elektroforeza

8
Elektroforeza Elektroforeza paraqet lëvizjen e grimcave koloidale me polaritet të njejtë në fushën elektrike të njëkahëshme dhe ku nuk ndryshohen vetitë e tyre fiziko-kimike. Në përgjithësi elektroforeza është teknikë separative, me anë të së cilës proteinat mund të ndahen në mënyrë kuantitative dhe kulitative, tëpërcaktohen një numër i madh i proteinave, lipoproteinave, glikoproteinave, izoenzimeve, aminoacideve dhe substancave tjera qe ndodhen në plazmë dhe në lëngjet tjera biologjike. • Elektroforeza eshte nje metode ndarjeje qe bazohet ne ndryshimin e shpejtesive te migrimit te grimcave me ngarkese nepr nje tretesire buferike ne te cilen ushtrohet fushe elektrike e rrymes se vazhduar.

Upload: islami64

Post on 23-Oct-2015

272 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Elektroforeza

Elektroforeza• Elektroforeza paraqet lëvizjen e grimcave koloidale me polaritet

të njejtë në fushën elektrike të njëkahëshme dhe ku nuk ndryshohen vetitë e tyre fiziko-kimike. Në përgjithësi elektroforeza është teknikë separative, me anë të së cilës proteinat mund të ndahen në mënyrë kuantitative dhe kulitative, tëpërcaktohen një numër i madh i proteinave, lipoproteinave, glikoproteinave, izoenzimeve, aminoacideve dhe substancave tjera qe ndodhen në plazmë dhe në lëngjet tjera biologjike.

• Elektroforeza eshte nje metode ndarjeje qe bazohet ne ndryshimin e shpejtesive te migrimit te grimcave me ngarkese nepr nje tretesire buferike ne te cilen ushtrohet fushe elektrike e rrymes se vazhduar.

Page 2: Elektroforeza

Elektroforeza• Gjatë sëmundjeve të ndryshme shpesh herë ndodhin ndryshime të

koncentrimeve të fraksioneve të veçanta të proteinave serumike, gjegjësisht ndryshim i koncentrimeve absolute të tyre ose ndryshim i raporteve të tyre të ndërsjella. Kjo nënkupton se koncentrimi i të gjitha proteinave në serum mund të jetë në kufijtë e vlerave referente, por koncentrimi i fraksioneve të veçanta proteinike të jetë i ndryshueshëm që sjellë deri te prishja e raportit ndërmjet fraksioneve proteinike. Më shpesh paraqitet zvoglimi i koncentrimit të albuminave, kurse ndryshimet në globulina reflektohen në rritjen e disa fraksioneve globulinike.

• Ndryshimet në raportin e fraksioneve proteinike në plazmë ose serum mund të përdëftohen dhe përcaktohen nëpërmjet teknikave elektroforetike, ku rezultatet e fituara kanë një rëndësi të madhe klinike, gjegjësisht ata kontribuojnë për formimin e diagnozës, si dhe për ndjekjen e rrjedhës së procesit patologjik.

Page 3: Elektroforeza

Elektroforeza

• Elektroforeza paraqet lëvizjen e grimcave koloidale me polaritet të njejtë në fushën elektrike të njëkahëshme dhe ku nuk ndryshohen vetitë e tyre fiziko-kimike. Në përgjithësi elektroforeza është teknikë separative, me anë të së cilës proteinat mund të ndahen në mënyrë kuantitative dhe kulitative, tëpërcaktohen një numër i madh i proteinave, lipoproteinave, glikoproteinave, izoenzimeve, aminoacideve dhe substancave tjera qe ndodhen në plazmë dhe në lëngjet tjera biologjike.

Page 4: Elektroforeza

Elektroforeza

• Baza teorike e elektroforezës• Proteinat, si rezultat i karakterit të tyre amfotern, në

mvarësi prej pH së mjedisit silllen si molekula me ngarkesa neto pozitive ose neto negative. Këto molekula nën ndikimin e rrymës elektrike të njëkahshme, dhe mvarësisht nga tipi i ngarkesës elektrike (pozitive apo negative), lëvizin drejt katodës ose drejt anodës, gjegjësisht nuk lëvizin dhe fundrrohen kur ndodhen në pikë e tyre izoelektrike. Shpejtësia me të cilën lëvizin molekulat proteinike nëper fushën elektrike varet nga sasia e ngarkesës, madhësia dhe forma e molekulave, intensiteti i fushës elektrike si dhe nga natyra e mbajtësit në të cilin zhvillohet elektroforeza.

Page 5: Elektroforeza

Elektroforeza

• Te shumica e teknikave elektroforetike, shpejtësia me të cilën lëvizin grimcat varet kryesisht nga sasia e ngarkesës elektrike, gjegjësisht nga ndryshimi ndërmejt pikës izoelektrike të kolodit përkatës dhe pH së mjedisit në të cilin kryhet elektroforeza. Sa më i madj të jetë ndryshimi, aq më e madhe është sasia e ngarkesës elektrike të molekulave proteinike, gjegjësisht shpejtësia e tyre e lëvizjes. Kjo nënkupton se komponentet e veçanta të përmbajtjes për shkak të pikave të ndryshme izoelektrike, për kohë të njejtë kalojnë rrugë të gjata të ndryshme, gjegjësisht fraksionet e përmbajtjes ndahen nga njëra tjetra ( fig.1 )

Page 6: Elektroforeza

Elektroforeza• Elektroforeza e proteinave nuk duhet të kryhet as në mjedis të fortë acidik

as në mjedis të fortë bazik, sepse në një mjedis të tillë proteinat denatyrohen.Duhet poashtu të shmanget puna edhe me pH që është afër ndonjërës nga pikat izoelektrike. Rryma që përdoret për lëvizjen elektroforetike duhet të jetë e njëkahëshme me tension dhe intansitet konstant. Përveç kësaj duhet të mbahet konstant edhe ngarkesa, e kjo bëhet me shfrytëzimin e puferit me pH të duhur, forcë jonike dhe përçueshmëri. Puferët që përdoren më shpesh janë ato fosfatik dhe Tris-HCl.

• Ekzisojnë dy tipe të elektroforezës: elektroforeza e lirë dhe zonike. Te elektroforeza e lirë vetë puferi paraqet mjedisin në të cilin zhvillohet separimi i proteinave, kurse te elektroforeza zonike për separim përdoret një mbajtës i fortë. Në ditët e sotme elekroforeza e lirë nuk përdoret për qëllime rutinore, nga shkaku i disa mangësive ( zgjat shumë, aparatura është e shtrenjtë, përdoret sasi relativisht e madhe nga materiali hulumtues).

Page 7: Elektroforeza

Elektroforeza

• Elektroforeza në mbajtës të fortë sot është një teknikë rutinore në laboratoritë klinike.Te ky tip i elektroforezës ndërmjet elektrodave ndodhet një mbajtës i lyer me pufer në të cilin zhvillohet elektroforeza. Tek mbajtësi, materiali hulumtues, për shembull përzierje e proteinave të serumeve, ndahet në zona dhe për këtë arsye ky tip i elektroforezës quhet elektroforezë zonike. Këto zona mund të vizualizohen dhe të jenë në përdorim për analiza të mëtutjeshme.

Page 8: Elektroforeza

Mbajtësit që më shpesh përdoren, sipas të cilëve shënohet tipi i teknikës elektroforetike, janë këto:

• Letra filtruese – gjatë elektroforezës të proteinave të serumeve në letër do të fitohen 5 fraksione proteinike;

• Acetati i celulozës – paraqet një gel të hollë të acatait të celulozës ( cello gell ) i vendosur në një foli plastike, i cili me karakteristikat e tij mundëson që gjatë elektroforezës së proteinave të serumeve të ndahen 18 – 23 fraksione;

• Geli i amidonit – gjatë separimit të fraksioneve proteinike në gelin e amidonit, përveç ngarkesës elektrike, pjesërisht ndikon edhe masa molekulare. Ndarja ndodh si pasojë e sasisësë ngarkesës, por separimi i fraksioneve proteinike me ngarkesë të ndryshme apo të njejtë mundësohet nga ndryshimet në masën e tyre relative molekulare, që rezulton me më shumë se 20 fraksione të proteinave serumike;

• Geli poliakrilamid – ky mbajtës përdoret më së shumti, sespe mundëson formim të geleve me madhësi të ndryshme ty poreve, gjegjësisht tek ai përdoret edhe efekti i filtrit molekular. Më shpesh përdoret për ndarjen e proteinave të cilat në lengjet trupore janë me koncentrim të ulët;

• Geli agaroz – ky mbajtës përveç se në biokimi gjen zbatim të veçantë në biologjinë molekulare, për separimin e fragmenteve të ADN.

• Në princip të gjith këto teknika elektroforetike janë të njëjta, por dallohen në procedurën e vizualizimit ( më shpesh ngjyrosjen ) të komponenteve të separuara. Lloji i ngjyrës varet nga substancat që separohen.