eseja treguese

34
Eseja treguese

Upload: menaxherat

Post on 21-Jun-2015

17.677 views

Category:

Education


6 download

DESCRIPTION

Eseja treguese

TRANSCRIPT

Page 1: Eseja treguese

Eseja treguese

Page 2: Eseja treguese

• Llojet e esejës

Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në katër lloje:

• Eseja treguese

• Eseja përshkruese

• Eseja shpjeguese, dhe

• Eseja bindëse

Page 3: Eseja treguese

• Eseja treguese është emërtuar si i tillë duke u njisur nga fakti se qëllimi i tij është të tregojë, të ilustrojë, të komunikojë një ide, një ndjenjë, ose të dyja.

• Disa udhëzime për të shkruar një ese tregues:

Page 4: Eseja treguese

• Një, mbani mend se po tregoni një histori. Dicka që ju ka ndodhur ju ose dikujt që e njihni…. Ngjarja duhet të ketë një fillim, një mes, dhe një fund, që do të thotë së eseja tregon një histori (ngjarje) të plotë. Në shkrime të tilla i jepet kujdes mesit të esejës duke mos e mohuar fillimin dhe mbylljen.Interesimi i lexuesit përqendrohet në një konflikt.

• Dy. konflikti bëhet pjesa kryesore e tregimit. ..Konflikti mund të jetë i brendshëm, p.sh. A duhet t’i them profesorit se kolegu im i ulur pranë meje po kopjon?

Page 5: Eseja treguese

• Një konflikt i jashtëm ndodh midis një pesoni dhe një force të jashtme, p.sh. A do të jem i aftë të ngas makinën në këtë stuhi dëbore dhe të arrij shëndoshë e mirë në shtëpi?

• Momenti kur konflikti zgjidhet, përballet ose mënjanohet….do të përfundojë shumë shpejt edhe tregimi.

Page 6: Eseja treguese

• Tre, zakonisht tregimi rrëfehet nisur nga këndvështrimi i një personi, atij që përdorë përemjrin vetor të vetës së parë ,Unë. Tregimi është më mbresëlënës kur shkruhet në vetën e parë dhe krijon një komunikim më intim mes shkruesit dhe lexuesit.

• Katër, tregimi mbështetet në përdorimin e detajeve konkrete e të veqanta.

Page 7: Eseja treguese

• Pesë, edhe tregimi ashtu sit ë gjitha llojet e të shkruarit ka strukturë dhe organizim të caktuar, d.m.th. në mënyrë kronologjike.

• Gjashtë, tregimi komunikon një porosi (mesazh), por jo më shumë fjalë dhe të qartë.

Page 8: Eseja treguese

• Të keni kujdes:• Zgjidhni një ndodhi të papritur apo një

subjekt për esenë tuaj.• Mendoni: Përse zgjodhët pikërisht këtë? Nga

të gjitha ngjarjet që kanë shoqëruar jetën tuaj, përse zgjodhët këtë moment? Cila është rëndësia e saj?Si ka ndikuar ajo te je?

• Shënoni detaje dhë shembuj që të mund të rikrijoni edhe një herë skenën, kësaj rradhe për lexuesin?

Page 9: Eseja treguese

• Mendoni për konfliktin e situatës Cili është aid he si u zgjidh?

• Mendojeni ndodhinë e papritur si një histori. Si filloi? Si vazhdoi? Si përfundoi? Cilat janë gjërat që mund t’i përfshini në ese?

• Përcaktoni personin (pikëpamjen) që do të përdorni për të treguar esenë

• Jepni një formë fillimit, mesit dhe fundit tëq esesë përmes një skice.

Page 10: Eseja treguese

• Përgatitni një kopje të parë.

Page 11: Eseja treguese

• Eseja bindëse• Eseja bindëse ka për qëllim të bindë lexuesin të pranojë,

të përvetësojë, ose të veprojë sipas ideve të autorit.Kjo dallon nga qëllimi i shpjegimit, i cili synon që lexuesi të kuptojë idetë e autorit. Bindja është më e fortë. Ai që shkruan për bindjen, në një mënyrë, i thotë lexuesit, “Ja ku janë idetë e mia.Unë do t’i paraqes aq qartë, do t’i shpjegoj në mënyrë aq të plotë dhe do t’i zhvilloj aq mirë logjikisht sa do të bind t’i pranosh idetë e mia, ndoshta dhe të veprosh sipas tyre”. Ky dallim ndërmjet të kuptuarit të ideve dhe pranimit të tyre është dallimi parësor midis shpjegimit dhe bindjes….

Page 12: Eseja treguese

• Ashtu si në të gjitha llojet e eseve, edhe në esenë shpjeguese teza është një nga pjesët kryesore. Në esenë bindëse ajo paraqitet në një formë pak më ndryse, në formën e propozimit. Eseja bindëse mbështetet te të shkruarit tregues, përshkrues dhe shpjegues.

Page 13: Eseja treguese

• Propozimi është një lloj teze dhe funksionon në të njëjtën mënyre si ajo. Megjithatë, propozimi shkruhet edhe në formë tjetër. Lexuesi mund të pranoj propozimin ose ta refuzojë atë. Eshtë përgjegjësi e shkruesit të esesë bindëse të bindë lexuesin ta pranojë këtë propozim.

Page 14: Eseja treguese

• Teza:

Duhanpirësit e rregullt, të tillë si profesori im, rrezikojnë shumë shëndetin e tyre.

• Propozimi

Profesor, duhet ta lësh duhanin, po rrezikon seriozisht shëndetin.

Page 15: Eseja treguese

Udhëzime

• Një, fillon esenë me një propozim. Propozimi është ideja qendrore dhe zotëruese që mbështetet dhe zhvillohet nga idetë tjera. Nëse propozimi mungon, është i dobtë, ose nuk bëhet si duhet, pavarësisht sa mirë shkruhet, eseja nuk do të jetë shumë bindëse.

• Dy, të shkruarit e mirë dhe bindës është i organizuar. Shumica e njerëzve inpresionohen nga të shkruarit e organizuar, ndërsa disa të tjerëve nuk u bën përshtypje të shkruarit pa organizim…

Page 16: Eseja treguese

• Tre, struktura është gjithashtu shumë e rëndësishme.

• Katër, zhvilloni idetë në mënyrë të plotë e të qartë; për këtë përdorni shembuj e detaje.Shmangni të qenët përgjithësues. Askush nuk bindet me përgjithësime. Cili nga propozimet e mëposhtme është bindës?

Page 17: Eseja treguese

• Propozimi përgjithësues: Ju këshillojë të ndiqni të gjitha orët e mësimit. Shumë studentë që mungojnë nuk dalin mirë në provim.

• Propozimi i vecantë: Ju këshilloj të ndiqni të gjitha orët e mësimit. Studentët që mungojnë në tri ligjerata, ose më shumë nuk u jepet nënshkrimi dhe nuk lejohet të futen në provim.

Page 18: Eseja treguese

• Pesë, jini të ndërgjegjshëm për marrëdhënien që ekziston midis autorit dhe lexuesit.Termi pozicion përdorët për të përshkruar këtë marrëdhënie. Pozicioni bindës më frytëdhënës është të mendohet se lexuesi dhe autori janë të barabartë. Ka dy lloj pozicionesh të skajshme të cilat duhet të shmangen. Një,mënjanoni qendrimin shfajsues.

Page 19: Eseja treguese

• Mos mendoni se lexuesi është më i ditur se ju pasi kjo shkakton mungesë sigurie dhe ndjesinë se autori kërkon falje që nuk është ekspert në këtë fushë. Shmangni qëndrimin shpërfillës. Mos mendoni se jeni ekspert i fushës dhe se lexuesi nuk është inteligjent; kjo shkakton tejkalim të sigurisë dhe një ndjesi në të cilën autori fyen lexuesin…

Page 20: Eseja treguese

• Gjashtë, bindja është më frytdhënëse kur shkruesi i bën thirrje anës intelektuale dhe emocionale të lexuesit. Faktet, shifrat, dhe të dhënat statistikore ngacmojnë intelektin e lexuesit. Ndërsa informacioni që ka të bëjë me ndjenjat ngacmon emocionet e tij. Thirrjet e tepruara intelektuale dhe emocionale mund të bëhen të mërzitshme.

Page 21: Eseja treguese

• Shtatë, shmangia e gabimeve logjike ndihmon ta bindni lexuesin në mënyrë logjike dhe të ndershme. Për shumë shkrues të eseve bindëse, pranimi arrihet duke qenë i ndershëm. Ata i paraqesin argumentet e tyre në një mënyrë të tillë të qartë, të strukturuar dhe të organizuar sa që ndjehen të sigurt se lexuesit e tyre do t’i pranojnë këto propozime…

Page 22: Eseja treguese

• Bindja e fortë është e ndershme, mund të jetë subjektive ose përzgjedhëse në paraqitjen e fakteve apo në përdorimin e logjikës, por nuk përpiqet të fshehë ose të shtrembërojë faktet. Këtë gjë, përkundrazi e bën mjaft mirë propaganda. Shkruesit e propagandës qëllimisht keqpërdorin logjikën dhe përpiqen të pranohen nga lexuesit e tyre duke përdorur cdo lloj teknike bindëse, etike ose jo.

Page 23: Eseja treguese

• Tetë, paraprijini mënyrës se si lexuesi do të reagojë ndaj argumenteve…Ju nuk shkruani për dikë i cili ka të njëjtin mendim si ju. Lexuesi juaj mund të jetë i painformuar apo i painteresuar dhe ky është lexuesi më i vështirë te i cili ju duhet të arrini. Në rastin më të mirë, lexuesi juaj është i informuar për temën, por është kundër pikëpamjes tuaj.

Page 24: Eseja treguese

• Përpiquni të përfytyroni se cfarë do të thotë lexuesi për të mohuar argumentet tuaja.Cili është argumenti kundërshtues i lexuesit? Në këtë mënyrë arrini të njihni argumentet kundërshtuese dhe t’i përgënjeshtroni ato në shkrimin tuaj bindës, duke përmbushur këto dy detyra: (1) ju “vidhni” lexuesit argumentet më të mira, dhe (2) i përdorni ato kundër lexuesit. Kjo e bën argumentin dhe propozimin tuaj më të vështirë për t’u kundërshtuar.

• p.sh. një ese bindës

Page 25: Eseja treguese

• E dashur nënë!

Ti e di që po planifikoj të shkoj në universitet vitin që vjen. E di se do të të pëlqente që unë më mirë të rrija në shtëpi dhe të ndiqja faktultetin në qytetin tonë, që në të vërtetë është shumë i mirë, por me këtë rast do të doja të provoja të jetoja larg shtëpisë. Me këtë letër do të përpiqem të të bind se largimi im mund të jetë i dobishëm dhe i vlefshëm.

Page 26: Eseja treguese

Një nga gjërat që do të fitoja nga largimi do të ishte përgjegjësia më e madhe, gjë të cilën e di se të pëlqen. Ti gjithmonë ankohesh se ka ardhur koha që të fillojë t’i bëj vetë gjërat, si të gatuaj apo të laj vetë rrobat. Nuk ka rëndësi se sa shumë ankohesh, apo dhe për sa kohë unë s’i bëj këto, pasi në fund je përsëri ti ajo që i bën këto gjëra për mua. Nëse unë largohem për të vazhduar shkollën, ti nuk do të jesh atje duke i bërë të gjitha këto dhe kështu do të jem e detyruar t’I bëj vetë.

Page 27: Eseja treguese

Do të kem përgjegjësi që të kujdesem për veten, të ha e të fle sa duhet, të mësoj gjithnjë e më shumë si dhe të administroj paratë. Kur jam në shtëpi këto gjëra i lë pas dore, sepse e di që ti do të jesh gjithmonë aty për të më ndihmuar, gjë të cilën e pëlqej shumë, por që s’do të më përgatitë të përballem me të ardhmen.

Page 28: Eseja treguese

Njohja e miqve të rinj ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua edhe nëse largohem do të kem mundësinë të takoj njerëz të rinj e interesantë. Një nga gjërat që kam vënë re tek ata që studjojnë në një nga fakultetet lokale është se shkohet në klasë,

Page 29: Eseja treguese

profesori mban leksion dhe më pas të gjithë largohen pa i thënë asnjë fjalë shokëve të klasës. Unë flas vetëm me shokët e shkollës së mesme dhe takoj shumë pak shokë të rinj. Mendoj se largimi në një farë mënyre të detyron të bësh lidhje të reja. Atje gjen njerëz nga vende tjera, të cilët nuk njohin nëjeri në lokalet e universitetit dhe kërkojnë të njohin fytyra të reja. Dikush ka thënë se universiteti është vendi ku takon miqtë e vërtetë të jetës.

Page 30: Eseja treguese

Një tjetër përparësi e largimit me studime është se do të jem më pak i varur nga ju. Ju nuk jeni atje për të më huajtur para, për të më pyetur nëse i bëra detyrat ose të më thoni nëse jam vonë apo në kohë për orën e parë të mësimit. Eshtë mirë të kesh dikë që t’i bëj të gjitha këto, por në të ardhmen ju nuk do të jeni gjithnjë me mua dhe unë duhet të mësoj të varem vetëm tek vetja. Shkuarja në universitet larg shtëpisë do të më ndihmojë të jem më e përgatitur për të ardhmen.

Page 31: Eseja treguese

Edhe pse e dua shumë qytetin tim, mendoj se ka ardhur koha të lëvizë drejt një mjedisi të ri. Gjithë jetën time kam jetuar këtu dhe kurrë s’kam provuar të jetojë diku tjetër. Ajo c’ka më pëlqen është se do të kthehem në shtëpi në fundjava dhe në verë. Në këtë mënyrë nuk do të më duhet të largohem përfundimisht nga qyteti im dhe në të njëjtën kohë të provoj të jetoj dhe diku tjetër. Kjo do të më japë mundësi të kuptoj atë cfarë ndjen kur largohem përgjithmonë. E di se e urren idenë e largimit tim, por është koha që unë të largohem e të mendoj për të ardhmen.

Page 32: Eseja treguese

Një përparësi e ndenjes në shtëpi është kursimi i parave. Të rrish në shtëpi dhe të ndjekësh një nga fakultetet e qytetit është më pak e kushtueshme, por mendoj se studimi jasht vendbanimit është më i dobishëm dhe ia vlen të shpenzosh. E di se e urreni idenë që pjesën tjetër të jetës do të më duhet të shlyej detyrimet e shkollës, por paratë dhe vendimi janë të miat. E kuptoj se se ky është një vendim i madh, por them se jam në gjendje të kuptoj atë cfarë është e drejtë për mua.

Page 33: Eseja treguese

Shkuarja në fakultet do të më bëjë më të përgjegjshmëm e më të pavarur dhe pasojat e reja do të më përgatisin për të ardhmen. Gjatë këtij viti që qëndrova në shtëpi kuptova shumë gjëra dhe tani jam gati të filloj një aventurë të re. Ndjej se jam e gatshme të marr më shumë përgjegjësi dhe se mund të provoj të jetoj vetëm. E di se do t’ju mungoj, por mendoni për ato që unë do të përfitoj nga kjo përvojë. Ndjekja e studimeve do të më sjellë kujtime e miqë të rinj që kurrë nuk do t’i harroj.

www.Biznesi.net

Page 34: Eseja treguese

• www.Biznesi.net