ekesco fatura online...fig. 1.1 fatura online në faqen e kesco në anën e djathtë të faqes, tek...

11
Prill, 2018 Manual për përdorim të eKesco – Fatura Online Versioni 2.0 eKesco – Fatura Online http://fatura.kesco-energy.com/

Upload: others

Post on 25-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Prill, 2018

    Manual për përdorim të eKesco – Fatura Online

    Versioni 2.0

    eKesco – Fatura Online

    http://fatura.kesco-energy.com/

  • | 2

    Përmbajtja

    1. Qasja ............................................................................................................................................... 3

    2. Llogaria ............................................................................................................................................ 4

    2.1 Hapja e llogarisë ...................................................................................................................... 4

    2.2 Identifikimi .............................................................................................................................. 5

    2.3 Rikthimi i fjalëkalimit .............................................................................................................. 5

    2.4 Llogaria ime ............................................................................................................................. 6

    3. Njehsorët......................................................................................................................................... 7

    3.1 Regjistrimi i njehsorit .............................................................................................................. 7

    3.2 Menaxhimi i njehsorëve .......................................................................................................... 9

    3.3 Fshirja e njehsorit .................................................................................................................. 10

    4. Kontakt .......................................................................................................................................... 11

  • Qasja | 3

    1. Qasja

    Mënyra më e lehtë për tu qasur në aplikacion është përmes faqes së KESCO Energy

    [ www.kesco-energy.com ].

    Fig. 1.1 Fatura Online në faqen e KESCO

    Në anën e djathtë të faqes, tek pjesa e shërbimeve online e gjeni [Fatura online] (Fig. 1.1), klikoni aty

    dhe më pas ridrejtoheni tek faqja kryesore a aplikacionit.

    http://www.kesco-energy.com/

  • Llogaria | 4

    2. Llogaria

    2.1 Hapja e llogarisë

    Për të hapur llogari të re, ju duhet të vazhdoni në linkun [Regjistrohu] dhe më pas ju shfaqet forma e

    regjistrimit. (Fig. 2.1 )

    Fig. 2.1 Forma e regjistrimit për hapjen e llogarisë së re

    Plotësoni të gjitha fushat e kërkuara, ku ndër to është Email Adresa e cila duhet të jetë unike, pra jo

    e regjistruar më pare dhe fjalëkalimi i cili duhet të jetë të kombinim i së paku 8 karaktereve dhe të

    përmbaj të paktën një shkronjë të madhe dhe një numër. Email dhe Fjalëkalimi do të përdoren

    herëve të ardhshme kur doni t’i qaseni llogarisë tuaj.

    Pasi regjistrimi të jetë i suksesshëm, ju do të pranoni një email me një link për konfirmim të llogarisë.

    Në momentin që konfirmohet llogaria, atëherë llogaria juaj bëhet aktive dhe ju mund të

    identifikoheni me llogarinë tuaj të re.

    http://fatura.kesco-energy.com/account/register

  • Llogaria | 5

    2.2 Identifikimi

    Identifikimi bëhet me Email dhe Fjalëkalim (Fig. 2.2)

    Fig. 2.2 Forma për Identifikim

    Identifikimi nga muaji Prill, 2018 ka kaluar me Email, ndryshe nga version paraprak i cili ishte me

    emer të shfrytëzuesit. Për përdoruesit e vjetër, ju lejohet të identifikohen tri here me emer dhe

    fjalëkalim, ku edhe ju shfaqet mesazhi për identifikim me email.

    Nëse identifikimi kryhet me sukses, ju drejtoheni tek paneli i përdoruesit.

    2.3 Rikthimi i fjalëkalimit

    Nëse keni harruar fjalëkalimin, në këtë formë (Fig. 2.3) keni mundësi ta riktheni duke përdorur

    emailin tuaj, ku më pas pranoni email për rikthim të fjalëkalimit me një link, i cili është valid 72 orë

    pas momentit të pranimit të këtij emaili.

    Fig. 2.3 Forma për rikthimin e fjalëkalimit

  • Llogaria | 6

    2.4 Llogaria ime

    Tek faqja [Llogaria ime] (Fig. 2.4) paraqiten informatat e llogarisë ku edhe mund të ndërrohen në

    rastet kur është e nevojshme.

    Fig. 2.4 Llogaria e përdoruesit

  • Njehsorët | 7

    3. Njehsorët

    Për dallim nga versioni paraprak i këtij aplikacioni në të cilin një llogari ishte e caktuar me një

    njehsorë, tani ju mund te regjistroni dy apo me shume njehsorë në të njëjtën llogari.

    3.1 Regjistrimi i njehsorit Pas regjistrimit dhe identifikimit në aplikacion, në panel ju shfaqet mesazhi dhe butoni për regjistrim

    të njehsorit (Fig. 3.1).

    Fig. 3.1 Butoni për regjistrim të njehsorit

    Pasi të klikoni këtë buton, ju drejtoheni tek forma për regjistrimin e njehsorit (Fig. 3.2).

    Fig. 3.2 Forma për regjistrimin e njehsorit në llogari

  • Njehsorët | 8

    Ju duhet të vendosni informatat e sakta të konsumatorit (ID e konsumatorit, Emri i konsumatorit dhe

    Numri Personal i Konsumatorit) dhe një dëshmi e pagesës se fundit (jo më e vjetër se tre muaj)

    varësisht mënyra se si e keni bërë pagesën pra numrin e fletëpagesës së fundit.

    Mënyrat e verifikimit të fletëpagesës së fundit:

    Arka

    Nëse pagesën e fundit e keni bërë në arkë, atëherë ju keni pranuar një fletëpagesë si dëshmi

    të kësaj pagese. Numrin nga kjo fletëpagesë e vendosni tek fusha, nëse si opsion të

    verifikimit keni zgjedhur arkën (Fig. 3.3).

    Fig. 3.3 Shembull i paraqitjes së numrit të pagesës në fletëpagesën të cilën e pranoni për pagesat në arkë

    Online

    Nëse pagesës e fundit e keni bërë përmes eBanking apo në ndonjërën nga bankat atëherë

    numrin e kësaj fletëpagese e vendoseni tek fusha e kërkuar.

    * Paraqitja e numrit të fletëpagesës për pagesat online dallon varësisht nga dizajnët e

    fletëpagesave të krijuara nga bankat (Fig. 3.4).

    Fig. 3.4 Shembull i paraqitjes së numrit të pagesës në eBanking

    KESCO / KEDS

    Për punëtorët e KESCO / KEDS që bëjnë pagesën e energjisë përmes pagës, mjafton të

    paraqesin vetëm numrin e punës tek fusha e kërkuar.

    Të dhënat e shënuara verifikohen dhe nëse gjithçka është në rregull, njehsori regjistrohet me sukses

    në llogarinë tuaj.

  • Njehsorët | 9

    3.2 Menaxhimi i njehsorëve

    Njehsorët e regjistruar mund ti gjeni tek Llogaria Ime > Njehsorët (Fig. 3.5)

    Fig. 3.5 Menaxhimi i njehsorëve

    Nëse keni dy apo më shumë njehsorë, kalimin nga njeri tek tjetri mund ta bëni në këndin e djathtë të

    faqes (Fig. 3.6), pastaj Bilanci, Faturat dhe Transaksionet dhe gjithçka tjetër ju shfaqen për njehsorin

    i cili është aktiv.

    Fig. 3.6 Ndërrimi i njehsorit aktiv

  • Njehsorët | 10

    3.3 Fshirja e njehsorit

    Nëse doni ta fshini një njehsor nga llogaria juaj, ju mund ta bëni atë tek lista e njehsorëve duke

    klikuar butonin për fshirje të njehsorit (Fig. 3.7).

    Fig. 3.7 Butoni për fshirjen e njehsorit

    Pasi të klikoni butonin për fshirje, do të ju shfaqet një dritare për konfirmim të fshirjes së njehsorit

    nga llogaria juaj (Fig. 3.8).

    Fig. 3.8 Dritarja për konfirmimin e fshirjes së njehsorit

    Në momentin që klikoni Fshij, ky njehsorë do të largohet nga llogaria juaj dhe mund të regjistrohet

    edhe në llogari tjera me procedurë të rregullt.

  • Kontakt | 11

    4. Kontakt

    Për çdo paqartësi apo problem që hasni gjatë regjistrimit të llogarisë dhe njehsorëve, ju lutem

    telefononi pa pagesë në qendrën e thirrjeve 0800 791 00 ose kontaktoni përmes email në

    [email protected].