëtorët tanë janë shumë etikë dhe çka na duhet edhe menaxhimi i tyre në punë” - janë shpesh konstatime të njerëzve përgjegjës. Ky është një konstatim i gabuar. Vetë fakti se ndërmarrja bën biznes në bazë të etikës së biznesit, nuk do të thotë se ekziston domosdoshmëria e qeverisjes me procesin e vendimeve të deklaruara në afarizmin e përditshëm, dhe se shpesh ato pësojnë ndryshime të cilat ndryshojnë këto vendime dhe shpesh sjellin në pikëpyetje parimet e etikës në biznes.

Domosdoshmëria e sjelljes organizative në ndërmarrje dhe menaxhimi i sjelljeve organizative, më së shumti reflektohet në situatë të krizave, ku njerëzit e mirë shpesh mund të bëjnë vepra të liga, veçmas kur janë të hutuar dhe të stresuar nga situata në të cilën ndodhen.

Qasja përmbajtësore duhet të mbështetet në parimet etike dhe, si e tillë, mund të shërbejë si qasje e cila siguron veprime të drejta për ta shpëtuar ndërmarrjen nga dëmtimet e pariparueshme në situata të tilla. Shumë dilema në biznes nuk janë aq të thjeshta: "a duhet të vidhet?" ose "a guxoj të gënjej”? Shpeshherë njerëzit e sjellin veten në pozicion për të marrë vendime të cilat nuk janë plotësisht të drejta dhe të rregullta. Në situata të tilla rëndësia e stërvitjes është shumë e domosdoshme.Për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e këtyre bizneseve, është futur edhe sjellja organizative.

17

Page 18: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Menaxhimi i etikës së biznesit forcohet me punë ekipore dhe me shtimin e efikasitetit të afarizmit. Pastaj, dialogu kontinuel në vendin e punës e krijon një interaksion që pjesëtarët e ndërmarrjes e shprehin lirshëm dhe në mënyrë:

- të hapur,- në mënyrë të përgjegjshme,- ndjenjë të përkatësisë,- ndjenjë të bashkësisë.

Edhe pse ekziston një numër i madh i qasjeve të qeverisjes, me Etikën e biznesit ekzistojnë dhe konsiderohen si të domosdoshme dhe të paevitueshme:

1. Të definohet baza e e qeverisjes:a. të përcaktohen qëllimet;b. të emërohen njerëzit përgjegjës.

2. Të përcaktohet vlera e ndërmarrjes:a. biseda individuale me anëtarët e trupit menaxhues;b. diskutimi me të gjithë njerëzit e interesuar;c. anketimet.

3. Zhvillimi i kodeksit etik:a. të deklarohen-publikohen vlerat;b. të përpunohet kodeksi i sjelljes.

4. Të përcaktohen burimet/resurset për qeverisje me etikën në biznes:a. edukimi dhe stërvitja/trajnimi;b. prezantimi;

5. Integrimi i etikës në kulturën e ndërmarrjes duke e zgjeruar sjelljen etike:a. hulumtimi i çdo lëndimi të etikës;b. korrektimi i aksioneve etike-preventiva;c. masat disiplinore;d. matja e efikasitetit; e. mbikëqyrja;f. raportimi;g. përcjellja dhe publikimi i rasteve pozitive;h. përparimi kontinuel.

Të gjitha këto aktivitete ndërmarrjet i bëjnë në mënyra të ndryshme. Mirëpo, të gjitha kanë organizim autentik në bazë të natyrës së punës dhe kërkesave të tyre. Mirëpo, sjellja organizative përfshin:

18

Page 19: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

- saktësinë e detyrave të punës,- keqpërdorimin e vendit të punës, duke përdorur alkoolin dhe pijet

tjera;- pajtueshmërinë me ligjin, rregulloret dhe politikat e ndërmarrjes;- konfliktin e interesave;- korrupsionin;- raportin/relacionet ndaj blerësve dhe furnitorëve;- privatizmin e punëtorëve;- mbrojtjen e ambientit;- barabarësinë në punësim;- dhuratat dhe shërbimet dhe argëtimet;- keqtrajtimin;- mbrojtjen e shëndetit;- paraqitjen e lëndimit të etikës;- përdorimin e burimeve të ndërmarrjes, informatave dhe pajisjeve.

2. ZHVILLIMI I KONCEPTIT TË ETIKËS SË BIZNESIT2.1. Etika në biznes para viteve të 60-ta

Para viteve të 60-ta çështjet lidhur me etikën në biznes kryesisht janë trajtuar nga ana e filozofëve të ndryshëm, siç janë trajtimi i normave të moralit dhe rregullave të ndryshme juridike, të cilat i sanksionojnë çështjet morale dhe jomorale etj. Mirëpo, në aspektin e zhvillimit të biznesit, në këtë periudhë qasja ndaj kësaj problematike ka qenë fetare. Udhëheqësit e besimeve të ndryshme, gjatë predikimve fetare, kanë predikuar dhe kanë diskutuar çështjen e pagave, praktikat e ndershme të punës, si dhe moralin e kapitalizmit. Ky ka qenë një kontribut për fushën e ardhshme të zhvillimit të

19

Page 20: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

etikës së biznesit. Çdo fe, gjatë trajtimit të etikës në biznes, ka aplikuar konceptet e veta morale, jo vetëm për biznesin, por edhe për ata që krijojnë ambientin e biznesit: qeverinë, politikën, familjen, jetën personale dhe aspekte të tjera, të cilat kanë rrjedhë nga marrëdhënia e punës dhe rezultatet e punës.Po ashtu, në vitet e 60-ta, zhvillimi i biznesit u shoqërua edhe me një lëvizje të fuqishme, e cila kishte të bënte me ruajtjen e ambientit dhe me zhdukjen e mbeturinave, përfshirë edhe ato nukleare, dhe përpunimin e tyre. Këto kanë qenë lëvizje të fuqishme, të cilat e ngrisin çështjen e etikës së ndotjes së ambientit me mbeturina nukleare, për shkak të zhvillimit dhe të përvetësimit të tregjeve të reja nga shtetet e zhvilluara. Njerëzit u ballafaquan me rrezikun e toksikimit dhe të konsumimit të produkteve nga ndotësit nuklearë. Në gjithë këtë zgjerim të konsumimit të produkteve, edhe të atyre me ndotje toksike, njerëzit filluan të mendojnë si të mbrohen.Xhon Kenedi më 1962 e dha një mesazh tepër të rëndësishëm, i cili drejtpërdrejt kishte të bënte me etikën në biznes. Ky mesazh përfshinte:

- të drejtën për t’u siguruar,- të drejtën për të qenë i informuar,- të drejtën për të zgjedhur dhe- të drejtën për t’u dëgjuar.

Këto ndryshime u shtynë përpara nga një lëvizje që quhej Lëvizja e konsumatorëve, e cila filloi organizimin diku kah vitet ’65. Filloi nga fabrika e njohur për ne të gjithë – ”General Motors” në SHBA - në të cilën në plan të parë ishin fitimet e jo edhe jeta dhe siguria e individit. Kjo organizatë arriti t’i imponohet kompanisë me qëndrimet e veta, duke e detyruar menaxhmentin që të prodhojnë rripa të sigurisë për udhëtarë dhe pajisje të veçanta, si siguresat e dyerve dhe gjëra të tjera, që do të siguronin jetën e individëve.

2.2. Në vitet e 70-ta: etika e biznesit si fushë emergjente

Në vitet e 70-ta gjërat rreth etikës në biznes filluan të sistemoheshin me një bazë më të fotë shkencore. Derisa prej viteve 60-ta e deri në të 70-tat me këtë problematikë mirreshin teologët, në këto vite fillon në mënyrë të vrullshme zhvillimi i etikës së biznesit si disiplinë shkencore. Nisur nga parimet fetare dhe ato filozofike, që nga grekët e vjetër, ekonomistët filluan të mendojnë për etikën e biznesit, duke aplikuar teori dhe metodologji të

20

Page 21: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

ndryshme filozofike. Tani mendohet për imazhin etik të produketeve, ndërsa filluan me të madhe të paraqiten dukuri negative: ryshfeti, reklamat e ndryshme mashtruese, manipulimi me çmime, garancitë joadekuate për produktin etj. Prandaj, njerëzit e ekonomisë, filozofisë, teologjisë, marketingut dhe palë të tjera filluan të realizojnë studime në fushën e etikës së biznesit, të cilat kishin për qëllim të analizonin dhe të gjenin zgjidhje për situatat nga fusha e etikës së biznesit.

2.3 Vitet E 80-taNë këtë periudhë, menaxherët, njerëzit e studimeve akademike, njerëzit e praktikës filluan ta pranojnë etikën e biznesit, si lëmi e cila duhet të ketë subjektin e vet shkencor, metodologjinë dhe objektin e vet të studimit. Pra, u identifikua si disiplinë e veçantë shkencore. Filluan të organizohen trajnime, seminare, edukime plotësuese, konferenca të ndryshme dhe publikime të shumta nga kjo fushë. Pra, vitet e 80-ta e institucionalizojnë etikën e biznesit dhe praktikisht tani kishim një disiplinë të re shkencore - Etikën në biznes.2.4. Faza E Fundit: Etika E Biznesit Sot Dhe PerspektivaEtika e biznesit është duke evoluuar vazhdimisht. Ajo tani, në mënyrë më shkencore, përcjell dhe ka të bëjë me çështjet shumë të ndjeshme rreth etikës në biznes. Derisa ajo në fillim trajtohej nga teologët e filozofët, tani ajo është duke u studiuar edhe nga njerëzit e praktikës-menaxherët. Kjo fushë nuk do të thotë se studion vetëm çështjet morale rreth asaj se çka duhet të bëhet dhe çka nuk duhet të bëhet. Ajo i studion në mënyrë sistematike çështjet e moralit, përgjegjësitë dhe marrjen e vendimeve brenda ndërmarrjes. Marrja e vendimeve është shqyrtuar në pikëpamje etike. Etika e biznesit konsiderohet e rëndësishme për shkak të vetë biznesit. Nuk mund të barazohet etika e individit me atë të biznesit. Nëse do të bëhej kjo, ne do të kërkonim dhe do të rekrutonim njerëz, të cilët reflektojnë vlera të larta etike. Vlerat personale të individit janë vetëm si faktor shumë i rëndësishëm i etikës në biznes, në radhë të parë rreth procesit të marrjes së vendimeve. Morali i individit është i lidhur dhe i ndikuar nga një numër i ndryshëm i veprimeve dhe gjendjeve me të cilat individi mund të ndeshet në punë dhe në jetë. Prandaj, etika e individit dallon nga etika e biznesit në ato koncepte ku duhet të zbatohen vlerat morale të individit, në kontekstin e rregullave të ndërmarrjes, në kontekstin e zhvillimit të biznesit sipas vlerave etike.

3. KONFLIKTET NË BIZNESNë afarizmin e vet ndërmarrësit janë të detyruar të marrin vendime të ndryshme nga fusha e aktivitetit me të cilin mirren. Vendimet e marra prekin

21

Page 22: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

interesat e ndryshme të akterëve. Prandaj, nuk është lehtë në këtë rrethinë të mirren vendime të cilat, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, nuk prekin interesat e të tjerëve. Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndieshëm, prandaj është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në:

ndonjë problem situatë ose mundësi

Konflikti kërkon nga individi ose ndërmarrja që të bëjë përpjekje që atë ta zgjidhë me aksione të ndryshme dhe të mundshme, me të cilat duhet të vlerësohet a është veprim i drejtë apo i gabuar.Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike. Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat-objektivat e veta mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i punëson dhe, shpeshherë, edhe me rrethinën e saj afariste. Rrethina e e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më shumë duke investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve e jo duke ulur shpenzimet e prodhimit. Tani këtu kemi një situatë në të cilën ndërmarrja dëmton cilësinë për fitim. Shpeshherë themi se konkurrenca i rregullon gjërat në treg. Llojllojshmëria e produkteve dhe substitutet e tyre bëjnë që të vijnë në pyetje vlerat etike të ndërmarrjes. Prandaj, karakteristikë e punës dhe e menaxherëve të ndërmarrjeve duhet të jetë kultura e ndërmarrjes dhe ajo e shoqërisë që e rrethon, për shkak se në këtë ambient lindin konfliktet dhe shumë çështje të tjera, të cilat mund të lëkundin vlerat e etikës në biznes.3.1. Lindja e konflikteve Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve. Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike, varësisht se ku janë: tjetërqysh veprojnë në punë dhe tjetërqysh sillen në shtëpi.Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet/përkatësisht menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e objektivave të biznesit.

Konflikti i Roleve Ne keto raste kemi te bejme me konflikte midis roleve te ndryshme qe ne kryejme ne jeten tone te perditshme. Atributi kryesor me kete lloj konflikti pergjegjesie eshte koncepti i “rolit” psh: Prind

22

Page 23: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

dhe mesues, Gjykatesi dhe femija i tij ne banken e te akuzuarve etj. Cfare qendrim do te mbajme ne keto raste?.Gjithmone ne keto lloj konflikti pergjegjesie, tëresi vlerash te ndryshme shfaqen per te ndihmuar kerkesat e ketyre roleve.Konflikti i Interesave”Nje moment tjeter kur ne ndjejme konflikte ne pergjegjesite tona ka te beje me situate ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtare publik. Ne shumicen e rasteve keto jane raste qe na ofrojne ne nje mundesi per te perdorur pozicionin tone per perftime personale. Me termin “interes” nenkuptojme te gjitha ato influenca, angazhime, emocione qe e bejne gjykimin tone me pak te besueshem dhe te njeanshem se c’do te ishte ndryshe.Konflikti i Interesave shfaqet ne forma te ndryshme, nder me kryesoret e te cilavejane:Ryshfeti – Ky eshte pranimi i paligjshem i parave ose sendeve te tjera me vlere, perfitimi i favoreve te ndryshme nga nepunesit civil te cilet shfrytezojne pozitat e tyre zyrtare. Ne pergjithesi ryshfeti ka te beje me parate, por mund te inkludoje dhe perftime te tjera si favore seksuale, premtime per publicitet te favorshem, ose oferta per tu bere pjesetar i qarqeve sociale ekskluzive.Trafikimi e Influences – ndodh kur nje nepunes civil perpiqet te influencoje nje vendim qeverie ne favor te nje pale te trete ne te cilin nepunesi ka nje interes te vecante. P.sh kur nje nepunes i larte me te drejte vendimmarrje jep nje urdher per te kryer nje punim ku nderrmarja e tij private jep nje kontribut te konsiderueshem.Trafikimi i Informacionit - Kemi te bejme ne ato raste kur zyrtaret shfrytezojne informacionin zyrtar qe nuk eshte i hapur per publikun e gjere, dhe e perdorin per qellimet e tyre personale.Transaksionet financiare – kemi te bejme ne ato raste kur nepunesi civil ka interesa financiare te drejtperdrejta ose te terthorta qe konfliktojne ne menyre te drejtperdrejte me performancen e punes se kryer. Shembull: Drejtori i planifikimit nderton nje aeroport ne nje vend ku ai ka prona private dhe jo diku tjeter ku mund te ishte me e volitshme. Zgjedhja e venditt behet me qellime per te permbushur interesat e tij private.Dhuratat dhe Defrimi – pranimi i dhuratave ose “ i mikpritjes” krijojne konflikt nese ato influencojne kryerjen e paanshme te detyrave te nepunesit. Ketu perfshihen blerje me cmime te ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale, perdorimi padrejte i automjeteve, pajisje etj.Punesim i Jashtem – Punesimi i pjesshem ose part-time, konsulenca, mund te shkaktojne nje konflikt interesah me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nese

23

Page 24: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

behet fjale per pune qe jane te lidhura ose me interesa te ndersjellta. Per punerat qe nuk kane lidhje atehere nuk kemi konflikt interesash.Punesim ne te ardhmen – Nese nje punonjes i Administrates Publike kryen nje veprim sot ne favor te nje pale te trete me qellim qe, mbas perfundimit te kohes ne detyre, te filloje te punoje ne entin qe i ka bere favor, atehere kemi te bejme me nje konflikt interesi.Marredheniet me te afermit - Situatat kur nje nepunes civil mund te beje favore per nje te aferm, perbejne ne vetvete nje konflikt. Ky lloj konflikti mund ti kete rrenjet ne interesa joekonomike.”3

3.2.2. Konflikti i interesaveKonflikti i interesave lind kur individët duhet të zgjedhin në mes të asaj se a dëshirojnë t’i përparojnë interesat e ndërmarrjes apo interesat e veta individuale, ose t’i përkrahin interesat e grupeve të veçanta qofshin ato:

formale apo joformale

Për t’i shmangur konfliktet e interesave, punëtorët duhet të jenë në gjendje të ndajnë interesat e tyre private nga interesat e ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar.Ndërkaq, ndërmarrja duhet të shmang konfliktet potenciale, duke ofruar prodhime dhe shërbime sipas kërkesave.Shembull:Një auditor ka shkuar në auditim të ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave të qytetit. Mirëpo, ka lindur dyshimi se raportet të cilat është duke i ofruar personi NN në fjalë janë gjithnjë të mira. Prandaj, komisioni për çështje të sigurisë vendosi ta përcjell, për të hulumtuar në mos pagesa për dhënien e konsaltingut dhe raporteve përfundimtare, të cilat janë të dedikuara për auditorin NN, janë një lloj kompromisi ndërmjet ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave dhe auditorit.Të themi se në shumë shtete të zhvilluara, në përqindje të sigurt, mund të thuhet se punëtorët nuk marrin mito (ryshfet), pagesa personale ose ndonjë dhuratë, ose beneficione të veçanta nga persona të cilët e dëshirojnë mbështetjen e tyre në raste kur mirren vendime. Mirëpo, megjithatë, ryshfeti është njëra ndër mënyrat më të shpeshta të rrënimit të vlerave të etikës në biznes në shumë shtete. Ne do të shohim edhe më vonë se, në shumë ekonomi të ndryshme, mitoja (ryshfeti) është një nga shkaqet e rënies së menaxherëve, njerëzve nga legjislacioni ose zyrtarëve të qeverive komunale ose të niveleve më të larta. Besohet se afër 80 miliardë $ në vit paguhen si mito.Kur zyrtarët marrin ryshfet nga biznesi, ju e dini se ata duhet të bëjnë lëshime të cilat i sjellin në pozitë të palakmueshme dhe jo të barabartë konkurrentë e tjerë. Lëshime të cilat i japin ndonjë favor biznesit të tyre, në

3 Gazmend Haxhia; Etika dhe antikorrupsioni; Instituti I trajnimit të administrates publike , Tiranë

24

Page 25: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

fushën e legjislacionit, ose favore të tjera, të cilat janë të lidhura me forma të ndryshme manipulative.

A thua, a është etike nëse u jipen ryshfete të ndryshme zyrtarëve të ndryshëm publikë të nivelit lokal apo të atij qendror për këto favor

3.2. Fusha e konflikteve etike në ndërmarrje

Sipas Rupert Rej: „çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimeve në mes të asaj se çka është më me e vlerëshme: realizimi i interesit personal dhe zvoglimit të dënimit."4

Për ndërmarrjen denim është kur numri i kundërvajtjeve të punëtorëve të saj shkon në drejtim të konfliktit me ligjin dhe kjo sigurisht e luhat pozicionin e saj ekzistencial. Nëse morali është ligj atëherë shansat janë në anën e ndërmarrjes. Mirëpo nëse kjo nuk është atëherë kjo do të jetë shumë keq dhe situatë e palakmueshme për ndërmarrjen. Ndërmarjet kanë filluar të marrin në konsideratë për etikën ta zëmë kur veprimet e tyre mund të sjellin deri te katastrofa ekologjike, dhe kjo automatikisht i krijon dëmë të pariparueshëm imixhit të saj.Ndërmarjet fillojnë të mirren me këto çështje dhe t’i trajtojnë me seriozitet nës ka një kontroll rrigoroz nga ana e institucioneve profesionale, dhe kur për akte të tilla të cilat e rrezikojnë rrethinën në të cilën ajo punon dhe vepron fillon t’i humb konsumatorët. Kjo është përgjigjje e fuqishme që ndërmarrjet nuk e dëshirojnë. Rrespektimi i etikës gjithnjë e më tepër është duke u bërë qështje e rëndësishme dhe me prioritet për ndërmarrjet për shkak se ato konsiderohen përgjegjës për sjelljen e atyre të cilët punojnë në ato ndërmarje. Nëse punëtorët janë konfliktuoz, të pandërgjegjshëm , nuk udhëheqin kurrfar llogari lidhur me sjelljet etike ndërmarrjet janë përgjegjëse dhe dënimet për to gjithnjë do të shtohen. Ndërkaq nëse punëtorët janë përgjegjës ndaj punës së tyre ndaj vlerave të ndërmarrjes, vlerat etike do të jenë më të mëdha shkeljet e vlerave morale dhe etike do të jenë shumë të vogla dhe përt to opinioni i konsumatorëve do të jet i lartë.Fushta më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të cilat kanë repërkusione etike janë:

- masat e dyfishta në ndërmarrje ( për diken nën e për dikend njerkë)

- tregtimi i produkteve të patestuara,- tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati ,

4 Rupert Rej,

25

Page 26: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

- korrupcioni,- pastrimi i parave,- shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me

vendet e pazhvilluara .Një fushë shumë e ndjeshme në të cilën reflektohen konfliktetet etike është edhe marketingu, bindja e njerëzve që të blejnë produkte të cilat janë të pavlera dhe të panevojshme. Veprimet joetike të shumtën e rasteve lajmërohen kur të punësuarit janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frigë nga përjashtimet nga puna, i neglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e qeverisjes me arrogancë.

  3.2.1. Në të shumtën e rasteve cenimi i etikes ne biznes eshte kur përgjigjja është UNË.

  Gjermani nga Nyrnbergu Franc Ksaver Kaufman në vitin 1986. ka zhvilluar një hulumtim me 530 udheqës/ menaxher të ndërmarrjeve. Fushën të cilën e ka hulumtuar ka qenë procesi dhe mënyra se si ata i zgjedhin konfliktet. Ai ka ardhë në përfundim se shumica e tyre u nënshtrohen bindjeve të tyre personale ose shumica e tyre mbështetet në rregulla normative për zgjedhjen e këtyre situatave.Shumë pak prej tyre janë të mbështetur në bindjet religjioze ose mbështeten sipas udhëzimeve religjioze. Ata janë deklaruar se në rend të parë ndihen përgjegjës sippas ndërgjegjjës së tyre, janë përgjegjës ndaj familjës së tyre, janë përgjegjës ndaj vetëvetës dhe në fund kanë thënë se janë përgjegjës ndaj zotit. Në mënyrë të veçantë sipas këtijë hulumtimi ka rezultuar se për ata është e rëndësishme individualiteti i tyre, ruajtjen e qetësisë së familjës së tyre , dhe liria e tyre personaleKy hulumtim të shumtën e përgjigjjeve I ka patur me përgjigjjen UNË. Mirëpo edhe hulumtimet e tjera të cilat janë bërë nga kjo fushë kanë treguar rezulate të ngjashme. Psh kemi rastin e një polici amerikon I cili kishte gjetur 35000$ të cilët nuk I morri dhe I dorzojë në polici. Kur e pyetën se përse nuk i morri paratë. Ai u përgjegjë se kallogoritur me kujdesë dhe ka përfunduar se nuk ka llogari ta bëjë një gjë të tillë që për 35000$ ta humb pensionin. Shtypi fillojë ta lartësojë veprimin e tij.

26

Page 27: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Konfliktet fillojnë zakonisht kur kompania fillon t’i inkurajojë punëtorët që të punojnë nën presion të stafit menaxherial dhe kundër bindjeve të tyre etike për probleme të caktuara.Nga këto dy diagrame po shihet sa është bërë presion nga menaxhmenti i ndërmarrjes për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, në kundërshtim me vlerat etike të punëtorëve.Zakonisht presionet zhvillohen në stilin: ju duhet të punoni se kjo është përgjegjësi e menaxherëve dhe përgjegjësi e ndërmarrjes.Punëtorët po ashtu i vërejnë sjelljet e këqija në punë dhe në rrethinën e ndërmarrjes. Nga një hulumtim që është bërë nga Qendra për Burimet e Etikës në Biznes në vitin 2000 rezulton:

 Nr. i përgjigjeve %

Gënjimi i punëtorëve 26 17.7Fshehja e informatave të nevojshme nga punëtorët, konsumatorët, vendasit dhe nga opinioni 25 17.0Fshehja dhe mungesa e orëve të punës 24 16.3Diskriminimi sipas racës, ngjyrës, gjinisë, moshës 21 14.3Frikësimi 12 8.2Thyerja e rregullave dhe ligjeve 12 8.2Falsfikimi i normave dhe raporteve të prodhimit 12 8.2Përdorimi i drogës dhe alkoolit në punë 10 6.8Marrja e ryshfetit, dhuratave etj. 5 3.4  147 100.0

Ndershmëria dhe paanësiaNdershmëria i referohet:

Sinqeritetit, Integritetit, Besueshmërisë.

Paanësia është një cilësi e të qenurit i barabartë, jo anues. Ndershmëria dhe paanësia lidhen me atributet e moralit të njerëzve, të cilët marrin vendime. Nga i gjithë korpusi i njerëzve të biznesit pritet që të ndjekin rrugën e ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme. Ata nuk duhet që me informata t’i dëmtojnë konsumatorët, ta zëmë duke ua shkurtuar mundësinë atyre që të informohen për produkte dhe shërbime të cilat ata i ofrojnë. Këto informata

27

Page 28: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

nuk duhet të jenë të fshehura nga punëtorët dhe klientët e ndryshëm me të cilët ndërmarrja ka bashkëpunim të rregullt. Ose t’i dëmtojë me informata të ndryshme dhe të dëmshme konkurrentët.Një ndërmarrje e madhe gjermane autoritative akuzoi një ndërmarrje tjetër për shfrytëzimin e madhësisë së saj dhe pjesëmarrjes në treg që të shesë produkte elementare ushqimore - qumësht, sheqer, miell - nën çmime, në mënyrë të vazhdueshme, me çka e thyen ligjin gjerman të tregtisë. Në bazë të kësaj kërkese, shihet se praktikisht po dëmtohen ofertuesit e vegjël dhe të mesëm dhe u pamundësohet oferta e produkteve të tyre në treg për shkak të çmimeve të ulëta. Megjithëse njerëzit e biznesit mbështeten nga pozicioni i biznesit të tyre dhe interesit të tyre personal, relacionet etike duhet të mbështeten në:

paanësi, drejtësi dhe besim.

Blerësit duhet t’u besojnë shitësve, huadhënësit duhet t’u besojnë huamarrësve, e kështu me radhë. Dështimi i këtyre koncepteve sigurisht se do të sillte në pyetje vlerat etike të bizneset dhe sigurisht kjo do të vështirësonte zhvillimin e biznesit.

Çështjet që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe paanësinë janë të dukshme, për shkak se biznesi shpeshherë duket sikur “lojë” e qeverisur nga rregullat e veta të lojës, e jo nga ato të shoqërisë.Sipas Eric Bevrsluis-it, josinqeriteti është problem për shkak se:

1. marrëdhëniet e biznesit fundosen për shkak raporteve të njerëzve të cilët qeverisin sipas rregullave të tyre personale, që në të vërtet në jetën shoqërore ndërhyhet në konkurrencë, maksimalizim të fitimit dhe avansim personal në ndërmarrje,

2. biznesi mund të konsiderohet si një lojë e njerëzve, konkurruese, siç është, ta zëmë, basketbolli ose boksi,

3. në mënyrë normale rregullat dhe moraliteti nuk mbahen si në basketboll dhe boks. (Çka nëse njëri boksier tenton që me qëllim ta lëndoj tjetrin, e të ngjashme)

4. logjikisht, nëse biznesi është sikur lojë, sikur basketbolli ose boksi, atëherë normat etike nuk do të aplikoheshin, por do të aplikoheshin rregullat e lojës.

Forma të tilla të mendimeve ka shumë dhe janë të shpeshta rastet kur njerëzit e ndryshëm, në aktivitetet e ndryshme në biznes dhe në jetën e përditshme, kur të ndeshen me probleme të cilat kërkojnë angazhim dhe vlera morale, fillojnë shumë gjëra nga jeta e biznesit t’i krahasojnë me luftë,

28

Page 29: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

lojë dhe me biznes. Në të gjitha këto ka disa rregulla që në mënyrë direkte janë të lidhura me etikën.Shumë njerëz thonë se biznesi nuk është lojë sikur basketbolli ose boksi, për shkak se njerëzit nuk janë ekonomikisht të qëndrueshëm ose, thënë më mirë, ekonomikisht të vetëmjaftueshëm/pavarur, dhe se ata nuk do të tërhiqen nga loja e biznesit. Prandaj, etika në biznes jo vetëm se duhet t’i zhvillojë rregullat e lojës në biznes dhe të përcaktojë se cilat rregulla duhet të përdoren, por duhet të zhvillojë edhe rregulla të tjera, të cilat nuk janë volontere në këtë lojë.Në bazë të kësaj mund të konkludojmë se mungesa e rregullave dhe detyrimi/obligimi jo i mjaftuar krijon mundësinë e paraqitjes së veprimit joetik në biznes.

KomunikimiKomunikimi nënkupton transmetimin e informatave dhe ndarjen e kuptimit të tyre me të tjerë. Çështjet etike të komunikimit janë të lidhura me promovimin e mesazheve dhe informatave lidhur me sigurinë e përdorimit të produkteve, ndotjes, kushtet e punës së punëtorëve, si dhe situata të tjera të lidhura me punën dhe natyrën e produkteve. Nëse komunikimi është i rrejshëm dhe me informacione të pamjaftueshme, dmth. informatat fshihen me qëllim, atëherë konsumatorët dhe klientett e ndryshëm me të cilët ne bashkëpunojmë do të humbin besimin në ndërmarrje dhe në produktet e saj.Gënjeshtra është njëra nga çështjet kryesore etike në relacionet e komunikimit. Ajo shkakton telashe etike në komunikimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, për shkak se e rrënon besimin.Rezultatet e një hulumtimi, të cilin e ka publikuar Jurnal of the American Medical Association, pasqyrojnë se më tepër se një e treta e mjekëve të anketuar pranojnë se kanë gënjyer-mashtruar kompanitë e sigurimeve, duke ekzagjeruar sëmundjen e madhe të pacientëve, duke i radhitur diagnozat joadekuate në faturat e tyre dhe duke raportuar simptome joekzistuese.Lajmërimet (informatat) false dhe mashtruese janë çështje kyçe në komunikim. Abuzimi me çështje të informimit vetëm sa do ta ekzagjerojë pretendim për të vërtetën rreth mashtrimit ose gënjeshtrës. Pretendimet (pohimet) e tepruara janë ato të cilat më nuk janë substanciale (nuk provojnë), sikur që është gjendja e produkteve, qoftë ajo komerciale qoftë ajo përmbajtësore, lidhur me superioritetin etik ndaj produkteve të tjera. Një kompani amerikane gjatë shumë viteve investoi me miliona dollarë në promovimin e produktit të vet: “Përmbajtja e më mirë, pizza më e mirë”,

29

Page 30: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

duke u përpjekur të promovojë cilësinë e picës së saj. Juria e Teksasit zbuloi se slogani i saj promovues lidhur me pizzën ishte mashtrues dhe këtë slogan e ndaloi të përdoret për të promovuar këtë produkt në të ardhmen.Sot në shumë shtete perëndimore zhvillohet një lloji i biznesit, i cili ngadal po fillon të zhvillohet edhe te ne në Kosovë. Ky biznes është i njohur si ndërmarrja/biznesi nga shtëpia. Këto forma në këto shtete janë duke e dëmtuar për shumë mjete të painkasuara buxhetin e shtetit.Pastaj, çështja e promovimit të produkteve është edhe çështje e etiketave. Një ndërmarrrje amerkane Mott’s Inc., ishte një kompani udhëheqëse në prodhimin e lëngjeve. Tashmë këto pije kishte fituar një besim të madh te konsumatorët dhe emri i këtyre pijeve ishte sinonim për kompaninë. Ajo prodhonte lëng molle, rrushi dhe qershie. Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve ngriti çështjen e etiketës në bombolat e pijeve, të cilat sipas tyre ishin mashtruese. Në ato etiketa shkruante: “100% lëng”, me fotografinë e mollës, të qershisë ose të rrushit. Komisioni kishte ardhur në përfundim se fotografia nën 100% ishte një lloj asociacioni se ai ishte 100% lëngë i këtyre frutave. Për këtë shkak ajo kompani u dënua me 177.500 dollarë shpenzime për hulumtimin e promovimit nga kjo etiketë dhe shpenzimet të tjera në disenjimin e etiketës së re. Formë tjetër e abuzimit të konsumatorëve nëpërmjet formulimeve dykuptimëshe, fjalët e të cilave janë aq të zbehta sa që ai që i lexon apo i dëgjon mund të konkludojë për mesazhin e promovuesve. Pra, fjalët dinake plotësisht të paqëndrueshme e pamundësojnë të shprehurit sikur “ndihma është preventivë”, “ndihma e lufton...”, ”ndihma ju bën të ndiheni më mirë”. Konsumatorët mund ta konsiderojnë këtë lloj komunikimi si joetik, për shkak të dështimit të komunikimit me të gjitha informatat të cilat janë të nevojshme për të sjellë vendim të drejtë për blerjen ose për shkak se në mënyrë të drejtpërdrejtë e mashtron konsumatorin.

Teknologjia Kategoria e fundit e cila e u përket çështjeve etike është teknologjia, veçmas zhvillimet e mëdha të cilat kohëve të fundit janë duke ndodhur në teknologjinë informative dhe në aplikimin e tyre në jetën ekonomike. Sa më tepër që është duke u përdorur kjo teknologji, janë duke u rritur edhe shqetësimet për këtë lëmi. Disa çështje të cilat duhet t’i adresohen biznesit, janë edhe mbikëqyrja e përdorimit të teknologjisë nga ana e të punësuarve, privatizmi i konsumatorëve, zhvillimi i uebsajteve dhe marketingu on-line, mbrojtja juridike e së drejtës intelektuale, sikur që është muzika, libri, filmi etj. Zhvillimet e shpejta dhe ndërrimet të cilat janë duke ndodhur për kompanitë sigurisht se shkaktojnë disa kërkesa lidhur me privatizmin e punëtorëve. Jeta ekonomike është shumë pak e mbrojtur, veçmas për disa fusha të

30

Page 31: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

krijimtarisë, të cilat e rrënojnë këtë privatizëm. Mbrojtja e këtyre të drejtave përmes legjislacionit është mjaft e kufizuar, veçmas në vendet në tranzicion siç është: mbrojtja e të drejtës së autorit, librit, muzikës, filmit etj. Pastaj, mundësia që nëpërmjet teknologjisë informative të bëhet kontrollimi i drejtpërdrejtë i punëtorit dhe privatizmit të tij, përkatësisht angazhimit të tij. Monitorimi elektronik lejon kompaninë që të determinojë (të masë) se a është zvogëluar produktiviteti, për shkak se punëtorët kanë shpenzuar kohën e aktivitet të tyre personal duke hulumtuar në internet, në mënyrë që të ndërmirren hapa për korrektimin e kësaj dukurie.Teknologjia informative, siç e dini edhe ju, është mjet i komunikimit dhe tani më kompanitë e mëdha kanë filluar të shqetësohen për rezultatet e tyre për shkak të qasjeve të jashtme, rrjedhjes së informatave nga brenda dhe për shkak të vështirësive për ruajtjen e privatizmit, si dhe për shkak të shfrytëzimit të uebsajtit të kompanisë nga ana e punëtorëve për nevojat e tyre personale.Hulumtimet e ndryshme në vendet e zhvilluara me këtë teknologji kanë provuar se më tepër se gjysma e të punësuarve (58%) e shfrytëzojnë teknologjinë informative në mënyrë joetike, për nevojat e tyre private, gjë që tani konsiderohet si një lloj i dhunës etike ndaj kompanisë.Problemi tjetër lidhur me teknologjinë informative është edhe privatizmi i konsumatorit. Janë dy çështje të rëndësishme në këtë fushë: rritja e nevojës për informata për konsumatorin dhe mungesa e qasjes së konsumatorit në informatat që janë mbledhur nga ai dhe mënyra si përdoren ato informata. Pra, janë thjesht probleme etike të cilat e vënë në pikëpyetje privatizmin e konsumatorit, për shkak të qasjes së kufizuar se si informatat e mbledhura shfrytëzohen nga njerëzit të cilët ato i përdorin.Çështje tjetër etike, e cila ka të bëjë me zhvillimin e web-teknologjisë dhe marketingut on-line ka të bëjë me atë se çfarë informatash u ofron partnerëve afaristë nëpërmjet këtij mediumi. Disa ndërmarrje i ndërrojnë informatat në bazë të kërkesave të konsumatorëve. P.sh. zyrtari i qeverisë mund të kërkojë faqen për t’u informuar lidhur me rregullsinë e afarizmit të ndërmarjes sipas ligjit. Këtu mendohet në kërkesat që kanë të bëjnë me statusin legal dhe pronësinë e ndërmarrjes. Faqja e krijuar mund të ketë kuptim vetëm nëse vizitohet nga vizitorët, mirëpo nga pikëpamja e marketingut afër 46% e marketingut sipas njerëzve që i kanë vizituar këto faqe janë joetike, për shkak të informatave të cilat ata i posedojnë.Çështje tjetër etike sa i përket teknologjisë informative është mbrojtja e pasurisë intelektuale sikur që është:

- muzika,- librat,- filmat etj.

31

Page 32: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Ligji për të drejtat e autorit është i disenjuar që t’i mbrojë krijuesit e pasurisë intelektuale. Mirëpo, me teknologji të përparuar rriten aftësitë dhe mundësitë që këto të drejta, në mënyrë joetike, të shfrytëzohen pa u pyetur krijuesit e këtyre vlerave, pra duke i kopjuar në mënyrë joetike nëpërmjet internetit dhe formave të tjera.

32

Page 33: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

PJESËMARRËSIT NË FUNKSIONIMIN E BIZNESIT DHE TË ÇËSHTJEVE ETIKE

Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë:- Pronarët - Financat- Punëtorët- Menaxhmenti- Marketingu- Konsumatorët

Ja disa nga funksionet për çdo biznes:

PRONARËTShumë biznese të vogla ose të mëdha fillojnë duke u mbështetur në vizionin e individëve ose të grupeve të njerëzve të cilët i kanë angazhuar burimet e tyre me qëllim të prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve. Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët-ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive.Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten por për konsumatorë, prandaj pronarët duhet ta kenë parasysh që me prodhimet dhe shërbimet e veta të mos e lëndojnë etikën e konsumatorëve, për shkak se, nëse këtë nuk e respektojnë, do t’u kthehet si bumerang, duke e humbur tregun dhe konsumatorët seriozë.Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes. Nëse interesi i njërës palë rrezikohet dhunshëm, duke e favorizuar interesin personal, atëherë vlerat etike të ndërmarrjes ose të individit vijnë në pikëpyetje për shkak se gjërat vështrohen nga pozicioni personal, qoftë ai i ndërmarrjes apo i individit.

33

Page 34: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Pronarët

KonsumatPunëtorët

Kontabiliteti Financat

MarketinguMenaxhmenti

FINANCATPër shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë. Çmimet (e prodhimeve dhe shërbimeve) janë çelësi i funksionimit të ndërmarrjes. Nëse kemi çmime të arsyeshme, të cilat garantojnë akumulim, sipas një logjike të shëndoshë, pronarët dhe menaxherët financiarë nuk do të duhej të shmangeshin nga rregullat dhe ligjet për të ngritur edhe më shumë fitimin e tyre. Kjo do të ishte joetike, për shkak se rrezikon interesat e konsumatorëve.Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare dhe palëve të tjera. Dokumentacioni financiar pasqyron informata të rëndësishme, në të cilat mbështeten investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime, të cilat shpeshherë kanë të bëjnë me miliona dollarë. Nëse ai dokumentacion përmban informata jokorrekte, të cilat në instancën e fundit janë të sanksionuara me ligj dhe konsiderohen si krime, sigurisht se do të pajtohemi të gjithë se nuk është morale, nuk është e drejtë, është joligjore dhe, në fund, themi se është joetike, prandaj është e sanksionuar me ligj. Në shtetet e zhvilluara këto veprime joetike vlerësohen si krime dhe ligjërisht janë të dënueshme.Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për rastet ku, me qëllim, një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të depozituesve të këtyre mjeteve.

Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë të qëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që

34

Page 35: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

është e lejuar me rregulla bankare. Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes se kërkesave të depozitorëve, për shkak se kapitali i tyre është huazuar. Ky është afarizëm joetik, jomoral, ligjërisht i dënueshëm dhe konsiderohet krim ekonomik.Për këtë arsye, sot shumë shtete kanë ashpërsuar ligjet ndaj afarizmit të bankave dhe ndaj fshehtësisë së tyre afariste, për të mos sjellë në pyetje interesin e konsumatorëve.

PUNËTORËTPunëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të prodhohen cigare të padëmshme. Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet për vazhdimin e hulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni i gjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit. Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna. Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe ndërmarjet e prodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e prodhimit, në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve. Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes.Një kontabilist, i cili punonte për një kolegj të vogël, dyshoi kur gjeti 294.000$ si tarnsfer në llogarinë e kolegjit. Shefi i tij i tha se ajo është një pasuri trashëgimore. Mirëpo, kjo shumë ishte e paguar nga persona anonimë, si ndihmë për një kolegj të ngjashëm, i cili i përkiste kishës. Ai të gjitha këto mjeto i shndërroi në investime, mirëpo kontabilisti nuk lejoi që këto investime të bëhen dhe për këtë e njoftoi komisionin e kontrollit, i cili për këtë tentim joetik shefin e dënoi me 4.2 milionë dollarë, të cilat ai u detyrua t’i paguaj në kesh.

35

Page 36: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

MENAXHMENTIMenaxherët e biznesit i kanë dy përgjegjësi, atë etike dhe juridike, për menaxhimin e biznesit për interes të pronarit. Disa çështje etike kanë të bëjnë me obligimet e pronarëve, veçanërisht në fushën e ruajtjes së interesit të ndërmarrjes, për shkak se qëllim kryesor i menaxhmentit është realizimi i qëllimeve, duke organizuar, qeverisur, planifikuar dhe kontrolluar aktivitetet e punëtorëve të cilët i punëson. Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje, menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të parashtruara. Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit shëndetësor, privacizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën, qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj. Menaxherët me kujdes duhet t’i balansojnë detyrat e veta dhe të pronarëve ose të aksionarëve të tjerë, të cilët e kanë angazhuar atë për realizimin e objektivave të ndërmarrjes dhe të punëtorëve. Menaxherët gjithashtu duhen të plotësojnë dëshirat e shoqërisë, duke i plotësuar dhe rregulluar kushtet e punës për punë të sigurt, produkte të sigurta dhe për ruajtjen e ambientit.

KONSUMATORËTAsnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja.Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojat e atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e tyre afagjata.P.sh. njerëzit dëshirojnë çmime të ulëta të energjisë për shtëpitë e tyre, ata nuk dëshirojnë që të prodhohet energji nga e cila do të ndotet ajri, ambienti dhe uji, të cilat shkaktojnë vdekje edhe të të rinjve edhe të moshuarve.

36

Page 37: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Gjithashtu, konsumatorët nuk presin kuantitet të ushqimit, të produkteve të cilat kanë çmime të ulëta, për shkak se nuk dëshirojnë që prodhuesit në mënyrë joetike t’i lëndojnë ose t’i vrasin, por dëshirojnë të kundërtën, produkte të cilat janë në favor të tyre, që çmimet të jenë reale dhe të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale, ndërsa produkti të jetë i pastër për shëndetin e konsumatorëve dhe të mos e ndotë ambientin që e rrethon.Ta zëmë, shpeshherë bojkotohet mishi i peshqve tuna, për shkak se gjatë peshkimit janë mbytur delfinët. Konsumatorët konsiderojnë se mbytja e delfineve gjatë peshkimit është një biznes joetik, të cilin nëse shteti nuk e sanksionon me rregulla dhe ligje juridike, atëherë atë do ta sanksionojë konsumatori duke e bojkotuar atë produkt, ose shpeshherë konsumatorët kanë protestuar ndaj kompanive të mëdha kozmetike, për shkak se këto kompani produktet e tyre kozmetike i kanë testuar në shtazë.Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve vazhdimisht përpiqet të ndërpresë aktivitetet joetike, të cilat e rrënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe rrethinën.

MARKETINGUMarketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment (fig. 3), për shkak se të gjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit që mirren me çështje të marketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve ose: çka dëshirojnë konsumatorët. Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi, se cilat produkte kërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose kërkesa të përgjithshme. Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë me sigurinë (të qenurit i sigurt) e produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre. P.sh. Coca Cola filloi bisedimet me zyrtarët e antitrustit meksikan, me qëllim të shmangies së mundësisë të konfliktit juridik lidhur dhe shitjen dhe marketingun në tregun e saj më të madh jashtë SHBA. Autoritetet meksikane kanë hulumtuar dyshimet lidhur me shpërdorimin e pozitës së vet (Coca Cola) në tregun e pijeve të gazuara, me qëllim të reduktimit të prezencës së konkurrentëve në treg.Ose, për shembull, disa kompani të cilat mirren me prodhimin e barnave në SHBA kanë pasur një rritje të barnave. Studimet të cilat janë bërë në familjet amerikane lidhur me këtë, nga Grupi për kujdes shëndetësor, kanë rezultuar se mesatarja e ngritjes së çmimeve për 50 produkte të barnave është ngritur pa arsye për 4%, ndërkaq inflacioni ka qenë vetëm 2,2%. Mirëpo, në mesin e këtyre medikamentave ka disa që janë ngritur edhe për 10%. Për këtë shkak kompanitë farmaceutike filluan të kritikohen për një veprim joetik brenda vendit dhe jashtë tij.Kontabiliteti

37

Page 38: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Fusha e kontabilitetit ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadën e fundit. Profesionistët e kontabilitetit, të cilët janë të certifikuar në të kaluarën, nuk janë shumë të shqetësuar lidhur me konkurrencën. Mirëpo tani, me aplikimin e teknologjisë dhe programeve të ndryshme softverike, shkathtësitë e tyre janë afatshkurtëra, për shkak se ka një konkurrencë dhe puna e tyre nga një orar i gjatë është zvogëluar në disa orë. Presion tjetër në kontabilistët janë edhe: koha, paga e e reduktuar, kërkesat e klientëve për të bërë ndryshime në fushën e financave, për shkak të pagesave të taksave më të ulëta dhe, gjithashtu, siç thamë edhe më lart, konkurrenca.Problem tjetër i kontabilistëve është çështja e rregullave dhe ligjeve të cilat aprovohen nga organet qeveritare dhe nga ato lokale, të cilat duhet të përcillen me përpikëri, pastaj afatet dhe tejkalimi i tyre, pagesat etj. Pra, jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik. Kodi i etikës gjithashtu e parasheh integritetin e kontabilistit, objektivitetin e tij dhe pavarësinë. Përfundimisht, kodi etik kërkon nga kontabilisti punë të ndërgjegjshme. Nëse i zbaton rregullat e aprovuara me ligj dhe rregullat e kontabilitetit, atëherë mund të themi se kontabilisti vepron sipas kodit të etikës.

RESPEKTI, PËRGJEGJËSIA DHE REZULTATETKush është përgjegjës për të vepruar në mënyrë etike? Ju jeni përgjegjës. Nuk është përgjegjëse ndërmarrja, nuk është vetëm pronari i biznesit. Nuk është vetëm menaxheri i juaj. Përgjegjës është çdo person. Përfundimisht, secili nga ne është përgjegjës për aksionet që përfshijnë dhe kanë të bëjnë me etikën në biznes, me veprimet e mira dhe të këqija në biznes.

Fjala e parë në etikën e biznesit është RESPEKTI (R). Është një qëndrim, një vlerë e cila duhet të aplikohet me njerëz, me resurse që i disponon dhe me rrethinën e biznesit tuaj. Respekti përfshin sjelljen sikur: Respektin e gjithësecilit (konsumatorëve, bashkëpunëtorëve,

kokurrentëve) me dinjitet, Shfrytëzimin e mjeteve të ndërmarrjes, pajisjeve, kapitalit, kohës, në

mënyrë efiçiente dhe vetëm për biznes, Mbrojtjen dhe përparimin e rrethinës suaj ku punoni, nëpërmjet ligjit,

rregullave dhe rregullore të ndryshme të cilat ekzistojnë, për të mbrojtur botën që na rrethon dhe jetën tonë.

Problem tjetër ose fjalë tjetër të cilën më së shumti e dëgjojmë është përgjegjësia (RESPONSIBILITY- R-). Ju si ndërmarrës keni përgjegjësi për suksesin tuaj të cilin e dëshironi. Mirëpo, duhet të keni përgjegjësi për

38

Page 39: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

konsumatorë, bashkëpunëtorë, për ndërmarrjen tuaj dhe, në fund, edhe për vetveten me aktivitete sikur që janë: Duke prodhuar prodhime dhe shërbime me cilësi, kualitet dhe në kohë të

caktuar, Duke bashkëpunuar dhe duke ngritur pjesëmarrjen tuaj në aktivitetet e

ndërmarrjes, Duke i plotësuar kërkesat e mundshme (të njerëzve të zënë në punë) dhe

duke i vlerësuar ato.“ R “ e tretë në fushën e etikës së biznesit është për REZULTATET. Është mjaft e rëndësishme që plotësimi i rezultateve të bëhet në rrugë të drejtë, të kuptueshme dhe të pranueshme për njerëzit në marrëdhënie pune. Ne vazhdimisht duhet të bëjmë përpjekje që të largohemi nga sintagma “rezultatet e arsyetojnë mënyrën e realizimit të tyre”.

Zakonisht angazhimi i ndërmarrësve është realizimi i rezultateve të cilat janë paraparë, përkatësisht përmbushja e kërkesave të konsumatorëve tuaj, të jeni më i miri ose në mënyrë optimale prezent në tregun tuaj. Gjithashtu, nga ndërmarrësit pritet që këto rezultate të realizohen në mënyrë të ligjshme dhe morale, duke qenë në mënyrë të qartë etike. Nëse keni humbur këto cilësi ju keni marrë rrezikun mbi vete që të humbni biznesin dhe karrierën tuaj.

Duke marrë parasysh RESPEKTIN, PËRGJEGJËSINË dhe REZULTATET, para se të ndërmirren aksione, duhet të shmangen arsyetimet për moskryerjen e punëve në mënyrë të rregullt: Çdokush e bën të njëjtën gjë Ata kurrë nuk harrojnë (largojnë nga mendja) Askush nuk ka dert për këtë punë Shefi do ta bëjë këtë Askush nuk do ta dijë Nuk pata kohë ta bëj në mënyrë të rregullt - si duhet Është më e përafërta (ngjashëm me atë siç është dashur të kryhet) Disa rregulla janë të krijuara ashtu që duhet të thehen Kjo nuk është punë e imja

“Gjërat e vogla kanë kuptim të madh”

Etika e biznesit përmban diçka më tepër sesa politika e ndërmarrjes, sesa ligji dhe rregulloret e ndryshme. Ato janë obligime - përgjegjësi më të mëdha me të cilat ndërmarrjet ndeshen gjatë afarizmit të tyre në një ambient të gjerë ku ato operojnë, ku ndeshen me probleme të cilat e vështirësojnë dhe shpeshherë e vënë në pyetje funksionimin e saj, ndeshen me probleme të cilat në raste të caktuara e ngadalësojnë procesin e paraparë të zhvillimit, prandaj joshja për të arritur atje ku synohet me çdo kusht, pa marrë parasysh rreziqet dhe shmangiet nga ligjshmëria, nuk është tjetër vetëm

39

Page 40: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

shkelje e etikës në biznes. Dhe sigurisht se telashet lindin kur këto shkelje ndodhin. Tani më duhet të ballafaqohen me akterë të ndryshëm, të cilët, në një mënyrë, janë të prekur nga veprimet joetike të biznesit të asaj ndërmarrjeje. Për këtë shkak, ndërmarrjet të cilat dëshirojnë të kenë qëndrim afatgjatë në treg, të cilat dëshirojnë t’i ruajnë konsumatorët, të jenë korrekt ndaj konkurrentëve dhe të jenë përgjegjës para elementit shoqëror - sigurisht se duhet të fillojnë t’u kushtojnë kujdes gjërave të vogla, për shkak se nga ato fillojnë problemet, përkatësisht neglizhimi i tyre shkakton probleme që rezultojnë me shkeje të rregullave të lojës në biznes.

Për shumë njerëz nga fusha e biznesit - gjërat e vogla në jetën e përditshme dhe neglizhimi i tyre, në shikim të parë paraqet problem të vogël. Mirëpo, në gjërat e vogla të punësuarit në ndërmarrje, konsumatorët dhe më gjerë vërejnë sjelljet që në shikim të parë nuk kanë peshë të madhe. Mirëpo, në pikëpamje etike dhe të shndërrimit të kësaj përvoje në shprehi, vlerat etike në biznes janë në pikëpyetje.

Gjërat e vogla të cilat ne i kryejmë për çdo ditë zakonisht harrohen nga ne. Mirëpo, ato bëjnë një ndikim në njerëz, të cilët kanë sjellje të caktuar. Mbani mend, sjellja e juaj paraqet një shembull. Përveç nëse ju nuk jeni shefi, gjithherë ekziston dikush tjetër që vështron me kujdes për t’ju sugjeruar se si të veproni në situata të ndryshme – mirë apo keq. Ata observues mund të jenë punëtorët që ju përcjellin, fqinjët, bashkëshorti, fëmijët tuaj... Çfarë mesazhi jeni duke ju dhënë ju atyre me veprimet tuaja, me aksionet tuaja, me sjelljet tuaja.

Për t’ju ndihmuar që të vlerësoni etikën personale dhe të shihni dhe të konstatoni se ku jeni dhe çka duhet të përmirësoni, duhet të keni parasysh disa gjëra: Mos gënjeni; Kujdesë me shakatë që i bëni me të tjerët; Kujdesë si i trajtoni dhe çka flisni për bashkëpunëtorët; Kujdesë për gjërat që I thoni me rastin e shitjes së produkteve; Kujdesë me e-mailat, letrat që i shkruani dhe i ridërgoni te të tjerët; Mos i bëni konsumatorët që të ankohen (duke numëruar edhe njerëzit që

i pasojnë ata); Kujdesë se çka vëni në faturat e juaja që t’iu paguhen, për kohën e punës

dhe raportin e shpenzimeve; Kujdesë për pajisjet e zyrës ose të laboratorit ku ju studioni dhe punoni Kujdes që ta mbani fjalën; Biznesin personal mos e bëni në vendin e punës; Të gjitha këto, nëse analizohen me kujdes, reflektojnë veten tuaj dhe ku ju gjendeni. Pra, praktikisht, çdo gjë është e rëndësishme, pra edhe gjërat e vogla janë të rëndësishme.

40

Page 41: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Duhet të dimë se në çka nuk duhet të bëjmë kompromisÇdo pronar i biznesit e di se disa çështje në biznes janë obligueshme dhe se për këto ka një procedurë të veçantë. Prandaj, nga aspekti i etikës a e dijnë njerëzit që ju i punësoni - që punojnë në kompaninë tuaj, se çka është e obligueshme apo jo, cilat janë ato fusha.

Fushat e obligueshme të biznesit janë ato situata në të cilat ju dhe punëtorët tuaj keni një dhomë për manovrim, për kompromis, për marrëveshje për ta bërë punën dhe për ta vendosur kufirin.

Fushat e obligueshme janë situata ose çështje-aspekte ose rregulla specifike, të cilat kërkojnë një - dhe vetëm një mënyrë të interpretimit. Kompromisi nuk është i pranueshëm në këtë fushë.

Siguria është njëra nga fushat e obligueshme, e cila menjëherë është e kuptueshme. Janë disa procedura të sigurisë të cilat DUHET të respektohen. Mirëpo, ka disa fusha të tjera në të cilat punëtorët e juaj mund të ndodhë që të kenë paqartësi dhe të kuptojnë se prej nga në mënyrë etike mund të korrektohet.

Që të veprohet në mënyrë etike është me rëndësi vitale për ju dhe për biznesin, qoftë si pronar, punëtor ose konsumator, të kuptoni se çka është e obligueshme dhe jo e obligueshme.

Normat universale Ka disa fusha universale në të cilat ka zero tolerancë për shmangie dhe përvetësime të ndryshme në ndërmarrje. Ato aspekte dhe norma universale përfshijnë:

Ligjet dhe rregulloret, Sigurinë publike dhe sigurinë e punëtorëve, Vërtetësinë e regjistrimeve dhe deklaratave - saktësinë e qëndrimeve.Ndaluni dhe mendoni njëherë se çka do të ndodhte sikur të mos kishte ligje dhe rregullore. Në ligjëratën - njësitë e mëhershme - kemi thënë se do të mbretëronin ligjet e natyrës, përkatësisht ligji i të fortit. Rregullat, ligjet dhe normat e tjera, të cilat shoqëria i ka ndërtuar, janë bërë me qëllim që mos të lëndohen rregullat, etika, dhe të gjitha normat që e rregullojnë sjelljen tonë në rrethinën e biznesit dhe gjetiu.

Si të thuhet “Jo” me mirësjellje

41

Page 42: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Ballafaqimi me situatën në të cilën partnerët, bashkëpronarët ndërmarrin aktivitetet e ndryshme afariste për të cilat janë të vetëdijshëm se nuk janë etike, do t’ju sjellin në situatë të palakmueshme. Ju do të ballafaqoheni edhe me punëtorët, të cilët janë të vetëjdishëm për shmangien nga rregullat dhe mënyrat e sjelljes etike, prandaj kërkesa e menaxhmentit dhe e pronarëve që në mënyrë të detyrueshme ose duke të kushtëzuar të ndërmarin aksione joetike.

Punëtorët do të vijnë dhe do të pyesin se çka do të thotë kjo, si do të veproni ju?

Sigurisht se kjo situatë i provokon punëtorët, sepse kërkohet nga ata që të realizojnë aktivitete që nuk janë të rregullta. A do të kërkonit ju që dikush në ndërmarjen tuaj - ku ju jeni duke punuar, t’ju detyrojë që të kryeni punë të dyshimta nga aspekti etik me aksion të thjeshtë - “shko më tej, për të aritur më larg”? Nëse po, ju me vetëdije po kryeni punë që është joetike.

Luftoni joshjen. Mbani qëndrim. Thuani “ JO “ me mirësjellje.

Mos akuzoni njerëzit e tjerë për të qenurit tuaj joetik, por merrni qëndrim të prerë në vend të fjalës “UNË” për të përshkruar ndjenjat tuaja rreth një aktiviteti joetik, por përsëri duke ditur që t’u thuhet JO gjërave të cilat kanë elemente joetike.

Gjendja e vërejtjeve dhe shqetësimeve pa ndonjë akuzim Unë kam shqetësim serioz për këtë, dhe për këtë unë kam nevojë për

mirëkuptimin tuaj. Haptas besoj se kjo është gabim, për shkak... Unë nuk do të bëjë diçka që e di se është gabim...

Qëllimi i një aksioni alternativ për të cilin ju e dini se është etik

Unë mendoj se çka ju dëshironi të realizoni, por unë di një rrugë më të mirë për ta bërë këtë....

Kërko ndihmën dhe pëlqimin e njerëzve Realisht unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Unë duhet të jem i sigurt se ajo çka jemi duke bërë ne të dy është e

rregullt. A do të më bashkagjiteni edhe ju në këtë punë?

Siç dihet, për çdo ditë ka tregime të reja lidhur me akuzat që u bëhen bizneseve të ndryshme, të cilat akuzohet dhe hetohen për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme etike.

42

Page 43: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Hulumtimet që janë bërë në shumë kompani të mëdha, të cilat janë të akuzuara për veprime joetike, pasqyrojnë se shumë politika joetike janë të elaboruara sipas porosive.

Pika kyçe, e cila duhet të mbahet mend sa i përket etikës në biznes, pavarësisht nga kodi i etikës, programet etike dhe departamentet e veçanta, është se ndërmarrjet nuk sjellin vendime nga fusha etike. Individët bëjnë zgjedhje të ndryshme etike. Ndërmarrjet duhet të krijojnë një rrethinë dhe një ambient në të cilin veprojnë dhe krijohet një atmosferë e këndshme etike. Por, duhet të themi se njerëzit e biznesit janë ata të cilët etikën e zbatojnë në praktikë.

Për të ndihmuar që të veprohet në mënyrë etike ose për të eliminuar veprimet joetike ka disa porosi/rregulla për veprimin etik të biznesit:

LIGJILigjet janë të krijuara që të ndihmojnë funksionimin e shoqërisë. Veprimet të cilat mbështeten në to, aksionet dhe aktivitetet afariste janë të ligjshme dhe etike. Shpeshherë njerëzit duhet ta pyesin veten: A është i ligjshëm aktiviteti im? A i dini ligjet sa i përket ndonjë qeverisjeje të aktivitetit. Në tërësi, injorimi i ligjeve nuk është arsyetim për thyerjen e tyre.

RREGULLAT & PROCEDURAT Ndërmarrjet hartojnë politika dhe procedura specifike që ta ndihmojnë funksionimin e biznesit të tyre në mënyrë të përshtatshme. Në mënyrë tipike, këto rregulla janë krijuar dhe respektohen për të zhvilluar mënyrat dhe rrugët për realizimin e suksesshëm të synimeve të ndërmarjes.

Rregullat dhe procedurat janë krijuar me qëllim që ta bëjnë ndërmarrjen më të suksesshme dhe ta largojnë nga problemet të cilat reflektojnë probleme të cilat rezultojnë me shkelje dhe lëndim të etikës në biznes.

VLERAT 43

Page 44: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Nëpërmjet përvojave të ndryshme, shoqëria përpiqet që jetën e përgjithshme dhe atë ekonomike ta rregullojë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, qofshin ato që u dedikohen veprimeve shoqërore, qofshin ato të cilat janë të lidhura dhe prekin sferat e politikave ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik në tërësi. Këto ligje i forcojnë vlerat, forcojnë funksionimin dhe krijojnë barabarësinë në aktivitete. Nëse ka shmangie, atëherë drejtpërsëdrejti i godet në mënyrë joetike pjesëmarrësit e kësaj shoqërie në aspektin më të gjerë, si krijues të këtyre rregullave dhe, në veçanti, njerëzit të cilët kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me afarizmin e ndërmarrjes.

NDËRGJEGJJASensi i brendshëm shpirtëror se a është diçka në rregull apo është gabim/ jomorale është i zhvilluar tek njerëzit. Ata vetëm duhet ta pyesin veten se a dëshirojnë t’i dëgjojnë sinjalet nga brendia – shpirtërore - se diçka s’është etike, a dëshirojnë që në mënyrë të kulturuar ta bindin veten dhe të tjerët përreth se njohuritë e tij sugjerojnë se diçka nuk është në rregull, se ka shkelje të etikës, se diçka është gabim, jomorale dhe se për këtë duhet të thuhet JO.

A do të dëshironit që ndonjë aktivitet i juaji të përfundonte me diçka që ju do t’ju bënte në fund fajtor, ose a do të vinit shenjën e barazimit në mes të veprimit tuaj (në ndonjë rast që të rezultonte me diçka joetike) dhe personalitetit tuaj. Sigurisht se do të thoni: NUK do ta bëja këtë, ndërgjegjja ime është e formësuar ndryshe. Prandaj, vazhdimisht pason pyetja: Si të themi në mënyrë të kulturuar JO dhe ta kemi ndërgjegjjen e pastër ashtu siç pretendojmë.

PREMTIMET Biznesi mbështetet në besim. Është një bindje ndaj asaj që keni thënë dhe përmbushjes së premtimeve ndaj të tjerëve (konsumatorëve, klientëve, furnitorëve, punëtorëve) nëpërmjet aktivitetit ekonomik. Dhe, sigurisht, duhet të ndaleni dhe të pyeteni a do të krijojë besim më të madh ajo çka kemi premtuar dhe ajo çka bëjmë, çka kemi realizuar?

IDOLETSecili person në jetë, në mënyrë të vet, ka një idol (hero). Ai mund të jetë prindi, profesori, trajneri, ndonjë luftëtar, shkrimtar, shok etj. Dhe për këtë zakonisht kur ndërmirren aktivitete të ndryshme nga fusha e biznesit, duhet të pyetemi: a do të vepronte IDOLI im në këtë mënyrë siç jam duke vepruar.

44

Page 45: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Përdorimi i gjashtë udhëzimeve të cilat do t’ju ndihmojnë që aktivitetet tuaja të jenë etike.

Vepro (Puno) çka është drejt: kontrollo para se të veprosh

Si njeri i biznesit, përfundimisht, përgjegjësia për aktivitetet në biznes është e juaja. Ju jeni person i cili vendos se si do të veproni; a do të veproni në mënyrë etike apo jo. Nëse jeni mbikëqyrës ose menaxher, ju duhet të kujdeseni rreth asaj që njerëzit të veprojnë në mënyrë etike, sepse në të kundërtën përgjegjësia është e juaja.

Është e rëndësishme që ta dini dhe ta kani ndërmend atë se çka është etike, për shkak se në punët e përditshme është esenciale. Mirëpo, më tepër se të qenurit në njohuri se çka është etike dhe çka është e drejtë, morale, është veprimi ose puna e drejtë. Për të punuar drejt nuk është gjithherë e lehtë, mirëpo duhet të themi se gjithherë është në rregull dhe për këtë është një kërkesë për sukses afatgjatë në biznes.

Para se të bëni hapat e parë në aktivitete të ndryshme ekonomike (edhe në aktivitete të tjera), duhet të dini se çka është e rregullt, e tek pastaj të zbatoni vendimet tuaja.

Shërbehuni me disa opsione që po ju ofrojmë më poshtë për të konstatuar rregullësinë e hapave tuaj që do të ndërmarrni. Nëse në ndonjërën nga pyetjet e shtruara keni përgjigje OK, ju duhet të zhvilloni një strategji alternative ose të kërkoni këshillë prej burimeve të përshtatshme.

Veproni si është drejt (me rregull): Aktivitetet etike, testoji idetë dhe aktivitetet A është e ligjshme (ligjore)? A përputhet me rregullat dhe rregulloren e ndërmarrjes? A është e sinkronizuar me vlerat e ndërmarrjes? A do ta ndjeni veten mirë dhe të liruar nga faji nëse e bëni një veprim të

tillë? A do t’i plotësoj premtimet dhe garancat e dhëna? A do t’ia bëja këtë familjes sime dhe shokëve të mi? A do të ishte në rregull sikur dikush të ma bënte mua kështu? A do ta bënte këtë njeriu më i mirë që e njihni ju?

Ky është një test i vlershëm dhe mjaft i përdorshëm për shumë ide tuajat dhe të tjerëve, para se të ndërmarrin aktivitete nga fusha e biznesit. Të mbajmë mend se të vepruarit në mënyrë etike nuk kufizohet vetëm në biznesin tuaj, nuk është diçka që bën aktivizimin ose shkyçjen tuaj nga aktivitetet etike, të vepruarit në mënyrë etike është pjesë e asaj që JU e bëni për çdo ditë.

45

Page 46: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Kur dyshoni për çështje etike – Pyetni!

Është një frazë shumë e shpeshtë në biznes, e cila i inkurajon njerëzit të ekspozojnë iniciativat e tyre. Kjo sugjeron se duhet të gjenden rrugë për tejkalimin e pengesave dhe burokracisë për t’i çuar idetë dhe për të realizuar projektet tona. Ka një frazë e cila thotë: Më lehtë është të kërkoni falje sesa të kërkoni leje (për të bërë).

Në kontekstin e etikës, mos e ndiqni këtë koncept. Në të vërtet, kur veproni në bazë të parimeve etike, ky koncept do të ishte: Më mirë është të kërkoni leje, sesa të kërkoni falje.

Pse? Arsyeja është në përfitimet shumë të larta nga sjelljet tona etike. Ne shohim në mediat javore dhe ato ditore, si këtu te ne ashtu edhe në vendet tjera, raportimet e gazetarëve lidhur me sjelljet joetike të personave të ndryshëm në ndërmarrjet e tyre. Një vendim i ndonjë ndërmarrjeje mund të prekë me qindra ose me mijëra njerëz. Sa më e madhe që të jetë përgjegjësia e të vepruarit etik, aq më mirë është që paraprakisht të mirret leja para se të hyni në ndonjë aktivitet.

Nga ju pritet që të punoni dhe të veproni në punën tuaj në mënyrë etike. Ka burime të mjaftueshme në ndërmarrje që ta bëni këtë në punën që jeni i angazhuar, prandaj për këtë shfrytëzoni këto burime si dhe përdorni inpute të tjera të rregullta nga të tjerët.

Megjithatë, ju jeni i pasigurt se a është një aktivitet i përshtatshëm apo jo. Pyeteni njeriun përgjegjës, shefin tuaj, menaxherin kryesor, mbikëqyrësin, pronarin (nëse punoni në ndonjë ndërmarrje të vogël), dikë nga departamenti i burimeve njerëzore, ose nga departamenti juridik. Pyetni derisa ta merrni përgjigjen. Nëse nuk jeni i sigurt se kë duhet ta pyesni, në radhë të parë pyetni të tjerët se kë duhet pyetur për këtë çështje.

Kontrollonie vetvetenVlerësimi i vetvetes është njëra nga komponentat kritike për etikën e biznesit. Kohë pas kohe kthehuni prapa dhe vlerësonie veten dhe sjelljet tuaja për të qenë i sigurt se jeni duke qëndruar në rrugë të drejtë dhe etike.

Përdorni këto vlerësime etike si udhërrëfyes për ta identifikuar fuqinë e integritetit tuaj në punën që e bëni:

Vlerësimi i etikës për vetveten

46

Page 47: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Brenda disa muajve... A kam kryer ndonjë biznes personal në kohën e punës? A kam shfrytëzuar burimet e ndërmarrjes për qëllime personale? A kam thënë se jam i sëmurë, edhe pse nuk kam qenë? A kam përdorur term nënçmues për një person të një etniciteti tjetër? A kam bërë shaka të cilën e kam orientuar ndaj një personi të

etnicitetit ose gjinisë tjetër? A kam marrë pjesë në thashetheme negative për dikë? A e kam përgojuar ndërmarrjen dhe menaxhmentin e saj te

bashkëpunëtorët? A i kam "futur hundët" në bisedat e ndryshme të bashkëpunëtorëve

ose në punët private të tyre? A kam transmetuar informata të tjerëve, edhe pse ato më janë dhënë

në besim? Në mënyrë të vetëdijshme e injoroni një rregull ose procedurë të

ndërmarrjes suaj; Dështimi në atë që keni premtuar se do ta bëni; Ruajtja e informatave nga të tjerët; Mashtrimet për orarin e punës, për faturat dhe për raportet; Shpërndarja e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së dobët - ose

me defekte, në mënyrë të vetëdijshme; Duke gënjyer ose manipuluar për të realizuar shitjet; Pranimi i dhuratave dhe shpërblimeve në para; Dështimi për të korrigjuar gabimet që i kemi bërë; Lejimi i dikujt që të hyjë në telashe në mënyrë të vetëdijshme.

47

Page 48: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

BIZNESI DHE PROFITI

Literatura e hershme sa I përket lëmisë së zhvillimit të biznesit dhe fitimit me arsye I ka kushtuar kujdesë kësaj qështje. Qështjen e biznesit dhe të fitimit me kujdesë e kanë trajtuar Adam Smith, John Locke, ndërkaq ana tjetër ka sulumuar qëndrimet e filozofëve të pare të cilët e kanë përkrahur fitimin si mundësi të zhvillimit, ndërkaq Karl Marks I sulmon këta filozof duke theksuar se fitimi e shfrytëzon pa masë klasën punëtore.Ndërkaq profiti sot konsiderohet si factor I cili kontribuon:

- në krijimin e vendeve të punës - në prodhimin e të mirave materiale për konsumatorët e gjërë, - për rritjen ekonomike,- për përshpejtimin e zhvillimit nëpërmjet inovacioneve,- gjenerimin e vendeve të punës

Ka disa mendimtar të cilët thonë se është e nevojshme që shteti me politikat e tijë duhet të sigurojë barabarësinë, dhe se për këtë roli I qeverisë është dëshirueshëm që të ruaj konkurrencën në treg.Të menaxhosh me sukses një biznes të cilin ju e keni krijuar, do thotë që realizoni viziionin tuaj dhe të realizoni fitim. Mirëpo, gjithëherë nuk është lehtë të arrihet fitimi. Duhet të kemi zgjuarësi dhe ide të pastërta që të arrijmë realizimin e synimeve tona – Fitimin duke mos prekur interesat e të tjerëve dhe duke mos rrezikuar me asnjë aktivitet në mënyrë të qëllimshme, pa shkelur rregullat dhe normat që ju keni vendosur për ndërmarjen tuaj. Krejt ajo çka duhet të kemi parasyshë gjatë punës dhe udhëheqjes së biznes qëndron në ate se sa jemi të vetëdishëm për përgjegjësitë që kemi ndaj të tjerëve dhe sa u përmbahemi kësaj vetëdije.Përveq angazhimeve që kanë të punësuarit në ndërmrje , menaxhmenti I sajë nuk mund t’I trajtojë të punësuarit vetëm si njerëz që ndërmarrjes I sjellin fitime dhe se jeta e tyre private për menaxherë është diçka e huaj dhe jashtë sferës së interesimit të tyre. Nga konkurrenca dhe për të pasur një staff të përgaditur, shumë ndërmarje sot kur bëjnë rekrutimin e punëtorëve të rinjë në shpalljet e tyre prezentojnë edhe disa prej normave të cilat konsiderohen etike: kujdesi shendetsor, pastaj përgjegjësia e ndërmarjes për ruajtjen e ambientit etj. Menaxherët janë të ballafaquar me marrje të vendimeve, të cilat para se të mirren sipas rregullit zgjidhet alternative më e favorshme, e cila nuk ka pasoja negative.Vlerësimi I përshtatshmërisë së ndonjë vendimi ose edhe ndonjë veprimi varet nga shkalla e përgjegjësisë së pronarit ose të menaxherit që e

48

Page 49: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

menaxhon atë biznes. Ta zëmë se ndërtimi I një objekti në një hapsirë ta zëmë e cila është e paraparë për park të qytetit. E dime se ky biznes do të sjellë fitmi dhe do të rrisë punësimin. Mirëpo në procesin e marrjes së vendimit mbizotrojnë arsyet tjera e cila mbështet në efektet që do të ketë ky biznes në të tjerët do të thotë në rrethinën e cila nuk do ta pranojë mire këtë vendim dhe do ta konsiderojë si jo etik dhe në kundërshtim me moralin.Pra për ta ditur rregullsinë e veprimeve tona zakonisht do të pyesim : “ A është ky veprim I yni I drejtë a jo?” ose do ta shtrojmnë pyetjen: A është e ndershme kjo a jo? Nëse arrijmë ne të identifikojmë ate çka nuk është e rregullt dhe nuk lejojmë që të futemi në ujra të turbullta, atëherë mund të themi se jemi në rregullat e etikës së biznesit.

Të diskutohet shmbulli

Ju jeni ekspertë për hartimin e reklamave dmth ekspert I marketingut; Një shok I juaj Arditi menaxhon një dyqan të modes I cili në qytetin tone është I njohur: Dyqani për veshje të meshkujve “ LUMI”, I cili dyqan kohëve të fundit ka filluar që të shes rroba me çmime shumë të ulëta.Për kundër kësaj shoku I juaj Arditi kërkoj nga ju që këtë të dhënë lidhur me çmimin ta materializoni me një spot efektiv I cili kishte me tërheq edhe më shumë vërejtjen e blerësve. Ai juve ju tha se përkundër raporteve shoqrore që kemi jam në gjendje që tu paguaj pasi që kohëve të fundit biznesi është duke I hecur mire. Mirëpo, Ju kishit considerate ndaj Arditit duke e ditur se ai ishte i ri në këtë biznes – punonte qe një vjet dhe nuk e kishit idenë se atijë shërbimi I juaj duhet t’I paguhej. Këtë të qëndrim shumë njerëzor ia thatë edhe atij; Hej Ardit lere pashë zotin veç sa ke nisë biznesin dhe ti do më paguash mua, do ta bëjë pa para, dhe u përshendete me te me idenë se do t’ia bëje nje reklamë mjaft efektive.Duke hecur pak ma tej rrugës e takove një shok tjetër që e njihte Arditin dhe ty. Ti I the se veç sa u ndave me Arditin dhe I shpjegove se do t’ia bësh nje reklam- spot mjeft efektiv: e kam idenë une veq kishte me qenë mire nëse keni edhe ju ndonë Ide. Ai stepi dhe u ndal duke të shikuar me habi:O Arben unë nuk di se si Arditi është duke e realizuar biznesin e tij dhe si është duke fituar kaq shumë. Brenda vitit ai ka realizuar fitime të mëdha, dhe se me këto çmime që ai I shet në treg, unë nuk besojë se çdo gjë është në rregull. Unë po mendoj se ai është duke kontrabanduar mallin në Doganë, ose ndoshta është edhe duke e vjedhur dikund. Shpejt do të bindesh edhe ti në këtë.

1. Si do ta ndienit vetën sikur ju të ishit duke bërë një biznes të tillë?2. A do ta bëshit spotin për Arditin Ju ?]3. A do të bënit lëshime dhe do t’I mbyllnit sytë duke thenë: më vjen keq

është shoku im dhe da t’ia bëjë spotin?

49

Page 50: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

4. Si do të veproni sikur Ju të kishit pranuar që Arditi të ju paguaj për shërbimet e tij- për bërjen e reklamës?

5. Po në rast se Ju nuk e bëni reklamën çka do t’I thoni Arditit?

Pavarësisht nga reagimi I juaj rreth një shërbimi që do t’I bëni një kolegu, do ta bëni ose jo reklamën, me para ose pa para, është mire që të pyesni vetën: A është mire që të mbështetet një biznes Ilegal? Sepse ju e keni mendimin se ai tani është duke bërë biznes jo të rregullt.Sigurisht se ju jeni hamendur mjaft për shkak se sikur ju ta bëni reklamën atëherë sigurisht kjo do të masivizohej edhe më shumë dhe pasojat do të jenë më të mëdha.Pra tani Ju jeni ballafaquar me një problem etik të cilin duhet ta përballoni sejcili në mënyrën e vetë ashtu se I ndjenë problemin, rregullsinë dhe parregullësinë e biznesit. Tani lind pyetja si t’I përgjigjem atijë?S’pari e sheshojmë “ është e drejtë ajo që është duke bërë Arditi” ose “ ai është duke bërë një veprim të gabuar, jo etik”.Nëse I keni bërë reklamë produkteve të tijë të cilat kanë kontrabanduar doganën, shumë njerëz do t’u thonë: Eh punë të “mire “ bërëe ore, ai e shmang doganën dhe I rrezikon të tjerët në biznes duke u konkurruar konkurrentëve me çmime shumë të ulëta. Nëse jeni në dieni se mallrat janë të vjedhura atëherë shumë nga kolegët do të thonë keni gabuar që I bëre reklamën. Dhe sipas të gjitha analizave që do t’I bëni do të dal se si veprim nuk është etike ta bëni këtë dhe do t’ishte shumë normale sikur ta refuzonit.Ka edhe një mënyrë tjetër të menduarit dhe të vlerësimit të kësaj situate rreth rastit të Arditit. Llogarisim se ju megjithate e keni pranuar ofertën e Arditit për t’ia bërë reklamën për shkak se ju jeni I interesuar për biznesin tuaj dhe nuk doni që të keni kurrfarë lidhjesh me atë që bënë Arditi. Mirëpo, thjesht do tu bëhet se si do të vlerësohet kjo për biznesin tuaj? Disa njerëz që ju njohur dhe ju kanë vlerësuar për njeri me traditë të mire të për punë, dhe kjo sigurisht në punën e mëtejme do të paraqet një llojë rreziku për biznesin tuaj. Kjo detyrimisht do të na shtyj të mendojmë edhe më tutje për rastin e Arditit dhe biznesit të tij.

Dyqani I veshejeve LUMI

Jeni ulur në një restoran dhe po pini kafe dhe po mendoni se si do të veproni në rastin e Arditit. A do ta merni punën dhe t’ia kryeni sipas premtimit që i keni dhënë. Pak më tej në një tavolinë tjetër një grup i kolegëve gjithashtu po pinë kafe dhe është duke biseduar rreth këmishave të shkurtëra me ngjyra të ndryshme të cilat i kishin blerë në dyqanin e Arditit. Njëri lavdrohej

50

Page 51: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

se sa këmishë të mirë kishte blerë në atë dyqan, Pastaj e dëgjoni këtë bisedë:“Le pash nerën atë kmishë që e keni blerë ju është plotësisht imitim ( kopjim)” po i thotë tjetri’ . Tjtri iu përgjigj: Edhe motra më ka thënë se i ka emitim. Mirëpo ka një shije të mirë dhe çmimi është i lirë”, ishte komenti i njërit prej tyre. Ndërsa tjetri u përgjigj: Po mos të ishte ai dyqan moshtarët do të mbeteshim pa u veshur . A ka ndikuar kjo bisedë në qëndrimin tuaj?

1. A po ju duket se ajo që deri tani ju e keni konsideruar si problem për të tjerët paraqet një përfitim.

Nëse qasja e juaj ndaj problemit vështrohet si “ i drejtë” apo “ i gabuar” vendimi juaj mundet të mos ndyshojë, pavarësisht nga biseda që ju keni ndëgjuar. Por në rast se problemin e vështroni nga këndvështrimi i rezultatit që do të sjellë vendimi për ju, biseda që e dëgjuat mun të ndikojë në vendimin tuaj.Vazhdojmë ende me këtë shembull.

Dyqani i veshjeve LUMI

Dje në qytetin tonë është mbajtur një konferencë ku denohet veprimtaria e kopjimit. Konferencën e kishte organizuar agjencioni për të drejta të autorit. Njëri nga prezentuesit përveq të tjerave tha se produktet që janë imit ka rrezikë që mos tu dihet origjina dhe cilësia prandaj aj i numrojë disa raste ku të rinjët kishin pasur pasoja shëndetësore si rezultat i përdorimit të produkteve të ngjashme.Dizajnerët që kishi bërë origjinalin, modelin – kur kishin parë se çka po ndodhë me punën e tyre kishin protestuar kundër kopjuesëve – edhe kundër Arditit, duke i akuzuar për vjedhje të fitimit dhe duke e rrënuar reputacionin e tyre me lancimin e produkteve false në treg. Përpos kësaj aty u tha se ndërmarrja e cila fillimisht kishte prodhuar ato kmisha tani kishte stoqe të mdha për shkak të çmimit dhe se ishte në rrezik të mbyllë një numër të madh të vendeve të punës, kështu që një numër i madh i punëtorëve mund të mbeten pa punë.

Secili nga ne mund të gjejmë modele të ndryshme të ngjashme të veprimit të njerëzve në mos edhe në ndonjë variant edhe më të vështirë. Mirëpo ne këtu kemi kërkuar që të matim aftësinë e përceptimit etik për marrjen e njëvendimi. A është kjo aftësi e kufizuar, a ndikojnë faktorët e ndryshëm që përceptimet tuaja të ndryshojnë et.

51

Page 52: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Etika menaxherialeEtika menaxheriale ose etika e menaxherit nuk është kurgjë tjetër vetëm sjelljet dhe vendimet e tiujë të drejta apo të gabuara gjatë procesit të vendosjes dhe të menaxhimit të biznesit. Etika menaxheriale mund të këtë ndikim dhe të ndryshojë njerëzit. Archie B. Caroll, studiues nga fusha e përgjegjësisë shoqrore ( sociale), menaxherin e karkterizon :

1. Menaxhimi imoral,2. Menaxhimi amoral,3. Menaxhimi moral.

1. Menaxhimi imoral Termat “ imoral dhe “ joetik” mund të konsiderohen si synonime që pasqyrojnë të njejtën gjë të vepruarit jo etik. Menaxhimit imoral përveç që i mungojnë parimet etike, ky stil i menaxhmentit në mënyrë kontinuele vepron në mënyrë dhe në kundërshtim me parimet etike. Mënyra e tillë e të menduarit preokupim kryesor ka:

përfitimin e kompanisë, fitimin dhe suksesin me çdo kusht, mungesa e ndjenjës për t’i parë të tjerët të barabartë në biznis dhe para

ligjit.

Parim kryesor i aktivitetit të menaxherit imoral është: Nga ky veprim ne mund të fitojmë para,

Nga ky konstatim po shihet se të gjitha elementet e tjera nuk çojnë peshë dhe nuk kanë rëndësi për këtë tip të menaxherit. Tipe të tilla të menaxherëve ndeshen në vendet e tranzicionit, vendet postkomuniste dhe mund të ndeshet edhe te ne në Kosovë. Zakonisht këta njerëz janë në përpjekje të vazhdueshme për të shfrytëzuar situata të turbullta, duke shfrytëzuar autoritetin e dobësuar të shtetit i cili është gjithnjë më i theksuar në fazat e tranzicionit, si dhe lakmia e pashpjegueshme e tyre për përfitime me çdo kusht, pa marrë parasysh përgjegjësinë shoqrore ( sociale) ose normat etike. Këta njerëz shërbehen edhe me spekulime, mashtrime me të vetmin qëllim për të arritur qëllim. Pra formula e menaxherit ” imoral” është qëllimi arsyeton mjetet.

2. Menaxhimi amoral

Ky stil i menaxhimit të ndërmarrjes qëndron në mes të të qenurit moral dhe jomoral. Ky stil i ndjenjës së përgjegjësisë shorore në menaxhimin e ndërmarrjes dhe në përgjegjësinë ndaj rrethinës më tepër është i orientuar

52

Page 53: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

në injorimin e disa veprimeve të cilat munden me qenë nga pakujdesia që pastaj kanë pasoja etike.Ky lloj i menaxhimit ndahet:

Menaxhimi amoral i qëllimshëm, Menaxhimi amoral i paqëllimshëm

Menaxhimi amoral i qëllimshëm nuk merr parasysh rrethanat etike. Kështu që gjatë procesit të vendosjes nuk marrin për bazë elementet etike. Ata zakonisht thirrën në ate se standardet etike mund të vlejnë për fusha të tjera e jo për fushën e biznesit, për shkak se ne jemi këtu për të realizuar qëllimet dhe për të sigutuar profit. Menaxherët amoral të paqëllimshëm nuk i mendojnë qështjet etike jo pse ata nuk duan ta bëjnë këtë, por këtë zakonisht e bëjnë nga pakujdesia, nga ngarkesat që kanë në udhëheqjen e biznesit. Duhet thënë se ky tip i menaxherit e ndjek fitimin. Mirëpo, ka një vetëdije lidhur me sjelljen e vetë me të tjerët – me akterët e tjerë, përkatsisht i kushton rëndësi edhe sjelljes së vetë mbi të tjerët. Mirëpo gabimet të cilat ndodhin krejt janë të paqëllimta dhe rrjedhin kryesisht nga neglizhenca e qështjeve të vogla dhe rëndësisë që u kushton. Prandaj jo rastësisht në mësimet e mëhershme kemi theksuar rëndësinë e rrespektimit të gjërave të vogla. 3.Menaxhimi i moralshëm

Për dallim nga dy format e tjera të menaxhimit, ky menaxhim gjatë udhëheqjes së ndërmarrkes synon që të rrespektojë rregullat, ligjet, dhe parimet etike në aktivitetin e tyre.Menaxherët e moralshëm janë më së shumti të interesuar të kenë sukses në biznes. Mirëpo, parimet e tyre gjatë procesit të menaxhimit janë përgjegjësia individuale dhe përgjegjësia e ndërmarrjes. Rezultatet dhe synimet e tyre dëshirojnë që t’ realizojnë brenda kufijëve të etikës në biznes dhe rregullave të ”lojës” të cilat i ka vendosur qeveria. Janë njerëz të Fer play-it në biznes.Bindja ndaj ligjit. Biznesi dhe procesi i marrjës së vendimeve afariste në ndërmarrje kërkon nga menagjerët që të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre individuale si menaxher, dhe për përgjegjësinë sociale të ndërmarrjes ose së paku të ndërgjegjsohen se janë të obliguar në pikpamje etike dhe legjislative që t’i binden ligjeve gjatë afarizmit. Transparenca mbi rrezikshmërinë – tregimi i të vërtetës. Është shumë e rëndësishme që në procesin e zhvillimit të biznesit të jemi transparent për gjëra të mira dhe për gjëra të rrezikshme. Njerëzit e vlerësojnë këtë. E vlerësojnë nga prizma se ju po rrespektoni ata duke i trajtuar ata si partner me të cilët dëshironi ta ndani përgjegjegjësinë sociale ta zëmë duke u

53

Page 54: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

tërhequr vërejtjen për shkallën e rrezikshmërisë, ose për ndonjë problem tjetër specifik. E vërteta ka rëndësi shumë të madhe për akterët ( stakeholder-ët që janë në një mënyrë të ndikuar nga aktivitetet e biznesit që ushtroni).Shembull:Kompania Digital Equipment Corporation punësonte një numër të mëdha të grave. Angazhimet fizike të tyre nuk ishin të rënda. Mirëpo dështimet e tyre gjatë shtatzanisë ishin të shpeshta. Kështu që një numër I punëtoreve u interesuan për këtë dhe insistuan që kompania të vërtetojë se ndoshta për këtë shkaktari gjendet në aktivitetet në prodhim apo diç tjetër. Të gjitha rastet të cilat ishin të lidhura me dështimet, vinin nga linja e zingjirore gjysëm përquesëve.Për këtë shkak kopania Digital Equipment Corporation (DEC) bëri një studim për të vërtetuar se çfarë është duke ndodhur. Ajo këtë studim e pagoi me qindra dollarë. Nga studimi rezultoi se dështimet që më ishin bërë dukuri kryesisht ishin nga zona zingjirore e gjysëm përquesëve dhe se në përqindje arrinin 39%. Ndërkaq mesatarja kombëtare e dështimeve ishte 18%. Si përfundim rrodhi se ishte linja e gjysëmpërquesëve shkaktar për kët. Kompania I informoi menjëherë punëtorët e vetë për këtë dukuri. Poashtu I informojë edhe prodhuesit e industriesë së gjysëmpërquesëve, si dhe shoqatën e gjysëmpërquesëve.

Kushtoni kujdes dhe rrespektoni njerëzit

Rrespektimi I njerëzve është një madhështi – vlerë morale e lartë. Nëpërmjet kësaj ju I detyroni të tjerët që tu rrespektojnë JU si menaxher. Duke I rrespektuar ata, punën e tyre, kërkesat e tyre, duke treguar interesim për problemet e tyre, duke u kujdesur për gjendjen shëndetësore, duke u kujdesur edhe për gjendjen materiale, ju u dëshmoni atyre se ata janë të vlershëm për ndërmarrjen tuaj.Zhvillimet ekonomike dhe globalizimi I ekonomisë hapsirat tregtare vazhdimisht është duke I zvogluar. Tani kemi edhe nje element të ri, diversitetin e njerëzve në ndërmarrje. Sot shumë kompani punësojnë Indian, Korean, kinez, pakistanezë, etj të cilët kanë kultura të ndryshme të jetës dhe të punës – këtë e quajm diversitet. Edhe këtu duhet të kemi kujdes që ti rrespektojmë dhe mos të bëjmë dallime sipas etniciteteve, races, ose sipas gjuhës. Përmbajuni rregullit të artë : “ Mos bëni diçka që të tjerët s’deshironi t’ua bëjnë Ju”. Kjo është një masë e cila na shpjen drejtë matjes së dimensionit etik në biznes. Kjo do të thotë se individët duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë, të ndershme, ashtu siç do të dëshironin menaxherët të trajtoheshin nga biznesi, nëse do të ishin ata vetë si individ.

54

Page 55: ETIKA NË BIZNES - ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewETIKA E BIZNESIT. Dr. Ymer Havolli. Prishtinë, 200. ETIKA NË BIZNES. HYRJE

Mbi të gjitha mos bëni keq: Është parim I pare në etikë mjekësore, kufiri I poshtëm I etikës: mos bëjë keq. Ky mendim mun të zbatohet edhe në biznes. Kështu për shembull një prodhues I lëngjeve për fëmijë I porosity prodhuesit e frutave që të mos I mbledhin dhe mos t’I sjellin frutat të cilat janë të mbrojtura me kemikate, edhepse këto kemikate ishin me rrezikshmëri të ulët dhe të lejuara për përdorim mbshtetur në ligj. Praktikoni pjesmarrjen, jo paternalizëm: ky parim nënkupton faktin se menaxherët duhet të kenë parasysh se cilat janë nevojat e akterëve ( stakeholder-ve), dhe mos të vendosin në emër të tyre, ata e dine se çka është mire dhe çka është keq për ta.Veproni gjithmonë kur keni përgjegjësi dhe kur keni mundësi: Menaxherët janë përgjegjës për organizimin dhe kryerjen e punëve nëpërmjet njerëzve për interes të ndërmarrjes . Ata në ndërmarrje janë të detyruar që të veprojnë, intervenojnë në çdo rast dhe çdo kohë kur shohin se diçka nuk është duke funksionuar si duhet. Veprimi menaxherial veçmas është i dobishëm nëqoftëse ata që janë afër tij kanë nevojë ( dhe kur menaxheri është I vetmi që mund të ndihmoj).

55