ekstradimi dhe e drejta e azilit

26

Upload: refik-mustafa

Post on 07-Jan-2017

101 views

Category:

Law


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Page 2: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Page 3: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Me ekstradim të të pandehurve dhe të dënuarve kuptohet dorëzimi i personit të pandehur ose të dënuar prej një vendi në vendin tjetër me qëllim që ndaj tij të zhvillohet procedura penale, apo me qëllim që ndaj tij të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Si formë kryesor e ndihmës juridiko-penale ndërkombëtare ekstradimi mundëson luftimin e kriminalitetit në përmasat ndërkombëtare.

Page 4: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Për nga natyra e tij, ekstradimi është institucion i përzier, ngase ngërthen në vete elemente të së drejtës penale, të procedurës penale dhe elemente ndërkombëtare.

Ekstradimi i të pandehurve dhe të dënuarve kryesisht bëhet në bazë të kontratës bilaterale apo multilaterale. Mirëpo, po që se midis shteteve nuk ekziston kontrata ndërkombtare, atëherë ekstradimi bëhet përmes dispozitave të së drejtës së brendshme të atyre shteteve.

Page 5: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Burimet e konsultuara dëshmojnë se shtetet kryesore të Evropës në shek. XIII kishin lidhur traktate dypalëshe me të cilat kishin rregulluar çështjet e ekstradimit të fajtorëve midis tyre. Mirëpo, gjatë asaj periudhe shumë mendimtarë kërkonin unifikimin e një konvente të vetme evropiane, e cila do të zëvendësonte automatikisht të gjitha traktatet e veçanta.

Kështu, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, më 13 dhjetor 1957 përfundoi procedurat e nënshkrimit të Konventës Evropiane mbi Ekstrdimin. Kjo konventë hyri në fuqi më 18 prill 1960.

Page 6: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Me Konventën e vitit 1957 krijohet një regjim politik unik sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me ekstradimin midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – shfuqizon traktatet dypalëshe si dhe sjell deri te harmonizimi i legjislacioneve të brendshme në lidhje me ekstradimin.

Page 7: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Në Kosovë, çështja e ekstradimit është e rregulluar me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar nëçështjet penale 2011.

Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për dhënien e ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet penale, nëqoftë se me marrëveshjen ndërkombëtare nuk është caktuar ndryshe apo nëse nuk ekziston marrëveshjandërkombëtare.

Në mungesë të një marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe shtetit të huaj ndihma juridikendërkombëtare mund të ofrohet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.

Page 8: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Sipas të drejtës klasike, konventave, dhe ligjeve të brendshme procedura e ekstradimit zhvillohet në dy etapa:

Etapa e parë e cila përfshinë aspektet e përgatitjes së kërkesës për ekstradim nga shteti kërkues për shtetin e kërkuar dhe,

Etapa e dytë që përfshinë shqyrtimin e kërkesës për ekstradim nga ana e shtetit të kërkuar.

Page 9: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Kërkesa për ekstradim përgatitet në formë të shkruar dhe ajo dorëzohet në rrugë diplomatike, nëpërmjet ministrisë së drejtësisë dhe të punëve të jashtme të të dyja shteteve. Dokumentet duhet të përpilohen në gjuhën e vendit kërkues, ose në atë të vendit të kërkuar.

Me rastin e ekstradimit shkaktohen edhe shpenzime të caktuara. Lidhur me këtë çështje në numrin më të madh të kontratave ndërkombëtare, është paraparë dispozita sipas së cilës secili shtet i kompenson shpenzimet që janë shkaktuar në territorin e vet me rastin e ekstradimit.

Page 10: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Në kontratën për ekstradim duhet cekur se për cilat lloje të veprave penale do të bëhet dorëzimi i fajtorit. Kjo bëhet në tri mënyra:

1) Metoda e enumeracionit, me ç’rast ceken llojet e veprave penale për të cilat do të bëhet ekstradimi;

2) Metoda eliminatore, me ç’rast ceken llojet e veprave penale për të cilat nuk do të bëhet ekstradimi;

3) Metoda e klauzolës gjenerale, me ç’rast lloji i veprave penale për të cilat do të bëhet ekstradimi, caktohet sipas llojit dhe masës me të butë të dënimit.

Page 11: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Pengesat për ekstradim mund t’i referohen:

- kryesit të veprës penale;

- llojit të veprës penale;

- parimit territorial të veprimit të ligjit penal;dhe

- pengesave procedurale për zhvillimin e procedurës penale.

Page 12: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Shtetësia si pengesë për ekstradim

- Në legjislacionet nacionale të shteteve të Evropës dhe në një numër të madh të kontratave ndërkombëtare si dhe në Konventën mbi ekstradimin (1957), është përvetësuar parimi i përgjithshëm se shtetasi i vendit nuk ekstradohet.

- Parimin e mos ekstradimit të shtetasit të vendit e parasheh edhe legjislacioni ynë, perkatësisht Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011). Neni 4, parag.2. “ Shtetasit e Kosovës nuk do të ekstradohen, përveç nëse është paraparë ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe shtetit kërkues, ose me të drejtën ndërkombëtare”.

Page 13: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Shkaqet humanitare si pengesë për ekstradim

-Si shkaqe të cilat paraqesin pengesë për ekstradim konsiderohen edhe mosha e shtyrë, sëmundja, mosha e miturisë dhe statusi i refugjatit.

-Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011) nuk i ka paraparë në mënyrë shprehimore shkaqet humanitare, mirëpo, meqë këto shkaqe janë të parapara në konventa ndërkombëtare, kjo nuk është pengesë që pikërisht edhe për shkaqe humanitare organet kompetente të Kosovës të refuzojnë ekstradimin e personit në shtetin tjetër.

Page 14: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Parimi i inkriminimit të dyfishtë

- Vepra penale për të cilën kërkohet ekstradimi duhet të konsiderohet si vepër penale sipas ligjit të shtetit ku gjendet fajtori dhe ligjit të shtetit që kërkon të bëhet ekstradimi.

- Për tu administruar prova lidhur me këtë, shteti që kërkon të ekstradohet personi i caktuar, duhet që kërkesës t’ia bashkangjesë edhe ekstraktin nga ligji penal i tij, nga i cili shihet se vepra në fjalë është paraparë si vepër penale.

- Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011), Neni 7, “ Ekstradimi do të lejohet vetëm për veprat penale të dënueshme sipas ligjit vendor dhe ligjit të shtetit lutës”.

Page 15: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Veprat penale politike

-Që nga gjysma e dytë e shek. XIX, nën ndikimin e ideve të liberalizmit, zhvillohet dhe formësohet botëkuptimi se kryesit e veprave penale politike nuk duhet të ekstradohen. Tani mosdorëzimi i kryesve të veprave penale politike konsiderohet si parim themelor në të drejtën ndërkombëtare dhe në të drejtën e brendshme të shteteve.

- Sipas Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011), Neni 12, parag. 1, “Ekstradimi nuk do të lejohet nëse vepra penale për të cilën është paraqitur lutja është vepër penale politike ose vepër që është e ndërlidhur me vepër penale politike”.

Page 16: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

2. Për qëllim të këtij ligji, vepra penale politike nuk përfshin:

2.1. Privimin nga jeta apo tentativa për privim nga jeta e Kryetarit të shtetit, ose një anëtari të familjes së tij/saj;

2.2. vrasja;

2.3. shkaktimi i lëndimit të rëndë trupor;

2.4. rrëmbimi, dhunimi, marrja e pengjeve, shantazhi ose detyrimi;

2.5. shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm;

2.6. tentativa për veprat penale nga nënparagrafët 2.1- 2.5 të këtij paragrafi, dhe

2.7. bashkëpunimi për t’u përfshirë në shtrëngim, shtytje, apo ndihmë personit tjetër lidhur me ndonjë nga veprat penale nga nën-paragrafët 2.1 –2.5të këtij paragrafi.

3. Paragrafi një (1) i këtij neni nuk do të zbatohet për veprat penale te gjenocidit, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe terrorizmit.

Page 17: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Veprat penale ushtarake

- Veprat penale ushtarake janë vepra me të cilat cënohet rregullimi i përcaktuar i shërbimit ushtarak, obligimet e posaçme të personave ushtarakë dhe në përgjithësi obligimet ndaj mbrojtjes. (Dezertimi, moskryrja apo refuzimi i ekzekutimit të urdhrit të eprorit, refuzimi i pranimit dhe i përdorimit të armëve etj.)

- Sipas Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011), Neni 13 thuhet se:

“Ekstradimi nuk lejohet për veprën penale e cila hyn në kuadër të veprave penale ushtarake, dhe e cila nuk paraqet vepër penale edhe sipas ligjit penal”.

Page 18: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Sipas parimit territorial, legjislacioni penal i një shteti aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë vepra penale nëterritorin e tij, pa marrë parasysh a janë shtetas të tij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi.

Edhe legjislacioni penal i Kosovës e përvetëson parimin territorial dhe si të tillë e konsideron pengesë për ekstradim.

Sipas Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale (2011), Neni 6, parag. 1 dhe 2 thuhet:

“Ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e Republikës së Kosovës dhe mund tëmos lejohet për vepra penale të kryera pjesërisht në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Nëse vepra penale është kryer kundër një shtetasi të Kosovës jashtë territorit të Kosovës, ekstradimi lejohet me kushtqë autoritet gjyqësore vendore nuk i fillojnë ose i përfundojnë procedurat penale në lidhje me të njëjtën vepërpenale”.

Page 19: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Ekzistimi i aktgjykimit të plotfuqishëm

Në procedurë penale është përvetësuar parimi ne bis in idem, andaj rrjedhimisht:

Ekstradimi nuk lejohet në rast se, organet kompetente në Kosovë apo në një shtet të tretë kanë shpalluraktgjykim të formës së prerë kundër kryerësit të veprës apo veprave penale për të cilat është kërkuarekstradimi. Lutja për ekstradim mund të refuzohet nëse autoritetet gjyqësore vendore kanë vendosë ose tëmos fillojnë apo të përfundojnë procedurat në lidhje me të njëjta vepra penale.

Page 20: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Parashkrimi

- Ekstradimi i personit të kërkuar nuk lejohet kur sipas legjislacionit vendor dhe të shtetit kërkues është bërë parashkrimi i ndjekjes penale ose ekzekutimit të dënimit.

Page 21: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Dënimi me vdekje

- Ekstradimi nuk lejohet për vepër penale të dënueshme me dënim me vdekje sipas ligjit të shtetit lutës, përveç nëse shteti lutës jep garanci të mjaftueshme se dënimi me vdekje nuk do te zbatohet apo ekzekutohet.

Page 22: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Tortura, trajtimi çnjerëzor, degradues ose keqtrajtimi

- Ekstradimi nuk lejohet nëse ka dyshim të bazuar se personi i ekstraduar do të trajtohet ose ndëshkohet në mënyrë çnjerëzore ose degraduese.

Page 23: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

- Ekstradimi nuk lejohet nëse ka dyshim të bazuar se lutja për ekstradim është bërë me qëllim të ndjekjes ose ndëshkimit të personit për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, bindjes politike, përkatësisë etnike ose anëtarësisë në ndonjë grup shoqëror ose qëpozita e personit në shoqëri mund të paragjykohet për një nga këto arsye.

- Ekstradimi nuk do të lejohet nëse personi nuk do të pranojë garancinë minimale për njëgjykim të drejtë nga shteti lutës.

Page 24: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

- Ekstradimi i kërkuar me qëllim të ekzekutimit të dënimit refuzohet, nëse Aktgjykimi është shqiptuar nëmungesë, nëse personi i dënuar nuk është njoftuar me kohë për gjykimin apo për mundësinë për tëangazhuar mbrojtës dhe nëse i njëjti nuk ka pasur apo nuk do të ketë mundësinë për rigjykim, përveçnëse shteti lutës ofron garanci,i cili konsiderohet i mjaftueshëm, se do ti garantoj atij personi të drejtën nëri-gjykim duke i mundësuar të drejtën në mbrojtje, apo përveç nëse personi edhe pse është njoftuar me kohë dhe ka pasur mundësinë të paraqitet dhe të angazhoj mbrojtës, ka vendosur të mos veprojë.

- Ekstradimi nuk lejohet nëse ka dyshime se personi mund të gjykohet ose dënohet në shtetin lutës nganjë Gjykatë e jashtëzakonshme ose e përkohshme, përveç nëse autoritetet kompetente të shtetit lutësgarantojnë se gjykimi do të bëhet nga gjykata e rregullt në pajtim me ligjin.

- Ekstradimi nuk lejohet për çfarëdo arsye të bazuar që është në kundërshtim me të drejtënndërkombëtare ose me standardet ndërkombëtare te të drejtave të njeriut.

Page 25: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Historikisht e drejta e azilit është institucion më i vjetër se ekstradimi. Këtë e ka njohur e drejta hebraike, ajo greke, romake, e drejta e mesjetës etj.

Në kuptimin e tanishëm, e drejta e azilit është paraqitur në mesin e shek. XIX me qëllim që tëmbroheshin kryesit e veprave penale politike, që në pikën e fundit kishin karakter progresiv.

Termi “azil” rrjedh prej fjalës latine “asylum”, që do të thotë “strehim”. Në të drejtën penale me azilnënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi në shtetin e caktuar, që ndiqenpër shkak të aktiviteteve të tyre të cilat, për interesin e gjithëmbarshëm të njerëzimit nuk konsiderohenvepra të dëmshme, por përkundrazi, konsiderohen vepra të dobishme dhe progresive.

Page 26: EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT

Në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, parashihet se çdo person ka të drejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nëse është i ndjekur nga shteti, shtetësinë e të cilit e ka. Mirëpo, të drejtën e azilit nuk mund ta gëzojë personi që ka kryer krime kundër të drejtës ndërkombëtare ose nëse ka kryer vepra që janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara.