elbasani pati nderin të vizitohet nga ambasadori amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe...

6
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Janar 2015 Viti i botimit 2015, Nr 84 Qyteti i Elbasanit pati nderin të vi- zitohet nga Ambasadori i ri Amerikan Donald Lu. I ndodhur vetëm prej një muaji Shqipëri, Ambasadori Amerikan zgjodhi qytetin e Elbasanit vizitën e tij parë jashtë kryeqytetit. Historia e mirënjohur e Elbasanit dhe traditat e tij kanë bërë që Ambasadari Donald Lu ta përzgjedhë për të zhvilluar takimin e tij të parë. “Historia e pasur e Elbasanit dhe bukuria e tij janë shumë të njohura”, tha Ambasadori, gjatë takimit që pati me kryetarin e Bashkisë Z. Qazim Sejdini, takimi i cili zgjati rreth një orë në zyrën e kryetarit. Por Ambasadori Amerikan kërkoi të njohë nga afër qytetin për të cilin kishte dëgjuar shumë. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë ai vizitoi pothuajse të gjithë Elbasanin, duke nisur nga Monumenti i Arsimit, Bazilika e Bezistanit, Monu- menti i të Përndjekurve, ai i Patriotit Aqif Pasha, rruga Egnatia e deri tek stadiumi “Elbasan Arena”. I impre- sionuar nga toleranca fetare që ekzis- ton në Shqipëri, Amasadori Amerikan vizitoi kishën e “Shën Mërisë” dhe xhaminë “Mbret”dy objektet fetare të cilat ndodhen brenda Kalasë së qytetit. Nga ana e tij kryetari i Bashkisë Z. Sejdini pasi falenderoi Ambasadorin Amerikan për këtë vizitë tha se gjatë bisedës ata folën për problemet e qytetit, zhvillimin ekonomik, për plan- et e mëtejshme të reformës së re terri- toriale etj. Sejdini siguroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm Elbasani do të jetë një qytet krejt ndryshe. Fjala e Redaktorit Të nderuar qytetarë, këtë muaj Këshilli Bashkiak miratoi Bux- hetin e Bashkisë Elbasan për vitin 2015.Mendimet dhe sugjerimet tuaja kanë qenë një ndihmë e madhe për ne në har- timin e këtij buxheti. Bash- këbisedimet tona janë kthyer tashmë në një traditë që po përmirësohet vit pas viti. Ato na kanë ndihmuar të marrim mendimet tuaja për t’i re- flektuar si prioritete në harti- min e këtij buxheti. Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka patur dhe votimi juaj online në e-pjesëmarrje website e Bashkisë Elbasan. Ne ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë aktive në komunikim. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të jenë gjithmonë një shumë i rëndësishëm për ne. Ju faleminderit. Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Teknologjia bashkëko- hore që aplikohet në Elbasan i jep fund ndotjes faqe 2 Zhvillimi dhe integrimi i bujqësisë dhe tregtisë për vitet 2014-2020 faqe 2 Forumi i Gruas, fushatë sensibilizuese për një komunitet i sigurt faqe 5 Vijon ne faqe 3 Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan, Donald Lu Ambasadori Amerikan zgjodhi Elbasanin në vizitën e tij të parë jashtë kryeqytetit Miratohet buxheti i vitit 2015 Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në unanimitet buxhetin e Bashkisë për vitin 2015 që arrin në mbi 1 miliardë lekë të reja. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit e konsideroi këtë një buxhet të përkohshëm për shkak të ndryshimeve të pritshme dhe të paparashikueshme. Gjithash- tu Z. Sejdini u shpreh para këshilltarëve për kontradiktat me Drejtorinë Rajonale Tatim Taksave. Sipas tij kjo drejtori e ka realizuar mbledhjen e të ardhurave nga biznesi i vogël në masën 67 %, shumë herë më pak nga sa e reali- zonte vetë pushteti vendor. Në lidhje me këtë fakt këshilltarët kërkuan që kjo kompetencë t`i hiqet Drejtorisë Rajonale Tatim Taksave dhe t`i rikthehet pushtetit vendor. Por ku janë bazuar hartuesit e këtij pr/buxheti në përcaktimin e prioriteteve? Projekt- Buxheti i Vitit 2015 është hartuar duke marrë në konsideratë mekanizmat,tashmë të qëndrueshëm të komunikimit të Bashkisë me qytetarët, si dhe buxhetet afat- mesme dhe Planin Strategjik të Zhvillimit të qytetit 2011-2020. Bashkia Elbasan vjen në përgatitjen e këtij buxheti duke patur parasysh edhe ndryshimet pozitive që do të ndodhin në Qershor në zbatim të ligjit "Për ndarjen administrativo- territoriale të njësive të qeverisjes vendore në RSH", ligj i cili do të reflektohet më pas dhe në buxhetin e bashkisë.

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Janar 2015 Viti i botimit 2015, Nr 84

Qyteti i Elbasanit pati nderin të vi-

zitohet nga Ambasadori i ri Amerikan

Donald Lu. I ndodhur vetëm prej një

muaji në Shqipëri, Ambasadori

Amerikan zgjodhi qytetin e Elbasanit

në vizitën e tij të parë jashtë

kryeqytetit. Historia e mirënjohur e

Elbasanit dhe traditat e tij kanë bërë që

Ambasadari Donald Lu ta përzgjedhë

për të zhvilluar takimin e tij të parë.

“Historia e pasur e Elbasanit dhe

bukuria e tij janë shumë të njohura”,

tha Ambasadori, gjatë takimit që pati

me kryetarin e Bashkisë Z. Qazim

Sejdini, takimi i cili zgjati rreth një orë

në zyrën e kryetarit. Por Ambasadori

Amerikan kërkoi të njohë nga afër

qytetin për të cilin kishte dëgjuar

shumë. I shoqëruar nga kryetari i

Bashkisë ai vizitoi pothuajse të gjithë

Elbasanin, duke nisur nga Monumenti

i Arsimit, Bazilika e Bezistanit, Monu-

menti i të Përndjekurve, ai i Patriotit

Aqif Pasha, rruga Egnatia e deri tek

stadiumi “Elbasan Arena”. I impre-

sionuar nga toleranca fetare që ekzis-

ton në Shqipëri, Amasadori Amerikan

vizitoi kishën e “Shën Mërisë” dhe

xhaminë “Mbret”dy objektet fetare të

cilat ndodhen brenda Kalasë së qytetit.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë Z.

Sejdini pasi falenderoi Ambasadorin

Amerikan për këtë vizitë tha se gjatë

bisedës ata folën për problemet e

qytetit, zhvillimin ekonomik, për plan-

et e mëtejshme të reformës së re terri-

toriale etj. Sejdini siguroi se në 4

vjeçarin e ardhshëm Elbasani do të

jetë një qytet krejt ndryshe.

Fjala e Redaktorit

Të nderuar qytetarë, këtë muaj

Këshilli Bashkiak miratoi Bux-

hetin e Bashkisë Elbasan për

vitin 2015.Mendimet dhe

sugjerimet tuaja kanë qenë një

ndihmë e madhe për ne në har-

timin e këtij buxheti. Bash-

këbisedimet tona janë kthyer

tashmë në një traditë që po

përmirësohet vit pas viti. Ato

na kanë ndihmuar të marrim

mendimet tuaja për t’i re-

flektuar si prioritete në harti-

min e këtij buxheti. Një rol të

rëndësishëm në këtë proces ka

patur dhe votimi juaj online në

e-pjesëmarrje në website e

Bashkisë Elbasan. Ne ju ftojmë

të vazhdoni të jeni pjesë aktive

në komunikim. Mendimet dhe

sugjerimet tuaja do të jenë

gjithmonë një zë shumë i

rëndësishëm për ne.

Ju faleminderit.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Teknologjia bashkëko-

hore që aplikohet në

Elbasan i jep fund

ndotjes

faqe 2

Zhvillimi dhe integrimi i

bujqësisë dhe tregtisë

për vitet 2014-2020

faqe 2

Forumi i Gruas, fushatë

sensibilizuese për një

komunitet i sigurt

faqe 5

Vijon ne faqe 3

Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan, Donald Lu

Ambasadori Amerikan zgjodhi Elbasanin në vizitën e tij të parë jashtë kryeqytetit

Miratohet buxheti

i vitit 2015

Këshilli Bashkiak i Elbasanit

miratoi në unanimitet buxhetin e

Bashkisë për vitin 2015 që arrin në

mbi 1 miliardë lekë të reja. Kryetari

i Bashkisë së Elbasanit e konsideroi

këtë një buxhet të përkohshëm për

shkak të ndryshimeve të pritshme

dhe të paparashikueshme. Gjithash-

tu Z. Sejdini u shpreh para

këshilltarëve për kontradiktat me

Drejtorinë Rajonale të Tatim

Taksave. Sipas tij kjo drejtori e ka

realizuar mbledhjen e të ardhurave

nga biznesi i vogël në masën 67 %,

shumë herë më pak nga sa e reali-

zonte vetë pushteti vendor. Në

lidhje me këtë fakt këshilltarët

kërkuan që kjo kompetencë t`i hiqet

Drejtorisë Rajonale të Tatim

Taksave dhe t`i rikthehet pushtetit

vendor.

Por ku janë bazuar hartuesit e

këtij pr/buxheti në përcaktimin e

prioriteteve?

Projekt- Buxheti i Vitit 2015 është

hartuar duke marrë në konsideratë

mekanizmat,tashmë të qëndrueshëm

të komunikimit të Bashkisë me

qytetarët, si dhe buxhetet afat-

mesme dhe Planin Strategjik të

Zhvillimit të qytetit 2011-2020.

Bashkia Elbasan vjen në përgatitjen

e këtij buxheti duke patur parasysh

edhe ndryshimet pozitive që do të

ndodhin në Qershor në zbatim të

ligjit "Për ndarjen administrativo-

territoriale të njësive të qeverisjes

vendore në RSH", ligj i cili do të

reflektohet më pas dhe në buxhetin

e bashkisë.

Page 2: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Janar 2015 Faqja 2

Impianti i përpunimit të mbetjeve Teknologjia bashkëkohore që aplikohet në Elbasan i jep fund ndotjes

Ministria e Mjedisit, Bashkia Elbasan dhe Agjensia Rajonale e Mjedisit ka-

në zhvilluar një dëgjesë publike në lidhje me impiantin e ri të përpunimit

dhe asgjesimit të mbetjeve urbane. Ndjeshmëria që kanë qytetarët në lidhje

me këtë çëshje dhe rëndësia e saj kanë bërë që autoritetet të dëgjojnë zërin e

qytetarit dhe të përgjigjen për çdo paqartësi rreth këtij investimi madhor.

Qytetarët e shumtë, të pranishëm në këtë dëgjesë u njohën me investimin,

avantazhet dhe mundësitë që ai do të ofrojë. Teknologjia bashkëkohore me

parametra europianë, e vënë në zbatim edhe në Itali, Kroaci, Rumani etj do

të zbatohet me përpikmëri në qytetin e Elbasanit. Impianti i ri do të as-

gjesojë mbetjet përmes djegies me incenerator me një temperaturë shumë të

lartë.

Por cilat janë avantazhet që sjell ky impiant?

Më në fund do të menaxhohet gjendja aktuale e fushës së mbetjeve urbane,

një problem shqetësues për shumë vite, jo vetëm për banorët e zonave pranë

saj, por për të gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërtimi i tij do të ulë në maksi-

mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë

mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive nga gjendja ekzistuese e

fushës së mbetjeve. Nga djegia e mbetjeve, me një teknologjie bashkëko-

hore dhe efiçente, do të përftohet energji elektrike. Një gjë e tillë ka re-

zultuar mjaft fitimprurëse dhe e suksesshmë edhe në vendet e tjera ku është

aplikuar. Gjithashtu ky landfill do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvilli-

mi ekonomik në rang rajonal. Nderkohë që kompania e cila ka marrë

përsipër ndërtimin e tij, ka parashikuar edhe investime në infrastrukturën

lokale. Impianti i ri i përpunimit të mbetjeve urbane nis të ndërtohet në 3

shkurt dhe brenda 14 muajve pritet të jetë gati.

Konkretisht, cilat janë masat zbutëse të ndikimit në mjedis?

Qytetarët u interesuan veçanërisht për ndikimin që ky impiant do të ketë në

mjedis. Specialistët shpjeguan se fillimisht do të bëhet seleksionimi i mbet-

jeve para përgatitjes për përpunim në impiant duke mënjanuar materialet e

rrezikshme dhe ndotëse. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit u shpreh se

do të ketë një monitorim periodik dhe rigoroz të shkarkimeve në mjedis.

Ato do të jenë konform normave të përcaktuara me ligj. Gjithashtu do të

bëhet trajtimi i ujërave që mund të shkarkohen nga sheshi i depozitimit dhe

përpunimit të mbetjeve urbane dhe menaxhimi në mënyrë të integruar i hirit

që gjenerohet nga impianti.

Zhvillimi dhe integrimi i bujqësisë dhe tregtisë për vitet 2014-2020

Takim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit të Elbasanit dhe gjithë vendit.

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua takimi i

rëndësishëm “Zhvillimi dhe integrimi i bu-

jqësisë dhe tregtisë për vitet 2014-2020”. Krye-

tari i Bashkisë së Elbasanit përshëndeti këtë

takim duke e vlerësuar zhvillimin e tij në qytetin

e Elbasanit. Sejdini e vlerësoi këtë veprimtari si

një tjetër hap themelor i ndërmarrë drejt zhvil-

limit ekonomik e integrimit Europian të vendit,

veprimtari që do të ketë nje impakt të padiskutu-

eshëm, ndonëse jo domosdoshmërisht të men-

jëhershëm në përmirësimin e cilësisë së jetës

edhe në qytetin e Elbasanit. Sipas Sejdinit,

Strategjitë afatgjata kombëtare, mbeten

udhëzuesi kryesor për prosperitetin e zhvillimin

ekonomik të një vendi, zhvillim i

cili lidhet ngushtësisht me zhvilli-

min rajonal e lokal e së bashku

promovojnë zhvillim ekonomik të

qëndrueshëm. Në takim u theksua

se zhvillimi i qëndrueshem

Ekonomik në ditet e sotme, në një

botë globale kërkon kapacitete për

të arritur ambiciet; kërkon mbësht-

etje të investitorëve; mbështetje të

biznesmenëve vendas në kërkim të

mundësive të reja; kërkon krijimin e

zhvillimin e mundësive për njerëzit,

bizneset dhe komunitetet; koordinim e pro-

gramim efektiv për një qasje të in-

tegruar në mbështetje të zhvillimit

ekonomik e promovim të vlerave

lokale. Për të gjitha këto pushtetet

vendore në ndërtim të avantazheve

konkurruese kanë nevojë për strate-

gji, të cilat koordinohen dhe zhvil-

lohen në partneritet me pushtetin

qendror. Bashkia e Elbasanit beson

se ky partneritet ndihmon pushtetet

vendore të shohin më larg e më

gjerë dhe i udhëheq ato në plafi-

kimin afatgjatë, me qasje të in-

tegruar, pasi rajonet e qytetet ecin perpara së

bashku. Gjithashtu Sejdini u shpreh se strate-

gjitë kombëtare janë vendi ku rajonet e qytetet

angazhohen si partnere për të forcuar, zhvilluar

dhe drejtuar punën për ndërtimin e qyteteve të

së ardhmes, duke filluar nga e sotmja. Nga kjo

strategji kombëtare, tha ai, besoj se në vijim do

të formatohen strategjitë rajonale vendore të

zhvillimit ekonomik, në kuadër dhe të reformës

së re territoriale, proces në të cilin unë ftoj

përfaqësuesit e qeverisë dhe përfaqësuesit e or-

ganizatave ndërkombëtare prezent në këtë even-

imet të konsiderojnë Elbasanin si fillesën e pro-

jekteve specifike në zbatim të kësaj strategjie.

Page 3: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Janar 2015 Faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të

mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve

të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive

në Bashkinë e Elbasanit dhe

institucionet në varësi të saj

Miratohet buxheti i vitit 2015 Reflektohen në investime sugjerimet dhe nevojat e qytetarëve

Bashkia Elbasan vjen në përgatitjen e këtij bux-

heti duke patur parasysh edhe ndryshimet

pozitive që do të ndodhin në Qershor në zbatim

të ligjit "Për ndarjen administrativo-territoriale të

njësive të qeverisjes vendore në RSH", ligj i cili

do të reflektohet më pas dhe në buxhetin e bash-

kisë. Viti 2014 vazhdoi me projektin

"Pjesëmarrja Juaj, Angazhimi ynë”, në vijim të

përqasjes qytetare për pjesëmarrjen në buxhetim.

Gjatë këtij viti janë realizuar nga Kryetari i Bash-

kisë dhe administrata takime me Komisionin

Qytetar, takime në të cilat është trajtuar kryesisht

problemi i trajtimit dhe përgatitjes së buxhetit,

sidomos komunikimi dhe reflektimi i nevojave

dhe prioriteteve të qytetarëve. Në përgatijen e

këtij buxheti është synuar rritja e transparencës

në administrimin e fondeve publike dhe

përgjegjësitë e drejtuesve lokalë; Vendimmarrja e

përbashkët me prioritetet e zhvillimit dhe të

mirëqenies së komunitetit; Krijimi i një kulture

gjithëpërfshirëse të komunitetit; Orientim të buri-

meve financiare, njerëzore dhe materiale të Bash-

kisë Elbasan; Hartimin e një buxheti gjithëpërf-

shirës për qytetin e Elbasanit. Gjatë hartimit të

buxhetit i është kushtuar gjithmonë rëndësi edhe

vlerësimit të opinionit të qytetarëve për shërbimet

e ofruara, proçes bashkëbisedimi, që në Bashkinë

Elbasan është kthyer në një traditë e që po

përmirësohet nga viti në vit. Një rol të

rëndësishëm ka patur dhe votimi online i

qytetarëve në e-pjesëmarrje në website të Bash-

kisë Elbasan

Si ishte 2014 për Bashkinë dhe qytetin e Elbas-

anit?

Viti 2014 ishte viti i ndryshimit dhe investimeve

të mëdha në qytet. Gjatë 2014 u arrit të realizo-

hen investime të rëndësishme strategjike, të cilat i

kanë dhënë një tjetër pamje qytetit. Viti 2014 va-

zhdoi me implementimin e projektit të PLGP/

USAID për pushtetin vendor, në të cilin është

synuar përmirësimi i disa shërbimeve të Bash-

kisë. Gjithashtu viti 2014 shënoi dhe përfundimin

me sukses të projektit të financuar nga KE

“Arsimimi, punësimi dhe barazia për të rinjtë,

grupet e margjinalizuara, vulnerabël dhe mino-

ritetet etnike në Elbasan dhe Bogovinjë” një pro-

jekt i alikuar në kuadër të IPA crossborder, në të

cilin përfituan 100 persona në nevojë.

Konkretisht, cilat do të jenë prioritetet e

2015?

Mbështetur në komunikimet e vazhdueshme me

qytetarët dhe referuar planit afatmesëm po rendi-

sim prioritetet e 2015.

Mjedisi e sipërfaqet e gjelbërta përbëjnë një nga

prioritetet kryesore për qytetarin, që paraqet një

pritshmëri në rritje jo vetëm për shtimin e ambi-

enteve publike të gjelbëruara, por dhe në arritjen

e normave të qyteteve të zhvilluara për nga

sipërfaqet e gjelbëruara, ambiente publike, social

kulturore e sportive.

Gjithashtu pastrimi i qytetit është listuar ndër pri-

oritet shumë të rëndësishëm për qytetarët. Ky

është një shërbim i cili kryhet me si përmarrje

nga një subjekt privat. Qytetarët, në takimet e

zhvilluara, mendojnë se ka nevojë për një

vëmendje më të madhe në këtë shërbim, jo vetëm

nga Bashkia e strukturat e saj, por dhe nga vetë

qytetarët. Mbulimi i nevojave ekonomike dhe

sociale të familjeve dhe individëve në nevojë ka

qenë një tjetër prioritet i dalë nga takimet me

qytetarët, i cili do të ketë vëmendje nga Bashkia

edhe për vitin 2015. Një element i rëndësishëm

në këtë drejtim ishte dhe aplikimi gjatë vitit 2014

i projektit të ri pilot për kompjuterizimin e

ndihmës ekonomike. Në takimet e zhvilluara, një

rëndësi e madhe nga qytetarët i është kushtuar

infrastrukturës arsimore, edukimit të brezit të ri.

Nga ana tjetër, infrastruktura rrugore dhe sinjalis-

tika vazhdon të mbetet prioritet i qytetarëve.

Shumica e tyre kanë theksuar vazhdimin e inves-

timeve në infrastrukturën publike.

Informacion i përgjithshëm rreth buxhetit të

vitit 2015.

Hartimi i buxhetit të vitit 2015 shënon vazhdimin

e arritjeve në procesin e formulimit të politikave

dhe prioriteteve të zhvillimit të qytetit, jo vetëm

për procesin e pjesëmarrjes të të gjithë grupeve të

interesit gjatë hartimit të tij, por dhe në mbështet-

je të Planit Afatmesëm dhe të Planit të Zhvillimit

10 vjeçar të qytetit. Si rezultat, buxheti i vitit

2015 siguron një koordinim më të mirë ndërmjet

funksioneve të përcaktuara me ligj, objektivave

dhe politikave 4-vjeçare të mandatuara të Krye-

tarit të Bashkisë, prioriteteve të përcaktuara nga

komuniteti në përqasjen e pjesëmarrjes qytetare

dhe Planit 10 vjeçar të zhvillimit.

Buxheti i vitit 2015 konkretizon dhe konsolidon

në terma financiarë një sërë politikash të

ndërmarra, që nga viti 2011 në shpenzimet ad-

ministrative dhe në përmbushjen e kërkesave dhe

prioriteteve në drejtim të shërbimeve për

qytetarët. Programi buxhetor për vitin 2015 ba-

zohet në analizën e kostove të programeve dhe

shërbimeve në vite, si dhe në vendimarrjen për

rritjen e standardeve apo cilësisë së tyre. Analizat

e kryera janë shoqëruar edhe me zbatimin e

metodave të reja të buxhetimit, të cilat garantojnë

zbatimin e politikave në rritjen e efiçensës dhe

efektivitetit të burimeve financiare në përputh-

shmëri me ecurinë e shpenzimeve faktike, në kra-

hasim me buxhetin afat-mesëm dhe ndikimin e

programeve të ndryshme në zhvillimin ekonomik

të qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për

komunitetin, si dhe reflekton dhe një sërë politi-

kash të reja që shkojnë në vijim të politikave në

nivel qëndror.

Çfarë synon buxheti i vitit 2015?

Buxheti i vitit 2015 synon të ruajë nivelin e të

ardhurave të Bashkisë Elbasan nga taksat e tarifat

vendore në administrim të saj, rritjen e shpenzi-

meve publike për sektorët prioritarë si infra-

struktura, arsimi e kujdesi social. Gjithashtu në

këtë buxhet synohet rritja e investimeve në

mbështetje të kërkesave të komunitetit dhe

grupeve të tjera të interesit, duke harmonizuar

nevojat me mundesitë financiare. Duhet theksuar

se në projektet në infrastrukturë Bashkia Elbasan

ka aplikuar dhe pret financimin e disa objekteve

nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.Buxheti 2015

synon rritjen e efiçensës dhe efektivitetit të

menaxhimit të shpenzimeve publike dhe Krijimin

e një klime të përshtatshme dhe nxitëse për

biznesin dhe sipërmarrjen.

Buxheti i vitit 2015 garanton objektivat e tij

për:

Një përmirësim të paketës fiskale në drejtim të

përmirësimit të detyrimeve fiskale ndërmjet kate-

gorive dhe grupeve të bizneseve, si dhe për listi-

min e tyre në bazë të aktivitetit që kryejnë. Për-

jashtimin apo lehtësimin nga sistemi i taksave

dhe tarifave për kategorinë familjeve në paketën

e ndihmës ekonomike, të invalidëve të punës e

luftës, veteranëve, të verbërve, të sëmurëve para-

plegjikë dhe tetraplegjikë, konform ligjeve ne

fuqi, etj. Ky buxhet garanton një nivel më të lartë

të mirëmbajtjes së thellë dhe intensive në infra-

strukturën publike, arsim, punë publike etj. Gar-

anton vazhdimin e përfundimin e projekteve të

nisura nga vitet e mëparshme.

Vijon ne faqe 4

Page 4: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Janar 2015 Faqe 4

Ku përqëndrohen kryesisht investimet?

Bashkia Elbasan vijon politikat e saj për kryerjen

e investimeve, të cilat i shërbejnë përmirësimit

dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve, duke inves-

tuar jo vetëm në komunikimin rrugor, por dhe në

shërbime publike, arsim parauniversitar, edukim

etj, duke mbajtur në vëmendje disa faktorë të

cilët po i rendisim më poshtë:

Analiza e performancës së kryerjes së investimit;

Shkalla e ndikimit të pritshëm në zhvillimin

ekonomik e social; Përputhshmëria me zhvillimet

rajonale dhe planin 10 vjeçar të zhvillimit; Numri

i përfituesve nga zbatimi i investimeve;

Shkalla e ndikimit në reduktimin e varfërisë dhe

rritjes së aksesit në kryerjen e shërbimeve ndaj

komunitetit; Prioritetet e përcaktuara në dëgjesat

me komunitetin duke krijuar mundësinë e

vendimmarrjes së qytetarëve në buxhet; Inves-

time më shumë në sektorët prioritarë dhe të do-

mosdoshëm për qytetin të përcaktuara në komu-

nikimin me qytetarët dhe planet afatmesme dhe

afatgjata; Kostot për njësi të përcaktuara për in-

vestim.Edhe për vitin 2015 Bashkia Elbasan ka

në vemendje të saj financimin e investimeve për

objektet në vazhdim dhe të reja.Në buxhetin e

vitit 2015 janë parashikur investime kapitale të

cilat do të financohen kryesisht nga taksat dhe

tarifat vendore duke marrë për bazë të pritshmin e

të ardhurave.

Investimet e parashikuara nga Bashkia El-

basan për vitin 2015.

Programi i shërbimeve publike parashikon zhvil-

limin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe

paisjen e tyre me të gjithë elementët e nevojshëm

për sigurirnin e një mjedisi bashkëkohor. Shërbi-

met publike janë funksion i Bashkisë së Elbasanit

dhe si i tillë Bashkia edhe për vitin 2015 vazhdon

ta ketë në prioritetet e veta afrimin në cilësi sipas

standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike

në të gjithë qytetin, për të siguruar një qytet të

mirëshërbyer në infrastrukturë publike të qytetit.

Ky program permbledh investimet e shpenzimet e

mirëmbajtjes në infrastrukturën rrugore, duke

përfshirë ndërhyrje të ndryshme. Gjithashtu në

shërbimet publike është parashikuar shtimi i

hapeësirave të gjelbëra dhe mirëmbajtja e

hapësirave ekzistuese; Shërbimi i largimit publik

të mbeturinave; Shërbimi i ndriçimit dhe

mirëmbajtjes së tij; Mirëmbajtja e varrezave etj.

Duke marrë në konsideratë rritjen nga viti në vit

të numrit të popullësisë dhe të biznesit, kërkesat

gjithmonë në rritje të komunitetit për shërbime

më të mira publike, për një qytet të pastër e të

shëndetshëm bëjnë që ky program të renditet si

një nga prioritetet më të rëndësishme për Bash-

kinë e Elbasanit.

Cilat janë produktet e pritshme për vitin

2015?

Edhe për vitin 2015 në shërbim të realizimit të

këtij programi dhe të objektivave të tij do të va-

zhdohet me realizimin e një sërë projektesh të

nisura në vitin 2014 dhe më pas me realizimin e

projekteve të reja si me poshtë:

Mirëmbajtja e shërbimeve në sistemin e kullimit

të qytetit;

Mirëmbajtja e sistemit të ndriçimit;

Mirëmbajtja dhe përmirësimi i dekorit në qytet;

Mirëmbajtja e parkut "Rinia";

Mirëmbajtje e parcelave teë Varrezave Publike;

Rikualifikim i sipërfaqeve të gjelbërta në shkolla;

Rikualifikim i terreneve sportive në shkollat e

mesme dhe 9 vjeçare;

Rehabilitim pjesor e mirëmbajtje e disa rrugëve

në qytet;

Shtimin e hapësirave të gjelbëra;

Edukimi dhe ndërgjegjësim të komunitetit dhe

biznesit në mbajtjen pastër të ambjentit dhe pag-

esën e tarifës së pastrimit;

Rikonstruksion trotuaresh ekzistues e shtrim i

trotuareve teë reja;

Kufizimin e bordurave dhe rrugicave me bimë të

llojit ligustër dhe rozmarinë;

Pastrimin e zgarave të shiut, shtimin e tyre me

qëllim evitimin e disa pellgjeve me ujë në rrugë;

Klorinimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve të zgar-

ave.

Infrastruktura rrugore:

Bashkia Elbasan synon të krijojë një infra-

strukturë rrugore sipas standardeve bashkëkohore

në të gjithë komponentet e saj të shtrirë në të

gjithë qytetin, me qëllim që t'ju mundësojë

qytetarëve qarkullim normal si dhe komoditet në

ecjen e këmbësorëve dhe personave me aftësi të

kufizuara. Në këtë linjë, për vitin 2015 synohet

rehabilitimi i disa objekteve të rrjetit rrugor

nëpërmjet zgjerimit, asfaltimit, rikonstruksionit të

trotuareve, infrastrukturës nën e mbitokësore, ku

permendim:

Ndërtim KUZ lagja “5 Maji”;

Mirëmbajtje e infrastrukturës rrugore asfaltim,

shtrim trotuaresh, vendosje bordurash, mirëmba-

jtje e pusetave;

Ndërhyrjet në sheshet e blloqeve të banimit;

Njeë sërë ndërhyrjesh në infrastructureën rrugore

dhë në fasadat e pallateve do të realizohen nga

financimi nëpërmjet Fondit të Zhvillimit te Ra-

joneve. Disa nga projektet me të cilat bashkia ka

aplikuar janë:

Sistemim asfaltim i rrugës “Rinia” ;

Sistemim asfaltim i rrugës “28

Nëntori” (kryqëzimi bulevardi “A.Pasha” me rru-

gën “Ismail Zyma”);

Sistemim Asfaltim i rrugës “Sulë Misiri” e

“Fehmi Kotherja” ;

Rikonstruksion i sheshit te Pallati i Sportit;

Suvatim fasadash tek rrugët “Thoma Kalefi”,

“Rinia”, “28 Nëntori”, “25 Nëntori”, “Shënkoll”,

“E.Matraxhiu”, “Kongresi Elbasanit”,

“Vullnetari”, “Partizani” dhe “Beqir Dardha” ;

Sistemim asfaltim i disa shesheve të pallateve

dhe i disa rrugëve të tjera.

Çfarë është parashikuar për sistemin e arsimit

parauniversitar dhe edukimin?

Arsimi para-shkollor dhe Para-Universitar është

një funksion i përbashkët i Njësive të Qeverisjes

vendore (Bashkisë së Elbasanit) dhe Pushtetit

Qendror (Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).

Ky program parashikon ndërhyrjet për ndërtimin

e rikonstruksionin e objekteve të reja shkollore

dhe para-shkollore, pajisjen dhe kompletimin e

tyre me bazë materiale si dhe mirëmbajtjen e va-

zhdueshme. Ky program konsiston në përmirësi-

min e infrastrukturës arsimore dhe kushteve të

mësimdhënies me synim arritjen e standardeve

optimale bashkëkohore mësimore për brezat e

rinj.

Pritshmëritë e investimeve për vitin 2015 për-

sa i përket Transportit Publik dhe

Lëvizshmërisë.

Programi i Transportit Publik dhe lëvizshmërisë

parashikon ofrimin e shërbimit të transportit pub-

lik për qytetarët dhe rregullimin e të gjithë ele-

mentëve të sinjalistikës rrugore në qytet.

Ky program konsiton në realizimin e kushteve të

qarkullimit rrugor sipas standardeve bashkëko-

hore për qarkullimin e mjeteve dhe t'ju ofrojë

qytetarëve një qarkullim të shpejtë, komod dhe të

sigurt.Për vitin 2015 Bashkia synon të krijojë

kushtet për një qarkullim të shpejtë, komod e të

sigurtë;

Të zgjerojë rrjetin e transportit publik në të gjithë

territorin e qytetit;

Të rrisë kapacitetet transportuese;

Të përrmirësojë infrakstrukturën ndihmëse të

transportit publik;

Të lehtësojë qarkullimin në qytet;

Të shtojë alternativat e transportit nëpërmjet

shërbimit taksi;

Të punojë mbi edukimin dhe formimin e

qytetarëve mbi rregullat e qarkullimit;

Si dhe të sinkronizojë rrjetin semaforik.

Politikat e Bashkisë ndaj shtresave në nevojë.

Pogrami i kujdesit social parashikon hartimin e

programeve lokale të kujdesit social për të gjitha

shtresat në nevojë si familje, të moshuar apo të

rinj. Sigurimi i mbulimit të plotë të nevojave

ekonomike e sociale të familjeve dhe individëve

të qytetit të Elbasanit, duke i riintegruar përfitues-

it në ambientin shoqëror, duke i harmonizuar pro-

gramet e mbrojtjes dhe të zhvillimit social dhe

duke i transformuar në një instrument aktiv të

zhvillimit shoqëror është një nga ...

Vijon ne faqe 5

Page 5: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Janar 2015 Faqe 5

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na

ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme

punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të

na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

… obligimet kryesore të Bashkisë së Elbasanit.

Në këtë drejtim, për vitin do të vazhdohet të

punohet për mirëfunksionimin e

Qendrës Komunitare Rome;

Vazhdimi i kopshtit dhe qendrës për nevojat e

komunitetit rom;

Kombinimi i shërbimit social me atë shëndetësor;

Ngritja neë një nivel më të lartë e kapaciteteve

për ofruesit dhe referuesit e shërbimeve duke

siguruar standarde bashkëkohore në cilësinë e

shërbimit në çerdhe;

Vazhdimi i funksionimit të Qendrës Sociale

Balashe, duke i shtuar dhe shërbimin e azilit;

Ndërgjegjësimi i komunitetit të Elbasanit për

mbrojtjen e të drejtave të kategorive në nevojë,

për rëndësinë e përkujdesit

shëndetësor etj. Bashkia e Elbasanit do të va-

zhdojë të financojë me të ardhurat e saj një numër

familjesh në nevojë. Programi synon të lehtësojë

dhe të mbështesë kategori të ndryshme vulner-

abël, përfitues të shërbimeve në qendrat tona so-

ciale si dhe do të financojë projekte specifike që

trajtojnë grupe në përshtatshmëri sociale apo

çështje të caktuara me impakt social.

Kultura dhe turizmi në vëmendjen e Bashkisë

Elbasan.

Programi i kulturës dhe turizmit do të vazhdojë të

tentojë ti japë një dimension të ri dhe më të plotë

jetës artistike dhe kulturore të qytetit, jo vetëm

duke u mbeështetur në rivitalizimin e mëtejshëm

të projekteve ekzistuese, të cilat janë kthyer

tashmë në një traditë për qytetin e Elbasanit, por

edhe duke dhënë hapësira të reja për projekte të

tjera inovative, të cilat vijnë pranë Bashkisë El-

basan nga persona të tretë, shoqëria civile apo

ente të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Ky pro-

gram do të tentojë të promovojë vlerat kulturore

të qytetit, jo vetëm për qytetarin e Elbasanit, por

edhe turistët.

Si do të mbështetet Rinia dhe Sportet?

Bashkia e Elbasanit, krahas programeve priori-

tare, mbështet dhe financon nëbuxhetin e vitit

2015 edhe programin e rinisë dhe sporteve duke

synuar mbrojtjen, forcimin dhe shpalosjen e iden-

titetit teë qytetit në drejtim të sportit, hartimin e

programeve duke zhvilluar politikat lokale të rin-

isë e sportit si dhe tërheqjen drejt programeve

sportive të të gjithe komunitetit e veçanërisht rin-

inë. Objektivat e politikës së këtij programi janë:

Nxitja e aktiviteteve sportive të cilat ndikojnë në

shëndetin e popullatës;

Krijimi i kushteve të përshtatshme të infra-

strukturës sportive, për zhvillimin e sportit në të

gjitha kategoritë e qytetarëve të Elbasanit;

Nxitjen dhe organizimin e projekteve të ndrysh-

me sportive duke i mbështetur financiarisht;

Riorganizimi i sportit në shkolla, si bazë për

përcaktimin e sporteve prioritare;

Vlerësimi i gjendjes fizike-fiziologjike-

funksionale të rinisë shkollore;

Mbështetjen financiare të klubeve në aktivitetet

europiane dhe botërore;

Financimin e projekteve sportive për të gjithë

aplikuesit dhe pjesëmarrësit që organizojnë ak-

tivitete sportive që përmbushin funksionin e poli-

tikat e programit të Bashkisë së Elbasanit.

Forumi i Gruas, fushatë sensibilizuese për një komunitet i sigurt

Forumi i Gruas Elbasan

është në fazën finale të im-

plementimit të projektit, “Në

partneritet me të rinjtë,

Drejtorinë e Policisë së

Qarkut Elbasan dhe aktorët e

tjerë lokalë për një

komunitet më të sigurtë”,

financuar nga Programi

“Mbështetja Suedeze për

Ministrinë e Brendshme dhe

Policinë e Shtetit për Polici-

min në Komunitet”, i cili ka

për qëllim të rrisë

ndërgjegjësimin dhe bash-

këpunimin midis Policisë së

Shtetit, të rinjve, Romëve,

komunitetit dhe aktorëve lo-

kalë mbi policimin në

komunitet.

Ky model i policimit në

komunitet i përzgjedhur nga Policia e Shtetit kërkon fokusimin e policisë

tek qytetarët, promovimin e zgjidhjeve të problemeve në mënyrë pro-

aktive, ofrimin e ndihmës në rastet emergjente, trajtimin e viktimave të

krimit sipas standardeve ligjore dhe forcimin e partneritetit të ndërsjelltë

me komunitetin.

Forumi i Gruas gjatë implementimit të këtij projekti ka përzgjedhur përf-

shirjen e të rinjve (nxënës dhe studentë) si përfitues kryesorë pasi partner-

iteti me ta vendos themelet për një marrëdhënie të gjatë dhe të

shëndetshme në të ardhmen, duke përmirësuar imazhin e policisë si një

partnere dhe edukuese të brezave të ardhshëm.

Në lidhje me këtë projekt janë realizuar mjaft takimi me aktorë lokalë,

përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komunitetit Rom/Egjyptian

dhe të rinjve. Dhjetëra takimi ndërgjegjësimi janë zhvilluar nëpër bashkitë

e qarkut dhe në shkollat e mesme.

Instumenti kryesor dhe inovator i përdorur në gjithë fushatën e

ndërgjegjësimit ishte fotonovela “Telefono edhe Ti! Shpëto një Jetë! Alo

129!

Për të pasur një impakt më të madh Forumi Gruas realizoi edhe një

Fotonovelë e cila u publikua në rrjetet sociale.

Kjo fotonovelë u realizua me të rinjtë, studentë të Universitetit “A. Xhuva-

ni”, Dega Gazetari, Ekonomi, Psikologji, nxënës të shkollave të mesme

Elbasan përfaqësues të “Zërit 16+”, efektivë të policisë, qytetarë dhe profe-

sionistë.

Page 6: Elbasani pati nderin të vizitohet nga Ambasadori Amerikan ...mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

January 2015 Page 6

The City of Elbasan had the honor of a visit from the US Ambassador Donald Lu American Ambassador chose Elbasan for his first visit outside the capital

The City of Elbasan had the

honor of being visited by

the new US Ambassador

Donald Lu. Occupying his

position for just one month

in Albania, the Ambassador

chose the city of Elbasan

for his first visit outside of

the capital. The history of

Elbasan and its traditions

influenced the Ambassador

Donald Lu to select a de-

velop meeting first. "The rich history of Elbasan and its beauty are very pop-

ular," said the Ambassador, during a meeting with Mayor Mr. Qazim Sejdini

that lasted about an hour in the Mayer’s office.

The US Ambassador asked to be familiarized with the city of which he had

heard so much. Accompanied by the Mayor he visited almost all Elbasan

city, starting from the monument of Education, Bezistani Basilica, the Mon-

ument of the Persecuted, Aqif Patriot Pasha monument, Egnatia road to the

stadium "Elbasan Arena". Impressed by the religious tolerance that exists in

Albania, the American Ambassador visited the church of Saint Mary and the

mosque Mbret two religious facilities located within the city's Castle.

On his part Mr Sejdini thanked the American Ambassador for the visit and

said that during the meeting they talked about the problems of the city, eco-

nomic development, further plans for the new territorial reform etc. Mr

Sejdini assured that in the next four years the city of Elbasan will be a com-

pletely different city.

Waste processing plant Modern technology applied in Elbasan ends pollution

Ministry of Environment, Regional Municipality

of Elbasan and the Environment Agency have set

a public hearing about the new processing plant

and waste disposal. The sensibility of the citizens

regarding this subject and its importance has

prompted authorities to listen to the voice of the

citizen and to answer any questions about major’s

investment. Numerous citizens present at the

hearing were informed of the investment, the ad-

vantages and opportunities that will be offered.

Modern technology with European parameters,

and implemented in Italy, Croatia, Romania, will

be used strictly in Elbasan. The new plant will

dispose of waste by burning in a incinerator at a

very high temperature.

But what are the advantages of this plant?

Finally, the current situation in regards to waste

will be managed, a problem that has existed for

many years, not only for residents of nearby are-

as, but for the whole city of Elbasan. Its construc-

tion will reduce the level of air and water pollu-

tion, but also will avoid the possibility of the

spread of infectious diseases from the existing

land fill. Electricity will be generated by burning

waste using modern and efficient. This has prov-

en to be very profitable and successful in other

countries where it has been applied. Also this

landfill will create employment opportunities and

economic development at regional level. While

the company which has taken over its construc-

tion, has provided the investments in local infra-

structure. The new plant waste processing started

construction on 3 February and is expected to be

completed within fourteen months.

Concretely, what are the mitigation measures

of environmental impacts?

Citizens were interested particularly about the

impact that this plant will have on the environ-

ment. Specialists explained that waste will be

sorted before preparation for processing at the

plant by removing dangerous and hazardous ma-

terials. Representative of Ministry of Environ-

ment said that there will be periodic and rigorous

monitoring of emissions into the environment.

They shall conform to the norms stipulated by

law. Also waste water will be treated that can be

taken from the storage along with processing of

waste and of ash generated by the plant.

Development and integration of agriculture and trade for years 2014-2020

Important meeting for the economic development of the region of Elbasan and across the country

In Elbasan city an important meeting was held "The Development and inte-

gration of agriculture and trade for years 2014-2020". The Mayor of Elbasan

started the meeting by evaluating its development in the city of Elbasan.

Sejdini praised the event as another essential step taken towards European

integration and economic development of the country, activities that would

have an unquestionable impact, though not necessarily immediate in improv-

ing the quality of life in the city of Elbasan. According to Sejdini the nation-

al long term strategies remain the main guide to the prosperity of the coun-

try's economic development, development which is closely linked to regional

and local development as well as to promote sustainable economic develop-

ment. The meeting noted that sustainable economic development to this day,

in a global world requires capacity to achieve ambitions, requires the support

of investors, support local businessmen looking for new opportunities; the

creation of development opportunities for people, businesses and communi-

ties, coordination of effective programs for an integrated approach to support

the economic development and promoting local values. In order for local

governments to create competitive advantages they need strategies that are

coordinated and developed in partnership with the central government.

Elbasan Municipality believes that this partnership helps local governments

to see farther and wider and leads them into long-term planning, the integrat-

ed approach, as regions and cities move forward together.Sejdini also said

that the national strategies are where regions and cities cooperate as partners

to strengthen development and manage the work to build the cities of the fu-

ture, starting today. From the national strategy, he said, I believe that the fol-

lowing will use regional strategies of economic development and reform

within the new territorial process in which I invite government representa-

tives and representatives of international organizations in Elbasan to consid-

er implementation of this strategy.