ekesco fatura online - kesco-kosovo.com online manual.pdffig. 1.1 fatura online në faqen e kesco...

11
Prill, 2018 Manual për përdorim të eKesco – Fatura Online Versioni 2.0 eKesco – Fatura Online http://fatura.kesco-energy.com/

Upload: dinhlien

Post on 09-Dec-2018

319 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Prill, 2018

Manual për përdorim të eKesco – Fatura Online

Versioni 2.0

eKesco – Fatura Online

http://fatura.kesco-energy.com/

Page 2: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

| 2

Përmbajtja

1. Qasja ............................................................................................................................................... 3

2. Llogaria ............................................................................................................................................ 4

2.1 Hapja e llogarisë ...................................................................................................................... 4

2.2 Identifikimi .............................................................................................................................. 5

2.3 Rikthimi i fjalëkalimit .............................................................................................................. 5

2.4 Llogaria ime ............................................................................................................................. 6

3. Njehsorët......................................................................................................................................... 7

3.1 Regjistrimi i njehsorit .............................................................................................................. 7

3.2 Menaxhimi i njehsorëve .......................................................................................................... 9

3.3 Fshirja e njehsorit .................................................................................................................. 10

4. Kontakt .......................................................................................................................................... 11

Page 3: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Qasja | 3

1. Qasja

Mënyra më e lehtë për tu qasur në aplikacion është përmes faqes së KESCO Energy

[ www.kesco-energy.com ].

Fig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO

Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online] (Fig. 1.1), klikoni aty

dhe më pas ridrejtoheni tek faqja kryesore a aplikacionit.

Page 4: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Llogaria | 4

2. Llogaria

2.1 Hapja e llogarisë

Për të hapur llogari të re, ju duhet të vazhdoni në linkun [Regjistrohu] dhe më pas ju shfaqet forma e

regjistrimit. (Fig. 2.1 )

Fig. 2.1 Forma e regjistrimit për hapjen e llogarisë së re

Plotësoni të gjitha fushat e kërkuara, ku ndër to është Email Adresa e cila duhet të jetë unike, pra jo

e regjistruar më pare dhe fjalëkalimi i cili duhet të jetë të kombinim i së paku 8 karaktereve dhe të

përmbaj të paktën një shkronjë të madhe dhe një numër. Email dhe Fjalëkalimi do të përdoren

herëve të ardhshme kur doni t’i qaseni llogarisë tuaj.

Pasi regjistrimi të jetë i suksesshëm, ju do të pranoni një email me një link për konfirmim të llogarisë.

Në momentin që konfirmohet llogaria, atëherë llogaria juaj bëhet aktive dhe ju mund të

identifikoheni me llogarinë tuaj të re.

Page 5: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Llogaria | 5

2.2 Identifikimi

Identifikimi bëhet me Email dhe Fjalëkalim (Fig. 2.2)

Fig. 2.2 Forma për Identifikim

Identifikimi nga muaji Prill, 2018 ka kaluar me Email, ndryshe nga version paraprak i cili ishte me

emer të shfrytëzuesit. Për përdoruesit e vjetër, ju lejohet të identifikohen tri here me emer dhe

fjalëkalim, ku edhe ju shfaqet mesazhi për identifikim me email.

Nëse identifikimi kryhet me sukses, ju drejtoheni tek paneli i përdoruesit.

2.3 Rikthimi i fjalëkalimit

Nëse keni harruar fjalëkalimin, në këtë formë (Fig. 2.3) keni mundësi ta riktheni duke përdorur

emailin tuaj, ku më pas pranoni email për rikthim të fjalëkalimit me një link, i cili është valid 72 orë

pas momentit të pranimit të këtij emaili.

Fig. 2.3 Forma për rikthimin e fjalëkalimit

Page 6: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Llogaria | 6

2.4 Llogaria ime

Tek faqja [Llogaria ime] (Fig. 2.4) paraqiten informatat e llogarisë ku edhe mund të ndërrohen në

rastet kur është e nevojshme.

Fig. 2.4 Llogaria e përdoruesit

Page 7: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Njehsorët | 7

3. Njehsorët

Për dallim nga versioni paraprak i këtij aplikacioni në të cilin një llogari ishte e caktuar me një

njehsorë, tani ju mund te regjistroni dy apo me shume njehsorë në të njëjtën llogari.

3.1 Regjistrimi i njehsorit Pas regjistrimit dhe identifikimit në aplikacion, në panel ju shfaqet mesazhi dhe butoni për regjistrim

të njehsorit (Fig. 3.1).

Fig. 3.1 Butoni për regjistrim të njehsorit

Pasi të klikoni këtë buton, ju drejtoheni tek forma për regjistrimin e njehsorit (Fig. 3.2).

Fig. 3.2 Forma për regjistrimin e njehsorit në llogari

Page 8: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Njehsorët | 8

Ju duhet të vendosni informatat e sakta të konsumatorit (ID e konsumatorit, Emri i konsumatorit dhe

Numri Personal i Konsumatorit) dhe një dëshmi e pagesës se fundit (jo më e vjetër se tre muaj)

varësisht mënyra se si e keni bërë pagesën pra numrin e fletëpagesës së fundit.

Mënyrat e verifikimit të fletëpagesës së fundit:

Arka

Nëse pagesën e fundit e keni bërë në arkë, atëherë ju keni pranuar një fletëpagesë si dëshmi

të kësaj pagese. Numrin nga kjo fletëpagesë e vendosni tek fusha, nëse si opsion të

verifikimit keni zgjedhur arkën (Fig. 3.3).

Fig. 3.3 Shembull i paraqitjes së numrit të pagesës në fletëpagesën të cilën e pranoni për pagesat në arkë

Online

Nëse pagesës e fundit e keni bërë përmes eBanking apo në ndonjërën nga bankat atëherë

numrin e kësaj fletëpagese e vendoseni tek fusha e kërkuar.

* Paraqitja e numrit të fletëpagesës për pagesat online dallon varësisht nga dizajnët e

fletëpagesave të krijuara nga bankat (Fig. 3.4).

Fig. 3.4 Shembull i paraqitjes së numrit të pagesës në eBanking

KESCO / KEDS

Për punëtorët e KESCO / KEDS që bëjnë pagesën e energjisë përmes pagës, mjafton të

paraqesin vetëm numrin e punës tek fusha e kërkuar.

Të dhënat e shënuara verifikohen dhe nëse gjithçka është në rregull, njehsori regjistrohet me sukses

në llogarinë tuaj.

Page 9: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Njehsorët | 9

3.2 Menaxhimi i njehsorëve

Njehsorët e regjistruar mund ti gjeni tek Llogaria Ime > Njehsorët (Fig. 3.5)

Fig. 3.5 Menaxhimi i njehsorëve

Nëse keni dy apo më shumë njehsorë, kalimin nga njeri tek tjetri mund ta bëni në këndin e djathtë të

faqes (Fig. 3.6), pastaj Bilanci, Faturat dhe Transaksionet dhe gjithçka tjetër ju shfaqen për njehsorin

i cili është aktiv.

Fig. 3.6 Ndërrimi i njehsorit aktiv

Page 10: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Njehsorët | 10

3.3 Fshirja e njehsorit

Nëse doni ta fshini një njehsor nga llogaria juaj, ju mund ta bëni atë tek lista e njehsorëve duke

klikuar butonin për fshirje të njehsorit (Fig. 3.7).

Fig. 3.7 Butoni për fshirjen e njehsorit

Pasi të klikoni butonin për fshirje, do të ju shfaqet një dritare për konfirmim të fshirjes së njehsorit

nga llogaria juaj (Fig. 3.8).

Fig. 3.8 Dritarja për konfirmimin e fshirjes së njehsorit

Në momentin që klikoni Fshij, ky njehsorë do të largohet nga llogaria juaj dhe mund të regjistrohet

edhe në llogari tjera me procedurë të rregullt.

Page 11: eKesco Fatura Online - kesco-kosovo.com online manual.pdfFig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online]

Kontakt | 11

4. Kontakt

Për çdo paqartësi apo problem që hasni gjatë regjistrimit të llogarisë dhe njehsorëve, ju lutem

telefononi pa pagesë në qendrën e thirrjeve 0800 791 00 ose kontaktoni përmes email në

[email protected].