edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike- ritmike tek fëmijët(nxënësit) Mentori/e: Studente: Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Fikrije Hasani GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike- ritmike tek

fëmijët(nxënësit)

Mentori/e: Studente:

Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Fikrije Hasani

GJAKOVË, 2019

Page 2: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________________ para Komisionit Vlerësues në

përbërje:

1. _______________________________ Kryetar

2. _______________________________ Anëtar

3. _______________________________ Mentore

Komisioni Vlerësues e vlerësoi me notën __________________ ( ____ ).

Nënshkrimi i anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. ______________________________

2. ______________________________

3. ______________________________

Page 3: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

3

LISTA E PËRMBAJTJES

Autobiografia.................................................................................................................................................4

Falënderime dhe mirënjohje ..........................................................................................................................5

Abstrakti ........................................................................................................................................................6

Abstract .........................................................................................................................................................7

Hyrje..............................................................................................................................................................8

Qëllimi.........................................................................................................................................................10

Objektivat ....................................................................................................................................................11

KAPITULLI I..............................................................................................................................................12

1 Muzika.................................................................................................................................................12

1.1 Edukata muzikore........................................................................................................................13

1.2 Zhvillimi historik i edukimit muzikor .........................................................................................15

KAPITULLI II ............................................................................................................................................19

2 Elementet muzikore.............................................................................................................................19

2.1 Ritmi............................................................................................................................................20

2.2 Melodia........................................................................................................................................21

KAPITULLI III ...........................................................................................................................................23

3 Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike ............................................................................23

3.1 Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike ....................................................................................23

3.2 Edukimi dhe arsimi i ndjenjës melodike .....................................................................................25

KAPITULLI IV...........................................................................................................................................27

4 Përshkrimi i punës praktike .................................................................................................................27

4.1 Plani ditor i përpiluar sipas kurrikulës së Kosovës......................................................................28

4.2 Përshkrimi i metodologjisë dhe rrjedhës së planit të orës mësimore...........................................29

Rezyme........................................................................................................................................................30

Bibliografia..................................................................................................................................................32

Literatura nga interneti ................................................................................................................................33

Page 4: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

4

Autobiografia

Fikrije Hasani, e lindur më 2. 9. 1996 në Coburg të

Gjermanisë. Deri në gjysmëvjetorin e dytë të klasës së

parë jetoi në Norvegji dhe vijoi mësimet në shkollën

fillore “Fagerholt”, më pas vijoi mësimet në Shkollën

Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Pejë në periudhën

kohore 2002-2010. Më tutje vijoi mësimet në Shkollën e

Mesme të Lartë të Mjekësisë në periudhën kohore 2010-

2013.Studimet i filloi në vitin akademik 2013-2014, në

Universitetin e Gjakovës - Fakulteti i Edukimit -

Programi Fillor.

Page 5: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

5

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Së pari falënderoj ZOTIN që më krijoi si një njeri me personalitet, karakter dhe dashuri,

si dhe që ma shtoi durimin dhe ma lehtësoi kryerjen e këtij punimi.

Për të arritur në fund të një rruge të gjatë e me shumë sfida nuk është aspak e lehtë, por,

për ta përballuar më lehtë dhe për të arritur deri në këtë moment, kemi nevojë për

ndihmë dhe përkrahje të njerëzve më të veҫantë.

Për konsultime dhe mbështetje akademike të vazhdueshme falënderoj përzemërsisht

udhëheqësen, profesoreshën mentore të këtij punimi Prof. Asoc. Msc. Mimoza

Kurshumlia, për ndihmën, orientimin, durimin, përkushtimin dhe përkrahjen e saj

profesionale që më ofroi gjatë punimit të kësaj teme, për një punë sa më cilësore.

Falënderoj stafin akademik të këtij universiteti në përgjithësi, përfshirë të gjithë

profesorët dhe administratën, të cilët më pajisën me dituri gjatë këtyre katër viteve

studimi.

Këto katër vite studimi edhe pse ishin pak të mundimshme, për mua janë kuptimplotë,

andaj falënderoj në përgjithësi kolegët dhe të gjithë që më kanë ndihmuar dhe përkrahur.

Në veҫanti, falënderoj pa masë më të rëndësishmit e jetës sime familjen time, shokun tim

të jetës dhe familjen e tij, për ndihmën, besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme e të

pakusht që bënë për shkollimin tim, si nga ana morale ashtu dhe nga ana financiare.

Faleminderit e dashur familje për ҫdo gjë që më ofruat, ju jeni motivimi im më i madh në

jetë!

Deri më sot kam kaluar shumë sfida dhe sot para jush jam gati të mbroj temën e diplomës

duke përfunduar studimet Bachelor në fakultetin e Edukimit. Prezenca e juaj sot, në këtë

ditë të veҫantë, është një nder i madh për mua.

Sinqerisht dhe përgjithmonë, ju falemnderit!

Fikrije Hasani

Page 6: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

6

ABSTRAKT

Tema “Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike tek nxënësit”, është temë e

gjërë, interesante dhe mjaft e rëndësishme për t’u studiuar.Me këtë temë, kuptojmë

mënyrën e mësimit të fëmijëve me muzikalitet në jetën e përditshme edhe pse edukatën

muzikore fëmijët e marrin në familje që në moshë të hershme dhe është një lëndë e cila i

aktivizon, stimulon dhe lumturon gjithmonë nxënësit.Në formimin e gjithanshëm të

personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi. Edukata muzikore në

pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është komponente me rëndësi në

zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit.Ky studim ka të bëjë me njohjen e muzikës,të

kuptohet së pari se ҫka është ritmi e ҫka melodia, pastaj të arrijmë deri teedukimi i

nxënësve dhe arsimimi i tyre në fushën e muzikës, që ndikon d.m.th nëmotivimin e tyre

në këtë fushë.

Që nga lindja, ritmi është element i vazhdueshëm i shprehive të njeriut në aktivitetet e

ndryshme të jetës.Fjala ritëm rrjedh nga fjala greke-rhitmos dhe paraqet përsëritjen e

njëtrajtshme të një vlere të caktuar, realizohet nga goditje (rrahje) të rregullta ose të

parregullta dhe organizohet brenda një mase.

Melodia është ajo që na mundëson të dallojmë një vepër nga një tjetër, ajo që e bën

muzikën të paharrueshme, pra, melodia është ajo që qeniet njerëzore janë në gjendje ta

riprodhojnë në mënyrë individuale duke kënduar, duke rrahur dhe duke rënkuar. Melodia

është bashkësia e tingujve që këndohet apo ekzekutohet sipas një ritmi të caktuar,

d.m.th.është rezultat i bashkimit të tingujve me ritmin.

Për realizimin e këtij punimi janë bërë hulumtime se si t’i dallojnë nxënësit motivet, si të

njohin muzikën dhe të zhvillojnë ndjenjën melodike dhe atë ritmike e poashtu edhe

edukimin e tyre.

Fjalët kyҫe: edukim, arsimim, ndjenjë, ritëm, melodi.

Page 7: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

7

ABSTRACT

The theme "Education and educating of melodic-rhythmic feelings among students" is a

topic that is wide, interesting and very important to study. With this subject, we

understand the way children learn music with their everyday lives, even though children's

educational backgrounds are taken early in the family, and it is a subject that activates,

stimulates and happends to the students. In the overall formation of human personality,

decisive role is education and educating. Musical education in contemporary pedagogy

has a prime place and is a key component in the overall development of personality. This

study is about music recognition, first of all, what is the pace of the melody, then we

reach the pupils' education and their educating in the music field, which implies their

motivation in this field.

Since birth, rhythm is a constant element of human habits in different life activities. The

word rhythm derives from the Greek word-rhytmos and represents a uniform repetition of

a certain value, is accomplished by regular or irregular blows (beatings) and is organized

within a certain extent.

The melody is what enables us to distinguish one work from another, which makes music

unforgettable, so the melody is what human beings are able to reproduce individually by

singing, whistling, and moaning. Melody is the mix of sounds that are sung or executed at

a certain pace, i.e. is the result of unifying the sounds at pace.

For this work i have done a lot of research on how to differentiate students' motives, how

to recognize music and develop melodic and rhythmic feelings and also their education.

Key words: education, educating, feeling, rhythm, melody.

Page 8: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

8

Hyrje

Shkenca dhe arti janëdy format më kryesorre të veprimtarisë shpirtërore, me të cilat

njeriu shprehë ekzistencën krijuese. Artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve

shprehëse specifike.p.sh. letërsia me fjalën artistike; artet figurative me linja, ngjyra,

figura; vallëzimi me lëvizje, etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet e saj shprehëse -

tingujt muzikorë të organizuar në pikëpamje melodike, metro-ritmike, harmonike, etj.

Muzika ndryshe nga artet e tjera, është e zhveshur nga vizualiteti dhe semantika e

ngushtë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo shprehë gjendjen emocionale shpirtërore të njeriut, duke

i mundësuar përjetim dhe përceptim estetik të realitetit, pra “muzika ështënjohje

emocionale e botës shpirtërore”. Fuqia e madhe që ka ky art, bën që të depërtojë thellë në

vetëdijen, madje edhe nënënvetëdijen tonë, pikërisht këtu qëndron mundësia për ndikim

edukativo-arsimor të muzikës. Jeta e njeriut pa shprehje artistike do të ishte e mangët, e

zbrazët, gati e pamundshme.Për forcën ndikuese që kanë artet, sidomos muzika në

njeriun dihet kaherë, kjo senzibilizon dhe fisnikëron ҫdokënd që e dëgjon, si dhe ndikon

në shpirtin dhe trupin e tij.Gjuha e muzikës është e posaҫme, specifike.Muzika ekziston,

aty qëndron domethënia e saj!

Me qëllim të shtjellimit të rolit edukativo-arsimor në muzikë, punimi është ndarë në katër

kapituj.

Në kapitullin e parë,kam vendosur që të shpjegoj së pari ҫ’është muzika dhe ҫfarë roli ka

tek njerëzit, pastaj do të shtjelloj dhe do të shpjegoj rolin e edukatës muzikore dhe në

fund që të arrihet të kuptohet muzika me elementet e saj dhe rëndësia që kanë ato, kam

vendosur që të hulumtoj për zhvillimin historik të muzikës ndër vite.

Në kapitullin e dytë, fillimisht do të shtjellohet roli i elementeve muzikore në ndjenjat dhe

kreativitetin e nxënësve, pastaj bëhet ndarja e dy elementeve kryesore të muzikës që janë

ritmi dhe melodia ku do të tregohet se ҫka janë, cila është rëndësia e tyre dhe si mund t’i

dallojmë nga njëra-tjetra.

Page 9: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

9

Në kapitullin etretë, do të shtjellohet edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike dhe asaj

ritmike, do të bëhet shpjegimi se si zhvillohet ndjenja melodike dhe ritmike me kalimin e

viteve dhe si fillon fëmija të këndojëҫdo herë e më mirë pasi zhvillohen këto ndjenja.

Në kapitullin e katërtë, do të bëhet përshkrimi i punës praktike, do të bëhet punimi i një

ore mësimore me kurrikulë dhe do të bëhet përshkrimi i metodologjisë dhe rrjedhës së

planit të orës mësimore.

Page 10: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

10

Qëllimi

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të kuptoj dhe t’i ndihmoj edhe të tjerët të kuptojnë më

mirë, se si t’i edukojnë dhe arsimojnë nxënësit me dashuri dhe butësi në fushën e

muzikës, si t’i stimulojnë nxënësit dhe si ta bëjnë më atraktive dhe efektive orën e

muzikës.Qëllimi kryesor i edukimit dhe arsimimit muzikor tek nxënësit, është që nxënësit

të bëhen muzikëdashës dhe njohës të artit muzikor, sepse arti muzikor ndikon në

formimin e personalitetit human dhe të kulturuar të nxënësve të kësaj moshe.Me fjalë të

tjera, nxënësit duhet tëbëhen pjesëmarrës aktivë në jetën muzikore të mjedisit shkollor

dhe më gjerë, tëaftësohen për ta kuptuar dhe për ta përjetuar muzikën, si dhe për t’u

shprehur nëpërmjet saj me mjetet muzikore.

Page 11: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

11

Objektivat

Objektivat më të rëndësishëm për ta realizuar këtë qëllim, janë:

Përmes edukimit dhe arsimimit muzikor të zhvillohet dashuria e nxënësve ndaj

muzikës, të aftësohen për përjetim dhe shprehje muzikore, gjë që do të ndikojë në

formimin e ndjenjave estetike, patriotike dhe sociale të tyre;

Një ndër komponentët më të rëndësishëm muzikorë, pa dyshim është zhvillimi i

veshit muzikor të nxënësve, duke nënkuptuar para së gjithash, zhvillimin e

ndjenjës ritmike dhe melodike;

Ritmi, si një ndër përbërësit elementar të shprehjes muzikore, zë vend të

rëndësishëm në mësimdhënie. Ushtrimet e ndryshme ritmike do ta përfeksionojnë

ndjenjën ritmike të nxënësve;

Melodia, është ajo qëna mundëson të dallojmë një vepër nga tjetra. Nëpërmjet

këngëve dhe ushtrimeve të ndryshme melodike, nxënësit ballafaqohen me cilësinë

më të lartë të tonit-me lartësinë e tij, pra, këto ushtrime do ta zhvillojnë

ndjeshmërinë e tyre ndaj lëvizjeve tonale. Reprodukimi i saktë i lartësive tonale

është një ndër karakteristikat e veshit të zhvilluar muzikor, drejt të cilit synon

edukimi muzikor;

Gjatë zhvillimit të veshit muzikor (ritmika, melodika) do të mundësohet shkrim-

leximi elementar muzikor. Arsimimi teorik i nxënësve, do të arrihet poashtu

nëpërmjet formave të tjera të punës edukativo-muzikore. Përgjithësimi teorik i

dukurive të ndryshme muzikore do të jetë rrjedhim i dukurive muzikore të

përjetuara më parë.

Page 12: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

12

KAPITULLI I

1. Muzika

Muzika është art, që shprehet me anë të tingujve dhe përceptohet me anë të shqisës së të

dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e

hershme.Fëmija para se t’i bëjë hapat e parë, para se të shqiptojë fjalët e para, para se t’i

bëjë zhgarravitjet e para, fillon të reagojë ndaj tingullit.Edhe pse nuk është shenjë e

sigurtë e muzikalitetit, prapëseprapë dukuritë e caktuara tingëllore e bëjnë fëmijën të

reagojë në mënyrë të caktuar, sepse, muzika zgjon tek ai gjallëri të gëzueshme, ose

prehje, ndërsa më vonë fillon ta kërkojë edhe burimin e saj.p.sh. tingujt tepër të fuqishëm

e bëjnë atë të qajë, ndërsa kënga delikate e nënës apo goditjet e ndryshme ritmike që

zgjasin një kohë më të gjatë, e bëjnë që të ndërprejë të qarit.1

Muzika është art që pasqyron jetën dhe shpreh mendimet, ndjenjat, emocionet e njerëzve,

nëpërmjet gjuhës së saj të përbërë nga tingujt muzikorë.2Muzika definohet si veprimtari

artistike e cila përmes tingujve, në mënyrë të drejtpërdrejtë manifeston disponimin

emocional dhe reflekton momentet e caktuara të realitetit, ndaj për këtë arsye edhe ishte

përcjellëse e jetës së përditshme të njeriut gjatë historisë dhe njëherësh edhe pjesë e

dëfrimit të tij.3Mësimi i muzikës është edukativ, sepse ndikon në zhvillimin e interesimit

për koncepte dhe njohuri të reja, siҫështë begatimi me paraftyrime të reja, ia fisnikëron

ndjenjat dhe ia forcon vullnetin, ndikon në zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës,

përceptimin dhe të vërejturit e drejtë e të mirëfilltë, vëmendjen, etj.Muzika shpesh ka

forcë më të madhe se fjala, kështuqë e begaton moralisht personalitetin e nxënësit dhe

jetën fëmijërore emocionalisht dhe ndihmon të kuptuarit dhe zhvillimin e dhuntive

krijuese të tyre.Përmes shprehjeve të figurshme, muzikës, videos, lojës, etj,

1Seniha Spahiu. Muzika dhe edukimi.Prishtinë, 2012, f. 70.2Violeta Shamku. Edukimi muzikor, klasa 6.Tiranë, 2014, f. 3.3Naser Ferri. Mitologjia e gjallë.Prishtinë, 2012, f. 111.

Page 13: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

13

kontribuojmëpër mësimin e plotë, jo vetëm me fakte, por edhe me nocione dhe sigurojmë

zbatimin e shkathtësive të mësuara në jetën reale.4

Sa më shumë që fëmijët të merren me muzikë, ajo do të ndikojë në sjelljet e tyre të

kulturuara, e poashtu edhe në punë dhe pushim. Gjatë të kënduarit trupi duhet të qëndrojë

drejtë në mënyrë që të rregullohet frymëmarrja dhe vrapohet më me lehtësi, kjo ndikon

në zhvillimin fizik të fëmijëve, edhe gjatë ushtrimve muzikore kur ritmi bashkohet me

muzikën, lëvizjet bëhen të koordinuara dhe të gjitha pjesët e trupit zhvillohen natyrshëm,

pa ndierë ndonjë lodhje por gëzim e entuziazëm, duke e ndierë e përjetuar muzikën dhe

duke u shprehur përmes saj.5Nxënësit që në fillim dallojnë se kënga me tekstin e saj ka

shprehje më të fortë dhe më të bukur nëse përcillet me ndihmën e mjeteve muzikore

(instrumentit, zërit, ritmit, etj).Sidomos në veprimtaritë muzikore, nxënësit kanë zhvillim

të fantazisë fëmijërore.Aparati i zërit e rregullon të folurit, është e njohur metoda e

shërimit të belbëzimit tek fëmijët gjatë të kënduarit.6

Në procesin mësimor, mësimi i muzikës ka një rëndësi të madhe pasi që nëpërmjet saj

nxënësit zhvillojnë aftësitë psiko-fizike, shprehin ndjenjat e tyre, përforcojnë aftësitë e të

folurit, përmes këngëve popullore dallojnë identitetin e popullit të vet, gjithashtu përmes

tematikës së këngëve që interpretojnë dhe dëgjojnë ata njihen edhe me dukuritë në natyrë

dhe në shoqëri, siҫ janë: stinët e vitit, festat, familja, etj.

“Muzika e mirë i jep kënaqësi si interpretuesve ashtu dhe dëgjuesve”.7

1.1. Edukata muzikore

Synimi dhe dëshira e prindërve është që të rrisin dhe edukojnë fëmijë të shëndoshë, të

gëzueshëm dhe të zhvilluar drejtë, për këtë qëllim familja paraqet faktorin e parë social-

edukativ në zhvillimin e fëmijës.Kështu, fëmija rritet dhe zhvillohet në qenie të

shëndoshë shoqërore, prandaj në këtë proces të socializimit të fëmijës roli i prindërve

4Bonnie Miller. Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit.Ferizaj, 2003, f. 105.5Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore. Prishtinë, 1999, f. 8-10.6Jelena M. Bogojeviq, Milena Papiq, Bilana Durkoviq. Mrekullia e muzikës 1.Podgoricë, 2012, f. 5.7Dr. K. Hrid.

Page 14: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

14

është vendimtar. Në kuadër të kujdesit dhe të edukimit të gjithmbarshëm, duhet të

kërkohen edhe ndikimet muzikore-edukative të cilat nuk janë aq të sistemuara në familje

dhe të planifikuara siҫ do të jenë më vonë në institucionet edukative.

Në formimin e gjithanshëm të personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe

arsimi. Edukata muzikore në pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është

komponente me rëndësi në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit.Kjo veprimtari

duhet të jetë e planifikuar dhe e sistemuar mirë, sepse ekzistenca e vetë njeriut dhe

evolucioni i tij janë të lidhura ngushtë edhe me artin, edukatën e gjithashtu edhe me

muzikën. Edukata mbështetet në zhvillimin pozitiv të cilësive të personalitetit duke i

përvetësuar vlerat morale dhe i përgatit nxënësit që ta kuptojnë të bukurën në shumë

aspekte të jetës, si në shoqëri ashtu edhe në punë. Nëse njeriu nuk edukohet moralisht, as

në punë nuk do të jetë kurrë efikas dhe i mirëfilltë, edukimi i mirëfilltë muzikor, ndikon

që interesat personale t’u nënshtrohen qëllimeve më të larta, siҫ janë ato shoqërore,

patriotike, etj.8Komponenti edukativ i edukatës dhe arsimit muzikorë përfshin zhvillimin

dhe kultivimin e cilësive pozitive të personalitetit e posaҫërisht bindjen për dashurinë

ndaj artit muzikor dhe arteve në përgjithësi, poashtu ndikon në formimin dhe zhvillimin e

veprimtarive efikase të bashkësive të të rinjve, e në këtë rast luan rol edukimi shoqëror, i

cili gjithnjë sjellë vlera edukative.

Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi, është faktor

vendimtar dhe me rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijës.Në zhvillimin

muzikor, edukata dhe mësimi janë të lidhura mes vete dhe kanë ndikim të ndërsjellë, pra,

nuk ka mësim që nuk mund të jetë edhe edukativ. Edukata ndikon në të përshtaturit e

jetës së fëmijëve në shoqëri, ajo duhet të mbështetet në arritjet kulturore, duke ndërlidhur

e gërshetuar muzikën kombëtare me ato botërore dhe anasjelltas. Edukata muzikore

ndikon me efekt pozitiv gjatë aktiviteteve fizike, siҫ janë lëvizjet nën ndikim të ritmit, për

formimin estetik trupor.9Në mësim, procesi i zhvillimit të diturisë, shkathtësive dhe

shprehive muikore arrihet në mënyrë të organizuar. Para së gjithash, parimi kryesor mbi

të cilin duhet të ndërtohet procesi edukativ-arsimor është se muzika duhet të mësohet

8 Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore.Prishtinë, 1999, f. 7.9Po aty, f. 14.

Page 15: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

15

përmes muzikës, nga kjo e thënë nënkuptohet që botëkuptimi i rrënjosur nga e kaluara

(që mësimi duhet të realizohet nëpërmjet litraturës instruktive) duhet të tejkalohet, sepse

përdorimi i tepërt i kësaj literature mund të jetë i dëmshëm si nga aspekti pedagogjik

ashtu dhe estetik, ngase ҫështja që trajtohet në to paraqitet zakonisht e shpeshtuar dhe në

mënyrë stereotipe, gjë që bën të mos zgjohet interesimi nga ana e nxënësve dhe të mos

kënaqen. Pra, kjo e thënë përmban në vete esencën e synimeve bashkëkohore të

pedagogjisë muzikore, sepsenga vetë krijimtaria muzikore duhet të nxjerrim material

mësimor.10

1.2. Zhvillimi historik i edukimit muzikor

Arti muzikor, ka qenë i pranishëm në shfaqjet e ndryshme jetësore që nga fillimet e jetës

shoqërore të njeriut, sepse zinte vend të dukshëm.11Njohja e bazës historike ka rëndësi të

madhe për edukatën muzikore, meqë muzika ka lindur me krijimin e shoqërisë

njerëzore.Sikurse për muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë

nuk ka të dhëna konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimore mund të

flitet për kulturën muzikore të asaj kohe.E në këtë histori mësojmë ecurinë dhe zhvillimin

e saj si dhe mënyrat se si është bartur e mësuar muzika deri në ditët e sotme.

Gjeneza e edukatës muzikore:

Në shoqërinë primitive njerëzit kanë kënduar dhe kanë ekzekutuar nëinstrumente

muzikore primitive, këto të dhëna janë të bazuara në hulumtime shkencore.Në shpella të

ndryshme janë gjetur vizatime apo gdhendje me gurë me motive nga jeta muzikore e

kohëve më të lashta.Në ato kohë dhe në këtë rend shoqëror, nuk ka pasur institucione të

caktuara edukative, por nga përvoja e breznive është bartur dhe begatuar muzika si dhe

mënyra e tëmësuarit të saj brez pas brezi, kështu me shfaqjen e klasave shoqërore edhe

muzika ndahet në: atë të rendit sundues dhe atij të sunduar. Brezi i ri skllavopronar

edukohej në institucione edukative, kurse fëmijët e klasës së sunduar me muzikë

merreshin vetë, gjatë punës apo kohës së lirë.

10Seniha Spahiu. Muzika dhe edukimi.Prishtinë, 2012, f. 78.11Seniha Spahiu. Metodikë e mësimit të muzikës.Prishtinë, 2008, f. 24.

Page 16: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

16

Me formimin e shteteve të para, veҫanërisht në ato të Lindjes, qe pranuar mendimi

(qëështë i pakundërshtueshëm edhe sot) se muzika ndikon shumë në formimin dhe

zhvillimin e karakterit dhe të personalitetit të njeriut.Ndër civilizimet e para siҫ ishte

kultura e popullit egjiptian, muzika ishte e pranishme si një pjesë përbërëse me rëndësi në

ceremonitë e festave të tyre; rrjedhimisht duhet të këtë pasur edhe mësues të mirë për

mësimin e muzikës, e sidomos të instrumenteve muzikore të asaj kohe: harfa dhe

flauti.Civilizimi i muzikës ishte i pranishëm edhe në vende tjera që njiheshin nga kultura

në përgjithësi, për jetë të begatshme muzikore etj, pornë kultivimin e vlerave muzikore ka

luajtur rol të rëndësishëm Greqia e lashtë, ku muzikën epërdornin për tëҫliruar emocionet

e tepërta. Në edukimin e të rinjve muzika kishte funskion të veҫantë, ngase në Greqi

mendonin se të rinjtë duhet të mësonin vetëm muzikën e mirë.Filozofi i madh grek,

Platoni thoshte: “Sa mëe mirë që të jëtë muzika në një shtet, aq më i mirë do të jëtë edhe

shteti?!”.Kur flitej për dikë që ishte muziktar, do të thoshte se ishte njeri i

arsimuar.“Muzika mos t’i shërbejëvetëm kënaqësisë së zbrazët, por qëllimi i saj të jetë

përsosmëria harmonike e jetës shpirtërore të njeriut dhe largimi i së keqes”.

ILIRIA- Jeta muzikore e tyre ishte e begatshme që nga koha pellazge, por të dhëna kemi

pak, sepse gjithmonë të huajt, gjurmimet që kanë bërë, i kanë përvetësuar si të tyre ose i

kanë shkatërruar.Qyteti i lashtë i Apolonisë si emblemë kishtë veglën muzikore - LIRA, e

cila bashkë me vallen e zjarrit, pasqyrohet në monedhat vendase.Në Shqipërinë

Jugperëndimore gjatë gërmimeve janë gjetur veglat muzikore, si p.sh sandalet me tingëza

të drejtuesve muzikorë, qaforet me zilka, pjata të remta bashkë me gongun që përdoreshin

në shfaqjet e tragjedive, etj.12

DARDANIA - krahinë ilirike, ku në shekullin IV dha dijetarin dhe muziktarin Kosovar,

që vlen të përmendet: Niketë Dardani,personalitet madhor i traditës sonë artistike dhe i

diturisë, që predikonte se këndimi liturgjik ndikon në gjendjen shpirtërore të njerëzve, si

mjet i fuqishëm që e tejkalon efektin e predikimeve. Shprehej për aspektin etik, estetik,

dhe metodik të këndimit: “Duhet kënduar më fort me shpirt sesa me zë”; “Zoritja e zërit,

bërtitjet, ҫjerrjet… janë të ndaluara”; “Kur këndohet bashkërisht të ujdisen zërat njësh”.

Këto dhe mendime të tjera vazhdojnë ta ruajnë domethënien e tyre praktike të edukimit

12Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore.Prishtinë, 1999, f. 4.

Page 17: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

17

muzikor.13Vlen të theksohen dy veprat kryesore të tij: broshurën me titull: “De

Psalmodiae bono” me udhëzime për drejtuesit koral dhe himnin famëmadh me titull “TE

DEUM LAUDAMUS”. Ky himnështë i përhapur dhe i njohur në tërë botën, e vazhdon të

këndohet edhe sot, ҫdo të dielë nëҫdo kishë,teksti është në gjuhën latine, meqë Roma në

tërë perandorinë e saj detyronte si gjuhë zyrtare - latinishten.

Me hapjen e shkollave për këngëtarë, fillon të zhvillohet edhe mësimdhënia e mirëfilltë

muzikore, ku gjatë kësaj epoke (shek.X-XIII) janë dalluar shumë teorikë të muzikës, që

ndihmuan në zhvillimin e sistemit tëshenjave të shkrimit të tingujve, ku më i njohuri

ishte Guido nga Arexo, mendimtar dhe pedagog i muzikës, i cili përdori rrokjet e

solmizimit ut (do), re, mi, fa, sol, la – si simbole të funksioneve në heksakord.Ishin

rrokjet e para nga himni i Shën Gjonit, ku secili varg fillon për një gradë më lartë.Sa

epokale është kjo gjë, e vërteta flet se edhe sot këto rrokje përdoren si simbole për

emërtimin dhe ushtrimin e lartësive tonale. Duhet përmendur edhe një mjet konkretizimi,

i njohur si “Dora e Guidos”, ku ҫdo nyje e gishtërinjve të dorës së majtëështë e lidhur me

përfytyrimin e një tingulli të sistemit të atëhershëm tingëllor.

Jan Kukuzeli–personalitet poliedrik muzikor, i cili vazhdoi traditën tonë muzikore

vendëse të kohës mesjetare (shek.XI-XII), ishte kompozitor i shumë himneve e këngëve

fetare, poashtu ishte këngëtar i shkëlqyer me aftësi të jashtëzakonshme i mbiquajtur

“zëmiri”, mësimdhënës e drejtues koresh, teoricien e reformator i shkrimit muzikor.Vlen

të theksohet veprimtaria e tij teoriko-pedagogjike, ku ka dhënë kontribut sidomos me

krijimin e një sistemi të shkrimit të tingujve – shkrimi kukuzelik.Këto ishin (38) shenja

që shkruheshin me ngjyrë të kuqe mbi tekstin e këngëve dhe tregonin lëvizjen e tingujve.

Jan Kukuzelin e quanin “mësues të mësuesve”.14

Renesansa- përfaqësonte një lulëzim nëart, e posaҫërisht në atë muzikor. Reformatori i

njohur kishtar i asaj kohe, Martin Luteri, i cili mirrej më muzikë profesionalisht, thoshte:

“Muzika duhet patjetër të jëtë e ҫmuar në shkollë. Mësuesi duhet të jetë patjetër edhe

këngëtar, përndryshe nuk e pranoj”.Jan Amos Komenski, pedagog i shek.XVII, në

shkollë kërkonte mësimin teorik dhe praktik të muzikës dhe mësimin e këngës e vë baraz

13Seniha Spahiu. Metodikë e mësimit të muzikës.Prishtinë, 2008, f. 25.14Po aty, f. 27.

Page 18: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

18

me gjuhën amtare dhe matematikën.Edhe filozofi e pedagogu i madh francez i

shek.XVII, Zhan Zhak Ruso është nismëtar i mësimit modern të muzikës në shkolla, që

përveҫ këngëve kërkon edhe shkrim e lexim muzikor në shkolla, dëgjim të muzikës,

përdorimin e mjeteve mësimore gjatë orës, mësimin në ekzekutim të intrumenteve

muzikore, etj. Në po këtë periudhë edhe reformatori i shkollimit të përgjithshëm

popullor- Johan H. Pestaloci, kërkon që muzika të bëjë pjesë në planin integral të

edukatës estetike dhe të jetë si lëndë e detyrueshme për të gjithë fëmijët. Ai i vuri rëndësi

zhvillimit të talentit, improvizimit muzikor të fëmijëve, etj.Johan A.Hiler në vitin 1972,

shkroi metodikën e parë të muzikës.

Nga shek.iXIX-të, qëndrimet e reja pedagogjike synojnë në zhvillimin e gjithanshëm të

muzikalitetit të fëmijëve, kjo është periudha drejt kërkimit të metodave të ndryshme

mësimore në muzikë, të cilat e bëjnë më shpejt të “kapshme” muzikën për moshat e

reja.Në shek.20-të në Evropë krijohet ideja për ndërtimin dhe krijimin e vlerave muzikore

dhe edukimi muzikor si pjesë e shkollimit të plotë, kjo ka të bëjë me planprogramet dhe

punën e planifikuar duke filluar nga institucionet parashkollore e deri të shkollimi i lartë

muzikor.Edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, muzika në shkolla nuk mësohej me një

planprogram unik, sepse në ish-Jugosllavi nuk kishte organizim unik në mësim dhe nuk

bëhej ndonjë kontroll në të mirë të mirëvajtjes së mësimit me një “metodikë të edukatës

muzikore” të njejtë e kombëtare.Mësohej me sistemin shkollor jugosllav, duke përfshirë

edhe historinë dhe kulturën muzikore të popujve sllavë.15

15Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore. Prishtinë, 1999, f. 5-6.

Page 19: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

19

KAPITULLI II

2. Elementet muzikore

Elementet e para të edukatës muzikore fëmija fillon i merr në familje që në moshë të

hershme.Më pas, në arsimin parashkollor përmes këngëve të thjeshta, imitimeve të

ritmeve apo të tingujve të ndryshëm nga jeta e përditshme dhe lojërave muzikore, kalohet

në një punë të organizuar për t’i pajisur fëmijët me elemente muzikore dhe për t’i

përjetuar ato.Të gjitha këto elemente muzikore, të cilat ndërthuren gjatë të kënduarit, të

dëgjuarit, të shprehurit të muzikës, janë forma fillestare të të kuptuarit të saj, të cilat

zhvillohen gradualisht në arsimin fillor dhe më tutje. Në klasën e parë të ciklit fillor,

elementet bazë të muzikës jepen në një mënyrë shumë të thjeshtë, duke i marrë dhe duke

i konkretizuar ato kryesisht nga jeta e përditshme, nga dëgjimet e thjeshta muzikore, nga

të kënduarit e vazhdueshëm, nëpërmjet këngëve për fëmijë apo këngëve popullore të

thjeshta. Kështunxënësit aftësohen për të praktikuar ato elemente muzikore, duke

përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për këtë moshë. Në klasën e parë

njohuritë dhe elementet e para muzikore merren dhe mësohen jonë mënyrë intuitive, por

duke i gjetur në mjedisin e tyre ose në klasë dhe duke i zbatuar ato tek këngët, lojërat,

dëgjimet e ndryshme dhe më pas duke krijuar vetë me to.16 Njohuritë muzikore, të cilat

nxënësi do t’i njohë, do t’i dallojë dhe do t’i përdorë gjatë procesit mësimor, janë:

a) shprehitë e të kënduarit ku ai do të fillojë të bëjë shprehi në çdo orë që këndon,

shqiptimi i saktë i fjalëve të këngës etj;

b) ritmi;

c) vetitë e tingullit (gjatësia, lartësia, ngjyra, timbri, tempi, etj.);

d) njohja e veglave ritmike me goditje dhe përdorimi i tyre gjatë këndimit apo

lojërave muzikore;

e) përjetimi i muzikës dhe shprehja e saj, duke përdorur mjete të arteve të tjera dhe

një terminologji që përputhet me këtë moshë.

16http://shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/05_ed._muzikor_kl1.pdf

Page 20: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

20

Pra, gjatë procesit të të mësuarit njohuritë muzikore janë të lidhura ngushtë dhe gjejnë

zbatim në praktikën muzikore. Kjo do të thotë se të gjitha njohuritë, aftësitë dhe shprehitë

e fituara gjatë procesit mësimor realizohen duke u ndërthurur përmes veprimtarive

praktike artistike në klasë, shkollë ose në auditore të ndryshme.

Mësimi i elementeve muzikore shërben për të krijuar aftësi dhe shprehi që nxënësi i

përvetëson nën drejtimin e mësuesit.Elementet kryesore të muzikës janë: ritmi, melodia

dhe tempi.17

2.1. Ritmi

Te njeriu, ritmi është element i vazhdueshëm i shprehive të tij në aktivitetet e ndryshme

të jetës. Fëmija lind me prirje dhe dëshira për lëvizje dhe shprehje të tjera ritmike,

mendohet që edhe para lindjes fëmija ka të bëjë me ritmin, sepse që në barkun e nënës

është mësuar të dëgjojë të rrahurat e zemrës së saj dhe pushon edhe të qarat pas lindjes

kur nëna e orfon tek gjoksi i saj; edhe ritmi i këngës duke e përkundur në djep e qetëson

dhe i jep kënaqësi fëmijës në muajt e parë pas lindjes, ku vërehet që edhe veë mundohet

ta imitojë duke i shprehur shenjat e para të dëshirës për lëvizje. Pastaj kur rrahim

shuplaka vërejmë së edhe fëmija mundohet që të veprojë njësoj duke bërë lëvizje trupore.

Ritmi, pra, na rrethon në ҫdo anë, është i pranishëm gjatë frymëmarrjes, gjatë ecjes,

lëvizjes, në muzikë, në artet tjera e në lëmenj të tjerë, pra është në ne dhe rreth nesh.18

Ritmi është elementi zanafillës i shprehjes muzikore dhe është rrënjosur në qënien tonë.

Ritëm pa muzikë ka, por muzikë pa ritëm nuk ka! Ai bën pjesë në elementet më të

rëndësishme në muzikë dhe ҫdo pjesë muzikore është e organizuar nga goditje ritmike të

njejta (të rregullta), që i quajmë ritëm ose temp.

Fjala ritëm rrjedh nga fjala greke-rhitmos dhe paraqet përsëritjen e njëtrajtshme të një

vlere të caktuar, realizohet nga goditje (rrahje) të rregullta ose të parregullta dhe

17Violeta Shamku. Edukimi muzikor, klasa 6.Tiranë, 2014, f. 26.18Seniha Spahiu. Muzika dhe edukimi.Prishtinë, 2012, f. 37.

Page 21: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

21

organizohet brenda një mase.19 Masa është hapësira midis dy vijave pingule të

pentagramit dhe mund të jetë 2, 3, apo 4 kohore. Një tjetër element i rëndësishëm i ritmit

është theksi, qëështëdy llojesh: i fortë dhe i butë. Përveҫ këtyre elementeve është i

rëndësishëm edhe tempi që paraqet shkallën e shpejtësisë së një pjese muzikore.

Shpejtësia e ritmit përcaktohet me disa terma muzikore, të cilat janë:

Adagio – shumë ngadalë

Andante – ngadalë

Moderato – mesatare, e përmbajtur

Allegro – e shpejtë, e gëzueshme

Këto terma shkruhen mbi pentagram dhe tregojnë shprejtësinë që shkruhen dhe duhet të

luhet apo këndohet pjesa muzikore.20

“Asnjë njeri, si individ, nuk mund të jetë plotësisht i kulturuar pa kulturë themelore

muzikore”.21

2.2. Melodia

“Kënga mbetet vazhdimisht forma më aktive e komunikit muzikor”

Përpunimi i përmbajtjes së muzikës është një temë e hulumtimit qëështë bërë shumë e

rëndësishme në vitet e fundit, ku shumë studiues kanë zhvilluar teknika që synojnë të

përshkruajnë automatikisht dhe të merren me të dhënat audio në një mënyrë kuptimplotë

muzikore, e në këtë kontekst, melodia luan një rol të madh. Është melodia ajo qëna

mundëson të dallojmë një vepër nga një tjetër, ajo që e bën muzikën të paharrueshme, pra

melodia është ajo që qeniet njerëzore janë në gjendje ta riprodhojnë në mënyrë

individuale duke kënduar, duke rrahur dhe duke rënkuar.

19https://sq.wikipedia.org/wiki/Ritmi20Violeta Shamku. Edukimi muzikor, klasa 6.Tiranë, 2014, f. 26.21Dr. Charles Paul

Page 22: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

22

Melodia është bashkësia e tingujve që këndohet apo ekzekutohet sipas një ritmi të

caktuar, d.m.th.është rezultat i bashkimit të tingujve me ritmin.Pra, që të shkruash një

melodi nuk mjafton të njohësh vetëm ҫelësin e solit, notat, vlerat e notave, por duhet të

njohësh shumë mirë edhe elementet nga të cilat përbëhet muzika.

Melodia, së bashku me ritmin, harmoninë, timbrin dhe vendndodhjen hapësinore

përbëjnë përmasat kryesore për përshkrimin e shëndoshë të muzikës.Melodia ka shumë

aspekte që duhet të merren parasysh, meqë mbart informacion të nënkuptuar në harmoni

dhe ritëm.Nuk ka përkufizim të rënë dakord të melodisë dhe ato mund të gjenden të

ndryshme në literaturë, secili duke marrë parasysh një aspekt tjetër të karakterizimit

melodik. Melodia mund të definohet si një grup cilësishë (atë që në e quajmë “melodi si

një grup atributesh” duke u përpjekur t’i përgjigjen pyetjes “cilat janë tiparet melodike të

këtij fragmenti audio?”) që karakterizojnë vetitë melodike të zërit. Melodia është definuar

si një objekt auditiv qëdel nga një seri transformimesh përgjatë gjashtë dimensioneve:

katran, tempull, timbër, toni, vendndodhje hapësinore dhe mjedis reverberant.22Kjo mund

të jetë përkufizimi më i përgjithshëm.

22 Jason Martineau. The Elements of Music: Melody, Rhythm, and Harmony. New York, 2008.

Page 23: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

23

KAPITULLI III

3. Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike – ritmike

Mësimi i elementeve muzikore shërben për të krijuar aftësi dhe shprehi që nxënësi ipërvetëson nën drejtimin e mësuesit. Prandaj mësimdhënia e edukatës muzikore kërkonnjë përgatitje të mjaftueshme shkencore, pedagogjike dhe metodike, ku me ndihmën emësuesit nxënësit përvetësojnë njohuritë dhe konceptet e para muzikore, me të cilat do tëmësojnë shprehitë për të kënduar, për të dëgjuar apo për t’u shprehur, si dhe duke iu bërëanalizë të thjeshtë këngëve apo pjesëve muzikore. Këngët, e sidomos lojërat muzikore,zgjidhen në përshtatje me kërkesat e bazave të arsimimit muzikor për edukimin dhearsimimin e ndjenjës ritmike dhe melodike, sepse ҫdo orë e bazave të arsimimit muzikorrealizohet përmes këndimit.23Nxënësit spontanisht zhvillojnë ndjenjën ritmike dhemelodike përmes përjetimit të këngës, prandajndjenjën ritmike dhe melodike mësimdhë-nësi duhet ta zhvillojë në mënyrë shumë profesionale, sepse është e rëndësisë së veçantëpër zhvillimin e veshit muzikor dhe aftësisë për të kuptuar raportet tingullore nga lartësiadhe gjatësia. Nxënësve që në këtë nivel u ofrojmë ndjenjën për ngjyrat tingullore dhebashkëtingëllimin harmonik, të cilat i përjetojnë përmes shoqërimeve dhe luajtjes sëpërbashkët instrumentale. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve muzikore kreative, nxisimndjenjën për tërësitë muzikore, ndërsa përmes dëgjimit të vëmendshëm muzikornjëkohësisht zhvillohet kujtesa muzikore.

Shkathtësitë motorike të këndimit, ligjërimit ritmik, të luajtjes instrumentale dhe tëlëvizjes arrihen përmes interpretimit dhe sidomos përmes lojërave didaktike, me të cilatzhvillojmë vullnetin dhe vëmendjen e tyre.Me këto shkathtësi arrihet nivel më i lartë iintepretimit, ku nënkuptohen ushtrimet për frymëmarrje, pozita e trupit, diksioni, mbajtjae instrumentit, formimi dhe artikulimi i tingujve, shprehja e vijës melodike përmeslëvizjes së trupit, metrit, ritmit dhe dinamikës.

3.1. Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike

Formimi dhe kultivimi i ndjenjës ritmike të nxënësve pa mëdyshje është një nga

objektivat qëndrorë në kompleksin e edukimit muzikor.Pa e senzibilizuar këtë ndjenjë

ndaj oscilimeve të ndryshme metro-ritmike nuk mund ta mendojmë formimin e veshit

23http://www.academia.edu/17243069/PROGRAMI_I_EDUKIMIT_MUZIKOR

Page 24: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

24

muzikor.Për këtë arsye zgjimi dhe zhvillimi i ndjenjës ritmike është një nga objektivat

kryesorë të edukimit dhe arsimimit muzikor. Ushtrimet e para për senzibilizimin e

ndjenjës ritmike të fëmijëve realizohen duke i vërejtur dhe imituar dukuritëe ndryshme

ritmike në natyrë (onomatopeika ritmike). Numri i tyre është i madh dhe i llojllojshëm:

luhatja, rënja e ҫekanit, tiktaku i orës, hapat e njeriut, tërheqja e litarit të kambanës,

lëvizjet e kositësit, etj. Për t’u arritur më parë përjetimi e më vonë kuptimi dhe

interpretimi i vetëdijshëm i formave të ndryshme metroritmike, në didaktikën muzikore

aplikohen veprime dhe mjete të ndryshme sikur: lëvizjet me duar, këmbë, tërë trupin,

instrumentet muzikore me goditje, etj.24 Të gjitha këto veprime dhe mjete i zbatojmëjo

vetëm për arsyet e njohura edukative mësimore, por edhe për atë se fëmijës duhet t’i

ofrojnë diҫka për ta sensibilizuar që edhe ai të reflektojë në atë sens.

Edukimi i ndjenjës ritmike të nxënësve, mbështetet në parimin se dukuritë ritmike së pari

duhet tëpërjetohen në formën më konkrete nëpërmjet interpretimit dhe më pas duhet

tëarrihet përgjithësimi i vetëdijshëm dhe zbatimi praktik i saj, si p.sh.:

- Rikujtimi i dukurive nga natyra dhe mjedisi, p.sh.: të rrahurit e orës tiktak, imitimi i

trenit, rënia e ziles, rrahja e çekanit dhe dukuri të tjera.

- Ligjërimi i gjëzave duke i shoqëruar me lëvizje ritmike ose fjalë të ndryshme të ndara

në rrokje, duke i shoqëruar me shuplaka.

Mësuesit, lidhur me zhvillimin e ndjenjës ritmike të nxënësve, duhet të sjellin në klasë

ushtrime dhe forma pune që të arrijnë të dallojnë saktë gjatësitë ritmike duke mësuar t’i

mbajnë ose të këndojnë.Në çdo rast mësuesi duhet të ketë kujdes që të mos kalojë

mundësitë perceptuese të nxënësve.25Gërshetimi i ushtrimeve me elemente ritmike, me

shoqërimin e këngëve dhe lojërave të tyre fëminore janë shumë të këshillueshme.

Gjatë orës mësimore është me rëndësi që mësimdhënësi t’ua lehtësojë dhe t’ua bëjë më

atraktiv mësimin e ritmit, duke paraqitur disa dukuri natyrore të cilat janë më të afërta për

ta dhe që më dukshëm e shprehin ritmin,sepse është e pamundur të kuptohet vetëm me të

dëgjuar, kështup.sh. duke u shprehur me anë të lëvizjeve ritmike, lëvizjeve të duarve, dhe

24Seniha Spahiu. Muzika dhe edukimi.Prishtinë, 2012, f. 37.25http://shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/05_ed._muzikor_kl1.pdf

Page 25: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

25

këmbëve, trupit, trokitjes me laps në bankë, pastaj me anë të instrumenteve ritmike që

edhe nxënësit vetë mund t’i ndërtojnë (kuti të mbushura me zallë, rrakrrake), etj.

Disa nga dukuritë ritmike të cilat fëmijët i njohin nga përvoja, por ende nuk janë të

vetëdijshëm se aty është ritmi, janë: të rrahurat e zemrës së njeriut, të ecurit e fëmijëve,

lëvizjet gjatë veprimeve të nënës në punët e shtëpisë (sitja e miellit, hollimi i petëve, etj),

lëvizjet e akrepave të orës, përkundja e djepit, notimi, etj.26

3.2. Edukimi dhe arsimi i ndjenës melodike

Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike.Deri

nga mosha dyvjeҫare fëmija nuk është në gjendje të interpretojë në mënyrë të saktë tërësi

melodike.Fëmija para se t’i shqiptojë fjalët e para, para se t’i hedhë hapat e parë, fillon të

reagojë ndaj tingullit.p.sh. tingujt e fortë, të ashpër e shqetësojnë, e bëjnë të qajë, kurse

tingujt e butë, ninullat e nënës e qetësojnë. Në muajt e parëte fëmija vërehet ndjenja e

kënaqësisë, përkatësisht e pakënaqësisë që e nxisin tingujt me karakter të ndryshëm.

Ndërkaq, duke u shtuar stimulimet melo-ritmike nga mjedisi social, sidomos nga kënga e

nënës, diferencohen edhe reagimet e fëmijës.Në familjet më muzikale, ku është e

pranishme muzika, këto stimulime janë më të fuqishme dhe frytdhënëse.

Muzika hyn në jetën e fëmijës, sepse së pari, e përgjon muzikën, pastaj e dëgjon më i

përqendruar dhe më pas përpiqet ta riprodhojë, gjë që fillon që nga muaji i

gjashtë.Muzika zgjon tek ai disponim, gëzim, qetësim. Në zhvillimin e mëtejshëm

muzikor, komponentët melodikë e ritmikë zhvillohen shumë më tepër,fëmija arrin të

këndojë më me siguri lartësi tingëllore dhe përvetëson më me kuptim komponentin melo-

ritmik të këngës se sa tekstin e saj, duke u bazuar në aktivitetet e veshit muzikor,

organeve të zërit, etj. Kjo ndodh për arsye se aftësitë muzikore maturohen më shpejt se

zhvillimi i përgjithshëm intelektual, prandaj mosha parashkollore është stad shumë i

rëndësishëm për zhvillimin e aftësive muzikore, sepse në bazën e tyre qëndron substrati

dhe plasticiteti i sistemit nervor-muskulor.27 Në moshën shkollore edukimi dhe arsimimi

26Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore. Prishtinë, 1999, f. 26-27.27Josip Berger. Može li se ispitivati dečja inteligencija.Beograd, 1964, f. 8.

Page 26: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

26

muzikor institucional ndikon dukshën në ngritjen e zhvillimit të aftësive muzikore, duke

nxjerrë në pah edhe më shumë ndryshimet individuale. Edukimi i ndjenjës melodike,

duhet të arrihet nga mësuesi nëpërmjet dëgjimeve konkrete me instrumenete, nëpërmjet

magnetofonit ose duke i gjetur (konkretizuar) ato në mjedisin e klasës.Ndjenja melodike

e nxënësve tregon gradë të ndryshme si në pikëpamje të përceptimit (kuptimit) të tërësive

melo-ritmike (këngëve), ashtu dhe në riprodhimin e saktë të tyre.Ky proces poashtu është

i lidhur edhe me kujtesën muzikore.28Lartësia e tingujve konkretizohetmë mirë jo vetëm

me përfytyrime dëgjimore, por edhe me ato pamore, ku mësuesi mund të shkruajë në

dërrasë tingujt e një kënge shumë të thjeshtë duke u treguar ndryshimin e lartësisë së

tingullit.

28Seniha Spahiu. Metodikë e mësimit të muzikës.Prishtinë, 2008, f. 107.

Page 27: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

27

KAPITULLI IV

4. Përshkrimi i punës praktike

Gjatë periudhës së studimeve në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Gjakovës

“Fehmi Agani”, puna praktike është obligative.Unë praktikën e kam përfunduar në

shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Pejë, ku kam fituar një përvojë mjaft të

mirë për të ardhmen në aspektin profesional.Ҫdo vit kam zgjedhur nivelin klasor të

ndryshëm, si dhe mësimdhënës të ndryshëm. Gjatë mbajtjes së orëve mësimore, ҫdo herë

pranë kam pasur mësuesen/mësuesin mentor, të cilët posedonin të gjitha kriteret

pedagogjike që nevojiten brenda klasës. Virtytet më të rëndësishme që duhet t’i ketë ҫdo

mësimdhënës janë respektimi i orarit mësimor, edukata, sjellja, të mos bëjnë dallime mes

nxënësve, të jenë të dashur etj, e këto i gjejmë tek mësimdhënësit mentorë.Për këtë arsye

praktika pedagogjike luan një rol shumë të rëndësishëm dhe përgatit studentët që të kenë

sukses në punë në të ardhmen.

Meqenëse temën e diplomës e kam përzgjedhur në lëndën e muzikës, edhe planin e orës

mësimore do e paraqes nga lënda e edukatës muzikore.

Page 28: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

28

4.1. Plani ditor i përpiluar sipas kurrikulës së Kosovës

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet / Lënda:Edukatë muzikore Shkalla e kurrikulës: I / Klasa: 1

Tema (nga – plani dymujor):

Ritmi

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):

Të gjejë shembuj ritmikë në klasë dhe në mjedise tjera

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2, II.1, II.2, II.3.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1, 1.3, 1.4, 2.4.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Ritmi

Fjalët kyçe: Ritëm, rrahje, numërim, Tik-Tak, ndjenjë.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Gjej shembuj ritmikë brenda klasës dhe në mjedise tëtjera, krijo modele të thjeshta ritmike.Kriteret e suksesit: Zhvillojnë ndjenjën ritmike dhe respektojnë ritmin në këngë të ndryshme.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri i muzikës, tabela, shkumësi,

ora,instrumente me goditje.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Abetare,

Matematikë, Ed. fizike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË

ORËS MËSIMORE

Fillimisht kërkohen ide të ndryshme nga nxënësit rreth ritmit dhe pasi mësuesja u kërkon nxënësve

të sjellin ide të ndryshme nga mjedisi apo nga objektet e ndryshme si ora, treni, topi, etj. Pastaj

ndahet klasa në dy grupe dhe kërkohet nga nxënësit që njëri grup ta këndojë këngën “Tik-Tak, një-

dy” dhe grupi i dytë ta mbajë ritmin me shuplaka. Më pas nxënësve u shpërndahen fletë A4 dhe

kërkohet që fjalët: Mami, Babi, Ora të ndahen në rrokje dhe të përdoren shigjetat poshtë-lart.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin përmes grupeve.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

D. sh. Gjeni objekte të ndryshme që krijojnë ritëm.

REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

Ora mësimore u realizua sipas planifikimit, të gjithë nxënësit shprehën ide për ritmin dhe ishin të

kënaqur. Asnjë nxënës nuk kishte vështirësi.

Page 29: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

29

4.2. Përshkrimi i metodologjisë dhe rrjedhës së planit të orës mësimore

Në këtë pjesë të punimit, do të bëhet përshkrimi i metodologjisë së tri etapave kryesore të

orës mësimore: ERR - Evokim, Realizim kuptimi, Reflektim.

E – EVOKIM – (Brainstorming/stuhi mendimesh)

Diskutime

Në këtë etapë mësuesja kërkon nga nxënësit të japin idetë e tyre apo shembuj të

ndryshëm nga mjedisi ose për objektet si treni, topi, ora, zemra, etj, duke zhvilluar kështu

numërim ritmik.

- Zemra. Tik – tak.

- Ora. Tik - tak.

- Treni. Ҫuf – ҫaf.

- Topi. 1 – 2.

R – REALIZIMI I KUPTIMIT – (Punë në grupe)

Mësuesja merr disa vegla ritmike për të improvizuar dhe për t’ua lehtësuar dallimin e

ritmit, pastaj ndan klasën nëdy grupe me qëllim që njëri grup ta këndojë këngën “Tik-

Tak, një-dy”, ndërsa grupi i dytë të mbajë ritmin me shuplaka. Më pas zhvillohen modele

ritmike që t’i përgjgjen ritmit të këngës duke lëvizur dorën poshtë lartë.

R – REFLEKTIM – (Punë individuale)

Pasi qëmësuesja i mëson nxënësit t’i përgjigjen ritmit me lëvizje poshtë-lartë, mësuesja u

shpërndan fletët A4 duke kërkuar nga ata që t’i ndajnë në rrokje fjalët: Mami, Babi, Ora

dhe rrokjeve t’ua shoqërojnë shigjetat poshtë-lartë.

Page 30: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

30

Rezyme

Përzgjedhja e kësaj teme është bërë me qëllim të kuptimit të rëndësisë së muzikës,

posaҫërisht edukimit dhe arsimimit të ndjenjës melo -ritmike, që pa e përjetuar nuk do të

mund të arrihej.Pra, në këtë temë, është shtjelluar edukimi muzikor që nga kohërat e

lashta, kjo për arsye se muzika ka lindur me krijimin e shoqërisë njerëzore, Sikurse për

muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë nuk ka të dhëna

konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimore mund të flitet për kulturën

muzikore të asaj kohe.E në këtë histori mësojmë ecurinë dhe zhvillimin e saj si dhe

mënyrat se si është bartur e mësuar muzika deri në ditët e sotme.Me hulumtimin e këtij

kapitulli është kuptuar që mësimi i muzikës është edukativ sepse ndikon në zhvillimin e

interesimit për koncepte dhe njohuri të reja,ia fisnikëron ndjenjat dhe ia forcon vullnetin,

ndikon në zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës, etj. Muzika shpesh ka forcë më të madhe

se fjala, kështu e begaton moralisht personalitetin e nxënësit dhe jetën fëmijërore

emocionalisht e poashtu ndihmon të kuptuarit dhe zhvillimin e dhuntive krijuese të tyre.

Gjithashtu, është kuptuar qëedukata mbështetet në zhvillimin pozitiv të cilësive të

personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale dhe i përgatit nxënësit që ta kuptojnë të

bukurën në shumë aspekte të jetës, si në shoqëri ashtu edhe në punë, sepse ështëfaktor

vendimtar dhe me rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijës. Në zhvillimin

muzikor, edukata dhe mësimi janë të lidhura mes vete dhe kanë ndikim të ndërsjellë, pra,

nuk ka mësim që nuk mund të jetë edhe edukativ.

Pasi është kuptuar rëndësia e muzikës dhe edukimi muzikor, është bërë shtjellimi i

elementeve muzikore që fëmija i merr që në moshë të hershme në familje dhemësimi i

tyre shërben për të krijuar aftësi dhe shprehi që nxënësi i përvetëson nën drejtimin e

mësuesit. Në temë, janë shtjelluar hollësisht dy elementet kryesore të muzikës: ritmi dhe

melodia,ku është kuptuar që pa to muzika do të ishte pa kuptim. Kur i njohim dhe

kuptojmë elementet kryesore të muzikës, gjithsesi që duhet të kuptohet edhe formimi dhe

kultivimi i ndjenjës ritmike dhe melodike të nxënësve që pa mëdyshje është një nga

objektivat qëndrorë në kompleksin e edukimit muzikor.Pa e senzibilizuar këtë ndjenjë

nuk mund ta mendojmë formimin e veshit muzikor.Për këtë arsye zgjimi dhe zhvillimi i

Page 31: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

31

ndjenjës ritmike dhe melodike është një nga objektivat kryesorë të edukimit dhe

arsimimit muzikor.Nga mësimi i elemeneteve muzikore është kuptuar që edukimi i

ndjenjës ritmike të nxënësve, mbështetet në parimin se dukuritë ritmike së pari duhet të

përjetohen në formën më konkrete nëpërmjet interpretimit dhe më pas duhet tëarrihet

përgjithësimi i vetëdijshëm dhe zbatimi praktik i saj. Poashtu, është kuptuar qëndjenja

melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike, sepse deri nga

mosha dyvjeҫare fëmija nuk është në gjendje të interpretojë në mënyrë të saktë tërësi

melodike, prandaj edukimi i ndjenjës melodike duhet të arrihet nga mësuesi nëpërmjet

dëgjimeve konkrete me instrumenete, nëpërmjet magnetofonit ose duke i gjetur

(konkretizuar) ato në mjedisin e klasës. Ky proces poashtu është i lidhur edhe me

kujtesën muzikore.

Secili njeri për të parë vetën sa ka arritur të mësojë nga teoria dhe si do të punojë në të

ardhmen, sigurisht që duhet të kryejë praktikë. Për këtë arsye edhe është bërë në disa pika

përshkrimi i punës praktike gjatë studimeve, që për ne si mësues të ardhshëm na ndihmon

shumë. Për ta treguar përvojen e fituar nga praktika është bërë edhe paraqitja e një plani

mësimor në lëndën e edukatës muzikore si dhe ecuria e kësaj ore në tri etapa.

Si konkluzion i gjithë kësaj mund të them që kuptimi, dëgjimi dhe mësimi i muzikës

ndikon në zhvillimin e interesimit për koncepte dhe njohuri të reja, forcon vullnetin,

ndikon në zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës, etj.E ҫka është më e rëndësishmja, ajo

mundëson formimin e personalitetit të fëmijës dhe aftësimin për jetë dhe punë.

Page 32: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

32

Bibliografia

1. Ajmone Dhomi. Metodikë e educates muzikore. Shtypshkronja Kosova, Prishtinë,

1999.

2. Bonnie Miller. Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit. QPEA, Ferizaj,

2003.

3. Grup autorësh. Metodologji e arteve figurative. Prishtinë, 2016/2017.

4. Jelena Martinoviq-Bogojeviq, Milena Papiq, Bilana Durkoviq. Mrekullia e

muzikës 1. Studio Mouse, Podgoricë, 2012.

5. Josip Berger. Može li se ispitivati dečja inteligencija. Beograd, 1964.

6. Naser Ferri. Mitologjia e gjallë. CIP, Prishtinë, 2012.

7. Seniha Spahiu. Metodika e mësimit të muzikës. Shtëpia Botuese Libri Shkollor,

Prishtinë, 2008.

8. Seniha Spahiu. Muzika dhe edukimi. Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë,

2012.

9. Violeta Shamku. Edukimi muzikor, klasa 6. Pegi, Tiranë, 2014.

10. Violeta Shamku, Majlinda Hala. Edukimi muzikor 1-5. Mediaprint, Tiranë, 2011.

11. Jason Martineau. The Elements of Music: Melody, Rhythm, and Harmony.

Copyright, New York, 2008.

Page 33: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

33

Literatura nga interneti

1. https://www.academia.edu/34882661/Kurrikula_e_re_vleresimi.portofoli_i_nxenesiitPPT

2. http://www.academia.edu/17243069/PROGRAMI_I_EDUKIMIT_MUZIKOR3. https://www.yumpu.com/xx/document/read/36609330/muzika-kl1-9-instituti-i-

zhvillimit-te-arsimit/194. http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/1Programet%20e%20Arsimi

t%20Baze/Arsimi%20Baze/Klasa%202/05Ed.-muzikor-2-Edukim-Muzikor.pdf5. http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/1Programet%20e%20Arsimi

t%20Baze/Arsimi%20Baze/Klasa%203/0.9-Ed.Muzikor-3RE-Edukim-Muzikor.pdf

6. https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/klasa4-klasa4-edukatee-muzikore.pdf7. http://www.eucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko%20za%204%20odd_alb.pdf8. http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko_5_alb.pdf9. https://www.scribd.com/doc/248778243/Solfexho-Meloritmik-Selami-Kolonja10. http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/PROGRAMI-MUZIKE-.pdf11. https://www.yumpu.com/xx/document/read/50785964/muzika-1-5cdr-media-print12. http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/1Programet%20e%20Arsimi

t%20Baze/Arsimi%20Baze/Klasa%204/Edukim-muzikor-4-Edukim-Muzikor.pdf13. http://shkollabarbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/05_ed._muzikor_

kl1.pdf14. https://sq.wikipedia.org/wiki/Muzika

15. https://en.wikipedia.org/wiki/Melodic_learning

16. http://bro.gov.mk/docs/osnovnoobrazovanie/IV%20oddeleni_pdf/albanski/muzick

o%20obrazovanie%20IV%20oddelenie-%20Alb.pdf

17. http://rapitful.blogspot.com/search/label/Ritmi

18. https://sq.wikipedia.org/wiki/Ritmi

Page 34: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike-ritmike …...dëgjuarit, është një ndër artet më të afërta dhe të kapshme për fëmijët në moshën e hershme.Fëmija para se t’i

34

Unë, Arijeta Gashi, me profesion Lektore, nën përgjegjësi morale dhe materiale,me datë 9. 4. 2019, jap këtë:

D E K L A R A T Ë

Me të cilën deklaroj se kam lektoruar temën e diplomës në Bachelor, me titull:

EDUKIMI DHE ARSIMIMI I NDJENJËS MELODIKE DHE RITMIKE TEKFËMIJËT (NXËNËSIT), të kandidatesFikrije Hasani.

Pejë, 9. 4. 2019 LEKTORIArijeta Gashi

NËNSHKRIMI_________________

Nr.telefonit 049 358 016e-mail [email protected]