emp mihal komneno pedestrian road to berat castle final shqip

36
1 PLANI I MENAXHIMIT SOCIAL DHE MJEDISOR Per “Rehabilitimi i rruges me kalldrem te Kalase “Mihal Komneno” dhe i pikes panoramike “Tabja”” Berat Korrik 2016

Upload: duongmien

Post on 01-Feb-2017

237 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

1

PLANI I MENAXHIMIT SOCIAL DHE MJEDISOR

Per “Rehabilitimi i rruges me kalldrem te Kalase “Mihal Komneno” dhe

i pikes panoramike “Tabja””

Berat

Korrik 2016

Page 2: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

2

HYRJE ....................................................................................................................................................... 3

Gjendja baze e mjedisit .............................................................................................................................. 9

Vendndodhja e nenprojektit, terreni dhe peisazhi .................................................................................. 9

Klima.................................................................................................................................................... 10

Hidrologjia dhe resurset ujore .............................................................................................................. 10

Flora, Fauna dhe Habitatet ....................................................................................................................... 11

Flora ..................................................................................................................................................... 11

Fauna .................................................................................................................................................... 11

Cilesia e ajrit ............................................................................................................................................ 11

Analiza e ndikimeve te mundshme .......................................................................................................... 12

Faza e ndertimit: .................................................................................................................................. 12

Cilesia e ajrit dhe zhurmat ............................................................................................................... 13

Gjeologjia dhe dherat ....................................................................................................................... 13

Gjenerimi i mbetjeve te ndertimit .................................................................................................... 13

Hidrologjia, ujerat siperfaqesore dhe nentokesore ........................................................................... 14

Habitati dhe biodiversiteti ................................................................................................................ 14

Komuniteti lokal dhe ndikimet social-ekonomike ........................................................................... 15

Faza e funksionimit: ............................................................................................................................. 15

Permbledhje e masave zbutese te rekomanduara per “Rehabilitimin e rruges kembesore dhe pikes

paoramike te Tabjas” ............................................................................................................................... 16

Monitorimi ........................................................................................................................................... 17

Forcimi i kapaciteteve .......................................................................................................................... 18

Raportimi ............................................................................................................................................. 18

Informimi dhe prezantimi ne publik .................................................................................................... 18

Page 3: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

3

HYRJE

Ky nenprojekt eshte nje investim i identifikuar si pjese e aktiviteteve te vitit te pare, te financuara ne

kuader te projektit te propozuar për Zhvillim të Integruar Urban dhe Ekonomik ne Shqiperi, i cili pritet

te luaje nje rol te vecante si project pilot i cili do te demonstroje nje qasje inovatore dhe te integruar per

zhvillimin rajonal ne linje me Strategjine e re te Zhvillimit Territorial dhe Strategjine e Menaxhimit

Bregdetar.

Ky plan menaxhimi social dhe mjedisor trajton rehablitimin e rruges me kalldrem. Nje nenprojekt tjeter

nen kete ombrelle projektesh, i cili parashiohet te zbatohet ne qytetin e Beratit, eshte rehabilitimi i

rruges automobilistike, per te cilen do te pergatitet nje tjeter Plan Menaxhimi Social dhe Mjedisor, pasi

te finalizohet projekti teknik.

Nuk parashikohet te kryhen shpronesime dhe nuk do te kete ndikim ne pronat private gjate zbatimit te

ketij projekti.

Qellimi i nenprojektit eshte rehabilitimi i rruges kembesore te Kalase se Berat (Figura 1), ne nje gjatesi

prej 1,060 m, perfshire piken panoramike Tabja ne anen jugore te Kalase (Figura 2.2).

Page 4: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

4

Figura 1: Pamje nga gjendja ekzistuese e rruges me kalldrem per ne Kalane e Beratit

Ne saje te arkitektures, trashegimise kultrore dhe ndertesave karakteristike, Berati eshte konsideruar nje

nga qytetet me te bukura te Shqiperise prej dekadash. Berati eshte nominuar gjithashtu qytet UNESCO

ne vitin 2008. Kalaja e Beratit eshte gjithashtu ne listen e Monumenteve te Kultures qe mbrohen nga

ligji shqiptar. Kjo kala ndodhet permbi lumin Osum.

Lumi i Osumit ndodhet ne pjesen jugore te Shqiperise. Ai buron nga pjesa jugperendimore e Qarkut

Korce, prane fshatit Vithkuq, ne nje lartesi prej 1,050 m. Lumi Osum rrjedh fillimisht permes bashkise

Kolonje, me tej ne perendim drejt Cepanit dhe ne veriperendim permes Corovodes, ku kalon dhe neper

kanionet e famshme te Osumit, Poliçan, Berat dhe Urë Vajgurore. Ai bashkohet me lumin Devoll prane

Kucoves, per te formuar Semanin. Ky i fundit perfundon me tej ne detin Adriatik.

Kalaja e Beratit daton 2,500 vite perpara dhe te dhenat e gjetura tregojne qe eshte pushtuar nga

Romaket 200 para eres sone. Pas shume shekuj perforcimesh me gure, perimetri i jashtem erdhi duke u

zgjeruar me kalimin e kohes, nen sundimin bizantin, ne shekujt e 5-te, 6-te dhe 13-te. Aktualisht, Kalaja

po restaurohet, bazuar dhe ne faktin qe eshte ne listen UNESCO te trashegimise boterore. Kalaja e

Page 5: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

5

Beratit lidhet me qytetin nepermjet shume rrugeve me kalldrem. Kalaja eshte nje lagje e banuar. Qyteti i

Beratit ka nje popullsi prej rreth 70,000 banoresh, nga te cilet 600-700 jetojne ne zonen e kalase.

Se fundmi, rruget me kalldrem per ne kalane e Beratit jane demtuar. Kjo ka ardhur per shkak te

aktivititeteve te ndertimit dhe kalimit te mjeteve te shumta per arsye turistike, sherbime komuniteti,

furnizim pikash tregtare, etj.

Bazuar ne projektin teknik, nenprojekti parashikon rehabilitimin e shtreses ekzistuese te rruges,

permiresimin e sistemit te kanalizimit, ndricim dhe sinjalistike. Projekti gjithashtu perfshin

rehabilitimin e “Tabjes” (Figura 2.2, 5), e cila eshte nje pike panoramike mbi qytetin e Beratit qe ofron

nje pamje piktoreske te ketij qyteti te mbrojtur nga UNESCO. Pjese e aktiviteteve te projektit, gjate

fazes parandertimore, jane dhe disa punime paraprake te vogla per pastrimin e zones perreth pikes

panoramike te Tabjes qe permban rrenojat e nje antene te vjeter (Figura 2.1, 3), jashte sherbimit, si dhe

nje godine e lidhur me te (me siperfaqe afersisht 5 m2), qe nuk eshte ne perdorim, por dikur sherbente

per funksionimin e antenes (Figurat 2 dhe 3).

Detajet e nderhyrjes tek pika panoramike e Tabjes perfshijne: Largimin e godines 1-kateshe te antenes,

largimin e antenes, shtrimin me kalldrem te kesaj pjese, vendosjen e shufrave anesore mbajtese

metalike, stola druri me structure metalike, kosha mbeturinash dhe teleskop.

Figura 2.1: Pamje nga antenna qe do te largohet

Page 6: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

6

Figura 2.2: Pamje e Tabjes (lart) nga qyteti i Beratit

Page 7: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

7

Figura 3: Pamje e nderteses se antenes qe do te largohet (ndertesa me tulla te kuqe)

Projekti teknik eshte kontraktuar nga Delegacioni Europian ne Shqiperi, me perfitues Ministrine e

Kultures dhe Bashkine Berat. Projekti eshte hartuar nga bashkimi i kompanive Safege+AAK+Atelier4,

ne Nentor 2014.

Planimetria e projektit jepet ne figuren 6.1, ku rruga “Mihal Komneno” eshte e ngjyrosur ne te gjelber.

Figura 4: Pamje e rruges ekzistuese ne kushtet aktuale

Page 8: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

8

Figura 5: Pamje nga pika panoramike e Tabjes

Figura 6.1: Harte e rrugeve qe lidhen me kalane e Beratit (rruga Mihal Komneno me te gjelber)

Page 9: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

9

Figura 6.2.: Pamje satelitore e vendndodhjes se pikes panoramike te Tabjes dhe rruges Mihal

Komneno (Burimi: Google Earth)

Gjendja baze mjedisore dhe sociale

Vendndodhja e nenprojektit, terreni dhe peisazhi

Nenprojekti ndodhet ne qytetin e Beratit. Komponentet e vendndodhjes se projektit jane karakteristike

te nje mjedisi urban, me klime mesdhetare. Berati ndodhet ne qender te Shqiperise, i rrethuar nga malet

ne lidhje dhe perendim. Terreni eshte i shumellojshem: kodrinor, malor dhe fushor, me nje lartesi

mesatare 455 m mbi nivelin e detit.

Rruga kembesore (ne ngjyre te gjelber ne Figuren 6.1) eshte me pjerresi te madhe dhe shkon lart nga

qyteti i Beratit deri ne Kala. Pika panoramike e Tabjes ndodhet ne skajin jugor te Kalase (Figura 6.2).

Page 10: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

10

Klima

Klima e Beratit eshte tipike mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore eshte 15.9 °C, me temperature

absolute me te ulet -12.2 °C dhe temperature absolute me te larte 47.1 °C.

Vera eshte e gjate dhe e thate, ndersa dimr i eshte i lagesht, me nje sasi rreshjesh mestare vjetore prej

1200 mm.

Hidrologjia dhe resurset ujore

Qyteti i Beratit ndodhet ne te dy anet e lumit Osum (Figura 7). Osumi eshte nje nga lumenjte kryesore

te Shqiperise, i rendesishem per bujqesine, hidroenergjine, ekologjine, turizmin dhe peisazhin.

Figura 7: Lumi Osum dhe qyteti i Beratit

Regjimi i lumit Osum varet nga variabiliteti atmosferik dhe avullimi. Sipas Raportit Kombetar te

Gjendjes se Mjedisit (2015), pergatitur nga Agjencia Kombetare e Mjedisit, lumi Osum paraqitet me nje

cilesi mesatare te ujit ne lidhje me parametrat si Nevoja Kimike per Oksigjen, Nevoja Biologjike per

Oksigjen, Nitratet dhe Fosfori (Standardet e BE).

Gjate viteve te fundit, jane kryer punime brenda zones se kalase per te rehabilituar te gjithe zonen

brenda mureve, siperfaqet me kalldrem, sistemin elektrik dhe sistemet e kanalizimeve (ujin e pijshem,

ujerat e zeza dhe ujerat e bardha).

Page 11: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

11

Zona e kalase shkarkon ne 2 pika te ndryshme. Sistemet e ujerave te zeza dhe kanalizimeve shkarkojne

ne 2 puseta, te vendosura jashte mureve te kalase: puseta e pjeses lindore dhe puseta e pjeses

perendimore. Keto puseta sherbejne dhe si gropa septike.

Flora, Fauna dhe Habitatet

Flora

Perderisa nen-projekti ndodhet brenda nje zone urbane, specie e flores dhe faunes nuk gjenden random

ne sheshin e projektit. Megjithate, vegjetacioni ne qytetin e Beratit karakterizohet nga shkurre dhe lloje

perfaqesuese te bimesise se ulet, si Anagyris foetida, Arctostaphylos uva-ursi, Arbutus unedo, Buxus

semprevirens, Carpinus betulus, Carpinus orientalis, Cercis siliquastrum, Cistus sp. Colutea

arborescens, Cornus mas, Corylus avellana, Cornus sanguinea, Crategus monogyna, Crategus

pentagyna, Cotinus coggygria, Erica arborea, Erica carnea, Evonymus ssp, Hedera helix, Juniperus

communis, Juniperus foetidisima.

Fauna

Zona e nenprojektit nuk eshte e pasur ne lloje te faunes. Me shpesh hasen lloje insektesh, te cilat

popullojne floren tipike te zones. Nuk ka lloje te rrezikuara ne zonen e projektit, pasi eshte zone shume

e banuar dhe e rrahur nga vizitore e turiste. Megjithate, jashte perimetrit te qytetit te Beratit gjendet nje

shumellojshmeri e larte speciesh te flores dhe faunes, por larg zones se projektit.

Cilesia e ajrit

Zona e projekti ndodhet ne qender te qytetit, e cila eshte nen presionin e trafikut te renduar, gje qe

shkakton nje rritje te ndotjes se ajrit brenda zones se projektit.

Burimet e ndotjes se ajrit ne qytetin e Beratit perfshijne gazet sere qe clirohen nga motorat e mjeteve,

clirimet nga disa impiante te perpunimit te naftes jashte qytetit, pluhura dhe grimca nga mjetet dhe

punimet inxhinierike.

Megjithese ka nje renie te ndotjes industrial te ajrit per shkak te mbylljes se fabrikave dhe uzinave te

perpunimit te naftes ne zonen perreth, ka rritje te clirimeve te gazrave nga makinat (konsum I

karburanteve) per shkak te rritjes se perdorimit te makinave, nga te cilat nje perqindje e madhe jane

shume te vjetra.

Page 12: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

12

Local community

This road is situated in an inhabited urban area, at the length of 1,060 linear meters, starting from the

main cobblestone walkway in the town center up to the castle of Berat. Due to its location, this road

serves as one of the most frequently visited roads in the town of Berat, especially during tourism

season. There are a number of approximately 20 small businesses and a few houses on both sides of the

road. The businesses consist of bars, 1-2 hostels, 3 restaurants and a few souvenir shops and markets.

Analiza e ndikimeve te mundshme

Rehabilitimi i rruges kembesore per ne Kalane e Beratit nuk pritet te shkaktoje ndikime te rendesishme,

por edhe ato ndikime qe priten mund te zbuten me ane te zbatimit te praktikave te mira te punes dhe i

masave zbutese te pershtatshme, te cilat pershkruhen ne Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor

(Tabela 1).

Ndikimet ne mjedis qe shoqerojne kete projekt ndahen ne ndikime gjate ndertimit dhe ndikime gjate

funksionimit.

Faza e ndertimit:

Gjate rehabilitimit te kesaj rruge pritet te perdoren materiale specifike (gure te bardhe dhe te zinj), ashtu

sic specifikohet ne projektin teknik. Ne dokumentat e tenderit duhet te theksohet qe materialet e

ndertimit duhet te merren nga subjekte te licensuar per ate qellim.

Gjate zbatimit te projektit nuk do te perdoret asphalt. Punimet do te konsistojne kryesisht ne

permiresimin e rruges ekzistuese me kalldrem permes zevendesimit te gureve ekzistues, permiresimit te

kanalizimit te ujerave, permiresimin dhe rehabilitimin e pikes panoramike te Tabjas.

Rruga gjithashtu parashikohet te jete e mbyllur per trafikun gjate punimeve.

Page 13: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

13

Cilesia e ajrit dhe zhurmat

Aktivitetet e ndertimit, perfshire transportin e materialeve, mund te shkaktojne clirime gazrash dhe

pluhurash, duke reduktuar perkohesisht cilesine e ajrit ne zone gjate punimeve.

Zhurmat gjate ndertimit do te shkaktohen prej ngarkim-shkarkimit te mjeteve dhe transportit te

materialeve. Nuk pritet te perdoren makineri te renda gjate ndertimit (nuk do te kete gerrmime), por

mund te perdoren makineri te vogla per hapjen e kanaleve per vendosjen e tubave te sistemit te

kanalizimit.

Projekti teknik eshte aprovuar nga Instituti i Monumenteve te Kultures, perderisa projekti ndodhet

brenda Kalase se Beratit, nje sit i Trashegimise Kulturore Kombetare dhe gjithashtu ne listen UNESCO

te Trashegimise Boterore.

Qellimi i kesaj nderhyrjeje eshte te promovoje trashegimine kulturore permes rehabilitimit te

infrastruktures ekzistuese. Punimet qe do te kryhen do te permbajne veprime dhe masa te vecanta te

rekomanduara nga Ministria e Kultures dhe te detajuara ne lejen e ndertimit qe do te jepet per kete

projekt. Megjithate, ashtu sic parashikohet ne Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor, ne rast te

gjetjeve rastesore, punimet do te nderpriten dhe do te njoftohen menjehere organizatat pergjegjese ne

perputhje me procedurat qe parashikon ligji.

Gjeologjia dhe dherat

Ndikimet ne gjeologjine dhe dherat pritet te jene te limituara. Qellimi i punimeve te rehabilitimit eshte

forcimi i bazes se rruges dhe perforcimi me materiale me cilesore.

Perderisa baza e rruges eshte e stabilizuar dhe punimet do te konsistojne ne permiresimin e siperfaqes

se rruges, te sistemit te kanalizimeve, instalimin e ndricimit dhe sinjalistikes, mund te kete ndikime te

perkohshme ne toke, si depozitimi i papershtatshem i materialeve, menaxhimi dhe perdorimi i tyre.

Gjenerimi i mbetjeve te ndertimit

Page 14: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

14

Gjate zbatimit te punimeve, me zevendesimin e gureve te kalldremit, do te krijohet nje sasi mbetjesh.

Mbetjet e krijuara do te konsistojne ne mbetjet e dala nga pastrimi i sheshit te projektit, largimi i

inerteve, dherave, perfshire antenen e vjeter dhe godinen prane saj qe nuk jane ne perdorim. Keto

mbetje mund te kene nje ndikim visual negative nese nuk menaxhohen korrektesisht.

Hidrologjia, ujerat siperfaqesore dhe nentokesore

Projekti parashikon instalimin e nje sistemi kanalizimesh nen siperfaqen me kalldrem, ne anet e rruges.

Kjo eshte nje shtese e sistemit ekzistues te kanalizimit, i cili nuk e ka kapacitetin e nevojshem per

komunitetin ne rritje. Ky system do te sherbeje per mbledhjen e ujerave te bardha dhe te zeza nga

sistemi ekzistues i shtepive dhe bizneseve pergjate rruges e duke i transferuar ato tek sistemi ekzistues i

kanalizimit te qytetit, ne fillim te rruges Mihal Komneno.

Sistemi actual perdor puseta qe mbledhin ujerat e perdorura ne sistemin e kullimit te ujerave te qytetit.

Nuk parashikohet te kete ndikime negative ne ujerat siperfaqesore dhe nentokesore, pervecse

permiresimi i situates aktuale dhe parandalimi i permbytjeve si pasoje e mbingarkeses me rreshje.

Habitati dhe biodiversiteti

Rruga gjendet ne nje vendbanim urban, qe eshte dhe atraksion turistik. Per vete tipin e punimeve qe do

te kryhen, nuk parashikohet te kete ndikime negative mbi habitatet natyrore dhe biodiversitetin.

Prane Tabjes ka disa peme qe jane mbjelle per qellime estetike (Figura 8). Perderisa projekti nuk

parashikon zgjerim te rruges, keto peme dhe vegjetacioni rrethues nuk do te preken.

Page 15: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

15

Figura 8: Peme selvie ekzistuese ne anet e rruges, te mbjella per arsye estetike

Komuniteti lokal dhe ndikimet social-ekonomike

Gjate fazes se ndertimit, ndikimet negative ne aktivitetin social dhe bizneset e vogla pergjate rruges do

te jene te nivelit mesatar. Rekomandohet qe punimet te mos kryhen gjate prurjes me te larte turistike

gjate vitit, e cila eshte Qershor-Gusht, perderisa shume objekte te trashegimise kulturore ndodhen ne

kete rruge ose ne ato prane.

Nga ana tjeter, largimi i godines jo-funksionale dhe antenes se ndryshkur, si dhe rehabilitimi dhe

permiresimi i pikes panoramike te Tabjes, do te kene nje ndikim pozitiv mbi turizmin dhe ekonomine e

zones, per shkak te permiresimit te zones dhe rritjes se vizitave turistike. Rritja e numrit te turisteve qe

vizitojne Kalane e Beratit pritet te sjelle te ardhura te metejshme per komunitetin lokal.

Faza e funksionimit:

Gjate fazes se funksionimit pritet te kete ndikime minimale ne mjedis. Te gjitha ndikimet e

parashikuara te ndodhin gjate kesaj faze jane detajuar ne Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor

(Tabela 1).

Page 16: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

16

Permbledhje e masave zbutese te rekomanduara per “Rehabilitimin e rruges kembesore dhe

pikes paoramike te Tabjas”

Ne vijim te ndikimeve te identifikuara ne tabelen e Planit te Menaxhimit Social dhe Mjedisor (Tabela 1)

dhe masave zbutese korresponduese, me poshte po theksojme masat zbutese qe konsiderohen me te

rendesishme per shkak te specifikave te projektit:

- Mbetjet (riciklim dhe largim)

o Perderisa nje nga ndikimet e ketij projekti jane mbetjet e ngurta qe prodhohen gjate

largimit te siperfaqes ekzistuese te rruges me kalldrem, si dhe largimit te antenes se

ndryshkur dhe nderteses perkatese me siperfaqe rreth 5m2 tek pika panoramike e Tabjes,

eshte thelbesore qe perpara fazes se ndertimit , te kryhen diskutime me Bashkine Berat

dhe aktore te tjere qe kryejne aktivitete te ngjashme, ose qe kane nevoje per material

guri, si dhe ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, per riciklimin e ketyre

materialeve. Mbetjet e ngurta qe mbeten dhe qe nuk mund te riciklohen, do te largohen

ne lendfillin me te afert, sipas percaktimit nga Bashkia Berat. Antena rekomandohet te

shitet per skrap . Mbetjet e tjera, te cilat nuk mund te riciklohen, duhet te largohen ne

vendet e caktuara nga Bashkia, perderisa ende Berati nuk ka nje lendfill.

- Gjetjet rastesore te objekteve me interes kulturor dhe historik

o Ne perputhje me ligjin shqiptar, ne rast te gjetjeve rastesore gjate gerrmimeve dhe

punimeve te pergjithshme, punimet duhet te ndalojne menjehere, zona do te sigurohet

dhe do te njoftohen autoritetet pergjegjese brenda 3 ditesh. Autoritetet do te kene 15 dite

kohe per t’u pergjigjur dhe per te detajuar masat qe do te merren per te vazhduar me

punimet. Gerrmimet gjate fazes se ndertimit do te supervizohen nga arkeologet e

Institutit te Monumenteve te Kultures.

- Menaxhimi i trafikut/aksesi per komunitetin lokal gjate aktiviteteve te ndertimit

o Vemendje e vecante duhet t’i kushtohet menaxhimit te punimeve me qellim qe te mos

bllokohen rruget kembesore, vecanerisht per popullsine lokale dhe bizneset. Masat

perfshijne kryerjen e punimeve vetem ne nje ane te rruges per se gjati dhe lejimin e

kalimit per banoret ne anen tjeter te rruges.

Page 17: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

17

o Me qellim qe te evitohen ndikimet mbi komunitetin lokal, punimet do te zbatohen jashte

sezonit turistik, pra jashte periudhes Korrik-Gusht.

- Ceshtje te tjera

o Perderisa kjo rruge eshte pjese e Kalase se Beratit dhe lidhet me rrugen kryesore

pedonale qe shtrihet perreth kalase, rekomandohet qe materialet te transportohen duke

perdorur rrugen Muzak Topia prane sheshit te ndertimit.

o Lumi Osum kalon permes qytetit te Beratit dhe nevojitet t’i kushtohet vemendje e

vecante gjate ndertimit, me qellim qe te evitohet hedhja e mbetjeve te ngurta ne kete

lume (aksidentalisht ose jo).

Monitorimi

Monitorimi i ndikimeve ne mjedis dhe zbatimi korrekt i masave zbutese eshte nje kerkese edhe e

donatorit, Bankes Boterore.

Te gjitha masat zbutese te renditura ne tabelen e PMSM ne fund te ketij dokumenti do te monitorohen

gjate zbatimit te punimeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do te monitoroje zbatimin cdo jave dhe do te hartoje nje liste kontrolli per

secilen vizite ne terren ne lidhje me plotesimin e kritereve te vendosura ne Planin e Menaxhimit Social

dhe Mjedisor. Njesia e Mjedisit e FSHZH do te pergatite raporte mujore mjedisore, duke trajtuar te

gjitha problemet e identifikuara gjate vizitave ne terren dhe duke dhene rekomandime per masat qe

duhet te merren.

Sipas ligjit shqiptar nuk nevojitet leje mjedisore per kete projekt, prandaj raportimi periodik tek

Agjencia Kombetare e Mjedisit nuk eshte i detyrueshem.

Punimet e ndertimit do te supervizohen nga nje supervisor i licensuar per kete tip punimesh, si dhe nga

Bashkia Berat dhe nga Instituti i Monumenteve te Kultures, per shkak te te qenit sit UNESCO i

trashegimise kulturore.

Megjithate, meqenese instrumentet e mbrojtjes mjedisore dhe sociale konsiderohet nje pjese integrale

dhe e rendesishme gjate zbatimit te projekteve te Bankes Boterore, monitorimi dhe raportimi do te

kryhen sic kerkohet nga Banka Boterore.

Page 18: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

18

Forcimi i kapaciteteve

Operatori dhe/ose supervizori duhet te jene plotesisht te trainuar ne lidhje me zbatimin e PMSM. Stafi i

FSHZH do te kryeje trainime sipas nevojes mbi zbatimin dhe raportimin e PMSM, ne perputhje me

udhezimet e Bankes Boterore dhe te Kornizes se Menaxhimit Social dhe Mjedisor.

Raportimi

Operatori dhe/ose supervizori do te raportoje mbi zbatimin e PMSM. Raporti do te perfshije nje kapitull

mbi performancen mjedisore, bazuar ne objektet e trajtuara ne PMSM. Formati i raportit do te

dakordesohet midis operatorit/supervizorit dhe FSHZH. Ne rast aksidentesh apo ndikimesh negative ne

mjedis (te paparashikuara nga PMSM apo VNM), inxhinieri i superzorit do te raportoje prane FSHZH.

Per shkak te faktit qe projekti eshte sit i trashegimise kulturore, supervizori duhet te jete i licensuar nga

IKM.

Instituti i Monumenteve te Kultures, ashtu si dhe Bashkia Berat, do te monitorojne nga afer projektin

gjate zbatimit dhe do te adresojne ceshtjet qe ata i quajne te rendesishme, per shkak te te qenit sit

kulturor.

Informimi dhe prezantimi ne publik

E drejta e publikut per te qene i informuar eshte nje proces i detyrueshem si rrjedhoje e te qenit pale ne

konventen e Aarhusit.

Pas miratimit te financimit te projektit, Bashkia Berat, ne bashkepunim me FSHZH, do te vere ne

dispozicion te publikut projektin teknik. Perderisa ky projekt nuk ka nevoje per leje mjedisore,

konsultimi ne kuadrin e VNM nuk eshte i detyrueshem. Megjithate, ne perputhje me politikat e Bankes

Boterore (OP 4.01 dhe shperndarja e informacionit), PMSM shperndahet ne gjuhen shqipe ne Berat

(Bashkia Berat dhe ne faqen web te FSHZH), si dhe konsultohet se bashku me Kornizen e Menaxhimit

Social dhe Mjedisor ne Tirane perpara vleresimit te projektit. Komentet dhe sugjerimet e ngritura gjate

takimit, paraqiten ne Shtojcen 1 te ketij dokumenti.

Page 19: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

19

Tabela 1:

A: Plani i Menaxhimit Social dhe Mjedisor

Page 20: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

20

A. Plani i masave zbutese sociale dhe mjedisore

Faza Ceshtja Masat zbutese Kosto (EUR) Pergjegjesia institucionale

Komente Instalimi Zbatimi Instalimi Zbatimi

Parandertimore Pastrimi i vendit te punes nga

materialet inerte, dherat; largimi i

antenes ekzistuese dhe nderteses se

braktisur

Ne konsultim me Bashkine Berat,

jep nje metode te pershtatshme per

riciklimin e materialeve te ndertimit

dhe metalet per skrap

- 7,413 FSHZH/Bashki

a Berat

Kontraktori Sic jepet ne preventiv

Parandertimore Materialet e marra nga vende te

jashteligjshme apo te paautorizuara

mund te shkaktojne presion mbi

burimet natyrore

Perdor gurore te licensuara

ekzistuese

Kerkese per aprovim zyrtar apo

license te vlefshme shfrytezimi

- - Gurore Kontraktori

duhet te kete te

gjitha lejet

Nuk do te perdoret asphalt gjate

rehabilitimit.

Gure specifike do te perdoren ne

perputhje me projektin teknik

Ndertimi Pluhurat e ngritura gjate

transportit te materialeve te gurit

Te laget ngarkesa ose te mbulohet

- 70/muaj Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

To be specified in bid documents

Ndertimi Pluhurat e ngritura gjate punimeve

te ndertimit

te laget kantieri dhe

venddepozitimet e materialeve

NA 100/muaj Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

To be specified in bid

documents.

Ndertimi Ndotja e ajrit dhe zhurmat prej

makinerive ne terren, transporti

dhe ndjegja e motoreve ne kantier

Te mos lejohen makinerite te

ndezura ne kantier

Perdorni makineri te testuara dhe te

pershtatshme

Nuk lejohet djegia e hapur apo e

mbyllur ne asnje menyre ne kantier

Minimal Minimal Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Ndertimi Shqetesim nga zhurmat per

njerezit dhe kafshet

Te kontrollohet qe zhurmat e

cliruara te mos kalojne normat e

vendosura ne rregullore (85 dB per

mjediset urbane, jashte).

minimal 50/muaj Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

To be specified in bid

documents.

Ndertimi Trafiku qe mund te krijoje zhurma,

clirim nga djegia, ngarkim trafiku

perreth kantierit

Te kryhet transporti i materialeve

ne oret me trafik minimal. Te

perdoren rruge alternative per te

minimizuar ngarkesen e trafikut.

Punimet duhet te kryhen ne menyre

te alternuar njehere ne njeren ane te

rruges, njehere ne tjetren me qellim

qe te lihet rruga e lire per

kalimntaret.

NA minimal Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Ndertimi Shqetesimi i trafikut gjate Plani i menaxhimit te trafikut me Sic minimal Kontraktori i Kontraktori i Masat perfshihen ne Planin e

Page 21: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

21

Faza Ceshtja Masat zbutese Kosto (EUR) Pergjegjesia institucionale

Komente Instalimi Zbatimi Instalimi Zbatimi

aktiviteteve te ndertimit masa ate pershtatshme per te

drejtuar trafikun dhe te lehta per t’u

zbatuar; ne bashkepunim me

autoritetet lokale, perfshire policine

e trafikut

specifikoh

et ne

dokumenta

t e tenderit

ndertimit ndertimit Menaxhimit te Trafikut

(Dokumentat e tenderit)

Ndertimi Siguria e kembesoreve dhe

mjeteve

Ndricim i pershtatshem dhe shenja

te mirepercaktuara te sigurise.

Njoftim ne media per fillimin e

punimeve

Sic

percaktohe

t ne

dokumenta

t e tenderit

minimal Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Ndertimi Ndotja e ujit dhe e tokes nga

depozitimi i papershtatshem i

materialeve, menaxhimi dhe

perdorimi i makinerive te

ndertimit

Organizo dhe mbulo zonat e

depozitimit te materialeve; riperdor

token per rimbulimin e sistemit te

kullimit, izolo zonat e larjes se

materialeve duke zgjedhur zona per

larje qe nuk rrjedhin direkt ne uje;

instalo pajisje per kontrollimin e

rrjedhjeve. Siguro menaxhim te

mire te mbetjeve me qellim qe te

parandalohet ndotja. Vendos nje

mekanizem per kontrollin e

rrjedhjeve dhe per nderhyrje

emergjente per kontrollin e

rrjedhjeve.

Sic

percaktohe

t ne

dokumenta

t e tenderit

50 / muaj Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Rekomandohet qe guret dhe

materialet e tjera qe do te

largohen, te riperdoren dhe

riciklohen sipas keshillave te

Institutit te Monumenteve te

Kultures dhe Bashkise.

Ndertimi Ndotja e ujit dhe e tokes nga

depozitimi i papershtatshem i

mbetjeve

Largo mbetjet ne vendet e

pershtatshme te mbrojtura nga

rrjedhjet, ne bashkepunim me

Bashkine Berat. Per depozitimin e

perkohshem te mbetjeve, zgjidh nje

zone me siperfaqe te

papershkueshme, sa me larg nga

vija ujore.

Mblidh dhe menaxho ne menyre te

pershtatshme te gjitha mbetjet,

perfshire materialin e germuar qe

mund te largohet ne vende te

miratuara nga Bashkia.

minimal 100/muaj

pervec 3,840

EUR te

parashikuara

nga preventiv

Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Shumica e mbetjeve te

gjeneruara mund te riciklohen

Page 22: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

22

Faza Ceshtja Masat zbutese Kosto (EUR) Pergjegjesia institucionale

Komente Instalimi Zbatimi Instalimi Zbatimi

Ndertimi Ndotja potenciale e tokes dhe ujit

nga mirembajtja e papershtatshme

dhe furnizimi i pajisjeve

Menaxhimi i pershtatshem i

lubrifikuesve, karburantit dhe

tretesve me ane te depozitimit te

sigurte; te sigurohet furnizimi me

karburant dhe te mirembahen

pajisjet; te mblidhen te gjitha

mbetjet dhe te largohen ne vendin e

caktuar.Ne rast rrjedhjeje, toka e

ndotur duhet te mblidhet dhe te

largohet si mbetje e rrezikshme.

Mbetjet duhet te mblidhen ne

konteinere te vecante. Nevojitet te

kete nje mekanizem te kontrollit te

rrjedhjeve dhe te kete plan

emergjence per kontrollin e

rrjedhjeve.

minimal minimal Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Bashkia Berat duhet te jape leje

me shkrim per nje vend te

pershtatshem depozitimi te

mbetjeve perpara fillimit te

punimeve te ndertimit

Ndertimi

Nderhyrje ne skemat ekzistuese te

kullimit e shkarkimit te ujerave

duke krijuar ujera te ndenjura

Ne perputhje me projektin teknik,

te ruhet gjendja natyrale e

shkarkimit

minimal minimal

Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Ndertimi Shendeti dhe siguria ne pune e

punetoreve

Te pajisen punetoret me

instruksione mbi sigurine ne pune

dhe me pajisje mbrojtese (syze,

maska, helmeta, cizme, etj;

sigurimi i trafikut; pajisje te

emergjences mjekesore te jene te

pranishme ne kantier).

minimal

Kontraktori i

ndertimit

Kontraktori i

ndertimit

Ndertimi

Ndikimi mbi vegjetacionin, pemet,

lendinat, etj

Pastrimi i vegjetacionit duhet te

mbahet ne minimum dhe te kryhet

zevendesimi i mbjelljeve, ne

perputhje me masat per mbrojtjen

habitateve dhe brigjeve te lumit.

NA

Ne perputhje

me

rregulloret

kombetare,

per 1 peme qe

pritet, duhet

te mbillen 3.

Kontraktori i

ndertimit;

Drejtoria e

Pyjeve

Ndertimi Gjetjet rastesore te objekteve me

interes kulturor dhe historik

Ne rast te gjetjes se objekteve

rastesore gjate germimeve dhe

Ne rast te

gjetjeve

Kontraktor,

FSHZH,

Legjislacioni shqiptar detajon te

gjitha veprimet ne rast te

Page 23: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

23

Faza Ceshtja Masat zbutese Kosto (EUR) Pergjegjesia institucionale

Komente Instalimi Zbatimi Instalimi Zbatimi

punimeve te pergjithshme, punimet

do te ndalojne menjehere, zona do

te sigurohet dhe autoritetet

perkatese do te informohen brenda

3 ditesh. Autoritetet do te kene 15

dite ne dispozicion per t’u

pergjigjur dhe per te detajuar masat

qe duhet te merren per te vazhduar

me punimet.

rastesore,

pronari i

projektit do te

paguaje sipas

ligjit shqiptar

per te gjitha

investigimet

Bashkia Berat

gjetjeve rastesore.

Ndertimi Kushtet e punes dhe punesimit

a)Parandalimi i semundjeve dhe

vizitat mjekesore

b)Krijimi i vendeve te reja te

punes

c)Akomodimi i punonjesve

d)Siguria e punonjesve ne kantier

a) Ekzaminime shendetesore

parandaluese per punonjesit,

trainime per parandalimin e

semundjeve, edukimi/informimi te

lidhura me SST

b) Informimi i popullsise lokale per

vendet e lira te punes. Perfshirje

maksimale e punetoreve lokale.

c) Nevojat per akomodim do te

vleresohen ne te gjitha kampet e

punetoreve. Te sigurohet

akomodim standard.

d) Te pajisen punonjesit me

instruksione per sigurine dhe me

pajisje mbrojtese (syze, maska,

helmeta, cizme, etj).

b) Trainimi i punetoreve te

ndertimit

c) Mekanizmi i ankimimit per

punonjesit per te ngritur ceshtje te

arsyeshme ne lidhje me punen

(komente ose ankesa)

Sic

specifikoh

et ne

preventiv

minimal Kontraktori i

ndertimit,

FSHZH

Kontraktori i

ndertimit

eshte kerkese ligjore pajisja me

mjete mbrojtese e punetoreve

Funksionim/mire

mbajtja

Shqetesim nga zhurmat per

popullsine lokale dhe punetoret

shkaktuar nga punimet e

mirembajtjes ne rruge, ndricim

dhe piken panoramike

te kufizohen aktivitetet gjate dites

(ose sic bihet dakord me autoritetet

lokale).

Minimal

minimal

Kontraktori i

mirembajtjes/

NjQV

Kontraktori i

mirembajtjes/Nj

QV

Te specifikohet ne dokumentat e

kontrates se mirembajtjes –

specifikimet teknike per

realizimin e punimeve te

mirembajtjes, ne bashkepunim

Page 24: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

24

Faza Ceshtja Masat zbutese Kosto (EUR) Pergjegjesia institucionale

Komente Instalimi Zbatimi Instalimi Zbatimi

me Institutin e Monumenteve te

Kultures.

Rekomandohet qe punimet e

mirembajtjes nga autoritetet

pergjegjese, sic vendoset ne

bashkepunim me Institutin e

Monumenteve te Kultures.

Page 25: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

25

B: Plani i Monitorimit Mjedisor dhe Social

Page 26: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

26

Faza Cili aktivitet/ndikim do te

monitorohet?

Ku do te

monitorohet?

Si do te

monitorohet/tipi i

pajisjeve te monitorimit

Kur do te

monitorohet?

(frekuenca e

matjeve ose

vijimesia

Pse do te

monitorohet

parametri?

(Opsionale)

Indikatoret Kosto Pergjegjesia institucionale

Vendosja Funksioni

mi Vendosja Funksionimi

Parandertimore

Pajisja me leje apo licence

te vlefshme per gurore dhe

materiale te tjera

Ne vendndodhjen

e gurores

Inspektim i te gjitha

dokumenteve te

nevojshme

Perpara fillimit te

punes

Per te siguruar

perdorim te

qendrueshem

te materialeve

Pajisja me

miratim zyrtar

apo licence te

vlefshme

-

- Operatori i

gurores

Operatori i gurores

Ndertimi Mbulimi ose lagia e

materialeve te

transportuara qe mund te

gjenerojne pluhur, si guret,

rera ose zhavorri

Vendi i punes –

cdo pajisje

Supervizim Ne vijimesi Per te evituar

ndotjen e ajrit

Kamiona te

mbuluara.

Raportet e

inxhinierit

supervizor

- minimale FSHZH

Supervizori

Ndertimi Ngarkese ne kantier,

shqetesim i trafikut,

ankesa per menaxhimin e

trafikut

Ne kantier Supervizim pamor Rregullisht nga

supervizori

Per te siguruar

shqetesim

minimal per

trafikun

Numri i ankesave

te marra

minimal a) FSHZH Supervizori

Ndertimi Demtim i struktures se

tokes, rreshqitje e

bankinave

Kantier Supervizim Inspektime te

palajmeruara

gjate punimeve,

pas shirave te

rrembyeshem

Per te siguruar

ndikime

minimale ne

toke

Rreshqitje

dherash, erosion,

bankina te

demtuara

- minimal FSHZH minimal

Ndertimi Shqetesime zhurmash per

njerezit dhe kafshet, si dhe

punetoret ne kantier

Kantier, shtepite

me te aferta

Mates zhurmash,

inspektim

Njehere per

secilen makineri

kur fillojne

punimet dhe pas

cdo ankese

Siguro

perputhjen e

punimeve me

mjedisin

shendetin dhe

sigurine

Nr i ankesave te

regjistruara

minimal minimal FSHZH Supervizori

Ndertimi Parametrat e ndotjes se

ajrit, pluhurave dhe

grimcave

Ne kantier Marrje mostrash Pas ankesave Per te siguruar

emetime

minimale gjate

punimeve

Nr i ankesave te

regjistruara,

raportimet tek

autoritetet

mjedisore

minimal

100/muaj

FSHZH Supervizori

Ndertimi Cilesia e ujit dhe e dheut

(grimca ne suspension,

vajra dhe graso)

Ne dhe prane

kantierit

Marrje mostrash Pas ankesave Per te evituar

rrjedhjet gjate

punimeve

Nr i ankesave te

regjistruara

minimal minimal FSHZH Supervizori

Ndertimi Sinjalistika e vendosur Ne dhe prane

kantierit

Vizualisht nga

supervizori

Rregullisht Per te siguruar

vendosjen e

qarte te

shenjave te

sigurise

Nr. i shenjave minimal FSHZH Supervizori minimal

Page 27: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

27

Ndertimi Largimi i mbetjeve ne

vendin e autorizuar

Ne kantier per

mbledhjen ne

kohe dhe

largimin per tek

vendi i

depozitimit

Percaktimi zyrtar nga

NjQV

Perpara fillimit te

punimeve

Per te siguruar

menaxhim te

mire te

mbetjeve

Percaktimi nga

Bashkia, sasia e

mbetjeve qe do te

largohen

minimal FSHZH Supervizori minimal

Ndertimi /

SIguria e

punetoreve

Pajisjet mbrojtese (syze,

maska, helmeta, cizme,

etj. Organizimi i trafikut )

Kantier Inspektime Inspektime te

palajmeruara

gjate punimeve

Nr i aksidenteve

ne pune te

regjistruara

-

minimal

Supervizori,

FSHZH

Supervizori

Ndertimi /

Demtimi i,

pemeve,

lendinave, etj.

Humbje e/ndikim ne

vegjetacion

Kantier

Supervizim, raporte

fotografike

Gjate furnizimit

me materiale dhe

ndertimit

Raporte te

vizitave te

shpeshta te

ekspertit te

mjedisit

minimal

Supervizori,

FSHZH

Ndertimi /

Gjetja rastesore

e objekteve

Pronat kulturore Kantier Vizitat e ekspertit

nga IMK, inspektime

te rregullta

Ne vijimesi

Katalogu i

objekteve te

gjetura, perfshire

dokumentim

fotografik dhe me

shkrim

Duhet te

jete pjese e

aktiviteteve

te rregullta

minimal

Supervizori,

FSHZH,

IMK

Supervizori, IMK,

FSHZH

Funksionimi

Siguria e

mjeteve dhe

kembesoreve kur

nuk ka aktivitete

ndertimi

Vizibiliteti Ne dhe prane

kantierit

Observim Nje here ne jave

ne darke

Numri i shenjave

paralajmeruese,

numri i

aksidenteve te

regjistruara

minimal

minimal

LGU

Kontraktori i

mirembajtjes

Page 28: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

28

Shtim i mbetjeve

urbane per shkak

te rritjes se

numrit te

vizitoreve ne

vend

Ndikim visual Ne apo prane

vendit te punes

Vizita ne kantier dhe

komunikim me

autoritetet lokale

Njehere cdo dy

dite nga NjQV

per arsye

mirembajtje

Per arsye

estetike

Mungesa e

mbetjeve ne toke,

kosha te zbrazeta

Duhet te

jete pjese e

aktiviteteve

qe kryhen

rregullisht

nga NjQV

NjQV NjQV

a)Parandalimi i

semundjeve dhe

ekzaminimet

shendetesore

b)Krijimi i

vendeve te reja

te punes

c)Akomodimi i

punonjesve

d)Siguria e

punonjesve ne

kantier

1) Ekzaminime

shendetesore per

punonjesit,

2) Trainim per

parandalimin e

semundjeve, perfshire SST

1)Informimi i popullsise

lokale per vendet e punes

2)Perfshirjae punetoreve

lokale

3) Vleresim i nevojave per

akomodim. 4) Standardet

e akomodimit

1) Instruksione mbi

sigurine dhe pajisje

mbrojtese (syze, maska,

helmeta, cizme, etj).

Organizimi i sigurte i

trafikut.

3) Mekanizmat e

ankimimit te jene te

disponueshem. Pike fokale

per ankimimet.

Ne apo prane

kantierit

Vizita ne terren dhe

komunikim me

punonjesit dhe

komunitetin

Njehere ne jave

nga FSHZH

Per te siguruar

zbatueshmerin

e korrekte te

kritereve per

shendetin dhe

sigurine

Punonjesit te

qarte dhe te

informuar mbi

procedurat, te

pajisur me mjete

mbrojtese

Duhet te

jete pjese e

aktiviteteve

rutine

Minimal FSHZH,

supervisor,

kontractor

supervisor,

kontractor

Page 29: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

29

SHTOJCA 1 Republika e Shqiperise

Ministria e Zhvillimit Urban

Fondi Shqiptar i Zhvillimit Berat, dt.07 / 07/ 2016

KONSULTIM ME PUBLIKUN PER KRITERET MJEDISORE DHE SOCIALE TE PROJEKTIT

“PER ZHVILLIM TE INTEGRUAR URBAN DHE EKONOMIK”

NENPROJEKTI: “REHABILITIMI I RRUGES KEMBESORE ME KALLDREM MIHAL

KOMNENO PER NE KALANE E BERATIT DHE PIKES PANORAMIKE TABJA”

Projekti “Per zhvillim te integruar urban dhe ekonomik”, i financuar nga Banka Boterore, pritet te

zbatohet nga Qeveria Shqiptare (Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Finances, Fondi Shqiptar i

Zhvillimit” pas miratimit te tij.

Ne takimin me publikun u prezantua Plani i Menaxhimit Social dhe Mjedisor per “Rehabilitimin e

rruges kembesore Mihal Komneno per ne Kalane e Beratit dhe pikes panoramike Tabja”, DRAFT, i cili

eshte pergatitur nga Njesia e Mjedisit prane Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Dokumentat jane ngarkuar ne faqen zyrtare te Fondit Shqiptar te Zhvillimit, te Ministrise se Zhvillimti

Urban dhe te ndara permes mediave sociale (Facebook).

http://www.albaniandf.org/english/publikime/Pages/Publikime_te_tjera.html

https://www.facebook.com/albaniandf/

Konsultimi me publikun u organizua ne Pallatin e Kultures, te qytetit Berat, ne Korrik 2016, ne oren

11:00.

Pjesemarresit ishin perfaqesues te:

Bashkise Berat

Qendres Sociale te Beratit

OJF

Ministrise se Zhvillimit Urban

FSHZH

Perfaqesues te biznesit

Page 30: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

30

(Lista e pjesemarresve ne fund te ketij dokumenti)

Informimi i publikut

Pjesemarresit u informuan ne lidhje me:

Vendndodhjen e projektit

Llojin e nderhyrjeve te parashikuara gjate projektit

Permbledhje te Kuadrit te Menaxhimit Mjedisor dhe Social

Ndikimet mjedisore dhe sociale te nenprojektit

Masat zbutese mjedisore dhe sociale te nenprojektit

Permbledhje e komenteve dhe rekomandimeve te pjesemarresve

Takimi u hap nga Nenkryetari i Bashkise Berat, i cili u uroi mireseardhjen pjesemarresve dhe beri nje

prezantim te shkurter te nenprojektit. Znj. Anni Kallfa, perfaqesuese e Fondit Shqiptar te Zhvillimit,

prezantoi projektin ne pergjithesi dhe komponentet kryesore te tij, detajet teknike, ndikimet e

parashikuara dhe masat zbutese te rekomanduara.

Prezantimi u fokusua gjithashtu ne ceshtjet e shpronesimeve, megjithese ne rastin e rruges me kalldrem

te Beratit, nuk parashikohen shpronesime.

Pas prezantimit kishte disa pyetje te ngritura nga pjesemarresit, te cilave iu pergjigjen perfaqesuesit e

institucioneve ne takim, si me poshte:

1. Pyetje. Z. Plator Mita, biznesmen. Si eshte parashikuar te menaxhohet trafiku?

- Pergjigje: Drejtori i Urbanistikes, Bashkia Berat: kjo rruge do te jete rruge kembesore dhe

vetem mjetet e autorizuara do te lejohen (banoret dhe bizneset pergjate rruges).

2. Z. Artur Xhepa, biznesmen. A eshte parashikuar rruga te ndertohet mbi base betoni? Dritat nuk

duhet te vendosen ne mes te rruges, por ne ane te saj, prane pemeve.

- Pergjigje : Z. Denis Themeli, arkitekt, FSHZH: Nuk parashikohet te vendoset beton.

Pozicioni i dritave mund te ndryshohet lehtesisht.

3. Z. Aleksander Nako, operator turistik: Bashkia duhet te parashikoje parkim per invalidet.

4. Z. Agron Polovina, drejtor i Muzeut: A eshte zgjidhur problemi i permbytjeve nga ujerat e shiut

ne kete projekt? A parashikohet qe sistemi i kullimit te perfshije dhe ujerat e lagjes se Kalase?

- Pergjigje: Z. Denis Themeli, FSHZH: Po, sistemi i kanalizimit mbledh dhe ujerat nga rruget

anesore.

FOTODOKUMENTIMI

Page 31: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

31

Page 32: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

32

Page 33: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

33

Lista e pjesemarresve

Page 34: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

34

Page 35: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

35

Page 36: EMP Mihal Komneno Pedestrian Road to Berat Castle final shqip

36